Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/09/26

Ditë nga jeta ime, kujtime nga burgu i Naserit


Ditë nga jeta ime është tregimi i nje gruaje dhe i vuajtjeve që ajo përjetoi nga burgjet dhe dhomat e nëndheshme të regjimit të Xhemal Abdu Naserit. Ky është një libër që tregon ngjarje dhe ndodhi që kurrë nuk kanë qenë të njohura për publikun.

artikuj
Titulli: Ditë nga jeta ime, kujtime nga burgu i Naserit 
Autorë: Zejneb El-Gazali 
Përktheu: Hanife Alija-Dauti 
Redaktor profesional: Rejhane Hashani-Fazliu 
Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi 
Botues: SIRA 

Ditë nga jeta ime është tregimi i nje gruaje dhe i vuajtjeve që ajo përjetoi nga burgjet dhe dhomat e nëndheshme të regjimit të Xhemal Abdu Naserit. Ky është një libër që tregon ngjarje dhe ndodhi që kurrë nuk kanë qenë të njohura për publikun. 

Ky libër paraqet vuajtjet dhe mundimet e burrave dhe grave të cilët deshën ta bënin dhe ta kthenin edhe njëherë islamin sistem jete. Atyre burrave dhe grave që ftonin. Allahu është zoti ynë, islami është feja jonë dhe Muhammedi lideri dhe imami ynë. 

Ky libër hedh dritë mbi vuajtjet dhe torturat që kanë kaluar anëtarët dhe udhëheqësit e një prej lëvizjeve islame më të mëdha në Egjipt. 
Ditë nga jeta ime është një libër që tregon edhe kontradiktat ideologjike që kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë në botën islame. Konflikti ndërmjet idesë se islami është sistem jete dhe duhet ta rikthejmë atë dhe atyre që janë shkëputur nga origjina.
Librin mund te gjeni në librarinë Sira në Prishtinë si dhe në libraritë islame në trojet shqiptare. 

Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999



artikuj













Libri ”Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”, i autorit Nusret Pllana i cili përmban fotografi dhe legjenda nga gjenocidi serb i ushtruar mbi shqiptarët më shumë se një shekull, pas promovimit në shumë shtete të botës, së fundi është promovuar edhe në Stokholm e Kopenhagë.


Anders Westman, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Suedi- Shqipëri ka thënë se ky libër na bindi edhe njëherë se një fotografi vlen më shumë se një mijë fjalë.
“Anipse libri ka ardhë shumë me vonesë, këto fotografi i kemi shfrytëzuar shumë herët në protestat këtu në Suedi e që kanë pasuur ndikim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Westman, i cili ka shtuar se të njëjtat fotografi të ofruara nga Pllana janë përdoruur edhe në takimin e NATO-s, në Suedi.
“Shpresoj që libri do të shërbejë si stimulim për të shkruar edhe libra të tjerë për të vërtetën e Kosovës”, ka përfunduar ai.
Ndërkohë, autori i librit “Helmimet mistike në Kosovë”, Joran Vasenius, ka thënë në takimin e Stokholmit se libri i tij dhe ai i Pllanës demantojnë propagandën serbe se gjenocidi serb në Kosovë ndodhi si pasojë e bombardimeve të NATO-s.
“Ngaqë këta dy libra dokumentojnë se krimet serbe ndodhën shumë më herët në Kosovë”, ka thënë mes të tjerash Vasenius. Kurse në promovimin e këtij libri në Kopenhagë është thënë se Pllana me kontributin e tij në çështje kombëtare është bërë institucion në vete.
“Ky projekt, i cili do të përkthehet edhe në gjuhën serbe, ofron mundësinë e informimit të plotë të popullit serb për gjenocidin gati dyshekullor të ushtruar ndaj shqiptarëve, nga ana e regjimeve pushtuese serbe të shtetit të tyre, Serbisë, dhe në këtë mënyrë ndihmohen ato forca të pakta progresive në Serbi, në rrugën e tyre drejt reformave të mirëfillta demokratike, duke ndryshuar kursin e tyre të urrejtjes patologjike ndaj shqiptarëve, dhe duke ia dorëzuar kriminelët e luftës drejtësisë në Kosovë, në vendin ku ata e kanë bërë krimin, që ata ta marrin dënimin e merituar”, ka thnënë Muhamet Shatri, profesor në Institutin e Historisë.
Në fund, autori Pllana ka bërë të ditur se ky libër së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën serbe, ruse, kineze e arabe, ku edhe këtyre popujve do t’iu mundësohet që të informohen më për së afërmi me terrorin e Serbisë të ushtruar ndaj popullatës civile shqiptare gjatë viteve 1844-1999.

Vitrina e librit:U BOTUA MONOGRAFIA “FENIKSËT E LIRISË-14



artikuj
 




Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” nxori në dritë monografinë “Feniksët e lirisë-14”. Në  këtë monografi janë përfshirë biografitë e  70  dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha zonat operative të luftës ,të rënë  për liri. Me rastin e përurimit që u bë në Bibliotekën Kombëtare Universitare, në Prishtinë, duke folur për librin, kryeredaktori,Nezir Myrtaj ka vënë në spikamë punën e deritanishme të Redaksisë, e cila deri tani ka arritur të nxjerrë në dritë 14 vëllime të këtij edicioni, ndërkohë  që do të vazhdojë punën me përkushtim deri në realizimin  e plotë të këtij projekti. 
Myrtaj tha se çmimi i lirisë  së një kombi matet  me numrin e dëshmorëve  të tij. Prandaj,edhe liria e popullit  dhe vendit tonë  ka për çmim  numrin e pafund  të martirëve  të flijuar gjatë shekujve  në altarin e atdheut,në radhën  e të cilëve  bëjnë pjesë  edhe bijtë tuaj  që sot po I kujtojmë .E di se rënia  e tyre  ka shkaktuar dhembje  në zemrat tuaja e në zemrat  e të gjithë neve,port a ranë sepse  ishin shpëtimtarët e lirisë së Kosovës. Ata ranë  që të mos binte e të mos vdiste  kurrë Kosova.
Kujtimi për dëshmorët  e UÇK-së dhe përurimi i librit Feniksët e Lirisë  kanë të njëjtin kuptim. Por sot në veçanti I kujtojmë emrat e 70 dëshmorëve  të vëllimit të 14 të Monografisë për dëshmorët e UÇK-së.

 Në librin “Feniksët e lirisë-14” janë përfshirë biografitë e 70 dëshmorëve të UÇK-së, të UÇPMB-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Mosha mesatare e dëshmorëve të rënë, të përfshirë në këtë libër është 28 vjet, dëshmori më i ri 18 vjeçar, ndërsa më i moshuari 69 vjeç.
Në këtë monografi janë të përfshira jetëshkrimet e këtyre dëshmorëve: Agim Ramadani, Ahmet Baçaj, Arben Ahmetaj, Avdyl Jasiqi, Avni Shehu, Bashkim Leku, Bashkim Jasiqi, Behajdin Allaqi, Blerim Zuçaku, Bujar Shala, Burim Mustafa, Driton Zeneli, Enver Bajrami, Faik Mjeku, Ferat Dvorani, Fetah Selca, Gëzim Morina, Haki Krasniqi, Halil Bajraktari, Harun Aliu, Hasan Shala, Hesat Axhami, Hidajet Mazreku, Hysen Sopaj, Hysni Dvorani, Ilir Durmishi, Imer Dvorani, Isuf Pollomi, Luan Nimanaj, Lutfi Bilalli, Maliq Sopaj Mazllum Kastrati, Mehdi Zabeli , Mehmet Mustafa, Miftar Zejnullahu, Muharrem Hoxha, Nagip Cacaj, Nexhadi Kuçi, Nexhat Ramadani, Nikollë Dodaj, Njazi Ferizi, Nuhi Kelmendi, Nuhi Dvorani, Përparim Krasniqi, Ragip Bajrami, Ramiz Memia, Rexhep Kadriaj, Rexhep Mazrekaj, Rrustem Hyseni , Sabri Loku, Sahit Avdulli, Salih Bytyçi, Selmon Dukaj, Sylejman Kuka, Shaban Avdiu, Shaban Zenuni, Shahin Syla, Shani Shala, Shaqë Ferizi, Shaqir Kuka, Shefket Fera, Shemsi Ahmeti, Sherif Januzi, Shkelzim Zllanoga, Shpend Malaj,Tahir Memia, Valdet Xhemajlaj, Valiant Ferizi, Visar Miftari dhe Xhevat Thaçi.
Këta emra të ndritshmja në janë yje që ndriçojnë të ardhmen e lirë të Kosovës .Ata janë roje  e përjetshme të kësaj kalaje  të pashembshme  që quhet Kosovë. Sa herë që mund të kërcënohen portat e kësaj Kalaje ,janë feniksët e lirisë  ata që sërish do ët flijohen  në themelet e saj. Prandaj,për ët gjithë ne  është detyrë mbi detyrat të mos i harrojmë  për asnjë çast të gjithë ata shpirtra të shenjtë  të kësaj toke  që ngritën lart flamurin e lirisë,flamurin e Skënderbeut.
Në fund të përurimit Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” u ka shpërndarë librat familjarëve të pranishëm të dëshmorëve.

Vepër artistike e rapsodike për këngëtarin e mirënjohur, Dervish Shaqa

artikuj
 




















Këto ditë doli nga shtypi Libri, “Dervish Shaqa”,  i autorit, Kadri Rexha. Ky libër  është një monografi letrare e  shkruar me përkushtim dhe kompetencë shkencore për jetën dhe veprën artistike e rapsodike të këngëtarit të mirënjohur shqiptar, Dervish Shaqa. Autori ka arritur ta hulumtojë dhe ta studiojë krijimtarinë e rapsodit, në të gjitha etapat, prej këngës së parë e deri te kënga e fundit. Një studim i tillë, serioz, plotëson mungesën tejet të shprehur të deritanishme të shkrimeve e studimeve të mirëfillta për rapsodin më të njohur të kombit shqiptar, në shekullin xx,  Dervish Shaqa, kënga e të cilit  ka qenë dhe po mbetet  burim frymëzimi për shumë  breza të atdhetarëve dhe çlirimtarëve në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë. Libri ka 284 faqe, botoi: Radio-Kosova e Lirë, shtypi “Shkrola” në Prishtinë.

Sipas legjendës, perëndia e Diellit, Amon Ra, kishte lundruar me këtë anije drejt jetës së amshueshme...


Para 4,500 viteve ishte groposur në tokë përskaj piramidave në Gizë, megjithëse ka mundësi që shumë shpejtë të dalë në dritë, falë përkujdesjes dhe punës së ekipit të ekspertëve egjiptian dhe japonez.
“Anija e Diellit” e faraonit Keops, do ta zëvendësojë kështu tokën me hapësirën e muzeut.
artikuj

Sipas legjendës, perëndia e Diellit, Amon Ra, kishte lundruar me këtë anije drejt jetës së amshueshme, ku do të luftonte me perënditë dhe bishat.
Nxjerrja nga toka të anijes së Diellit në Egjipt, tashmë ka hyrë në fazën e dytë.
“Baza dhe pjesët anësore të anijes kanë mbetur të paprekura. Tani më e rëndësishmja është që të nxirren pjesë të vogla të drunjta, por pa e dëmtuar anijen, në mënyrë që të konstatohet struktura dhe përbërja e këpurdhave që kanë gërryer mbetjet e anijes”, deklaroi ministri egjiptian për antikitete, dr. Mostafa Amin. Ekspertët supozojnë se faraoni Keopsi e ka përdorur anijen për pelegrinazh në vendet e shenjta.
Ndryshe, projekti që kapë vlerën prej 10 milionë dollarësh, pritet të përfundojë brenda disa viteve.

Libra shqip në Floripress


Librat e rinj, James Joyce, “Të mërguarit”
James Joyce
“Të mërguarit”
Përktheu: Daviola Ndoja
Botoi: “Pika pa sipërfaqe”
Çmimi: 700 lekë

“Të mërguarit” është libri më i ri që i vjen lexuesit shqiptar nga shkrimtari i njohur, James Joyce. Pikërisht për këtë vepër, Padraic Colum shkruan: “‘Të mërguarit’ nuk është një dramë mbi tradhtinë, të njëmendtë apo të dyshuar. Autori i ‘Portretit të artistit në rini’, nuk do të na paraqesë diçka kaq banale. Nuk është një duel mes Richard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën. Në skenën kulminante, njëri i thotë tjetrit: Një duel për shpirtrat tanë, ashtu të ndryshëm siç janë, kundër gjithçkaje që ata dhe bota ka të gënjeshtërt. Një betejë e shpirtit tënd kundër fantazmës së besnikërisë dhe shpirtit tim kundër fantazmës së miqësisë”.


*********

Herman Hesse, Sekreti i Budës
Kanë kaluar 90 vjet nga koha e publikimit të “Siddhartha”. Romani i vogël që Herman Hesse nisi të shkruante në dimrin e 1919-s, lindi edhe si një reagim ndaj luftës dhe shkatërrimeve të saj. Prej kohësh, në mendjen e tij kishte bërë strehë ideja se Europa ishte një qytetërim që po perëndonte. Pak vite më parë, shkrimtari kishte ndërmarrë një udhëtim në Indi, që i kishte dhënë shijen e një fillese të largimit nga Europa. “Unë i shmangesha dhe thuajse e urreja Europën me shijen e saj tepër të theksuar, me rrëmujën e saj si prej një panairi, me ambientin e saj mbytës, me shijen e saj të ftohtë”, shkruante Hesse në një ese. Nuk qe e lehtë për atë të shkruante “Siddhartha”. Një krizë e rëndë i kishte tharë venën krijuese. Bashkëshortja e tij e sëmurë mendore ishte mbyllur në psikiatri, varfëria i bëhej gjithnjë e më tinëzare dhe ndarja nga fëmijët, kontribuuan mjaftueshëm që shkrimtari të ndihej i pasigurt në vetvete. U deshën më se dy vjet që Hesse të arrinte të përfundonte “legjendën e tij indiane”. Kur më në fund, më 1922 romani i tij doli në treg, pritja që iu bë nuk ishte entuziaste. Ia tregoi Romain Rolland zhgënjimin që kishte ndier veçanërisht për miqtë e ngushtë që heshtnin dhe shtonte se nga kritikat në shtyp nuk kishte dëgjuar tjetër veçse “shprehje të një respekti të sikletshëm”. Mund të kuptohet ky reagim jo i favorshëm ndaj një libri të pazakontë që me sytë e një europiani tregonte Indinë. Por me kalimin e viteve, ky rrëfim, herë, herë edhe përrallor, do të mblidhte rreth vetes dhjetëra milionë lexues. Ku qëndronte sharmi i tij? Hesse shkroi një histori pa qëllim spekulimi. Kushdo që do të kishte lexuar historinë e jetës së Siddhartha, do të kuptonte dëshirën e këtij të riu për të gjetur rrugën e tij pa kompromise. Siddhartha, një shpirt i trazuar, dëshironte një fillesë drejt jetës dhe të vërtetës. Në parim donte të bëhej një “Samana”(mendimtarë që jetonin me pak gjë), duke menduar se praktikat mistike do arrinin ta depersonalizonin, duke krijuar brenda tij boshin e nevojshëm për t’u shndërruar në çfarëdolloj forme që bota i ofronte: një çakall, gurë, dru apo formën e urisë dhe të etjes. “Siddhartha mësoi shumë nga savana-të, mësoi si të përshkonte shumë rrugë për të dalë nga ‘Uni’”, shkruan Hesse. Por i riu, inteligjent dhe i ndjeshëm nuk do të mjaftohej me artin që i mësuan savana-të. Në atë kohë një tjetër figurë e intrigonte: Buda. Kur Siddhartha e takoi, e njohu menjëherë. “E pashë, një njeri i thjeshtë, me mantelin portokalli, që ecte e në dorë mbante tasin ku mblidhen donacionet”. Siddhartha, ndryshe nga miku i tij, Govinda, nuk do që papritur t’u bindet ideve të mjeshtrit të tij. Ndonëse e admironte për qetësinë dhe forcën, diçka e pengonte të përqafonte atë besim. Në mënyrë misterioze, ai e dinte se duhet të vazhdonte udhëtimin “jo për të kërkuar një doktrinë më të mirë, sepse nuk ka asnjë, por për t’i braktisur të gjitha doktrinat dhe mjeshtrit, për të arritur gjysmën time, ose më mirë të vdes”. E vërteta sipas Hesse nuk është fryt i një doktrine që mjeshtri ia transmeton mjeshtrit, nuk është një dije e kodifikuar, por një kërkim shpirtëror, një vështrim i lirë që drejtohet brenda vetes. Në rrugëtimin e tij ai takon Kamala-n, prostitutën pas së cilës dashurohet, e provon ato që më parë i përçmonte. “Duhet të zbriste në këtë botë, të humbte në kënaqësi e pushtet, të humbte mes grave e arit, duhej të bëhej tregtar derisa prifti apo samarin në të të vdiste”. Në këtë rrugëtim të tijin, Siddhartha kërkon të gjejë të vërtetën brenda vetes dhe këtë duket se lexuesit e gjetën në roman. Pasi fitoi çmimin “Nobel” më 1946 dhe pas mbështetjes që mori nga Thomas Mann(Tomas Man), Stefan Zweig(Stefan Cvajg), Hugo Ball(Hugo Boll),
Hesse u kthye në një burim të ndriçimit shpirtëror, dëshmitar i një dhuntie të jetuar me sinqeritet. Kështu ndodhi që ata djem të viteve ’70 e futën “Siddhartha” në çantën e tyre të udhëtimit, në kërkim të njohjes së Lindjes. Nëse do të shohim mirë, “Siddhartha” ishte libri i parë i një serie librash “pedagogjikë”, të cilët kishin për qëllim të kujdeseshin për shpirtrat tanë. Edhe pse India, nuk është më ajo e dikurshmja. “Nuk e kam marrë asnjëherë seriozisht ‘botën’ dhe njerëzit e botës. Me kalimin e viteve e bëj gjithnjë e më pak. Por, aq sa fisnik më dukej kristianizmi i praktikuar nga prindërit e mi, si një jetë e jetuar me sakrifica, si komunitet e mision, po aq më rezultonte i dyshimtë dhe herë, herë i patolerueshëm krahasuar me atë predikim kaq të thjeshtë, me vargje që ndonjëherë ngjanin të ëmbël, me pastorët e mërzitshëm, bota fetare dhe ajo e poezisë indiane, më dukeshin më tërheqëse”, shkruan Hesse. Laureati i çmimit “Nobel”, Hermann Hesse, vdiq para 50 vjetësh. Por vepra e tij jeton. Ai është një nga shkrimtarët më të njohur gjermanë në botë. Për prindërit e tij, Hermani duhej të bëhej klerik, si ata vetë. Babai i tij punonte, që para se të lindte ai, si misionar në Indi, nëna e tij ishte e bija e një misionari. Më 2 korrik 1877 ajo lindi Hermanin. Hermani u lind në Calë, pranë Shtutgartit dhe u rrit në një shtëpi shumë fetare. Prindërit e tij e dërguan në vitin 1891 në seminarin protestant Maulbronn. Pas disa muajsh ai u arratis që andej, sepse nuk mund ta duronte edukimin kristian. Ai e kishte marrë vendimin: “Ose do të bëhej poet, ose asgjë”. Rruga drejt të shkruarit qe një odise e vërtetë. Hesse shkoi në shkolla të ndryshme, nuk mundi të përshtatej, në një fazë depresive u përpoq të vriste veten në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare. Më vonë punoi në një punishte, ku prodhoheshin makineri, në një fabrikë, që prodhonte sahate kullash dhe në librari. Kërkimi i identitetit të tij, procesi i vështirë për të realizuar veten, ishin temat, që Hesse do të trajtonte më vonë në romanet e tij. Kur Hermann Hesse vdiq në vitin 1962 në shtëpinë e tij në Montagnola të Zvicrës, duket se popullariteti i letërsisë së tij, të nderuar me çmim, ishte zhdukur. Kritikët e përshkruajnë punën e tij si një mbledhje imitimesh pa nivel. Ishte lëvizja e hipive në SHBA, që i risolli popullaritetin letërsisë së tij.


***************




Librat e rinj, Paul Erdman, “Paniku”
Paul Erdman
“Paniku”
Përktheu: Selami Xhepa
Botoi: “Tirana Times”
Çmimi: 1000 lekë

Paul Emil Erdman (1932 – 2007) ishte një nga shkrimtarët kryesorë të biznesit dhe financave në Shtetet e Bashkuara, që u bë i njohur me romanet e tij të bazuar mbi tendencat monetare dhe faktet historike në lidhje me probleme komplekse të financave ndërkombëtare. Ai ishte një ekonomist i shquar në fushën e ekonomisë ndërkombëtare dhe autor i nëntë romaneve, të cilat kanë qenë shpesh bestseller dhe janë përdorur edhe si skenarë filmash artistikë (The Silver Bear). Stili i tij i të shkruarit u mundëson lexuesve mësimin e koncepteve të ndërlikuara ekonomike dhe i mbërthen lexuesit si mjeshtër i intrigës financiare.


************


Librat e rinj, Florence Littauer, “Si të bëhesh president”
Florence Littauer
“Si të bëhesh president”
Përktheu: Vladimir Marku
Botoi: “Mësonjëtorja”
Çmimi: 900 lekë
“Si të bëhesh president” është historia e filozofisë së qeverisjes së mirë amerikane nga koha e Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Autorja e librit, Florence Littauer, nëpërmjet formimit të saj si historiane, shkrimtare dhe psikologe, nëpërmjet portreteve të presidentëve amerikanë, u drejtohet të gjithë lexuesve duke u treguar rrugën se si mund të bëhen menaxher të zotë, si mund të drejtohen programe edhe pa ndihmën e një lidershipi. “Për një kohë të gjatë ne paskemi qenë djegur për një lidership të mirë, gjithmonë kemi dashur të pranojmë një mungesë aftësish menaxhuese apo edhe një performancë mediokre; që të mund të kemi një lider mbretëror për të na frymëzuar shpresa të pabesueshme e për të na prirë drejt një ëndrre të pamundshme, për të parë bekime të Zotit në tokën tonë”, shkruan autorja.


**********


Librat e rinj, Çarls Dikens, “Oliver Tuist”
Çarls Dikens
“Oliver Tuist”
Përktheu: Skënder Luarasi
Botoi: “Infobotues”
Çmimi: 800 lekë
Për lexuesin shqiptar vjen një ribotim i “Oliver Tuist”
(Oliver Tuist) i Çarls Dikens. Personazhi i dashur për të gjithë, jetimi Oliver, i cili pëson një sërë keqtrajtimesh në përpjekje për të mbijetuar, është një personazh që i shërbeu Dikens-it për të folur mbi shoqërinë angleze dhe problemeve të shumta sociale. I dyti i libër i tij, është një nga veprat më të njohura të Dikens. Ishte i pari roman në gjuhën angleze që pati për protagonist një djalë, një nga ata të varfrit, duke sjellë kështu një roman social, përkundrejt rrymës romantike që mbizotëronte. Përmes një humori të zi, romani analizon jetën angleze të viteve ‘800: varfërinë, punën e të miturve, kriminalitetin urban dhe hipokrizinë e kulturës viktoriane. Romani është sjellë në shqip nga një prej përkthyesve më të njohur, Skënder Luarasi.

********




Arlinda Dudaj: Nuk tërhiqem, “Vargjet satanike” do të botohet në shqip
Arlinda Dudaj e Botimeve “Dudaj”, e cila ka ekskluzivitetin e botimeve të shkrimtarit Salman Rushdie, nuk ka asnjë dilemë që romani më i diskutuar i tij, “Vargje satanike”, do të botohet së shpejti edhe në gjuhën shqipe. Pavarësisht valës së dhunës që ka përfshirë disa vende pas shfaqjes së filmit “Pafajësia e myslimanëve” dhe reagimit të shkrimtarit Salman Rushdie në një intervistë të dhënë dje në BBC, Dudaj shprehet se kjo nuk e ndalon atë që të botojë “Vargjet satanike” të Rushdies. Në intervistën e tij, Rushdie shprehet ndër të tjera se për të botuar sot romanin “Vargje satanike” në ato vende që ende nuk është botuar, duhet një guxim nga ana e botuesve. “Unë nuk mendoj se botimi i këtij libri do të jetë një problem në Shqipëri. Në intervistën e tij për BBC-në, Salman Rushdie përcjell mesazhe guximi për botuesit. Nëse dikush të kërcënon dhe ti përulesh, ai më shumë do të të shtypë, - thotë ai. Kjo valë dhune që ka ndodhur dhe po ndodh, gjithsesi mua nuk më pengon që ta botoj librin ‘Vargje satanike’ edhe në shqip, sepse mendoj se në Shqipëri jo vetëm nuk është, por as nuk mund të krijohet kurrë një situatë e tillë dhune. Unë e kam bindje se ne jemi vendi i fjalës së lirë dhe i tolerancës fetare. Nuk besoj se mund të ketë reagime të tilla, aq sa të më detyrojnë mua si botuese që të tërhiqem nga botimi në shqip të ‘Vargje satanike’”, – shprehet për “Mapo”-n botuesja Arlinda Dudaj. Në librin me kujtime “Joseph Anton”, që do të dalë nesër në tregun e librit shqip nga Botimet “Dudaj”, Salman Rushdie rrëfen pikërisht historinë e jetës së tij pas botimit të romanit “Vargje satanike”; sesi iu desh të fshihej për vite me radhë nën një emër të rremë pasi kishte marrë dënimin me vdekje. “Ne vërtet jemi një vend me shumicë myslimane, por e theksoj sërish se unë nuk mendoj se te ‘Vargje satanike’ Salman Rushdie shprehet kundër Islamit. Kur lexuesi shqiptar të lexojë “Joseph Anton”, do ta kuptojë se libri “Vargje satanike” është keqkuptuar dhe ekzagjeruar pikërisht për shkak të ‘fatwa’-s (dënimit me vdekje) që iu dha shkrimtarit Salman Rushdie”, – tha Dudaj. Në librin biografik “Joseph Anton” që është botuar njëkohësisht më 18 shtator në disa vende europiane (ndërkohë në shqip romani del nesër në treg), Rushdie i referohet shumë librit “Vargje satanike”, sepse e gjithë beteja e tij për fjalën e lirë merr shkas pikërisht nga ajo që ndodhi me botimin “Vargje satanike”. “Kjo është një arsye më shumë për të sjellë në shqip “Vargje satanike” me të drejta autori të plota që i ka vetëm Shtëpia Botuese ‘Dudaj’”, – thotë botuesja. Krahas këtij romani, Botimet “Dudaj” kanë sjellë në shqip nga ky shkrimtar edhe romanet: “Psherëtima e fundit e Arapit”, “Furia”, “Haruni” dhe “Magjistrica e Firences”. “Vargje satanike” është një novelë satirike dhe është frymëzuar pjesërisht nga jeta e Profetit Muhamed.




BKUK ekspozitë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë


Biblioteka Kombëtare në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë nga koleksionet e saj po ekspozon vepra të rëndësishme që kanë të bëjnë me periudhën para dhe pas shpalljes së pavarësisë. E tillë është edhe vepra “ Zgjimi i shqiptarëve” e vitit 1911 dhe që mbanë autorësinë e Orazio Iranianit. Shefja e sektorit të Albanologjisë Afërdita Sharxhi thotë se kjo vepër ka një rëndësi të veçantë, pasi përmbledh letra dhe fotografi të kohës para pavarësisë.


Biblioteka Kombëtare ekspozitë për 100 vjetorin e Pavarësisë

Vepra është e shkruar në gjuhën italiane dhe i përket kolonisë së arbëreshëve. Sharxhi thotë se studime rreth saj janë kryer por nuk është përkthyer.
Në javët në vazhdim në bibliotekën kombëtare pritet të ekspozohet edhe fjalori i Kavaliotit.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...