Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/02/21

Vonesa të justifikuara



Shkruan: Astrit  LULUSHI
Padrejtësi do të thotë mungesë drejtësie ndaj një njeriu, grupi ose mbarë shoqërisë.Padrejtësia ndodh edhe atëherë kur njerëzit janë të pavetëdijshëm. Kur e pyetën-“Cfarë është drejtësia?”, Platoni iu përgjigj; “Nuk e di, por e di mirë se cfarë nuk është”.Psikologjikisht, padrejtësia nuk është tragjedi, sepse i ndryshëm është reagimi ndaj secilës, megjithëse të dyja sjellin fatkeqësi.Padrejtësia ngjall zemërim e revoltë; tragjedia lë pas zi e heshtje për një fare kohe, pastaj vjen shperthimi.Viti 1944, për shumë shqiptarë, filloi me plot padrejtësi; gjyqe, burgime, vrasje, sekuestrime, bastisje, plackitje, xhveshje nga cdo pronësi. Dhe këto padrejtësi ngjallen protesta, revolta, kryengritje nga individë, grupe e deri segmente të shoqërisë. Shtypja mizorisht e tyre dhe precedenca që u krijua e shndërroi Shqipërinë një salle teatri, me aktorë e spektatorë të një shfaqeje të gjatë, me dyer të mbyllura; disa luanin e të tjerë shikonin, duke lëshuar herë-herë klithma
ankthi, si në tragjedi.Nuk ka njeri që të mos e urrejë padrejtesinë; në vitin 1990, protestat e studentëve për kushte më të mira në konvikte,ishte një reagim ndaj padrejtësive të përditëshme.Por Shqipëria ishte plot me njërëz që e kishin provuar padrejtësinë në kushte e rrethana të tjera të ndryshme. Kështu protestat studentore u përhapën duke përfshirë mbarë shoqërinë, pa dallim shtresash a klasash. Sipari i skenës ku ishte luajtur tragjedia u ul; heshtja ra, me aktorë gjysmë të përkulur përpara spektatorëve që qëndronin si të ngrirë e të mpirë nga ajo që kishin përjetuar. Dhe qëndruan kështu për shumë kohë a vite. Ndërsa vala e përmbysjes se regjimeve komuniste kishte përfshire Evropën Lindore,Samuel Huntington (1927 – 2009), ne librin e tij The Third Wave, 1991, ofronte idenë
se cfarë qëndrimi do  të mbanin vendet ish-komuniste ndaj së kaluarës dhe si do t’a trajtonin atë. Duke u bazuar në statistika që vinin nga këto vende, Huntington kishte vënë re se në politikën e tyre regjimet komuniste kishin kryer një  ndryshim të paimagjinueshëm; ato kishin bërë “pazarllëk me elitën”  për t’a përdorur si rrugëdalje në se humbnin pushtetin. Sipas Huntingtonit, nëse udhëheqësit e fundit të një regjimi jo-demokratik do të përmbyseshin me dhunë nga pushteti, kjo do të sillte lindjen e ndjenjës për hakmarrje. Por nëse udhëheqësit komunistë hiqnin dore nga pushteti në mënyrë paqësore si pasojë e revoltave ose si pasojë e reformave që vetë kishin ndërmarrë, atëherë hakmarrja ndaj mizorive të së kaluarës do të shmangej. Duke parë se si regjimet komuniste kishin filluar të rrëzoheshin, Huntingtoni parashikoi se mes shteteve të Evropës lindore, vetëm Rumania dhe Gjermania lindore
do të kërkonin hapjen e dosjeve, pastërtinë e figurave, “lustracionin” ose te ashtuquajturën “drejtësi kalimtare”, ndërsa vendet e tjera do t’i falnin e harronin ato që kishin ndodhur.
Por me kalimin e viteve parashikimi i Huntingtonit doli vetëm pjesërisht i saktë, sepse shumë vende të tjera ish komuniste ndoqën shembullin e Gjermanisë lindore e Rumanisë. Ndoshta Huntingtoni, nuk morri parasysh “faktorin tragjedi”; sa më e rëndë diktatura, aq më shumë kohë duhet për t’u shkëputur prej saj fizikisht, shpirtërisht e mendërisht dhe se një ditë sa do e largët, me kthimin në realitet do të kërkohet edhe gjykimi i të kaluarës.Po ashtu, Huntingtoni ndoshta nuk morri parasysh as “faktorin e sotëm politik”, se e kaluara mund të shfrytëzohet nga disa politikanë për të minuar kundërshtarët,vecanërisht ish-komunistët, të dalë pas monizmit me një imazh të ri, sic ndodhi në shumë prej vendeve të Evropës lindore.

Drejtësia në peshojë...

drejtesia


Për të sunduar ligji i së drejtës, nevojitet  që ta kemi një Prokurori dhe një Gjyqësor të pavarur. Por, për fat të keq, drejtësia në Kosovë është e "kapur" nga politikanët. Prokurorët dhe gjyqtarët nuk i shmangen dot presionit, ndonëse janë aty për ta bërë punën në bazë të ligjit dhe në mënyrë të paanshme. Shumë raporte ndërkombëtare  e kanë evidentuar këtë të metë të Gjyqësorit, që është bërë pengesë edhe për punën e integrimeve kosovare. Vetëm ta marrim shembullin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Po ta kishim një trup të pavarur të zgjedhur nga vetë Gjyqësori që i emëron gjyqtarët larg ndikimeve politike, drejtësia do të ecte shumë më mirë, seç po ecën deri më  tash. Gjyqësori dhe Prokuroria gjithmonë kanë qenë synim i të "mëdhenjve", pavarësisht se cila parti ka qeverisur në Kosovë. Secili pushtet që ka ardhur ka pasur si qëllim t'i ketë njerëzit e vet dhe t'i mbajë nën presion bërësit e drejtësisë në Kosovë, në mënyrë që ta ndikojë dhe kontrollojë punën e tyre. Sot dihen emrat e  gjyqtarëve dhe të prokurorëve që u përkasin partive politike dhe të tjerë që bëjnë yrysh për t'u bërë pjesë e drejtësisë me petkun partiak. Sot e kemi një Prokurori që nuk guxon të hetojë ministra e ish-ministra e qeveritarë të tjerë, por e kemi edhe një Gjyqësor, që sa herë bëhet fjalë për zyrtarë të lartë e flakin lëndën diku në  sirtar dhe nuk guxojnë as ta prekin më me dorë. Me këtë lloj Gjyqësori nuk mund të bëhet fjalë për integrime evropiane, sado që ajo është retorika më e shpeshtë në vokabolarin politik. Fakti që jemi më të fundit në rajon,  që nuk jemi ende gati për të përfituar nga liberalizimi i vizave, e tregon më së miri këtë. Me mbi 230 mijë lëndë të pakryera nuk mund të thithim investime të huaja, sepse asnjë investitor nuk do të vinte në Kosovë e të priste më shumë se pesë vjet për t'iu marrë lënda në dorë. Shumë lëndë i ka mbuluar pluhuri i  harresës dhe s'i rrok kush me dorë. Këso drejtësie kemi ne në Kosovë.

Albin Kurti: Duhet të ndryshojë Serbia, jo Kosova



Ne jemi një shtet i ri, ne kemi emrin tonë, Republika e Kosovës, por ne ende kemi nevojë për t’i konsoliduar institucionet tona. Sipas mendimit tim, Kosova tani ka dy probleme të mëdha: mungesën e sovranitetit - dhe çfarë do të thotë një pavarësi pa sovranitet? - dhe papunësinë. Megjithatë, për të arritur një zhvillim socio-ekonomik, duhet të bëhemi shtet sovran. Kështu ka thënë lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një intervistë për të përditshmen zvicerane ‘24 Heures’, ndërsa citon Albinfo. Ai ka theksuar se nuk është kundër të gjithë ndërkombëtarëve, porse është kundër ndërkombëtarëve, si ata të EULEX-it, që, sipas Kurtit, i kanë të gjitha kompetencat. “Ata janë mbi institucionet e Kosovës, ata vendosin për ne, kurse kurrë nuk kanë qenë të zgjedhur! Unë, gjithashtu i fajësoj ata për menaxhimin e krizës në mënyrë afatshkurtër, pa menduar asnjëherë në afate më të gjata. Ata na trajtojnë sikurse Afganistanin”, ka thënë lideri i “Vetëvendosje”.
Në vazhdim të intervistës, Kurti thotë se “Qeveria është e korruptuar” dhe se drejtuesit e saj po “privatizojnë në mënyrë të shfrenuar” dhe se nuk shpjegojnë arsyet “e këtyre privatizimeve, aq më pak se çfarë janë përfitimet”. Edhe pse e konsideron të rëndësishëm liberalizmin e vizave, ai vlerëson se “edhe nëse ne fitojmë liberalizimin, njerëzit do të qëndrojnë këtu, e ne kemi nevojë t’i përmirësojmë kushtet e tyre të jetesës! Është si të jesh në një anije, që rrezikon të fundoset dhe në vend të riparimit të saj, të propozoni bileta të barkave për të ikur dhe mbijetuar”. Kurti mendon se problemi në negociatat me Beogradin qëndron në atë se “Serbia ende na konsideron si një krahinë! Ajo kurrë nuk ka kërkuar falje, e as ka paguar për dëmet. Ajo vazhdon të mbajë 1.800 trupa të të vdekurve tanë. Asnjëra prej këtyre pikave nuk është e paraparë në përmbajtjen e negociatave, kurse këto pika do të duhej të jenë një parakusht për çdo diskutim. Normalizimi i marrëdhënieve do të jetë i mundshëm vetëm nëse Serbia ndryshon, dhe jo Kosova.

Adem Demaçi ironizon me deklaratat e akademik Rexhep Qosjes

Me deklarimin e akademikut Rexhep Qosja që veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë, e Lugina e Preshevës Kosovës nuk pajtohet veprimtari Adem Demaçi. Ai madje thotë se “Serbia e Qosja mund të këqyren kah dielli”. “Po ku ka sot Kosova me dhanë tokë falë për Serbinë?! Po a e dini ju se Serbia na i ka borxh tokat tona deri në Nish. Kosova jo që nuk do t’ia japë veriun, por sikur Mitrovica ashtu edhe Lugina e Preshevës janë dhe do të jenë pjesë të Kosovës”, ka thënë Demaçi për “Presheva Jonë”. “Rexhep Qosja nëse ka dikund naj copë tokë, naj truell të vetin, mund t’ja japë Serbisë”, shton ai. “Por, ne ia bëjmë me dije Serbisë dhe këtij Qosjes tonë se Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë për t’ia dhënë falë Serbisë”. Demaçi thotë se Lugina e Preshevës sot është pjesë e “Serbisë së madhe”, sepse Serbia me luftë, dhunë e presion e ka tkurrur Kosovën për çdo 20-30 vjet.

Deputetët kërkojnë ratifikimin e marrëveshjeve në Kuvend

Përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike parlamentare, të pozitës dhe opozitës, kanë reaguar të hënën rreth shpejtësisë me të cilën po i qaset Ekzekutivi i vendit dhënies së pëlqimit për marrëveshjen e re, ndër më të rëndësishmet, me Serbinë, për përfaqësimin rajonal, duke kërkuar që kjo marrëveshje të mos nënshkruhet në dëm të sovranitetit të Kosovës dhe pa e marrë bekimin kushtetues të Kuvendit të Kosovës, nëpërmes procedurës së ratifikimit në Kuvend, me 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili njëherësh është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, tha të hënën se ai personalisht mendon që institucionet e Kosovës nuk duhet të nxitohen për të pranuar marrëveshje jo të favorshme për vendin, rreth përfaqësimit të Kosovës në konferencat rajonale, duke hequr dorë nga fjala Republikë. Përfaqësuesit e subjekteve politike në opozitë konsiderojnë se anashkalimi i Kuvendit në këtë rast, ndër rastet më specifike të arritjes së marrëveshjeve ndërkombëtare, do të ishte shkelja më serioze e Kushtetutës së vendit nga ana e Ekzekutivit. Për këtë arsye, kërkohet që, sidomos në këtë marrëveshje të re, të mos anashkalohet procedura e ratifikimit në Kuvend. nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i ka thënë gazetës se do të ishte instalim i një praktike të skajshme antikushtetuese vazhdimi i injorimit të Kuvendit në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos atyre të natyrave specifike, që kanë të bëjnë me interesin nacional, sikur që është sovraniteti i shtetit të Kosovës. “Ne kemi kërkuar qysh në fillim që çdo marrëveshje e arritur në mes të Serbisë dhe Kosovës të vijë në Parlamentin e Kosovës, të ratifikohet dhe të kalojë të gjitha procedurat e zakonshme që parashihen për tema të tilla, dhe jo të anashkalohet në tërësi Parlamenti, si organi më i lartë përfaqësues i vendit”, tha Isufi. Edhe ai frikësohet që vetë kualifikimi i marrëveshjeve si konkluzione të panënshkruara mund të bëjë që Kuvendi të lihet nën hijen e politikës qendrore në këtë proces. Ahmet Isufi ka bërë të ditur se grupi parlamentar i këtij subjekti politik po përgatitet për ta ftuar në interpelancë kryeministrin e vendit, pikërisht për t’u rrëfyer rreth këtyre zhvillimeve të fundit dhe në këtë nismë do të kërkojë edhe mbështetjen e subjekteve të tjera politike në opozitë.

Kosova të përfaqësohet mbi bazën e reciprocitetit




“Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur dhe përfaqësimi i saj në skenën ndërkombëtare dhe në nismat rajonale bëhet vetëm mbi bazën e reciprocitetit dhe barabarësisë me të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse”, ka thënë Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Vllahiu ka rikujtuar se “Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë të angazhuara, si dy shtete sovrane dhe të barabarta, në dialogun për çështjet teknike të interesit të përbashkët, me ndërmjetësimin dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian”. “Të gjitha vendet dhe popujt e Ballkanit aspirojnë anëtarësimin në BE dhe asnjëri vend nuk mund ta pengojë tjetrin në këtë rrugë të integrimeve”. “Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të përmbushin kushtet për t’u bërë anëtarë të BE-së dhe respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë është domosdoshmëri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë brenda BE-së”, ka thënë zoti Vllahiu, këshilltar për media i zonjës Jahjaga.

MINORITARËT EKSTREMISTË GREK ME AKTIVITETET E TYRE DUAN TË NXISIN DESTABILIZIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË


            Rasim Bebo


Po ju dergoj artikullin e zotit Arben Llalla qe flet per minoritetin ekstremist grek, me aktivitetin e tyre duan ne nxisin destabilizimin e jugut te Shqiperise.
 
 
Shteti grek perhere me luge ne brez, iu duk se tani ishte bere deti kos, andaj me 15 maj 1919 iu versulen Smirnes ose Izmirit. Sic dihet, duke u vertitur neper gjume per te mbledhur mjengullen ne thes, u rrexuan neper buza dhe humnera dhe dollen ne breg-det per te gjetur vdekjen nga zjarri, plumbi dhe deti, duke perfshire edhe ortodoksit e vendit qe i mbeshteten. Prape shpetuan mire, nje pjese e vogel e shpartalluar, demoralizuar dhe sakatosur, qe i terhoqen anijet angleze, ato i prisnin.
 
Ne qofte se perserisin nje ekspansion te tille si i vitin 1919 atehere kufiri do te vije ne jug te Prevezese dhe keshtu do plotesohet shprehja pa Kosove e Cameri ska Shqiperi!
 

-------------------

             Arben LLALLA

MINORITARËT EKSTREMISTË GREK ME AKTIVITETET E TYRE DUAN TË NXISIN DESTABILIZIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË



Greqia edhe pse ndodhet prej disa vitesh në katastrofën ekonomike deri në një falimentim të butë si shtet strukturat shtetërore të atjeshme gjejnë fonde për të mbështetur organizatat e ndryshme për destabilizimin e Jugut të Shqipërisë, për të realizuar ëndrrën e vjetër të Autonomisë së Vorio Epirit.

Misionar të ndryshëm që i përkasin minoritetit grek në Shqipëri të cilët nuk duan miqësinë greko-shqiptare dhe paqen në Ballkan të paguar fort nga Athina dhe Diaspora greke vazhdojnë misionin e priftin Kosma Etolianit dhe të Gjeorgjio Zografit.

Nxitësit kryesor të aktiviteteve antishqiptare janë Panajot Barka, profesori universitar i cli nuk po e gjen vetveten prej kaq vitesh në fushën e politikës shqiptare, Harallambos Karathanos, një politikan grek që i ndërron partitë si fëmija pelenat, Naum Disho, vllehu që mohon gjuhën e mëmës së tij, vllahishten për pak euro greke, humbësi i bashkisë së Himarës me origjinë nga Progonati, Vasilis Bollanos, Theofan Kalivioti, ministri sahan lëpirës andej dhe këtej kufirit greko-shqiptar Spiro Ksera, i cili nuk di të fshehë eurot e fituara me “djersë”, ish përkthyesi dhe shoqëruesi i Anastas Janullatosit kur shkeli përherë të parë Shqipërinë, deputeti Vangjel Dule, i cili mbahet në politikë për hatër të kryepeshkopit Janullatosit, shqiptari i greqizuar Pirro Dhima, nga varfëria ekonomike dorëzojë targat e makinës xhip dhe pritet të emigrojë në Amerikë për të mbledhur të holla në emër të shkollave greke në Himarë, por ndoshta një pjesë e mirë e këtyre lekëve të përfundojnë në xhepat e tij.

Për çdo vit shoqatat Vorio Epiriote dhe Rinia Vorio Epiriote organizojnë tubime dhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. 

Ata si gjithnjë me të njëjtin skenar që prej shumë vitesh, i njëjti fjalim, të njëjta fytyra të ekstremistëve minoritar grek të Shqipërisë u tubuan edhe këtë herë më 19 shkurt rreth orës 11.00 në Athinë për të kryer ritet fetare dhe kombëtare në përkujtim të 98 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit të 17 shkurt 1914. 

Organizatorët kryesor të këtij manifestimi janë ata që kërkojnë destabilizimin e jugut të Shqipërisë si ish-kandidati për deputet i partisë Demokracia e RE dhe tashmë anëtarë i partisë ekstremiste të djathtë greke LAOS Harallambos Karathanos, i lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli, Theofan Kalivioti drejton shoqatës Rinia e Vorio Epirit dhe është nga Livadhia e Sarandës. Këta minoritar si gjithnjë çirren për Autonominë e Vorio Epirit me shpresën se Perëndia do i dëgjojë britmat e tyre dashakeqëse.

Aktiviteti fillojë me një lutje në këtë kishë, Shën Gjeorgjio Karitsi dhe me vendosjen e kurorave tek Ushtari i Panjohur, pranë godinë së Kuvendit të Greqisë ku pati edhe një mosmarrëveshje me trupat policore të cilat ishin në gatishmëri si pasojë e protestës së sindikatave në të njëjtën orë për masat e rrepta ekonomike që ka miratuar Kuvendi i Greqisë. Manifestuesit e përkujtimit të 98 vjetorit të Autonomisë u përzien me protestuesit e sindikatave.

Fjalimin qendrorë këtë herë e mbajti Dhimitris Perdhiqis, kryetar i Lëvizjes për Rilindjen e Vorio Epirit. Më tej u fol edhe për dënimin e dhënë nga Gjykata shqiptare për Naum Dishon, të cilët folësit deklaruan se është dënuar vetëm e vetëm se është grek.

Të pranishëm ishin përfaqësues të partisë Demokracia e Re, deputetja Evgjenia Çumani, nënkryetari i partisë PBDNJ Thoma Jani, anëtarë të partisë minoritare MEGA, OMONIA, përfaqësues të shoqatës Rinia Vorio Epiriotase, Theofanis Kaliviotis, Eleni Dhimu, kryetari i Lidhjes së Dropullit të Poshtëm Kostas Qiriaku etj. Pasi shprehën dhimbjen për Autonominë e Vorio Epirit, ata u bashkuan me protestën e sindikatave greke.

Në të njëjtën kohë në Athinë u mbajt një Seminari për Protokollin e Korfuzit të organizuan nga Fronti Patriotik. Qëllimi i këtij Seminari ishte për të bërë të njohur opinionit rreth Protokollit të Korfuzit. Organizatorët kanë planifikuar një sërë takimesh me organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti me faktorin politik të Rusisë i cili ka shfaqur kohëve të fundit interes për shpalljen e Autonomisë.

Foto nga aktiviteti i organizuar nga shoqatat Vorio Epiritote, Athinë më 19.2.2012.
Foto nga aktiviteti i organizuar nga shoqatat Vorio Epiritote, Athinë më 19.2.2012.
Në qendër të fotos, ekstremistët Harallambos Karathanos dhe Theofanis Kaliviotis, organizatorët e aktivitetit

Ftesë për Seminarin për Protokollin e Korfuzit mbajtur më 19 shkurt 2012, Athinë
Panajot Barka me politikanë ekstremistët grek, midis tyre Harallambos Karathanos.
Adresa e shoqatës të Vllehve Vorioepiriot të Shqipërisë ku kryetar ishte më 2000, vëllai i ish-deputetit Kristo Goxhit, Mihali.

Ministri Spiro Ksera me ekstremistët minoritar dhe deputetin e LAOS, Thanasis Plevris, dal më 2008. Lart kokës së Kserës është flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit.
Ambasadori i Shqipërisë në Athinë Vili Minarolli me drejtuesit ekstremistë të shoqatave Rinia Vorio Epiriote, Athinë 13.10.2006.


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...