Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/17

Dikur kam pirë ujë në një krua lot të kthjellët.








CIKËL POETIK NGA VEHBI SKENDERI 






Shkallet

Përditë ngjit mijëra shkallë që të të them “Mirëmëngjes!” Sa të të dëgjoj pak zënë.
Shpesh ndjen njeriu urinë e një fjale të butë e të pathënë
Më shumë se urinë për një trohëz buke.
Shkallë-shkallë sa të të them: «Nesër mos më prit!”
Mike! Pse më jep përditë krahë Dashuria! Dhe shpesh m’i këput krahët?
Mijëra shkallë! Nga superxhirot zemra po më çahet.
Pse më injektojnë helm çdo orë hallet meduza? Pse e mira çapet si qerre?
Dhe e Keqja si vetëtimë?

Mike! Më mirë vij rrëfehem te ti
Se në Katedralen Notre Dame de Pari...

Shkallë! Me koracë akulli e ballëdirsur
Për të soditur gjoksin tënd që dallgëzon si det nga frymëmarrja.
E për të të çuçuritur me një frymë :
Mike! Ndarja qenka më afër sesa takimi ynë…

Shkallë-shkallë! Që të përsërit pyetjen e përditshme : Si ke fjetur ?
Dhe pyetjen e çuditshme: Ku ka tretur loti im? Kush e ka gjetur?
Mijëra shkallë! As lodhem dhe as më këputen këmbët.
Kur presin dhëmbët hekur nga acari. Kur akulli tretet.
Kur vuajtjet e mia nuk i nxë as varri, as detet!

Shkallë! Shkallë! Në të dy anët e rrugës pemët. Shkurret dekorative. Trëndafilat. 
Vilat në Bazel e në Rajnah. Vitet e ditët e mia rresht. Çapen bashkë me mua…

Dhe po qe se më pret Ti mbi Çatinë e Rruzullit. E po qe se më thua ti
“Jam në Everest”, unë vij në çast. Sado të bjerë dëborë e çfarëdo ere që të fryjë.
Ngjitem! Bashkë me pajimet e mia: Ganxhat, çekiçët e litarët alpinë…
Dhe bashkë me shkrepat e tetëdhjetë (80) viteve mbi shpinë.



Thuaja henes

Kur ke diçka per te me thene
diçka qe nuk te shqitet e s'e mban dot per vete
qe s'avullon si shiu e si bora nuk tretet
E ngado qe te ikesh pas te ndjek kemba-kembes
Trokit ne Hene! Thuaja Henes!

Kur te bezdisesh nga nje grigje halle,
Mos u besosh as engjejve as djajve
As gureve e sendeve reale
E s'ka njeri qe te çliron nga dhembja
Dhe nga Verdikti i Akullt i se Thenes
Prit sa te vije mbremja. Thuaja Henes !

Kur s'u ze bese me as hijeve as enderres
As blozes qe te nxin, as bores qe zbardh majave
as miqve tend te afert, as tezeve, as dajave
e kur e ndjen zbrazetiren gjer te dhembja
dhe asnje vinç gjigand s'mund te te ngreje nga renia
Thuaja Henes - prit sa te vije mbremja.

Kur ke nje plage, nen ije, qe djeg sa te than peshtymen
Dhe te mundon çdo çast, te ze si varri frymen
Diçka qe i ngjan tymit e mjergulles se nje dite
Ku ngaterrohen lemsh: zbavitje e cfilitje

Kur ke ne gjoks nje plage, gur te rende!
Brengosje e plagosje. Makth! Brenge poshtruese
E je shterur krejt duke besuar
Diçka qe s`ia thua as vetes sate as nenes
Trokit ne Hene! Trokit ne Hene! Thuaja Henes!

Sado e larget qe te shtiret e mizantrope:
ndoshta dhe te mjekon?
Ndoshta te nxjerr nga llumi i kesaj bote?

Dhe ne mos te shpetofte ajo
ndoshta te merr me vete ne hapesire:
Ku ne mos qofsh e lumtur
te pakten je e lire.




KUSHTETUTA E KONFEDERATËS 

HELEVETIKE

Vërtet. Këtu mbrohen me ligj nga Shteti, tok me njerëzit
Pyjet, shqerrat, breshkat, hamshorët.
Mua më ngjan se Kushtetutën e këtij vendi nuk e shkruajnë statistët
E Parlamenti,
Po mjelmat, ujqët, iriqët.

Dhe para se të marrë rrugët e hapësirat nëpër botë,
Në këtë Kushtetutë, krahas e dorazi Burrave të Shtetit
Firmosin, nen për nen: Kaprojtë, dhelprat, zogjtë.

Bernë, 1 gusht 1996

ZEZAKJA E BERNËS

Më buzëqeshi Fati. (Nuk di: së mbari a së prapi ?) Sot mes Bernës vërej
një negre.
E kush s?kthen kokën drejt asaj? Ajo i ka të gjitha cilësitë
E bukurisë greke e persiane. Shih! Gëzofi i bardhë i kësaj dite
zvicerane
Qumësht, i shkon si fustan dasme, mrekulli.

E pyes veten: Qyshkur Fidia po e gdhend Venerën në mermerin e zi?

Katran e zezë, më tepër se kafeja e pjekur, bën hije. E çdokush e ndjen

Praninë e saj, që dhjetë hapa larg, pa e prekur. Sytë i xixëllojnë si
shpuzë.
Përhap afsh e gëzim si e dehur prej verës,
që të deh posi verë, pa e vënë verën në buzë?

Me mëngë zhapone, gjerdhan e minifund, mbart muzgun e përrallës.
Ndoshta
I ngjan edhe xhunglës, si një mister pa fund. Vështrimi i saj gjëmbon,
gati
Të shpon si ferra. Ndjen se e çmojnë të gjithë. Po ngjan se s?pyet për
vlera,
Në këtë botë pa vlera.
E teksa buzëqesh, me një lëvizje blic, që askërkënd
S?përfill, i shkrepëtijnë dhëmbët si dëborë.
Kokëlartë gjer në qiell, shkel mbi kalldrëm me ritme, tundet plot
hijeshi.

Unë pyes veten : Qyshkur Rodeni po e gdhend Kryeveprën e vet,
Nga mermeri i zi.

Bernë, 10 gusht 1996


LUTJE  PËR  ZONJËN  E  ZHYLVERNIT

Kjo Flokëverdhë zvicerane, ndoshta shumë më e re dhe më e bukur se unë:
Çdo ditë kalendarike kryen dy ditë pune (8 orëshe) duke i shërbyer
Qenit të vet me emër famëmadh Zhylvern.

Kjo Flokëverdhë gjermane-helvetike, që i ngjan asaj lules së mbirë mbi
liqen:
Kjo Lorenlaj, shfaqur nga fundi i legjendës a fundi i Liqenit Leman,
kjo
sykaltër
Që mund të fitojë në Hollivud katër çmime Oskar për bukuri,
Dy ditë pune në çdo ditë kalendarike ia përkushton Mikut të vet
Zhylvern.

Unë e përshëndes përditë e më shpesh dhe, sa herë që më ndesh, ndjej
një
drithërim
Të prushtë. E, s?di sesi, një ditë, një çast, i ndodhur tepër bosh e
tepër
ngushtë
I flas plot ëmbëlsi: ?Zonjë, më falni që po u ndal, më falni për çka iu
them
Sepse e di që s?kam Emër të Madh si Miku juaj Zhylvern.

Por iu betohem sinqerisht, për Perëndi, ju dua sinqerisht. Me tërë
mallin
E shpirtit tim ju  dua. Ndaj eja rri me mua bashkë. Nuk them një natë
dimri.
(Kur nata është e gjatë.) Së paku një orë me mua rri çdo natë?

E, në qofsh shumë e zënë me Mikun tënd Zhylvern
Dhe s?ka hapësira bosh dita kalendarike
Ndalo veç një minutë, si kanarinë e artë, me biskun pranveror të kësaj
Erotike.

Reinach, 12 prill 2001

EMIGRANTËT

I dua fort! Iu falem pyjeve të Zvicrës. E më kënaqen kërcet e hundës
Nga aromat e blirit e të pishës. Po shpesh, tek i vërej, më kap 
trishtimi.
Më kap një pikëllim e mundim sfilitës. Ashtu  si i vranë me artileri
Talebanët statujat e drunjta të Budës: pushtetarët injorantë vranë
pyjet
Në Shqipëri. Pyjet!

M?i sharruan e m?i faruan krejt. Tani, kur shkon andej, ndjen mall të
shohësh
Një iriq, një kaproll a një çakall. Ku u zhdukën? Thua janë bërë si unë
dhe ata
Emigrantë. Po thëllëzat, gargujt, turtujt, mëllenjat e fazanët, ku
fluturuan?
Ku kanë ikur? ?Kanë emigruar ilegalisht, në drejtim të paditur,? thonë
policët.

?Janë regjistruar nëpër zooparqe në Suedi, në Groenlandë e Kanada,?
japin
alarmin
Të gjelbërtit, si ?azilantë?. Xhahilët analfabetë, m?i shfarosën tërë
llojet
E drurëve: Ahishtet, bredhat, arrat, panjat e gështenjat. Shih
ç?katrahurë
E tmerrëshme! Fidanat e njomë dy vjeçe e rrobullat e rrallë
qindravjeçare.

Brigjet e kodrat, dikur, me gjithfarë drurësh të gjelbër janë zhveshur,
janë
Plasaritur e janë djerrur. Krojet, gurrat e përrenjtë, në vendin tim
janë
mpakur
E janë shterrur. M?i sharruan e m?i masakruan krejt. M?i  shitën e
përshitën.
M?i shkulën e m?i shpërngulën. M?i cunguan e m?i zhdukën tërësisht
pyjet
Në Atdheun tim. Pemët e hijshme e fidanat e parritur m?i linçuan e
shkuan
Në linç (jo Ku Kluks Klanët, po xhahilët! ) sa nazistët hitlerianë
hebrenjtë
e pafajshëm
Në Aushvic.

Ndjej mall e përlot sytë, kur vërej pyjet e Zvicrës e Alpet e larta
E nuk e shqit vështrimin dot nga degët e pemëve: kërkoj turtujt e
fazanët
e mi
Emigrantë.

Ndoshta po takoj ndonjë sish.

Reinach, 3 maj 2001


MOS U MASHTRO, BABUSH

E ku ta dish, Babush, ku ta dish, po të mashtron vogëlushja Ksenja kot,
Me një tubetë çamçakiz. E ku ta dish, Babush, ti ku ta dish.
Nesër ti ndoshta do ta kalosh tri herë Atlantikun tejendanë
Që t?ia dëgjosh pak zërin. Apo t?i ulesh dy sekonda asaj pranë. Nesër!
Nesër
Kjo kiliane a braziliane e vockël, që ka emrin Ksenja, Juliana e Syene,
Mjaft të formojë në celular dy tinguj, dy rrokje, mjaft të të japë
shenjë
Qoftë dhe me zë çuçuritës (prej mijëra kilometrash largësi ) që ti
Të turresh te ajo me shpejtësinë e dritës!

Mos u gabo! Mos u mashtro, Babush, me një paketë çamçakiz apo një
Karamele.
Nesër
Mjaft të të çuçuritë e pëshpëritë diçka në vesh ajo. Mjaft të të pyesë,
me çerek- buzë:
?Më do?? Mjaft të të llastohet pak: ?Ty të mendoj gjithmonë?, të
bredhësh
nëpër
Gjithë pyjet e Brazilit e të zgjedhësh papagallin më të bukur në
Amazonë
Për t?ia sjellë dhuratë.

Mjaft të të tundë kryet pak ajo, duke zvarritur zërin: ?Më do, vërtet,
do?....
Të shkulësh lisa, ti, bambu e baobabë dhe të sjellësh trëndafilët
flakë,
që ngado. Mjaft
Të të presë ajo, diku, edhe të të përcjellë. E ku  ta dish, Babush, ti
ku
ta dish.
Mos u gabo, mos u mashtro Babush, me një cigare çamçakiz, një copëz
çokollatë
Apo një karamele.

Mjaft të të tundë doçkën pak ajo, nga Rio De Zhaniero a Kryeqyteti i
Globit
Gjenevë, që ta shalosh si pelë bizonin më të tmerrshëm. Mjaft të të
tundë
pak
Vogëlushja Ksenje, atë kaçurel të verdhë, mjaft të të puthë pakëz kjo
gazele
Dhe gjithë rëra e plazhit të të duket ar.  Dhe vezullojë si perlë çdo
grimcë
që shkel
Ajo: E të fluturosh ngado si meteor të përshkosh Qiellë?.

E ku ta dish, Babush, ti, ku ta dish. Mos u gabo. Mos u mashtro Babush
ti
Me një karamele.

Bernë, 27 tetor 1996


LAJMET

Lajmet, zilkat e trishtuara të bulqeve
Që bisedojnë me Hënën,
Lajmet, dhëmbët verdhacë e të zinj të ujqeve
Që ma shkyejnë zemrën.

Lajmet, e mjera Shqipëri

Presim ta lexojmë Buletinin Meteorologjik
Që ta mësojmë
Si do të jetë nesër moti.
E mjera Shqipëri!
Më ngriu akull loti.

Bernë, 12 mars 1997


 I DASHUR SOKRAT

Që të dy, ne me sa shihet, kemi Fat të njëjtë ? Çapemi nëpër mjergull
të njëjtën rrugë, pak të trishtuar. S?është kështu ? Që të dy nuk jemi
kaq
të rinj, po s?jemi as të moshuar. Nuk kemi humbur asnjë biznes pasi
asnjë
s?kemi filluar.
I urti Sokrat. Ti duket po qesh me mua. Ç?farë po më thua kështu. Që të
dy kemi boll Fat:
Unë që kam për mik një qen besnik si ty dhe ti besnik më ke mua.
S?është kështu ? E di, e di ! Që të dy jemi të varfër deri në skajmëri.
E, me sa duket, që të jesh i varfër, nuk qenka aq punë e lakmuar, e
ndoshta
as punë shumë e pastër?
I dituri Sokrat, unë mendoj se ndonëse jemi mjaft të ndryshëm (njëri
katërkëmbësh
dhe dykëmbësh tjetri): kemi fat të njëjtë. Kështu është . Bile, ndoshta
edhe karakter të njëjtë. Që të dy jemi kurreshtarë, pak më tepër se sa
duhet.
Kemi nuhatje të tepruar. Ndonëse dihet ku të shpie kjo shqisë. Besojmë
lehtë
cilindo. Ndoshta edhe kur s?duhet besuar. Nuk i ngjajmë aspak adashit
(emnakut)
tënd, Sokratit Plak, që meqë nuk i zinte besë askujt, piu helmin.
I ndrituri Sokrat ! Ndoshta kështu edhe qënka thënë. Jemi lindur nën
një
hënë. Jemi parë (njohur) me hënë të mirë. (Hënë të plotë) Kemi lehur
nën
një hënë. Ndoshta edhe jemi dehur, duke vërjejtur nëpër re një natë, të
njëjtën hënë. Ndoshta edhe duke ngrënë bashkë në të njëjtën pjatë.
Që të dy jemi qytetarë zviceranë ilegjitimë. Të papranuar si qytetarë
legjitimë.
Dhe emrat tonë nuk figurojnë fare nëpër regjistrat dhe katedralet
helvetike,
sikur të jenë kallur në ndonjë Vrimë të zezë kozmike.
I ndershmi Sokrat. S?është kështu? Kemi të njëjtin hap. Sa herë lutemi
vërejmë
Lart. Dhe
Kemi Fat të njëjtë. Folmë, s?është kështu? Që të dy jemi të dashuaruar
marrëzisht,
me të njëjtën grua. Që të dy e vërejmë drejt e në sy, sa na digjen
faqet
prush nga dashuria. E përcjellim me sy, derisa na zhduket hija e saj në
horizont. Po ajo, djallushka, me sa duket. Me sa di unë t?ia lexoj
sytë,
nuk do asnjë nga ne të dy. Djallushka. As mua dhe as ty.

Reinach, mars 2001

DIKUR

Pikat e shiut,
drumbullijnë pareshtur në dritare, si poplat e dheut në një varrim
përmbi qivur.
Që nga ky çast, çdo gjë që shkon dhe ikën, shkrihet nëpër dyrrokëshin
Dikur, Dikur, Dikur ?

Dikur kam pirë ujë në një krua lot të kthjellët.
Dikur kam folur miqësisht me Darin (Plakun) e Keopsin
Dikur kam dashur një biondinë me sy të qiellta.
Dikur kam mbjellë trëndafila mbi rrënoja dhe kaosin


PËRGATITI FLORI BRUQI


Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit



Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic approach"
image de l'article

Igli Tashi, një studiues shqiptar që prej vitesh jeton në Lozanë, ka botuar këto ditë në bashkautorësi me prof. S. Ghernaouti-Hélie të fakultetit Ekonomik në Universitetin e Lozanes librin i cili titullohet "Information Security Evaluation: a holistic approach".

Ky libër mbi tematikën e sigurisë së informacionit është botuar nga EPFL Press dhe jashtë Zvicres shpërndahet e propozohet nga CRC press, një shtëpi botuese e njohur në fushën e publikimeve shkencore.

Igli Tashi është doktor i shkencave në Sistemet e Informacionit (fusha e meanaxhimit të riskut dhe sigurisë së informacionit), Kërkues shkencor - Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Lozanës. Nga muaji shtator 2010 ai është Senior Auditor për një firmë të mirënjohur në fushën e auditimit.

Ka punuar për pesë vite në fushën e kërkimeve shkencore/Lektor - Universiteti i Lozanës, po ashtu pesë vite ka qenë këshilltar në fushën e sigurisë së informacionit për organizma të ndryshme publikë e privatë. Në rolin e mësimdhënës në fushën e ekonomisë dhe të auditimit në disa institucione të specializuara ai ka punuar për 3 vjet me radhë dhe në shërbimi i Anti-vjedhjes në sektorin e sigurimit - 1 vit.

Tashi është anëtar aktiv dhe pjesëmarrës në aktivitet e zhvilluara nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës (AEAUL) që prej vitit 1997.

Nga BEDRI MYFTARI :Poemë kushtuar poetit rebel Vehbi Skënderi


SHPIRTI I POETIT





Sirenat i prenë flokët e gjata,
heshtën shtojzovallet , orët e maleve,
Tutje Lugjeve të Verdha mbi Bjeshkët e Namuna,
U meh qumështi në gjinjtë e bardhë të zanave,
Osman Taka gremisi sytë në legjendat e valleve,
Yjet qiejve ngrinë,
E përmortshme me ding-dangun e këmbanave tringëllin,
Muza e poetit me emrin Ofeli.
Thur kurora me trendelina në malin Leni,
Lida ,vajzë dëshiri, vajzë e vetme,
Si Shehrezadja e njëmijë e një netëve,
U bë qyqe e qyqon,
E me ligje pellazgjike ligjëron:
-Ku ku, babë!Ku ku baba!
Baba shakryt tat! Baba shakryet tat!
Ike i zhgënjyer,
S`pe një ditë të bardhë, s`të gjeti shpirti rehat,
Baba shakryet tat! Baba shakryet tat!
Qielli mbi Kosovë e Çamëri
Në gjysmështizën e pikëllimit
veshun me kuq e zi.
Edhe unë Vehbi,
Derdha lotë, derdha vargje për ty,
Se ti i përket racës së poetëve,
Po raca e poetëve nuk është standarte,
Ka poetë me fantazi si flaka e vetëtimave
Por me shpirt të zi si të demonëve,
E me ndjenja të mbyllura
Në sarkofagë prej akulli,,
Ka poetë me ndjenja të buta si lulet,
Me shpirt të dhimbshëm,
Deri në dhimbje.
Por shpirti i tyre është i bindur , i nënshtruar,
Rri i mbyllur tërë jetën
Në kafaz e kraharuar,
Tek dera e ruajnë:arsyeja, frika,
Si gardian qelishë,
Si murgj manastiresh,.
Por ka edhe poetë,
Me shpirt të pabindur dhe rebel
Që nuk e përfillin arsyen, frikën,
Si gardianë qelishë, Murgj manastiresh,
Kësaj race i përket edhe ti ,Vehbi.
Shpirti yt fluturon i lirë hapësirave,
Nuk i bindet arsye- frikës
Si gardian qelishë,
Murgj manastiresh,
S`i ke përfillur eprorët,
I ke injoruar këshillat e profetëve,
Filozofëve,
Mbi edukatën , moralin,
Mbi nënshtrimin ndaj së panjohurës,
Nuk u je bindur ligjeve,
Pjellë e shpirtrave të ngrirë,
Mbuluar me sarkofagë akulli,
I neverisje karrieristët,
Që zvarriteshin, lëpiheshin, intrigonin,
Mashtronin, shisnin dhe nderin,
Vrisnin dashurinë e tyre,
Deri sa shfrynin epshet për pushtet,
I urreje deri në hakmarrje,
Vrasësit, sadistët.
Ligji suprem për njerëzit,
Është njenjtë për të gjitha krijesat,
e planetit,
Si për të gjithë elementët e universit.
Yjet me jetë miliarda vitesh,
këputen një ditë,
Veniten thithen nga vorbulla e rrymave,
të zeza, qiellore,
Enigmën,
Edhe krijesat supreme të planetit,
Me emrin njeri,
Shuhen , veniten një ditë,
Shpirtrat e poetëve të bindur, të nënshtruar,
Shkojnë në amshim
E treten në kaosin e hiçit,
Kurse shpirti yt , rebel, Vehbi,
As yll nuk pranon të bëhet,
Që të shkëlqejë netëve,
I ftohtë ,i ngrirë , kallkan.
Ti poet me shpirt rebel,
Do rilindësh përsëri,
Jo me frymën e shenjtë,
Si Jezusi,
Por nga mëkati i mollës së ndaluar,
Nga një baba e nënë tjetër,
Ndoshta do rilindësh në Australi,
Afrikë, Amerikë, Europë,
Po gjithësesi do rilindësh në planetin tonë,
Me emrin e bukur Tokë,
E përsëri shpirti yt do ti përkasë racës së poetëve,
Do të jetë rebel, i pabindur,
Me urrejtje të përjetshme,
Kundër tiranëve,
Diktatorëve,
Kriminelëve…

***********



Nga viti 1996 Vehbi Skënderi jetoi dhe në Zvicër, ku ka vazhduar krijimtarinë e tij poetike dhe publicistike


image de l'article

Më 13.06.2011, në orën 04:30, pushoi së rrahuri zemra e lirikut të madh Vehbi Skënderi. Në spitalin kantonal të Bazel Landit, Bruderholzspital, ku u shtrua në mëngjesin e datës 11.09.2011, krijuesi Vehbi Skënderi pati pranë deri në çastet e fundit gruan, vajzën, dhëndrin dhe nipat.


Poeti Vehbi Demir Skënderi ka lindur në fshatin Strelcë të Korçës në maj të vitit 1927 në familjen e një kleriku të lartë. Shkollën fillore (me pesë klasë) e kreu në fshatin e lindjes në vitet 1934-1939. Në vitin 1940 u mobilizua me forcë nga ushtria greke në vijën e parë të frontit për hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve.


Në vitet 1941-1943 vazhdoi studimet fetare në Medresenë e Lartë Tiranë. Në majin e vitit 1943 ndërpret studimet dhe del partizan ku iu mbijeton dy plagosjeve. Në vitin 1944 pranohet në radhët e Partisë Komuniste Shqiptare.


Në vitin 1961 kryen Fakultetin Histori-Filologji. Shkrimi i tij i parë që gjen jehonë të veçantë ishte ai i botuar më 1945 tek Bashkimi, me titullin "Myfiti", ku bën portretin dhe historinë e një çami nga Filati.


Në vitet 1949-1953 është redaktor në revistën Miqësia ndërsa në vitet 1955-1956 në revistën Hosteni me Spiro Çomorën. Në vitet 1956-1959 është korrespondent special në të përditshmen Bashkimi. Nga viti 1960 deri në vitin 1967 punoi në revistën Ylli, ku ishte gazetar dhe anëtar i kolegjiumit. Në vitet 1972-1974 ai ishte redaktor i poezisë në Shtëpinë Botuese „Naim Frashëri".


Veprimtarinë publicistike, Vehbi Skënderi mundi ta rifillonte vetëm pas vitit 1992, me rrëzimin e diktaturës. Në këto vite ai ka botuar publicistikë dhe poezi kryesisht në gazetat e përditshme "Rilindja" dhe "Bota Sot".


Poezinë e parë, Vehbi Skënderi e botoi në revistën "Letërsia jonë" në vitin 1947.


Më 1950, me propozimin e poetit Lasgush Poradeci, pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, pa qenë kandidat.


Më 1953 botoi librin e parë poetik, Këngët e para. Prej atëherë ka botuar librat poetikë Vjersha (1958), Fletë nga ditari im (1964), Vjershat dhe poemat e Drinit (1969), Vazhdim i një bisede (1971), Vdekja e Ofelisë (1971), Shqiponja e Vermoshit (1972), Përsëri mëngjes (1973), Vjersha dhe poema të zgjedhura- Kolana e poezisë shqipe (1973), Kumbojnë vitet (1983), Nxitoj (1987), Bëjmë sikur (1995), Hëna e vjedhur (2000), Zvicra Shqipëria ime (2004). Për "Fletë nga ditari im", në vitin 1966 Vehbi Skënderi mori Çmimin e Republikës.

Vëllimin e fundit, "Mirëmëngjes, Shqipëri - Lirika të një tetëdhjetëvjeçari", i cili ndodhet në dorëshkrim, poeti Vehbi Skënderi e përfundoi në fillim të vitit 2009.


Përplasjet e tij me regjimin e kohës dolën hapur në vitin 1967. Po atë vit, me një grup të shquar intelektualësh – Profesor Selman Riza, Profesor Ligor Mile, Profesor Dhimitër Pilika, Kolonel Dilaver Radeshi, historiani Zija Shkodra, majori Bektash Bedo etj. – ai përgatiti një "Brigadë shtypi" dhe e dorëzon për botim në Zërin e Popullit, të cilën Byroja Politike e cilëson veprimtari armiqësore. Në Komitetin Qendror gjatë seancash të terrorit të gjyqit politik e akuzonin për veprimtari antiparti sepse sipas tyre sulmonte institucionet e superstrukturës të diktaturës dhe nacionalist meqë Kosovën e shihte si pjesë të Shqipërisë.


Më 1967, për pesë vjet rresht Vehbi Skënderi, tashmë autor i ndaluar, dërgohet në Vaun e Dejës, i dënuar me punë korrektuese. Një vit më vonë, në Kantjerin e Zadejës, dërgohet me punë fizike. Më 1974 ai përjashtohet nga partia, nga Lidhja e Shkrimtarëve, nga puna, i digjen librat dhe i ndalohet botimi.


Pas rreth dhjetë vitesh i rikthehet e drejta e botimit. Del në pension në vitin 1987 duke qenë korrektor në repartin e dispensave në Kombinatin Poligrafik.


Prej 15 qershorit të vitit 1996 Vehbi Skënderi jetoi dhe krijoi në Zvicër me familjen e tij të dashur, me gruan, dy nipat e tij, dhëndrin Skënder Buçpapaj dhe vajzën e tij të vetme Elida Buçpapaj, të cilët e rrethuan me dashuri dhe përkujdesje shembullore deri në fund të jetës së tij.


PËRGATITI FLORI BRUQI

POEZI NGA FREDERICK TURNER


SONATAT E NJË SHTEGTARI



TERMINUS

Përtej në qoshe, përmbi kodrinën e largët
Ku treni i fundit te stacioni i fundit ndalon
Dhe avulli soset në muzgun e artë të acarit—
Tamam paqja e mendjes—destinacioni final.
Dhe diku lart përpara, në ngjitje, një shtegtar,
Të cilit tani i duhet të hedhë trastën përmbi supe,
Aty afër di një vend ku gjenden miqtë e vjetër,
Miqtë që kurrë më nuk do të vjetërohen:
Një soj stani me pamje nga jugperëndimi,
Një kuzhinë-kopshti, siç këmbëngulin letrat
Një avulli-hardhish, dhe një furrë e jashtme...
Kush do e mendonte se një vend i tillë ekziston?
Ndalon në rrugë të shohë prapa, dhe psherëtinë.
Një shtëllungë tymi akoma zgjatet në qiell.

BARABAR

Shtegtari bën konak diku në ato kodra,
Ca njerëz shkundin gështenjat për të bërë pastë;
Djemtë këpusin kërpudha të egra për vajzat,
Pjata e asaj nate bulmyer nga shija e tyre.
Një zonjë flokëzezë ushqehet jashtë në tarracë
Ku dielli i shtatorit çan përmes verës së saj.
Është në të gjashtëdhjetat, e bukur, trashëgimtare,
Gjethet kafe kundërmojnë në vërën e ndritur me diell.
Ata u panë dje atje lart me njëri-tjetrin,
Në ngjitje drejt malit të mermertë që tani shkëlqen
Në një ar të bardhë brilant në ajrin e muzgut;
Ajo figuronte nganjëherë në ëndërrat e tij.
Në mos ai e ka njohur atë dikur në atë jetën tjetër?
Në mos qe ajo trashëgimtarja e tij, Gruaja e tij?

SHTEGTARI I HUMBUR

Ai mendon se është një grimcë informacioni
I humbur në zbrazësinë e çuditshme të kohës;
Por madje edhe në këtë valë desolacioni
Ai gjen një farë rehatie tek rrokullisja.
Hijet e mëdha të reve i ngusin rrëketë e grykave
Ku rrebeshi i zemëruar përplaset shkëmbinjve
Por atje është një pemishte boronicash dhe dëllinjash
Ku një gjysmë-kalbur mendje-shituar qëndron vetëm.
Dikush ka lënë ca ushqime të konservuara aty poshtë
Në një kolibe, çatia e së cilës akoma e mbanë shiun;
Tani vjen një pëshpërimë e zgjatur gjëmimi;
Ai mendon se është më mirë ta ndez prapë zjarrin.
Kush e la atë shishe uiski, ato produkte ushqimore?
Që ai vetë, por i mbështjell në një tjetër lëkurë.

ERË

Njëherë, në tokat e Jugut, në një shtator me vapë,
Ai shtegtoi pranë një lugine ku era
Shndërroi shelgjet lotuese në zhumile dhe hi
Rrokullisi plepin e madh deri në pafundësi.
Era e Jugut solli erë byku të tharë që nga larg.
Qielli i kaltër dhe i kthjellët u shfaq në gjethet e lëmuara.
Ai në krahët e monofilamentit pa
Një dragua me sythe diamanti që shkëlqeu kalimthi.
Kapuçat konike të qepariseve lëkunden poshtë e përpjetë,
Jeshile të ndezura kundrejt degëzave me nuancë të portokalltë.
Pastaj u ngjit ngadalë hëna e vobektë
Aq e madhe dhe e zbehtë sikur të ishte e krijuar për së pari.
Pra ajo ishte toka e Jugut, në të cilën pat përfunduar.
Dielli i para-mbrëmjes shkëlqeu nxehtësisht pambarim.

KOHA DHE HAPËSIRA E TIJ

Çdo mëngjes kur zgjohet zgjatet për të marrë
Syzet dhe sahatin, kohën dhe hapësirën e tij.
Është një ves i vjetër, që nga përtej bregut
E mënjanon atë nga klima e gjysmë-harruar.
Por tani e sheh menjëherë se mund të shohin
Dhe e di se sahatet nuk kanë më rëndësinë.
Por tani ka ardhur nga ky luciditet,
Nga kjo gjerësi, tani përqendrim i gjithanshëm, ose
Ëmbëlsi e orëve të lira, këmbëngulje e tekave
Në këtë apo atë kafe apo katund—përse,
Për të kjo është e gjitha një mister:
Si këto re të ndezura nga dielli përgjatë qiellit
Dhe këto dru të lëmuara nga vjeshta e ylbertë
Tani janë masa e vetme me të cilën matë.

MARRËZIRA

Ngjanë sikur në atë jetë, që dikur e dashuroi,
Marrëzirat dhe mëkatet ia shënuan ditët e mëvonshme:
Mizori pa dashje; braktisje; ftohje shoqërish të vjetra;
Dinakëri, mbajtje rezultatesh, komfort, dhe vetë-lëvdata.
Pat edhe nga ata që ai i ktheu në armiq të vetes
Të cilët në një jetë tjetër mund të kenë qenë miqtë e tij,
Dhe të tjerë që gjithmonë u mundua për t’i kënaqur,
Ndonëse gjithmonë e shtynë t’u shërbente nevojave të tyre.
Por madje edhe ajo kohë pat zbulimet e veta,
Ku shpirti i stërmunduar nuk e fshihte dot atë
Shtizën e brendshme: pat frymëmarrje të shndritshme,
Dhe kënaqësia vërshoi brenda tij me një soj tronditje.
Ndryshimi erdhi vetëm kur ai mundi ta pranoi atë.
Asgjë në jetë nuk qe kaq i shtrenjtë të largohej prej tij.

KARTAE KREDISË

Ai çuditet nga mundësia e të qenarit kaq i lire,
Se si mërzia dhe stresi e humbën davanë me të.
Në mos ishin vetëm dredhi të neurokimisë,
Në mos qe i droguar nga buzëqeshja e engjëjve?
Apo ishte fakti që ai thjeshtë pa të vërtetën?—
Dhe më shumë se të shikuarit, hodhi veten në ato rrugë,
Ku ndryshimi i madh i riktheu edhe një herë rininë,
Dhe perdet e ftohta iu hapën në mes në ditën e nisjes—
Kozmosi është vetëm një kartë e grisur kredie,
Fragmentet e së cilave janë pluhurat e galaktikave,
Kodet e secilës kodojnë strukturën e çdo cefle,
Dhe i paraprinë grisjes, antitezave të kohës:
Pra ai që e lexon saktësisht rrotullimin e tehut të kohës
E ka gjetur çelësin që hapë bravën e botëve të dritës.

BURIMI I SHENJTË

Autobusi ka ndaluar me një psherëtimë pneumatike.
Shoferi ka kthyer kapelën mbrapa dhe është larguar.
Përtej sipërfaqes së parkingut ka vetëm qiell.
Atje gjendet një banak me çati metalike.
Ai shkon dhe hedh një vështrim përtej kodrave të larta.
Në rrëpirat perëndimore, ku Harp Spring lëshon
Flluska dhe rrëzohet në një liqe të vogël.
Ai gjunjëzohet të pinë ujë dhe vështron lart, në mendime.
Vetëm atëherë pasagjerët kthehen mbrapa, dhe njëri
Bërtet se një pleh si ai nuk duhet të jetë i lirë
Të pinë ujin e bekuar që rrjedh aty—
Ngaqë ia është refugjat i përhershëm.
Endacaku kujton njohjen e vjetër të vetes.
Vërshon shpejt dhe e rrëzon bërtitësin përtokë.

FINANCIMI PASMORTOR

Bankieri dhe komisionieri e gjetën diku jashtë
Një ditë tek po shkonte te fjetorja e tij në qytet.
Është vetëm një studio buzë Kalasë Lindore,
Një distrikt pune, por pamjet janë të këndshme.
Detyra e bankierit është t’i kujdeset për trashëgiminë,
Kurse e komisionierit të merret me dosjet e tij.
Qenia e tij e vdekur duket se e ka menduar mirë
Të mos e mashtrojë njeri, dhe ta lënë të shkojë.
Gjërat duhen firmosur, ama, dhe shtegtari duhet
Të mundohet të përqendrohet dhe të rikujtojë.
Ai do që të ndihmojë tregtarin e ri në moshë
Të krijojë vende të mira punë me kapitalin që ka.
Por barbaroza në saksinë pranë dritares
Ia tërheq mendjen nga biseda rreth bonds dhe stocks.

TELESKOPËT

Një natë ai sheh një mori pikash që me lëvizje
Të shpejta shkojnë kundra dritës së fundit të ditës;
Nuk mund të jetë një raketë e lajmëruar kineze—
Është linja e gjatë e bazamentit të shtratit të orbitave.
Të dhënat e fundit shpjegojnë një hënë
Rreth njëqind e dhjetë dritë-vjetësh larg nga ne,
Që rrotullon një gaz gjigant me emër Monsune,
Ylli i së cilit është tip-G, Mandalej i krishterë.
Atje ka jetë, sipas interferometrërisë
Oksigjen-nitrogjen për atmosferë,
Batica, metale, dhe një det me lëng-ujor;
Emri që i kanë vënë është Gondolier.
Shtegtari ndjehet sikur jeta e tij është aq e çuditshme
Sa ç’është ajo botë e vogël ngjitur në mendjen e Zotit.
Përktheu nga anglishtja: GJEKË MARINAJ

GAZETARIA HULUMTUESE: "ENDE NUK KA DALË SA DUHET"




Që gazetarët të angazhohen për të drejtat e njeriut e të raportojnë për to, kjo duhet të ishte diçka e vetëkuptueshme. Por a munden ata me veprimtarinë e tyre hulumtuese që të përshpejtojnë konflikte dhe të lëndojnë të drejtat e njeriut? Misha Glenny përgjigjet.
«Kam vrarë mendjen gjatë rreth pyetjes, se a shkakton konflikt ose lëndon të drejtat e njeriut një gazetar i pavarur që nuk punon me porosi të një qeverie. Dhe nuk më kujtohet as një shembull i vetëm. Pra, përgjigja ime, është: Jo», thotë gazetari dhe shkrimtari britanik Misha Gleny.
Gjatë viteve 1990 ai ka raportuar për BBC-në hollësisht për luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë. Ai është një nga ata që quhen «gazetarë hulumtues». Misha Glenny ka shkruar shumë për marrëdhëniet mes kriminalitetit, politikës dhe nacionalizmit në Evropën Juglindore. Ndër veprat e tij më të famshme është «McMafia: Bota e pakufishme e krimit të organizuar».

GAZETARË NË IRAK
«Një gazetar duhet të hulumtojë para udhëtimit sa më shumë për rajonin, të dhënat lokale, kulturën dhe politikën et tij», i këshillon Misha Glenny secilit reporter që merr udhën për në një rajon krizash. Përvoja i ka mësuar se një gazetar duhet t'i ketë gjithmonë parasysh pasojat e mundshme dhe të pyesë veten: «A mundet ne me punën tonë të vëmë në rrezik njerëzit, për të cilët raportojmë?» Vetëm një gazetar i përgatitur mirë është në gjendje të raportojë objektivisht dhe në të njëjtën kohë të mbrojë burimet e tij. Vetëm kështu mund të ruhen të drejtat e njeriut.
Distancë kohore
Për një gazetar zbulues koha mund të jetë pengesë. «Kishte shumë gangsterë që qarkullonin në dhe rreth Beogradit, Zagrebit, Sarajevës dhe Shkupit. Vërtet që mund të raportosh për vrasjen e një gangsteri, por në atë moment nuk do të hulumtosh thellësisht, se kush e ka bërë vrasjen», thotë Misha Glenny.




MISHA GLENY 
Duhet të lësh të kalojë kohë. Vetëm më vonë mund ta kuptosh se çfarë ka ndodhur atëherë. Vetëm më pas njerëzit do ta ndjenë veten të sigurt për të raportuar për përjetimet e tyre. Për Misha Glenny-n gazetaria hulumtuese nuk duhet të raportojë për të sotmen, por për të kaluarën e afërme. Kështu ai ka ardhur në përfundimet e veta për luftërat e viteve 1990a në Ballkan. Në librin e tij «McMafia», i cili është botuar rreth një dekade mbas përfundimit të luftës, ai mbron tezën se luftërat nuk ishin me motive etnike siç pretendohet shpesh. Ai beson se etja për para dhe pushtet e një grupi të vogël por të fuqishëm njerëzish shërbyen si shkak për shpërbërjen e Jugosllavisë.
Një zhanër i rrezikuar të shuhet
Ne jetojmë në epokën e komunikimit nëpërmjet «Facebook»-ut, «Twitter»-it dhe blogëve. Është një epokë e përjetuar me shpejtësi. Gjithsecili mund të publikojë në internet, përse të dërgosh atëherë gazetarë nëpër rajone lufte e t'i paguash për hulumtime? «Ka aq marrëzira në internet», thotë Glenny, por pa dashur ta ulë poshtë kontributin e rëndësishëm të bloguesve dhe revolucionarëve të Facebook-ut në vendet arabe. «Kur BBC, New York Times apo qoftë edhe Deutsche Welle raportojnë për diçka, atëherë mund të jesh i sigurt që njoftimi është kontrolluar nga pikëpamja profesionale. Kjo e bën të besueshme historinë. Kurse këtë nuk mund ta thuash me siguri të plotë për ato çka shkruhet nëpër blogje», thotë Glenny. Profesioni i gazetarit zbulues, pra, nuk ka dalë tepër, madje as në kohën e medieve sociale.
Autor: R. Breuer / O. Cvijanovic/ Anila Shuka
Redaktoi: Aida Cama
(http://www.dwelle.de

2011/07/16

Bashkëjetesa e stisur e shqiptarëve me maqedonasit




Nga faqja e internetit e moderatorit, zotit Feliks Taho, mësova se drejtorët maqedonas pengojnë punësimin e arsimtarëve shqiptarë E kam theksuar edhe herë të tjera se shqiptarët dhe maqedonasit nuk mund të bashkëjetojnë në harmoni në një shtet të vetëm. Maqedonia është një shtet i stisur, një kopil, i zënë "nëpër ferrat" e Evropës dhe i rritur nën kujdesin e titizmit. Vazhdimi i kësaj bashkëjetese është sa utopi, aq edhe marrëzi e kulluar. Porpolitikanucët shqiptarë në Maqedoni s'duan ta kutojnë një gjë të tillë. Dhe kryesori që s'do që ta kuptojë është zoti Ali Ahmeti, një politikan pa dinjitet kombëtar që u shërben interesave të Grujevskit, vetëm e vetëm që të ruajë kolltukun personal. Pas zgjedhjeve të fundit, ishte rasti më ideal që BDI-ja të merrte ca poste të rëndësishme në Maqedoni. Pa deputetët e saj, Grujevski s'e krijonte dot qeverinë. Në këto kushte, zoti Ahmeti duhej të kërkonte të merrte me domosdo postin e kryetarit të parlamentit. Por s'e kërkoi, se Grujevski atë e tërheq për hunde. Drejtori i Radios Kosova e Lirë zoti Ahmet Qeriqi, në artikullin me titull “I robëruari nuk ka ç’humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”, të botuar në faqen e internetit “albaniapress.com” më 16 dhjetor 2009, shkruan: “…para nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001, në Shkup kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej statukuoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945”. Dhe nënteksti i këshillës së admiralit evropian Xhonson për maqedonasit ishte fare i qartë: nënshkruajeni marrëveshjen e Ohrit me shqiptarët se kjo nuk do të thotë se ajo do të zbatohet në praktikë. Dhe kështu ka ndodhur vërtetë. Marrëveshja e Ohrit vazhdon të mos zbatohet edhe sot e gjithë ditën se mendjelehti zoti Ali Ahmeti dhe krejt klasa politikemendjelehte shqiptare në Maqedoni i ka braktisur interesat kombëtare të popullit shqiptar të Maqedonisë, u bën temena politikanëve maqedonas dhe tërhiqet zvarrë para përfaqësuesve të diplomacisë evropiane. Zgjidhja e vetme për popullin shqiptar të Maqedonisë është ndarja e Maqedonisë, sipas një vije vertikale: pjesa perëndimore për shqiptarët, pjesa lindore për maqedonasit dhe mbyllet hesapi: secili të shikojë punën e vet. Boll shqiptarët po vazhdojnë të varin kokën para maqedonasve.

Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni 15.07. 2011

Poezi: ROMJA QE ME DESHI‏





 
Vullnet Mato
 
ROMJA QË MË DESHI
 
Ndjeva se s’kisha lindur
aspak racist,
kur zjarri i gjakut
m’u ndez keq për vajza.  
Te një kumbull rome
m’u ngjitën sytë,
aq sa u çmenda
për kokrrat e saja.
 
Ajo qe e para ku desha
të provoj djalërinë
dhe rashë me kokë
në thellësinë që nxinte.
Thashë më mirë
të mbytesha te ajo rominë,
që ma shuante tërësisht
prushin kur digjte.  
 
Ajo drithërohej si gjethja
kur i fryn flladi,
dhe afshin përvëlues
ma gurgullonte në gjoks.
Kazani i piteve,
ku hojet kullojnë mjaltin,
nga rrotullimi i fuqishëm,
nuk shkundet më fort.
 
Do jetoja dhe në kasolle
braktisur nga çobenjtë,
me atë rome që shpirtin
tejpërtej ma dëfrente,
sikur ai romi plak
që martoi të bijën shpejtë, 
gaxhonjtë e bardhë
aq shumë mos t’i urrente...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...