Nga
Fritz RADOVANI:
“Qytetin e Shkodres
dhe krejt atë krahinë gjithmonë e kanë merzitë anmiqtë ma mizorë; të gjitha të
zezat i ka provue ai vend.” D.M.Barleci, fq. 27.
Shkodra ase Scodra e
Kështjellës Rozafat, e Kështjellës së vjeter Ilire, asht Shkodra ime!
Para Krishtit provoi
thundren e pushtuesit, tue fillue nga romaket e mbas tyne nga serbët, venedikasit,
per me mërrijtë tek rrethimi i parë nga turqit në vitin 1474, dhe pushtimi
mizor nga ata në vitet 1478 – 79. Mbas pushtimit otoman, Shkodra u kthye nga
qendra ma e randsishme e Shqipnisë në një fshat. Si ngjau një gja e tillë? –
Nuk duhet nenvleftësue ky fakt historik mbasi fatkeqësisht do të persëritet
historia, derisa do ta çojnë Shkodren në gryken e varrit!..
Humanisti Don Marin
Barleci – Shkodrani, në librin e vet “Rrethimi
i Shkodres”, i botuem në Venedik në vitin 1504, i perkthyem per fat me një
Gegnishte të paster e të kandshme nga Prof. Henrrik Lacaj (në vitin 1962 “pa
titull”), na jep hollësi të këtij rrethimi nga barbarët osmanë, masakrave dhe
dhunës së pushtuesit ndaj qendrimit heroik të shkodranëve trima.
Barleci tregon në faqe 19,
në fillim të librit: “...turqit rrjedhin nga Skyhët, nji fis i egër e i palamë,
që rronin gati si shtazë, kishin shtrat të përbashkët; jetesa e tyne ndryshonte
nga ajo e zakonshmja as fe s’kishin...Turqit dolën nga portat e Kaukazit edhe
nënshtruen shumë popuj të Azisë...Veç asaj zonë zunë edhe disa male e gryka të
vlefshme, të cilat u dhanë dorë të fitonin nji fuqi të jashtëzakonisht të madhe
me disa sulme të paprituna pikrisht si hajdutë.”
Në vitin 1451 – 1481 në Turqi sundoi Mehmeti II, i cili
pushtoi Konstantiopolin në 1453.
“Se ç’ kerdi e ç’ kasaphanë bani ai ndër mashkuj e femna
të çdo moshe, se sa vajza e gra u çnderuen, sa tempuj u dhunuen e çfarë
poshtersishë e krimesh u kryen per inat e tallje të fesë sonë të vërtetë, s’ ka
burrë që mund ta shprehë as me fjalë as me lot as me gojtari.” (fq. 24).
“Me të paren u hodh në
Maqedoni, që sot në gjuhën popullore quhet Arbëni, sepse banorët e atij vendi
të gjithë flasin arbënisht.”(fq. 24).
“Sulltani kur paska pa
pozicionin e qytetit...paska thanë: “Oh se ç’ vend të shkelqyeshëm e të naltë
paska zgjedhë shqiponja për vete e për folenë e zogjve të vet.” (fq. 44).
E kur u dorëzue qyteti i
Theodozisë që sot quhet Kafa dhe gjindet në bregun taurik, sa të krishtenëi
preu në besë e i vrau! Sa burra i nguli nder hunjë atje në Lesb! Po ç’ të them
masandaj per sa e sa të tjerë që ka vra e pre mizorisht ndonse, në moshë të
njomë e gjithmonë tue i pre në besë?” (fq. 46)
“Ai Zot nuk do të lejojë kurrë e kurrë që na të shuhemi fare, por do të
na shpetojë...
Neve na asht ngarkue barra
që të mbrojmë fenë katolike edhe të gjithë krishtenimin, pra mjafton kjo per të
na nxitë që të derdhim gjakun tonë deri në piken e fundit.” (fq. 50).
“Kauza e jonë asht e Hyut;
na luftojmë per drejtësi, per ligjët hyjnore per Fe e Atdhe, per Altarë e
vatrat tona, per fëmijët tanë.” (fq. 79).
Sulltani i turqëve,..tha
këto fjalë: “Ah sikur mos t’ ia kisha dëgjue kurrë zanin Shkodres! Kot erdha;
të gjitha përpjekjet e mija shkuen kot!” (fq. 90).
“Mbasi ledhet e Drishtit u
rrafshuen perdhe...U zunë gjallë nja 300 vetë dhe me 2 shtator me urdhen të
Sulltanit të gjithë u vranë nder sy të shkodranëve. Të nesermen u nisën per
Lissus... Mbasi dogj qytetin e Lezhës, nja 50 vetë të krishtenë... i sollën
pranë qytetit të Shkodres e aty i vranë të gjithë...dhe vazhduen rrethimin e
Shkodres, ku vendosen mbi katerdhjetëmijë kalorës.”
“Mbas paqes së nenshkrueme
në mes të Venedikut dhe Sulltanit...Shkodra do të zaptohej nga turqit...dhe me
4 prill u njoftuen shkodranët, të cilët mund të shkonin në Venedik...”
***
Kjo pjesë e parë e
“Rrethimit të Shkodres”, lexues i nderuem, asht fillimi i pafund i asaj histori
të dhimbëshme të qytetit Martir të Shkodres, që në vitin 1913 e rifilloi
Kalvarin e pafund!
Kemi hy në vitin e 100 të
Martirizimit dhe masakrave, në vitin 2013 !
E Shkodranët... vazhdojnë
“me ikë në Venedik..!”
Melbourne, 1 Janar 2013