2013-01-06

Lidhur me: Parodizim - Hulumtimi etimologjik i te vertetave historike



...Madhështia e Kombit ngrihet vetëm dhe vetëm mbi bazën e të vërtetave shkencore, dhe jo mbi baza bombastike superioriteti të rremë. Kombi matet me të vërtetat e së kaluarës, e sakte kjo nese ia dalim t'i vertetojme me shkencen e paster, por më shumë me FAKTET se ku ka arritur sot, si e kupton dhe zbaton shkencën dhe dijet progresive sot, dhe aspak se si ka qenë "hipotetikisht" dikur... (V. Shehu)

Pak fjale shtese, nga S. Guraziu - Vete, lidhur me ekspertizen dhe shembuj te ndryshem nga fusha në fjalë nuk eshte se jam marre ndonjehere per t'i "gozhduar" si shkence, apo per t'i hequr "gozhdet e ndryshkura" me zevendesime më te avancuara, jo, sepse as qe më takon te perzihem. Por me rastin e shperndarjes une qesh nisur nga respekti per shkencen e mirefillte, dmth. qe te mesojme nga rastet kur na "perqeshin" te tjeret. Do ishte dëm nëse ta shpërfillnim mesazhin e nje "parodie" nga tryeza shkencetaresh te botes, do ishte dëm nëse të mos mësonim asgjë.

Ne mbeshtetje te dickaje konstruktive eshte mire te solidarizohemi me aq sa mundemi, me aq sa kemi dhe me sa dime. Besoj gjithkush e ka marre ne frymen pozitive, percjellja nga une e atij teksti s'ishte asgje ndryshe, dhe as "qellim" per t'i fyer shkencat tona. Per fat të mire shkencat tona janë avancuar deri sa per lakmi, s'janë më as në "pelena" as farë shkencash "lazdrushe", por shkencash të mirefillta, te konsoliduara. Megjithate, kur eshte fjala per disa fusha "jo ekzakte", fjalite qe i keputa nga fundi i mesazhit te z. Shehu dhe i bera te "yndyrshme" me lart, sikur t'ishte e mundur, do duhej t'i printonim si "citat" ne faqen e pare te secilit liber. Ashtu kot, per hijeshi!

Jo se nuk mund ta qendisim ndonje formulim akoma më të hijshëm (e sidomos gazetaret, pastaj ne krijuesit, që dimë t'i lakadredhojmë penat ;), dhe ta shtypnim me shkronja te arta nëper ballina librash. Nuk ka asgje tendencioze ne kete, dhe s'eshte as nevoja të shtypim gjë, as te shpallim "manifeste", apo ku di une. Nese duam t'i mbajme gjërat sa më të thjeshtesuara, atehere thjesht ai formulim i Profesorit eshte fakt, arsye, vertetesi, urtesi, shkence - tani qofte dhe keshtu joformalisht ndarë me mua si bisede emaili, qofte dhe si citat... jane peshe fjalesh per shume nga ne me te rinjte, janë kumt-mesazh i drejtë dhe i qashter! Ose, le te jete dhe vetem si "opinion" i imi tekefundit.

Edhe njehere: do ishte dëm nëse ta shpërfillnim mesazhin e nje "parodie" lidhur me shkencat tona, do ishte dëm nëse të mos mësonim asgjë.

Nje dite sa me te kendshme,
sguraziu



(Me poshte koment nga z. Shehu lidhur me parodizimin qe e pata shperndare disa dite me pare, me titull "Hulumtimi etimologjik i te vertetave historike" - Thjesht bisede, miqesisht!)

Tungjatjeta z. Guraziu,
Parodi e mrekullueshme, por kuptohet më mirë te mos ishte e tillë. Siç me duket mua, eshte dhe hiperbolizim. Natyrisht që eshte hiperbolizim, s'ka si te mos jete!

Mirepo, nëse shakaja është gjysma e së vërtetës, hiperbolizimi i tejskajshëm nga studiusit tane (shpesh me deformim total të gafave që bejnë etimologët, qofshin dhe të vlerësuar si indo-evropianistë, për të nxjerrë lavdinë qiellore të parashqiptarëve) është “djegie e barit të thatë bashkë me të njomin” - siç e thotë populli. Eshtë hedhje poshtë e të vërtetës bashkë me rrenën, ose me te paverteten.

Po jap vetëm një shembull te nje "etimologjie revoltuese", midis dhjetra shembujsh që kam evidentuar.

Etimologjia e emrit të mbretit Ilir “Bardhyl”:
1) Pa diskutim, “i bardhë” është fjalë e padiskutueshme e shqipes së sotme, por i takon të ketë qenë dhe e para-shqipes (ndoshta mund të jetë shqiptuar dhe ndryshe).
2) Por “yl”? Kjo rrokje “yl” prej indo-evropianistit që mbahet si i pagabushëm nga ish-studentet e tij, zberthehet si “yll”
3) Ketej, indo-evropianisti i pagabueshem emrin e mbretit Ilir e ka deshifruar si emër mbretëror që shndrit, dmth “Bardhyl” => “I bardhi Yll”.
Kush e kundershton këtë, pothuaj shpallet nga studiuesit e fushes si "antikombëtar", sidomos kur e "korrigjon" të pagabueshmin indo-evropianist, një dikush jashtë fushës së studimeve “Albanologjike”, dhe për më tepër, një gjeolog që merret me gurin, pale’.

Komenti-Argumenti im:
1) Rrokja “yl”, sipas dialekteve dhe gjuhëve rrethuese është një nga tre variantet e shqiptimit fonetik: “yl”, “ul”, “il”
2) Nëse emri “Bardh” t’i vihej dikujt në trajtën e shquar shqip do t'ishte “Bardhi” (analogji: i mirë = miri). Por nëse do ishte një emër në trajtën e shquar në Thrakisht apo Dakisht (popuj me afersi Ilire), do të kishte mbaresën “il”, apo “ul”.
3) Në fakt “yl” është nyja shquese që merr emri, si mbaresë e emrit në të folmet ilire dhe iliroide. Shqipja (krejt ndryshe nga gjuhët perëndimore) nyjen shquese e ka si mbaresë në fund të emrit, dhe shquan (prape ndryshe nga gjuhët perëndimore) edhe emrat e perveçem. Edhe gjuha dake e latinizuar, që është rumanishtja e sotme, nyjen shquese e ka në fund të emrit, dhe shquan emrat e perveçëm. Shqiptarët këtë fjalë e shquajnë Bardhi, Rumunët e shquajne Bard(h)ul.
Po kështu gjejmë emra të perveçëm edhe sot, që përdoren në trajtë të shquar me nyjë-prapashtesë të huazuar “ul” : Jan => Jani, => Janul ) {Janulatos => ka shquarje rumune + bullgare dhe mbaresë greke}.

Madhështia e Kombit ngrihet vetëm dhe vetëm mbi bazën e të vërtetave shkencore, dhe jo mbi baza bombastike superioriteti të rremë. Kombi matet me të vërtetat e së kaluarës, e sakte kjo nese ia dalim t'i vertetojme me shkencen e paster, por më shumë me FAKTET se ku ka arritur sot, si e kupton dhe zbaton shkencën dhe dijet progresive sot, dhe aspak se si ka qenë "hipotetikisht" dikur (p.sh me gjëra "na ishte se ç'na ishte", apo me spekulime boshe per perandore e mbreter akoma te palindur, apo me artificializma te "korrigjuar", te stimuluar sipas vendit e kuvendit rreth profeteve, pastaj te panumer perendive-pagane, dhe cfare tjeter jo nga erresira e se kaluares !!!).

Historia i ka kapriçot e veta. Pa le që kur teprimet "lakuriqësohen" vetvetiu si të paverteta, e ulin shumë objektin që studiohet.

Me respekt,
Vedat Shehu




From: S. Guraziu <letrat1@yahoo.com>
To: letrat2@yahoo.com
Sent: Sunday, December 30, 2012 6:28 AM
Subject: Parodizim - Hulumtimi etimologjik i te vertetave historike

HULUMTIMI ETIMOLOGJIK I TË VËRTETAVE HISTORIKE

Si e quajti Kolumbo kontinentin e ri, Amerikë? Bill Clinton nuk lindi në Irlandë (lexo: Ilirlandë)


(Parodizim i vjeter, 1997 - shkeputur nga Lista e vjeter e State University, NY - lidhur me "shkencën" dhe eseistiken shqiptare... e cila shkencë vazhdon nga disa autorë dhe sot e kesaj dite me te njëjten qasje "shkencore"!

Dmth atehere kur akoma s'kishte Internet në kuptimin e plote te fjales në Tirane e Shqiperi, kur lehte mund te thuhet se shqiptaret vetem zerin ia paten degjuar Internetit. Qasja e shkallezuar (masive) ne Internet erdhi vetëm pas vitit 1997. Operatori i parë ishte Intellectual Communication Center-Albania e më pas në vititn 1998 Abissnet dhe Adanet. Së bashku me operatorë të tjerë ato filluan të shtrijnë shërbimin e internetit fillimisht në Tiranë, në përfaqësitë diplomatike, ato shtetërore e më pas në qytete të tjera të Shqipërisë.

Ilir O. Logu (pseudonim - verejtje nga S. Guraziu: emri i autorit te shkrimit eshte i njohur per mua vetë - eshte gjerman, anetaresuar atebote ne Listat e University at Buffalo Archives The State University of New York, 1997 - Listat akoma jane te arkivuara online, edhe pas kaq shume viteve, http://listserv.acsu.buffalo.edu/ - duhet identifikim per qasje)



-----/ teksti këtu i këputur nga S.G si moderim, per arsye etike /-----
...Fort mirë e përcaktoi Dr. Rugova punën e qerreve kozmike. Prapëseprapë, fjalët e tij kërkojnë një korrigjim të vogël: Pathfajnderi nuk të "përkujton" qerret e kultit të diellit të ilirëve, jo jo jo, pathfajnderi ËSHTË qerre ilire!

"Pathfinder"-i s'është gjë tjetër veçse thjesht kopja e qerreve diellore ilire. Gjë që shihet qartazi qysh në bazë të emrit të qerres kozmike "amerikane": siç kam treguar me argumente të pakundërshtueshme shkencore në veprën time epokale trembëdhjetëvëllimshme "E vërteta triumfon: Prejardhja ilire e të gjitha gjuhëve të botës", fjala "pathfinder" (shqipto: pathfajnder) ëshë një leksem i stërlashtë ilir: PA FAJ me NDER - shprehje kjo që njihet si kushtrim i lashtë ilir.
Shfrytëzoj rastin e përshtatshëm për të vënë në dukje se ç'më shtyri e më frymëzoi për hartimin dhe për shkrimin e veprës sime etimologjike: çasti vendimtar ishte ballafaqimi me tezën absurde të rilindasit bullgar Paisij Hilendarski sipas së cilës kryeqyteti i Perandorisë romake paska pasë emër sllav sepse - siç trilloi ky murg ortodoks në librin e tij "Istorija Sllavenobollgarskaja" më 1762 - romakët paskan përdorë fjalën sllave për "paqe", dmth. fjalën "mir", për të shënuar karakterin paqedashës të perandorisë së tyre, ku sipas ligjeve të gjuhësisë paska ardhur deri te metateza e dy bashkëtingëlloreve kështu që "mir" u shndërrua në "rim", prandaj kryeqyteti i Perandorisë romake quhej "Rim".

Medet e vaj! Murgu bullgar në ethet e tija nacionaliste s'mori parasysh veç një vogëlsi: serbët e bullgarët e quajnë "Rim", vërtetë, ama vetë romakët e quanin Roma! Ja, kështu nuk bën në punët e shkencës! Në atë moment kob-bardhë vendosa t'ia nisë hulumtimit etimologjik të së vërtetës historike. ("Roma" në të vërtetë është fjalë ilire: RR(n)O MÂ dmth. rrno edhe mâ tęj).

***
Me siguri e dini se gjithë Amerika me gjithë kryetarin e saj Bill Clinton është kryekëput ilire. Po, si jo! Emri i presidentit Clinton (shqipto: Klinton) është emër tepër i bukur ilir: KË (= ke) LIND NDË (kë)T'ON (=anë) = KE LINDË NË KËTË ANË! Kështu të parët e tij donin t'ia përkujtonin faktin se Bill nuk lindi në Irlandë (lexo: Ilirlandë) por, siç e theksuam pak më parë, "në këtë anë". Duke vërtetuar gjithnjë e më shumë se çdo gjë n'Amerikë është ilire, mirresha me kronikat e indianëve tek hasa edhe në shpjegimin tepër lucid të emrit të kontinentit: në kronikën e lashtë të indianëve gjeta raportin e saktë për takimin e parë të Kolumbos me prabanorët e kontinentit. Ata kishin vëzhguar afrimin e anijes së tij dhe sapo shkeli në tokë të tyre ia bënë pyetjen: "A MBËRRIJTKE?" ku spanjolli Kolumbo dëgjoi një "AM(B)ERI(J)KE?" dhe kontinentin e quajti "Amerike".

Në fund dua të shtoj që vendosa të shkruaj edhe një vazhdim të veprës sime shkencore, tash me titull "E vërteta trim-fone" ku, për t'iu shpëtuar shkrimit të një vepre njëqindvëllimshe, vendosa t'ia kushtoj vetëm hulumtimit të atyre gjërave fort të pakta që s'janë pellazgo-ilire.

Me nderime,
Ilir O. Logu (ps), 1997

Materialet dhe Referencat: University at Buffalo Archives The State University of New York - http://listserv.acsu.buffalo.edu/

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...