Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/02/23

Gani Xhafolli e fitoi çmimin “Ali Podrimja”

description


Krijuesi Gani Xhafolli është shpallur fitues i çmimit “Ali Podrimja”, që e ndan Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë në kuadër të Orës së Madhe Letrare “Pavarësia”, që mbahen për çdo vit në për ta shënuar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Këtë çmimi ai e mori me poezinë “Diell mbi Krujë dhe Prekaz”.


Nderohet Shkurte Fejza

Një mirënjohje “Pavarësia” për kontributin në zhvillimin e artit muzikor, Unioni e ka ndarë për këngëtaren e muzikës popullore, Shkurte Fejza.

Ndërsa janë ndarë edhe mirënjohje të tjera për personalitete të njohura nga fusha e letërsisë, muzikës, gazetarisë, artit skenik dhe fusha të tjera. Fituesi i çmimit “Ali Podrimja”, Xhafolli, përveçse ka mbetur i kënaqur me marrjen e këtij çmimi, është shprehur se ndihet mjaft mirë që gjendet në një ambient me të madhen Shkurte Fejza, e cila, siç është shprehur ai, i jep dritë, jo vetëm ambientit ku mbahej manifestimi, por edhe vetë diellit. “Nuk janë llambat e KEK-ut që janë duke bërë dritë në këtë sallë. Por, është vetë Shkurte Fejza, e cila dritë i jep edhe e vetë diellit”, ka thënë ai. Ndërsa këngëtarja Shkurte Fejza, duke e pranuar mirënjohjen “Pavarësia”, ka thënë se mbetet e lumtur me marrjen e një mirënjohjeje nga ata nga të cilët është frymëzuar dhe ka kënduar vargjet e tyre.


Mirënjohje për gazetarët Blerim Haxhijaj dhe Isa Vatovci


Përveç këngëtares Fejza, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë ka nderuar me mirënjohje edhe studiuesin Idriz Ajeti, studiuesin Imri Badallaj, si dhe gazetarët Blerim Haxhijaj nga RTK -ja ‘Progami i mëngjesit’ dhe Isa Vatovci nga gazeta “Kosova Sot”. Mirënjohje post mortum, USHKHS-ja ndau për diplomatin dhe krijuesin Gani Azemi dhe për sociologun Gani Bobi.

Vlerat e rralla të historisë dhe kulturës shqiptare


Vlerat e rralla të historisë dhe kulturës shqiptare

Të interesuarit mund t’i shfrytëzojnë edhe nga një lap top

Me këtë lloj bukurshkrimi At Shtjefën Gjeçovi ka lënë në dorëshkrim veprën e tij mbi trashëgiminë iliro-pellazgjike.
E futur në një makinë moderne skanimi, e sofistikuar e super e shpejtë, dorëshkrimeve të rralla si këto, hartave të vjetra dhe fondit antikuar në Bibliotekën Kombëtare, u jepet mundësia e digjimit.
Në sajë të marrëveshjes që Agjencia Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar ka nënshkruar me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Prezantimi u bë sot me praninë e ambasadorit turk në Tiranë Hasan Azan.
Janë digjituar dhe hedhur on line disa harta të shekujve gjashtëmbëdhjetë e tetëmbëdhjetë. Por kjo është bërë me mënyrën e vjetër, thënë ndryshe “heroike”, me të cilën kanë punuar specialistet e Bibliotekës sonë Kombëtare

Dixhitalizohen antikuarët e Bibliotekës Kombëtare


Dixhitalizohen antikuarët e Bibliotekës Kombëtare
Koleksionet e rralla, librat antikuar që ndodhen në Bibliotekën Kombëtare do të dixhitalizohen, duke bërë të mundur që çdo lexues të mund t’i lexojë ato. Kjo nismë bashkëkohore e Bibliotekës Kombëtare duket se po ecën me ritme të mira. Puna e nisur fillimisht me aparatura modeste, tashmë do të realizohet nëpërmjet Qendrës së Dixhitimit e financuar nga Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, u shpreh dje gjatë prezantimit të kësaj qendre, se ruajtja më e mirë që mund t’u bëhet librave në kuptimin shkencor është ruajtja duke i dixhituar”. Janë disa nga kategoritë që Bibliotekës i duhet që t’i ruajë. Paraardhësit tanë i kanë ruajtur dhe ne kemi detyrën t’i ruajmë dhe në mënyrën bashkëkohore elektronike”, tha Plasari.
Projekti ka kushtuar 60 mijë euro dhe baza e tij kryesore është një aparaturë skaneri e posaçme për librat, që siguron një cilësi shumë të lartë të librave. Biblioteka Kombëtare ka dixhitalizuar deri tani periodikun “Albania”, koleksionin e hartave të vjetra, si dhe skedarët. Në fondin e Bibliotekës ndodhen 2449 vepra të rralla të botuara në shekujt XV-XVIII, përfshirë edhe veprat e para në gjuhën shqipe, veprat në latinisht të humanistëve shqiptarë, botimet e Voskopojës si dhe 7 inkunabula. Libri më i vjetër i këtij koleksioni është vepra e Papa Piu II, botuar në Milano, në vitin 1473, i cili flet për pjesëmarrjen e Skënderbeut në koalicionin kundër osman të të krishterëve.

Zyrtari i DASH, Filip Riker: Nacionalizmi është i rrezikshëm.


Riker: Obama përfaqësohet nga Arvizu, jo nga Podesta
Zyrtari i DASH, Filip Riker: Nacionalizmi është i rrezikshëm. Duam të shohim llogaridhënie për 21 janarin. Jemi të shqetësuar për zgjedhjet
Zëvendësndihmës Sekreetari amerikan i Shtetit, Filip Riker, në një intervistë për Top Story, tha se nacionalizmi nuk i duhet Shqipërisë. Sipas tij, nacionalizmi shërben për të shpërqendruar vëmendjen nga reformat dhe integrimi.
Riker pranoi në mënyrë të tërthortë ekzistencën e memos amerikane, kur tha se këto gjëra për nacionalizmin i thonë publikisht dhe privatisht.
Zyrtari amerikan shprehu nevojën e zgjedhjeve të lira dhe u shpreh se është i shqetësuar për një gjë të tillë.
Riker tha se për 21 janarin, ata presin llogaridhënie për vrasjet.
Ai mbrojti ambasadorin amerikan, Arvizu, duke thënë se janë krenarë për punën e tij. Ai tha se lobistët në SHBA nuk kanë ndikim në politikën e Uashingtonit për politikën e jashtme.
Riker e nisi intervistën duke thënë se ka ardhur në Shqipëri nga Brukseli, ku ka ndjekur nga afër bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është shumë i rëndësishëm.
Kjo do të jetë e mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe Serbi,” tha Riker.
“Mendoj që marrëdhëniet e mirë të fqinjësisë në të gjitha vendet e Ballkanit, ndihmojnë çdo vend në rajon,” shtoi më tej Riker, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen për Kosovën.
Riker tha se ai mbulon shtatë vende të rajonit në DASH dhe ka dëshirë që të vizitojë secilin nga këto vende së paku dy herë në vit.
“Shqipëria është një nga dy vendet që është anëtar i NATO-s, nga këto shtatë shtete për të cilat unë kam përgjegjësinë në Departamentin e Shtetit,” tha Riker, duke theksuar në këtë mënyrë se ata interesohen shumë për ecurinë e Shqipërisë.
“Hyrja në BE është rruga më e mirë për një stabilitet dhe begati në Shqipëri,” tha Riker.
“Mendoj se sikurse e dini, ka pasur disa frustrime përsa u përket proceseve. Anëtarësimi në BE është një proces kompleks, sepse ka standardet e caktuara. Mendoj se BE-ja ka qenë shumë e qartë se dëshiron që Shqipëria të marrë statusin,” komentoi ai ecurinë e integrimit të Shqipërisë, që ka ngecur prej thuajse katër vitesh.
“Ne do të vazhdojmë asistencën tonë që politikanët të punojnë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët,” tha Riker.
Energjia
Fillimisht, Riker është pyetur në lidhje me gazsjellësin TAP, pas lajmeve se SHBA nuk e mbështet këtë projekt. Por Riker tha se ata mbështesin çdo vendim që merret nga konsorciumi i Shah Deniz.
“Dëshiroj ta përgëzoj Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjes për gazsjellësin TAP me Athinën dhe Romën.
Ne kemi folur për rëndësinë e sigurimit të energjisë. Korridori jugor do të sjellë burime të reja të furnizimit me gaz për Europën.
Ne do të mbështesim çdo vendim që merret nga konsorciumi i Shah Denizit.
Ne jemi për pluralizmin e burimeve dhe të projekteve,” tha Riker.
Nacionalizmi
Një vend të gjatë në intervistën e Riker zuri retorika nacionaliste në vend, që duket se është edhe shqetësimi kryesor në Uashington për momentin.
Riker tha se nacionalizmi është i rrezikshëm, ndërsa shtoi se ai sjell edhe shpërqendrim nga reformat.
“Mendoj që nuk është habi që nacionalizmi dhe retorika nacionaliste është diçka që e njohim, sepse e kemi parë se ku të çon nacionalizmi. Kjo sjell shpërqendrim nga fokusi qendror, që duhet të jenë reformat, përmirësimi i ekonomisë, që të krijohen mundësi më të mira për qytetarët, si dhe të punohet për fqinjësi të mirë, që është shumë e rëndësishme.
Harta e Europës është e caktuar, kufijtë janë të përcaktuar. Kështu që thirrja për të bashkuar shqiptarët, është joproduktive,” tha Riker.
“Ambasadori Arvizu ka bërë një punë të shkëlqyer në përcaktimin e mesazheve nga Uashingtoni për përmbajtje nga retorika e panevojshme nacionaliste dhe të përqendrohen tek jeta e qytetarëve”.
Riker ishte i prerë kur tha se kufijtë janë të përcaktuar në Europë.
“Sikurse e thashë, kufijtë në Europë janë të përcaktuar. Ajo ku gjendet Europa tani është Bashkimi Europian. Kjo përvojë ka sjellë stabilitet dhe begati. Kjo ka ndodhur sepse është lënë mënjanë retorika nacionaliste. Në vend të kësaj janë bërë reformat dhe janë lënë pas fantazmat nacionaliste të së shkuarës,” tha Riker.
“Ne shikojmë të njëjtat mundësi në këtë rajon. Ballkani është pjesë e Europës dhe SHBA do ta shohë këtë rajon në paqe. Prandaj e kemi mbështetur Shqipërinë të bëhet anëtare e NATO dhe kjo ka qenë një arritje e jashtëzakonshme,” vijoi zyrtari i SHBA, duke theksuar sërish se kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar.
“Në vend që të shpërqendrohemi në diskutime të panevojshme për nacionalizmin, duhet të përqendrohemi tek ajo se çfarë duhet bërë që këto vende të ecin përpara”.
I pyetur se deri në cilën fazë, deklaratat nacionaliste prishin marrëdhëniet me SHBA, ai tha: “Ne kemi marrëdhënie të forta bilaterale. Kur ne dëgjojmë retorikë nacionaliste, i ngremë këto shqetësime në frymën e miqësisë, me një dorë të shtrirë. Kjo vlen për politikanët e të gjithë spektrit”.
I pyetur nëse mesazhi për nacionalizmin është për një politikan të caktuar, apo për të gjithë spektrin, Riker tha: “Mendoj që është mesazhi është një për të gjithë. Ambasadori Arvizu flet në emër të presidentit të SHBA. Ne po flasim për të gjithë, kemi një mesazh të përbashkët për të gjithë rajonin, në mënyrë që të ndihmojmë Shqipërinë që të ecë përpara. Ky proces nuk lehtësohet prej nacionalizmave të panevojshme, pasi shpie drejt destabilitetit dhe nuk është i mirëpritur. Kemi folur në Kosovë dhe ata janë të pakënaqur nga retorika nacionaliste”.
Zyrtari i DASH ka konfirmuar ekzistencën e një memo në mënyrë të tërthortë. Ai tha se ato janë pikëpamjet e SHBA, që po shprehen edhe publikisht, por janë shprehur edhe privatisht.
“Gazetarët i pëlqejnë këto drama. Sidomos në Ballkan. Nuk diskutojmë bisedat tona private diplomatike. Ato janë pikëpamjet që kemi. Kjo retorikë nacionaliste na shqetëson ne, shqetëson miqtë evropianë. Ndaj të mos shpërqendrohemi nga reformat.
Ky është mesazhi që unë kam. Ne duhet të flasim privatisht, por do flasim edhe publikisht sepse kemi një marrëdhënie të fortë. Ne po ecim në axhendën që shqiptarët kanë thënë se është përparësi e tyre dhe kjo është integrimi evropian,” tha Riker.
Zgjedhjet
Riker ka përsëritur nevojën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend. Ai tha se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. Riker shtoi se ata janë të interesuar për procesin dhe jo për fituesin.
“Ne kemi shqetësime dhe këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për Brukselin dhe Uashington sepse do të vendosin tonin për fazën tjetër të të ardhmes së Shqipërisë.
Ne do të punojmë së bashku që të sigurohemi se këto zgjedhje të jenë absolutisht të suksesshme.
Ne jemi të kënaqur që mund të ndihmojmë në këto zgjedhje duke ngritur kapacitetet, duke vëzhguar, duke ofruar 1 milion dollarë, i bindur se duke punuar së bashku këto zgjedhje mund të shihen si të suksesshme nga Brukseli e Uashingtoni, por edhe nga qytetarët shqiptarë,” tha Riker.
“Sikurse tha Klinton, kushdo që fiton nga këto zgjedhje të lira të ndershme, ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku.
Ne jemi shumë krenarë që Shqipëria është aleate e NATO-s. E dimë që proceset e vështira mund të përmbushen nëse punojmë së bashku”.
Madje Riker theksoi se edhe në SHBA kanë pasur vështirësi në zgjedhje.
21 janari
Duke folur për 21 janarin, ambasadori Riker tha se deklarata e dhënë nga Arvizu pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, është konsultuar me Uashingtonin.
Riker tha se ata duan të shohin llogaridhënie për 21 janarin.
“Mendoj që deklarata e ambasadorit Arvizu flet më vete dhe është një deklaratë e konfirmuar nga Uashingtoni. Arvizu është përfaqësuesi personal i Obamës. Ne kemi qenë të shqetësuar nga verdikti dhe kemi shprehur pikëpamjet tona,” tha Riker.
“SHBA kanë qenë të kënaqur që kanë ofruar asistencën kur na është kërkuar. Për shkak të kësaj ne kërkojmë të shohim llogaridhënie dhe drejtësi në këtë rast. Kjo nuk do jetë çështje amerikane, ajo do jetë çështje shqiptare. Kjo nuk është një çështje politike. Kudo në rajon ka një tendencë për të politizuar çështjet. Kjo nuk ka lidhje me asnjë palë. Nuk duhet të përdoret si top futbolli në këto zgjedhje. Por ne duam të shohim llogaridhënie. Shpresojmë që do jepet llogari dhe do përdoren këto fakte.
Ju keni parë që ka pasur një apel. Le të vazhdojmë përpara. Shpresojmë që të ketë një ndjesi se ka një llogaridhënie,” theksoi Riker, duke shtuar se asgjë nuk ka për të kthyer jetët e katër personave që janë vrarë, prandaj duhet llogaridhënie.
Për Arvizunë
Riker ka vlerësuar punën e ambasadorit Arvizu duke thënë se ai është përfaqësuesi personal i presidentit të SHBA.
“Sikurse e thashë, ambasadori Arvizu është përfaqësuesi personal i presidentit të SHBA. Jemi shumë krenarë për ambasadorin Arvizu. Jam krenar që është kolegu i imi. Punojmë jashtë mase ngushtë, sepse bota e tashme është botë e komunikimeve. Jemi krenarë për ambasadorin dhe ekipin e tij, me diplomatë të shkëlqyer dhe stafin lokal. Shqipëria ka po ashtu një ambasadë të shkëlqyer në Uashington.
Politikat përcaktohen nga presidenti dhe zbatohen nga ambasadorët. Kur kemi ndryshime pikëpamjesh, i shprehim publikisht dhe privatisht. Për këtë shërben aleanca. Shpresoj të vazhdojmë të punojmë së bashku për të qenë pjesë e një Europe të plotë e në paqe,” tha Riker.
Për lobistët
Nj tjetër shqetësim i ngritur në emision ishte edhe lobimi që bën qeveria në Uashingtoni.
I pyetur nëse ky lobim ndikon në qëndrimin e qeverisë amerikane, Riker tha: “Nuk mund të komentoj për transaksionet private. Ato janë kompani private. Por sikurse thashë, politikat vendosen prej presidentit të SHBA dhe Sekretari i Shtetit. Ambasada jonë këtu ka marrëdhënie të shkëlqyera me qeverinë e Shqipërisë dhe spektrin politik”.
“Në Uashington ka shumë aktorë që punojnë me qeveri dhe individë për t’u shpjeguar se si funksionon Uashingtoni.
Është e rëndësishme që të kuptohet se politika e jashtme përcaktohet nga presidenti dhe ekipet në Departamentin e Shtetit”.

Zgjedhje, konform standardeve ndërkombëtare


Mesazhi i Vestervelles: Gjermania mbështet integrimin, plotësoni kriteret
Në vizitën e parë në Shqipëri Ministri i jashtëm gjerman i ka shprehur mbështetjen Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ai e vuri theksin tek sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes dialogut, por edhe tek zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve.
Në takimin e zhvilluar me presidentin Nishani, ky i fundit nënvizoi faktin se Shqipëria ka kapacitete dhe infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme, por sfida e vetme mbetet kultura politike e aktorëve dhe shprehu bindjen se klasa politike shqiptare do ta kalojë këtë sprovë me sukses.
Presidenti Nishani e siguroi ministrin Ëesterëelle se “Shqipëria ndonëse një vend i vogël ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj si kontribuese thelbësore e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon duke forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin rajonal dhe duke inkurajuar shqiptarët që të mbështesin zhvillimin e demokracisë dhe prosperitetin ekonomik në vendet ku ata jetojnë. E gjitha kjo bazohet në një traditë sipas të cilës shqiptarët u kanë ofruar fqinjëve miqësi dhe paqe”.
Në përgjigje Kryediplomati gjerman pasi shprehu dakortësi me mendimet e mësipërme të Presidentit Nishani u shpreh se vjen me një mesazh shumë të qartë e të thjeshtë se “Gjermania do të jetë në anën tuaj sidomos gjatë udhëtimit tuaj europian. Për ne nuk është një çështje kombëtare apo ekonomike, por një qëndrim politik dhe strategjik që të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë anëtarë të Bashkimit Europian”.
Në këtë kuadër, Ministri i Jashtëm Ëesterëelle veçoi se kriteret janë kërkesa objektive duke vlerësuar për momentin si shumë të rëndësishme përgjegjësinë e faktorëve politikë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe realizimin e kritereve të Komisionit Europian.
Kryediplomati gjerman shprehu vlerësime shumë pozitive për rolin e Shqipërisë në rajon dhe shtoi se mbetet i bindur se Shqipëria do të vazhdojë ta luajë këtë rol edhe në të ardhmen.
Presidenti Nishani dhe Ministri Ëesterëelle shprehën bindjen se Shqipëria dhe Gjermania mbeten partnerë seriozë në bashkëpunimin dypalësh, shumëpalësh dhe në procesin e integrimit europian.

Berisha-Westewelle: Zgjedhje, konform standardeve ndërkombëtare
Kryeministri Berisha ka marrë mbështetjen e ministrit Guido Westerwelle, se Gjermania do të vijojë të jetë një partner e mik i ngushtë i Shqipërisë dhe njëkohësisht një mbështetës i fuqishëm për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
“Dëshiroj tu siguroj se Gjermania do të vijojë të jetë një mik i besueshëm dhe një mbështetës i fuqishëm i integrimit të Shqipërisë në BE. Por jo vetëm kaq, Gjermania gjithashtu është e shumë e interesuar për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si dhe për të parë zgjerimin e investimeve të saj në Shqipëri” është shprehur ministri Westerwelle gjatë takimit me kryeministrin.
Ndërsa kryeministri Berisha duke u ndalur tek përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshëm të 23 Qershorit, e njohu zotin Westerwelle me rezultatet e rëndësishme që janë arritur në fushën e reformës zgjedhore, çfarë ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë reflektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it dhe njëkohësisht sistemin më të saktë të numërimit të votave në planet.
Arritje të rëndësishme në këtë drejtim u vlerësuan gjithashtu edhe rritja e numrit të qendrave të numërimit dhe atyre të votimit, të cilat do të bëjnë të mundur reduktimin e ndjeshëm, si të radhëve të qytetarëve që do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ashtu edhe të reduktimit të kohës së numërimit dhe shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. “Ky kuadër eficent ligjor dhe institucional, është një garanci solide për realizimin e zgjedhjeve të përgjithshme konform standardeve ndërkombëtare” përfundoi Kryeministri Berisha.
Kryeministri Berisha ritheksoi se Shqipëria do të vijojë, ashtu si deri më sot, me politikën e saj të moderuar e promovuese të miqësisë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe atij evropian. “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është dhe mbetet projekt madhor për vendet e rajonit, si e ardhmja më e mirë dhe më e sigurt e tyre.” theksoi kryeministri. “Ndërkohë, vijoi më tej ai, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të lihen pas ndjenjat dhe shfaqet e albanofobisë, të cilat, jo vetëm që nuk i shërbejnë paqes e bashkëpunimit në rajon, por as edhe projektit të integrimit të tij në BE.”
Në takim u diskutua për një sërë fushash ku bashkëpunimi dypalësh pritet të shënojë arritje të reja të rëndësishme, si fusha e turizmit, sektori i energjisë elektrike, shkëmbimet kulturore dhe në fushën e arsimit e trajnimit profesional. Në këtë kontekst një rëndësi e veçantë do ti kushtohet zgjerimit të mësimit të gjuhës gjermane nga qytetarët shqiptare, në veçanti nga të rinjtë shqiptarë.
Në takim u vlerësua interesi gjithnjë në rritje i firmave gjermane për të investuar në Shqipëri në shumë sektorë, duke sjelle si shembull projektin më të fundit të investitorit prestigjioz gjerman, për ndërtimin e një parku logjistik, i cili pritet të krijojë 9 mijë vende të reja pune, si dhe të ofrojë trajnim profesional për qytetarët shqiptarë.

Rritje e biznesit Amerikan në Shqipëri


Reeker Berishës: SHBA do të mbështesin fuqishëm Shqipërinë
Kryeministri Berisha priti sot në një takim zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA z. Phillip Reeker dhe shtroi një drekë për nder të tij, e cila u zhvillua në një atmosferë shumë të hapur e miqësore.
Kryeministri Berisha e falënderoi z. Reeker për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të SHBA dhe Qeverisë Amerikane dhe atë të Presidentit Obama ndaj Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe. Në takim u vlerësua gjithashtu edhe një herë vizita historike e ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton në Shqipëri dhe njëkohësisht fakti, që në krye të departamentit të shtetit pas largimit të saj qëndron sërish një mik e mbështetës madh i Shqipërisë e shqiptarëve siç është Sekretari i Shtetit John Kerry, të cilit Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin ti ridërgojë përshëndetjet e urimet më të përzemërta.

Më tej biseda u ndal në përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend. Kryeministri Berisha theksoi se, realizimi me sukses i reformës zgjedhore ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë reflektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR-it. Në këtë kuadër, ai nënvizoi masat e marra nga administrata zgjedhore për rritjen e ndjeshme të shpejtësisë dhe transparencës në votim dhe numërim. Kryeministri Berisha i ripohoi z. Reeker dëshirën dhe kërkesën e qeverisë shqiptare , që SHBA të dërgojnë numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve të zgjedhjeve duke e siguruar atë se qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të zbatuar çdo masë në kuadër të shtetit ligjor që zgjedhjet e 23 qershorit të plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në shumë fusha, duke u ndalur në veçanti në bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe atë në sektorin e mbrojtjes si dhe u rikonfirmua vendosmëria e për ta thelluar e zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin e frytshëm, e të suksesshëm midis të dy vendeve në të gjitha fushat me interesa të ndërsjellë. Z. Reeker i ripohoi Kryeministrit Berisha, se SHBA do të vijojnë të mbështesin fuqishëm Shqipërinë e rajonin, përfshi edhe përpjekjet për integrim në Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst, z. Reeker përshëndeti edhe marrëveshjen e fundit trepalëshe midis Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë, si një shenjë tjetër e klimës së bashkëpunimit për interesat e përbashkët të këtyre vendeve.


Më tej në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon, ku Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin të shpreh edhe një herë mirënjohjen më të thellë ndaj SHBA, qeverisë amerikane, presidentin Obama dhe sekretarit të shtetit Kerry, për mbështetjen e palëkundur për paqen e stabilitetin e rajonit, perspektivën euroatlantike të tij dhe në veçanti për mbështetjen e paçmuar ndaj Republikës së Kosovës.


------------------

Riker takon Panaritin: Rritje e biznesit Amerikan në Shqipëri
Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti priti në një takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Phlip Reeker.
Të dy bashkëbiseduesit konfirmuan nivelin e shkëlqyer strategjik të marrëdhenieve ndërmjet dy vendeve si në aspektin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh si dhe vlerësuan edhe një herë dimensionin e bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve në përballimin e sfidave të sigurisë globale edhe në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimeve politike dhe u ndalën veçanërisht në rritjen e pranisë së biznesit Amerikan në Shqipëri dhe në rajon.
Në takim u disktua dhe për zhvillimet në rajon ku u theksua edhe një herë rëndësia e ekzistencës së frymës së dialogut dhe bashkëpunimit në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Europiane të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë është takuar edhe me kryeministrin Berisha dhe më pas do të takohet me kreun e opozitës Edi Rama.

Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe?




Në një kabllogram të faqes Wikileaks që mban datën 15 tetor 2009, ambasadori amerikan në Shqipëri, John Widhers shpreh shqetësim për deklaratat e kryeministrit, Sali Berisha për Shqipërinë e Madhe. Kabllogrami mban titullin: Berisha po flirton me Shqipërinë e Madhe?

Në fillim të gushtit Berisha bëri testin e parë në ujërat e politikës kosovare kur u takua me dy liderë të partive kosovare e nënshkroi me ta memorandume bashkëpunimi. Disa kritikë u tërbuan e fajësuan Berishën se po mbante krah në politikën e Kosovës, nis kabllogrami. Megjithatë tensioni u bë shumë më i lartë kur Berisha në një intervistë foli për bashkimin e kombit shqiptar, raporton Shqiptarja.com.

Këshilltarët e kryeministrit na thanë se Berisha e sheh veten si një tip këshilltari si një burrë i urtë shteti për politikanët shqiptarë në Kosovë e Maqedoni, thuhet në kabllogram. Qeveria serbe reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur dhunim të sovranitetit të Serbisë. Ish- ministri i Jashtëm Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se komentet nuk kishin lidhje me bashkimin territorial Shqipëri-Kosovë, por me bashkimin në idealet e BE.

Por tensioni nuk u ul dhe ambasada amerikane mbeti e shqetësuar, sidomos kur Fevziu, që ambasada e quan një analist shumë pranë Berishës, publikoi editorial tek Panorama, që cilësohet si një e përditshme pranë qeverisë. Fevziu shkruante se nuk duhet të ketë askush frikë nga bashkimi mes Kosovës e Shqipërisë. Në këto kushte, Uidhers e thirri Berishën në zyrën e tij duke i thënë se deklaratat e tij komplikojnë përpjekjet e SHBA për të avancuar paqen e stabilitetin në rajon Ambasadori i kërkoi Berishës që të përdorte udhëtimin e tij në Kosovë për të qartësuar qëndrimin e Shqipërisë për sovranitetin e Kosovës, thuhet në kabllogram. Dhe Berisha u soll si një nxënës i mirë. Në kabllogram thuhet se ai tha se komentet e tij ishin keqkuptuar, se kishte bërë kurrë thirrje për unifikimin e dy shteteve.

Një e mirë e këtij keqkuptimi ishte se Ilir Meta realizoi një vizitë në Serbi, thuhet në kabllogram.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...