2012-01-24

Google Earth, zbulon Atlantidën


Atlantida dhe misteri i saj!
Kanë kaluar me qindra shekuj e me mijëra vjet, që nga koha kur i madhi Platon, shkroi për Atlantidën e famshme e të mrekullueshme, me civilizim e saj kaq të përparuar saqë dhe imagjinata e tij nuk e perceptonte dot.

Zanafilla
Kur Poseidoni, perëndia e lashtë greke e detit, për të parën herë takohet me Cleiton, lind dashuria, që në jetë do të sjellë 5 palë binjakë.  Si vend për jetesë të lumtur perëndia e detit zgjodhi një ishull në Oqeanin Atlantik, i cili më pas do të marrë emrin e birit më të vjetër të Poseidonit – Atlasit.  Në ishull mbretëronte një klimë e mesme dhe gjatë vitit kishte dy pranvera.  Pjesën qendrore e qeveriste biri më i vjetër me mjaft sukses.  Paqja dhe toleranca ishin moto të banuesve të ishullit.  Atlantida konsiderohej e shenjtë, sepse ishte e mbrojtur nga dielli, prej momentit kur ai shtriu krahët dhe i dhuroj ishullit kushtet optimale për jetë.

Civilizimi dhe teknologjia
Atlantidasit ishin autodidaktë dhe progresivë.  Ata ndërtuan një civilizim madhështor, që u shpërnda në të gjitha viset ku dominonin.  Ishin Titan – superior, Gjigant – për nga shpirti dhe trupi dhe Ciklop – për punë të rënda fizike.  Vendi ishte i pasur dhe produktiv, me një florë dhe vegjetacion të bujshëm.  Banorët e ishullit ndërtuan miniera dhe shkritore, industri të vogla dhe punëtori, ku përpunonin metalet për nevojat e përditshme.  Të gjitha veglat dhe mjetet e nevojshme për jetë u punuan nga metalet e fisnikëruara.  Emblemat, monumentet sakrale dhe stolitë personale, të gjitha ishin të punuara nga ari i pastër.
Pallatet dhe faltoret kishin formë trapezoide me hyrje në formë harku.  Në qendër të ishullit dominonte statuja madhështore e perëndisë Atlas.  Sistemi i përpunuar i ujitjes, me shumë liqejë dhe diga të ndërtuara, mundësonte zhvillimin e bujqësisë dhe siguronte sasi të mjaftueshme të ushqimit.  Porti detar i Atlantidës, në çdo kohë mund të pranonte 1200 anije, të cilat vinin nga të katër anët e botës për të tregtuar me banorët e ishullit.
Klima e përshtatshme mundësonte dhe zhvillimin shpirtëror të atlantidasve.  Virtytet e larta morale, dëshira për paqe dhe progres, arsimi i lartë janë vetëm disa tipare të banorëve të ishullit.  Në mes ishte i vendosur pylli i shenjtë i Poseidonit.  Burime të ndryshme me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, linin përshtypjen e një parajse të vërtetë. Shkollat dhe hipodromi i ndërtuar në ishull, mundësonin argëtim dhe edukim për banorët.

Katastrofa
I tërë ky civilizim madhështor u shkatërrua brenda një dite të vetme.  Në momentin e kataklizmës, ishulli ishte në luftë me Athinën, e cila me çdo kusht dëshironte të pushtonte vendin më progresiv të asaj kohe.  Ka disa hipoteza për shkaqet e zhdukjes së ishullit:
-   Valët gjigante të shkaktuara nga cikloni Tsunami, kanë mundur të fundosin ishullin dhe banorët e tij.  Ky shpjegim është tradicional dhe është i bazuar në disa fenomene natyrore karakteristike për Oqeanin Atlantik.
-   Shpjegimi i dytë duket më kompleks dhe ka të bëjë me rritjen e nivelit të ujit, që mund të ketë përmbytur ishullin.  Ky fenomen koincidon me fundin e epokës së akullt dhe të shkrirjes së sasive të mëdha, që rrjedhimisht rrisin nivelin e oqeanit.
Spjegimet e tjera kanë të bëjnë me tërmete të ndryshme, vullkane apo dridhje tektonike të tokës.  Sidoqoftë, ende nuk ka shpjegim të bazuar për zhdukjen e Atlantidës.
Shkencëtarët, në bazë të gërmimeve arkeologjike, supozojnë se Atlantida ndodhej në mes të ishujve Kurile dhe Gjibraltarit, dhe duket të ketë ekzistuar njëmbëdhjetë shekuj para erës sonë.
Imagjinatë e Platonit apo ndjenjë e fajit kolektiv të njerëzimit, dëshirë për rikthim në parajsën e humbur, Atlantida mbetet enigmë për ne të gjithë.  Enigmë për një ishull, një shtet, një botë ideale.  Në kohën anomike në të cilën jetojmë Atlantida mbetet ideal i paarritshëm për qenien njerëzore, e cila është më afër vetëshkatërrimit se kurdoherë më parë…


Zbulohen në Selanik pjesë të rrugës së lashtë Egnatia


Gjatë punimeve që po kryhen për metronë e Selanikut, nga kompanitë përkatëse, në zonën e quajtur Shën Sofia është zbuluar rruga e lashtë shqiptare Egnatia, e cila kalon në harkun e Galerius (Kamara).
Rruga Egnatia fillonte që nga Dyrrahu -Durrësi i sotëm- Lychnidos, Heraclea, Pella, Selanik-u, Amphipolis, Filipu, Topiro, Maximianoupolis dhe Traianoupoli.
Ajo u rindërtua rreth 146-120 p.e.s, në sfond të një rruge akoma dhe më të lashtë, të cilës i është referuar dhe Aristoteli.
Rruga Egnatia lidhte bregdetin e Adriatikut me brigjet e Mesdheut Verior dhe të detit të Zi. Përgjatë rrugëz ishin ndërtuar posta roje si dhe shumë vendqëndrime/stacione, të përshtatshme për furnizim me ushqime, për të pushuar dhe për të fjetur.
Sipas të dhënave që na vijnë nga Strabon, gjatësia e rrugës që nga fillimi i saj, që ishte Apolonia dhe Durrësi, deri në Evro-s, ishte 535 milje romake (rreth 800 kilometra).










Shkrihet akulli në Alaskë


Shikoni këtë video shokuese të fotografit James Balog, për shkrirjen e akujve dhe të ndryshimit të kushteve klimaterike.

Cilido qoftë ai, i cili ka dyshimin më të vogël për ndryshimin drastik të klimës që ka pësuar planeti ynë dhe vazhdon të pësoj dita ditës, le t’i hedhi një sy videos të James Balog.
Fotografi së bashku me ekipin tij të punës, filmuan pa ndërprerje që nga maji i vitit 2007 deri në shtator të 2011 akujt e Alaskës, duke vëzhguar ritmin e shkrirjes së tyre.
Pamjet filmike janë vërtet shqetësuese dhe të tmerrshme, pasi ato tregojnë se sa shpejtë shkrijnë akujt e Alaskës dhe toka humbet akullnajat e tij më të mëdha.
James Balog, është themeltari i organizatës së studimit të akujve; Extreme Ice Survey (EIS).
Deri më tani, ai së bashku me ekipin e tij të punës, kanë vendosur 27 kamera në 15 pozicione të ndryshme si Grenlandë, Islandë, Alaska dhe në Rocky Mountains.
Gjithashtu, sipas CBC-s, ai synon ta shtrijë edhe më aktivitetin e tij studimor në Briatni, Kolumbi dhe në Kanada.
Balog, e krijojë këtë video me qëllim që të sensibilizojë njerëzimin dhe t’u tregojë atyre pasojat që na kanosen nëse nuk reagojmë dhe nuk kujdesemi për ambientin.
Ndiqni videon që pasqyron punën disa vjeçare të James Balog dhe shkrirjen kaq të shpejtë dhe alarmante të akujve:

Dëshmi për ndryshimin e poleve magnetike të Tokës















Graph of magnetic north pole shift (420 years):








Another graph with possible outcomes :
















5.0-5.9 quakes increasing at an alarm frequency (Average Annually=1300):
Years: 2000 | 2001 | 2002 | 2003 | 2004 | 2005 | 2006 | 2007 | 2008 | 2009 | 2010 | 2011
Magnitude
5.0 to 5.9:  1344 | 1224 | 1201 | 1203 | 1515 | 1693 | 1712 | 2074 | 1768 | 1896 | 2009 | 2268 !!
source: [earthquake.usgs.gov]
Nga Instituti Britanik i Kërkimeve Gjeologjike (Këshilli Kërkimor i Natyrës dhe Mjedisit)
Një ndryshim i madh magnetik ndodhet në proces!
Anomalia në Atlantikun Jugor (SAA) është bërë e njohur dhe alarmante pasi zmadhohet dhe shpërndahet për në perëndim pranë Afrikës së Jugut, ku fusha magnetike e brendshme e tokës, dobësohet me ritme të shpejta në këtë rajon. Kjo mund të përbëjë dëshminë e një stadi fillestar, për ndryshimin fushës magnetike për në drejtim të kundërt të brendësisë së saj në tokë. Nuk njohim detaje rreth asaj që ndodh gjatë aktivitetit të kundërt, përfshirë edhe ato analoge të cilat u regjistruan në fushën magnetike dhe kohës që të kundërtës i nevojitet të plotësoj procsin.
Por, këto faktor janë shumë të rëndësishëm, për të njohur se ku mund të rritet rreziku i rrezatimit dhe si atmosfera mund të reagojë apo të përgjigjet.
Video 1:
Fusha magnetike e tokës, në të shkuarën ka ekzistuar shumë lartë, poshtë dhe me shumë kthime (e kundërta). E kundërta e fundit, ndodhi rreth 800,000 vjet më parë. Kështu, është e njohur dhe dihet se toka është në gjendje të krijojë nga e para fushën magnetike të saj, ashtu siç ka vepruar gjatë prehistorisë së njerëzimit. Duke konceptuar zhvillimin e SAA-s, mund të jetë e mundur si pasoj konceptimi i procedurës të së kundërtës, e cila është shumë e rëndësishme si dhe ndikimi i saj në jetë, natyrë dhe në mjedis.
Janë vërtetuar raporte rreth “transferimit të poleve” kundrejt Siberisë, të përshpejtuara. Ndërsa rajone më të nxehta gjeografike janë transferuar në veri perëndim.
Video 2:
Video 3:

Ndahet nga jeta 16-vjeçarja Arfa, ishte gjeni në informatikë. Vdekja e saj trishton Bill Gates


shte programuesja më e re në botë e programeve kompjuterikë që kishte marrë këtë titull nga Microsoft. Ajo u nda nga jeta ndërkohë që ishte vetëm 16 vjeçe.

Bëhet fjalë për fëmijën – mrekulli të informatikës, adoleshenten Arfa Karim Randhawa nga Pakistani, e cila kishte fituar famë botërore në vitin 2005. Atëherë ajo ishte vetëm 9 vjeçe, por mosha nuk e pengoi aspak për të përfituar certifikimin si profesioniste nga Microsoft. Ky titull u jepet asa-ve të programimit nga kompania, duke u hapur kështu dyert për një karrierë në fushën e informatikës.
Për fat të keq, karriera e Arfa Karim Randhawa u ndërpre pa filluar mirë. E reja u nda nga jeta të shtunën që shkoi. Ajo kishte që nga dhjetori që ishte në koma, pas një krize epilepsie dhe një ataku në zemër.
Themeluesi i Mircrosoft, Bill Gates, jo vetëm që e njihte personalisht, por e adhuronte 16-vjeçaren Arfa. Ai ishte treguar i gatshëm për të mbuluar shpenzimet e kurimit të saj në SHBA. Por, mjekët nuk ranë dakord që të bëhej transferimi i pacientes në një spital tjetër. Kur mësoi për largimin e saj nga jeta, Gates komunikoi menjëherë me prindërit, për t’i shprehur ngushëllimet. I ati i Arfa tha se Gates ishte tronditur nga humbja e papritur e një talenti të tillë.
Bill Gates ishte njohur personalisht me këtë vajzë – gjeni në vitin 2006, kur Arfa kishte pranuar ftesën për të vizituar zyrat e Microsoft në Uashington.
Në ceremoninë funebre të saj, në Faisalabad të Pakistanit, ishin mbledhur shumë njerëz, midis të cilëve edhe ministra, për t’i dhënë lamtumirën e fundit vajzës që u bë simbol i vendit.

Ndonjëherë nuk kemi nevojë për fjalë, për të treguar se sa shumë e duam dikë…



Mbi 1.000.000 përdorues të internetit e panë këtë video të krijuar nga një kompani siguracioni, Thai Insurance. Dhe një gjë është e sigurt, të gjithë u përlotën.
Shpeshherë ndjekim reklamat e kompanive të ndryshme, por rrallëherë arrijmë të prekemi aq shumë.
Në videon e mëposhtme do të ndiqni një fragment kritik nga jeta e një babai me fëmijën e tij. Babai në video dallon nga prindërit e tjerë, pasi ka lindur shurdhmemec dhe nuk është në gjendje të komunikojë me fëmijën e tij adoleshente.
Por, siç do ta kuptoni edhe vetë në fund të videos disa-minutëshe, ndonjëherë nuk kemi nevojë për fjalë, për të treguar se sa shumë e duam dikë…

Përdhunohet live konkurentja e Big Brother-it në Brazil



Duket se gjithcka mund të ndodhë në një relity show… Një konkurente Big Brother-it Brazilian është përdhunuar live në TV. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia vendase e cila ka nisur menjëherë hetimet në studiot televizive në Rio de Janeiro, ku po realizohet ky reality show.
Ngjarja ka ndhodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës ku konkurentët ishin nën efektin e pijeve alkolike. Ka qenë konkurrenti Daniel Echaniz, 31 vjeç, I cili e ka detyruar me forcë studenten 23 vjeçare Monique Amin, të kryejnë marrëdhënie seksuale. Studentja edhe pse ishte nën efektin e alkolit I ka thënë jo dëshirës së 31 vjecarit për të bërë seks por ai ka përdorur forcën duke abuzuar me të. Për më tepër trasmetimi nuk ishte ndërprerë duke shokuar teleshikuesit e shumtë.
Nuk dihet se cili do të jetë vazhdimi I kësaj ngjarje të shënuar mengjithëse policia  pas marrjes në pyetje të Monique I ka kërkuar kanalit televiziv që të eleminojë Echaniz osë ndalojë transmetimin.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...