2012-02-06

DERI KUR MUND TË TOLEROHEN FYRJET E MAQEDONCAVE...QË KËRKOJNË "AUSHVIC PËR SHQIPTARËT"

 
FLORI BRUQI
 Dy etnitetet shumicë në Maqedoni, maqedonasit dhe shqiptarët, janë të ndarë përkitazi me çështjen se kah po ecën vendi. 


Kjo bëhet e ditur në hulumtimin e realizuar nga agjencia “Rejting”, për gazetën “Dnevnik”. Aty thuhet se shqiptarët dhe maqedonasit “jetojnë në dy planete të ndryshme, kur bëhet fjalë për çështjet e jashtme dhe të brendshme politike.” 
Sipas anketës, 51 e maqedonasve theksojnë se vendi po ecën në drejtimin e duhur, derisa 81 për qind e shqiptarëve mendojnë se vendi nuk po ecën në drejtimin e duhur. 

Lidhur me procesin e anëtarësimit dhe rrugën drejt integrimeve euroatlantike, 73 e maqedonasve nuk mendojnë se Qeveria aktuale nuk po punon në integrimin në BE, derisa 79 për qind e shqiptarëve vlerësojnë se Qeveria e Gruevskit nuk dëshiron që Maqedonia të hyjë në BE.
 

Grafite fyese janë shkruar me spërkatës në një shitore të xhamave dhe në një parfumeri në rrugën “Maxhari”, ndërsa slogane të ngjashme provokuese ka edhe në një ekspoziturë të Bankës komerciale dhe në Shtëpinë e Kulturës

 Grafite fyese si “Vdekje për shqiptarët”, “Maqedonia është e maqedonasve”, ‘Maqedonia e pastër’ dhe kryqe, janë vizatuar në lagjen Maxhari të Shkupit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se këto grafite fyese janë shkruar me spërkatës në një shitore të xhamave dhe në një parfumeri në rrugën “Maxhari”, ndërsa slogane të ngjashme provokuese ka edhe në një ekspoziturë të Bankës komerciale dhe në Shtëpinë e Kulturës. Nga MPB-ja kanë deklaruar se janë duke hetuar rastet.
Ndërkohë një grafit tjetër ‘Vdekje për kaurët’ është vizatuar në kishën e lagjes Hasanbeg të Shkupit. Persona deri tani të panjohur për organet e rendit kanë shkruar parulla fyese në kishën Shën Kirili dhe Metodi.
 

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Banorët e kësaj lagjeje nuk kanë dashur të komentojnë këtë incident. 
 
Ata thonë se në këtë lagje jeton popullatë e përzier etnike dhe deklaratat e tyre mund të ndikonin në prishjen e marrëdhënieve.

 
Këto janë incidentet e fundit që ndodhin brenda pak ditësh. Gjithçka filloi me djegien e kishës në fshatin Llabunishtë të Strugës, pastaj në Reçicë të vogël dhe grafitet në Xhaminë e .
Fyerjet ndaj myslimanëve në Karnavalin e Vevçanit, një fshat i populluar me Maqedonas afër Strugës, kanë shkaktuar pasoja mjaft të rënda për jetën multietnike dhe multifetare të Maqedonisë.Menjëherë pas disa ditëve të Karnavalit dhe kokëfortësisë së kryetarit të saj që të kërkojë falje për këtë fyerje të rëndë ndaj myslimanëve, popullata islame e Strugës me shumicë shqiptare protestoi paqësisht në qendrën e këtij qyteti. 

Por vetëm pas protestës mediat maqedonase e kuptuan se diçka e keqe ka ndodhur ndaj shqiptarëve në Vevçani ose pak më herët në Serbi. 

Trajtimi çuditërisht nuk ishte për të kërkuar falje për ato që po ndodhin ndaj shqiptarëve, por për të kërkuar llogari pse është ulur flamuri maqedonas nga shtiza para komunës së Strugës. 

Pasuan edhe disa grafitë fyese mbi xhamitë, tentim për djegie të kishave, këngë nacionaliste maqedonase ku kërkohet vdekja e shqiptarëve, parulla ku kërkohet një “Aushvic për shqiptarët” sikur ndaj hebrenjve, grafitë fyese në mes të kryeqendrës etj. 

Edhe përkundër ftesave publike për qetësim të situatës së tensionuar, gjakrat vazhdojnë të jenë të nxehura.Pasojat nga të gjithë këto skenarë janë nga më të ndryshmet. 

Shkollat të cilat kanë përbërje nxënësish të etnive të ndryshme kanë frikë për ndonjë incident të montuar që mund të ketë pasoja të rënda, inatet politike e bëjnë të vetën (PDSH-RDK) kurse më së shumti dëme pëson ekonomia. 

Përpjekja për ta ngjallur Çarshinë e vjetër të Shkupit dështon me incidentin më të vogël mes maqedonasve dhe shqiptarëve. 

“Tensionet vërehen në qarkullimin ditor, vizitorë të paktë në Çarshi. Vitin e kaluar kur kishte probleme në Kala për çështjen e Kishës me muaj të tërë myshterinjtë nga pjesa e jugut të qytetit nuk vinin aspak. Njerëzit në vetë Çarshinë reagojnë negativisht pas këtyre ngjarjeve”, tha një artar në Çarshi.
 Përdhosjet e fundit të objekteve fetare janë të produkt i personave të motivuar politikisht nga opozita. 
Kjo është theksuar sot nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ka komentuar djegiet e fundit, grafitet nëpër objektet fetare, që nxisin urrejtje ndërfetare dhe ndëretnike. 

"Përdhosjet e fundit të objekteve fetare nga ajo që mund të vlerësojë definitivisht janë produkt i personave të motivuar politikisht nga ana e opozitës, të cilët nuk shohin mënyrë tjetër për të përfituar simpatitë e qytetarëve", deklaroi Gruevski. 
Sipas tij, këto janë tentime të pasuksesshme që nuk do të sjellin deri tek konfliktet. 

Ai tha se këto raste shumë shpejt do të zbulohen dhe nuk do të gjejnë përkrahje. 

"Unë do ti bëjë me dije se në atë mënyrë nuk do të arrijnë sukses për të përfituar mbështetjen e qytetarëve, por edhe në qëllimet për të krijuar konflikte më serioze", theksoi kryeministri Gruevski, shkruan Inal. 
Gruevski ka komentuar edhe problemin e emrit dhe qëndrimet e palës greke. 

"është i qartë qëllimi i Greqisë se në këtë periudhë nuk dëshiron marrëveshje konkrete me Maqedonisë, e cila do të debllokonte procesin. Greqia po dëshiron që të blejë kohë dhe të paraqitet si konstruktive. Kjo nuk do të zgjas shumë dhe do ti kthehet si bumerang", theksoi kryeministri Gruevski.
 

Rritja e besimit të ndërsjellë dhe tolerancës në përgjithësi është një proces i gjatë, por analistët komentojnë se e vetmja zgjidhje është të mos mbetemi pengë e individëve. 


 nspektorët doganor mbrëmë kanë kapur një sasi të konsiderueshme të barërave të falsifikuar, gjatë kontrollit të bërë ndaj nj veture me targa te Tetovës te pikëpagesa rrugore në autostradën Shkup-Tetovë.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dy kuti të kartonit dhe një qese najloni me 824 tableta Viagra 100mgPfizer, 384 tableta Cialis prej 20mg, 147 qese gel Kamagra 100mg, Oral al Jelly dhe 168 tableta Levitra 20mg, njoftoi drejtoria e doganave të Maqedonisë. 

I dyshuari i ka ofruar barërat nëpërmjet shpalljeve të publikuara në mediat elektronike dhe gazeta, ndërsa pastaj pasi i ka siguruar ilaçet ua ka dërguar blerësve me anë të postës nëpër shtëpi, raporton Zhurnal. 
Ilaçet i ka shitur nga 1400-1500 denarë, ndërsa nga e gjithë shuma e përgjithshme e shitjes së këtyre ilaçeve ai do të fitonte rreth 518.400 denarë ose rreth 8500 euro. 

Gjatë hulumtimit të këtij rasti është ardhur në konstatim se shumë prej fytyrave publike dhe politikanë të ndryshëm i kanë shfrytëzuar këto ilaçe duke i porositur me telefon. Pas analizave të bëra është konstatuar se këto ilaçe janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

 
 Përfaqësuesit e Organizatës joqeveritare “Illiyricum Libertas”, nesër do të paraqiten para gjykatës së Shkupit. Në këtë gjykim janë të përfshirë katër përfaqësuesit e kësaj organizate të cilët policia i akuzon për vendosjen e grafitëve për “Shqipëri të Madhe”. 

“Nga katër anëtarët, vetëm tre prej nesh kanë pranuar thirrje që nesër të jenë prezent në seancën e gjykatës hetuese, nga e cila varet edhe ecuria e mëtutjeshme e këtij procesi. 

Edhe pse unë si kryetarë i Organizatës nuk kam marrë thirrje për në seancën e nesërme, unë do të jem së bashku me aktivistët e mi nesër në ora 9”, tha për “Zhurnal plus”, Valon Kurtishi, kryetar i Organizatës “Illyricum Libertas”.
Aleanca “Kuq e Zi” e konsideroi si “skandaloz” faktin që flamuri shqiptar nuk ishte prezent gjatë të gjithë kohës në takimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me homologun maqedonas, Fatmir Besimi.

Skandaloz dhe përdhosje të simboleve kombëtare e ka quajtur Aleanca “Kuq e Zi”, faktin që flamuri shqiptar nuk ishte i pranishëm gjatë kohës në takimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, me homologun maqedonas, Fatmir Besimi.



Reagimi ka ardhur përmes një deklaratë për shtyp të AK, e cila akuzoi ministrin dhe veprimin e vlerësoi si një “turp kombëtar”.
Sipas AK, kjo është shenja e radhës që të drejtat e shqiptarëve në vendin ku jetojnë 600-700 mijë bashkëkombës po nëpërkëmben.



 



”Në vizitën e Imamit në Shkup nuk kishte asnjë flamur kombëtar. Kjo është një përdhosje e qartë që i bëhet simboleve dhe vlerave të Shqipërisë. Qëndrimi i Ministrit tonë të Mbrojtjes, i cili vazhdoi bisedimet edhe pa prezencën e flamurit është i turpshëm dhe skandaloz. Megjithatë, për fat të keq, Tirana zyrtare gjithmonë ka bërë sehir dhe është gjunjëzuar në mënyrë skllavërore përballë shovinizmit të fqinjëve tanë”- thuhet në deklaratën e AK.

Dardania, në vargjet që rrjedhin si lum

E ndjek ritmin dhe hapin e kësaj përmbledhjeje, UÇK- ja, ombrellë e trimave ballëplasur, që nga qelitë dhe toka shpërtheu së bashku me idealin dhe kushtrimin për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë
Xhevat MUQAKU
Autori i këtij gjerdani poetik, Neki Lulaj, mallkon haptas gënjeshtarët, tradhtinë ndaj patriotëve të kombit, krimin, vrasjet politike dhe nuk e pëlqen bibliotekën e heshtur.
Pason një zbrazje e shpirtit; ” eh, ujë i bardhë si qehlibari tek burimi në Kodrinën afër shtëpisë time, i veshur nga Boronicat-eliksirët e jetës ku zanat e malit kthehen shpeshherë, vallëzojnë, shuajnë etjen por edhe e plotësojnë depon e tyre vitaminoze në Dukagjin,…përkrah mendjen time endacake drejt mrizeve të zanave, lundro me mua lumenjtë drejt pagjumësisë dhe epokës së rrënjëve të trungut tek guri i kufirit, ku 114 flakadanët me heroizmin kundrejt uraganeve edhe në përjetësi i bëjnë roje Koshares- Dardanisë”.
E ndjek ritmin dhe hapin e kësaj përmbledhjeje, UÇK- ja, ombrellë e trimave ballëplasur, që nga qelitë dhe toka shpërtheu së bashku me idealin dhe kushtrimin për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë.
Sot shndrisin në sheshet e lirisë, flamujt e dashurisë dhe sakrificës mbarëkombëtare që ju prijnë rrjedhës së lumenjve drejt oqeaneve me më të bekuarit që vetëm datën e lindjes së Dardanisë e festojnë.
Këngët për Ikonat dhe gjakun e freskët mbetën ajkë kombëtare, për të cilat Poetit i kanë rrëfyer lokemadhja dhe nëna, që e mbanin shaminë të lidhur me fije mëndafshi tërë kohën sa trimat qëndronin në istikame, kur Kosovën e ditëve tona e djegën dhe provuan ta zhbijnë fare nga kjo botë orangutanët e krisur, që lirinë dhe dinjitetin i kishin ngujuar në kafazet e errët.
Poeti nuk e fshehë mallin për rrezet e arta, simfoninë – vesë që shkëlqen si Diamant e që hapron drejt vendlindjes pa kufi. Martirët ia morën tokës mishin, gjakun dhe eshtrat në borxh. Të bashkuar dhe të vendosur si kurrë më parë, këta fanarë ndriçuan dhe u vetëflijuan, përderisa nëna Terezë një ditë e lumtur sa s`ka më pëshpëriti; ” popull i im i bekuar, e gëzofsh fitoren”.
Duke e prezantuar bukurinë e Lokes si diçka të rrallë, edhe pse përjetoi shumë prerje cezariane, autori i këtij vëllimi nuk e ndalë ligjërimin për Loken e tij që ishte dhe mbeti në kujtimin e tij më e bukur se fytyrë e foshnjës. I rrahë fuqishëm zemra për perlat dardane; ujëvarën e Mirushes, Kalanë e Prizrenit, Rozafën etj. pa ju larguar asnjë çast nga mendja, ecjet titanike të heronjve të kombit, të zhdukurit pa gjurmë dhe përjetësia e tyre në histori.
Nekiu i ynë, nuk ndalet së kërkuari shtegun drejt lisave pleq, të lartë të kuvendeve të atdheut, as netëve të ftohta të dimrit, kur i ligu me kukullat e zeza organizonte vrasjet tinëzare të shumë patriotëve. 
Likuidimin makabër të vllezërve Jusuf, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka e quan ; ” ndërprerje e simfonisë, këputje e telit të kitarës ende pa i radhitur notat mirë në pentagram… /materialin e plotë mund ta lexoni në Fakti Ditor të ditës së martë/

Zvicër, libri i Dibranit po bën jetë






Takimi i mbajtur në Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim në Kreuzlingen /TG , ku u promovua libri  më i ri shkrimtarit i Shefqet Dibranit, u përshkua, pos me një debat të theksuar edhe me disa pika artistike në realizim të fëmijëve shqiptarë

Rexhep RIFATI
Libri “11 MINUTA PARA ORËS ’00″, i autorit Shefqet Dibrani, vetëm brenda një muaji e gjysmë përjetoi tri promovime para publikut artdashës. Më parë në St. Galen e Interlaken e të dielën më 29 janar edhe në Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim në Kreuzlingen /TG. Do theksuar që në fillim se libri që në të tria takimet e promovimit të mbajtura në kantone të ndryshme, ngjalli interesimin e  të pranishmëve edhe nga fakti se vet përmbajtja e librit ndërlidhej me një temë të aktualitetit , rrugëtimin e një partie. LDK-së,  ku edhe vet autori kishte dhënë një kontribut të çmueshëm, por që në libër i kishte nxjerr në shesh edhe të gjitha bastardimet që kanë ndodhur në ketë ecje shumëvjeçare, ndaj edhe në mënyrë shumë argumentuese i nxjerrë në spikamë disa nga aktorët e kësaj partie që më tepër se interesin e përgjithshëm patën atë individual, ndaj edhe i demaskon veprimet  dhe spekulimet e tyre.
Për dallim nga dy promovimet e mëparshme ky në Kreuzlingen ishte pak sa më i veçantë, sepse pos fjalëve të rastit përshkohej edhe me disa pika artistike ,kryesisht të interpretuara me instrumente nga më të vegjlit. Vërehej edhe  një prani e artdashësve edhe nga kantonet tjera por edhe e bashkatdhetarëve me banim në Gjermani, ndër të cilët ishte edhe Shpend Shala, ish komandant në Epopenë e Koshares. Për këtë organizim merita u përket , drejtuesve të kësaj qendre kulturore, Tomë Berishës e Rrustem Selcës, të cilët me aktivitete tashmë kësaj qendre i kanë dhënë një ngjyrim të spikatur kulturor… /materialin e plotë mund ta lexoni në gazetën Fakti Ditor ditën e mërkurë/

 

Tri orë letrare me shkrimtarë nga Kosova

Tashmë në kuadër të 17 Shkurtit ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, janë në vlug aktivitetet kushtuar këtyre dy kremteve, për të cilat në vazhdimësi do ti njoftojmë lexuesit tanë

Rexhep RIFATI

Gjenevë/Bernë/Cyrih – Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë  njofton se, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë në bashkëpunim me Shoqatën e autorëve shqiptarë në Zvicër “Pranvera ‘81” dhe shoqatat shqiptare në Neuchatel, hapin festimet e 100 vjetorit të pavarësisë me orët letrare në tri qytetet më të mëdha të Zvicrës disa nga anëtarët e Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës: të Adem Demaçi,  Shyqri Galica, Sabile Basha, Begzad Baliu, Arif Bozaxhi dhe Arben Hoxha. Nga njoftimi merret vesh se ky aktivitet letrar mbështetet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë dhe se do të realizohet sipas këtij orari: në  Gjenevë më: 11 shkurt 2012, në lokalet e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, Ch. Surinam 7, 1211 Genève.; në Bernë më: 12 shkurt 2012, në ora 14.30, në Ambasadën e Republikës së Kosovës, Amthausgasse 3, 3012 Berne dhe në Cyrih më: 13 shkurt 2012 në ora 19.30, Konsullata e Republikës së Kosovës, Hohlstr. 610, 8048 Zürich.
Program me Ansamblin “VATRA”
Glatbrugg-Cyrih  Të nderuar bashkatdhetarë, përfaqësues të koreve diplomatike, veprimtarë e përfaqësues të medieve ju informojmë se këshilli organizativ në bashkëpunim me Shkollën Shqipe, Këshillin e prindërve Shqiptarë dhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve  Shqipe “VATRA” kemi organizuar një manifestim kulturorë për nder të 4- Vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur  dhe njëherësh  hapim solemnisht aktivitetet kulturore dhe festive për nder të 100 Vjetorit të Flamurit tonë kombëtar dhe 
pavarësisë së shtetit shqiptar. Janë të mirëseardhur në manifestimin tonë që mbahet 
të premten me 17 Shkurt 2012, Salla FORUM, afër Migrosit në Glattbrugg
Sannkt- Annastrasse 2/  8152 Glattbrugg duke filluar  në 19:30 h.  Për informata më të hollësishme na kontaktoni për mes Emailit ose përmes  Tel. 079/6299558; 0786854065 . Konfirmimi i pjesëmarrjes do të na e lehtësonte punën.
Ju përshëndesim dhe mirëpresim, me respekt: Shaban Haliti & Muhamet  Arifi
Manifestim në organizim të SH.K.A “DARDANIA”
Winterthur - SH.K.A “DARDANIA” tashmë më si traditë dhe obligim të vetin feston çdo festë kombëtare dhe shtetërore. Edhe kësaj here festën e Pavarësisë së Kosovës, do ta festojmë së bashku me ju, ku organizatore  dhe realizuese e kësaj kremte është kjo shoqëri, e cila do të prezantohet me një program me këngë dhe valle të përgatitura nergut për këtë kremte të përbashkët,  thuhet në ftesën drejtuar bashkatdhetarëve, institucioneve, mjeteve të informimit si dhe shoqërisë, simpatizantëve të saj  nga ana e kësaj shoqërie me seli në Winterthur  të Zvicrës. Programit të “Dardanisë” në këtë kremte do ti bashkohet edhe grupi teatral “AKTRIMI” nga Cyrihu me disa pika humori dhe skeçe të radhës. Do të ketë recitime nga grupi i fëmijëve dhe i të rriturëve .Pas pjesës artistike do të ketë këngë dhe valle festive, nën përkujdesjen e Ruzhdi Hajrizit dhe Arbër Jetullahut.  Festa mbahet më 18 shkurt 2012 dhe fillon nga ora 19:00, në Mehrzweckhalle, Schulstrasse 24. 8442 Hettlingen-Winterthur.
Duke ju dëshiruar qaste të mira dhe disponim të këndshëm ju dëshirojmë nga zemra mirëseardhje, thuhet në njoftimin e dërguar nga Stafi realizues i festës së Pavarësisë së Kosovës, SH.K.A ” DARDANIA” (Oststrasse 33/ 8400 Winterthur), info: www.dardania95.ch;  info@dardania95.ch / Tel: 079 672 41 82 ; Fax: 052 243 11 93

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...