2013-01-11

LYPSARËT FITOJNË RRETH 50 EURO NË DITË?!...







 Shkruan Flori Bruqi

Nese do te hedhesh syte ne rruget e Tiranes dhe ne gjithe qytetet e tjera te Shqiperise sigurisht nuk do mbetet jashte shikimit pikerisht ky fenomen " Te lutem me fal ndonje lek". Ndersa sa del nga porti i Durresit apo dhe nga Aeroporti I Tiranes kerkesa ndryshon "Te lutem me fal nje euro".




A ju bezdis nje fenomen i tille apo ja qani hallin kesaj shtrese te shoqerise? Pra si e analizoni ju kete fenomen?




Mua me vjen shume keq kur shoh nena (plaka) qe lypin, apo edhe femije te vegjel fare qe i lene shtrire ne rruge. Por duke lene leke, nuk eshte se i ndihmon ata femije. Ndihmon ata qe i vene femijet te lypin, me shume zhvillon biznesin e "Lypjes" per te cilin kam degjuar qe eshte goxha frytdhenes. Mund te shkoje deri ne 20 mije leke te vjetra dita,thotë R.L nga Tirana.





Nga vendi ku kam jetuar, vend social ky i fundit, lypseve nuk u jepnin asnjehere leke, madje i shikonin me perbuzje. Shteti gjithmone kujdesej per njerezit ne nevoje. Keshtu qe kur shihje njerez qe lypnin, dmth qe i kishin harxhuar leket me pije alkoolike apo droge e te tjera gjera, ose njerez dembela qe nuk benin perpjekjen me te vogel per te kerkuar pune,thotë mësusja Z.S.

Qeveria ka vendosur te largoje nga rruga cdo lypes dhe t'u ofroje trajtim te vecante. Nje dite pas festes se femijeve, Kryeministri Sali Berisha i ka vene afate Ministrise se Punes per heqjen e cdo lypesi te mitur nga rruget e Shqiperise. "Vendi i ka te gjitha burimet financiare, njerezore dhe logjistike per te mos pasur ne rruget e tij, as edhe nje femije te vetem qe zgjat doren dhe kerkon lemoshe.


Edhe në të ftohtin e dimrit, ata gjendjen po aty, në kryqëzimet kryesore të Tiranës ose afër vendeve më të populluara. Numri i njerëzve të cilët qëndrojnë në rrugë vazhdon të jetë shqetësuese, pasi vjen gjithmonë e në rritje.

Edhe pse zyrtarisht nuk ka statistika se sa është numri i personave në gjendje të tillë, ajo që vërehet dita ditës është se lypja nuk njeh as moshë dhe as gjini.

Në rrugë kalimtarëve u shtrihet dora nga fëmijët, të moshuarit dhe gratë që sapo janë bërë nëna. Edhe në këtë të ftohtë të janarit, ata ndodhen në përditshmërinë e tyre për të fitur ato pak para për të jetuar.

Teksa arsyeja ekonomike renditet e para që i bënë këta njerëz që sfidojnë të ftohtin, institucionet të cilat duhet të marrin masa për të tillë kategrori nuk po ndjehen fare. Përkundër premtimeve të herëpashershme, situata në rrugë vazhdon të jetë e njejtë.

Edhe pse sensibilizmi i oranizmave të mbrotje të drejtave të fëmijëve, komuniteteve fetare ka qënë i shpeshtë, struktuat përgjegjëse ende nuk kanë venë dorë për të reduktuar këtë fenomen, duke i lënë këta njerëz, të ndodhen në të tilla rrugë dhe kryqëzime.

Mes të ftohtit të mprehtë në këto ditë  janari  2013 , çdokund shtrihet dora e një lypsari që kërkon lëmoshë



*******


Në kryeqytetin e Prishtinës rrugët edhe në këto ditë të ftohta (-12 gradë Celsius) ka përplot lypsar që kërkojnë lëmoshë dhe ata i takojnë komunitetit rom nga Shqipëria.


Qyteti i Prishtinës është i vërshuar nga lypsarët të cilët kërkojnë lëmoshë në këtë dimër të ftohët. Fëmijë të vegjël enden rrugëve duke kërkuar një lëmoshë të vogël vetëm e vetëm për të mbijetuar për një copë bukë.

Por skenave të armatës së lypsarëve i janë shtuar edhe numri i grave të moshuara rome e aty këtu edhe të ndonjë kosovari . Edhe pse ka një gjallëri të madhe në lëvizje nuk mund të hasësh asnjë rrugë pa mos pasur persona që kërkojnë lëmoshë,nga vetë fakti na shtynë të mendojmë se kanë dalë për të siguruar kafshatën e bukës, ose janë me të meta psikike dhe nuk janë të aftë për punë, sa që nuk kanë rrugëdalje tjetër përpos këtij zanati.




R.K , një 15 vjeçare heziton të shpjegojë arsyet se përse ajo ka dalë të kërkojë lëmoshë nëpër rrugë. “Unë kërkojë vetëm për bukë dhe s`di çka të them. Nuk kemi për të ngrënë dhe kjo është “, shpjegon me pak fjalë vogëlushi i lodhur dhe e zbehur. Ai mohon të deklarohet se është i detyruar që të dal në rrugë nga prindërit e tij. Për fatin e tij të zi ky i ri është i zbathur dhe ka të hequr këmishën ...duke qendruar në dëborë i ulur në asfaltin e ngrirë para Hotel Grandit-Prishtinë...

Edhe B.K, 23 vjeçare nënvizon se si lypsare vepron gjatë kohë dhe nuk din se çfare të bëjë punë tjetër, për shkak se sipas saj nuk ka punë në Tiranë.



“Nuk kam asnjë vit shkollë sepse i ati im nuk ka pasur kushte që të më dërgojë në shkollë që të jem edhe unë si gjithë të tjerët. I kam prindërit po për fat të keq nuk më punojne askund edhe unë jam e detyruar që t`ua sigurojë të paktën kafshatën e bukës”, ka deklaruar ajo..



Sipas saj, nuk është e lehtë për të kërkuar, por ajo siç thotë është e detyruar për shkak se jeta e kërkon për të ngrënë dhe për të jetuar.

Poashtu problemet e saja i shpreh edhe 12vjeçarja T,L e cila veç më është pjesë e këtij grupi të lypsave.



“Jam e detyruar nga prindërit e mi të punoj sepse në mbrëmje kur shkoj në shtëpi më kërkojnë të holla, ata nuk punojnë asgjë as që mundohen dhe përpos asaj babai im konsumon shume duhanin dhe alkoolin, prandaj unë jam e detyruar që të merrem me këtë profesion”, thekson T.L, një rome e katandisur nga Shkodra.


 Sezoni fillimit të vitit të ri 2013 është një shans i mirë për të gjithë lypsarët për të shfrytëzuar qëndrimin e mërgimtarëve në Kosovë. Ata theksojnë se pikërisht kjo periudhë është më e favorshme për ta dhe se një shpresë që të fitojnë diçka më shumë në ditë për të mbijetuar.


*****


Dy femra rome, 22 dhe 23 - vjeçare, banore të Republikës së Shqipërisë, së bashku me tre fëmijët e tyre (8 muajsh, 1 dhe 7- vjeçar), kanë qenë duke kërkuar lëmoshë në rrugën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Ato janë identifikuar nga policia dhe janë ndaluar nga policia.

Kohë më parë Zyrtarët policorë të njësisë së policisë në Skenderaj, kanë filluar procedurat e parapara me ligj ndaj tyre për prishjen e rendit dhe të qetësisë publike, si pjesë e planit të veprimit për largimin e lëmoshë-kërkuesve nga rrugët e qytetit.

Me vendim të gjykatës përkatëse, trupi gjykues në Vushtrri ka marrë vendimin për dëbimin e tyre nga Kosova për në vendin e origjinës.

Përveç masës së dëbimit jashtë vendit, atyre u është shqiptuar edhe masën e ndalimit të hyrjes në Kosovë në afat prej dy vitesh.

Dëbimi i tyre është ekzekutuar në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri, përkatësisht në pikën kufitare të Vërmicës....


*****




Numri i lëmoshëtarëve çdo ditë e më shumë po shtohet nëpër rrugët e Prishtinës. Kjo si pasojë e gjendjes së rëndë sociale në Kosovë, por edhe si pasojë e ardhjes së lëmoshëtarëve nga vende të ndryshme të rajonit.

Se lëmosha është e dhimbshme kjo vërehet nga njerëzit në kryeqytet, të cilët tregohen dorëlirë. Një gjë e tillë, mbase i ka joshur edhe lypsarët që vijnë nga viset e tjera të Kosovës, por edhe nga Shqipëria.



“Bëni sevap, m’i jepni 20 centë, për bukë. Të lutem ma blej një krembanane”, janë këto fjalët e një fëmije, i cili të hënën e mbante një pako me krembanane në dorë. Nuk janë vetëm fëmijë, por edhe pleq, gra, të rinj, të cilët mundohen që të “grumbullojnë sa më shumë të holla” .



Nga ana tjetër, Behxhet Gagjiqi, zëdhënës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMJ) ka thënë kohë më parë  se kjo ministri nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i lëmoshëtarëve. Por, sipas tij, në momentin që Ministria në bashkëpunim me Policinë bëjnë identifikimin e të miturve që kërkojnë lëmoshë, atëherë do të bëjnë vëzhgimin e ekonomive familjare.

“Policia e Kosovës po mundohet t’i dëbojë nga rruga, por fatkeqësisht kemi shumë lypës, që janë edhe nga vende të tjera të rajonit, jo vetëm nga Kosova, e sidomos të komuniteti ashkali dhe rom.

Fatkeqësisht kemi raste kur edhe familjarët po i shtyjnë fëmijët e tyre që të kërkojnë lëmoshë”, ka thënë Gagjiqi. Edhe qytetarët e Prishtinës shprehin mendime të ndryshme për këta persona. Sipas tyre jo të gjithë kanë nevojë. Andaj, ata u kanë sugjeruar institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin diçka në mënyrë që të mos rritet vazhdimisht numri i tyre.

Fatmir Krasniqi, nga Prishtina, këta lëmoshëtarë i ndan në tri kategori. “Unë mendoj që jo të gjithë kanë nevojë për lëmoshë. Janë tri kategori të njerëzve që kërkojnë lëmoshë nëpër Prishtinë.

E para, ata që kanë nevojë, e dyta ata që janë të shtyrë të kërkojnë lëmoshë dhe e treta, atyre që u ka mbetur ves të kërkojnë lëmoshë”, ka thënë Krasniqi. Ai ka thënë se policia e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për parandalimin këtyre “bossa-ve” siç i quan ai, në mënyrë që të mos i detyrojnë fëmijët të kërkojnë lëmoshë.

“Gjithashtu, edhe Ministria e Punës duhet të bëjë evidentimin e atyre”, ka përfunduar qytetari Fatimr Krasniqi. Ndërsa, për qytetaren Blerta Bytyçi, institucionet e vendit duhet të punojnë më shumë për parandalimin e ngritjes së numrit të lypësve.

“Po mendoje, këta fëmijë, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin komunitetit rom, kanë braktisur shkollën, për të kërkuar lëmoshë. Komuna në koordinim me policinë dhe MPMS nuk janë duke bërë aq sa duhet rreth largimit të lypësve nga rruga, ndonëse secila i ka punët e ndara, mirëpo prapëseprapë ato duhet të bashkëpunojnë në këtë drejtim për largimin e tyre”, ka thënë ajo.

Sipas saj, këta lëmoshëkërkues janë bërë të padurueshëm. “Është vështirë të thuhet, por lypësit vërtet janë bërë të bezdisshëm në Prishtinë, madje ka shumë fëmijë që nuk të hiqen derisa t’u japësh ndonjë cent. Kështu, sa herë që dalë për një kafe edhe ajo me "mbetet në fyt" për shkak të lypësve”, ka pohuar Blerta Bytyçi....


******

Lypsarët në Maqedoni, fitojnë rreth 50 euro në ditë

Saima, një nënë rome 35 vjeç hyn në një këmbimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, me një qese najloni të mbushur me nga 10 e 50 denarë, ndërsa në shaminë e saj kishte një grumbull të parave të metalit nga 1 e deri në 5 denarë. Ajo kërkon që këto të denarë ti konvertojë në euro, dhe nuk tregon qëllimet e saj se këto para a janë për ti kursyer apo shfrytëzohen për qëllime tjera.

“Kjo është punë për të mbijetuar. Paratë i kam për spital dhe për atë po i bëj euro”, ky është arsyetimi i Saimes, e cila nuk jep detaje tjera.

Djali i saj Brando mbante në duar një koka-kola origjinale gjysmëlitërshe dhe se pamja e tij vërehej në stilin “alla maxhupishte”, i palarë, pa flokë të krehura dhe me hundët e gojën e pistë.

Dhe gruaja lypsare mezi priste të largohej nga këmbimorja për t`iu shmangur pyetjeve të shpeshta të hedhura ndaj saj, vetëm e vetëm për të zbuluar të vërtetën e këtij profesioni.

Llogaria e ditës tejet e kënaqshme



Shumë këmbimore në mbrëmje vërshohen nga organizatorët e rrjetit të lypsave, por shpeshherë ata nuk duan të dalin në shesh dhe për këtë çojnë gratë apo shërbyeset e tyre për t'ia kryer punët. Pronari i këmbimores që vazhdimisht frekuentohet në këtë pjesë të vjetër të Shkupit i ka të njohura gjitha marifetllëqet e këtij grupi të organizuar.

Sipas tij, lypsët i sjellin paratë për t'i bërë euro. “Gjitha paratë janë në denarë nga 10 denarë më shumë dhe para të hekurta. Ato ne i marrin dhe u japim eurot në kundërvlerë. Po shpeshherë ndodh që të përfitojnë nga 50 euro në ditë, por zakonisht i bëjnë 15 deri në 20 euro.

Ata siç e di janë rrjet dhe i lëshojnë për të kërkuar nga 4 apo 5 fëmijë e gra me fëmijë”, thekson punonjësi i këmbimores  në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Këto para grumbullohen shumë sepse janë të imëta, andaj gjitha duhet të dorëzohen në bankë të nesërmen.

Sipas këtyre llogarive, për 30 ditë, përfitimi shkon prej 20 mijë e deri në 30 mijë denarë, varësisht nga dita e përfitimit apo pazarit se sa janë të disponuar qytetarët për të dhënë para. Ky biznes përfitues i rrugës i ka joshur shumë rome, që i kanë hyrë ndonjë biznesi të vogël që të heqin dorë.

Në të njejtën mënyrë shprehet, një shitës i çorapeve në Shutkë, i quajtur Brando, i cili thekson se për një palë çorape që shet në trotuar përfiton vetëm 8 denarë për copë, ndërsa sipas tij, lypësja që gjendet përballë tij në rrugë përfiton 10 apo 20 denarë për çdo 10 minuta apo edhe më pak. “Ku është llogaria, andaj shumica po tërhiqen nga kjo punë dhe po fillojnë t'ia bëjnë çarën, sepse përfitimi është edhe më i madh”, ka theksuar shitësi Brando.

Cilat janë lokacionet ku rrinë grupet

Bulevardet kryesore në Shkup në zonën e Bit Pazarit, në semaforët kyç në pjesën qendrore të Shkupit, zona qendrore ku janë të pranishëm lokalet si në Qendrën e Vjetër Tregtare, rruga dhe semaforët që çojnë drejt Bllacës, lokacioni para Ramstore, lokacionet në qendrën “Mavrovasja”, në bulevardin “Ilinden” , gjithnjë shfrytëzohen si pikat më të frekuentuara nga ana e lypsave.

Ata janë të ndarë dhe kanë terrenin dhe ndikimin e tyre. Gratë dhe fëmijët rrinë gati se gjysmë dite pranë këtyre pikave, ndërsa burrat e tyre apo padronët i ndjekin nga prapa, kryesisht në një distancë, ku nuk mund të jenë shumë të dukshëm. Fëmijët e vegjël trajnohen në forma të ndryshme për të përfituar sa në mënyrë të përkryer dhe më të mëshirshme. Ata inskenojnë mashtrime të ndryshme, vetëm e vetëm për ti nxjerrë nga xhepi ndonjë denarë.

150 kallëzime penale, asnjë dënim nuk është paguar

Në Maqedoni ekziston ligji penal kundër lypjes në rrugë, dhe se me këtë ligj, të gjithë personat që kapen do të dënohen me 15 deri në 50 euro.

 MPB së bashku me inspektoratet e posaçme të Ministrisë së Punës Sociale ndërmerren një aksion për të parandaluar këtë dukuri, mirëpo ai nuk ka rezultuar me sukses.

Nga ky aksion ishin ngritur 150 kallëzime penale, mirëpo jo zyrtarisht ato asnjëherë nuk janë paguar, për shkak se fëmijët dhe gratë e kapura, janë raste të rënda sociale dhe as që evidentohen në entet e MPB-së apo punësimit.

Ministria e Punës dhe Politikë Sociale është e kyçur në aktivitetet për shmangien e kësaj dukurie, dhe se në qendrat për përkujdesje deri tani janë të strehuar 400 fëmijë, të cilët janë marrë nga rruga....

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...