2012-08-10

"Mevludi" shqip i shekullit të kaluar

Gjurmëve të kohës:Tahir Efendi Lluka,Tahir Efendi Lluka



Shkruan: Arif Molliqi

„ Në Kosovë kena disa hoxhallar e ulema shqyptarë të vërtetë, por jan edhe disa haina, si myftia i Prishtinës, të cilet nuk njohin as Zot as Pejngamber, shesin din e iman për të holla e për nishane“ (Gazeta „Drita“, nr.91, Sofje,15.VII.1907,1)

Ndër ato personalitete që lanë emër në fushë të kulturës shqiptare të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli, më një frymë fetare moralizuese, është edhe Tahir Efendi Lluka. Ky krijues moralizues, i takon kohës kur letërsia shqipe kishte filluar hapa të një ecjeje përpara, ecje kjo më alfabetin arab dhe e ndikuar nga kultura dhe letërsia e Lindjës. Ndonëse dominohej nga ilahit (lutjet) fetare dhe më frymën islame e turke, të përkthyera apo origjinale, thelbësorja e tyre ishte se filloi të ringjallët dhe të rritet përvoja e shqiptarëve që edhe mësimet fetare islame të hynë gjithnjë e më shpesh dhe më fuqishëm në shërbimin e çështjes kombëtare shqiptare, të identitetit etnik, të kulturës shqiptare.

Edhe Tahir Efendi Lluka i takoj plejadës së intelektualëve shqiptar që tërë veprimtarinë e vet ia kushtoj çështjes shqiptare. Për këtë ka shumë dokumente por ne do të nisemi pjesërisht të sjellim disa nga gjurmët që i la Tahiri në kulturën, letërsinë shqipe dhe në veprimtarinë kombëtare në përgjithësi gjatë Rilindjës sonë kombëtare.

Tahir Adem Molliqi, që është i njohur si Tahir Efendi Lluka, ka lindur në fshatin Llukë e Epërm të Deçanit nga familja e Molliqëve. Nuk dihet viti i lindjës, sado që thuhet se lindi aty mes viteve 1840-45. Në moshën e re shkoj asqer i Turqisë, sepse nga tre vëllezërit ( ishte vëlla me Bajramin dhe Ibishin), atij i takoj ta kryente „obligimin“ ushtarak ndaj Turqisë për familjen e tij .

Tahirin, Perandoria turke , në vend ta dërgojë në luftë, e dërgojnë në një shkollë fetare. Si nxënës i mirë, atij ju mundësua të vazhdoj shkollimin e lartë ku mbaroi me sukses dhe u emërua myderriz i një xhamie të Stambollit e më vonë profesor në Shkollën e Lartë „Fati“ të Stambollit. Kjo është dëshmi më e mirë që flet për rëndësinë e tij kulturore arsimore kombëtare për kohën kur jetoj. “ Në këtë institucion kulturor, ky krijues veproi kryesisht në kohën sa këtu udhëhoqi si rektor dhe si personalitet i Universitetit Hoxha Tahsimi (vdiq më 8 VII.1881), por ishte në lidhje për veprimtari kulturore kombëtare edhe me Jani Vreton. Me gjasë, pas “komprometimit” të Hoxha Tahsimit, hedhjes së tij në lëvizjen e Rilindjes për alfabetin e shqipes, më 1874, u komprometua edhe Tahir Efendi Lluka dhe u tërhoq në Kosovë...“( M. Pirraku, në Kultura Kombëtare...,faqe 393)

Mirëpo ky „komprometim“ i Tahirit lidhet edhe më disa veprime të tija.. Ai disa herë është kthye në fshatin e lindjes në Llukë të Epërm. Me qenë se nuk kishte mjete sa duhet, ai e shiti një pjesë të pasurisë dhe e ndërtoj shkollën e parë jo vetëm në Llukë por ndoshta në territorin e Deçanit. Në ketë shkollë, të ashtuquajtur „Mejtep“ Tahir Lluka angazhoj një mësues nga Gjakova i cili përveç në aspektin fetar duhej ti mësonte edhe shkrim-leximin shqip me alfabetin arab, alfabet ky i përpiluar nga Tahiri dhe i njohur si „Alfabeti i Tahir Efendi Llukës“ , shkruar me 1878. Me këtë Lluka luftoj që të bëhet kthimi i xhamisë turke në xhami shqiptare dhe në shqiptarizimin e fesë islame.

Lluka, pasi hapi shkollën e parë shqipe, kthehet në Stamboll por menjëherë burgoset dhe që nga ajo ditë kurrë me nuk është ditur saktësisht për te, sado që viti i vdekjes merret viti 1908.

Ndoshta ky është viti kur Tahir Lluka ekzekutohet,ose, dënohet me vdekje për veprimtari patriotike shqiptare që binte ndesh me pushtetin e Turqisë. Për këtë, vërteton edhe e dhëna se në vitin 1873 Lluka e shkroi „Mevludin“ shqip, të cilin,

„...pasi ky ishte person i padëshirueshëm për pushtetin, e botoi, më 1907, hoxha Tahir Halil Popova(1856-1949)...Botimi i këtij mevludi nuk u pëlqye edhe nga shkaku se intelengjencia kosovare e asaj kohe e dinte se vepra ishte e myderrizit të Gjakovës, Tahir Efendi Llukës. Gazeta Drita, duke përfunduar kryeartikullin me të cilin informonte për botimin e kësaj vepre me leje të qeverisë turke, e kritikon Tahir Popovën pse Sulltanin e quante „gazi e fatih!“ dhe tërthorazi e vuri në spikamë pandërgjegjësinë e tij ndaj Tahir Efendi Llukës:“ Në Kosovë kena disa hoxhallar e ulema shqyptarë të vërtetë, por jan edhe disa haina, si myftia i Prishtinës, të cilet nuk njofin as Zot as Pejngamber, shesin din e iman për të holla e për nishane.( M.Pirraku,në Kultura Kombëtare...faqe 394 )

Gjurmë të aktivitetit të Llukës, janë një varg dokumentesh dhe shkrimesh që vërtetojnë për Llukën si një aktivist i dalluar në kulturën dhe në çështjen shqiptare, afërsisht gjatë viteve 1860-1900 . Ai, (LLuka) më 1873, e shkroi „Mevludin“.

Sëpari, Tahir Efendi Lluka ishte shokë dhe një mik i madh i Jani Vretos, çka Jani Vreto me 1878 shkruan për Llukën; „ Tahir Efendia ma bëri të njohur në Stamboll një gjakovar, që quhej Hysen efendi, duke më thënë simbas gojëdhënës, ai ishte një njeri i shenjtë dhe shkrojti shqip me shkronja arabe këshilla fetare në shumë dorëshkrime...“ (J. Vreto, Mendime mbi shkrimin e gjuhës shqipe, Vepra të zgjedhura,263, i shkruar më 1879 në 27 faqe, ruhet në AQSH të Shqipërisë, Fondi 21, dos. 5)

Sado që Muhamet Pirraku në studimin e tij, në Kultura kombëtare shqiptare deri në lidhjen e Prizrenit, në faqe 393 mes tjerash kur flet për veprat e Tahir Efendi Llukës, ai thotë;“ Ato vepra i evidentoi gjurmuesi i ri, Arif Osmani“(?!) dhe, këtë duke e mbeshtetur në shkrimin;„Mevludi shqip i shekullit të kaluar, Rilindja, 8. II. 1986, faqe 15“ Ndoshta këtu është bërë ndonjë „lapsus“ kalemi, siq thotë Pirraku se shkrimin (studimin ) në fjalë nuk e ka shkrua Arif Osmani por Arif Molliqi(?!)

Mendoj, se kjo ndoshta s´ka rëndësi, sa ka rëndës që shkrimin në fjalë po e përshkruajmë ashtu si e botoj „Rilindja“ me 8 shkurt 1986 nga vet autori dhe, të shikohet veprimtaria kulturore letrare e Tahir E.Llukës,veprimtari kjo që duhet kushtua kujdes studimi gjuhësore letrar;

"Mevludi" shqip i shekullit të kaluar

Në Arkivin e Kosovës në Prishtinë tanimë janë dorëzuar tri dorëshkrime origjinale të Tahir Efendi Llukës ( i quajtur edhe Tahir Efendi Gjakova pasi që fshati Llukë e Epërm i takonte nahisë së Gjakovës), të cilat deri tash kanë qenë të panjohura. Ndërkaq, autori i këtij shënimi ka disponuar edhe me një kopje të „Mevludin“, të botuar në Stamboll, por sipas gjitha gjasave autori i këtij „Mevludi“ duhet të jetë pikërisht Tahir Efendi Lluka, sado që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë dilema se: „Mevludi“ shqip e me shkronja arabe, e ka për autor Tahir Efendi Popova.

Sidoqoftë dorëshkrimet (tri dorëshkrimet) dhe „Mevludi“ tani ekzistojnë dhe rreth tyre mund të bëhen studime efektive, të cilat do të ndriçonin vlerat nga tradita. Lidhur me veprimtarinë e Tahir Efendi Llukës siç dihet, janë marrë punëtoret shkencorë, në mesin e tyre edhe Dr. Idriz Ajeti, i cili në „Kërkime gjuhësore“ shkruan: „ ...E Lluka një „Mevlud“ të botuar në Stamboll“. Kujtojmë se pikërisht për këtë „Mevlud“, që ekziston, është fjala. Mirëpo këtu pa hyrë në analizën e gjithë asaj çfarë është shkruar deri tash për këtë autor të shekullit të kaluar, po nxjerrim ca shënime rreth tri dorëshkrimeve, që gjenden në Arkivin e Kosovës dhe „Mevludin“.

I. „ ARKAID- UL ISLAM“ ( Filozofi islame)

Ky dorëshkrim ka 195 fletë të shkruara me laps grafik, ku disa vende shkrimi lexohet me vështirësi, pasi i janë shlyer germat dhe disa fletë janë të shqyera. Teksti është shqip me germa arabe dhe mbanë datën e shkrimit vitin 1312 H ( sipas hixhrit) që domethënë -viti 1881. Për shkak të vështirësive për ta lexuar, ky vit mund të jetë edhe më i hershëm, ndoshta,1302 sipas hixhrit.

Dorëshkrimi është shkruar në fletore të trashë me vija të gjera në mënyrë horizontale nga e djathta në të majtë. Fletorja është e përbërë prej shumë fletësh të qepura me gjilpërë(punë dore) dhe të mbështjella me kopertina të trasha.

Ky dorëshkrim ka përmbajtje filozofike, e më tepër fetare; merret me besimin e vjetër në shumë zota dhe fenomeneve natyrore, por edhe besimin në një zot.

Gjuha në „Arkaid-ul islam“ është mjaft e përzier me turqizma, por i ngjason rrethit të Llukës( Deçanit, Pejës dhe Gjakovës).

II. „RISALE -i HAFIZE“ ( Urata e besimtarëve)

Ky dorëshkrim gjendet edhe në versionin „ Urata e besimtarëve“. Numri me të cilin evidentohet në AK, është 191/2. Dorëshkrimi ka 160 fletë. Ky dorëshkrim nuk është origjinal. Në disa fletë shkruan se është përshkrim nga origjinali dhe se përshkrimin e ka bërë bashkë vendasi i Tahir Efendi Llukës, e njëherë nxënësi i tij Zeqë Bajrami nga Lluka e Epërm, i cili ka vdekur në vitin 1948. Në këtë dorëshkrim shkruan: „ Këtë qitap e ka kopjuar Zeqë Bajrami nga Lluka e Epërm, Kazaja e Gjakovës, në vitin 1335“. Origjinali i këtij dorëshkrimi është quajtur „Risale-i hafize“ apo nga dorëshkrimi „ Urata e besimtarëve“.

Përshkruesi i dorëshkrimit thotë se nga origjinali mungojnë disa fletë. „ Urata e besimtarëve“ bën fjalë për fiset e Rrafshit të Dukagjinit, për fisin Thaq dhe Shalë. Përshkruesi (Zeqë Bajrami) thotë se edhe Tahir Efendi Llukës çështjen e fiseve ia ka treguar njëfarë Emini, për të cilin nuk jepen kurrfarë shpjegimesh të mëtejme,por supozohet se është fjala për një pleqnar të fshatit të Llukës së Epërm të asaj kohe.

Është karakteristikë se përshkrimi (kopjimi) është bërë me ngjyrë të kuqe në të kaltër. Përndryshe, kjo ngjyrë edhe sot përdorët në këtë fshat, sepse përfitohet nga një bimë, që gjithashtu rritet në këtë fshat.

III. „ RISALE-i AH-LAK“ ( Broshurë mbi moralin)

Me vulën e Arkivit të Kosovës është edhe dorëshkrimi „ Risale-i Ah-lak“ që ka 215 fletë, mban numrin 191/3, viti i shkrimit është 1311 sipas hixhrit. Ka mundësi që këtij dorëshkrimi t´i mungojnë disa fletë. Në fillim të dorëshkrimit shkruan: „ Shkruesi i këtij qitapi asht Haxhi Tahir Efendi Lluka“, kurse në një fletë pa numër shkruan:“ Në këtë qitap janë kallxu të gjitha meselet për arkaidin“ (arkaid-filozofi).

Dorëshkrimi është i ndarë në 22 pjesë (kapituj), të cilat veç e veç shpjegohen, e pastaj për të gjitha jepet një shpjegim përmbledhës. renditja kronologjike e këtyre kapitujve të dorëshkrimit është bërë në këtë mënyrë: 1) Rrena, 2) Morali, 3) Mendjemadhësia, 4) Gajbetë fjalët, 5) Përgoimi, 6) Përgoimi pas shpine,7) Nemamlluki-dorështrejti, 8) Sadaki pa hile, 9) Zineja, 10) Hajnia e tjera. Në këtë dorëshkrim më së miri mund të vërtetohet se në çfarë dialekti dhe si e përdori Tahir Efendi Lluka gjuhën shqipe në shkrimet e ti.

IV. M E V L U D I

Ky mevlud nuk është dorëshkrim, por botim i rrallë, i cili është botuar në Stamboll. Ka edhe vitin e botimit, por pasi nuk e njoh gjuhën osmano-turke që ta lexoj, këtë ia le në dispozicion atyre që e marrin për ta studiuar.

Në këtë botim në disa vende, përveç emrit të Tahirit, që është shkruar me germa të shtypshkronjës, kemi edhe emrin e tij të shkruar me dorë, me ngjyrë të kaltër. Nëse bëhet krahasimi me dorëshkrimin, mund të arrijnë në përfundim se ky „Mevlud“ është i Tahir Efendi Llukës.

Gjuha e përdorur në dorëshkrim dhe në „Mevludin“ e botuar në Stamboll, është e njëjtë dhe se jep të kuptohet se autori i këtij „Mevludi“ është Tahir Efendi Lluka. Andaj lypset një studim i thukët nga ana e një shkencëtari, në mënyrë që kjo çështje të vërtetohet deri në saktësi.( Arif Molliqi, „Rilindja“ e shtune 8.02.1986, faqe 16)

P.S.

Meqenëse tri dorëshkrimet në fjalë janë dorëzua në Arhivin e Kosovës, Fondi i Jusuf Latës më nr. 191/1,2,3, dhe nuk dijmë për fatin e tyre . „Mevludi“ është djegur gjatë këtij viti pas ofenzivës barbare serbe në fshatin e LLukë e Epërm ku është djegur edhe shtëpia ku gjëndej origjinali i këtij „Mevludi“


Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit, nga nëna Shkurta dhe babai Aliu. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Deçan (gjimnazi „ Vëllezërit Frashëri“). Studjoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik-grupi i gazetarisë.

Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi me humor dhe satirë, por në grupin letrar të gjimnazit nuk preferohej shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ dhe për të shëtitur nëpër Kosovë me grupin letrar, filloj të shkruaj edhe poezi.

Satirën e vazhdoi krejt padiktueshëm tek gazeta humoristike „ Thumbi“ që n´atë kohë e redaktonte Tajar Hatipi. Në fillim shumë pak shkroi me emrin e vet, që më vonë, të botoj me pseudonime të ndryshme si: Boksh Baruti, Topuz Bërryli, Prenk Sherri etjera. Gjatë vitit 1977/78 bashkëpunoi në gazetën e studenteve „Bota e re“ në faqen e kulturës, e sidomos në satirë dhe humor.

Në Radio televizionin e Prishtinës gjiroi, inçizoi disa skeçe televizive të cilat venin në shenjestër kohën. Edhe në „Rilindje“ botoi shumë shkrime satirike gjersa një ditë, të shqetësuar miqët e tij e rekomandojnë; herë për herë ta le satirën sepse ishte gjini letrare e „vështirë“ për kohën. (Edhe sot në Kosovë çuditërisht shumë pak shkruhen dhe botohet satira e mirëfillta).

Pas kësaj „këshillë“, Molliqi e vazhdoi me intenzivisht me poezi, pasi aty me mjetet e metaforës dhe figurave ishte më lehtë të kuptohei thelbi i idesë. Në një konkurs të „Rilindjes“, përmbledhja e tij u mor për botim, por pas kërkesës se redaktorit që të bëhen disa ndryshime ( në titull dhe të hiqen disa poezi), autori Arif Molliqi nuk pranon dhe, kjo përmbledhje me poezi nuk u botua.

Në vitin 1994, autori i kishte gjetur rastësisht disa nga ato poezi të botuara në revistat dhe shtypin e kohës ( dorëshkrimin ia kishin konfiskuar me 1992 kur e bastisen UDB-ja), i mlodhi dhe i botoi me 1994.

Përndryshe poezia e Molliqit karakterizohet me "lëvizmëri" të pandërprerë të autorit. Ai shkruen por jo ulur "mbi divan"e as pranë tryzës së punës; ai shkruan dhe ecën, ecën dhe komponon. Ai nuk ndalet as kur është i shtrirë në spital... Ecën virtualisht se këtu nuk ka mundësi tjetër, ai ecë me shpirtin e tij aktif... dhe ka dëshirë të flasë me ata që ecin. Arifi qarkon në natyrë, flet dhe na shoqëron me prezencën e vargut. Apotheoza e tipit:"Këto ditë jam duke lexuar veprat e.... nuk qëndron. Sot themi: Poeti Molliqi më bënë shoqëri... A është kjo një zanafillë e afërsisë me përmasa të reja kulturore në pikëpamje të nivelizimit linear dhe ecurisë paralel mes autorit dhe lexuesit...?
* * *

Veprimtaria:

1.“Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994
2. “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996
3. “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998,
4. “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999
5. ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000 (Shih: Tahir Efendi Lluka)
6. "Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 200
7. “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001
8. ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002
9. “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman),F. Konica, Prishtinë, '03
10. “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.”(poezi) F. Konica, Prishtinë, '04
11. “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë (Kjo dramë është marrë nga konkursi letrar i shpallur nga Ministria për Kulturë e Kosovës, për vitin 2003/2004, në mesin e shumë dorëshkrimeve në konkurs, kjo dramë u vlersua nga juria dhe u muar për botim).
12. “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006
13. “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi), 2007.
14. "Gruaja e vizatuar nudo" (roman) Faik Konica, 2008 (shih intervistën nga H. Rrustemaj) si dhe Ali D. Jasiqi: GJURMUESI I VRASJEVE ENIGMATIKE
15. „NJË HIJE BËNTE RRUGË“, poezi, botoi Shtëpia Botuese „FAIK KONICA“, Prishtinë 2009 (Shih: Shefqet Dibrani: Poezia e Arif Molliqit).

Etj.

Arif Molliqi, është prezentuar edhe në këto libra dhe antologji:

1. Halil Haxhosaj: “Premtime letrare, shkrime kritike, Prishtinë,2006
2. Shefqet Dibrani: “Libri dhe mbresa”, kritikë letrare, Zvicer 2005,
3. Chelaru Marius, Baki Ymeri dhe Luan Topçiu “Antologji e poezisë shqipe”, në gjuhën rumune, një antologji më disa poetë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Valman, Rumani, 2006
4. Disa poezi të përkthyera në frengjisht nga Laureta Miftari, 2006

Etj.


Nga Jochan Blanke i janë përkthye në gjuhen gjermane disa cikle me poezi dhe është prezentuar nga një forum gjerman në një mbrëmje poetike në Hamburg më 2007.

A.Molliqi, jeton dhe punon në Hamburg të Gjermanisë.

Balada per liriken poetike feminore te Mustafa Spahiut


Shënime rreth ” DALLGËT E BARDHA NË UDHËTIM “ dhe “ U NISA NË MËNGJES ME LUNDËR YLBERI ”

Nga Petraq Kote

Anëtar i Akademisë Europiane të Artit


“ Ka shumë gjëra që është mirë të mos i humbasim: për shëmbull, fytyrën! “
Oskar Waild


A duhet shkruar poezi për fëmijë, kur fëmijët vetë poetojnë duke vrapuar pas fluturave, pas zogjve, pas vorbullave të pluhurit të ngritura nga erërat, pas zhapikëve, karkalecave nëpër gjeografinë reale fizike të kësaj bote që po bëhet dita më ditë edhe më e vogël e që ne i themi natyrë… duke eceur me koherencën në kontekstin global, duke nënkuptuar edhe tematikat?!

Poezia fëminore botërore duhet vazhduar të shkruhet edhe më e fuqishme. Botës fëminore sapo vjen e nuk po i nxë kostumi i botës reale, botës së rritur. Globalizmit është tashmë një realitet i prekshëm. Çdo familje ku në përbërje janë edhe fëmijët mund ta udhëtojnë atë brenda ditës. Shumë afër s’do të ketë më kufij.
E, universi për të shëtitur atje fëmijët, është ende larg. Janë vetëm ca biznesmenë të fuqishëm që në moshë të plakur me varrin fëmijëri dhe rini brenda vetes, presin biletë dhe shkojnë në kozmos. Por këtë pamundësi të mundur, këtë biletë të klasit të parë, këtë realitet virtuale për në univers, për në galaktikat tjera e siguron libri poetik, libri në prozë. E sigurojnë shkrimtarët fëminorë që fatmirësisht ndodhen pranë fëmijëve me poetikën, prozën e tyre.
Dihet se poezia, proza më shpirtërore, më e gjallë për fëmijët por edhe të rriturit është vet natyra me shumëllojshmërinë e saj të përbërjes humane e jo humane në afrim, në prekje. Kur fëmija i gjendet një livadhi, një pylli, një liqeni, një deti, një lumi, një aeroplani, një parku zoologjik, arkeologjik etj. Aty s’ka më libra. Libri vetë është vendparj vendgjendja. Leximi i gjallë. Urbanizimi përherë e më shumë i botës po bënë paralelisht shoqërizimin e thellë, fëmij – libër.
Në se një fëmijë nis të lexojë, ai, atëhere ka nisur edhe të mendojë, të përfytyrojë, të ideojë. Pra tek fëmija është mbjellë fara e së ardhmes dhe nga ai burrë, grua i (e) së nesërmes nuk duhet patur frikë. “ Mos ki frikë nga njeriu i ditur! “ thoshte një filozof i romantizmit europian.
E, në kushtet e këtij vazhdimi ligjërimi, letërsia shqiptare për fëmijë e të rritur duhet të hyjë në letërsinë Europiane e fuqishme, me përpos, një numër të madhë emrash të afirmuar dhe botimesh të arrira nga ana etike dhe estetike, të cilët ( cilat ) pas viteve 1990 nuk i mungojnë kësaj letërsie dinjitoze dhe pse e lindur në një popull të vogël, nga një gjuhë afro 10 - 15 milionëshe e folur dhe e shkruar në trojet etnike dhe mbi 16 milionë në diasporë ( më kujtohet një bisedë me mikun tim doktorin e shkencave filozofike Laurant Bica. Ai më tregonte se kur gjendej në Selanik të Greqisë dhe kishte pyetur profesor N. S se a ka shqiptarë këtu? Profrsori kishte ndalur, kishte kthyer vështrimin e habitur nga doktori, dhe kishte ligjëruar: “ Pyetët gabim miku im! Ju duhet të kishit pyetur: A ka grekë, këtu? ), dhe pse e penguar pandërprerë nga figurat dhe veprat letrare soc – realiste. Në se ne do të hyjmë atje vetëm me këta “ dead time “ dhe me artin e tyre letrar, jemi të parealtë, të papërfillshëm, të asimiluar. Unë nuk mund të përcaktojë mosqënien e tyre në këtë udhëtim të gjatë e të vështirë të mbijetesës në atë vendmbërritje, vendbanim të ri! Se edhe ata kanë bërë art letrar fëminor. Por mua më bënë përshtypje lufta e tyre piedestalike e pa princip!
Por më e keqja është se këtë hyrje masive letrare estetike e vret goditja permanente e studimeve ireale të padrejta, hipokrite, kulisore, të varura, të korruptuara, dashakeqe të “ profesorëve “, “ doktorëve “ dhe “ mjeshtrave “ të tjerë të shkencave gjuhësore – letrare shqiptare.
Arrihet deri atje sa arti letrar shqiptar parcelizohet: në art letrar që bëhet në metropol dhe ai sipas tyre është “ i madh “ dhe arti letrar provincial i cili po sipas tyre është detyrimisht “ i vogël “, duke mosditur të mjerët se kryeqyteti i letërsisë ndodhet atje ku ndodhet, etika, estetika letrare, ajo çka është më e bukura. Një shembull i shkëlqyer është arti i shkrimtarit të letësisë fëminore shqiptare, Mustafa Spahiu. Ai është jo vetëm përfaqësues i denj i Shkupit, Prishtinës, por i gjithë trojeve shqiptare. Strukturën narrative, strukturën ligjërimore të Spahiut të cilat përbëjnë dy shtyllat kryesore të veprave të tija poetike nuk mund ta konturosh dot brenda kufijve maqedon dhe ta quash letërsi fëminore provinciale. Është tjetër gjë qenësia dhe tjetër gjë letërsia. Është tjetër gjë talenti dhe tjetër gjë gjeografia.
Unë jam i sigurt në mbanësinë e këtij akti të lumnuar të letërsisë shqipe.

Mustafa SPAHIU i erdhi Shqipërisë në jetë më 5 prill 1948 në fshatin Muçivërcë të Anamoravës së Gjilanit, Republika e Kosovës. Ishte ditë, kishte diell. E lindi një familje zejtare-bujqësore e kamur, fisnike. Katër klasë të shkollës fillore i kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në fshatin e afërt Rogoçicë, të mesmen në Prishtinë. Akademinë pedagogjike për gjuhë dhe letërsi Shqipe e kreu në Shkup. I ndoqi studimet në Fakultetin filologjik, katedrën e gjuhës e letërsisë shqipe. Tërë profesionin e gazetarit, publicistit e kaloi në Radio Shkupi - programet në gjuhën shqipe. Për 25 vjetë me rradhë e drejtoi me sukses të shkëlqyer emision më të dëgjuar për fëmijë "Lule më lule". Aktualisht e drejton emisionin letrar të loguar " Tingulli i artë i fjalës ".
Ka marrë shumë shpërblime letrare e mirënjohje nga shumë institucione dhe shoqërime të fëmijëve, në shkallë republike dhe jashtë Maqedonisë. Më vitin 2008, programi i Radio Shkupit në gjuhën shqipe ia akordoi mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore. Në takimet letrare të organizuara nga Shoqata e artistëve " Pushkin " në Tetovë u nderua me çmim të parë.
Ka të përkthyera mbi 30 vepra nga gjuhët sllave: kroatishte, boshnjakishte, maqedonishte, serbishte, malazeze dhe nga shqipja në këto gjuhë.
Është anëtar i dy shoqatave letrare: Shoqata e shkrimtarëve shqiptarë në Maqedoni dhe Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë. Është anëtar i Klubit të shkrimtarëve " Konstandin Kristoforidhi " të Elbasanit, R. e Shqipërisë. Është qytetar nderi i qytetit të Durrësit dhe Mik i madh i fëmijëve, akorduar nga prefektura e qytetit të Durrësit.
Krijon, punon, boton dhe jeton në qytetin e Shkupit. Vendlindjen e ka burim të pashtershëm frymëzimi.

Biografi lirike e librave të autorit:

Buzëqeshjet e okarinave - (1981)
Ylbere lirie... - (1982)
Mollëkuqet e blerimit - (1984)
Fëmijët kalojnë nën ylbere - (1988)
Nobelistët për fëmijë - (1989)
Livadhi im - "Moja livada" - (1989)
Buzëburimi - "Pokraj izvorot" - (1992)
Sytë që shkrepin fëmijëri - (1994)
Fëmijët lozin në brerore - (1994)
...Më ka marrë malli... - (1995)
Rregullat e mirësjelljes (Bonton) - (1995)
Ora që kurdiset nga ëndrrat e fëmijëve - (1996)
Vallja e okarinave - (1999)
Kolovajza e ëndrrës sime - (2000)
Këngët e trishtilit - (2000)
Sikur t'isha djalë i diellit - (2004)
Fëmija është bilbil i shtëpisë - (2005)
Me buzëqeshje ju dal përballë - (2005)
Fëmijët fshihen në gjelbërim - (2007)
Era s'ka shtëpi (haiku) - (2007)
Fermanet e pranverës - (2009)

Mbi letërsinë fëminore të Spahiut

Mustafa Spahiu eshte figurë centrike e letersise sone per femije ne Shkupin tonë etnik. Për rrjedhojë edhe letërsia e tij është centrike. Ai është një gazetar i shkëlqyer, një publicist i mrekullueshëm. Me tipologji të adhuruar. Në retorikë operon me shkallën e lartë të stilit. Ai eshte po aq edhe perkthyes qendror, saç antologjist. Mustafa Spahiu u duk në qytetin letrar të Shqipes 46 vjet më parë, kur në kalendar ishte viti 1964. Atëhere ishte veç njomëzak dhe askush nuk e vuri re nga ata që dinin dhe ligjëronin mirë libërisht. “" Flaka për fëmijët tanë ". thirri Mustafai atij moti dhe buzëqeshjen e bëri baladë në këngët e rritjes së njeriut.
Në vetvete lirika feminore e Mustafa Spahiut është një baladë e brishtë metaforike. Ajo është skalitur aq me kujdes sa edhe ndërhyrja më e vogël për të hequr edhe një papastërti të rënë mbi të, e thyen.
Janë dy cikle ” DALLGËT E BARDHA NË UDHËTIM “ dhe “ U NISA NË MËNGJES ME LUNDËR YLBERI” që ma sjellin këtë ndjesi baladike, të cilat i dëgjova së pari nga gjyshja ime Kostandinë dhe Katerinë ende pa ngritur nga djepi dhe pse në një formë tjetër “ ninulla”.

Provoni të mos ia këndoni një fëmije shqiptar që lind!...
Dhe Spahiu i këndon në një formë tjetër, lirikisht, poetikisht, baladisht.
Dhe Spahiu më kujton Mjedjen, poetin tonë kapërcyell të gegërishtes së latuar dhe poezisë moderne.

ÇUTERRI FALË POEZI

Lazdrohej hirshëm shej’e burimit,
lundronte me barkë dielli i agimit,
me pjalm t’yjve nusja thuri kurorë;
tërfilat vinin me zilket në dorë...

Erdhën me dyjare qafës sorkadhet,
jehona shpateve shtrihej më shumë...
Ketrushat vrik i grishnin kunadhet,
përposh bjeshkës buçiste një lumë.

Bjeshkët si gjithmonë kanë vlerë...
Sytë e zemrat – gjerdane me gëzim!
- Shtigjeve pinjoll horizont’i gjerë;
njëpasnjëshëm vjen nga një përfaqim...

Njomen lot sytë e poetit gjithandej,
gurrat e bardha i rrinë mbi vetullë...
Stërlashti[1] – tha – o, mik këtej, këtej
Merr fëmijërinë strajcë në sjetullë!

Sytë poetit i shkrepnin dritë,
Zemrës i flatronte një fshehtësi...
- S’mbahet mend pikniku si atë ditë,
valëzat e çuterrit derdhin flori.


Poetet e letersise feminore, jane poetet e pranveres së jetes së çdo kombi të kësaj bote gjenerike konceptuale me akses përhershmërinë vazhdimore. Ata më ngjajnë gjithmonë të veçantë sepse ndoshta të tillë ndjesi më përcjellin së brendëshmi. Veçanësia e Mustafait erdhi në Fier fizikisht në një takim poetik të titulluar “ Apollon – 2009 “, dhe prej asaj dite ai është tek “ Biblioteka e vjetër “ në qender të qytetit myzeqar. Ndoshta la ca pjesë shpirti, atje, kur recitoi poezinë e vetë!
Janë ndryshe poetët e letërsisë për të rritur, zakonisht në gjegrafinë e tyre të krijimit e cila zbret në letra nga majat e penave, gjallon vjeshta, se vera shumë pak e përmasohet asaj bote gjasangjarë dimri...
Në lirikat fëmijërore gdhenden anë poetike të gjëra, pa brigje e pa dallgë dhe pse me stuhi ngjyrash.
Një nga veçanësitë e këtij poeti lirik të letërsisë fëminore shqiptare është konotacioni i saj me historinë kombëtare. Tashmë më shumë se kurrë është i nevojshëm ky interier i ndërlidhur. Së pari letërsia fiton pasaportën kombëtare domethënë veçanësinë dhe së dyti ajo bëhet më interesante, më e kërkuar nga lexuesit pikërisht për këtë veçanësi të pa njohur më parë nga fëmijët e kombeve të tjera. Ja, njëra prej tyre:

DJELMOSHAT NGA BERATI

Tre djelmosha nga Berati,
të treve ju buzëqeshte fati...
Mbi rrotë prej trëndafili, t’urtë
imagjinojnë Kodikët e purpurtë!...

Natën për ata ninullon Osumi,[2]
lozin rrugëve pasi ju ik gjumi...
Trishtila, n’thembra s’prekin fare
e duan qytetin me mijëra dritare!...


Kozmogonia është tjetër hapsirë e pushtuar nga lirika poetike e Spahiut.

KUAJT DIELLOR

Kuajt diellor – jelebardhë,
kuajt e flakës – janë pa potkonj,
kaluan pa gjurmë arë mbi arë
lumenjve pa ura dhe mbi përronj.

Kaluan bjeshkët që s’kalohen dot
me trokthin e lehtë, detet pa not,
kuajt e bardhë për çdo mesditë –
në livadhet tona i kullosin sytë...

Flatrojnë të ngopur, të harbuar,
sa mrekulli të jesh mbi ta kaluar!


Distiku është operacioni më sfidant në vargun e Spahiut.

VARGJE PA ADRESË

Vargjet e mia – degë ulliri – përherë
merrni ngjatjetime zemre tulipan me erë,

çdo ditë grafullojnë me rima të reja
- sikur valët hepohen nga hareja...

Shfaqen yje me ngjyra trëndafili,
folenë shtalbore – thur – trishtili,

Vargjet e mia brigje të arta lumi,
nxitojnë pëllumbesha me ëndrra gjumi

...

Dikur, në shënimet e mia kam shkruar se më shumë se çdo letërsi, letërsia fëminore duhet të jetë letërsi misionare. Pikantiteti i misionit të sajë konsiston në faktin “ rritje “. Pra se si ajo duhet të ndikojë në rritjen e fëmijëve. Portretistë, peizashistë, socialë, dashurorë, metafizikë etj., etj..
Dhe spektri i lirikës së Spahiut i rrok të gjitha. Ja një lirikë e portretit:


ME VARGJE I PORTRETOJ

Kujt i shihet mosha në trung
palmës gjethepahitëse,
Kush nën acar shpërthen lule
mimoza aromëmahnitëse...

Ç’po shkrep e përflakur bukuri
n’oleandrin e dalldisur,
Ku fshihet ëndrra e padukshme
nën shelgun – lotrrokullisur!

Kujt i duhet gjerdani i hënës
për ta mbajtur në kraharor,
- Kend e bekon dielli: rritu-rritu
si blirin e artë në qershor!

Kush i derdh stoli akacjes
shih, mjaltë e bardhë me kumak...
- Lauresha end pëlhurë mëndafshi,
pëllumbeshat e mbuluan me duvak.

Pse mështekna pëshpërit ngadalë
përkund belin – gejzer i gjallë! –
- Plepi në breg të lumit prore
i numëron pikturat pranverore...

Ka kohë që letërsisë Shqipe i ka mbërritur një unë tipologjik dhe po aq kohë që bëj pyetjen se përse kur studiova letërsinë fëmonore si lëndë të veçantë në universitet ( gjuhë – letërsi Shqipe )
nuk kishte asnjë lekturë për ‘të?! Si ka mundësi që në antologjitë e letërsisë fëminore Shqiptare nuk është kjo poezi dinamike e Spahiut, me figuracion prej mjeshtri dhe ne ish studentëve të letërsisë na lekturoheshin poezi shpesh herë pa nivel artistik nga soc – realizmi?! Në një kohë që vetë Spahiu është një antolog i shkëlqyer. Nuk kam gjetur më të bukur se antologjia e përpiluar nga professor Odhise Grillo të titulluar “ Porsi kënga e zogut të verës “ botim i LOGOS – A 2002, Shkup, ku ndodhen poezitë e Mustafa Spahiut “ Udhëtoj me Ylber “ faqe 104 dhe “ Lundra ime “ në faqen 105. E në se ato poezi ndodhen në antologjinë e Shkupit, të paktën në antologjinë e Tiranës të ishte kjo poezi e Mustafait:

SI LINDIN ËNDRRAT
Ndoshta lart nga fron’ i qiellit
Ëndrrat si perlë vijnë fluturim.
N’velanije si rrezet e diellit,
Dy zgalema t’sertë në pakthim...

Natën tjetër do të fluturojnë
- Aty ku dy rrepet bëjnë roje...
Trëndafilat e lulëzuar – amësojmë,
Futen shtëpive si mjalti në hoje.

Ëndrrat e buta, pak të tmerrshme,
- Melerotin e gudulisin në gjumë!
Me trenin e kaltër zbresin t’hareshme,
Zënkat e djeshme i hedhin në lumë.

Tëra magjetoret e fshatit tim
Kur gatuajnë gjellëra – mrekulli!
- Vallë, ëndrrat hëngrën – ëmbëlsim,
Sa jam kureshtar, ou, dua ta di?!

Si lindin ëndrrat – puhiz’e motit
Kërkonte me shami të bardhë në dorë.
E hallakati dhe fshatin e Melerotit,
Faqet mitare qeshnin yll me kurorë.


Dhe për ti mbyllur këto shënime miqësore por tejet të vërteta, më ler i nderuar i poeti Mustafa Spahiu, të nënvizojë:
Une nuk shkruaj per TY i nderuar Spahiu pse ti po perkthen Petraq Koten ne Kroatisht!!!
Une shkruaj pse duhet shkruar per nje lirik, publicist, perkthyes dhe antologjist te shkelqyer te trojeve tona etnike nen " Maqedoni ". Unë mbaj shënime për ty sepse ti e meriton piedestalin e nje shqiptari me vlere, nga ku përsëritet dhe ligjeron e shenjta gjuha Shqipe.

Dhe për ta lidhur fundin e këtyre shënimeve me fillimin,
Mendoj se brezat sa vijne dhe perparojne dhe jane edhe me te zhvilluar fizikisht, edhe me te zhvilluar mendërisht. Zhvillimi global shoqeror kerkon standarte te tjera, me te larta, më koncize, më prioritare seç na kerkoheshin neve.
Sot femijet mesojne gjuhe te huaj qe ne kopesht, lozin ne kalkulator, improvizojnë, provojnë dhe më e rëndësishmja, njohim më me baza gjuhen e tyre etnike. Këto lëvizje koherente ardhmërore të pazakonta do të shkojnë pa tjetër drejt një stadi të ri gjuhësor dhe letrar. Per mendimin tim, poezite me flutura dhe me fjale pa kuptim thjesht per rime, do të dalin jasht funksioni. Është poezia metaforike dhe filozofike, sigurisht Brenda konceptit fëminor, ajo që do të triumfojë si kërkesë imperative dhe misionare. Kjo poezi do të sjellë akses per intelektin dhe formimin e femijes. Poezite, tregimet, perrallat duhet te jene pak me komplekse, te nevojisin edhe fjale te reja me shpjegimet perkatese dhe me kuptime morale ( morali i fabules ). Femijet kuptojne shume me shume se sa me ndojmë e duam ne te pranojme, ne. Na duket sikur jane te vegjel dhe
" naive " por PSE - të e tyre shpeshhere na zene aq ngushte sa na kryqëzojnë si Krishtin çifutët.
Mendoj gjithashtu se e gjithë letërsia fëminore duhet te jetë interaktive, jo thjesht ligjërim i përmasuar teknikisht. Kjo letërsi krijon tek fëmijët idete e para, etikën, estetikën, normat e moralit, gjykimit, bazën e logjikës, duke i përcaktuar së ardhmes së tyre, deshirat per nje forme apo nje tjeter art.
Të shkruash letersi per femije nuk eshte e thjeshte. Imagjinata efëmijëve eshte aq e madhe dhe e fantazuar, sa të çone drejt një jurie tejet special ( që janë vetë ata ) shume te veshtire per te te pranuar si shkrimtarin e tyre.

Pikon, rigon nje pikez uji,...si lot, si zog, si psheretime

Nga Flori Bruqi






Zyhdi Dalip Morava lindi me 14 mars 1946 në fshatin Gracë të Devollit dhe u dënua në vitin 1971 me burgim me akuzën "agjitacione propagandë" si shkak i poezive që shkruante.

Në prill të vitit 2005 emërohet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi deri në 7 dhjetor të vitit 2006.

I njohur si një shkrimtar disident, Morava është nga ata shkrimtarë që vuajti vite të tëra burgu në regjimin e kaluar komunist, konkretisht 8 vite në burgun e Spaçit të Burrelit dhe vetëm pas viteve '90, ai mundi të shfaqë krijimtarinë e tij para publikut të munguar për dekada me radhë. Dënimin, ai e mori për shkak të disa poezive që shkroi asokohe. I cilësuar si "poet i dashurisë", në një libër kushtuar burgut të tij në Burrel, mbjell shumë më tepër dhimbje, dashuri njerëzore se sa urrejtje. Zyhdi Morava ka qenë fituesi i "Pendës së Argjendtë" në vitin 2004, në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës.

Pas përmbysjes së diktaturës komuniste filloi të punonte për krijimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës së ish të përndjekurve politikë. Gjithashtu në këto vite ushtroi profesionin e gazetarit dhe shkruante vazhdimisht në gazeten "Sindikalisti",”E vërteta” dhe “Republika”. Mbas vitit 1991 ka botuar shumë libra si në gjininë e poezise ashtu edhe të prozës.

Në morinë e veprave të tij mund të përmenden novela “Hingëllimat e shiut”, vëllimi me tregime “E papritura” në të cilën spikatin novela “I huaji” dhe tregimet “Kusia e zbrazur” etj, ndërsa në romanet më të njohura janë “ E zhdukura”, “Burri i të dashurës sime” e “Veçanta e një dashurie” roman i cili u vlerësua me çmimin kombëtar “Penda e Argjendë” akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si romani më i mirë për vitin 2005. Në vitin 2005 Zyhdi Morava zgjidhet Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, të cilën e drejtoi për gati dy vjet. Në vitin 2006 Zyhdi Morava dekorohet nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”.Vdiq ne Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", pasi vuante nga sëmurja e sheqerit(Diabeti).





Puthja e fundit


Pikon, rigon nje pikez uji,
E dale shkembit veshur myshk,
Si lot i gruas epshezjarrte,
kur sheh fytyren qe iu vyshk.

Fluron, lodron nje gjeth ne renie,
Kur era fryn e shfryn ne vjeshte,
Si psheretim e zemres tende,
E dale befas, fare thjeshte...

Fluturon e iken fluturim,
Nje zog qe shume gaze kishte,
Dhe mbetet bosh foleze shkreta,
Mes degeve, ne shelgjishte.

Si lot, si zog, si psheretime,
Gjithcka e shoh si shkoi, si treti,
Vec puthja e fudnit mes kujtimesh,
Si tjeter plage e thelle mbeti...


Ne lendinat e prillit

Hapat e mi te ngathet
Ne lendinat e prillit,
Si kuaj te lodhur...

Sa vjec eshte ai zog
qe kendon ate perralle
Aq te njohur?

Kenga e tij kerkon te me joshe.

E degjoj edhe lutem qe ndarja, 
Mos kete ate moshe!...


Mos iu largo

Mos iu largo hijes,
Qe te vjen nga pas,
Prane cas per cas...

Eshte malli im,
Qe te ndjek me gas.


Vajtim i gishtave

-Perse me vajtojne gishtat e duarve,
E dashur, fole perser?

-Pa me prekur, ndihen, e di mire,
Emigrante mbetur pa atdhe...


Bėj be

Te bej be, per koken tende,
E per frutat pjekur veres,
Per te paren puthje dhene,
Midis buzeve te pranveres,

Se kjo jet' qe me ka mbetur,
Ndersa shoh flokun e zbardhur,
Pa ty mjaltez e patretur,
Do te ishte frut i kalbur...

Plaga

Ne 
duarte e mia,
erdhi nje zog i plagosur,
Dridhej nga dhimbja...

E kujt qe ajo plage?
E jotja apo imja?

Loja

Kur ishim bashke, losnim tek a cift;
Te doja une me shume, a ti me doje?
Ne ate loder te kendeshme, Feminisht,
Ndodhte qe, me teper te fitoje...

Tani qe s'jemi bashke, kujtoj lojen,
Koken tund me dhimbje. Eshte e enjte.
Dhe fort me vjen inat. Atehere nuk mendoja,
Se kjo loje e bukur me genjente...

Ndersa shkruaj

Ne cdo germe, rrokje, ne cdo rrjesht,
Ne hapsiren mes tyre, nga vargu ne varg,
Lundron dashuria, dashuria qe s'resht,
Te kerkon ty, detrave, larg...

Ne cdo jamb, ne cdo strofe, ne cdo vjershe,
Ne cdo agim me mjegull e pa mjegull,
Me shfaqesh ti, plot hire dhe e thjeshte,
Mbeshtjelle rreth meje, si kulper, si pjergull.

Ashtu me zente vdekja...


Ylli i mbremjes


Tej, 
Ne qiell te jargavante,
Celi yll i mbremjes.

Ashtu si cel per nate
Neper mote.

Zemra nisi vallen kraherorit.

Per nje cast,
M'u duk si qeshja jote...


Ata dhembe

Qeshe, dolen dhembet, sa te bukur!
Si te celte buzeve nje zambak.
Eja ndukme, ndukme, duke puthur,
Te me hane, lehte, pak nga pak!....

Lehte te me hane, te me grijne,
Te me ngulen kendshem neper mish.
Kur i shoh mes qeshjesh se si ndrijne,
Vdekje me te bukur, them, s'do 
kish!...


Jargavani

U venit jargavani qe te dhashe,
Si ndjenjat e tua per mua.
I strukur ne skaj te vetmise,
Pres drite nga qeshjet e tua.

As prilli s'me bind qe te endem,
Lendinash me lule te shumta,
Ankthshem ndihem me veten,
Si fundjaves ndihet e shtuna.

U venit, u venit jargavani,
Iu shterr e iu tret sot aroma,
Si gezimet qe mushnin dikur,
Gotat e qeshjeve tona...


Neper libra

Kur prej jete do te shkojm, te humb,
Me te zezen vdekje qe do vije,
Shpirti im ne libra, gjer ne fund,
Dashurisht i bukur do te ndrije.

Vende-vende po u shfaq merzia,
Pak nervoze do te dridhet fleta,
Nga e keqja qe me dha njerezia,
Prej goditjesh qe me fali jeta.

Ato flete mos i shih me sy,
Mos lexo atje se c'eshte shkruar
Kur i shkrova nuk te njihja ty,
Moj pranverza ime e praruar...


Ky zog

Ky zog i ardhur qiellit me vertik,
Ne qiell te qashter pa fund edhe pa skaj,
Eshet malli i zemres, qe zemres nuk iu fik
A eshet zemerim i ardhur prej asaj?

Sido te jete, e pres me krahet ndere,
Dhe shpirti si i dehur vjen verdalle.
Dhe del nga humbetira aq e thelle,
Me aq pranvere sa s'gjindet nder te gjalle...


S'do 
kish me keq

Mos ndodhte ah, mos ndodhte kurre,
Teksa mes pritjes rri dhe pres,
(e liga rente mbi gure, drure)
Sikur pa pritur un' te vdes!...

S'do 
kish me keq e me te hidhur,
Ne kete bot' vdekje s'do 
kish...
Me ruajtshin Zoti dhe e Mira,
Gjer ate cast kur ti do t'vish!...

Gjer ate cast kur buzet tona,
Ta ndezin prapa nje zjarr qe paten,
Pastaj ne vdeksha, pune e madhe!
Ne goje te vdekjes shkoj me mjalten..


Neteve


Drite e henes po te ndenj mbi buze
Mos e tremb
jam une;


E ne kopesht po kendoi bilbili
Mos e tremb jam une;

E dritares po te erdh nje flutur
Hapi xhamat prite,
Eshte zemra ime
Qe te do me vite 


Terhanaja


Une jam poet,ne ndjenja aq i pasur,
ne jete kaq i varfer,s'kam s'te ha.
Ndersa shkruaj ca vjersha dashurie
ne zgjarr po zjen nje terhana.

Do i lexosh keto vjersha o i ngopur,
i kenaqur,shtrire prane asaj
dhe do thuash sa bukur,pa e ditur
se terhanaja ime s'kishte vaj.

Fletet e vjeshtesh


Ah,te ishin kaq te praruara
ditet e jetes time te thjeshte!
Te kishin kaq harmoni
sa renia e fleteve ne vjeshte.

Fletet e vjeshtesh shkundur nga era
biene,pikojne ngado.
Ju lutem njerez, mos i shkelni!
Jane dashurite tona ato.

Ka dite


Ka dite qe s'i laj duarte.

Ne to nuhas her' mbas here
aromen qe mbet prej trupit tend.

Kenga e popullit


Sketerra do ngopej me vojtjet qe hoqem
shkaktuar nga ju lubi qeveri.
Ne zgjarre na hodhet por dot nuk na dogjet
e dot nuk na bete as shkrumb e as hi.

Me ligj e te liq,kerbac e ofic,
ne bete sakate,na ndate , shpendate,
na quajtet armiq,hiq e perpiq
ne brengen e gjate,me buken e thate.

Kurrizeve tane ju ngrini dollira,
lepini e fshini turinjte me dhjame.
Femijet e vegjel me sye si hirra
na pyesin:-O babi,c'o hame?

Shushunja!Me kunja,pallavra e rrena
ne mendje e zemer na varet bezdite,
na late pa endrra e gjakun na pite,
ne mpite,na grite,na moret te rite.

Na shate,aq gjate,na zhytet ne nate,
ne burgun e ftohte te mjer' e te ngrate.
Me tmerr e me plumb, me shpifje e frike
na vrate,percate,na ndate nga grate.

Po ja me se fundi ky popull e shkundi
kaluar edhe zgjedhe e thrret me ze plot:
-Tani s'po durojme ne ferr te jetojme,
nga rrug' e shpetimit asgje s'na shkul dot
!

Kur trupi është ndarë


Flori Bruqi




Hasije Selishta Kryeziu u lind më 13 Prill 1960 në Kamenicë(Dardanë). Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë.

Ka filluar të merrej me shkrime që në shkollën fillore, por librin e parë me poezi e botoi më 2005.

Është anëtare e Lidhjes së Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës si dhe anëtare e Lidhjes Shoqatës së Poetëve Ndërkombëtar( World Poets Society).

Është shpërblyer me disa çmime në konkurset letrare në poezi dhe prozë. Vlen të përmendet se në Ferizaj (2008) është shpërblyer për prozë, ndërsa në Podujevë (2008) në takimet “Kadri Kadriu” dhe në Kumanovë në “Takimet poetike të Karadakut”- 2009, ka marrë çmime për poezi.

Përmbledhja e tretë me poezi, “Mbishkrim në lëkurë”, në “Mitingun e Poezisë”, në Gjakovë, (2007) ka qenë e përzgjedhur në grupin e pesë librave më të mirë të botuar në Kosovë midis dy mitingjeve.

Poezitë e saj janë përfshirë edhe në Antologji, ku janë prezentuar edhe shumë autorë tjerë ndërkombëtarë. Njëherit dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës si ajo angleze, greke, italiane etj.


Veprat e botuara nga e njëjta autore:

1. “ Edhe nëpër varre këndova”, 2005, poezi

2. “Kur vdes në mes të largësive”, 2005, poezi

3. “Mbishkrim në lëkurë”, 2006, poezi

4. “ Përtej çmendisë”, 2008, poezi.

Etj.


Ndarja 

Nuk e di ç’ të duhen sytë e mi

Kur nga terri janë lodhur

Një pjesë e kanë prej shiu

Një pjesë e vetullës

Te Molla e Kuqe

Pjesa tjetër në Ulqin

Njëra dorë në Rozafë

Tjetra në Shkup

Po çamëria

Më the kam gishtin

E bukur për unazë

Por unë jam shumë larg

Si mund të përqafohemi

Kur trupi është ndarë

Mos më thuaj se më ke harruar

Kur unë yllëza jote jam aq larg

Vallja e shkrepave




Nga Flori Bruqi



Loti i kohës


(Ali Podrimja ,poet)

Nga Qabrati

Drejt majes se Thepave

Hapen erërat jugore

Ali Podrimja !

Lot i Kohës

Poet i Lumit

Kalorës i shpresave

Poet i shekullit plak

Shekullit t'lamë në gjak....

Ulqin, 28.7.2012

"Hasi mes luftës dhe lirisë"


Eksluzive në Floart-Press:Rajmonda Maleçka "Hasi mes luftës dhe lirisë"



Gjeneral –Plaku (Xheladin Gashi)


Në foto:Bekim Shyti, Xheladin Gashi-Plaku dhe Besim Mala -Murrizi. Shqiperi (Gjatë luftës 1998)

Puna e gazetarit është e çuditshme. Në kushtet e luftës, kur në çdo moment, në mëngjes, në drekë apo në darkë mund të ndodhë diçka e paparashikueshme, nevoja për të fiksuar dhe ruajtur gjithçka është e rëndësishme dhe e shenjtë. Puna e gazetarit në këto raste vlen sa krejt jeta. Koha për të mos e humbur pamjen e saj është optimale.
Kanë kaluar vite. Kohët kanë ndryshuar. Lufta u bë amanet, kujtesë, u bë lapidarë, u bë këngë. Kosova fitoi Pavarësinë dhe nga dita në ditë, ajo po njihet në të gjithë botën, dhe disa nga ato, luftëtarët legjendarë nuk janë më.

Nëse ato i mungojnë kohës sonë, gëzimit tonë të ligjshëm, për atë që u flijuan për shekuj me radhë qindra-mijra djem, burra e atdhetarë të çështjes sonë kombëtare. Kohës sonë i mungon Komandant Plaku, Xheladin Gashi, i famshëm, njeriu i paepur i luftës dhe i UÇK-së.

I betuar për lirinë e Kosovës, i paepur para të gjithë vështirësive, që ajo luftë po kryhej dhe u kry, i pamposhtur në idealin kombëtar. Komandant Plaku duket se është diku nëpër bazat e luftës në Has, diku nëpër luginat dhe llogoret e Pashtrikut, duket se është atje ku Kosova dhe njerëzit e saj kishin dhimbjet e tyre të mëdha. Komandant Plaku, duket se të pret e të përcjell, të tregon për të gjithë ngjarjet e luftës, për të rënët, për ditë-netët e luftës dhe të dimrit. Të tregon të gjitha ngjarjet e Hasit që nga Kruma e deri në bazën më të largët të luftës. Të duket se ai din gjithçka ka ndodhur.

E nisa rrëfimin me Xheladin Gashi nga një rrethanë e çuditshme lufte, pasi lufta me njerëz si Xheladin Gashi, kishte dimensionin e vet, kishte peshën e vet, kishte logjikën dhe arsyetimin e vet. Pra, ajo kishte kauzën e saj të drejtë dhe të pamundur për ta.
Në të gjithë kujtimet për luftën në trevën e Hasit, Xheladin Gashi i kryqëzon të gjitha opinionet. Askush nuk harron të flaës për ata luftëtarë, ata burra të heshtu, të urta, trim dhe të paepur. Tek puna e shumë malësorëve dhe njerëzve që ishin pjesë e luftës, ai përbën pjesën thelbësore të opinionit, të peshës dhe të vërtetës, të cilën askush nuk guxon ta anashkalojë. Mjafton vetëm të dëgjosh atë referim të njohur, ishte dhe Komandant Plaku dhe atë që duhet ta besosh siç besohet në gjërat e shenjta e me besë.

Lufta pati fatin të ketë burra të tillë. Burrat si Xheladin Gashi, patën fatin me e vërtetu burrnin në luftë. Të gjithë ato që morën pjesë në luftë, ato që e ndihmuan luftën, ata që e panë luftën, patën rastin që dhe në kohët moderne njeriu i luftës, i cili më së pari ishte njeri i Atdheut të ishte shembulli më i shkëlqyer i burrit dhe të luftëtarit.
Në kujtesën e Hasit Xheladin Gashi, nuk do të harrohet kurrë. Atë e “takon” në gjithë rrëfimet për luftën, para-luftën dhe pas-luftën.

Në librin “Hasi mes luftës dhe lirisë”-unë kam gjurmuar të sjell të gjithë faktorin e madh njerëzor të luftëtarëve që ishin në Has. U pritën dhe u përcollën nga hasjanët, ato që i besuan shumë gjëra të rëndësishme kësaj treve. Të gjithë këto njerëz me të cilët më ka lidhur lufta dhe pas lufta, koha e sotme e progresit….të shtetit më të ri të Botës, si Kosova, kanë përbërë një fat të madh për mua.

Shumë prej tyre i njoha në luftë. I thirrnim eprorë, i rrespektonim si eprorë dhe pse ishin shokët tanë, pjesa më e madhe e tyre bashkëmoshatarë. E pas lufte dikush shtegtoi, nodnjëri u kthye në shtëpi dhe u bë përsëri, ai njeriu i zakonshëm. Veçse historia e luftës është prezente tek secili.

Xheladin Gashin e njoh që gjatë luftës. Bashkëbisedues fjalë-pak. Ishte i heshtur. Siç janë të heshtura gjërat e rëndësishme. Por jeta dhe veprimtaria e tij nuk ka qenë e heshtur. Jeta e veprimtaria e tij i ka ngjarë stinës së begatë, e cila ashtu pa u ndalur, ngadalë heshturazi ditë pas dite e mbush hambarin.

Xheladin Gashi e ka krijuar personalitetin e tij në vendin e historive dhe shembujve të burrave të lidhur më çështjen madhorë Bashkimin Kombëtar. Në 45-vjetët e fundit të sundimit sllavo-serb mbi shqiptarët, kalibret e luftëtarëve të lirisë që nga Azem Syla, Nait Hasani, Xhavit Haliti, Rexhep Selimi, Luan Haradinaj, Adem Jashari, Hamza Jashari, Musë e Sahit Jashari, Zahir Pajaziti, Mujë Krasniqi, Iljaz Kodara, Jakup Nura, Sami e Nuredin Lushtaku, Lahi Ibrahimaj, Jetullah e Sabit Geci, Hashim Thaçi, Kadri Vesli, Sokol Bashota, etj. Xheladin Gashi, ishte dhe veproi mu në këtë qendër dhe klimë atdhetarësh.

Ideja e luftës dhe marrja në krah është një vendim i vështirë dhe me rrisqe të mëdha për vendin. Në kushtet e Kosovës, përballë një shteti dhe politike-shoviniste-vrasëse, ishte akoma më e rrezikshme. Prandaj burrat e Kosovës, morën këtë vendim të vështirë, pasi ai ishte një vendim që do të kërkontemund të madh, sakrificë të madhe dhe jetë njerëzish. Lufta për çlirimin e Kosovës, triumfoi. Komandant “Plaku”, për të cilin të gjithë hasjanët ai ka qenë një legjendar. Jetëshkrimi i Xheladin Gashit është i vështirë dhe unik. Është kompleks dhe specific. Kanë mjaftuar ato pak kohë kur, ai ka banuar në Has, në Krumë dhe mundësia për ta njohur nuk ka qenë e vështirë.
Ka qenë pak e vështirë për të gjithë njerëzit e letrave ta fusin në “kurthin” e tyre, Xheladin Gashin. Natyrisht, ai ishte i arsimuar me shkollë të lartë, dhe patjetër dhe ka qenë dhe një edukator i mirë, por sepse gjërat i maste me pak fjalë.
Një rast, në një vend pushim, i prekur nga mijra djem e vajza shqiptare që kalonin Hasin, pastaj shtegtonin nëpër Pashtrikun e lartë dhe të vështirë më është shprehur: “ Më duket Pashtriku si shtëpia ime, si shtëpia jonë, që i nxe brenda krejt luftëtarët e lirisë”.

E gjithë kjo që Komandant “Plaku” e thoshte me dy fjalë:-kishte brenda të gjitha ato që po bëhej për lirinë. Kam gjetur me dhjetëra rrëfime luftëtarësh, aktivistësh dhe atdhetarësh, që flasin për këtë njeri. Mbante mbi shpinë më shumë se të gjithë dhe armët më të rëndësishme. Nuk dinte të ndalonte kurrë dhe as të dredhonte kurrë. Të jepte fjalën se të priste diku, aoftë shi a borë, natë a ditë, aty e gjeje dhe pas disa ditësh.

Ai ishte si një monument i lartë.


“Që herët, të parët tanë, burra të njohur, që e rrespektonintokën e vet, sakrificën me çfarë e kishin ruajtur atë prej pushtuesve të vazhdueshëm, na është trashëgue besa e burrnia. Historia na vuni mbi shpinë një armik të egër, një kundërshtar tinzar e pa burrni, të pabesë e gjaksorë.
Në asnjë vend të botës, në asnjë histori koloniale nuk asht veprue si me shqiptarët e Kosovës siç na ka bashkue me ne. Shihni si e kanë mbjellë tokën me vdekje të madhe e të gjatë. Mina të vret sa e prek dhe jeton gjatë nën tokë. Shihni si vepron serbi me gratë, fëmijët e pleqtë. Terror si në asnjë vend tjetër të botës…”

Pastaj heshte dhe binte në mendime. Të gjithë thonin se Komanadnt “Plaku” nuk diti të thotë kurrë “Jo”. Ju printe vetë i pari të gjithë aksioneve ku ka marrë pjesë.

                   Gjeneral"Plaku"-  Xheladin Gashi  ne mesin e familjeve te dëshmorëve në Has
 (Fotografi të botuara për herë të parë në Agjencionin Floart-Press:Foto:Rajmonda Maleçka) 

“Hasi ka qenë dhe do të jetë shtëpia jonë. Shtëpia e gjithë shqiptarëve, qoftë nga Veriu dhe nga Jugu. Nuk e di, por zemër kaq të madhe e kanë popujt me cilsina të rralla. Dhe pse vdekja na ka përgjuar të gjithëve në çdo moment malësoret e Hasit nuk u trembën. Asnji derë nuk ka qenë mbyllë as ditë e as natë”.

Lufta pa dyshim ka qenë një opsion i vështirë. Mes jetës e vdekjes, ajo nuk ka asnjë alternativë tjetër. Dhe kjo ka qenë e ditur nga të gjithë. Malësorët e Hasit dhe krerët e UÇK-së, e pranuan atë. Hasi i definoi me sukses të gjithë aksionet luftarake.
Po qe se do të na bllokohej korridori i Hasit, fati i luftës sonë do të ishte i vështirë. Në këtë corridor thuajse ka kaluar gjithë municioni dhe fuqia njerëzore e luftës. Pastaj ka qenë shtegu më i afërt për popullatën e pambrojtur për t’i ikur terrorit serb,…Nuk i përballon dot një njeri me ndërgjegje dhe humanizëm pamjet e njerëzve të pambrojtur, që i detyruan të lënë shtëpitë dhe të iknin. Kjo kohë ka qenë e vështirë për ne. UÇK-ja, duhej të mbronte jetën njerëzore. Kurse Hasi i hapi dyert e veta…”.

Kjo është një e vërtetë e madhe. Komandant “Plaku” dukej se e vinte zemrën e madhe mbi sofër. Zakonisht njerëzit e veprimit flasin pak. Por cilësitë e tij si luftëtarë dhe si burrë dukej se vinin prej këtij formimi njerëzorë.

Ai sot nuk jeton më, por e la veten tek të gjithë, tek familja, tek Kosova, në të gjithë Hasin dhe me cilindo që bisedoi dhe bashkëpunoi.



(Përgatiti për shtyp:Flori Bruqi

Me dhuroni veç një tufe mimozash !





E nderkohe qe lexoj me krijohet nje si peshtjellim dhe si flash back me vijne ne mendje jetet e qindra vajzave qe jetojne brenda ose jashte Shqiperise. Perpara syve me shfaqen pamje te gjalla te ketyre femrave me sy te medhenj e floke te gjata, shtatlarta e imta, bjonde, brune, te lindura ne Veri, te rritura ne Jug...Me sillen rreth vetes dhe me prezantohen me emra per te me treguar historine e tyre...
Me dhuroni veç një tufe 
mimozash !


Blerina Kushta

" Uh...sa radhë paska në arkë...Me shpejt jam vone për punë ," - them me vete ndërkohë qe numëroj bankieret e renditur para meje në radhë për te paguar porosinë.

Tring tring..dëgjohet një celular... Pas pese zilesh realizoj qe diç po dridhet ne çantën time. Kërkoj mes asaj rrëmuje celularin dhe arrij te nxjerr gjithçka te mundshme pervecse ndonjë gjeje te ngjashme me celular : parfum, agjende, molle, gazete, laps sysh...
"- Ky dreqin je?" - mërmëris me vete dhe vazhdoj te kërkoj..."-Ja e gjeta me ne fund..Te shohim njehere kush eshte."

Lexoj ne ekran njoftimin e dy thirrjeve te humbura dhe katër mesazhe. Ne oren 7:38 me kishte telefonuar Anisa, ne 7: 41 Elona. " Me siguri presin përgjigje për sot " - mendoj ndërkohe qe hap posten e mesazheve. Tre mesazhe nga organizuese eventesh dhe një po nga Anisa. Lexoj te parin atë te shoqes : " E dashur Gezuar 8 Marsin! Duhet te bëjmë rrëmuje sot : )...Te pres pas pune tek lokali përballe zyrës te marrim nga nje Mimosa ! mpuah...

Qesh dhe kujtoj se Anisa kur flet per Mimosat e ka fjalen per coctailet dhe jo per lulet qe celin ne pranvere.

Radha ka qendruar stabel dhe une vijoj me leximin e mesazheve. Te shohim c'thone keto ofertat e miqve e mi PR. Gjate rreshtave te mbushura me "bukuroshe gezuar" "gruaja me e bukur ne bote festa eshte vec per ty " e te tilla si keto lexoj dhe vleresoj propozimet per mbremjen e sotme : Spektakel FullMonty me streapteastet me te njohur; Kabaret me kercimtare braziliane; darka ne lokalet me "In" te qytetit ku si pietance na servirin djem te mbuluar me sushi; laidies night me Cosmopolitan pa fund; vallezime bachata, salsa, merengue me balerine latine...

E nderkohe qe lexoj me krijohet nje si peshtjellim dhe si flash back me vijne ne mendje jetet e qindra vajzave qe jetojne brenda ose jashte Shqiperise. Perpara syve me shfaqen pamje te gjalla te ketyre femrave me sy te medhenj e floke te gjata, shtatlarta e imta, bjonde, brune, te lindura ne Veri, te rritura ne Jug...Me sillen rreth vetes dhe me prezantohen me emra per te me treguar historine e tyre...
Blerina Kushta
Blerina Kushta


Me flet Monika qe mbeshtillet pas pardesyse ne rrugen Fulvio Testi ; me flet Valbona adoleshente qe ndan dyshekun me te shoqin 36 vjecar te zgjedhur nga vellezerit; me flet Drinalda qe mbyll syte e mendon per nenen e semure teksa frankat i rreshqasin ne kembet e kolme per te arritur rripat e perizomes se tylte; me prezantohet Mira qe nuk arriti te vazhdoje studimet sepse Akademia e Rendit nuk ben per femra; me flet nene Lumja qe con tulipane ne Tufine cdo te diele vajzes se vetme sepse nuk dinte c'ishte nje mamografi; me shfaqet Vjosa qe s'kerkon dot divorcin bashkshortit alkolist sepse do te gjendej ne mes te rruges me tre femije dhe peshen e opinionit; me flet Ela qe miq ka vec librat qekur i foli nje mashkulli te fejuar per driten e henes; Diana qe u kthye mbrapsh si placke,te henen pas dasmes, ne shtepine e prinderve ; Gerta e diplomuar me maksimumin e vlerësimit me tregon se si i perplasen dyert per pune sepse nuk di te kerceje siper skrivanise; me perlotet Dorina qe tani s'mund te kete me femije pas abortit ne moshe te re ne nje klinike ilegale; Eda qe thote se rrezohet shpesh ne shtepi e vritet gjithmone ne fytyre; Aishia qe nje mishele hapesh i sherbeu si melhem per dhimbjet e dashurisë se ndaluar me Kosten, Anila qe sepata e te atit e priti ne oren 4 te mengjesit pasi u kthye nga diskoteka, Elsa qe qendis kellefet e nenkresave ne pritje te dhendurrit te porositur ne Greqi, Ina qe pranon te jete "tjetra" vetem se "ai" i ka marre virgjerine...me flet...

-Zonje cfare deshironi ? - me terheq vemendjen arketaria.
Vendos doren ne balle, si per ardhur ne vehte dhe e hutuar belbezoj : "- Nje kafe makiato , ju lutem! "

Paguaj dhe zvarris kembet afer barit ku s'arrij dot as te porosis. Me ndihmon shkrimi ne fature dhe banakieria me sherben ne minute. Zgjat doren per te marre sheqerin dietik dhe me sforcim e hedh ne filxhan e nis te rrotulloj lugen. Gjate perzierjes fiksoj kafen dhe ne ate llum me shfaqen serisht vegime.. kesaj rradhe me ngjyra, zhurme, drita verbuese.. Kujtoj 8 Marset e ketyre viteve te fundit ...: Kercime siper tavolinave , muzike live, kubiste ..une me shoqe tek rrekellejme flute me shampanjen me te mire, rikujtoj pritjet dhe pretendimet nga i dashuri per varesen me perla lumi ose se paku nje me gur Swaroski; prenotimet e paketave te mireqenies ne Spa te Belgjikes ,ne Bormio te Italise...

Pyes veten nese femrat qe vizituan trurin tim me pare e kane festuar ndonjehere 8 Marsin, ose se paku a e dine qe 8 Marsi eshte festa e Gruas...Mendoj qe , jo. Zemrat e tyre kane mendime te tjera.

Ne moment dergoj nje mesazh unik gjithe mikeshave dhe organizuesve qe me kishin kontaktuar me pare duke i shkruar:

Nuk i dua dhuratat, nuk i dua kercimet, nuk e dua muziken, nuk i dua djemte rrezellites... Me dhuroni vec nje tufe mimozash!

Shoh qe ora ka shkuar 7-56 dhe kujtoj se jam vone per pune. Gjerb me nje fryme kafene e ftohte dhe me trak-truket e kepuceve te larta rend drejt portes dalese te lokalit teksa bankieret me ndjekin me sy...

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...