Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/10

Oliver Schmitt: Nuk ka vijimësi iliro-shqiptare, mungojnë faktet

Eseja e fundit 'Shqiptarët' është një kontribut vetjak i historianit të njohur zviceran Jens Schmitt për të hedhur dritë mbi historinë e shqiptarëve. E konceptuar në këtë mënyrë, ajo ka pasur si qëllim kryesor vendosjen në një rrafsh ballkanik të historisë së shqiptarëve. "Unë shpresoj se ky studim do të konsiderohet për çfarë ai përfaqëson: një përpjekje për t'ju përgjigjur pyetjeve shkencore. Fatkeqësisht, ky lloj studimi është për momentin paksa i vështirë në Ballkanin shqiptar për shkak të politizimit të tij. E nuk është vetëm teoria shqiptare e vazhdimësisë iliro-shqiptare, por është gjithashtu edhe mohimi i autoktonisë shqiptare në Ballkan nga grupe nacionaliste në vendet fqinje", përgjigjet ai ekskluzivisht në intervisten e Ben Andonit për "MILOSAO".

Intervista ka marrë shumë kohë. Është konceptuar, është drejtuar, është marrë, është përkthyer dhe sërish është kthyer pas për korrigjime.

Z. Schmitt, faleminderit që pranuat të intervistoheshit nga ne. "Shqiptarët" tuaj, ende nuk kanë pasur përballje "të egër" nga kritika shqiptare, siç ndodhi me "Skënderbeun". Megjithatë, thjesht nga tharmi i saj besohet se do ketë "probleme". Ju kanë shqetësuar këto reagime zakonisht?

"I gjithë debati prej publikimit të 'Skënderbeut' shpalos modele shumë komplekse të interesave politike dhe kulturore. Unë nuk kam ndërmend të komentoj shumë rreth kësaj sepse mendoj që publiku shqiptar është i familjarizuar me momentet kyçe të diskutimit si dhe motivet dhe interesat e tyre. Por unë mbeta shumë i habitur nga fushata ekstremisht agresive kundër mikut tim të ndjerë Ardian Klosi. Mendoj se brezat e ardhshme të studiuesve e intelektualëve do të jenë në gjendje të gjykojnë si duhet mbi integritetin moral të atyre pjesëtarëve të elitës politike dhe veçanërisht asaj kulturore të cilët e 'sulmuan' këtë njeri të madh kur ishte gjallë dhe pastaj e nderuan kur ai vdiq".

Ka pasur gjithmonë teori të historianëve shqiptarë për vijimësinë iliro-shqiptare. Si e shikoni juve personalisht këtë vijimësi, të argumentuar apo hipotetike?

"Së pari, dua t'ju bëj një vërejtje, e cila ka të bëjë me të gjithë intervistën: pyetjet që ju bëni janë shumë komplekse dhe është shumë e vështirë që ato të zvogëlohen në përgjigje të shkurtra. Unë, gjithsesi, do të përpiqem të kujtoj lexuesin se nuk ka përgjigje të thjeshta, dhe shumë probleme janë akoma të diskutueshme e shumë përgjigje nuk mund të jenë më shumë se komente hyrëse për këto debate studimore. Jam përpjekur të shpjegoj ne libër qëndrimin e sotëm të studiuesve të huaj. Ekziston një konsensus për sa i përket teorisë së vazhdimësisë Iliro-Shqiptare, sipas të cilës kjo vijimësi nuk mund të provohet për shkak të mungesës së gjurmëve të mjaftueshme të gjuhës ilire. Po ashtu ekziston një konsensus mbi proto- shqiptarët, një term përcaktues për të përshkruar folësit e formës së lashtë shqiptare - që jetonin atëherë në Antikitet në një zonë, e cila përmblidhej nga zona e hinterlandit të Shkodrës e deri në Kosovën e sotme dhe Maqedoninë Qendrore. Qarkullojnë ide të ndryshme rreth vendndodhjeve të proto-shqiptarëve në zonën e Jugut të Shqipërisë së sotme. Kështuqë, kur mendoj mbi baza të tilla se shqiptarët jetuan në Antikitet në shumë nga zonat ku ata gjenden akoma dhe sot, unë mbështes edhe mendimin e linguistëve, të cilët e konstatojnë thjesht se ne nuk mund të provojmë që gjuha moderne shqiptare vjen nga ilirishtja, pasi ne nuk e njohim aq mirë sa duhet atë. Mund të ekzistojë një vazhdimësi iliro-shqiptare, por për momentin ku ndodhen kërkimet tona, kjo është vetëm një hipotezë. Por siç e theksova, emri i paraardhësve të shqiptarëve modernë dhe pyetja se ku ata janë vendosur duhet të ndahet në dy pyetje të ndryshme. Duhet të theksohet, se ka akoma nevojë të vazhdohet të bëhen kërkime e veçanërisht mbi toponimet. Së fundmi, unë shpresoj se ky studim do të konsiderohet për çfarë ai përfaqëson: një përpjekje për t'ju përgjigjur pyetjeve shkencore. Fatkeqësisht, ky lloj studimi është për momentin paksa i vështirë në Ballkanin shqiptar për shkak të politizimit të tij. E nuk është vetëm teoria shqiptare e vazhdimësisë iliro-shqiptare, por është gjithashtu edhe mohimi i autoktonisë shqiptare në Ballkan nga grupe nacionaliste në vendet fqinje. Teoria e ilirëve apo origjina pellazge e shqiptarëve u zhvillua në shekullin e 19-të nga pjesëtarët e Lëvizjes Kombëtare shqiptare, konsideruar si një përgjigje direkte kundrejt pretendimeve të nacionalistëve grekë dhe serbë, të cilët i justifikonin pretendimet territoriale me argumentin se Shqipëria ishte një komb pa histori. Por megjithëse grupe nacionaliste në Greqi dhe në Serbi akoma vazhdojnë të qëndrojnë mbi këto ide, duhet nënvizuar se studiuesit jashtë Ballkanit nuk i marrin seriozisht këto pretendime. Vetëm se për sa kohë shumë anëtarë të elitës shqiptare, e diskutojnë temën e vazhdimësisë si një çështje politike dhe jo një çështje shkencore dhe për sa kohë nuk ekziston vullneti për të analizuar mënyrën se si kjo teori doli në pah në shekullin e 19-të dhe 20-të etj, dhe për sa kohë flitet për të 'vërteta' historike, dhe jo përgjithësisht për rezultate të proceseve politike, sidomos të politikës shtetërore të Shqipërisë enveriste, ku i tërë ky problem nuk mund të diskutohet asfare në një mënyrën të pastër shkencore".

A ka një lulëzim të qytetërimit shqiptare në shekujt XII-XIII. Cilat ishin kushtet që e ndihmuan këtë?

"Nuk mendoj se termi 'Civilizimi shqiptar' është i përshtatshëm për këta shekuj. Duhet të jemi në gjendje të bëjmë dallimin midis formave jetëshkurtra politike shqiptare në hinterlandin malor të Durrësit, i cili shërbeu në fund të shekullit të 11-të qoftë si një rrugëdalje e autoritetit bizantin, vendosur në bregdet, por në fillim të shekullit të 13-të, doli gjithashtu nga mbetjet e Perandorisë Bizantine mbas Kryqëzatës së Katërt (1204). Nuk gjenden gjurmë të një civilizimi specifik shqiptar të sensit etnik, sipas koncepteve në zonën e Shqipërisë moderne, por shihet një lulëzim i kulturës bizantine në Shqipërinë Qendrore dhe atë Jugore ndërsa në Veri kultura urbane është po kështu impresive: njerëz që flisnin gjuhën shqipe jetuan në të dyja këto zona kulturore.

Më tej akoma, të dyja kulturat si ajo bizantine dhe adriatiko-katolike nuk ishin monoetnike, por përfshinin grupe linguistike të ndryshme: Shqiptarë, Sllavë të Jugut, Dalmatë Romanikë dhe Vllehë në veri, Shqiptarë, Grekë, Vllehë në Jug. Veçanërisht Bizanti ishte një perandori shumë-etnike ku Ortodoksia shërbente si një lidhje e përbashkët midis grupeve të ndryshme linguistike. Duhet theksuar se veçanërisht kultura urbane nga Durrësi e shtrirë deri më poshtë në jug e përbënte deri në fund të shekullit të 13-të shumë të përfaqësuar elementin grek; edhe njëherë 'Grek' do të thotë grekofonët ortodokse njerëzit e qytetit, të cilët ishin shtylla kurrizore e kulturës Bizantine në vendet e ulëta dhe në bregdet".

Ju i keni kushtuar "Skënderbeut", një punë shumë të madhe. Mendoni se i ka plotësuar parametrat tuaj? Dhe, botimi juaj i fundit "Shqiptarët", a i plotëson kërkesat tuaja për ta vendosur ashtu si duhet historinë shqiptare në një kuadër ballkanik?

"Te dy librat kanë sfond të ndryshëm. 'Skënderbeu' është rezultat i shume viteve kërkime arkivash, ndërsa 'Shqiptarët' është një ese historike, e cila përpiqet të na japë një perspektivë të re alternative në historinë shqiptare. Si një ese, ky libër mbështetet vetëm pjesërisht në kërkimet e mia personale, ndërsa me shumë mbështetet në veprat e atyre historianëve, emrat e të cilëve i kam cituar në hyrjen e librit. Libri u shkrua për një shtëpi botuese të madhe gjermane, e cila dëshironte një hyrje në historinë Shqiptare për lexuesit në botën gjermano-folëse. Lexuesi shqiptar do të njihet me shumë detaje, por ndoshta jo me prezantimin dhe interpretimin e tyre. Unë doja të paraqisja historinë shqiptare si një histori të hapur, në kuptimin që shqiptarët nuk ishin të izoluar nga fqinjët e tyre siç shkruanin historianët enveristë - duke e modeluar historinë e tyre në realitetin ekstrem të Shqipërisë enveriste - por që historia e Shqipërisë është shumë më e pasur dhe me shumë më tepër ngjyra se rrëfimi standardi monolitik, i cili është i prodhuar nga Akademia Shqiptare. Historia e Shqipërisë, ashtu si ajo e Ballkanit, nuk është përshfaqur si një Ballkanike: por theksohet se kjo histori ndërvepron, fqinjëron, shpesh herë është në simbioza me ata që e rrethojnë si grekët, sllavët apo vllahët. Historia e Shqipërisë nuk është 'rrethuar' nga armiqtë e përjetshëm, por ka qenë një tendosje historie komplekse nga tiparet social-kulturore të përbashkëta të njerëzve në Ballkan e deri tek izolimi etno-kombëtar kryesisht në shekullin e 20-të dhe 21-të, kështu që konfliktet midis vendeve dhe kombeve duhet të përshkruhen në periudhën në të cilën ato ndodhën,por ato nuk duhet të projektohen në një të shkuar të largët kur këto lloj konfliktesh nuk ekzistonin, pra tensione etno-kombëtare midis shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre".

Historianët shqiptarë e kanë ndarë historinë tonë në katër vëllime, që përfshijnë po katër perioda kohore shumë konvencionale. E shihni të drejtë këtë ndarje dhe pse e shmangët në librin tuaj?

"Mendoj se ka gjithmonë qasje të ndryshme për çdo objekt shkencor. Shqipëria është një nga shtetet e fundit në Evropë së bashku me Rumaninë apo Maqedoninë - ku institucionet shtetërore si Akademitë, akoma prodhojnë një lloj historiografie zyrtare apo gjysmë zyrtare. Një model i tillë nuk gjendet as në Francë, Gjermani apo Angli apo në SHBA. Në Shqipëri, historia, është e perceptuar nga shtresa të gjera të shoqërisë, ende si një pasardhëse e kohëve komuniste dhe si një detyrë e autoriteteve zyrtare. Qasje alternative apo këndvështrime të reja shihen si pasojë një kërcënim potencial i interpretimit zyrtar. Struktura me katër volume e historisë reflekton një shkrim tradicional, i cili ndjek shtetin si model teologjik, ku apogjeu i historisë së Shqipërisë konsiderohet themeli i shtetit kombëtar në 1912. Krijimi i shtetit është elementi kyç i këtij narracioni, e kjo është arsyeja pse kjo ndërtoi traditën e shtetit në Antikitet dhe në kohët e Mesjetës, duke dhënë një imazh negativ të gjitha periudhave "të pushtimeve të huaja" (kryesisht atij Osman) dhe fokusohet në shumë detaje në Lëvizjen Kombëtare dhe në shtetin kombëtar. Veçanërisht për periudhën komuniste nuk ka konsensus në interpretim - kjo është arsyeja që kapitulli i katërt shmang në titullin e tij termat ' komunist' apo 'socialist' duke përsëritur termin politik neutral ' periudha e pasluftës'. Nëse dikush do përdorë koncepte të tjera për të analizuar historinë e Shqipërisë - kulturën, shoqërinë, hapësirën - ai domosdoshmërish duhet të përdorë korniza të tjera kronologjike. Qasje te tjera në rastin më të mirë janë plotësuese, ato nuk përjashtojnë njëra-tjetrën por nuk ka vetëm një variant të historisë. Unë mendoj se kryesore është që historianët duhet t'i shpjegojnë publikut të gjerë që qasjet e ndryshme na çojnë tek historia, dhe jo një interpretim i institucioneve shtetërore. Dhe ato mund të shpjegojnë programin e tyre shkencor dhe jo thjesht të fillojnë me periudhën e Paleolitike. Një shoqëri e përcaktuar si pluraliste nuk mund të ketë vetëm një variant të vetëm të historisë, pasi një historiografi e mirë, të paktën, përpiqet të kapë tendencat e reja të kërkimit. Kurse të katër volumet e historisë nuk i reflektojnë këto zhvillime moderne në disiplinën e historisë, dhe druhem se shumë historianë evropianë do të kishin probleme me një koncept të tillë si historiografia tradicionale kombëtare".

Si e shikoni periudhën e pushtimit turk në Shqipëri? A e shikoni elementin shqiptar që kundërshtoi prej nacionalizmit apo thjesht prej kushteve ekonomike dhe marrjes në ushtri?

"Ky është një diskutim kyç në shoqërinë shqiptare dhe historiografinë e saj, dhe është fatkeqësi që Turqia ndërhyri së fundmi në diskutime të tilla duke i imponuar Republikës së Kosovës një komision miks për rishikimin e teksteve të historisë në shkolla. Nuk ka dyshim që rrëfimi tradicional zyrtar shqiptar e paraqet Perandorinë Otomane me ngjyra të errëta. Ai fokusohet shumë në kryengritjet dhe shumë pak ka shpjeguar rolin që myslimanët shqiptarë luajtën në Perandori që në fillimet e hershme. Ne fakt, armiqtë më të rrezikshëm të Skënderbeut ishin shqiptarët, të cilët ishin të konvertuar në Islam.

Një rishikim i këtij imazhi shumë të keq megjithatë nuk duhet të na çojë tek një idealizim jokritik i Perandorisë Otomane, një tendencë kjo e mbështetur shumë nga zyrtarët e sotëm politikë turq.

Sundimi Otoman zgjati për pothuajse 500 vjet, dhe përgjatë kësaj periudhe të gjatë, pjesë të tëra të Shqipërisë ishin plotësisht të shkatërruara (tokat e Skënderbeut më 1460-ën, Shqipëria Venetike), ndërsa e njëjta pjesë u shndërrua më vonë në një qendër të shndërritshme të perandorisë Otomane (hapësira e Shkodrës), apo nuk ka asnjë dyshim që qytetet si Elbasani arritën kulmin e zhvillimit urban dhe jetës së qytetëruar në shekullin e 17-te nën sundimin Otoman; nuk ka po ashtu dyshim që perandoria joshi një numër të madh të myslimanëve shqiptarë të cilët shtuan radhët e elitës perandorake: si dhe nuk ka asnjë dyshim se shumica e shqiptarëve suni i qëndruan besnikë Perandorisë deri në fund. Në anën tjetër, shoqëria shqiptare ishte shumë e tronditur nga pushtimi Otoman - të ndërruarit e etnisë nga Arbër në Shqiptarë është prova e një ndryshimi të thellë mentaliteti. Kryengritjet të cilat në historiografinë tradicionale janë të theksuara si shenjë e një kundërshtimi të vazhdueshëm veçanërisht në zonat malore, një zemërim i cili kishte të njëjtat arsye edhe si në pjesët e tjera të Ballkanit, ishin thjesht lokale ose rajonale dhe deri në shekullin e 19-të nuk ishin kombëtare. Islamizimi në shkallë të lartë mund të ndiqet hap pas hapi në zona të ndryshme të Shqipërisë, por nuk ka akoma një shpjegim të njëzëshëm për faktin që asnjë grup tjetër etnik në Ballkan ta ketë përqafuar Islamin në një përqindje kaq të madhe, ashtu siç e bënë shqiptarët. Kështu që pati integrim në sistemin Otoman - ku shqiptarët e besimit mysliman suni ishin shtylla e Perandorisë - dhe distancë politike drejt të njëjtës perandori në të njëjtin ambient mysliman suni. Babai i Ahmet Zogut e shpreh shumë bukur, kur i shpjegon një diplomati Austriak në fillim të shekullit të 20-të, që zona e Matit është plotësisht besnike e Sulltanit me kushtin që shteti Otoman nuk do të ndërhynte në çështjet lokale. Në shekullin e 19-të, shqiptarët ishin disi shpejt të ndikuar nga ideja e një shteti autonom brenda perandorisë Otomane; mbas pavarësisë së Greqisë në 1830 apo dhe si një reagim i kundër reformave në perandorinë Otomane, ku rebelët e Shqipërisë së Jugut formuan 30-35 vite më parë se 1878, qëllimin e një Shqipërie autonome brenda perandorisë Osmane politike. Unë mendoj se të gjitha këto shembuj tregojnë se është e vështirë të paraqesim një imazh të thjeshtë të shqiptarëve në perandorinë Osmane: Sunni-të, Bektashinj-të, anëtarët e urdhrave të tjerë dervishë, Ortodoksët dhe shqiptarët katolikë, fusharakët dhe malësorët, njerëzit e qyteteve dhe fshatarët, Shqiptarët në diasporë dhe brenda perandorisë Otomane, të shkolluar dhe analfabetë, kishin në periudha të ndryshme pozicione shumë të ndryshme në perandorinë Otomane. Dhe, asnjë nuk ka kundërshtuar që deri në shekullin e 20-të nuk kishte një hapësirë kombëtare të komunikimit shqiptar; shoqëria ishte kryesisht lokale, në rastin më të mirë rajonale, ashtu si në pjesët e tjera të Ballkanit ku pothuajse nuk kishte rrugë, hekurudha, telegrafe, jo sistem shkollor koherent dhe një rend publik shumë i dobët. Një histori shkencore e perandorisë otomane duhet të analizojë një sërë faktorësh lokalë, socialë, fetarë, kulturorë, si dhe modelin politik që ndryshoi për gjysmë mijëvjeçari.

Një qasje tjetër do të ishte diskutimi i trashëgimisë së shtetit otoman më 1912-tën; pothuajse një vend pa infrastrukturë, një traditë shumë e dobët në pjesëmarrje politike, institucione shumë të dobëta shtetërore, zona të mëdha që nuk ishin të integruara në administratën shtetërore që nuk paguanin taksat rregullisht, nuk e njihnin fare ligjin shtetëror (kryesisht në zonat malore),me një numër shumë të madh analfabetësh, diferenca sociale shumë të dukshme, integrim të dobët të kristianëve në administratën shtetërore. Kështu që mendoj se është krejt e qartë që nuk ka një lloj imazhi bardh e zi të perandorisë Otomane dhe që nuk mund të bëjmë një vlerësim kritik në cilësinë e një sistemi thjesht të mirë apo të keq".

Shqiptarët, në disa këndvështrime mbahen si popull jo fetar. Kurse ju mendoni se shqiptarët u islamizuan në thelb dhe janë fetarë. Cilat janë shpjegimet tuaja për ta përshkruar si popull fetar, popullin shqiptar?

"Sapo vlerësova që shqiptarët nuk janë një përjashtim- ka njerëz që besojnë dhe që nuk besojnë ashtu si në vendet fqinje. Unë jam paksa dyshues për sa ka të bëjë me idenë që shqiptarët janë shumë më tepër tolerantë dhe më shumë indiferentë në besimin fetar se popujt e tjerë. Ka fenomene sinkretike si p.sh Myslimanët dhe Kristianët bëjnë pelegrinazhe në të njëjtën vend të shenjtë, bëjnë nderimin e të njëjtëve shenjtë, Myslimanë që adoptojnë praktikat popullore Kristiane, megjithëse fenomeni i Kriptokristianëve ekzistonte po ashtu dhe diku tjetër në Ballkan dhe në Anadoll. Aktivistët e Rilindjes përshfaqën idenë e tolerancës fetare dhe indiferencës për të ngushtuar boshllëkun e madh midis shqiptarëve Myslimane dhe ata Kristianë; por dëshmi për tensione midis shqiptarëve myslimanë dhe kristianë ka tepër shumë; nëse do ti hidhni një sy të dhënave. p.sh raportet e konsujveaustriak që nga fundi i shekullit 19-të në Kosovë janë plot me detaje rreth dhunës së Myslimanëve shqiptarë kundër katolikëve shqiptarë; po ashtu në Kosovë Myslimanët shqiptarë thoshin që Guvernatori Otoman ishte thjesht i çmendur kur ky i fundit shpalli që Myslimanët dhe Kristianët do të trajtoheshin njëlloj në drejtësinë shtetërore. Por Lëvizja Kombëtare ia doli të kishte sukses në bindjen e shumë shqiptarëve se shteti duhet të mbizotërojë mbi bashkësitë fetare, nga impresioni i të qenit të kërcënuar nga serbët, malazezët dhe nga ekspansioni Grek që kontribuuan shumë në suksesin e këtij koncepti. Shkolla shtetërore dhe propaganda shtetërore, armiqësia ekstreme e regjimit komunist kundër besimit fetar ndihmuan të përhapej masivisht ideja, e cila sot është e pranuar gjerësisht si një element thelbësor në identitetin kombëtar. Një perspektivë kritike nuk e mohon këtë fakt, por e vendos nevojën e rishikimit të këtij fenomeni në një perspektivë të re. Nëse historianët shqiptarë do të bënin më shumë punë krahasuese, ata do të shihnin që historia shqiptare është pak e veçantë, dhe kjo është po ashtu e vërtetë edhe për historinë e besimeve fetare. Madje dhe nga periudha midis 1968 dhe deri në 1991, shumë shqiptarë mbetën besimtarë dhe praktikuan ritet e tyre në mënyrë të fshehtë. Në përgjithësi, është për t'u vëzhguar - dhe ky vëzhgim është i vërtetë për shumë nga historianët, të cilët studiojnë historinë e tyre e që shumë shpesh janë të përqendruar në çështjen e tyre kombëtare dhe e zmadhojnë veçorinë e kombit të tyre. Kështu që krahasimi do të ishte shumë i vlefshëm për një kuptueshmëri më të mirë të historisë kombëtare".

Si e shikoni përfytyrimin shqiptar për një hapësirë kompakte shqiptare në shekujt e shkuar?

"Gjithë lëvizjet kombëtariste synojnë për një territor kompakt kombëtar dhe pothuajse pa asnjë përjashtim ato e projektojnë këtë ideal që nga e shkuara. Ne dimë se ideja e kombësisë homogjene ka shkaktuar luftëra të tmerrshme, miliona viktima dhe shkatërrime të rajoneve te mëdha; p.sh., shembulli i fundit ishin luftërat në ish- Jugosllavi. Nacionalizmi shqiptar, po ashtu, ëndërroi për një Shqipëri të madhe homogjene; megjithëse në fund të shekullit të 19-të, kjo ishte Shqipëria e katër vilajeteve. Anipse, megjithëse Shqiptarët jetuan në këto katër vilajete, (dhe në pjesë të tjera të perandorisë Otomane - bashkësia më e madhe shqiptare, Stambolli, nuk ishte pjesë e këtij vizioni hapësinor), ata nuk ishin të kudondodhur në shumicën etnike; konstelacioni etnik përpara 1912 ishte shumë kompleks, identitetet kombëtare (p.sh në jug të Shqipërisë/ Epiri në pjesët Ortodokse) dukeshin ende.

Mendoj se modeli i Jakob Filip Fallmerayerit, të cilin e kam përdorur në librin tim, është shumë i vlefshëm: ai ndërtoi një zonë qendrore me një shumicë shqiptare të pastër: kjo ishte bërthama historike e quajtur Shqipëri, e thënë rëndom territori i Shqipërisë moderne; ekziston dhe zona më e madhe, e dyta në Ballkan, ku shqiptarët u vendosën me dendësi të ndryshme, një zonë e cila historikisht nuk u quajt Shqipëri (Kosova, Maqedonia, Lugina e Moravës së Sipërme, por gjithashtu dhe fshatrat shqiptare dhe të vendosurit në Bosnje, Serbinë Qendrore, Bullgari, Trakë, Greqi dhe së fundmi në Stamboll si qendra më e madhe urbane e Shqiptarëve në Perandori). Unë mendoj se duhet të punojmë me modelin hapësinor, i cili është i hapur; Historia e Shqipërisë nuk është thjesht shtesa e Shqipërisë plus Kosova, plus Shqiptarët në Maqedoni. Historia e Shqipërisë është po ashtu historia e Ballkanit, në kuptimin që nuk mund të përjashtohen shqiptarët që jetojnë në pjesë të tjera të Ballkanit. Kjo histori, megjithatë, nuk mund të jetë e izoluar, ajo duhet të fokusohet në njëtrajtshmërinë e shqiptarëve me fqinjët. Kjo sigurisht që është një sfidë për historiografinë sepse po ashtu historiografitë fqinje p.sh në Greqi apo Serbi më shumë fokusohen 'në popujt e tyre' dhe injorojnë komunitetet e tjera. Historiografia duhet të shpëtojë nga burgu i izolimit kombëtar; pra duhet të studiohet grupi juaj por pa eliminuar fqinjin tuaj nga historia".

Kosova përbën një fushë shumë të ngatërruar studimi mes serbëve dhe shqiptarëve. Si e shikoni autoktoninë e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe pretendimet për vjetërsinë shqiptare në Kosovë?

"Së pari, i tërë diskutimi ka dhe njëherë tjetër, dy nivele. I pari është fatkeqësisht jo shkencor, shumë i politizuar dhe emocional. Ka një kërkesë të madhe për të vërteta të thjeshta dhe pozicione maksimaliste, në kuptimin ku shumë serbë tolerojnë vetëm adoptimin e plotë të perspektivës së tyre, dhe shumë shqiptarë sillen në të njëjtën mënyrë. Nuk është frytdhënëse nëse kërkimi dhe pasioni kombëtar ngatërrohen kaq fort. Së dyti, niveli i kërkimit shkencor, është, përsëri, kompleks. Megjithëse nacionalistët në të dyja krahët pretendojnë se njohin të vërtetat e tyre dhe sulmojnë këdo, që nuk ka të njëjtin mendim, ne duhet të pranojmë se sot ka vetëm pak studime të paanshme e të kuptueshme në historinë demografike të zonës. Të dyja palët përshkruajnë se pala tjetër është ajo Barbare që erdhi së fundmi dhe shkatërroi një shoqëri në lulëzim. Ngjashmëria në sulme ka dhe ne tekstet e shkruara: për shqiptarët, barbarët paganë serbë shkatërruan provincën kristiane të Dardanisë dhe shkatërruan civilizimin e tij Roman: Serbët kështu shihen si rreziku që vjen nga Lindja; për Serbët, malësorët e egër shqiptarë myslimanë në shërbim të perandorisë Otomane sollën kaos në tokat me kulturën serbe- në këtë rast, shqiptarët janë njerëzit e pa civilizuar nga Lindja Islamike. Siç e thashë më sipër, proto-shqiptarët jetuan në Kosovë në Antikitet; me ardhjen e komuniteteve Sllave, modelet etnike pësuan një ndryshim të madh. Deri tani, ne dimë shumë pak rreth bashkekzistencës së proto-shqiptarëve me Sllavët; gjuha Shqiptare dhe toponimet janë burimet tona më të rëndësishme. Dokumentet e shekullit të 14-të dhe të 15-të qartësisht i tregojnë shqiptarët si fshatarë gjedhëritës sidomos në atë që sot është Kosova Perëndimore, por ka gjithashtu dokumente që i atashojnë shqiptarët p.sh. në Maqedoninë Qendrore. Meqë nuk ekzistojnë statistika etnike, por më shumë sepse termi i etnisë kishte një kuptim të ndryshëm në Mesjetë, është shumë e vështirë që të dimë konstelacionin etnik të Kosovës në ato kohë. Por është megjithatë mjaft e qartë - dhe kjo është theksuar nga orientalisti shqiptar Selami Pulaha, se shumica dërmuese e Shqiptarëve në Kosovë ishin Ortodoksë dhe ndiqnin ritus-in sllav1. Është shumë evidente, që nuk kishte antagonizma etnike midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Kosova ishte një shoqëri ortodokse e traditës së kishës Serbe, e përbërë nga serbët, shqiptarët dhe vllehët. Kosova ka qenë një zonë me një numër të madh emigrimesh: Shqiptarët dhe Malazezët që kthehen, Serbë dhe Shqiptarë që ikin; shumë shpesh, ky migrim ishte në shkallë të vogël- familje komplekse që migronin nga Shqipëria Qendrore dhe Veriore dhe nga Mali i Zi për shkak të varfërisë apo gjakmarrjes zakonisht nuk u regjistruan nga autoritetet Otomane. Popullsia shqiptare në Kosovë është, ashtu si Serbët e Kosovës, produkt i autoktonisë (nga Antikiteti apo Mesjeta) dhe i migrimeve; me islamizimin, u krye po ashtu një proces i shqiptarizimit të Serbëve, të cilët u konvertuan në Islam; e meqë shumica e myslimanëve ishin Shqiptarë dhe meqë ata u martuan në komunitetin e tyre fetar (jo etnik), ata ngadalë adoptuan vetveten me ambientet e reja. Raportet e konsullit Austriak në fund të shekullit të 19-të, po ashtu tregon presionin në fshatrat serbë të cilët me tej u shqiptarizuan.

Në anën tjetër, në mjedisin ortodoks, shqiptarët Ortodoksë tentonin të orientonin vetveten drejt gjuhës serbe. Të dyja proceset janë politizuar shumë, jo të paktën nga teza serbe e Arnautasi-ve, d.m.th. që pretendohet se të gjithë shqiptarët në Kosovë janë "në të vërtetë" serbët e Islamizuar dhe shqiptarizuar, gjë e cila sigurisht, nuk është e vërtetë. Por proceset e adaptimit kulturor me grupin më të fortë brenda një komuniteti fetar mund të ndeshen akoma p.sh. në Maqedoni. Edhe një herë tjetër, një lexim i kujdesshëm i burimeve tregon një situatë shumë komplekse e cila nuk korrespondon me teoritë sempliciste nacionaliste në të dyja krahët".

A e ka dëmtuar historiografia shqiptare e pasluftës së dytë botërore historinë e Shqipërisë?

"Ka prodhuar historinë e Shqipërisë. Meqë nuk kishte kërkime institucionale përpara L2B, historiografia komuniste nuk kishte kundërshtarë. Mbas 1945, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Shteti përdorte të gjitha mjetet e tij për të prodhuar dhe propaganduar versionin e tij zyrtar të së shkuarës. Fatkeqësisht, kjo ndodhte në një shtet Orvellian, ku historianët ishin thjesht mjete në duart e diktatorit, i cili personalisht diktonte linjat kryesore të interpretimit. Kjo ishte periudha ku shumë nga Shqiptarët u konfrontuan për herë të parë me historinë - e sistemi shkollor i shtetit të ri integroi për herë të parë gjithashtu fëmijë nga zonat rurale dhe familjet e varfra. Shumica e shqiptarëve besojnë se çfarë mësuan në shkollë dhe lexuan e dëgjuan në media është e vërteta e vetme. Atyre nuk ju është shpjeguar kurrë se historia u shkrua nga njerëz, të cilët ishin objekte të një programi të madh indoktrinimi dhe propagande. Vazhdimësia e elitës dhe presioni i madh politik mbi historianët bëri që diskutimi i hapur i historiografisë komuniste të ishte i pamundur. Aleks Buda, përgjegjës për shovinizmin Kombëtar-Stalinist, ashtu, sikundër Arshi Pipa vendosi 'ksenofobinë, sllavofobinë, izolimin, homogjeninë etnike dhe unitetin gjuhësor' (dikush mund të shtojë edhe grekofobinë, ortodoksofobinë po ashtu) konsiderohet akoma si një shtyllë e kulturës Shqiptare. Kritikët ose u denoncuan si jo-profesionistë (sepse ata nuk u rekrutuan në institucionet kërkimore për shkak të mendimeve të tyre ndryshe) apo si të huaj me qëllime të errëta. Këndvështrimi enverist gjendet akoma në trurin dhe shpirtin të paktën e disa njerëzve që merren me temat historike në shoqërinë që i rrethon. Vetëm disa nga intelektualët shqiptarë kanë kurajën të kritikojnë historiografinë zyrtare, apo vetëm vitet e fundit kanë treguar një tolerancë disi modeste te medias Shqiptare dhe elitës drejt këtij qëndrimi. Ashtu siç është, trashëgimia komuniste në historiografi është një pengese serioze për hapjen mendore të shoqërisë shqiptare. Për sa kohë që historianët duhet të përballën me sulme e kërcënime të forta, nëse ata formulojnë rrëfime të tjera, Shqipëria nuk mund të karakterizohet si një shoqëri liberale dhe e hapur".

Si e shikoni Shqipërinë, më afër Perëndimit apo Lindjes?

"Unë kam përdorur Lindjen dhe Perëndimin në titullin e librit tim, vetëm për të treguar kornizën kulturore në të cilën u zhvillua shoqëria shqiptare, por jo si një njësi ontologjike. Lindja apo Perëndimi janë dy terma kyç në debatin e vazhdueshëm mbi identitetin kombëtar në shoqërinë Shqiptare, por unë mendoj se pyetjet qendrore janë të tjera: a jetojnë Shqiptarët në një shtet ligjor, me institucione të besueshme shtetërore, një shkallë korrupsioni të ulët, një demokraci pluraliste, ku opinionet e ndryshme pranohen si një pjesë esenciale e jetës politike, ku kundërshtarët nuk janë 'tradhtarë' apo 'spiunë'. Unë kam përshtypjen se shumë shqiptarë do të dëshironin një model të tillë, por për shkak të vështirësive ekonomike, përpjekja e përbashkët për të mbijetuar ekonomikisht, ndikimi i kudondodhur i politikës në jetën sociale dhe politike, bën që shumë njerëz nuk e kanë fuqinë apo mundësinë të luftojnë për këto vlera. Ekziston një opozitë politike radikale, e cila megjithatë ofron më shumë slogane nacionaliste dhe demonstron një shkallë të lartë pa aftësie në çështjet e politikës ekonomike. Përveç kësaj, perspektiva evropiane e ka humbur joshjen e saj, dhe është shfaqur Turqia si një lojtar i ri. Turqia është një shtet me një numër të konsiderueshëm njerëzish të persekutuar apo të burgosur për shkak të ideve të tyre, me një media vetëm pjesërisht të lirë, ku nacionalizmi i fortë ofron një model të ndryshëm për udhëheqësit shqiptarë. Në kontekstin e Lindjes se Afërme, Turqia është një demokraci, por duke u krahasuar me shtetet e Evropës, Turqia është akoma një shtet me një demokraci në zhvillim. Për momentin, Lindja dhe Perëndimi nuk janë vetëm terma në debatin e brendshëm kulturor Shqiptar, por gjithashtu shumë mundësi për orientim politik. Shpërthimi i retorikave nacionaliste që ndodhën rreth 28 Nëntorit 2012 japin përshtypjen se liderët politikë janë më shumë të interesuar në mbrojtjen e privilegjeve të tyre duke u fshehur pas zhurmës nacionaliste- kurse pyetja themelore nuk është Lindja apo Perëndimi, por se si do arrijë Shqipëria të ndërtojë një nivel shtetëror të ndershëm dhe si do t'u ofrojë ky shtet një jetë të paqtë qytetarëve të tij".

Në spikamë Rexhep Ferri


Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar , u lind në Kukës (Shqipëri) në vitin 1937. Më 1958 mbaroi shkollën e mesme të Artit në Pejë. Më 1962 botoi poezitë nga cikli Shëtitësit e lodhur në revistën letrare Jeta e re në Prishtinë. Në vitin 1966 u diplomua në Degën e Pikturës Monumentale në Akademinë e Arteve në Beograd. Në vitin 1970 mbaroi studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Beograd. Më 1971 mori çmimin e Dhjetorit të Kuvendit të Kosovës. Në vitin 1974 zgjedhet pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë. Më 1975 fiton çmimin e Sallonit Pranveror për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës. Në vitin 1999 zgjedhet sekretar i Seksionit të Arteve në ASHAK dhe në vitin 2000 zgjedhet anëtar i rregullt i ASHAK. Kritika i ka vlerësuar lartë veprat e tij në aspektin artistik. Ka botuar edhe disa përmbledhje të poezive, si dhe disa romane.
Frike nga Guernika, Rexhep Ferri
Tituj të veprave

Ndoshta ishte dashuri, Prishtinë: Gazeta "Rilindja", 1997
Atdheu im Torzo, Prishtine: Rilindja, 1998
Kuartet për harqe : partiturë, Autorët" Rauf Dhomi, Rexhep Ferri. Prishtinë, 2001
Frikë nga Guernika: roman, Tiranë: Onufri, 2004
Njeriu po kush tjetër: roman, Tiranë: Onufri, 2005
Shapo Albane: roman, Tiranë: Onufri, 2006
Humbës i lumtur, Tiranë : Toena, 2007


Etj.



http://floripress.blogspot.com/2011/04/prerja-regjisoriale-rexhep-ferri.html

Rexhep Ferri dhe muza e mëngjesit të hershëm




Rexhep Ferri, njëri prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë, të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit (një mëngjes që për ta kuptuar duhet të rrëmosh thellë nëpër terrin e kohërave). Ky prezantim na çon drejt përmbajtjes të një studimi të thelluar mbi veprën e Rexhep Ferrit, me të cilin studiuesi i gjuhës pamore Gëzim Qendro kërkon në labirintet që krijon ky medium, në kontekstin e kohës dhe hapësirës duke e konsideruar si përfaqësues i periudhës së artit modernist të Kosovës.

Togfjalëshi "arkeologji e mëngjesit"

description
Megjithatë, Qendro ndalet për të kuptuar pse togfjalëshi "arkeologji e mëngjesit", prej së cilës ndan titullin dhe tharmin vendoset si "njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës (… ne shohim më shumë dhe më larg se paraardhësit tanë, jo sepse kemi vështrim më të mprehtë, apo se jemi më truphedhur, por sepse jemi ngjitur dhe qëndrojmë lart mbi shtatin e tyre vigan), sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë".

Sado e brishtë t'i ngjajë qasja e gjuhës pamore kushteve reale, përmes së cilës kalon ky medium në trojet shqiptare, Qendro vazhdon t'i rezistojë kaosit duke gjetur "rrugë të fshehta" hulumtimi (kurator ekspozitash, pedagog i lëndëve të gjuhës pamore, filozofi arti dhe histori arti, përkthyes) si kontribut në ndërtimin e një biblioteke moderne në të tilla shqyrtime kritike studimore.

Prognoza që ndërton ky studiues e zhvesh punën e Ferrit nga tipizimi lokal duke e zhvendosur në një hapësirë më vizionare, në afrim të qartë me çfarë duhet identifikuar rasti përballë burimeve universale të gjuhës pamore.

Pa huazime nga disiplinat e tjera artistike

Prandaj, shpesh në artikulimin, apo gërmimin e tij për zbulime përafruese, na çojnë në të dhëna krahasuese me të njëjtin medium duke i takuar një territori më të gjerë. Në rastin konkret, piktori Rexhep Ferri kalon në hapësirën dhe kohën paralele të modernizmit përtej territoreve të këtushme.

"Në veprat e Rexhep Ferrit jo vetëm që nuk gjejmë huazime nga disiplina të tjera artistike, por përforcimi i zonës së kompetencës së pikturës së tij, shpeshherë, merr forma të skajshme, duke shtjelluar me zhdërvjelltësi teknike ato risi që transformuan rrënjësisht marrëdhëniet themelore të artit evropian: të artistit me realitetin, të hapësirës reale me atë piktorike, apo të kësaj të fundit me hapësirën kontekstuale, të imazhit me realitetin, të mediumit me teknikën dhe të plasticitetit modal me subjektin", shkruan Qendro.

Simbioza e modernizimit

Përndryshe, ky vështrim kritik i referohet simbiozës së modernizmit njësoj siç e trajtojnë dhe e njohin fenomenet paraardhëse në Evropë, si koncepte të njohura botërisht.

"Rastin për t'u ngjitur mbi "supe viganësh" e patën të parët artistët që jetonin në anën perëndimore të "vijës së re të Teodosit", që do të ndante vertikalisht trojet shqiptare gjatë shekullit XX. Kjo sepse shteti shqiptar lehonë, pas një periudhe turbullirash shoqërore që pasuan shpalljen e pavarësisë, mundi gjithsesi të arrinte njëfarë zhvillimi ekonomik dhe kulturor, veçanërisht gjatë mbretërimit të Zogut I; nga gjysma e dytë e viteve '20 deri në pushtimin italian më 1939.

Tekefundit, historia e artit është edhe njëfarë arkeologjie mëngjesesh, ku cilido brez shfrytëzon përvojën e atyre që jetuan përpara tij për t'i dhënë kuptim dhe substancë mëngjesit që sapo ka nisur për të, duke nxituar të lërë gjurmën e tij përpara perëndimit", shkruan Qendro në lëndën hyrëse, të vëna në dispozicion nga shtëpia botuese "Dituria", prej nga është mbështetur për botim kjo vepër.

PILOTËT E VJETËR


Riza Lahi
Hodhën nga një grusht dhe në varrin e hapur
ku qanin të gjithë.
Iu afruan të heshtur tavolinës së mortit.
U ulën
Pikëlluan ca
Pinë dhe nga pakëz raki
Dhe bënë shaka.
Kishin luajtur me vdekjen tër jetën.
Unë ua njoh të gjithëve:
Mëritë,
Djallëzitë,
Modestitë,
Egoizmin,
Pisllëqet,
Furinë,
Plogështinë
Fuqinë
Dobsinë
Të qeshurat
Lotët
Që të gjithë këta
E patën një të dashur
Që i treguan gjithëçka
Që i falën gjithëçka
Që i qeshën gjithëmonë
Që nuk e tradhëtuan kurr...
Ajo ishte
Hapsira mbi atdhe.
Shënim – kjo poezi është shkruar në një ceremoni vdekjeje
VETERAN PILOTS
Threw a palm land on opened grave
Where were crying at all.
They approached silently to mortal dinner’s table
Set down
Afflicted a little
Took a sip raki
And did
Jokes.
All their life they had played with death …
I know to everybody:
The grudges
The deceits
The modesty
The egoism
The dirtiness
The frenzies
The apathy
The strength
The weakness
The rushes
The laughs
The tears
All they had a lover
To whom
They
Told everything
Gave everything
Everywhere only laughed
And
Never
Betrayed….
Was
That:
The sky
Over
Homeland .
Note – written on a death ceremony
老練な操縦士
VETERAN PILOTS
ぽっかりと空いた墓に投げ出された一握の土地
そこは泣き叫ぶ声ばかりだった
静かに死の夕食のテーブルに来て
座って
少し考え込んで
ラキをすすり
冗談を交わした
死を奏でたのが彼らの人生
みんな分かっている
その敵意
その地獄絵
その内気
その自己主義
そのいやらしさ
その激しさ
その冷淡
その無力
その弱さ
その活力
その笑い
その涙
みんな愛人をもっていた
彼らが
 何でも話せる人
何でも与えて
笑いだけが残る所で
 そして
 決して
裏切ることがなく...
 それは
故郷の空のこと
死の儀式で書かれた詩
死の儀式で書かれた詩 Note – written on a death ceremony
Pwrkthyer nw japonisht nga poetesha Kae Morii, antare e bortit ekzekutiv tw “Shoqatws Botwrore tw Shkrimtarwve dhe Artistwve”
ΒΕΤΕΡΑΝΟΙ ΠΙΛΟΤΟΙ
Έριξαν μια χούφτα χώμα στον ανοιχτό τάφο
Εκεί που όλοι έκλαιγαν
Πλησίασαν αθόρυβα στο τραπέζι με το μνημόσυνο δείπνο
Κάθισαν
Κάπως λυπημένοι
Πήραν μια γουλιά ρακί
Και
Αστειεύτηκαν.
Σ’ όλη τους τη ζωή έπαιζαν με το θάνατο…
Γνωρίζω πολλά για τον καθένα τους:
Τις έριδες
Τις απάτες
Την μετριοφροσύνη
Τον εγωισμό
Την ατιμία
Τις εντάσεις
Την απάθεια
Τη δύναμη
Την αδυναμία
Τις βιασύνες
Τα γέλια
Τα δάκρυα
Όλοι αυτοί είχαν έναν εραστή
Σε αυτόν
Έλεγαν
Τα πάντα
Έδιναν τα πάντα
Παντού γελαστός
Και
Ποτέ
Δεν τους πρόδωσε…
Ήταν
Αυτός:
Ο Ουρανός
Πάνω
Απ’ την Πατρίδα.
Pwrkthyer ngapoetesha greke Vassiliki Ergazaki, antare e “Shoqatws Botwrore tw Shkrimtarwve dhe Artistwve”
PILOTOS VETERANOS
Lançou uma palma na terra na cova aberta
Onde todos estavam chorando.
Eles se aproximaram silenciosamente à mesa do jantar mortal
Sentarem-se
Afrigiram-se um pouco
Tomaram um trago de raki*
E contaram
Anedotas.
Toda a vida eles brincaram com a morte…
Conheço a todos:
Os rancores
As decepçòes
As modestias
O egoismo
As sugeiras
Os arrebatamentos
A apatia
A força
A fraqueza
As pressas
Os risos
As làgrimas
Todos tiveram uma amada
Para quem
Eles
Contaram tudo
Deram tudo
Riram em toda parte
E
Nunca
Trairam…
Foi
Assim:
O cèu
Sobre
A patria.
Nota: Escrito numa cerimònia de morte .
*Raki – Bebida alcoòlica de Albania
Traduçao po Teresinka Pereira
Përkthyesja, poetesha Teresinka Pereira, një personalitet i shquar i botës së sotme, është Presidente e “Shoqatës Botërore të Shrimtarëve dhe Artistëve”
Kjo poezi është përkthyer dhe botuar edhe në Indu, nga Dr. Harish K. Thakur – Shimla, India si edhe në gjuhën ruse nga poeti nga më të mirët që ka bota e sotme, rusi Adolf Shvedçikov, antar i bortit ekzekutiv të “Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Ne nuk i kemi përfshirë këtu, sepse gërmat “Indu” dhe “Rusisht” nuk i njeh kompiuteri .

POETËT

Riza Lahi

Unë i dalloj poetët e brezit tim
Shkojnë rrugës vetëm, porsi qënie të huaja
Me xhepat shpuar, nën mundimin e rrudhave
Të poshtëruar që nga shoqëria deri te gruaja
Shteti ynë gjen para që të paguajë ushtarë
Të ruajnë paqën nëpër botën e gjërë
Për librat e vjershatëve të mjerë
Nuk ka para as një copë për të blerë
Veç shpirti i tyre e di se si ia bëjnë
Një vëllim me lirika për të botuar
Me gjithse fatin e librit e dijnë të gjithë
Si e ardhmja e bebit që lindi i gjymtuar
As librashitëset nuk ia pranojnë
Ndonjëri – fshatar – bëhet politikan
Si lule që çel e vyshket brënda natës
T’i thotë “Ai” : “Poetët ikam xhan!”
Tër bota e sotme është kundra poetëve
Paratë, karriget, britmat i kanë kundër
Por ata shkruajnë prap dhe kjo tregon
Kjo botë njerëzish, si Noeja, e ka një lundër
Poetët përloten menjëherë
Vuajnë vetë për të mos therur dikë
Kur t’u zemërohet kjo bandë e mjerë
Uleni kokën, mos e përsëritni më!
Poetët s’kanë fuqi t’i vënë shqelmin
Atij që për jetë po zhytet nën dëborë
Ata s’kanë shpirt, nuk durojnë dot, nuk mundin
Rryshfet të marrin dhe para nën dorë
Kuptojini poetët, janë përqark
Të ndershëm, të vetmuar dhe të mjerë
Ata prap shkruajnë kjo do të thotë se bota
E ka një varkë, ndërsa rend për skëterrë

“Marëdhëniet me komunistat e Enverit? Vetëm përmes nishanit të pushkës!!!”*

RIZA LAHI


Nga biseda me ballistin kosovar që ka qënë në Shqipëri me 4 shkurt 1944, të ndjerin Ram Mehmetaj, ish emigrant në Suedi

Ram Mehmetaj, i 2 prillit 1925, përveç fillores, ka mbaruar edhe një “kurs ndërtimtarie” dhe ka një shkrim me kaligrafi të mrekullueshme, me të cilin po shkruan kujtimet e veta.
Ky ka qenë në Shqipëri nga shtatori 1943 deri në maj 1944; ka qenë nën komandën supreme të Xhaferr Devër, të cilin e adhuron.
“Ai a kanë burr trim e ka luftue për Shqypni etnike!”, thotë baca me mustaqe të bardha si të ndërtuara me fill qeleshesh, dhe me mëndjen qiqërr.
- Baca Ramë, ke qënë në Shqipëri me 4 shkurt 1944?
- Po, jam kanë!
- Ke qënë në Tiranë?
- Jo, jam kanë në Berat!
- A e din që, me urdhër të Xhafer Devës janë vrarë me 4 shkurt 1944, 86 njerëz të pafajshëm të qytetit të Tiranës?
- Kan rrejt komunistat!
- E ç’i del për zot, o bacë, asaj pune? Varret e viktimave të Katër Shkurtit në Tiranë, i dijnë që të gjithë në Shqipëri.
Unë mbyll diktofonin. Darka është gati. Natë Bajrami.
Familja e bacës Ramë është e madhe. Shumë pjestarë të saj hanë me ne, por jo baca. E kanë këshilluar mjekët të mos hajë darkë.
Kthehemi prap në dhomën ku simpatizanti i Xhafer Devës dhe Beslim Bajgorës (që detyronte njerëzit, pa përjashtim, të binin “shahdet”) na pret. Dukej se diçka kishte qënë duke bluar në vetminë e tij. Foli i pari:
- Jom plak e du me dekë nesër. E…N’Tiranë jan pas bo do gjana…Jan kanë vra do nierz me 4 shkurt. Por me urdhën t’gjermanit. Janë kanë edhe tre katër vetë qi ju kanë pas pre veshët e gishtat do grave me ju marr florinjtë...
- Mos more! Ju kan pre gishtat e veshtë motrave shqyptare? Vajzave të nanës Teutë? Q’ashtu Ram? Pash zotin!!
Baca im, Ibrahim Metaj, ka kërcyer në këmbë. Sytë i ka të xhindosur. Më hynë të dridhurat. Poqese ai do të braktiste konakun e krushkut të tij në mënyrë demonstrative, unë sigurisht që do t’I shkoja pas.
Bacës Ramë nuk I lëvizi asnjë nerv nga fytyra. Vazhdoi me të njëjtin zë, të qetë, si të ishte duke u rrëfyer:
- Q’ashtu bash. Veçse ata qi kan ba qashtu, nuk jan kanë t’Kosovës, por shqyptar t’Shqipnisë. E, Xhaferi, qata, i ka vra. Ma ka thanë ni shoq, qi i ka vra sak me dorë t’vet.
Ndërkohë, unë hap diktofonin:
- O baca Ramë! Ata komunistat e këqi Ti e din se komunistat janë të këqi...
- Bash sak t’këqi, mana!
- Ata, pra, atyre që bëhen kryeministra, kur vendi dhe populli i tyre është i pushtuar, ju thoni Kuiskuis
- Kuislinga! – ma kapi fjalën baca Ram nga goja.
- E pra, Xhafer Deva ka qenë kryeministër i Shqipërisë në kohen e gjermanit!
Baca Ram më pa njëherë me kujdes e, si heshti pak duke kruajtur kokën, ia pat:
- Edhe Enveri a kanë kuisling!
- I kujt, baca Ram?
- A kanë kuislingu i Titas, i Stalinit, i Hrushovit
- I Mao Ce Dunit- e ndihmova unë.
- Q’ashtu, q’ashtu! I Mao Ce Dunit, i Teodor Zhivkovit
- Mirëpo, kur mbeti vetëm Enveri, kuisling i kujt ka qënë?
Baca kruajti kokën dhe m’u përgjigj:
- Titja a kan i keq Enveri hini n’Kosovë e iku prap e na la vetëm. A kanë i keq Enveri se na la n’duar t’Titas e t’Sërpit!
Baca plak, ky burr i shëndetshëm e i rëndë, si është kthyer në Kosovë, ka vazhduar luftën kundër partizanëve të Titos, kundër “Sllavokomunistave”.
Ai ka patur një rast tejet të veçantë gjatë jetës së tij, si asnjëri nga ne.
Ai ka dëgjuar të artikullohet nga goja e dikujt kundër tij dënimin “me vdekje”.
Nga goja e prokurorit titist.
"Dënim me vdekje!”u revizionua nga gjykata me 25 vjet burg të rëndë.
Baca Ram ka bërë gjithsej 9 vite nga këto 25, duke i shlyer uljet e dënimit me punë dërrmuese, “non stop!”. Duke pushuar vetëm me ndonjë “raport doktori”.
Më pas, ai ka kryer, “non stop” edhe plot 13 vite të tjera burg të rëndë, se “nuk ka marrë mend”.

XXX

Ram Mehmetaj befas u gjallërua. Sytë i ndritën sikur po i vezullonte realizimi i një ëndre që nuk ia kishte thënë askujt.
Si pa një herë nga krushku, me një të ecur thuajse djaloshar, u afrua te unë. Më foli me një zë intim, sikur donte të mos e dëgjonte njeri.
Të gjithë i kishin veshët pincë.
Heshtje e plotë.
- Ngo bacin këtu!
Unë afrova karrigen më pranë vetes.
- Më the se je pilot i Shqypnisë …Qi je edhe shkrimtar i Tiranës, e?
- Ëhë.
- Ngo bacin! A e keni dashtë Enverin ju n’Shqipni?
- Enveri ka hikë e ka shkuar në punë të vet,e ne jemi në punë tonë, bashkë.
- E di, e di, po a e kani dashtë.
- Po ça po të duhet mor bacë... Enveri ka ikë tash. Janë kohë të tjera.
- Jo, ma difto!
Dhe pa nga krushku, baca jem Ibrahim, sikur donte që ai ta ndihmnte që unë t’i përgjgijesha pyetjes së tij.
- A don me të thanë të vërtetën, a don me të rrejtë.
- Të vërtetën, thuja bacit
- E kena dashtë boll. Na pilotat, e kena dashtë ma fort se të tanë.
Ndërsa hapa sytë të dëgjoja bacin se ç’do të më thoshte më, ai kërceu te një kasafortë që e kishte ca përtej dhe erdhi me disa fletë të shkruara. Dallohej një kaligrafi e mrekulleushme.
- Qitu ka hedhë baci jetën e tij. Tan jetën teme e kom shkrue qitu. A je ka m’i merr me vedi në Tiranë e m’i boton atje?
- Po a ke kopje tjetër?
- Jo, nuk kom. Paj po t’i la ty, burr, si me i pas vetë. Oj, piloti jem. Piloti i Shqypnisë teme! Piloti i bacit!
Nuk kisha se si t’i merrja ata gjëra të shënjta shumë dhe vetëm në një kopje, por i ftova të bijtë që t’ia kompjuterizonin dhe, më pas, le të m’i nisnin materialet me disketë në Tiranë, ku do të ishte përkrahja ime e plotë. Më vonë njëri nga djemtë më tha në vesh :”Qysh po don me t’i dhanë shënimet baba ty, bre baci Rizë? Paj kanë ardhë disa doktor profesora prej Prishtine e prej Tetove me ia marrë shënimet e jetës e nuk ia ka dhanë kurkujt. Kurse ty po don me t’i dhanë vetë”...
Ja, le ta hapim edhe një herë diktofonin përpara se të largohemi nga baca Ramë...
- E pra Baca Ramë! Çfar ke ndjerë, kur more vesh se shpërtheu lufta për çlirimin e Kosovës?
- E ça m’duhet mue me folë? A nuk jam kanë n’Kosovë me luftue? Jo! S’kam ça flas hiç.
- Ti e din, ma, bac, si a kanë Enveri. Mirëpo, disa djem që kanë luftue në Kosovë me UÇK-në, e kanë dashtë Enverin. Ç’a thue ti?
- Kush ka luftue me arm kundra shkjaut për Kosovë, të tanë janë të mirë. Ani se e kanë dashtë Enverin. – Kruajti kokën baca Ramë dhe më zgjati për herë të fundit gjënë e tij më të shtrenjtë ditarin e jetës nëpër burgjet titiste, kampet e përqëndrimit dhe kantjeret e ndërtimit.
Ku sigurisht duhet të jetë edhe pikëllimi i tij, që shëndeti tradhëtar nuk e kish lënë t’u bashkohej brigadave kosovare.

* Për fat të keq, edhe Baca Ram Mehmtaj na ka lënë. Nuk e di se ku kanë përfunduar kujtimet e tija që , me siguri, kanë materiale jetike pafundësisht të vyera - autori.

RIZA LAHI, fragment nga libri që nuk u botua kurr për turpin e mungës së financimit të tij “Flatrat e Shqipes sime”

CIKËL POETIK NGA PJETER JAKU

Pjetër Jaku lindi në fshatin Mollë Kuqe të Mirditës është shkrimtar shqiptar.
Ka mbaruar studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në degën Gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka punuar disa vite si mësues në rrethin e Lezhës, drejtues shkolle dhe kryetar i Degës së Librit për këtë rreth (mbas viteve 90-të).

Ka botuar që në moshë të re në gazetat letrare të asaj periudhe, duke fituar edhe çmime në konkurse kombëtare. Në vitin 1994 ka krijuar Shoqërinë Botuese “Kuvendi”, në qytetin e Lezhës që, deri më sot ka afro 60 tituj të botuar.

 Është autor i disa  librave poetik “Harrimi i vetes” “Ankthe”, “ Mungesë e hirtë”etj, librave studimor e publicistik dhe romanëve “ Dalina” e “ Polici me Kuran”.

 Është përgaditës i librit voluminoz "Shqiptarët në Detroit" i disa librave studimor e publicistik  si dhe botues i Revistës së përmuajshme, informative dhe kulturore "Kuvendi", e cila del në Detroit që nga muaj Maj i vitit 2001.Në internet (www.facebook.com)është editor dhe redaktor https://www.facebook.com/revistakuvendi.net





Foto


Vitet
Vitet jane vetem numra
qe na pelqen t'i themi
sa me gjate.
Jeta, sikur te kishim
lindur dje
dhe tw duhej
te shkonim sot!


Dhe vjen një çast…


( Zef Lleshit )

Dhe vjen një çast
Që frymë e fundit
Prej gjoksit del
Pa u kthyer më.
I rëndë si guri
Në fund të lumit
Nuk del një fjalë,
As dhe një zë.
Qepallat dhimbjet
I mbulojnë
E trupi prehet
në qetësi
Por afër teje
Lotët shkojnë
Si një rrebesh
I madh me shi.
Dhe ti s’i di
Dhe ti s’i ndjen
Se si qan Lili
Edhe Ela,
Si therret Bani
Duke ecur
Më prit o babi
Se unë erdha!
Dhe ti s’e di
Se t’kanë rrethuar
Aq shokë e miq
Me sytë përlotur,
Sepse kjo që të
Ndodhi ty
Të shkuarve njëherë
U ka ndodhur!
Por, ti nuk shkove
I dashur Zef
Se gjithçka kishe
E le te fmijtë
Ata na thonë
Se Zefi është
Kur ne t’i shohim
Ndonjë ditë!
Pusho i qetë
O mik i dashur
Dhe shok i mirë
Sa s’ka ku shkon
As një prej nesh
Dhe gjithë të
Gjallët
Përjetësisht
Nuk do të rrojnë!
Por ti nuk shkove
Si u desh
Na tradhëtove
I dashur Zef!

Leximi i njeriut



Kur thyhet syri mbi sytë e tij
Kur leviz gjaku shumë më shpejt
Aq herë më duket se një njeri
Është vetëm shëmbëlltyra e vet.

S’di pse unë i besoj vetes
Se çdo fytyrë mund ta lexoj
Sa dhe fshehjen e genjeshtres
As vet genjeshtra se mbuloi.

Besoj çdonjërin unë e di
Se çka në mendje dhe kur hesht
T’lexosh njeriun si njeri
Për të nuk ka asgjë të fshehtë!

Tjetër gjë se luajn role
Mbulojnë fytyrën tash e parë
Nëse në sy ti e lexove
E ke qëlluar si me zjarr.

Por ne durojmë edhe durojmë
Dhe kur flasim, dhe kur rrimë
Që në fillim ne e lexojmë
Se sa është pranë ky me njerinë!

Dhe ky, dhe kjo, dhe gjithësecili
Janë të lexueshëm gjithësesi
Mua s’më është trembur syri
Sa herë më ke lexuar ti!



Thyrje


Nuk thyhet vetëm nata,
As mendja nuk thyhet,
Dita thyhet në mesditë.
Njeriu thyhet sa here,
Miqësia s’ka dritë !

Nuk kam njohur thyrje
Më të vështirë,
Se thyrjen e miqësisë
Në mëngjes.
Sidomos, kur përsëritet
Shpesh!



Dialogu i Marës me mamin


Rubini është vëllau im
Me të se kam të njëjtën nënë
Me dorë më puth në ballin tim
Kur gjumi mua më ka zënë!

Motra ime është Monela
As me atë se kam një nënë.
Por nga e hëna te e hëna
Gjithnjë me mua është e zënë.

Për Stelen më tha babi mbrëmë
Se motër e kisha Stelen unë
Këtë as ti s’ma kishe thënë.
Kevinin nip, një v’lla më shumë!

Ti nuk e din se sa i dua
Jetojnë të gjithë ata me mua
Dhe motra Stelë që është martuar.

Ti nuk e di sa më zemron
Disa herë ta kam thënë
Kur zërin ndonjë mbrëmje çon
Me vllain tim kështu nuk bën!

Tani, ti duhet ta dish saktë
Nuk je Elinda, po je nënë
Rubini është vëlla i paktë
Monela motër më ke thënë.

Se Stela ka një burrë të mirë
Ka një Kevin dhe një Elton
Diku më larg kanë një shtëpi
Ku motra Marë i viziton!




Orakulli


Qershia më e vjetër në Mollë të Kuqe
Parashikuesja e vetme e dimrave që vinin
Fytyren e tokës ditë për ditë e rrudhte
Në brinjën bri kodrës ku erërat flinin.

Aty faleshin të moçmit të lexonin degtë
Shihnin rrudhat në lëkurën e lëmuar të saj
Nëse veriu e kish rrahur më shumë se vjet
Thonin se dimri i vështirë s’do të mbaj!

Kur rrënjët ia zbulonte ndonjë shi i rrëmbyer,
Ose kur nga perëndimi i thahej ndonjë degë
Një fat i keq fshatin do e kishte mbërthyer
Një ditë e ftohtë kerkonte njërin nga pleqtë!

Nëse një degë e vetme nga lindja ishte krisur
Pleqët filozofë thonin se e keqja kish kaluar
Në ndonjerën nga kullat dimri i harlisur
Do martonte diellin me erën e pashtruar.

Edhe për luftrat ajo u thonte atyre shumëçka
Kur panverës së ngathtë gjethet rrinin drejt
Njerëzit mund të thirreshin n’beteja t’mëdha
Pak më herët se të futeshim në vjeshtë.

Lum dimrat thonte qershia në Mollë të Kuqe
Stina e vetme për dasma, koha e vetme për nuse!


Kullat


Kullat:
Më të vjetra janë se gurët
Shtigjet:
Më të reja janë se udhët!
Gjuha:
Më e shpejtë është se zemra
Mund të thotë çka se ka brenda!
Gurët:
Më të vjetër janë se toka
U bënë tokë,
U bënë kala
Nga një kullë
Në gjoksin tonë
Historia na e la!




Fshesarët


Si vizitor i shkuar
Në kryeqytetin grek,
Më zuri syri shumë fshesarë.
Nga që isha zgjuar shpejt
M’u dha e dola në Pazar.
Dikush i tha një shokt t’vet
“ Një ky do jetë
bash sak shqiptar!”
Në vend u ndala në asfalt
Mbi disa pllaka dhimbjesh larë
Ashtu u thashë, në të vërtetë
Se unë e ju qenkna shqiptar!
M’u erren sytë, m’u bë më natë
Dhe mendt më kthyen në Shqipëri
Sa herë m’kujtohen mua fshesartë
Aq herë mallkoj çdo qeveri!



Vrasja e ushtarit

(Vrasjet e 89-tës në kufi)

Një rrufe shurdhuese
shkarkoi në shkëmb
malet u thinjën
krojet u ndalen
e mbeten pa mend!
Lisat udhëtuan veç e veç
Me vetëm një shpresë
T’i jepnin frymë
ushtarit të rënë!
Të mallkuarit
Vëllezrit tanë
Pse desh të kalonte
Vetëm një vijë
E vranë!
Fryma e tij u bë dritë
Mbi male diell u bë
Mbi vrasësit
Nuk ra asnjë rrufe!
Nekrofilia e tyre
Su mjaftua
Me këtë
Mbi të lënit
pa këmbë
dhe të vrarit
vunë hekura
se vdekuri
e i shetiten mizorisht.
Që nga ajo ditë
Do të thoja
Se krimi nuk ka
Emër tjetër,
Veç komunist!
Gjithënonë
Do të lutem për ta
Pak dritë,
Pak dritë…
Pak dritë…




Më thirre

Elit!

Më thirre
dhe po vi.
Po ku?
Po kur?
Po si?
Ti më the:
nuk dua t’ia di!
Shaloji vetëtimat
E më sill pak shi!



Humbje



Disa herë ndjehem i humbur mbërthyer në zjarre
Fjala “ dashuri” më ngjan me një kullë të rrëzuar
Të fshehur në mjegull, pa dyer dhe dritare
Pa fillim e fund si një rrugë e vetërrethuar!

Brenda syve të mi ka vdekur një kuptim
Që nuk thërret të djeshmen, as mendon për nesër
Të gjithë gjeneralët e ndjenave i nxora në lirim
Mendueshëm, duke përgaditur një kohë tjetër!

Disa herë ndjehem i humbur, i lënë në harresë
Edhe kur ndonjëra prej mikeve të mia s’më shkruan
Kam filluar t’i lutem Zotit vetëm për mendt e kresë
Duke pritur mbërritjen e një poezie të pa shkuar!


DUKE ARE NJE KRONIKE PER BOSNJEN

Syte m'i verboji nje e qare femije
Rubini tri vjec me veshtronte e gati qante!

Nje plage ne kurriz
Nje kembe e tretur
Nje vajze qe s'do te linde
Nje qytet i shembur
E cane ekranin ne mes
Dhe, une si i cmendur
U ngrita ne kembe
E thashe:
Mos! Jane njerez!...
Nje hark i pabese me goditi dhe mua
"Babi, me blij nje pushke "
-tha Rubini
E ne syte e mij u rrezua.
Jam gati ta flijoj veten
Qe kurre te mos e shoh
Tek te tjeret
Vdekjen!!!



PA SHTEPI

Xhakete e shkopsitur
Jelek pa pulla
Kishte qene
Shtepia ime!

Brenda dy aneve
dallget m'iu versulen
..............brinjeve.




"ankthe"



ME SKENDERBEUN

E pashe skenderbeun
duke ecur pa roje
ne rruget e qytetit.
Jo i zakonshem!
pa kembe ,
pa duar,
pa sy.!
Syrin e majte
ne Kruje e kish lene.
Me doren e djathte
shterngonte ne gji
Mjekren qe zbriste nga Kalaja
e lante ne Dri.
Te gjithe e pane
i pa te gjithe.
Keshilltaret nuk i ofendoji
As nuk i pershendeti!
Besimtareve te pafe
qe mbulojne krimet me lutje
nuk u foli.
partite si nje kor bretkosash
kenduan te fshehura ne minifundet
.............................e mesdites.
Askujt s'ia dha doren
Vec femijeve dhe poeteve!
Keshtu zyrtaret u zemeruan
Me syzet ulur mbi hunde
Fshehur pas perdeve te renda
protestuan!....



KOSOVE

Me magjeps fytyra jote prej debore
keto dite te nxehta qerdhori
Gjaku e ka ftohur lekuren e prekur nga dielli
ajo s'po nxihet.
Po digjet e bie ne syte e mij prej zjarri.
Dallget kane humbur ne syte e tu
madhesia e tyre globin perpine
Floket, ah floket e Kosoves
te zinj si nata
te prere rrumbullak si politika,
shpetuan nga flaka,
per t'u djegur nga pritja!
Kosove! ne gjoksin tend
jane varrosur eshtrat e enderrave te mija
Ndonese toka digjet , ato merdhine
me mendje kam ra ne gjoksin tend
pa qene asnjehere asnjehere ne Prishtine!
Tani qe te kam prane, me dridhen duart te te prek
Me duket sikur ke lindru dje e te lendoj.
Te lutem, afrohu koken te ta mbeshtes ne sup
jam i lehte e pesha ime s'te vret.
Mos me veshtro dhimbshem
nuk eshte faji im
se te dua Kosove!

Akoma s't'i kam pare kembet
dukshem duhet te jene te bardha.
Ke ecur naten e hena t'i ka lare
ke kaluar lumenj e livadhe pafund
derisa deti i ka kripur
per t'u rrezuar tek une.

Ne ndergjegjen time te rendosh gjithehere
si nje diell i madh qe digjet e digjet pa u ndale,
Vetem pse shpinen tende akoma s'e kam pare!
Kosova ime! Gjoksin ua ka vene plumbave
e s'ka kohe te mendoje

Brenda gjoksit tend, jetojne male me brenga
ne fytyren tende i lexoj
Je pjese e trupit tim
qe udheton perhere
drejt vibrimit ndjesor te gjakut
Pa njeri-tjetrin do te humbnim
ne netet e shurdheta te vitalitetit tone.
Jemi te medhenj KOSOVE!
Jetojme tek njeri-tjetri
per t'u dahsur gjithemone!!!



NATE BURGU

Ka vetem endrra te coroditura
mbeshtjelle me kater batanije
Mjekrra ritet pa e ditur kohen
Kater polic me ruajne ne nje porte
Njeri brenda, tjetri jashte
i treti siper,i katerti poshte.
Rrethuar ne tri pale tela
nata s'eshte jona.
Trokitjet e qelive me zgjojne
Brenda tyre, oh brenda tyre
vrasjet e vjedhjet bejne sikur flene
padrejtesite qeshin tek syri i deres
Une qe vuaj endrrat e ferrit
s'i perkas asnjeres.



NENA IME JETON NE NENTE PLANETE

Jam lindur prej vetetime
i terhequr nga Toka
Per t'u bere gure!
Nenen e kam ne qiell
Mbuluar nga nje re e bardhe
Ndofta blu
Perhere e perhere e perzene
per s'di se ku.
Se, nena ime ka nente planete
I pari Pjeter
I dyti Ndoc
I treti Dode
I katerti Mrike
I pesti Ton
I gjashti Gjergj
I shtati Ndreke
I teti Angje
I nenti Gon
E kam te veshtire ta di
se tani per tani
Ne cilin planet jeton!



BABAI

Babai im ka lindur prej toke
Gjyshja ime atje e ka rezidencen
e perjetshme!
E rene nga Zoti si nje meteor
I dogji 84 vitet e saj
te zeza.
Babai ne toke u dogj me nenen
per te lindur nente yje
Me emra prej kryqi.
Asnjeher nuk fluturoji
Kembet i mbajti ne ujin
e tokes se kripur
Per te mos e zene ngerci kurre
I ndertuar me konstrukt
prej dielli.
Ne mbarim te cdo viti
Ai behej me burre!
Gjyshja shnderruar ne nje lemsh prej ajri
Gjendet ne te gjitha shtepite
qe kemi ndertuar!



IKJE

Deti s'po i qeteson dallget
Hena e ka humbur udhen
Ne qiell fluturojne
vetem enderra dhe varre
Te gjitha keto
E te tjera si:
Mospasja e parave
Per te blere kepucet e udhes,
canten e shpines
Veglat e rrojes...
Veshet, tani u mesuan
me ikje!
Dje u nisen Zefi dhe Prenga
Shtjefni ne Beluna
U bashkua me te vellane
Ndoji mori gruan me femijet
Doda pret te niset vet'i peste;
Me gruan Rite, Genrin, Zartin
Dhe Dorinen, te cilet
Do ta lene Xhixhin
Te hungeroji tek porta.
Bardhi dhe Mondin
I ktheu greku
Ndersa Marku vdiq
90 vjec pa i patur
Djemte prane
Iken te gjithe , iken
Pa ua dhene e pa na e dhene doren
Ceshtje fati, thone!
Nesti pati marre kepucet e mija
Genrin, nje nate me pare e pata per mik
As ai as une s'e dinim
Se neser do te ikte
U martua angjelina
Pa vella Gjergjin, Ndreken
Dhe Gonin.
Te gjitha u bene
Ashtu si u bene
E vjeshta po qante perdite
Duke lutur Zotin te kthejne
Ullinjte po tkurren
Duke rene ne peshe
Shtepite po zhvishen
si leneshe
Hardhive po u thahet
Rrushi ne dege
Ju lutem pashe emrin e Zotit
Kthehuni o Ndreke
Ma sill Genrin o Dode
Se ndryshe me Zotin
Do te bej shamate e do te ike
Me larg se JU
I vetem me veten
C'te bej ketu?!



DITE TE THINJURA

I takoj rralle moshataret e mije
Disa prej tyre shkuan
Pa e pire nje kafe me mua
Njeri shkoji pa mushkeri
Koha e mallkuar e mori pergjysem
Tjetri kanceri e brejti
Sic bren uji gurin
Derisa deget kockore ia mori
Ndoci kishte hequr mjekren
I ngjante nje dite dimri te zhveshur
Urhder mjeku ishte!
Gimin tash nje vit e kerkoj ne telefon
Detyra i ben t'i mbajne mbyllur celularet
Me Dolfin s'u takova as me ze , se paku
Besniku me priti vjet dhe me ofroji
Ta dridhja nje cigare nga kutia e tij
M'u qejfi qe Besniku
Kish mbetur po ai!
Ditet dhe pluhuri m'i kishin marre shoket
Aq thelle sa nuk e degjojne zerin tim
Te gurte.
Te gjithe jane thinjur
(ata qe i kane floket)
Me ze frika per rralimin tone
Dhe dua te mos e di moshen time!
Ndoshta nga mosha
Ndoshta nga syte
Hapsira me duket e thinjur
Ndoshta kam rrjedhur
Qielli me duket i thinjur
Malet dhe fushat ashtu
Netet jane gjysem te erreta
................ne gri , te thinjura,
Si nje varr i embel qe te
................terheq thelle.
O perendi,
Mbylle kete humnere!




MENGJES

Zgjim i pergjumshem,
Me enderra mengjesi, me smok
Vransira te dhunshme
Dhe peme me lot
Vrapime te gjata
Kalime pa fund
Ne mengjesin me re
Frymemarrja me mund
Dikush pi nje kafe
Dhe cigaren shkund
Disa te pakrehur
Disa buzelyer
Me shume se gjysma
Shpresezberthyer
Antonime lakuriqe
Te nje bote
te zhveshur
Shpesh te merzitur
Asnjehere te qeshur
Te robotizuar
Dhe mendje ndryshur
Bejne pune qe s'i duan
Si te jene duarlidhur
Dhe krejt cfare shonin
Nuk dine ta dallojne
Bota u vjen rrotull
Njerezit veten rrotullojne
Deri dhe qielli
Dhe planetet te gjithe
Kane nje buqeqeshje fallso
Nje frike qe te dridh
Pa le kur yjet marrin teposhte
Do ndodhe ajo
Qe kurre mos ndodhte
Njeriu te bjere
Ne gjume te gjate
Mengjes te mos kete
Te mos kete as nate.



REVOLTE

Ngaterruar ngjyrat si mendja e kryetarit
Ne ca pallate laramene
Nuk di si tavanet nuk plasin
Nga revolta e llampave

Ne udhe njerez te nxire
Thua se ecin duke bertitur
Akrepat e ores 200 vjecare
Nuk merziten nga vapa
Nje minare kendon 500 vjet mbrapa
Dhe, perseri pallatet
revoltohen nga veshja e tyre laramane

Ne trotuare fytyrenxire
Qe shqyejne byreke
Me mish gomari te cale;
Revoltohen zorret, kembet, syte
Kthyer ne gjeste manjakesh
Ashtu pa fjale.

Kryetaret projetktojne
Ne mendjeshkurtesine e tyre
Se si te na hedhin hi syve.

Tek stendat e gazetave ka radhe
Blejne e nuk blejne
Shohin e nuk shohin
Stomakboshet e mij te verbuar.

Qindarkat e fundit i lene aty
Pastaj veshtrojne pallatet laramane
Te revoltuar me veten
Te ngordhur ne halle

Me mijera makina si objekte pa krye
Clirojne revolta udhesh te pluhurta
Reklamat me ca fytyra te stershitura
Aktoresh banal
Dhe ca femra, qe me te drejte
Buzeqeshjen e shesin per nje fustan
Revoltohen mes klithjesh
Qe askush s'i degjon!

Cudi! Te mos jemi te Zotet
.......................te mos shohim mbi koke
ca kerriq manjake, ca demode idiote
Qe vilezohen e mbyten
Ne kurveri politike!

Ne bejme sikur s'e dime
E duam po nuk bejme
Me shprese te pashprese
Veten genjejme

Si nuk revoltohet ZOTI
Te vere dore nje dite
Se Shqiperia eshte NJE
Nuk jane dhjete Shqiperite.

(Tirane , 2003)


Përgatiti për  Agjencionin "Floripress":Flori Bruqi


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...