Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/06

MULTIVERZUM YJOR


Senad  Guraziu
Çdo yll e qetëson lavjersin e vet
i gozhduar diku me gjilpërën
magnetike në glob, dhe pretendon
të jetë në qendër të universit.

***
Arabët modern i quajnë yjet
me emra satelitësh, këmbët
ngulur në dunat, nëpër pishina
nafte i zbardhin "baluuzaat",
me celurarët në veshë përtypin
hurma dhe "bla, bla" me Zotin.

Eskimezët çuditen pse yjet
e qiellit që këputen nuk bien
pingul në akull, si toptha drite
drejt në vrimën rrumbullake,
të ndriçoheshin peshqit e uritur,
dhe ata vetë që të ngopeshin.

Evropianët pandehin gjithë yjet
e gjithsisë janë të "krishterë",
ndonjë aty-këtu jo por të tillë
janë yje mashtrues, prandaj
Kolumbo ia huqi Indisë dikur
sepse atij ia hodhi Ylli Polar.

Amerikanët hedhin pesëdhjetë
yje në zjarr, insistojnë Amerigo
Vespucci thjesht pati fat të jetë
italiani i parë me emër të vërtetë,
dhe aspak mafioz, athua cili do jetë
Al Capone me fat për në Mars.

Kinezët, si yjet mbi Murin Kinez,
zhyten në histori, kujtohen se si
një shekull pas tyre De Gama
s'arrinte ta kuptonte dot, vallë
pse kinezët e dogjën flotën kot,
e gjithë bota mund t'ishte e tyre!

VIJNË ÇASTET KUR EDHE POLTIKANËT DO T’I SHOHIN DOBËSITË!


From: S. Guraziu <letrat1@yahoo.com>
To: letrat2@yahoo.com
Sent: Friday, 4 January 2013, 23:43
Subject: Y. Halimi - Vijnë çastet kur edhe politikanët i shohin dobësitë e veta

I nderuar z. Halimi,
ma besoni, une jam total, totalisht apolitik, shpesh e them kete aq sa te tjeret mund te kujtojne se e them me "mburrje", kurre ne jeten time s kam patur dic lidhje me politikat, pervec aq sa kjo "lidhje" nderfutet e perzihet në atdhetarizmin si kuptim, në patriotizmin, qe ia kemi borxh ne radhe te pare vetvetes te gjithe, sepse sic e dime shume segmente jane te lidhura, nuk mund te shmangemi, te purifikohemi ne menyre absolute nga kuptimi "politikë" (ndoshta ngjashem si per nje shufer floriri qe per kompaktesine thuhet se duhet te jete tekefundit 99.9%, por jo 100% flori). Ky krahasim dhe mund te jete i dobet dhe aspak adekuat ketu, por meqe e shkrova dhe s 'ka lidhje... cfare desha te them eshte:

Per hir te apolitizmit që permenda, kur eshte fjala per mua vete si lexues, per ta idealizuar deri ne maksimum pozitivitetin e ketij shkrimi, do doja t'ia heq te gjitha nuancat politike (paçka se nuk eshte nevoja dhe as e mundur, sic dhe u morem vesh - e di që ju më kuptoni drejt), do i largoja madje dhe "pikat subjektive" tuajat (te cilat, kuptohet, vetvetiu permbajne "preferenca" qofshin ideatike, ideologjike, partiake etj., dhe që në kuptimin politik mund te quhen si propagandë, anësim, parapëlqim, rekomandim, e keshtu me radhe - kjo prape, natyrisht, dhe s'ka asgje te keqe ne vetvete, sepse synimi kryesor i shkrimit si teresi mund te merret ose eshte: kushtrimi i nje intelektuali per progresivitet, avancimi i mendimit politik brenda nje kolektiviteti, e mira kolektive politike, ekonomike etj)

Duke e njohur penen tuaj, keto fjale nga shkrimi qe po i vecoj me poshte s'kane asgje "politike" ne vetvete, dhe pra rishtas po e theksoj, duke njohur penen tuaj - personalisht, si nje lexues, si nje njeri i thjeshte qe ndodhet diku neper bote - jua them se therin, krijojne dhimbje, aq shume keqardhje...

Para pak kohe isha ne Prishtine, Prizren, Therandë etj, dmth pakashume si "turist" në vendlindje, pa e lodhur koken as dhe hiç asfare per problemet e Kosoves - isha dhe ne Tirane, Vlore etj as atje "nuk ua vara fare" problemeve te Shqiperise, tash nga larg kjo qe keni pasqyruar ne kete tablo më ngjalli dhimbje e keqardhje.

(shkrimin tuaj po e ndaj dhe ne adresat e miqve, kryesisht krijues, njerez te letrave e te kultures sone)

Pershendetjet me te perzemerta,
senad guraziu

S’ka hamendje se konceptet trimëri dhe atdhetari kanë dallim; politikan dhe atdhetar përsëri kanë dallim; i virtytshëm e profesionist e politikan kanë dallim; intelektual dhe politikan kanë dallim; shtet e shtet ligjor kanë dallim. Por s’ka hamendje se “asnjë funksion artificial a post politik nuk mund t’ua japë njerëzve, politikanëve, ato virtyte që Zoti, natyra, edukimi dhe tradita familjare nuk ua dha”. Ky mendim rrodhi që tremijë vjet dhe demokracitë e vërteta e vlerësuan. Po ne si vepruam? Sa shihet në skenën tonë politike ky vlerësim ka munguar, e sidomos të virtytshmit në politikë. Prandaj, kjo që po thuhet zëshëm nga politikanë e njerëz të zakonshëm, po edhe nga politikanët evropianë, se Kosova ka “gjendje të vështirë”, është edhe për shkak të “qëndrimeve mjerane politike të politikanëve” dhe për pasojë sot kemi shtetin me procese demokratike më të pazhvilluara, me pushtetin më të korruptuar, me politikanë tepër të privilegjuar, me shkallën më të lartë të varfërisë dhe të papunëve, ku prodhimi i vendit nuk e kalon atë që dikur ishte, rreth viteve 1970-ta. Sot, në shëndetin publik kemi shërbimin më të ulët të mundshëm; arsimimi, e ripërsëris, është në pikën më të ulët të vlerësimit dhe nxënies së dijes, administratën më megalomane e të ngarkuar jashtë çdo norme me nepotizëm. Bile nepotizmi është platformë politike e disa partive tona politike. Ka edhe ministra që thonë hapur: nuk mund t’i menaxhojmë disa sektorë, se krimi i organizuar, e veprimi i parapolitikës është tepër i fuqishëm. Gjyqësia e prokuroria kanë veprime seleksionuese, jo funksionale aq sa njësitë vlerësuese, institute demokratke amerikane dhe europiane, po japin alarmin, si edhe vetë njerëzit e thjeshtë të Kosovës. Thjesht kanë mbetur pak dikastere qeveritare ku publikisht nuk pëlcitën aferat korruptive.  Shkalla e zbulimit të krimeve të rënda është në një nivel shumë të ulët. Si vend sot jemi nën alarmin maksimal për ta luftuar varfërinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por ka edhe ca politikanë që zhvilluan procese dhe shënuan ca suksese qeverisëse, falë virtytit e profesionalizmit të tyre. 
Kjo gjendje e dëshmuar është krejt e kundërt nga përgjegjësia  historike që këto gjëra të mos i lejonim të ndodhnin, aq më shumë kur vendi ynë vetëm para një dekade dha, në një vit luftë për liri, më se 12000 të vrarë e qindra mijëra të përdhunuar e të fyer, 120 000 shtëpi e prona të shkatërruar, e mbi 800 000 të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Shumëçka nga kjo u tejkalua kryesisht falë miqve tanë, popullit të vyer dhe ëndrrës se e fituam lirinë.




VIJNË ÇASTET KUR EDHE POLTIKANËT DO T’I SHOHIN DOBËSITË! 

Ymer Halimi


Vijnë çastet kur edhe politikanët i shohin dobësitë e veta dhe  për shkak të presionit të vet të brendshëm në pasigurinë e hapave politikë i frenojnë ambiciet e tyre jo realiste dhe fillojnë të zgjedhin rrugën e maturisë. Jo rrallë ka ndodhur kështu. A është ky çast kthese kur z. Thaçi i shtroi tepih të kuq z. Haradinaj kur u kthye triumfues nga gjyqi i Hagës?! Unë e shoh si një çast (gjest) të mirë për dy arsye: Besoj se fiton Atdheu,  se shtendoset skena politike nga ato urrejtje primitive politike, dhe e dyta, më pak e rëndësishme, ngadhënjeu mendimi im. Në javën e dytë të prillit, me 2004, i kisha thënë në fytyrë, me shprehje jo të pëlqyer, por intelektuale, z. Thaçit, se e kishte gabim qëndrimin se kush nuk mendonte si ai është armik i tij. Qëndrim të cilin e shfaqi për shokët e tij. I sqarova pse mendoja ashtu. Ai u bë tepër nevrik. E gjitha bëhej në prani të një miku tonë të përbashkët, nën ombrellën e të cilit ishim që të dy dikur. Qëndrimi  im aq i hapur e aq i prerë, sigurisht e kishte arsyen. Për të mos heshtur në jetë më obligojnë edukata e prejardhja ime familjare, qëllimi i pastër dhe eksperienca jetësore. Megjithatë, mendimi im ngadhënjeu më 29 Nëntor 2012. Por, edhe unë jam gjallë(!).

S’ka hamendje se konceptet trimëri dhe atdhetari kanë dallim; politikan dhe atdhetar përsëri kanë dallim; i virtytshëm e profesionist e politikan kanë dallim; intelektual dhe politikan kanë dallim; shtet e shtet ligjor kanë dallim. Por s’ka hamendje se “asnjë funksion artificial a post politik nuk mund t’ua japë njerëzve, politikanëve, ato virtyte që Zoti, natyra, edukimi dhe tradita familjare nuk ua dha”. Ky mendim rrodhi që tremijë vjet dhe demokracitë e vërteta e vlerësuan. Po ne si vepruam? Sa shihet në skenën tonë politike ky vlerësim ka munguar, e sidomos të virtytshmit në politikë. Prandaj, kjo që po thuhet zëshëm nga politikanë e njerëz të zakonshëm, po edhe nga politikanët evropianë, se Kosova ka “gjendje të vështirë”, është edhe për shkak të “qëndrimeve mjerane politike të politikanëve” dhe për pasojë sot kemi shtetin me procese demokratike më të pazhvilluara, me pushtetin më të korruptuar, me politikanë tepër të privilegjuar, me shkallën më të lartë të varfërisë dhe të papunëve, ku prodhimi i vendit nuk e kalon atë që dikur ishte, rreth viteve 1970-ta. Sot, në shëndetin publik kemi shërbimin më të ulët të mundshëm; arsimimi, e ripërsëris, është në pikën më të ulët të vlerësimit dhe nxënies së dijes, administratën më megalomane e të ngarkuar jashtë çdo norme me nepotizëm. Bile nepotizmi është platformë politike e disa partive tona politike. Ka edhe ministra që thonë hapur: nuk mund t’i menaxhojmë disa sektorë, se krimi i organizuar, e veprimi i parapolitikës është tepër i fuqishëm. Gjyqësia e prokuroria kanë veprime seleksionuese, jo funksionale aq sa njësitë vlerësuese, institute demokratke amerikane dhe europiane, po japin alarmin, si edhe vetë njerëzit e thjeshtë të Kosovës. Thjesht kanë mbetur pak dikastere qeveritare ku publikisht nuk pëlcitën aferat korruptive.  Shkalla e zbulimit të krimeve të rënda është në një nivel shumë të ulët. Si vend sot jemi nën alarmin maksimal për ta luftuar varfërinë, krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por ka edhe ca politikanë që zhvilluan procese dhe shënuan ca suksese qeverisëse, falë virtytit e profesionalizmit të tyre. 
Kjo gjendje e dëshmuar është krejt e kundërt nga përgjegjësia  historike që këto gjëra të mos i lejonim të ndodhnin, aq më shumë kur vendi ynë vetëm para një dekade dha, në një vit luftë për liri, më se 12000 të vrarë e qindra mijëra të përdhunuar e të fyer, 120 000 shtëpi e prona të shkatërruar, e mbi 800 000 të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Shumëçka nga kjo u tejkalua kryesisht falë miqve tanë, popullit të vyer dhe ëndrrës se e fituam lirinë.

Mbi të gjitha një gjë është tepër e saktë, se në një shtet këto dobësi mund t’i luftojë vetëm lidershipi i shtetit që është i përgjegjshëm, i gatshëm për t’i luftuar. Por jo kur politikanëve u mungon kuraja, e fshihen pas nacionalizmit inekzistent “se jemi të rrezikuar nga jashtë”, e politikën e ushtrojnë mbi gënjeshtra duke i bërë ato “art të përkryer”, e instinkti i tyre mbisundohet nga vlera materiale. Atëherë, politika është e sëmurë, e rrezikshme, e kjo po i ndodh çdo ditë vendit. 

Sot, trumbetohen nga pushteti dy gjëra: shpallëm pavarësinë dhe ndërtuam rrugë, që janë dy elemente të pashmangshme për këdo që do të  qeveriste. Po ku do t’i linin  taksat e popullit ? Por po shihet se shteti është jo funksional, ka të rrënuar themelin e demokracisë - votën e lirë dhe sot siç thoshte filozofi Niçe: “Nënshtrimi u shndërrua në normë morale”, te qytetaria përballë pushtetit dhe e shtetit përballë shteteve të tjera.

Përgjegjësia bie tek oferta e opozitës

Një gjë është e njohur, se ndryshimet te proceset shoqërore janë tejet të ngadalshme, janë shumë inerte. Efekte të shpejta nuk pritën. Por, vendimet pragmatike ngjallin shpresë. Prandaj, zgjidhjen e të gjitha problemeve që ka Kosova duhet parë, sipas rregullës demokratike, ofertës pozitë - opozitë.

Kjo gjendje kaq e rënduar nuk do të arrihet dot të ndryshohet në mënyrën e duhur me pushtetin e tanishëm me këtë mentalitet qeverisës, ku tranzicionit nuk i shihet fundi. Atëherë, përgjegjësia është tek oferta e opozitës.

Por, si vepron kjo opozitë?!  Ka qëndrim jo koherent, pa liderizëm unik, tash për tash pa ofertë cilësore. E fragmentuar, se partitë nuk janë të profilizuara dhe te to mbretëron bajraktarizmi primitiv individualist.

Kështu, Vetëvendosja qëndrimet politike i mbështet në parimin e “të drejtës absolute”, që në praktikën politike njihet si politikë radikale, se i nënshtrohet mendimit, “asnjë ligj e asnjë marrëveshje nuk është detyruese” jashtë të drejtës absolute. Vetëvendosja e ka në dorë të drejtën absolute, kur është në pyetje privatizimi, korrupsioni, përgjegjësia politike e politikanëve, për bisedimet Kosovë - Serbi, edhe ca neneve kushtetuese jodemokratike në Kushtetutë dhe te zhvillimi ekonomik. Vetëvendosja nuk pajtohet që Kosova të jetë kaq e kushtëzuar, nga brenda dhe nga jashtë nga faktori ndërkombëtar, nëpërmes klaneve politike vendore. Lufton për identitet, shteti me qëndrim karshi të gjitha problemeve të shtetit. Vetëvendosja mendon se Evropa demokratike duhet bërë presion Serbisë që të heqë dorë nga ndërhyrjet në territorin e Kosovës, po dhe pesë shteteve të saj që ta njohin Kosovën e jo Kosovës për t’i bërë lëshime të reja Serbisë, përtej lëshimeve që i janë bërë në Vjenë. Ajo e kërkon politikën e simetrisë. Në politikë është e mundshmja përballë të drejtës absolute, prandaj Vetëvendosja duhet të shkojë në kahun e rritjes së ligjimitetit të votës qytetare, por jo të humbë kohë në ndërrimin e qeverisë.

Të dy grupimet e tjera opozitare politike, LDK dhe AAK, kanë një qëndrim të moderuar karshi kërkesave që VV i konsideron të drejta absolute. Këto dy subjekte për shkak se e kanë pasur pushtetin, janë bashkëfajtore për shumë probleme të cekura dhe janë kooperative me pushtetin edhe në çaste të panevojshme. Thjesht, LDK-ja është strukturë amorfe politike që mbijeton si rezultat i inercionit të saj nga e kaluara. I mungon guximi dhe vizioni politik dhe ndihet e tradhtuar.

Ndërsa në emër të një “konstuktiviteti politik” e “gjendje të vështirë për vendin”, e kryesisht për shkak të peshës specifike të votës ajo ka fleksibilitet politik më shumë se çdo parti tjetër.  Prandaj, kërkesa AAK-së për hise në pushtet, në këtë çast më pak se gjysmë mandati, është një lojë demokratike jo e zakonshme. Bile e dëmshme për shtetin dhe për vetë AAK-në. AAK-ja, ofertën e pushtetit e refuzoi me këmbëngulje, se ishte e vetëdijshme se nuk mund të ndikojë në qeverisje në mënyrën e duhur në një koalicion të këtillë. Një gjë duhet të jetë e qartë për AAK-në, se PDK me koalicionin e vet e ka legjimitetin e numrave demokratikë dhe kjo aspak nuk forcon e as nuk dobëson proceset demokratike me hyrje në qeverisje, përveç që e stabilizon pushtetin e sotëm.  Ndërkaq, AAK-ja duhet të dijë se rruga e inkuadrimit të këtillë në pushtet ka krijuar pushtete absolute. Këto raste  njihen në praktikën politike dhe dëmtojnë rëndë demokracinë.

Ndoshta është koha kur PDK dhe AAK po e kuptojnë çastin e kthesës politike?! Në një mënyrë kjo po diktohet të përpjekja e PDK-ës për ta joshur në bashkëqeverisje AAK-në, se ka deficit moral në qeverisje në këtë çast dhe dëshiron bashkëhisedarë. Në vazhdim kërkon ta topisë opozitën. PDK e di  se aleati i saj i natyrshëm është AAK-ja, se aleatet e saj të tanishëm janë të vdekur klinikisht dhe i nevojitet një aleat i ri, që do të llogarisë edhe për zgjedhje të ardhme. PDK ndoshta e ka kuptuar mendimin e Getës, “gjarpri që nuk ndërron lëkurën do vdesë”.  

Por roli i AAK-ës në opozitë është më i rëndësishëm për Kosovën, se kjo opozitë ka detyrë që Kosovës t’ia kthej imazhin e rrënuar e njerëzve të saj t’u japë shpresë se edhe në Kosovë mund të jetohet mirë; se Kosova ka  forcë vetjake që ta luftojë krimin, korrupsionin e papunësinë; se Kosova ka forcë reformuese që votën e lirë, si themel demokracie, ta mbrojë dhe mund të funksionojë si shtet ligjor dhe se integrimin europian nuk duhet parë si koncept fiktiv abstrakt detyrues; se ne nuk shkojmë në Europë, se prapë do jemi këtu, dhe Europa nuk na bën të pasur, por kemi detyrim të sillemi me norma europiane. Kjo opozitë, po edhe pjesë e pozitës, duhet të jetë e gatshme të ngadhënjejë mbi grupe informale që bënë veprime parapolitike e po kërkojnë legjimitetin te vota e popullit.  Kjo është një shkallë rreziku e provuar. Këto struktura janë instaluar në ca segmente të qeverisjes dhe po tregojnë një agresivitet e shkelje ligjore në çdo hap.

Opozita duhet të japë ofertën reale për shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbrojtjes së votës së lirë, shtegun e ngritjes ekonomike. Kjo pritet edhe prej z. R. Haradinaj, prej pragmatizmit të tij në politikë,  nëse kjo nuk shuhet nga lakmia momentale për pushtet.

Prishtinë, me 29.12.2012

BALADË



            Nga Qazim Shehu


            Me shokun tim Tonin Ndrec Perkali, gjithnje ndjehem ne pragun e një ngjarje të re.Sa herë e takoj , kam ndjesinë se diçka do dalë jashtë rutinës që ndodh sa herë ndodhem me njerëz që s`më thonë asgjë ose më thonë thash e theme tavolinash qëi mbledhin me një kujdes të tepëruar, ashtu siç mbledhin pastrueset e bashkisë gjethet e vjeshtës. Me një kujdes të patepruar që rritet nga rrjedha e takimit që merr tutje çaste të volitshme ose jo, ai më tregon takime, biseda mbi qeveritare, dëshmorë e heronj të harruar, destinacione të ditura të të paudhëve, e të gjitha këto i mbështjell brenda mllefit të vet, çka e sendërton një turrje pothuajse instiktive drejt diçkaje madhështore dhe të përkorë.Më ka marrë malli për të,ndërsa ndodhem para bibliotekës kombëtare. Para meje shfaqet përkthyesi i frëngjishtes, poeti i plakur që ka bërë një mal me libra ,Ndue Gjingjoni. Më duhet ta falenderoj për një libër të përkthyer që më ka dhënë një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe ia shpreh konsideratën time gjithë mirësi, sepse e meriton.Veç Ndue Gjingjoni gjithë modesti ma kthen se s`ka bërë asgjë, veç një vërë në ujë, në këtë kohë abrashe, akush nuk e ka mendjen nga letërsia, madje ajo shihet si bezdi dhe shkrimtarët si të rrjedhur. Sot më tepër kanë vlerë koncertet festive, festivalet e miseve, fjalët e politikanëve, reklamat e sallamit dhe debatet televizive ku analistët bëhen specialist për çdo gjë. Ndjej në fjalët e tij një keqardhje të thellë, frushulli ankthi që vjen nga bota e një njeriu të ditur, që ndoshta librin e tij e ka botuar me kacidhet e fundit të prensionit të vet.Kur papritur vjen Tonini,i cili duke shtrirë krahun e vet energjik, e rrok në një përqafim Nduen duke iu rrëmbushur gjithë krenari e zjarr:-O sa mirë që të takova, o i madh, sa kohë u bënë pa u parë, për ju kam shkruar një baladë të mrekullueshme, të cilën do ta botoj dheke për të parë se do marrë namë..Përkthyesi ngriti kokën dhe e vështroi me dashamirësi Toninin, po befas u murrëtye. –Baladë, kur e paske shkruar?-Qe, besa burrit para dy orësh të kam pasë ndërmend, do ta lexojsh?-Ore zotëri, mos pandeh që unë kam vdekur që shkruan baladë për mua, ose ma mirë prit të vdes një herë dhe pastaj shkruaj balada sat ë duash…-tha Ndue Gjingjoni dhe iku me nxitim i fyer..Unë mbeta me Toninin.Tonini pyeti:Kushështëky?Ia thashë emrin.-Iha…ç`qenkam marru, pse nuk është poeti Nikë Përleka ky?-Jo, i thashë,është përkthyesi Ndue Gjingjoni…-Tani, jam i dënuar, tha Tonini, ku e do kafen..Kaluam në anën tjetër të rrugës,dhe po merrnim tutje në këmbë.Tonini si gjithnjë flet për projektet e veta, për shkrimet nëpër gazeta që trondisin botën, për baladat e veta të famshme, ai nuk është si shkrimtari Sefer Seferi i cili deklaroka se paska shkruar tetëdhjetë drama  duke ia kaluar edhe Isenit.dhe kurrë s`kishte shkruar një baladë.Ku i ka dramat-, thërret, i- ka në kokën e vet, ose i sheh nëëndërrr…-Jo Isenit, them unë, po Ibsenit…-Ibsen thashë, asht ai dramaturgu danez, po kuptohet desha të të ngatërroj -  ma ktheu..-Ule, pak tonin e zërit i them prapë pa e zgjatur  në përgjigjen e tij, nuk bën ,jemi në ambient publik, në rrugë, ti je baladist, po njerëzit më mirë duhet të lexojnë se të dëgjojnë…Tonini nuk do t`ia dijë për këshillat e mia dhe sikur të mos nadilte para poeti Aleks Kuka, ai do ta ngrinte edhe më tonin e zërit, po për çudi e uli atë aq përfundësisht sikur poeti Alekstë mos ishte poet, po xhandar i Zogut.Poeti Aleks ishte gjysmëi pirë, kjo dukej nga një përskuqje e lehtë e mollzave dhe nga një shkrumb i lehtë në cep të buzëve.E njihja mirë dhe ishte vërtet një poet i dëgjuar në kohën e tij, po edhe rezistent në kohën e sotme.Përkthyesi Ndue ia kishte përkthyer një tufë poezi në frëngjisht, të cilat qenë botuar në një revistë prestigjoze franceze.Kisha një respekt të paluhatur ndaj tij, përveç faktit që pinte dhe kishte punuar në një revistë të atëkohshme që mua s`më kish pëlqyer ndonjëherë.Po këto s`kishin rëndësi, rëndësi kishte fakti, që ai ishte një autoritet i poezisë.Nga veshja kishte mbetutr i varfër,si çdo poet i mirë që nuk e përfill pasurinë, sepse poetëve të mirë u mjafton lavdia dhe përjetësia.Ai pasi na pyeti, na zgjati dorën, po Tonini nguli këmbë:-Jo, pa e pirë një kafe prej meje nuk ban me ikë, aty, të lexoj edhe baladën që kam shkruar për ty…Poeti Aleks nënqeshi, siçdukjai e njihte prej kohësh Toninin.Pasi gjetëm njëlokal të përshtatshëm u ulëm në një tavolinë dhe Tonini thirrri kamarierin.-Bjeri, mikut tim një dopio dhe një kafe, tha duke u drejtuar nga Aleksi, ndërsa ne të dyve po ashtu.Kujtova se do bënte gabim po ai nuk shkelte në dërrasë të kalbur.Ishte një sprovues i madh i tavolinës dhe rregullave të burrnisë.E, sa mirë që të takova, ç`qe ky kësmet, mërmëriste Tonini, sa më ke ndihmuar dikur. Unë bija shkrime nga provinca dhe ky burrë m`i botonte, eh, hallall m`i paç gjithë ato balada…Aleksi buzëqeshte, e thoshte se në jetën e tij nuk kishte njohur njeri më korrekt se Tonini, ai kishte ndihmuar shumë njerëz, po burrë si Tonini s`kishte.Aleksi e thau dopion e parë ndërsa unë me Toninin e kishim shpikur gjer më gjysmë.Erdhi dopio e dytë dhe një meze e sajuar ,nuk më kujtohet tani.Unë refuzova çdo lloj pije. Alkolin kisha kohë që e pija me masë.-Por ti Tonin ke vuajtur atëhere tmerrësisht nga çensorët, nga letrat anonime, e ku ta di unë, megjithatë unë nuk merrja parasysh asgjë.Sepse sot botojnë, shkruajnë, silazh e krrunde e gazetat e shtëpitë botuese botojnë..Po atëhere s`kish mundësi, ato ishin të pakta dhe kontrolli i rreptë…Shikoja fytyrën e tij që ishte skuqur plotësisht, rakia ia terratiiste trurin dhe fjalët i nxirrte me një ndërprerje solemne, çka e sjell vet vrulli dehës i rakisë që vërshon nëpër damarë.-Balada ti s`ke shkruar atëhere, po fejtone, poezi satirike…I shkruaja, po ishte e vështirë t`i botoje.-Balada ka shkruar Gëte, po të tuat janë me të vërtetë origjinale.Erdhi dopio e tretë.Mezeja u freskua.Ndërsa satira jote vjen pas Çajupit dhe Fishtës…Unë mund të them se thumbi i satirës sate i ka shpuar gjithnjë të paaftët në egon e mosrealizimit….-Falemnderit, mërmëriste Tonini,shokët të lartësojnë.Jo, jot i duhet të më dëgjosh mua-pija i kishte mbyllur Aleksitçdo cak kthjelltësie-ti je poet dhe baladat e tua po shkëlqejnë, përkthyesi Ndue Gjingjoni për turp ta ketë që nuk i përkthen ato në frëngjisht, sa për vete, unë do t`i përkthej në rusisht…Dopio e katër u vu para poetit Aleks Kuka,i cili në ato çaste kishte ngritur zërin në një paegjirizëm triumfues , ai po e tralliste fantazinë e vet për të gjetur mundësi krahasimesh  në pika të larta referimi, për baladistin e famshëm Tonin Ndrec Perkalin, por ndoshta i lodhur në këtë stërmundim që ia jepte pija dhe mirënjohja, ai preferoi ta zeronte veten para tij, për të lartësuar baladistin e famshëm._Tonin, thirri ai me të madhe,ti je poet, unë nuk jam poet, unë , ne ,jemi zero para teje…Për t`u treguar modest, Tonini ia kthente:-Shoket të lartësojnë…por edhe për ta bërë të vërtetë pohimin ai shtonte fjalën falemnderit, ndërsa unë vrisja mendjen se ç`nevojë kishte poeti Aleks që ishte dikush , të fliste me një superlativë kaq të pamerituar, por këtu u këput fija e arsyetimit sepse erdhën tri dopio të freskëta…Kur mbaroi gjithçka, Tonini më kërkoi disa para borxh ,sepse shuma kishte shkuar goxha dhe kamarieri ndoshta qe ngatërruar rrugës….Më vonë i thashë se çfarë duhej ai shpenzim i kotë,aq më tepër që poeti Aleks ishte i pirë dhe  gjithçka shkonte kot, po Tonini ma ktheu:-Poeti Aleks është i vetmi që më vlerëson, jo si mendjemadhi Ndue… Sa herë ta takoj ai meriton një kafe të fortë

VRASJA E PARAMENDUAR E NJË ZOGU



( Skicë - Si duket, njeriu vetë nga natyra është kontradiktor me vetveten, në raport me natyrën e tij, në raport me "filozofitë" e veta, me pretendimet e veta. Uroj të jem gabim, aq sa jam i rëndë, qoftë kjo një marrëzi më tepër e imja, d.m.th. në emër të njeriut! )

S. Guraziu



 4 janar 2013

Para disa viteve, ndoshta para gjashtë-shtatë viteve por s'jam i sigurt për saktësinë tani, ne mediat holandeze qe bërë aq shumë bujë, me ditë të tëra rresht, lidhur me vrasjen e "paramenduar" të një zogu.

Gjatë një gare shtetërore për Domino (merreni me mend këtë lojë fëmijësh kur ta "komercializojnë dhe zyrtarizojnë" për vete të rriturit, dhe po ashtu imagjinoni po t'na ishte fjala për ndonjë Olimpiadë) në sallën e pa fund ku garuesit i paskan renditur dominot, në pritje për ta mahnitur botën me spektaklin në ditën vendimtare, sa për sherr na paska hyrë një zog. I ngrati zog, e paska humbur rrugën. Dhe ja fundi i botës!

Një rrahje krahësh e gabuar mbi një hektar me mozaikë e xingla-mingla, nga më të ndryshmet figura, nga më të laryshuarat, një "fluturim ulët" paturpësisht i zogut, një "teshtimë" e tij... dhe do ta çonte dëm mundin e një muaji, të kushedi sa ekipeve garuese. Dihet, domino-efekti vetvetiu është i pashmangshëm, përndryshe s'do quhej ashtu, do merrte "yrysh" dhe ndoshta s'do ndalej derisa të jetë rrëzuar dhe pllakëza e fundit.
Karamba-karambita! Çfarë duhet bërë tani, si ta mbronin "integritetin hapësinor dhe ajror" nga sulmet e një zogu "airborne"? Cilat forca kundërajrore duhet angazhuar, cila do duhej të jetë strategjia për luftën ajrore? Një kohë të gjatë qenkan munduar njerezia ta trembnin, per të ikur zogu jashtë nga dritaret lart, por pa sukses.

E vetmja zgjidhje, siç u muar vesh, na paska mbetur ta gjuajnë me pushkë ajrore. Dhe sipas ekspertëve, gjithçka çfarë duhej të kujdeseshin ishte: patjetër duhej vetëm një e shtënë e vetme, vetëm një shenjëtar-kampion i pagabueshëm... përndryshe punët mund të niseshin rrugës së pakthim, rrugës së dështimit të kampionatit. Nga ana shkencore, duhej llogaritur madje dhe vetë hujet e gravitacionit, rrymat e ajrit, trajektorja e rënies pasi ta vrisnin, saktësisht dhe me milimetra. Riskun për dështime s'mund ta merrnin me mend, s'mund t'ia lejonin vetes luksin për më shumë marrjesh në shenjë.

Dhe sikur kjo fatkeqësi domino-ajrore t'mos ishte e mjaftueshme, sa hap e mbyll sytë t'na shkëlqyen shpatat verbale. As pa e kuptuar si dhe përse t'na plasi sherri e lufta mediatike. Me qindra njerëz e dhjetra organizatash sakaq u gjenden në luftë verbale e germatike lidhur me "etikat" rreth vrasjes së një zogu. Debate, argumente, predikime, ide "shkencore", replikime deri në marramendje...

Unë si "outsider" gojëhapur, si spektatorë "neutral" i kuptoja shumë mirë mbrojtësit e zogjve, të shtazëve dhe të natyrës, sikur secili në rrafshin personal ta shprehnin kundërshtinë dhe solidarizimin me zogun, por ama t'i përthekonin të gjitha me dy-tri fjalë - për lirinë e natyrshme të tij, per të drejtën e tij të fluturimit, të frymimit, për cicërimat etj. Me dy-tri fjalë si keqardhje, dhe kaq. Sipas meje atëbotë, do duhej të merrte fund lufta sa më parë, dhe madje duhej të turpëroheshim të gjithë ne, varg e varg, edhe unë si spektator, edhe gazetarët me kureshtarët, që të gjithë. Thjesht duhej ta mbyllnim një debat përmasash të turpit.

Është qesharake për njeriun e shekullit XXI të moralizojë dhe të komercializojë aty për aty artificialitete "eter-ike" dhe spektakle moderne për të drejtat e një zogu, derisa brenda 1 dite të vetme në Holandë 1 milion e 200.000 kafshë nga më të ndryshmet nisen për në therrtoret industriale. Mos ta përmendim Gjermaninë 80-milionëshe dhe shtetet tjera të mëdha, Francën, Italinë, Rusinë, ose më thjeshtë gjithë Evropen, Ameriken... ose akoma më shkurt të gjitha kontinentet dhe akullnentet e planetit.
Kur i kujtoja këto, një debat i tillë "etik", moralizimet për jetën e një zogu dhe gjithë ajo bujë mediatike më dukeshin absurditet! Nuk di nëse kisha të drejtë, por s'dua të vetëgjykohem tani, le të gjykojë dhe lexuesi vetë.

***
Sot, në një kampanjë reklamatike të një fondacioni holandez për mbrojtjen e shtazëve me emrin "Wakker Dier", lexova si vijon, pasi që më lusnin për ndihmë me 3 ose 5 Euro modeste, sipas dëshirës.

(Një derr i pikëlluar ishte ilustruar në nje faqe reklame, i zënë ngusht në diçka prej hekurash, si kafaz i shtallës, poshtë fotos shkruante):

Kjo nënë siç e shihni rri e ngujuar mes shufrash hekuri. Ajo mund të lëvizë vetëm një hap përpara dhe një hap anash. Ndërkohë duhet të bëjë gjithçka që të jetë sa më "produktive". Por a mundet si nënë ajo të ofrojë kujdesin e një nëne me dashurinë e natyrshme për të vegjlit e vet?! Kjo pra që shihni është e përditshmja e jetës së një nëne, e njërës nga kafshët më inteligjente të planetit! 

Në Holandë 12 milionë derra jetojnë mes hekurash, ngjeshur dhe hedhur mbi njëri-tjetrin, pa e parë kurrë dritën e diellit...

Një diçka që më ngushëllon sadopak është fakti se kafshët nuk e dinë se çfarë i pret, ato as përafërsisht nuk e njohin njeriun, natyrën e tij. Jo vetëm derrat që therren brenda një dite në planetin e uritur, por as miliona kafshë të tjera të njeriut moralizues, me grykësinë e paturpshme "industriale" në xhep e në stomak. Sipas kampanjës së "Wakker Dier" nuk është në pyetje vetëm konsumimi dhe kushtet që imponohen nga tregtarët, por dhe kushtet, jeta dhe trajtimi i vetë kafshëve sa janë gjallë, pastaj eksperimentet laboratorike në emër të rritjes së produktivitetit dhe parasë (të cilat kurrë nuk dalin në sipërfaqe). Dhe kanë të drejtë. Kur investohen shumë para, për mbrojtjen e investimeve dhe te projekteve shpesh investohet dhe në "blerjen e tabu-ve", në krijimin artificial të tyre - mendoj se dhe "heshtja" mund të blihet në botën moderne industriale, gjithçka.

Nëse sot, në zemrën e shoqërive më të avancuara të botës, mund të "prodhojmë" industrialisht me shifra milionëshe për t'i pasur filozofitë më të "mprehta", dhe të gjitha sepse dhuratë nga Zoti+Natyra+Shkenca, atëherë do lutem të hyjë një zog në dhomën time gabimisht dhe dua ta vras. Me paramendim, për inat të njeriut dhe të filozofive të tij. Uroj vetëm t'ia dal, t'mos më dridhet as zemra as dora, uroj t'mos më përzihet në punët e brendshme ndërgjegjia, Zoti apo ndokush tjetër... nga "Mbrojtësit e Natyrës". Dua të jem kontradiktor dhe unë!

POROSI E SULLTAN MEHMETIT: “RRETHIMI I SHKODRES”; “SHKODRA E RRETHUEME”… “RRETHONI SHKODREN !”; “SHKODREN QITNJE FARE !”… (1913 – 2013)


Nga Fritz RADOVANI:



“Qytetin e Shkodres dhe krejt atë krahinë gjithmonë e kanë merzitë anmiqtë ma mizorë; të gjitha të zezat i ka provue ai vend.” D.M.Barleci, fq. 27.

            Shkodra ase Scodra e Kështjellës Rozafat, e Kështjellës së vjeter Ilire, asht Shkodra ime!
            Para Krishtit provoi thundren e pushtuesit, tue fillue nga romaket e mbas tyne nga serbët, venedikasit, per me mërrijtë tek rrethimi i parë nga turqit në vitin 1474, dhe pushtimi mizor nga ata në vitet 1478 – 79. Mbas pushtimit otoman, Shkodra u kthye nga qendra ma e randsishme e Shqipnisë në një fshat. Si ngjau një gja e tillë? – Nuk duhet nenvleftësue ky fakt historik mbasi fatkeqësisht do të persëritet historia, derisa do ta çojnë Shkodren në gryken e varrit!..
            Humanisti Don Marin Barleci – Shkodrani, në librin e vet “Rrethimi i Shkodres”, i botuem në Venedik në vitin 1504, i perkthyem per fat me një Gegnishte të paster e të kandshme nga Prof. Henrrik Lacaj (në vitin 1962 “pa titull”), na jep hollësi të këtij rrethimi nga barbarët osmanë, masakrave dhe dhunës së pushtuesit ndaj qendrimit heroik të shkodranëve trima.
            Barleci tregon në faqe 19, në fillim të librit: “...turqit rrjedhin nga Skyhët, nji fis i egër e i palamë, që rronin gati si shtazë, kishin shtrat të përbashkët; jetesa e tyne ndryshonte nga ajo e zakonshmja as fe s’kishin...Turqit dolën nga portat e Kaukazit edhe nënshtruen shumë popuj të Azisë...Veç asaj zonë zunë edhe disa male e gryka të vlefshme, të cilat u dhanë dorë të fitonin nji fuqi të jashtëzakonisht të madhe me disa sulme të paprituna pikrisht si hajdutë.”
Në vitin 1451 – 1481 në Turqi sundoi Mehmeti II, i cili pushtoi Konstantiopolin në 1453.
“Se ç’ kerdi e ç’ kasaphanë bani ai ndër mashkuj e femna të çdo moshe, se sa vajza e gra u çnderuen, sa tempuj u dhunuen e çfarë poshtersishë e krimesh u kryen per inat e tallje të fesë sonë të vërtetë, s’ ka burrë që mund ta shprehë as me fjalë as me lot as me gojtari.” (fq. 24).
            “Me të paren u hodh në Maqedoni, që sot në gjuhën popullore quhet Arbëni, sepse banorët e atij vendi të gjithë flasin arbënisht.”(fq. 24).
            “Sulltani kur paska pa pozicionin e qytetit...paska thanë: “Oh se ç’ vend të shkelqyeshëm e të naltë paska zgjedhë shqiponja për vete e për folenë e zogjve të vet.” (fq. 44).
            E kur u dorëzue qyteti i Theodozisë që sot quhet Kafa dhe gjindet në bregun taurik, sa të krishtenëi preu në besë e i vrau! Sa burra i nguli nder hunjë atje në Lesb! Po ç’ të them masandaj per sa e sa të tjerë që ka vra e pre mizorisht ndonse, në moshë të njomë e gjithmonë tue i pre në besë?” (fq. 46)


            Ai Zot nuk do të lejojë kurrë e kurrë që na të shuhemi fare, por do të na shpetojë...
            Neve na asht ngarkue barra që të mbrojmë fenë katolike edhe të gjithë krishtenimin, pra mjafton kjo per të na nxitë që të derdhim gjakun tonë deri në piken e fundit.” (fq. 50).
            “Kauza e jonë asht e Hyut; na luftojmë per drejtësi, per ligjët hyjnore per Fe e Atdhe, per Altarë e vatrat tona, per fëmijët tanë.” (fq. 79).
            Sulltani i turqëve,..tha këto fjalë: “Ah sikur mos t’ ia kisha dëgjue kurrë zanin Shkodres! Kot erdha; të gjitha përpjekjet e mija shkuen kot!” (fq. 90).
            “Mbasi ledhet e Drishtit u rrafshuen perdhe...U zunë gjallë nja 300 vetë dhe me 2 shtator me urdhen të Sulltanit të gjithë u vranë nder sy të shkodranëve. Të nesermen u nisën per Lissus... Mbasi dogj qytetin e Lezhës, nja 50 vetë të krishtenë... i sollën pranë qytetit të Shkodres e aty i vranë të gjithë...dhe vazhduen rrethimin e Shkodres, ku vendosen mbi katerdhjetëmijë kalorës.”
            “Mbas paqes së nenshkrueme në mes të Venedikut dhe Sulltanit...Shkodra do të zaptohej nga turqit...dhe me 4 prill u njoftuen shkodranët, të cilët mund të shkonin në Venedik...”
            ***
            Kjo pjesë e parë e “Rrethimit të Shkodres”, lexues i nderuem, asht fillimi i pafund i asaj histori të dhimbëshme të qytetit Martir të Shkodres, që në vitin 1913 e rifilloi Kalvarin e pafund!
            Kemi hy në vitin e 100 të Martirizimit dhe masakrave, në vitin 2013 !
            E Shkodranët... vazhdojnë “me ikë në Venedik..!”

            Melbourne, 1 Janar 2013
           

“FIGLIO DAL AMORE”…


RIZA LAHI
 
 
Një vështrim i veçantë…Një lule …Një e skuqur…Një tufë e madhe bankënotash… Oh, le të mos e përjashtojmë edhe këtë tufë të qelbur me të cilën janë blerë dhe rrënuar kaq dashuri– paratë; edhe aroma e  tyre ka lënë gjurmët e veta te kushedi se sa foshnjë që lindin përditë në “Spitalin Universitar Obstetrik - Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”. Le t’i kemi pra parasyshë, edhe paratë, që kanë bërë të ngjizen e të lindin kaq qënie të bukura, nëpër caste të bukura – që të gjithë në një krevat të përbashkët dashurie, me klithma dhe ofshama, ardhura nga një vështrimi veçantë, një lule, një e skuqur, një ballo apo, siç e thamë, paratë. “Unë mund të jem i shëmtuar, por paratë që kam unë nuk janë aspak të shëmtuara dhe, efektivisht, nuk ka se si të jetë i shëmtuar i zoti i tyre”, ka shkruar analisti i shkëlqyer i sistemit që jemi future tërësisht, njeriu i mijëvjeçarit të dytë, Karl Marksi.
  Është 31 dhjetor. Paradreke. Diell. Tirana gumëzhin. Dikujt ajo I duket e gëzuar, dikujt I duket e trishtuar; dikujt e pasur, dikujt e mbytur në mjerim. Sipas gjëndjes shpirtërore.
 Presidenti i Institutit Kombëtar të Integrimit të  Jetimëve të Shqipërisë, Ilir Çumani ka organizuar sjelljen në maternitet ndihma për 6 bebe të lindur jetimë, me nënë dhe baba gjallë.
Këta qënie të dashurisë janë braktisur nga nënat që kanë ardhur e kanë lindur këtu.
“Vitin që kaloi ne kemi patur afërsisht sa sivjet, rreth 35 fëmijë që nënat firmosin braktisjen e tyre” - më tregon punonjësja sociale e këtij institucioni që feks nga pastërtia dhe rregulli, Mira Asllani.
O Zot! Një grua  ( “ Franklin, your name is ëoman!”…boooo!!!!) , firmos me dorën e saj që të ndahet përjetë nga ajo qënie që i lëvrinte me këmbëza në bark dhe sikur e thërriste që andej, me ca valë të fshehta, “nënë… nënë…edhe pak do të pi cicën tënde plot me qumësht …Edhe pak…edhe pak…dhe ti do të lozësh me mua, do të më mbështjellësh me pelena, siç mbështillje kukullat kur ishe vajzë e vogël…Do të më pudrosësh e do të më ngrësh hopa të më tregosh te shoqkat e tuaja…Nënë…nëna ime…Unë do të dal në këtë botë me një të qarë…e vetmja e qarë e kësaj bote që gëzon njerëz, nëna ime…”
 Unë pata rast të shikoj dy kaligrafi nënash që deklaronin braktisjen e bebes së sapodalë nga qënia e  tyre. Bebes që e kanë ushqyer me gjakun dhe rrahjet e zemrës së tyre nëntë muaj.
Zonja Mira desh të më tregonte dhomën ku ishin këta foshnjë, por iu luta të mos e shihja; i thashë, aman, nuk kam zemër! dhe ajo më ftoi në dhomën e saj, ndërsa drejtori I këtij materniteti model në tër spitalet shqiptare, Halim Kosova, më dha dorën – nuk kishte më asnjë çast kohë - do të hynte në operacion. Kosova ka raste    që bën edhe 5 operacione brënda një dite, duke qënë vetë drejtor i këtij gjiganti kaq sensibël, siç është ky maternitet. Njerëzit e shkencës , me pak përpjekje të trurit të tyre, i përballojnë lehtë punët e administratës, ndrysh nga një takëm tjetër që ndryhen në zyrë dhe punët i shkojnë çalë – çalë.
Kush janë këto nëna që marrin kësi plagësh të rënda prej çasteve të ëmbla të dashurisë?
“Unë kam kaq vite që punoj këtu. Vetëm dy raste kujtoj që të kenë qënë edhe baballarët  për të deklaruar se heqin dorë nga fëmija e tyre. Gjithmonë vetëm nënat; nëna të pashoqëruara nga askush!” – thotë punonjësja sociale.
 Zakonisht baballarët nuk dalin në skenë, zhduken, bëjnë alibi…bëjnë gjithëçka që mund të prodhojë ligësia e shpirtit njerëzor ndërsa partnerja e  tyre e krevatit të dashurisë, qanë dhe bebi klith.
Fëmijët I braktisin vajzat e tradhëtuara në dashuriën e tyre, nënat që bëjnë përpjekjen e  fundit  t’i shpëtuar divorcit të kërkuar nga bashkëshorti; fëmijët i braktisin nga varfëria, nga turpi i ambjentit përqark. Pse nuk i abortojnë? Oh, një pjesë se iu dhimbset kriejsa e tyre, një pjesë se u druhet pasojave për jetën, ca se kushton shumë për kushtet tona të mjera ekonomike…
   Dakord. Nëna shkruajti një faqe letër dhe e firmosi. Largohet nga materniteti me barkun bosh dhe pa qënien e saj . Por asaj i jepen edhe 6 muaj afat, se mos i mbushet mëndja dhe  merr foshnjën; ajo tanimë ndodhet në befotrof. Edhe 6 netë pa gjumë, lotë, dilemma, tmerre makbethiane jot ë një maceje që ia kanë marrë këlyshin e sapo lindur, por të një gruaje; 6 muaj që dokumentat e bebit, tok me atë letër të firmosur ndër lotë, të kalojnë në prokurori dhe, më pas, në Institutin Kombëtar të Birësimit. Pastaj foshnja vazhdon të rritet – të marrë atë edukatë që do ta shoqërojë pak a shumë tër jetën  e cila merret nga 6 muaj deri në tre vjeç – në befotrof. Që nga befotrofi, në shtëpinë e fëmijës. Qënga mosha tetëmbëdhjetë vjeçare – mandej – shteti heq dorë nga ata dhe… Luftë me jetën….Po luftë pa ndihmën e babait dhe nënës; të mungesë s së tyre dhe një përçmimi të lehtë që shoqëria ende patriarkale shqiptare e ruan ende.
Sa 18 vjeçarë si ndahen nga personeli I shtëpisë së fëmijës, vijnë natën e futen fshehur për të fjetur sërish te krevati I tyre – nës nuk ua ka zënë dikush tjetër – apo shkojnë te guzhinjerja që I ka ushqyer gjithmonë derisa u bënë aq, dhe I luten që, t’I japë një çapë bukë, ja , de, të ngjyrë në lëng fasulesh, se, e griu uria.
    Kaluan dhe 6 muaj.
Nëna nuk ndjehet më. Ajo është plotësisht e vendosur. Pra, plotësisht e mposhtur. Si një skllav që e kanë mbërthyer paq ndër pranga nga ku nuk lëviz dot. Nuk lëviz më.
A e merr vesh ndonjë herë në jetë fëmia emrin e nënës së tij? Oh, këtë mirësi e ka në dorë vetëm dikush. Prindërit që kanë bërë adaptimin. Ata e dijnë se cila është nëna që ka braktisur fëmijën që ata kanë birësuar, kurse mëma biologjike, nuk din asgjë. Sado të martohet ajo me një plak epshelli dhe paralli dhe të kërkojë foshnjën e dashurisë së dikurëshme, e ka të kotë. E vetmja mënyrë që të gjejë bebin që braktisi, është – çifti që e ka birësuar. E nga ta dijë nëna e shkretë se cili është ky çift?Është një glob me 5 miliard  njerëz dhe mes tyre janë dy që, vetëm ata, e dijnë sekretin e saj. Po ata të dy e dijnë fare mirë se cila është kjo grua e bukur në krah të këtij xhentëllmeni plak me portofolin plot që jargavitet . Apo kjo nënë që ka dalë të lypë për të ushqyer fëmijët e tjerë ndërsa babai I tyre nuk kthehet nga emigracioni. Se është martuar sërish apo ka vdekur a është në ndonjë hapsanë… 
Sa drama…pafund…
Sa fëmijë të tjerë lindin e rriten me nënë e babë. Por ngado ka pllakosur varfëri.
Varfëri e tejskajëshme ënde – vënde.
Por dashuria nuk don të dijë. Madje të varfërit bëjnë më shumë nga dy, sa  bëjnë të tjerët sot.
Oh, po si I bëhet, që ka plasur korrupsioni ngado, deri edhe nëpër qelizat e shoqërisë? Sa duhen paguar për rojën e maternitetit? Për pastruesen e dhomës? Për infermieren? Mamijën? Oooohhhh, doktorin? Po qe se do të bëhet operacion, sa është “kafja”?
  Të gjithëve na ka hyrë tmerri. Por ky tmerr shkon drejt zeros në maternitetin te stacioni I trenit në Tiranë.
Cilado nënë që del nga materniteti, merr në duar edhe një pyetsor. Është vetëm pyetësor pa vulë e firmë. Nëna e merr dhe e plotëson dhe, në mënyrë anonime, ajo e kthen pa emrin , pa asnjë detal nga qënia e saj, që të mos ketë frikë për ndonjë hakmarrje të ardhëme.
Ky testim kaq demokratik, shikohet nga një komision strict.
Jo vetëm kaq.
Në secilën nga dhomat e maternitetit ne pamë një gjetje spektakolare kundër korrupsionit. Ja, ta lexjmë së bashku një kopje të afishes së madhe , që varet në të gjitha dhomat:
“ Të nderuar paciente.! Ja numuri im personal i telefonit:0692020378.Ju lutem, më telefononi ose dërgoni mesazh direct në çdo orë për çdo ankesë , padrejtësi, kërkesë  shpërblimi, shërbim jo korrekt apo edhe vlerësimin pozitiv lidhur me personalin….Drejtori i Maternitetit Dr. Halim Kosova”.
Mbase ka ardhur koha që Shqipëria të miratojë të njëjtin ligj që egziston në shumë vënde të zhvilluara. Një nënë për disa shkaqe , nuk e  deklaron emrin e babait të fëmijës. Shteti I lidh asaj një pension të përshtatëshëm që ajo ta bëjë bebin e saj 18 vjeç pa I dhimsur koka ekonomikisht. Ne nuk duhet të kemi frikë nga abuzimet , për më tepër, se jemi një popull konservator dhe ku ende egzistojnë mentalitetet e rrepta të familjes…
31 dhjetor.
Dal i turbulluar nga materniteti ku ndodhen 6 bebi të braktisur nga nënat e tyre. Ilir Çumani  u ka sjellëe  atyre pampersa, qumësht…Oh, por nënat e tyre kushedi se ku ndodhen këta çaste ndërsa njerëzit gëzojnë, shkëmbejnë mesazhe dashurie apo chattojnë me piksynimin e shtratit të dashurisë dhe në darkë qielli do të jetë përplot me fishekzjarre!
Nënat…Mbase janë duke derdhur lotët që u kanë mbetur , mbi një fletë të bardhë. Mbi një fletë që I fton të ndryshojnë mëndjen. Të venë ta marrin foshnjën, se nuk kanë për ta parë kurrë dhe kanë për ta ëndërruar tër jetën. Se kanë për ta ndjekur si hije ngado duke I hyrë kjo hije, nga dritarja, nga shtjella e erërave, nga nata por , për t’u takuar me njëritjetrin, kurrë më.
Fleta e bardhë pret në tavolinë dhe lotë…
Kushedi se ku ndodhen të strukur këta çaste baballarët e këtyre gjashtë foshnjave!
 
                                  


31 dhjetor 2012 – duke gdhirë 2 janar 2013

Një përsiatje e shkurtër para shtatores së Mbretit Ahmet Zogu


Eshref Ymeri



       Më 24 dhjetor 2012, Kryeministri Berisha, në Bulevardin Zogu I, përuroi shtatoren kushtuar Mbretit të Shqipërisë Ahmet Zogu. Ka qenë një nismë mjaft e goditur e Kryeministrit për përgatitjen e asaj shtatoreje në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Mbreti i shqiptarëve e meritonte plotësisht atë shtatore, për faktin se ai, që pas Kongresit të Lushnjës, pati luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në ngritjen dhe në konsolidimin e shtetit shqiptar gjatë një periudhe gati 20-vjeçare.
       Por kushdo që e këqyr me kujdes atë shtatore madhështore, nuk mund ta kalojë në heshtje një fakt shumë kuptimplotë nga veprimtaria e Ahmet Zogut në krye të shtetit shqiptar. Në bashkëpunim të ngushtë me Nolin, krijuesin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Ahmet Zogu dha një kontribut të shquar për themelimin e Kishës Kombëtare Autoqefale Ortodokse Shqiptare, e cila u shkëput përfundimisht nga kthetrat e kishës shoviniste greke, e kësaj armikeje të betuar të kombit shqiptar.
       Sikur sot të ndodhte mrekullia, Ahmet Zogu do të zbriste nga piedestali dhe do t’i drejtohej sheshit “Skënderbej”, ku do të lëshonte një klithmë dëshpëruese për ish-Kishën Kombëtare Autoqefale Ortodokse Shqiptare, e cila tash gati 20 vjet vazhdon të drejtohet nga Kali i Trojës me emrin Anastas Janullatos.
       Sikur të ndodhte mrekullia, Noli do të çohej nga varri i lebetitur, duke risjellë në kujtesë fjalët e tij të dikurshme:
       “E di se pas vdekjes sime grekët do ta hedhin në dorë kishën tonë ortodokse”.
       Rilindasi ynë i madh, Sami Frashëri, mëvetësinë e kishës e konsideronte si njërën nga tri shtyllat e pavarësisë kombëtare. Por sot e mbi njëzet vjet, fatkeqësisht, këtë shtyllë të fuqishme të pavarësisë e kanë hedhur në dorë grekët. Ne e festuam vërtet me madhështi 100-vjetorin e pavarësisë, por pavarësia e Shqipërisë Londineze vazhdon të mbetet e çalë, përderisa Janullatosi vazhdon të krekoset i qetë në Tiranë, duke e varrosur përfundimisht autoritetin e ish-Kishës Kombëtare Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe duke e kthyer atë në një filial të kishës shoviniste greke.
       Të gëzon shpirtin fakti që Aleanca Kuq e Zi, si e vetmja parti më e re politike në Shqipëri, ka ngritur zërin kundër Janullatosit dhe ka kërkuar shporrjen e tij nga Shqipëria.
       Kundër Aleancës Kuq e Zi, si me komandë, ngrihet Anastas Janullatosi, i cili deklaron se nuk do të largohet nga Shqipëria, ngrihet përfaqësuesi politik i shtetit grek, konsulli grek në Gjirokastër Nikolas Kotrokois, ngrihet partia nazifashiste me emrin Agimi i Artë. Madje konsulli grek, në sulmin e vet kundër Aleancës Kuq e Zi, deklaron fare shkoqur:       
“…shpreh bindjen time se detyrimi i politikës dhe sidomos i partive të mëdha politike në vend duhet të veçojë këta zëra ekstremistë” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 22 gusht 2012).
Me fjalë të tjera, shteti shovinist grek u jep urdhër partive të mëdha politike në Tiranë që t’i mbysin zërin Aleancës Kuq e Zi, duke zbuluar faqe shqiptarëve tradhtinë kombëtare të këtyre partive të mëdha dhe tërheqjen e tyre zvarrë para Athinës zyrtare.
Partia nazifashiste greke Agimi i Artë, në sulmet e veta që ndërmerr kundër Alencës Kuq e Zi, arrin madje deri në shpifje të ulëta kundër kombit shqiptar, duke i etiketuar shqiptarët si “mbeturina të Perandorisë Otomane”.  
Nazifashistët e Agimit të Artë kanë “të drejtë” të shpifin kësisoj kundër shqiptarëve, se sikur ata Kapedanët Shqiptarë të Rumelisë, që lidhën besën më 15 janar 1821 për t’i shpallur luftë  Perandorisë Otomane, ta kishin njohur më mirë nepërkën greke, Greqia sot do të fliste shqip. Pikërisht se ata Kapedanë nuk e njihnin mirë natyrën e nepërkës greke, prandaj edhe frytet e revolucionit që ata udhëhoqën i përvetësoi kisha shoviniste greke dhe emrat e tyre i fshiu tërësisht nga faqet e historisë.
 Ne shqiptarët nuk kemi pse habitemi nga këto shpifje të nazifashistëve grekë, sepse Greqia, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, tradicionalisht, ka qëndruar në pozitat e nazifashizmit, sidomos që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Greqia, faktikisht, përfaqëson një truall mjaft ushqyes për nazifashizmin. Masakrat barbare kundër popullsisë çame janë dëshmia më kuptimplote e natyrës nazifashiste në radhët e popullit dhe të kombit grek. Nazifashizmi u çrrënjos në Evropë pas fitores së aleatëve në vitin 1945. Por në Greqi pasionet nazifashiste asnjëherë nuk u shuan. Prandaj jo rastësisht nazifashizmi erdhi në pushtet në Greqi në fundin e viteve ’60 të shekullit të kaluar, me vendosjen e sundimit të kolonelëve të zinj. Madje në fillimvjeshtën e vitit 1967, nazifashizmi i kolonelëve të zinj afroi trupat drejt kufirit verior, duke iu hakërruar vendit tonë me agresion. Por asokohe Enver Hoxha u dërgoi një mesazh të qartë nazifashistëve grekë:
“Uleni bishtin se do t’ju kthejmë në kërma”.
Mbrojtja që Agimi i Artë i bën Janullatosit me sulmet që ka ndëmarrë kundër Aleancës Kuq e Zi, dëshmon haptazi se Janullatosi përfaqëson në Shqipëri interesat e nazifashizmit grek.
Por ajo që të bën më shumë përshtypje, është fakti që 42 klerikë ortodoksë të Kryepeshkopatës së Tiranës, me sulmin e tyre që ndërmarrin kundër Aleancës Kuq e Zi, marrin në mbrojtje Janullatosin, duke u radhitur përkrah nazifashistëve të Agimit të Artë, të cilët në sheshet e Athinës kanë deklaruar se “një komb kaçakësh kërcënon Janullatosin”.
Këta 42 klerikë ortodoksë, servilë të pështirë të Janullatosit dhe të zhveshur kryekëput nga dinjiteti kombëtar, me deklaratën e tyre kundër Aleancës Kuq e Zi, kanë dëshmuar haptas se kanë shkelur mbi gjakun e Papa Kristo Negovanit dhe të shumë martirëve të tjerë të shquar të ortodoksisë shqiptare që na i vrau pabesisht kisha shoviniste greke, e cila ka qenë dhe vazhdon të mbetet në rolin e komisarit politik të shovinizmit grekomadh kundër kombit shqiptar. Këta klerikë burracakë, që nuk gjejnë dot forca brenda vetes për të kërkuar mbledhjen e Sinodit të Shenjtë dhe rivendosjen e autoritetit të ortodoksisë shqiptare, duke e shporrur Janullatosin nga Shqipëria, e kanë katandisur veten në shërbëtorë të Megaliidesë dhe në tradhtarë të kombit shqiptar. Me deklaratën e tyre në mbrojtje të Janullatosit dhe kundër Aleancës Kuq e Zi, 42 klerikët ortodoksë janë radhitur jo vetëm përkrah partisë nazifashiste greke Agimi i Artë, por edhe përkrah historianit grek Nikolas Stavros, i cili e ka thënë botërisht se hedhja në dorë e kishës ortodokse shqiptare është fitorja më e madhe e Greqisë në shek. XX.
Me këtë rast, Aleancës Kuq e Zi dëshiroj t’i sjell në kujtesë një katërvargësh të shkëlqyer të Poetit të Madh Kombëtar Gjergj Fishta:
Shkundu pluhnit, pra, Shqypni,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrof ti n’gji
Nuk mund t’quhesh, jo, robneshë.
       Klasa e tanishme politike e Tiranës, e ka katandisur Shqipërinë në robneshë të Greqisë, duke i dorëzuar asaj pavarësinë e kishës ortodokse, dikur shqiptare, duke i bërë asaj shumë lëshime të tjera të rënda dhe duke ia sakatuar pavarësinë Shqipërisë Londineze. Aleanca Kuq e Zi do ta ketë të vështirë ushtrimin e aktivitetit të vet politik me praninë e Janullatosit në Tiranë. Janullatosi nuk ka ndër mend të largohet nga Shqipëria.  Sepse ka një urdhër të prerë nga kisha shoviniste greke dhe nga shovinizmi grekomadh, që, kur t’i vijë vdekja nga Zoti, Janullatosin duhet ta varrosin në njërën nga kthinat e nëndheshme të katedrales gjigante që ka ndërtuar në qendër të Tiranës, me qëllim që ai të quhet paskëtaj shën Anastas dhe katedralja të quhet katedralja e shën Anastasit. Kësisoj do të sigurohet përjetësisht ardhja vardharë-vardharë e pelegrinëve grekë nga Greqia në nderim të shenjtorit të tyre Anastas, i cili e shkriu jetën e vet për greqizimin e Shqipërisë. Pikërisht si ardhja e pelegrinëve grekë në Këlcyrë më 28 tetor 2012, të cilëve rrugën për aty ua hapi Janullatosi me ngritjen e varrezave, memorialeve dhe manastireve, në nderim të ushtarëve agresorë grekë.
       Deklarata e 42 klerikëve vërteton se mbarë klerikët ortodoksë shqiptarë, me përjashtin të atyre të kishës së Atë Nikolla Markut, kanë përfunduar në thesin e Janullatosit dhe prej tyre nuk mund të pritet shporrja e Janullatosit nga Shqipëria. Madje do të bëhet çmos që edhe çdo aktivitet i Aleancës Kuq e Zi të sabotohet prej veteranëve të klasës politike të Tiranës, të cilët Janullatosi i ka në xhep dhe i vërtit si të dojë. Në këto kushte, e vetmja rrugë për shporrjen e Janullatosit nga Shqipëria, është rruga ligjore: në Kushtetutë duhet bërë një shtojcë (një amendament), ku të thuhet shprehimisht se stafet drejtuese të komuniteteve fetare dhe të objekteve të kultit duhet të përbëhen vetëm prej shtetasve shqiptarë, me gjak, gjuhë dhe prejardhje shqiptare.
       Aleancës Kuq e Zi i del përpara një detyrë shumë e vështirë për të ngritur më këmbë rininë shqiptare, për të mos e lënë Shqipërinë robneshë të Greqisë, në mënyrë që edhe klasa politike veterane e Tiranës të çlirohet një herë e mirë nga kompleksi i inferioritetit dhe nga servilizmi paradoksal që ushqen para Greqisë. Aq më tepër që ky kompleks inferioriteti dhe ky servilizëm bëhen edhe më të turpshëm për faktin që vetë Greqia sot përfaqëson turpin e Evropës dhe të mbarë rruzullit tokësor, pas mashtrimeve që i bëri Evropës Perëndimore përmes vjedhjeve të financave të saj për vite me radhë.

Santa Barbara, Kaliforni
05 janar 2013




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...