VIP-at nuk kanë më aspak “turp” të nxjerrin format e trupit. Përvec rrobave të ngushta apo të shkurtra, ato i kanë thënë më kohë “lamtumirë” edhe recipetave, të cilat sa vijnë edhe i përdorin më pak.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/12/11
Replikë e ashpër midis Florin Krasniqit dhe Bekim Haxhiut (Kamishit)
Gjithçka ka nisur derisa Florin Krasniqi po fliste në foltore për masat e reciprocitetit me Serbinë, ndërkaq nga vendi deputeti Bekim Haxhiu i ka ndërhyrë, ndërsa gjithë kjo ndodhi derisa seanca drejtohej nga nënkryetari nga komuniteti turk, Enis Kervan.
Reagimi i Krasniqit ishte i ashpër, duke i thënë disa herë Haxhiut ‘mshele gojën’, në mënyrë të vrazhdtë dhe i tensionuar.
Ndërsa Haxhiu ka reaguar duke e quajtur Krasniqin njeri pa edukatë dhe pa karakter që kërkon t’ua mbyllë gojën të tjerëve.
Pas seancës, Haxhiu nuk ka dashur të flas para kamerave, ndërsa Krasniqi ka thënë se nuk është pishman për fjalët e rënda me të cilat është përballur me Haxhiun.
“Sjellja ime ndoshta nuk ka qenë korrekt, por ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme”, ka thënë Krasniqi.
Më tej deputeti i Vetëvendosjes ka thënë së shumë prej deputetëve të PDK-së nuk janë korrektë dhe gjatë fjalimeve të deputetëve të tjerë ndërhyjnë duke folur edhe në mënyrë banale.
“Kjo që po ndodhë në këto debate në Kuvend, nganjëherë po merr kahje jo të mirë, por unë mendoj se prapa kësaj ka një arsye. Sjellja ime nuk ishte shumë korrekte me deputetët e PDK-së, por ata janë shumë banalë. Gjatë fjalimeve të deputetëve, lëshojnë fjalë banale prej sallës, është tepër fyese. Unë mendoj që një deputet duhet të flas, të tjerët ta dëgjojnë. Ata nuk dëgjojnë, fyejnë, banalizojnë, kështu që kjo praktikë unë mendoj që duhet të marrë fund”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka rikujtuar se në parlamentet e vendeve evropiane deputetët bëjnë zhurmë kur flet qeveria, por jo t’u ndërhyjnë deputetëve të tjerë në fjalën e tyre.
Në këtë mënyrë, Krasniqi e ka arsyetuar edhe atë që ka thënë brenda në seancë, ngase ka pranuar se shpeshherë ndërhyn derisa flet dikush prej kabinetit qeveritar, por jo edhe ndaj deputetëve.
Nuk është hera e parë që Florin Krasniqi përplaset në Kuvend me Bekim Haxhiun, mirëpo ai mohon të ketë diçka personale me deputetin e PDK-së.
“Nuk kam as me Kamishin as me askënd. Nuk kam ardhur këtu deputet për çështje presonale, por për të mirën e përbashkët. Nëse dikush bëhet pengesë për të mirën e përbashkët, nëse Kamishi, Bekim Haxhiu ka marrë detyrë prej shefit të tij të ballafaqohet, unë s’kam problem, nuk kam asgjë personale, as me të as me askënd”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi.
Në seancën e sotme derisa po vazhdonte debatin për masat e reciprocitetin me Serbinë për të cilën ishte ftuar në interpelancë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, deputetët Bekim Haxhiu e Florin Krasniqi kanë pasur përplasjen e radhës.
Të dy i janë drejtuar njëri-tjetrit me akuza duke e quajtur shoqi-shoqin njeri të paedukatë, ndërsa nuk kanë munguar edhe etiketime si ‘bubrrec’, ‘llullë’, ‘banal’, etj.
Ata replikuan edhe ne nje moment tjeter kur Bekim Haxhiu kishte rendin sipas radhes te del ne foltore e te cilin rend e shfrytezoi per akuza ndaj Florin Krasniqit,duke e akuzuar se po paraqitet amerikan dhe se ka harruar nga ështe .Florin Krasniqi është njeri i pa kulturë.Ne replikë Florini tha se unë kam kulturë dhe tarditë dhe se nuk kam ardh ketu te marr kulturë nga Kamishat dhe Lluallat.
Poezi e emocionit dhe e mesazhit atdhetar
Libri i ri
Doli libri i Engjëll Koliqit: “Nën kurorën e lisit plak”
Poezi e emocionit dhe e mesazhit atdhetar
Këto ditë, në botim të Shtëpisë Botuese “Rugova Art” doli libri i poetit tonë të mirënjohur, Engjëll Koliqit. Diskursi i kësaj poezie të Engjëll Koliqit vjen si prurje poetike përmes gjuhës vetanake metaforike dhe botës ndjenjore shumë të theksuar, sa që nganjëherë të ngërthen me çiltërsinë dhe me thjeshtësinë e saj, por mbetet identitet i krijimit të subjektit krijues, për ta ndërtuar botën dhe vizionin e tij prej krijuesi.Në aspektin ndjenjor kjo poezi shpërfaqet me një gamë të gjerë përjetimesh që mbruan në vete, por edhe që mbetet si krjim i ndjenjave të holla dhe gjithsesi e pasur edhe si mendësi dhe si mesazh poetik, që përmbanë në tërë ligjërimin e saj poezia. Mbase kjo poezi vjen sikur një imazh shpirtëror ndjenjash që ndërton botën imagjinative dhe ndjenjore aq thellësisht mbi një taban gjuhësor dhe ritëm poetik sa që krijon në veçanti një qëndrueshmëri të identitetit të kësaj poezie, për kohën kur është shkruar dhe për përkushtimin poetik ndaj kujt është ndërtuar ligjërata poetike.Engjëll Koliqi krijon me frymëzim dhe vetëm atëherë kur ai i vjen dhe e cyt poetin ta thotë përmbajtjen dhe ndjenjën e saj, për ta bartur të recepienti, duke e ambientuar me të aq natyrshëm.Shqetësimi i subjektit krijues në këtë poezi mbase mund të kategorizohet në disa pika vrojtimi, si shqetësim për mërgimin, vendlindjen, atdhedashurinë, etninë, personalen, prindoren, erotikën, humanen etj, që në njëfarë mënyre e përbëjnë atë vokabularin tematik e motivor të poezisë së Koliqit etj.Libri ndahet në disa njësi ciklore si:Në paraëndërr, Shekujt thërras, Në sytë e tu kam dritën, Mos vallë vonë u gjetëm, dhe Vravashëk e pafikur, duke e shqur në tërësi këtë poezi si ndërtim si ndjenjë dhe si tërësi krijuese me veçantitë e saj identitare.Botoi Rugova Art,Prishtinë 2011, ISBN:978-9951-536-22-6.
N.S.K
Korrupsioni e çon presidenten kosovare Atifete Jahjagën në Amerikë
Presidentja e Kosovës ,Atifete Jahjaga në adresimin e saj të parë para deputetëve të Kuvendit, që nga koha e marrjes së “timonit” të së parës së shtetit, të enjten i bëri thirrje Beogradit zyrtar jo vetëm që të heqë dorë nga pretendimet territoriale ndaj shtetit të Kosovës, por edhe të mos i përkrahë strukturat ilegale kriminale në pjesën veriore.
Jahjaga u shpreh e ashpër sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit në Kosovë, duke thënë se tagri i korrupsionit është faturë e shtrenjtë, të cilën po e paguajnë qytetarët, dhe është pengesë e integrimit të vendit në Evropë.
Atifete Jahjaga, që para tetë muajsh me konsensus politik u zgjodh presidente e Kosovës, respektoi obligimin kushtetues, e cila përmes një fjalimi politik iu është drejtuar ligjvënësve kosovarë në këtë fund vit, porse nuk raportoi për punën e saj të deritashme.
Ajo foli për nevojën e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe hyrjen në marrëdhënie tregtare me BE-në, derisa ia bëri të qartë Serbisë se periudhat e hegjemonizmit në Ballkan kanë përfunduar. Sipas saj, shteti i Kosovës është i vendosur për ligj në veri. Ajo u shpreh e vendosur se me Serbinë nuk do të negociohet në asnjë formë për çështjet që prekin sovranitetin e Kosovës.
Pavarësia e Kosovës, ka deklaruar Jahjaga, është e pakthyeshme, integriteti territorial është i paprekshëm dhe për këtë ajo u zotua se ekziston mbështetja e fuqishme ndërkombëtare. Ajo tha se vendi është i bashkuar për veprim kur është në pyetje forcimi i shtetit, edhe pse rruga, sipas saj, nuk është e lehtë.
E para a vendit tha se qartësimi i rrugës evropiane është i domosdoshëm dhe ky është një interes jo vetëm i Kosovës, por edhe i rajonit dhe BE-së. Duke folur për dialogun me Serbinë, ajo kërkoi nga BE-ja që të jetë garantuese e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes dy palëve.
Presidentja përshëndeti edhe nismën për fillimin e heqjes së barrikadave, duke iu drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës në gjuhën serbe që t’i kthejnë sytë kah Prishtina dhe se Kosova është atdhe i të gjithëve, me të drejta të barabarta.
Në adresimin e saj para deputetëve të Kuvendit, presidentja Atifete Jahjaga shprehu shqetësimin e saj për nivelin e lartë të korrupsionit dhe pohoi se thirrja për zero tolerancë kundër korrupsionit duhet të jetësohet dhe për këtë kërkoi front të përbashkët për ta luftuar.
Madje, ajo nuk hezitoi që të deklarohet se pikërisht krimi dhe korrupsioni “po e pengojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës, po e zbehin të ardhmen e vendit dhe po i ndalon investitorët që të investojnë në Kosovë”.
“Kjo është edhe arsyeja pse nesër ( e premte) do të udhëtoj për vizitë zyrtare në SHBA. Atje do të takohem me sekretaren amerikane të Shtetit, kryeprokurorin amerikan, Drejtorin e FBI-së, dhe udhëheqësit e Pentagonit, për të kërkuar përkrahje dhe asistencë në përditësimin e veprimeve që suksesi në këtë luftë të jetë i garantuar”, ka thënë ajo para ligjvënësve.
Ajo konfirmoi se me t’u kthyer nga kjo vizitë në Kosovë, do të themelojë Këshillin Anti-Korrupsion, të cilin do ta udhëheqë, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Fjalimi i presidentes u vlerësua gjithëpërfshirës dhe me nota të larta nga forcat politike opozitare.
Në veçanti Ismet Beqiri i LDK dhe Burim Ramadani i AAK-së përmendën zotimin e Jahjagës për formimin e Këshillin Anti-Korrupsion.
“LDK do t’i ofrojë mbështetje të nevojshme në këtë pikë”, ka thënë Beqiri. Ndërkaq, Burim Ramadani u shpreh skeptik në premtimin e presidentes në luftimin e korrupsionit, përderisa siç u shpreh ai, “në qeveri të jetë PDK-ja”. Sipas tij, në pushtet duhet të vijë një parti tjetër për t’u luftuar vërtet korrupsioni në Kosovë.
Presidentja formon Këshillin Anti-Korrupsion
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të udhëtojë të premten për një vizitë njëditore në SHBA, për të kërkuar ndihmë nga shteti amerikan në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë. Ajo tha se pas kthimit, menjëherë do të formojë Këshillin Anti-Korrupsion.
Vëllezërit Bruno dhe Saimir Krasniqi fajtorë për shumë krime në Amerikë
Vëllezërit shqiptarë Bruno dhe Saimir Krasniqi u shpallën fajtorë nga një juri në Nju Jork, për një sërë krimesh përfshirë mashtrime, vrasje, konspiracion për vrasje, rrëmbime, trafikim lëndësh narkotike, vënie zjarri, grabitje, pengim i drejtësisë, transport i lëndëve narkotike dhe përdorim armësh zjarri.
Preet Bharara, prokurori i Distriktit Jugor të Nju Jorkut, që bëri publik njoftimin, shprehet se dy vëllezërit ?ishin drejtuesit e njërës prej organizatave kriminale më brutale dhe të dhunshme?. Ai shton se gjashtë vjet pas vrasjeve brutale që ata orkestruan, vendimi i jurisë i dha fund mbretërisë së terrorit të Krasniqve dhe i solli para drejtësisë shkaktarët e këtyre krimeve të tmerrshme.
Organizata kriminale e Bruno dhe Saimir Krasniqit vepronte mes të tjerash në Nju Jork, Miçigan dhe Konektikat.
Mes krimeve të tjera, ata u shpallën fajtorë për vrasjen në vitin 2005 të Erion Shehut, një anëtar i një bande rivale në Queens të Nju Jorkut, si edhe ekzekutimin e Erenik Grezdës një anëtar i organizatës së tyre, pasi dyshonin se kishte bashkëpunuar me një bandë tjetër kundër tyre.
Bruno dhe Saimir Krasniqi përballen me dy burgime të përjetsshme, si edhe dënime me 60 vjet burh për akuza lidhur me narkotikë dhe armë zjarri.
Zoti Bahrara vlerësoi grupin e punës së Ballkanit të FBI së për krimin e organizuar. Ai mes të tjerash vlerësoi edhe autoritetet shqiptare për ndihmën për hetimin dhe ekstradimin e Almir Rrapos, ish këshilltar i lartë i ish zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta. Rrapo u arrestua në Shqipëri nën akuzat për lidhjet me organizatën Krasniqi dhe pjesëmarrjen në vrasjen e Shehut dhe trafikim narkotikësh.
In memoriam për Ali Ohrin
Nga Riza Lahi
Këto ditë u largua nga jeta i ndjeri Leka Zogu, larguar nga atdheu i tij bebe 3-4 ditësh. Unë personalisht, as
kam qenë ndonjëherë monarkist,
as kam ati
për monarkët por më a bërë përshtypje nga i ndjeri që na la, të folurit
e gjuhës shqipe me një gegënishte të bukur si edhe qetësia me të cilën
ai e ka shoqëruar në përgjithësi katrahurën konstante politike në vendin
tonë. Unë do të thoja pa asnjë hezitim, se i ndjeri ka qenë politikani
që ka dëmtuar më pak se secili prej “politikanëve profesionistë”
popullin e tij në periudhën postkomuniste. Dukej se ai në “oborrin
mbretëror”, ndiqte qetësisht çfarë ndodhte në vendin tonë, nuk i hidhte
benzinë zjarrit dhe me një flegmatizëm të bukur malësorësh shtatlartë,
jepte mendimin e tij duke e matur fjalën me kujdes dhe kur e pyesnin. Të
ndjerin Leka Zogu, pavarësisht një fletë e dyshimtë dhe e errët që ia
ka lënë faturë popullit të tij i ati dhe që quhet “Shën Nauni” e kemi
dëgjuar të flasë pa kompromis për tokat shqiptare jashtë kufirit tonë
shtetëror, madje, siç kemi mësuar nga burime të ndryshme, sidomos
monarkistët shqiptarë me banim në SHBA kanë mbledhur ndihma të
konsiderueshme për popullin e Kosovës kur rroku armët për liri.
Mbreti Ahmet Zogut – për disa shqiptarë, strateg që organizoi
rrëshqitjen spektakolare për të shpëtuar popullin e tij nga masakra që
do të pasonte lufta pabarabartë e me superfuqinë fashiste e për disa të
tjerë një tradhtar, hajdut, që erdhi në fuqi me bajoneta serbe, që vrau
Luigj Gurakuqin, Bajram Currin dhe që la në mjerim luftëtaren,
komandanten kosovare Shote Galica – la të vetëm një djalë. Leka Zogun e
pat me një nënë hungareze e nga familja aristokrate e hasburgëve, ndërsa
vetë, si shumica e liderëve të botës, që nga De Goli e deri te Ce Dun
qe katundar; nga Mati, nga fshati Burgajet. Mirëpo, mua më ka takuar të
takoj të njihem nga afër me dy persona që kanë qenë pjesëtarë të
“oborrit mbretëror”. I pari ka shërbyer atje me rrogë, i dyti, oh, nuk
mori rrogë kurrë. Që të dy flisnin me shumë respekt për bosin e tyre.
Respekti thuajse i verbër i atyre, mua më ka pas çuditur. Ende nuk e
shpjegoj dot, se si ka ndodhur që, si të atin, edhe Leka Zogun, ta donin
me vetëmohim njerëzit që kanë ndenjur e shërbyer pranë tyre. Nuk e di,
në ka qenë e mundur që Enver Hoxha të kishte pranë vetes njerëz që ta
duan me kaq fanatizëm, si ata që ka patur Leka Zogu.
Dua të flas për njërin prej atyre besnikëve. Më plakun, i cili ka
disa pak kohë që ka ndërruar jetë, edhe ai. Quhej Ali Ohri dhe ishte një
nga idealistët e bukur që di të prodhojë raca e shqiptarëve. I
specializuar si kavalier në shkollat ushtarake të Italisë, ai ka
vazhduar tërë jetën e tij dinjitoze ta mbajë lart titullin e
“kavalierit”, të njeriut besnik ndaj fjalës së dhënë, korrekt, shumë të
vëmendshëm, që i shkonte aq bukur pamja e tij prej burri shtatderdhur,
si një bredh i lartë dhe i mplakur por që, si të gjithë bredhat e botës,
vazhdojnë të kenë hijeshinë e species së tyre. Në një darkë miqësore që
shtroi një atashe ushtarak, në mes të vetëm katër shqiptarëve, ishte
edhe ai – një funksionar i lartë i sigurisë së oborrit të SHT, zotit
Leka Zogu. Kur i tregova se nga isha, Ali Ohri më tha se kishte
përkthyer nga italishtja një libër kushtuar rrethimit të qytetit tim, se
ia kishte botuar Shtypi ynë Ushtarak, se kishte për autor një gazetar
italian që kishte përjetuar gjithçka gjatë atij rrethimi të tmerrshëm,
ku u pat vrarë me tradhti Hasan Riza Pasha. E lamë të ma dhuronte të
nesërmen librin e shkruajtur nga gazetari i së përmendurës milaneze
“Corriere della Sera”, Gino Berri, i cili ka pas hyrë në Shkodrën e
atyre ditëve si drejtor i Postës italiane, me emnin e rremë Giovanni
Bertini, duke iu shmangur urdhrit të Valiut e komandantit të Shkodrës,
Hasan Riza Pashës, që nuk lejonte gazetarë të huej brenda Shkodrës së
rrethuar.
Doli në orën e caktuar nga dera kryesore e “Pallatit Mbretëror” me librin në dorë – “Gino BERRI: Rrethimi i Shkodrës. Tetor 1912 – Prill 1913. Ditar i një korrespondenti të luftës”, më qerasi me një kafe në klubin e bukur me lulishte përpara “Pallatit Mbretëror” dhe m’ i nguli sytë e tij të rreptë dhe të pafrikshëm prej shpatari kavalerie , si i hodhi një vështrim dhuratës që i kisha sjellë si kompensim për librin… Dhurata ishte libri im shumë lluksoz kushtuar Shkodrës – “Maratonomaku nga Shkodra”.
“Shkodra yte ma ka një borxh”
“Shkodra nuk i ka borxh askujt”
“Mua, po. Një…”
“Cili është borxhi?”
Si më përgëzoi për librin, duke më hedhur sytë zhbironjës, si një shpatar përpara një bejlegu, hapi gojën. Mustaqet e tija elegante m’u dukën shumë të ashpra: “Kur po kapitullonte Italia fashiste rinia shkodrane organizoi një demonstratë në mes të qytetit dhe unë mora urdhër të prerë që të përleshesha me demonstruesit me forcën e armëve të mia dhe të vartësve që komandoja…”
“Ju keni vazhduar të ishit oficer i ushtrisë fashiste kur të tjerë kishin rrokur armët për liri dhe po vriteshin nga fashizmi?”
“Po. Vazhdoja t’i shërbeja betimit ushtarak që kisha dhënë…”
“Para flamurit me sëpatën e liktorit fashist?”
“Po! Para flamurit shqiptar me sopatën e liktorit!”
“Sa vartës kishit, zoti Ohri?”
“Tetëdhjetë e katër kalorës. Urdhrin e kisha që, në krye të këtyre kavalierëve – që të gjithë italianë – të grija me shpata rininë e paarmatosur shkodrane, sapo të shpërthente demonstrata!”
“Dhe?”
“Ia thashë në sy eprorit tim, se nuk do t’ia zbatoja urdhrin dhe ai, si më kërcënoi, ma përsëriti atë dhe më urdhëroi të largohesha.”
“E dinit çfarë ju priste për këtë moszbatim urdhri luftarak në kohë lufte?”
“Po…Sigurisht….”
U pamë në heshtje sy më sy. Në një rast të tillë, nuk ka njeri në botë që ta kuptojë më mirë gjendjen e një oficeri se sa një oficer tjetër karriere. Vazhdoi: “Të tetëdhjetë e katër kalorësit e mi nuk morën urdhër kurrë nga unë që të grinin e copëtonin me shpata a me plumba djemërinë shkodrane që demonstronte. Do të kishte vajtur gjaku deri në gju, mjaftonte vetëm një fjalë e imja, e Ali Ohrit. Për moszbatim urdhëri, më dërguan të çarmatosur menjëherë në shtatmadhori, te gjenerali i plotfuqishëm i trupave italiane. Ndenja në këmbë. Jashtë ishin rojet që do të zbatonin çfarëdo urdhri të gjeneralit.
“Ohri, ti nuk ke zbatuar urdhrin e eprorit tënd?”, më pyeti, sapo hyra.
“Urdhri ka qenë i gabuar, zoti gjeneral!”
“Urdhri zbatohet një herë, pastaj dilet në raport për atë, nëse ishte i gabuar apo jo. Këtë e di çdo rekrut, jo më …”
“Urdhri ka qenë krejtësisht I pazbatueshëm nga unë. Në këtë rast bëhej fjalë për nderin tim. Ju e dini që unë jam shqiptar. I vetmi shqiptar oficer i ushtrisë italiane në Shkodër. Urdhri ishte të vrisja njerëz të popullit tim. Ishin që të gjithë të paarmatosur. Shqiptarët nuk luftojnë me njerëz të paarmatosur. Për më tepër, nga fisi im, ka disa burra që kanë dhënë jetën për popullin e tyre. Unë nuk mund të veproja ndryshe nga ata. Duke masakruar popullin tim”
“E dini se çfarë ju pret, Ohri, për moszbatim urdhri në kohë lufte?”
“Jam gati të pres çfarëdo dënimi, zoti gjeneral.”
Mirëpo, gjenerali nuk e dha urdhrin për pushkatimin tim, që mund të bëhej menjëherë dhe pa gjyq, gjë që po e prisja”
Ndërsa mbaronim kafetë, Ali Ohri pa, mes fotografive të “Maratonomaku nga Shkodra”, edhe nipin e ish monarkut shqiptar, Lekën e Dytë. I shpjegova se, njëri nga heronjtë e librit tim, ish kampioni i boksit, talenti Sokol Buliqi, kishte një histori me SHT Leka Zogu dhe bashkëshorten e tij, të ndjerën Suzan ; fotografia në fjalë ishte futur në libër me propozimin e kampionit. Buliqi kishte fituar një ndeshje me kampionin serb të boksit dhe SHT Leka Zogu e kishte thërritur në selinë e tij patriotin tim që shërbente në Pallatin Mbretëror si “bodyguard”. Buliqit ia pat larguar emocionin e pasigurisë pikërisht e ndjera Suzan. Ajo duke e parë djaloshin e zbehur me dashuri, boksoi vetë në ajër. Pra, e kishin thërritur ta përgëzonin për fitoren. SHT Leka Zogu, siç shkruhet në librin në fjalë sipas tregimit të Sokol Buliqit, nxori një tufë të madhe me para dhe ia zbrazi në pëllëmbë boksierit fitimtar: “Merri e prishi me shokët tuaj me rastin e fitores mbi boksierin sërb. Ti na ke nderue Shqypninë”.
Ali Ohri, duke e mbajtur librin si peshtaf para duarve më pyeti: “A t’ia dhuroj Nalt Madhnisë këtë libër në emrin tuaj?”
“Jo, këtë radhë libri është dhuratë për Ali Ohrin. Një herë tjetër…Unë librin ua dhuroj vetëm miqve të mi personalë. Askujt tjetër. Që të gjithë e dinë këtë”.
Ali Ohri, atëherë, e futi librin në çantë duke më falënderuar.
Jam krejtësisht i bindur që kavalieri Ali Ohri e ke ruajtur librin në mes të relikeve të tija personale.
Edhe më shumë se arritjet në karrierën e tij prej oficeri, edhe më shumë se kontributet në fushën e kavalerisë dhe kuajve të ushtrisë, Ali Ohri ka meritën e hulumtimit së pari dhe shqipërimit e botimit të ditarit të gazetarit italian kur Shkodra rezistonte. Mbase janë dy rrethimet më të skëterrshme shoqëruar me rezistencë heroike, që Shkodra i ka provuar gjatë historisë së re – në kohën e Skënderbeut dhe kur Shqipëria sapo kish shpallur pavarësinë nga Turqia dhe ky, për të cilin po flasim. Për rrethimine parë, ja, ne kemi Veprën e Barletit. Po për të dytin? Dakord, vepra letrare e Filip Ndocaj “Shkodra e rrethueme…”, por letërsi dokumentare, pra, shkencore të asaj periudhe? Janë llokma floriri faktet e gjalla që sjell pena e gazetarit të asaj periudhe. Në librin e shqipëruar nga Ohri shikojmë jetë të përditshme, të prekshme, mbi bazën e gazetarisë së mrekullueshme klasike të kohës – pra, me një lakonizëm brilant – Shkodrën e përditshme. Me radif shkodran që shkon të shikojë familjen në shtëpi dhe, kur gjen të shoqen me tre fëmijët duke vdekur nga uria, nxjerr pushkën dhe, si i vret me dorën e tij që ata të mos vuajnë më , shkon në llogore sërish të mbrojë qytetin; një tjetër radif merr leje për pak dhe verifikohet që, në ënd që të kishte shkuar në familje aq pak kohë sa kishte, kish qenë te dashorja; një fëmijë i rrëmben bukën nga dora një gruaje , dhe ikën me vrap duke flakur në baltën dimrore paratë e bukës; vrasja e Komandantit turk dhe pandehmat e kohës për te…Libri mbyllet me tregimin e një kapiteni sërb për sfidën e stërguximshme të dy “zonjushave shkodrane” para syve të atij dhe të së shoqes. “Dy zonjusha të reja, na panë drejt në sy, mua dhe time shoqe, dhe në mënyrë provokuese, njëra prej tyre hapte e mbyllte xhaketën e veshur ku tregonte flamurin shqiptar…Këta…askush nuk na do…”
Për këtë periudhë ekzistojnë shënimet e shoqëruara me hartat e luftës të oficerëve osmanë A.Nazif e M. Kiramettin dhe disa libra të tjerë në italisht e gjermanisht. Ka qënë edhe ditari i një gruaje shkodrane të kohës të quajtur Nine Shiroka – Daragiati; një mrekulli të tillë e kish pikasur At Gjergj Fishta, por autorja nuk ia dha dhe nuk gjenden askund.. Mësojmë se edhe Gjon Kamsi ka lënë në dorëshkrim kujtimet e veta në një pasqyrë besnike të ngjarjeve në rrethim, por… Ali Ohri, si e gjeti librin kushtuar atdheut të tij në një bibliotekë të Milanos, e shtiri në dorë, e përktheu dhe nuk gjeti tjetër botues, përveçse asaj të ushtrisë, gjë që do të thotë se, me siguri, shumica e kopjeve , kushedi se në cilat biblioteka repartesh ndodhen pa u lexuar nga lexuesit masivë…Sigurisht, së paku “Pallati mbretëror”, pa le ndonjë tjetër shtëpi botuese, do të bëjnë, mendojmë, përpjekje që të ribotohet për publikun e gjerë “amaneti për Shkodrën” për të cilën Ohri një herë në jetën e tij, u bë gati të shkonte para murit të pushkatimit. Ky burrë, besnik i idealeve të tija monarkiste, shërbeu deri në fund të jetës së tij në Oborrin Mbretëror, duke refuzuar prerë rrogën dhe çfarëdo shpërblimi tjetër material.

Një heshtje që fliste shumë
Eshref Ymeri
Një heshtje që fliste shumë
Sa
herë që vjen muaji dhjetor, kujtesa më shtegton në vite dhe më bën të
përfytyroj ca ngjarje kohësh të largëta kur jam njohur me një
personalitet të shquar të kulturës shqiptare, krijuesin e heshtur dhe
përkthyesin e talentuar Robert Shvarc, i cili ka lindur pikërisht më 10
dhjetor. Isha në moshë të re kur pata lexuar për herë të parë përkthimin
fantastik të librit “Harkui i Triumfit”. Aq shumë më
pati rrëmbyer shqipja e latuar e atij përkthimi, saqë mikut tim të
vjetër, zotit Rait Beqiri, i lutesha të m’i lexonte me zë ca framente të
veçanta të atij libri befasues. Kur vitet kaluan dhe puna e solli që të
prezantohesha dhe të
njihesha më nga afër me zotin Shvarc, e kuptova se cila kishte qenë
arsyeja që ai paskesh qenë dashuruar aq shumë pas krijimtarisë artistike
të Remarkut.
Në periudhën mes Luftës I dhe Luftës II Botërore, në vendet perëndimore pati qarkulluar shprehja “brez i humbur”, apo njerëz të pushtuar nga pesimizmi. Me këtë shprehje (në frengjishte génération perdue, në anglishte lost generation)
nënkuptoheshin njerëz pak të dobishëm për shoqërinë, që ishin formuar
në vitet e degradimit politiko-shoqëror në një vend të caktuar, të
prirur për të qëndruar jashtë politikës dhe të çorientuar moralisht. Ajo u bë lajtmotivi i krijimtarisë së shkrimtarëve të tillë, si Ernest Heminguej (Ernest Miller Hemingway - 1899-1961), Erih Maria Remark (Erich Maria Remarque, Erich Paul Remark - 1898-1970), Anri Barbys (Henri Barbusse - 1873-1935), Riçard Orlington (Richard Orlington 1892-1962), Ezra Paund (Ezra Weston Loomis Pound - 1885-1972), Xhon Dos Pasos (John Roderigo Dos Passos - 1896-1970), Ficxherald (Francis Scott Key Fitzgerald - 1896-1940), Shervud Anderson (Sherwood Anderson - 1876-1941), Tomas Vulf (Thomas Clayton Wolfe - 1900-1938), Nataniel Uest (Nathanael West - 1903-1940), Xhon Ohara (John O'Hara - 1905-1970). Ky brez i humbur përbëhej
nga të rinj që ishin mobilizuar për në frontin e luftës në moshën
18-vjeçare. Mes tyre kishte nga ata që nuk kishin arritur të mbaronin
shkollën dhe që kishin filluar të vrisnin herët. Pas mbarimit të luftës,
njerëz të tillë nuk mundën t’i përshtateshin dot jetës paqësore dhe
shumë nga ata e mbyllën jetën me vetëvrasje, kurse disa të tjerë
përfunduan në çmendinë. Mendohet se këtë shprehje e ka përdorur për
herë të parë shkrimtarja amerikane Gertruda Stajn (Gertrude Stein - 1874-1946), por më pas shprehja në fjalë u bë e njohur në saje të përmendjes së saj në romanin e Ernest Heminguejit me titull “A Moveable Feast ” (Festa që është gjithmonë me ty) (1964).
Në
mars të vitit 1979 pata kaluar me punë në Redaksinë e Botimeve në Gjuhë
Huaja të Shtëpisë Botuese “8 nëntori”, në sektorin e përkthimeve në
gjuhën ruse. Ishte vlugu i punës për përkthimin në gjuhë të huaja të,
demek, veprave të Enver Hoxhës. Përkthimi bëhej në tetë gjuhë (në
anglishte, në frëngjishte, në spanjishte, në rusishte, në gjermanishte,
në italishte, në greqishte dhe në arabishte). Sektori i gjermanishtes
ishte më pak i kompletuar me specialistë të përkthimit. Prandaj, me
ndërhyrjen e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit
Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë, pranë
sektorit të gjermanishtes, ku i vetmi përkthyes ishte zoti Alfred
Sejdia, qe ftuar një specialist nga Gjermania Perëndimore, nga radhët e
Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste Gjermane. Por meqenëse vëllimi i
punës që duhej të përballohej ishte i madh, zoti Robert Shvarc dhe zoti
Ali Dhrimo, po me ndërhyrjen e institutit të larpërmendur, qenë ftuar si
bashkëpunëtorë të jashtëm për të përshpejtuar ritmet e përkthimit.
Pikërisht asokohe u njoha me zotin Shvarc në mjediset e redaksisë. Më 01
gusht të vitit 1981 mua më emëruan përgjegjës të asaj redaksie
dhe asokohe vëllimi i punës përkthimore u shtua edhe më tepër. Prandaj u
pa e arsyeshme që zoti Shvarc të transferohej nga Radio-Tirana në
Shtëpinë Botuese. Pikërisht koha e drejtimit të redaksisë më krijoi
mundësinë që ta njihja shumë më tepër dhe të miqësohesha me të. Në
figurën e tij zbulova një
njeri të heshtur, por me zemër të madhe, një njeri me një shpirt të
ndjeshëm që të çudiste me çiltërinë e tij të pakundshoqe dhe me
erudicionin e tij të admirueshëm. Kemi pasur raste kur kthenim edhe
ndonjë gotë dhe në bisedë e sipër shpërfaqej si pakuptuarazi një tjetër
tipar i karakterit të tij shumëplanësh: humori i tij karakteristik, i
shoqëruar me një leksik të kursyer. Shprehja e tij e parapëlqyer “u lodhe, or qyq!”
më ka mbetur e skalitur në kujtesë për domethënien alegorike që
ngërthente në vetvete. Buzëqeshja e tij origjinale shpërfaqte pastërtinë
mahintëse të shpirtit të tij të ngrohtë deri në befasi. Por megjithatë,
edhe kur buzëqeshte, nga honet vështrimit të tij të thellë herë-herë
vetëtinte një hije melankolie. Kur vazhdonte punën si përkthyes në
Radio-Tirana, më pati qëlluar njëherë ta shikoja tek përkthente jo në
zyrë, por
në mesoren e katit të tretë që ndahej me xham me oborrin e brendshëm të
Radios. Më pati çuditur ajo pamje. Ndoshta qe prishur me kolegët e
zyrës, ndoshta ata i bënin zhurmë kur përkthente dhe nuk e linin të
përqendrohej apo ndoshta ishte ndonjë arsye tjetër në këtë mes. Por më
pas, kur e njoha mirë natyrën e tij eksplozive ndaj padrejtësive dhe
hipokrizisë, erdha e krijova bindjen se pamja e tij e dikurshme në atë
mesore të Radios, ulur në një karrige, me makinën e shkrimit para vetes
mbi tryezë, mishëronte në vetvete shprehjen më të kulluar të simbolikës shvarciane: ai
e ndiente veten të huaj në kushtet e dhunës enveriane, kur fjalës dhe
mendimit të lirë i qenë prerë flatrat dhe i ishin hedhur vargonjtë e
diktaturës.
Mes
pëkthyesve shumë të talentuar, kishte nga ata që, për shkak se
kërkoheshin ritme të përshpejtuara përkthimi, ishin të detyruar që
përkthimin ta bënin me diktim: përkthimin ia diktonin drejpërsëdrejti në
gjuhë të huaj ose një daktilografisteje, ose një përkthyesi apo
përkthyeseje më të re. Por zoti Shvarc asnjëherë nuk e pati praktikuar
një metodë të tillë pune. Përkundrazi, ai asnjëherë nuk përkthente
drejtpërdrejt në makinën e shkrimit. Ai, fillimisht, materialin e
përkthente në skeda gjysmëformati, e kontrollonte mirë e mirë dhe mandej
e hidhte në të pastër me makinën e shkrimit.
Meqenëse
bashkëshortja e tij e nderuar, zonja Ariste, ishte kolege pune me time
shoqe (që të dyja mësuese), patëm mundësi të njiheshim edhe
familjarisht. Kam pasur rastin që të shkoja për vizitë në familjen e
zotit Shvarc. Banonte në një hyrje të thjeshtë me një dhomë e një
kuzhinë, në lagjen “Ali Demi”, aty afër fushës së sportit. Mbi tryezën e
tij ndodhej një makinë e vogël shkrimi, përmes tastierës së të cilës
ai, për vite me radhë, i mbajti të hapura dritaret e kulturës së huaj,
në mënyrë që kjo, përmes përkthimeve të tij të shumta artistike nga
autorë të mirënjohur botëror, të bëhej pjesë e thesarit
edhe të kulturës sonë kombëtare.
Më
vinte shumë keq që zoti Shvarc e pinte tej mase atë duhan të mallkuar:
sa fikte njërën cigare, ndizte tjetrën. Me sa duket, duhani ishte “miku”
i tij më “i afërt” në qetësimin e tallazave të shpirtit të tij të
trazuar. Ishin ato cigare të shkreta që erdhën e ia bluan zemrën ca nga
ca, derisa ia shkurtuan jetën para kohe. Pikërisht atë shpirt të trazuar
vetë zoti Shvarc e pati plazmuar me një vërtetësi të dhimbshme në tri
poezi aq prekëse që zoti Amik Kasoruho, një mik i ngushtë i tij dhe një
personalitet i shquar i kulturës sonë kombëtare, i heshtur edhe ky si
vetë thjeshtësia, i ka botuar për herë të parë në
një intervistë që i ka dhënë gazetës “Koha jonë” të datës 12 dhjetor 2010.
Vitet kalojnë. Njerëzit e shquar të kulturës sonë kombëtare, si çdo qenie tjetër njerëzore, pas përfundimit të “piknikut”
mbitokësor, përfundojnë në botën e përtejme. Detyra e brezave që vijnë
pas është që këtyre përfaqësuesve të shquar të kombit t’u ngrejë
përmendoren që meritojnë, duke i bërë të pavdekshëm në panteonin e
figurave të shquara kombëtare. Për fatkeqësinë tonë kombëtare, ne këtë
panteon vazhdojmë të mos e kemi ende edhe sot e gjithë ditën.
Presidentët e vendit ndokënd edhe e kanë nderuar me medaljen “Nderi i
Kombit” apo “Mjeshtër i Madh i Punës”. Kryetarë të bashkive ndokënd prej tyre e kanë pas shpallur edhe “Qytetar Nderi”.
Por të huajt që vijnë të vizitojnë vendin tonë nuk do të kërkojnë nëpër
arkivat e Presidencës apo të bashkive se ç’medalje apo ç’titull nderi
kanë marrë figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare. Ata duan të shikojnë diçka konkrete
në mjediset publike, si në çdo vend tjetër të qytetëruar. Midis këtyre
figurave të shquara duhet të kenë vendin e tyre edhe përkthyesit tanë të
talentuar. Pikërisht kontributin e shquar të përkthyesve në pasurimin e
kulturës kombëtare kishte parasysh poeti i madh rus Aleksandër Sergejeviç Pushkini (1799-1837), i cili breznive të mëvonshme u ka lënë si trashëgim edhe një aforizëm të shkëlqyer:
“Përkthyesit janë kuajt postarë të iluminizmit”.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...