Eshref Ymeri
Më 24 dhjetor 2012, Kryeministri Berisha,
në Bulevardin Zogu I, përuroi shtatoren kushtuar Mbretit të Shqipërisë Ahmet
Zogu. Ka qenë një nismë mjaft e goditur e Kryeministrit për përgatitjen e asaj
shtatoreje në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Mbreti i
shqiptarëve e meritonte plotësisht atë shtatore, për faktin se ai, që pas
Kongresit të Lushnjës, pati luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në ngritjen
dhe në konsolidimin e shtetit shqiptar gjatë një periudhe gati 20-vjeçare.
Por kushdo që e këqyr me kujdes atë
shtatore madhështore, nuk mund ta kalojë në heshtje një fakt shumë kuptimplotë
nga veprimtaria e Ahmet Zogut në krye të shtetit shqiptar. Në bashkëpunim të
ngushtë me Nolin, krijuesin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Ahmet Zogu dha një
kontribut të shquar për themelimin e Kishës Kombëtare Autoqefale Ortodokse
Shqiptare, e cila u shkëput përfundimisht nga kthetrat e kishës shoviniste
greke, e kësaj armikeje të betuar të kombit shqiptar.
Sikur sot të ndodhte mrekullia, Ahmet Zogu
do të zbriste nga piedestali dhe do t’i drejtohej sheshit “Skënderbej”, ku do të
lëshonte një klithmë dëshpëruese për ish-Kishën Kombëtare Autoqefale Ortodokse Shqiptare,
e cila tash gati 20 vjet vazhdon të drejtohet nga Kali i Trojës me emrin
Anastas Janullatos.
Sikur të ndodhte mrekullia, Noli do të
çohej nga varri i lebetitur, duke risjellë në kujtesë fjalët e tij të
dikurshme:
“E
di se pas vdekjes sime grekët do ta hedhin në dorë kishën tonë ortodokse”.
Rilindasi ynë i madh, Sami Frashëri, mëvetësinë
e kishës e konsideronte si njërën nga tri shtyllat e pavarësisë kombëtare. Por
sot e mbi njëzet vjet, fatkeqësisht, këtë shtyllë të fuqishme të pavarësisë e
kanë hedhur në dorë grekët. Ne e festuam vërtet me madhështi 100-vjetorin e
pavarësisë, por pavarësia e Shqipërisë Londineze vazhdon të mbetet e çalë, përderisa
Janullatosi vazhdon të krekoset i qetë në Tiranë, duke e varrosur përfundimisht
autoritetin e ish-Kishës Kombëtare Autoqefale Ortodokse Shqiptare dhe duke e
kthyer atë në një filial të kishës shoviniste greke.
Të gëzon shpirtin fakti që Aleanca Kuq e
Zi, si e vetmja parti më e re politike në Shqipëri, ka ngritur zërin kundër
Janullatosit dhe ka kërkuar shporrjen e tij nga Shqipëria.
Kundër Aleancës Kuq e Zi, si me komandë,
ngrihet Anastas Janullatosi, i cili deklaron se nuk do të largohet nga Shqipëria,
ngrihet përfaqësuesi politik i shtetit grek, konsulli grek në Gjirokastër Nikolas Kotrokois, ngrihet partia
nazifashiste me emrin Agimi i Artë. Madje konsulli grek, në sulmin e vet kundër
Aleancës Kuq e Zi, deklaron fare shkoqur:
“…shpreh bindjen time se detyrimi i politikës dhe
sidomos i partive të mëdha politike në vend duhet të veçojë këta zëra
ekstremistë” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës “Tema”. 22 gusht
2012).
Me fjalë të tjera, shteti shovinist grek u jep
urdhër partive të mëdha politike në Tiranë që t’i mbysin zërin Aleancës Kuq e
Zi, duke zbuluar faqe shqiptarëve tradhtinë kombëtare të këtyre partive të mëdha
dhe tërheqjen e tyre zvarrë para Athinës zyrtare.
Partia nazifashiste greke Agimi i Artë, në sulmet
e veta që ndërmerr kundër Alencës Kuq e Zi, arrin madje deri në shpifje të ulëta
kundër kombit shqiptar, duke i etiketuar shqiptarët si “mbeturina të Perandorisë
Otomane”.
Nazifashistët e Agimit të Artë kanë “të drejtë” të
shpifin kësisoj kundër shqiptarëve, se sikur ata Kapedanët Shqiptarë të Rumelisë,
që lidhën besën më 15 janar 1821 për t’i shpallur luftë Perandorisë Otomane, ta kishin njohur më mirë
nepërkën greke, Greqia sot do të fliste shqip. Pikërisht se ata Kapedanë nuk e
njihnin mirë natyrën e nepërkës greke, prandaj edhe frytet e revolucionit që
ata udhëhoqën i përvetësoi kisha shoviniste greke dhe emrat e tyre i fshiu
tërësisht nga faqet e historisë.
Ne
shqiptarët nuk kemi pse habitemi nga këto shpifje të nazifashistëve grekë,
sepse Greqia, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, tradicionalisht, ka qëndruar në
pozitat e nazifashizmit, sidomos që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Greqia, faktikisht, përfaqëson një truall mjaft ushqyes për nazifashizmin.
Masakrat barbare kundër popullsisë çame janë dëshmia më kuptimplote e natyrës
nazifashiste në radhët e popullit dhe të kombit grek. Nazifashizmi u çrrënjos në
Evropë pas fitores së aleatëve në vitin 1945. Por në Greqi pasionet
nazifashiste asnjëherë nuk u shuan. Prandaj jo rastësisht nazifashizmi erdhi në
pushtet në Greqi në fundin e viteve ’60 të shekullit të kaluar, me vendosjen e
sundimit të kolonelëve të zinj. Madje në fillimvjeshtën e vitit 1967, nazifashizmi
i kolonelëve të zinj afroi trupat drejt kufirit verior, duke iu hakërruar
vendit tonë me agresion. Por asokohe Enver Hoxha u dërgoi një mesazh të qartë
nazifashistëve grekë:
“Uleni bishtin se do t’ju kthejmë në kërma”.
Mbrojtja që Agimi i Artë i bën Janullatosit me
sulmet që ka ndëmarrë kundër Aleancës Kuq e Zi, dëshmon haptazi se Janullatosi
përfaqëson në Shqipëri interesat e nazifashizmit grek.
Por ajo që të bën më shumë përshtypje, është fakti
që 42 klerikë ortodoksë të Kryepeshkopatës së Tiranës, me sulmin e tyre që ndërmarrin
kundër Aleancës Kuq e Zi, marrin në mbrojtje Janullatosin, duke u radhitur përkrah
nazifashistëve të Agimit të Artë, të cilët në sheshet e Athinës kanë deklaruar
se “një komb kaçakësh kërcënon Janullatosin”.
Këta 42 klerikë ortodoksë, servilë të pështirë të
Janullatosit dhe të zhveshur kryekëput nga dinjiteti kombëtar, me deklaratën e
tyre kundër Aleancës Kuq e Zi, kanë dëshmuar haptas se kanë shkelur mbi gjakun
e Papa Kristo Negovanit dhe të shumë martirëve të tjerë të shquar të ortodoksisë
shqiptare që na i vrau pabesisht kisha shoviniste greke, e cila ka qenë dhe
vazhdon të mbetet në rolin e komisarit politik të shovinizmit grekomadh kundër
kombit shqiptar. Këta klerikë burracakë, që nuk gjejnë dot forca brenda vetes për
të kërkuar mbledhjen e Sinodit të Shenjtë dhe rivendosjen e autoritetit të
ortodoksisë shqiptare, duke e shporrur Janullatosin nga Shqipëria, e kanë
katandisur veten në shërbëtorë të Megaliidesë dhe në tradhtarë të kombit
shqiptar. Me deklaratën e tyre në mbrojtje të Janullatosit dhe kundër Aleancës
Kuq e Zi, 42 klerikët ortodoksë janë radhitur jo vetëm përkrah partisë
nazifashiste greke Agimi i Artë, por edhe përkrah historianit grek Nikolas
Stavros, i cili e ka thënë botërisht se hedhja në dorë e kishës ortodokse
shqiptare është fitorja më e madhe e Greqisë në shek. XX.
Me këtë rast, Aleancës Kuq e Zi dëshiroj t’i
sjell në kujtesë një katërvargësh të shkëlqyer të Poetit të Madh Kombëtar
Gjergj Fishta:
Shkundu pluhnit, pra, Shqypni,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrof ti n’gji
Nuk mund t’quhesh, jo, robneshë.
Klasa e tanishme politike e Tiranës, e ka katandisur
Shqipërinë në robneshë të Greqisë,
duke i dorëzuar asaj pavarësinë e kishës ortodokse, dikur shqiptare, duke i bërë
asaj shumë lëshime të tjera të rënda dhe duke ia sakatuar pavarësinë Shqipërisë
Londineze. Aleanca Kuq e Zi do ta ketë të vështirë ushtrimin e aktivitetit të
vet politik me praninë e Janullatosit në Tiranë. Janullatosi nuk ka ndër mend të
largohet nga Shqipëria. Sepse ka një
urdhër të prerë nga kisha shoviniste greke dhe nga shovinizmi grekomadh, që,
kur t’i vijë vdekja nga Zoti, Janullatosin duhet ta varrosin në njërën nga
kthinat e nëndheshme të katedrales gjigante që ka ndërtuar në qendër të Tiranës,
me qëllim që ai të quhet paskëtaj shën Anastas dhe katedralja të quhet
katedralja e shën Anastasit. Kësisoj do të sigurohet përjetësisht ardhja
vardharë-vardharë e pelegrinëve grekë nga Greqia në nderim të shenjtorit të
tyre Anastas, i cili e shkriu jetën e vet për greqizimin e Shqipërisë.
Pikërisht si ardhja e pelegrinëve grekë në Këlcyrë më 28 tetor 2012, të cilëve
rrugën për aty ua hapi Janullatosi me ngritjen e varrezave, memorialeve dhe
manastireve, në nderim të ushtarëve agresorë grekë.
Deklarata
e 42 klerikëve vërteton se mbarë klerikët ortodoksë shqiptarë, me përjashtin të
atyre të kishës së Atë Nikolla Markut, kanë përfunduar në thesin e Janullatosit
dhe prej tyre nuk mund të pritet shporrja e Janullatosit nga Shqipëria. Madje
do të bëhet çmos që edhe çdo aktivitet i Aleancës Kuq e Zi të sabotohet prej
veteranëve të klasës politike të Tiranës, të cilët Janullatosi i ka në xhep dhe
i vërtit si të dojë. Në këto kushte, e vetmja rrugë për shporrjen e
Janullatosit nga Shqipëria, është rruga ligjore: në Kushtetutë duhet bërë një
shtojcë (një amendament), ku të thuhet shprehimisht se stafet drejtuese të
komuniteteve fetare dhe të objekteve të kultit duhet të përbëhen vetëm prej
shtetasve shqiptarë, me gjak, gjuhë dhe prejardhje shqiptare.
Aleancës
Kuq e Zi i del përpara një detyrë shumë e vështirë për të ngritur më këmbë
rininë shqiptare, për të mos e lënë Shqipërinë robneshë të Greqisë, në mënyrë që edhe klasa politike veterane e
Tiranës të çlirohet një herë e mirë nga kompleksi i inferioritetit dhe nga servilizmi
paradoksal që ushqen para Greqisë. Aq më tepër që ky kompleks inferioriteti dhe
ky servilizëm bëhen edhe më të turpshëm për faktin që vetë Greqia sot përfaqëson
turpin e Evropës dhe të mbarë rruzullit tokësor, pas mashtrimeve që i bëri
Evropës Perëndimore përmes vjedhjeve të financave të saj për vite me radhë.
Santa Barbara, Kaliforni
05 janar 2013