* * *
u grica u çorra ndoqa poetë
ferrave të xhunglës pa fund
mes saj takova një murg të shkretë
një zog - tha - s'këndon kërkund
si ty u grica si ty u çorra
- tha murgu; Nga goja e sytë zgavra
gjarpërinj u zvarritën e një tufë me sorra
kra-kra kra-kra kra-kraaaa...
i gricur i çjerrë bëra prapa kthehu
sa dola në botën time
një drenushë më priste dhe flokët m'i krehu
e trembi dhe gjarpërin me zile...
2013