2011-07-24
INTRIGA, PROFESIONI MË I LEHTË
Shkruan: SHEFIK SHKODRA
E shihni si thërret ky karagjozi! Po të kishte fuqi, të gjithëve do t'ua ndalte ecjen, nëse nuk shkohet me ritmin e tij. Sidomos, në ritmin e një drejtimi të 'organizimeve e manifestimeve letrare', sipas këtij që shkumon nga goja fëlliqësira...Unë nuk jam ankuar se po censurohem. Dhe ti me siguri, tash për tash, më së paku mund të më censurosh, as te "Ura Maskatarit". Po fjala ishte për ato 'organizimet' tua. Dhe ty asnjë fjalë nuk ta kam "shpif", këtë shprehje që e përdor me dhjetëra herë pa nevojë. Nuk ke shprehje për dialog, pos ofendimeve. Me këtë rast po del shumë qesharak. Vërtet, nuk e kam ditur se je i tillë. Ti më shumë bën reklamë për vete e për veprimtarinë (nëse mund të thuhet veprimtari), më shumë përdor sharje, vetë shpik e përzien: politikë, humanizëm, krijimtari, 'ideator e organizator' - marketing për vete. Kaq di ti. Herë nis me përvujtëri e rënkime, e herë me një trimëri (vigan trimoshi), sikur e mbulon qiellin e këtyre hapësirave. Ma tregon edhe vendin, në cilën anë mund të ulem te hoteli, po asnjëherë nuk mund të demantosh veprimtarinë tënde përçarëse të krijuesve letrarë. Ti më parë nuk di të shkruash. Nuk ke sistem shkrimi. Apo, ndoshta e ke humbur durimin. 'E ke humbur rrugën në oborr', si thonë. Kështu ke qenë dhe kështu je ti - një ftigan!
***
Nuk jam unë shpëtimtari...e as që do të bëhem përfaqësues e interpretues i asnjë klani, i asnjë partie dhe për askënd. Po, në këto rrjedha kohe nuk do të shtrihem jastëk. Nuk ka nevojë aspak askush të shqetësohet se unë apo ndonjë tjetër i tillë do të demolojë themel e kulm të një 'ndërtimtarie' kulturore. Askush nuk do ta 'vandalizojë arkitekturën' e përpjekjeve e të mundit të qytetarëve: ndihmën materiale e profesionale që dhanë njerëzit. Detyrimi im qytetar e profesional (në mos iu prishtë qejfi zotërisë) ka qenë dhe është, që ta pasqyroj e pastaj ta demantoj, së paku, t'ia përkujtoj kujtdo qoftë se nuk është në rrugë të drejtë. Se, nuk reflekton sa e si duhet me opinionin qytetar dhe nuk është në shërbim të krijuesve letrarë. Asgjë për vete nuk fsheh as nuk ruaj. Veç nuk ka mundësi askush, për të gjallë, që të ma ndal hapin tim në rrugën time, pa ia cenuar asnjërit atë kur ecë drejt. E ky ftigani i Gjilanit është ai që çdo gjë përzhdredh mbrapshtë.
"Damnare ad bestiam"
I bie rasti të merret njeriu edhe me ndonjë si ti, për shfaqjet shoqërore që i përcjell! E ato kur i lejon si raste, shndërrohen në fenomene, që një pjesë e njerëzve mendojnë se s'ka nevojë 'me u lodh', "mirë është krejt!" Nuk mund të jesh krejt i qetë, edhe atëherë kur ke respekt të madh ndaj cilitdo qoftë! E me vite e decenie pret ndryshim, por kot. Nuk ndryshon për asnjë milimetër. Të gjitha i sheh, i prek, i ndien dhe asgjë. E nuk mund t'u përballosh...! merr e i thua akëcilit udhëheqës se s'është ashtu, e kjo del për atë siklet e 'fatalitet'. Do të thotë e hanë "miza pas veshi". E bren ndërgjegjja, nëse ka ndërgjegje. Dhe unë, gati për pak - mbeta në ëndërr duke i ikur të gjitha shablloneve të kohës, duke mos dashur ta ofendoj këtë ftigan. Në rastin e tashëm, me të përmendurin që po përballemi për çështje organizimi të kulturës në Gjilan, s'është për t'u habitur. Të tilla ngjashmëri, ndoshta edhe më të theksuara ka kudo. Dua t'ia përkujtoj edhe një herë personit që po derdh helm ndaj kritikës si realitet, lexuesi e sheh si e vërteton ky krejt sjelljen e vet. Kështu është gjithnjë. E kam ditur se nuk kam me kënd të polemizoj. Veprimet e tij që sa kohë më kanë nxitur të reagoj, pak më ashpër ngase është tepruar...Të gjitha ia kam thënë, veç duhet shikuar me gjakftohtësi, jo me tërbime. Po, për to s'ka çka flet, s'mundet. Merret me gjëra të pa rëndësi e pa pasqyrim të veprimit të rrugaçit, vjell të shara. E bën gojën pa larë! Kanë thënë: "nuk bien macja në shpinë". Po faktet janë kudo. Ne ia kemi thënë edhe më herët të gjitha. Ky nuk flet për ato. Ky flet për një person "famëmadh". Kur personi (cilido qoftë) e vendos veten në krye të radhës dhe bërtet: unë ,veç unë..! Nuk do duhej të kesh punë me të. Një pjesë e lexuesve tanë, e dinë me siguri poezinë e një klasiku frëng, "Vdekja e ujkut". Do të thotë, 'një vdekje pa zë...' Po unë nuk kam qenë as nuk jam ujk që tremb të tjerat bisha! E dinë të gjithë se çfarë 'privilegjesh' kam pasur dhe kam. Do ta ndieja veten shumë të ofenduar, po qe se detyrohem ta shpallë personalitetin tim si të përvuajtur për këtë ose atë. Nuk do të jepja kurrfarë Curriculum vitae, sikur po tentohet të shiten do vuajtje, si burgu, largimi, izolimi, etj. Ky qytet dhe jo vetëm kjo rrethinë, na njohin që të dyve. S'ka nevojë t'i paraqes elementet biografike dhe bibliografike si ftigani. Madje se, duhet të më privojë nga e drejta ime e fjalës së lirë për shkak të përkatësisë shoqërore, politike, apo për shkak të kritikave që i bëhen këtij 'agës'. Absolutisht! Kjo është flluskë infektuese tjetër që të prekë. Dhe do të ishte edhe pa ndërgjegjësim shoqëror e kujtdo qoftë, apriori thirrja për linçim. Këtë ky tipi e kërkon dhe e dëshiron. E di ky atë thënien, "mos e vet se t'kallxon vet!" Hiç më tepër nuk ke çka shpalon. Lexuesi i ka pa e lexuar të gjitha ato që duhet të thuhen nga ana ime. Shiheni titullin e fundit të 'demantit' të tij (21.7. '11 në portalin e "Z. Shqiptare", dhe më 23. 7 te "Kosova Sot"): "Prapë po ju them: në emër të shprehjes së lirë, shpifësi po shpifë shlirë". Prapë po thotë supremi që të ma uzurpojë të drejtën për fjalën e lirë! Dhe ndryshe, pastaj thotë se, nuk kam thënë të censurohet, etj. Shikojeni nëntitujt, si: "Unë isha i ndaluar, jo ai..." ose: "ndërsen dhe të tjerë", "e zura me pelë për dore", "...se për këto mjaft ka lehur!" - unë nuk kam thënë asgjë për vete. Shkrimet janë. Kush e njeh nuk lodhet shumë për te. Ata që s'e njohin ftiganin do të thoshin, 'e paskan marrë në qafë këtë njeri!' Pse ky nuk di as të shkruaj, nuk i kam faj. Shkrimi i tij është i paprofilizuar. Jashtë teme. Ka humbur rrugën n'oborr. Çka ka futur në këtë "strajcë magjupi", nuk ka lezet as të lexohet! Më vjen keq, shumë që pata rastin të kem punë me të. Ftigani merr përpara krejt çka i bien ndërmend. Nuk lë vend për asgjë njerëzore.
Vetëm intrigat nuk i mungojnë -
dominus vobiscum
Nuk më ka shkuar mendja asnjëherë që të jem kundër shkrimtarëve, krijuesve në përgjithësi. Ky intriganti përpiqet me çdo kusht t'i hedhë njerëzit në gremina. Ky me Beqir Musliun dhe veprat e tij tash, mbështillet sikur na të tjerët nuk e duam shkrimtarin. Kjo është veç njëra prej spicave të tija. Të gjithë mundohet t'i shtie në 'valë'. Për komentues është e drejtë e tyre si shprehen. Nuk jam duke i nxitur, a si thotë ky ftigani - 'ndërsye'. Ata shkruajnë si dëshirojnë. Mos u shqetëso zotëri! Ne bëjmë (më parë ti) atë që të tjerët nuk dëshirojmë të na e bëjnë. Ne shajmë të tjerët, por ata ne nuk bën. Ne nuk jemi fare koshientë për punën tonë, po të tjerët i akuzojmë për të njëjtat veprime, po edhe për më cikërrimat, sikur i numëron ftigani edhe karrigen ku duhet të ulemi, apo në atë anë, kah ndonjë 'sallë gjyqi' më afër. Komentet nuk janë vota. Je mësuar ti me ato vota, mendon se edhe për këtë çështje vlejnë votat?! Sa më shumë për këtë apo atë. Po të ishte kështu, reagimet do të ishin të hershme për këtë "organizator" të kulturës në Gjilan. S'ka rëndësi kush ishte nën emrin në portali te 'Z. Sh.'(Besa, apo 'Besimi'?), vetëm do t'i kisha treguar një fjali të veçantë për të: nuk jemi të gjithë "qenë të rrugëve". Në mesin e tyre ka edhe 'qen shtëpiak'. Pa ia qimtuar këtë "strajcën e magjupit", të gjitha sa thotë, e njëmend 'vajton' nganjëherë, se, unë ia paskësha prish 'dyzenin', krejt i ka numëruar, s'ka dilemë, i ka bërë me tendencë të qëllimtë dhe i kthen me fjalë sikur të tjerët kanë faj, jo ai. Sikur të të tjerëve janë ato veprime. Përzien krejt, me shoqatë humanitare, me vende të punës...po ai ka mbetur keq. Lëre ti shoqatën humanitare, edhe për atë nëse ka nevojë bëjmë auditim.
Merak të madh ta gjykosh dikë - pse s'je bërë gjykatës
Sa i përket këtyre reagimeve që i shkruan me nervozë, vështirë është të komentohen përsëritjet e pavend. Thërret për gjykim, "te organi kompetent". Edhe redaksitë e medieve. Me dekret! Ruana zot! Po ta kishte pushtetin si thotë ky nga njëherë! Nuk lejohet ta marrë kush nëpër gojë këtë 'zabitin' e mbretit, a kush di se çka e mendon veten. Me mua merr fund këtu kjo bisedë e dreqit, veç mos u turr...!
Gënjeshtrat serbe rreth Betejës së Kosovës dhe heshtja shqiptare!
Shkruan:Ahmet Asani
Është për të ardhur keq, që kemi një fqinj me pesëqind fytyra. Pas Dimtrije Tucoviqit kemi serbin Dobrica Qosiq, i cili edhe njëherë flet një të vërtetë shumë të madhe: “Laz je odrzala srpski narod koliko junastvo.” “Sa trimëria, aq edhe rrena e ka mbajtur gjallë popullin serb”.
Kjo veti e të qenit “trim i rrejshëm”, si për vetëdijen, ashtu edhe për nënvetëdijen shqiptare është e pakapshme, shkurt është për të ardhur keq që na ka rënë hise t’i kemi serbët fqinjë…!
Para 622 vitesh serbët e Vuk Brankoviqit tradhtuan koalicionin antiosman, vranë vëllezërit e tyre, prenë djalin e princit Lazar duke legalizuar kështu koalicionin e tyre anti-katolik dhe anti-Evropë të lidhur me turqit qysh para vitit 1389. Në këtë betejë, më 15 qershor të vitit 1389, Milushi një trim shqiptar nga Kopiliqi i Drenicës arriti ta vrasë Sulltan Muratin. As kjo humbje e madhe e Osmanëve nuk arriti t`i zmbrapste ata sepse ishin një fuqi e madhe ushtarake. Pas vrasjes së Milushit, tradhtisë serbe të Vuk Brankoviqit, ikjes së Princ Lazarit nga beteja, koalicioni katolik me shumicë shqiptare u dobësua shumë dhe pas disa ditësh lufte e humbi betejën e Kosovës.
Edhe sivjet më 28 qershor 2011, pas 622 vitesh pasardhësit e Brankoviqëve vijnë prapë në të njëjtin vend që të provokojnë kujtesën historike shqiptare, ata thirren si tua lypë nevoja herë në emrin e Princit Lazar e herë të Vuk Brankoviqit! Gjatë gjithë sundimit osman festonin fitoren e koalicionit të tyre me turqit dhe shanin Princin Lazar, i cili sipas tyre kishte lëshuar betejën dhe kishte ikur nga lufta!
Nga 1912 e këndej shajnë Vuk Brankoviqin e thirren në emër të Princit Lazar! Vërtet është për të ardhur keq që kemi një fqinj me pesëqind fytyra. Pas Dimtrije Tucoviqit kemi serbin Dobrica Qosiq, i cili edhe njëherë flet një të vërtetë shumë të madhe:” “Laz je odrzala srpski narod, koliko junastvo”. “Sa trimëria, aq edhe rrena e ka mbajtur gjallë popullin serb”. Kjo veti e të qenit “trim i rrejshëm”, si për vetëdijen, ashtu edhe për nënvetëdijen shqiptare është e pakapshme, shkurt është për të të ardhur keq që na ka rënë hise t’i kemi serbët fqinjë!
Shqiptarët vetëm verbalisht kundërshtojnë këtë ardhje, por vetë nuk e kanë të qartë se çfarë duhet bërë në këtë ditë. Shqiptarët nuk e dinë se pse nuk ndërmarrin diçka për këtë datë e cila para se gjithash është e tyre. Beteja e Kosovës është një nga betejat më të rëndësishme për shqiptarët, për popujt ballkanik dhe për Evropën. Mjerisht, kjo betejë është një nga betejat më së paku të ndriçuara, njëra nga betejat më të keqpërdorura nga kisha dhe politika serbe. Pluhuri i kësaj beteje dhe falsifikimi i realitetit historik në njërën anë është rezultat i marrëveshjeve serbo-turke qysh para v. 1389, para se të fillonte kjo betejë-kurth serbo-osmane dhe në anën tjetër rezultat i pozitës së palakmueshme të botës perëndimore karshi kësaj lufte. Në vend që të mblidhen me dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjitha trevat shqiptare e të ndezin qirinj për stërgjyshërit e tyre të therur nga shpata osmane dhe ajo serbe në vend që të mblidhen vetë dhe të organizojnë homazhe për dëshmorët e rënë para 622 vjetësh në betejën e tyre të v. 1389, shqiptarët shikojnë “seri” se si dikush po ua nëpërkëmb vendin dhe kujtesën historike!
Cila është e vërteta rreth Betejës së Kosovës?!
Të shohim çka flasin faktet historike, fakte të cilat i pranojnë vet historianët serb, t’i kthehemi pra shkencës, të shohim se çka na thotë mësuesja e jetës historia. Beteja e Kosovës ishte Koalicion i elementit të krishterë pro perëndimor në krye me shqiptarët si i vetmi popull shumicë. Në mënyrë direkte dhe indirekte shqiptarët u ndihmuan vetëm nga hungarezët, austriakët, polakët, italianët, dhe nga një grusht serbë të Princ Lazarit.
Koalicioni i krishterë i kryesuar nga shqiptarët me në krye Gjon Kastriotin, Gjergj Balshën, Theodor Muzakën, Milush Kopiliqin i kishin premtuar Lazarit se nëse ai merrte pjesë në luftë kundër turqve dhe korrej fitore ata do ta ndihmonin ai ta rrëzonte qeverinë e Milutinit dhe të merrte fronin. Më këtë ndërmarrje, shqiptarët dhe koalicioni i krishterë pro perëndimor deshën të bënin një prishje të koalicionit turko-serb dhe mu për këtë arsye taktizuan edhe më tepër duke vendosur që në krye të Betejës së Kosovës të jetë Princi Lazar.
Vetë historianët serbë pranojnë se para ardhjes së osmanëve në Ballkan kisha serbe ishte e ndarë në dy rryma, në rrymën anti-osmane dhe një rrymën e cila bashkëpunonte me osmanët nën devizën (“protiv koga ne možeš, pridruži mu se!”) (“bashkoju atij kundër të cilit nuk mundesh!”). Rryma e dytë ishte më e fortë dhe “triumfoi”, duke e vënë popullin serb në pozitë të popullit vasal! Princi Lazar, si disident që ishte, fshihej në Kurshumli dhe nuk kishte kurrfarë fuqie dhe nuk dinte se dhëndëri i tij Vuk Brankoviqi në betejë do të ishte në krahun e osmanëve. Princi Lazar nuk donte të besonte se tradhtia e koalicionit do t’i vinte nga vetë serbët, ai pas humbjes së parë e fajësoi shqiptarin, Milush Kopiliq nga Drenica. Milushi për t’i treguar koalicionit anti-osman se nuk ka tradhtuar më në fund rrezikoi jetën për të vrarë Sulltan Muratin. Ky është ende shpirti i shqiptarit të asaj ane, i cili për ta treguar pafajësinë, për të tregua se nuk është në anën e armikut” e vret vetën me gjithë çka ka…” !
Historia flet se pas humbjes së Betejës së Kosovës, vullnetarët serbë të krahut të Princ Lazarit ia mësynë ikjes në drejtim të Nishit, ku u dorëzuan para ushtrisë jeniçere serbe. Ushtarët serbë tanimë jeniçerë, gjithë asaj ushtrie të lodhur e të rraskapitur nga lufta ua prenë kokat dhe me kokat e tyre bënë kulla që turqit i quanin Qele-Kulla! Prandaj, më 28 qershor, gjithë ata serbë që mendojnë t’i përkujtojnë të parët e tyre do të ishte mirë t’i vizitojnë ato vende dhe t’i mallkojnë pasardhësit e Vuk Brankoviqit e jo të vijnë në Kosovë, sepse Kosova kurrë nuk ka qenë dhe nuk do te jetë djep i tyre.
Kosova filloi të projektohej artificialisht, përmes propagandës dhe narracionit epik serb - si djep i serbëve - pas betejës së Kosovës, ku fitimtar doli koalicioni turko-serb, por Zoti e desh që ata për 500 vjet mos të shtohen dhe mos të jenë kurrë shumicë, sepse kështu ishin mallkuar për jetë të jetëve nga gjithë ata shpirtra të tradhtuar.
Një ngjashmëri e festimit të tradhtisë ndodh edhe tek disa fshatra maqedone që festojnë ende tradhtinë që u kanë bërë kryengritësve shqiptarë të kryengritjes së v. 1843 të udhëhequr nga Dervish Cara, kryengritje kjo ndër ma të mëdhatë pas luftërave të famshme të Gjergj Kastriotit. Si duket ky fenomen është fenomen tipik sllav!
Historia flet se pas betejës së Kosovës serbët ishin ata që shkuan në Kurshumli dhe pasi e zunë djalin e princ Lazarit, i cili ishte vetëm 14 vjeç, ia prenë atij kokën, ia qiten kokën në pjatë të argjend dhe me shumë dekorime e dhurata e dërguan në Konstantinopol. Serbët qenë ata të parët që kaluan në islam, dhe jo vetëm që kalonin shpejt në islam po ata filluan të bënin krushqi me turqit, djali i sulltan Muratit Bajaziti u martua me vajzën e Princ Lazarit, pra me motrën e Stefan Lazareviqit, i cili bashkë me nënën e vetë pranuan të jenë popull vasal! Pas kësaj martese edhe 500 vjet të tjera nuk patën të ndalur martesat dhe dashuritë e tyre me turqit. Veshja turke bëhej me krenari deri në ditët e fundit, s’kemi e si mos ta përmendim babanë e alfabetit serb Vuk Karaxhiqin, i cili mbante Fesin turk edhe në Vjenë të Austrisë kurse Knjaz Miloshi mbante hiç ma pak se çallmën turke në kokë! Islamizimi nuk filloi nga shqiptarët, por nga serbët, konvertimin në islam e filloi populli serb, me shpejtësi marramendëse pjesa më e madhe e serbëve menjëherë pas betejës së Kosovës kaloi në islam. Serbët e islamizuar ndihmonin vëllezërit e tyre ortodoksë, shembull tipik është kthimi i patrikanës serbe, e cila kishte pushuar së qeni në v. 1459, sepse kishte ra nën Patrikanën e Ohrit. Me ndihmën e serbit të myslimanizuar Mehmet Pasha Sokoloviqit kjo Patrikanë iu kthye serbëve në v. 1557, kthim ky që u bë në frymën e politikës dhe marrëveshjeve të bëra me krahun pro-turk të kishës ortodokse serbe.
MT: Vendosja e patriarkut Makarije në Patrikanën e Pejës!?
Prandaj, nuk ka se si të shpjegohet vendosja e patriarkut Makarije në Patrikanën e Pejës, për te cilin edhe historianët serbë pranojnë se i përkiste krahut pro-turk, krahut për bashkëpunim me turqit kundër Romës dhe botës katolike. Zaten në kohën e patriarkut Makarije shumë kisha katolike shqiptare u shndërruan në kisha ortodokse serbe! Një leje të tillë patriarku Makarije e kishte marr personalisht nga Sulltani! Karagjergji (Gjergji i Zi) (Karagjorgjeviq) udhëheqësi i kryengritjes së parë kundër osmane, për të cilin serbët e pranojnë se ishte me prejardhje shqiptare, u tradhtua nga vetë serbët. Karagjergji s’pari u masakrua nga serbët, pastaj ia prenë kokën dhe ia dërguan Sulltanit në Stamboll! Gjatë sundimit osman pozita e gjithë popujve të tjerë, aq më tepër e shqiptarëve katolikë, që nuk pranonin islamin ishte shumë e disfavorshme. Serbët bënin krushqi me turqit, kurse shqiptarët me në krye Gjergj Kastriotin, luftuan edhe 25 vjet tjera me radhë kundër hordhive turke. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit për shqiptarët po fillonte golgota e vërtetë zhdukjes. Kur i kemi parasysh këto e shumë fakte të tjera mendoj se pjesa e mbetur shqiptare për ta ruajtur substancën kombëtare zgjodhi si rrugë konvertimin në islam.
Përfundim:
Pushtimet turke në Gadishullin Ballkanik erdhën si rezultat i ndarjes së Krishterimit në atë ortodoks me qendër në Stamboll (Konstantinopojë) dhe në atë katolik me qendër në Romë. Në këtë kontekst, mund të shpjegohet “koalicioni i fshehur” myslimano-ortodoks mes osmanëve dhe serbëve, i cili doli shterp, sepse osmanët u kënaqen me përqafimin e femrave serbe, duke lanë rehat Evropën katolike pas disa tentimeve të pasuksesshme për pushtime.
Në fakt, osmanët duke e lanë anash Romën kaluan më mirë, 500 vjet me radhë ata sunduan rehat rivalët e Romës dhe normal se u kënaqën me miqësinë 500-vjeçare serbe. Në gjithë këtë cirkus të historisë, nëse mund ta quajmë kështu, më së keqi e pësuan shqiptarët që nuk arritën as sot e kësaj dite t’i kuptojnë këto lojëra të “trimave rrenacakë serbë”! Në frymën e vijës së Theodosit që u përcoll me shekuj, serbët u munduan ta bëjnë për vete edhe Hamzain e Mojsi Golemin, duke i bindur ata se armiku i tyre ishte Roma e jo Stambolli. Kjo propagandë vazhdoi me shekuj ndër shqiptarët - hoxhallarët serbë, rusë etj., mbanin vajzë nëpër xhami duke u thënë shqiptarëve të konvertuar në myslimanë se dallimi mes myslimanëve dhe ortodoksëve është sa maza e qepës, kurse me katolikët jeni larg si dita me natën! Ky shpjegim u mundua të futet deri në ditët tona si “urdhër” në vetëdijen dhe nënvetëdijen tonë.
Ta lëmë hallin që kanë serbët me kujtesën tyre të shtrembëruar historike, e lemë anash për momentin edhe ndërgjegjen e Europës, të shohim se çka kemi bërë ne në këtë drejtim. Historianët shqiptarë nuk i kanë kushtuar kurrfarë kujdesi kësaj beteje, krijues shqiptarë kanë shkruar romane historike për ngjarje që nuk çojnë kurrfarë peshe historike, janë shkruar e luajtur drama, janë incizuar filma nga më të ndryshmit, por beteja e Kosovës është lënë sikur mos të ketë ndodhur në Kosovë, sikur mos të jetë çështje me rëndësi për kujtesën historike, e cila është bazë për ardhmëri. Asnjë nga qeveritë kosovare të pasluftës nga ‘99-ta e deri sot nuk ka bërë farë plani se si duhet t’u zihet vendi këtyre “trimave rrenacakë” që mos të kenë vend e fytyrë për të ardhur në vend të huaj, në vendin, të cilin e kanë gjakosur me tradhti para 622 vitesh!
Kjo ardhje e sivjetme në emër të Princit Llazar ishte e ngjashme me atë të Millosheviqit në v. 1989, ishte e drejtuar kundër lirisë e pavarësisë së Kosovës, kundër shqiptarëve dhe aleatëve të tyre perendimore e katolikë.
Autori është inxhinier i diplomuar i makinerisë; ekspert i dipl. në Zvicër, për financa dhe sigurime. Jeton në Zvicër, dhe aktualisht është këshilltar në Ministrinë e Diasporës.

Debati për “vehabitë”, lloji më i ri i nacionalfolklorizmit
Shkruan: Dr. Petrit Mulaku
Ajo që më shumë vret është fakti se, fatkeqësisht, aq pak i jepet rëndësi peshës së argumentit dhe aq pak i jepet rëndësi të drejtave themelore për të cilat trumbetohet vazhdimisht në media. Një emërues i përbashkët që do të mund të nxirrej nga e gjithë kjo është se ekziston një gjendje e mjerueshme e sferës akademike, një gjendje e mjerueshme e të menduarit dhe të argumentuarit të mirëfilltë, një gjendje e mjerueshme e një pjese të madhe të klasës intelektuale në Kosovë, sidomos sa i përket trajtimit të komunitetit mysliman.
Një skandal i llojit të vet ishte edhe shkrimi "Ringjallja e vehabizmit" me autor Prof. Dr. Skender Riza, një historian me nam në Kosovë, i cili me një guxim të pakuptueshëm, me një liri të paarsyeshme të ofrimit të tezave dhe konkluzioneve, e sjell para lexuesit një shkrim me karakter fetar.
Pikë së pari nuk e kam të qartë se me çfarë guximi një historian, studiues shumëvjeçar i shkencave historike hyn në interpretimin e çështjeve fetare, kur edhe vetë ai sikur edhe çdo kush tjetër do të duhej ta kuptonte se nuk është i thirrur dhe kompetent për një gjë të tillë. Dhe nga kjo aventurë e rrezikshme rrjedh edhe shkrimi i lartpërmendur.
Është bërë një traditë e përditshme se nëse dikush dëshiron të tërheqë vëmendjen nga vetvetja mjafton të shkruajë një shkrim në lidhje me vehabizmin, terrorizmin, fundamentalizmin islam, etj., në mënyrë që të zgjojë kërshërinë e lexuesve dhe të marrë një cope vëmendje në realitetin e brishtë dhe akademikisht të prapambetur kosovar. Nuk ka rëndësi nëse keni argumente apo jo, nuk ka rëndësi nëse keni mbështetje për atë që thoni apo jo, mjafton të ofendoni dike, ta akuzoni se ka lidhje me Serbinë dhe Rusinë pansllaviste, se ka lidhje me terrorizmin ndërkombëtar, të glorifikoni prejardhjen "hyjnore" të popullit shqiptar dhe ju jeni një hero i bisedave në kafene dhe bisedave të përditshme në ambientet nga më të ndryshmet në Kosovë.
Argumentet nga "Kur'ani"...
Së pari, prof. Riza nuk argumenton çështjet fetare me argumente historike, por me argumente nga libri hyjnor, "Kur'ani", dhe me porosi dhe fjalë të të dërguarit të All-llahut, Muhamedit a.s. Nuk mund të thoni se dikush është në rrugë të drejtë të fesë vetëm pse ka humbur një luftë apo ka fituar një luftë tjetër. Fati i luftës nuk është gjithmonë në anën e të drejtëve. Nganjëherë edhe të drejtët pësojnë humbje, dhe kjo është dëshmuar disa herë gjatë historisë.
Gjatë shkrimit të tij, prof. Riza i fajëson sektin e shpikur dhe joekzistent "vehabi" për shumë vepra të ndyra dhe krime, por asnjëherë nuk sjellë argumente nga Kur'ani dhe sunneti i Pejgamberit se ku në të vërtetë i kanë gabimet ky sekt "fantom". A i kanë gabimet e tyre në interpretimin e gabuar të principeve të besimit islam (akide), në fushën e të drejtës islame ( fikhut), në fushën e metodologjisë islame (menhexh), apo në ndonjë fushë tjetër. A janë vehabitë nga ata të cilët e teprojnë në tejkalimin e dispozitave të All-llahut apo janë nga ata të cilët i neglizhojnë këto dispozita? Këto janë pyetje në të cilat duhet të përgjigjet çdokush që dëshiron të emërtojë dhe të klasifikojë një sekt si të tillë. Sektet nuk janë diçka e re për pasuesit e fesë islame, ekzistojnë rreth 72 sosh, por sekti "vehabi"nuk ekziston assesi, dhe është asgjë më tepër se sa një emërtim ofendues, (njëjtë si emërtimi përçmues serb për shqiptarët "shiptari") një emër përçmues për këdo që I jep rëndësi praktimit të fesë islame më me seriozitet. Dhe kjo në fakt nuk është diçka e re. Të gjithë ata që deri më tani kanë shkruar në lidhje me "vehabizmin" as edhe një herë nuk kanë sjellë argumente të qarta se ku në të vërtetë ka devijuar ky "sekt" dhe ç'është e vërteta nuk do të munden të argumentojnë kurrë, sepse në mesin e shumë sekteve të cilat sot ekzistojnë me emër dhe janë të emërtuar si të tilla me argumente nga Kur'ani dhe sunneti i Pejgamberit nga dijetarë eminentë islamë, askund nuk është evidentuar sekti "vehabi" si një sekt i veçantë me karakteristika dhe dispozita të veta. Ky sekt fantom që nga shpikja e tij vetëm si emër dhe jo si sekt në të vërtetë, ka shërbyer si emërtim i përbashkët për çdokënd që ka mjekër të madhe dhe pantallona të shkurtër, apo që i kryen më me seriozitet obligimet fetare, pavarësisht faktit se dy njerëz mund të kenë mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtër dhe mund t'i takojnë dy grupeve të ndryshme. P.sh, një njeri me mjekër të gjatë mund t'i takojë sektit havarixh, që është sekti i parë i evidentuar në historinë islame dhe pjesëtarët e tij janë nga njerëzit më të rrezikshëm mbi tokë që kanë vrarë edhe shokët e të dërguarit a.s, vrarë dijetarë të njohur në të gjitha etapat e ekzistimit të Islamit, dhe edhe sot e kësaj dite vrasin pa mëshirë pa të drejtë njerëz të pafajshëm. Por, një njeri me mjekër të gjatë mund të jetë thjesht një pasues i sunnetit origjinal dhe të pastër i të të dërguarit a.s. që e kupton fenë islame, ekskluzivisht sipas interpretimeve të Pejgamberit a.s dhe shokëve të tij dhe është njeriu më i mirë me të cilin do të mund të takoheshe dhe të shoqëroheshe në jetën tënde. Njëjtë mund të ndodhë edhe me dy njerëz të ndryshëm që nuk kanë as mjekër e as pantallona të shkurtër, por mund t'u takojnë grupacioneve të ndryshme.
Veprat janë ato që e
përcaktojnë karakterin
Pra, pasja ose mospasja mjekër, veshja ose mosveshja e pantallonave të shkurtër nuk mund të vendosë apo të zhvendosë ndokënd në një sekt të caktuar. Ju profesor i nderuar, e shani Muhamed ibn Abdulvehabin pse hyri në Mekke dhe i rrezoi tyrbet, e kinse paska mbytur haxhilerë, por të njëjtën gjë e bëri edhe i dërguari a.s, i cili hyri në Mekke dhe i rrëzoi afër 360 idhuj ( ekuivalentë të tyrbeve të sotme) dhe e çliroi Mekën dhe tërë gadishullin arabik dhe idhujtaria, dhe në kohën e Abdulvehabit Mekka ishte shndërruar në një vend adhurimi të varrezave dhe shenjtorëve të vdekur në vend të adhurimit të një All-llahu të vetëm. Pse i mbroni tyrbet kur e dini se ato janë një nga mashtrimet më të mëdha dhe më të turpshme në historinë e njerëzimit dhe në historinë e Islamit. Pse i mbroni tyrbet kur e dini se aty ka varreza të njerëzve të vdekur për të cilat një pjesë naive e njerëzve besojnë se kanë fuqi të ndryshojnë jetën e njerëzve, se mund t'u falin fëmijë atyre që nuk kanë, se mund të pasurojnë të varfrit, se mund të t'u gjejnë nuse atyre që nuk mund të martohen, (e në fakt vetëm Krijuesi Suprem e ka këtë fuqi), dhe bazuar në këtë besim të mbrapshtë njerëzit shkojnë dhe lënë para e gjësende të ndryshme në tyrbe në shpresë të kompensimit nga "shenjtorët" e vdekur.
Cila në të vërtetë është logjika e "vehabizimit"?
Si mund ta konsideroni veten një mysliman dhe të argumentoni thëniet e juaja me ajete kur'anore, kur e dini ( apo duhet ta dini) shumë mirë se mëkati më i madh dhe që nuk falet kurrë është t'i bësh shok All-llahut në adhurim, të besosh se ndonjë krijesë apo objekt posedon fuqi, të cilën në fakt e posedon vetëm All-llahu xh.sh, dhe në të vërtetë i tërë mesazhi i Kur'anit si libër i shenjtë dhe i tërë Islamit si fe e vetme monoteiste është se vetëm All-llahu xh.sh meriton adhurim dhe Muhamedi a.s është i dërguar i tij dhe me të besuarit se të vdekurit mund të zgjedhin probleme të jetës së përditshme atyre iu bëhet adhurim në vend të All-llahut xh.sh. Si mund të t'i mbroni tyrbet dhe besimin që i përcjell ato kur e dini se aty shkelet e drejta hyjnore e Krijuesit Suprem dhe të përkrahni njerëzit që ende e kanë këtë bindje të mbrapshtë.
Juve i akuzoni "vehabitë" fantomë edhe për dy atentate të dështuara në kryeministrin turk Erdogan dhe thoni se All-llahu e shpëtoi Erdoganin( për të cilin thuhet se i takon rendit Nakshibendi, All-llahu e di më së miri) sepse ai është në rrugë të drejtë dhe është mysliman i mirë. Çfarë logjikë është kjo? Pa me thoni ju lutem çfarë do të thoshit nëse dikush, pavarësisht kush dhe për çfarë arsye, megjithatë do të arrijë të bëjë atentat në kryeministrin Erdogan në të ardhmen ( një situate hipotetike pra)? Çfarë do të thoni pastaj? Se Erdogani nuk qenka më mysliman i mirë dhe All-llahu xh.sh nuk e mbrojti më, apo do të jepni ndonjë shpjegim tjetër, sipas tekave dhe dëshirave tuaja. Apo si mund të më shpjegoni faktin se tre nga katër halifët (udhëheqësit dhe sunduesit e myslimanëve) e drejtë, Omeri, Uthmani, dhe Aliu, që janë tre nga katër njerëzit më të rëndësishëm në Islam, pas të Dërguarit dhe Ebu Bekrit, u vranë që të tre në atentate dhe pusi nga njerëz qyqarë. A thua se ata nuk paskan qenë mysliman të mirë dhe të vërtetë dhe All-llahu xh.sh nuk i paska mbrojtur ata dhe ata paskan merituar të vdesin dhe të vriten?
Pyetjet që ngelen pa përgjigje
Si mund t'i quani me atë emërtim fyes "vehabi" ata që dolën në protesta dhe kërkuan ndërtimin e një xhamie për adhurim të All-llahut dhe ende i thoni vetës mysliman dhe mundoheni të argumentoni thëniet e juaja me ajete kur'anore dhe porosi profetike për të vërtetuar tezat që kushedi se çfarë qëllimi kanë? Apo ndoshta xhamia dhe namazi për ju janë aq gjëra të pavlerë sa që nuk ia vlen as të bisedohet për to. Ju thoni, po ashtu, se nuk ka rëndësi a e falni namazin apo jo, me rëndësi është të jeni njeri i mirë, të angazhoheni për të mire, etj. Dhe i paskeni thënë një të deklaruari si ateist që nuk falë namaz dhe nuk i intereson për obligimet fetare, por kinse paska thënë se nuk ia dëshiroj të keqen askujt, iu ndihmoj nevojtarëve etj., se ai qenka mysliman i vërtetë, edhe pse i deklaruar si ateist. Pa më thoni profesor i nderuar a e njihi ju ndokënd që u kanë thënë se ai është njeri i keq, ia do të keqen njerëzve, nuk ka dëshirë t'u ndihmojë nevojtarëve etj? A dini për ndonjë fe në botë e cila thotë se duhet bërë keq, duhet vjedhur, duhet gënjyer etj? Normalisht se jo. Për këtë edhe ekzistojnë hipokritët të cilat thonë diçka tjetër e bëjnë diçka tjetër, e që sot janë një lloj që fatkeqësisht e përbejnë pjesën më të madhe të popullsisë.
Si mund të thoni se monoteist i vërtetë nuk është ai që falet e agjëron dhe i numëroni një varg ofendimesh për besimtarët dhe besimtaret, por është ai që beson në Zotin, e frenon egon e vet, pavarësisht a është budist apo hebre apo tjetër? Si mund të konsideroni monoteist një budist, ku dihet se bazë e besimit budist është besimi politeist (pagan)? Konsideroj se keni një përzierje të pakuptimtë dhe themelore të koncepteve!
Si mund të merrni në "mbrojtje" Islamin dhe principet bazë të tij, kur në anën tjetër i sulmoni dhe përpiqeni të shkatërroni bazat e Islamit, siç janë adhurimi i një Zoti të vetëm dhe mosshoqërimit të asgjëje në adhurim, namazin,agjërimin, xhaminë e cila për një mysliman është si shtëpi e dytë dhe fyeni paturpshëm besimtaret (motrat myslimane) të cilat vishen sipas porosive të Kur'anit dhe sunnetit të Pejgamberit a.s dhe gjatë të gjitha këtyre ofendimeve përdorni emërtimin e turpshëm "vehabi" për të fyer dhe sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ju dhe që janë me serioze në praktimin e obligimeve fetare.
Ju po ashtu shtroni disa pyetje sa për të plotësuar hipokrizinë tuaj nacional folklorike se ku ishin "vehabinjtë" kur Kosova pastrohej etnikisht nga serbë pansllavistë, ku ishin "vehabinjtë" që nuk morën aspak pjesë në çlirimin e Kosovës, etj. A thua vallë ne patjetër duhet të na çlirojë ndokush nga zgjedhat e huaja dhe jo vetë ne? A thua vallë patjetër dikush tjetër duhet të bëjë luftë për çlirimin e tokave tona se ne jemi ta pazotët për të çliruar vetveten?
Po ku ishim ne zotëri profesor, ku ishit dhe ku jeni ju kur Kosova po vidhet nga ata që e vodhën luftën dhe lavdinë e luftës dhe sot vodhën edhe fatin e popullit të thjeshtë të Kosovës? Ku jeni ju intelektualë e akademikë që jeni fshehur dhe keni dale në hije dhe nuk bashkoheni e të dilni e të thoni të bashkuar:" o burra mjaft më se nuk bën kështu me e vjedhë shtëpinë tuaj". Por në vend të kësaj merreni me pastrimin e ndërgjegjes suaj dhe mundoheni të shiteni si atdhetar e fetar, e në fakt nuk jeni asnjërën dhe mundoheni të bindni dikë se ne qenkemi popull hyjnor dhe të gjithë profetët kishin prejardhje pellazge, se edhe arabët dhe vetë Pejgamberi Muhamed si arab kishte prejardhje pellazge! Mjaft më ju lutem! Zbritni në tokë!
Kam edhe shumë për të thënë, por vërtet mendoj se kam thënë mjaft sa për këtë rast. E di profesor i nderuar se ndoshta kur të lexoni këtë shkrim do të më quani "vehabi" apo me çfarëdo emërtimi nga imagjinata juaj, por e vërteta është se unë jam as më shumë as më pak se një mjek i thjeshtë, një (gati) specialist i emergjencave mjekësore, që ditë e natë punoj në shërbimet e emergjencave të ndryshme dhe brenda mundësive të mia mundohem që sadopak të kujdesem për ata që janë lënë në pas dore nga ata që gojën e kanë plot patriotizëm e nga xhepat u rrjedh djersa e popullit të thjeshtë, e që në të vërtetë u edukuan dhe u shkolluan nga po ata intelektualë që sot shiten si atdhetarë e fetarë dhe në të njëjtën kohë, brenda mundësive të mia mundohem të kryej obligimet e mia fetare pa e penguar askënd dhe pa i bërë të keqen askujt.
Ju zotëri profesor mund të shkruani dhe të thoni çfarë të doni, por ju lutem ndaloni së fyeri dhe sulmuari besimtarët dhe besimtaret e thjeshtë/a që kërkojnë xhami dhe mundohen të kryejnë obligimet e tyre fetare të cilat Krijuesi i tyre Suprem i kërkon nga ta, merruni më atë punë që e dini më së miri, të paktën na i vërtetoni disa teza të çuditshme tuajat, si p.sh tezën se kinse serbët paskan prejardhje nga turqit etj., dhe ua lëni punën e sekteve dhe grupacioneve në Islam atyre që janë të thirrur për këtë punë
HASHIM THAÇI, MILLOSH OBRENOVIQI DHE AMBASADORI IRANIAN NË PRIZREN
Shkruan: Adnan Abrashi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, fillimin e ndërtimit të këtij burgu të sigurisë së lartë e vlerësoi si të rëndësisë vitale.
"...Motoja jonë se ligji duhet të sundohet me ligj promovohet edhe sot, që nënkupton që ata të cilët do të jenë në këtë objekt, do t'i kenë të drejtat e tyre ligjore sipas standardeve evropiane", tha, në mes tjerash, në këtë solemnitet ministri Kuçi
E, çka ka lidhje kjo me Millosh Obrenoviqin Serb?
Millosh Obrenoviiqi, posa kishte arritur që në kohën e sundimit të tij të fitonte një autonomi kulturore nga pushteti i Perandorisë Otomane, nga shumë masa reformuese që bënte, vërehej edhe një dukuri e shprehur e renovimit dhe ndërtimit të objekteve për burgje. Ky veprim i Obrenoviqit tej mase e kishte brengosur bashkëkohësin e tij, Vuk Karagjiq (sot i konsideruar si reformator i gjuhës serbe), i cili, në një takim të drejtpërdrejtë formal me të, iu ishte ankuar kështu:
- "Sikur e di mirë edhe madhëria e juaj, z. Millosh, sot ne si popull kemi një shkallë të madhe të analfabetizmit (edhe vetë si sundues despot, Obrenoviqi ishte analfabet total), prandaj, me plot dashamirësi, ju kisha këshilluar që, në të ardhmen, shumë më tepër të investoni në shkolla dhe institucione kulturore, se sa që po shpenzoni para për renovimin dhe ndërtimin e burgjeve nëpër Serbi"?
Në këtë vërejtje shumë dashamirëse atdhetare të Vukut, despoti iu ishte përgjigjet kështu:
- "Unë, sigurisht me këtë moshë që kam tash, kurrë më nuk mund të shkoj në shkollë, e, sa për mundësisë që ndonjëherë edhe vetë të përfundoj në BURG, asnjëherë nuk i dihet në jetë"?
A po i frikohet Kosova njohjes nga Republika Islamike e Iranit!?
Ne një sesion kulur-shkencor të organizuar nga komuniteti islam shiit që jeton në Kosovë, të mbajtur më 17.07.2011, në Prizren, titulluar: "Në pritje të shpëtimtarit", e që i dedikohet ditëlindjes së Imam Mehdiut (Sipas besimit te myslimanëve shiitë, bëhet fjalë për imamin e 12, i cili para disa shekujve zhduket në mënyrë misterioze, andaj nga pasuesit besnik tradicionalisht besohet në paraqitjen e tij të sërishëm për ta rivendosi drejtësinë e humbur hyjnore në tokë), në mesin e pjesëmarrësve të shumtë në këtë eveniment, aty ishte prezent edhe ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, i akredituar në Republikën e Shqipërisë.
Pasi edhe ai kumtoi një ligjëratë dedikuar kësaj teme, më vonë pjesëmarrësve aty iu lejua që atij t'i bëjnë edhe pyetje të drejtpërdrejta. Kuptohet, edhe pse tema e ligjërimit ishte e një karakteri krejtësisht tjetër, nga të pranishmit qe e paevitueshme që ekselencën e të mos ta sfidojnë edhe me atë pyetje të aktualitetit politik ndërshtetëror: Pse Republika Islamike e Iranit nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës?!
Me të parashtruar këtë pyetje nga një i pranishëm, për çudinë e të gjithë neve, ambasadori iranian fare nuk u befasua, por përkundrazi iu përgjigj në mënyrë shumë gjakftohtë dhe në formë të prerë:
- "Ne kemi pasur dhe kemi gjithnjë respekt të madh për Kosovën dhe popullin e saj mik, por dijeni se kurrë deri më sot, përmes kanaleve diplomatike, një kërkesë serioze zyrtare për njohje nga Qeveria e Kosovës, nuk iu është bërë shtetit tonë. Pra, kurrkush zyrtarisht një gjë të tillë nuk ka kërkuar ende nga ne?! Përndryshe, pa marrë parasysh rregullimin ideologjik dhe shoqëror-politik të këtij shteti, për nga sipërfaqja, Irani është shteti i 18 më i madhi në botë me sipërfaqe të përafërt me Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën dhe Gjermaninë dhe ka 79 milionë banorë.
A thua është e mundur që edhe në këto momente të mungesës së numrit të njohjeve, Qeveria e Republikës së Kosovës frikohet nga dikush që edhe Republikës Islamike të Iranit, t'i dërgojë zyrtarisht një kërkesë për njohje? Apo, a mund të jetë e vërtetë se ambasadori Iranian gënjeu me këtë deklaratë?! Mbase…një "dreq o punë" sigurisht është këtu…?!
Flash poetik nga Zyli Gaxholli
"Akujt e dritareve" është libri i parë i autores Zyli Gaxholli, me rreth 70 poezi të tematikave të ndryshme, që u promovua paraditen e sotme në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në një prononcim për mediat autorja Gaxholli u shpreh se ky libër botohet pas një viti pune dhe në të përshihet dashuria në të gjitha format e saj. “Poezitë flasin për dashurinë, për vuajtjet, për përmbytjen e Shkodrës, për vendlindjen time, për shoqërinë time etj, prekin disa fusha, por ndërkohë tematika e preferuar është dashuria sepse ajo na mbush të gjithëve”, tha Zyli Gaxholli. "Akujt e dritareve" përmbledh poezitë si "Puthje me zemër", "Tradhti", "Unë dhe ti", "Mall për ty", "E shtrenjta mike", "Përse je gri sot Shkodra ime?", "Pres", etj. Recenzent i librit të autores Gaxholli është shkrimtari Bardhyl Londo, i cili në parathënien e librit shkruan se bota poetike e autores është e pasur, e ndjeshme dhe njerëzore. “Shumica e poezive nuk dallojnë për risitë poetike, por për ndjeshmërinë e lartë njerëzore. Ajo shkruan dhe vendosi të dalë me këtë përmbledhje poetike vetëm se nuk mund t’i mbante më brenda vetes ato që i thoshte zemra, ato që gjallonin dhe gjallojnë brenda botës së saj”, shkruan Londo. Ky është libri i parë i autores Zyli Gaxholli, ndërkohë që kohë më parë ajo ka shkruar në shtypin e përditshëm shqiptar
FRYMËZIMI I POETIT
Ti, për natë je brënda meje,
Tek unë mërr ritmin e zemrës
Mërr të paktin gjak që kam ndër deje,
E me të thur vargun tënd të këngës.
ENGJËLLI I PAFAJSHËM
Pranë një lulishtje
Dikush një zë nxori,
Nuk desha të besoj
Që dhe kështu mund të ndodhi.
PËLLUMB I BARDHË SYSHKRUAR
Pëllumb i bardhë syshkruar,
Simbol i paqes,
Lajmëtar i dashurisë.
Vetem pak Ti dhuromë krahët,
Të fluturoj e lirë
Drejt kaltërsisë.
IKJE PA KTHIM
Gjithkund u luta,
Të ketë shpëtim,
Mirësi të kishte,
Dashuri.
Njoftimi erdhi si shigjetë,
Mbushur me pikëllim,
Vrer e zi...
Kush ka faj gjithësi ?
MBEÇ ME SHËNDET
Se kush kishte faj
Nuk desha ta di.
Në lumenj lotësh
Lundruan sytë e mi.
Misterin e dashurisë,
Këtë burim të kulluar,
Përse ma kthen, i dashur,
Përrua të turbulluar ?
MIQESIA
KU JU KAM JU O MIQTE E MIRE
QE MA GEZONI SHPIRTIN TIM?
HELLE VESHTRIMIN TE STATUSI IM
I SHIJOJ EMRAT DHE FOTOT SI TRENDELIN
SA E MADHE MIQESIA IME
PER DITE SHTOHET PA KUFI
SA SHUME BISEDOJ ME JU
DERI VONE NUK VE GJUME NE SY
SA MIRE QE NDJEHEM ME JU
JU NDJEJE PRANE SI NJE AGIM
SA E LUMTUR JAM UNE ME JU
JENI KLOROFIL PER SHPIRTIN TIM
PER MUA JU O MIQE JENI:
LULJA,PRANVERA,BIRBILI
FJALA,BESA,MIRESIA ,JETA
JENI ENGJEJ,KALTERSIA E VERTETA
KURRE NUK JU LARGOJ NGA SYTE
FOTOT E TUAJA KAM PERBALLE
DIKUJT I QESH SYRI ME BISHTE
DIKUSH DERDHE SI LUMI,TE EMBLAT FJALE
PER JU GEZOJ RESPEKTIN TIM
MIRESI DHE DASHURI JU FALE
JU PERMBI VARGJET E MIJA
DERDHNI KOMENTE SI NEKTARE
SHPIRTIN MA MBUSHNI ME BUKURI
PORSI YLBERI QE NE QIELL KA DALE
PER JU HAP PORTEN E MIQESISE
SEJCILI NGA JU MAGJI ME FALE
NE DARKE TE GJITHE ME HENEN ZGJUAR
ME FJAL TE NGROHTA NE PERSHENDETEMI
SI MELODI E GALEKTIKES FLAS VET
ZERI JUAJ I EMBEL ME MUA FLET
VALLZOJNE FJALET NE INTERNET
SFILOJNE BUKUR PLOT LEZET
JU KAM TE GJITHEVE PER BUKURI
LUMTURI SIDHNI NE SYTE E MIJ
JENI TE GJITHE TE BUKUR TE MIRE
TE SHKURTER TE GJATE E SHTATE SELVI
SYSHKRUAR,NGJYR QIEDHI APO ME BISHT
KJO ESHTE STREHEZA JONE QE NA BERI MIQ
SA SHUME MIQE E SA MIRESI
SA MIKE TE BUKURA PLOT ZGJUARESI
ME LOT LUMTURIE MBUSHET SYRI IM
TEK JU GJEN FRYMEZIMIN VARGU TE KY SHKRIM
VARGJET E MIJA JU KAM DERGUAR
ATO PER JU MIQ I KAM SHKRUAR
CDO VARG ME JU BASHK KAM PERJETUAR
NE ZEMREN TIME JU KAM STREHUAR
PYES DRITAREN E SHPIRTIT TIM
SYRIN TIM,SYRIN E SHKRUAR
JU KAM DHURUAR MIQESINE
BUZEQESHJEN ME CILTERSINE E CMUAR

ARZALEJA
TI NGJAN ME LULEN ARZALE
EDHE EMRIN KESHTU E KE
ARZALE SHUMENGJYRESHE ERE MIRE
VETEM NJE NDRYSHIMTE KA NGA TI
ARZALE , LULE,TI VAJZE FLORI
ARZAE LULE KUDO NE BOT GJEN
PLOT BUKURI
ARZALE VETEM NE HOLLAND KE LINDUR TI
VAJZA ME KETE EMER NE GJERMANI
ARZALE KUR TE VADIS SA MIRE NDJEHESH
ARZALE ME POASURIN E SHPIRTIT BLIHESH
ARZALE LULE KAQ E BUKUR
ARZALE EMER I NJE VAJZE TE LUMTUR
ARZALE VERTET TE DUA SHUME
ARZALE NJE GOC SI TI DESHA UNE
ARZALE JE LARG, POR TE PREMTOJ
ARZALEN LULE DO TA DHUROJ
ARZALE MOJ VAJZA ME EMER LULE
ARKIDE E RRITUR ME PEKULE
ARZALE E BUKUR KOSOVARE
ARZALE SI BABI ATDHETARE
N O S T A L GJ I A EDHE EMRIN KESHTU E KE
ARZALE SHUMENGJYRESHE ERE MIRE
VETEM NJE NDRYSHIMTE KA NGA TI
ARZALE , LULE,TI VAJZE FLORI
ARZAE LULE KUDO NE BOT GJEN
PLOT BUKURI
ARZALE VETEM NE HOLLAND KE LINDUR TI
VAJZA ME KETE EMER NE GJERMANI
ARZALE KUR TE VADIS SA MIRE NDJEHESH
ARZALE ME POASURIN E SHPIRTIT BLIHESH
ARZALE LULE KAQ E BUKUR
ARZALE EMER I NJE VAJZE TE LUMTUR
ARZALE VERTET TE DUA SHUME
ARZALE NJE GOC SI TI DESHA UNE
ARZALE JE LARG, POR TE PREMTOJ
ARZALEN LULE DO TA DHUROJ
ARZALE MOJ VAJZA ME EMER LULE
ARKIDE E RRITUR ME PEKULE
ARZALE E BUKUR KOSOVARE
ARZALE SI BABI ATDHETARE
PSE VALLE MBI VITE QENDROJ
HERE E GEZUAR,HERE E FTOHTE
NUK E DI KE DASHUROJ
FJALEN E BUKUR
APO NDJENJEN E NGROHTE
KOHA E SHKUAR ME MUNDON
ME NOSTALGJI KUJTOJ RININ
HARROJ QE JETA PRAP VAZHDON
THEM MOSHA SE ZBEH DASHURIN
SA HERE SHKRUJ NDONJE VARG
ILLUSTROJ BUKUR DHE PLOT NDJENJE
MENDIMET ME FIKSOHEN LARGE
BUZQESHJEN PERSERI MA KTHEN
DIKUR ISHA DRITA E DRITES
POR SOT JAM NDRICIMI NATES
TA DINI SE VETEM KJO JAM UNE
I NGJAJE VETES TIME JO TJETER KUJ
PYES VETEN KU JAM.KETE NATE KU
ME NOSTALGJIN APO ME JU ?
I KUJTOJ VITET NEN MAGJIN E HENES
DUA TI KUJTOJ MREKULLIT E ZEMRES
SI NJE IKON ,VITET I KUJTOJ PLOT NOSTALGJI
VAJZA BUKUROSHE,LE TE MBETEM E TILLE
ME ZEMREN DHE SHPIRTIN E PASTER DEBORE
VITET IKIN NUK PYESIN JO,POR KJO ESHTE JETA DO APO NUK DO
ESHTE SHUME VONE TE KTHEJ ATE QE IKU
ESHTE SHUME SHPEJTE TE MBES KU MBETA
ESHTE SHUME VONE PER TE FITUAR UNA
ESHTE SHUME HERET TE THEM SE HUMBA
NE NOSTALGJIN E SE SHKUARES U FUTA
ME AROME GRUAJE TE RRADHE
TEK RINIA IME U KTHEVA
DALE NGA KORNIZA VAJZE
ME DASHURIN E QIELLIT TE KALTER
MIRESI DHE PAQE DO DHUROJ
E RE ME SHPIRTE DHE ZEMER
VITET QE VINE DO TI SFIDOJ
KETO KUJTIME NUK I HARROJ
I RUAJ ME SHPIRTIN ZJARR
DHE KUR MENDOJ,UNE KUPTOJ
SE DASHURI KA GJER NE VARR
BRENGA DHE FATI IM
PUTHJE E BUKUR DHE BUZEQESHJE
SHUME PREMTIME NE FSHEHTESI
ISHTE KJO PUTHJE SI LULEBORE
BARDHE SI DEBORA PASTERTI
SA HERE THASHE DUA,NUK DUA
RINI E NJOME, SHUME E RE
SHOQERIA E PASTER ISHTE E HERESHME
PLOT ME GEZIM EDHE HARE
NDARJA ERDHI E TRISHTUAR
SHUM PASOJA ME LA PAS
NUK GJEJ FJAL PER TA TREGUAR
ATE DIT S"DUA TA NGAS
E EMBEL QE DASHURIA
FARMAK E HIDHUR ME PAS
DY SYT E MIJ PER CDO DITE
ME LOTIN TIM UNE I SPERKAS
MOS E GEZOFTE KURRE KETE JETE
MALLKUAR QOFTE,NESE S"ESHTE SHUA
AI QE FLAKU DASHURINE
RININE TIME BASHKE ME MUA
DASHURIA TROKITI MENJEHERE
PRAN ZEMRES TIME TE LENDUAR
ZOTI MA SOLLI SI DHURATE
DASHURIN TIME TE BEKUAR
NE QIELL VRAPOJA TE KAPJA YJET
BUZEQESHJA IME NE LARTESI
HENA CUDITESH QE NGA LART
SI E MARR GEZOJA KTE DASHURI
SHUME ENDRRA DHE DESHIRA ME VETE
SA NDJENJA PLOT ME EMBELSI
E MBYLLUR BRENDA NE KORNIZE
VAJZA E URTE RASH NE DASHURI
ME FATIN TIM JAM SHUME E LUMTUR
JETOJME THJESHTE DHE SHUME MIRE
CDO DITE SEBASHKU NE GJITHMONE
GEZOJME JETENDHE DASHURINE
MERZITJA IKU NGA SHPIRTI IM
STRESI ,DITE DHE NATE
ZOTI I MADH,SHEF E SHKRUAN
ME DHUROJ MUA KETE FAT
FETYRA IME SOT SHKELQEN
BASHKE ME DIELLIN RREZEARTE
DASHURIA JONE I NGJAN PRANVERES
LUMTURIA ERDHI SI MARGARITAR
AI DASHURIA IME,UNE PER TE LULE
NE SHPIRTIN TIM ,TI RRENJET I NGULE
NGA GJITH KJO ERRESIRE,HENE MU BERE TI
DRITE ME LESHON ,NE DRITEN E SYVE TE MI
MBEC ME SHENDET
Se kush kishte faj nuk dua ta di
Si lumenj lotesh mbeten syt e mi
Dhe gjith ky mister,mua me mundon
E koklavitur jeta,kjo mua me trishton
Si thika me therin dhimjet ne trup
Cdo fjle e jotja terapi per mua
Gjithmon te desha por nuk kishe turp
Me theve zemren,me the s 'te dua
Shiko jeten tende ,e mbec me shendet
Lumturi ne jete te uroj pas kesaj
Nese ca copa lumturie i mbledh dot
Per hir te ndjenjes ,peng mi mbaj.- NENE TE LUTEM ME FAL
Ika ne nje vorbull,as une se kuptova
Me princin tim te kalter,shum larg shkova
Se quaj se une kam ber gabim kurre
Me kurajo e holla hapin,kalova nje mure
Nene te lash nje leter si relike
Nene zemer per mua mos ki frike
Nene jeten, gjen me te bukur me dhe ti
Nene te lutem, falja gabimin tet bije
Behari i bukur o nene kur te vije
Perseri do kthehem tek ti ne shtepi
Ngrohtesin, aromen e bijes te ndjesh ti
Te me mbash si dikur fort ,thelle ne gji
Nena ime e shternjte mos mbaj meri
Me djalin qe desha do te vi tek ti
Do te kerkojm falje dhe pergjerim
Nene te lutem falme,e bera kete gabim
Nene thinjat ne koke perdite ti shtoj
Syrin tend o nene e bera te lotoj
Ty zemra do ta mbushet plot gezim
Kur te them se pres se shpejti,femijen tim
Ti me fale mua me zemer prej nene
Ne krahe e more e perkedhele bijen tende
Ti barkun e bijes me lot gezimi e perkedhele
Nje nipce te bukur,ne jete do te sjelle..
- KU LINDA
- Kudo brodha rrugicat plot malle
- Femijrin kujtova te mregu i liqenit
- Ku rreshkisnin dallget vale vale
- E ne qiellit gazin tone i rrefenim
- Nuk harroj isha ajo vajze...
- Prane gjimnazit kaloja perdite
- Kujtoja ata qe dije me dhane
- Dhe ne zemer me mbollen dashurine
- E syte me kerkonin miqte e vjeter
- Ne Koplikun tim te vogel,derdha lot
- Ne ato veshtrime krejt indiferente
- Une pashe vetem te huaj,u ndjeva ftohte
- Dhe shkova ne te bukurin Llazan
- Ne Ramcaj ku belbezova fjalen nene
- Ku ngrohtesia akullin e shkriu
- Dhe prehja ne fund te shpirtit zuri vend
PA LENDIME
Nje dite erdhem ne kete jete
Me qarjen tone te pare
Sa bote lindin e sa shuhen
Dhe prape i ndan nje e qare
Te vetem erdhem ne kete jete
E sa te tjere cdo dite vijne
Mbushet kjo toke me emra te rinje
Percillen te tjere ,per ku se dime
U rritem, u beme prinder me femije
Cdo pulsim i zemres tone,eshte edhe i tyre
I shtohen jetes trishtime e gezime
Ky eshte ligji i natyres,ne nje fare menyre
Shikojme ne jete plot mundime,
I ndjej ,lendohet zemra ime,
Shum miq kan ikur nga kjo bote
me zemer plasur e pikellime
Kete jete ta gezojme aq sa ta kemi
Emocjonin e bukur te marrim sa jemi
Asnje fjale e thene s"duhet te lendoje
Me the ,te thashe,i the,duhet te ndaloje
- Monologu i pritjes
Kur brengen rrefeva nen tisin e nates,
ti psheretimen fshehe ne fytyren e nje reje
dhe une mbeta vetem,strukur ne lotin e befte
qe binte pafajesisht mbi lutjen pendestare.
Mbi ujra lekundet nje anije e mbytur
diku,nje pulebardhe josh shiun e vjeshtes.
Gjurme te rereta ne brigjet vetmitare,
dialogojne fundin e nje dashurie te pezullt
Kundroj shtratin e shprishur
tek dekompozohet ne nje stol pritjeje,
zerat e trembur humbasin drureve te zhveshur
si nje mekat i trembur nga veshtrimet
Tani gjithcka i perngjane nje filmi te pambaruar
ku une dhe ti aktrojme vetveten
dhe dashuria nen nje aureole ylberi
befas pafajesisht shendrrohet ne ikone- FRYMZIMI POETIT
Ti per nate je brenda meje,
Tek une merr ritmin e zemres,
T"pastrin gjak qe kam nder deje,
E thur vargun tend te kenges...
Merre frymen poetike,
Te te sjedhe ritmet e muzes,
Po te them penen magjike,
Kurre se le te bredhi udhes.
Nese hena nuk ben drite,
Po dremit,ka rene ne gjume,
Ti rri zgjuar mua me prite,
Drite nga syri te jap une.
Ne gjakun tim ,ngjyeje penen,
Vargjet mjalte per te shkruar,
Frymezim , do jem gjith jeten,
lumturi, qe te ka munguar.
Do ta puth doren e bukur,
Me te cilen shkruan vargje,
Do behem une porsi flutur,
Te te jem per try si enderr.
Shume flasin per poezine,
Ata qe kurre nuk kan shkruar,
Ndersa ti poet i shkrete,
I meson i papertuar...
DY SYTE E TU- DY SYT E TU SI METEOR
ME SHIKOJN HESHTUR ME ZILI
MBESHTJELLE BRENDA NJE MISTER
SI TA ZBULOJ KETE SE DI
DY SYT E TU SI METEOR
MI DOGJEN ZJARR DY SYT E MI
NJEHER TE AKULLT SI DEBOR
NJEHER TE NGROHTE PLOT DASHURI
AH SYT E TU SI METEOR
ME SHEMBELLEJNE ME QELLIN BLU
POR SE CFAR FSHEHIN ATA BRENDA
KETE SE DI..KU TA GJEJ? KU?
DUA TE IKI DIKU LARG
ME, SYT E MI MOS TI LENDOJ
E SHPIRTIN TIM TE PAFAJSISE
SI FLUTUR UNE TA KERKOJ
ME MALL VESHTROJ DY SYTE E TU
DHE AI SHKELQIM MUA ME DEH
TI ME VESHTRON E UNE E NDROJTUR
PA SHPRES ,MERZITUR SI NE TERR
GJITHMONE UNE TE PATA THENE
SE SYT E TU, NUK JAN TE MIJA
TE DOLA BORXHIT UNE I DASHUR
TEK UNE QENDRON PAFAJSIA
MOS ME VESHTRO ME ATA SY
ME VRET NE ZEMER DHE NE SHPIRT
TE THASH GJITHMON QE S"JAM PER TY
SE SYTE E TU KERKOJNE SHUM DRITE
PORSI NJE LULE NE MENGJES
SHPIRTIN TEND UNE E KAM MBUSH
MENDOVA QE DRITA E SYVE TE TU
DO ISHA UNE, JO TJETER KUSH
E BUKUR E BRISHTE JETA IME
QE KISHTE LINDUR E BARDHE TEK UNE
PA MESHIRE MU ZHUBROS E TERA
NGA SYTE E TU QE DOJA AQ SHUME -
Pergatiti:Flori Bruqi
Te sodisesh jashte tek bie shi
Me endje pi kafen dhe cigaren ndez
Duke belbezuar per te emblen dashuri
Eshte bukur ta vertitesh diku trurin
Si do ta kaloj sot e ku do ike
Mos te kujtoj kohen qe kam humbur
Se tani ,diku me pret nje mik
Takime,te bukura,te embelat fjale
Si mjalte i mjaltit te embla jane
I afrohem,ai me perkedhele ngadale
Flokun tim te gjate dhe trupin lastar
Te dy sebashku duke soditur
Dashurine ne syrin e ndritur
Me e bukura se cdo gje ne bote
Puthja e embel,puthja e ngrohte
Kam kaq vjet që "s'rri" rehat (cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Tani që u plaka
Tani që u plaka dhe vërsa më iku
Në "provë" e vë veten,unë,ashiku
S'e di në kam vlera,s'e di a pëlqehem?
S'më do symëshqerrra?Do ik të dehem.
Do ik që të dehem,të bëhem sarhosh
Se,tash,s'pëlqehem dhe vlera;dy grosh!
Pa rrri e kafshoj gjuhën,fort ndër dhëmbë
S'ta var njeri "gunën",o mik, me mënd.
2.Ç'më thoshte buzëqeshja jote?
Ç'më thoshte buzqeshja jote?A nuk më thuaj që ta di?
Dje,pothuaj,që më joshe;gjëkund nuk u pe sot ti.
Rrri të kërkoj gjithkund si diçka,që diku humbi
Por hiç nuk të gjej kund;në shprit si plagë plumbi.
Mbeti buzëqeshja jote.krejt si një vegim i bukur
Po pse,moj mike,më joshe?T'më shohësh?Jam turbull.
Në se më joshe rastësisht,t'më thuash:më mjafton
Se unë iki paqësisht,sado që më turbullon.
3.Në lëmë
Makina shirëse grurin po shinte
Njerëzia:të gjithë në lëmë!
Një vajzë nga unë pse shihte?
S'ma ndanë shikimin që mbrëmë.
Në lëmë ka zhurmë e brohorima
(Gëzimii i bollëkut ka gaz)
Vajzën e ndala tek makina
I thashë,diçka...e çfarë i thashë?
U skuq viranja në fytyrë
U skuq sikur bëri faj?
Po unë i fola me zëmër të dlirë
Pas lëmit dhe e putha pastaj,
Në lëmë ka zhurma dhe brohorima
Në lëmë unë shkoj me gaz
Se vajza më pret tek makina
Dhe lëre se ç'bëjmë më pas.
4. Kaq kohë
Kaq kohë kishim pa parë
Ty hiç s'të kanë "vrarë" vitet!!!
Je tamam zambak i bardhë
Ndaj s'i mbaj dot çeçitet.
Je si njëherë e një kohë
Je e freskët si një gonxhe
Kur të putha,zë bëj "oh!"
Se më kishe erë kulloshtre
Me kulloshtër jam mësuar
Që kur kam qenë unë i vogël
Dhe,kur ramë të përqafuar
Gjithë dynjaja erdhi rrotull.
5. 30-vjet
Ja:u mbushën 30-vjet
Kohë e gjatë,sa nuk thuhet
Dhe ja tek u pamë sivejt
"Plaga" e vjetër zë më kruhet.
Zë më kruhet,sa të shoh
Ke parë ti?Zë më dhëmb
Ke "ilaç" që mirë e njoh
Atë nëmë,ndryshe më çmënd.
6.Kur do të ik
Për time shoqe
Në se do ikë para teje
(këtë me shpirt e dëshiroj)
Nuk kërkoj lot prej teje
Një grusht medhe,hidhma,moj!
Dhëmbje do ndjesh;nuk ka se si?
Një jetë të tërë kaluam bashkë
Po lot mos derdh,e dashur,ti
Se boll kullota në timin grazhd.
Mbi shpirtin tënd,të gjithin behar
Ndonjëherë,sokëlliva si dimër
Po kurrë nga ti s'e hoqa mall
Ta dish nga ti,po ik pa nginjur.
Dhe,kur t'më kujtosh,të çmallesh me nge
Zgjat dorën dhe lexo timet libra
Aty sikur krejt të gjallë më ke
Me ty në shpirt kam përzënë aq dimra.
* E di që ka kënduar dhe Dritëroi(për të gjithë lexuesit:mos më merrni për plagjiat!)
7. Dua
Dua të heq vëmëndjen tënde
Mezalla:nuk arrij!
Ah,ta dish,ti timen gjëndje!
Pak nga pak,gati po shkrij.
Mënd po shkrij si qiriiri
Po kulloj,moj,pikë-pikë
Se s'të ndahem unë qafiri
Kam një mall që po më mpik.
8."Shaka?!"
-Ti,po ke goxha grua,se,po të kishe një tjetër
Nuk do bëje kaq "shaka"(se "shaka" bën,pa tjetër!)
Aludoje larg e larg(sikur ja:nuk haje"grepin?!")
Unë kot s'jam kokëbardhë;me "shaka" bëra "kiametin"
9.A nuk qe korrik?
Dikur,në verë, a s'qe korrik?
Kur bashkë ne u njohëm
Ja vjen ai çast dhe prapë më pikë
Dhe hiç nuk e mbaj "ohën"
Se çasti që qe aq i bukur
Më shfaqet si vegim
Dhe tash,që shkruaj,jam turbull
Turbull,o shpirti im.
Ja:erdh korriku përsëri
Ku je,o mikja ime?
Çast,o çast pse s'vjen tani?
Shpirti.copë e thërrime.
10.Natyrë e qetë *
Për time shoqe
E hodhe rrobëdeshambrin mbi supe
Dhe tutje-thu çapit në kuzhinë
Më duket sikur mban erë të thekur buke
Prapë për mua,ke ende freskinë
Sikur ke po atë freski që kishe dikur
Sado dy qeskëza të vogla ke nën sy
Pleqëria ka ardhur dhe s'ka sikur
Po pse na duket sikur jemi të rinj.?
Njëherë nuk ulesh,por diku punon
Je aq punëtore,si të jesh bletë
Shtëpia nga duarët sikur "bubullon"
Dhe jam i lumtur për shortin tim,në jetë.
*e ripunuar.
** botohen për herëtëparë.Janë shkruar në vitet 2001-2011
24 korrik 2011
Subscribe to:
Posts (Atom)
Rusia i përgjigjet Donald Trump, tregon kushtet për një armëpushim me Ukrainën dhe situata globale në botë
Kërko brenda në imazh Shkruan Flori Bruqi, PHD Për Rusinë, refuzimi i Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n është një eleme...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
- Nga Flori Bruqi Administrata e ish presidentit deri sotëm Joe Biden kishte prioritet diçka ...
-
Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,PHD AAAS. STUDIM EKSPLIKATIV HISTORIK DHE FILOZOFIK QË SAKTËSON VIKTIMËN DHE AGRESORIN L ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
Për shkak të rëndit të ri ndërkombëtar, ku një rol shumë të rëndësishëm pa diskutim luajnë SHBA-ja dhe BE-ja, si edhe për faktin se Serbia për shkak të luftërave që kishte realizuar në ish- Jugosllavi në vitet e fundit, ajo ndodhej në një situatë izolimi ndërkombëtar, shkatërrimi ekonomik dhe destabilizimi politik të brendshëm. Ajo në këto rrethana nuk mund të mendonte të fillonte ndonjë aventurë të re ushtarake as me Kosovën dhe me asnjë shtet tjetër në Rajon. Një pengesë e madhe e Serbisë për të rifituar përsëri një status të hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar ishte çështja e Kosovës (Ajo që lidhet me pranimin de jure të pavarësisë së Kosovës) si edhe për faktin se gjakpirësit, kriminelët e luftës, akoma livadhisnin të lirë nëpër Serbi dhe nuk po dorëzoheshin nga autoritet serbe në Gjykatën e Hagës.
Mosdorëzimi i kriminelëve të luftë ishte edhe një ndër pengesat kryesore të Serbisë për integrimin e saj evropian. Ndërsa Shqipëria, për rolin e saj mjaft të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Rajon si dhe për shkak të politikës së saj pro-amerikane, ajo bëri hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit euroatlantik. Shqipëria, në 20 vitet e fundit, ka bërë një politikë të jashtme të lidhur ngushtë me interesat amerikane në Rajon dhe më gjerë. Për këtë arsye ajo ka siguruar një mbështetje të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara në Ballkan.
Duhet theksuar se Shqipëria është realisht dhe jo vetëm diplomatikisht vendi më amerikandashës në Rajon. Kjo u vërtetuar më së mirë gjatë vizitës që bëri presidenti Bush në Shqipëri. Momenti i vizitës së presidentit Bush në Shqipëri ishte një moment jo shumë i lumtur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të luftës antiterror që ajo e bëri pjesë të strategjisë së saj nacionale si dhe për faktin e luftërave që kishte ndërmarrë në Afganistan dhe Irak. Kishte një rritje në nivel ndërkombëtar të pakënaqësisë kundër politikave të Bushit dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Bush, në turneun e tij që ndërmori nëpër Botë, para se të vinte në Shqipëri, u prit nga vendet që vizitoi me protesta dhe thirrje kundëramerikane. Shqipëria ishte i vetmi vend në Botë ku ai, jo vetëm nuk u prit me protesta, por u prit si një hero i vërtetë i shqiptarëve. Vizita e Bushit në Shqipëri bëri që politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ishte e palëkundur në mbështetje të shqiptarëve. Ishte vendosmëria e politikës amerikane, dëshira e popullit shqiptar, që Shqipëria u bë më në fund anëtare me të drejta të plota në NATO.
Gjithashtu, Shqipëria, falë reformave të rëndësishme që ndërmori, sidomos në luftën kundër kriminalitetit, trafikut të qenieve njerëzore, sigurimit të kufijve, bëri hapa shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, duke përfituar liberalizimin e vizave. Pra, me pak fjalë pas një periudhë të gjatë të izolimit ndërkombëtar, për shkak të regjimit të kaluar totalitarë, Shqipëria po e regjentë veten e saj, sepse ajo tashmë kishte siguruar partner mjaft të rëndësishëm strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të rëndësishme anëtare të NATO-s dhe BE-së.
Megjithatë, edhe pse fillimi ishte shumë i mirë për Shqipëri, krejt papritur gjatë rrugës drejt Integrimit Evropian, ajo hasi pengesa mjaft serioze, të cilat më shumë kishin të bënin me situatën e brendshme politike se sa me linjën e politikës së jashtme që ajo ndërmerrte. Zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor duhet të ishin në të vërtetë një arsye më shumë që Shqipëria të bënte hapa të tjerë të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian, si për shembull në marrjen e statusit vend kandidat në BE. Në të vërtetë këto zgjedhje edhe pse ishin demokratike, nuk e ndihmuan procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë, por përkundrazi e penguan atë. Shkaku kryesor i kësaj pengese, i cilësuar disa herë edhe nga BE, ishte ngërçi politik si dhe mungesa e konsensusit politik mes pozitës dhe opozitës.
Ndërsa Serbia, duke analizuar se procesi i integrimit dhe anëtarësimit të saj në NATO ishte shumë i vështirë dhe pothuajse i pamundur, për sa kohë politika e saj e jashtme nuk do të ishte në të njëjtën linjë me politikën e SHBA-së në rajon. Atëherë, ata kuptuan se integrimi evropian është i mundshëm duke bërë vetëm ca sakrifica të vogla. Duhet theksuar fakti se politika e jashtme serbe është karakterizuar në të kaluarën për mungesë koherence dhe elasticiteti me proceset e tjera të ndërvarura ndërkombëtare. Ato e paguan shtrenjtë me politikën e jashtme të realizuar nga Milosheviqi, i cili i çoi jo vetëm në humbjen e influencës gjeopolitike në rajon, por edhe në një izolim të thellë politik ndërkombëtar. Duke pasur parasysh këtë të kaluar të dhimbshme të politikës së jashtme, qeveria aktuale e Serbisë ndryshoi strategji, duke mos përsëritur të njëjtin gabim