2012-08-09

Kryeministri Berisha dhe Presidenti Nishani shkarkojnë kreun e SHISH-it

Ishte emëruar në vitin 2005 nga Presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu. Bahri Shaqiri ka qenë akuzuar prej kryeministrit për ngjarjet e 21 janarit. Kreu i ri, Visho Lika, ish-"njeriu" i Gazidedes. SHBA-të shohin me dyshim "kohën dhe arsyen". Reagojnë ashpër PS, AK dhe FRD.


Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të SHISH-it, Bahri Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të Visho Likës. Kjo ka ardhur pas propozimit të Kryeministrit Sali Berisha për ndryshimet në këtë post, bërë këtë të enjte. Duke qenë një institucion në varësi të Kryeminstrit, prej më shumë se një vitit shefi i qeverisë pati paralajmëruar shkarkimin nga detyra të kreut të SHISH, Bahri Shaqiri, pas akuzave të ngritura ndaj tij për ngjarjet e 21 janarit.

Në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se Presidenti i Repubikës, në mbështetje të nenit 92, germa "f", dhe nenit 93 të Kushtetutës si dhe nenit 5, paragrafit 2 të Ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998 "Për Shërbimin Informativ Kombëtar", i ndryshuar, me propozimin të Kryeministrit dekretoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, zotit Bahri Shaqiri dhe emërimin në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, të zotit Visho Ajazi Lika. Kreu i ri i SHISH mbante detyrën e zv/ministrit të Inovacionit.

Kreu i Shërbimit Informativ nuk ka mandat të përcaktuar kohor, ai mund të emërohet e shkarkohet në çfarëdo kohe, kur e kërkon Kryeministri dhe e dekreton Presidenti i Republikës. Në fund të janarit të vitit 2005, Presidenti i asaj kohe Alfred Moisiu e dekretoi Bahri Shaqirin në postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Kreu i ri, ish-njeriu i Gazidedes

Kreu i ri Shërbimit Informativ, Visho Lika, ka punuar si zv. drejtor për Shërbimin e Jashtëm në Shërbimin Informativ Kombëtar në kohën kur ai drejtohej nga Bashkim Gazidede. Aktualisht është zëvendësministër i Inovacionit dhe Teknologjisë.K a lindur në 12 shkurt të vitit 1960. Arsimin e lartë e ka kryer në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Në fillim të viteve ’90, sipas burimeve mediatike, ai ka shërbyer si drejtor i kundërzbulimit të huaj në shërbimin sekret të asaj kohe. Në fund të viteve ’90 ai emigroi jashtë vendit, duke u angazhuar në fushën e sistemeve elektronike dhe kompjuterike, për t’u rikthyer në Shqipëri pas vitit 2005.

SHBA, e shqetësuar për shkarkimin

Ambasada e SHBA ka shprehur dyshim në lidhje me shkarkimin e Bahri Shaqirit nga posti i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Një burim i nivelit të lartë në ambasadën amerikane i tha "Zërit të Amerikës" se njoftimin për lirimin nga detyra të Shaqirit e kishin mësuar nga lajmet. “Koha dhe arsyeja përbëjnë pikëpyetje”, shtoi më tej burimi. Reagimi erdhi një orë pas publikimit në faqen e presidencës së lajmit për shkarkimin e Bahri Shaqirit dhe emërimin në vend të tij të Visho Likës.

AK: "Berisha përfundimisht pushtoi çdo institucion"

Ka reaguar menjëherë Aleanca Kuq e Zi pas shkarkimit të kreut të SHISH, Bahri Shaqiri, me kërkesë të Kryeministrit Berisha.
Në një deklaratë për mediat, AK u shpreh: “Në Shqipëri nuk ka institucione, por sesione të PD-së. Sali Berisha përfundimisht pushtoi çdo institucion. Tashmë SHISH është në shërbim të partisë. Iu bëjmë apel qytetarëve të kenë kujdes, se përgjohen nga PD-ja” deklaron AK.


FRD: "Demokracia në Shqipëri, shumë e rrezikuar"

Sipas forcës së re politike, FRD, ish-anëtarë të PD-së të larguar prej saj, "me heqjen e kreut te SHISH, Kryeministri po uzurpon të gjitha institucionet kushtetuese". Një nga krerët e FRD, Aleksandër Biberaj, ka shtuar ashpër se "Shqipëria po shkon drejt modelit Lukashenko. Po shkojmë drejt modeleve lindore politike. Shqipëria po i largohet gjithmonë e më shumë Bashkimit Europian dhe NATO-s".

Duke shtuar më tej se "demokracia është shumë e rrezikuar. Rotacioni politik është i domosdoshëm. Presidenti është kukull e kryeministrit. Ndërsa Kryeministri, anëtar partie që nga viti 1966. Po bien këmbanat e alarmit për faktorin ndërkombëtar."


PS: "Vendimi, pa u konsultuar me SHBA-të

Ka reaguar shumë shpejt, por e treta në radhë, edhe PS mbi shkarkimin e kreu të SHISH. Kreu i kësaj partie, Edi Rama është shprehur se “për llogari të Berishës, Nishani shkarkoi Shaqirin. Nishani zëvendësoi kreun e SHISH me një shërbëtor të Saliut. Vetë Nishani është shërbëtor i Berishës. Vendimi i Presidentit është akti më ekzemplar i varësisë së tij nga Kryeministri. Turp sepse rrënoi pavarësinë e SHISH.”

Më pas Rama e ka paraqitur vendimin të gabuar edhe në një këndvështrim tjetër. “Shkarkimi u bë pa u konsultuar me aleatin më strategjik, SHBA-në. Me këtë vendim ktheu kohën pas! Kjo do të sjellë pasoja negative në jetën politike dhe institucionale”…

Shkarkohet Bahri Shaqiri, në krye të SHISH-it emërohet Visho Lika







Nga Flori Bruqi


Që nga viti 1912 kur Shqipëria u shpall shtet i lirë dhe i pavarur duke deklaruar shkëputjen e çdo lloj lidhjeje me Perandorinë Osmane të asaj kohe, data më e vjetër e krijimit të Shërbimit Sekret të shtetit shqiptar është 17 dhjetori i vitit 1912.

Qeveria e Ismail Qemalit e zgjedhur pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912, në kuadër të masave komplekse ushtarake, mobilizuese, diplomatike e vepruese, mori vendim më 17 dhjetor 1912 për krijimin e një shërbimi të fshehtë për viset e banuara prej shqiptarëve.





Siç shkruhet fjalë për fjalë në pikën 6 të vendimit të qeverisë së Ismail Qemalit: “ Të organizohet një shërbim i msheftë
për vise të shkeluna të Shqipërisë”.

Këto të dhëna i përkasin Fondit nr.145 në Arkivin Qendror të Shtetit dhe i përkasin Kryesisë të Përkohshme të Vlorës, viti 1912, dosja II-2 “Vendime dhe Proces-Verbale të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës mbi çështjen politike, ushtarake dhe financiare”.

Krijimi i Shërbimit të Fshehtë Shqiptar nuk u la vetëm në letër, por për organizimin e tij u ngarkuan persona kokretë ndërmjet të cilëve Lef Nosi e Bajram Curri.

Për funksionimin e këtij Shërbimi ka të dhëna edhe pas ardhjes së pric Vilhelm Vidit si sundimtar i Shqipërisë i vendosur nga “Konferenca e Paqes në Londër” në vitin 1913.

Në Historinë e Shqipërisë, botuar nga Tajar Zavalani, Londër 1966, kapitulli II, faqja 236, gjejmë të dhëna për zbulimin, kapjen dhe ekzekutimin e një agjenti të fshehtë të një qeverie të huaj, që vepronte në Shqipëri në vitin 1913, kur ishte ende në fuqi qeveria e Ismail Qemalit.

Vazhdimësinë e shërbimit sekret shqiptar e shohim përsëri pas Luftës së Parë botërore dhe largimit të princ Vidit nga Shqipëria. Statuti i Lushjes i hartuar në Kongresin Kombëtar të Lushnjes më 21 janar 1920, risanksionoi ndarjen e pushteteve, ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe ndër të tjera u krijua Ministria e Brendshme, pjesë e së cilës ishte edhe Shërbimi Sekret. Ministër i punëve të brendshme u caktua Ahmet Zogu.

Pas Luftës së Dytë Botërore, shteti shqiptar që në periudhën dhjetor 1944 - mars 1945 i kushtoi rëndësi të veçantë krijimit të Organeve të Sigurimit të Shtetit (Historia e Shqipërisë, tekst i shkurtuar, botimet Pegi, Tiranë 2006).



Sigurimi i Shtetit e ka fillesën e tij që më 20 korrik të vitit 1943 kur nga Këshilli i Përgjithshëm Nacional Çlirimtar u vendos krijimi i Organeve të Sigurimit të Shtetit. Në radhët e tij u vendosën njerëzit më të besuar të regjimit komunist. Sigurimi i Shtetit ishte strukturë e përfshirë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Pas vitit 1990, në kuadrin e ndryshimeve cilësore që ndodhën me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, Organet e Sigurimit të Shtetit u reformuan plotësisht duke iu përshtatur kërkesave të shtetit ligjor. Kështu në vitin 1991 u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar, me ligjin nr.7495, datë 02.07.1991 “ Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar”. Detyrë parësore e këtij Shërbimi u vendos, parandalimi, zbulimi e ndërprerja e çdo veprimtarie antikushtetuese që cënon lirinë, pavarësinë, aftësinë mbrojtëse, tërësinë territoriale dhe pasurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. SHIK u krijua si një institucion i depolitizuar dhe si i tillë ai u ka pësuar vazhdimisht ndryshime të herëpashershme.

Në vitin 1999 me vendimin nr. 61, datë 22.11.1999 të Gjykatës Kushtetuese të RSH, SHIK ndryshon emërtimin nga Shërbimi Informativ Kombëtar në Shërbimi Informativ Shtetëror.

Në vitin 2005 miratohet ligji nr. 9357, datë 17.03.2005 “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror”.
Për realizimin e detyrave të tij Shërbimi Informativ Shtetëror ruan raporte të drejta ndërmjet nevojës së sigurimit të informacionit të domosdoshëm dhe respektimit të të drejtave dhe të lirive të individit.

Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së këtij institucioni.


Kur ka kaluar më pak se një muaj nga marrja e detyrës, presidenti shqiptar, Bujar Nishani ka marrë vendimin e parë të tij duke shkarkuar drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri.

Ky vendim i Nishani do të thotë se është marrë në harmoni të plotë me kryeministrin Sali Berisha, pasi është kreu i Qeverisë ai që propozon shkarkimin nga detyra të shefit të Shërbimeve Sekrete.






Bahri Shaqiri ka lindur më datë 8 qershor 1970 në Tiranë, Shqipëri.

Studimet e larta i kreu pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, ku është diplomuar jurist në vitin 1992.

Pas përfundimit të studimeve, z.Shaqiri u emërua oficer gjyqësor pranë Policisë Financiare, ku shërbeu për dy vjet. Në vitin 1994 u angazhua si Jurist dhe Këshilltar Ligjor pranë kompanive Adria Airways dhe TNT Air Mail për tetë vjet, deri në vitin 2002, kur nisi punën në Shërbimin Informativ të Shtetit, si Shef i Kabinetit të drejtorit të atëhershëm të SHISH, z. Kujtim Hysenaj.

Presidenti i Republikës z. Alfred Moisiu e dekretoi z. Shaqiri në postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit më 27 Janar 2005.

Në 2005, z.Shaqiri fitoi titullin Avokat.

Në vijim ka marrë titullin “Master Shkencor” në Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Në 2009 i jepet titulli “Auditues i Brendshëm në sektorin publik”, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit, Ministria e Financave.

Aktualisht i angazhuar në studime të ciklit të tretë në kërkim të gradës shkencore Doktor.

Njeh dhe zotëron gjuhët e huaja Anglisht dhe Italisht.

Ai ka dy djem.



-------------------

Ndertesa kryesore e SHISH


Shërbimi Informativ Shtetëror  (SHISH) është institucion qendror, që varet nga Kryetari i Këshillit të Ministrave. Ai është krijuar sipas  parimit të njohur që një vend ka nevojë për një organizëm efektiv, profesional dhe  të aftë të furnizojë me inteligjencë organizmat dhe figurat shtetërore të ngarkuara me Ligj, në funksion të vendim-marrjes politike dhe të sigurimit kombëtar.
Duke synuar përmbushjen e këtij detyrimi kushtetues dhe ruajtjen e Sigurisë dhe interesave kombëtare, politike e ekonomike, SHISH siguron inteligjencë nga jashtë e brenda Shqipërisë.
Shërbimi Informativ Kombëtar nuk kryen veprimtari të karakterit ushtarak ose policor. Ligjshmëria, objektiviteti dhe sekreti janë parimet bazë të punës së këtij organi.
Organizimi i strukturave të SHISH përputhet me kërkesat e përmbushjes së misionit të saj.
Prioritetet e SHISH përcaktohen nga Qeveria  duke u bazuar edhe
në Dokumentin e Strategjisë Kombëtare.
Bazuar në normat e  Shërbimeve moderne dhe demokratike, veprimtaria informative e SHISH mbikqyret nga ana e legjislativit, ekzekutivit dhe organeve të mbikqyrjes së ligjshmërisë.
Shërbimi Informativ Kombëtar është organ i depolitizuar. Punonjësit e tij detyrohen të nënshkruajnë e të zbatojnë deklaratën e departizimit.
Hyrja dhe pjesmarrja e Shqipërisë në proceset e globalizimit modern, roli i saj aktiv në planin rajonal dhe evropian si edhe përballja e saj me kërcënimet e sotme si krimi i organizuar, trafiqet e terrorizmi, janë sfidat të cilat SHISH duhet ti fitojë me siguri.




Presidenti ka dekretuar edhe drejtorin e ri të SHISH-it e ky është Visho Ajazi Lika, aktualisht zëvendësministër për Teknologjinë e Informacionit në ministrinë e drejtuar nga Genc Pollo.

Drejtori i ri i SHISH-it ka pasur një përvojë pune gjatë kohës kur Berisha ishte president i shtetit, çka do të thotë se mes të dyve ka njohje dhe bashkëpunim të vjetër, natyrisht edhe të konsoliduar, përderisa drejtori i ri i SHISH-it është aktualisht një nga anëtarët e kabinetit qeveritar në postin e zëvendësministrit.


Raporti ndërmjet Qeverisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror u tensionua edhe më shumë pas 21 janarit, kur kryeministri Berisha deklaroi se Shërbimi, megjithë kërkesën e policisë, nuk solli asnjë informacion për atë që kryeministri Berisha e quajti "puç" të opozitës dhe disa institucioneve për rrëzimin e qeverisë.

Vendimi i Nishanit për të shkarkuar Shaqirin duket se ka zënë në befasi edhe SHBA-në. Një burim zyrtar i nivelit të lartë në Ambasadën amerikane i tha Top Channelit se SHBA-ja nuk është vënë në dijeni më parë. Burimi në fjalë u shpreh se SHBA-ja është e befasuara nga ky vendim kaq i shpejt dhe i papritur.

Partia e re politike, Fryma e Re Demokratike e Oketës dhe Bamir Topit reagoi pas shkarkimit të Shaqiri.

“Kryeministri Berisha po uzurpon të gjitha institucionet kushtetuese. Shqipëria po i largohet BE-se dhe standardeve të NATO-s dhe po shkon drejt modelit 'Lukashenko'. Kambanat e alarmit po bien për qytetaret shqiptare dhe faktorin ndërkombëtar", thuhet në reagim.

Ka reaguar edhe Aleanca Kuqezi. Sipas saj “pas shkarkimit të kreut të SHISH-it me kërkesë të Kryeministrit dhe emërimit në këtë post të Visho Likës, Berisha përfundimisht pushtoi çdo institucion”.

Visho Lika është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega matematikë (1976-1981). Në vitin 1991 ai mbrojti doktoraturën në shkenca kompjuterike dhe në periudhën mars-korrik 1993 dha një studim post doktoraturë në Universitetin Politeknik të Barcelonës.

Ndërkohë që në periudhën maj 1993- qershor 1997, mbante postin e diplomatit dhe të drejtorit në Ministrinë e Jashtme.

Që nga dhjetori i vitit 2009 deri më tani ai mbante detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Inovacionit, Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, e drejtuar nga Genc Pollo.


----------------------




The WINS-ICT project among the various policy support actions it implemented, organized a meeting with the national ICTC delegates of the Western Balkan Countries, that took place in Brussels on December the 3rd 2010 to discuss the role of the national delegate in the ICT Programme Committee (ICTC, a European Commission managed Committee that oversees the strategic implementation of the FP7/ICT programme together with delegates from Member and Observer States as well Accession countries).

Mr Visho Ajazi Lika, Deputy Minister for Innovation, Information and Communication Technology, Albania, Mrs Ebonita Ćurković from the Croatian Institute of Technology, Prof. Danco Davcev from the University of Skopje, FYR of Macedonia, Mr. Xenofon Tsilimparis from the Greek Research and Technology Network, Mr Saša Ivanović from the Ministry for Education and Science of the Republic of Montenegro and Mrs Svetlana M. Bogdanovic from the Ministry of Science and Technological Development Republic of Serbia, detailed the role of the ICTC delegate, considering past experience, the various interfaces the delegate has, i.e. with the Commission, national public administration, their constituency etc.

The meeting lasted for 3 hours and the main conclusion apart from the fact that it was a meeting worth having, was that indeed the ICTC delegate can influence the FP7/ICT Programme implementation to allow for improved participation of their countries ICTC communities.

It is a conclusion that may not raise eye brows although it is an important one as all Western Balkan Delegates had the opportunity for a first time to get together and develop a common understanding of their role and responsibilities in the framework of the ICTC.

Visar Zhiti : Ali Podrimja, në javën e parë të Pavdekësisë

”Podrimja ishte krijues i veçantë. Humbja e tij është e rëndë dhe e pazëvendësueshme për poezinë tonë”
Shpirti i Ali Podrimjes ka qenë i lidhur ngushtë me qytetin e Prizrenit. Ai, përkundër vështirësive edhe gjatë viteve 90-ta nuk ka munguar asnjëherë në takimet letrare që janë organizuar në këtë qytet. Prandaj, në shenjë falënderimi për dashurin që ka pasur për Prizrenin, kemi vendosur të punojmë një film dokumentar dhe të përkujtojmë sot këtë figurë të madhe të poezisë shqipe.






Ali Podrimja është poeti ballkanas që më bukur se kushdo – si një Naim – fatin kolektiv e bëri këngë të veten dhe brengat e veta, goditjet që i dha fati, i universalizoi. Me lëkurën e vet, siç thotë në një poezi, arnoi lëkurën e atdheut.

Është poeti më instiktiv që kemi, spontan dhe sfidues i së përkryerjes teorike duke mbetur vetëm i natyrshëm, duke e bërë poezinë natyrë, pra përkryerje. Aq sa parake, po kaq dhe moderne. Askush si Ai nuk i bashkoi këto skaje. Thirri si poet qysh i ri, u bë kushtrimtar. Dhe zërin e Tij e vuri në gojën e fisit, të popullit. Donte lirinë të ishte si e erërave, e ujrave, ku dallgët e joshnin si përqafimet, si e gjakut kur del nga plaga, lirinë, e cila nga e egër, të ishte madhërim i arsyes dhe i dëshirave, por që të egrit e shekullit XX ia kishin shkelur ato duke e shndërruar në liri të së keqes dhe të dhunës.



Prandaj dhe ai u rreshtua me lëvizjen letrare që do të njihet me emrin “Vox”, e cila ngriti krye për të nxjerrë letërsinë nga kthetrat e realizmit socialist, ndersa më vonë do të shkruante dhe Himnin e UÇK-së duke qenë vetë pjestar i një UÇK-je tjetër, asaj kulturore, pa vetëdijën e së cilës nuk mund të arrihej ajo që u arrit, të mblidheshin ushtritë e botës së përparuar për t’i dhënë Kosovës lirinë dhe pavarësinë.

Presidenti i parë i Kosovës, Gandi i Ballkanit, Ibrahim Rugova, mik me Poetin, që i kushtoi dhe një poezi, zbuloi në vargjet e tij pajtueshmërinë e idealitetit me realitetin, që kur nuk përputhen në jetë, lindin tragjiken. Poezia e Podrimjes, sipas tij, është “rrëfim i pambyllur”, që vazhdon në ardhmëri.

Podrimja është poet i mungesave që duhen përmbushur, të atyre që duan shpirt dhe drejtësi. Pikërisht për këtë ai ndihej si vendi i tij, pa gjysmën.

Ndërkaq poezia e Podrimjes dikur, ashtu si Ai vetë, mezi futeshin këtej kufirit, rrallë dhe pak. Andej kufirit ishte e vështirë të ishe shqiptar, këtej ishte e vështirë të ishe njeri. Kujtoj se si dikur lexonim ilegalisht librin e Tij “Hija e Tokës” dhe ç’gjenim nga Kosova i kalonim dorë më dorë, pa e ditur se si qenë arratisur për këtej. Se kur i botonin këtu, për qëllime të tjera, ishin tejet të masakruara nga ata që burgosnin poetë edhe për fajin pse kishin lexuar poezi nga Kosova, ku Podrimja ishte majë e veçantë, hijerëndë dhe madhështore, me borë dhe dritë marramëndëse, që i bashkohej qiellit, perëndive tona. Dhe e kuptuam se edhe shqiptarët dinë ta bëjnë poezinë e madhe përtej metodës vrastare të socrealizmit.

Kur ra perandoria komuniste dhe diktatura në Shqipëri, Ali Podrimja po vinte shpesh e më shpesh në Tiranë, Shkodër, Durrës, Sarandë, Butrint, Berat, Lezhë, kudo, në panaire librash, në përurime veprash apo thjesht vinte dhe -bashkë me lirinë – shihte se këtu shtoheshin dhe librat e tij, lexuesit e tij, miqtë. Tekstet e Tij u bënë literaturë shkollore.

Ali Podrimja ishte shndërruar tashmë në emblemë të kombit duke qenë dhe poeti shqiptar më i përkthyeri në botë.

E pashë së pari në një takim në Gostivar, rreth 20 vjet më parë, më i thjeshti dhe më i natyrshmi, sportiv, kur po shkonim të vizitonim rrënojat ku besohej se kishte qenë shtëpia e nënës së Skënderbeut dhe ai në një copë letër shkroi poezinë për vajtojsat e Rekës, të cilat vetëm të dielën qanin shqip. Në fakt ishte elegjia e Podrimjes për tkurrjen e atdheut. Pastaj vizituam një tempull feje. Arkitekturë moderne. Aní, bukur fort, tha Aliu, ta gëzoni, tani të bëni dhe një bibliotekë kështu. Tek ai ishte e fuqishme feja e dijes.

Për herë të fundit e pashë në Prizren, para nja 20 ditësh. Kishte ardhur me mikun e tij gazetarin Smajl Smaka dhe me zv/ministrin e kultures, Ajdin Abazi. Prapë Aliu më i thjeshti ndër ne dhe më i natyrshmi. Pasi mbaroi diskutimin e Tij, me zë të ngrohtë dhe familjar, kërkoi të lexonte dhe një poezi, që dukej sikur dilte jashtë asaj veprimtarie, si trill. Poezi për aktorin Bekim Fehmiu. Por ishim në Prizrenin e tij, në kryevendin. Vizituam dhe Shtëpinë e Lidhjes. Aliu dinte të bashkonte dhe të nderonte.

Kujtuam Sarandën, takimin e pakmëparshëm të poetëve jonianë. Në Butrint Podrimja në Portat e Eneut, si një dardan modern.

Sa herë bunte në Tiranë, sillte gjithmonë libra nga Kosova, më shumë të të tjerëve, sidomos të dëshmorëve, për të na i dhuruar dhe kërkonte të takonte miqtë kudo, në kafene, në shtëpi, në holle, donte Fatos Arapin dhe Xhevahir Spahiun, Pano Taçin, engjëllin plak që u nda nga jeta para një muaji, donte Kadarenë, Dritëroin, Bardhyl London, Bashkim Kuçukun, Sadik Bejkon, më të rinjtë, Arian Lekën, Agron Tufën, Gentian. Çoçolin, etj, botues të ndryshëm dhe fare thjesht, çiltër fare kërkonte të ndalej në zyrën e Berishës.

A ke lënë takim, baca Ali, e pyesja. Jo, pse bre, më pret mua ai, jemi miq, dua ta përshëndes. Ose kishte dhe ndonjë porosi. Kurrë punë vetiake a kërkesë, por çështje ideale, mbarëkombëtare. Biseda vazhdonte e gëzuar dhe e mënçur, pa protokoll, flitej dhe për poezinë edhe gjatë drekës.

Aliu i shikonte njerëzit në sy barabar, politika për atë ishte veprimtari e hapur, që, kur i dukej mirë, e mbështeste, përndryshe e shprehte obsionin e vet. Me urtësi. Gjithçka në dobi të kombit. Ashtu si Poezia. Sepse edhe kombi për atë ishte intim dhe poetik. Dhe absolutisht qe e pritshme dhe e duhur që politikanët e lartë, burrat e dy shteteve shqiptare të flisnin dhe ta vlerësonin Podrimjen, se Ai kurorën e Poetit parësor e kishte marrë me kohë nga vetë populli që lipset të kërkojë të bëhet më shumë për kulturën dhe kujtesë historike. Me të drejtë Berisha e quajti Podrimjen “Princin e letrave shqipe”.

Poet buzë brigjeve homerike, poezia e tij ngjan dhe me ortekët e Homerit më të fundit në Ballkan, me Gjergj Fishtën, gjithsesi me të kundërtën e tij, se poemat e Podrimjes janë dramatikisht me pak vargje. Është hermetik po aq sa dhe kraharori i njeriut. I mjafton plaga për të parë brenda. Dhe na duket sikur shohim më shumë me plagët, se sa me sytë.

Ali Podrimja i përket një populli martir, që ndërsa i kishte dhënë botës një kryetrim të civilizimit perëndimor, Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, shtoi dhe një Nënë Terezë, e cila bëri profesion dashurinë ndaj gjithë njerëzimit, prandaj dhe poezia e tij ka fortësinë e shpatës dhe përdëllimin e lutjeve të shenjtores. Dhe është në veprim.

Para një jave ka nisur pavdekësia e Tij…

*Fjala, me shkurtime, mbajtur në ceremoninë mortore të poetit.

“al-Hayat” kujton Ali Podrimjen

Shtojca për kulturë e gazetës autoritative “al-Hayat”, që ka 10 botime në vendet e ndryshme arabe, botoi sot një artikull kushtuar poetit tonë të ndjerë, Ali Podrimja, me dy vjersha të përkthyera nga prof. Muhamed Mufaku.

Artikulli prezanton rrethanat në të cilat vdiq poeti ynë dhe krijimtarinë e tij, duke e cilësuar si “ndërgjegje të popullit të vet” për shumë dekada, me çka u bë poeti shqiptar më i përkthyer në gjuhët e huaja.
Prof. Muhamet Mufaku i tha “Kohës Ditore” se tani ka bisedë me një shtëpi botuese në Amman për të botuar një përzgjedhje të poezive të A.Podrimjes në arabishte.

Prof. Mufaku është i lindur në Damask dhe prej shumë vitesh jeton e punon në Aman (Jordani). Është autor i shumë librave e shkrimeve për historinë e shqiptarëve dhe përkthyes i cili letërsinë shqipe ua bëri të njohur lexuesve arabë. Është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës.

Autori i vrasjes në Lozanë është shqiptar


E përditshmja frankofone “Le Matin” bën të ditur se autori i dyshuar i vrasjes në Lozanë, e cila ndodhi para një diskoteke, ishte shqiptar.
Dje në Lozanë, 400 persona ngushëlluan babain e djalit të familjes nga Kap-Verdi, i cili dyshohet të jetë vrarë nga një shqiptar gjatë një grindjeje të shtunën e kaluar në Lozanë, transmeton Albinfo.

Familja e të ndjerit bën thirrje për qetësi.

"Ne nuk jemi këtu për hakmarrje, por për paqe", thonë familjarët.

Me zë të qetë, xhaxhai i Luisit të ndjerë, një 30-vjeçar i vrarë me thikë mëngjesin e së shtunës së kaluar, mbajti një fjalim në fund të një marshi të qetë në Lozanë. Marshi kishte filluar 45 minuta më parë, në sheshin e Evropës, në qendër të Lozanës, ku edhe viktima nga Cape-Verdi, baba i dy fëmijëve, vdiq pasi doli nga diskoteka.

I ardhur nga Parisi, xhaxhai foli në emër të familjes.

Shumë pjesëmarrës ishin veshur me fanella me mbishkrimet "Stop dhunës". Të mbledhurit para selisë së Këshillit të Shtetit të Vaud-it mbajtën një minutë heshtje. "Të gjitha këto tragjedi për shkak të alkoolit apo drogave nuk mund të vazhdojnë më kështu", tha ndër tjera xhaxhai i të ndjerit për të përditshmen “Le Matin".

Sipas “Le Matin” pritet të ketë tensione në mes të dy komuniteteve, por gazeta shkruan se ka shpresa të dëgjohet mesazhi i paqes. Të njëjtën e dëshirojnë edhe te komuniteti shqiptar. Sepse në sytë e shumë njerëzve krimi i kryer është vazhdimësi e një rasti që pati ndodhur në vitin 2010 në Martigny (Walis), në të cilin një person nga Kap-Verdi qëlloi me vdekje një qytetar shqiptar. “Prej asaj kohe ka fërkime në mes të dy komuniteteve", raporton “Le Matin”.

Tri ditë pas tragjedisë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje mbeten të paqarta.

Në veri mirë është vetëm për mileun kriminal serbo-shqiptar

“Qeveria serbe, pak nga pak po bëhet e vetëdijshme se Kosova është e humbur. Para një viti u vendosën barrikadat, ndërkohë janë hequr. Pakica serbe në Kosovë ndihet e tradhtuar”, transmeton QIK-u shkrimin e gazetës “Financial Times Deutschland” në tekstin me titull “Lamtumira nga Serbia”.

“Problemet filluan para një viti, kur qeveria e Kosovës zhvilloi aksionin e paparalajmëruar të marrjes së kontrollit të vendkalimeve kufitare me Serbinë. Vendosja e barrikadave ishte përgjigja ose, më mirë të thuhet, protesta e serbëve të Kosovës”, shkruan gazeta gjermane “Financial Times Deutschland”.

Sipas gazetës, “pakica serbe në Kosovë ndihet e pafuqishme dhe e vetmuar. E ka harruar elita politika në Beograd, për të cilën serbët e Kosovës një kohë të ishin instrument në lojën me autoritetet e Prishtinës, por edhe me Bashkimin Evropian”.

“Mirë është vetëm për mileun kriminal serbo-shqiptar, i cili operon në ‘zonën e lirë’ (zonë pa polici). Ditëve të fundit KF0R-i në rrugët dytësore nëpër kodra vendosi barrera të cilat duhet të pamundësojnë kalimin e kamionëve. Banor t për momentin protestojnë qetë”, shkruan gazeta.

Shaban Shehu dhe Rexhep Zllatku: Nuk kemi qene bashkepuntor te UDB-es




Shaban Shehu dhe Rexhep Zllatku, të apostrofuar si bashkëpunëtorë të shërbimeve nga ana e Komisionit për Lustrim në Maqedoni, kanë demantuar sot informacionet e tilla.
image
Ata thonë se këto konstatime janë të njëanshme dhe tendencioze, ku viktima, siç pohojnë, “janë vetëm shqiptarë”.

“Dosjen time personale që e kam marr nga Ministria e Punëve të Brendshme të RM në vitin 2001, përbëhet nga 101 faqe, në shumicën е të cilave shihet shumë qartë se unë vazhdimisht kam qenë i ndjekur, i vëzhguar nga shërbimet e sigurisë së RSM të atëhershme, dhe atë qysh si nxënës në Shkollën e mësuesisë (Shkolla normale) në Shkup e deri në shpërbërjen e ish-sistemit komunist.

Sipas Komisionit për verifikimin e fakteve thuhet se nga viti 1958 deri më 1966 unë kam qenë i angazhuar si bashkëpunëtor, gjë të cilën kategorikisht e kundërshtoj sepse për ‘bashkëpunimin’ tim të ashtuquajtur nuk ekzistojnë kurrfarë dokumente të shkruara, e as që kam nënshkruar ndonjë marrëveshje ose dokument për një gjë të tillë”, thuhet në demantin e Shehut dërguar në adresë të medieve.





Edhe Rexhep Zllatku jep këtë prononcim: “Në nëntor-dhjetor të vitit 1959, si student i vitit të dytë, isha në burg, i akuzuar politikisht, i keqtrajtuar në mënyrë fizike dhe psikike.

Familja ime ka qenë e përndjekur vite me radhe, duke filluar nga vëllai im i madh që ishte i dënuar me shumë vjet burg si përgjegjës i NDSh-së për rrethin e Dibrës.

Unë mbetem me bindjen e plotë se kam qenë viktimë dhe i përndjekur i regjimit. Për kontributin tim në afirmimin e çështjes shqiptare le të vlerësojnë të tjerët. Për fat të keq, procesi i lustrimit tregon se shqiptaret vazhdojnë edhe me tej të jenë viktima politike në këto troje”, thuhet në reagimin e Zllatkut.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...