Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/28

Mujo Bucpapaj:Shtëpia Botuese”Nacional”botoi librin“PA TITULL”

image  
Libri
Shtëpia Botuese “Nacional” në numrin e rradhës, datë  22-5-2011, mes titujve të librave të rinj, ka vendosur edhe ballinën e llibrit të fundit të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, “Pa Titull” . Autorja Vranari 2 (dy) muaj pas botimit në Bukuresht, të librit Mamaja” né gjuhën rumune, tashmë paraqitet para lexuesit me një gjini të re, me një volum me ese –publicistikë. Libri, i cili né 320 faqe përfshin 69 tema të  larmishme,të botuara ose të pa botuara më parë né media, është redaktuar nga Mujo Buçpapaj.
    Libri “Pa Titull” është recenzuar nga Prof. Dr. Eshref Ymeri, i cili ka bërë një analizë të shkurtësr dehe mjaft domethënëse si parathënie.
   Menjëherë të tërheq paraqitja e librit, ballina e të cilit është një pikturë e  ditës, e piktorit shqiptar, Shefqet Avdush Emini, e kompozuar nga tenisti i ri dhe mjaft i talentuar Ivo Lek Spathari.
 Autorja  Vranari shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e saj për gjithë ata që dhanë ndihmën e tyre për botimin e këtij libri. Gjithashtu  falenderon Shtëpinë Botuese “Nacional” dhe shtypshkronjën “Europrint” 
 E veçanta dhe e reja që sjell autorja me këtë libër është larmia e temave dhe mënyra e kompozimit, gjë që e bën tërheqës dhe ndërkohë shlodhës gjatë leximit.
   Ajo që të bije në sy janë larmia e temave që  nisin me lashtësinë e kombit tonë. Vazhdojnë me bisedën né një auditor kulture mes autores  dhe ish ambasadorit amerikan  né Tiranë J.Withers, se si do t’i realizonte ShBA tri kërkesat imediate (rikthimi i pronës te pronari legjitim, integrimi i të përndjekurve politikë, dhe lufta kundër korrupsionit) si kushte të vendosura nga Brukseli dhe gjithë ndërkombëtarët euro-atlantikë,për pranimin e Shqipërisë né BE.
Tema të tjera janë historike, politike, sociale kulturore, letrare si dhe intervista. Thuajse të gjitha temat shoqërohen me thënie të mençura nga autorë të shquar, nga folklori apo nga vet autorja. Aty gjen ndonjë skicë letrare, ndonjë poezi, apo një koment a bashkëbisedim vlerësues i lexuesit me autoren. Ashtu siç thekson Prof.dr. Eshref Ymeri, “nga ky libër interesant, lexuesi ka çfarë mëson…madje i duket vetja si nxënësi para mësuesit.” Ju urojmë lexim të këndshëm atyre që do të interesohen për këtë libër me vlera nacioanle dhe kulturore!
Prof.Dr.Eshef Ymeri
Arti i komunikimit… një zeje që zbulon pasurinë e botës shpirtërore të individit
              Një fjalë të mirë për një zonjë të mirë
      Urime zonjës Vilhelme për këtë risi në eseistikë dhe në publicistikë!
     Libri “Pa titull” (ese-publicistikë) i zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari është një pasqyrë e shpirtit të saj të pastër si loti i fëmijës. Në të ndihet delikatesa e natyrës femërore që di të rrezatojë ëmbëlsi, dashuri, ngrohtësi ndjenjash, aftësi të admirueshme për të hyrë me guxim nëpër honet e shpirtit njerëzor. Arti i komunikimit me njerëzit, për mendimin tim, është një zeje që zbulon pasurinë e botës shpirtërore të individit. Begatia e shpirtit të zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari të befason me larminë e pamatë të mbresave që ajo i përcjell lexuesit nëpër rrugët e jetës ku ajo ka shkelur me sigurinë e një zonje të nderuar, e cila fatin e vet nuk e ka parë asnjëherë të shkëputur nga fati i atdheut.
    Më bëhet shumë qejfi që një zonjë e nderuar merret me publicistikë nacionaliste. 
Shqipëri, fatkeqësisht, janë shumë të pakta, për të mos thënë që nuk ekzistojnë fare, zonjat dhe vajzat që merren me këtë lloj publicistike. Sikur ne të kishim një klasë politike nacionaliste, atëherë edhe penat me formim nacionalist do të ishin më të shumta. Se, për mendimin tim, nacionalizmi nuk ka vdekur në shpirtin e shqiptarëve. Publicistika e zonjës Haxhiraj, si në mbrojtje të Himarës autoktone shqiptare, mbi legjitimitetin e Pavarësisë kombëtare të Kosovës,  tema mbi lashtësinë e shqiptarëve, apo eset për figurat historike që janë pasqyrë e identitetit tonë kombëtar, më kujtojnë për një çast manifestimin e fuqishëm të rinisë shqiptare pas përfundimit të ndeshjes së futbollit midis përfaqësueses sonë dhe asaj greke në pasditen e 4 shtatorit 2004. Kampionia, demek, e Evropës në futboll, që këtë titull e kishte fituar dy muaj më parë, u ul në gjunjë para djelmoshave të përfaqësueses sonë. Por, për fat të keq, askush nga politikan-zinjtë tanë nuk doli të përshëndeste atë entuziazëm të pashoq të rinisë shqiptare. Ai entuziazëm ishte shprehja më e shkëlqyer e urrejtjes kundër shovinizmit, sesa gëzim i fitores …Ndaj shprehem se…
      Kur mbaron së lexuari librin e zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari “Pa titull”, nuk mund të mos e përfytyrosh veten në vendin e një nxënësi shkolle. Dhe me të vërtetë: lexuesi i gjerë përfaqëson në vetvete një auditor gjigant, para të cilit krijuesi shfaqet në katedër apo në skenë në rolin e mësuesit. Duke përsiatur për këtë rol të shenjtëruar të shkrimtarit, lexuesi, në një mënyrë krejt të pakuptueshme, nuk mund të mos vijë në një përfundim interesant për ca raporte të heshtura që vendosen mes krijuesit dhe lexuesit: Kur mësuesi i vë notën nxënësit, në të njëjtën kohë, edhe nxënësi i vë notën mësuesit.  Kjo vlen për drejtësinë, për objektivitetin që ai përcjell në vlerësimet e veta.
       Ky libër, tepër i veçantë për natyrën e strukturimit të tij, përfaqëson një burim origjinal për pasurimin e botës shpirtërore të lexuesit të gjerë. Dhe lexuesi nuk mund të mos bindet për faktin se etja për pasurim shpirtëror, nuk mund të kënaqet nga askush tjetër, përveçse nga ai, krijuesi. Pra, nga njeriu i botës së artit.
 Jam i bindur se, duke u nisur nga strukturimi dhe larmia e temave, libri do të pëlqehet nga lexuesi.
Edhe një herë urime dhe suksese, zonjës Vranari!

Nëpër faqet e kujtimeve të një oficeri

 Shkruan Prof.dr.sc.Eshref Ymeri


Modele nga më të shquarat të letërsisë memorialistike janë vepra të tilla, si “Rrëfimet” e Zhan Zhak Rusoit, “Nga jeta ime. Poezia dhe e vërteta” e Gëtes, “Historia e bashkëkohësit tim” e Korolenkos, “Pasqyra e shekullit” e Henrih Mann-it e shumë të tjera.     

Së fundi, në këto kujtime lexuesi nuk mund të mos vërejë se me sa respekt dhe dashuri flet autori për vendlindjen dhe përgjithësisht për anët e veta. Atë e brengos tej mase varfëria e njerëzve të tyre të mrekullueshëm. Ajo ishte një varfëri revoltuese që e bën lexuesin të përsiasë: “Këta njerëz bujarë dhe zemërhapur, që dikur u bënë streha e luftës për liri, tani, me sa duket, nuk i duhen më elitës shtetopartiake!” Domosdo: komunizmi kishte si qëllim pasurimin e elitës sunduese dhe varfërimin e pandalshëm të masës së gjerë.


Kujtimet janë një nga llojet e letërsisë dokumentare, janë një rrëfim letrar i autorit të tyre për jetën shoqërore, për jetën letrare, për ngjarje historike, për jetën personale dhe për njerëz të tjerë, bashkëkohës i të cilëve ai ka qenë relativisht gjatë. Në kujtime mund të përmblidhen ditarë, vëzhgime vetjake, biografi dhe autobiografi, të cilat përbëjnë atë që quhet letërsi memorialistike. Kujtimet përfaqësojnë në vetvete një burim të dhënash me mjaft interes, i cili ndihmon të zbulohen rrethana nga më të ndryshmet që lidhen me ndodhi historike të rëndësishme.

Të botosh kujtimet e tua nuk është gjë e lehtë. Mendoj se këtë privilegj e kanë vetëm ata syresh që kanë lënë pas një jetë shumë të pasur me ngjarje, të cilat paraqesin shumë interes jo vetëm për bashkëkohësit, por edhe për brezat e ardhshëm. Këtë privilegj e gëzojnë vetëm ata që kanë jetuar sa për vetveten, aq edhe për të tjerët.

Në Shqipëri letërsia memorialistike, si një nga llojet e rrëfimtarisë artistike, tani për tani vazhdon të jetë në hapat e parë, është në pasurim e sipër. Nga të paktat vepra të këtij lloji që më ka qëlluar t’i lexoj, mund të përmend kujtimet e zonjës Vera Ibrahimi me titull “Vikama e tingullit” (Tiranë, 1999), kushtuar shokut të saj të jetës, artistit të popullit Feim Ibrahimi, “Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët)” e Petro Markos (Tiranë, 2000), si edhe librin “Sikur të isha vetëm…” (Vlorë, 2002), në të cilin inxhinieri ushtarak, nënkolonel Guri Shyti, i përcjell lexuesit “përjetimet” e veta nga jeta ushtarake, të shoqëruara këto me uljengritjet e rënda shpirtërore që iu desh të përballonte në vitet e rënda të diktaturës komuniste.
Libri me kujtime i “gjeneralit” Novruz Dervishaj (fjalën gjeneral e vë në thonjëza se gradën e gjeneralit rastësisht nuk e mori, meqenëse te ne heqja dhe vendosja e gradave ishin një imitim nga të tjerët ose një detyrim politik) me titull “Jeta e një oficeri”, që është vënë në dorën e lexuesve ca kohë më parë, është një tjetër botim interesant që jep ndihmesën e vet në pasurimin e serisë së veprave të letërsisë memorialistike në vendin tonë. Por para se të parashtroj disa mendime për këto kujtime, e quaj të arsyeshme ta sqaroj lexuesin e respektuar se kush është autori i tyre. Autori i këtyre kujtimeve ka lindur në vitin 1936, në fshatin Ramicë të rrethit të Vlorës. Pas përfundimit të arsimit 7-vjeçar,  në vitin 1949, në moshë fare të njomë, pranohet në shkollën ushtarake “Skënderbej”, të cilën e përfundon në vitin 1953. Studimet e larta i vazhdon si student ushtarak në Shkollën e Bashkuar gjatë viteve 1953-1956, në degën e topografisë. Në vitin 1956 del oficer, me specialitet topograf. Për rezultate të shkëlqyera në mësime, merr një gradë më lart. Pasi punon 5 vjet në Tiranë si oficer-topograf, emërohet në Drejtorinë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ku për 6 vjet u mor me përgatitjen e shtabeve të ushtrisë. Gjatë viteve 1964-1966 përfundon studimet në Akademinë Ushtarake. Në vitin 1969 emërohet Komandant i Brigadës së Këmbësorisë në Mirditë, ku qëndroi deri në korrikun e vitit 1974. Ndërkohë, gjatë viteve 1971-1972, vazhdoi Shkollën e Lartë të Partisë, ku kreu kursin e lartë të filozofisë. Gjatë vitit 1974 u emërua për disa muaj në detyrën e shefit të shtabit të Korpusit të Pukës. Po në vitin 1974 (më 9 korrik) emërohet Komandant i Korpusit të Këmbësorisë në Gjirokastër, ku qëndroi për 12 vjet. Në tetor të vitit 1985 emërohet Komandant i Divizionit të Këmbësorisë në Fier. Në këtë detyrë qëndroi deri në vitin 1989, kur u transferua për në Tiranë. Këtu punoi pranë Rajonit nr.1, ku u mor me problemet dhe detyrat e mbrojtjes civile. Pas 38 vjetësh shërbimi në ushtri, në mars të vitit 1991, “gjeneral” Novruz Dervishaj doli në pension. Ndryshimet demokratike e gjetën në Tiranë. Nga viti 1998 deri në vitin 2000, bashkë me të shoqen e vet, zonjën Ramije, punoi në një familje greke në qytetin Kardhicë të Greqisë. Tani banon herë në Tiranë, herë në vendlindje. Pas daljes në pension, ka vazhduar të shkruajë. Përveç shënimeve të shumta që ka hedhur në letër, ka të sistemuara mbi 450 poezi, të shkruara në kohë të ndryshme. Ka dy vëllime poetike të botuara - njëri para disa vjetësh, kurse tjetri doli nga shtypi pak kohë më parë. Pasioni i tij i përhershëm ka qenë piktura. Ka të përfunduara 800 tablo me bojë vaji dhe 1000 skica me laps dhe me bojë kine. Përveç kësaj, është mjaft i dhënë pas gdhendjes në dru. Deri tani ka 12 objekte të gdhendura. Leximi ka qenë pasioni i tij i përhershëm, i cili nuk i është shuar për asnjë çast, që nga bankat e Shkollës “Skënderbej”, në fushimet gjatë stërvitjeve ushtarake në terren e deri tani, në moshën e pensionit. Poetët e tij më të parapëlqyer janë Jesenini, Bernsi, Petëfi, Migjeni dhe Poradeci. Nga shkrimtarët parapëlqen Gëten, Balzakun dhe Kadarenë. Mes piktorëve, e tërheqin më shumë Vangjush Miho, Van Gogu, Rembrandti etj. Nga moria e personaliteteve të shquara të artit ushtarak, adhuron veçanërisht Zhukovin dhe Petrit Dumen. Nga këto të dhëna të shkurtra nga biografia e tij shihet se ai ka një të kaluar, të pasur me ngjarje sa të bukura aq edhe tronditëse, të cilat, nga sa del nga faqet e këtyre kujtimeve, ai, me plot të drejtë, mund t’ua bëjë të njohura si brezave të sotëm, ashtu edhe atyre që do të vijnë. Që në faqet e para të këtyre kujtimeve, të bie në sy menjëherë çiltërsia befasuese e autorit, i cili, përmes të vërtetave që ka regjistruar në kujtesë që në moshën e pararinisë si nxënës, më pas si student ushtarak dhe më vonë si oficer deri i rangjeve të larta, del para lexuesit si një vrojtues fort i kujdesshëm. Ai largon mënjanë perden e rëndë që kishte mbuluar shumë ngjarje të jetës ushtarake në vendin tonë, duke e njohur lexuesin me disa të vërteta tragjike, sidomos me ato të viteve ’70-të të shekullit të kaluar, kur sëpata e diktatorit Enver Hoxha u lëshua pa mëshirë mbi lulen e ushtrisë shqiptare. Prandaj, kur po i lexoja këto kujtime, vetvetiu më erdhi ndër mend një thënie e shkëlqyer e Hegelit:
“Në qoftë se dikush të vërtetën e thotë vetëm për të ngulur këmbë në mendimin e vet, pa shënuar arritje të mëtejshme, atëherë kjo është, së paku, një gjë e tepërt, sepse e vërteta duhet jo vetëm sa për t’u shprehur për një çështje të caktuar, por duhet edhe për faktin që çështja në fjalë të jetë e mishëruar në jetë”.
Mendoj se autori i këtyre kujtimeve i përket asaj kategorie njerëzish, të cilët jo vetëm e kërkojnë dhe punojnë për të vërtetën, por, së pari, vetë jetojnë me të vërtetën. Dhe të vërtetën e do dhe e mbron, para së gjithash, vetëm ai që do punën, që i pëkushtohet asaj me të gjitha forcat e shpirtit të tij. Pikërisht dashuria për punën përbën tiparin themelor të karakterit të autorit të kujtimeve në fjalë. Pikërisht dashuria për punën përbën fillin e kuq të jetës së tij, duke filluar që nga bankat e shkollave ushtarake, jeta e tij si oficer-topograf i thjeshtë, deri në majat e karrierës ushtarake, si komandat korpusi dhe divizioni. Përkushtimi ndaj punës ka qenë edhe ai themel i shëndoshë, mbi të cilin janë ndërtuar edhe marrëdhëniet me vartësit, deri tek ushtari më i fundit atje poshtë, në terren. Nëpër faqet e këtyre kujtimeve del fare qartë natyra e dashur, e pastër, atërore e komandat Novruzit për ushtarin e thjeshtë, përvijohen më së miri tronditjet e thella që përcillen nëpër honet e shpirtit të tij poetik nga dhimbja që ndien kur ndonjërin prej tyre e godit fatkeqësia. Humanizmi i tij në raste të tilla merr me të vërtetë një shkëlqim verbues që duhet të jetë bukur i lakmueshëm për çdo komandant me të vërtetë dinjitoz, i cili jetën e tij e ka të lidhur fort me nderin e atdheut të vet. Komandant Novruzi është tërësisht i bindur se jeta dhe karriera e tij si oficer madhor nuk mund të kuptohet dot pa përkujdesjen e përhershme për jetën e ushtarit të thjeshtë. Pra, në faqet e këtyre kujtimeve interesante, tërthorazi, del më së miri në pah një tjetër tipar karakteristik i botës së brendshme të komandant Novruzit - humanizmi,  një humanizëm i pastër ky, që nuk ka asgjë të përbashkët me frymën e lëshimeve, me shkeljet e disiplinës ushtarake. Stendali, në veprën e vet “Jeta e Napoleonit”, pas një disfate që pësuan në Spanjë trupat franceze, të komanduara nga gjenerali Dypon, shkruan për Napoleonin: “Ai klithi në tërbim e sipër: E ç’mund të jetë një ushtri pa disiplinë?.. Këtë edhe mund ta përfytyrosh. Por si mund ta pranosh një gjë të tillë?”. Prandaj disiplinën në ushtri komandat Novruzi e shikon si kushtin kryesor për sigurimin e fitores në rast lufte. Dhe këtu ai është i prerë. Frymën e kërkesës së rreptë ndaj vetvetes ai mundohet me gjithë shpirt t’ua edukojë edhe kolegëve vartës. Kur komandanti është i rreptë ndaj vetvetes, ushtarët e tij mund të bëjnë çudira. Një dukuri e tillë shpaloset fare qartë në këto kujtime kur ai përshkruan me një frymëzim lirik shpirtin e sakrificës së trupave të tij gjatë stërvitjeve të shumta në acarin e dimrit apo në pikën e vapës, nën vëzhgimin e eprorëve të ardhur nga lart. Me këtë rast, Stendali, po në veprën e sipërcituar, shkruan përsëri për Napoleonin: “Energjia e këtij njeriu, fryma e qëndresës, me të cilën ai… përballonte të gjitha vështirësitë, ushtarëve të tij u dukeshin si diçka që i kalonte caqet e së pamundurës. Këtu fshihet njëra nga arsyet e frymëzimit të papërshkrueshëm që ai ngjallte në radhët e trupave të tij”.
Një pjesë mbresëlënëse të këtyre kujtimeve e përbëjnë përshtypjet e autorit për figura të shquara të artit tonë ushtarak. Natyra e punës në Drejtorinë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes i pati dhënë mundësinë të komunikonte me shumë kuadro të larta të ushtrisë sonë. Ai është një vëzhgues i hollë i botës së tyre të brendshme, i formimit të tyre profesional. Ka midis atyre kuadrove jo pak syresh që dallohen për horizontin e gjerë në lëmin e artit ushtarak, të cilët ai i përmend me emër dhe për të cilët ushqen ndjenja të një respekti të thellë. Por, me kalimin e viteve, kur autori, si një oficer i përgatitur tashmë, krijoi personalitetin e tij si kuadër i lartë  dhe si specialist i talentuar i artit ushtarak, në kujtimet e veta nuk e kursen edhe ndonjë notë kritike për ndokënd që dikur e pati përfytyruar më të armatosur nga ana profesionale.
Faqe jo më pak emocionuese të këtyre kujtimeve janë ato ku autori përsiat për gjëmën që goditi ushtrinë shqiptare në mesin e viteve ’70-të. Duke kryer detyrën e komandantit të korpusit të këmbësorisë për 12 vjet me radhë, ai ka qenë dëshmitarë i shumë ngjarjeve të frikshme, kur shpata e diktatorit Enver Hoxha bëri kërdinë në radhët e elitës së ushtrisë shqiptare. Dhe autori s’resht së shtruari pyetjen gjithandej: “Përse?” Dhe lexuesi, nga ana e vet, përsërit me vete pyetjet torturuse: “Përse? Cila qe arsyeja që duhej të zhdukej lulja e ushtrisë shqiptare? Cili ishte shkaku që gjithë ato kuadro të larta ushtarake, me përgatitje akademike, duhej të përfundonin para skuadrës së pushkatimit, apo që të tjerë të dergjeshin ose të vdisnin nëpër burgjet e diktaturës komuniste?”  Kam përshtypjen se zoti Novruz Dervishaj është i pari oficer madhor dhe specialist i artit ushtarak që i kthehet në një libër kujtimesh kësaj njolle të zezë në historinë e ushtrisë shqiptare. Ai është dëshmitar i depersonalizimit të figurës së oficerit në ushtri dhe kjo e bën që në qenien e vet të ndiejë një dhembje të thellë që ia gërryen shpirtin ca nga ca. Ai e shikon me sytë e vet se si diktatura e detyron oficerin të gënjejë, të mashtrojë, të vetëposhtërohet për forcë të mbijetesës, vetëm e vetëm për të shpëtuar vetveten, familjen, njerëzit e gjakut dhe farefisin nga orteku i furishëm i murtajës që ka mbjellë diktatori. Atij i sëmbon në zemër kur vëren se si oficeri degjeneron si figurë ushtaraku, kur servilizmi fillon të lulëzojë me një turr të paimagjinueshën në formimin e tij botëkuptimor. Ai, në heshtje, përjeton një ndjenjë të pakëndshme ndaj gjithë atyre që u vunë në shërbim të diktatorit, të cilët, siç thotë një proverb i bukur lab “i hoqën nga dhitë për t’i vënë zabitë”. Vendosja e funksionit të sekretarit, krahas asaj të komisarit asokohe në ushtri, ishte një poshtërim që diktatori u bënte komandave, ishte një demonstrim i hapur i injorancës mbi artin ushtarak, ishte ligjësim i degradimit të pandalshëm të ushtrisë në tërësi. Komisarët e diktatorit, këta “kujdestarë” të komandave, s’ishin gjë tjetër veçse ca “dado” me të vërtetë injorante, siç i quante njëri nga komandantët e shquar të Ushtrisë së Kuqe pas Revolucionit të Tetorit, që nuk kishin fare haber nga arti ushtarak. Por këta “injorant të shkolluar dhe të pashkolluar” i duheshin diktatorit se ata përbënin shtyllat e diktaturës për ta pasur ushtrinë nën një kontroll të rreptë, paçka se misioni i saj është dhe duhet të jetë vetëm mbrojtja e atdheut.
Për shkak të detyrave të rëndësishme që ka kryer, që nga Drejtoria Operative në Ministrinë e Mbrojtjes e deri në postet e komandantit të korpusit e të divizionit të këmbësorisë, autorit të këtyre kujtimeve i pati qëlluar jo rrallë të kishte kontakte edhe me figura të larta të shtetopartisë shqiptare. Nga biseda me ndonjërin prej tyre, autori madje kuturisi deri aty, saqë t’i fliste për gjendjen e fshatarëve të Ramicës dhe të krejt Smokthinës se këta nga ana ekonomike kishin mbaruar. Nga kjo ndërhyrje e shkurtër e tij para një personaliteti të lartë të udhëheqjes së Tiranës, lexuesi e kupton fare lehtë se çfarë humnere e thellë i ndante masat e thjeshta të popullit të varfër nga elita e shtetopartisë shqiptare.
       Së fundi, në këto kujtime lexuesi nuk mund të mos vërejë se me sa respekt dhe dashuri flet autori për vendlindjen dhe përgjithësisht për anët e veta. Atë e brengos tej mase varfëria e njerëzve të tyre të mrekullueshëm. Ajo ishte një varfëri revoltuese që e bën lexuesin të përsiasë: “Këta njerëz bujarë dhe zemërhapur, që dikur u bënë streha e luftës për liri, tani, me sa duket, nuk i duhen më elitës shtetopartiake!” Domosdo: komunizmi kishte si qëllim pasurimin e elitës sunduese dhe varfërimin e pandalshëm të masës së gjerë.
Këto kujtime të rrëmbejnë edhe për stilin e tyre origjinal. Autori nuk i përmbahet rendit kronologjik të përshkrimit të ngjarjeve, në mënyrë që lexuesin të mos e mërzisë. Përkundrazi, ai bën kapërcime të tyre, kthehet prapa në kohë ose u paraprin ndodhive që do të tregojë më pas. Ky është një stil  interesant në letërsinë memorialistike që e bën lexuesin ta lexojë veprën me një kërshëri të veçantë.
Megjithëse në pension, autorit të këtij libri me kujtime interesante nuk i ndahet shpirti nga puna. Përkushtimi i zotit Novruz Dervishaj ndaj punës të kujton një fjalë të artë të Volterit: “Puna na shpëton nga tri të këqija të mëdha: nga mërzia, nga vesi dhe nga hallet ekonomike”.  Ai vazhdon të punojë, qoftë atje, në Tiranë, qoftë në vendlindje, e cila e mbush me frymëzim për bukurinë e saj të rrallë. Ai e do vendlindjen dhe njerëzit e saj si jetën e vet. Vendlindja dhe mbarë trevat labe ia kanë mbushur zemrën cep më cep. Atyre ai u ka kushtuar rreth 800 këngë të bukura, vargjet e të cilave përcjellin bukurinë e shpirtit të njeriut atje te punon mes maleve hijerënda që aq ëmbël i përkund në pranverë aroma e trëndelinës. Atë nuk e përkul dot pesha e viteve që mban mbi supe, paçka se i ka laluar të shtatëdhjetat. Por atë nuk e përkul dot as shpërfillja e shtetit, i cili e largoi nga ushtria dhe s’u kujtua më kurrë për përvojën e tij 38-vjeçare në radhët e ushtrisë, si oficerë i elitës ushtarake dhe si specialist i kualifikuar. Prehjen, gëzimin e jetës, frymëzimin e përditshëm ai e gjen në punë dhe mes njerëzve të dashur dhe miqve që e kanë respektuar dhe vazhdojne ta respektojnë.

nga Agim Bajrami :Pershtypje nga Kosova

Bronxi i pavdekesise se Ali Hadrit
     
Aromat e festave kosovare mbeten gjithmone  shkaqe te  bukura  , per te  rikujtuar historine dhe heronjte e saj te pa harruar  . Ata bij qe sic thote edhe kenga popullore ,, nuk I lindi lokja prej barku , por I qiti huta prej carku ,, Nuk e teprojme po te themi se dheu i  Kosoves eshte nje nga dherat me  unikale ne bote ku numuri i bijeve dhe bijave te rene nga plumbat e hasmit pushtues, mud te krahasohet pa frike me numrin e 
Eshte vendi ku legjenda dhe e tashmja, kane nje ngjashmeri kilometrave te saj katrore. tiparesh dhe artikulim gjuhesh te habitshme. Eshte toka ku njerzit krahas ajrit te ftohte te bjeshkeve thithin vazhdimisht cdo dite edhe pak nga lavdija e pashembullt e tyre. Ndaj nuk do tingellonte si paradoks etja dhe deshira e kesaj toke per sa me shum statuja dhe lapidare. Peja per te cilen kemi shkruar edhe nje here tjeter, eshte nji nder vendet qe ka numrin me te madh te deshmorve dhe heronjve te rene per ceshtjen shqiptare. Vet pozita e saj gjeografike nen malet e rugoves dhe peisazhit te vrazhde te rrafshit te Dukagjinit, prania e ererave nqe fryjne vazhdimisht nga atdheu meme i kane bere banoret e ksaj zone ta identifikonin veten e tyre me sinonimin e atdheut dhe lirise. Jane te panumert heronjte dhe deshmoret bij te kesaj zone qe e kane lyer kete toke me gjakun dhe amanetin e tyre ndaj dhe ndergjegja e kombit eshte e pamundur te qendroj indiferente ndaj ketyre sakrificave. Ata tashme e kane identifikuar veten e tyre si kalores te lirise dhe kane trokitur ne perjetesi. Sheshi liria se bashku me sheshin Skenderbej qe i rrine perbri, tashme i ngjan nje mauzoleu gjigand ku keta heronje te veshur me ngjyren e bronzit dhe te mermerit flasin e flasin me njeritjetrin me fjale malli dhe nostalgjie. Ka dicka solemne dhe te pa perseritshme ne syte e tyre ashtu sic kane qene ne shekuj e vite endrrat e tyre per lirine dhe ardhmerine e Kosoves. Ne nje kalim te thjeshte perkrah statujave te tyre secili nga ne vetvetiu behet shok dhe bartes i krenarise. Ende nuk me besohet se tashme toka e tyre per te cilin derdhen kaq gjak dhe sakrifica, eshte e lire dhe e pavarur. Statujat e Haxhi Zekes ,  Ardian Krasniqit , Enver Hadrit e Shkelzen Haradinajt i japin ketij qyteti edhe nje dimension me tepernderimi dhe krenarie. Por dicka I mungonte prej vitesh kesaj bashkesie heronjshe dhe banoresh prej bronzi, sepse kushdo qe vinte ne qytet sa here qe niste kuvendimin me ta, mendimi I pare qe i vinte ndermend ishte, po akademik Ali Hadrin ku e keni ?. Bacen qe diti te flase me boten e qyteteruar evropiane per rreth 40 vjete me studimet e tij historike te pa perseritshme, njeriun e vendosur per te mbajtur lart autoritetin e shkencetarit e profesorit shqiptar edhe ne situatat me te renda politike, njeriu qe vazhdoi me nje vendosmeri per tu lavderuar angazhimin kunder ,, genjeshtres si akt patriotic ,, ( D. Qosic ) , te provinces serbe dhe diferencimit te lidhjes komuniste si akt obskurantik te pikpamjeve, qe kthimi ne  hegjemoni serbe dhe privilegjeve te koloneve, tentonin ta paraqisnin si kthim te barazise. Akademik Ali Hadri ishte njeriu qe ne kushtet e terrorit me te eger shovinist beri qe qendrat e studimeve albanologjike te themelohen e te forcohen ne Kosove. Me sensin e holle te historianit modern ne enciklopedine jugosllave ai paraqiti pikpamjet origjinale dhe sintetike mbi shqiptaret dhe prejardhjen ilire, studime qe u bene te njohura ne shtypin boterore duke kapercyer keshtu pengsat dhe konjukturat e politikes shoviniste serbomadhe. Vepra dhe veprimtaria e Ali Hadrit arrin te mbuloje nje periudhe vendimtare te shekullit te 20te qe shkon nga kolonizimi i Kosoves nga  Serbia dhe mbretera Jugosllave e deri tek pasqyrimi I pastrimit te mevonshem etnik dhe rikolonizimin nga regjimi komunist i Republikes se Serbise dhe Federates jugosllave. Ndersa nga vitet 1966 Pr. Ali Hadri jo vetem qe ra ne sy si  nje analist i thelluar, interpretues kompetent dhe perkrahes e pjesmarres aktiv ne angazhimet per Republiken e Kosoves sic ishin perkrahja e kerkesave te studenteve per themelimin e Universitetit te Prishtines, por edhe sin je kundeshtues i rrepte i iniciatives serbe per shendrrimin e fakultetit filozofik te prishtines ne qender te rusologjise ne nivel  federate. Profesor Ali Hadri ka dhene nje ndimese shume te vyer ne studimet historiografike ne veprimtarite shkencore si dhe ne drejtimin dhe botimin e revistave ,, Perparimi , Gjurmime albanologjike , Studime historike ,, si dhe ne formimin e studjuesve dhe historianve te rinj te kosoves. Profesor Ali Hadri do te mbese gjate ne kujtesen e kolegeve te tij per pasionin e thelle me te cilat i bente punet e tij shkencore, per ngritjen e larte profesionale akademike shoqerore dhe intelektuale ne valen e perndjekjeve te pareshtura ndaj tij por edhe te kolegeve te tij pak para semundjes vdekjeprurese , sic thote ne nje nga studimet e tij akademik Rexhep Ismaili  Kryetar akademik I shkencave dhe arteve te kosoves ai  mund te mos e kete ditur afrimin e pavaresise se kosoves, por vizionin e atdheut te tij e kishte te shkruar qartazi ne balle, per kete ai dhe koleget e tij punuan dhe frymuan deri ne castet e fundit te jetes. Ekziston nje mendim i perbashket ne kosove se evidentimi i vepres se ketij babai te shkencave humane ne kosove i bene ndere albanologjise dhe vecanerisht historografise shqiptare ne pergjithesi. Ali Hadri ne hapsirat mbare shqiptare personifikon me se miri shkencetarin dhe patriotin , pionerin e arsimit, ideatorin e masivizimit te arsimit kombetar dhe projektuesin e hapave te shvillimit per historiografine shqiptare ne kosove, intelektualin e ndergjegjshem qe edhe pse arriti majat e karrieres ne arsim ( dekan i fakultetit filozofik te universitetit te prishtines, drejtor i institutit te historise dhe kryetar i shoqates se historianve te jugosllavise , etj .) Pra nje figure me permasa te gjera poliedrike, figure para te cilit , cdo historian dhe artist do te vihej ne veshtiresi serioze per te folur dhe pasqyruar portretin e tij denjesisht.                                                                           

Ka  qene nentor  i vitit 2010 kur mikut tim Skulptorit te njohur Idriz Balani ne momentin e perurimit te bustit te Enver Hadrit ,, Hero i Kombit ,,  , iu be nje propozim nga familja e Pr. Hadrit dhe kryetari i komunes se pejes Z . Ali Berisha per te pasqyruar figuren e ketij njeriu ne nje bust  monumental prej bronxi. Ndonese kjo kerkese u be me thjeshtesi une  vura re se , tek Skulptori Balani u ndje  nje dritherime emocionesh dhe pergjegjesie. U deshen me dhjetra e dhjetra ore studimi mbi figuren e tije, u bene disa makete dhe modele te njepasnjeshme deri sa me ne funde busti Ii Profesorit te nderuar mori formen qe ka sot. Me nje veshtrim te menduar dhe vizionar qe mund ta kene vec njerez te medhenj si ai, me nje gisht drejtuar nga  dritaret e shtepise se tij dhe doren tjeter vendosur mbi  volumet  e trasha te Historise se Kosoves dhe Shqiperise , ky monument arrin te sintetizoje me se miri rrugen e veshtire dhe plot mundime te kosoves drejt gjetjes se identitetit te saj shqiptare. Busti reflektone madheshtine dhe pathyeshmerine e mbrojtesit te ketij identiteti por njekohesishte arrine te flase me ambjentin perreth me nje gjuhe te pasur artistike. i gjate 1.75 m. dhe I orientuar me se miri me volumet e sheshit ai i shton ketij qyteti edhe nje permase te re historike.                                                                                                 

 Kjo veper , qe mund te quhet edhe si  nje arritje e re e skulptorit  Idriz Balani ne teresine e gjetjeve artistike , dhe plastiken e saj te vecante , mund te quhet njekohesisht edhe si arritje ne skulpturen tone . Autori ka ditur te  na jape ne menyre lakonike jo vetem madheshtine shpirterore te Pr. Ali Hadrit , por edhe te nje brezi te tere profesoresh e akademikesh kosovare , qe tere energjite e tyre intelektuale i  vune ne sherbim  te ceshtjes se atdheut .                                                                                    
  Piktori dhe skenografi i njohur i Kosoves Afrim Gora , se bashku me Drejtoreshen e Drejtoratit per Kulture 
Rini e Sport , piktoren Shpresa

  

Gjonbalaj , gjejne rastin per ta pergezuar skulptorin Balani , per kete realizim dinjitoz . ,,Ju keni krijuar nje veper sa njerezore aq dhe artistike , zotni koleg . Duke kundruar shprehjen e fytyres se Baces mua me mbushet mendja se ju keni kaluar shume kohe se bashku me te ,, .                                                                                                                                                          Ndonese vepra mberriti ne oret e vona te nates Idriz Balani se bashku me Aver Husen e te tjere , e vendosen bustin ne bazamentdhe e montuan pavaresisht shiut dhe te ftohtit  , per ta gjetur e nesermja , dita e festes , gati per inagurim .                                                                                                      
As shiu dhe I ftoheti I bjeshkeve nuk munden ta mbyllnin ne shtepi  Arberin dhe familjen e tij , qekishin disa ore qe e prisnin babane e tyre .Mberritja e bustit ate nate ishte me teper se mberritja e nje personi te gjalle . ,,Mire se erdhe babe ne shtepine tende ,, thone syte e perlotur te te birit, te permalluar.                                                                                                                                                         
Ne ceremoni ne e inagurimit te ketij busti kishin ardhur me mijra qytetre te Pejes dhe Kosoves. Ishin te emocionuar por edhe shume te gezuar fytyrat e tyre ato caste, sepse tashme profesorin e tyre ,mikun dhe birin e dashur do ta kishin dhe do ta kene pergjithmone atje mes tyre.Ne ceremonine  e inagurimit te ketij busti mori pjese kryetari I komunes se pejes Dr. Ali Berisha, nje nder komandantet me ne ze te rrafshit te dukagjinit, ne  luften per clirimin e kosoves si dhe deputet I porsazgjedhur I kesaj zone zoti Daut Haradinaj, deputet dhe personalitete te tjera te kosoves.    
                                                                   
Ne kete ceremoni festive te pergatitur me kujdes nga Drejtorati per Kulture Rini e Sport , nje njgjyre shume te bukur dhe emocionuese I dha dhe grupi Polifonik I Progonatit te Tepelenes ,me kengen kushtuar Akademik Ali Hadrit . 
                                                                                                                
Ne fjalen e rastit , mes te tjerash , Kryetari I Komunes se Pejes z. Ali Berisha tha : ,, nga sot eshte nder I madh per qytetin e Pejes , qe ta kete ne qender te qytetit , bustin e nje njeriu , qe ishte kontribues I madh per Kosoven . Une deshiroj me kete rast te falenderoj te gjithe ata qe kontribuan , qe te realizohet ky projekt , falenderoj familjen Hadri , falenderoj iniciatorin e ketij projekti z. Ramush Haradinaj , falenderoj institucionet komunale dhe qendrore , falenderoj autorin  z . Idriz Balani .     

                                      
Per figuren dhe veprimtarine ne vite te akademik Ali Hadrit foli Drejtori I Institutit te Historise ,, Akademik Ali Hadri ,,ne Prishtine z. Jusuf Bajraktari . Ndermjet te tjerave ai theksoi se profesor Hadri ne tere vitet e jetes se tij, rrugeve te dijes dhe emancipimit shkencore si qellim supreme te jetes se tij do te kishte kontributin e gjithanshem ne sherbim te qendreses kombetare ne vitet me te veshtira te kosoves, me tej ai u ndal ne disa nga momentet me qendrore te jetes dhe formimit te tij shkencor.

Lindi ne 3 mars 1928 ne Lushnje. Shkollen fillore dhe te mesme e mbaroi ne Gjakove. U dipllomua ne vitin 1956 ne FakultetinFfilozofik te Beogradit. Ne vitin 1960 mbrojti  temen e magjistratures,  ,, Lidhja Shqiptare e Prizerenit  ,, . Ne vitin 1970 mbrojti  tezen e doktorratures ,, Levizja Nacionalclirimtare ne Kosove 1941-1945. Krahas veprimtarise qe permendem pak me pare akademik Ali Hadri per shume kohe drejtoi studimet pasuniversitare dhe udhehoqi me sukses magjistrantet dhe doktorrantet , te cilet me vone do ti afirmojne idete e tij shkencore. Per shume vite ka qene Delegat  I Kuvendit Krahinor te Punes Shkencore, antar I Keshillit Ekzekutiv te Shoqates Jugosllave ,, Shkenca dhe Shoqeria ,,  Kryetar I Lidhjes se Shoqatave te Historianeve te Jugosllavise. Eshte autor I 11 veprave monografike ne gjuhen shqipe dhe serbo-kroate nga te cilet permendim ato te botuara ne gjuhen shqipe si Pasqyre e Historise Nacionale Shqiptare ( bashke me Milan Perkaj).Prishtine 1960 .
Levizja Nacionalclirimtare ne Kosove 1941- 1945 ,Prishtine 1971 .
Kritike Historiografike1 ,  Shkup , 1973.
Gjakova ne Levizjen Nacionalclirimtare Prishtine , 1974 .
Keshillat Nacionalclirimtare ne Kosove 41-45 , Prishtine 1974 .
Pervec kesaj profesor Ali Hadri eshte  autor I ngritjes se flamurit te pare shqiptare  I vedosur ne prishtine pas pleniumit te Brioneve ne vitin 1968, milicia serbe tento tja merrte kete flamur por nuk mundi perball vendosmerise se tij patriotike. Ali Hadri vdiq me 2 dhjetor 1987 duke I qendruar besnik idealeve te tij jetsore, me trishtimin qe nuk e pa te realizuar endrren e tij per ta pare kosoven te lire e te pa varur.              Presidenti historic I Kosoves dr. Ibrahim Rugova , me rastin e shenimit te 125 – vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit e dekoroi akademik  Ali Hadrin me ,,Medaljen e arte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ,, per kontribut te jashtezakonshem ne historiografi .

Nje nate para se te vendosej busti ne peje dhe rrethinat e saje binte shi pareshtur, por  te nesermen si per cudi koha u hap dhe qielli u kthjellua si me porosi. Ndofta ishte deshira e natyres per te mbledhur sa me shume njerez dhe per ti uruar ketij gjigandi te historiografise shqiptare rikthimin e tij te perhershem ne vendlindje. Ngjyra e bronxit dhe ngjyra e qiellit u bashkuan te dyja bashke  duke krijuar nje ylber te rralle e te vecante. Ylber te tille mund te gjesh vetem ne kosove dhe askund tjeter.                                       

Një"leksion" me vlerë i një dashurie prindore

(Romani "Syri i Ritës" të Kristaq Turtullit) 

Nga Përparim Hysi


                           As që më çudit botimi i një romani nga shkrimtari Kristaq Turtulli.Duke ia bërë ndërrimin e mbiemrit në Kristaq Romani,unë them që kam qëlluar në shënjë.Nuk dua që t'i përmënd romanet e tij,se për të shumtin e lexuesëve këta romane janë të njohur.Ata që nuk i njohin,mjafton që të lexojnë kolegun e tij,po nga Korça,shkrimtarin  dhe  poetin Kostaq Duka,që tek "Fjalaelire" ka folur përgjithësiht për ta.Ajo që më çudit tek romani"Syri i Ritës",është dashuriae një prindi për bijën e  e vetë.Them vetëm  ky fakt,e bën unik  romanin dhe autorin e ngre në një shkallë të epërme.Në jetë thuhet:-Babai e lë fëmijën fukara;nëna e lë jetim.".Në gjithë historinë e letërsisë shqipe,qoft dhe në folklorin e saj,si prelud i letërsisë-se dihet që letërsia gojore ka prirë para letërsisë së shkruar-merr jetë ose këndohet për dashurinë e nënës.Kjo dashuri është ngritur,me të drejtë,në apogje.Profan,them,që nuk jam.Kam lexuar mijëra libra,po kurrë në asnjë prej tyre,nuk kam hasur atë dashuri të madhe të një babai për  çupën e vetë.Dhe ku në një roman shqiptar,ku ardhur prejt traditës,sado e prapshtë kjo traditë,po ka bredhur gojë më gojë deri në ditët tona,se,kur lind djalë,zbrazet një pushkë dhe,kur lind çupë,qajnë dhe trarët e shtëpisë.Nisur vetëm nga ky fakt,unë jo vetëm do ta veçoja  romanin"Syri i Ritës",por,po të varej nga unë,ky roman do të ishte një"lexion" me vlera të  papërsëritshme dhe duhet të zinte vënd në të gjitha programet e shkollave të mesme,po se po,por dhe më tej në fakultetet e letërsië të universiteteve.Aq më shumë i rritet vlera e këtij"lexioni",po ta quajmë kështu,në këtë kohë kur mardhëniet prindër- bijë,pak nga pak,po ftohen dhe ca nga ca,kjo dashuri po kthehet në dëborë.

                                          *       *     *   

Është e vërtetë që në roman vënd qëndror zë një jetime,fryt i një dashurie të beftë dhe autori si njohës i mirë  i këtij fenomeni që i ngjet një flake që sa ndizet me të shpejtë,po me atë shpejtësi dhe shuhet,por,megjithatë jeta vazhdon.Me sentencën"Zjarret e befta të djegin" autori,pothuaj,e ka dhënë zgjidhjen,paksa barbare,megjithatë,të kësaj lidhheje midis dy aksionistëve që vijnë nga krahina të ndryshme,që kanë me vete,mentalitete të ndryshme,dhe,siç dhe ndodhi,lidhja nuk mbajti.Ata mbaruan në një pellg gjaku.Rezarta është vazhdimësia e kësaj lidhjeje dhe,siç mendoi unë,për ,autori duke e trajutar pak njëanëshmërisë këtë personazh(duke i ngarkuar moshës së saj të njomë më shumë se një "gjynah"),desh ka rënë në grackën e popullit që thotë:-Çdo gëzimi tek jetimi!Por jo,më së fundi,ai e "çliron" veten dhe personazhin nga ky paragjykim,dhe të vjen mirë që ajo,Rezarta  që kish aq"faje",di të mposhtë "dallgët" që vërshuan mbi të dhe arrrin të krijojë familje të shëndoshë,duke u bërë dhe një punëtore model.
Natyrisht,autori në"ngrehinën e tij artistike" ka shumë personazhe.Po për mua-nuk besoj se do jem i vetmi- personazhi më madhështor(ai nuk zë vënd në gjithë dinamikën e romanit dhe,për këtë është për të ardhur keq),është ai i Fredi Gjolit.Ju lutem lexojeni me kujdes romanin dhe hajde  dhe më thoni,ku gjeni një baba të dytë si ai i Ritës.Mori rrugën deri në shkretëtirat e  Afrikës.vetëm e vetëm nga dashurai për të bijën.Jo se ajo,Rita,nuk mund të rronte pa një sy(ajo mund ta vinte ashtu siç edhe e vuri një sy të qelqtë),por ai donte ta shihte të bijën sa më të bukur:me sy fildishi!Ju lutem Ç'është më shumë dashuria e "Mbretit Lir" për të bijat dashakeqe?Mos i masim veprat me emra,por me mesazhin që përciellin tek lexuesi.Udhëtimi deri në Kajro i i babait  të Ritës nuk i ngjan atij udhëtimit që bënin dikur,në këmbë apo rrugë pa rrugë,beniaminët e Muhametit për të shkuar në Mekë apo për të parë Gurin mitik  të Akabasë.Jo ai është diçka më shumë.Me Fredin.të atin e Ritës,që e do aq me shpirt të bijën,sa do ta shoh dhe më të bukur,them që ka dhënë  një model prindi të papërsërtishëm.Ai bëhet i lumtur kur gjen një dhëmb elefanit,por autori,nuk tregon përrallë ku gjërat zgjidhen me hamëndje.Përkundrazi,autori e"çjerrë"atë çast të lumtur,kur mbrin  "bosi"Majer.Dhe ndodh ai fenomen aq i njohur në gjithë kohërat: varfanjakët kudo në botë kanë një emërues të përbashkët:dashurinë dhe solidaritetin për njëri-tjetrin.Plaka Retë është,si të thuash,katalizatori i këtij solidariteti.Më së fundi,fildishi përfundoi në duartë e rreshkura të Fredit,por kot nuk thonë:kur bën dasëm fukarai,griset daullja.Mamlukët ia rrëmbyen fildishin(për atë jepte dhe shpirtin) dhe,pastaj,ndodh diçka që,sado pak në "hije",po ka dhe vlera historike:dikush nga shqiptarët e kohës  së Mehmet Aliut jo vetëm ia jep fildishin,po e ndihmon që të tkhehet tek e bija,Rita që u bë me syfildishi.Nuk ka sakrifiçë më të madhe se kaq.

                                                *       *    *   
Romani,mandej,vazhdon me Ritën,Rezartën dhe me të tjerë e të tjerë personazhë të shumtë.Pa dyshim,në roman,gjen edhe jetën e ditëve të kohës së dikataturës dhe,para sysh,shfaqen edhe "kuadrot" e partisë me të gjitha poshëtrsitë e tyre dhe ,në këtë mes,ky roman,nuk ka seç thtoë  më tepër.Se tema të tilla,janë trajtuar.Ngrënia në besë e shokut,mëkëmbësja,për të bërë karrierë,spiunimi,kurvërimi,shfyrtëzimi i postit për të kënaqur orekset perverse,natyrisht,qenë tipare-ndofta të kamufluara- të atij sistemi.Dhe siç është Lame Zdrypi,ashut është dhe Valiu i pasaportizimeve, apo Teriku i kuadrit që,për të gjithë ne,të moshuarit,janë të njohura.Por shtylla kurrizore e romanit për mua,është  dashurai prindërore e Fredi Gjolit.Sikur i gjithë romani të vërtitej rreth tij,dhe mos kalohej,pak si tangent,në gjithë marathonën e tij të dhimbshem e fatekqe,romani do kish përfituar mjaft.

Sidoqoftë,Kristaq Turtulli,është për t'u përshëndetur se punon intensivisht në fushën e letrave,jo  për të"vrarë" kohën e mërgimit,po për të na dhënë vepra me vlerë,siç është dhe kjo vepër"Syri i Ritës".S'kam si të mos e uroj shpirtërisht,kur kam lexuar deri tani_në dorëshkrim- "Tulipani i Koresë.Gjithashut di që "Syri i Ritës" ëshhtë trilogji.Trilogjia në Shqipëri sikur ka "vdekur" prej kohësh,Sa e njoh unë letërsinië shqipe,ka vetëm një trilogji:ajo e Ali Abdihoxhës dhe më nuk ka.(Më duket se kjo e Abdihoxhës,në mos gaboj kishte titullin"Tri ngjyra të kohlës"),por mjegulla e kohës e nxori këtë trilogji,jashtë kohe.Kurse në këtë kohë,kur lexuesi është bërë tepër qibar se "interneti" po loz"arushë" me të gjihtë ne,"fatkeqët! që shkrujamë,Kristaq Turtulli me një vullnet prej titani,shkruan dhe shkruan romane.Dhe janë aq romane me aq vlerë,sa unë kam propozuar që mbiemri i tij,këtej e tutje,të jetë Kristaq Romani.E meriton?Pa  dyshim....

Në rrugën e rritjes së një romancieri

Nga Kostaq Duka



Nëse  shikon me vëmendje rrugën e botimeve të prozatorit korçar,  tashmë të njohur Kristaq Turtulli vë re se  tashmë nga dalja para lexuesit të librit të parë, novelës "Nëna" në vitin 1981 e deri më sot kanë kaluar 30 vjet. Kristaqi kur trokiti në dyert e rënda të prozës i pohonte vetes por edhe ne miqve të tij se   këto dyer do ti hapte tej e tej duke mos mbetur një  pasionant i thjeshtë i letërsisë , poezisë e prozës por një krijues që lexuesve do tu flase jo me zë minor por me zë të plotë. Pas novelës "Nëna" ai do ti përkushtohej me seriozitet letërsisë për fëmijë duke na sjellë në vitin 1988 vëllimin me tregime "Aventurat e arushit topik" në vitin 1988 dhe pas një viti më 1989 vëllimin " zogjtë" ku veç tregimeve përfshihej edhe një novelë.  Letërsia për fëmijë u mirëprit nga lexuesit, u vlerësua nga kritika e kohës dhe meritoi çmime vlerësuese. Në këtë rrugë në vitin 1989 nxorri novelën "Ana"  E megjithatë një ëndërr e madhe do të lindëte e do të bëhej shtysë e fortë për një punë më me pretendime krijuese. Ai donte të shpaloste aftësitë e tij si prozator në arkitekturën dhe  ndërtimin e "kështjellës" së prozës, romanin.
     Dhe  ja 7 vjet pas noveles Ana, brenda dy vitesh ai nxjerr dy romane " Hija e ariut" dhe " Hani me dy porta ". Ky i fundit, pa dritën e botimit dhe në gjuhën angleze  në SHBA në vitin 2009 duke u vlerësuar si një  arritje e shënuar e autorit edhe nga të huaj.  Këto romane si të thuash u bënë platformë për ngjitje të mëtejshme në gjininë e romanit duke sjellë vepra të reja me tematikë të ndryshme si "Ç'është jeta e një njeriu" 2003, "Vetmia e zërave" 2007, "Dëgjo  floriri im" 2009 , "Në trenin e linjës 16" 2010. Në gjuhën angleze përveç romanit "Hanit me dy porta" " The inn with two doors" ka botuar dhe novelën për fëmijë "Friends".
     Rruga e romancierit Kristaq Turtulli, tashmë është e hapur. Në këtë rrugë  një ndërmarrje e guximëshme dhe pretenduese. Tani në vitin e 15-të si romancier ai porsa ka dhënë për lexuesit romanin " Syri i dritës" që është pjesa e parë e trilogjisë " Hidhësia e puthjes" . Pjesa e parë do të pasohet edhe nga "Tulipani i Koresë" dhe " Në rrugët e Greqisë"
     Siç shihet edhe nga vetë titujt e romaneve që përbëjnë këtë trilogji  autori e sheh fatin e personazheve në një hartë të madhe gjeografike. " Syri i Ritës" zë fill  me të ashtuquajturin fshat të ri socialist Hoxharë qe siç thotë autori u ndërtua "nxitimthi brenda dy javësh në buzë të ish kënetes me ca parafabrikate si kërpudha të bardha pas shiut". Më tej do te  fokusohet në qytetin juglindor, ku lexuesi e ndjen se ka të bëjë me Korçën, dhe do sjellë ngjyrime e motive nga bregdeti, diku pranë amfiteatrit të Butrintit e për një kohë lexuesi do të  ecë edhe shkretëtirës në Egjypt dhe rrugëve e kafeneve të Kajros. Sikurse edhe në romanet e mëparëshëm edhe në "Syri i Ritës" autori merret me fatin e njeriut, kryesisht të dramave e tragjedive të tij.
   Autori  në mënyrën e vet që po shkon drejt një profilizimi origjinal, zhbiron në shpirtin  njerëzor, unin e subkoshiencën. Ai thellohet në motivet psikologjike, në të fshehtat e shpirtit njerëzor, butësinë e egërsinë, urrejtjen e dashurinë. Sigurisht rreth 40 personazhet kryesore e të dorës së dytë që veprojnë në roman u përkasin kategorive të caktuara sociale, janë pjesë e mjedisit social por për autorin pak rëndësi ka shpalosja e tablove të përgjithëshme, masive të shoqërisë, plagët e vërteta të saj, shpjegimi i shkaqeve etj.Syri i tij, thellohet në individët dhe marrëdheniet mes tyre, duke i dhënë rolin e një sfondi ambientit social. Lexuesi faqe pas faqe ndjek fatin e personazheve nëpërmjet situatave me dramacitet.
   Një dashuri që shndrrohet shpejt në tragjedi. Genti Tanushi djaloshi  nga jugu dhe Dile Oka shtatderdhur nga fshatrat e malësisë  bien në dashuri duke qënë të dy vullnetarë në Hoxharë. Fryt i kësaj dashurie Rezearta. Mes tyre një i tretë,  një i ri nga bregdeti. Marrëdhëniet tronditen. Kulmi arrin kur Genti bëhet deshmitar i tradhëtisë së gruas së vet. Një fund tragjik i çiftit. Hedhja më pas në dallgët e jetës e Rezeartës e cila pëson fatin e hidhur të jetimes.
   Në këtë pjesë të parë të Trilogjisë, Rezearta është heroi kryesor i romanit. Do ta shohim atë  në mjediset, përshkruar me tone të errëta të shtëpisë së fëmijës, në mes përbuzjes e keqtrajtimit. I vetmi ngushëllim ishte pylli dhe lëndinat pranë. Ngjarje të shumta do ta shoqëronin, rritjen e kësaj vajze disi të egër nga vetë rrethanat por që trashëgonte bukurinë e nënës së vet. Humb vajzërinë, në një aventurë  të ndjellë si pa dashur me rojtarin e pyllit e shohim më tej në kërkim të një mbështetjeje njerëzore në krahët e një peshkatari të martuar por me grua të paralizuar, nxjerr mësime nga jeta dhe vetpërmbahet deri në ekstrem,  lakmohet nga zyrtarë të pështirë por nuk bie më në kthetra,  u tregon vendin vajzave me moral të shthurur duke kërkuar pavarësi e dinjitet. Fati i Rezeartës bashkohet me fatin e Mane Memës edhe ky mbetur jetim në moshë të vogël e rritur me dashuri prej nëne të vërtetë nga Rita, gruaja e dytë e babait të tij ish fotografit Jetnor me nofkën Lecka. Në momentin e ndarjes nga jeta  Rita i beson Manes syrin artificial prej fildishi, që me shumë mundime e kishte sjellë babai i saj  tutje nga Egjypti i largët. Peripecitë e gjetjes së syrit zënë një vend jo të vogël në roman.
   Siç e përmendëm në roman  ndërthuren në veprime një galeri e madhe personazhesh. Merita e Kristaqit është që çdonjëri prej tyre ka profilin e vet pak a shumë origjinal, çka krijon kontraste e ngjyrime të forta. Kështu veç Rezeartës, Mane Memës,Ritës, Jetnor Leckës, Koçi Trokos, Fredo Gjolit zilepunues babai i Ritës shohim të vizatuara bukur edhe personazhe si përgjegjësja e turnit në shtëpinë e femijës Eli Begolli, roja i konviktit të shkollës profesionale në bregdet Nebiu, përgjegjësi i ofiçinës së parkut të tregtisë Lame Zdrypi, Rehita, plaka në Kajro që i fali Fredos copën prej fildishi etj.
   Rezearta së fundi gjeti strehën e ngrohtë familjare në shtëpinë e vjetër të Mane Memës. A do të jetë e bukur jeta e tyre ? Këtë sigurisht do ta mësojmë në pjesët në vazhdim të trilogjisë " Hidhësia e puthjes", në romanet që vijojnë "Tulipani i Koresë" dhe "Në rrugët e Greqisë"

Adnan Abrashi :KOSOVA DO TË JETË SHQIPËRI, SEPSE ASHTU E DO EDHE ZOTI!

(Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!)

Mjaftë kritikues të qëllimshëm tendencioz, apo (pseudo) intelektual të lajthitur “modernist”,  të cilët bashkimin e dëshiruar të shqiptarëve e shohin në Evropën e Bashkuar, pas disa deklarimeve të fundit të ish presidentit të Shqipërisë, Alfred Mojsiu, se “Kosova është vetëm një krahinë e Shqipërisë”,  të gjithë ata këtë herë, në opinionet e tyre reaguese, ngarendin të thirren në tendenciozitetin ofendues të kësaj deklarate që i bëhet dinjitetit shtetëror dhe integritetit territorial të shtetit ahtisarian dhe multietnik të Kosovës. Bile-bile, disa prej tyre, shkojnë aq larg, saqë kuptimin e saj e ngjasojnë sikur me qëndrimin zyrtarë të Serbisë, se Kosova kinse është krahinë e pandashme e integritetit territorial të saj.
Fatkeqësisht, kësi biçim (b)analistësh gazetaresk, kemi pasur në çdo kohë dhe me bollëk. Sa herë që nga ndonjë autoritet me ndikim aktualizohej në opinion çështje e bashkimit të trojeve shqiptarëve, me analizat dhe reagimet e tyre verbuese, degraduese, aspak vizionare dhe tërësisht antikombëtare në këtë drejtim, prezenca kujdestare e tyre vërehej kudo, e posaçërisht në disa medie me politika te ngjashme redaktuese.
Duke u mbështetur në funksionimin e përhershëm dhe të pacenueshëm të ligjit të të kundërtave,  i cili si proces vepron kudo në natyrë, këto kundërshtimet e tyre ndaj kësaj kauze, unë do t’i konsideroja vetëm si një tarafi tjetër i poleve antagoniste të këtij ligji në veprim, nga i cili fërkim, patjetër do të lirohet nxehtësia. Nxehtësia si reagim emocional i shumicës së dominuar, e cila detyrimisht në fund të këtij procesi, do ta prodhoj “produktin e ri” të shumëpritur final. Andaj, në këtë drejtim, aspak nuk kanë rëndësi çfarëdo qëndrime  (pseudo)intelektuale të disa individëve patologjikisht të verbuar nga politikat ditore, e, as ato të atyre ekstremistëve të padjallëzuar nacionalist shqiptar se, qysh nesër, pas 6 muajve,1 viti, apo diçka të ngjashëm si shpejtë, do ta kemi një Shqipëri të Bashkuar Natyrale. Kryesore për ne është se fërkimi ka filluar kaherë dhe nxehtësia si efekt po lirohet. Në këtë fazë progresive si proces, shumë me rëndësi është që të arrihet DETABUIZIMI i bindjes sonë të gabuar kolektive e cila në formë të frikës së prodhuar nga dhuna e ushtruar afatgjate dhe përmes marketingut të sofistikuar politik të armiqve tanë, është rrënjosur thellë në nënvetëdijen tonë kolektive si mohim.  Kohën e fundit, nga armiqtë tanë të brendshëm dhe ndërkombëtar, si “anti-dampingu” më i rrezikshëm në këtë drejtim, me sukses po na lansohet ajo ide iluzore, kinse ky bashkim i yni gjithëshqiptar, do të realizohet tek në Evropian e Bashkuar?!
Rreth deklaratës së z. Alfret Mojsiut
E, çfarë mëkati, pra, na paska bërë me këtë deklaratë z. Alfred Mojsiu,.?
Pa dashur që në detale të merrem me faktet të shumta teorike dhe praktike që edhe më tepër do ta favorizojnë këtë thënien e tij pompoze se “Kosova është vetëm një krahinë e Shqipërisë”, unë këtu si argument të fuqishëm do ta kisha përmendur vetëm një detal të rëndësishëm dhe të pamohueshëm historik:
Që nga viti 1912, kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e Përkohshme që doli prej tij nga përbërja deleguese përfaqësohej nga të gjitha trojet shqiptare, duk përfshirë edhe ato që ishin të pushtuara nga ushtritë e vendeve ballkanike që i dha këtij kuvendi karakterin e një Asambleje mbarëshqiptare. Më 4 dhjetorë të po këtij viti historik, kur u zgjodh Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit, midis 63 delegatëve të të gjitha viseve (krahinave) shqiptare, 16 ishin nga krahina e Kosovës, nga kryeqendra e saj e Shkupi dhe nga qytetet tjera, ndërsa 7 ishin nga Çamëria. Po kështu në Qeverinë e Vlorës, përveç Isa Boletinit, i cili, ndonëse nuk kishte asnjë postë shtetëror, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitetet tjera nga Kosova dhe krahinat tjera të pushtuara shqiptare, si Vehbi Dibra (Agolli) me cilësinë e kryetarit të Pleqërisë, Mehmet pashë Derralla, ministër i mbrojtjes dhe Hasan Prishtina që ishte caktuar si ministër i Bujqësisë. Në Pleqësinë e Kuvendit të Shqipërisë, më vonë, përpos Vehbi Agollit, nga Kosova dhe krahinat tjera shqiptare u zgjodhën edhe 3 anëtarë të tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga.
Pra, në atë kohë të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (28.11.1912), të gjithë këta 63 delegatë, nuk përfaqësonin ndonjë territor administrativ-politik të veçantë, por vise dhe krahina të banuara me popullatë shqiptare të cilët në mes veti i lidh gjaku, gjuha dhe kultura e përbashkët.
Edhe pse debati rreth kësaj deklarate të z. Mojsiut ende vazhdon, nga ana tjetër, Këshilli drejtues i Institutit Albanologjik të Prishtinës, me motivacionin se është figurë e rëndësishme e integrimeve mbarëshqiptare, i dëshmuar për angazhimin konstruktiv në kohën sa ishte president dhe angazhimin e vazhdueshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, ish- presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka shpallur anëtar nderi të këtij Instituti.
Nuk thotë kotë populli se, “Tupani bie për ata që kanë veshë”, e kush sot i ka ato në terezi, le të tentoj së paku “të dëgjoj” sa më mirë. E, sa për “të kuptoj” sa më drejtë, mbase kjo për shumicën do të vije tek më vonë
Krejt në fund, pa marr parasysh a dëshiron dikush ta pranoj këtë realitet apo jo,  rrugë e jona e realizimit të bashkimit kombëtar, veç ka nisur kaherë. Republikë, krahinë, apo sido që ta quajnë, Kosova vërtetë do të jetë Shqipëri, sepse ashtu e do edhe Zoti!

Kryqëzimi i demokracisë

Nga Ndue Ukaj

Në Prishtinë politika më e madhe bëhet kafeve. Ç’është e vërteta, kafet janë “arena” e vërtetë ku konfrontohen idetë, arena ku shpërlahet truni i njerëzve, arena ku të "mençurit" predikojnë për demokracinë.
Duke pi një kafe me ca miq, ashtu siç mund t’i ketë ndodh këto ditë çdo shqiptari, biseda na çoi në Tiranë, ku shëmtia e demokracisë ka dëshmua fytyrën e saj reale. Duke shpjeguar pa ngarkesa dhe barrikada të mendimit ato pak çka di e njoh për Shqipëri, njëri i inatosur me pyeti: Ti nuk je me Lulin? Miku i cili më njihte për një djathtist, me pyeti me shumë habi, të cilën rrallëherë e kisha parë në fytyrën e tij të qetë. Unë i thash, nuk jam me Lulin, por kjo s’do të thotë se jam me Edin. Ai natyrisht nuk u pajtua me mua. Turfullonte nga zemërimi, sikur qielli t’i kishte ra në kokë.
I shqetësuar për fenomenin e glorifikimeve dhe përbuzjeve ekstreme, me të cilat dukuri jemi mishërua si mentalitet, e për të cilën kam shkurar qysh kaherë, i thash se pikërisht ky mentalitet e ka kryqëzuar demokracinë shqiptare. Ndërkohë që pinim expressot, dëgjonim  tavolinat për rreth duke kuvendua të njëjtën temë. Unë i them:
Ata qe besojnë në këtë demokraci, e meritojnë këtë demokraci, e ata që besojnë në këtë pushtet, e meritojnë po këtë pushtet.
Pas një heshtje të imponuar, ju drejtohem: a e meritojnë shqiptaret këtë model demokraci e shteti…? Miqtë e mijë, të inatosur më përgjigjen, JO. Pse atëherë sillemi në këtë formë, duke bë tifozllëk politikë të rrezikshëm-i pyes unë. Në tavolinë u plandos një heshtje e zymtë, ashtu siç është e zymtësuar këto ditë demokracia shqiptare.
Kjo eksperiencë e imja, përjetohet çdo ditë, ane kënd botës shqiptare, në forma e variante të ndryshme. Atëherë njeriu racional, nuk ka sesi të mos trishtohet dhe pyet: pse barrikadohemi vetëm në polet ekstreme dhe nuk e kërkojmë asnjëherë atë “mesin e artë”?
Në këto ditë dramatike, kur demokracia e brishtë shqiptare, edhe njëherë ndodhet para sfidave të mëdha, ekzistenciale, shtrohet një dilemë e ankthshme, a jemi të gatshëm për demokraci?
Realiteti është i zymtë. Kudo hapësirave shqiptare, kemi parti politike, të cilat janë shndërrua në turma që besojnë verbërisht në një politikë dhe lider. Ndërsa përtej saj çdo gjë ka ngjyrë të zezë.  Partiashët, militantët dhe kopetë politikë, ose duan pafundësisht ose urrejnë pafundësisht. Ky sindorm, ka krijua ndër shqiptar një mentalitet tifozllëku, i cili është një dëshmi rrënqethese, sesa larg demokracisë reale jemi.
Unë nuk njoh shqiptar qe te jete i kënaqur me zhvillimet ne Shqipëri e vende tjera shqiptare, përpos politikanët dhe kopetë e tyre që politikën e kanë marr me yrysh dhe si mundësi për me sundua, mundësi për pasurim dhe karrierë, shpeshherë të pamerituar. Prandaj, është absurd ky soj mentaliteti tifozllëku, që si i tillë veçse po i forcon këto banda politike. Shqiptaret meritojnë me mire. Ndryshe, s’na mbetet tjetër përpos gjithë të heshtim, të pranojmë këtë nënshtrim të turpshëm dhe t’ i duartrokasim marrëzisë, te keqes, korrupsionit, krimit politike e ekonomik. Gjithë po nënshtrohemi dhe po duartrokasim para dështimeve tona. Ata qe mbrojnë këtë model të demokracisë shqiptare, e meritojnë këtë model te demokracisë shqiptare. Mirëpo ky model, është trajta më e stërkeqtë e demokracisë, për të mos thënë, nuk është fare demokraci. Shqiptarët nga veri e ne jug, qytetar e katundar, gege e toske, të krishtere e mysliman, çdo ditë ankohet, gjëmojnë, klithin për jetën e rend, për mungesën e lirisë, paperspektiven e plote…Atëherë për hir të një grushti njerëzish të dalldisur, a meriton te sakrifikohet pafundësisht dhe pambarimisht një popull i katandisur në mjerim? Atëherë për hir të kujt dreqit bëjmë tifo të çmendur, pro atij e kundër atij?
Kjo është pikërisht forma më e deformuar e demokracisë, e cila ka instalua një mentalitet të përjashtimeve, selemtikeve dhe ”normave” në funksion të pushtetit. Ky diskurs i fuqisë së pushtetit, është bë model i sjelljes së politikaneve shqiptar, mirëpo larg qoftë ky model nga demokracia e mirëfilltë.
Logjika e demokracisë shqiptare, në Shqipëri e Kosove, qëndron ne grabitjen e pushtetit dhe assesi ne fitimin e tij. E kjo grabite bëhet, jo për të qeveris, por për te sundua. Te vetmet vende ne Europe qe sot kane politikan despot, janë shqiptaret. Këta politikan, pa ngjyre e pa identitet, po fyejnë shqiptaret, demokracinë, po përbuzin vuajtjet e gjitha të këtij kombi dhe kështu po rrënojnë nga brenda kombin tone te sakatosur.
Ne një shtet normal, me një politike normale, s’mund të imagjinohen skena çfarë shihen në shtetet tona, qoftë andej apo këndej kufirit. Këto skena, nuk mund të ndodhin tensione, në qoftë se njëra palë është normale. Tensionet e drama shqiptare ndodhin ngase ne Shqipëri kemi dy pale te ndyta politike, secila me keqe se tjetra. Politikanet shqiptare janë skajshmerisht te djallëzuara dhe te afte vetëm për pushtetin e tyre.
Në Shqipëri, kemi me dekada që zotërohen nga një politikë pa moral, një politike e cila jeton për qejfet e saj dhe lukset e saj, një politikë që pushtetin se fiton, por e grabit. Kemi një logjikë despotizmi qe zotëron shtetet dhe kombin tone. Demokracia shqiptare është vetëm një togfjalësh retorik dhe jo assesi një mënyrë për të qeveris dhe ndërtua sistem modern, konform standardeve dhe vlerave universale të pranuara dhe njohura botërisht. Është bë një kohe e gjate qysh kur brenda kombit tonë, shteti bashkëjeton me te keqën, e stimulon atë, motivohet prej të keqes dhe assesi nuk i del ballë, për t’i thënë stop. Pa u shkëputur nga e keqja, nga mashtrimet, nga vetmashtrimit dhe logjika banditeske, nuk kemi sesi te ecim përpara. Shoqëritë tona kështu po bëjnë një vetenumrim të turpshëm. Shqiptaret edhe njëherë janë përballë sfidave te mëdha, pyetjet dhe dilemat e se cilës kërkojnë mobilizim te ndërgjegjes se pastër shqiptare.
Kjo mendësi po ja zgjat agoninë kombit shqiptar.
Shqipëria dhe shqiptaret ndodhen ne këtë agoni pikërisht nga retorika shterpe dhe mendimet e barrikaaduara pro X dhe kundër Y. Kjo që shohim mund të jetë çdo gjë, përpos demokraci.
Po e mbylli me një mendim shumë domethënës të Mahatma Ghandi, të cilën e përdorën në këto ditë dramatike, shumë miq në facebook për të shprehur shqetësimin dhe zhgënjimin me atë që po ndodh ndër ne: “Neve do te na shkatërrojnë këto gjera: politika pa principe, kënaqësia pa ndërgjegje, pasuria pa punuar, dija pa karakter, biznesi pa moral, shkenca pa humanizëm dhe adhurimi pa sakrifica”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...