2013-01-12

FRAGMENT ROMANI NGA THANI NAQO


-Gjatësisë dhe shkurtësisë nuk është për t’iu zemëruar dhe as për të vënë kujën – më ngushëlloi teto Dabucka ditën kur festova dyzet vjetorin dhe të ftuarit qenë larguar. Me këto fjalë ajo ishte munduar të më ngushëllonte edhe në rini. Asokohe, koka ime doli vërtet një pëllëmbi mbi kokën e tim eti dhe pleqtë e fshatit thanë:
-Tani je i gjatë sa gjyshi yt kaçak.
Në dyzet vjetorin tim unë piva gjysëm litër raki, por nuk u deha. Njëherë ktheva kokën dhe, sa pashë shtëpinë e gremisur përtej gardhit, m’u kujtua komshia ime, Grifsha. Me Grifshën më shkrepi të martohem sapo u ktheva nga ushtria. Ushtria më kishte burrëruar, por unë u ndjeva më shumë mashkull kur pyllnaja leshtore u shtri gjer përfund barkut. Mirëpo, që nga dita kur provova pantallonat e kostumit të tim eti nuk më shqitej nga mendja e qeshura e Marjanës; e shkelura e syrit djallush më kujtonte të përkëdhelja fundbarkun. Më iku dëshira për të ndjellur përfytyrimin e trupit lakuriq të Grifshës dhe më faniteshin vithet e ngrehura dhe gjinjtë e Marjanës. Edhe ditën kur unë festova dyzet vjetorin më hipi e qeshura dhe qesha me të madhe, aq sa pleqtë e plakat më panë të habitur. Nuk munda të frenoja të qeshurën edhe se Simo Babjenin më pa me sy egërshanë prej ushtaraku. Shkak që ia shkrepa të qeshurës nuk qe se e pata tepruar me raki, por forma e salcës të kosit në pjatë. Ajo më kujtoi luleshqerat dhe luleshqerat më kujtuan ankthin e djalërisë kur rashë në dashuri me Grifshën: këputja petëlat dhe mërmëritja “më do, s’më do.” Mirëpo loja e vjetër me luleshqerat m’u rizgjua shumë vite më vonë dhe asaj here jo për Grifshën, por për Marjanën. Ditën kur festova dyzet vjetorin, në mbrëmje vonë, erdhi me taksi berber Shejtani. Berber Shejtani ishte kushëriri i nënesë dhe, përpara se të binim për të fjetur, dha lajmin kobzi: Grifsha kishte prerë damarët e qafës me kosor nga e keqja se humbi të gjitha kursimet e saj në firmat piramidale.
-Më mirë mos e kishe hapur gojën – i tha nëneja berber Shejtanit – Ti e di se im bir e ka dashur Grifshën.
Mirëpo unë Grifshën e pata fshirë nga mendja prej kohësh dhe prej kohësh nuk mërmërisja “më do, s’më do,” por, krejt ndryshe dhe me zë: “Të rruhem, mos rruhem, të qethem mos qethem” – gjersa loja me luleshqerat u hap si thashethemnajë e çmëndurisë time. Më dogjën fjalët e plakës të fisit të Çibukëve:
-Beqarit të vonuar po i rroit truri.
Thashethemnajën e platiti zemërimi im. Qëllimisht nuk u shfaqa në rrugët e fshatit edhe kur dëbora e parë i bllokoi ato. Ndryshe nga dimrat e tjerë, as teto Dabucka nuk më nxiti të trokisja në portat e pleqve për të ditur cili ishte gdhirë i gjallë dhe kush i vdekur. U hyri frika të gjithëve kur, tre porta më poshtë nga ajo e Simo Bajenit, qysh prej katër ditësh, dergjej e vdekur, pranë vatrës, plaka e Çibukëve; askush nuk e dinte këtë gjë. E morëm vesh kur Simo Babjeni çau përtin me çizma kanadeze dhe trokiti në portën tonë.
-Iku edhe Çibukja – tha – Shpëtoi fshati nga goja e saj shafrane.
-S’më vjen hiç keq që vdiq – tha edhe teto Dabucka – Të kujtohet Simo – e pyeti ajo - Çibukja na përgojoi mua dhe ty kur ishim të rinj. Për gojën e saj shafrane, të mbetet pa u mbuluar – tha teto Dabucka me inat, por Simo Babjeni m’u lut disa herë dhe këmbënguli që unë të përvishja mëngët dhe të hapja varrin e saj. Më premtoi se do të më falte një lopatë, nga ato të ushtrisë, si dhe një palë çizme të reja, të verdha.
-Edhe një shishe litërshe me raki perle – shtoi pasi nuhati stepjen time.
-Gojëshafranë a gojëmjaltë, komunistë a, kapitalistë, spiunë të Enverit a, mafiozë të Evropës qfshin, nuk do t’i lemë pa varrosur bashkëshatarët tanë - tha Simo Babjeni dhe u mbush fort me frymë. - Përndryshe – e ngriti zërin dhe përdrodhi syrin e pushkës – i vura dinamitin dhe Çibuken ta mbulojnë gurët e shtëpisë të saj.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...