Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/03/29

ME SYRIN E ARSYES


Cikë poetik nga Engjëll Koliqi








Engjëll Koliqi është i lindur më 10 nëntor 1956, në Stubëll të Vitisë në Kosovë. Shkollën fillore tetëvjeçare e ka mbaruar në vendlindje, gjimnazin – drejtimin e shkencave natyrore/matematikore në Viti dhe në Ferizaj. Në Universitetin e Kosovës në Prishtinë ka mbaruar fakultetin e edukimit dhe ka marrë titullin akademik: profesor i pedagogjisë.

Tetë vjet ka punuar në vendlindje, si mësimdhënës e edukator. I ndjekur nga regjimi okupues i Beogradit, pasi më parë edhe ishte arrestuar, në mars 1990 është detyruar të largohet nga vendlindja dhe shkon në Itali, ku edhe sot jeton e vepron me familjen e tij. Që nga fillimi ka punuar gazetar dhe redaktor në Radio Vatikan, korrespondent i radiotelevizionit shqiptar – RTSH në Tiranë e pastaj i radiotelevizionit të Kosovës – RTK në Prishtinë. Ka punuar edhe për radiotelevizionin publik të Maqedonisë, si dhe për radiotelevizione të tjera private në gjuhën shqipe. Mbi 20 vite shkruan në shtypin e përditshëm dhe atë periodik shqiptar – në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në diasporë. Më së shumti ka shkruar në gazetat: Rilindja, Bujku, Bota Sot, Lajm Ekskluzive, Pavarësia News, Koha Jonë, Rilindja Demokratike, Panorama, Shekulli etj. Ka bashkëpunuar edhe me gazetat italiane – Corriere della Sera, La Repubblica, Il Messaggero, La Stampa, Il Mattino, Resegone, L’Avvenire, Famiglia Cristiana etj. Poashtu ka bashkëpunuar edhe me dy qendrat kreyesore radiotelevizive italiane – RAI dhe MEDIASET

Mbi 30 vite është marrë me organizimin e shoqatave atdhetare, kulturore, artistike dhe humanitare. Në politikë nuk është angazhuar as aktivizuar në asnjë parti, edhepse bashkëpunon me të gjitha palët e politikës shqiptare, në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare. Është i akredituar nga Qeveria e Kosovës, si gazetar dhe veprimtar në Itali.

Përveç artikujve gazetaresk dhe shkrimeve publicistike, ka botuar edhe qindëra poezi, nëpër gazeta e revista shqiptare. Në italisht ka botuar përmbledhjet me poezi “Il mio secolo si chiama amore” (Shekulli im quhet dashuri), si finalist i konkursit ndërkombëtar “Autorët për Europën 2005” , në Shtëpinë Botuese IBISKOS, në Empoli, si dhe përmbledhjen tjetër voluminoze, prej 161 poezishë, me titull “Sentimento di luce” (Ndjenjë drite), më 2007, nga Shtëpia Botuese BOOPEN, në Napoli. I njëjti libër, në gjuhën portugeze, me titull “Sentimento de luz” është botuar nga Shtëpia Botuese PROTEXTO, në Curitiba (kryeqytet i shtetit Paraná, në Brazil). Ndërkaq në vitin 2008, Shtëpia Botuese O LUTADOR në Belo Horizonte (kryeqytet i shtetit Minas Gerais, në Brazil), ka botuar librin e këtij autori “Madre Teresa – um amor sem limites” (Nënë Tereza – një dashuri e pakufijshme), me parathënien e Hirësisë së Tij – Kardinalit Serafim Fernandes Araújo dhe është pritur jashtëzakonisht mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Që të dy librat, në gjuhën portugeze i janë përkthyer nga Profesoresha e mirënjohur Dr Vera Lúcia Alves Neves. Në vitin 2009 shkrimtari Baki Ymeri ia ka bërë një përzgjedhje poezishë, ia ka përkthyer rumanisht dhe ia ka botuar në Bukuresht, në shtator, librin poetik me titull “Să schimbăm lumea cu iubire” (Ta ndërrojmë botën me dashuri), për të cilin libër kanë shkruar kritikë letrarë të atjeshëm shumë pozitivisht. Shqip ka botuar librin “Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell” kushtuar Nënë Terezës, që këto ditë doli nga shtypi edhe në gjuhën italiane, dhe po përkthehet edhe në disa gjuhë botërore. Në Tiranë, shtëpia botuese Glolus R, ia ka botuar librin poetik “Trokitje të heshtura”, në gushtin e kaluar. Ka në dorëshkrimmedhe libra të tjerë, që besojmë së shpejti do e shohin dritën e botimit. Ai po punon edhe bër botimin e dy/tre librave të tjerë, në gjuhën amtare.
Në janar të vitit 2009 pati një aksident të tmerrshëm automobilistik në Slloveni dhe mbas mbi pesë javë në gjendje koma, falënderojmë Zotin që dëgjoi dhe përfilli lutjet e shumë dashamirësve, e ringjalli mrekullisht dhe po e merr vetin ngadalë, por sigurtë. Nga ky autor mund të presim edhe shumë tituj e shumë libra të tjerë, sepse nuk pranë kurrë së shkruari, me penën e tij mjaft të mprehtë e të ëmbël.


ME SYRIN E ARSYES

Përcjellim çdo lëvizje
Dhe dyshojmë...
Kemi kujdes
Dhe mbrohemi
Nga mëkatet stinore

Stubëll, 25 mars 2011


ME RITËM DASHURIE

Marshojmë shtigjeve të pranverës
Me të bukurat këngë
Të krenarisë
Shijojmë bashkë
Amshimin e lumturisë

Stubëll, 25 mars 2011

PLOT E PËRPLOT

Në stinën tonë të pestë
Plot akte dashurie
Në amshim
Përplot kënaqësi
Unë me mbretëreshën
Jemi të stërmbushur
Me frymë mirësie
-
Gëzuar!

Stubëll, 25 mars 2011

KUR NDJEHET NEVOJA

Me mbretëreshën time
Ëmbëlsojmë të gjitha relievet
Dhe të gjitha stinët
Me akte të bekuara
Të dashurisë
Dhe të mirësisë

Stubëll, 25 mars 2011

NERVOZIZMI

Për çdo dështim
Dhe për çdo gabim
Shumë njerëz
I kapë mërzia
Nevrikosen
Dhe humben
Në rrugët e jetës
Plot sfida
Plot stres
...

Stubëll, 25 mars 2011

HERËT

Të mos ngutemi
O zanë e pranverës sime
Ende është herët
Dhe s’ka arritur
E tërë ngrohtësia
E kënaqësisë
Çdo gjë
Në çastin e duhur!

Stubëll, 25 mars 2011

SHOHIM E BËJMË

Nëse jemi gjetur rastësisht
Oj e bukura e dheut
Dashurinë e kemi
Me plot sinqeritet
-
Shohim e bëjmë
Konkretisht
Aktet e kënaqësisë
I realizojmë

Viti, 25 mars 2011

ME GURËT E SË VËRTETËS

Kudo në mbretërinë tonë
Ndërtojmë mure
Dhe kështjella dashurie

Viti, 25 mars 2011

UNË EDHE TI

Nisemi bashkë
Dhe marshojmë
Shtigjeve të dashurisë
Deri në amshim

Viti, 25 mars 2011

JETA IME

O dashuria ime e parë
Sot e tutje
Do të quaj jetë
Sepse më ke ringjallë
Në stinën e pestë
Më ke dhuruar plot mrekulli
Me mjalt dashurie
-
Gëzuar dashuri
Gëzuar jetë!

Viti, 25 mars 2011

NË RRETHANA TË REJA

Duhet të bëhemi të ëmbël
Të vlefshëm
E të dashur për të gjithë
Elastikë dhe të qëndrueshëm
Në secilën stinë

Viti, 25 mars 2011

NË STUBËLL

Ndjehem më i fortë
Më i sigurtë
...
Shpirti më mbushet
Plot me kujtime
Dhe me dashuri
...
Këtu gufon
Jetë emocionesh
Dhe krenari

Viti, 25 mars 2011

Poezi nga Maniela Hoxholli (Sota)



Maniela Hoxholli (Sota)

Zbulim i heshtur


Vala e vështrimit tënd
mbi çdo siluetë kalon,
veç jo mbi mua.
Ujëvara e mendimit tënd
mbi çdo frymëmarrje rrëshqet,
veç jo mbi mua.
Spektri i ndjenjave të tua
te asnjë krijesë tjetër nuk duket,
veç mbi mua.
Por kjo vlen kaq pak.
Ndjenjat s’jetojnë dot vetëm
për një kohë të gjatë …


Pranë syve të kaltër


Ëndrrat romantike
na përkundin nën reflekset e natës,
qetësojnë stresin e imazheve,
treten në ngrohtësinë e misterit,
përçojnë pafundësisht harmoninë
e ndjesive…
Dhe në vorbullën që na ndan
lë figuracionin e saj më të bukur:
Realitetin në formë ëndrre …

Dashuria ime e parë


Dashuria ime e parë …
një dritë qiellore
pas një errësire të gjatë;
një dallgë ndjenjash
në brigjet e lumturisë njerëzore;
një melodi ngazëllyese
në sallonin e moshës së artë.
Dashuria ime e parë …
e mbetur në gjurmët e luginave të ngrira,
e mbytur në honet e errëta të oqeanit,
e perënduar në skllavërinë e panoramave
të krisura …
Dashuria ime e parë ….
ke kohë që ke vdekur.
Tani s’je më asgjëkundi.
Të urryen, të mohuan, të vranë …

Donte jeta …


Si morën fund kështu ditët tona?
Zgjoheshim nën vezullimet e ngrohta të diellit.
Ecnim në udhët e pafundme që koha formonte.
Luanim të lumtur në çdo park që jeta
na dhuronte.
Përqafoheshim ngrohtësisht si juga pranverore.
Si morën fund kështu netët tona?
Sodisnim vezullimet e yjeve pafund.
Vallëzonim në pistat e ndezura nga muzika.
Përkundeshim mbi balonat ëndrrimtare.
Putheshim furishëm si dallgët e detit.
Si mbaruam kështu së jetuari së bashku?
Ndoshta pa dashjen tënde,
ndoshta pa dashjen time,
ndoshta donte jeta …

Të pres
Pa ty i dashur,
e vetmuar më tepër se çdo i braktisur
ndihem,
e trishtuar më tepër se çdo jetim jam,
e harruar sikur s’ekzistoj,
e mpirë si një trup në agoni.
Të pres ty,
dashuria ime,
ëndrra ime …
Pa ty,
as mund të vdes …

Lotë me ngjyra
I druhem gjithmonë refleksit të syrit
Ai mund të më mohojë
dëshira të sapolindura.
Vazhdimisht i rri larg
vyshkjes së vështrimit
Ajo errëson romancat e emocioneve
të mitura.
Lotit i fshihem përherë
Ai është me ngjyra …

S’më doje më


Vështrova fotografinë tënde,
të putha,
buzët m’u plasaritën.
Preka fytyrën tënde,
duart m’u rrudhën.
Të shikova ngultas,
lotët më trishtuan sytë.
Ti …
s’më doje më.

Mendoj për ty


Ditën …
mendoj për ty
dhe flakën e ndjenjave të mia
e shoh te dielli …
Natën …
mendoj për ty
dhe flakën e ndjenjave të mia
e shoh te yjet …
Mendoj për ty ditën
Mendoj për ty natën
Ti për mua …
s’mendon kurrë !…

E bardha na bashkoi, e zeza na ndau


Kështjella e ëndrrave ishte e bardhë,
pasqyrë e nisjes sonë të parë.
Kupola ishte krejt e zezë
si krateri i fundit që u ndez.

Dashuria – Enigmë


Molekulat e lotit zbritën shkallët
për t’u ulur nën fokusin e syve të mi.
Gjurmët e tyre ngritën kujtimet, dallgët,
që harresa i kishte murosur në vetmi.
Lotët tradhëtuan në padurim.
S’i rezistuan fshehtësisë,
asaj humbëtire.
Ndaj tretën zinxhirin e fundit që i mbante
për të treguar një histori të bukur dashurie…

Nënë


Dielli shkrihet mbi buzët e tua
dhe u jep nuanca të veçanta fjalëve që thua.
Bota brilante fsheh ngjyrën në sytë e tu
dhe të jep optimizmin për të mbijetuar.
Errësira vegimtare rrëzohet mbi flokët blu
dhe të jep hijen qiellore prej perëndeshe.
Konstelacionet e yjeve bien në shpirtin tënd
dhe hyjnizojnë emrin:
NËNË!

Ç’ekuilibrim
Një zog i bukur sfidon stalagmitet e qiellit
dhe më pas vjen në dritaren time.
Ashtu papritur filloj miqësinë me të
e kjo lidhje mund të vazhdojë pafundësisht …
Ah, sikur të ndodhte kështu edhe me njerëzit!
Ndonjëherë, edhe vetë shpirtin po t’ua japësh,
të harrojnë përjetësisht …

Jeto me mua


Trenat e lamtumirës do të udhëtojnë
mbi gjurmët e plagëve.
Vetëtimat e keqardhjes do të burgosen
në enigmën e harresës.
Stacionet e përjetësisë do të zbukurohen
nga mëkatarët e talentuar
Atëherë ti do të zbresësh katet
në kullën e dashurisë …
Të lutem, jeto me mua edhe një orë,
edhe një ditë!
Të lutem të harrosh se ëndrrat s’realizohen!
Të lutem të besosh se
të dashuruarve s’ua mbyllin dot sytë! …




photo

Maniela Hoxholli (Sota)

Maniela Hoxholli (Sota) lindi në 19 gusht 1978 në qytetin e Fierit.
Mbaroi studimet e larta në Bukuresht, Rumani në vitin 2001.
Në vitet 1991 – 1996 ka botuar poezi në gazetën lokale “Fjala jonë” dhe disa ese në gazetën “Brezi 2000”.
Në vitin 1995, 16 poezi të Maniela Hoxhollit botohen në antologjinë letrare "Në krahët e ëndrrës", ndërsa në vitin 1996 botoi librin me poezi "Lotë me ngjyra".
Ne gusht 2009 boton vellimin me poezi "Kur flasin syte".
Botime si autore e teksteve shkollore të gjuhes angleze:
Në vitet 2007 – 2008 - “Hello 1”, “Hello 2” dhe “English for you 2”
Botimet në fushën e perkthimit:
Në vitin 2004 botimin special “Të dashurosh dashurinë” – Botim i “Erik”.
Në shkurt 2010 albumin “Jeta e nje legjende” të shkrimtarit anglez Michael Heatley, Botim i “ELVE”.
Në Maj 2010 romanin bestseller “Majkëll Xhekson – Magjia, çmenduria, e gjithë historia 1958 - 2009” të shkrimtarit amerikan J. Randy Taraborrelli, Botim i “PLANET”.

Merma fytyren nder duart e tua...nëna ime...










Cikë poetik nga Enkeljeda Kondi Masseboeuf




LOTIT TË NËNËS

Po ti mos derdh lotë moj nëna ime
pse rrugën e mora kokë ulur
S'jam e vetme në rrugën e gjatë
dhe malli që na ndan, s'ka për të humbur.

Fshije lotin nga syri moj nënë
se unë udhës kam dy yjet pranë
Njëri më ndriçon afër zemrës sime
Tjetri më ngroh shpirtin kur për ty kam mallë...

Po unë të kam thënë moj nëna ime
nuk të dua të trishtuar aspak
Kur këmbana e mallit të trokasë zemrën
dergomë mijëra puthje që nga larg...




Skeda:Enkelejda Kondi.jpg




Enkeljeda Kondi Masseboeuf - Lindur në qytetin e Maliqit në 29 prill të vitit 1972, nga një familje oficeri me origjinë gjirokastrite. Është marrë me poezinë që në moshë të vogël duke fituar disa çmime në konkurse midis shkollash dhe në shkallë rrethi. Mbasi mbaroi shkollën e mesme vazhdoi studimet në Universitetin “Eqrem Çabej” në degën Gjuhë Letërsi. Në vitin 1996 u diplomua si mësuese e gjuhës dhe letërsisë duke ushtruar profesionin e mësueses dhe drejtueses së një shkolle tetë vjeçare.
Është larguar nga Shqipëria dhe tani banon në Francë. Është e martuar me një nënshtetas francez dhe ka dy fëmije. Pas unifikimit të diplomës dhe studimeve përkatëse tani punon si mësuese. Enkelejda Kondi shkruan poezi dhe ka një stil tejet të veçantë në shprehjen e saj poetike . Poezitë e saj janë të mirëpritura nga lexuesit .Në korrik 2010 , ajo publikoi botimin e vëllimit të saj të parë të titulluar :Ëndrra e një vajze.







Bota pa mua.....

Dielli qe lind ç'do dite do na ngrohe
vesa e mengjesit si lote mbi lule do pikoje
kengen e embel bilbili prape do kendoje
rruget do te jene te zhurmshme njelloj.

Do te lindin foshnja, nena do gezohen
do vdesin njerez, do te derdhen lote
do perendoje dielli, do bjere nata e zeze
naten hena do te dali, gjysem ose e plote.

Do jene miqte e mij aty akoma bashke
do mblidhen me kitare e do kendojne
reth gotes se veres e tymit te duhanit
te kaluaren me mall dhe mua do kujtojne....

Do te mbushen lendinat plot lule eremire
dhe bora maleve butesisht do te shtroje
dhe pse une s'do jem bashke ketu me ju
gjthçka akoma si dikur do te vazhdoje...

Pa mua kjo bote dhe njehere pa ty
nje dite ç'do kush dhe pa ne te gjithe
jeta eshte e pa fund , pa limit pafundesi
ç'dokush nga ne ne jete la pas nje histori.

Prill 2010

Puthem.....

Merma fytyren nder duart e tua
dhe veshtrome embel drejt ne sy
Floket perkedheli, gishtat beji kreher
puthem plot me ndjenje ashtu siç di ti..

Peshperitem embelsisht tek veshi
thuami te dashurat fjale qe pres
dhuroma eren e trendafilave te kuq
puthem, qe dielli te shkelqeje mes resh..

Janar 2010


Mos me kerko...

Kerkome qe mos dashurohemi
mos me thuaj qe ty te harroj
nuk eshte e lehte gati e pamundur
jeta pa ty s'mund te vazhdoje...

Te dua ty qe kurre s'me deshe
dashuri qe me frike e perzure larg
per ty e huaj shpejt, sa shpejt u bera
si kale i bardhe me kujtime ne mjegull jam..

Mos me kerko kaq shpejt ty te harroj
nje jete te tere mos ma kerko
Mund te vraposh dhe vitet po deshe
ti do te jesh ne memorje i paprekur njelloj.

Ne stacionin qe ti me detyrove te zbres
pasagjere e merzise e vetme jam
me koken kthyer nga ty e kaluara
treni i kujtimeve do me ndjeke nga pas....

Prill 2010

Midis dy botesh

Presin rradhen te heshtur,
me pashaporta ne duar
Aty ne doganen cope toke
qe ndan dy bote
me lote....

Dogana.....
"Lendina e loteve" moderne
njerez te mbushur me mall
me ankthin te kalojne ne anen tjeter
"Parajse"

Eh" Purgator"i i tyre ky fat!

Nje qenie!

Dy sy qe me folen
ne çaste enderrimesh
ishin syte e tu.

Duar qe me perkedhelen
e lotin ma fshine
ishin duart e tu.

Dy zemra qe rrahen fort
nga ndjenja e dashurise
Ishim ne qenia"Ti-Une".

Kur vij aty!

Kur une vij aty tek ju
Me shume mall e dashuri
si femije ne krahet tuaj
Loti me ndriçon ne sy.

Ty nene te gjeta nje rrudhe
heren e pare ti nuk e kishe
Ti baba mendohesh shume
shtepia me duket ndryshe.

Nuk i themi dot te gjitha
te gjitha s’i themi dot
Kur per ju kam patur mall
kam derdhur edhe lot.

Kur dhimbja me ka plagosur
une kam thirrur "nene"
Kur nevoje per keshille kam patur
Thirra fort,baba, ma degjove zene?

Ndaj kur jam aty tek ju
ç'mallem e nuk ç'mallem dot
kilometrat fjale i bej
dhe fjalet-mall i bej lot.


Endrra e nje vajze....


Ne krahet e Morfeut gjeti prehje
trupi me naten e embel u shkri
prehjen e puthjes lehtesisht gjeti
ne shtratin e enderrt e embla dashuri.

Syte u mbyllen jane nisur larg
te shohin se di seç mrekulli
te vij dhe une ne ate bote
ne shtratin enderr te fle me ty....


Para teje.....(Nga vizita ne Akropol tetor 2009)


Para teje ndihem e e heshtur
aty ku perendite paten folur
kollona te bardhe , te larte
dhe njerez moderne rrotull.

Aty ku Maratonomaku
solli lajimn legjendar te bekuar
Fituam: ate beteje te pergjakur
ne libra historie te shkruar.

Aty pak shume ka mbetur
nje pjese e jotja antikitet
statuja te bardhe, te akullta
kollona dhe gure pereth..

Dhe une para teje e heshtur
mendoj te kaluarin civilizim
te sotmen moderne kete kohe
ç'do leme ne valle si kujtim??!!.

Shkurt 2010


Pak naive...

I shkruaj gjerat ashtu si i ndjej
me fjale dhe shprehje te thjeshta
e ndiej poezine dhe vargun e fal
nga zemra i hedh neper fleta...

Kam shkruar per prinderit e mij
per jeten, buzeqeshjen, detin dhe lulet....
kam shkruar dhe me lot kam qare
per lypsarin e varfer te rrugeve.

Kam shkruar per ate qe me plagosi
per mallin qe pata kur shume me mungoi
Per jeten qe eshte aq e bukur dhe pa te
per deboren, serenaten e ate qe dashuroi..

Pak naive, te thjeshte si jam vete
vargjet i thura qe ju ti lexoni..
zemren e vura mbi vargje testament
ne ç'do fjale jam une me besoni..

Janar 2010


Frika

Pas si hije ajo te ndjek
shpirtin, mendjen ta pushton
Te brengos, te ben te qash
Lumturine ta shteron.

Jam e forte per shume gjera
jetes une i kam bere balle
Forca gjeta i thashe: "ik"
Frike enderr,frikes perralle.

Do te shkruaj!

Me the:shkruaj,
talenti s'te mungon
Une qe te desha si e çmendur
nuk e di pse valle sot te degjoj.

Kam shkruar vertet, e di
por isha une ne tjeter jete
si mund te rishkruaj perseri,
kur muza ime ishe ti?

A jam une ajo qe isha
dhe koha qe jetojme valle njelloj?
A mund te shkruaj akoma per ty?
Mbase e tashmja s'ma lejon... .

Vjeshta!

Gjethet kercasin nen kembet e mia
Erdhi vjeshta ne qytetin tim!
Rruga u zhvesh nga gjelberimi
syri im e sheh me permallim.

Po gjallerohem une
Kur mendoj pranveren prape
do çele sythi i ri dhe lulet ne fusha
Keshtu jane vitet me shi dhe vape.

Debora e pare!

Po bie debora e pare!
Floket e saj te bardhe
si kurore fluturash
ne floket tane do te ulen lehte.

Jam mesuar me deboren
keshtu vjen dimri ketu gjithmone
Mos u çudit aspak i dashur
do te mesohesh dhe ti heret a vone.

Na pelqen te dyve te ecim
mbi kete qilim te bardhe
midis bardhesise dhe heshtjes
Ky kujtim i pa pare...


Enkelejda Kondi Masseboeuf tashmë vjen para lexuesit me vëllimin e dytë poetik Shtegwtim Ndjenjash..



Poezi nga Enkelejda Kondi Masseboeuf ...



…..Në këtë vëllim ku pa dyshim në krijimtarinë e saj shihet një kurbë rritje, Enkelejda nuk bie në përsiatje, në praktikën e dublimit të mendimit, të temave, fabulës, tematikës. Ajo me poezinë e saj flet natyrshëm, plot ndjenjë, pastërti pa ekuivok. Ajo flet me shpirt si një fëmijë i çiltër duke rrugëtuar nëpër shtigjet e jetës si një udhëtare hulmutuese me qëllim të përcaktuar, të zhbirojë bukuritë, vlerat, problemet, shqetësimet por dhe të motivojë këtë rrugëtim. Jeta sipas saj është një ëndërr e bukur, një ëndërr ku sundon dashuria, ajo dashuri që të bën të mendosh, të respektosh, të çmosh, të reflektosh, të dish të gjesh veten. Ne jetojmë në këtë botë mister plot shpresë duke kërkuar të panjohurën, duke flladitur ndjesitë, duke respektuar veten, duke përkundur sedrën prej njeriu të vetëdijshëm. Vetëm me këto ide dhe tek kjo ndjesi shuhen vullkanet e hakmarrjes, rreshtin shirat e rrëmbyeshmërisë, zbuten demonët e zemëruar, thirret pranë oqeani i paqes. Duke jetuar larg atdheut, duke jetuar larg të afërmve, Enkelejda nuk mund të rri pa cekur plot ndjenjë hapësirat e ndarjes nga prindërit, të afërmit, miqtë. Ajo i quan bashkatdhetarët larg trojeve të shqipes zogjë mërgimtarë, që me krahë u nisën tufa-tufa drejt hapësirave të paanë të globit për një jetë më të mirë. Por me një ndjenjë të fuqishme ajo përshkruan kthimin qoftë dhe përkohësisht..









Në avion,
Unë një grimcë e vogël e universit...
Me krahët e zemrës sime të përmalluar
Po shtegëtoj në Atdhe, drejt folesë sime
Të përjetësisë, të mallit dhe rrënjëve të mija

Aty ku ëndrra dhe shpresa marrin jetë…





Në këto vargje poetja tregohet shumë e sinqertë. Ajo me fluiditet përqas thekshëm atë që dikush edhe mund ta fshehë, atë që është si një e vërtetë reale e padiskutueshme dhe domethënëse që poetja e vë me mjaft sukses në pikëpamje poetike, MALLIN. Në këto vargje nxirret poezia e denjë, poezia e vlerës dhe qëndrueshmërisë me vizion të qartë mbi krijimin poetiko-artistik. Nga ana tjetër me anë të dy fabulave, Enkejleda kalon në kritikë të ashpër për mënyrën e sjelljes të disa njerëzve ku poetja prekë pjesët ekstreme të tyre, veset, mosmirënjohjen, intrigën, servilizmin, cmirën. Duhet thënë se poezitë e saj në këtë libër të dytë, krijojnë një atmosferë të bukur, flladitëse, ku vargjet për nga kuptimi dhe mesazhi ndryshojnë në konceptin ideor nga libri i parë, ku vargjet dhe tonalitetet e fjalës ndryshojnë prej poezie në poezi, varësisht nga disponimi i poetes në lidhjet koh’hapësirë nga kushtet dhe rrethanat dhe nga ndikimi i veprimit të faktorëve ekzistues në jetën e saj individuale dhe shoqërore. Ky vëllim poetik është një përpjekje serioze e poetes, për të hyrë natyrshëm, me besim, në kurorën e bukur të poetëve premtues shqiptarë./ Albert ZHOLI /

Do të iki ca kohë, se mos bota ndryshon/ Do të kthehem në fole, kur qielli të jetë larë/ Unë këngën do ta çoj në qiejt që dëgjojnë / Atëherë prej mallit dhe Toka do të jetë tharë. 


Janë vargje të Enkelejda Kondi Masseboeuf. Katër vargje të shkëputura nga një vjershë që tregon po thuaj gjithshka , nga pena e poetes së re , dhe tejet të talentuar .. Gjithmonë kritike për shoqërinë por edhe adhuruese e flaktë e saj .


 Çdo varg i saj rëndohet nga pesha u konturit artistik ,si një filtër nëpër të cilin ajo e shplan dhe e dërgon të kulluar tek syri dhe ndjenja e lexuesit .. Këto poezi që botojmë janë të këtyre dy tre muajve të fundit .. Duke i uruar suksese Enkelejdës , ju urojmë edhe juve kënaqësi nga leximi i këtyre poezive të bukura ..


MISTER?!



Ti mes yjesh më kërkon
Misterit të kësaj bote...
Unë jam flladi që me flokët e tua luan
Dhe dridhshëm puthem buzëve të tua...

Perëndimin e Diellit, si mister mos e shih
Se Dielli perëndon dhe lind kësaj bote
Kur mendon se je trishtuar kaq shumë
Dehu me aromën e artë të qënies sime..Unë jam flladi që me flokët e tua luan
Dhe dridhshëm puthem buzëve të tua...

Perëndimin e Diellit, si mister mos e shih
Se Dielli perëndon dhe lind përsëri
Kur i trishtuar pret lindjen e tjetrës ditë
Dehu me aromën, në gji më përfshi..



PËR TY...

Mbi gjoksin tënd
Kur kokën vura
U shuan vullkanet
Dhe shirat rreshtën
U mbytën mistershëm
Demonët e tërbuar..
Në oqean paqeje
Lundroi dashuria....

Se ti dhe djajtë
I bën të heshtin...
Më heshtjen që me dhuron mua
E bën të vijë pandrojtur ndjenja
Dhe kaq natyrshëm
Te thotë: Të dua.
52 ................
Pa titull

Mbrëmë ra shi...
Ndjeva gjethet,
Pas shpinës sime
Të putheshin me pikat qiellore.
Bari, kokëulur në gjurmët e tua...
Ikja jote, fjalë e fundit e mbrëmjes
Nga gjoksi më del një ofshamë
Si dallgë deti që don të gjurmojë
Nata
Rri e qetë nën shi
Ndryshe -si unë pa ty.



Ah, sot



Ah, sot…Sot!

Sa do të dëshiroja…

Që afshi yt të më tretej mbi lëkurë
Dhe unë të vallzoja nga zjarri i ndjenjës

Mes nesh…
Të shkriheshin akullnajat e pritjes.
Dëshiroja, që shikimi yt të më vidhej mbi buzë.




SHTEGËTIM NDJENJASH....

Fluturuan zogjtë mërgimtarë
U grumbulluan dhe u nisën tufa-tufa
Me krahët e tyre drejt hapësirave
Kilometra për të fluturuar......
Shtegëtimin e largët, në vende të ngrohta.....


Në avion,
Unë një grimcë e vogël e universit...
Me krahët e zemrës sime të përmalluar
Po shtegëtoj në Atdhe, drejt folesë sime
Të përjetësisë, të mallit dhe rrënjëve të mija

Aty ku ëndrra dhe shpresa marrin jetë…




GJURMËVE TË KOHËS...

Asaj mbrëmje, të dy, rrugës ne ecnim,
Të drithëruar ishim, si në takimin e parë
Nata kishte fshehur, ç'do gjurmë Hëne
Por ne, na ndriçoi puthja....Ajo puthja MALL

Ishim ti dhe unë, si një udhë gënjeshtër
Koha mbeti prapa, një relike e vjetër
Si një gjeth’ i zverdhur, rënë nga dega e vjeshtës
Puthja mbeti pas......E kaluar, pa emër.





ERDHI.....( Kushtuar vëllimit tim të parë)

Erdhi,
Fluturoi qiejve
Si zogjtë shtegëtarë
Folezë më folezë..
Deri sa...
Në gjoksin e ëndrrave mbërriti
E shtrëngova.....E ledhatova
Veten time,
Që e buzëqeshur
Më vinte nga larg....
Sa shumë mall kisha
Për flladin e zemrës sime
Ëndrra e një vajze.....
Mirë se erdhe,
O ëndrra ime e bardhë....!
Pas teje,
Të tjerë zogj, do të fluturojnë
Në qiellin e poezisë sime

Si fluturojnë dallëndyshet

Në qiellin e paanë.




ZGJIM I ËMBËL...



I thashë Diellit,
Mirmëngjes!
I shijova dhe përkëdheljet
E rrezeve diellore
Mbi sytë e mij gjysmë të mbyllur
Ëndërrimtarë....
Dëgjova këngën e zogjve
Simfoni, larmishmëri, natyrë kënga e tyre magjiplotë
U zgjova.....
E dhashë dhe puthjen e parë
Sepse, dua që ditën me dashuri ta filloj
Afër, aty, në gjysmë-shtrat.....
E mora puthjen qe mendoj nga pëllumbat e mij
Shkarazi, nxitimthi, gëzueshëm....
Hodha këmbën e parë nga krevati
E piva dhe kafenë, ritualin e zakonshëm
E shijova erën e saj....
Dhe dita më buzëqeshi....
E filloj kështu....

Dit’Jetën time,

Kështu unë lodroj në vorbullën e saj.



U NDALA...

U ndala
Së shkruari për ty,
Se dhe jeta paska jetë
Si zemra, zemër.


Ndala kokën…

Më pas s’e kthej
Të gjykoj të kaluarën.....
E sotmja, me guxim
Ja la vendin të ardhmes...
Ndalova të numuroj ditët
Dhe natën me ankth ta pres
N.q.s, grija ka mbuluar të tuat kujtime
Si akull e sotmja do t'i tresë...





BUSULLA..

Kur humbas drejtimin e jetës
Dhe jam në udhëkryq
Kam një busull diku në zemër
I drejtohem asaj, pikërisht...

Edhe kur shigjeta e saj
Ndonjëherë gabon...
Një reze Dielli kërkoj
Lart, qiejve të pastër
Dhe detit me valë...

Dhe mjegullnaja
Kthehet në një natë me Hënë
Ku më buzëqeshin Arusha a Madhe
Dhe Ylli Polar....
Kur i pyes, ç'udhë të mar?
Ata më përgjigjen me dlirësi: Përjetësin!



PENELOPË..

Kur Uliksi ...
Ra në duart e tu...
Gjithçka u duk se mori fund...
Atë çast,
Legjenda kishte lindur,
Atë çast legjenda mori udhë...
.....Nëpër shekuj,
Misjonare e dashurisë....
Ditën,
Dashuria ndërton ëndrra
Natën,
Besa, pabesisht ja gris....
Penelopë...!

Odisea dhe magjia e dashurisë




MES DRITËS...

Më vrau...
Sa shumë më vrau..
Më shkuli rrënjët, si pemës Tufani
Më hodhi tutje e mëshirë s'pati
Këngën m'a ndali.....
Katili, i marri......

Më vrau, se i thashë TË DUA
Më vrau...!
Dhe prapë u pendua…
Errësirës më kërkoi e s'më gjeti
I shkreti!.....
Ç'të bëja unë natën, errësirës?!
Unë isha mes jush, mes dritës!



TY…

Sot e kuptova...
Se me puthjen e djallit që më helmove
Portat e ferrit hapur janë për ty
Ty, që kujtoja se më doje
Dhe kuptoje nga ndjenjat
Nga ajo që ti quaje dashuri...
Sot,
E kuptova,

Se kalendari i kujtimeve
Kish ndërruar faqen....
Në vitin HARRESË.
Gjithashtu,

Loti që derdha dhimbshëm për ty
Nga dashuria lëndesë...
Kalova dhe vendeve që bashkë ecëm
Njëlloj....
Kuptova që dita të çelë, për ty
S'kish nevojë.....
Jetoj …Në vitin HARRESË!

M'u duk kaq e largët ajo kohë
Kur ty të desha......
Puthjen e djallit mbaje kujtim
Sot,
Dije nuk të urreva
Koha më shëroi.....
Zemra të harroi,
Dashuria,.........
Ah, ajo (jo unë) të mallkoi...!




Servilit (Fabul)

Tërë jetën......tërë jetën duke vrapuar
Si ti jargosësh të tjerët me lëvdata
Fjalën gati, të kapësh momentin
Pas hije njerëzish mbete, lajka.

Këpucët gati, furçën ke në xhep
Lajkën gati në majë të gjuhës
Brylin gati të shtysh i pari kush të del
Pa le të të shkelin si balta e udhës.






KUR FUTET KRIMBI

Fshehtas, mola dalëngadalë
Më përpara vendin zuri
Zu të hajë pak nga pak
Grimca e pluhur druri.

Ditë për ditë e ca nga ca
Strukur krimbi në harresë
Hapi guva e tynele
N’mes drurit ndërtoi qytezë.

E dëgjuan dhe e panë
Kur vajti puna tek fundi
Të çuditur pastaj thanë
Bukuri e ç'puar druri.



EJA...

E ndiej nevojën për ty
Si jeta për Diellin
Si qielli për këngën e zogjve
Si fëmija për puthjen e nënës.

.
Të të puth në buzët e ëndrrës
Të gërmojmë të kaluarën antike
Mbuluar nga furtunat e kohës
T'i gjejmë tonat relike.


T'u bëjmë magji...
T'i zgjojmë nga letargjia
E gjumit ku kanë rënë..
Eja, të kam lënë takim në Hënë...
Sa e marrë që jam
Të ftoj në Hënë, kur të kam kaq pranë..
Sa e marrë që jam...






PËR TË SHKRUAR...

Pak paqe.....pak ngrohtësi
Pak Diell...
Një këngë zogjsh..
Pak çiltërsi...
Dhe ja.....E bëra një poezi..
Pak fishkëllimë ere,
Pak det të egërsuar,
Pak kaltërsi,
Një ledhatim i yti,
Një dridhje e turbullt, kurmi...
Dhe ja, unë i bëra dy poezi..!
Po ku ta gjej një jetë të vërtetë
Që unë ta shkruaj si poezi përjetësie?



Dua që ta shkruaj një jetë të tillë

Që në peozi të mbetet madhërisht e bukur!




2 Korrik 1990

Unë isha 18 vjeç,
Kur uria dhe dhimbja
Përmbi kangjella
U turr në kafazet "Ambasada"
Për të shpërthyer kafazin e madh..
Lutje e mallkime në eter...
Veç zogjtë,
E kishin fluturimin.....Atë verë....
Unë isha tetëmbëdhjetë vjeç!



DIMRIN

Më kërkove zemrën nga akulli ta nxirja
Nga dimri ku kish veç acar e ftohtë
M'u lute pranverës mes lulesh të vija
Aty ku dashuria derdh rrezen e ngrohtë.

Sa shumë vështirë e pata të shkoj
Te lija pas dimrin e akullt, ftohtësinë
Kisha mësuar zemrën në dimër ta shoh
Kurajo s'kisha ta ndëroja këtë stinë.

Eja, më the, ka dhe stinë të tjera
Aty ku Dielli buzëqesh e ngroh ç'do ditë
Lere zemrën te hazdiset, moj e mira
Mes dallgëzash të kaltra....të luajë me stuhitë.

Erdha e ndrojtur...në dritën e Hënës
Dimrin e lashë në kujtimet e harresës
Të pushtova....dhe shkrinë akujt e viteve
U bënë lotë....në lëndinën e kujtesës.


KOHËS..

M'u dhimbse ti- fjala ime e bardhë
Në këtë kohë pa kohë
Errësirës strukur
Enzimë pandjeshmërirash njerëzore
Dhe ti e imja fjalë
E brishta, e ëmbla
E lehta, krahëflutur...
M'u dhimbse zemra ime,
Në lumin e gjakut të turbullt
Filtron.....
Pasqyrash të shëmtuara, shëmbëlltyrash
Ti me mirësinë përqafuar
I tregon kësaj bote
Se ajo ekziston.


ËNGJËJVE (Kushtuar 4 fëmijëve, viktimave të mjerimit)

Sot,
Më lini...
Mos më flisni..
Dhimbja shpirtin, ka pushtuar
Vështrimet e ëngjëjve që sot puthën qiejt
Zemrën,
Oh, zemrën, zot, ma kanë drithëruar..
Sot,
Heshtni!
Se vetëm heshtja ka vlerë..
Fjalët ATA, i morën me vete
Dhe nëse lulet do të çelin një ditë
Pranvera do t'i sjellë me të tyren dhimbje....
Sot,
Mos këndoni!
Në vaj është kthyer dhe kënga
Buzëqeshja e ngrirë buzëve të njoma
Nota trishtim-dhimbje, dalë nga zemra.





TRISHTIMIT...

Më pushtoi, gllabëri, sundoi
Injoroi.....
Buzëqeshjen m'a mohoi
Lumturinë m'a shkatërroi!
Botën e errët ku vetë jetonte
M'a imponoi...
Por prapë, prapë më dashuroi.
Nga dhimbja, zhgënjimi, i sfilitur
I drobitur
Nga strofulla e erët pa jetë
Drejt qiellit më lëshoi..
Më në fund më harroi...
Më mirë kështu
Tashmë kalimthi

Kujtesës pas shiut kaloi
Uni-ylber gjithë ngjyra
Gëzueshëm doli

Jeta hareshëm gjalloi.



DO TË VIJ....

Po bie shi, por unë do të vij se të thashë
Me zemër të pastër e flokët e lagur
Pa makiazh, e bardhë si skulpturë e ngrirë
E akullt.....

Do të vij me mendimet që më sillen rrotull
Si fluturat luleve në pranverë
Nga malli dhe shiun do ta harroj
Kokën do ta vë në gjoksin tënd do shplodhem
Paqen dhe dashurinë aty do të gjej.


PELEGRINAZH..

U nisa me këmbë pelegrin
Të kërkoja lumturinë
Pata etje, u lodha
Mundimi s'ma shuajti urinë.


U nisa me të tashmen
Me një trastë
Të mbushur me miq e fjalë
Rrugës së gjatë, m'u bënë shokë të pandarë.

U nisa drejt së ardhmes
Së panjohurës enigmë
Dhe numurova ditët
Javët, muajt, vitet....
U lodha......
Se kërkuari lumturinë.


Më fund e brengosur
Pashë një dritë
Së largmi
Më verboi sytë...
Ish ajo LUMTURIA
S'isha e vetme që e kërkoja
Pas kisha miliona njerëz
Vite e ëndërronin.


Dorën zgjata drejt saj, i kërkova
Qesha me të kaluarën
Me të sotmen u lumturova.



EPITAF MBI VARIN E NJË POETI.

Dhe po vdiqa, mos më qani
Lotët i kam zëne zët
Malli për mua kur t'ju marri
Blirit këndojini këngë.


Dhe këndoni se ju desha
Ju urreva kur më vratë
Thellë zemrën ma plagosët
Ulurini .....dot po s'qatë.



RINGJALLJE....

E vranë .....
Ata të erësirës, e vranë
E vranë natën,.....ja zunë dritën...
Pa mëshirë, ......ja zunë dritën...
E vranë....
Po Dielli nuk pranoi
S'e lejoi të vdiste
E shkundi...
E zgjoi..
Me rrezt e ngrohta e mëkoi
I dha ngrohtësi e i dha jetë
E zgjoi...
E solli në jetë......vërtetë
E panë....
Buzëqeshën tuafët të hutuar
Dhe vdekja vallë i kish tradhëtuar?!
Hiopkritët me zë meiti
Dhimbje e mall
I pëshëpëritën njëri-tjetrit ...
Ajo u Ringjall

Sinqeriteti, e vërteta, puna

Zhyten një kohë

Por koha i çon në piedestal….





NË RËRËN E NXEHTË....


Njësh me rërën e nxehtë
Ngrohtësi deri në djegie
Trupi i shtrirë mbi rërë
I pacipë, gjysmë i zhveshur
I bardhë si aspirinë
I ekspozuar në rejone diellore...
Afshi i nxehtë ç'më ngjitet
Deri në mendime të paguxuara
Të paciptat fantazma më shfaqen
Djalli shpirtin më ka gllabëruar...

Më mirë që sytë si hapa
Skuqte fytyra nga turpi dhe vapa.



MË KE MUNGUAR.

Më ke munguar
Oh, tmerësisht më ke munguar...
Të kërkoj në lotët e qiellit
Afshin përvëlues të Diellit....
Në puthjen e nxehtë të Hënës
Në prehërin e ngrohtë të ëndrrës..
Në rimat e vargut që puthen
Në valët që lehtë përkunden.
Në flladin që më sjell frymëzimin
Dhe larg m'a çojnë trishtimin..
Të pres që të vsih ti,
Të më sjellësh Dashuri...

Ti je zjari në dimër

Je ajri im në gji…

Je freskia e verës

Je vala e detit MAGJI..


HAPËSIRË...

Hapësirën kërkoja, moj dritë e bardhë
Dhe një Diell që shpirtin tim ta mbante ngrohtë
Hapësirat e deteve kërkoja, moj e bukura valë
Që të më sillte dashuritë e mbytura nëpër botë...

Hapësirat kërkoja dhe gjeta ëndrrën
Jam gruaja dhe nëna që kisha ëndërruar...
Tani unë jam...
Një ëndërr e tre fishuar.





ZGJOMË..

Eja në ditët e mija dhe ......zgjomë
Me fëshfërimën e erës
Me zhurmën e dallgëve mbi shkëmbinj
Qëllomë.....!
Por zgjomë....!
Edhe sikur të më vërvisësh
Përralla me kuçedra
Që tmer e flakë nga goja lëshojnë...
Prapë zgjomë...
Plagët do m'i shërojë Jeta!
Zgjomë miku im, zgjomë!
Dua të jetoj, të eci....
Mbi kuaj vargjesh
Të kalëroj....
Zgjomë.



KUR TË SHOH..

Më vjen të rend pas teje
Të bëhem erë e tërbuar
Dhe kohën ta ndal.....
Veç të vij.....
Me krahët e mallit
Të pushtoj dhimbjen
Shpërbërë në mijëra
copëra-thërimesh, ndjenash
Moziaku i kohës së kaluar...
Kur të shoh,
Zgjohen kujtimet
Strukur në dritare mbresash
Qosheve të zemrës së lënduar
Kur të shoh kam mall
Dhe u derdh bojë
Vargjeve mbi fletën e bardhë.


FLASH....

Më vijnë mendimet.......Flash
Mëngjeseve,
Tek zgjohem me nxitim.....
Flash,
Nëpër fjalë që i mbeten kujtesës,
Në kujtime që ju dorëzuan harresës...
Flash,në embrionin
Ku zë fill tradhëtia
Flash,
Në magjinë e puthjeve
Ku heshtjen drithëruese, lë dashuria....
Flash...
Buzëqeshje ëndrrash të ndezura
Që derdhen në pambarim
Flash,
Mendimeve që enden.....Meteorë
Orbitave të kapin përjetësinë
Flash....Flash....Flash......



BESIMI


Gjithmonë kam patur besim besim...............Gjithmonë
Dhe kur shpresa drejt së panjohurës më shpuri
Edhe kur në dallgët e jetës më mbytën ëndrrat
Edhe kur kënga e mallit për ty....lotët përzuri.

Besimin e pata dhe ditën kur unë ty të humba
Edhe kur mendova se kthim mërgimtari më s'pati
Sepse atë e rrëmbeva prej zemrës time të dlirë
Kur shpresat e mija humbën në monopate të ngushta fati.

Dhe e derdha besimin në udhët që para më çojnë
Si Dielli të më ndrijë dhe honet të më ngrohë
Të kem si mik e shok të zemrës, shpirtit tim
Atje ku unë do shkoj, aty ku unë po shoh


KORIDORI I JETËS

Në koridorin e jetës eca
Plot dyer e dritaresh muresh-vitesh
Ca mu hapën e ca mu mbyllën
Kapituj librash plot kujtime.

Dhe rrugën e gjeta dhe kur dritë s'pati
Se besova se për mua Dielli do ndriçojë
Me Hënën dritën e saj u ngazëlleva
Depërtova erësirën ne sytë shqiponjë.

Disa herë eca dhe me sytë mbyllur
Fati nëpër hapa të nxituara më ndihmoi
Me grushta në zemër godita heshtjen
Në gjoks vetminë e çorra me thonj.




BOTA PA MUA

Dillei që lind ç'do ditë do na ngrohë
Vesa e mëngjesit si loti mbi lule do pikojë
Këngën e ëmbël bilbibi prapë do këndojë
Rrugët do të jenë të zhurmshme njëlloj.

Do të lindin foshnja nëna do gëzohen
Do të vdesin njerëz do të dershen lotë
Do perëndojë Dielli do të bjerë nata e zezë
Natën Hëna do të dalë gjysmë ose e plotë.

Do të jenë miqtë e mij aty akoma bashkë
Do të mblidhen me kitarë dhe do këndojnë
Rreth gotës së verës dhe tymit të duhanit
Të kaluarën me mall dhe mua do të kujtojnë.

Do të mbushen lëndinat plot lule erë mira
Dhe bora maleve butësisht do të shtrojë
Dhe pse unë s'do jem bashkë këtu me ju
Gjithçka akoma si dikur do të vazhdojë.....

Pa mua kjo botë dhe njëherë pa ty
Një ditë ç'do kush dhe pa ne të gjithë
Jeta është e pafund palimit, pafundësi
C'do kush nga ne në jetë, lë pas një histori.





LOTIN

E mora lotin mes duarve të mija
E ngroha....Përkohësisht i bëra folenë
Frymën time harxhova
...që të jetonte, ekzistonte...
Ndërsa ti më ktheje shpinën..
Ja fala shiut të vjeshtës
Dhe u derdh strehëzave butësisht
Kur malli për ty më mori...
Por kurrë syve të mij
çmëndurisht të dashuruar
Shpresa se një ditë ti do të kthehesh
S'e lejoi....
Ja fala Hënës
çuditërisht ajo nurin tënd mori
Dhe unë u çmalla...
U putha sot me Hënën.
Ja fala verës së nxehtë
Dhe e bëri grimcë rëre, pasioni
Zagushi trupash të pështjellura
Plot mall apo afsh
Ngashërime nga ndarja e gjatë..
Ja fala dimrit
Dhe e bëri flokë dëbore
Thëngjill u shua
Faqeve dhe buzëve të etura
Për puthjen time...
Ja fala fjalës, shpirtit
Dhe e di se ç'farë?
U bë përjetësi qënia jote
Në UN

MOS U MËRZIT

Mos u mërzit, fletë e bardhë
Që mbeta pa shkruar
Me pak mërzi e trishtim
...Kohës humba si e huaj
Rimat dhe fjalët i paskam harruar..

Mos u mërzit, o zemra ime
Ka pak kohë s'të kam dëgjuar
Shëtita udhëve pa udhë
Ëndërrova larg teje,
Qiejt e praruar...

Mos u mërzit, o ëndrra ime
Fjeta dhe ty s'të kam parë
Më zuri gjumi në prehërin e Hënës
U putha ëmbël me dritën e saj...

Mos u mërzit, dashuri
Të lashë mënjanë larg zemrës,
Pushova e gëzova beharit
Në ishullin e vetmisë, harresës...

Mos u mërzit, jeta ime
U riktheva sërish e etur
Kujtimet e mira vargje ti solla
Koha që shkon, s'ka për ti tre


DO TË DESHA...



Do të desha që puthja që më dhe

Të vazhdonte më gjatë

Që unë të ndieja ty, më pranë...

Do të desha që trupin tim ta shihje

Në intimitet, e në ç'do detaj

Dhe aty ku Evën e dënoi zoti

Mëkatin e hijeshisë femërore...

Do të desha që të më përqafoje

Dhe të ndieje të dridhurat e trupit tim

Aromën e gruas....

Deri në agoni ndjenjash, çmënduri..

Por, mungoi ai çast intim...

Pas më ndoqi shikimi yt

Puthja jote..rrënqethje

Sille dhe gjeje të, lutem, atë çast intim..


DJALIT TIM

U rrite biri im.....U bëre burrë.

Vitet ikin....

Dhe unë si vura re...

I kuptova vetëm,

Kur u ngrita në majë të gishtave,

Dhe të putha

Dhe ndjeva një tjetër parfum....

E turpëruar, puthja ime,

Mbi faqen tënde

Si zog i trembur fluturoi....

Dhe iku u ndal,

Mbi degën e një ëndrre.....

U rrite djali im, u bëre burrë.....

MENDOHU....


Mendohu mirë para se të hapësh portën
Kollaj është sytë dhe kurizin të m'a kthesh
Zemrën ta marrësh me vete në bagazhe
Me ndjenjat e sfilitura kthim s'do të kesh.

Mendohu mirë para se hapin ta hedhësh
Është vendimi fatal i gjithçkaje që mer fund
Me gjethen e njomë do ti mbledh po deshe lotët
Ti bëj perla gjerdani, për inatin e botës.


Mendohu para se të thuash gjithçka mbaroi
Në terr’ fjalët dhe kujtimet do të mbeten aty
E plagosura zemra ime do mbledhë copa-çikat
Pastruar memorjen nga ç'do kujtim me ta


RUTINA..


Të kisha lënë si pa kuptuar mënjanë
Dhe thonë që Dielli ngroh botën njëlloj
Po ti kishe mbetur gjithnjë gjysmë Hënë
Natën, dëshpëruar, zemra jote më kërkoi.

Ishe aty pranë meje dhe unë s'të shihja
Transparent, para shikimit tim indiferent
Të vrau kaq shumë nga unë largësia
Me ndrojtje erdhe dhe në portën-zemër po troket.

Eh, rutina, që kish zënë vënd si pa u ndjerë
Mes nesh akulli na ftohu lumturinë
Kaq shumë kisha harruar që ti ishe gjysma ime
Rigjetja na solli mes kujtimesh dashurinë.



PËRKOHËSISHT


Përkohësisht, mos më kërkoni......Po shkoj
Pak larg ku zemra ime të gjejë dlirësi
U mërzita me intrigën e mëshiroj
Se shpirti im i brishtë s'lëndon njeri.

Do të iki larg, nuk do të jem
Do nisem me zogjtë shtegëtimeve të lira
Në qiejt kaltërosh, kush do vjen e më gjen
Sa herë që të trokasë, portën ja hap e mira.


Do të iki ca kohë, se mos bota ndryshon
Do të kthehem në fole, kur qielli të jetë larë
Unë këngën do ta çoj në qiejt që dëgjojnë
Atëherë prej mallit dhe Toka do të jetë

KUR MË SHFAQESH TI...

M'u shfaqe si agim mëngjesi
Me sytë e bukur ......lyer
Makiazhi i ylbertë i Hënës
Ngjyrat e dashurisë i ngjeu
Me penelin e ëndrrës....

M'u shfaqe skulpturë
e mermertë e bardhë
Nga rënojat antike
Kur dashuria brengosur
Kohërave ju qëndroi stoike.

M'u shfaqe si zanë mali
Nga bjeshkët e larta
Shqiponjave ju more shikimin
krahëve zemra ju dha forcën
Drej meje nise fluturimin.

M'u shfaqe kur kisha etje,
burimeve të shterpa
Gjinjëve të tua piva
e më s'u ndala
Dhe ja......m'u përtëri jeta.



Duaji poetët


Lexoje poetin dhe vargun e tij

Në ç'do gërme e rimë buzëqesh jeta

Dhimbja dhe gëzimi derdhin melodinë

Këngën këndon zemra.



Kuptoje poetin dhe vargun e tij

Që të ndjesh se jetës ke jetuar

Është ujvarë që shkon në pafundësi

Është një fllad i ngrohtë për t'u shijuar.



Poezia është kitara e shpirtit

Pikë loti të jep melodinë

Vargu i saj dritë që ndriçon maja

Është djepi që përkund lumturinë.



Duaje poetin o njeri....



PATJETËR


M'u godit një ëndërr

U thye në ter......

U bë mijëra copa...



M'u gjakos një ëndër

Gjak të kuq nxori

Dalë ngadalë u shua...



M'a mbuloi koha,

Në var të HARRESËS,

Do ta gjej një tjetër....

Patjetër....



PARFUM DASHURIE..



Më mbeti në mëndje parfumi yt

I asaj mbrëmje si vegim

Me vete e mora, e bëra pa ndrojtje

Lëkurë të dytë mbi trupin tim.





I mbajta erë kur isha vetëm

2012/03/28

Cikël poetik nga Fahrije Pallqa











8 MARSI

Nje lule te fresket ,nene!
Hapsires qiellore do t’ja fal,
dhe kam per te lene
nga nje mesazh ,ne cdo petal.

Ne krah te endrres zgjuar rri
godet malli me tallaz,
shtron trupit zagushi
… me shkrim filloj ta zbraz.

Nga shpirt i minuar thithe
nektar me delikatese,
e bej are me drithe,
luleve u vej pika vese.

Se 8 Marsi nene e cmuar
edhe disa minuta do nise,
nenave te botes ;Gezuar!
TI prano petalet qe t’i kam qendise.




Zgjate doren

Zgjate doren vetem sot
luaj rolin e te madhit ,,zot'',
pak caste boten ta ndal
te degjoj te embla fjale.

Vetem per mua te jete
koktej delikatese brenda te kete,
si eliksir te kete fuqi
deshperimin te shenderroj ne dashuri.

Zemren time do ta hap
si dielli rrezet kur bene vape,
se nga jeta di se c'do te marre
vetem kete cast duhet vrare.

Zemer saraj

Zemra ime, eshte saraj
ka shatervan ne cdo kethese,
ne te mjalte mbaj
kur pikon, embelson cdo pjese.

Saraji i zemres, kopesht ka
lule eredehese, me petale,
ngjyre kuqe, e me nuanca
gjithe kjo, rrethuar me male.

Une, pronare e ketij saraji
te ftoj; - eja, behu mbret!
derisa ka dashuri
e une do bej, gjithmone te kete.




NENE PRANVERA


Pranevera ka zile

zgjon cicerime zogu,

vie ngjyra jeshile

dhe eresherues shtogu.

Sjell muajin Maj

qe jetes jete i fal,

me shtyne ne tjetrin skaj

se ne nje dite maji u ndal.

Zemra e nenes qe me fali trup

dashuri shumuar si natyra,

Pranevere je nene e dyte

kur te shoh; gezon shpirti, qesh fytyra!


ATDHEU


Mua me quajn atdhe,
Vashëza dhe quna ta dini;
Jam vendi ku keni le -
Ku të lumtur jini.

Pa mua s'jetoni dot,
As unë pa ju nuk dua;
Mësoni shumë sot -
Nesër të më nderoni mua.


AKULLORE

Më thoni të vërtetën femijë,
Mami akulloren ua ka lëpi?
Ta fshehësh ështëe e kot,
Mua më do çdo kush në botë.

Kur është nxehtë e bënë vapë,
E di, dritaren e ke hapë;
Por freskia ime shkon varg -
N'goje ,fyt, e në bark.


Barbika

Ka vite me rradhe
qe jam ne mode une,
kam gezim si ne perralle
sa ka fluska nje sapun.

Jam bukuroshja Barbike
sinqerisht po ju them,
- dua nje qun per mik
pervec qupave ta kem.

Boksi

Jam sport luftarak
qunat shume me duan,
edhe nje goce zemerflake
tani ne ring luan.

tre minuta raundi
por nese e ke me ngut,
kundershtarit qe e ke karshi
jepi nje nokaut.


Celulari

E di se nje vogelushe me don
per mesazhe e per loje,
se me shkronje zotron
dhe numra di te numeroj.

Mesuesen vete e kerkoi
nga gripi kur s'eshte ndier mire,
mungesen ta arsyetoj
celularin ja dhash, me deshire.


Centi


Une jam nje cent
jam bere per gjynah,
cdo cast pesoi aksident
me shkelin pa nda.
Edhe une jam monelle
ju femi me kuptoni,
s'dua kush t'me hell!
dua t'me respektoni.


Çelesi

Eshte e vertete jo llafe
arin qe ke ne peshtaf,
dhe cdo gje tjeter te cmuar
t'ju ruaj me keni ftuar.

Do t'me perdorni gjithmone
vogelsia ime cdo gje mbron,
s'perdore force as dhune
me nje rrotullim kryej pune.


Dora

Une jam dore
babi ,mami ,gjyshja me ka,
cdo njera, ne cdo kohe, a ore
bejne dicka per ty pa nda'.

Me keni ju, ne pergjithesi
pune te beni ju ndihmoj,
t'ju shkruaj ne vecanti
me pelqen e adhuroj.


Dardha


Ne dege rri hijshem
jam plote leng te shijshem,
jam dardhe verdhe - jeshile
e di se me doni pa hile.

S'jam rrumbullake ,as vezake
ndoshta shtrembake?,
por forma rendesi s'ka
se ti, me oreks ma ha.

Dhelpra

Jam dhelper jam skile
kuptohet se bej hile,
por ta dini barkun me ngope
duhet dicka me rrop.

Nese mendon mire ti
do te kuptosh duhet dinakri,
se askush s'te vjen fape
une vetem gojen me hape.


Dhembi


Shoqeri kam emrin dhemb
dhe kam vetem nje detyre,
ushqimin qe me vie ta shemb
pastaj ,zbukuroj cdo fytyre.

Te jemi te bukur
une, dhe gjithe vellezeria,
mos na lini pa lare kurr
do't vezullojme si shkendia.

Era

Tung. miq te tubuar
vije nga jugu a veriu,
shpesh e keni degjuar
kengen time fiu - fiu.

E kuptuat jam era
ndodh t'jem e nervozuar,
gjerat qe i keni te dera
kane per te fluturuar.


Elefenti


Mysafir nese keni dasht
me 'm ftu mundet por jashte,
ne dhome edhe nese mami lejon
s'hyj se peshoj me tone.

Kam vesh te medhenj
feqken ,me te veten ushqej,
qimet ngjyre hiri
jam ne gjungel me i miri.


Ëndrra

Me thone enderr shoqeri
kam deshire t'ju kenaq,
ne gjume ju vij
nje film ju shfaq.

Ndodh qe ndonjehere
te jem e frikshme pak,
por s'jam e vertete asnjehere
keshtu qe mos u beni merak.


Ëmbelsira


Shume gjera te mira
quhen bashke embelsira,
karamele ,cokollata
qe shpesh i pranoni si dhurata.

Torta si me e mira
prape eshte embelsira,
perveq atyre me diabet
te tjeret me hane me lezet.


Fati


Kuptoni kam emrin fat
dhe cdo kush ka deshire,
te mbetem sa me gjate
tek shpirti i tij mysafire.

Ky rol me pelqen
pa kufi gezim me sjell,
se shoh zemren qe ndjen
se brenda ka diell.


Flutura


Me shikoni jam fluture
trupvogel krahshkruar,
me doni se jam e bukur
kete nga ju kam degjuar.

Me takoni ne qytet
por e pranoj nuk vij shpesh,
n'fusha e ara s'eshte sekret
ndihem si mbretreshe.


Gota


As uje, as leng ,sot
as qumeshtin, e bardhe,
do ti prisje djal kot
tek goja s'kish me te ardhe.


Te mos isha une gota
do te pinit te gjithe me dore,
dua respekt nga bota
se gjithmone do te me perdore.


Gozhda


Nuk kam bukuri
dhe gjatesia me ndryshon,
por dy derrasa ti e di
vogelsia i bashkon.


Jam gozhda kuptove besoj
s'jam e bukur kam pranuar,
por bukuri krijoj
mjeshtri kur me merr ne duar.


Gjahtari


Une jam gjahtari
me qef shkoj ne gjah,
ne mal jam i pari
me pushke ne krah.

Kur ndodh nje shpend
eshte i afte, dredhon,
pas tij ngarend
por nese ik, me gezon.


Gjeli


Jam gjel karamel ,sevdali
kendoj ne mengjes pa merzi,
pupla ngjyre kuqerreme
edhe bojekafe mund te kem.

Kam kapele natyrale
te kuqe ne forme spirale,
pulen e kam shoqe te vertete
por veze s'kam bere kurr ne jete.


Hena

Degjoni jam hehe e plote
ne qiell gjithmone ri,
por ndryshoj ne mot
ne gjysem hene ,dhe draperi.

Kur keni frike nga nata
une shpesh here,ju ndihmoj,
ju leshoj drita te gjata
friken jua largoj.


Helikopteri


kush eshte trim guximtar
do te jete me mua shok,
te ulet ne vend te pare
qiellin ta pushtojme tok.


I sherbej cdo piloti
si nje mik me besnikeri,
sfidohemi kur keqesohet moti
te tjerat jane mrekulli.


Interneti

Jam bote paskaj
me quajne internet,
informata brenda mbaj
per cdo gje ne jete.

Per dituri a argetim
pandare ju sherbej,
veq kliko miku im
per ty cdo gje do te gjej.


Ishulli

Rreth meje ka vetem uje
une nga kjo nuk druaj,
por simotra t'vogela ka rrezik
gjate stuhise te fundosen o mik.

Jam nje ishull i madh
kam plazhe me plote zall,
kam gjelberim ,gjallesa te rralla
tek une eshte si ne perralle.

eta


Sigurisht ju se dini
se jeni te vegjel per kuptime,
cdo gje ne kete bote qe shihni
e ka vulen time.

Jam e shtrenjta jete
me mua cdo gje levize,
njeriu, kafsha cdo flet
dhe e embla qershize.


Jasteku


E di ti vashez e mbare
qe kur linde diten e pare ,
mua jastek te bute
nen koke tende m'kane fut.


Tani me je mesuar
cdo nate me mua e ke kaluar,
por edhe gjithe jeten pas
do te te sherbej me gaz.


Klouni


Vesh rroba lara shume
ngjyros fytyren do jesh une,
klouni qe jam si llokum
femijeve u pelqej shume.

Sepse bej akrobacione
rrezime ,ne shume variacione,
me qesh ,e mu kenaq
ne fund zhvishem ,kaq.


Llibri

Jam liber me shume flete
t'me lexoni kam deshire,
tek une keni me gjete
nje mik te mire.

Ju bej te qeshni ndonjehere
edhe keshilla fitoni,
njohuri merrni perhere
nese mua shok me doni.

Lepuri

bishtcubel e veshgjate
kur nuk rri rehat,
andej - kendej, kerce'
plote gezim e hare.


Karotat i kam merak
jam shume frikacak,
nese nga tipare s'me dalloni
jam lepur me shikoni.


Llokumi

une jam llokum
embelsire me arra,
di se nuk pret shume
kur te ri perpare.

Ti vogelushe, e ti qun,
me hani me deshire,
jam bere per kete pune
andaj, ju them ju beft mire.


Llaku

Kam emrin llak
kam ere te pakendshme pak,
por nese pakez duroni
thonjt do ti zbukuroni.

Ti vajzushe qupeline
rregullin me e dine,
leje nga mami merr
pastaj mua me shter.


Mesuese

Me keni mesuese, por degjoni
edhe mesues mund te jem,
gjithmone deshiroj besoni
klasen plote ta kem.

Me vajza, e djem, te mire
te bukur, dhe inteligjent,
te mesoni me deshire
te beheni te rendesishem ne jete.


Misri

Vite me pare gjysherit tuaj
benin buke vite, e muaj,
me mua misrin verdhosh
te bluar, e situr ne shoshe.

Gruri tani eshte ne rradhe
mua me ha ,ai qe ka mall,
por kur jam shtalpe, i njome
me pjek, atehere shijom.


Nena

E pranon cdo njeri
ne kete bote plote drite,
per mua eshte femi
se dora ime e ka rrite.

Nena jam tani ,e dini
e para zemer, e shenjte,
sa do larg qe te jeni
ju kam ne shpirt perjete.


Nafta

Kam vendin ne pus
per kete ndoshta, jam e zeze,
por babit tend planin ja prish
po s'me morri makina do i ,,vdes.''

Jam nafte ererend
lende djegese, jam vaj,
pikeshitje ne cdo kend
makina me mua te bene baj -baj.


Njeshi


Tung. shoqeri e mire
jam njeshi numer i pare, (pas 0)
e di, ju s'keni deshire
te me keni ne ditar.


Keshtu qe mesoni shume
do te gezohem une,
me pelqen dhe bej lume
kur sherbej per tjeter pune.


Njeriu


Une qe flas jam njeri
dhe te gjithe ju ne pergjithesi,
femi i vogel a i moshuar
nga mishi e gjaku jemi ,,ndertuar''.

Amerikan ,a Shqiptare
popuj nga bota mbare,
ne detaje dallojme
bashk njerezimin krijojme.


Ombrella



Me kepuce te thella
kombinohem une ombrella,
dhe dihet ne vazhdim
thuajini shiut mire u pafshim.

Me ndryshon madhesia
dallohem nga bukuria,
me keni humb kur s'bie shi
por kujdes do ju duhem prape femi .



Oaza

Nese me karvan udhetoni
mua oazen do me takoni,
ka rere ,shkretetire
por une aty jetoj mire.


Jam e gjelberta flore
bej ambient perrallor,
naten ftohte, diten nxehte
jam sfide jo e lehte.

Princesha


Nga gjenet me vie eleganca
se kam gjak fisnik,
s'di c'eshte arroganca
bontonin zbatoj ne cdo pike.

Kuptuat jam princeshe
po ju tregoj nje sekret,
gjithmone fytyra me qesh
se jam plote jete.



Peshku

Ti qun ne uje nese zhytesh
nuk di not, mund te mbytesh,
kurse une ta dish mire
ne uje te rri kam deshire.

Per me teper aty kam shtepi
dhe hapesire pakufi,
eshte ambient si ne perradhe
veq frikesohem nga peshku i madh.


Qershia


Jam e embla qershi
kam ngjyre te kuqe gjak,
me motren per dore rri
te pres t'me marresh, ti qunak.

Kenaqesi gjate shijimit ofroj
por ju lutem ,shume kujdes ,
se ne rroba nese ju pikoj
t'me largoni nuk ka shprese.



Qeni


Jam qen shtepiak
e di jane me pedigre disa,
por mua nuk me pengon aspak
jam i thjeshte, por si une s'ka.

Di te jem shok ,e besnik
shtepine ta ruaj sinqerisht te them,
por kam nje hall te madh o mik
i lidhur kurr s'dua te jem.


Roboti


Njeriu nga hekuri punuar
me butona levize,
robot me kane pagezuar
dhe nuk jam me surprize.

Jam i programuar
gjithmone me bateri punoj,
kur nuk kam deshtuar
perveq baterine kur shpenzoj.


Radio


Nuk jam det, por kam vale
dhe permes tyre percjell,
zerin qe juve ju fale
caste te kendshme ,si dita me diell.

Kam emisione edukative
qe ne jete do te ju duhen,
por per muzike doren e shtrive
volumin ngrite aq sa veshet druhen.

Rrota

Me degjoni femi; - jam rrota
kam formen rrumbullak,
si do te dukej bota
pa mua mendojeni pak?

Do ishte e kot te jete
i famshmi Mersedes,
pa mua kish me mbet
te levize nuk ka shprese.


Rrufeja


Jam energji,jam elektrik
perndryshe me quajne rrezik,
kur godas per fat te keq perplase
vej zjarre, mund te vras.

Shume femi kur me degjojne
friken s'mund ta kontrollojne,
por nga larg kur me veren
dukem bukur jam fenomen.


Syri

Jam syri kalterosh
edhe i z,i mund te jem,
di te jem bukurosh
dhe magji te kem.

Me mua ju shijoni
bukuri plote mall,
e di se me adhuroni
betoheni pash syte ne ball.



Sandale


Djal e vajze ti e di
jam mbathje qe ju doni,
te ecni me mua eshte lehtesi
edhe kembet i zbukuroni.

Nga plastika e lekura
me rripa, lule, e forma tjera,
nder me te ndryshme ngjyra
me mua sandale, ju kalon vera.


Shalqini

Kam forme rrumbullake
mund te kem vezake,
kam mishin ngjyre kuq
edhe farat qe duhen huq.

Kam emrin shalqin
besoj shijen ti ma dine,
ngjyra ime te shton gjak
keshtu qe mos me kurse aspak.


Sharra

Une jam sharra
kam dhemb por jo per arra,
per dru te medhenj deri ne qiell
qe i beje me duar me i mbledhe.

Tash me jam elektrike
mik kujdes se po nuk me fike,
malin ta beje pershesh
mal me s'do te kesh.


Trimi

Jam trim zemerflake
gjak nen vetulle marre,
atdheut ti dal hak
u bera prijes bajraktar.

Kete zemer ty ta fal
me gjithe shpirt te them,
te jesh krenar qe me ke djal
edhe une me ty krenar te jem.


Taksi

Une jam makine
me quajne taksi,
me mua levizine
njerezite ne pergjithesi.

Taksimetri tregon
sa rruge kemi kaluar,
paguan ai qe udheton
ne vend qe do duke shkuar.


Thumbi

Hau - emrin e kam thumb
jam shume paqesor,
por besimin e juaj humb
nese me prekni me dore.

Ju dhemb e di mire
keshtu qe kujdes ju them,
te keqen ta evitoni kam deshire
se prane dua t'ju kem.


Thoni

Vajza dhe djem jam thoni
pasi dini me te numeroni,
bashk kembe e duar
bejme dhjete te bashkuar.

Ne cdo dite rritemi
ne jave apo dhjete dite pritemi,
je i zoti besoj ti
prersen ne dore mbane tani.


Ujku

Cka t'ju them per veti
femije te mire, e te uruar,
une dhe ju prej se verteti
kur s'kemi per tu takuar.

Jam ujk ,jetoj ne mal
me te vegjel se une kullufis,
edhe te fortit perpara i dal
kam qef grindjen me nise.


Uniforma

Ta dini ne bote ka norma
qe duhen respektuar,
keshtu qe perdoren uniforma
ngjyre dhe madhesi ndryshuar.

Doktor dhe ushtarak
sportist dhe stjuardese,
nxenesi qe se ka shume merak
te jete pa uniforme nuk ka shprese.


Vera


Haj une jam vera
kam diellin aleat,
dikujt i vij deri tek dera
e dikujt i futem ne shtrat.

Shkoni ne pishine
te nxehtine ta largoni,
dhe peme plote vitamina
qe poqa une shijoni.

Veza

Kam levozhge te bardhe
ne bote vete nuk kam ardhe,
por gjithenje me deshire
me ka sjelle pule e mire.

Sa nje cope mishi kam vlere
kam proteina kjo e ditur perhere,
jam e shijshme me do ti
te zier, ose te perzhitur ne ,,sy''.


Xixellonja

Hau - jam nje xixellonje
bej drite kur eshte nate,
jam e vogel sa nje shkronje
se di a kam tension nje volt?

Por mua kjo me mjafton
veres ne terr te mos rri,
por kam edhe buton
kur dua driten ndali.


Xehetari

Une punoj ne zgafelle
qe do te thote diku thelle,
nen dhe ku s'ka drite
xehet e qmuara ne drite me i qite.

Balli me djerse plote
por e di nuk u lodha kot,
vogelush nga mundi im
bota ka shume fitim.


Xhuxhi

Xhuxhi jam djema
dhe ju vasheza nga salla,
te shoh si eshte skena
erdha drejt nga perralla.

I qeshuri jam me dalloni?
vellezerite i kam ne shtepi,
Borbardhen nese e lexoni
ju bejme bashk shoqeri.


Xhami

Pa mua asnje dritare
s'do te kishte kuptim fare,
dhe tani e dini kete pune
mua me shihni cdo kund.

Ne shkolle ,poste dhe ambulance
per te ftohtine jam garance,
une e kam emrin xham
kujdes po me theve behet nam.


Ylberi

E di se zbukurohet natyra
nga ato shtate ngjyra,
qe ne forme harku ne qiell
une ylberi tek ju i sjell.

Mos pyetni para ku gjej
per ngjyre, as ku i blej,
ose ngjyrat a ngaterrohen
them ato jane qe te shijohen.

Ylli

Motra dhe vellezer jemi
qiellit te pa ane sillemi,
jetojme vetem per kanaqesi
t'ju bejme juve shoqeri.

Edhe hena si nena jone
gjithe jeten na shoqeron,
s'na shihni qielli kur ka re
por per kete faj s'kei ne.


Zogu

Ciu - ciu ,jam i vogel e i brisht
me quani zog ju te uruar,
mbeshtes ne dege cdo gisht
kenaqem duke kenduar.

Nise nje kenge e kendoj
deshira perpara me merre,
tjetren menjehere e vazhdoj
keshtu bej panderprere.


Zebra


Zookopesht ne qytet nese keni
mua aty veshtire se me gjeni,
por ne libra dhe TV e di
me keni pare ju femi.

Jam zebra trupin me lara
ngjyre bardhe e zeza te ndara,
s'me bene piktori qe ka takt
por mami natyrshem dhe sakt.


Zhurma

Une jam zhurma
s'me shihni por me ndjeni,
aty ku eshte turma
gjiyhmone mua me gjeni.

Edhe ne klare shoqeri
mesuesja kur mungon,
jam prezente se cdo femi
mua me adhuron.


Zhgendrra

Motra ime endrra
ju bene te lumtur zakonisht,
zbardh dita nise zhgendrra
kjo jam une pikerisht.

Femi une jam reale
here e bukur, here fatale,
kur te rritesh prane te me kesh
se me mua esell do te jesh.


Pas vitit te ri

Depresion e merzi dallova
pas festes se vitit te ri,
tek nje e moshuar kur bisedova
se tha; - kjo esht vetem per te ri.

Se femi e te ri
behen te medhenj rriten,
kurse per ne faqezi
per ne vitet nderpriten.

Se cdo vit i ri tregon
vdekja eshte duke u afruar,
me erdhi keq se keshtu mendon
u perpoqa per ta lehtesuar.

Pergjegjen e kisha qe me pare
i thash duke shpejtuar;
- veq i vdekuri kohen e ka te vrare
koha si ece eshte ndaluar.

Eshte mire te eci koha
per cdo kend keshtu eshte jeta,
kete shpirt sikur e ngroha
pak gezim ne syte e saj gjeta.

I thash ne vazhdim
nese jeten e kalon mire,
s'duhet te jete trishtim
te jesh gjyshe, eshte deshire.

Mendoj nese ne jete bene
cdo gje ne kohe ,e te duhurin vend,
asgje peng s'ke lene
edhe pleqeria vie ne rend.

Ju uroj pleqeri te gjate
edhe shendet te mire,
mendoj se jeni me fat
dikush s'ka mundur, ka pasur deshire.


Si burgoset shpirti

Nuk me interesonte bota
si jeton, dhe c'bene,
si ecte perreth rrota
pershtypje s'me ka lene.

Kur s'me ka thene
kush ne shtepi,
kete gje mos e bene
jeten drejtoja si di.

Menagjer fillestar
e jeta do ekspert,
behej me e vrare
perdite me e serte.

Shpirtin e burgosa
vete me deshire,
me te zeze e ngjyrosa
dhe nuk dukej mire.

Shume e rendova
vuajtje sa nje mal,
se i beja keq nuk dalloja
si thoja vetes ndal.

Vetelendohesha
si femi e beja kete pune,
dhe shkaterrohesha
pa kerkuar kush nga une.

Por erdhi nje cast
besoj deshire e zotit ish,
i dhash vetes rast
ta shoh diellin serish.

Nje rreze nje dite
dhe rriteshin cdo muaj,
filloi te shoh drite
shpirti valle te luaj.

Bota nuk ndryshoi
por te shoh prej s'verteti,
mendja ime filloi
dhe bukuri gjeti.

Te njejten rrjelle
bota ka gjithmone,
por syri na i sjell
ato qe shpirti shikon


Jeta fushe e minuar

Acare te forta mbi shpirtin tim
po e therrmojne e grimcojne,
si lypesi lemosh i mbledhe
shpirt vrarine ta arrnoj.

Si luftetari me plage sheruar
beteja e re, me se frikeson,
pret acare per tu sfiduar
e bindur se do te fitoj.

Por ky shpirt i derrmuar
me jeten behet nazik,
me gjerat duke u mesuar
tek njerezite dallon nje armik.

Ndonjehere me duket jeta
si nje fushe e minuar,
kah do te sillesh ka rrjeta
presin te besh hap te gabuar

Përgatiti Flori Bruqi

2012/03/27

Kosova , si një thesar i antikitetit

Nga Flori Bruqi

Arkeologët gjatë gërmimeve në qytetin Ulpiana
Arkeologët gjatë gërmimeve në qytetin Ulpiana

Në zbulimet e fundit arkeologjike në Kosovë në qytetin antik të Ulpianës, së fundi janë gjetur dy skelete njerëzish, një femër e një mashkull.

Luan Gashi, arkeolog-antropolog thotë se do të hulumtojnë edhe më tej në mënyrë që të dihet gjenetika e këtyre skeleteve që të dihet se cilës popullatë i takojnë. “Zbulimet e fundit janë dy skelete dhe me siguri janë diçka mes vete, janë një mashkull një femër.




 Mashkulli është i mbytur me shpatë, derisa femra e ka një plagë në mollëz. Kësi raste, me të mbytur, nuk kemi pasur deri tash”, thotë Luan Gashi, arkeolog-antropolog. Intensifikimin më të madh këto gërmime njohën gjatë vitit 2009, gjë që rezultoi edhe me incizimin e një pjese të mirë të hapësirës së këtij lokaliteti me metoda moderne, që do të ndihmojnë shumë në gërmimet e ardhshme.



Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, thotë se rëndësia e lokalitetit është shumë e madhe dhe tregon një qytetërim që ka pasur rregulla, kode, ligje dhe është një qytet mjaft i rëndësishëm i këtij regjioni të Ballkanit që ka një shtrirje prej 120 hektarësh.



Në marrëveshje me arkeologët gjermanë përmes Ministrisë së Kulturës, kemi arritur të bëjmë hulumtime arke-metalurgjike në bashkëveprim me muzeun e Kosovës, institutin arkeologjik si dhe instituti arkeologjik të Frankfurtit me një aparaturë shumë të kushtueshme që ne nuk e kemi”. “Gjithashtu kemi bërë hulumtime arke-botanike, do të thotë tri shkenca të ndryshme, për të cilat ne nuk kemi ekspert të tillë.

ulpiana.jpg

I kemi shfrytëzuar përvojat e huaja dhe rezultatet janë të kënaqshme”, shpjegon drejtori Rexha.
File:Ulpiana1.JPG
 Feliks Tajkner, profesor i Arkeologjisë, i cili përfaqëson Institutin Arkeologjik të Frankfurtit, thotë se për të, është një rast shumë i veçantë hulumtimi në qytetin e Ulpianës.

 “Jam këtu për hulumtime arkeologjike. Për mua është me rëndësi që së bashku me studentë të Arkeologjisë nga Gjermania, ta hulumtojmë Ulpianën dhe është një rast shumë i veçantë, gjendet në zemër të Kosovës dhe ka gjurmë të xehetarisë dhe punimeve minerare të periudhave antike”, shprehet Feliks Tajkner.
File:Ulpiana2.JPG
Ndërkaq, Milot Berisha, arkeolog, flet për hulumtimet arke-botanike, gjeo- arkeologjike, arke-metalurgjike, arkeologjinë e minierave antike dhe studimet gjeofizike: “Nga gjetjet, më të rëndësishme janë ato të luajtshme dhe të paluajtshme, me motive gjeometrike dhe janë polikromi 4 deri 5 ngjyrësh.

Gjetjet e lëvizshme janë monedhat, ku kemi zbuluar shumë lloje, pastaj një enë, një shishe vaji që është përdorur për raste mortore, pastaj varëse të qafës nga ari”. Haxhi Mehmetaj, udhëheqës i gjurmimeve arkeologjike shpreh mendimin se në të ardhmen qyteti i Ulpianës do të shndërrohet në një muze dhe, sipas tij, gjetjet gjatë hulumtimit në këtë vend i takojnë shekullit të parë dhe atij të dytë.
File:Ulpiana, overview.jpg

 “Unë do të potencoja horizontin e varrimit me djegie, e cila jo që nuk është shfaqur në Kosovë, por nuk janë hasur as në Dardani në përgjithësi. Varrezat me djegie që janë vendosur në gropa në formë katërkëndëshi, e që janë të zbukuruara me stoli nga më të ndryshmet”, potencon Haxhi Mehmetaj.

Ndërkaq, Kemajl Luci, arkeolog, vlerëson se është duke u bërë një punë mjaft efektive, pasi që ky qytet në vitet ‘50 është hulumtuar dhe ka vazhduar deri vitet ‘80, por, siç thotë ai, për shkaqe të ndryshme, gati 20 vjet është lënë në harresë ky vend dhe nuk është hulumtuar asgjë.

“Rëndësia e Ulpianës është shumë e madhe. Këtu janë gjetur edhe shenja të banimit të shekullit XIII para Krishtit dhe mund të flitet për një vazhdimësi të kulturës në këtë vend”. “Pra, nëse i kemi shenjat e para në shekullin XIII para Krishtit, e dimë se Ulpiana është formuar në shekullin I.

Besoj se hulumtimet që do të pasojnë, do të arrijnë në ndonjë vendbanim edhe më të lashtë se Ulpiana”, pohon arkeologu Kemajl Luci. Nga hulumtimet e kryera në qytetin antik të Ulpianës, përveç arkeologëve vendorë, kanë qenë të përfshirë edhe arkeologë nga Spanja, Çekia, Sllovakia, Zvicra, Londra e Polonia.

Historia shkruhet mbi bazën e fakteve

Politika dhe presionet politike nuk duhet të ndërhyjnë në çështje shkencore, e aq më pak ato historike. Historia shkruhet mbi bazën e fakteve dhe të dhënave burimore, çfarëdo qofshin ato, të përshtatshme apo jo për një polikë të caktuar.

Kështu ka deklaruar në një bisedë për media historiani Dr.sc. Enver Rexha, duke komentuar kërkesën e zyrtarëve nga Turqia lidhur me rishikimin e teksteve shkollore të historisë, ku shkruhet për raportet shqiptaro- osmane. Edhe historiani Rexha ka mbështetur kolegët e tij sa i përket trajtimit të kësaj çështjeje. "Sipas meje nuk ka paragrafë, fjalor apo terminologji fyese në librat shkollorë të historisë sa i takon mësimit të historisë osmane", ka pohuar Enver  Rexha.

 Ai kërkesën e ministrit të Turqisë për rishikimin e librave të historisë, kur flitet për raportet shqiptare - osmane, e kupton vetëm në aspektin politik kohor të sotëm, dmth një kërkesë politike apo gjeopolitike. Duke theksuar se kërkesat e tilla, si në këtë rast e shtetit turk, politika e shtetit të Kosovës nuk duhet të ndërhyjë në çështje shkencore, e aq më pak historike. Rexha ka thënë se çështja e rishikimit të historisë nga ana e Turqisë ka filluar të debatohet në këto tri apo katër vjetët e fundit.

"Është një intervistë e dhënë në lajmet e RTK-së sigurisht e kërkuar/realizuar nga përfaqësues të Turqisë (nuk më kujtohet saktë viti, por mendoj që ishte viti 2008) kur ekspertë - historianë nga Kosova dhanë disa përgjigje, e njëri ndër ta theksonte se ndoshta edhe duhet të rishkruhet historia dhe se terminologjia jonë duhet të zbutet kryesisht në rastet e termit 'okupim' apo 'pushtim' të tokave shqiptare me mundësinë e 'zgjerimit' apo 'ardhjes' apo 'rënies' së osmanëve në toka shqiptare", ka thënë historiani Rexha.

 Ai ka shtuar se historianët shqiptarë nuk kanë nevojë të merren apo të brengosen me këto gjëra apo aq më tepër të rishikohet apo rishkruhet historia, sepse terminologjia shkencore historike nuk ndërrohet.

 "Termat 'pushtime', 'okupime' janë qëndrime shkencore që i gjen në të gjitha argumentet, burimet dhe literaturën historike ekzistuese që nga shek. XIV deri në shek. XX për historinë e Perandorisë Osmane", ka theksuar Enver Rexha.

 Po sipas tij, raportet e Perandorisë Osmane me shqiptarët historia i tregon ashtu si kanë qenë realisht. Dihet me burime historike shqiptare, raguzane, venedikase, austriake, bizantine dhe me vetë burimet osmane të Stambollit etj., ka vazhduar ai, që jo vetëm tokat e shqiptarëve, por edhe të popujve të Ballkanit në fund shek. XIV gjendeshin në pragun e pushtimeve nga osmanët.

Ai ka thënë se luftërat e popullit të arbrit-shqiptarëve zgjasin mbi 100 vjet, gjithë shek. e XV, kur vendi edhe pushtohet-okupohet, dihet se do të gjendet në atë okupim apo pushtet deri në vitin 1912.

 "Në këtë drejtim, pushtimi osman i tokave shqiptare është vlerësuar përgjithësisht (nga historianë seriozë si shqiptarë dhe ndërkombëtarë) si një përmbytje e madhe ekonomike, politike e kulturore", ka pohuar ai, duke shtuar se luftërat që i bëri populli arbëror-shqiptar kundër pushtuesve i shkaktuan vendit tonë dëme të mëdha njerëzore, duke përfshirë dhe emigrimin e një numri të madh të banorëve përreth 500 vjet.

 "Për fund unë mendoj se historianët duhet ta rishkruajnë historinë në kuptimin e plotësimit me rezultate të reja, por jo ta ndërrojnë historinë , sidomos jo aty ku mendohet të ndërhyjë politika e kujtdo qoftë", ka thënë historiani Dr.sci. Enver Rexha.

F.B

Zbulime arkeologjike


Drejtori i Institutit të Arkeologjisë të Kosovës, Dr.sci.Enver Rexha, për veprimtarinë e këtij instituti ndër të tjera, shpjegon për disa hulumtime arkeologjike që janë bërë nga institucione të specializuara vendore në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Frankfurtit.

Këto ndërmarrje institucionale kanë vazhduar me hulumtime arkeo-botanike (flora, fauna) të së kaluarës, ndërsa për peizazhet arkeologjike dhe gjeoarkeologjike, (formacioni e shtresave gjeologjike, veprimet njeri natyrë), e cila hyn kuadër të lashtësisë janë të angazhuar ekspertë nga Haidelbergu i Gjermanisë.

Hulumtimet e fundit janë zhvilluar nga ekspertët gjermanë si: Dr. Bubenzer, Dr. Felix Teichneir, pohoi Rexha. Sipas tij, ky projekt është vazhdim i punëve nga viti 2010, dhe rezultatet janë të kënaqshme. Njëra prej përparësive nga ky bashkëveprim i ndërsjellë është se janë mostrat për analiza, ku me metodën “Radiokarbon c14” do të vlerësohen datimet e sakta të së kaluarës ndërshekullore.

Rezultatet priten nga raportet shkencore të marra nga instituti gjerman. Po ashtu, në muajin mars të këtij viti janë zhvilluar hulumtime “survei arkeometalurgjike”, në prapatokën e Ulpianës, që kap një radius prej rreth 30 km. Në Shashkoc, Veletin, liqeni i Badovcit dhe deri tek lokaliteti Surçin i komunës së Ferizajt.

Pra të gjitha këto hulumtime janë zhvilluar nga institucionet vendore në bashkëpunim me Muzeun e Minierave Antike të Bochumit të Gjermanisë, (DAI) Franfurt am main. Shkencëtarët e këtij instituti si Dr. Gabriele Koerlin, Dr. Guntram Gasmann dhe Felix Teichner kanë bërë një punë të mirë. Ndërsa, nga stafi vendor kanë marrë pjesë Kemal Luci, Milot Berisha, dhe Enver Rexha.

Rezultatet janë evidente, për faktin se kanë arritur të gjejnë dëshmi materiale që lidhen me periudhën e epokës së metaleve (periudha e bronzit) që për trevën tonë janë shumë të veçanta dhe karakteristike, sqaron Rexha. Paraprakisht, me këto hulumtime është vërtetuar se xehetaria vendore është zhvilluar që nga kohët e hershme. Pra, ky projekt do të karakterizohet për marrjen e mostrave që do të zhvillohen më tutje në institucionet gjermane, për faktin se institucionet e Kosovës nuk i kanë këto mundësi teknologjike, pohon Rexha.

Incizimet gjeofizike janë bërë me metodën “Elektrorezistiviti” (aparatura më bashkëkohore për hulumtim). Këto hulumtime janë zhvilluar nga muaji mars 2011, në kuadër të institucioneve të lartpërmendura. Rezultatet e këtij bashkëpunimi janë dëshmitë nga parahistoria, antika, periudha romake, antikiteti i vonë, mesjetë e hershme dhe ajo e vonë, që nënkupton kontinuitetin e veprimtarisë dhe banimit në këto treva.

Veprimtaria e institutit arkeologjik karakterizohet edhe me gërmimet arkeologjike që janë duke u gërmuar në lokalitetin Reshtan Suharek, ku punimet po udhëhiqen nga Shafi Gashi, i cili vjen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe nga Prof. Dr. Adem Bunguri, Tiranë ku është bërë gjetja e një vendbanimi i kohës së Neolitit.

Punimet rreth këtij projekti kanë filluar në prill të këtij viti, dhe do të vazhdojnë edhe më tutje hulumtimet. Po ashtu, në këtë muaj, sipas Rexhës, kanë filluar gërmime arkeologjike në lokalitetin antik Zllatar të Ferizajt, të cilat do të zhvillohen nga Luan Gashi, arkeolog i Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Po kështu gjatë muajit maj 2001 ky institut, në bashkëpunim me institutin rajonal të Prishtinës, me arkeolog Haxhi Mehmetaj, dhe në bashkëpunim me Agron Islamin dhe Klejdis Zguro, dy restauratorë të Institutit Kombëtar të Konservim-restaurimit të Shqipërisë, kanë zhvilluar veprime në lokalitetin Ulpiana, me qëllim të hartimit të projektit për konservim restaurim për lokalitetin e Ulpianës.

Pra, konkretisht do të ketë konservime në lokalitetin Ulpiana.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...