Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/23

Adoleshentët dhe identiteti



Identiteti është qëllimi themelor që synohet në adoleshencë. Adoleshentët janë në periudhë kalimi mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Të rinjtë janë të aftë të mendojnë mirë, por nuk u lejohet të marrin vendime të rëndësishme për jetën. Identiteti përcaktohet si organizim i brendshëm i motiveve, aftësive dhe besimeve të një individi. Kriza dhe përkushtimi janë të rëndësishme në formimin e identitetit.

Gjatë krizës, individi merr parasysh alternativat ndërsa gjatë përkushtimit ai vendos të bëjë diçka të veçantë. Mendohet se meshkujt e formojnë identitetin e tyre si individë të veçuar, ndërsa femrat ka më shumë të ngjarë të formojnë identitetin e tyre duke u bazuar më tepër në përgjegjësi dhe marrëdhënie sociale.

Prindërit i marrin vendimet

Një pjesë e madhe e adoleshentëve tanë nuk lejohen nga prindërit e tyre të marrin vendime të dëshiruara gjatë përditshmërisë të tyre. I riu Samed Bajrami shpeshherë thotë të ketë qortime nga familja, dhe ai e pranon se nganjëherë edhe ai nuk bënë vepra të mira.

“Natyrisht që edhe unë si shumë shokë të mi më ndodhë të kem mosmarrëveshje me familjen time. Kuptohet që nuk më lejohet të marrë çdo vendim që dëshiroj, por në fund prapë them se më mirë është që mos të marrim gjithnjë vendime të caktuara, sepse në të shumtën e rasteve mund edhe të gabojmë. Jemi të ri dhe nuk e kemi arritur akoma moshën për të cilën mund të vendosim vet”, ka thënë ai.

Edhe Xheneta Sadiku ka mendim të njëjtë me Samedin, edhe ajo ka ndodhur që të mos lejohet nga prindërit për të marrë ndonjë veprim të caktuar. “Edhe pse duam ta arrijmë atë që e preferojmë përsëri nuk na lejohet. Janë disa vepra tona që u pengojnë prindërve dhe kështu që vjen deri të konflikti apo qortimi nga ta. Unë flas personalisht se në jetën e përditshme nuk më ndodhë të bie në konflikt me prindërit, sepse kam kujdes në çdo vendim që e marrë. Jam shumë e lirë me babanë dhe është një njeri që më ka dhënë hapësirë të madhe në vendimmarrje, mirëpo në disa raste e kufizoj veten. Por nuk do të thotë që nuk kam pasur konflikt ndonjëherë me të dy prindërit”, shton ajo.

Të vendosin vetë

Janë të pakta vendimet që miratohen nga prindërit. Arnida Alija është e kufizuar në vendimmarrje, ajo edhe pse ndjehet e vetëdijësuar nuk preferon të marrë vendime me vet iniciativë.

“Jam një tip që nuk preferoj të marrë vendime personalisht, gjithnjë dua të konsultohem me prindërit dhe më pas të veproj edhe sipas mendimit të tyre. Shumë rrallë më ndodhë të mos përputhen vendimet e mia me ato të prindërve, mirëpo përsëri në fund definitivisht vendosin prindërit edhe po që se jam kundër unë”, thekson ajo.

Në këtë kohë adoleshentët ndeshen me problemin e identitetit dhe në këtë mënyrë ata mund të imitojnë të tjerët duke përfshirë prindërit, shokët, etj.. Nëse sjelljet që imitojnë bien ndesh me jetën e tyre, ata mund të pësojnë krizë identiteti dhe si pasoje e saj duhet të modifikojnë ose braktisin imitimet e tyre. Në këtë stad, adoleshentët duhet të fillojnë të vendosin se çfarë dëshirojnë të bëjnë në jetë.

K. Bajrami

Si të silleni me nxënësin?




Hulumtimet kanë treguar se britma e prindërve dhe e mësimdhënësve ndaj nxënësve, mund të lërë pasoja të përhershme në mësimet e tyre. Në të vërtetë, shumë nxënës, të cilëve vazhdimisht u bërtitet, mund të bëhen mospërfillës dhe jo vetëm që nuk do ta dëgjojnë personin e rritur, por do të fillojnë edhe të mbrohen dhe të kundërshtojnë edhe më tepër, gjë që të rriturit do t’i sjellë deri te dëshpërimi, ndërsa kjo do të ndikojë edhe në mësimet e tij.

Fatkeqësisht, këtë rast e kemi të shpeshtë në klasa, kur mësuesi e qorton nxënësin për shkak të sjelljes së tij të keqe dhe për shkak të mosrespektimit. Mësuesi më së shpeshti në sjellje të tillë reagon me britmë, ashtu që përsëri të vendosë kontrollin dhe të tregojë se kush është kryesori. Ajo metodë ndoshta mund të funksionojë herën e parë dhe nxënësi do të ndjejë dobësinë dhe do të qetësohet.

Por, pas disa incidenteve të tilla, kjo nuk do jetë e fuqishme, sepse fëmija do të kuptojë se qëllimi i vetëm i të rriturit është ta mbajë në një vend. Për këtë arsye fëmija në fund do të ndjehet i padobishëm, gjë që mund të lë pasoja negative dhe të dëmshme. Fëmija do të fillojë të besojë në to, pa kurrfarë distance, kështu që do të përfundojë se nëse tashmë është i padobishëm mund të fillojë edhe të sillet keq.

Den Braun-"Inferno"

description


Autori i bestsellerit "Kodi i Da Vinçit", Den Braun, zbuloi dizajnin e kopertinës së librit të tij të ardhshëm që ka si personazh kryesor profesorin e njohur të Harvardit, Robert Langdonin. Edhe kësaj radhe ai nuk i zhgënjen adhuruesit e tij, duke shfaqur një kopertinë plot mistere dhe shkrime të koduara. Kësaj radhe ai do të na dërgojë në një aventurë tjetër në Firencë të Italisë. Titulli i librit do të jetë "Inferno" dhe do të shfaqë pikërisht sekrete të atij që u erdhi edhe juve në mendje : Dante Aligerit.

Misteret e Dantes

Edhe pse Dante Aligeri, një poet italian, që vdiq në shekullin e 14-të, mund të jetë vetëm pakëz më pak i njohur sesa piktura e famshme e Da Vinçit, kjo nuk do të ketë asnjë ndikim më të vogël në zvogëlimin e lexueshmërisë, përkundrazi lexueshmëria pritet të jetë edhe më e lartë pikërisht për shkak se lexuesit kanë pritur 4 vjet për një vazhdim të aventurës. Robert Langdon edhe kësaj radhe do të udhëtojë jashtë vendit, në Firencë, për të zbuluar misterin e radhës, i cili do ta përballë atë me rreziqe nga më të ndryshmet.

Vazhdon aventura

"Edhe pse e kam studiuar si student 'Inferno'-n e Dantes, deri vonë kur kam filluar të hulumtojë në Firencë, nuk e kam ditur vlerën e vërtetë të tij dhe ndikimin që ka në botën moderne", tha Braun në një deklaratë. "Me këtë roman të ri, do t'i dërgoj lexuesit në një mbretëri misteresh, një peizazh kodesh dhe më shumë se një rrugicë sekrete. Nëse shihni me vëmendje kopertinën e librit ju mund të vëreni edhe pjesë nga Firenca dhe gjurmë të 'nëntë rrathëve të ferrit' të Dantes.

Kosova ka bërë lëvizje para në kulturë

Kosova po e feston 5-vjetorin e shtetësisë së saj. Gjatë këtyre vjetëve me pavarësi, zhvillimet kulturore kanë shënuar rritje. Ka më shumë njerëz që i janë përkushtuar artit, një qëndrueshmëri më të madhe të institucioneve kulturore, një sërë ligjesh të miratuara e prezantime para publikut të huaj etj. Por, edhe përkundër gjithë kësaj ende ka shumë për t’u bërë dhe kultura kosovare ende mbetet prapa rajonit. Njerëzit e kësaj kaste kanë mendime të ndryshme sa i përket zhvillimeve dhe avancimeve kulturore gjatë këtyre 5 vjetëve të pavarësisë së shtetit të Kosovës, por të gjithë pajtohen se Kosova ka shumë për të bërë për t’i avancuar zhvillimet kulturore.
description
Teatri i Operës dhe Baletit

Në një prononcim për “Kosova Sot”, dramaturgu Haqif Mulliqi ka thënë se gjatë kësaj kohe në Kosovë janë bërë shumë përpjekje për avancimin e kulturës, mediatizimin e saj e në veçanti ndërkombëtarizimin e saj. “Se sa është arritur kjo, është çështje e perceptimeve. Gjithashtu mendoj se edhe në këto pesë vjet Kosova ka bërë lëvizje para në kulturë. Ta themi, në dy vjetët e fundit është dyfishuar buxheti i MKRS-së”, ka pohuar ai, duke shtuar se përveç që janë bërë disa lëvizje për anëtarësime nëpër institucione relevante të kulturës në botë, është dëgjuar zëri i Kosovës në Kanë, në Berlinale, në Bienalen e Venecias. Por, ka shtuar se ende kanë mbetur shumë gjëra pa u bërë, në veçanti në infrastrukturë. “Kosovës i mungon godina e Teatrit të Operës dhe Baletit. I mungon një sallë koncertesh në kryeqytet. I mungojnë shumë kinema”, ka thënë ai.

Dëshmimi i identitetit

Mulliqi ka thënë se përkushtimi institucional nuk ka munguar gjatë këtyre viteve. “Së pari, institucionet e vendit, duket se kanë preokupime më të mëdha sesa që ne si komunitet i perceptojmë, ishte afirmimi i pavarësisë së vendit. Njohjet që duhet të vijnë nga jashtë për pavarësinë dhe kështu me radhë”, ka pohuar ai, duke shtuar se duhet të këtë një buxhet më të madh për kulturë, pasi, sipas tij, Kosova ka nevojë ta dëshmojë identitetin shtetëror, kulturor dhe historik të shtetit më të ri në kontinent. “Shih për këtë, institucionet e Kosovës, por edhe publiku duhet të sensibilizohen dhe ta kuptojnë se nuk ekziston mjet më i mirë dhe më efikas që ta afirmojmë vendin tonë sesa përmes kulturës. Se sa po ia dalim kësaj, kjo varet nga takati të cilin e determinon paraja”, ka thënë Mulliqi.

Festivalet për studentë

Kritiku i artit, Ilir Muharremi, ka thënë se gjatë këtyre pesë vjetëve aktivitete kulturore ka pasur mjaft dhe, sipas tij, disa prej tyre ishin tërheqëse, interesante. “Disa festivale, veçanërisht ato për studentë, ishin shumë të dobishme, ngaqë shihnin përvoja të reja dhe i forconin lidhjet kulturore”, ka pohuar ai, duke shtuar se ka pasur një zhvillim të ngadalshëm kulturor gjatë kësaj periudhe për shkak të buxhetit të vogël që shteti e ndan për kulturë. Isa Vatovci

‘Requiem’, pjesa e fundit e trilogjisë ‘Delirium’

Në librin e saj më të ri “Requiem”, që është pjesë e trilogjisë ‘Delirium’, ajo shtjellon aksionin dhe romancën e ndaluar. Personazhi kryesor Lena, tani është një anëtare aktive e rezistencës. Rebelimi i lindur ka ndezur një revolucion të tërë në këtë vazhdim dhe ajo gjendet në qendër të luftës.
description
Terreni i rrezikshëm

Pasi shpëton Xhulianin nga një dënim me vdekje Lena dhe miqtë e saj shkojnë në Uajlds. Por, ai vend nuk është më i sigurt. Rebelimi është përhapur gjithandej dhe qeveria nuk mund ta mohojë ekzistencën e ‘invalidëve’ . Derisa Lena vëzhgon terrenin e rrezikshëm të Uajldsit, mikja e saj Hana jeton e sigurt në Portland si e fejuara e kryetarit. ‘Requiemi’ tregohet nga të dyja pikëpamjet e Lenës dhe të Hanës. Ato jetojnë pranë njëra-tjetrës në një botë që i ndanë ato derisa historitë e tyre takohen.

Rishfaqja e dashurisë

Me një shkrim lirik Lauren Oliver ndërthur rrezikun që kalon Lena, kur shqetësimi i brendshëm i saj rritet pas rishfaqjes së dashurisë së saj të parë Aleksit, për të cilin mendonte se ishte i vdekur. Në një mënyrë të sofistikuar dhe me një gamë të gjerë ‘Requiem’-i sjellë trilogjinë në një përmbyllje tronditëse. Libri pritet të dalë në shitje më datën 5 mars dhe lexuesit e adhuruesit e trilogjisë po e presin atë me padurim për të kuptuar sesi do të mbarojë historia e nisur në fillim të trilogjisë në vitin 2011.

Përjetësim në vargje dhe krijime artistike

description


“Trinomi i lirisë” është titulli i librit me poezi përkushtuese për Jusuf e Bardhosh Gëvallën dhe Kadri Zekën. Ky libër përmban 43 poezi të 34 autorëve që jetojnë dhe punojnë ne botën e jashtme. Këtyre  krijimeve që  janë mbledhur nga Neki Lulaj dhe Hasan Qyqalla u paraprinë edhe një fjalë e redaktorit të librit Halil Haxhosaj dhe një fjalë përkujtimi nga Martin Çuni.


Kujtesë historike
Autorë të poezive në këtë libër janë nga të gjitha trojet shqiptare dhe secili nga ta në mënyrën e vet u përpoq t’i poetizojë shqetësimet dhe admirimin e vet, që ka për këta tre martirë të lirisë. Poezitë janë dhënë me një pasion të madh dhe me një gjuhë plot figuracion. Autorët na e paraqesin Jusufin, Bardhoshin e Kadriun ashtu si ishin në jetë, si njerëz që nuk e duruan dot robërinë, dhe që gjithë jetën punuan për lirinë e Kosovës. Autorët në krijimet e tyre kanë përjetësuar personalitetet e këtyre martirëve, duke e dhënë një pasqyrë të veçantë për figurën e tyre. Këto figura nëpërmes këtyre poezive bëhen kujtesë historike, motiv i fuqishëm letrar dhe shprehje e mallit dhe e dhembjes së thellë njerëzore. Nëpërmes këtyre poezive, martirëve që u kushtohen, ato përjetësohen dhe figura  e tyre ngrihet edhe më lart dhe kështu ata mbesin të pavdekshëm ndër brezni.
Vargëzim përkushtues
Siç thotë edhe redaktori i librit, Halil Haxhosaj, garnitura poetike e vargjeve të këtyre poetëve dhe të të tjerëve buron thellë në frymëzimet dhe skalitet fort në figuracionin dhe shprehjen e vargëzimit përkushtues. Martirët e përjetësuar në këtë libër me veprën dhe idealin e tyre atdhetar  ishin frymëzim i përhershëm i të  rinjve, luftëtarëve dhe pishtarëve të tjerë, madje edhe luftëtarëve të UÇK-së. Andaj kjo vepër “Trinomi i lirisë” është libër i veçantë dhe ka rëndësinë e vet se ka mbledhur në një vend poezitë përkushtuese të poetëve nga vende të ndryshme të trojeve shqiptare, por që  për momentin janë në diasporë.

Në botën e drogës

description

Edhe pse nganjëherë i përcjell filmat e mirë si “Zero Dark Thirty” dhe “Argo”, fraza ‘inspiruar nga një ngjarje e vërtetë’ e paraqitur shumë shpesh në fillim të filmit është paralajmërim se do të shihni diçka ‘inspiruese’ në mënyrën më banale të triumfit të shpirtit njerëzor. Ajo që është befasuese për “Snitch” është se në vend se të marrë rrugën e shkurtër për një ngritje të parrezikshme emocionale ose një aksion të një ushtari të vetëm, filmi krijon një ndjenjë të dëshpërimit real dhe të frikës, derisa shfaq një person që në mënyrë të pabesueshme mund disa ‘djem të këqij’. Duejn Xhonson luan babanë, i cili hyn në botën e krimit për të shpëtuar djalin e tij, histori kjo e inspiruar nga një ngjarje e vërtetë.

Një yll në rolin kryesor

Me fjalë të tjera, ky film është mjaft i mirë me yll në rolin kryesor Duejn Xhonsonin. Shpresat më të mëdha të kompanisë filmike mbeten te turmat që pëlqejnë aksionin, që pa dyshim do të mbeten të kënaqur, edhe pse filmi pretendon të shpërndajë doza të brutalitetit. Mirëpo për Xhonsonin, ashtu si për publikun, kjo mund të zgjerojë perceptimin e roleve të tilla si të duhurat për të, derisa ai po hyn në moshën 40-vjeçare. Pjesa ‘inspiruese’ e filmit gjendet te fakti se një baba Xhon Methjus (Johnson) dëshiron të shkojë deri në limitet absolute për të parandaluar djalin e tij adoleshent Xhejsonin (Rafi Gavron) nga kalimi i 10 vjetëve në burg për shkak të një gabimi të marrë.

Dëshmi kundër shpërndarësit të drogës

Xhejson largohet për pushim mjekësor dhe pranon një kuti plot ekstazi si një lloj nderi për një mik dhe për ta provuar me të dashurën e tij. Duke mos dashur ta zbulojë mikun e tij, Xhejson i tmerruar lihet vetëm aq i pambrojtur sa një lepur në një fole dhelpre. Nëna e tij e mërzitur fajëson Xhonin, ish-bashkëshortin e saj, derisa ndihma e vetme që i vjen është nga një avokate politikisht e uritur Xhoan Kigan (Susan Sarandon), e cila thotë se Xhejson duhet të sajojë dëshmi kundër një tjetër shpërndarësi të drogës, edhe pse ai nuk e di arsyen. Pa dëshirë Xhoni mbështetet në një nga punëtorët e tij Daniel Cruz (Jon Bernthal), i cili ka kaluar kohë në burg, për të shkuar në drejtimin e duhur – një vendim pikëllues pasi që ai mundohet të mos kthehet më në atë gjendje.

Rreziqet nga karteli meksikan

Por, Xhoni më në fund e siguron hyrjen te shpërndarësi i drogës Malik (Michael Kenneth Williams) një humbës i dyfishtë, i cili pasi teston gjallërinë e tij, e lejon atë që të marrë pjesë në një shpërndarje droge brenda dhe jashtë shtetit. Skena e parë e madhe e aksionit nuk arrin deri pas një ore, në të cilën pikë rriten rreziqet, për shkak të përfshirjes së një karteli meksikan të drogës të drejtuar nga Huan Karlos (Benjamin Brat). Rreziku me të cilin përballen duket shumë real, e po ashtu edhe ankthi i tyre për kompromiset morale.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...