Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/01/25

Skulptura të dështuara në tenderin për shtatoren e Presidentit Ibrahim Rugovës


Skulptura të dështuara në tenderin për shtatoren e Presidentit Rugovës (Foto)
Shumica e skulpturave kushtuar presidentit Rugova dhe thuaja asnjë prej tyre nuk përmbush jo shijen artistike, por madje as përafërsisht nuk përmbushin as pamjen dhe as personalitetin e kësaj figure historike nga më të mëdhatë në tërë historinë shqiptare.
Pamjet e tyre duken amatore edhe për joprofesionistët e lëre më për skulptorët e njëmendët. Të këtij mendimi janë edhe skulptori Rusinovci dhe Azizi.
Adem Rusinovci dekan i Fakultetit të Arteve thotë se ka vërejtje jo vetëm për modelet e dorëzuara, por edhe për procedurën, që në konkurs nuk është kërkuar edhe portreti, që sipas tij figura duhet ta ketë karakterin.
Ndërsa, skulptori Azizi, thotë se në realizëm figurat duhet tu përgjigjen personave real, sepse qëllimi i monumenteve është portretizimi i figurës së heroit përkatës.
Disa prej portreteve madje duken si lojë fëmijësh.

Komuna e Prishtinës ka formuar komisionin për të përzgjedhur njërin prej 27 modeleve të bëra nga 23 skulptorë. Anëtarë të komisionit do të jenë nga Akademia e Shkencave, Fakulteti i Arteve, por edhe nga Shqipëria, por gjithashtu sipas komunës së Prishtinës, vlerësimin do ta jap edhe familja e presidentit Rugova. Shtatorja do të shkrihet në bronz në ndonjë vend evropian, pasi në Kosovë nuk ka mundësi. BS














Mentor Shala, emrohet drejtor i përgjithshëm i RTK-së


Mentor Shala, emrohet drejtor i përgjithshëm i RTK-së
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës e ka zgjedhur Mentor Shalën për drejtor të përgjithshëm të kësaj shtëpie publike.
RTK bëri të ditur se Bordi i RTK-së me shumicë votash, është vendosur që drejtor i përgjithshëm i RTK-së të jetë Mentor Shala.
Si transmeton Telegrafi, në konkursin për këtë post, të mbyllur ditë më parë, kishin konkurruar drejtori i deritanishëm, Sylejman Shaqiri, Muharrem Nitaj, Ragip Luta, Zymber Kelmendi, Jeton Budima e Zymber Veliu, si dhe Mentor Shala, i cili mban postin e zëvendësdrejtorit.
Shumë shpejtë pritet që vendimi të publikohet edhe nga vetë Bordi i RTK-së.

Nënkryetari i deritashëm i PDK-së, Fatmir Limaj, megjithëse ndodhet në burg, do të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë.


PDK: Limaj është kandidat për kryesi
Nënkryetari i deritashëm i PDK-së, Fatmir Limaj, megjithëse ndodhet në burg, do të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë. Edhe “aleatit” të tij më të mirë brenda partisë, Jakup Krasniqit, do t’i dërgohet ftesë për Kongresin e Përgjithshëm që mbahet këtë fundjavë, ka bërë të ditur koordinatori për zgjedhje në PDK, Basri Musmurati. Deri më tani, kandidati i vetëm për kryetar është Hashim Thaçi.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën në mbrëmje do të bëjë hapjen solemne të Kongresit të Përgjithshëm, kurse të dielën nga ora 9:30 në mëngjes, do të vazhdohet me punimet për zgjedhjen e organeve qendrore të partisë.
Ndonëse nënkryetari i partisë, Fatmir Limaj, ndodhet aktualisht në burg, si i dyshuar për krime lufte në Rastin Kleçka, ai do të jetë kandidat për anëtar të Kryesisë, ka sqaruar koordinatori për zgjedhje në PDK, Basri Musmurati, të enjten në një takim me gazetarë.
“Ne kemi qëndrim si kryesi që të kandidohet komplet kryesia, anëtarët e kryesisë deri më tash, dhe në mesin e të parëve është edhe zotëri Limaj, sepse ai është ende nënkryetar i parë i partisë, një personalitet shumë i fuqishëm i PDK-së”, ka thënë Musmurati.
Ndërsa, sekretari i partisë, Jakup Krasniqi, i cili i ka kërkuar kryetarit Hashim Thaçi që Kongresi të shtyhet për shkak të pamundësisë së pjesëmarrjes së Limajt, nuk dihet ende nëse do të marrë pjesë.
Musmurati ka thënë se atij pa dyshim se do t’i dërgohet ftesë. “Me Jakup Krasniqin është zhvilluar Partia Demokratike e Kosovës, edhe atëherë kur ne të tjerët pak kemi dashur të rrimë anash, ky gjithmonë ka iniciuar diçka që të punohet dhe ka një falënderim të veçantë për atë që e ka bërë deri më tash. Ftesën jo që s’kam arsye, por s’kam fytyrë mos me ia dërgu”, është shprehur ai.
Kryetari aktual i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të jetë i pasfiduar për të vazhduar drejtimin e partisë, të cilën e udhëheq që prej themelimit.
Por, Musmurati thotë se gara ende është e hapur. “Deri më tash ne nuk kemi ndonjë emër tjetër për kundër kandidat për kryetar të partisë, përveç Thaçit. Deri në momentin që fillon Kongresi, ne presim që ne të kemi kandidatura. Nëse nuk ka, ky do t’i hyjë procesit zgjedhor dhe Kongresi do të votojë. Kongresi është ai i cili do të vendos a do ta votojë nëse është një kandidat i vetëm me vota të hapura, ose të mbyllura”, ka sqaruar ai.
Delegatët e përzgjedhur për Kongres të Përgjithshëm, kryetarët, kryesitë dhe këshillat e degëve, ministra dhe deputet të PDK-së, bashkë me rreth 200 mysafirë të ftuar, pritet të jenë prezentë në hapjen solemne të shtunën, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. 

Tomë Gashi sërish e ka sulmuar prokurorinë e EULEX-it


Tomë Gashi sërish e ka sulmuar prokurorinë e EULEX-it, për të shfajësuar ih ministrin Fatmir Limaj. Gashi tha se nga akuza për keqpërdorime e prokurorisë prej 80 milionë eurove ajo ka rënë në një dyshim të abuzimit të 250 mijë eurove.

Avokati Gashi: Aktakuzë e trilluar e prokurorisë ndaj Limajt
Ai tha se prokuroria po përdor mesazhe të falsifikuara, pasi ato nuk ekzistojnë në serverin e PTK-së. Ai tha se në rastin e aktakuzës nga hetuesit dhe prokurorët kanë shkruar një roman kriminalistik, por jo të mirë, aktakuzë e trilluar, dhe e falsifikuar me një aktakuzë prej 170 faqesh, por e gjitha e mbështetur në akuzën për mesazhe.

Kjo tha se ndodh kinse një zyrtar i Ministrisë, thotë se pranonte ryshfet në këmbim të tenderëve në rajonin e Gjilanit.

 Gashi tha për RTK se mesazhet e dërguara kanë qenë pa logo të PTK-së, por në një letër, anonime, e cila i është dërguar Kryeministrit. Ky zotëri rezulton të jetë një ish-hetues, i punësuar më vonë në PTK.

Ai tha se do të duhej që paraprakisht të kryhej rasti Kleçka për çka ai po mbahet në paraburgim, para seancës së 7 shkurtit për aktakuzën për hetimet në MTPT.

TË LËNDOSH NJËRIN SY, LOTON EDHE TJETRI-KËSHTU UNË GJEJË VETËN NË POEZI DHE PROZË

Sokol Demaku




Te lëndosh njërin sy, loton dhe tjetri– kështu unë gjejë vetën në poezi, dhe në prozë. Kur kam për të berë një shpjegim më të gjatë për jetën apo… shkruaj proza – zakonisht i shkruaj për fëmijë, ndërsa kur dua te jap nje mesazh shkruaj poezi- dhe nuk mund ti ndaj- vetëm mund të them se së pari kam filluar të shkruaj prozë pastaj poezi.
Frymëzimin e gjejë tek pafajësia e fëmijëve, te çiltërsia e tyre, tek buzeqeshja e tyre, tek bota të cilën ata e shohin.
Gjithmonë me zemër në vendlindjen time, por sikur të kisha mundësin ndoshta do më pëlqente të jetoja dhe te provoja sfiden jashtë vendlindjes, të shijoja mallin nga mërgimi, pastaj të më vinte nostagjia e bukur për kohën të cilën kam kaluar këtu, dhe të vazhdoja rrugëtimin tim duke aritur suksese.
Psikologu dhe rendësia e tij në jetën kosovare tashmë ka filluar të jetë i mirëpritur nga populli ynë, kanë arritur të vetedijësohen se të shkosh në këshillim tek një psikolog nuk është asgjë e keqe, thjeshtë është një gjë mjaftë me vlerë, të kesh pranë një mik besnik, ti refesh ati për kujtimet e tua, apo dhe për problemet tua madhore..!
Kohë më parë psikologët në vendin tonë kanë qenë shumë të lënë pas dore, ndërsa tani veq se kanë filluar të kuptojnë se psikologu duhet të jetë në çdo vend pune, dhe ndjejnë nevojën të mbajnë seancë këshillimi.
 Kush është Gentiana Mikushnica?
Jam Gentiana Mikushnica– Jetoj ne Vushtrri,ne nje familje intelektuale , kam kryer shkollën fillore Naim Frasheri në Vushtrri- jetoj në Vushtrri, dhe punoj në një qendër tregtare, si shitese-studjoj Psikologjin në përfundim e siper te vitit të tretë.

Shkollën fillore keni krye në vendlindje pasatj Gjimnazin Eqrem Qabej në Vushtrri- drejtimi i shkencave shoqëroreçka mund të na thoni për këtë kohe të rinisë suaj?
Po Shkollën fillore kam kryer në vendlindje, kurse Gjimnazin, Eqrem Qabej ate kohe ishte privilegj per nje te ri të ishte nxënëse e këtij gjimnazi pra dhe unë gëzova fatin të jem në mesin e shumë fatlumeve nxënëse e ketij gjimnazi, atë kohë meresha me shkrime kryesisht shkruaja ese, ose dhe poezi – por i shkruaja vetëm per vete- atëher të shkruash poezi ishte përqeshje nga rrethi për një të re, kishe frikë te tregoje se çfar të flen në shpirt, sepse të mernin si dobësi shoqeria se ti I thurë vargje dashurisë, jetës, sfidës..!
Me kujtohet si sot, profesori Xhabir Haradinaj me kishte verejtur se une meresha me shkrime, edhe pse une e mohoja kete, dhe pas nje viti ai para gjith shokeve me tha – Gentiana keni talent për të shkruar- unë mbeta e hutuar, se besoja-ai filloi te qeshte duke më mbështetur me fjalë shumë përkdhelese – nesër ndoshta do të kem librin tend- këtë e dua nga ti, e di se ti mundesh, thjeshtë beso tek vetja. Këto ishin fjalët më të bukura që një profesor mi kishte thenë atë kohë, dhe ishte një motivim që të vazhdoj të shkruaj, tani më haptas dhe të ndjehem e nderuar se posedoj  aftësi për të shkrua.

Jeni studente ne Universitetin Dardania në Prshtinë,Degen-Psikologji Aplikative -studime menaxheriale si e ndien veten Gentiana?
Po jam studente e universitetit Dardania dhe ndihem e priviligjuar që jam pjesë e këtij universiteti shumë perstigjioz në vendin tonë, dhe e ndjej vehten shumë mirë se universiteti Dardania më ka dhanë mundësi që të realizoj një ëndërr timen shumë të madhe që e kam pas qysh në femijëri e kjo ëndërr është që unë të studjoj në një universitet ku do të ndjehem plotësisht pjesë e tij pa kurfar neglizhence .

Pas studimeve cfare e pret Gentianën, cka keni ne plan pas studimeve?
Pas diplomimit mendoj të regjistroj master dhe të vazhdoj edhe më  tutje, pas perfundimit te master mendoj të mos ndalem, do te vazhdoj dhe do te studjoj prap psikologjin – dege e cila kerkon të jesh në çdo hap me kohën..!

Cfarë donë të thot për ju profesioni psikolog dhe rendësia e tij në jetën kosovare?
Profesioni psikoge për mua do të thot mjaft, vetë fakti se ti kupton një person – kjo do të thot shumë për te, pastaj psikologjia është një ilaq i shpirtit , të kesh arritur qetësi në shpirt është ndjenjë mjaft e bukur, dhe vetë fakti se ti e ndjen se ke mundësi te ndihmosh dike, ai të benë të ndihesh shumë mirë. Psikologu dhe rendësia e tij në jetën kosovare tashmë ka filluar të jetë i mirëpritur nga populli ynë, kanë arritur të vetedijësohen se të shkosh në këshillim tek një psikolog nuk është asgjë e keqe, thjeshtë është një gjë mjaftë me vlerë, të kesh pranë një mik besnik, ti refesh ati për kujtimet e tua, apo dhe për problemet tua madhore..!
Kohë më parë psikologët në vendin tonë kanë qenë shumë të lënë pas dore, ndërsa tani veq se kanë filluar të kuptojnë se psikologu duhet të jetë në çdo vend pune, dhe ndjejnë nevojën të mbajnë seancë këshillimi .

Gentiana në një kohë punon në një profesion që nuk i përket profesionit të saj shitese-në një Qendër tregtareçfarë është eksperienca e juja këtu?
Po, tash një vit punoj në këtë Qendër tregetare në qytetin e Vushtrris, eksperienca ime ne këtë punë është mjaftë e mirë, më pëlqen kur zgjohem herët në mëngjes përqafoj rrezet e diellit të cilat më ngrohin rrugës për në punë, pastaj mënyra se si më çmojnë dhe me respektojnë gjithë kolektivi, dhe gjëja me e bukur e cila me falë buzëqeshje në vendin e punës është konsumatori, me pëlqen mënyra se si ata komunikojnë me mua, zakonisht të moshuarit din të më falin një respekt të mrekullueshëm gjë që më bënë të ndihem mjaftë mirë..!

Arsyeja pse zgjodhët te studjoni psikologjin?
Arsyeja pse zgjodha të studjoj psikologjin është kjo, kur isha fëmijë gjithëmon kisha dëshirë të ndihmoja çdo njeri, mundohesha të zgjedhja çdo problem, zhurma më pengonte shumë dhe pa qenë psikolog i vetës nuk mund të jesh psikolog për të tjerët , kështu që vendosa të vë në provë së pari vetën, të këshilloj vetën, të zgjedh problemin tim, të sfidojë jetën, dhe të dua boten pa berë dallime.
Si e kalon një ditë pune në tregti Gentiana?
Një ditë pune në tregti e kaloj bukur, koha më iken shpejt, vetë fakti se për qëllim kam të mbaroj studimet ,e di se më pret një sfidë mjaftë e madhe pas mbarimit të studimeve, prandaj koha ikën  kur kujton se nesër do te pret një punë e cila i përket profesionit tend.

Jeni marrë me poezi dhe prozë, cilën adhuroni më shumë?
-Te lendosh njerin sy, loton dhe tjetri– kështu unë gjejë vetën dhe në poezi, dhe në prozë. Kur kam për të berë një shpjegim më të gjatë për jetën apo… shkruaj proza – zakonisht i shkruaj për fëmijë, ndërsa kur dua te jap nje mesazh shkruaj poezi- dhe nuk mund ti ndaj- vetëm mund të them se së pari kam filluar të shkruaj proza pastaj poezi.

Keni botua poezitë dhe prozat tuaja deri me tani dhe ku?
Po kam botuar poezitë dhe prozatë në Revistën Dituria – revistën tuaj dhe timen, pastaj ne gazeten javore New Life e cila botohet në Amerikë, dhe ne disa web faqe ne internet Fjala e lirë,  Londër.

Si është reagimi i lexuesve të poezisë suaj, sa jeni e kënaqur me këtë?
Reagimi i lexueseve të mi më befason  për së miri çdo ditë e më shumë, nganjëher mendoj se arsyeja dhe motivi pse unë vazhdoj të shkruaj janë lexuesit e mi të mrekullueshëm, me dhembë shumë fakti qe nuk kam botuar ende një libër që ata të kenë mundësi të lexojnë vargjet e mia në një vend . Çdo ditë e më shumë kam kërkesa nga lexuesit që të botoj librin- shumë herë më thonë-çdo varg që shkruan sikur na lexon shpirtin tonë- me pëlqen shumë se ata gjejne veteën dhe qetësin e tyre në vargjet e mia.

Ju shkruani eshe për të vegjlit, ku e gjnei frymëzimin për këtë?
Frymëzimin e gjejë tek pafajësia e fëmijëve, te çiltërsia e tyre, tek buzeqeshja e tyre, tek bota të cilën ata e shohin.

Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Gentiana, cilat janë planet e juaja?
Shpresoj mos ti zhgenjej lexuesit, pasi të perfundoj studimet do të përgadis një përmbledhje të poezive të mia për botim- kamë në mendje si të përgjumur të shkruaj dhe një roman, ndoshta dikur më vonë, thjeshtë është një dëshirë që tani kotet në gjumin e ëndrrës.

Sa ka arritur Gentiana të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri në një rreth letrar?
Mendoj se kam arritur mjaft, poetët të cilët tashmë kanë të botuar shumë libra më kanë pritur shumë mirë, më kanë dhenë komplimente për mënyrën e veqantë të cilën unë shkruaj, dhe më përkrahin çdo hap.

Çka i pelqenë në jetë Gentiana Mikushnicës dhe cka është ajo që e benë krenare?
Në jetë më pëlqen kur arijë diçka të mirë, kur ndihmoj dike, më pëlqen qetësia, bukuria e natyrës, dhe krenare me bejnë vlerat të cilat i kam krijuar gjatë jetës sime.

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesën tende në realitetin që jetojmë ne Kosovë sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?
Hmm– të ndimoj njerzit që ende s`kanë kulm mbi kokë, ti ndihmoj fëmijët bonjak, apo ti ndihmojmë personat me aftësi të kufizuara. Me dëshirë dhe shpirt do ti ndihmoja të gjithë, por nëse do të duhej të bëja zgjedhjen atëher zgjedhja do te jetë kjo, personat me aftësi te kufizuara do ti ndihmoja, si nga ana financiare ashtu dhe morale, shembull – do te ofroja dhe punë për këta përsona, të mos ndjehen të shkelur, të jemi të barabartë me të drejta, unë njoh shumë persona më aftësi të kufizuara të cilët kanë talent për të shkruar, talent për punë dore, talent për të pikturuar, talent për të kënduar, dhe pse mos tu ofrojme dhe këtyre një mundësi të shprehin talentin e tyre, pasionin dhe të jenë bota jonë..!

Një psikolog i ri , një poet i sapoformuar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Gentiana?
E qetë.

Ju keni lindë dhe jeni rritur këtu, sa janë kontaktet tuaja me të rinjët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?
Po unë kam lindë dhe jamë rritë në qytetin e Vushtrris, në një qytet ku njerezit janë shumë të thjeshtë, dhe mikpritës, qyteti im është një qytet i vogël por ka një vlerë shumë të madhe. Të rinjët në qytetin tonë janë shumë human, kemi aktivitete të ndryshme qe ata bejnë për të ndihmuar të varfërit. Shoqerinë të cilën kam krijuar në këtë vend, gjithmonë kamë frikë se po të shtegtoj diku tjetër një shoqëri me plotë vlerë do të mbetët vetëm një kujtim në kokën time..!
E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botohet në Skandinavi, cka mund të na thoni për te?
Po e lexoj revistën Dituria dhe më pelqën shumë, tash e një vit kam fillua të familjarizohem më ketë revistë të mrekullueshme..!

Planet tuaja për të ardhmen, cka Gentiana mendon dhe ka në fokus?
Planet e mia për të ardhmen –- shpresoj që pas mbarimit të studimeve të gjejë një punë te profesionit tim, pastaj në focus kam të bejë permbledhjen e një cikli të poezive dhe teëbotoj ate.

Çfarë dëshire keni në jetë?
Kamë frikë se mos humbas atë dëshirë të jetës, prandaj nuk po e zbuloj, por po e mbaj sekret..(Hhaha) Në jetë primare është shëndeti, dëshira ime në jetë është të kem shendet!

Çka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?
Te lumtur më benë vet fakti se marrë frymë ne ketë jetë plot sfida, e më mundon më së shumti një padrejtësi që më bëhet dhe s`kam forcë nganjeher ta luftoj.

Si e kalon kohen e lirë?
Kohën e lirë e kaloj në natyrë, me pëlqen të shetisë, pastaj dal me shoqëri, ca kohë të lirë mundohem t’ia kushtoj dhe familjarëve, pastaj dhe një copëz e ndaj për pasionin tim, për poezit.!

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
Gjithmonë me zemër në vendlindjen time, por sikur të kisha mundësin ndoshta do më pëlqente të jetoja dhe te provoja sfiden jashtë vendlindjes, të shijoja mallin nga mërgimi, pastaj të më vinte nostagjia e bukur për kohën të cilën kam kaluar këtu, dhe të vazhdoja rrugëtimin tim duke aritur suksese..!
Të jetosh në Kosovë, dhe të arrish aty ku ti dëshiron të shohësh veten është një sfidë mjaftë e veshtire- do më pëlqente të jetoja në një vend i cili nuk do të më sillte zhurmë, i cili nuk do të më prishte qetësin,..Në një vend, të cilit ende emër si kamë ven, ndoshta do të doja te jetoja ne nje kasoll, e rrethuar me natyrën e pastër, dhe me qiltërsin e qiellit blu,-
Ëndrrës sime.!



2013/01/24

Dipllomatja shqiptaro-amerikane që synon Shtëpinë e Bardhë

Nora Kalaja <norakalaja@gmail.com>

ermirab@yahoo.com







Intervistë me Ermira Babamusta, Ph.D.
Bisedoi: Sokol Demaku
Suedi - New York



Keni ndjekur anglisht në shkollën e mesme profesionale e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë. Çfarë mundë të na thoni për këtë kohë të rinisë suaj? 

Ermira Babamusta: Rinia shqiptare ndryshon nga ajo e shteteve të tjera me atë që kam vërejtur unë. Të rinjë shqiptar janë më të angazhuar në çështje sociale dhe politike, më ambicioz për jetën, mësojnë gjuhë të huaja deri në shtatë, kanë përgaditje të mirë akademike dhe kanë kulturën e tyre. Këtu luan rol dhe familja si shtylla kryesore në formimin e një adoleshenti/e, gjë që reflekon dhe vlerat dhe traditat e forta shqiptare.

Gjuhët e Huaja kanë qenë vitet më të mira për mua, si profesorët e përkryer të mi, drejtori i shkollës (në atë kohë 1995-97) dhe shokët e klasës. Kanë qenë momente të paharruara për mua. Edhe sot mbaj lidhje me miqësinë e shkollës së mesme. Gjatë kësaj kohe kam jetuar në Tiranë dhe qenë nën përkujdesjen e jashtëzakonshme të xhaxhait të babait tim, Ibrahim Babamusta dhe nënë Sadetja, si dhe djali i tyre Neritan Babamusta dhe bashkëshortja e tij, Myhrije Babamusta. Në këto vite më ka pëlqyer shumë matematika dhe kam marrë pjesë në shumë konkurse në shkallë kombëtare për të përfaqësuar shkollën që në tetëvjeçare.   

Tre ngjarje të fëmijërisë time janë të paharrueshme për mua edhe sot: E para, demonstratat e para antikomuniste që u bënë në Kavajë me 26 mars 1990, ku mora pjesë me babain, Neki Babamusta. Mbaj mend që babai më shtërngonte fort dorën (isha vetëm 10 vjeç atëherë) dhe mami më përgaditi ujë të ngrohtë me sheqer kur u kthyem në shtëpi natën vonë sepse isha e tronditur nga ngjarja dhe turma e njerëzve. 

E dyta, në 1997 u bënë protestat në  Tiranë kundër luftës në Kosovë. Lashë orën e mësimit pa leje nga Gjuhët e Huaja, me disa shoqet e mia dhe shkuam në protestë para universitetit Politeknik për të kundërshtuar padrejtësitë ndaj vëllezërve dhe motrave shqiptare në Kosovë. Në këto kohë po lexoja historinë e pushtimit të Rusisë nga Napoleoni i Francës në librat me 4 vëllime të  Tolstoit ‘Lufta dhe Paqja”. Kur mora mora vesh fillimin e genocidit në Kosovë (isha 14-15 vjeç), jam strukur në dhomën e miqve të shtëpisë time dhe kam qarë me naivitetin dhe çiltërsinë e një fëmije, sepse nuk kuptoja pse serbët po vrisnin shqiptarët, ose pse njerëzit po vriteshin me njëri tjetrin. I jam lutur Zotit për mbrojtje të shqiptarëve dhe për paqe midis serbëve dhe Kosovës dhe mençuri për liderërt e dy vendeve. Sot që i kujtoj këto momente më bën përshtypje konceptimi im për humanizmin dhe botën në këtë moshë kaq të re. 

E treta, po në 1997 kur u bënë grevat e urisë në Tiranë kundra Skemës Piramidale, kam punuar dhe përkthyer për të vetmën radio/TV të huaj lejuar në Shqipëri, nga Hollanda që transmetonte lajme për luftën në Kosovë dhe gjëndjen në Shqipëri. Mbas intervistës me grevistët, gazetarin hollandez e gjuajtën rojet me fundin e armës që kishin me vete dhe mua më pyetën për mbiemrin dhe më morën dokumentat. Kur u larguam nga ndërtesa, na qëlluan me plumba te makina jonë. Nuk e di si kemi shpëtuar. Gazetarin hollandez, miku im Heraldi, e kam takuar sërish pas shtatë vitesh në 2004 në Washington DC, dhe shpeshherë kujtojmë historitë e Shqipërisë.    

Çka ju shtyri të migroni nga Shqipëria? 
Ermira Babamusta: Kam qenë 16 vjeç kur u largova nga Shqipëria dhe nuk u largova me dëshirë. Atëherë nuk e kuptoja pse familja më largoi nga vendlindja. Tani që jam e pjekur i kuptoj arsyet më mirë. E kam bërë kornizë në mendje momentin kur u nisa në aeroplan dhe familja më bënte me dorë te Rinasi, dhe mami kishte lot në sy. Shumica ishin të lumtur që unë po ikja në Amerikë, unë vetë nuk doja dhe isha e hidhëruar por pranova dhe respektova vendimin e familjes. Disa kishin kritikë që vetë si femër po ikja në një vend të huaj, dhe më përmendnin mundësitë më të këqijat ku do përfundoja. Por ky largim nga vendlindja ishte fillimi i hapjes së mendjes time dhe kuptimi të një bote krejt tjetër, si nga kultura, jetesa dhe vetëdija. 

Për cilat arsye u larguat nga vendlindja dhe çfarë  njohurish kishit për SHBA ju atë kohë? 
Ermira Babamusta: Familja ime ka qenë e persekutuar nga diktatura për veprimtaritë demokratike-patriotike dhe për arsye sigurimi më larguan nga vendlindja. Babai e kishte bërë plan me kohë që unë të shpërngulesha në Amerikë dhe më këshillonte të mësoja dhe të dilja mirë me mësime. Gjatë 40 viteve që ka punuar si mësues ka ruajtuar atë rrogën e tij si dhe pensionin afro $30 që merrte në muaj për edukimin tim jashtë shtetit. Edukimi brenda dhe jashtë vendit është traditë familjare e fisit tim. Xha Ibrahim Babamusta ka mbaruar shkëlqyeshëm me medalje të artë të Perandorit të Austrisë Franc Ferdinandi nga viti 1920-27. Meqë isha larg babait dhe familjes time të dashur,  xha Ibrahimi që u përkujdes për mua e konsideroja si gjysh dhe më mahniste me karakterin e tij të dashur, paqësor, intelektual dhe diplomat. Kam mësuar shumë prej tij dhe familjes së tij gjatë fëmijërisë time në Tiranë. Një figurë tjetër e dashur e fëmijërisë time është gjyshi (babi i mamit) Kastriot Cani, me të cilin kam kujtime të dashura në Peqin, i cili ka ndërruar jetë.

Aplikova për programin ‘Exchange Student Program” si studentja më e mirë dhe me notat më të larta te Gjutë e Huaja dhe më doli në Oklahoma, Sh.B.A. Unë dhe babi nuk e kishim ndëgjuar ndonjëherë këtë emër, dhe po shpresonim ose Florida ose New Yorku. Hapëm hartën dhe zbuluam Oklahomën afër Teksasit. Shkollën e mesme e përfundova me pikët më të larga (g.p.a. 4.00) dhe kam bërë konkurse matematike dhe në spanjisht në shkallë kombëtare në Sh.B.A., ku kam fituar dhe shumë çmime.    

Keni mbaruar universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Public Administration si dhe programin e tretë të avancuar “UN Diplomacy / Diplomacia e Kombeve të Bashkuara” si e ndien vetën Ermira?

Ermira Babamusta: Unë e konsideroj veten si njeri të thjeshtë dhe kujtoj një shprehje të babait që “pasuritë dhe gradat njeriu nuk i mer me vete në varr”. Mendoj se nëse një njeri i dedikohet zanatit, punon shumë dhe i bën gjërat me drejtësi dhe pastërti në zemër, mund të arrijë majat, sidomos në Amerikë dhe në Perëndim. Gjithmonë kam synime në jetë, i vej vetes qëllime, dhe planifikoj për të ardhmen ku e shikoj veten 10-15 vite më larg. Shikoj realitetin, mësoj nga përvoja, përmirësoj veten dhe veprimet e mija dhe jam largpamëse.

Vlerësoj profesorët dhe mentorët e mi të universitetit Waldorf College (BA: Political Science, History, Humanities), Minnesota State University (MA: Public Administration), Long Island University (MA: Political Science; Post-Grad: UN Diplomacy) dhe West Virginia University (Ph.D.: Political Science: Foreign Relations/EU Law/National Security/PA).

Arsimimi është i nevojshëm për të arritur diku në jetë dhe për informim, por shkolla nuk të jep edukatën, llogjikën dhe kulturën që i duhet njeriut. Që një shoqëri të eci përpara, duhet të jetë edukimi për qytetarët si dhe është e nevojshme kultura dhe dashuria për mirëqënien e njerëzimit (shoqëria), të vendbanimit (mjedisi) dhe të individit (vetja). Nëse këto principe nuk janë në harmoni ka prapambetje në të treja aspektet e përmendura në shoqëri dhe politikë.    

Jeni kandidate për doktoraturë në Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare, çka don të thot kjo për ju si një e re?

Ermira Babamusta: I kam mbaruar studimet në kohë rekord, shkollën e lartë katër vjeçare e kreva për 3 vjet, dy masterat dy-vjeçare i kreva brenda një viti secilin, dhe doktoraturën 5-vjeçare brenda 4 viteve. Planifikoj të marr diplomën në verë 2013. Doktoratura ka qenë një shtyrje nga vetja dhe babai. Babait i mohuan të drejtën e arsimit të lartë. Dhe me këmbënguljen dhe ambicien e tij ka përfunduar universitetin me korrespondencë, ku ka mësuar dhe është edukuar vetë dhe ka dhënë provimet vjetore për të marrë shkollën e lartë. Më pas babin e internuan nëpër fshatëra dhe në Veri të Shqipërisë ku dha mësim. Babai në atë kohë synonte të mësonte italisht, por diktatura e konsideronte atë si ‘tradhtar’ vetëm se ai kishte dëshirë të mësonte një gjuhë të dytë, dhe të mësonte për kulturën e vendeve fqinje. Këto janë taktika të qeverisjeve të vendeve të ndryshme në botë, ku nëpërmjet frikës së popullatës, mohimit të dijes, dhe propagandës mbajnë popullin nën kontroll, injorim dhe izolim.

Më alarmon fakti që në vitin 2013 për të hyrë në program doktorature në Kosovë provimi jepet një herë e 5 vjet. Dhe nëse nuk e fiton duhet të presësh pesë vjet të tjera që ta provosh sërish shansin. Ky rregull duhet ndryshuar patjetër, të bëhet çdo vit konkursi dhe më shumë universitete të ofrojnë programe të doktoraturës jo vetëm në Prishtinë. Kjo detyron rininë dhe inteligjencën shqiptare të largohen nga vendi, shumica kanë më shumë shanc në vendet fqinjë ku nuk kanë përkrahje, përfshi Serbi, Rusi, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri. Qeveria vendore duhet të investojë në gjeneratën e re që po rritet në Kosovë për t’i dhënë edukimin dhe njohuritë e duhura që të jenë më të pregaditura për funksionin që do kryejnë. Një gjeneratë e edukuar prodhon ekspertë në fusha të ndryshme, që nënkupon një Kosovë të mirëqenur dhe më të avancuar.  

Në vitin 2007 keni krye hulumtimet nëpërmjet UNMIK-ut për metodat diplomatike përdorura gjatë bisedimeve zyrtarëve për statusin dhe pavarësinë e Kosovës, çfarë ka qenë roli juaj këtu?

Ermira Babamusta: Në 2006 kam punuar në Departamentin e Paqes tek Kombet e Bashkura në New York. Kam ndjekur nga afër seancat në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Kosovës si dhe bisedimet multilaterale Serbi-Kosovë-USA në OKB. Në 2003 dhe 2004 kam punuar si eksperte e punëve të jashtme në Washington DC në Kongresin Amerikan, në të dyja dhomat, për Senatin (Senator Harkin, anëtar i Foreign Affairs Committee) dhe në Dhomën e Përfaqësuesve (Congressman Kennedy). Gjatë punës time në qeverinë amerikane kam dhënë kontributin tim për çështjen e Kosovës dhe forcimin e lidhjeve Sh.B.A-Kosovë-Shqipëri. Çështjen e Kosovës e ngrita dhe para senatorëve dhe kongresmenëve amerikan në seancën zhvilluar në Kongres në verë 2004, në takimin  me z. Colin Powell (sekretar shteti gjatë administratës të Presidentit Bush). Pasi e falenderova në emër të Shqipërisë dhe Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme të Amerikës ndaj shqiptarëve, salla e Kongresit Amerikan u mbush me duartrokitje. Dhe z. Powell më kërkoi ta përfaqësoj dhe tregoi respektin për familjen dhe babain tim, Neki Babamusta para senatorëve.

Në 2007 kreva misionin e parë diplomatik për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe hulumtimin tim shkencor të masterit në Kosovë nën kujdesin e UNMIK-ut, UNHRC dhe Long Island University. Monitorova bisedimet diplomatike shumëpalëshe New York-Prishtinë dhe dhashë rekomandimet e mija në punimin tim shkencor me titull “Kosovo Status Talks:
A Case Study on International Negotiations. Punimi im shkencor publikuar një javë para ngjarjes historike në shkurt 2008 parashikon shpalljen e pavarësisë si alternativë e vetme e Kosovës. Po në 2008 hapa gazetën time Prishtina Press (www.prishtinapress.info) me botim në Prishtinë (2008-10), si mjet i diplomacisë digjitale dhe përkrahje për diasporën dhe kulturën shqiptare.

Në 2012-13 kreva misionin e dytë diplomatik nëpërmjet ministrisë së Diasporës dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë, dhe West Virginia University, Sh.B.A. Qëllimi i misionit është njohja e pavarësisë së Kosovës, sukseset në vend dhe rekomandimet e mia. Punimi shkencor do botohet si libër në anglisht dhe shqip.   

Si shqiptaro-amerikane si e ndjeni veten?

Ermira Babamusta: Jam krenare të jem shqiptaro-amerikane, përfaqësuese e dy shteteve më historik në botë. Amerika është  ëndërra e botës dhe vendi i demokracisë, ndërsa Shqipëria është pika strategjike e Ballkanit me histori dhe kulturë të lashtë. Kam jetuar në Amerikë që në vitin 1998.

Në Shqipëri u ktheva pas 15 vitesh për herë të parë me rastin historik madhështor të 100 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë në nëntor 2012,  me ftesë të z. Artan Minarollit, Ministrisë të Kulturës dhe Kryeministrit z. Sali Berisha. Mora pjesë në organizimin e përkryer të festivalit të 13-të të Filmit Shqiptar me rastin e 100 vjetorin, nën drejtimin e vizionarit të madh, Artan Minarolli dhe të nderuarën znj. Majlinda Tafa. Na nevojiten më shumë njerëz të mëdhenj si z. Minarolli dhe znj. Tafa sepse janë ambasadorë të denjë të kulturës dhe artit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Duke promovuar talentet e kulturës shqiptare në Shqipëri, Europë dhe Amerikë, bota njeh dhe më mirë vlerat dhe traditat shqiptare. Duhet më shumë përkrahje dhe financim i programeve të tilla si metodë diplomatike dhe kulturore për të forcuar imazhin pozitiv shqiptar. 100 vjetorin e Shqipërisë e kam festuar në New York (me Vatrën), Tiranë (me festivalin e 13të të Filmit dhe Ministrinë e Kulturës), në Shkup dhe në Prishtinë.

Qëndrova një ditë në Tiranë dhe u largova për në Prishtinë të nesërmen ku jetova mbi 2 muaj për misionin tim zyrtar diplomatik për njohjen e pavarësisë të Kosovës dhe hulumtimin tim shkencor të doktoraturës. Gjithmonë them që zemra ime është në Kosovë dhe ka për të mbetur kështu ky fakt. Populli kosovar më  ka bërë  një  pritje madhështore në  vitin 2007 dhe në  2012-13. Vlerësoj mikpritjen e jashtëzakonshme të familjeve “Gashi”, “Kunoviku” dhe “Hajredini”.  

“Home’ për mua konsideroj Amerikën ku kam kaluar gjysmën e jetës time të pjekurisë. Familjen e kam në Angli dhe verën dhe festat e fundvitit i kaloj bashkë me prindërit e mi të dashur. Është vështirë të them ku është vendi im meqë kurbeti na ndau në kontinente të ndryshme dhe larg familjes. Po kudo që jeta të më çojë, nuk e harroj prejardhjen time, historinë dhe origjinën e vendit tim - Shqipërinë, si dhe prejardhjen e gjyshërve të mi - Kosovën. Gjithashtu vlerësoj jashtëzakonisht SH.B.A.-në që u bë vendi dhe shtëpia ime e dytë dhe më dha kulturën e duhur, edukimin dhe një jetë që nuk do e kisha imagjinuar dot diku tjetër. Arritjet që kam patur në Amerikë i kam bërë vetë, me forcat dhe përpjekjet e mia pa përkrahjen e ndonjë njeriut dhe nuk do e doja ndryshe.

Mbi të gjitha e konsideroj veten njërëzore dhe humane, ku kam qëllim parësor përmirësimin e njerëzimit dhe civilizimit të sotëm dhe paqe. Si një individ, si një zë, si një e ardhme ku mund të jap unë kontribut për të patur ndryshim për më mirë – kjo është një pyetje që e kam në mendje në çdo aspekt dhe nivel të jetës time. Për mua çdo gjë fillon me individin. Një individ i kulturuar dhe me ambicie për zhvillim, sjell një shoqëri të mirë, një qytet, një shtet të fortë. Kjo influencon shtetin fqinjë dhe mënyra se si sillemi me njëri-tjetrin në aspektin global. Një veprim i thjeshtë i një individi të vetëm lidh si zinxhir të ardhmen e njerëzimit jo vetëm për veten e vet por dhe për vendin ku jeton dhe tërë botën. Prandaj duhet të synojmë si ta çojmë përpara kulturën tonë për të mirën e tërë botës. Duke vepruar kështu, njeriu heq atë Ego-n dhe Superego-n (filozofia Frojdiane) e vetes dhe jep mund për tërësinë. Pra duke u nisuar në aspektin vetiak, me një princip të një personi, rezultati nuk është më vetjak, kjo humbet kur synimi është human për të mirën e grupit,shoqërisë, botës.    
   

Krenoheni  me prejardhjen shqiptare dhe synoni ngritjen e vlerave shqiptare kudo në botë. Çfarë nënkupton prejardhja juaj shqiptare dhe vlerësimi nga kongresi amerikan ndaj punës tuaj dhe familjes tuaj?

Ermira Babamusta: Të parët e mi Babamusta dhe Cani kanë luftuar për lirinë, tokat,  të drejtat e shqiptarëve dhe përhapjen e gjuhës shqipe në momentet më kulminante të historisë Shqiptare, duke ruajtur një lidhje të fortë diplomatike 100 vjeçare midis Shqipëri-SHBA-Angli. Dhe unë synoj të vazhdoj në hapat e tyre dhe misionin e tyre patriotik. Të dy fiset për 100 vite kanë luftuar që nga lufta e Shkodrës në tetor 1912 krahas vëllezërve të tjerë shqiptarë, dhe vazhdojnë të kontributojnë dhe sot në bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve të tjera. Falenderoj respektin dhe vlerësimin që i dha Senati Amerikan gjyshit tim me vdekjen e tij në 2003, ku senatorët u ngritën në këmbë dhe mbajtën një minutë zi. Gjithashtu vlerësoj nderin nga Kongresi Amerikan në 2004 ndaj familjes Cani, Babamusta dhe punës time me tre dekorimet e veçanta dhe ngritjen e flamurit amerikan në shenjë respekti në Capitol Hill, Washington DC.

Aktitivtei patriotik i fisit Cani dhe Babamusta fillon në tetor 1912 kundër pushtueseve serb, me Luftën e Shkodrës, ku krahas 200 të vrarëve nga Kavaja dhe Peqini ishin dhe të afërmit e fisit Cani dhe Babamusta. Ndërsa gjyshi im Beqir Babamusta u plagos në luftën e Shkodrës.

Në familjen Babamusta në Kavajë u mirëprit me 25 nëntor 1912 diplomati i madh Ismail Qemali nga gjyshi, Beqir Babamusta, dhe vëllezerit e tij Osmani, Murati dhe kushërinj të tjerë. Kurse Ramazan Cani (gjyshi i mamit) me 26 nëntor 1912 me çetën e tij së bashku me çetën e patriotit Bajram Xhani nga Kavaja shoqëruan me çetat e tyre të armatosura Ismail Qemalin në Vlorë, duke iu kundërvënë forcave pro-turke dhe bejlerve agallarëve të Myzeqesë.

Ramazan Cani (gjyshi i mamit tim, Suzana Cani Babamusta), është me prejardhje nga Kosova nga Canët e Dibrës së Kosovës, me lidhje fisnore me fisin Gashi. Gjatë viteve 1910-22 Ramazan Cani (Patriot i Madh, dekoruar 7 herë për vlera patriotike, Dëshmor i Kombit) ka krijuar çetë luftarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga shovenistët serb dhe grek. Ramazan Cani u vra nga reaksioni feudal në Shqipëri në vitin 1922.

Ramazan Cani, në bashkëpunim me forcat patriotike të Shqipërisë dërguan në Paris Avni Rustemin i cili vrau tradhtarin e kombit Esat Pashë Toptanin (e egzekutoi në Paris në 1916). Ndërsa vetë Ramazan Cani po në vitin 1916 egzekutoi kandidatin për mbret në qeverinë tradhtare të Durresit Kadri Beun (qeveria tradhtare e Durrësit kërkonte që Shqipëria t’i kalonte Italisë 1918-19). 

Në Kongresin e Lushnjes, shkurt 1920, çeta patriotike e Ramazan Canit siguroi punimet e Kongresit të Lushnjes, me detyrë ruajten e kongresmeneve dhe marrvajtjen e Kongresit, me veprimtari në Shqipërinë e Mesme. Ramazan Cani ishte krahu i djathtë i patriot Aqif Pashë Elbasanit dhe Bajram Currit, dhe i vëllezërve Myslim dhe Shqyri Peza. Ramazani vinte me porosi të Aqif Pashe Elbasanit, delegues nga Peqini, përfaqësues në Kongresin e Lushnjes për zonën e Peqinit dhe Elbasanit. Ramazani dhe i ati, Mustafa Cani, u vranë atë e bir nga reaksioni feudal në Shqipëri.

Kastriot Cani, (Veteran, biri i Heroit Popullar Ramazan Cani dhe gjyshi im) ka patur pseudonimin ‘Furtuna’ gjatë luftës antifashiste 1941-45. Në vitin 1945 ka marrë pjesë përkrah partizanëve për çlirimin e Kosovës dhe trojeve të tjera të ish Jugosllavisë. Gjatë viteve 1944-46 Kastriot Cani, bashkë me djalin e xhaxhait, Mehmet Babamusta (Dëshmor Kombi), u lidhën me organizatën antikomuniste ‘Fronti i Rezistencës’ dhe  bashkëpunuan me zbulimin anglo-amerikan për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri. Kreu i organizatës “Fronti i Rezistencës” Hamdi Frashëri u zbulua nga sigurimi i shtetit shqiptar dhe pushkatua. Djali i xhaxhit të gjyshit tim, Dill Cani, nënkryetar i organizatës u dënua me 101 vjet burgim të përjetshëm, dhe të tjerët u persekutuan dhe pushkatuan.

Xhaxhai im Qemal Babamusta duke  bashkëpunuar me djalin e xhaxhait Mehmet Babamusta (dëshmor i kombit) dhe vëllain e tij Isuf Babamusta, nëpërmjet Mustafa Gjinishit (djali i tezes së tyre) qenë pranë oficerave të shtabit anglez. Gjatë vititi 1943-44 Anglia dërgoi oficerë anglez pranë Shtabit të Përgjithshëm për të ndihmuar Shqipërinë gjatë Luftës së II Botërore. Në këtë kohë Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia dhe më pas nga Gjermania naziste. Qemal Babamusta (nacionalist, veteran lufte) u arrestua në kohën e komunist, dhe u burgos në vitin 1947.

Ndërsa babai im, Neki Babamusta (Mësues i Merituar) nuk pranoi t’i shërbente sigurimit të shtetit gjatë komunizmit për të cilët nga tronditja psiqike që iu shkaktua u shtrua në spital në Elbasan. Prindërit e mi u panë me sy të keq nga diktatura dhe u lanë pa punë disa herë. Në kohën e diktaturës mamin (Suzana) e quanin mbesa e spiunit të Cias amerikane. Ndërsa mua më refuzuan hyrjen në shkollën e mesme.

Me fillimin e proçeseve demokratike babai me shokë të tjerë krijoi Shoqatën Patriotike Kombetare me parudhën “E duam Shqipërinë si Amerika”.  Shoqata kishte për mision: rivlerësimin e figurave patriotike dhe të persekutuarve, hulumutimin për Kosovën martire, përkrahjen e familjeve kosovare dhe forcimin e miqësisë SHBA-Angli-Shqipëri.

Familja Babamusta dhe Shoqata Patriotike me 15 mars 1992  pritën ambasadorin e parë amerikan, Reilson, në Kavajë. Ambasadori u shoqërua nga ish-lideri i opozitës z. Sali Berisha. Me propozim të babait qendrës së qytetit të Kavajës iu vu emri ‘Sheshi Amerika’.  Në Amerikë (1999-2004) prindërit punuan për forcimin e miqësisë Shqipëri-Amerikë dhe bashkëpunuan me radion Alba në Detroit, Michigan, për sensibilizimin e opinionit për çështjen e Kosovës (1999). Babai, Neki Babamusta është dekoruar tre herë, si mësues i merituar, për vlera patriotike dhe nga Kongresi amerikan.

Babai më tregon se në shtëpinë tonë në Kavajë, kemi strehur familje izraelite gjatë luftës në nëntor 1943 për 6 muaj nën lidhjen e besës. Po ashtu familja Babamusta ka strehuar edhe gjashtë ushtarë italian dezertor (tetor 1943) në kohën kur pushteti i Musolit u rrëzua në Italinë fashiste.

Keni  punuar për zgjedhjet presidenciale të Obamës  në 2008 dhe 2012 si drejtoreshë e fushatës në shtete të ndryshme në SHBAPresidenti Obama ju nderoi dhe me një ftesë zyrtare për ceremoninë e inagurimit në Janar 2013 në Washington DC. Si ishte përvoja e juaj nga këtu?

Ermira Babamusta: Pasi përfundova trajnimin për fushatën, fillova punë në Florida si ‘field organiser’ organizuese në terren, më pas u zgjodha drejtuese e skuadrës (team leader) dhe më pas drejtoreshë “GOTV director” (GOTV - Get out the vote), ku kisha nën mbikqyrje 4-5 qytete në Florida. Po në 2008 më zgjodhën organizuese për 2008 Democratic National Convention, në Denver, Kolorado, me 75,000 pjesëmarrës, ku senator Barack Obama pranoi nominimin e partisë Demokratike.

Në 2012 administrata e Obamës më telefonoi dhe kërkoi të punoj për ta sërish në W Virginia, Ohio dhe Philadelphia, PA në rolin e drejtueses për monitorimin dhe trajnimin e vullnetarëve gjatë përgaditjes për proçesin e votimit. Me ftesë nga Presidenti mora pjesë në ceremoninë e inagurimit dhe darkën zhvilluar me 21 Janar 2013 në Washington DC. Ishte një manifestim historik dhe madhështor, të cilin e përjetova edhe në Janar 2009.  

Çfarë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Nocioni i suksesit ndryshon me konceptimin e njeriut dhe nocioni i rëndësive ose prioriteteve në jetën e secilit. Të tjerët konsiderojnë sukseset tek unë: puna në administratën e President Barack Obama, në OKB dhe Kongresin Amerikan, edukimin e lartë, Prishtina Press, vlerësimi nga Kongresi dhe senatorët amerikan, titulli “Gruaja e Kurajos” nga Instituti i Paqes “Kessel Peace Institute”, etj.  Unë besoj se nuk e kam arritur akoma suksesin që dua. Kur të jetë Shqipëria dhe Kosova mirë dhe të bashkuar atëherë do jem dhe unë mirë. Kur njerëzimi do mendojë për zhvillimin e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe të mos ketë më luftëra atëherë do kem dhe unë paqe shpirtërore.   

Në nivelin personal vlerësoj maturinë, durimin, karizmatikën, inteligjencën, tolerancën, etjen për dije dhe zhvillim/përmirësim vetiak. Në aspektin shtetëror luftoj për të drejtat e njeriut dhe gruas, për paqe, zhvillim ekonomik dhe progres sidomos në Kosovë, forcimin e lidhjeve ShBA-Kosovë-Shqipëri dhe mbrojten e vlerave demokratike.

Kam jetuar në Francë (në 2010) ku dhe kam studiuar nëpërmjet EU (BE-së) dhe Universitetit të Strasbourg (Francë) dhe WVU në SHBA, me fokus “BE-ja dhe Sistemi Ligjor Evropian”. 
Pasi të mbaroj doktoraturën synoj të jem në departamentin e shtetit në ShBA ose në Shtëpinë e Bardhë. Në të ardhme e shikoj veten si ambasadore ose si politikane  me kandidaturë në Sh.B.A.

Një diplomat kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Si është nga natyra Ermira?

Ermira Babamusta: Mendoj se natyra e vërtetë e njeriut tregohet në momentet më kritike dhe vështira në jetë, të cilat unë mundohem të tregohem e qetë, e durueshme, karizmatike, e ndëgjueshme, inteligjente dhe e drejtë. Në synimet e mia jam kurioze, këmbëngulëse, idealiste në motivim por realiste në praktikë, e pandalur, largpamëse, ambicioze dhe humaniste. Çmoj kultura të vendeve të ndryshme dhe respektoj historinë e secilit vend. Në larminë globale vlerësoj mirëkuptimin midis shoqërive dhe taktikat diplomatike bazuar në përpjekje pozitive midis vendeve.  






Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...