Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/05/26
Flori Bruqi: Ç’është arti luftarak sipas prof.dr.Ajvaz Berishës?
AJVAZ BERISHA GJATE LUFTES
Sipas Prof.Dr.sci. Ajvaz Berishës “…një sport luftarak mund të njihet si një formë e artit të mbrojtjes ( i cili shpesh quhet “Martial Arts”), ku një element sportiv e luan rolin kryesor, ose duke e shiquar nga një kënd tjeter, ku një element luftarak është present. Ndryshimi në mes te sportit luftarak dhe artit të mbrojtjes shpesh është i paqartë, prej të gjithë sportëve vlenë qe edhe ato të dyja të perzihen në emërim.
Pra quhet sport luftarak kur në fakt është art luftarak ose anasjelltas. Shumica e sportëve luftarake nuk janë të rëndësishmem vetëm për kondicion, por edhe permbajnë teknika të volitshme qe mund të perdoren në vetëmbrojtje”. Klubi i mundjës ERA është anëtar i Federatës së Klubeve të Mundjes së Kosovës nga 13 janari i vitit 2001 ndërsa që nga 31 dhjetori i vitit 2003 nuk merr pjesë në garat e Kosovës.
Gjatë kësaj kohe garuesit e klubit në arenën kosovare dhe ndërkombëtare kanë fituar 116 medalje. Mospjesëmarrja e kubit në garat kosovare edhe më tutje nuk mund të shpjegohet edhe përkundër faktit që klubi i zhvillon ushtrimet e rregullta dhe garuesit e saj marrin pjesë në arenën ndërkombëtare. Ajvaz Berisha është kryetar i Klubit të mundjes ERA i cili është themeluar më 13 janar të vitit 2001 në Prishtinë.
(Ne foto autori shkrimit Flori Bruqi)
Garuesit e këtij klubi e kanë përfaqësuar vendin tonë në disa turnire ndërkombëtare të mundjes. Në ekipin e femrave gjenden shtatë garuese ndërsa në ekipin e meshkujve 16 garues të dalluar në nivelin e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.
Në arenën ndërkombëtare ky klub si anëtare e Federatës së Klubeve të Mundjes së Kosovës ka korrur disa suksese ndër të cilat vlen të përmenden: Më 9 nëntor 2003, Turneu tradicional në Aalen (Gjermani) nga i cili ka marrë medaljen e artë në kategorinë “stili i lirë” (freestyle) dhe shpallja e garuesit të saj si “garuesi më i suksesshëm i turnirit”.
Në turneun e FILA-së, ku 17 shtete ishin pjesmarrës në Herman Kare XXVI – Turnaus (FILA) Kouvola (KoPa,VUV) (Finland) të mbajtur më 8 shtator 2005 garuesi i klubit luftoi në finale kundër garuesit nënkampion bote Oleksandr Ogorodnyk nga Ukraina.
Garuesit meshkuj në klubit “Era” janë: Bardh Arifi ,Vlorimi Durmishi ,Valon Veliu ,Fatos Durmishi ,Fadil Bilalli ,Milot Kastrati Tomor Gashi ,Luan Morina ,Xhenis Ajeti ,Besart Maqastera ,Gëzim Pllana , Samerë Mustafa ,Liridon Miftari Garueset femra në klubit “Era” janë: Fitore Durmishi (Kampione e Kosovës në konkurrencën e meshkujve) ,Agjenda Berisha (Kampione e Kosovës ) ,Fitore Govori (Nënkampione e Kosovës) ,Fikrije Lushi , Erblinda Lushi ,Valdete Brajshori ,Vlora Durmishi...
Kush është Ajvaz Berisha ?
prof.Dr.Ajvaz Berisha i njohur më nofkën luftarake “Tigri”, është i lindur më 1 janar 1961 në fshatin Vasilevë,
Komuna Drenas . Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në Drenas , kurse Fakultetin Filozofik në Prishtinë.
Më datën 29 mars 2006 KËSHILLI SHKËNCOR – MËSIMOR I FAKULTETI T TË KULTURËS FIZIKE DHE SPORTIT në Prishtinë ,emëroj Komisionin në përbërje: Prof. Dr.Kujtim Kapedani – Kryetar , Ass.Prof.Sadik Krasniqi – Anëtar dhe Ass.Prof.Dr.Bylbyl Sokoli – Anëtar , emëroj karateistin e njohur kosovar Dr.sc. Ajvaz Berishën ,mësimdhenës të lëndën “Sportet Luftarake”.
Në vitin 2002 Ajvaz Berisha ,ka magjistruar në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë me temën: “NDRYSHORE E DISA PARAMETRAVE FIZIOLOGJIKE PARA DHE PAS NGARKESAVE NË KARATE ”
. Ndërsa titullin e doktorit të shkencave e morri në vitin 2005 me temën: “STRUKTURA DHE RELACIONET E DISA PARAMETRAVE MOTORIKE, FUNKSIONALE, FIZIOLOGJIKE DHE ANTROPOMETRIKE TË KARATISTËT DHE XHUDISTET”.
Ajvaz Berisha posedon Brezin e Zi 5 DAN në karate. Kontributi i profesor Ajvaz Berishës është i madh në shkencat kineziologjike duke publikuar shkrime shkencore profesionale:
1. Funksionet e Kulturës Fizike dhe dopingu “ Studimet Sportive” Tiranë, 2004.
2. Pirja e duhanit dhe shëndeti “Studimet sportive”.
3. Vlerësimet e disa aftësive fizike lëvizore tek mundësit e rinj ( stili i lirë) Studimet sportive ,Tiranë 2004.
4. Thellimi i hulumtimeve sociologjike. “Studimet Sportive” Tiranë 2001.
Doktori i shkencave kineziologjike Ajvaz Berisha ,krahas punës në Fakultet si dekan , ligjeron edhe në studimet e rregullta bachelor si dhe në studime posdiplomike –master si asistent profesor në lëndën e “Sporteve luftarake”i cili me sukses tash për herë të dytë si dekan kryen punët e tij me sukse qoftë në apektin pedagogjikë(edukative) si dhe ato kërkimoro-shkencor..
. Gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës,ushtaraku Berisha ishte njëri prej strategëve të njohur në Zonat Operative Ushtarake të Drenicës etj., i cili më ushtarët e tij të Njësisë speciale “Tigrat” luftoi fyta –fyt më njësitë ushtarake ,policore dhe paramilitare të shtetit serb.
Pas lufte një kohë të shkurtër ishte inspektor i lartë në Ministrisë e mbrojtjës, që udhiqej nga ministri dhe ushtaraku i njohur kosovarë –gjenerali Azem Syla.
Në vitin 2003 u emrua mësimdhenës i “Sportëve luftarake” në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sporteve në Prishtinë.
Kontributi i Ajvaz Bersihës është i çmuar posaçërisht në ngritjen e sportit të karatesë, i cili nëpërmes simpoziumeve,konferencave shkencore ,trajnimeve në vend dhe jashtë tij e bëri Kosovën të njofshme në aspektin ndërkombëtarë. Falë lpunës së të tij në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit janë bërë shumë reforma në sportin kosovar …
Për here të parë FKFS (ndofta)do të jetë në një objekt të rinjë i cili në gjirin e vet do ti ketë sallat sportive,pishinat,institutin e fiziologjisë dhe antropologjisë kineziologjike që do t’ia kenë lakmi Fakultetet simotra në regjionin tonë.
Kryetari i Komunës gjeneral Shukri Buja mirëpret kërkesën për ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Sportive
|
|
|
Ai më tej shtoi se në kuadër të këtij fakulteti është paraparë të
ndërtohet objektet e tjera përcjellëse si salla e sportive për të gjitha
disiplinat sportive, pishina, terrenet sportive të hapura dhe të
mbyllura.
Projekti është në fazën përfundimtare dhe së shpejti do tu
dorëzohet institucioneve komunale në me qëllim të marrjes së Vendimit
nga asambleja komunale për ndarjen e parcelës tha z. Ajvaz Berisha.
Me këtë
rast kryetari Shukri Buja mirëpriti kërkesën e dekanit të Fakultetit të
Shkencave Sportive z Ajvaz Berisha, me që kjo do të ndikoj në zhvillimin e
ekonomik dhe edukativo arsimor në komunën e Lipjanit, nëse arrijmë të
realizojmë këtë projekt dhe dy projekte tjera të fakulteteve si të atij
OTO nga Turqija dhe UBT me gjithë mend Lipjani do të jetë një qendër
Universitare.
Kjo kërkesë nga institucionet komunale besoj që do të
shqyrtohet me mundësinë sa më të shpejtë me qëllim të krijimit të
rrethanave lehtësuese për realizmin e këtij projekti madhor dhe kombëtar që po bën Dekani i FSHS-së prof.dr.Ajvaz Berisha ,i njohur gjatë luftës me nofkën Komandant"Tigri".
Flori Bruqi
|
Flori Bruqi: O e mjera Shqiperi!!!
Pse rekomandimet e shkrimtarit Ismail Kadare izolojnë Republikën e Shqipërinë
Shkrimtari , Ismail Kadare, i ka shkruar një letër të hapur Lulzim Bashës, me të cilën i kërkon që të tërhiqet nga gara për kryetar të Bashkisë së Tiranës. E përkthyer saktë dhe qartë: që t’ia lërë vendin në tavolinë kandidatit të Partisë Socialiste, Edvin Kristaq Ramës. U përpoqa të shoh se cilat janë argumentet e Kadaresë, madje me shumë vëmendje, sepse nuk besoja se një njeri i madh, i respektuar, si më vitali i letrave dhe mendimit shqiptar të kohës, të shkruante pa fakte, pa argument dhe të jepte një porosi-urdhër thjesht i motivuar, por pa ndonjë kasus-beli. Më kujtoi kjo letër një deklaratë të tij të vitit 2001, kur merrte në mbrojtje kryeministrin socialist të asaj kohe, megjithëse ai ushtronte një dhunë të pashembullt kundër opozitës. Atëherë Kadare fliste për nevojën e forcimit të shtetit dhe kritikonte qëndrimin e opozitës demokratike. Tani flet për nevojën e integrimeve dhe merr hapur anën e kreut të opozitës. Ky pozicionim politik i Ismail Kadaresë majtas, e komprementon atë, sepse e largon nga “egocentrizmi”, e largon atë nga realiteti. Unë kam shkruar disa libra, shumicën prej tyre si libra studimorë, në të cilët i jam përmbajtur dhe kam zhvilluar idetë dhe vlerat që ka përfaqësuar shkrimtari i shquar shqiptar. Si mijëra shqiptarë të tjerë, jam ndier krenar kur në libraritë e Gjermanisë më kanë rekomanduar librat e tij të përkthyer në gjermanisht. Librarët dinin me saktësi titujt e veprave të tij dhe sinqerisht që më ndrisnin sytë nga gëzimi që një shqiptar kishte bërë një emër aq të madh në botën e qytetëruar. Po letra drejtuar Lulzim Bashës a bën pjesë në këtë korpus të lavdishëm të Ismail Kadaresë? Nëse lexuesi do të më lejojë të shpjegohem, mendoj dhe besoj se kjo letër bën pjesë në pjesën emocionale të pamenduar mirë prej tij. Në zgjidhjen e konflikteve, i dashur Kadare, është me vend që të fuqishmit t’i drejtohen atij që ka më shumë logjikë, shfaq më shumë modernitet e civilizim, atij që pranon të jetë viktimë për një ideal më të madh, për një çështje më të shenjtë. Letra juaj i përmbahet kësaj fryme. Që në hyrje të letrës bëhet fjalë për pasojat e situatës së krijuar në Shqipëri. “S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis pas tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, deri te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dyja shtetet shqiptare në Ballkan”. Pra, motiv i letrës janë pasojat e situatës së krijuar. Por që t’i kërkosh Bashës tërheqjen, do të thotë që ta fajësosh atë për këtë situatë konfliktualiteti. Që t’i drejtohesh Bashës dhe vetëm Bashës, që ky t’ia japë në tavolinë si në kohën e diktaturës, kreun e Bashkisë Edi Ramës, vetëm pse ky i fundit është kryetar i opozitës, ky nuk është e nuk mund të shërbejë as si argument, as si shans për integrime dhe mosizolim. Basha duhet të tërhiqet që të shpëtojë Shqipëria, nënkupton Kadare në letrën e tij. Po kush po e fundos dhe shkatërron Shqipërinë? A nuk është ky thelbi i konfliktit në Shqipëri?! A nuk duhet që Kadare të kapet pas kësaj analize, që të mbërrijë te përfundimi për tërheqjen e Bashës?! Me sa duket Kadare ka rrëshqitur. Dhe nuk besoj se e ka bërë këtë thjesht nga emocionet, as nga padituria, as nga mosnjohja e rregullave në një demokraci. Unë mendoj dhe besoj se shteti ligjor dhe rregullat e demokracisë e integrojnë një vend në bashkësinë e vendeve të qytetëruara. Jam i bindur se këtë mendim ndan dhe shkrimtari i shquar. Po a mund të flitet për rend e shtet demokratik, nëse rezultati i fitores në zgjedhjet politike vjen nga tërheqja e kundërshtarit?! A do të ishte e rregullt dhe demokratike, nëse me Edi Ramën nuk do të përballej asnjë kandidat tjetër për Tiranë, thjesht me motivin se ai është kryetar i opozitës?! Natyrisht, kjo logjikë vjen në leximin e drejtpërdrejtë të letrës së Kadaresë, por nëse e lexon atë midis rreshtave, atëherë Kadare shkon në një linjë me Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi. Edhe Bamir Topi e ka votuar Edi Ramën për kryetar Bashkie të Tiranës, sepse ka menduar se “meqë pushtetin qendror e ka Partia Demokratike dhe ‘Aleanca për Qytetarin’, atëherë kreun e Bashkisë në Tiranë duhet ta ketë opozita, përkatësisht kreu i saj, për të cilin ka votuar”. Me këtë logjikë Topi nuk ka votuar kandidatin e Partisë së tij, Lulzim Bashën, por ka votuar kreun e opozitës. Arsyeja të çon në lidhjen e këtyre dy “qortimeve”, të cilat vijnë nga dy njerëzit që natyrshëm do të duhej të ishin më të pushtetshmit në Shqipëri. Vetëm ndryshimi është që Topi qorton Arben Ristanin, Kadare i drejtohet Lulzim Bashës. Edi Rama për të dy këta është jashtë liste, jashtë skemës. Edhe pse ai prej dy vitesh e në vazhdim vijon me retorikën e kërcënimeve, fyerjeve, dhunimeve, sharjeve nga më të ndyrat në fjalorin moralo-politik, atij Kadare dhe Topi nuk i japin asnjë lloj përgjegjësie. Thjesht pse është kryetar i opozitës, Rama duhet ta gëzojë e trashëgojë postin e kreut të Bashkisë së Tiranës. Kjo logjikë nuk e çon Shqipërinë drejt integrimeve. Aq sa e çon dhuna e rrugës që ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë opozita dhe kreu i saj i papërgjegjshëm. Nëse ka njerëz të përgjegjshëm dhe me integritet, të përkushtuar për integrimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, ata janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Kadare dhe Topi i njohin besoj angazhimet dhe rezultatet e këtyre dy njerëzve të politikës shqiptare. Por ata nuk duan dhe nuk kanë me sa duket asnjë interes që të jenë mirënjohës, përkundrazi shfaqen, sidomos ky i fundit, pa fund mosmirënjohës. Jo thjesht se Berisha dhe Basha e respektojnë Ismail Kadarenë, as pse ata e katapultuan Topin në postin e presidentit. Por mirënjohja për këta dy njerëz shkon për shkak të kontributeve të jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë frymën dhe shpirtin evropian, fytyrën e Evropës. Kështu ka ndodhur me liberalizimin e vizave, kështu ka ndodhur me procesin e pranimit të vendit në NATO, kështu ka ndodhur me procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, këtë e shohim te veprat gjigante në ndërtimin e infrastrukturës së vendit, këtë e pamë në fushatën moderne të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj për zgjedhjet lokale, këtë e pamë në reagimet postzgjedhore e kështu me radhë. Unë nuk besoj se Kadare nuk ka veshë të dëgjojë dhe Bamir Topi nuk sy që të shohë. Ndaj dhe më duhet të jem shumë kritik e të mos e pranoj këshillën e tyre. Së fundi, tërheqja e një kandidati, edhe nëse motivohet me interesat e dy shteteve, gjë me të cilën shpesh spekulojmë pa fund, kjo nuk e shëndosh demokracinë në Shqipëri. Përkundrazi, ky akt është jodemokratik dhe krijon precedentin e vitit 2007, kur gojët e këqija thonë se Edi Ramës ia dhanë Bashkinë e Tiranës në tavolinë, me kushtin e pjesëmarrjes së tij në ato zgjedhje lokale. Pikërisht një akt jodemokratik i para katër viteve, edhe në atë kohë në emër të stabilitetit të vendit, e çoi Shqipërinë nga njëra tek tjetra katastrofë. Kreu i opozitës, i cili e kishte korrur fitoren në tavolinë, ishte dhe mbetet arkitekti i kësaj katastrofe. Shihni çfarë thotë tani. Po rendis vetëm disa fjali të dy ditëve të fundit: “Është koha të marrim në dorë fatin e atdheut”, ishte një nga fjalitë e perifrazuara nga konferenca e shtypit e ditës së shtunë. A nuk i duket Kadaresë kjo një thirrje lufte?! A nuk tingëllon si një apel për konflikt civil në Shqipëri? Po sikur të bënte të njëjtën thirrje edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha, çfarë do të kishte ndodhur? Atëherë pse Kadare i drejtohet vetëm Bashës, pa thënë asnjë fjalë për Edi Ramën, i cili po i vë flakën Shqipërisë për pushtetin personal të konvertuar në paratë e krimit e të mafies? Ose së paku, pse me letër të hapur dhe jo me një letër “të mbyllur”?! Cila është domethënia e kësaj letre, e cila e komprometon rëndë atë?! Cili është shkaku i vërtetë i saj, kur ajo nuk atakon shkaktarët, ndërkohë që qorton viktimat e këtij kaosi politik në Shqipëri? Dhe së fundi, Kadare flet për reagimin e militantëve të Bashës e të Partisë Demokratike. Aq shumë ka ngjitur propaganda e Ramës, ose aq shumë është ngjitur Kadare pas Edi Ramës dhe Bamir Topit, sa në letër merret vetëm me moralizime “egocentriste”, siç i quan ai, duke hedhur baltë mbi “militantët” e së djathtës. Po këtu nuk është fjala për militantë të Bashës dhe Partisë Demokratike. Edhe nëse bëhet fjalë për ata, ata janë shumë, më shumë se 124 mijë veta, të cilët kanë votuar Lulzim Bashën. Në të vërtetë militantët e Bashës janë në heshtje, edhe pse Edi Rama ka mobilizuar të gjithë militantët e tij për ta bllokuar Shqipërinë dhe djegë atë. Kjo është e pamoralshme, e pafalshme dhe gati e turpshme. Të ofendosh mijëra simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike, pse dëshiron ta shohësh kreun e opozitës në krye të Bashkisë së Tiranës, kjo është e patolerueshme për një shkrimtar të madh si Ismail Kadare, sesa për Bamir Topin, gjithçka ka marrë rrokullimën, për shkak se Zoti tha që ai të votojë në një kuti të gabuar, madje i vetëm, e për pasojë t’i zbulohet vota kundër partisë së tij dhe Lulzim Bashës. Prej atij momenti ai nuk ka më as tagër, as autoritet moral, as integritet politik që të përfaqësojë unitetin e popullit. Është një rast që së bashku me vetëdenoncimin e Dritan Priftit do të hyjnë në librin “Gines”. Këtij libri, me sa duket dëshiron t’i shtohet edhe Ismail Kadare. Këtë radhë jo më si shkrimtar i shquar dhe njeri i madh i letrave shqipe, por si hartues i letrave të hapura, përmes të cilave rekomandon rrënimin e demokracisë dhe të lirisë së shqiptarëve për të zgjedhur e për t’u zgjedhur. Rekomandimet e Kadaresë e izolojnë Shqipërinë. Me fitore të jashtëligjshme të zgjedhjeve Shqipëria nuk integrohet. Përkundrazi, ajo humbet shanset për të shkuar drejt integrimeve. Nëse Basha do t’i përgjigjet pozitivisht Kadaresë dhe rekomandimeve të tij, ai do t’i bëjë shërbimin më të keq vendit të tij, demokracisë dhe të ardhmes sonë integruese. Është tërheqja e Lulzim Bashës ajo që do ta izolonte Shqipërinë. Nuk është falja e mandatit, mënyra e çlirimit të saj nga konflikti absurd i krijuar artificialisht thjesht për interesat personale të një individi, qoftë ky dhe kreu i opozitës. (Floripress)
Ftesë për promovimin e librit për President Historik Ibrahim Rugova
Miqt e mi te mire, me kenaqesi ju ftoj te merrni pjese ne promovimin e librit tim publicistiko-monografik mbiPresidentitn Historik te Kosoves - Dr Ibrahim Rugova, me 2 qershor 2011, me fillim ne ora 13, ne sallen e rezidences se katedrales "Nene Tereza" ne Prishtine!!!
Jeni te mireseardhur te gjithe!!!
Engjëll Koliqi
******
Shtëpia Botuese "Rugova Art",nga Prishtina promovon me 2 qershor 2011 librin e Engjëll Koliqit me titull"Dr.Ibrahim Rugova,arkitekt i Dardanisë së Re- Republikës së Kosovës."
Në këtë solemnitet special,që do të mbahet të ejtën e 2 qershorit 2011,me fillim në ora 13:00,në sallën e madhe të Katedrales "Nëna Terezë"në Prishtinë.
Në promovim prashihet të flasin:Enver Bytyqi nga Tirana,Naim Kelmendi,shkrimtar nga Prishtina,Flori Bruqi,Ndue Ukaj e Dr Dom Lush Gjergji nga Prishtina,si dhe përfaqsuesit e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe familjarë të Presidentit Ibrahim Rugova.
Pjesëmarrja juaj nderon veprën e pavdekshme të Presidentit Historik Ibrahim Rugova,autorin Engjëll Koli dhe shtëpinë botuese "Rugova Art"Prishtinë.
Mirësevini!
********
Më tej sillen vlerësimet e disa personaliteteve ndërkombëtare dhe shqiptare për figurën e përmendur, por edhe disa nga reagimet e shumta të shtypit botëror, lidhur me vdekjen e tij.
Librin e përmbushin edhe disa tekste të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Por edhe tekste në nderim të kujtimit të tij, nga ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i LDK-së dhe kryetar i Prishtinës Prof.dr.Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, ish-kryeministri britanik, Toni Bler.
Faqet e librit pasurohen edhe me vargjet nga pena e Ibrahim Rugovës, vargje që ai i kishte shkruar në rininë e hershme. Për figurën e presidentit Rugova janë thurur edhe vargje nga poetë të ndryshëm, por edhe tekste të ndryshme të këngëve që interpretohen nga këngëtarët tanë, e që sillen edhe në këtë libër.
Një profil të protagonistit të përmendur nga këndvështrimi i tij e përvijon edhe kleriku dhe studiuesi Prof.dr. dom Lush Gjergji.
Libri është i ilustruar edhe me fotograf të shumta dhe si i tillë ofron material të konsiderueshëm për studiuesit e pasionuar që figurës së presidentit të ndjerë t’i qasen nga disa këndvështrime.
Përveç i vlerësuar si president historik i Kosovës, Ibrahim Rugova mbetet një nga penat më të mprehta të kritikës dhe të studimit të letërsisë, nga e cila fushë ai ka botuar disa libra të veçantë, në të cilët autori dhe studiuesi Koliqi zbatoi një metodologji moderne.
Ndër to janë: “Prekje lirike” (1971), “Kah teoria” (1978), “Vepra e Bogdanit 1675-1685” (1982), “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983” (1986), “Refuzimi estetik”, (1987) etj.
Ndërsa libra monografikë të karakterit studimor për personalitetin dhe veprën e Ibrahim Rugovës kanë botuar studiuesit e letërsisë: akademik prof.dr.Sabri Hamiti, Dr.sc.Kujtim M. Shala, dr.sc.Vehbi Miftari ,Naim Kelmendi,Mr.sci.Flori Bruqi ,Xhavit Mahmnuti,Prof.dr.Fatmir Sejdiu,Naser Aliu,Faruk Tasholli,
Ramadan Musliu,Prof.dr.Shaban Sinani,Teki Dervishi,Llukman Halili,Shefqet Dibrani,Dezdemona Marku,Merita Liçaj,Beqir Cikaqi,Julia Gjika,Shaban Cakolli,Neki Lulaj,Bahri Rashica,Frank Shkreli,Bilall Maliqi,Ndue Ukaj, Zef Mulaj,Valon Maloku,Gani Azemi,Fatime Kulli,Venka Capa,Besim Krasniqi,Enver Bytyçi,prof.dr.Mehmet Rukiqi,Agim Gashi,Gani Geci,Mr.sc.Kadri Mani,,Kashire Kelmendi Balidemaj ,
Xhevat Rexhaj,Sinan Kamberaj,Selim M.Hasanaj,Martin Lleshi,Mustafë Shabani,Blerina Gallopeni,Nysret Krasniqi,Halit Bogaj, Albërie Hadërgjonaj,Këze Kozeta Zylo,Jeton Kelmendi,Rita Saliu,Vitore Stefa-Leka,Leonora Buçinca ...
Librin “Dr. Ibrahim Rugova: Arkitekti i Dardanisë së Re – Republika e Kosovës”, në fund të të cilit sillet edhe bibliografia, e botoi “Rugova Art”, Prishtinë, 2011 dhe ka 397 faqe.etj.
Engjëll Koliqi , është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut (Kosovë), aty ku është vatra e parë e Shkollës Shqipe në Kosovë, për të cilën edhe ka hulumtuar , studjuar e shkruar.
Edukimi Shkollen fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik – profesor i pedagogjisë.
Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë (Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri. Nga regjimi pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike (vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh është liruar.
I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984). I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit 1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe.
Ka shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”, “Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për vite të tëra e bashkëpunon edhe më me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në diasporë (Koha Jonë, Panorama, Rilindja Demokratike, Gazeta 55, etj). Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare.
Gjatë luftës së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet, nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij.
Mbas luftës në Kosovë, afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë. Në vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë.
Ka marrë pjesë në dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156 pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve.
“Shekulli im quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën portugeze dhe do të botohet në Brazil. Është botuar edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën portugeze – “Ndjenjë Drite”( 2007).
Merret shumë edhe me organizimin e diasporës shqiptare në Itali. Koliqi kryesisht ka vepruar në Brazil, ku ka lobuar për Kosovën, deri te kreu i federatës - Presidenti i Brazilit - Lula.
Ka hapur dyert e bashkëpunimit në shumë fusha të jetës, në mes Brazilit dhe Kosovës.
Në Brazil si dhe në Itali zoti Engjël Koliqi është shumë i kërkuar si shkrimtar e gazetar me një vizion të mrekullueshëm mbarë shqiptar , që parasheh dhe këmbëngul ta realizojë ndryshumin e botës me dashuri në çështjen madhore- kombëtare !
Flori Bruqi
http://floripress.blogspot.com/2011/05/se-shpejti-ne-prishtine-promovohet.html
http://floripress.blogspot.com/2011/05/dr-ibrahim-rugova-kultivues-i.html
Pse është e rëndësishme për fëmijët të mësojnë si të mendojnë.
Albert ZHOLI
Kur një cift vendos të krijojë familje dhe të sjellë në jetë një fëmijë, marrin përsipër dhe një përgjegjësi të madhe në lidhje me ato cka do të rrjedhojnë.
Nga momenti që një krijesë e vogël vjen në jetë, prindëritë ndërgjegjësohen që e ndjejnë si pronë tërësisht të tyre ,por nga ana tjetër e dinë që kjo krijesë
do rritet dhe do bëhet një person i kompletuar, i shkëputur plotësisht nga hallkat e ciftit.
Është detyrë e prindit që me mënyrën e tij të edukimit dhe të mësimit të jetë njëkohësisht rojtari dhe clirimtari fëmijës së tij.Kjo është dhe pika e referimit
nga ku mund te fillojmë të analizojmë pse është kaq e rëndësishme ti dedikojmë shumë kohe dhe ti japim rëndësi dhe prioritet mënyrës sesi ti mësojmë
fëmijët të mendojnë.
Besoj se të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen "Fëmijët tanë janë produkte të mungesës së kënaqësive të prindërve të tyre", shprehje më se e vërtet,packa se
në shumicën e rasteve refuzojmë ta pranojmë.Do të ishte e arsyeshme që cdo gjë në premisat e edukimit të tyre , të fillonte duke pranuar këtë vërtetësi.Pasi ndërgjegjësohemi
në këtë pikë,atëherë do të jetë shumë më e lehtë të kemi sukses në edukimin e tyre dhe të kemi arritur një pamvarësi të plotë të tyre në mënyrën e mendimit.
Një nga stadet më kryesore në rëndësinë e mendimit të tyre është vlerësimi i vehtvetes.
Vlerësimi i vehtvetes i referohet mënyrës së gjykimit të vetes dhe është shumë me rëndësi për një fëmijë sepse realizon balancimin e ekuilibrit psikik të tij.
Marrëdhënia midis mbështetjes së prindërve dhe vlerësimit te vetes së fëmijës është shumë e rëndësishme.Shumë humulutime psikologjie kanë rezultuar se fëmijët
prindërit e të cilëve ishin shumë mbështetës, shprehnin lirisht mendimet e tyre,të kuptueshëm,u jepnin kurajo,kishin po thuajse mbivleresim ne vetvete.Këta fëmijë
me vlerësim të madh në vehtvete rezulton se kanë më pak ankth,janë shumë të shoqërueshëm, japin rezultate të kënaqshme në mësime etj.
Përkundrazi fëmijët me vlerësim të ulët në vehtvete kanë rezultate të dobëta në mësime dhe nuk janë shumë të shoqërueshëm.Po ashtu studimet kanë treguar se
këta të fundit,në vazhdimësi të jetës së tyre mund të përballen me crregullime të rënda psikologjike si psh. depresioni ,anoreksia dhe sjellje vetëshkatërruese.
Më poshtë do të vijojnë disa këshilla të rëndësishme për mënyrën e mësimit se si të mendojnë dhe të marrin drejtimin e duhur në jetë, që prindërit duhet tu japin
fëmijëve te tyre.
.Inkurajoni fëmijët që të marrin vetë vendime, besoni në to duke u përqendruar më shumë te ato që janë të vlefshme për ta.
.Citoni mundësitë e fëmijëve dhe tregoni se i vlerësoni duke u shprehur ..Besoj te ty...Mundesh tja dalësh mbanë.
.Mundohuni të përdorni shprehje pozitive ,duke mos shprehur vërejtjet dhe duke dialoguar brenda një klime pozitive e mbështetëse.
.Mundohuni të respektoni mendimet që ata shprehin.
.Cdo fëmijë ka një karakter të vecantë,me mendimet e dobësitë e tij,prandaj e mira është mos ti krahasojmë kurrë me vëllezëritë apo me fëmijë të tjerë të moshës së tyre.
.Duhet tu dedikoni kohë fëmijëve tuaj.Merrni pjesë në aktivitet e tyre zbavitëse,në këtë mënyrë mund ti njihni më mirë.Po ashtu dhe fëmija do ta kuptojë që interesoheni
vërtet për ta dhe kështu marrëdhëniet me të do të përmirësohen dukshëm.
Komunikimi është i rëndësishëm! Flisni,bisedoni ,dëgjojeni fëmijën tuaj në mënyrë që të bindet që është i rëndësishëm.
Nëse do të hasni vështirësi atëherë do të ishte e arsyeshme të kërkonit ndihmën e një specialisti.
Duke ndihmuar fëmijën si të mendoj dhe si të filloj të perceptojë jetën, i mësojmë njëkohësisht si të jenë të pamvarur, si të marrë vendime për të mirën e tij në jetë,
si të jetë vetë ai përgjegjës për këto vendime dhe mos të akuzojë askënd tjetër.
Në kohën që ka ardhur jemi dëshmitarë të një ndryshimi rrënjësor dhe shumë interesant.Fëmijët sa vijnë e po bëhen më të zgjuar ,kjo është e vërteta.Kanë një aftësi të cuditshme për të mësuar ,e cila nuk ekzistonte para 30-40 vjetësh.
Kjo është përparësi për ta ,por nga ana tjetër vështirësi në mënyrën se si do ti mësosh të mendojnë.
Shumica e prindërve në këto kohëra i pregatisin fëmijët si të bëhen të aftë të zgjidhin probleme që nuk do të kenë kurrë, sepse këta prindër jetuan në botën e tyre dhe nuk
kanë mundësi të kthehen përsëri fëmijë dhe ta shikojnë këtë botë nga prizmi që e shohin fëmijët e tyre.
Përvec përpjekjeve të prindërve ,materiali gjenetik që fëmijët trashëgojnë përmban të dhëna të vlefshme që kanë të bëjnë me mënyrën e të menduarit.Një pjesë dijes që prindërit marrin nga jeta, trashëgohet te fëmijët.
Është njëlloj sikur një xhuxh ka hipur në supet e një gjigandi, mbetet po xhuxh ,por shikon me larg.Kështu pra,është
shumë e rëndësishme të mësojnë si të mendojnë nga prindërit, por të jenë të lirë të veprojnë sipas mënyrës së tyre , sepse përherë shikojnë më larg dhe do hasin probleme që për prindërit janë krejtësisht të panjohura.
Psh. përherë thoshin se nuk është e vlefshme ti japim një peshk atij që ka uri, por ta mësojmë si të peshkojë.Por
kjo gjë në këto kohë nuk vlen më.Nëse sot një prind do mësoj fëmijën e tij si të peshkojë dhe ti dhurojë kallamin, ai fëmijë mund të mos mundet të zërë asnjë peshk në të ardhmen me atë kallam. Por është dicka tjetër që mundet ky prind ti mësoj fëmijës.Mundet ti tregoj si të jetë i aftë të bëjë kallamin me forcat e tij, ose mundet ti sugjeroj që fëmija të gjejë një mënyrë të tijën të peshkoj.
Prioritet tjetër në mënyrën se si fëmija të mësohet të mendojë është dhe heqja dorë nga sjellja tepër mbrojtëse dhe përkujdesja e tepruar e prindërve.Kjo sjellje në vend
që ti bëjë fëmijët të aftë që të mendojnë dhe të aftësohen të zgjidhin cdo problem dhe vështirësi ,sjellë si rezultat dembelizmin e sigurinë e tyre se në cdo vështirësi që
do hasin do të kenë prindërit shpëtimtarë.
Kështu pra,është e një rëndësie të madhe që fëmijët të munden të mesohen si të mendojnë ,sepse vetëm kështu i rrituri që do ti marrë në dorëzim në vazhdimësi do jetë
në gjendje të përballojë frikën ,përhumbjen,ankthin dyshimet e cdo fëmije që jeton brenda cdokujt nga ne, sado vite të kalojnë.

Letra për Elisën e vogël ....
| From: | Fatmir Terziu (terziu@googlemail.com) | ||||
| To: | floribruqi@yahoo.com; | ||||
| Date: | Wed, 25 May 2011 19:34:10 |
Ore miku im i nderuar Flori, po kjo qenka mrekulli, ore. Urime dhe nje puthje nga larg kesaj talenteje...
Dr. Fatmir Terziu
Dr. Fatmir Terziu
Letër për Elisën e vogël
Moj Elisa Bruqi,moj poete e vogël,
Vjen të përshëndet gjyshi,
me këngë e me lodër
Vij të përqafoj dhe të puth në faqe
Moj poete e vogël,
lule manushaqe.
Gjyshi Përparim Hysi
25 maj 2011
Wednesday, 25 May 2011, 23:42
********
| Subject: | Per Elisen e vogel... |
| From: | Fritz RADOVANI (fritzradovani@hotmail.com) |
| To: | floribruqi@yahoo.com; |
| Date: | Wed, 25 May 2011 23:42:35 |
Te lutem ia percjelle kete mesazh Elises se vogel...
Shqiptares bukuroshe qe do te bahet artiste dhe shkrimtare!
Sa bukur e ke shkrue gjuhen e Nanes Tande, Gjuhen e Shqipeve
qe fluturojne nder male te nalta...
Te lumte dora se me ke knaqe me ata poezi te bukra ...
Te pershendete nga Melbourne, nje gjysh tjeter...Fritz Radovani...

http://floripress.blogspot.com/2011/05/elisa-bruqikam-nje-shoqe-quhet-sara.html
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...