Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/07/22

Im atë përdori armën që t'ma dhuroj pendën!

Shkrimtari dhe Eruditi shqiptar nga Kllodernica e Kosovës ,z.Mehmet Kajtazi më 29 mars 2002 me rastin e shfaqjes së dramës “Nata e Fundit në Goli Otok”, tha : Fjala FALEMINDERIT (në kuptimin e bimës dhe në kuptimin e tokës), ua drejtojë sonte deri në përulje drejtë NJËREZVE që qëndruan dhe u flijuan që ne të mos jetojmë përherë me erë të mollës, por mollën ta kemi në duart tona”. 
 
Mehmet Kajtazi u lind në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt). Një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa, prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, Prishtinë. Më së shumti lëvroi reportazhin ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër. Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela. Pjesë nga veprimtaria e tij artistike janë përkthyer dhe botuar në frëngjisht.Mehmet Kajtazi ishte krijues që ka shfrytëzuar ngjarje të vërteta, personalitete historike e figura tjera, por edhe situata të veçanta të gërshetuara me ndodhi e personazhe fiktive, të cilat në laboratorin e krijuesit janë përpunuar artistikisht. Tema e fakte të realitetit tonë kombëtar e historik janë brumosur në një varg veprash letrare të Mehmet Kajtazit, të cilat me ngjyrime artistike janë fuqizuar”. Mehmet Kajtazi ka botuar pesëmbëdhjetë romane dhe dy përmbledhje tregimesh, “ku kryesisht përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori gëlojnë luftërat, varrëtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të motjes. Të gjitha këto rrjedhin nga një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me nje gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën, vëren Rushit Ramabaja.   Mehmet Kajtazi ka botuar këto vepra:1.     ''Nata në gur'' (roman, 1984), botoi “Rilindja”, Prishtinë, 2.     ''Plaku dhe urat'' (roman, 1986), botoi “Flaka”, Shkup. Nuk janë të rralla rastet kur një vepër letrare shkruhet si reagim ndaj një modeli pararendës të llojit të vet, duke tentuar njëherit që mohimin e atij modeli ta mbështesë në argumentet që ofron përmes veprës së rë...Një dukuri të tillë e ndeshim edhe tek romani i Mehmet Kajtazit ''Plaku dhe urat''. Te ky roman, të bëjmë një paralele me konstatimet e deritashme, kemi tekstin që i shqipton situatat e jetës dhe tekstin që komenton këtë formë të shqiptimit dhe artikulimit artistik. ... Romani ''Plaku dhe urat'' ka një kompozicion do të thoshim mozaik, ku tërësinë e rrëfimit e sajojnë reminishencat nga kujtimet e personazhit kryesor (Amnitore Fatorini). Pse është kompozicion mozaik kur pjesa më e madhe e rrëfimit realizohet në veten e parë? Autori mbase edhe qëllimisht ikën nga një mënyrë strikte e zhvillimit të veprimit dhe rrëfimit romanësor, Shkruante R. Musliu për romanin''Plaku dhe urat'' më 22.11.1986.3.     ''Zemër e Thyer'' (tregime, 1987), botoi “Rilindja”, Prishtinë, 4.     ''Fundi i legjendave'' (roman, 1990), botoi “Rilindja”, Prishtinë, (Teatri Shqiptar “Kurora” nga Nyoni-i Zvicër (Theatre Albanais “Kurora” de Nyon) dramatizoi dhe shfaqi romanin ''Fundi i legjendave'') 5.     ''Shqiptarët në Goli Otok'' (roman, 1991), botoi “Dielli”, Zagreb. Proza ''Shqiptarët në Goli Otok'' ka për temë tragjikën e të burgosurve politikë në kohën e inkuizicionit sllavokomunist, të njohur si periudha e Informbyrosë. Në gjithë veprën ''Shqiptarët në Goli Otok'' të Mehmet Kajtazit,  shkruante Rushit Ramabaja, rrëfimi është ndërtuar në formë mozaiku, ku si në ekran ravijëzohen fatet njerëzore.Teatri Popullor i Prishtinës ka inskenuar dramën “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit ''Shqiptarët në Goli Otok''-5 nëntor 1992 u shfaq premiera e kësaj drame dhe kjo dramë theu të gjitha rekordet duke patur mbi 300 repriza dhe është shfaqur në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. Drama “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit të Mehmet Kajtazit, është dramë e dhembjes, dramë e ndërgjegjejes së vrarë, e mllefit të frenuar, e zhgënjimit, e përpjekjes për ta mundur frikën, tmerrin, vdekjen, e përpjekjes për të tejkaluar vetveten, brenda greminave të thella shpirtërore të shkaktuara nga malli për lirinë e largët, që si fatomorganë sillet brenda grilave, shkruante Fadil  Hysaj. 6.     ''Kodra e pajtimit'' (tregime, 1993), botoi “Ylberi”, Prishtinë, Duke lexuar tregimet e Mehmet Kajtazit, shkruante Rifat Kukaj, lexuesi gjithsesi do të provokohet me ngërthimet, psherëtimat, gjëmat dhe shpresën e njeriut tonë që nga kohërat më të hershme e deri më sot.7.     ''Ushtimë e Alboderit'' (roman, 1993), botoi  “Shkëndija”, Prishtinë. Zeqir Gërvalla lidhur me veprën ''Ushtimë e Alboderit'' shkruante: Trekëndëshi tredimensional i romanit ''Ushtimë e Alboderit'' janë tri kohërat-në një kohë-Harmoni në shesh të Brukselit duke hyrë në dimensionin e katërt të ringjalljes së një kohe të Re të Ribashkimit tonë Kombëtar Shpirtëror e Tokësor në një rend të ri të Ballkanit-Evropës e Botës liridashësë e përparimtare nën Diellin e të gjithëve falë Zotit Një- Krijuesit të Gjithësisë8.     ''Shote Galica'' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë.  Për këtë roman, Rushit Ramabaja shkruante: ''Shote Galica'' është një transponim i sukseshëm i njërës nga baladat tona kombëtare që në rrethakun e historisë sikur nuk po e presin njëra rjetrën9.     ''Minatorët'' (roman, 1995), botoi “Onufri”, Elbasan. Vangjush Saro shkruante: Vepër e frymëzuar drejtpërdrejtë nga ngjarjen në minierën e Trepçës në Kosovë, libër prej nga mesazhi i rezistencës, artistikisht dhe dokumentarisht, vjen e plotëson kuadrin e luftës për të drejtat kombëtare e qytetarëve. Autori i sjell kështu lexuesit një botë të pasur që vlon në galeritë e minierave, por me shumë në galeritë e shpirtit.10. ''Thikë në portokall' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë, 11. ''Gjeli i katedrales'' (roman, 1996), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 12. ''Santa Ana'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 13. ''Guri i dallëndyshes'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, 14. ''Lindja në qiell'' (roman, 2000), botoi  “Rilindja”, Prishtinë. Ngjarja e romanit ''Lindja në qiell'', janë vitet tona të përgjakshme nën okupim, personazhet si Agon Zhuka, Adem Jashari, Curr Yjëzimi, Yllkë Dhogaqi, Gëzim Dushi e shumë të tjerë, i bëjnë jëtë veprës  e që është  shumë e afërt me  kohën dhe traumat që i  përjetoi populli ynë në Kosovë. Mehmet Kajtazi me këtë roman tregoi edhe njëherë se është i lidhur ngushtë me fatin e kombit dhe historinë e tij, shkruante H. Perloka.15.  ''Udha I'' (roman, 2000), botoi  “Rilindja”, Prishtinë, 16. ''Ndezja e shiut'' (roman, 2001), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, (Romani Ndezja e shiut u nderua me çmimin “Hivzi Sylejmani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën më të mirë në prozë në vitin 2001).Edhe në këtë roman  shkrimtari Mehmet Kajtazi preokupohet me kohë, hapësirat e ekzistencës e të etnisë shqiptare. Kjo unazë narrative-kompozicionale-figurative ka zbritur shumë afër kohës sonë: kalvaret e golgotat e dëbimit masiv të shqiptarëve gjatë luftës së fundit, tek e nisë me Bllacën famëkqe, e vazhdon...17. ''Një diell tjetër'' (roman, 2003). botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, Edhe në këtë vepër autori, ashtu si edhe në veprat tjera, lëndën e merr nga jeta e përditdshme në Kosovë, nga njerëzit e saj, nga problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, për ti bërë ballë gjithë katrahurave që ranë mbi ne nga pushtuesit e huaj tash e sa shekuj. Romani ''Një diell tjetër'' i Mehmet Kajtazit paraqet tragjedinë shqiptare të viteve nëntëdhjetë, e cila triumfoi me luftën për çlirim. Duke u zhytur në dramën e etnisë Mehmet Kajtazi jep me ngjyra të theksuara kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lam pas. Romani ''Një diell tjetër'', siç vëren edhe shkrimtari i mirënjohur  Rushit  Ramabaja në pasthënie, i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mvetësishëm duke vendosur në një kompleks modern sintetizues. Shkrimtari dhe miku ynë i mirënjohur z.Mehmet Kajtazi ndërroi jetë më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003.
                                                                                            

*****

Im atë përdori armën që t'ma dhuroj pendën!

                          Bablok, të dytë jemi luftëtarë! (Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë!) Riza GREIÇEVCI Pushka dhe lapsi…!
  Ishte kjo thënie e shkrimtarit dhe gazetarit veteran, Nebil Duraku, për të cilin, kishim aq respekt. Tek më vonë e pata kuptuar pse miku im, Mehmet Kajtazi admironte dhe e përsëriste aq shpesh këtë thënie të gazetarit Nebil Duraku, i cili, i vetmi në toka shqiptare informoi për nxjerrjen e eshtrave të kaçakut të maleve Azem Bejtë Galica nga Shpella e Përçevës shtatëdhjetë e pesë metra thellë, nga mësuesi e veprimtari i devotshëm Abdyl Krasniqi. Sa here ia përmendja nxjerrjen e shtrave të Azemit, miku im, i qetë, ashtu si e kishte zakon, i matur në fjalë, ma kthente përgjigjen: Shpesh për të jetuar duhet më shumë burrëri, guxim, dashuri, se sa për të vdekur! Të vdekurit vdesin atëherë kur vdesin të gjallët për të gjallë. Sa hije i ka vdekja të vdekurit të vdekur! Po, ishin të shpeshta ndenjat ku Ai me admirim e epietet çemtonte mesazhin e Nebil Durakut: Im atë përdori armën që t'ma dhuroj pendën! Bablok, të dytë jemi luftëtarë! Babai këtu ishte qëndresa, lufta, pushka, ishin malet me ushtimë krismash ku baballarët tanë luftuan zotin e zotave-njerëz, pushtues, keqbërës, shtypës, të pangopur mbi planetin e tokës. Baballarët që fytafyt u harakuqen me kanunin e maleve, me cuba e lugetër…Shumë fronte lufte bënin baballarët tanë: Luftë kundër analfabetizmit, kundër skllavëve të lumtur, kundër shpresës së robit se vetëm me vuajtje  dhe lutje nga toka në qiell do të fitohet xheneti mbi tokë. Dhe, kështu baba katundar drenicar një ditë shiti edhe lëkurën e trupit për t’ia ble djalit një penë (laps). Dy luftëtarë në dy shtigje jete të robërisë: baba luftonte djallin dhe birin e djalllit Shën Savë, kurse i biri luftonte bishën egërtshane me emrin: Analfabetizëm!    Fjala Zot ishte ndër më të shpeshtat në rrejdhën e bisedave të mia me Mehmetin.

E gjeta Zotin tim!

Për shkrimtarin drenicar fjala Zoti ishte nocion  shumëdimensional, por boshti rreth të cilit sillej kureshtja e tij për Zotin, ishte shumëdimensionale: Njëditë me pati thenë: Djalo, e njeh ti Zotin? E do ti Zotin? E ke pare ti Zotin? Unë e gjeta Zotin tim: Atdheun! Mbushur toka është me zota. Tokë e zotave. Jetë e zotave. Kohë e zotave.Dihet vetëm kjo: secili njeri mban nga një zot në kraharor. M’i nguli bebëzat e syve midis ballit. Na,merre, lexoje, dua përgjigje! Më tha.Shfletova gazetën “Rilindja”, dhe në rubrikën: Reportazhi, lexova titullin e shkrimit të një pene për respekt dhe lakmi të Mehmet Kajtazit, me titullin: E GJETA ZOTIN TIM! … pastaj vinte nëntitulli:Vijnë zotat – njerëz, shkojnë zotat-njerëz.Vijnë të rinjtë, shkojnë  të vjetrit. Secili zot-njeri, më pak se njeri. Më i uritur se tjetri. Më i kobshëm se tjetri. Më zezonë se tjetri. Shyqyr, o Perëndi, edhe zotat-njerëz janë të vdekshëm!  Po citoj edhe ca rreshta të një reportazhi të tij: S’i duam, sepse,  na urrejnë. Nuk i njohim, sepse nuk na duan.. Nuk i duam, sepse, nuk na çmojnë. Nuk i vlerësojmë, sepse,  na fyejnë.I dashurojmë, sepse, i duam. I duam, sepse, na dashurojnë. S’i duam,sepse, na urrejnë.  Na urrejnë, sepse, s’i duam.Eee, sa ditë më pastaj unë, Shyqa (Galica),  Rushiti (Ramabaja), e të tjerë, e patëm komentuar atë margaritar gazetarie me emrin Reportazh, që shkruante, kush tjetër, pos Mehmet Kajtazi. Si e njoha Mehmet Kajtazin? Unë dhe Mehmet Haziri tashmë ishim shokë të Normales në Mitrovicë. A shkrunter vargje për të rritur më mire se unë, kurse unë shkruaja vargje për fëmijë më mire se ai! Në pushim vere,Rilindja për fëmijë kishte botuar vjershën time: “Ata me plisa të bardhë!”. Merr gazetën dhe shkon në Leçinë të Mehmet Haziri. E lexojnë poezinëtime disa here. I thotë Mehmet Hazirit: Pa tjetër duhet me thirr Rizanë tek ti,dhe shihemi e rrijmë bashkë! U takuam. A kanë dalë në male Ata me plisa të bardhë? Me pyeti. Po, i thashë, do janë bashkuar me çetën e Azem Bjetë Galicës, por do të tjerë thonë se do dalin në male pak më vonë. Dhe: interesant, koiçidencë: Ata me plisa të bardhë (kërpudhat!) nëpër male kishin dalë! Qeshi shkurt, por burrash. Hapi krahet dhe u përqafuan si dy vëllezër.Meti (siç e quanim ne shokët, ndofta edhe në shtëpi) shumë vite më vonë, në fillim të vitit 1990 isha shkuar si korrespondent i gazettes Bujku në Drenas (ish-Gllogoc) me tha: Atje! Ku toka puthet me Diellin dhe me Zotin! Atje kur dheut i vie aromë gjaku, eshtrash! Atje ku djepet e nënave rritin krisma! Atje ku maleve dëgjohen thirrje nga toka në qiell: O prite, prite Azem Galicën! Nga atje po shpërthen një ith i ngrohtë me aromë gjaku. Po ndjej vajet e foshnjave nëpër male! Po ndjej hungurimin e bishave të rodit Shën Savë duke pi gjakun nëpër deje foshnjash, fëmijësh, pleqsh, nënash e gjyshesh! Po ndjej mallkimin e Evropëspër malet, kurse alpet shqiptare sikur ua përplasin për fytyre shkrepa e lisa e maja e shpate e lugje hileve e kileve të Gjyshes Plakë! Me vjen mire që të ka ra hise ky fat, o Guguman, fat i maleve, shungullima e krismave, gjirma e thirrjeve nga Drenica deri në vesh të Evropës, të OKB-së, deri në dijeni të Zotit:Skllavët e lumtur janë turpi i njerëzimit!Po zbret Zoti në Kosovë! Nuk jemi pa Zot! E gjeta Zotin tim!“Guguman”, edhe ai me thoshte siç ma “polli” këtë ofiq  Shyqa (Galica) në emër të veprës time të pare GUGUMANI: Po përsërisë ca vargje tua që m’i lexove pak ditë pas Pranverës së Studentore të 1981-shës( unë shumë gjëra ia kam lexuar Metit, por jo vetëm unë!): Recitoj ca vargje të mia: Në  mos paçim të hamë bukë, do hamë lëkurën e trupit tonë! Në mos paçim të pimë ujë, do pimë gjak nëpër damarët tanë!Në mos paçim ymër tjetër, toka e Kosovës ka një copë tokë për varre tona!

Lufta me djallin…

Njeriu duhet te qeshe pa pritur lumturine, ndryshe ka rrezik te vdeqe pa qeshur. Njeriuuhet të formëzohetme guxim, sepse, tërë jetëndo tam bështjell tuta, dhes’do t’i thonë ndryshe, pos: Ku je, u tutës! Njeriu duhettë mësojë për të kënduarqë në fëmijëri, sepse, zor e ka të mësojë për të këndar në burrëri. E urrej njeriun që sot qan, vajton, hyn në zgavër të miut, gjunjëzohet, për të kënduar nesër, për t’u bërë i lumtur nesër, për t’u bërë nesër trim.  Shpesh shtronte në bisedë çështje me interes, sidomos ato çështje që kishin të bënin me punën, me malet, me diellin, me lulet, me nderin dhe me guzimin. Shpesh hapte bisedën: Të gjitha luftërat e derisotme që ka bërë njerëzimi, për veten time, thoshte Meti, s’janë as sohia e luftës që ende njeriu s’e ka nisur, qëende njerëzimi matet e ç’matet për të hyrë në gjirmën e kësaj lufte.Ju mund të mos e quaniluftë, quanie betejë, quanie revolucion shekullor, por pa ndodh kjo luftë, pa ndodh ky revolucion, nuk bën, s’ka rendësi, a ndodh sot, a ndodh nesër. Njerëzimi mund tëi fitojë të gjitha betejat, të gjitha luftërat, furtunat, por zor e ka të fitojë aq lehtë luftën me Djallin! Nga këtu e kam dëgjuar mne veshët e mi, kur thote Meti: Unë mendoj ka dy lloje Djajsh! Soj Djalli që jeton e vepron përjashta qenies së njeriut, dhe Djalli i dytë nuk shihet, as nuk preket, jeton brendpërbrenda qenies së njeriut! Cili Djall është mëogurzi, më shtypës, më fantom, më i kobshëm? Djalli përjashta qenies së njeriut ha e pi lumturinë, gëzimin, buzëqeshjen, ha e pi lirinë, dejtësinë, ha e pi troje etnike të popujve të shtypur e pa liri! KysojDjalli ha e pi ëndrrën  e robit për liri. Por, ky soj Djalli ka ilaç:plumbin në ballë! Luftën, malet, gjakun, guximin, trimërinë, besën! Djalli i dytë jeton e vepron brendapërbrenda qenies së njeriut. Ky soj njeriu bren trutë, mendjen, moralin, guximin, vullnetin e qenies së njeriut.Njësoj djalli i tillë gjason në atë krijesen e tmerrshme me emrin: krimb! Lufta kundër Djallit brendapërbrenda njeriut ende s’ka filluar gjthandej rruzullit tokësor. S’ka filluar ende, por do të fillojë pa tjetër. Lufta me këtë soj djalli do të thotë lufta me vetveten! Dhe: kur fitohet lufta me vetveten  tënde, ti ke fituar dy here lirinë! Nga këtu, thoshte Meti (sa herë donte të me shtypte pamëshirshëm me këshilla prindore!): Sikur të ishte çdo njeri vërtet njeri, do të zvogëlohej shumë numri i bagëtive...!Gjithë këto gurgullima bisedimesh, porosish, qasjesh shumicën igjëja të shkrira në tematikën e romaneve që Mehmet Kajtazi iala margaritarë letërsisë kombëtare.

Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë, por veprat!

Mbaj ndëmend si sot, ishte redaktor i Fejtonistikës. Çka të them? Gjithça, thonë,duhet t’ia lëmë (servirim) për vlerësim e gjykim kohës. Por kohën e përbëjnë njerëzit, njerëzit e sojit lugat, që përcillnin shtigjet e jetës, përcillnin edhe Diellin, përcillnin edhe Metin për temaikën e fjetonit. Miëpo, se ka krjiesa të njeriut mbi planetin e tokës që fuqishëm shembin frikën, e shkelin, e pështyjnë, e dafnjejnë, s’duhet pohuarse nuk ka, dhe unë me sytë e mi a kam pa kur Meti pa fitores fytafyt me lugetërit e Pallatit të shtypit, në fejtonistikë pati nxjerë tema e motive që deri atëherë mund të kishin fjetur në panteonin e brendisë së moralit e ndërgjegjës të sojit sorollop, zgrop, zhelemel, deledash,ogurzi…Kur me urdhrin e tij n ga terrenisolla temen për gazette: Toleranca ndërfetare në Kosovë, pas përfundimit të vazhdimit të fundit, me tha: Disa aq shume shesin mend, sa qe nje dite do mbesin pa ato që i kanë, nëse vërtet i kanë! Njërëzit që nuk kanë të meta janë të tmerrshëm, sepse nuk keni nga i kapni.Por kur me urdhrin Metit mblodha materialin dhe botova në pesë vazhdime fejtonin: “Rakinica në flakën e tri perandorive”, me qortoi, duke derdhur ca thënie të forta, sikur ta kishin hidhëruar ata demeonët e kuq të Pallatit të shtypit: Ai që nuk di dhe nuk di pse nuk di – është i marrë, prandaj, largohu prej tij!Ai që nuk di dhe e di se nuk di, është fëmijë, mësoje; nëse ti di, e po qe se nuk e meson, ke bërë gabim! Ai që di dhe nuk e di që di, është i fjetur; mos e lë të flejë por zgjoje – nëse nuk e zgjon ti ke bërë mëkat! Ai që di dhe e di se di është i mençur, prandaj, shko pas tij, nëse shkon pas tij do të kesh udhën e ndriçuar! Fare në fund: Secila krijesë njerëzore në kraharorin e tij ban një Zot, një idhull, një kujtim apo shumë kujtime, kur unë, ky që jam kaq u bëra sot, në kraharor kam një tjetër kujtim, që dielli s’e tyhanë, një kujtim që shiu s’e kanë, Mehmet Kajtazi e ka emrin!                                         


Vepra voluminoze në prozë e Mehmet Kajtazit




Rushit Ramabaja

Sot në këtë të shtunë fund shtatori, të mbledhur në përvjetorin e shtatë të ikjes së Mehmetit në të përtejmen, jemi të kredhur në nostalgji, natyrisht, por edhe krenarë që patëm një koleg e mik me zemër të artë, me fjalën aq të ëmbël dhe me paqe aq të gjerë në shpirt.Ky përvjetor i shtatë më kthen në verën e largët të vitit 1973, kur për herë të parë u takuam me Mehmetin në kryeqytet. Qe një e hënë gushti dhe ishim në provimin pranuaes për gazetar në “Rilindje” bashkë me Jusuf Gërvallën, Flora Brovinën dhe me ca të tjerë, që më vonë u bënë emra të njohur në gazetari e letërsi.Qemë të ulur pranë njëri-tjetrit dhe kur ia thashë emrin, më pa gjatë e thellë sikur të kërkonte shenjat e rinjohes së lashtë. Ishte ai komunikimi i shpirtrave të trazuar, që shohin përtej kohës së vet dhe që njihen shumë përpara se të takohen fizikisht. Qysh atë ditë u vulos miqësia jonë e përjetshme, që s’kish nevojë as për fjalë të mëdha, as për formula paktesh.Gjatë tridhjetë vjetëve të mëvonshme kemi kapërcyer nëpër gjithfarë katrahurash, por pa e trazuar asnjëherë kandilin e shenjtë të miqësisë.Gjatë atyre moteve, Mehmeti, krahas punës në gazetë, shkroi edhe një sërë veprash të suksesshme në prozë ( kryesisht romane e tregime). Kam shkruar për disa prej tyre, por për shkak të kohës së kufizuar, do të ndalem shkurt vetëm te dy romanet e tij: te “NDEZJA E SHIUT” dhe te “NJË DIELL TJETËR”, ngaqë për të parin pati marrë çmimin e LSHK-së, ndërsa tjetri, domethënë “NJË DIELL TJETËR” qe i fundit që e botoi për së gjalli.

Metafora e zjarrit të përbashkët

(Mehmet Kajtazi: "NDEZJA E SHIUT", roman, "Rilindja", Prishtinë, 2001) Përveç romanit voluminoz "NDEZJA E SHIUT", për të cilin mori një nga çmimet e LSHK-së, Mehmet Kajtazi deri tash shkroi edhe veprat: "Nata në gur" (roman), "Plaku dhe urat" (roman), "Zemër e thyer" (tregime), "Fundi i legjendave" (roman), "Shqiptarët ne Goli-Otok" (roman), "Kodra e Pajtimit" (tregime), "Ushtimë e Albodërit" (roman), "Shote Galica" (roman), "Minatorët" (roman), "Thikë në portokall" (roman), "Gjeli i katedrales" (roman), "Santa Ana" (roman), "Guri i Dallëndyshes" (roman), "Lindja në qiell" (roman) dhe "Udha I" (roman), ku kryesisht përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra, në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori gëlojnë luftërat, varrtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të mortit. Të gjitha këto rrjedhin në një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me një gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën.

Ngujimi i Dianës në fanitjen simbolike

Ndonëse fabula e romanit "NDEZJA E SHIUT" fiksohet në Lozanë të Zvicrës, dianoia e tërësishme e veprës vetëm sa e çon një hap më tej kërkimin e misterit së mbijetesës, por tash në një formë tjetërfare, më të avancuar, me një rrëfim më sublim, me një projektim më modern të dramës dhe sidomos me një gjuhë ku plekset mjeshtërisht urtia dhe e bukura.Këtu, megjithatë, më së paku do të merremi me fabulën. Vetëm të themi në nismë se romani hapet me zhdukjen e Dianë Lushtës, që duke kapërcyer Adriatikun për në brigjet italiane (më 9 maj 1999), kish përjetuar një anijethyerje, nga e cila kish mbijetuar, për t'u zhdukur pastaj pa gjurmë. Autori shtron engmën përpara lexuesit: "Deri më sot dy gjëra thelbësore kanë mbetur të panjohura: ku është Diana (është e gjallë apo e ngrirë) dhe si quhet saktësisht vendlindja e saj?" Misterin e zhdukjes së kësaj vajze të bukur e shton edhe më shumë pjesa e dytë e fjalisë "si quhet saktësisht vendlindja e saj". Pra, ndonëse autori më parë pak a shumë e thotë vendin dhe qytetin nga ka ardhur vajza, këtu sërish i hedh përsipri vellon e enigmës, me çfarë e nis metamorfoizimin e saj në simbol, që, pas ciklit të pakëputur të njësive fabulative, vetëm diku nga fundi jep kumtin e "ngushëllimit solemn"(siç do të thoshte Shekspiri): "Dianën do ta gjejë bukuria e vet. Sante! (Shëndet)". Këto janë fjalët që autori i thotë me gojën e stjuardesës Genevieve Baraste.Çfarë ka mbetur nga Diana dhe a do të mjaftojë vetëm kujtimi për ta avancuar bukurinë e saj në simbol? Patjetër: ajo ka lënë gjurmët në pikturën "Këmisha e Bardhë" dhe në romanin "Ndezja e shiut". Pra, ka lënë hiret e bukurisë në vallen e ngjyrave të pikturës dhe ka lënë urtinë e prushin e zërit në faqet e romanit. Dhe mbërrijmë te pandehma: a do të kish nevojë më që Diana të kishte edhe dimensionin e të bukurës fizike, të dukshme e të prekshme, dhe çfarë do të ndodhte po të mos ngujohej kështu në fanitjen simbolike? Më së pari do të zbriste nga piedestali i solemnes dhe tevona do të kridhej në harresë si çdo vdektare. Mehmeti, duke i dhënë këtë përmasë kryeheroinës (që, ndonëse është e pranishme nga fillimi në fund, kurrkund nuk duket), vajzën shqiptare të Lushtës e universalizon si pleksje të bukurisë dhe të mençurisë së botës. Ajo në faqet e dorëshkrimit të romanit të saj do të thotë: "Ai nuk është djalë që bredh lule më lule, unë jam vajzë që kam hyrë midis dy luleve: njëra e ka emrin Drosera Binata, tjetra e ka emrin Sarracenia Flava." Ajo ishte, pra, çupa që po plekste bukurinë e burimit të gjakut të vet me bukurinë e njerëzimit, për të mbetur përherë midis tyre e mbërthyer në ngjyrat e ylberit dhe çdo prill shumëfish e harlisur në ëndrrën e botës për jetën.Kjo gjetje artistike autorit i ka shërbyer jo vetëm për të universalizuar metaforën e së bukurës, por edhe si çelës për kërkimin e vetvetes në bredhje, për kërkimin e urtisë në gjurmë të lashta dhe për kërkimin e identitetit duke ringjallur kujtesën.  

Shpërngulja e heronjve dhe kërkimi i gjysmës së vet

Duke lexuar "Ndezjen e shiut", patjetër do të shtrosh pyetjen: për çfarë i degdis autori protagonistët e vet përtej kufirit të atdheut? A kish ardhur kjo spontanisht nga përvoja e bredhëritjeve personale, apo mëtonte që përmes bredhjes së heronjve, të kërkonte formulën e misterit të dashurisë dhe të bashkëjetesës së popujve? Mendoj se është kjo e dyta. Madje kam bindjen se ngjyrimi pesonal është i mezidukshëm. Ta shtyjmë më tej këtë mendim. "Mendoj se të gjitha veprat e mëdha të letërsisë janë vepra bredharakësh, mërgimtarësh, ikanakësh", thotë poeti Patrikios dhe shton: "Odiseu, Simbad detari, Don Kishoti. Mua, për veten time, më pëlqen më shumë Don Kishoti se Fausti, sepse Fausti është tepër statik, ndërsa të shtegtuarit është kërkim në kohë dhe në hapësirë." Mendoj se këtu dikund duhet të kërkohet qëllimi i shpërnguljes së heronjve të "Ndezjes së shiut" dikund nën hijet e alpeve zvicerrane. Mbase këtë më mirë se askush e ka formuluar Klara Janesh: "Sa për të endurit, mendoj se vetë jeta është bredharake, sepse është lëvizje. Nëse vëzhgojmë formën më të vogël të jetës, qoftë edhe një qelizë, vëmë re se është gjithmonë në lëvizje; është një marrëdhënie brenda-jashtë, domethënë një trajtë komunikimi." Kësaj mund t'i shtojmë se Mehmeti, duke i çuar Evropës simbolin e zjarrit të vatrës së përbashkët me anë të metaforës së bredhjes, mëtoi t'ia rikujtonte asaj se, megjithatë, jemi populli i tokës ku u mbrujtën mitet dhe ku vrushkulluan artet e dituritë e njerëzimit. Prandaj, në ato bredhje, heronjtë e romanit gjejnë edhe gjysmën e vetvetes, atë dritësimin e së bukurës që ia dhuruan njerëzimit.Në këto barisje të mëdha të shqiptarëve, autori i tundon heronjtë të kërkojnë edhe gjurmët e urtisë. Njërit prej atyre do t'i kujtohen fjalët që kish thënë gjyshja: "Ata do të fitojnë, sepse e kanë kalin". Gjyshja e protagonistit të "Ndezjes së shiut", ndonëse kurrë s'kish dëgjuar për perandorin romak Kaligula, deshifronte thjesht dhe qartë kodin e fitores së pashmangshme të diktatorit të fuqishëm. (Kaligula, siç dihet, për t'i mundur kundërshtarët në Senat, shpalli kalin e vet senator dhe me fuqinë e votës së tij, doli fitimtar.) Si kish mbërritur te një plakë e pashkolluar kjo sentencë e artë e përvojës historike? Përgjigjen, veç të tjerëve, e jep edhe Meddebi: "Është poetika e gjurmës, e marrëdhënies ndërmjet gjurmës, shenjës kuptimit, domethënë të të shkruarit të asaj që është fshirë dhe të raportit të asaj që është dhe të asaj që mungon." Nga kjo zbulojmë se mençuria shëtiste nga një etni te tjetra, e mistershme dhe e padukshme si era, edhe atëherë kur ndërmjet tyre mungonin kontaktet fizike. Në shpërnguljet dhe bredhëritjet e tyre, heronjtë e "Ndezjes së shiut", megjithatë, më së shumti kërkojnë identitetin e vet. Autori u heq vellon e misterit duke u nxjerrë përpara Nënën Hyjnore Pellazgjike, Vajzën e Praruar (Artën), Skënderbeun, Ismail Qemalin, Gonxhe Bojaxhiun (Nënën Tereze) dhe një sërë simbolesh, ku ata njohin vetveten, dëgjojnë qartë kumbimin e gjakut dhe shohin harlisjen e jetës.Këto ishin disa nga leximet e mundshme të simboleve në kozmogoninë e gjerë të romanit "Ndezja e shiut", ciklet narrative të të cilit krijojnë metaforën e zjarrit të përbashkët të vatrës së njerëzimit.


Fomalho dhe miti i diellit të ri

(Apologji e shkurtër për romanin e Mehmet Kajtazit "NJË DIELL TJETËR") Në romanin më të ri "NJË DIELL TJETËR", Mehmet Kajtazi, më me këmbëngulje se gjetkë në prozën e tij të deritashme, kërkon universin e lirisë e të shpresës për etninë, në veçanti, dhe për njerëzimin, në përgjithësi. Duke rrëmuar deri në rrënjë dramën e etnisë sonë në kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lamë pas, përkatësisht duke gjetur formulimin e veçantë artistik që do t'i ndihmojë për të zënë majat më zallahitëse të asaj tragjedie, në të njëjtën kohë autori ndërton paralelen e shpresës për diellin e padukshëm FOMALHO, trembëdhjetë herë më i madh se Dielli ynë, ky i dukshmi, për të cilin fatalistët thërrasin me zëra të terratisur nga pikëllimi se së shpejti do të shuhet.Tragjedia shqiptare e viteve nëntëdhjetë, që mundet me anë të luftës e të qëndresës së pashembullt dhe zërat fatalistë për shuarjen e shpejtë të Diellit, që gjithashtu mposhten me zbulimin e Fomalhos, përbëjnë mozaikët e metaforës së mitit të ri për ciklet e pasosura të jetës njerëzore. Të gjithën Mehmeti këtu e ka shtrirë në rrafshin e një strukture të re të procedimit, me një mëvetësi rrëfimtare dhe me një qasje më të thelluar meditative, që e begaton edhe për një nuancë sistemin e tij filozofik për jetën, vdekjen, luftën, mynxyrën, dashurinë e qëndresën. Erëzon Gjeraku, piktori, duke kapërcyer nëpër dyert e mëdha të paradokseve e të absurdeve, vizaton, krahas mynxyrës së kohës, edhe fanitjen e së nesërmes, plot dritë e llamburisje dhe bëhet, në të njëjtën kohë, bartës i universalizimit të shpresës për brezat e nesërm njerëzorë. Ndodh kështu, ngaqë, me vënien në rrezik të njërës nga etnitë më të lashta të botës, rrezikohet shuarja e vërtetë e jetës, por, njëlloj siç është Fomalho diell rezervë për të nesërmen, po ashtu ushtria më e re shqiptare e aleatët e saj luftojnë si dragonjtë me kuçedrën kundër aparteidit të fiseve endacake serbe duke e nxjerrë, më në fund, botën shqiptare në bregun e shpresës së mirë.Edhe heronjtë e tjerë (gruaja me gungë Humë Jeronimi, Dyjarët që pësojnë njëlloj si Kullat Binjake, Ardian Talla që, ndonëse fëmijë, e zbardhë si plakun gjëma e një dite të vetme etj.) vishen pak nga pak me shtresime të njëpasnjëshme alegorike duke u kthye më në fund në karaktere-simbole.Struktura fabulative e prozës "NJË DIELL TJETËR" ndërtohet, në të shumtën, mbi retrospektivën dhe mbi vetërrëfimin e veprimeve të heronjve dhe më pak mbi përshkrimin e drejtpërdrejtë të ngjarjeve. Kjo i jep më shumë mundësi autorit për thellim meditativ dhe për përgjithësime filozofike rreth fenomeneve të historisë njerëzore dhe të etnopsikologjisë së popujve të veçantë. Romani "NJË DIELL TJETËR", i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mëvetësishëm duke e vendosur të gjithën në një kompleks modern sintetizues. Autori, pra, nuk u është përmbajtur kornizave të kanonizuara të romanit tradicional duke mëtuar një strukturim dhe një semantikë të avancuar, që do t'i shkonte kohës.

HYRJA NË ART NUK ËSHTË IKJE



Daut DEMAKU

Shëtitja artistike nëpër ndonjë vepër letrare nuk është domosdoshmërisht analizë,  madje nuk është e domosdoshme të jetë as studim, por më shumë është  dhe mund të jetë një bashkëbisedim i heshtur, një ese i pazëshëm, një invokacion gjatë rileximit e të rikujtimit të një krijuesi e një krijimtarie.          Invokacioni nuk është nisje nga rrënja, as nga trupi fizik e raportet e tij me jashtësinë, nuk është madje as qëndrim i gjatë në bulbërinë e lulëzimit, pra të pjesës së bukur që quhet art, por është një pikëtakim me aromën e lules.          Pikëtakimi i zërit të brendshëm – të pazëshëm me heshtjen mortore të germave, në shëtitjen apo rileximin artistik, domosdoshmërisht prodhon përjetimin invokativ që prodhon përjetimin gjatë këtij ritakimi.          Proza e Mehmet Kajtazit është krijuar në kohën e turbulencave të mëdha, atyre dallgëve shqetësuese politike e ekzistenciale që shtriheshin në dilemën hamletiane të asaj të njohurës: të jesh apo të mos jesh, që nuk preknin apo që nuk rrënon vetëm aromën e lules, që nuk e thyenin butësinë e lules, por që tronditnin tërë trupin fizik, madje edhe vetë rrënjën e jetës. Nëse duam që këtë ta themi edhe më saktë e më prekshëm: kjo prozë u krijua në valën e lëvizjeve idhnake të pllakave tektonike të qenies sonë kombëtare.           Përbrenda këtyre tronditjeve dëshpëruese dhe shpresëdhënëse, hyrja në art, në njërën anë kishte kuptim e hyrjes në shpresë dhe, në anën tjetër, kishte kuptimin e harrimit, një ikje artistike nga realiteti brutal.          Këto dy elemente: hyrja në shpresë dhe ikja nga realiteti brutal kanë qenë, janë dhe do të mbesin dy ekstreme skajore që përbëhen nga zjarri krijues. Flaka e këtij zjarri – në njërën anë - është sikur dielli i pranverës, që edhe thermisë më të vogël të dheut i jep jetë e gjallëri, e mbushë me lëngun e këndshëm dhe erëmirë të jetës në shpresë. Por, në anën tjetër, flaka e këtij zjarri është edhe shumë e pamëshirshme dhe djeg e bën shkrumb e hi tokën reale nën këmbët e njeriut. Të jetosh me këmbë mbi prush dhe me kokë në freskinë e qiellit, pra të bësh jetë në majat idhnake të dy ekstremeve skajore dhe, në këto kushte të krijosh art, të ndërtosh kredon e gjallimit, nuk është vetëm mjeshtri, por kjo është dhe duhet të jetë: mjeshtëria e krijimit të mjeshtërisë.          Në romanet “Ndezja e shiut” dhe “Për një diell tjetër”, Mehmet Kajtazi sikur prek lehtësisht, ama njëmend lehtësisht, aq lehtësisht sa prekja e tij ngjason me një pupël pëllumbi - mbi fjalët që mbushin ajrinë tokësore, të thënat e të bëmat e vijës horizontale, jetësore të përditshmërisë idhnake e rrënimtare dhe, këto të thëna e këto të bëma, lëvizin me shpejtësinë e dritës kah vija tjetër – ajo vija e aromës që di të ngrihet e të shpërndahet vetëm në lartësi, pra  në vijën vertikale, do të thotë - në atë vijë që di të ecë vetëm në hapësirën e kaltërsisë së pafundme qiellore.          Filozofia e krijimit ndërtohet mbi dy këmbët e fuqishme që kanë emrin: çka thuhet dhe qysh thuhet! Çka thuhet është preteksti artistik, konstrukti, skeleti që mban veprën. Qysh thuhet është mjeshtëria e ndërtimit, e thënies. Të gjitha lëvizjet të tjera estetike janë dhe kanë vlerë, por këto dy postulate përbëjnë dy këmbët e fuqishme mbi të cilat bën jetë një vepër letrare.          Kur rilexohet proza e Mehmet Kajtazit, që të dy këto elemente sikur rebelohen dhe bëjnë përpjekje të jenë të paqena. Ajo e famshmja “çka thuhet” sikur merr krah dhe të ikën nga dora, të le në vetmi dhe të mashtron e sikur të thotë: kot më kërkon se unë nuk jam këtu... Ndërkaq, ajo tjetra: “Qysh thuhet” sikur tallet me lexuesin e thotë: kot më kërkon se unë herë jam e herë nuk jam... Lexuesi që është mësuar të ecën me lehtësi nëpër cektinën krijuese do ta ndjej lëvizjen dhe ecjen e lehtë, por pikërisht në lehtësinë e lëvizjes do të përballet me lojën e rebeluar e të qenit e të mos qenit, dhe, pikërisht këtu realizohet ajo sinteza e këndshme: e ikjes dhe kthimit, e zhdukjes dhe ndërtimit.          Jeta është lojë. Arti është mjeshtëria e lojës.          Loja zhvillohet në tokë, por mjeshtëria e lojës prek lartësinë. Nuk udhëtohet kot në univers, por udhëtimi në univers e ka kuptimin e kthimit në shtëpi. Kjo është mjeshtëria e lojës. Pjesa nuk është tërësia, por tërësia pa pjesën – nuk është e plotë... Njëra pa tjetrën nuk janë as nuk mund të jenë. Sepse: një pikë ujë është H20, dhe të gjitha burimet, lumenjtë, detet dhe oqeanet janë sikur një pikë uji - prapë: H2O. Nëse fillohet udhëtimi për djegien e shiut, kush do ta besoj këtë figurë: shiu nuk digjet as në ëndërr! Por kur zjarri i vijës horizontale është aq idhnak, zjarr që ngrihet e djeg me aq ashpërsi, athua do të këtë shi të qetë?          Sado që toka në tërësi është vetëm një pjesë, apo më saktë: një thermi e universit, zjarri në atë thermi, sado i vogël e i imtë të jetë, sado i padukshëm në vogëlsinë e tij, prapë do të prodhojë dridhje e shqetësime që burojnë nga një thermi edhe më e imtë e thermisë tjetër që, me gjuhën e përditshmërisë njerëzore -  quhet zemër e njeriut!          Disi në të njëjtën rrugë – nga një pikë vese në oqean dhe nga oqeani në një pikë vesë – vazhdon rrugëtimi i prozës, do të thosha më të dendur e më të pjekur, që hyn nën ombrellën e titullit “Për një diell tjetër”. Njësoj siç nuk digjet shiu as në ëndërr, nuk formësohet as figura e diellit tjetër, por vlimi i pjesës, zjarri përvëlues i thermisë, merr funksionin e xixës në depo të barotit... Të tjerat që ndodhin mund t’i kuptojë e qartësojë secila mendje.          Mënyra e leximit dhe rileximit duhet të qartësohet në tërësi. Është e ditur se nuk është çdo mënyrë – mënyrë gjithëpërfshirëse. Pse? Sepse: ngjyra e barit është e gjelbër, por është e gjelbër vetëm për syrin që sheh e lexon jashtësinë. Athua, është ngjyra e barit vetëm e gjelbër? Le të ndalemi pak dhe të mendojmë për mënyrën e vështrimit: çfarë ngjyre do të ketë bari kur vështrohet nga të dashuruarit, çfarë ngjyre do të ketë kur vështrohet nga njeriun që rënkon prej dhembjeve, apo: çfarë ngjyre do të këtë kur barin e vështron fëmija apo plaku? Mos dallojnë këto ngjyra apo edhe më tutje bari vazhdon ta ketë ngjyrën e gjelbër. Them se jo. Bari ka ngjyrë të gjelbër, është e vërtetë, por mënyra e vështrimit përcakton këndin dhe  thellësinë e të cilat më vonë dëshmojnë se brenda një ngjyre të gjelbër bëjnë jetë mijëra e mijëra nuanca të të njëjtës ngjyrë, që, prapë, duket e njëjtë dhe nuk është e njëjtë.           Këtu gjendet madhështia e artit, subjektivja e komunikimit me vlerën, individualja e leximit dhe rileximit.           Privilegjin e rileximit do ta kenë të gjitha brezat, ata që jetojnë sot me ne, ata që nesër do të jetojnë pa ne, por besoj e shpresoj, edhe të mëvonshmit që do të vijnë.                            Le të kënaqen, brezat që vijnë,  me veprat që mbesin, sepse njerëzit janë material shpenzues të jetës, kurse veprat që mbesin – janë material ndërtues dhe fisnikërues të botës. Kështu jeta i jep jetës dhe ky ligj vepron me apo pa dashjen tonë.          Atyre që lënë vepra për rilexim, atyre u takon përulja jonë.

nga Flori Bruqi :

Në vend të falënderimit






(Mehmet Kajtazi 1944-2003)

Në vend të falënderimit,me rastin e 7-të vjetorit të vdekjës së Mehmet Kajtazit
Para se të flasim për jetën dhe veprën e shkrimtarit tonë të mirënjohur Mehmet Kajtazi, në emër të falënderimit për të gjithë pjesëmarrësit e këtij simpoziumi po japim citate nga fjala falënderuese që ka dhënë z. Mehmet Kajtazi më 29 mars 2002 me rastin e shfaqjes së dramës “Nata e Fundit në Goli Otok”: Fjala FALEMINDERIT (në kuptimin e bimës dhe në kuptimin e tokës), ua drejtojë sonte deri në përulje drejtë NJËREZVE që qëndruan dhe u flijuan që ne të mos jetojmë përherë me erë të mollës, por mollën ta kemi në duart tona”.

Mehmet Kajtazi u lind në vitin 1944 në Kllodernicë të Drenicës (komuna e Skenderajt). Një kohë punoi arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në vendlindje, në Turiqefc, në Runikë, në Klinë të Epërme dhe në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Skënderaj, ndërsa, prej vitit 1973 ishte gazetar dhe redaktor i fejtonistikës në të përditshmen “Rilindja” dhe së fundi deri në vdekje punoi si redaktor profesional për prozë në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, Prishtinë. Më së shumti lëvroi reportazhin ku trajtoi tema të aktualitetit dhe të historisë. Ka botuar tregime, reportazhe dhe shkrime të ndryshme në revista dhe gazeta që botoheshin në gjuhën shqipe në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Zvicër.
Me krijimtari letrare merrej që nga shkolla e mesme. Ka shkruar kryesisht prozë për të rritur: romane, tregime, novela.
Pjesë nga veprimtaria e tij artistike janë përkthyer dhe botuar në frëngjisht.
Mehmet Kajtazi ishte krijues që ka shfrytëzuar ngjarje të vërteta, personalitete historike e figura tjera, por edhe situata të veçanta të gërshetuara me ndodhi e personazhe fiktive, të cilat në laboratorin e krijuesit janë përpunuar artistikisht. Tema e fakte të realitetit tonë kombëtar e historik janë brumosur në një varg veprash letrare të Mehmet Kajtazit, të cilat me ngjyrime artistike janë fuqizuar”.
Mehmet Kajtazi ka botuar pesëmbëdhjetë romane dhe dy përmbledhje tregimesh, “ku kryesisht përpush katrahurat e mëdha të etnisë, sfidat, shpresat dhe udhët që e ngjitën në majat e mbijetesës. Pra në të shumtën, në fabulën e veprave të këtij prozatori gëlojnë luftërat, varrëtarët, nënat shamizeza dhe heronjtë, të cilët përcjellin nga një brez në tjetrin gjëmimet e rrufeve, zinë e riteve mortore, kujet dhe prapë kumbimet e betejave dhe sërish kapërcimi i rrethakut të motjes. Të gjitha këto rrjedhin nga një rrafsh rrëfimor plot thyerje e kontraste dhe thuren me nje gjuhë që duket sikur mezi e bart baladën, vëren Rushit Ramabaja.

 
Mehmet Kajtazi ka botuar këto vepra:
  1. ''Nata në gur'' (roman, 1984), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
  2. ''Plaku dhe urat'' (roman, 1986), botoi “Flaka”, Shkup. Nuk janë të rralla rastet kur një vepër letrare shkruhet si reagim ndaj një modeli pararendës të llojit të vet, duke tentuar njëherit që mohimin e atij modeli ta mbështesë në argumentet që ofron përmes veprës së rë...Një dukuri të tillë e ndeshim edhe tek romani i Mehmet Kajtazit ''Plaku dhe urat''. Te ky roman, të bëjmë një paralele me konstatimet e deritashme, kemi tekstin që i shqipton situatat e jetës dhe tekstin që komenton këtë formë të shqiptimit dhe artikulimit artistik. ... Romani ''Plaku dhe urat'' ka një kompozicion do të thoshim mozaik, ku tërësinë e rrëfimit e sajojnë reminishencat nga kujtimet e personazhit kryesor (Amnitore Fatorini). Pse është kompozicion mozaik kur pjesa më e madhe e rrëfimit realizohet në veten e parë? Autori mbase edhe qëllimisht ikën nga një mënyrë strikte e zhvillimit të veprimit dhe rrëfimit romanësor, Shkruante R. Musliu për romanin''Plaku dhe urat'' më 22.11.1986.
  3. ''Zemër e Thyer'' (tregime, 1987), botoi “Rilindja”, Prishtinë,
  4. ''Fundi i legjendave'' (roman, 1990), botoi “Rilindja”, Prishtinë, (Teatri Shqiptar “Kurora” nga Nyoni-i Zvicër (Theatre Albanais “Kurora” de Nyon) dramatizoi dhe shfaqi romanin ''Fundi i legjendave'')
  5. ''Shqiptarët në Goli Otok'' (roman, 1991), botoi “Dielli”, Zagreb. Proza ''Shqiptarët në Goli Otok'' ka për temë tragjikën e të burgosurve politikë në kohën e inkuizicionit sllavokomunist, të njohur si periudha e Informbyrosë. Në gjithë veprën ''Shqiptarët në Goli Otok'' të Mehmet Kajtazit,  shkruante Rushit Ramabaja, rrëfimi është ndërtuar në formë mozaiku, ku si në ekran ravijëzohen fatet njerëzore.
Teatri Popullor i Prishtinës ka inskenuar dramën “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit ''Shqiptarët në Goli Otok''-5 nëntor 1992 u shfaq premiera e kësaj drame dhe kjo dramë theu të gjitha rekordet duke patur mbi 300 repriza dhe është shfaqur në të gjitha trojet shqiptare dhe jashtë vendit. Drama “Nata e fundit në Goli Otok”, sipas romanit të Mehmet Kajtazit, është dramë e dhembjes, dramë e ndërgjegjejes së vrarë, e mllefit të frenuar, e zhgënjimit, e përpjekjes për ta mundur frikën, tmerrin, vdekjen, e përpjekjes për të tejkaluar vetveten, brenda greminave të thella shpirtërore të shkaktuara nga malli për lirinë e largët, që si fatomorganë sillet brenda grilave, shkruante Fadil  Hysaj.
  1. ''Kodra e pajtimit'' (tregime, 1993), botoi “Ylberi”, Prishtinë, Duke lexuar tregimet e Mehmet Kajtazit, shkruante Rifat Kukaj, lexuesi gjithsesi do të provokohet me ngërthimet, psherëtimat, gjëmat dhe shpresën e njeriut tonë që nga kohërat më të hershme e deri më sot.
  2. ''Ushtimë e Alboderit'' (roman, 1993), botoi  “Shkëndija”, Prishtinë. Zeqir Gërvalla lidhur me veprën ''Ushtimë e Alboderit'' shkruante: Trekëndëshi tredimensional i romanit ''Ushtimë e Alboderit'' janë tri kohërat-në një kohë-Harmoni në shesh të Brukselit duke hyrë në dimensionin e katërt të ringjalljes së një kohe të Re të Ribashkimit tonë Kombëtar Shpirtëror e Tokësor në një rend të ri të Ballkanit-Evropës e Botës liridashësë e përparimtare nën Diellin e të gjithëve falë Zotit Një- Krijuesit të Gjithësisë
  3. ''Shote Galica'' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë.  Për këtë roman, Rushit Ramabaja shkruante: ''Shote Galica'' është një transponim i sukseshëm i njërës nga baladat tona kombëtare që në rrethakun e historisë sikur nuk po e presin njëra rjetrën
  4. ''Minatorët'' (roman, 1995), botoi “Onufri”, Elbasan. Vangjush Saro shkruante: Vepër e frymëzuar drejtpërdrejtë nga ngjarjen në minierën e Trepçës në Kosovë, libër prej nga mesazhi i rezistencës, artistikisht dhe dokumentarisht, vjen e plotëson kuadrin e luftës për të drejtat kombëtare e qytetarëve. Autori i sjell kështu lexuesit një botë të pasur që vlon në galeritë e minierave, por me shumë në galeritë e shpirtit.
  5. ''Thikë në portokall' (roman, 1995), botoi Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë,
  6. ''Gjeli i katedrales'' (roman, 1996), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
  7. ''Santa Ana'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
  8. ''Guri i dallëndyshes'' (roman, 1998), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
  9. ''Lindja në qiell'' (roman, 2000), botoi  “Rilindja”, Prishtinë. Ngjarja e romanit ''Lindja në qiell'', janë vitet tona të përgjakshme nën okupim, personazhet si Agon Zhuka, Adem Jashari, Curr Yjëzimi, Yllkë Dhogaqi, Gëzim Dushi e shumë të tjerë, i bëjnë jëtë veprës e që është  shumë e afërt me  kohën dhe traumat që i  përjetoi populli ynë në Kosovë.
 Mehmet Kajtazi me këtë roman tregoi edhe njëherë se është i lidhur ngushtë me fatin e kombit dhe historinë e tij, shkruante H. Perloka.
  1.  ''Udha I'' (roman, 2000), botoi  “Rilindja”, Prishtinë,
  2. ''Ndezja e shiut'' (roman, 2001), botoi NB “Rilindja”, Prishtinë, (Romani Ndezja e shiut u nderua me çmimin “Hivzi Sylejmani” të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, për veprën më të mirë në prozë në vitin 2001).
Edhe në këtë roman  shkrimtari Mehmet Kajtazi preokupohet me kohë, hapësirat e ekzistencës e të etnisë shqiptare. Kjo unazë narrative-kompozicionale-figurative ka zbritur shumë afër kohës sonë: kalvaret e golgotat e dëbimit masiv të shqiptarëve gjatë luftës së fundit, tek e nisë me Bllacën famëkqe, e vazhdon...
  1. ''Një diell tjetër'' (roman, 2003). botoi NB “Rilindja”, Prishtinë,
Edhe në këtë vepër autori, ashtu si edhe në veprat tjera, lëndën e merr nga jeta e përditdshme në Kosovë, nga njerëzit e saj, nga problemet ekzistenciale me të cilat ballafaqohen shqiptarët, për ti bërë ballë gjithë katrahurave që ranë mbi ne nga pushtuesit e huaj tash e sa shekuj.
Romani ''Një diell tjetër'' i Mehmet Kajtazit paraqet tragjedinë shqiptare të viteve nëntëdhjetë, e cila triumfoi me luftën për çlirim. Duke u zhytur në dramën e etnisë Mehmet Kajtazi jep me ngjyra të theksuara kohën e aparteidit serb në vitet nëntëdhjetë të shekullit që lam pas.
Romani ''Një diell tjetër'', siç vëren edhe shkrimtari i mirënjohur  Rushit  Ramabaja në pasthënie, i shkruar sipas modusit të ironisë së qëndrueshme, e shqipton dramën më të re shqiptare me një gjuhë e me një stil të mvetësishëm duke vendosur në një kompleks modern sintetizues.
Shkrimtari dhe miku ynë i mirënjohur z.Mehmet Kajtazi ndërroi jetë më 25 shtator 2003 në Lozanë të Zvicrës dhe u varros në Prishtinë më 27 shtator 2003.


*******
nga  Mehmet Kajtazi

"KULTURA BASHKON KOMBIN EDHE NË LOZANË TË ZVICRËS"


Ilirët bulbërojnë për Arbërinë... Nuk ishim as të “majtë” e as të “djathtë “. Nuk ishim askushi, ma thanë Hyzer Olluri, Bislim Hoxha dhe Arsim Ferizi. 

Ata kanë ardhur nga anë të ndryshme të Kosovës (njëri nga Drenica, tjetri nga Dukagjini dhe i treti nga Ferizaj) dhe askushi do të ngelim, thonë ata, nëse nuk e shohim në harmoni popullin shqiptar në mërgim.

 Biseda ka një forcë magjike kur dirigjohet nga vullneti i madh për harmoni kombëtare. Këtë nuk e bënë krerët politikë shqiptarë në Zvicër, thonë ata, këtë po e bëjnë “Ilirët”, po e bën hapërimi i tyre që me kulturë të bëhemi një.

Kështu shprehet edhe Nadire Hoxha dhe tregon se vëllai i saj nuk është vrarë nga dora serbe pse ai luftoi në emër të kësaj apo të asaj partie politike, por u vra nga ajo dorë gjakatare pse ai donte që Kosova të jetë e lirë.

 Unë lirinë e Kosovës e shoh edhe në sytë e birit të tij që ka emrin Nëntor, në nëntor më kanë vrarë vëllanë gjakatarët serbë. shtë rregull i përgjithshëm i shteteve të perëndimit që ardhësit në tokat e tyre të mos zhvillojnë aktivitete politike, por nëse ka njerëz të tillë që pandehin se identitetin e tyre mund ta ruajnë dhe ta kultivojnë në korniza politike, këtë edhe ua mundësojnë shtetet mirëpritëse, por gjithnjë duke iu përmbajtur ligjeve të shteteve ku ata kanë emigruar. 

Shqiptarët që nga koha e krijimit të pluralizimit politik në atdhe tërë energjinë e tyre e shpenzuan në politikë: krijuan parti të ndryshme politike, ligjet e shteteve mirëpritëse nuk lejuan që ato parti të regjistrohen si parti, por krerët e atyre partive shumë të zhdërvjellët dhe në të njëjtën kohë edhe gënjeshtarë dhe nxituan që partitë e tyre t’i regjistrojnë në organet përkatëse jo si parti politike, por si shoqata me emra të ndryshëm. Kështu vepruan edhe në Zvicër.
Gënjeshtarët mund të gënjejnë veten, por jo edhe shtetet me përvojë shtatëqindvjeqare si shtet, siç është Zvicra.

Zvicra mirëfilli e dinte se krerët e ndryshëm politik të këtyre partive po hargjojnë kot së koti energji, ua tërhiqnin vërjetjen për këtë, por shqiptarët kur vendosin të merren me politikë, janë më ujqër së ujqërit, i prejnë hekurat e të gjithë kafazeve.

 Si rezultat i një qëndrimi të tillë kobzi, në të gjitha shtetet e Perëndimit, duke përfshirë edhe Zvicrën, shqiptarëve iu servua në pjata një racion, që nuk kishte emër tjetër pos – PËRÇARJE. 

Nga avulli plot xëc i këtij racioni shqiptarët nisën të akuzojnë shoqi-shoin si majtistë e djathtistë, e Atdheu rënkonte në robëri, se nuk punonte as dora e majtë, as dora e djathtë, do të thotë që nga mëngjesi merrte tëposhzën rruga jonë. 

E themi kështu, ngase për t’u larë mirë fytyra në mëngjes, duhet të përdoren që të dyja duart. Atdheu jo vetëm që rënkonte në robëri, por symbylltas ecte drejt greminës. Këtë tragjedi ndër të parët e kishte hetuar Jusuf Gërvalla, andaj me nxitim e vrau Jugosllavia, siç e kishte vrarë tërë Kosovën që nga dita kur e kishte ndarë Kosovën nga Shqipëria. Këtë tragjedi të madhe ia kishte sjellë kryesatrapi i Ballkanit, komunisti Tito. 

Krerët politikë shqiptarë, duke e njollosur njëri-tjetrin, kishin krijuar mjegull të dendur para syve të tyre dhe fare nuke shihnin vrasësin.

 Ai tashmë ishte diku në një varr, por e kishte lënë prapa birin e vet, Slobodan Milosheviqin, i cili dredhinë e Titos nuk e kishte përsosur vrasjen si mjet të vetëm për zhdukjen e shqiptarëve. Krerët e partive politike, edhe kur vritej aq brutalisht Kosova nga “njeriu” që kishte kultivuar deri në shkallë ndërkombëtare fashizimin serb, merreshin në mes veti duke ia shkëputur herë njëri, herë tjetri dorën e majtë ose dorën e djathtë.

 Ishin të gjitha sinjalet që shqiptarët po ngelnin pa duar. Këtë e hetuan edhe të rinjtë shqiptarë në Lozanë të Zvicrës, të cilët më 1 nëntor 1994 krijuan shoqërinë kulturore, për të rritur e për të vegjël, krijuan grupin e valleve shqipe, e nxorën nga dheu rrënjën që po venitej pa diell dhe shpejt e shpejt rrënja mori emrin e vet: ILIRËT. 

Ata që e quanin veten të djathtë thanë se me urdhrin e politikës sonë u krijua shoqëria kulturore artistike “Ilirët”, kështu thanë edhe ata që pandehnin se i sjell diçka të mirë atdheut majtizmi shqiptar, që i kishte rrënjët te thembra e këpucës së Titos dhe të komunistëve të tjerë më të vegjël se ai edhe për nga pesha e trupit, edhe për nga prestigji, “Ilirët” si ilirët: kishin vendosur t’u takonin të gjithë shqiptarëve. Këtë fjali po e përsëris: të gjithë shqiptarëve.
  
Ata ishin dhe janë të vetëdijshëm se kultura është mbretëreshë që i bashkon shqiptarët, andaj ata edhe sot “marrin urdhëra” nga kjo mbretëreshë. Krerët politikë shqiptarë edhe sot janë të ndarë në Lozanë, e si rezultat i kësaj të keqe ata insistojnë që Festa e Flamurit të mos festohet bashkërisht, ata edhe përvjetorin e Jusuf Gërvallës e kremtojnë ndaras.

 Po patën mundësi ata një ditë edhe Diellin do ta ndanin. 

Shqiptarët e rëndomtë e shikojnë këtë punë të tyre (tepër të ligë dhe tepër tragjike) me skep ticizëm dhe me përbuzje, por skepticizmi dhe përbuzja nuk mjaftojnë që të venitet rrënja e përçarjes dhe të zhduket një ditë përgjithmonë. 

Të vetëdijshëm për këtë, “ILIRËT” edhe më shumë u mobilizuan që me kulturë t’i bashkojnë shqiptarët.

 Më 15 mars 2001, biseduam në Lozanë me disa shqiptarë të perkatësive të “Ilirët” nga dita në ditë po i shtojnë radhët me artistë të rinjë, të talentuar dhe me plot zell që të krijojnë harmoni në mesin e shqiptarëve në tërë Zvicrën. “Ilirët” dy herë zunë vendin e parë në Festivalin e Bernës, ku u prezentuan 25 shoqëri kulturore-artistike nga mbarë Zvicra.
 Shpesh kemi qenë në qendër të vëmendjes në shtypin qëndror të Zvicrës, thotë njeriu më përgjegjes dhe më meritor në këtë shoqëri: Ilir Bytyçi.

 Në Lozanë, ku e kemi selinë, por edhe në tërë Zvicrën, dhe në shtetet e tjera, ne i kemi vënë vetes për detyrë parësore që të bulbërojmë pak Arbëri edhe në mërgatë, andaj kur këndojmë para publikut ne e sjellim në gjirma të zemrave të shqiptarëve Gjirokastrën dhe Preshevën, Tetovën dhe Ulqinin, Prishtinën dhe Tiranën. 

Kur këndojnë “ilirët”, thotë Arjeta Buzhala, ne kthehemi në Kosovë, sadoqë kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që unë nuk kam qenë në Kosovë.

 Nuk kam qenë as unë, thotë burri i saj, Afrimi, dhe tregon se krerët politikë ”të djathtë” dhe “të majtë” nëpër tubime të ndryshme bërtitnin dhe klithinin se nuk i nënshtrohemi dot Serbisë dhe detyrë juaj, o bashkatdhetarë, është as ju mos të bëni asnjë hap për nënshtrim, pra as ju mos shkoni në ambasadë të Serbisë për të marrë pasaporta dhe, kur shkumbonin mirë e mirë, bënin me dorë kah një kuti e madhe, bënin me gisht drejt saj, mërgimtarët e gjorë i mbushnin kutitë e mëdha me deviza të shumta, pas një jave i shihnin krerët e partive politike shqiptare që udhëtonin me mercedesa të zezë drejt ambasadës jugosllave për të paguar shuma të majme për t’u pajisur me pasaporta të shtetit jugosllav. 

Unë, si nusja ime, Arjeta, nuk deshëm të marrim pasaporta të huaja, andaj edhe për mua kaluan më shumë se dhjetë vjet që nuk e kam parë Kosovën. 

Unë në një mënyrë e shoh Kosovën përmes valleve të “Ilirëve”, po presim që këto ditë të marrim pasaporta të Zvicrës, ose të UNMIK-ut në Kosovë, nëse ngjet e kundërta, do të kthehemi përfundimisht në Kosovë: në Atdhe le të punojnë partitë politike, se pa to nuk bën në atdhe, por në mërgatë do të ishte mirë të shënohej fundi i tyre, pra do të shënohej fundi i përçarjeve, harmonia në valle dhe në jetë i gëzon mërgimtarët, shkroi Mehmet Kajtazi.

Eshtrat e Isa Boletinit i dorëzohen komunës së Mitrovicës

http://www.botasot.info/img/eshtrat_isa_boletini_x.jpg

“Ka ardhur koha që për eshtrat e Heroit Isa Boletini të përkujdesen institucionet, përkatësisht komuna e Mitrovicës. Sot në 95 vjetorin e vrasjes së Isës dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ribnicë të Podgoricës dhe 13 vjetorit të mbërritjes së eshtrave të tij dhe bashkëluftëtarëve në Mitrovicë ndjej dhembje dhe krenari njëkohësisht për heroin Isa Boletini”, tha Imami Asllan Muratiai, pasi që arkivoli me eshtrat e Heroit Isa dhe bashkëluftëtarëve tij, u nxor nga toka, brenda një objekti ndihmës në oborrin e tij, ku i kishte fshehur që nga viti 2004.
 
http://www.botasot.info/reklama/1Boletini.jpgPërfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, kanë bërë për herë të parë homazhe pranë eshtrave të Heroit Kombëtarë, Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Kjo është bërë e mundur me rastin e dorëzim-pranimit të eshtrave të Heroit Isa Boletini. Në të vërtetë, të enjten (sot), në Zhabar të Mitrovicës, Imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili i ka ruajtur deri tash, në prani të Zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajdin Abazi, ja ka dorëzuar kryetarit të Komunës, Avni Kastrai eshtrat e Heroit Isa Boletini, të bijve dhe bashkëluftëtarëve të tij.

 http://www.botasot.info/reklama/Boletini2.jpg
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Prof. Dr. Pajazit Nushi, eksperti mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliu, intelektualë të njohur nga Prishtina, familjarë të Heroit Kombëtarë të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, etj. Imami Murati, për herë të parë e bëri të ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij.
“Ka ardhur koha që për eshtrat e Heroit Isa Boletini të përkujdesen institucionet, përkatësisht komuna e Mitrovicës. Sot në 95 vjetorin e vrasjes së Isës dhe bashkëluftëtarëve të tij në Ribnicë të Podgoricës dhe 13 vjetorit të mbërritjes së eshtrave të tij dhe bashkëluftëtarëve në Mitrovicë ndjej dhembje dhe krenari njëkohësisht për heroin Isa Boletini”, tha Imami Asllan Muratiai, pasi që arkivoli me eshtrat e Heroit Isa dhe bashkëluftëtarëve tij, u nxor nga toka, brenda një objekti ndihmës në oborrin e tij, ku i kishte fshehur që nga viti 2004.
http://www.botasot.info/reklama/Boletini3.jpg
Mulla Asllani ju tregoj të pranishmëve se iniciatori i parë për sjelljen e eshtrave të Isa Boletinit nga Podgorica në Mitrovicë ka qenë Prof Pajazit Nushi, ndërkohë që kontribut të çmuar kanë dhënë ish Presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani. Ai tha se eshtrat ishin varrosur asokohe në oborrin e xhamisë së Haxhi Veslit në Mitrovicë, prej nga pas lufte i ka zhvarros dhe rivarros në oborrin e shtëpisë së tij.
Zëvendësministri Hajdin Abazi, tha se kujdesi për eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe dhe ruajtja e tyre, është patriotizëm, ndërsa që sot e tutje Qeveria e Kosovës ka si prioritet përgatitjet për rivarrimin dinjitoz të eshtrave në Kompleksin memorial në kullën e tij në Boletin, për t’iu dhënë mundësi shqiptarëve që të nderojnë dhe respektojnë këtë figurë madhore të Kombit.
Kryetari i Komunës, Avni Kastrati, tha se Mulla asllani meriton respekt të posaçëm për ruajtjen e eshtrave në kohë të vështira, andaj edhe në emër të të gjithëve e falënderoj për atë që ka bërë. Ai njoftoi se eshtrat e Heroit Isa Boletini do të rivarrosen më 28 Nëntor të këtij viti, në fshatin e tij të lindjes, me një ceremoni madhështore nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se në ditët e ardhshme do të formohet Këshilli për rivarrim.
Eshtrat e Heroit Isa Boletini dhe bashkëluftëtarëve të tij, tani e tutje do të ruhen në ambientet e Kuvendit të Komunës, ndërkohë që atyre do tu bëhet analiza e ADN-së, për të mos lënë kurrfarë dyshimi.

Kur Kryeministri i vendit bën fyerje publike






Nga Prof.dr. Eshref Ymeri
 
 
 
 http://floripress.blogspot.com/2011/07/kur-kryeministri-i-vendit-ben-fyerje.html
 
Ndoqa fjalën e zotit Kryeministër në mbledhjen e sotme të qeverisë, ku ai u shpreh për regjistrimin e popullsisë. Të gjithë ata që janë kundër regjistrimit të popullsisë sipas formularit Pollo, zoti Kryeministër i etiketoi si "njerëz pa fe dhe pa flamur". Më kujtohet fjala e zotit Kryeministër edhe kur shumë shqiptarë u shprehën kundër vendimit të parlamentit demokratikas për falje hapësirash ujore shovinizmit grekomadh. Një ndër këta shqiptarë, ishte edhe topografi i shquar, kolonel Myslim Pasha. Asokohe zoti Kryeministër e ofendoi rëndë, publikisht,  kolonelin e nderuar dhe atdhetar, duke e quajtur "sharlatan". Por kur Gjykata e nderuar Kushtetuese e hodhi në koshin e plehrave vendimin e parlamentit demokratikas, zoti Kryeministër nuk e tërhoqi fyerjen që i bëri kolonel Pashës.
Një ndër ata shqiptarë që është kundër regjistrimit të popullsisë sipas formularit Pollo, pra, sipas midesë së shovinizmit grekomadh, jam edhe unë. Pra, sipas deklaratës publike të zotit Kryministër, edhe unë, edhe ata që janë kundër regjistrimit të popullsisë sipas formularit Pollo, qenkemi "njerëz pa fe dhe pa flamur"!!!  Pra, zoti Kryeministër, si edhe në rastin e kolonel Pashës, i fyen publikisht të gjithë ata shqiptarë që kundërshtojnë mënyrën e regjistrimit, sipas formularit të qeverisë, të përfaqësuar nga zoti Pollo. Kurse unë mendoj se të gjithë kundërshtarët e kësaj mënyre regjistrimi, duke filluar që nga "Aleanca Kuq e Zi", zoti Abdi Baleta, Prof.dr Pullumb Xhufi, Prof. Alfred Uçi, Prof.dr. Sabit Brokaj, zoti Sabri Godo dhe mijëra e mijëra shqiptarë të nderuar që kanë nënshkruar peticionin kundër këtij lloj regjistrimi, kan si fe dhe kryefe shqiptarinë dhe si flamur kanë Flamurin Kombëtar me fushë të kuqe dhe me Shqiponjë të zezë Dykrenare në mes. Kurse njerëz pa fe dhe pa flamur janë deputetët demokratikas të parlamentit shqiptar, të cilët ligjin për regjistrimin e popullsisë e kaluan vjedhurazi, pa pasur numrin e nevojshëm, por duke mashtruar me praninë e paqenë të deputetëve Maliqi dhe Dibra. Janë pa fe dhe pa flamur edhe për faktin që peticionin me dhjetra mijë firma të "Aleancës Kuqezi", e anashkaluan me mospërfillje. Unë e kuptoj që sot koha është e tradhtarëve, por Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet e shqiptarëve. Para ca muajsh, zoti Abdi Baleta iu drejtua publikisht zotit Kryeministër për çështjen e regjistrimit, por zoti Kryeministër nuk reagoi fare. Nu veproi drejtë. Edhe sot gaboi me deklaratën që lëshoi nga kolltuku i Kryeministrit. Nuk është ogur i mirë kur Kryeministri i vendit bën deklarata publike të gabuara, madje edhe fyese.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni,20 korrik 2011
 

Kujtesë lexuesve të nderuar

Prof.dr. Eshref Ymeri

 
Dje botova në internet një reagim ndaj deklaratave fyese të zotit Kryeministër në adresë të të gjithë atyre dhjetra mijëra qytetarëve të thjeshtë dhe intelektualëve të nderuar që janë shprehur kundër regjistrimit të popullsisë, duke iu kërkuar që të vetëdeklarohen për kombësinë dhe për fenë. Por dje, fatkeqësisht, nuk e kisha në dorë tekstin e Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë. Meqenëse sot munda ta siguroj tekstin e saj përmes burimeve internetike, dëshiroj t'ju kujtoj lexuesve të nderuar Nenin 10 të Kushtetutës, pika 1 dhe 2:
1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit dhe të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.
Pra, "shteti është asnjanës në çështjet e besimit dhe të ndërgjegjes".
Në këto kushte, ku e gjen të drejtën Kryeministri i vendit që t'u kërkojë qytetarëve që të deklarojnë se cilit besim i përkasin? Kërkesa e Kryeministrit është antikushtetuese. Çështja e besimit të çdo qytetari është një çështje fund e krye vetiake, një çështje intime, e ndërgjegjes së tyre fund e krye. Antikushtetutshmërinë e kërkesës së Kryeministrit e zbulon edhe Neni 24 i Kushtetutës, pika 3:
Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet të marrë pjesë në një bashkësi fetare ose në praktikat e saj, si edhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij.
Pra, sipas Kushtetutës, qytetari nuk mund të detyrohet "të bëjë publike bindjet ose besimin e tij". Pra, këtu kemi të bëjmë me çështje të intimitetit tërësisht vetiak të gjithsecilit.  Por Kryeministri i vendit kërkon ta detyrojë qytetarin që ta deklarojë besimin e vet, për ta regjistruar në një dokument zyrtar, siç është formulari Pollo.
Askund në tekstin e Kushtetutës nuk përmendet çështja e kombësisë. Përmendet vetëm çështja e shtetësisë në Nenin 19, pika 3:
Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë, përveçse kur ai heq dorë prej saj.
Pra, Kryeministri i vendit dhe ministri i tij Pollo, kërkojnë të kryejnë një atentat kundër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Tentativën për ta zgjedhur vetë kombësinë çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, zoti Kryeministër e ndërmori për herë të parë në vitin 1993, kur ishte në postin e Presidentit. Por asokohe ajo tentativë dështoi, në saje të qëndrimit burrëror që mbajti në parlament zoti Abdi Baleta, i përkrahur edhe  nga zoti Xhelil Gjoni, i cili, si edhe zoti Baleta, kreu një akt të lartë burrëror. 
Unë e kuptoj që asokohe Presidenti, dhe tani Kryeministri i vendit, pati marrë angazhim vënien në jetë të gjashtë kërkesave të kryeshovinistit Micotaqis, e fundit nga të cilat, siç e thekson me shumë të drejtë edhe Prof.dr. Sabit Brokaj në faqet e sotme të gaztës "Telegraf", ishte mënyra e regjistrimit të popullsisë, sipas tekave të Athinës zyrtare, e cila gëzon edhe përkrahjen nën rrogoz të Brukselit zyrtar. Por ky angazhim i Presidentit të asokohshëm, të cilin kërkon ta vërë në jetë Kryeministri i sotshëm, është në shkelje të hapur të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me pasoja shumë të rënda për identitetin tonë kombëtar.
Lidhur me deklaratat fyese që zoti Kryeministër lëshoi nga mikrofoni i Kryeministrisë kundër Aleancës Kuq e Zi, kundër zotit Kreshnik Spahiu, intelektualëve dhe mbarë mijëra qytetarëve që kanë firmosur peticionin kundër kësaj mënyre regjistrimi të popullsisë, mund të thuhet se ato, siç më shkruante sot një miku im i nderuar nga Miçigani, të kujtojnë deklaratat e Enver Hoxhës kundër “armiqve” që i shpikte vetë nga mendja që nga folëtorja e plenumeve të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë. Dyshoj se Kryeministri i vendit është dehur nga pushteti, prandaj edhe i lejon vetes deklarata të pakontrolluara.
Eshref Ymeri
Santa Barbara, Kaliforni
21 korrik 2011
 

2011/07/21

Kritika tani i ngjan nje dige te shpartalluar qe i varen llamarinat nga ererat e fitimit

Dikur kritika ishte si buloni e si vida qe i shterngonte traret e trasese qe treni i artit dhe letersise te mos dilte nga shinat e ideologjise. Tani vagonat e ndryshkuara kane dale para trenit dhe secila me zhurmen e vet qe nuk i ngjan asnje sirene kerkon te dale e para dhe te zere kryet e vendit
....Kritika aq me keq heshtja e saj i ka bere nje dem te madh shkelqimit elitar te kultures dhe letersise. Kritiket kane hyre nen sqetullat e EUROS,DOLLARIT DHE LEKUT ...Shoqeria e kaluar mbeshtetej ne parime ideologjike e revolucionare e sot i mban syte nga slloganet politike...
....

Jo se nuk ka vepra te mirefillta artistike dhe ato jane te pakta, kur temat jane te medha, por me teper po shkruhet per fisin dhe kullen e bajrakut sesa per ceshtje madhore te kombit ate te bashkimit dhe njesimit kulturor ku ushqehet palca e karakterit. Rolin me te demshen e bejne mediat qe kane mbetur pas karroces politike duke e zvetnuar shpirtin itelektual te shoqerise....
 
Letersia nuk e paqyron realitetin objektiv ne ato permasa qe e kerkon koha dhe mjetet artistike jane te vobekta per shkak se gjithkush eshte bere shkrimtar, poet kengetar. ka nje ngaterrim profesionesh dhe dikush duke mos i njohur As gjymtyre e fjalise nuk e pranon kritiken. Ka kopje e vjedhje te tmerrshme sa poetet, disa, them ketu ne Kosove,Shqiperi, Diaspore u ngjajne rrobaqepseve te kohes se monizmit ne Shqiperi/Kosove , qe i kthenin kapotat e klienteve per tu dukur te reja. ...
Pas renies se Murit te Berlinit ra edhe muri i kritikes. Ne shoqerine e re kritika heshti ne vend qe ta orjentone letersine dhe kahjen e saj ne dobi te shoqerise.


Kritika tani i ngjan nje dige te shpartalluar qe i varen llamarinat nga ererat e fitimit...
Nje here tjeter do te shkruajme me emer dhe mbiemer per te gjithe ata shkrimtar te medhenje qe shkruajne libra me para per analfabetet qe s'i dijne 36 shkronjat e shqipes.

Dhe krejt ne fund....

Përshëndetje miq të librit!
Leximet e verësStina e nxehtë tashmë ka filluar dhe së bashku me përgatitjet për pushimet e verës menduam t’ju kërkojmë ndihmë sërish me sugjerimet tuaja për librat dhe autorët që do t’ia vlente t’i lexoje gjatë kësaj vere nën çadrën e plazhit.
Në këto dy vite, që kur e filluam këtë nismë, shumë prej jush na kanë ndihmuar me sugjerime shume te mira cdo vere  dhe prandaj e mirëpresim kontributin tuaj edhe për këtë verë.
Çfarë librash keni lexuar që ju kanë pëlqyer në mënyrë të veçantë? Çfarë librash keni në plan të lexoni këtë verë?  Na sugjeroni librat dhe autorët e preferuar dhe ne do kujdesemi që t’ua kalojmë këtë informacion të gjithë vizitorëve tanë kudo që janë!!
Ideja është e thjeshtë! Në vend që t’jua sugjerojmë ne librat që mund të lexoni, po ju kërkojmë juve të sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Sugjerimet tuaja janë plotësisht të lira, e vetmja gjë që do t’ju kërkonim është që të fokusoheni kryesisht te librat e botuar në gjuhën shqipe.

Sugjeroni leximet e verës 2011!


Agjencioni Floripress,Leximet e Veres 2011 (foto)ketu te “Shtepia e librit" mendojmë se shumë mendje janë më mirë se sa pak!
Vera erdhi, dielli dhe deti na presin. Secili mund të zgjedhë librin që dëshiron për të lexuar në plazh dhe ne besojmë se ju mund të bëni një sugjerim të vlefshëm për të gjithë vizitorët e “Shtëpisë së Librit” mbi librin apo autorin qe ju mendoni se ia vlene te lexohet gjate veres 2011. 
Gjatë muajve të fundit shumë libra të rinj i janë shtuar bibliotekës së gjuhës shqipe, qoftë nga autorët vendas, ashtu edhe nga të huaj.
Kështu ne ju ftojmë të sugjeroni librin apo librat, ose autorin që ju mendoni se ia vlen të lexohen gjatë kësaj vere. Do vlerësonim edhe një shpjegim apo arsye të shkurtër pse sugjeroni që ta lexojmë librin përkatës.

Ndërsa  Floartpress-i dhe Librat  shqip , mendonim se çfarë titujsh mund t’ju sugjeronim për të lexuar gjate kesaj vere  , vendosëm të ndryshojmë për të sugjeruar një mënyrë tjetër, mbase më interesante për të gjithë.
Çështja është e thjeshtë! Në vend që ne t’ju sugjerojmë librat shqip që mund të lexoni, ju lëmë juve të na sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë. Fundja, në këtë kontekst politiko-social ku njerëzit nuk marrin gjithnjë atë që kërkojnë, ne i qëndrojmë bindjes se jeni ju ata që duhet të zgjidhni!
Pra edhe një herë, na sugjeroni librat shqip  apo autorët në shqip që duhet të lexojmë gjatë verës dhe pse?

Apo ....
Leximet e verës (foto)Këtë verë/korrik,gusht,shtator 2011/ perveç zgjedhjes së vendit ku do kaloni pushimet mbase jeni duke menduar edhe për librat ose autorët që do kishit dëshirë të lexonit. Nga ana jonë, duke dashur t’ju vijmë sado pak në ndihmë, menduam t’ju sugjerojmë një përzgjedhje librash të këndshëm që shpresojmë t’ju pëlqejnë.
Ndërkohë kjo është vetëm një listë e shkurtër dhe ne nuk duam ta kufizojmë atë me kaq. Prandaj, nëse ju keni libra apo autorë të tjerë që dëshironi t’i sugjeroni, ju lutem shkruajini këtu duke vendosur titullin dhe autorin e librit, si dhe një koment të shkurtër që shpjegon arsyen pse ju ka pëlqyer.

Ideja është e thjeshtë!

 Në vend që t’jua sugjerojmë ne librat që mund të lexoni, po ju kërkojmë juve të sugjeroni titujt apo autorët që do ishin me interes edhe për lexuesit e tjerë te Floripress-it. Sugjerimet tuaja janë plotësisht të lira, e vetmja gjë që do t’ju kërkonim është që të fokusoheni kryesisht te librat e botuar në gjuhën shqipe.
Mos harroni t’i shkruani ato këtu poshtë te komentet. Faleminderit!
Redaksia Floripress....

Flori Bruqi

KUR PO KRYHEJ DARKA ERDHI FALJA…

 

 Dom Anton Kçira del në pension

 




 

nga ZEF PERGEGA


        Mbrëmja e datës 21 Qershor në Detroit shënoi jo vetëm përmbylljen 44 vjeçare të karrierës meshtare të Dom Anton Kçirës, i cili e drejtoi për 22 vite kishen e Shën Palit në shtetin e Michiganit në Amerikë, duke e ngitur atë me bujarinë malësore në përmasat e një katedrale të stolisur me dhurta të shënjta në qytetin Rochester Hills, por edhe pasi u krye darka erdhi drita e faljes dhe vazhdimit të misionit të tij në mënyra të tjera.

Meshtarit Dom Anton Kçira
 
          Rreth një mijë besimtarë, patriot e lider fetar, përfaqësues të pushtetit lokal dhe kongresmen, kishin ardhur ti uronin meshtarit Kçira jetë të gjatë, pleqeri të paqtë dhe shërbime të shquara misionare dhe kombëtare.
 
Tom Mrijaj

           Mbrëmjen e rastit e drejtoi në shqip aktivisti Prek Gjokaj dhe në anglisht Didi Dedivanaj. kishin ardhur edhe pjestarë të familjës Kçira që jetojnë në Amerikë, miq e dashamirë si Gjon Kadeli, ish gazetar i “Zerit të Amerikës” konsulli i nderit Ekrem Bardha, publicisti Tom Mrijaj, biznesmeni Satko Satko, vëllëzërit humanistë Lekë e Pashko Gojçaj që kane kontribuar përveç të tjerave edhe në ngitjen e dy shtatoreve të Nana Terezes në grigjën e dy kishave katolike shqiptare në metropolin e Detroitit.
 
Ekrem Bardha


          Prek Gjokaj pasi bëri një përshkrim të kontributit të Dom Antonit tha se kisha e Shën Palit është një vatër e ngrohtë shqiptare fetare dhe kombëtare. Këtë ngrohtësi e ka marrë nga devotshmëria në udhën e Krishtit të Dom Antonit, nga besimtarët malësorë që mbushin sallen në çdo meshë, të cilët e kanë rrethuar qëndren e tyre me humanizëm e besim të pashoq dhe nga puna e palodhur e motrave  Françeskane.

Nga jashtë e ngroh madhështia e përmendorës së Gjergj Kastriotit Skenderbeu dhe shtatorja e Nana Tereze që rrinë në grigjen e saj në krah te njeri-tjetrit. Krishti nuk e la vetëm Dom Antonin. Këtë e tregon se kisha fitoi shtatë proqese gjyqsore dhe atë të fundit të videos që u publikua në internet.
 
Fr. Damien Gjonaj at his priestly ordination
       Fr. Damien Gjonaj

           “Dom Antoni e kreu detyren në mënyrë kualitative. Ai nuk u ndal, nuk u dorëzua e nuk e prishi bekimin e Zotit, ndaj sot me gjithë shpirt e thërras vellau im më i mirë!”- tha Dom Damian Gjonaj në gjuhën anglishte. Ndërsa me përshëndetjen e tij Dr. Shan Zefi i thirri të pranishmit të ngrihëshin në këmbë e të brohorisnin për Dom Antonin që sipas tij ka shëndritur fytyrën e shqiptarëve besimtar në Amerikë.
 
Dr. Shan Zefi

             120 kongresmenë amerikan kanë firmosur një çertifikatë falenderimi për Dom Antonin që do të arshivohet në rekordin e Kongresit Amerikan. Kongresisti Gery Piters duke ia dorëzuar këtë mirënjohje Dom Antonit tha ndër të tjera se ky është një vlersim që i bëhet karrierës fetare dhe atdhetare meshtarit shqiptar që drejtoi për një dekadë kishen katolike të shqiptarëve ne Detroit, si një lider që ndihmoj jo vetëm katolikët, por edhe muslimanet në të gjithë hapsiren shqiptare duke vendosur lidhje me administraten lokale dhe atë qëndrore të shtetit Amerikan e duke i shërbyer paqës, e harmonisë ndërkomunitare.

Në kishen e Shënpalit nga shqiptaret u mblodhen një milion dollarë për lirinë e Kosovës dhe Dom Antonit si lider i njihet një meritë e madhe për pavarësinë dhe krijimin e shtetit të ri të Kosovës.
       Mehill Velaj

            “Që kur kam qenë fëmijë Dom Antoni me ka mësuar se deti ka kripe ujë e ranë dhe peshkaqen më të ngranë”-tha poeti kosovar Mehill Velaj, i cili kishte përgatitur një poezi me rastin e daljes së Don Antonit në pension të titulluar “Ne teatrin ererave te kohes” nga e cila recitoi disa vargje.

“…Fjala jote e shtrënjtë në jetë
                   në kuvende e pajtime gjaqesh
                   i ashpër për politiken
                   i mëshirshëm për të varfërit
                   i pathyeshëm në ide e mendime
                   kur vitet për atdheun e robëruar bënin acar
                   ti shpresoje e besoje në Zot
                   predikoje lirinë e bashkimit shqiptar…!”
       
             “Dom Antoni ka ditur me e mbjellë farën, ka ditur se si me ujit dhe në cilën tokë me e rrit. Ai ka lyp falje për çdo gabim apo mosmarrëveshje që ka patur, ndaj sot i uroj pleqëri të mbarë dhe paqe në shpirt në emrin tim dhe në emër te Aqipeshkëvit tonë Mos. Zef Gashit sepse kështu paguhet me dalë në pension.

 Dom Antonit po i dhuroj tablonë e Ded Gjon Lulit dhe Dom Franit që e merr detyren e re, tabllonë e “Zonjës së Këshillit të Mire” që ta ndimojë e këshillojë për të vazduar misionin ndër shqiptarë të mëgats.” Më këto fjalë dhe dhurata P. Pashku Gojçaj përshëndeti kalimin e kurorës mes dy meshtarëve.
         
Dom Pjeter Popaj dhe  DomAnton Kqira

Në këtë darkë përshëndetën edhe Dom Ndue Gjergji, famullitar i kishës “Zonja Pajtore” kryetraret e bashkive të qytetëve Rochester Hills, Shellby Township dhe Sterling Heights, avokati Jozef Dedvukaj, Zef Gjonaj, Zef Çobani dhe Kol Gjokaj.
           Dom Pjeter Popaj


          Nga ana e tij Dom Pjeter Popaj, famullitar i kishes “Zonja e Shkodrës” në New-York tha: “Jemi bashkuar për t’iu uruar Dom Antonit vitët më të bukura të jetës së tij. Ashtu si piktori që shijon vepren e tij pasi e përfundon ashtu dhe Don Antoni pas shumë vitësh meshtarie tani me daljen në pension mundet me e pa dhe me e shijue vepren e tij madhështore.

Kur je i ri e ke energji menjëherë angazhohesh në punë, si meshtar qëllimi është t’i shërbesh Zotit dhe grigjës, si bari tempulli e shërues i shpirtërave me sakramentet e Krishtit. Ishte ëndërra e tij të ndërtonte kishen e Shën Palit.

Nuk ka patur takim apo demonstratë që nuk ka marrë pjesë Dom Antioni për çeshtje shqiptare e sidomos për situaten tragjike të Kosovës para çlirimit. Të mos harrojmë se as Amerika dhe as Nato nuk do të luanin vendit për ta çliruar Kosovën pa inisiativen e diasporës, duke bërë përpjekje në demostrata në Washinton DC dhe para Kombëve të Bashkuara në New-York.


 Ndër inisiatorët me të flaktë ka qenë Dom Antoni. Ai nuk e ka bërë për dy e faqe apo me u duk. Shpërblimi më i madh për Dom Antonin është sot se Kosova e fitoi lirinë dhe shtetin e vet. Shën Pali ka thënë se në ligësi ndjehëm me i fortë se kam Zotin në ndihmë, ashtu dhe Dom Antoni pati një besim të palëkundur në Zotin ndaj dhe veshtirësitë nuk e topiten, por e forcuan me tepër. Edhe pse sot Dom Antoni largohet fizikisht jam i sigurtë se në zemër e në shpirt afrohet me tepër me këtë popull!”

          Dervishi i Teqës Bektashianë në Detroit Elidon Pashaj në përshëndetjen e tij tha:

“Michigani është shteti me i pasur me ngjarje e data të shënuara me përsonalitet shqiptare të diasporës. Këtu e filluan dhe e mbyllen jetën fetare disa nga figurat historike të kombit tonë të cilët iken nga komunizmi me qëllim që veprimtaria e tyre në dobi të çeshtjes fetare dhe kombëtare ta shtrinin mes shqiptarësh në këtë shtet si symbol i lirisë dhe demokracisë.

Njëri prej këtyre figurave që ka dhënë më shumë për çeshtjen shqiptare, sidomos gjatë luftës ne Kosovë është dhe do të mbetët Don Anton Kçira, figurë e njohur e diasporës, klerik dhe atdhetar, njeriu që diti të mbrojë shqiptarët dhe të kontribuoje për ngritjen e frymës patriotike.

Dom Anton Kçira me urtësinë e një kleriku, por edhe të një mërgimtari që din se çfarë do të thotë largimi nga atdheu është orjentuar drejt nga vlerat. Me predikimin e tij paqësor dhe shpirtin human ai do të ngelet kultivuas i frymës afruese, tolerante dhe pluraliste në shoqërinë shqiptare”

Pak përpara se të hyja në sallene oborrin e kishes takova gazetarin e “Zërit të Amerikës” Astrit Lulushi, i cili gjatë bisedës së lirë u shpreh: “Kam ardhur enkas ta pasqyroj këtë ngjarje. Mora pjesë në meshen e drekës dhe intervistova disa njerëz e lider të komunitetit.

Burra si Dom Antoni nuk lindin përdite. Në vitet që kalojnë do të rritet e do të dallohet vepra e tij. Ai do të mbesë një përsonalitet e veçantë dhe i kompletur me viryte të dallueshme shqiptare!”
Dom Fran Kolaj

Prek Gjoka ftoj para mikrofonin famullitarin e ri të kishes së Shën Palit Dom Fran Kolaj, i cili ka shërbyer në Kosovë dhe vitët e fundit në Zvicer.
Kisha e Shën Palit në Detroit

Në fjalen e tij ai ndër të tjera tha: “…Sot po e pranoi misionin e ri në kishen e Shën Palit në Detroit nga ato duar që aq shumë punuan për te, që aq shumë u kujdesen për te, që aq shumë e ngriten nga qielli, për ti falur bekime.

Po e pranoj këtë mision nga duart e të gjithë atyre që ndanë kafshatën e gojës, për të ngritur këtë vepër që u bë vatër për të gjithë kishen tonë, si në Kosovë, Shqipëri dhe në Mal të Zi, u bë dritë për të gjithë kauzen e lirisë dhe po premtoj se kjo dritë do të na përcjelli po me atë besnikëri, për t’i ngoh zemrat e besimtarëve tanë për Zotin dhe vendin tonë duke kërkuar që të jetë e pandërprerë vatra e shpirtit tonë nga e cila do të marrim dritën e mbretërisë qiellore.

     Dom Anton Kqira

Një vatër mbahet gjallë nga zjarri dhe trolli. Zjarri i vatrës mbahet gjallë përmes kujtesës se atyre që na e lanë trashegim këtë qënder misionare, kujtimi juaj Dom Anton do të jetë i pashuar si zjarri i kësaj vatre se trolli që e mban të gjallë është zemra e të gjithë besimtarëve të kësaj famullie…!”


Ne fund kur po kryhej darka e mori fjalen Dom Antoni i cili tha: “Edhe pse kanë kalur 22 vjet nga 12 tetori i vitit 1989 unë akoma e kam të fresket dashurinë dhe respektin kur më pritet në Detroit.

 Kjo dashuri dhe ky respekt ka qenë i pakursyer nga dashamirësit e kishes së Shën Palit deri në ditën e sotme. Me ju dhe me malësoret trima, bujar e patriot, me të gjithë ata që luftuan e punuan për çeshtjen kombëtare, kaluam ngjarje e situata që nuk  do të harrohen në kujtesen time, por as në kujtesen tuaj.

Këto 22 vite, janë vitët me të rëndësishme të jetës time. Mposhtëm komunizmin, fituam demokracinë, fituam Kosoven shtet të pavarur, Shqipërinë antare të NATO-s, Lëvizjen e lirë në BE dhe uroj që së shpejti ajo të bëhet antare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Baftë Zoti që mrekullitë e këtij shekulli për kombin shqiptar të kurorëzohen me bashkimin e trojeve shqiptare.

E filluam punën me 50 familje dhe mbërritem të kemi 1800 familje në famullinë e Shën Palit. Ju nuk pushuat duke demostruar para Kombëve të Bashkuara dhe Shtëpisë së Bardhë për zgjidhjen e çështjes kombëtare. E filluat punën me rrëzimin e komunizmit dhe e vazhduat atë me kërkesat dhe demostratat e pandalshme deri në çlirimin e Kosovës.

Puna e juaj dhe e diasporës shqiptare nuk duhet të ndalet deri në zgjidhjen përfundimtare të kauzes tonë kombëtare. Ajo zgjidhet vetëm atëherë kur të gjitha trojet tona që na lanë amanet të paret të bashkohen në një shtet shqiptar.

Ju asnjëherë nuk u kursyet për Kishen për Kosoven dhe për të Vobektit. Ju nuk u kursyet për çlirimin e Kosovês duke dhênê njê milon dollarê. Kontributi juaj është aq i madh sa duhen disa libra për ta paraqitur me dinjitetin që meriton bujaria juaj fisnike dhe tipike shqiptare!’

Meshtari Kcira kur spikati humanizmin e malësoreve tha se kisha e re brenda tetë vitëve u likujdua e gjithë shuma e shpënzuar (rreth 11 milion dollarë) dhe princi i truallit ku u hodhen themelet e kishes eshte Rrok Lulgjuraj që me zgjuarezinëe tij dhe përkushtimin në besimin e të parëve të vet bëri të mundur që ta sigurojmë token dhe të kursejmë një fond tepër të konsiderueshëm.

Ndërsa kur një djalë i ri nga Shqipëria kishte nevojë të ngutshme për operacion dhe në meshen e radhës u sigurua vetëm gjysma e lekëve u ngrit Palok Camaj e dha 10 mijë dollarë që ndërhyrja kirurgjikale të bëhej atë ditë!
Rrok Lulgjuraj

Duke vazhduar nê fjalën tij Dom Antoni bêri disa falenderime speciale pêr tê gjithê kryetaret e keshillave dhe antarêt emêr pêr emêr me tê cilêt iu dha rasti tê punonte, Dioçezën e Detroitit dhe titullarët e saj për mbështetjen që i kanë dhënë në realizimin e ideve dhe programeve për komunitetin, famullitarët e ndyshëm që kanë celebruar meshen e shënjtë në raste të veçanta dhe kremtimesh solemne kombëtare, grupin artistik të kishes, Qëndrën Islame në Detroit dhe Teqen Bektashiane.

Më pas meshtari Kçira tha: “Falenderoi të gjitha mediat e shkrura, vizive dhe elektronuike që kanë pasqyruar me realitet veprimtarine e kishes së Shën Palit, pa e deformuar atë për interesa të caktuara, por edhe ato media që kanë qëndruar në heshtje dhe nuk kanë qenë në gjëndje të flasin për hir të vërtetës une i kam falur, po e përseris i kam falur dhe uroj që herë të tjera të kenë kurajon që të qëndrojnë në anën e se vertetës.

 Gjithashtu kam falur të gjithë ata që kanë renë viktimë e kanë luftuar kishen e Shën Palit dhe mua personalisht. Zoti u dhashtë forcë për të kuptuar të vërtetën. Zot fali për fajet që kanë bërë!

Në veçanti falenderoj televizionin e “Zerit të Amerikës” i cili ka përcjellë ngjarjet e rëndësihme që janë zhvilluar në kishen e Shën Palit.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata pa dallim besimi që anë e mbanë botës kanë thënë të vërtetën për Kishen e Shën Palit dhe punën time si meshtar katolik per 44 vite. Edhe njëherë po them Zoti t”ua bekojë familjen dhe të ardhmen e tyre! Jam i bindur se Dom Frani bashkë me besimtaret e kishes se Shën Palit do ta ngrejë me lart këte qëndër, jo vetëm si objekt fetar, por edhe si qëndër ku ruhet kultura, gjuha, tradita, atdhëdashuria e zakonet tona të mira.

Vëllezër e motra, ju bëj thirrje që ta doni dhe ta respektoni më shumë njeri-tjetrin, si vëllezër të një gjaku pa dallim feje e krahine. Le të kuptojmë se duke dashur njeri-tjetri do të na duan e respektojnë më shumë të tjerët. Një komb rritet e zhvillohet vetëm atëherë kur mbizoteron paqa e dashuria, ligji e drejtësia dhe mëshira për të varfërit e besimi tek Zoti. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”

Kryetari i këshillit të kishes Kol Gjokaj pas fjalës vlersuese që mbajti për rolin fetar dhe atdhetar të Dom Antonit ftoi në skenë biznesmenin Rrok Junçaj ti dorëzonte Dom Antonit çelësin e një makine benz-mercedes që famullia i bëri dhuratë me rastin e daljen në pension. Dom Antoni u përshëndet me të gjithë me sy të përlotur.
 
       

Edhe prifi është njeri, thashë me vete, kur i dhashë dorën e ai me mori ne krah dhe një pikë loti nga sytë e tij ma ngrohu supin. Ishte nata e ndarjes e faljes dhe e vazhdimit të jetës…!


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...