Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/04/30

LUFTA E ARMATOSUR



 
“Keta tanet e nisen luften e mua me shkuan djemte”, me pati thene para disa kohesh nje burre i Anadrinit, i mbytur ne dhembjen e tij paralizuese per dy djemte dhe tre nipat e ekzekutuar nga forcat terroriste serbe. Edhe pas nje bisede mjaft te gjate ishte e pamundur te depertohej perdja e trashe e traumes se tij, per t’i arritur atij ne ndergjegje argumenti per shkaktarin e vertete te luftes. Trauma bllokuese e mban plakun peng ne idene fikse se ‘keta tanet e nisen sherrin” dhe se po te mos ia nisnin “keta tanet”, kurrgje nuk do te ndodhte, sepse “boll mire ishim”. Rasti i tij me siguri bie ne ate numrin shume te larte te njerezve me trauma psikike, qe eshte evidencuar vitin e kaluar nga nje ekip mjekesh amerikane. Po per shkak te humbjes se pese meshkujve te shtepise, ajo traume eshte e permasave teper bllokuese dhe nga kjo ane ajo vetem te shkakton keqardhje dhe bashkedhimbje.

Kush e ka filluar luften, Serbia apo UÇK? 

Mirepo, tema si e tille, per filluesin e luftes ne Kosove, paraqitet e mjegulluar  edhe ne kokat e disa njerezve qe kane mendje te paprekur nga traumat e luftes. Ne fakt, ne kokat e tilla, eshte fjala per mjegullim te qellimshem, pra per te krijuar mjegull. Nje numer jo i vogel aktivistesh dhe funksionaresh politike, qe luftojne per te mbrojtur diçka nga pozitat e dikurshme dhe per t’u mbrojtur nga falimentimi moral e politik,  tregojne nje entuziazem te madh per te “argumentuar” se luften e kane filluar “keta tanet”, duke ua mveshur edhe fajet per  pasojat qe jane shkaktuar nga lufta. Sipas tyre, po te mos e fillonin  luften “keta tanet’, Kosova do ta fitonte protektoratin pa e pesuar asnje te keqe, sepse ajo paskesh qene  kerkese e udheheqjes se atehershme te Kosoves. Ata duan te argumentojne  se vetem kerkesa, e thene ne konferenca shtypi, pa bere asgje per realizimin e saj,  ka mjaftuar per arritjen e protektoratit, gje qe eshte krejtesisht e pavertete. U deshen bombardime te parreshtura gati tremujore te NATO-s per ta detyruar Serbine qe te terhiqej nga Kosova, sepse me fjale nuk munden ta bindin as Grupi i Kontaktit, as Keshilli i Sigurimit, as OSBE-ja, as Bashkimi Evropian dhe as vete NATO-ja.  Ne fund te fundit, u deshen rreth 20.000 shqiptare te vrare, mijera te plagosur, gati nje milion te debuar nga Kosova, rreth 150.000 shtepi te djegura e te plaçkitura, per te imponuar protektoratin e tashem. 

Propaganda negative kunder Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, si shkaktare e luftes, e perhapur si thashethemnaje, si fjale ne vesh, si intrige politike, e prodhuar nga aktiviste dhe funksionbare politike, qe kane qellime imorale politike,  ka shkuar e ka gjetur terrenin e vet te pjesa e traumatizuar e popullates, te ata qe kane humbur anetaret e familjes, shtepite dhe pasurite, qe do te thote  te nje pjese mjaft e madhe e popullates. Ndryshe nuk mund te kuptohet lidhja aq e forte e asaj pjese te popullates per idete dhe subjektet e te kaluares, “kur e kishim boll mire”, dhe tendenca e refuzimit dhe e zhvleresimit te bartesve te projektit çlirimtar. Manipulimi me ndjenjat dhe me dhimbjen e njerezve, ka dhene disa efekte afatshkurtera, duke e deformuar deri dikund edhe  pamjen e vete lirise se fituar me gjakun dhe me saktificen e nje populli te tere dhe me ndihmen vendimtare te aleateve. Por, edhe manipulimet, si artikujt e konsumit te gjere, e  kane nje afat pas te cilit u del garancioni dhe pastaj behen te paperdorshme. Keshtu do te ndodh edhe me manipulimin per shkaktarin e luftes ne Kosove.

Çdo kush qe eshte i kthjellet dhe di te mendoje, e di se luften ne Kosove e ka projektuar dhe e ka filluar regjimi terrorist i Serbise. Pas rrenimit me tanke te autonomise se Kosoves ne vitin 1989, terrori serb ka ardhur duke u shtuar. Pushtimi me tanke i institucioneve politike dhe te informimit ne korrik te vitit 1990, ishte fillimi i luftes se hapet kunder shqiptareve dhe kunder Kosoves. Mirepo, pasoi nje terheqje nga lufta e hapet, per shkak se Serbia arriti ta konsolidoje  gjendjen e pushtimit te Kosoves, (sepse nuk kishte as kush te vetembrohej!). Lufta agresive e Serbise atehere u drejtua  ne fillim kunder Sllovenise, pastaj kunder Kroacise dhe me vone kunder Bosnje  e Hercegovines. Ne ato luftera Serbia ishte e angazhuar deri ne vitin 1995, kur Marreveshja e Dejtonit praktikisht krijoi nje harte te re te pjeses perendimore te ish federates jugosllave. Humbjet e medha ne Kroaci dhe ne Bosnje e Hercegovine, pasojat e embargos, inflacioni shumeshifror, e detyruan Serbine qe te bente nje pauze prej dy vjetesh, per te konsoliduar strukturat politike, ushtarake dhe ekonomike, per te vazhduar luften agresive kunder Kosoves, perkatesisht per ta finalizuar projektin e spastrimit etnik te saj, qe ishte shpallur politike zyrtare shteterore. Duke aktruar “garantin e paqes” pas Dejtonit, krimineli Millosheviq, pati aritur qe ta amortoizonte presionin nderkombetar, deri ne masen qe Bashkimi Evropian i lejoi preferenciale ekonomike Jugosllavise se veteshpallur dhe madje  e pranuan si shtet “Jugosllavine e Zhablakut”, me Kosoven si pjese te saj, edhe pse gjashte vjet me pare ajo e kishte shpallur pavaresine e saj me anen e nje referendumi. Kishte mbetur vetem “muri i jashtem” i sanksioneve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, pengese e integrimit dhe e rehabilitimit te “Jugosllavise se Zhablakut”.

Cka eshte agresioni ?

Ne ate situate te konsoliduar politike, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake, Millosheviqi e filloi agresionin e ri kunder Kosoves.  Perveç provokimeve te policise dhe te serbeve lokale, ushtria filloi demonstrimin e forces anekend Kosoves, madje edhe me aviacionin luftarak qe vetem sa nuk prekte kulmet e shtepive. Armata serbe e minoi kufirin ne drejtim te Shqiperise dhe te Maqedonise, shpeshtoi provokimiet e hapeta kunder popullsise shqiptare dhe bllokoi  teresisht zonen e Drenices. Sipas rezolutes se Kuvendit te Pergjitshem te OKB-se, te aprovuar ne sesionin XXIX te vitit 1974, “agresion  eshte shfrytezimi i forcave ushtarake te nje vendi kunder sovranitetit, teresise territoriale, ose pavaresise politke te jnje vendi tjeter, si dhe shfrytezimi ne ate plan i mjeteve te tjera, te cilat nuk jane ne pajtim me Karten e OKB-se. Thene me qarte, aktet e agresionit jane te shumellojshem dhe te ndryshme. Si agresion perkufizohet bombardimi ndaj nje territori, bllokada e territorit, sulmi me forca ushtarake, etj.”.
Meqe Kosova ne shtator te vitit 1991, me anen e nje referendumi ishte shpall shtet i pavarur dhe sovran, vetem prezenca ushtarake e Serbise ishte akt agresioni, e lere me veprimet e hapeta kunder territorit dhe kunder popullsise. (Ky vleresim nuk vlen per ata qe kane menduar se referendumi i vitit 1991, ishte vetem njefare loje politike.) Agresioni i armatosur filloi se zbatuari plotesisht me 22 janar 1998, me sulmin kunder familjes Jashari, vazhdoi me masakren e 28 shkurtit ne Likoshan dhe Qirez dhe kulmoi me masakren ne Prekaz te Ulet.  Atehere, çka eshte agresioni i armatosur, nese nuk eshte  rrethimi me mijera trupa policore dhe ushtarake, granatimi me topa dhe me helikoptere, dhe debimi masiv i popullsise nga shtepite e veta? Dhe çka eshte dashur te bejne burrat dhe grate e zonave te goditura me brutalitet te tmerrshem policoro-ushtarak? Çka eshte dashur te bejne bashkekombasit e tyre, qe kane ndier dhembje per tragjedine e tyre dhe per tragjedine e atdheut, i cili kercenohej me zhberje totale? Organizimi i vetembrojtjes si akt mbijetese dhe aspirate çlirimtare, ka qene dhe eshte kudo ne bote nje veprim me legjitimitet dhe moralitet te shkalles me te larte, prandaj ky rregull ka vlejtur edhe per ata shqiptare te  Kosoves, te cilet kane pasur guximin per te rrokur armet per t’u mbrojtur nga shfarosja. Edhe vete raporti i pabarabarte i forcave ndermjet agresorit serb dhe UÇK-se, e ilustron plotesisht faktin se ka qene fjala per agresion te armatosur kunder Kosoves, me qellim final spastrimin etnik te saj, para se UÇK-ja eventualisht te shnderrohej ne nje force me te fuqishme ushtarake. Ndersa, pretekstin per ta filluar sulmin final, Serbia do ta sajonte ne çfaredo varianti, sikunder qe e sajoi ne korrik te vitit 1990, kur pushtoi me tanke te gjitha institucionet, sikunder qe e sajoi me helmimin e rreth 7000 femijeve, etj.  Dihet se pretekstin per fillimin e agresionit ushtarak kunder Bosnje e Hercegovies, Serbia  e sajoi pas vrasjes se inskenuar ne Sarajeve te nje te riu serb, qe po martohej. Pra, lufta agresive e Serbise kunder Kosoves ka qene e planifikuar deri ne detaje shume vite para se te ndodhte. Plani famekeq “Patkoi”.
Ankesa e pabazuar e plakut te Anadrinit, meqe buron nga dhimbja e parrefyeshme per bijte dhe nipat e ekzekutuar, mund te kete mirekuptimin e te gjitheve. Por, mjegullat e perhapura qellimisht per te ngarkuar me faj luftetaret e lirise, si gjoja shkaktar te luftes e rrjedhimisht te tragjedise se njerezve, nuk mund te prodhoje gje tjeter perveç indinjates dhe neverise.

Kur ka filluar lufta serbo-shqiptare ne Kosove

“Kur hini Serbia e pare, na dogj me rob e me thmi”, e kishte zakon te perseriste nje plak i fshatit tim, sa here qe permendej ndonje lufte, qofte ajo e Korese, apo e Vietnamit. Ai e kishte perjetuar edhe hyrjen e “Serbise se dyte”, edhe te te tretes, por i kishte ngelur me fort ne kujtese tmerri  i barbarive serbe, qe kishte perjetuar ne rini. Pushtimi i Kosoves nga Serbia ne vitin 1912, kishte qene  thyerja e madhe e jetes shqiptare ne keto hapesira,  permbysja e githçkaje. Egersia e forcave pushtuese serbe kishte tmerruar çdo kend qe e kishte pare me syte e tij. Fjala vjen, gazetari i Nee York Times-it, Pickthal, i cili kishte qene deshmitar okular, pati shkruar keto fjale: “ Masakrat qe bene serbet ne Kosove, nen Kryqn’ e Krishtere, kapercejne çdo instikt gjakpiresije”. Ndersa, konsulli austro-hungarez ne Shkup, raportonte se me te hyre ne Prishtine, me 22 tetor 1912, forcat ushtarake serbe kishin ekzekutuar pese mije shqiptare. Ekzekutime masive jane bere edhe ne Prizren dhe praktikisht ne çdo vend ku ka shkelur qizmja e ushtareve te kral Petrit, nen komanden e kriminelit monstruoz, Bozhidar Jankoviq. 

Si u pergatit pushtimi dhe si  pushtua Kosova

Agresioni ushtarak i Serbise kunder Kosoves me 1912 eshte pergatitur nje kohe te gjate dhe eshte perpunuar deri ne detaje. Se pari jane vu ne veprim organizatat terroriste si “Keshilli Kryesor i Organizates çetnike”, i cili sipas idese se Spallajkoviqit, objektiv e kishte edhe likuidimin e udheheqesve te levizjes shqiptare. Ne vitin 1907, sipas idese se konsullit serb ne Prishtine, Millan Rakiqit, per realizimin e atij qellimi, fillon bashkepunimi edhe me turqit. Ne vitin 1908 formohet organizata terroriste, “Narodna Odbrana’, shef i se ciles emerohet vete krimineli Bozhidar Jankoviq. Kjo organizate infiltronte grupe kriminelesh ne Kosove per te ushtruar terror. Me 1911 formohet organizata tjeter terroriste, “Dora e Zeze’, e cila udhehiqej nga terroristi Dragutin Dimitrijeviq- Apisi.
Fushaten e pushtimit te tokave shqiptare, me theks mbi Kosoven, e perkrahnin me propagande te tmerrshme antishqiptare gazetat serbe si “Dnevni list”, “Mali zhurnall”, “Zastava”, “Odjek”, “Vardar”, “Politika”, si edhe grupet e intelektualeve, te prifterinjve, e te mesuesve. Ndersa, politika shteterore e Serbise, nga ana e vet, pergatiste terrenin politik dhe diplomatic per pushtimin e Kosoves dhe te  territoreve te tjera shqiptare, nen masken e çlirimit te Ballkanit nga Perandoria otomane.  Serbia nenshkroi me Bullgarine (13 mars 1912) Traktatin e Miqesise, i cili kishte edhe nje “Shtojce speciale”, sipas te cilit Serbise i njihej e drejta ne territoret shqiptare ne lindje te Sharrit. Traktate te ngjashme Serbia nenshkroi edhe me Malin e Zi dhe me Greqine, duke krijuar te ashququajturen “Aleance Ballkanike” gjoja kunder Turqise, po qe ne fakt ishte ne funksion te copetimit te tokave shqiptare dhe te shkaterrimt te kombit shqiptar. Pas arritjes se traktateve te miqesise me shtetet ballkanike, pas infiltrimit te grupeve terroriste serbe ne Kosove, pas infiltrimit edhe ne disa segmente te levizjes shqiptare, pas korruptimit te disa segmenteve te administrates osmane, (furnizimi i Serbise me arme behej nga porti i Selanikut), pas krijimit te opinionit ne favor te luftes, Serbia e filloi mobilizimin me 30 shtator 1912, ndersa grupet terroriste te Narodda Odbranes dhe te Cerna Rukes, po kryenin aksione ne brendi te  Kosoves, per ç’shkak atasheu ushtarak francez, qe me  2 nentor shkruante: “Kosova ishte e pushtuar praktikisht disa jave para se te fillonte lufta. Atje ishin derguar oficere serbe dhe njerezit e tyre me te zgjedhur te veshur me kostume fshatare, ose si tregetare ambulante, te cilet kishin per detyre te siguronin marshimin  e trupave te kral Petrit”.
Turqise ultimatumi i ishte dorezuar me 13 tetor 1912, kurse shpallja e luftes nga Serbia, Bullgaria dhe Greqia, u be me 18 tetor (Mali i Zi kishte hyre me heret ne lufte.) 
Agresioni ushtarak i Serbise kunder Kosoves hasi ne nje rezistence te fuqishme te forcave shqiptare, te cilat ne ditet e para i gozhduan ne Merdar forcat serbe. Rezistenca shqiptare e kryesuar nga Ise Boletini ne Merdar, zgjati disa dite, ndersa me vone u thye per shkak te  epersise (6:1) te ushtrise serbe, e cila kishte edhe artileri te forte. Isa Boletini organizoi forcat shqiptare edhe ne mbrojtje te Prishtines, e pas renies se saj, organizon edhe mbrojtjen e Mitrovices, ku i kishte kater mije luftetare. Pas renies se Ferizajt ne duart e pushtuesit serb, rezistenca e armatosur  shqiptare ne Kosove vazhdon ne disa lokalitete, ndersa Ise Boletini kalon ne Prizren e mandej zbret ne Vlore.  Pra, pushtimi i Kosoves nga Serbia eshte bere me agresion te armatosur, dhe rezistenca e shqiptareve ka qene mjaft e forte, perkunder pengesave dhe mashtrimeve qe ia bene autoritetet ushtarake osmane. Pas pushtimit te Kosoves dhe te territoreve te tjera shqiptare, kurre nuk ka nenshkruar ndonje perfaqesues i Kosoves ndonje marreveshje qe te perligjej gjendja e re e futjes se Kosoves nen Serbi perkatesisht nen Jugosllavi. Nuk eshte organizuar ndonje referendum, ose Asamble, e cila do te sanksiononte poziten e Kosoves ne kornizen e re shteterore te Serbise apo te Jugosllavise. Konferenca e Londres me 22 mars 1913 caktoi kufijte e Shqiperise se cunguar,  por pa marre kurrfare miratimi te kombit shqiptar. Edhe Konferenca e Paqes e Versajit, ka vendosur pa e pasur ndonje miratim te Kosoves. (Madje as te shtate delegacionet shqiptare qe ishin ne Paris, nuk e kishin asnje njeri nga Kosova ne perberjen e tyre!)

Gjendja e luftes ndermjet Kosoves dhe Serbise- nga tetori i vitit 1912

Mund te thuhet me siguri te plote se qe nga tetori i vitit 1912, ndermjet Kosoves dhe Serbise, faktikisht  ka ekzistuar gjendja e luftes. Intensiteti i konfliktit ka osciluar  varesisht nga regjimet qe kane qene ne Serbi e Jugosllavi,  nga fuqia qe ka disponuar levizja çlirimtare shqiptare, nga kontekstet ballkanike, evropiane dhe boterore,  por ai konflikt ka qene gjithmone i prekshem, present. Lufterat ballkanike, Lufta e Pare Boterore, Lufta e Dyte Boterore dhe periudha ndermjet tyre, kane qene te mbarsura me konfliktin serbo-shqiptar per Kosoven. Qellimi konstant i  Serbise ne te gjitha situatat ka  qene serbizimi i Kosoves, debimi  shqiptareve prej saj dhe mbyllja e çeshtjes shqiptare. Per kete jane bere projekte, elaborate, “reforma agrare” dhe gjithfare politikash shteterore. Te njejten politike si ate te pushtuesit kral Petrit, (te Serbise se pare), e kane mbajtur edhe pasuesit e tij  te monarkise serbe,  te regjimeve komuniste,  te rrymave radikale e deri te regjimi fashist i kriminelit te radhes, Millosheviq. Fjala vjen, i njejti person, Vaso Çubriloviq, ka pergatitur elaborat per debimin e shqiptareve nga Kosova per nevojat e Mbreterise SKS (1938) dhe per nevojat e Republikes Popoullore te Jugosllavsie, (1945), madje duke qene dhe minister i kesaj te fundit. Debimi  shqiptareve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare eshte bere sipas Traktatit ndermjet Mbreterise SKS dhe  Turqise (Stojadinoviqit e Ataturkut), po njesoj edhe ndermjet  Republikes Popullore Federative te Jugosllavise dhe Turqise, (Tito-Kyprilli). 
Nuk mund te shpjegohen as te kuptohen jashte ketij konteksti as masat e terrorit ne vitin 1981, as te vitit 1990 dhe aq me pak gjenocidi i viteve 1998-1999. Gjenocidi i viteve 1998-1999, ka qene perpjekje finale e politikes shteterore te Serbise, qe ne katrahuren e krijuar nga shperberja e ish federates se Jugosllavsie, te mbyllte njehere e pergjithmone çeshtjen e Kosoves si çeshtje shqiptare. Serbia ka ardhur per keto tetedhjete vjet ne perfundimin se shqiptaret nuk mund t’i integroje kurre, (siç  genjente veten ne fillim Pashiqi),  prandaj edhe ka provuar qe t’i heqe qafe me anen e spastrimit etnik dhe te gjenocidit. Dhe shqiptarte e Kosoves nuk kane pasur shume zgjidhje ne dispozicion:ose eshte dashur te nenshtrohen plotesisht, te behen serbe, ose eshte dashur te ikin nga Kosova dhe t’ia lene perfundimisht Serbise Kosoven, ose eshte dashur te rezistojne, pra te  mbrojne te drejten e vet natyrore dhe kombetare, per te jetuar te lire ne kete vend. Lufta me e fundit serbo- shqiptare per Kosoven, e viteve 1998-1999, e shikuar nga pikepamja e politikes  shteterore te Serbise, e cila ka pasur per qellim debimin e shqiptareve nga Kosova dhe serbizimin e plote te saj, ka qene e pashmangshme, sepse nuk ka pasur mundesi te integroje Kosoven ne Serbi.
Nga ana tjeter, shqiptaret kane bere perpjekje per t’iu shmangur luftes, duke e ditur se kane pune me nje agresor te perbindshem, dhe kete e kane bere deri ne piken kur thika u ka arritur ne palce si thuhet, pra kur per shtate vjet jane debuar nga Kosova se paku gjysme milioni shqiptare per ne Evropen Perendimore dhe kur ka  filluar shkaterrimi masiv i familjeve shqiptare te mbetura ne Kosove, me tytat e topave dhe me bombardimet e helikoptereve luftarake, sikunder ndodhi ne Likoshan, ne Qirez dhe ne Prekaz te Ulet. Mospergjigjja ndaj ketij agresioni shfaroses, faktikisht do te ishte gjunjezim definitiv i ketij populli dhe dorezim i ketij vendi ne duart e armikut pergjithmone.
Mizorite e Serbise se fundit,  kane qene vetem vazhdim i mizorive te se ashtuquajtures Serbi e pare,  cila e ka pushtuar Kosoven ne vitin 1912. Ne fund te fundit, nje Serbi, agresor dhe pushtues ka qene, sikunder qe Kosova ka qene gjithmone nje e vetme-viktime e agresionit dhe e pushtuar.

Paralele shqiptare: çfare lidhjesh ka  ndermjet KMKK-se dhe UÇK-se?

“Çka dini per Komitetin Mbrojtja Kombetare e Kosoves” eshte pyetje qe keto dite ua kam parashtruar se paku njezet njerezve te moshave dhe te kualifikimeve te ndryshme. Kam dashur qe me anen e ketij minihulumtimi te gjej nje argument me shume per tezen time lidhur me luften serbo-shqiptare per Kosoven, te parashtruar ne kete tekst. Nuk e mohoj se perzgjedhja e te pyeturve ka qene paksa tendencioze, (nuk kam pyetur intelektuale), pra kam perfshire vetem  ata qe zakonisht i emertojme si popull.  Por, rezultati eshte shokues: asnjeri pej tyre, nuk ka ditur te thote ndonje fjale per Komitetin Mbrojtja Kombetare e Kosoves!  Nuk dua te bej asnje lloj gjykimi te ketij problemi ne baze te nje minihulumtimi tendencioz,  por megjithate marr lirine te konstatoj se kjo na tregon se ka elemente te fshirjes se kujteses historike. Mbase thene me sakte, ka nje informacion te fragmentuar dhe te deformuar per historine kombetare, edhe ne rastin e tematikes qe gjithnje do te duhej te ishte aktuale: te  luftes se shqiptareve te Kosoves per çlirim nga pushtuesi serb. Kosova eshte pushtuar nga Serbia ne vitin 1912 (te kesaj epoke!) qe do te thote se ende jane gjalle njerez qe e kane perjetuar ate pushtim, qe do  te thote se per ato ngjarje tragjike te permasave kombetare, asgje nuk do te duhej te ishte harruar asnjehere.

“Qellimi dhe ekzistenca e komitetit tone bazohen mbi çlirimin e Kosoves nga  Serbia”
  
Pushtimi i Kosoves dhe i territoreve e tjera shqiptare nga  Serbia, ndodhi ne kontekstin e Luftes se Pare Ballkanike, e cila u pasua nga Lufta e Dyte Ballkanike, si mosmarreveshje e pushtuesve te rinj lidhur me ndarjen e plaçkes. Pas vrasjes se Franc Ferdinandit ne Sarajeve nga terroristet serbe, plasi Lufta e Pare Boterore, e cila mori ne vorbullin e vdekjes edhe fuqite e medha  evropiane, te cilat kishin miratuar poshtersisht  pushtimin e Kosoves dhe te territoreve te tjera shqiptare nga pushtuesit ballkanike. Pas disfates serbe,  Kosova u nda ne zona pushtimi ndermjet Austro- Hungarise dhe Bullgarise. Krimet monstruoze qe bene bullgaret kunder popullit shqiptar, rrefehen me trishtim edhe sot, sikunder qe favoret qe krijuan autoritetet austro-hungareze mbahen mend si dite te mira per popullin shqiptar. 
Ne ate turbullire planetare, ku gjaku rridhte rreke nga te kater anet, per shkak te çmenduridse kolektive, atdhetare shqiptare te Kosoves, te udhehequr nga Hoxhe Kadri Prishtina, filluan riorganizimin politik e ushtarak, per t’u faktorizuar qe ne reliefin e ri politik e gjeopolitik te pasluftes,  te fitohej liria e Kosoves. Ne kete kuader perpjekjesh, Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves, (1918-1924),  si nje organizate politico-ushtarake çlirimtare,  ka qene projekti me madhor. Perveç kontributit te jashtezakonshem per Shqiperine e 1913-tes, (mbajtjen e Kongresit te Lushnjes, perkatesisht rimekembjen e Shqiperise, mbrojtjen e Korçes e te Shkodres nga rreziku i ndarjes nga trungu shteteror gjate punimeve te Konferences se Paqes), Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves beri politike dhe beri lufte te armatosur per çlirimin e Kosoves nga pushtuesi serb. KMKK ka idejuar dhe ka organizuar kryengritjen e armatosur te vitit 1919, dhe lufterat e tjera deri ne vitin 1924.  
Te gjithe ata atdhetare qe i kemi mesuar ne fragmente mesimesh nga historia, si Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Azem Bejta, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Mehmet Delia, Dan Derovci, Sali Rama, Ramadan Shabani, Sadik Rama, Zefi i Vogel, Rame Binaku, Ilaz Reçaku, etj. (shih librin e Lush Culajt me titull: “Komiteti Mbrojtja Kombetare e Kosoves!),  kane qene anetare te KMKK-se. Pra, ata nuk kane qene kaçake, (ne kuptimin e veprimeve individuale dhe kokeforta), por politikane dhe luftetare per  çlirimin e Kosoves nga pushtuesi serb. Kryetari i KMKK, Kadri Prishtina ne nje rast ka shkruar:” Qellimi dhe ekzistenca e komitetit tone bazohen mbi çlirimin e Kosoves nga  Serbia”, duke e perjetesuar synimin e brezave te tere te shqiptareve , deri te luftetaret e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Pra, lufta çlirimtare e popullit shqiptar te Kosoves nuk eshte shuar pas deshtimit te rezistences se armatosur te Isa Boletinit ne vjeshte te vitit 1912, kur hordhite serbe pushtuan token e Kosoves, po ka vazhduar, duke u pasuruar edhe me nje klase politike shqiptare, e cila ishte e afte ta udhehiqte politiken dhe luften. Ka qene qendrimi kriminal i Konferences se Paqes (18 janar 1919- 21 janar 1920), ai qe ka rikthyer Kosoven ne ferrin e kthetrave serbe.
Mund te sajohet nje pyetje edhe per dijenite qe kemi per  Lidhjen e Dyte te Prizrenit, (shtator 1943), per Levizjen Nacional-Demokratike Shqiptare, (1945), si forca qe luftuan me arme ne dore per çlirimin e Kosoves nga dhunuesi serb. Nuk mund te flas per nje rezultat te qarte te pergjigjeve, sespe nuk i kam perfshire ne minihulumtim,  por kam frike se eshte pothuajse i ngjashem me ate lidhur me MKK-ne. Tash fajin mund t’ia leme periudhes titiste, kur vertet ka qene rreptesisht i ndaluar mesimi i historise sone kombetare, mund t’ia leme bash kujt te duam, por rezultati do te mbetet po ai: ne kemi pak dije per historine e lufterave çlirimtare te shqiptareve te Kosoves kunder pushtuesit serb. 
Nga ana tjeter, jane bere perpjekje çnjerezore per te injektuar ampulen e “lufterave te perbashketa’, te “fqinjesise se mire’, te “vellazerim-bashkimit” dhe keto eksperimente kane ndikuar bukur shume ne deformimin e pamjes sone ndaj historise sone kombetare. Fjala vjen, edhe sot ka shume njerez politike, qe jane te bindur se ka mundur te zgjidhet konflikti serbo-shqiptar per Kosoven “me mjete paqesore”, “me mirekuptim fqinjesor”, “me demokratizimin e Serbise’ e profka te tjera. Disa shkojne edhe me larg dhe akuzojne pikerisht UÇK-ne, e cila sipas tyre, e prishi punen sepse po te mos e prishte “ ne do ta arrinim pavaresine me mjete paqesore”.

UÇK- faktori qe e rindezi zjarrin e lirise kunder pushtuesit te eger serb

Kush i hane keto llokume? I hane ata qe nuk e dine te verteten per permasat e konfliktit serbo-shqiptar, bile se paku nga pushtimi i Kosoves me 1912. Konflikti serbo-shqiptar eshte konflikt territorial. Dy kombe pretendojne ne te njejtin territor, duke e konsideruar prone te veten. (Kur jemi ketu te riaktualizojme çeshtjen e pronave te tokave: shqiptareve u jane marre prona kolosale nga viti 1914 me “Urdheresen per kolonizimin e viseve te aneksuara nga Mbreteria Serbe’, si dhe nga e ashtuquajtura “Reforme agrare” e vitit 1918. Do te duhej qe te aktualizohej çeshtja e kthimit te atyre pronave pronareve te ligjshem).  Serbet nga ana e tyre, kane si argument “te drejten historike”, per te cilen Kadri Prishtina tek i shkruante qeverise amerikane ne vitin 1919, thoshte: “E drejta e serbeve mbi Kosoven eshte edhe me e vogel se e drejta historike qe kishin turqit per ta pushtuar Shqiperine, Hungarine, Bullgarine, Serbine”. Ndersa, shqiptaret, me gjithe debimet e dhunshme, me gjithe uzurpimin e tokave nga kolonistet, me gjithe terrorin e eger shteteror serb, mbeten te ngulitur ne te drejten e tyre konkrete, jetesore ne kete vend, dhe nuk reshten se luftuari kunder pushtuesit serb, sa here u erdhi ndoresh. 
Megjithate, duhet pranuar se pasojat e pushtimit te gjate dhe te eger serb, ne mendesine shqiptare kane lene pasojat e renda, edhe ne aspektin e fshirjes se botekuptimit per kontinuitetin e historise se tyre perkatesisht te luftes çlirimtare kunder pushtuesit serb. 
E verteta eshte se shqiptaret e Kosoves kane organizuar dhe kane bere luftera te armatosura kunder pushtuesit serb, prej vitit 1912 e kendej, sa here qe u jane krijuar sado pak mundesi, por vlera e atyre lufterave çlirimtare nuk eshte deponuar e plote ne  kujtesen tone historike.  Ndersa, periudha pas shkaterrimit te LNDSH, ka qene periudhe e nje letargjie luftarake, kur eshte menduar se projekti i çlirimit mund te arrihej me pune ilegale, me vendosjen e flamujve, me demostrata dhe me politike  paqesore. Te gjitha ishin perpjekje atdhetare dhe te dobishme per te mbajtur gjalle frymen çlirimtare, deri ne çastin kur u duken shenjat e shperberjes se ish Jugosllavise. Por, ishin vetem komponentat luftarake ilegale, te cilat  u shnderruan ne Ushtrine Çlirimtare te Kosoves faktor qe e rindezi zjarrin e lirise kunder pushtuesit te eger serb.
Sado me shkeputje, sado me shfytyrime, sado me ndryshime, mund te thuhet lirisht se Ushtria Çlirimtare e Kosoves ishte vazhduese e asaj lufte çlirimtare te Ise Boletinit, te  Komitetit Mbrojtja Kombeatre e Kosoves, te Lidhjes se Dyte te Prizrenit dhe te Levizjes Nacional-Demokratike Shqiptare.
Kombet e konsoliduara historine e kane koherente, te pashkeputur. Nje ngjarje e ndodhur para qindra vjetesh perjetohet si te kishte ndodhur dje.
eshte koha e fundit qe edhe ne te fillojme ta perjetojme ashtu historine tone.

Milazim Krasniqi

DISKURSI IDEOLOGJIK NE POEZINE SHQIPE TE GJYSMES SE DYTE TE SHEKULLIT XX





Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi
 
Gjema qe iu pergatit poezise shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX, ne fillim u shfaq ne forme te kenges. Kenget partizane, te cilat me te shumten kishin per autore edhe poete qe i ishin bashkuar rezistences antifashiste, paraqesin berthamen e realizmit socialist, qe do te inaugurohej me vone si doktrine zyrtare dhe qe do te perpiqej te realizonte nje diskontinuitet sa me te forte ndermjet vetes dhe tradites poetike shqipe dhe nje izolim te letersise shqipe nga rrjedhat e tjera letrare ne bote.

Meqe ishin intonim i nje kauze çlirimtare, e cila doli fitimtare ne fund te luftes, kenget partizane u nguliten me efekte psikologjike dhe propagandistike ne receptimin masiv te publikut, duke thyer refuzimin e natyrshem te pjeses kritike te publikut ndaj diskursit ideologjik qe po e atakonte traditen dhe shijet e saj.Tekstet e kengeve partizane te shkruara nga Andrea Varfi, Fatmir Gjata, Kole Jakova, Qamil Buxheli, Shefqet Musaraj, e madje edhe Mehmet Shehu e Shefqet Peçi1, e filluan procesin e ndryshimit te funksionit estetik te tekstit dhe e promovuan ate si funksion ekskluzivisht ideologjik. Natyrisht, thyerja e rezistences ndaj ketij funksioni te ri te poezise, u shoqerua edhe me kanosje per thyerjes kafkash te atyre qe tregonin me shume vendosmeri ne refuzimin e diskontinuitetit artistik dhe te izolimit qe po promovohej zhurmeshem dhe dhunshem.

Ketu nuk do te bejme historine e ketij procesi. Ketu vetem do te identifikojme disa manifestime konkrete poetike te krijuara me synimin qe te dominonte diskursi ideologjik, e qe mund te konsiderohen si perftesa legjitimuese te krejt doktrines.

Sa per ilustrimin fillestar, po kujtojme ketu se poezia e Ismail Kadarese, “Shpjegim per librat Besianes se vogel”eshte potuajse e paperseritshme pernga plasimi me efektivitet ne “tabelen e mundesive letrare”2 qe ofron doktrina e realizmit socialist.

Poezia “Shpjegim per librat Besianes se vogel”, spikate nje opozicion interesant sa u takon menyrave te perdorimit te fjaleve, me nenkuptim per  vete ambientin letrar, social dhe politik shqiptar te gjysmes se dyte te shekullit XX. Referenca thote se poetet hermetike i harrojne fjalet perdite e me shume, krejt ne kundershtim me natyren njerezore. Ndersa ne ambientin shqiptar kjo harrese e fjaleve vinte nga autecensura dhe nga dhuna qe rrinte pezull mbi perdoruesit e fjaleve jashte normave te ngurtesuara ideologjike.

E kunderta e perdorimit me ngurrim dhe gati afazik te fjaleve, ishte poezia e realizmit socialist, e cila synonte te shkaktonte sa me shume zhurme dhe te  plasonte sa me shume fjale, madje fjale sa me te pagdhendura, sikunder le te kuptohet poezia programatike e Dritero Agollit, “Poeteve qe vijne”. Kjo poezi e Agollit ka nje perfundim qe ia vlen gjithsesi te mbahet mend si nje argument i paluajtshem i diskursit ideologjik ndaj natyres se vete poezie, ku vlera e saj kundrohet si antipod i fjaleve te bukura:

Te na kishit pare si digjeshim prane vajzave qe donim!
Ç’fjale te bukura u thoshim mbremjeve te arta!
Po ne s’kishim kohe qe fjalet e bukura t’i botonim
Dhe shtypshkronjat i kishim per gjera me te larta… 3

Diskursi ideologjik i poezise se realizmit socialist ka futur ne vargun poetik shqiptar shfytyrime pothuajse ne te gjitha idete, ne motivet dhe temat e trajtuara dhe ka perdorur mjetet gjuhesore te shprehjes me nje arbitraritet te skajshem. Po ta shohim sot se si trajtohet brenda ketij diskursi ideologjik ideja e lirise, mund te mbetemi te çuditur. Ajo barazohet me revolucionin komunist, duke e trajtuar tere pjesen tjeter shumeshekullore te historise kombetare si nje pritje te epilogut te lindjes se komunizmit:

Karvan i gjate i maleve priste
Priste me vite, kish pritur me shekuj,
Ta printe perpara nje udheheqees,
Priste Shqiperia
Partine Komuniste. 4

Liria kombetare si revolucion social, partia komuniste si sublimacion i te gjitha vlerave pozitive nacionale dhe Enver Hoxha si prijes i pagabueshem dhe me permasa mitologjike, jane ne qender te shume poeteve te gjysmes se dyte te shekullit XX, qe nga Dhimiter Shuteriqi, Llazar Siliqi,  Dritero Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Muzafer Xhaxhiu, e shume e shume te tjere, me çka ata kane kodifikuar kete diskurs ne pjesen me te zhurmshme dhe me jopoetike te poezise shqipe. 

eshte krejt normale qe kjo menyre e ideologjizimt te motiveve dhe te temave, ku theksi bie mbi emrin e partise, te udheheqesit, ose te armiqve te klases, duke i dhene poezise orientim semantik njedimensional, detyrimisht u orientua drejt poemes, drejt vargjeve te gjata, e me thyerje te forta, jo sipas organizimit semantik te vargut poetik, po sipas logjikes se nje fjalimi para publikut. Poema me vargje te gjata e te thyera, me fragmentime te shumta, mbetet model i preferuar ne rastet kur mesazhi adresohet me shume si mesazh ideologjik se artistik. Nga kjo ane, si edhe nga nivele te shumta te tematikes dhe te ideve, poezia shqipe e realizmit socialist, nderlidhet me poezine sovjetike qe ishte paradigma ideologjike e saj.

Nga ana tjeter, ne kete lloj poezie, ndodhi edhe nje hibridizim me tematiken atdhetare, qe i kishte rrenjet ne poezine shqipe te Rilindjes. Shenjat e historise kombetare, qe nga humbetirat e shekujve, shpalosen si evokime te lavdishme, por gjithnje  ne funksion te konfirmimit te lavdise finale qe kishte ardhur me fitoren e revolucionit. Kjo menyre e krijimit letrar, mundesoi komunikim masiv te poeteve me publikun, per faktin se publiku nuk e verente qarte diskontinuitetin stilistik dhe ideor nga poezia e meparshme shqipe. Por, ajo qe eshte me vendimtare ne kete pune, ka te beje me   kushtet e izolimit te plote dhe te presionit propagadistik e te represionit politik, qe praktikohej gjithandej shoqerise shqiptare. Ne keto rrethana, lexuesi e shihte poezine e tille si forme me te zbutur te propagandes ideologjike zyrtare dhe vete poetet si nje pjese me humane dhe me legjitime te nomenklatures politike.

Diskutimi i kesaj pervoje ne poezise shqipe te gjysmes se dyte te shekullit XX, ne kontekstin e pasojave qe ka shkaktuar ne deformimin e natyres se artit poetik, ne deformimin e shijeve dhe ne mosbesimin e sotem te lexuesve ndaj poezise, ende eshte i veshtire.  Ne njeren ane jane vete autoret qe bejne avokati ne favor te pervojes se vet, duke vu ne spikame rrethanat kritike ne te cilat kaje krijuar leetrsi, ndersa ne tjetren kundershtaret e tyre. Keta te dytet synojne qe diskutimin ta nxjerrin nga shtrati shkencor dhe ta shnderrojne ne mjet per krijimin e nje pamjeje te re te vlerave te letersise shqipe, por me kritere poashtu ideologjike, ku te qenet disidente, vetvetiu trajtohet si vlere estetike. Kesisoj, ata duan qe te mohojne an bllok vlerat e poeteve qe kane shkruar siaps metodes se realizmit socialist, madje edhe ne rastet kur kane krijuar vlera te mirefillta estetike.

Diskutimi i pervojes gati gjysmeshekullore te poezise se realizmit socialist ne letersine shqipe, besoj se eshte i rendesishem sepse hap nje mundesi te rishikimit te vlerave e antivlerave te saj, ku literariteti duket te jete pala me e demtuar. Besoj se gjurmimi pas kesaj shkalle te demtimit, eshte pikenisja me korrekte e diskutimit. Pra, kjo metodologji studimi nuk ka te beje me autoret, as per mire as per keq. Ata i kane pasur arsyet e veta pse kane shkruar ashtu, qofte si nje lloj vaksine imunizuese ndaj diktatures, qofte nga bindjet e tyre. Metodologjia qe propozojme ne ka te beje me poezine konkrete, e cila inkuadrohet ne “tabelen” e realizmit socialist, me kontekstin e saj social dhe me funksionin ideologjik po edhe estetik.

 Ne poezine shqipe ne Kosove, ka pasur nje pervoje te realizmit socialist ne vitet e pesedhjeta, por ajo ia ka leshuar hapesiren pluralizmit stilistik, qe erdhi ne kuader te proceseve politike dhe letrare qe ndodhen ne ish Jugosllavi. Megjithate, mbeti nje pervoje e poezive perkushtime ndaj te reneve partizane dhe ndaj udheheqesve politike te kohes. Edhe ketu pati nje aktivizim te diskursit ideologjik, ne ndonje rast me qellim te imunizimit politik, e ne raste te tjera edhe si bindje politike, ose si synim per perfitim politik te vete autoreve. Ne kete kontekst, po edhe ne permasa me te gjera, mbetet  qe te identifikohet dhe te vleresohet  ne te ardhmen shkalla e ndikimit te poezise jugosllave mbi poezine shqipe te Kosoves dhe pasojat e mundshme mbi identitetin estetik te saj.

Poezia shqipe e viteve te shtatedhjeta ne Kosove duke nderruar shtratin, faktikisht e shmangu realizmin socialist , perveç te rastet e disa poeteve, qe mbeten te lidhur me poezine e realizmit socialist, per shkak te motiveve ideologjike-patriotike, ose te  epigonizmit.

Shenime
1. Mosha e lirise, (Antologji e poezise shqipe, pergatitur nga Dalan Shapllo),Dita, Tirane, 1999,
2. Cvetan Todorov, Poetika strukturale, Nolit, Beograd, 1978, fq. 52
3. Dritero Agolli, Te pagjumet, Rilindja, Prishtine, 1980, fq. 209 
4. Ismail Kadare, Perse mendohen keto male, (te Motive me diell), Rilindja, Prishtine, 1978, fq.171  
5. Ismail Kadare, Pashallaret e kuq, www..groups.yahoo.com/ group/bota-letrare/  
Ne Prishtine, 18 nentor 2003

Pas publikimit te deshmise se pare per kete rast, vertet nuk do te duhej te pasonte heshtja dhe injorimi.

GJITHKAHNAJA E DRAMES KOMBETARE SI VERTETESI ARTISTIKE



 
Shkruan: Profesor Dr. Milazim Krasniqi

Vellimi poetik  Frutat bizare shpaloset si nje kerkim poetik i vendosur pas kuptimeve kyçe per ekzistencen, duke e dhene te qarte identitetin krijues te Basri Çapriqit. 

Ky autor qe nga vellimi i pare "Ulli me dymije unaza" eshte perfshire ne vorbullin e hulumtimit te te vertetave qe i ka pare si te rendesishme dhe shqiptimit te tyre ne formen e vertetesise artistike. Ideja themelore qe u shqiptua ne vellimin e pare te tij ishte se ambienti jetesor e kombetar ishin vlera sublime qe participonin ne integritetin shpirteror te njeriut. Poezia "A vdiq humanizmi" e perfshire ne vellimin "Ne fund te veres", e paralajmeronte qarte dhe ashper fillimin e nje procesi te shperberjes se atyre vlerave e rrjedhimisht edhe fillimin e preokupimit te ketij autori me nyjat e disekuilibreve emocionale e shpirterore te njeriut shqiptar. E fiksuar ne vellimin "Ma qet gjuhen" ne kontekstin e te ndodhurave historike, dhe ne nje cep krejt tjeter te hapesires shqiptare, ne Çameri, shprishja e ambientit jetesor e kombetar, nuancohet si preokupim i vazhdueshem intelektual e krijues i Basri Çapriqit. Ne vellimin "Frutat bizare" tash e shqipton me shume ne nivelin e stresit dhe te drames personale.

Individi i shkeputur nga ambienti i vet jetesor e kulturor, shket neper balten e anonimitetit, me identitet te deformuar e te perdhunuar. Poezia Ikja, qe eshte ne balle te vellimit, shpalos konfiguracionin e neurozes se individit me identitet te humbur ne ambientin e huaj. Vargu i kesaj poezie eshte i ndertuar ashtu qe dalin te ngjizura çastet, idete fikse ( gjysmevargu:ja tash eshte momenti), pershkrimet, gjestet, duke e krijuar te plote idene e stresit, te frikes dhe te humbjes se identitetit. Poezia pasuese Dhoma ime ne Londer, e detajizon edhe me tutje kete rrezik depersonalizimi. Vargjet e fundit, me ndertimin sintaksor te prozaizimit, shprehin situaten e individit te derrmuar: ne deren e mbetur hapur thehet drita dhe pamjet/e shumefishuara te gjymtyreve te mi ne pasqyrat e montuara/qe rrenojne boten time te fshehur nga/ sheshi e nga turma/. Permasat e depersonalizimit kane arritur deri atje sa edhe gjymtyret e trupit te duken te frikshme, dhe qe ikja, fshehja te jete e kote, ngase procesi degjenerativ e bren integritetin edhe nga brenda. Njeriu i tille nuk mund ta zgjidh dilemen se a eshte me mire qe deri sa te kthehet ne Prishtine, ta mashtroje veten duke e mbajtur simbolin e rojes se shtepise, pra mbajtjen e fijeve te jetes te lidhura per traditen, apo nje revolver te rrejshem, per t'u mbrojtur nga e panjohura qe eshte e barazvlefshme me ate qe eshte e huaj, si ambient, si menyre jetese dhe si mendesi. (Frika fq.13) Vetmia eshte gjendje reale dhe psikike e rende qe kerkon shpetimin ne klithmen :"dritaren lere hapur", e cila perseritet rrafsh 24 here ne 36 vargjet e poezise me te njejtin titull! Poezia Dhoma ime ne Ulqin, eshte nje rikthim ne ambientin e pare dhe ne vlerat sublime te tij, ku rrezaton figura e nenes me pergjerimin dhe perkushtimin e perjetshem.

eshte evidente se ne keto poezi kane nje denduri fjalet: dera, dritarja, muri, shkallet, kopshti, pasqyrat, qe behen qendra kuptimore qe e figurojne me fort mallin per ambientin familjar. Kjo do te thote se eshte shume intensive prejardhja emocionale e disa imazheve.

Gjendje stresante e disekuilibra te ndryshem sociale, politike e shpirterore qe ndodhin ne ambientin qe ka fytyren e atdheut, Basri Çapriqi ka shqiptuar ne vargjet e tij edhe ne kete vellim poetik. Retorika bastarde e hipokrite per lirine e atyre qe : ma sjellin lirine ne pjate dhe thiken ne tryeze/ ma marrin frymen kur u pelcet levozhga dhe qetesia/, eshte burim i deshperimit dhe i rezignates. Çrregullimet morale dhe shoqerore, humbja e gjasave per ta gezuar jeten, pendesa per krimin, vrujojne neper vargjet e poezive: Striptiz ne Prishtine, Vullneti i popullit, Vasha nga Lindja prostitute ne Rome, Portret gjaksi te falur, etj. Fenomenet sociale dhe politike te dhjetevjeteshit te fundit jane kontekstet tematike te ketyre poezive, mirepo ato nuk jane pershkruar, nuk eshte dhene ndonje kronologji a faktografi e tyre, duke e evituar ate rrezik qe e parasheh Adorno kur thote se ai qe pledon per artin si fakt, e shnderron artin dhe ideologjine ne nje gje te vetme. Pikat tragjike dhe absurde te ketyre fenomeneve sociale dhe politike jane veshtruar te perthyera ne shpirtin e subjekteve. Drama e gjaksit qe i hiqet ndeshkimi moral per krimin e bere, fillon tek detaji me i paparashikueshem: atij per te dalur nga ngujimi, i duhen blere kepucet, ndersa ai nuk e di sa duhet te jete numri i tyre! Distiku: nje mije vjet kepuce s'kishte mbathur/ sa s'plasi e tha: 1990 numri ta zeme/ e krijon figuren e spirales tragjike te gjakmarrjes e te ngujimit dhe e kontekstualizon nje pike kohore qe merr te shenoje mbylljen e asaj spiraleje tragjike. Figura e gjaksit merr permasa mitike; del nga humnera e mijevjeçarit dhe e njejteson vitin e rifitimit te lirise me numrin e kepuces. eshte nje prerje e forte ndermjet logjikes se ligjerimit te zakonshem dhe logjikes se ligjerimit poetik, qe i jep ngarkese semantike dhe bukuri artistike kesaj poezie. Prostituta nga Lindja nuk eshte e detyruar te jete anetare e partise se klienteve te saj dhe ky fakt perben dallimin esencial ndermjet lirise dhe jolirise. Vargjet: ketu qendron dallimi esencial/ dhe pike/ boona note/ fokusojne epersine morale te saj dhe ironizimin qe rezervon per te tjeret, qe prape ka te beje, ne fakt, me nje triumf te logjikes se ligjerimit poetik. Kjo eshte nje prirje qe i eshte afruar shnderrimit ne parim krijues tek ky autor.

Basri Çapriqi e ruan shprehjen poetike nga intonimi triumfalist dhe nga retorika vulgare, duke iu permbajtur asaj qe ka thene vete per Shejmus Hinin: " Nuk ka force destruktive qe e shtyn shkrimtarin fisnik te fjales humane te militarizoje gjuhen si mjetin kryesor te ekzistimit te vepres artistike".  
Fati i ndriçuesve shpirterore te njerezimit e te kombit ka gjetur nje aktualizim te ri ne vellimin Frutat bizare. Prometheu do te mbijetoje luften me zotrat po do t'i dale pune tjeter: Ai do te çmendet kur te vdesin zotrat/ do te flake zjarrin nga njerezit e ndezur/ ashtu i zgjidhur do te na le ne te zeza/ dhe femijet me faqe gace te djegura/ Kush i lexon sot keto vargje dhe nuk i ringjallet pamja e trishtueshme e njerezve te djegur e te gjymtuar ne vorbullin e rebelimit iracional ne Shqiperine e diteve tona? Poeti trupezon idene poetike se jane helmet e hershme, eshte e keqja brenda njeriut qe i shkakton Prometheut ate perseritshmeri te fatit ndermjet shpetimtarit e te ndeshkuarit. Ne poezine Virusi i terbimit, te botuar me 1986 tek vellimi Ne fund te veres, jane edhe keto vargje: Prof. Dr. Rifat Frasheri/ beri nje zbulim mikrobiologjik/ ne mbarim te shekullit te kaluar/ ne fillim te ketij shekulli/ konstatoi se njerezit dhe kafshet/ terbohen nga i njejti virus/ zbulim yni origjinal/. Nje perplotesim i kontekstit per prejardhjen endemike te destruksionit, te iracionalitetit dhe te prirjes per veteshkaterrim. Poezite Lasgush Poradeci, Vdekja e poetit (Mirko Gashit), dhe Lindja e poetit (Ali Musajt) jane shqiptime te dhimbjes per moskuptimin dhe mosvleresimin ndaj ndriçuesve shpirterore. eshte nje nderlidhje, nje konstante e moskuptimit.

Si per ta shpalosur edhe me fort kete absurd, ketu jane perfshire edhe poezite “Punetoret fizike te komunales” dhe “Lemi i argateve”, ku mjerimi social, moskuptimet dhe padrejtesite sociale rrotullohen si dhembezore te çrregulluar dhe me rrezikshmeri te larte per fatet e shoqerise dhe te kombit.     
Ne vellimin Frutat bizare Basri Çapriqi vazhdon te inkuadroje ne tekstin poetik nje leksik dhe nje sintagmatike qe vjen nga fusha e disiplina te ndryshme te realitetit te sotem, te cilat nostalgjikeve te poezise se paster mund t'u duken te ashpra, trup i huaj ne poezi. Nga kjo pikepamje ai eshte nje poet me prirje te forte urbane. Bartjet e vargjeve ne disa tekste poetike, qe ne planin sintaksor nganjehere duken si proza poetike, e afirmon shumesine e mundesive te leximit te tekstit, ballafaqimin dhe opozicionin e asociacioneve si dhe virtuozitetin shprehes te gjuhes poetike. Perseritja e fjaleve, gjysmevargjeve apo edhe vargjeve, inkuadrimi i fjaleve te urta ne kontekste semantike ironizuese, krijon nje shtrese te veçante intonative e semantike, duke nuancuar ligjerimin e duke e rritur mundesine e shpalosjes se kuptimeve poetike. Nje ekzemplar i veçante dhe antologjik i ketij fahu eshte poezia Sizifi.

Basri Çapriqi me kete vellim perfundimisht legjitimohet si kerkues i te vertetave te perhershme te jetes kombetare dhe si mjeshter per kumtimin e tyre me nje shprehje qe e ka te mbrujtur ne vete vertetesine artistike. Nganjehere zbulimet e te vertetave artistike te tij duken si te kishin qene aty prane syrit e mendjes sone. Pikerisht ashtu siç thote Lotman: "Ne tekstin e mire çdo gje perceptohet si te jete krijuar ad hoc".

Prapa kesaj pershtypjeje qe le teksti tek lexuesi, mbetet gjithkahnaja e drames kombetare e njerezore, puna e mundimshme per shqiptimin e saj dhe dilemat e perhershme te poetit.

Per hir te tyre, gjithmone ia vlen te shkohet me tej.

Libri si armik i injorancës

Thënia se libri është miku më i mirë i njeriut, nuk flet domosdoshmërisht për përmbajtjen e librit po për një ndërgjegjësim të njeriut për paditurinë e vet. Karl Poperi thotë se “ne të gjithë jemi të barabartë përsa i përket paditurisë sonë të pafundme”. Libri na ndihmon që të ndërgjegjësohemi për këtë fakt, prandaj është miku ynë i mirë.



   Prof.Dr.sc.Milazim Krasniqi


Thënia se libri është miku më i mirë i njeriut, nuk flet domosdoshmërisht për përmbajtjen e librit po për një ndërgjegjësim të njeriut për paditurinë e vet. Karl Poperi thotë se “ne të gjithë jemi të barabartë përsa i përket paditurisë sonë të pafundme”. Libri na ndihmon që të ndërgjegjësohemi për këtë fakt, prandaj është miku ynë i mirë.

Këtu nuk e kam fjalën për librin si produkt tipografik, sepse historia e transformimeve tipografike, që nga rrasat e argjilës në të cilën u shkruan librat sumere, babilonase, hitite, e fenikase, nga papiruset ku u shkruan libra egjiptase, hebreje, greke e romake, nga pergamena ku u shkruan libra bizantine, europiane e arabe, nga letra ku u shkruan libra kineze, arabe, europiane e gjithëfare, është jashtë vlerës që ka mbetur konstante në natyrën ndërgjegjësuese të librit. Libri këtu vështrohet si vlerë e vetë natyrës dhe e misionit të njeriut, si pasqyrë ku sublimohet njohja e tij për veten e për botën, në të cilën ai ka mandatin e veçantë të kuptimdhënies. Libri është ndërgjegjësim për ta sistemuar përvojën, për ta freskuar kujtesën, për ta sfiduar të panjohurën, për ta korrigjuar veten. Librat sumere e babilonase, të zbuluara pas shtatë mijë vjetëve, vërtetojnë natyrën unike të njeriut që nga fillesa, të njeriut të paditurisë së pafundme, por i cili kur ndjehet i pafuqishëm, i drejtohet instancës hyjnore, përmes shkrimit, përmes librit. Paçka se këta lloj librash, janë klithma e njeriut në përpjekjet e kota të tij për të gjetur ngushëllimin dhe shpëtimin.

Pse ata popuj të lashtë dhe gjuhët e tyre që i dhanë një kuptim botës me anën e shkrimit, librit, nuk mbijetuan? Ndërsa, mbijetuan e u zhvilluan me dinamikë marramendëse popuj të pailuminuar e gjuhë të pashkruara. Po të shohim në rrethimin tonë, fjala vjen, duket si e pabesueshme që mbijetoi shqipja, ndërsa vdiq latinishtja. Në fakt, kjo përvojë dëshmon se ekziston një mekanizëm suprem që i lëvizë fatet e popujve, të shoqërive, të gjuhëve, të kulturave e të qytetërimeve.

Këtë të vërtetë na e kujtojnë librat e shenjtë. Ata janë udhëzime si arrihet përkryerja e njeriut, si gjendet ngushëllimi dhe si arrihet shpëtimi. E bukura e gjithë kësaj është se edhe mësimet më të larta e më të dobishme, Zoti i ka emërtuar si libra. Kështu, libri rezulton të jetë forma ideale e komunikimit të njeriut me natyrën e vet por edhe me Krijuesin e vet.

Por, jo të gjithë librat mbrojnë në vete atë formë ideale të komunikimit. Në ditët tona të lirisë ekstreme të shprehjes dhe të hiperproduksionit që e karakterizon industrinë e librit, kur nuk është e mundshme që të lexohen të gjithë librat që botohen, është e nevojshme të aftësohemi të përzgjedhim libra të mirë e të dobishëm, që do të na ndihmonin të orientohemi më mirë në jetën tonë. Pra, kërkohet aftësim i njeriut që të dijë të zgjedhë ndërmjet librit që është armik i barbarisë dhe librit që mund të jetë mik i barbarëve.

Pikërisht këtu shfaqet roli i rëndësishëm i shtëpive botuese, të cilat seleksionojnë, sistemojnë dhe prodhojnë librin. Pluraliteti i zgjedhjes së tyre është legjitim në kontekstin e tregut të lirë dhe lirisë së shprehjes, por ai prodhon konfuzion. Fjala që thotë se gjithçka që fluturon nuk hahet, vlen edhe për këtë fushë, pra gjithçka që ofrohet për botim, nuk do të thotë që ka edhe vlerë.

Por, varet se kush e definon vlerën. Nëse e definojnë ata që vetë janë të mbrujtur me vlera morale, intelektuale e njerëzore, gjasat janë më të mëdha që oferta të jetë më e dobishme. Përzgjedhja e tyre e librave që ofrohen në treg ndjek rregullin që t’i shërbehet të vërtetës, duke e ndihmuar njeriun të aftësohet e të merr vendime të drejta në jetën e tij, ose së paku duke e kufizuar paditurinë e tij.

Meqë librat janë vlerë e vetë natyrës dhe e misionit të njeriut, sikundër u tha më herët, përzgjedhja e duhur e tyre e rritë shansin për atë natyrë njerëzore që të jetë më e lartë, më fisnike.

VLERAT E LASHTA DHE TË ÇMUARA TË SHQIPTARËVE, SIPAS ROBERT D’ ANGELY

Nga: Bashkim Saliasi arsimtar e shkrimtar-Tiranë



( Reflektim, pas leximit të një libri interesant )



Ideja e shkrimit më lindi pasi rilexova për herë të dytë librin interesant “Enigma”, të shkrimtarit francez, Robert d’Angely. Pra, duke qenë dhe arsimtar i lëndës së historisë, dëshiroj të hedh disa shënime për vlerat dhe faktet, që ai i sjell lexuesit shqiptar, të bazuar në ngjarje dhe dekumente të kohës, në të cilën ai ka jetuar dhe studiuar.

Libri është një dokument me rëndësi, ku autori na përshkruan vlerat e Kombit tonë, të cilat janë fshehur dhe tjetërsuar nga fqinjët tanë, sidomos nga ata me synime shoviniste. Kështu, shumë autorë grekë, bullgarë, serbë etj., e mohojnë prejardhjen e gjuhës shqipe nga pellazgjishtja. Autori, duke u bazuar nëmbi studimet e disa gjuhëve europiane, në librin e tij nxjerr në pah se, ashtu sikundër ka të panjohura për gjuhën franceze edhe për gjuhën tonë ka shumë enigma, që kërkojnë studime dhe hulumtime, bazuar në kulturën e vendit tonë.

Me plot të drejtë, autori shprehet se populli shqiptar, gegë e toskë dhe i ndarë në dy fe, ëhtë provuar se besimi nuk luan asnjë rol në marrëdhënjet e tyre të ndërsjellta. Ai nënvizon se këtu ka një unitet kombtar dhe kjo është provuar në shumë etapa të zhvillimit të historisë së shqiptarëve.

Autori nënvizon se është Europa mesjetare, nëpërmjet Perandorisë Bizantine, trashgimtare e fuqive dhe të qytrimeve romake dhe greke, është ajo që realizon, konkretizon dhe na provon, në mënyrë të padiskutueshme, ekzistencën materiale të elementit shqiptar, që sundon nga Kostantinopoli e deri në Kerson, nga Athina e në brigjet e Francës, nga Shqipëria e deri në Egjipt, nga Danubi e në Romë dhe deri në Sicili, ndërsa nga kolonat e Herkulit dhe deri në Kaukaz.

Shumë autorë e mohojnë etimologjinë e vërtetë të fjalëve, duke i quajtur turke, arabe, persiane, rumune, sllave, greke, italiane etj., por asnjëherë nuk mendojnë se ato janë shqipe,-nënëvizon Angely. Me shumë të drejtë autori ngul këmbë se shqiptarëve duhet t’u kthehet ajo, që u takon dhe ishte e pellazgëve, ku nën emrin e trakëve, tirrenëve, frigëve, grekëve, etruskëve, romanëve, bizantinëve e të tjerëve, që sërbët, grekët ose helenët e bullgarët e sotëm kanë arritur ta uzorpojnë abuzivisht nëpërmjet një propogande tendecioze, duke e shtëmbëruar të vërtetën historike në favorin e tyre.

Ndërmjet të tjerash, autori Angely shprehet se, po t’i besonim Nastradamusit, shqiptarët ende nuk kanë mbaruar së luajturi gjithë kartat e tyre dhe do ta habisin gjithë botën në arenën politike dhe ndërëkombëtare.

Autori shpjegon se “pellazg” do të thotë i lindur i bardhë, shqiptar ose i lindur nga rraca e bardhë. Me të drejtë Angely, nëpërmjet hulumtimit dhe krahasimit, që bën, del në përfundim se shqipja e sotme i ka rrënjët te pellazgjishtja.

Gjatë katër viteve, që qendrova në Greqinë fqinje si emigrant ekonomik, takova shumë njerëz të profesioneve të ndryshme. Edhe pse nuk njihja gjuhën e tyre, si një lexues i rregullt i letërsisë antike dhe artistike, arrita të mësoj në mënyrë autodidakte gjuhën helene dhe të komunikoj me ta. Lidhja e mendimeve që Angely shkruan në liber, me ato që unë jetova dhe arrita të komunikoj me grekëritë në Patra, Kallamata dhe Qelqera, më shtyn të mendoj se mbajtja e të njëjtit mbiemër, si në Greqi dhe Shqipëri, ka një domethënje për këto dy vende.

Në Patra është shumë i përhapur mbiemri Gjika, i pranishëm dhe në Himarë. Në Kallamatë është mbiemri Guzo, i pranishëm në myzeqe të Fierit. Nga prania ime dhe e disa shqiptarëve, me të cilët unë punoja, në dasma dhe vaftisje, si në Patra dhe Kallamatë, më ka mbetur në kujtesë . Të tilla ishin dhe mënyra e qerasjes, shtrimi i tavolinës, dollitë, si nga anët tona, cermonitë martesore dhe ato mortore, po thuajse të njëjta si tonat.

Në librin e tij, Angely nënvizon se, që nga koha e Jezu Krishtit, e vetmja gjuhë mbizotruese, që është folur në Perandorinë Romake, ka qënë shqipja. Latinishtja e greqishtja nuk kanë qenë ashtu si sanskritishtja, veçse gjuhë letrare dhe diturore.

Me të drejtë, autori shtronë pyetjen: Si është e mundur që, në Antikitet dhe në epokën Bizantine, gjuha greke nuk flitej nga të gjithë, sepse vazhdimisht zbulohen mjaftë mbishkrime greke, të cilat lidhen me këto epoka. Dijetarët mendojnë, shkruan Angely, se historia dhe vendosja e helenëve në Greqi përkon me shfaqjen e parë të hekurit në Ballkan. Kurse tradita, sikundër thonë ata, e bën këtë popull që të ketë ardhur nga Skitia ose Kaukazi, nëpër Danub dhe bregun e Adriatikut, rreth shekullit XV ose XVI.

Helenët, shpjegonë Angely, janë pasardhës nga përzierja e pellazgëve me mesapotamasit ose egjiptasit, që emigruan në Greqi, rreth 1.700 vjetë para lindjes së Krishtit dhe të cilët u përzien për herë të dytë, pas vendosjes në Greqi, me të tjerë pellazgë. Me një fjalë, shkruan autori, këta janë pasardhës të Danit, Kekropsit, Kodrosit, Kadamit dhe shokëve të tyre, që zbarkuan me ta dhe atyre pellazgëve të Greqisë, që u bashkuan me këta imigrantë. Nga kjo, del se pellazgët, që nuk e pranuan këtë “bashkëpunim”, përbën klasën e iliotëve, penestëve, metekëve, perikëve, robrëve të tokës etj.

Shteti social i Greqisë së lashtë përbëhej nga elementi mbizotrues dygjuhësh, që fliste në shtëpi shqip dhe mësonte në shkollë greqishten. E, këta më vonë u quajtën helenë, të dalë nga përzierja pellazge-egjiptiane, pellazge-armenase, pellazge-fenikse ose pellazge-mesapotamase, të imigruar në Greqi dhe të përzier përsëri me disa pellazgë, që kanë dashur ta pranonin këtë përzierje dhe më pas me elementin pellazgjik të pastër autokton, që fliste në shtëpi dhe kudo vetëm pellazge ose shqip dhe elita, që mësonte greqisht, quheshin helenë.

Bashkohem me mendimin e autorit, ku shkruan se: “Kur themi se pellazgët ishin kudo, nga Kaukazi deri te shtyllat e Herkulit dhe të gjithë popullësit e cituara nga shkrimtarët e lashtë ishin pellazgë ose të rracës së bardhë, flisnin të njëjtën gjuhë, ne nuk trillojmë asgjë, sepse ky fakt del nga tekstet e lashta”. Mbi bazën e këtyre teksteve, mund të konsiderohet se ka qenë gjuha shqipe, e cila në epokat e më vonta ka shërbyer si lidhje ose çimento ndërmjet popujve, që flisnin shqipen në Perandorinë Bizantine, Itali, Ovrenjë, Spanjë etj. dhe se vijonë të shërbejnë ndërmjet popullësive të Shqipërisë së lirë dhe shqipfolësve të Greqisë, Italisë, Turqisë e kolonive të tjera shqiptare.

Duke lexuar këtë liber, arrin në përfundimin, mbi bazën e krahasimit, se sa shpejt emigrantët shqiptarë, pas viteve ’90-të, të shekullit të kaluar, që emigruan në shumë shtete të Europës, si Greqi, Itali, Gjermani, Francë, Angli etj., mësuan shumë shpejt gjuhën e këtyre vendeve. Një thënje e grekëve, kur u hapën kufijtë, përkon me ato çfarë shkruan Angely, se kanë një prejardhje të përbashkët, kur ata jo rrallë herë shpreheshin: “Shyqyr që erdhën shqiptarët, që të bëjmë miqësi me ta”. Dhe e dyta, që të bind, është fakti se shqiptarët, kur u bënë me dokumenta dhe morën familjet në vendet, ku punonin, fëmijët e tyre në shkolla jo vetëm që dallonin nga kombësitë e tjera për zgjuarësinë e tyre, por arritën t’ua u kalonin dhe fëmijëve grekë. Këtë e tregojnë fitimi i mjaft olimpiadave apo dhe fitimi i konkurseve, në degë mjaft të vështira.

Autori Angely, duke u bazuar në fakte dhe dokumenta, na dhuron ne shqiptarëve pjesë nga historia e panjohur, ku studjues dhe historianë duhet t’i nxisi, që ta thellojnë studimin, për të zbuluar fakte dhe dokumenta të reja.

Jo më kot, ky autor shkruan, duke u mbështetur në dekumantat e kohës, se Aleksandri i Madh, Skënderbeu, Bonoparti ishin kapedanë shqiptarë. Të tërë këta kapedanë kanë imituar komandantin e ekspeditës së parë të ariasëve dhe njëri-tjetrin…

Lind pyetja; Si ka mundësi, që nuk ka ardhur asgjë e shkruar në gjuhën pellazge, deri në ditët tona? Shkrimtari Angely, me shumë vision, na jep një përgjigje shumë domethënëse. “Që nuk ka ardhur asgjë e shkruar në gjuhën pellazge, kjo ka ndodhur sepse papiruset, ku kanë qenë shkruar të ashtuquajturat poema homerike, u fshinë për të përfituar fletën, që të shkruheshin mbi to, fletë që gjithënjë mungonin”.

Gjatë viteve, kur unë qendrova emigrant në Greqi, më tërhoqi vëmendjen se grekërit nuk i donin emrat shqiptarë. Por ata ndiheshin mirë , kur dëgjonin që shqiptarët, për të siguruar copën e bukës, kishin ndërruar emrat e tyre. Por ndodhi ajo, që nuk e prisnin, sepse shqiptarët e mësuan shumë shpejt gjuhën e tyre dhe u bënë mjeshtra në fushën e ndërtimit dhe të zotë në shkollim. Grekërit mundohen, me të gjitha mënyrat, që të bëjnë helenizimin e shqiptarëve edhe në ditët tona. Angely shkruan: “Njeriu nuk lind grek ose helen. Turp!…”

Për ta thënë të saktë historinë e Greqisë, që ishin pellazgët, domethënë të lindur të bardhë, të cilët kanë banuar, si gjithë njerëzit primitivë, nëpër shpella dhe po ashtu kanë gëdhendur në strall, si veglat dhe mjetet që kishin nevojë , i përdornin si armë, qoftë për t’u mbrojtur, qoftë dhe për të ruajtur ushqimin. Më vonë, ata kaluan në të gjitha etapat për të ardhur te gjendja shoqërore më e përparuar dhe, po ashtu, si gjithë primitivët e tjerë, mësuan të punonin metalet dhe të prisnin pyjet, për të ndërtuar trapet për lundrim.

Në shekullin VII e deri në IV, para Erës së re, Greqia ndahej në dy grupime të mëdha: Dorët dhe Jonët, rivaliteti i të cilëve ka zotëruar gjithë historinë e kohës. Por mjaftonte që Greqia të ishte në rrezik dhe këto dy grupime rivale braktisnin, për një cast, grindjet e tyre dhe bashkoheshin për të mbrojtur pavarsinë e qytetrimit grek, të kërcënuar nga vërshimi pers, në shekullin e parë, që quhet Epoka e Luftërave mediatike.

…”Po të flasim për kohët më të reja,-nënvizon Angely,-burrat më të mëdhenj të shtetit të Turqisë, vezirët më të mëdhenj, a nuk kanë qënë shqiptarë? Dhe Mehmet Aliu i Kavallës e pasardhësit e tij, mbreti Ismail, Fuat, Faruk? Princërit e Moldavisë, Vllahisë e Rumanisë, me gjithë fanariotët e tjerë, edhe gjithë burrat e mëdhenj të Greqisë; burrat e mëdhenj të Italisë, të tillë si Krispi, De Rada, Garibardi (më mirë kalëbardhi), a nuk kanë qenë me prejardhje shqiptare?”

Në librin e tij, Angely flet për vlerat e mjaft figurave të shquara, që punuan e dhansë ndihmesën e tyre në Perandorinë Osmane, si Shemshedin Samiu, Pashko Vasa, Naum Veqilharxhi etj. Për t’i shpëtuar persekutimit, me mjaftë zgjuarësi, ata ndihmuan në përhapjen e gjuhës, në çastin dhe kohën e duhur. Më tej, ai nënvizon se gjuha greke është “motra e vogël” ose, më mirë të themi, bija e gjuhës shqipe. Dhe, që të dyja, vijnë nga i njëjti burim i përbashkët, nga gjuha shumë e lashtë pellazge.

Angely, me mjaft fakte bindëse, shkruan se: “Po të mos ishte çimentoja e gjuhës pellazge unike, që lidhte gjithë popullësitë e Azisë së Vogël, ishujve të Greqisë, Italisë e gjetkë, të epokës së lashtë, popullësia, që disa duan t’i quajnë krejt ndryshe, si do ndodhte kjo lëvizje e brendshme, kjo vajtje-ardhje e pandërprerë e kolonëve të Greqisë për t’u vendosur në Azinë e Vogël ose në Itali, duke braktisur Thesalinë për të shkuar e vendosur në Peleponez etj. Me të drejtë, ai pyet përsëri: “Si do kishte ndodhur gjithë kjo zhvendosje e popullësisë? Si mund të ndodhte, që emigrantët dhe pritësit të merreshin vesh aq mirë, nëse nuk kishin një farefisni të rracës dhe të një gjuhe të përbashkët midis tyre?” Të gjitha çvendosjet kanë ndodhur paqësishtë dhe këtë e vërtetoi dhe eksodi i viteve ’90-të dhe ’97-të, në shekullin e kaluar.

Me shumë të drejtë, autori shkruan se, pas disa brezash, përdorimi i një ndërthurjeje të tillë gjuhësh, solli lindjen e një gjuhe të re, që u zhvillua mbi bazën e prurjeve gjuhësore e gramatikore të vendeve nga vinte seicili, të ndërthurura me prurjet e gjuhës pellazge. Kjo gjuhë e re u quajt latinisht, në Itali dhe greqisht, në Greqi e Azinë e Vogël.

Popullësia e krishterë dhe orthodokse në Vlorë, dinë shqipen e greqishten dhe, sipas rastit, turqishten ose italishten, nënvizon Angely në librin e tij. Kurse në Korçë, Gjirokastër e Përmet, popullësi orthodokse gjithëmonë e ka ditur shqipen, greqishten dhe, sipas rastit, turqishten, ndërsa para vitit 1914 nuk I njihnin italishten dhe gjermanishten.

Ajo, që na tërheq vëmendjen, shkruan Angely në këtë libër, është se popullsia myslimane e Jugut, me pak përjashtime, nuk e ka njohur greqishten. Gjatë shekujve në shtetin Bizantin, nocioni i kombësis nuk ka pasur , pothuajse, asnjë kuptim dhe e vetmja ide e konceptueshme ka qenë mbrojtja dhe ruajtja e shtetit, i cili mbështetej në një ushtri të madhe e të fortë. Kjo ka ndodhur në një sistem të mirë financash, në një administratë të drejtuar në mënyrë shembullore dhe mbi të gjitha e mbështetur mbi kishën.

Në përfundim të hedhjes së këtyre shënimeve, shpreh vlerësimin tim të përgjithshëm për këtë vepër me vlerë, që na ka dhuruar shkrimtari Robert Angely. Mendoj se ia vlen të lexohet dhe të merret në konsideratë, duke shërbyer si shtysë për studime të mëtejshme, me synimin që të zbulohet ajo, çka u është grabitur shqiptarëve nga fqinjët, që na rrethojnë.

Lirika në poezinë popullore beratase





Nga Namik Selmani*

Para shumë e shumë viteve kur qyteti i Beratit ishte ngjitur jo vetëm një majë

të zhvillimit artizanal, por edhe artistik, një udhëtar u huaj po vizitonte

qytetin e magjishëm të Beratit. Kishte fjetur në një han shumë të veçantë për

nga vendi ku ai shte ndërtuar, por edhe për emrin shumë karakteritik. Mes të

tërë atyre objekteve karakteristike që kishte ai qytet, kishte edhe një han që

dikush e kishte emërtuar “Shushurima” dhe që ndodhej në buzë të lumit të Osumit

pranë lagjes Goricë. Ky han i dhuronte çdo udhëtari një këngë-ninullë valësh

lumore për t’ia bërë edhe më të qetë gjumin, por edhe për ta mençuruar shumë më

tepër se Akademitë që mund të kishte mbaruar para se të vinin aty.

Për një rastësi shumë të bukur në atë natë beratase, udhëtarit të një vendi të

huaj, fort larg këtij qyteti, i duhej që të ndiqte edhe një dasëm që bëhej vetem

pak metra larg hanit. Një dasmë beratase ku, si në një libër të pambaruar me

fletë tingujsh të gjitha fjalët e lirikave po i prekte gati për një natë të

vetme. Kishte në dhomë edhe një mik që ia përkthente shumë fjalë të këngëve të

bukura beratase që gjerdanoheshin jo vetëm në sytë e tij të burëzuar në një lumë

të paparë për të, por edhe në letrën e bardhë ku ai shkroi sa e sa vargje të

tyre.

Rrallë ndodh në realitetin artistik shqiptar ekzistenca e krijimeve të tilla

poetike anonime apo edhe origjinale ku shpirti artistik i një lirike si ajo

popullore, por edhe i poetëve që flasin për këtë qytet, që të trajtojnë motive

për këtë qytet, që të jetë i shkrirë aq shumë me vetë shpirtin e natyrës që këtu

i ngjan një amfiteatri të mrekullueshëm. Që të jetë shkrirë kaq natyrshëm me

shpirtin e këngës popullore, sidomos të vargjeve që kanë ngjizur më tej

meloditë, këngët, vallet e kënduara,. Shpirti i bukur popullor. i lirikës

baladeske, elegjiake i të gjtha trevave shqipfolëse, rrallë mund të siamëzohet

me këtë detaj, me këtë hapësirë, me këtë ritëm, me këtë fëshfërimë shpirtërore

qytetare dhe fisnike.

Mbase ajo sypërlotje e vashës në legjendën e Beratit ku ajo “vajzë e legjendave”

nga dashuria e pamatë për të dy djemtë-male Tomor e Shpirag sakrifikohet

lumturisht në një vdekjeje që i ngjan një rilindjeje, si një sfinks poetik që

mund ta krjojë vetem populli dhe fantazia e tij poetike. Në të është tharmi i

një “kryepoezie” të vetë këtij qyteti-hambar këngësh dhe motivesh lirike

brilante. Qante për dashurinë. Qante për dhimbjen. Qante për të kaluarën, po aq

sa edhe për të ardhmen. Dhe u kthye në KALA. Dhe lotët e saj u bënë Lumë. Osum e

quajtën më vonë.

Po ta nisim me dy vargje të këtyre këngëve do të citonim: “Unë për në Goricë/Ti

për në Mangalem/Karshi për karshi, moj goce/Bëje muhabet.

Është një e veçantë në ndërtimin e përmbajtjen e lirikës beratase që mungojnë

ndjeshëm këngët epike të tij Mbase janë vetëm me gishta. Populli nuk gjykohet

për këtë “heshtje”.

Tradita e shkëlqyer e poezisë së Sulejman Naibit në Berat do të vazhdohej shekuj

më vonë nga kryepoeti ynë kombëtar Naim Frashërit në qëndrimin gati njëvjeçar

në këtë qytet, gati 150 vjet më parë. Pamja magjike e Tomorit dhe e Shpiragut,

bukuria e Beratit, urtësia e shpirtit artistik të këtij qyteti, pranverat e

ngrohta që vinin dhe iknin aq nazikshëm pa u tutur asnjë herë nga dimrat që

dimëronin në këto gryka, kanë qenë edhe porta e parë e poezisë së tij lirike në

të ardhmen. Ishte viti 1873 dhe ai ishte në atë kohë gati 30 vjeçar. Me këtë

zjarr dashurie për atdheun, por edhe për të bukurën, Berati i jepte kaq

bujarisht lirikut të ardhshëm dhe këtij djaloshi të Frashërllinjve kaq shumë

mbresa dhe emocione. Kur do të ikte nga ky qytet do ta tregonte shumë bukur me

lirikat e tij.

Në sfondin e poezive lirike të qyteti të Beratit qëndrojnë në një sofër fjale

pëllumbi, bilbili, gjeraqina, nazet e çupave, dritaret e Mangalemit dhe të

Goricës, gurët e bedenave dhe sofatet ku ulen gratë dhe nuset e lagjeve

karakteristike qytetare, kafazet e hapur, hëna dhe dielli, sevdaja, ashikët,

jelekët e ngishtë të vajzave të rritura në hijen e kësaj natyre të

mrekullueshme, sorkadhet e shpejta e të bukura. tingujt re këmbanave, ezanet e

namazet e xhamive apo të thirrjeve plot pasion të dërvishëve, borziloku dhe

karafili. Mbi të gjitha kur e fillon dhe kur e mbaron këtë lirikë, të vjen në

ditët e jetës tënde ai optimizëm që të mungon kaq shumë në këtë rrokopujë ku

jemi futur të gjithë, të vjen flladi që pranveron jo vetëm në një stinë, por në

të gjithë ditët e jetës së secilit. Të vjen një filozofi e prekshme e të së

ardhmes që ti nuk e gjen kaq të thjeshtë në asnjë libër, në asnjë tavolinë

miqsh, në asnjë debat kulturor.

Poezia lirike beratase shpesh ndërtohet mbi një fabul të thjeshtë që në shumicën

e rasteve ka edhe personazhe të personalizuar si Mahmuti, Kija, Cija, Mustafai,

Metoja, Hyrija, Mihali, Hatija, Difja, Minushja, Xhixhileja, Katua, Murati, etj.

Herë-herë ata janë anonimë. Herë-herë ata lidhen me një fabul kënge, por shumë

herë të mbeten në kujtesë jo vetëm me emrin, por me atë që ata ndiejnë, me atë

që ata belbëzojnë në fjalët lirike. Brenda tyre ka aq gaze, por edhe kaq drama

dashurie, drama jete që mbyten pa u nisur ende rrugën e tyre, të vajzave që

mbeten në çezmet me shtëmba në dorë, brenga e pathëna të të dashuruarëve në

sokakët e Mangalemit, në rrugicat e Kalasë, në Goricë e shumë mjedise dhe

rrëfenja të tjera, e bëjnë këtë lirikë edhe më të ndjeshme, edhe më jetëgjatë në

kujtesën popullore.

Lirika e Beratit është një lirikë qytetare në kuptimin më të plotë të kësaj

fjale, të jetës sociale të tij. Të bashkëjetesës fetare që edhe sot është një

vlerë qytetare e spikatur në këtë qytet. Të dasmave aq të bukura ku secili

lexues veç pjesës artistike dhe emocionale që përjeton në secilin varg njohuri

shumë të plota për etnografinë e njërit prej qyteteve më të zhvilluara për

kohën. Të jetës dhe argëtimeve që bënin qytetarët e Beratit jasht qytetit, të

festimeve popullore që organizoheshin qoftë pagane, qoftë edhe ato fetare.

Tekste të tilla këngësh si “ Mora përpjetë kalanë”, “Kur hyj në Mangalem”,

“Ç’mbjell ashtu, moj ç’mbjell ashtu?”, “Edhe gurët e sokakut” “Aman ç’po

thërras”, “O, në Fushë të Uznovës”, “Doli hëna, doli ylli”, “Asaman trëndafili

çelës”, “Tridhjetë ditë të Ramazanit” “Hanko, mos shko në gurë”, “Unë jam djalë

nuk jam plak”, “Në t’u kthefsha prapë, moj pleqëri”, “Mu te Guri që ban xixa” ,

“Odë e vogël me gëlqere”, ”Çupë, thyej ato gjilpëra”, “Kur zbriste dylberi nga

mali”, etj.

Metaforat poetike nga më të rralla të befasojnë sa herë që nis e rinis

kuvendimin me këtë poezi kaq origjinale “Krihma flokun me krëhër fildishi”,

“Syzeza lan sytë mbi mua” ,“Bilbili që këndon mbi supe” ,“Nga sevdaja jote çeli

borziloku”, “Një psherëritmë që lëshon flakë”. Në sfonde kaq të bukur, gati të

magjishëm, me plot dashuri na jepet sfondi ku rrinë vajza me djalin që sapo janë

martuar:

”Lart në ato kullat/rrinë qoshket shtruar/vallë kush rrinin në to/dhëndrri me

nusen-o/vallë ç’po këndonin –o/florinj numëronin-o.

Ose më tej: “Ngrehu, mor Malko, ngrehu/Ngrehu se na ra sabahu/Ngrehu se po vjen

kolopuçeja/

O këmbë e duar me këna/-M’i ka kuqur nëneja/‘m’i ka bërë për sevda//

Në këngët lirike beratase zënë vend shumë herë edhe metaforat që nuk e ulin

ritmin e rrëfimit. “Po trokasin portat-o/Të na squajnë dhëndrrin-oTë na marrin

nusen-o/Të zbresin shkallët –o/Të puthë babai në ballët-o/të ngjiten në

odët-o/Ta puth nëna në kokët-o/Ta ngjitin në kullët-o/Ta puthë motra në

gushët-o.

Për të ardhur te krahasimet shumë të goditura si: “goja jote si kuti, faqja

jote gurabi, Syri jot si ulli, syri si filxhan, vajza si lulja e pranverës,

këmbëshkurtëra si kunadhe, me gjëmim porsi rrufeja, porsi druri me fidana,

buzëkuqe si merxhan, atë gushë porsi mermeri, me flokët e gocës si pendët e

korbit, hunda si qiriri, leshrat të ngjajnë si lahuri, të ngjajnë si mëndafshi,

vajzë si lule e pranverës, si nepërka pika pika, perçen si fqolla,

Vetë titujt e këtyre poezive janë një befasi e madhe poetike. Të tillë mund të

përmendim “Ç’m’umbush zemra me gjilpëra, ke marrë haber, o lule, unë po qaj dhe

ju pse s’qani, fryti era e të ngriti,ky floriri venetik, o baba, kala me këmbë,

tundu shkundu moj lofatë, trëndafili gjyle-gjyle, ç’ka nëno që gjëmon deti, o

sabah, sabah i parë. Fillon shumë herë kjo befasi metaforike që në vargun e parë

të këtyre lirikave që më tej e vazhdon këtë atmosferë të mrekullueshme edhe në

vargjet e tjerë.

Ndonëse nuk zënë ndonjë vend shumë të madh në numrin e lirikave popullore

beratase, lirikat baladeske janë nga më të bukurat e letërsisë gojore shqiptare.

Secila prej tyre kanë nga një fabul shumë të goditur, herë të dhimbshëm, herë

dramatiik, herë tragjik .në një baladë ku ka një dialog (shumë lirika beratase

kanë trajtën e një dialogu intim mes njerëzve të afërt) Një djalë po e pret

vdekjen si i sëmurë. Në barin me vesë gjen një bilbil, të cilit kërkon që t’i

qajë hallin e tij. Është dëshira që të mos lahet me ujë si lahen zakonisht të

vdekurit, por me lotët e nënës së mjerë që po e përcjell djalin në botën tjetër

nga arsyeja e një sëmundjeje. Komenti është i tepërt pasi lexon edhe vetem 6

vargjet e saj: “Opopo, gjeta një bilibil në vesë/o, jam sëmurë dhe do vdes/dhe

në varr mos më shtini/o, se dhe me ujë mos më lani/po me lot t’asaj të mjere..

Mund të vazhdonim më tej me baladën e Nepit, një vajzë që mbaron jetën

tragjikisht pasi bëhet viktimë e një dashurie me një djalë që i përket një sëre

të pasur. Balada e Qerimesë është mjaft e përhapur në Shqipërinë e Mesme dhe

është një varg shumë dramatik që është në hapësirat poetike.

Vargu që përdor lirika beratase është kryesisht vargu tetërrokësh që është

karateristik për të gjithë këngët popullore shqiptare apo edhe që lidhet me

kohën kur ky lloj vargu ishte më i përhapuri në vend. Nuk përjashtohet edhe

vargu 6-rrokësh: “Mora mandolinën/dola në oborr/ti, mos gocë e vgël/po ma bën me

dorë.

Në ndonjë rast kemi edhe kombinimin e të vargjeve si 8-rrokëshi me 4-rrokëshin:

“O mu te shtylla, moj lule/te hajati/po vjen Cija moj lale/prej Berati



Lirizmi i këtyre poezive popullore beratase i ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e

kësaj treve ku ato janë ngjizur, ku ato janë shiptuar nga goja e këngëtarëve apo

edhe nga goja e poetëve. Nuk është e rastit që mjaft krijime elitare

kinematografike kanë në qendër lirizmin dhe shpirtin e madh të lirikut popull.

Në këë varg do të veçonim një perlë të tyre si është filmi “Gjeneral gramafoni”.

Duke e parë atë në atë sfond ku ajo krijohet nuk e ke të vështirë që të prekësh

nga afër jetën qytetare të lirikut popullor, të ndjesh aromën e jetës qytetare.

Një dorë nëne mbjell borzilokun, diku bëhet tregu i zhurmshëm, një grup djemsh

niset për në kala, gra që kanë vënë pëprara filxhanin e kafesë, disa vajza që

mbushin ujë në një çezëm në Mangalem, një kulaç i grunjtë që bëhet për djalin

që po merr udhën e kurbetit, të një pusi me ujë të kristaltë, të një pajtoni që

trokon në qytet…..

Të bie në sy një përdorim shumë i madh i pasthirmave dhe i fjalëve me origjinës

turke si aman-aman, sabah, of, derman, medet, me një o-i të zgjatur në fund të

secilit varg, aferim, lepe, gajtan, hakikat, hanko, hiqajet, hallall, indërsha,

pisqollë, majhoshe, mejdan, merxhan, mushtulluk, napoleon, nur, rahmet, selamet,

sqimë, ashik, ballëcullufe, divan, gajtan, gjyl, dorëbozhure, o moj.. Më tepër

se ndikimi i kësaj poezie orientale, në të na jepet edhe një pjesë e shpirtit të

këngëtarit popullor që e ka krijuar këtë poezi.

Duke e përjetuar pambarimisht këtë pasuri estetike, gjuhësore, kulturore, pa

dyshim edhe kombëtare, si qytetar, si poet, si kritik, si mësimdhëns i lëndës

së letërsisë këtë përjetim estetik që të jep magjia e një lirike që kurrë që nuk

mbaron së prodhuari vepra të tilla do të da të citoja një strofë të lirikës “

Asaman, o trëndafili çelës”: “Në një bahçe me zimbila/ ka dalë vajza në jeshil/e

veshur me rroba t’bardha /zëri i hollë porsi bilbil.”

Në një formë tjetër edhe lirika beratase i ngjan përjetësisht kësaj vajze me

rroba të bardha që ka dalë në një ditë pranvere në një bahçe mes zymbylave

karakteristikë beratas dhe këndon. Këndon ëmbëlsisht një këngë dashurie me një

zë si bilbili.

Unë dua të besoj se miku i huaj e ka pritur agimin e natës lirike të atij

shtatori dasmash në Berat si një kalorës i ri i kësaj atmosfere të bukur. Mbase

edhe vetë ka nisur që të mësojë disa nga këto vargje, nga këto motive. Dhe një

tjetër lumturi do t’i ketë ardhur në fytyrë, në duar, në buzë dhe në ditët e

jetës së tij. Një lumturi që e provojmë dhe ne, të gjithë vargjethurësit

shqiptarë e të huaj, përballë këtij thesari poetik që na bën edhe të krenohemi

edhe të mësojmë se poezia e vërtetë në çdo vend të botës buron në këtë gurrë që

asnjëhërë nuk thahet..

*Autori i këtij studimi është mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën

e gjuhëve të huaja “Kristo Isak” Berat dhe autori i 8 vëllimeve me poezi

UDHËTIM NËPËR VITET DRAMATIKE SHQIPTARE



”DORA E ZEZË” VRISTE PËRDITË


Fragment nga libri


UDHËTIM NËPËR VITET DRAMATIKE SHQIPTARE


( Libri përshkohet me rrëfime nga periudha 1877-1999 )

Nga Ryzhdi BALOKU

Ishte janari i vitit 1999, situata ishte keqësuar në atë masë sa që për vrasjet e shqiptarëve nuk përgjigjej askush. Pushtuesi serb i barazonte ato me vrasjen e ndonjë qeni në rrugë.
Dragani një serb me prejardhje nga Mali i Zi me detyrë Gjykatës në Gjykatën për kundërvajtje në Pejë, mundohej të përfitonte nga kjo situatë e krijuar.
Ky thatanik dorën e djathtë e kishte të gjymtë sepse i mungonin tre gishta e gjysmë. E kishte vetëm gishtin e mesëm dhe gjysmën e gishtit të madh. Shuplakën e dorës gjithnjë e mbulonte me një dorëz speciale lëkure të ngjyrës së zezë, kështu që pejanët e njihnin si ” Dragan sakati ”.
Ky person me shumë komplekse, këtë mundohej ta mbulojë edhe përmes sjelljeve arrogante duke tentuar të tregojë epërsi ndaj të tjerëve, gjë që vërehej lehtë.
Eshrefi ishte një punëtor i zellshëm pranë kësaj Gjykate. Ai e respektonte punën dhe e kryente me ndërgjegje, derisa Dragani në cilësi të gjyqtarit me një krenari të rrejshme mundohej gjithnjë, në çdo rast gjatë kontakteve t’i nënçmojë kolegët e vet që kryenin punë të ndryshme shërbyese dhe administrative.
Gjatë kohës së punës Dragani shpesh i ngacmonte kolegët shqiptarë të mbetur në punë, e në mes tyre e ngacmonte edhe Eshrefin me fjalë nënçmuese dhe fyese. Eshrefi i kundërpërgjigjej denjësisht në formë të kulturuar me fjalë të buta e të arsyeshme.
Gjatë asaj kohe fillimisht në konfidencë Dragani ishte angazhuar në paramilitarë dhe ndihej superior ndaj të tjerëve, duke u hedhur edhe për trimëri.
Me një rast së bashku me profesor Samiun qëllova në një dyqan zejtar të radio e TV mekanikës, që ishte jo larg nga kjo Gjykatë. Erdhi Dragani duke bërë zhurmë që sa më parë t’ia riparojnë radio kasetofonin se për ndryshe shpejt do të vijë dita kur pa kompensim do t’ia tjetërsojë të gjitha nga dyqani. Mjeshtri i këtij dyqani ia ktheu gjakftohtë në serbishte me fjalën ” nikada ” që në shqipe përkthehet ” kurrë ”.
Dragani duke llomotitur filloi t’i çatallojë sytë, ta ngritë kokën e të lavdërohet se: atë që e thotë, atë edhe do ta bëjë, sepse është ” çistokrvni serbin ” që përkthyer në shqip është ” serb gjakpastër ”.
Në atë moment profesor Samiu u zemërua, e iu kundërvu me fjalë bukur të nxehta, me një ton pak si të ngritur e të ashpër, me përgjigjen: të tillë nuk ekzistojnë, por njëherësh edhe duke ia bërë në serbishte pyetjen: ke dëgjuar për ” përvu noq ”, ku të gjithë serbët që turku i ka quajtur ” raja ”, kur kanë vendosur të martohen, është dashur së pari të marrin leje nga ” Aga ” i cili në ” natën e parë ” të martesës ka fjetur me nusen serbe, e pastaj tek në të dytën i është mundësuar dhëndrit me fjetë me nusen e vet dhe për këtë arsye nuk mund të jesh i tillë dhe vazhdoi me sqarim: ” Po në mos besofsh shko e pyete babain tënd dhe ai do të tregojë për këtë ”.
Pas kësaj Dragani doli i hidhëruar nga dyqani zejtar pa e përfunduar punën për të cilën kishte ardhur. Ai pastaj kishte shkuar drejt në zyre, e aty iu kishte vërsulur Eshrefit me fjalë se të gjithë shqiptarët duhet zhdukur. Për këtë isha në dijeni nga kontakti i rastësishëm me Eshrefin që e pata brenda asaj dite.
Pas një kohe Dragani duke u mburrë për veprimet e veta inkriminuese, zbulohet para kolegëve të punës dhe fillon publikisht ta shprehë ” angazhimin e vet patriotik ” kundër shqiptarëve.
Me qëllim që të futë frikë dhe panik ndër shqiptarë, Dragani gjatë qëndrimit në zyrë e vende tjera, lavdërohej duke treguar për madhështinë e ushtrisë serbe dhe për teknikën poseduese ushtarake të saj që ishte duke e përdorur kundër shqiptarëve. Këtë e bënte duke i treguar ngjarjet si protagonist i drejtpërdrejtë. Në fillim thoshte se ishte vetëm vëzhgues i atyre ngjarjeve dhe nuk tregonte se ishte inkuadruar edhe në ” Frenki ”.
Duke e glorifikuar ushtrinë serbe, Dragani nën maskën e shpjegimeve mundohej të inkuadrohej edhe në luftën speciale duke propaganduar se në zonat ku luftohej shpesh kishte qenë dëshmitar okular i rasteve kur copat e trupave të shqiptarëve kishin fluturuar në qiell nga fuqia e presionit të predhave, e që me rastin e rënies ishin shkapërderdhur nëpër tokë.
Këso lloj ngacmimesh e rrëfimesh Eshrefi dëgjonte për çdo ditë nga Dragani.
Pasi që Eshrefi nuk kishte antenë satelitore, shpesh here në mbrëmje dilte të fqinji në familjen Bala për t’i përcjellë përmes TV ngjarjet nga Gjykata e Hagës, për krimet serbe në Bosnje e Hercegovinë.
Kohëve të fundit meqë dalja në rrugë ishte bërë rrezik për jetë, Eshrefi e kapërcente murin e shtëpisë duke kaluar sipri për të dalë tek fqinji për t’i përcjellë lajmet e TVSH mbi zhvillimet e luftës në regjione të ndryshme të Kosovës.
Sulmet e ushtrisë, policisë, e paramilitarëve serbë kundër popullatës shqiptare, të xhiruara nga agjencitë e ndryshme, Eshrefi i shikonte përmes TV, ku shihej që serbët së pari po i plaçkitnin shtëpitë e shqiptarëve e pastaj po iu vinin zjarrin.
Shqiptarëve dita ditës iu bëhej jeta gjithnjë e më e padurueshme dhe kështu me një rast gjatë bisedës me Draganin në zyrën e tij, Eshrefi nuk durohet e i thotë: ” Do të vijë dita që për këtë dikush do të japë llogari para Gjykatës së Hagës ”, ndërsa Dragani ia kthen me fjalët se ushtria serbe është më e fortë se ajo amerikane dhe NATO-ja. Serbisë nuk ka kush çka t’i bëjë, ndërsa juve shqiptarëve në Kosovë për ditë do t’ju bëjmë ” shoshë ”.
Një ditë Dragani ishte hidhëruar shumë, pasi që në disa fronte paramilitarët kishin pësuar keq në luftë me UÇK-në dhe me të kthyer nga fronti së bashku me disa të tjerë, të cilët e ngisnin një xhip të ngjyrosur në të zezë, nisen në drejtim të lagjes Kristal.
Në xhip dëgjohej muzika me lahutë nga shiriti përmes kasetofonit, zëri i së cilës dëgjohej në largësi. Nëpërmjet fjalëve të këngës madhërohej trimëria serbe e malazeze duke prerë krerë shqiptarësh. Nën ushtimën e asaj muzike e ngisnin xhipin në drejtim kah shtëpia e Eshrefit, të cilin Dragani më parë e kishte kolegë pune.
Sa më shumë që afrohej xhipi aq më tepër ndihej muzika e ” gusllave ” malazeze me këngë epike. Pas pak xhipi i zi ndalon pranë shtëpisë së Eshrefit.
Disa nga paramilitarët ishin të dehur, e ndoshta edhe të droguar. Zbresin nga makina vrastare të trimëruar nga fjalët e dëgjuara të këngëve. Duke iu prirë Dragani nga ana rrugës e shkelmon derën e hyrjes së shtëpisë së Eshrefit.
Pas kësaj rrapëllime, si duket me paramendim që në sy të fëmijëve mos të ndodhë ndonjë e keqe në familje, me të shpejt para së të hynin, Eshrefi iu del përpara në oborr.
Dera hapet pa ndonjë mundim të madh nga shkelmimet.
Kështu paramilitarët me maska speciale, të ngjyrosa me shenja të vizatuara si komando, të ngjitur në fytyrë, gjenden në oborr të shtëpisë së Eshrefit.
Si duket Eshrefi e kupton se kush ishin, dhe i drejtohet Draganit me emër dhe pa bërë asnjë e as dy ai me revole në dorë e shkrep plumbin dhe e qëllon. Dragani duke mos u kënaqur me një goditje plumbi, vazhdon ta qëllojë Eshrefin përsëri edhe dy tri herë për vdekje, derisa të tjerët me breshëri plumbash lëviznin automatikët duke goditur pa ndonjë kontroll në anë të ndryshme, në mënyrë që të futin tmerr e panik në atë rreth banimi.
Eshrefi bie për tokë, gjaku i del me vrull, rrjedh si prockë dhe e mbulon oborrin.
Derisa paramilitarët tjerë qëndronin aty në oborr, Dragani vet i dyti vazhdon në drejtim të hyrjes së shtëpisë, që si duket kishte për qellim ta vrasë edhe dikë tjetër nga familja.
Hyn brenda në shtëpi në drejtim të dhomës ku ishte familja e Eshrefit. Fëmijët e tmerruar nga krisma në padijeni se çka ndodhi, ishin stepur, nuk dinin se si të veprojnë. Të gjithë brenda në dhomë ishin shumë të frikësuar.
Dragani e mbante revolen në gjendje gatishmërie me dorën që e kishte sakat.
Me të hyrë të tyre në dhomë, Valdeti i biri i Eshrefit, instinktivisht ngritët në këmbë bashkë me anëtarët tjerë të familjes. Në ato momente iu bie një ” nur ” dhe zbehen aq sikur mos t’iu kishte mbetur asnjë pikëz gjaku në fytyrë, sepse e dinin se çka është duke i pritur.
Dora sakat e pështjellur në formë dorëze me lëkurë të zezë, iu bie në sy të gjithëve, po ashtu e dallojnë Draganin edhe nga shtati thatanik. Dorë sakati me dorëz lëkure të zezë, e drejton tytën kah Valdeti që i kishte rreth të njëzetat dhe shtin me revole në të. Plumbi atë e shtrin për vdekje në dysheme. Dyshemeja e tëra mbushet me gjak si një liqen, të gjithë nga familja tmerrohen.
Derisa Eshrefi në oborr kishte dhënë shpirt, e shoqja e tij Zyrafetja e shokuar i hidhet të birit përmbi, duke qarë e duke e ledhatuar atë derisa jepte shpirt në ato momente. Anëtarët tjerë të familjes ishin stepur nën psikozën e pritjes se cili nga ata do të jetë i goditur për vdekje.
Pas pak së bashku me shoqëruesin, Dragani gjakftohtë fillon të ecë në drejtim të daljes nga shtëpia me kokë të ngritur si gjeli, në shenjë trimërie e madhërie para shokëve për krimet e bëra.
Në atë kohë rrugëve në Pejë, e veçanërisht pas dite nuk qarkullonte asnjë shqiptar, sepse organizata paramilitare sekrete serbo-malazeze ” dora e zezë ” vriste përditë.
Vriteshin shqiptarët pa i parë askush ” pa fërkem e pa dëshmitar ”, pastaj edhe iu zhdukshin kufomat.
Vazhdimisht rrugëve nëpër qytet sillej automjeti i zi i paramilitarëve me shënim ” MUNJA ”, që në shqipe do të thotë ” rrufeja ”.
Fqinjët Idrizi e Xhaferi, duke dëgjuar për këtë tragjedi të kësaj familjeje, e kapërcejnë murin e oborrit për t’u ndihmuar familjarëve që kishin përjetuar momente shumë të vështira, pikëlluese dhe tronditëse por edhe të rrezikshme, sepse ndodhte që paramilitarët përsëri të ktheheshin për t’i tërhequr kufomat, në mënyrë që t’i fshihnin gjurmët e krimit.
Duke e ditur për këtë, pa hezituar vendosin që Eshrefin me të birin Valdetin t’i varrosin menjëherë.
Pas konsultimeve të shpejta, meqë kjo familje nuk posedonte sipërfaqe tokësore të mjaftueshme e të përshtatshme për varre, vendosin që t’i varrosin në kopsht të Avdes, që ishte aty afër, nga i cili paraprakisht e morën pëlqimin.
Derisa snajperistët qëndronin në fabrikën e birrës mbi siloset e maltores, Idrizi e Xhaferi filluan t’i hapin gropat e varreve nën presionin psikik të mundësisë që nga lartësia me snajper t’i gjuanin për vdekje. Me fuqinë më të madhe nxituan ta heqin dheun. Koha iu dukej më e gjatë se zakonisht dhe Idrizi nganjëherë i fliste Xhaferit: më shpejt, më shpejt derisa nga vetullat iu pikonte djersa dhe i tërë trupi iu ishte djersitur nga nxitimi. Më në fund i hapin varret dhe kufomat i mbështjellin me nga një plaf e i lëshojnë në gropa, pastaj i mbulojnë me dhe. I varrosin duke e rrafshuar dheun sipri, në mënyrë që t’i humbin shenjat e mos të vërehen se janë varre. I kamuflojnë duke i mbuluar me disa degë të thata pemësh e degëza therësh.
Pas këtij varrimi të pranishmit me pikëllim e brenga ndahen duke u drejtuar secili nëpër shtëpi tek familjet, nën kujtime të vështirësive që sjell jeta e shqiptarit nën okupim.
Kështu në Pejë përfundon edhe një tragjedi familjare, nën ankthin se çka do të sjellë dita e nesërme, sepse kjo ka mundur t’i ngjajë secilit.
Të prirë nga udbashi serb Sllavko, një tragjedi të tillë me vrasje, e kishte përjetuar edhe familja Bilalli në lagjen e Kalasë pranë ” mazxhahut ” jo larg tregut të gjelbër, të cilët gjithashtu në pamundësi ta varrosin kufomën e Namikut në varre të qytetit, detyrohen që ta varrosin në oborr të shtëpisë. Një vrasje e ngjashme ndodh te Kombinati i lëkurë këpucëve, në familjen Berisha e që të ndjerin detyrohen ta varrosin po ashtu në oborr.
Edhe pse qytetarët i reduktuan lëvizjet, në Pejë kishin ndodhur një seri vrasjesh nga policët dhe paramilitarët serbë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...