2012-06-04

Rrugëve n’Prishtinë bashkë me Mirko Gashin dhe Tahir Deskun...




Nga Flori Bruqi-Prishtinë


Naim Sali Kelmendi lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në “Lahutën e Malësisë” së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën…Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.




Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare. Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës “Bota sot”,kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë.

Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën “Pavarësia Neës” etj.Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë.

Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi.

Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë)në Zvicër,Shqipëri etj.Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” ,“Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe…Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.


Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.

Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull “Shtreza në fjalë” është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i fortë për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit.

Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar. Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare.

I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në penën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit). Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet.

Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA.


Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi. Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave.

Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi “Nyja e Gordit” .

Ai me një “daltë fjale” në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi “Përballje me vdekjën” me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj). Për krijimtarinë letrare e publicistike të shkrimtarit tonë të mirënjohur Naim Kelmendi kanë shkruar:Ramadan Musliu,Sali Bashota,Basri Çapriçi,Iljaz Prokshi,Fatos Arapi,Azem Shkreli,Agim Vinca, Shyqri Galica, Abdullah Konushevci, Rushit Ramabaja,Skënder Buçpapaj,Arbër Ahmetaj,Januz Fetahaj,Elida Buçpapaj,Hasan Mujaj,Sejdi Berisha, Shefqet Dibrani,Shaban Cakolli,Ali D. Jasiqi,Sinan Gashi,Rrustem Geci,Avni Nezaj, Rexhep Elezaj,Nazmi Lukaj,Ndue Ukaj,Prend Buzhala,Shahbaze Vishaj,Sarë Gjergji,Flori Bruqi,Valdet Hysenaj etj.

Publicisti Naim Kelmendi ka shumë libra dhe vlejnë t’i veçojmë disa prej tyre:

1.Shtreza në fjalë,poezi,Prishtinë ,1984.
2.Albanoi,poezi,Prishtinë,1986.
3.Nyja e Gordit,poezi,Prishtinë,1987.
4.Ç’ të bëj me dhembjen,poezi,Prishtinë,1987.
5.Pse ashtu Pandorë,poezi,Prishtinë,1989.
6Përballje me vdekjën,poezi,Prishtinë,1993.
7.Eklipsi i diellit,poezi,Prishtinë,1993.
8.Vrasja e deputetit,monografi,Prishtinë,2003.
9.Shqiptari vdes duke kënduar,poemë për Adem Jasharin,Prishtinë,2003.
10.Kohë për të folur gurët,poezi,Prishtinë 2004.
11.Sipërfaqja e padukshme,poezi,Prishtinë 2005.
12.Beteja e Kosharës,monografi,Prishtinë,2008.
13.Pikëpamje dhe reagime ,2008.
14.Në një jetë pas Krishtit,2010
15.Esenca,2010
16. Shqiptari vdes duke kënduar,botim i dytë,2010


Naim Kelmendi është njëri nga publicistët që, me penën e tij, i doli përballë krimit që mbiu në Kosovë menjëherë pas përfundimit të luftës, pjesëmarrës i së cilës ka qenë edhe vetë si reporter lufte në Koshare.Për këtë guxim të tij, për këtë përpjekje në funksion të ndërtimit të një shteti të mirëfilltë ligjor, për vizionin e tij për një Kosovë demokratike-ishte për një kohë të gjatë i kërcënuar nga grupet kriminale që u konvenonte anarkia, për ta shfrytëzuar këtë (anarkinë) për pasurim brenda nate.Naim Kelmendi krejt çka mendoi për zhvillimet e pasluftës në Kosovë, e tha haptaz.

Prandaj, vlera e shkrimeve të tij qëndron jo vetëm te ana cilësore e tyre, por edhe te guximi për t’i thënë me emrin e vërtetë të bardhës e bardhë dhe të zezës e zezë.Në shënjestër të shkrimeve të Naim Kelmendit, ndër të tjera, ka qenë edhe politika e “re” e Beogradit dhe lëvizjet e saj të vazhdueshme për ta frenuar procesin e pavarësimit të Kosovës.

Çdo lëvizje antiKosovë nga ana e kësaj politike, publicisti në fjalë bën përpjekje ta demaskojë në sytë e opinionit tonë.Njëkohësisht, i analizon edhe politikat ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe, sa herë sheh të meta në të, bën thirrje që ajo të mos bjerë viktimë e taktikave të reja të politikës së “re” të Kalimegdanit kundër pavarësisë së saj.

Po ashtu, parashtron fakte të shumta në favor të pavarësisë së Kosovës, e cila edhe u realizua më 17 shkurt 2008.Shkrimet e përmbledhura në këtë libër janë të shkruara në gazetën “Bota sot”, “Pavarësia”, “Pavarësia neës” etj. gjatë viteve të pasluftës.Në të janë përfshirë vetëm disa prej shkrimeve të tij të shumta të publikuara në këto gazeta. Me penën e tij, ishte njëri nga heronjtë e demokracisë në Shqipërinë Etnike .

Themi Hero për faktin se t’i identifikosh gjërat negative për një shoqëri dhe një komb, kur nata qe bërë kulçedër që i “hante” atdhetarët e Kosovës, është vërtet heroizëm.T’ua vësh gjoksin përpara grupeve kriminale, që gati sa s’e patën dërrmuar përpjekjen e Kosovës për pavarësi, ishte ana tjetër e atdhetarizmit të Naim Kelmendit, pas përfundimit të luftës.


Ana tjetër e atdhetarizmit të tij të treguar qysh në kushtrimin e parë për luftë kundër Serbisë.Shkrimet e publicistit ,shkrimtarit ,gazetarit dhe patriotit Naim Kelmendi do ju shërbejnë gjeneratave te ardhshme se si mbrohet Kosova edhe në liri. Se si liria e merr kuptimin e saj të vërtetë…/Flori Bruqi/






Nga Naim KELENDI






HARRIM U BËMË

Koha kaq e shurdhër
e spo na e zë as fjalën
as zëri s’na dëgjohet kund

hapësira sa e gjerë
i vie era pis
nga myk i mendimeve

e s’e shohim njëri-tjetrin
nga hipokrizia e vetvetes

amen mor si ia dalim
kështu drejt Bregut

e ai na pret në maje
me shpatën e njëjtë

ne ngjitemi rrugëjetës sonë
mugët dhe bëjmë sehir
me jetët tona e lavdet
e fitorët e minjve

harrim u bëmë kaq kohë
e s’po e kuptojmë asnjëherë
as n’fund as n’fillim Dhembjen


N’KUJTIM TË TAHIR DESKUT


(Tim mikut poet)


Njëherë e atëbotë e njohëm miqësisht fjalën
ishte e etur koha jonë e vargu etje na kishte
dhe mendimi ynë i zënë nga dhuna, gjak
pikonte etjeve tona t’thikta për zogun e lirinë

Herë tjetër boheminë e njohëm deri në palcë
rrugëve n’Prishtinë bashkë me Mirko Gashin
e gotat e rakisë dhe orët letrare dhe endjet
me pezmin e fjalës dhe kryeneqësinë e vargut
që s’jepej para lterit as i bindej kurrë pushtimit

Tjetër herë u pamë vargjeve t’ekzilit e caqeve
të botës shkapërderdhur si vezët e qyqes
sëkush në Amerikë e nëpër Evropën blu e tej
lexuam tek vetja kujtesën e etërve dhe u kthyem
përgjithmonë te rrënja të ishim aty të vdisnim
nëse qe shkruar, shqip te vargu te fjalë e lashta-

Këtë radhë e pamë lirinë e thithëm dhe ajër t’lirë
por i pamë të gjitha t’panjohurat e sëkush harroi keq
ta kthejë kokën prapa, i pamë t’palarat e kohës dhe
hipokrizinë prej njeriu, uri pushteti e vetminë e pamë
te shpirt i lënduar, lum miku rri tash n’amshim të bukur

Përjetësisë tënde zjarrmohet fjala dhe vargu
Hirit të tyre kohëve i falim ne poetët zgjim feniksi



KOHË E DËSHPËRUAR

Dhe vjen m’bie kokës i egër mendimi
ecjes së vetmueshme dhe e han veten
i vetmi cast i heshtur dhe dëshpërimi
ah, s’e paskam njohur mirë t’vërtetën

endet hirit të vet hija e s’jam unë
ka vdekur dje e imja vrarë e tradhtuar
e kërkoj caqeve t’errta e nuk e gjej askund
t’uroj fat dhe jetën e gjatë mendim i bekuar

e t’na rrofsh sa malet rrugëve t’kërkimit
të jesh a t’mos jesh saherë e ke peshuar
saherë dhembjen ke ndjerë me afsh pezmatimit
sërish ti je ngritur njerëzisht për t’marshuar

tashmë fillikat i vetëm të kacafyt trishtimi
me t’vërtetën e hidhur me shije krejt pelim
dhe n’kohë dëshpëruese të vret tundimi
ditenatë rrugëve t’jetës që kanë emrin tim


Prishtinë,27 prill,2012



PIKËLLIM LIRIE

Rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë
mëkatnojnë natën në pikënatë dhe
ditën në pikëditë lindin kopila
rrugëve nga ndërgjegjet e vrara në njeri

as e kisha besuar kurrë
se liria është kaq lavire e madhe
harron dhe të harrojnë tmerrshëm
në vetminë pikëllyese

dhe merresh me vetveten t’humbur
në harresën e secilës ditë të heshtur
të jesh a të mos jesh vjen pikëpyetja

përditë e më shumë kuptoj
nga t’pakushtueshmet e djeshme
sa më afër i afrohem ta prek
ta dua të vërtetën aq më larg mbetem
për të arritur në Breg e zbres

në fund të zhgënjimit të madh
deri te rrënja të flas me atin tim t’lashtin
për t’i thënë pse më le aq herët fillikat vetëm
edhe rrugët e hanë veten pa dalë në kryerrugë


Prishtinë,30 prill 2012

2012-06-03

Vesna Mulliq: Rexho Mulliqi kurrë nuk është deklaruar shqiptar

Rexho Mulliqi u lind me 18 mars të vitit 1923 në Guci, është kompozitor shqipatarë.

Skeda:Redžo Mulić.JPG
Rexho Mulliqi shkollën fillore e kreu në vendlindje për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941. Paskëtaj u vendos në Prishtinë, ku qëndroi tre vjet (1941-1943). Më pas u regjistrua në Akademinë e Muzikës në Beograd (1946), por nuk i përfundoi dot studimet, sepse, për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin në Goli Otok.



Pas vitit 1953 u kthye në Kosovë, ku fillimisht dha mësim në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren (harmoninë dhe kontrapunktin). Në vitin 1956 shkoi në Prishtinë, pranë Radio Prishtinës së atëhershme dhe drejtoi veprimtarinë muzikore të këtij institucioni. Së bashku me Lorenc Antonin, Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë. Vepra e tij e gjerë dhe e larmishme përfshin pothuaj të gjitha gjinitë muzikore (përjashtuar operën) dhe është ekzekutuar në veprimtari kryesore të jetës muzikore të Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë. Për punë të palodhur, Rexho Mulliqi është nderuar me shumë dekorata dhe mirënjohje. Rexho Mulliqi vdiq më 25 shkurt 1982.



E bija e Rexho Mulliqit, Vesna Mulliq, thotë se babai i saj nuk mund të quhet kompozitor shqiptar. Madje, kërkon t’i respektohet emri dhe të mos shkruhet Rexho Mulliqi, por Rexho Mulliq. 

“Ai është Rexho Mulliq dhe nuk ka nevojë të shkruhet Rexho Mulliqi”, thotë vajza e vetme e kompozitorit me nam nga martesa e parë e tij. “Ai nuk është kompozitor shqiptar”, reagon Vesna Mulliq, në pyetjen se si duhet referuar njërit prej krijuesve më në zë të muzikës shqipe. “Kurrë nuk është deklaruar shqiptar e as që ka mundur të deklarohej ashtu”, shton ajo. 

Deri vonë Vesna Mulliq ka jetuar në Kosovë. Ka punuar në gazetën “Jedinstvo”, ku ka shkruar për muzikë, si dhe në Korin e Radiotelevizionit të Prishtinës. Tash jeton në Serbi. 




-----------------------------------




INTERVISTË-PRESS




KOMPOZITORI I HARRUAR REXHO MULLIQI




Nga FLORI BRUQI


E Martë, 08.31.2010, 05:23pm (GMT+1)





Rexho Mulliqi bëri një muzikë që ishte dhe mbeti thellësisht shqiptare, në të gjithë përbërësit e saj.

Ai thoshte:" Muzika të cilën e krijoj, është rrëfimi im, por edhe i popullit tim, është apoteozë e nënqiellit të këtij vendi dhe e njerëzve të tij, këngë e maleve hijerëndë, e luginave të gjelbra, e lumenjve me zhurmë, rrëfim i legjendës së të kaluarës dhe këngë e agimit të diellit…".

Në fillim e thërrisnin Rexhep Mullaj, Rexho Mulliq, Rexhep Mulliqi, kurse ai vetë, në të shumtën e rasteve, ka nënshkruar si Rexhep Mullaj. Megjithatë, ai mbeti i njohur te ne si Rexho Mulliqi, kompozitor, i cili, në njerën anë çmohej dhe respektohej për punën që bënte, kurse në anën tjetër (jo rrallë) u anatemua dhe mbeti në harresë, për arsye që dikur nuk thuheshin, por që tani mund të thuhen dhe të shpjegohen më qartë. Anatemimi i tij i parë ishte politik, sepse në vitin 1948, në kohën Informbyrosë, u burgos dhe vuajti një dënim të rëndë në Goli Otokun famëkeq.



Por anatemimi më i rëndë erdhi më pas, kur individë të caktuar të mjediseve kulturore të Prishtinës, të nxitur nga motive të ulëta smire profesionale, por edhe nga ndonjë arsye tjetër, ia mohonin përkatësinë kombëtare shqiptare. Dhe kjo ndodhte në një kohë që ai vetë, pra Rexho Mulliqi, kompozoi një muzikë që ishte dhe mbeti thellësisht shqiptare, në të gjithë komponentët e saj.






Rexho MULLIQI - Vjeshta / Kosova Philharmonic Choir



Jeta dhe krijimtaria

Rexho Mulliqi u lind me 18 mars të vitit 1923 në Guci, në këtë trevë shqiptare në Mal të Zi, dhe vdiq më 10 shkurt të vitit 1982 në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941. Paskëtaj u vendos në Prishtinë, ku qëndroi tre vjet (1941-1943). Më pas u regjistrua në Akademinë e Muzikës në Beograd (1946), por nuk i përfundoi dot studimet, sepse, për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin, sikurse e përmendëm më lart, në Goli Otok.

Pas vitit 1953 u kthye në Kosovë, ku fillimisht dha mësim në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren (harmoninë dhe kontrapunktin). Në vitin 1956 shkoi në Prishtinë, pranë Radio Prishtinës së atëhershme dhe drejtoi veprimtarinë muzikore të këtij institucioni. Së bashku me Lorenc Antonin, Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare,përfshirë edhe Shqipërinë.

Vepra e tij e gjerë dhe e larmishme perfshin pothuaj të gjitha gjinitë muzikore (përjashtuar operën) dhe është ekzekutuar në veprimtari kryesore të jetës muzikore të Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë. Për punë të palodhur, Rexho Mulliqi është nderuar me shumë dekorata dhe mirënjohje.

Veprat e tija skenike janë: "Nita" (1975), balet (i pambaruar) dhe (Legjenda mbi ngadhënjimin),balet;kurse pjesët "Vjeshta" (1958),për kor mikst (bot.LKSHM),dhe në Colegium Cantorum,Prishtinë 1973); "Nji lule"përpunim për kor mikst (bot. në Collegium cantorum,Prishtinë,1987), Vendi im, këngë masash, (bot, në Collegium Cantorum, Prishtinë, 1971 dhe në "Kënga Korale",SHKK Prishtinë 1984 pastaj: "Poema për ata",kantatë për solist,recitues,kor e orkestër me teskt të Fahredin Gungës,"Lulëzoi fusha,lulëzoi mali,për soprano,kor e orkestër, "Një lule që m ka çelë tash",për soprano,kor e orkestër,Suita e vogël,për soprano,kor e orkestër,"Baresha", për soprano e orkestër,si dhe më së 150 harmonizime dhe përpunime këngësh popullore.Më pastaj,këngët korale:"Marsh ii diviyionit VI shqiptar","Demostrat",Mbajmë flamurin e liri;","Këngë për lirin;","Marsh i brigadës së parë sulmuese" dhe "Vjeshta". Muzikë kamertale:Suitë,për piano dhe orkestër,Elegji,për violinë dhe piano,(1955),"Legjendë", për violinë dhe piano (1956), veprat simfonike: "Fantazi", për orkestër (1954), Simfonia nr.1 (1955), "Pastorale dhe loja", për orkestër (1956), "Akuarelet e Prizrenit", suitë për orkestër harqesh (1958), "Simfonia kosovare nr.2" (1962), Suita simfonike. Muzikë për filma artistikË: "Uka i Bjeshkëvet të Namuna" (1968), "Era dhe lisi" (1979), "Kapiten Lleshi", "Qërim hesapesh".Muzikë për filmin dokumentar: "Kokë më kokë", "Floriri i Kosovës"I,II,III , "Tuneli 117". Muzikë për teatër: "Omeri e Merima", "Tri motrat", "Tregimi i Irkutskut", "Martesa", "Pelinova, "Erveheja", etj.



Veprat e modeleve klasike

Sikundër shihet, veprimtaria e Rexho Mulliqit ka qënë mjaft e gjerë. Gjithsesi, vepra e tij më e rëndësishme, për të cilën do të bëjmë fjalë me këtë rast, është "Simfonia e dytë kosovare". Është theksuar tashmë dhe siç është pohuar edhe nga vetë Rexho Mulliqi, opusi krijues i tij është i lidhur ngushtë me nënqiellin e Kosovës, me folklorin muzikor shqiptar, tek i cili e ka mbështetur shumicën veprave të tij. Nga ana tjetër,krijimtaria e tij ka qënë e bazuar në modelet klasike,si për nga forma, ashtu edhe për nga shprehja, mirëpo më vonë gjuha e tij muzikore bëhët gjithnjë më e pasur dhe më domethënëse, si në melodi e në harmoni, ashtu edhe në formë, orkestrime etj.



Vende-vende, në kompozimet e tij hasim edhe në elemente të reja, të cilat në raport me kohën kanë qënë shumë larg, jo vetëm nga " radikalët", por edhe nga ata krijues që janë konisderuar si më "të përmbajtur".

Pra, Mulliqi nuk ka shfaqur ndonjë interesim që në kompozimët e veta të futë sadopak elemente të shprehjes më të avancuar. Nuk bëhet fjalë këtu për mosnjohje të trendeve të reja, as për jetën e varfër muzikore të rrethit ku jetonte, por thjesht ishte mosinteresimi i tij për të bërë hapat e parë drejt një muzike të re, më të avancuar për kohën kur ai jetoi.



Nexhmija Pagarusha

Ndër veprat e shumta që la ky krijues, pa dyshim se simfonia e dytë e quajtur "Kosovare" është vepra më madhore e tij. Këtë e themi sepse nuk takojmë në krijimtarinë e tij ndonjë vepër tjetër kaq serioze dhe të kompozuar me kaq përkushtim. Ajo është krijuar më 1972 dhe është incizuar nga Orkestra Simfonike e Radio Ljubljanës, por nuk dimë nëse është ekzekutuar "live" ndonjëherë. Titulli i saj "Kosovare" na e kumton qartë se nga cili burim rrjedhin frymëzimet e veprës së tij muzikore, sepse në tërë tematikën përjetohet fuqia e muzikës shqiptare, edhe pse ngandonjëherë nxjerr kokë, madje mbizotëron, melosi i muzikës orientale.


Vend nderi në muzikën tonë

Rexho Mulliqi thoshte se zanafillën e kësaj vepre e kishte menduar si koncert për piano dhe orkestër. Ky orientim ndihet edhe në vetë funksionin e pianos, i cili dominon gjatë tërë kohës dhe ngjyra e tij është ngushtësisht i lidhur me ngjyrën e melodisë folklorike, duke përkujtuar në njëfarë mase tingullin e çiftelisë dhe duke arritur kësisoj koloritin e ngjyrimin arkaik burimor, zanafillor të kësaj treve. Koha e parë ka një hyrje të pianos, në formë të sonatës, jo edhe aq qartë, bazuar në dy tema kontraste me elemente heroike, ndërsa e dyta është lirike. Më vonë, me zgjerimin e përmbajtjes e të frymëmarrjes muzikore, fiton tingullin melodik të melosit malësor. Në fund të kohës së parë trumbeta dhe trombonët i rimarrin e i përsërisin në unison fragmentet e temës së parë.

Koha e dytë veçorizohet nga një konstruksion më i lirë. Baza e saj pjesërisht është programore, e ndërtuar në frymën e melosit të këngës popullore "Kënga e Rexhës". Zhvillimi i melodisë, në sekondat vazhduese, na sjell ndërmend ngjyrën impresioniste, sidoqë është veshur me të kënduaritn arkaik, që na paraqitet nga tingujt lirikë të violinës. Finalja, në formë të rondos, le përshtypjen se ngjarjet e errëta dhe tragjike janë zhdukur, duke paralajmëruar agimin e ngadhnjimit të jetës.

Motivi i tij i parë tematik shquhet nga ritmi vallëzim-dialog i pianos me orkestrën, i dyti me shprehje pastorale-flauti solo, ndërsa motivi i tretë-fuga e shkurtër, është e lidhur me motivin e parë tematik. Në këtë vepër autori shpalos tërë atë bagazhin e njohurive profesionale, në shumë aspekte, si në instrumentim, ashtu edhe në kulturë të tingullit e në harmoni,ku gjen shprehje zotërimi i duhur i pianos, si instrument solistik. Me këtë vepër Rexho Mulliqi vihet në mesin e krijuesve dhe të krijimtarisë së kohës, në të cilën jetoi dhe veproi.


Dhe, në fund, duhet të shtojmë se, meqë vitin e ardhshëm mbushen plot 25 vjet nga vdekja e Rexho Mulliqit, do të ishte e udhës që udhëheqja e Filarmonisë së Kosovës të përgatisë një koncert me dy veprat e tij madhore, pra me simfoninë e parë dhe të dytë. Do të ishte ky një homazh për këtë krijues, edhe ashtu të harruar, veçmas nga institucionet tona. Në shënjë respekti dhe kujtimi për një kompozitor, i cili, me veprimtarinë e tij krijuese, la gjurmë të thella në mbarë jetën muzikore shqiptare.

Falenderojmë Akademikun tonë të mirënjohur ,kompozitorin ,publicistin Prof.Akil Mark Kocin për ndih,ën e dhënë rreth biohrafisë së materialit për botim në sitin tonë virtual Floart-Press ,për doajenin e muzikës shqiptare ,kompozitorin e mirënjohur Prof.Rexho Mulliqi.

*********



Rexho Mulliqi u lind me 18 mars të vitit 1923 në Guci, është kompozitor shqipatarë.Shkollën fillore e kreu në vendlindje për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941. Paskëtaj u vendos në Prishtinë, ku qëndroi tre vjet (1941-1943). Më pas u regjistrua në Akademinë e Muzikës në Beograd (1946), por nuk i përfundoi dot studimet, sepse, për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin në Goli Otok.


Pas vitit 1953 u kthye në Kosovë, ku fillimisht dha mësim në Shkollën e Mesme të Muzikës në Prizren (harmoninë dhe kontrapunktin). Në vitin 1956 shkoi në Prishtinë, pranë Radio Prishtinës së atëhershme dhe drejtoi veprimtarinë muzikore të këtij institucioni. Së bashku me Lorenc Antonin, Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë. Vepra e tij e gjerë dhe e larmishme përfshin pothuaj të gjitha gjinitë muzikore (përjashtuar operën) dhe është ekzekutuar në veprimtari kryesore të jetës muzikore të Kosovës dhe të ish-Jugosllavisë. Për punë të palodhur, Rexho Mulliqi është nderuar me shumë dekorata dhe mirënjohje. Rexho Mulliqi vdiq më 25 shkurt 1982.




Lexoni:

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=8430

http://groups.yahoo.com/group/LKAB_cameri-arvaniti/message/11238

Dr Gëzim Alpion, modeli akademik dhe intelektual


Nga Fatmir Terziu




Nëse ka një figurë intelektuale komplekse, jo thjesht nga emrat që mund të ‘propozohen’ apo zënë vend diku në zyrat plot ‘burokraci e politikë’, por si një emër e një intelekt që bashkëjeton brenda tërësisë jetike, mes njohurisë, mencurisë, aktivitetit akademik dhe krijimtarisë, është padyshim intelektuali i plotëformuar, Dr Gëzim Alpion. Dhjetra e dhjetra intervista, mendime, kritika, recenca, analiza, ese, artikuj shkencorë e mjaft forma të tjera janë përdorur nga emrat më në zë në botën akademike, jo vetëm në Universitetin e Birmingamit, ku ai lekturon, por edhe në tërë hapësirën globale që lidhet me këtë fushë. Alpion e kam thënë edhe herë të tjera është modeli i referimit, inspirimi jetik dhe akademik për mjaft shqiptarë e të huaj. Është roli me të cilin ai gatuan tërë aspektualitetin e studimeve të tij shkencore. Edhe pse i larguar herët nga bangat shkollore në Shqipëri, edhe pse ka studiuar dhe ka arritur rezultate të shkëlqyeshme në auditoret e Universitetit të Kajros në Egjipt, nuk e ka ndikuar në angazhime të ngushta, madje edhe doktoratura në fushën e tij e bën atë më kompleks e të gjithanshëm, se sa një akademik me ‘rrogë’ dhe me titull, që rëndom i gjejmë sa andej dhe këndej.

image
      Dr Gëzim Alpion




Pra, Dr. Gëzim Alpion i lindur në vitin 1962 në qytetin e Peshkopisë, mbeti në thelb njeriu që u edukua dhe u kalit në vatrën e një familjeje tejet te respektuar dibrane, por edhe një njeri që premtoi me kohë dhe arriti të kthente premtimet në vepra. Kështu ai pas përfundimit të arsimit tetëvjeçar në Peshkopi, në vitin 1977 filloi studimet në Tiranë në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja 'Asim Vokshi', ndërsa në vitin 1983 studimet në Fakultetin e Filologjisë, Departamentin i Gjuhës Angleze, në Universitetin e Tiranës, studime të cilat i ndërpreu në fund të vitit të dytë, për të studiuar gjuhën dhe letërsinë angleze në Universitetin e Kajros. Në Kajro studioi për "Bachelor of Arts" nga viti 1985-89 dhe për titullin Master of Arts në Studimet Angleze nga viti 1990-93. Që nga vendosja e marëdhënieve diplomatike midis Shqipërise dhe Anglisë nga Kajro aplikoi në katër universitete në Britaninë e Madhe për të zhvilluar temën studimore që pati filluar në Egjipt në vitin 1991. Të katër universitetet: ai i Edinburgut, Lidsit, Notinghamit dhe Durhamit, e pranuan. Ai zgjodhi Durhamin, ku vazhdoi studimet pasuniversitare për Master of Arts në veprat e James Joyce dhe D. H. Laërence dhe pak muaj më pas Universiteti vendosi që studimin t'ia kalojë për doktoratë. Titulli Doktor në Filozofi për studimin mbi 'Imazhin e Artistit në Rini' në veprat e D. H. Lorencit iu akordua në vitin 1997.

Që nga akordimi i titullit “Doktor” në Filozofi në Universitetin e Durhamit në vitin 1997, Alpion ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar si lektor i letërsisë anglo-amerikane, modernizmin, dhe filmit në Universitetin e Huddersfield, Sheffield Hallam University dhe Neëman University College. Në vitin 2002, Dr. Alpion u emërua lektor në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit, ku është edhe Drejtor i Studimeve Pasuniversitare, dhe Anëtar Nderi i Institutit të Studimeve të Avancuara në Arte dhe Shkencat Shoqërore që nga viti 2000. Dr Alpion ka zhvilluar biseda dhe leksione në disa universitete britanike (Oxford, London School of Economics, University College London, Kingston), si dhe në SHBA, Kanada, Kinë, Indi, Rusi, Afrikën e Jugut, Gjermani, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Gëzim Alpion është autor i librit të mirënjohur “Mother Teresa: Saint or Celebrity?” (“Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?”), që u botua në anglisht në Britaninë e Madhe, Amerikë dhe Kanada në vitin 2007. Në vitin 2008 kjo vepër u botua po në anglisht në Delhi, dhe në italisht në Romë. Botimet e tjera të Dr. Alpion në gjuhën angleze përfshijnë dy vepra dramatike – tragjedinë “Vouchers” (“Tollonat”) (2001), dhe dramën “If Only the Dead Could Listen” (“Sikur të vdekurit të dëgjonin”) (2008) – si dhe dy vëllime me ese dhe tregime – “Foreigner Complex: Essays and Fiction about Egypt” (“Kompleksi ndaj të huajve: Ese dhe prozë për Egjiptin”) (2002), dhe “Encounters ëith Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa” (“Takime të civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza”) (2008). Në librin e fundit, botuar nga Meteor Books në Indi në vitin 2008 dhe nga Globic Press në SHBA në fillim të vitit 2009, janë përfshirë ese të shkruara nga 1993 deri më 2007. Recenca dhe artikuj për librat e Dr. Alpionit janë botuar në 15 gjuhë të botës. Studimet dhe recencat e Dr Alpion janë botuar në disa revista shkencore në Australi, Britani dhe Amerikë si: ‘Continuum: Journal of Media and Cultural Studies’; ‘The Journal of the Royal Anthropological Institute’; ‘Journal of Southern Europe and the Balkans’; ‘Islam and Christian-Muslim Relations Journal’; ‘Review of Communication Journal’; ‘Film & History: An Interdisciplinary Journal of Film and Television Studies’; ‘Scope: Online Journal Film & Television Studies’; ‘Albanian Journal of Politics’.

Pra sic shihet jo thjesht, arritjet e tij, por edhe vlerat dhe vlerësimet akademike e bëjnë këtë figurë të respektueshme e tejet intelekte.

Kam patur rastin që herët të komunikoj me librat e Gëzim Alpion, që në kohën kur ai do të mi postonte si një dhuratë e cmuar e kohës, kur unë ende përballesha me gjuhën në vendin ku isha ngulur, falë turfullimave të jetës. Dhe ende i mbaj ato libra në mesin e librave që shpesh i shfletoj. Në fakt ishin takimet e para në letër, në letër librash, në gjuhën e tjetrit që unë pikëtakoja ndërsa kisha lënë pas torbën e madhe të derteve të emigracionit. Lexoja dhe nënvizoja, duke lënë kështu jo vetëm shenja, por edhe data mbi këto libra. Shihja se si shqiptari i kualifikuar në Perëndim kishte mbështjellë stilin dhe sensin komunikues intelektual në vijëzime të qarta e të repektueshme.

Dhe ndërsa lidhja me emigrimin dhe librin ishte disi kontradiktore, vonë do të lexoja edhe ato opinione që Gëzim Alpion i shprehte në mediat shqiptare. Në një artikull të Dhurata Hamzait ai shprehet edhe për “problemet e shqiptarëve në mërgim”. Aty gjej të shkruhet se “Një shtysë e madhe që Alpion ndërmerr kaq shumë studime me vlera të mëdha historike dhe kulturore është se autori ka pasur fatin të studioj në Shqipëri, Egjipt dhe Angli dhe ka pasur privilegjin të njihet nga afër dhe të shkruaj për tema që kanë të bëjnë me civilizimin perëndimor, egjiptian dhe Indinë. Alpion gjatë veprimtarisë së tij intelektuale shquan problemet e shqiptarëve në mërgim duke theksuar se “Në kohën tonë, elita shqiptare në mërgim është aktive por jo e organizuar. Ajo që e bënte imperative organizimin e diasporës në kohën e vëllezërve Frashëri, Konicës, Nolit dhe Qemalit, ishte mungesa e një shteti shqiptar. Në kohën tonë elita intelektuale që ka mërguar do të jetë në gjendje të organizohet shumë më mirë dhe për pasojë t’i shërbej më me efikasitet kombit, po qe se në Shqipëri dhe Kosovë ekzistojnë institucione qeveritare që merren direkt me emigracionin dhe me propagandimin e kulturës shqiptarë ne botë”. Ndërkohë ai e quan absurd faktin që një komb si i yni edhe pse është i shpërndarë në të gjithë botën, akoma nuk ka ministri emigracioni as në Tiranë as në Prishtinë. “Po ashtu, shteti shqiptar dhe ai kosovar duhet të investojnë në krijimin e një ministrie apo instituti që të merret kryesisht me propagandimin e kulturës kombëtare në botë. Një institucion i tillë duhet të ketë një fond të veçantë për t’u përdorur në formë bursash, etj, për studiues të huaj të interesuar në kulturën, gjuhën dhe traditat tona”, tha Alpion, duke theksuar se po qe se duam të na njohë bota, duhet te investojmë edhe më shumë.

Në 100 vjetorin e Pavarësisë Kombëtare Shkolla "Ismail Qemali " Vlorë mbush 50 vjet



imageVilhelme Vranari Haxhiraj


1-Busti i Ismail Qemalit para shkollës

2-Fasada e shkollës 9 vjeçare "Ismail Qemali" Vlorë
   Vilhelme Vranari (Haxhiraj)

 

   Shkolla 9 vjeçare publike që mban emrin e  nderuar të Ismail Qemalit
, plakut të mençur, diplomatit të shquar, shqiptarit të urtë ,që shpalli 
Pavarësinë Kombëtare më 28 Nëntor 1912, këtë vit akademik mbushi 50
 vjet. 

 Kam pasur fatin të jem një prej nxënëseve të shkollës Pedagogjike
 "Jani Minga", ku kam bërë praktikën mësimore në këtë shkollë. Kujtoj
 me nderim drejtorin e parë të kësaj shkolle, të ndjerin Safet Kofina. 
Gjithashtu shpreh mirënjohjen time për mësuesët e palodhur me të cilët 
ushtroheshim për të përvetësuar dhe zbatuar metodat e mësimdhënies me
 qëllim aftësimi në profesionin e bukur dhe të vështirë të mësuesit. 
Mes tyre do të kujtoj me respekt mësuesët e ushtrimores, Zenel Dervishi,
 Sofika Veizi, Aleme Bodo, Leonora Papa etje, me të cilët u përgatita
 për atë profesion sa të vështirë dhe po aq fisnik.
   Kjo shkollë, ku në bangat e saj janë ulur 50 breza fëmijësh dhe e kanë
 përfunduar atë 43 breza, ka krijuar një traditë të bukur qysh nga çelja e 
saj dhe e vazhdon atë  si një trashëgimi kulturore dhe edukative.
   Gjithashtu kam pasur fatin që të punoj në këtë shkollë pas rikthimit 
tim në arsim më 1991, jo vetëm si mësuese, por edhe si drejtuese. 
Falenderoj gjithë kolegët e mi, që me stafin pedagogjik nën drejtimin e
drejtoreshës Magdalena Seferi kanë bërë një punë të madhe
për këtë ditë.
Vlerësoj palodhshmërinëe mësuesëve , që me ato paga të ulëta, në
kushte shumë vështira, ku mungonin tekstet, energjia elektrike kanë 
punuar me vetmohim. Në mënyrë të veçantë dua t'i përgëzoj dhe
falenderoj kur në trazirat e turpshme të vitit 1997, kur shkatërroheshin
vlerat kombëtare, kulturore, ekonomike, duke hedhur poshtë mundin dhe djersën e viteve apo shekujve, në këtë shkollë vazhdohej mësimi. 

Mësuesët e kësaj shkolle, me lot në sy, mes shiut që hynte nga dritaret
pa xhama e nga tavanet e klasave që rrëzoheshin mbi kokat e fëmijëve,
në mungesë tekstesh dhe mjetesh mësimore, vazhdonin mësimin. Kanë
qenë vërtet heronj, sepse punonin me përgjegjësinë e mësuesit dhe
 prindit. Në këtë shkollë nisa rrugën e krijimtarisë. 

Pikërisht ishte kjo shkollë, ky staf pedagogjik i drejtuar nga drejtoresha e palodhur
Magdalena Seferi, që  më propozoi për vlerësim. Është meritë e tyre që
unë sot jam mësuesja renditem mes 16 emrave të vlerësuar, gjë për të cilën u jam mirënjohëse.  
50 vjet jetë në 100 vjet Pavarësi Kombëtare

    Shkolla 9 vjeçare "Ismail Qemali "Vlorë

  Ky ishte konceptimi i asaj feste të bukur, përgatitur nga Drejtoria e 
shkollës, stafi pedagogjik nën drejtimin e drejtoreshës Magdalena Seferi.
Sot më 1 Qershor 2012, në orën 11_oo Shkolla "Ismail Qemali" shpalosi
 historikun e saj gjysmë shekullor të një rruge të gjatë e të vështirë, por
 të suksesshme. Nxënësit e shkollës veshur si për ditë festë me kostumin
 e tyre, bluza të kaltra dhe pantallona apo funde blu, në ngjyrat e Vlorës,
ku det,qiell dhe tokë janë blu, renditur sipas klasave, nën tinguj muzikorë
prisnin miq e të ftuar në oborrin para shkollës. Duke nisur që nga porta, 
kangjellat e oborrit, kollonat e veshura me flamuj kombëtar mes një 
higjene shembullore, ndihej aroma e festës. Mes luleve e flamujve, busti
 i Ismail Qemalit u uronte mirëseardhjen mysafirëve, që nuk ishin të 
paktë. Kishin ardhur në këtë festë Drejtori i Drejtorisë Arsimore z.Ermal
Xhelili me disa inspektorë të arsimit. Ishin të pranishëm Zv/Kryetari i 
Bashkisë Arben Beqiri, Prefekti Ed Velçani, ish nxënës të kësaj shkolle
që sot kanë funksione të larta shtetërore, Ardian Kollozi e Bujar Leskaj.
Gjithashtu ishin ftuar gjithë ish drejtuesit, ish mësues që sot janë në 
pension, si dhe gjithë ata që ishin vlerësuar ndër vite për punën e tyre në
 fushën e të nxënit. 
Festën e nderonin edhe miq nga Kosova martire, drejtori e përfaqësues 
të shkollës 9 vjeçare të Mitrovicës, me të cilën është binjakëzuar shkolla
"Ismail Qemali". Vëllezërit shqiptarë nga Mitrovica kishin ardhur enkas 
për të nderuar këtë përvjetor jubile. 
  Ambienti festiv niste jashtë dhe vazhdonte më pas në çdo kat, nëpër 
shkallë dhe në çdo klasë. Kudo pasqyroheshin nga zhvillimet e jetës në
 shkollë, në qytet, historia jonë 100 vjeçare, historiku i arsimit shqiptar e mbi të gjitha aspekte nga akti më madhor, ai i shpalljes së Pavarësisë 
Kombëtare. Është fat dhe privilegj që të jesh aktor dhe faktor i kësaj 
ngjarjeje të madhe, të kesh lënë një emër apo mundin dhe shpirtin prej 
edukartori, diku brenda asaj godine. Secili që ndodhej aty mësues apo 
nxënës,ndihej i nderuar që ka dhënë apo ka marrë dije në këtë tempull të
 dijes, që vlen si model për shkollat e tjera si motra. 
  Puna mësimore dhe edukative, vlerësimet, titujt apo çmimet si shkollë
 apo si individ ishin pasqyruar nëpër muret e saj.  Madje edhe përfshirja 
e shkollës në projekte të ndryshme të programuara nga MASH apo nga  
Drejtoria Arsimore ishin pasqyruar jo vetëm si plan-detyrë por dhe 
mënyrat e realizimit të tyre, si dhe arritjet.
   Festa u zhvillua në katin e dytë, ku në këndin e shkallëve pasqyrohej
me projeksion përmes elektronikës jeta 50 vjeçare e kësaj shkolle model.
Festën e çeli duke u uruar mirëseardhjen të pranishmëve Zv/ drejtore 
Jonida Bejo. Kurse drejtoresha Magdalena Seferi përmes fjalës së saj 
vuri në dukje vlerat e kësaj godine qysh nga shtatori i vitit 1961 dhe deri
 në ditët e sotme. Falenderoi pjesëmarrësit, mësuesët dhe nxënësit e 
shkollës që ajo drejton.
 Më pas Znj Jonida Bejo foli për arritjet, vlerësimet dhe me të drejtën e
 krenarisë, u shpreh se nga kjo shkollë kanë dalë mjaft personalitete të 
 mjaftë fushave si në ekonomi, arsim, drejtësi, shëndetësi si dhe në art 
apo letërsi. Rrallë gjen ndonjë shkollë , ku të jenë vlerësuar 16 mësues 
duke filluar nga të dalluar, të merituar, me titull Mirënjohje e Arsimit 
apo me Urdhërin Naim Frashëri, si në shkollën "Ismail Qemali".Ajo ftoi
 Drejtorin e Drejtorisë Arsimore dhe Drejtoreshën e shkollës, që hapën 
siparin e Realizimeve të shkollës ndër vite. Aty ishin vendosur fotot e 16
mësuesëve të vlerësuar, fotot e 12 drejtorëve,lista emërore e Zv/drejtorë
ve dhe vitet e tyre në detyrë. Nuk mungonin fotot e nxënësve më të mirë në vite si dhe foto nga jeta në shkollë. Kishin bërë një punë shumë të madhe dhe
 
cilësore.
 Nën tingujt e një koncerti me violinë dhe recitueseve të shkollës
që sollën vargjet e papërsëritshme të të madhit Ali Asllani, mes bisedash
 dhe fotosh si kujtim i kësaj dite të veçantë, trokitën gotat për ditën e 
madhërishme të Pavarësisë dhe për detyrat që e presin këtë shkollë.I
 uroj suksese dhe arritje në fushën e të nxënit dhe dijes kësaj shkolle që 
ka një emër të veçantë.Ndihem e nderuar që edhe unë  kam dhënë vlerat 
e mija në procesin mësimor dhe edukativ për 10 breza. Duke iu uruar
 suksese, jetë dhe shëndet, kudo që ndodhen, i falenderoj ish nxënësit e
 mi që më kanë dëgjuar dhe respektuar!

FRAGMENT NGA ROMANI"I FUNDMI I SHALËGJATËVE"

Nga Thani Naqo


“Mjekrat janë në modën kapitaliste, ” ngushëllova veten, por u zilepsa keqas me mjekroshët e qytetit: ah, janë veshur ndryshe nga unë! Nuk më qetoi as ngrefimi i gjoksit dhe as sedra, “ku mjekrat e tyre e, ku mjekra jote. Qethu, rruhu, vishu evropiançe dhe…” Në vesh më trokëllinë takat e këpucëve e sandaleve të femrave mbi pllakat e trotuarit. Ato më kujtuan revanin e Grizos në kalldrëmet e fshatit. Mushka Grizo u plak aq shumë sa s’dukej më gri, por e bardhë. “Sikur zhgryhet mbi miell” thoshte teto Dabucka për të. Ditën që shita tufën e dhive Grizos i hoqa samarin e kapistrën. I përkëdhela shpinën dhe ajo tundi bishtin e kënaqur. E putha në ballë. Ma lagu dorën hunda e saj. Vitet e fundit hunda e Grizos ishte gjithnjë e jargavitur. I rashë miqësisht me pëllëmbë mbi vithe dhe “Grizo, je e lirë. I lirë jam edhe unë. Do të ndahemi për së gjalli, Grizo. Bashkohu me gomarët e mbetur pa zot. Për të fjetur eja në haurin tënd. Derën po e lë hapur. Shtyje me hundë pleresin e plevicës dhe do të gjesh bar e kashtë”, mirëpo Teto Dabucka më kishte përgjuar kur flisja me Grizon, nxorri kokën në brimën e gardhit që ndante dy oborret tona dhe e drodhi zërin si kulprë e tezarur kur e rreh era.
“Grizua dhe gomarët e egër do të kullosin mbi mua, por edhe mbi prindërit e tu që të kanë bërë kokën.”
Lindi dielli dhe rrezet e tij u ngjitën pas brirëve të jargavitura të Shkëmbit të Cjapit. Dallova çatitë e murrëtyera të fshatit tim dhe harrova të mar frymë. Tymonin vetëm katër oxhaqe. Nëntëdhjetë e gjashtë oxhaqet e tjerë prej vitesh nuk lëshonin fjolla tymi. I braktisën shtëpitë, macet, qentë, arat, pyllin, burimet dhe ikën ku sytë këmbët. Përfytyrova një e nga pleqtë e mbetur: Sofia dhe i shoqi, Iloja, edhe sot do të jenë grindur. Cili do të mjelë dhe kullosë lopën? Sofia pi kafen me gllenjka të vogla dhe ankohet për gjunjët që i dhembin. I meren edhe mentë po të rijë e përkulur. Iloja, qysh kur u shembën me rrapëllimë shtëpitë e Kuqalëve dhe Botkave, pa i thënë kush, filloi të meremetojë çatitë e shtëpive të braktisura. “Sa të më punojë dora e këmba, nuk do ta le fshatin të kthehet në gërmadhë” lëshon zërin Iloja çdo mëngjes nëpër rrugët pa njerëz. Petrovica përgjon xhezven mos derdhet ajka e kafes. Njërin sy e mban mbi xhezve, tjetrin nga divani, ku Petroja, i shoqi, dergjet i sëmurë nga prostata. Natën e Krishtlindjeve të pesë vite të shkuara, u paralizua Loni. Nuk lëviste as dorë, as këmbë, as qepallë.
“I ziu Loni! Ka qenë ajka e djemurisë. Loni është dekoruar në festivalin e Gjirokastrës. Për hatrin e tij Mariana la fshatin në fushë dhe u ngjit majë malit. I gjori Loni, ka ditët e numëruara – më tha teto Dabucka natën e Krishtlindjeve kur po ktheheshim në shtëpi – Mariana do të mbetet vejushë në moshë të re, njëlloj si unë – tha teto Dabucka. Qëndroi. U mbush fort me frymë, vështroi anembanë dhe tha me zë të ulët sa mezi dëgjova:
“Marjana është fati yt. Ajo akoma s’i ka mbushur të dyzet e pesat. Femra në moshën e saj, pjell.”
“Çfarë thua moj, teto Dabuckë! Për prapësira të shkon mendja,” por teto Dabucka bëri sikur nuk dëgjoi çfarë thashë, por vazhdoi ecjen e të folurën - E bija krisi e iku në Itali. Asaj nuk i bie ndër mend se la prindërit majë malit” dhe sot Teto Dabucka mu fanit duke përgjuar rrugën nga përtej kortinave.
“Nxirre merakun me Vjenën dhe, po e pe se nuk të fle mendja as atje, kthehu. Unë, tetoja jote, nuk do ta dredh këmbën pa tundur djepin e Shalëgjatëve” tha me mllef teto Dabucka kur më përcolli në të dalë të fshatit. U tret tingëllima e zërit të saj dhe fillova të habitem përsëri pas femrave që nxitonin në të dyja trotuaret. Menjëherë dallova se edhe gratë e moshës time paskeshin hequr dorë nga moda e dikurshme kineze me pantallona e fustanet lëshur mbi to. Sytë më përvidheshin pas pulpëve e gjokseve bardhoshe, gjersa më së fundi i thirra vetes “përmblidhu, po le nam. Po bën sikur nuk ke parë femër me sy, a derëbardhë.” Grabujova me gishta mjekrën e flokët dhe mu bë se gishtat nuk ishin të mijat, por gishtat ledhatarë të Marianës.

“ Pasion i pamundur!


image




Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj




Jam i dashuruar me ëndrrën si kurrë ndonjëherë. Aq bukur jetoja me atë, sa kisha frikë të zgjohesha. Nuk doja që ajo të zhdukej. Doja të jetoja sa më gjatë me të. Por jam i zhgënjyer më shumë se mohimi që më bënë, kur isha fëmijë dhe ende nuk e kuptoja se i përkisja një bote tjetër.
Ende e ndiej që më gëlon në shpirt dashuria. Bashkë me hapat e saj vajzëror, ajo hyri me furi dhe më pushtoi çdo qelizë të trupit dhe mendjes.
Fillimisht më dukej e brishtë si një lastar i njomë, sa kisha frikë t'ia pohoja vetes. Nuk doja ta prishja magjinë. Oh, shikimi i saj… Ishte aq magjepsës sa isha marrosur pas tij. Më shfaqej kudo, në rrugë, në punë, kur isha me miqt e mi në Bar, madje edhe në gjumë.
Ndjenja ime me ëndrrën, ishte e butë si flokët e borës, e dëlirë si rrezet e para të agimit, e brishtë si vesa e mëngjesit, që vetëm nën ndikimin e faktorëve klimatikë e prishin bukurinë. Ndaj doja të mos ia shqisja sytë vetëm për të mos ia përdhosur magjiinë. Ishte dehëse si aromat e pranverës. Kjo dashuri ngjante me ditën e bukur, kur në kaltërsinë e qiellit nuk duket asnjë re. Dashuria për ëndrrën më bëri të lumtur. Më dukej kaq e vërtetë, sa prania e saj këtu, atje, aty, më ngazëllente si fëmija para lodrave të veta. Kjo ndjenjë gazmore, më ndryshoi ritmin e jetës. Ishte kaq joshëse, sa më bëri, të zvarritesha mes realitetit dhe imagjinatës, aq sa bija në këmbët e ëndrrës. Aty në terrin e natës, mes një pasigurie, ndieja drithërimat e shpirtit. Kjo dashuri më kishte tjetërsuar dhe tmerrohesha nga frika se mos e humbisja. Dashuria nuk njeh kufi, nuk ka masë dhe nuk do t’ia dijë për moshë. Ajo ngelet gjithmonë e re, e brishtë, e gjallë dhe përherë e pranishme. Është kaq e vërtetë, sa nuk ndryshon kurrë. Isha i sigurt në vetvete se do të isha i robëruar pas kësaj ndjenje. Dukej se jetoja vetëm për të…Sa keq e dashura ime, ëndërr! Sa keq që gjithçka ishte një zhgënjim i pamohueshëm.
Si duket kam qenë në gjumë letargjik gjatë gjithë kohës.Dashurova imazhin që më solli ëndrra. Vetëm atë natë, atje sipër në taracë, e kuptova se kjo ndjenjë nuk ishte realitet. Tani e besoj se po qëndroj me këmbë mbi tokë. Gjithashtu ndiej se ajo masë inerte po më rrëshqet nën këmbë. Ndaj druhem prej frikës se mos rrëzohem dhe nuk ngrihem dot më...
Gjithsesi, ëndrra ime, ti më dhurove dashurinë e përjetshme. Të falenderoj për gëzimin dhe shpresën që më dhurove.
Tani që jam zgjuar, e kuptoj se nuk jetoj dot pa ëndrrën. Nëse më rishfaqet, dua ta rijetoj me gjithë qënien time.
Ndoshta ti, ti nuk më beson?!
Unë jam gati për dashurinë time në çdo kohë dhe pa kushte. Edhe foshnja që mbaje në duar, m'u duk si dhuratë e dashurisë sonë. Edhe pse e dija që s'ishte gjak i gjakut tim, besoja se do të ishte yni, imi dhe i yti, i nënës që po e rrit me aq kujdes. Dhe unë do të isha babai më i mirë dhe më i lumtur në botë. E di që nuk më dëgjon! Të përgjërohem për fëmijërinë time pa fëmijëri, për rininë time, pa rini, për jetimin me baba gjallë, për njeriun e përçmuar dhe të përbuzur, që jetonte brenda realitetit të mohuar, kjo është e vërteta si drita e diellit.
Ndoshta kjo ëndërr ishte pasioni im për të të bërë timen, për të të pasur pranë, për të të dhuruar gjithë lumturinë e botës. Që nga ai çast kur të pashë se jetoje për dikë tjetër, gjithmonë e kam ditur se kjo ishte një lidhje e pamundur, e paarritshme...Gjithsesi pa vetëdije një forcë e brendshme më e madhe se vet qenia ime, më shtynte ta realizoja ëndrrën qoftë edhe për një çast të vetëm.
Ndonjëherë më është dukur si ego, por jo...Ndjenja ime është ndryshe...që edhe pse iluzion është po aq e vërtetë, sa ekzistenca e ne të dyve. Me qëndrimin tënd naiv, të rezervuar për t'iu dhënë kënaqësive të çastit, ke bër që ti të rritesh e të madhohesh në sytë e mi. Ndjenja ime për ty i ngjan një rruge të nisur, që nuk ka kthim pas. E tillë është dashuria, e cila nuk njeh as kufijë dhe as rregulla. I verbuar nga kjo ndjenjë e bukur, jam shndërruar në skllav të pasionit...jam bërë lodër në duart e tij. Ai më ngre lart, më shuk në tokë, më përplas, më shkel me këmbë, më ngurtëson, më merr frymën...pastaj, oh më pas më qeton e më mbush me fllad dhe oksigjen...Ky pasion i çmendur më bën tjetër njeri, më jep shpresë dhe unë rinis të jetoj...
I rilindur nga asgjëja zgjat duart për ta kapur ëndrrën, por mjerisht ajo është zhdukur. Atëherë e kuptoj se nuk është gjë tjetër veçse një iluzion, një vizion i mendjes sime të sëmurë e të çakërdisur.
Ëndrra ime, e di se edhe çmenduria apo marrëzia janë pjesë të jetës? Kur shpresojmë se kemi arritur synimin, ajo derë e fatit mbyllet. Dhe çuditërisht kur kemi humbur çdo shpresë, kur e kemi mbledhur mendjen, jemi bindur për këtë dhe kemi hequr dorë nga të mirat e kësaj bote, papritmas disa dyer të tjera na hapen. Por nuk është ajo që kishim pritur apo kishim ëndërruar.
Unë doja të të jepja gjithçka që të kanë mohuar...por jo...ti jeton me të shkuarën. Oh, sikur të gjenim forca brenda vetes, për t'i lënë pas dyerve të mbyllura dikur, të mos shohim më mbrapa, t'i japim një mundësi të dytë vetes për ta kapërcyer atë prag të pakapërcyeshëm...
Tani pas gjithë këtyre analizave pa zgjidhje, ndodhem para një dileme. Vetëm heshtja është bërë pronare e emocioneve të mija. Por a mund të hesht zemra? Dhe ku mendja bije në gjumë letargjik, hesht goja. Kur heshtin edhe goja edhe mendja, atëherë është zemra ajo që flet...
Ndaj zemra ime ka për të ligjëruar vetëm për ty, kurrë nuk ka për të ndalur së rrahuri vetëm për ty, e dashur!
Ti, ëndrra ime, dashuria e vetme e jetës sime, kur një ditë do ta mësosh të vërtetën, do të jem shumë larg. Nuk e duroj dot, ta kem ëndrrën aq pranë dhe të mos e shijoj nektarin e saj. Për fat ndodh edhe kështu. Përjetësisht i dashuruar me...të pamundurën.

“Fundo” gjuha e artit të miteve


dr.sc.Fatmir Terziu







Poeti shqiptar Agim Mato i vendos dukuritë jetike, ‘magazinimet’ e tij të arta poetike, po aq edhe telajon me të cilën retushon vargun modern, të lirë, pranë shpirtit të tij të mavijosur nga kohërrat, mendimeve dhe gjendjeve shpirtërore të hapësirës që flet dhe që hesht, me të ato vargje me të cilat ato kanë udhëjetë sinonimie. Këtë penelatë artistike të fjalës ai e realizon edhe në vëllimin më të ri poetik “Fundo”. “Fundo” është ai që shtrydh detin “Jon”, ai që “Pret të iki nga ky turp”; ai që peisazhon “Llogara”-në; por edhe ai që na sjell në vëmendje “Socrealizmi”- dhe më tej deri tek “Gjithpërfshirje”-t.

“Fundo” është vetë arsyeja e leximit. Arsyeja që në mjaft raste mungon. Këtu të tërheq, të gllabëron. Është kështu se vetë fjala, apo arti i saj, kanë këtë funksion. Një funksion që lidhet me vetë leximin e kuptimin e poezisë. E lexova disaherë poezinë tipike “Fundo”. Pashë atë përfytyrim të bukur me të cilin, kohë më parë është krijuar një poezi rreth të cilës debati lindi për “mitin”. Ai “mit” rreth të cilit Hegeli iu vërvit në veprën “Platoni” gjendet në tre pika tek poezia “Fundo”, me të cilin ky vëllim emërzohet. Këto tre pika janë si vijon:
image
1. Vetë nocioni i foljes së emërzuar fundo (nga fundos) krijon një mit. Mit i cili vjen nga vetëndërlidhja e banorëve të tokës me bregun dhe tërësinë e asaj që i lidh si mjete aspektuale të jetikës.

2. Adoleshenca është brishtësia e pasqyrimit. Ajo është “pasqyra” me të cilën ne shohim rrugëtimin tonë të fragmentuar. Kuptojmë të bukurën me syrin e “pasqyrave” të saj.

3. “Midis pinave të mëdha sa një bojë njeriu” është mit më vete. Aty njeriu dhe shkencëtari formëzohen deri në mallëngjim.

Pra është një organizim më vete. I lexueshëm dhe i mirëkuptueshëm. Deri në detajin më të thellë filozofik... Organizim i përsosur i artit të fjalës. Tipologjik!



Organizimi tipologjik



Organizimi i lirshëm i bashkëtingëlloreve krijon efekt të ndjeshëm në vargjet e poetit Agim Mato. Një efekt thuajse të hershëm të cilin e gjejmë lehtë tek Poradeci, më saktë tek poezia e tij “Gjeniu i anijes”. Ndërsa Poradeci mbart edhe ngarkesë shprehëse të llojit imitues: “Vështroni si shtet sipër valash,/e tundet anija me nge.../...me krismë e me prush prejt stërkalash/mi të shkrepëtiu një rrufe.”, tek poezia e Matos “Jon” në disa raste bashkëvepron aliteracioni me asonancën e largët vargore si përfundim i vetë vargut: “Një hap më tej fillon gjithësia. Pranë meje -/palombarë që ngjiten në qiell,/astronautë që cekin fundin e oqeaneve./Një botë fanepsjesh më rrethon./Ç’rrinte e fjetur brënda meje pë vite me rradhë/çfryn papritur llavën e miteve të përgjumura dhe/vërshon/rrugëve të një Butrinti që shullëhet në zgrip të hapësirave.”

Kështu ky organizim tipik i poetit Agim Mato, është edhe një veçori tjetër e ndërlidhur me figurën e përsëritjes që ka bazë imitimin e ndjesive të natyrës dhe të atyre që lidhësohen me qeniet e gjalla. Ky fenomen është një tipologji poetike e radhë, ndoshta ajo që solli risi në poezinë shqipe kohë më parë, por që tashmë me stilin tipologjik të Matos, na jep një onomatope me karakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i pjesë si tek poezia “Llogara”: “dhe mërzejnë në pyjet e pafund të pishave. Mbajnë/ ende një erë thellësirash, algash”. Lexo me kujdes përsëritjen e ndjesisë (dihamës) së erës që vjen si erë thellësirash dhe si erë algash. Pra vjen në dy përsëritje që sjellin atmosferën. Kështu mund të sillet në vëmendje edhe poezia e Ismail Kadaresë “Vdekja e Moisi Golemit” ku kemi përsëritjet zhurmore ‘ulurimë, kuje, lemeri’ “nën kërkëllimë zinxhirësh frymëmarrje luanësh/ulurimë, kuje e lemeri/Gjeneral Moisi...”.

Tek poeti Mato radha e fjalëve onomatopeike nuk është aq e dendur sa në llojin e saj tek Kadareja. Ka një frymëmarrje më të qetë e të qartë dhe nuk vjen si një prompt imitimi zërrash, ashtu si në fakt onomatopeja krijohet. Në rastin e Matos, përsëritja mes ndjesive, krijon një lloj zhurme të brendshme dhe lakohet në ndjesinë tënde për të kuptuar gjithshka lidhet me këtë gjeografi mbidet, me këtë ‘koordinatë’ topologjike kohërash, historirash dhe ndjesish...



Parimi organizues



Parimi organizues i grupit të tingujve në poezinë e Agim Matos, sjell jo vetëm anën figurative tingullore, por edhe melosin poetik, aq të dëshiruar në vargun e lirë. Këtë parim që e ndeshim në vëllimin më të ri të poetit, që nga titulli ndjejmë këtë parim në thelbin e tij metaforik. “Fundo” i përfjetur në një sfond bojëtipk të qielltë e të ëmbël është mbartësi jo-numerik i poezisë postmoderne, por transmetuesi më tipologjik i vargut të lirë, që flet pak dhe saktë. Hulumtimin e këtij parimi organizues me vargun si njësi poetike, dhe strofën si njësi kompozicionale e gjejmë në një ndërlidhje tektonike, ku çdo strukturë organizohet dhe transmetohet me arkitekturë të veçantë poetike. Nuk janë thjesht figura të përsëritjes. Por ato me të cilat poeti Irlandezo-Britanik Eddie Forde në komunikimin e poezisë së Matos në gjuhën angleze do të shprehej “unë nuk di shumë për Jonin (Detin), por me këtë rast e ndjej aromën e tij..., kështu më flasin të paktën këto poezi...”. Diku do të na vinte në ndihmë edhe postulati i të madhit T. S. Eliot: “unë nuk di shumë rreth zotave, por unë mendoj se lumi është një kafe e fortë zot-ngrysur, xanxar dhe i vështirë. . ". (tek Four Quartets). A nuk lexohet kështu edhe Joni, Deti me të cilin na lexohet poezia e Matos? Ngjyrimet, jo thjesht ngjyrat, artikulimet, jo thjesht zhurmat, përsëritjet, jo thjesht imitimet, e mjaft gjëra të tjera na dedikojnë organizmin tipologjik të vargut tek vëllimi i ri i Matos. Na ushqejnë mitet.

Më qartë poezia “Zhurmuesit televizivë”, duke na dhënë përsëritje të tilla si “emrat, vendet, kodet, sekretet e nxjerra./ Të vetmet

prova të “paligjëshme...” na jep të plotë jo thjesht përsëritjen me ndryshim të pjesshëm, por thelbin e organizimit të mesazhit, ku një lloj asonance flet në qetësinë e saj më të thellë, dhe dikton në majën e saj më të lartë: “Qytetin, nga të gjitha anët, e rrethonin zhurmuesit televizivë/dhe mbushnin me fasha të zeza ekranet,/si dërrasat që dikur gozhdonin portat e shtëpive,/për të izoluar të sëmurët/nga epidemia e murtajës.”

Dhe kjo ndodh në një kënd. Në një qyetet. Në një qytet me det. Në një det me halle. Në një breg të tij ku hallet përfundojnë në hekura. Pas hekurave një ‘mjeshtër riparimi televizorësh”. Dhe më tej përmbysja e shtëpisë ‘për të gjetur radiot’ ato mjete të pashpirta, që hëngrën shpirtra të pafajshmish, vetëm sepse dëshironin asonancën poetike të jetës, të cilën Mato e tipologjizon me mjeshtrinë dhe stilin e tij.

Mato na sjell kohërat në vëmendje, por i bën ato të jetojnë gjatë në ndjesi. Në ndjesi poetike e jetike, përpos vetë mitit. Në ndjesi që shkojnë larg e jetojnë gjatë, duke u vetëbërë mite.

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...