Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/04/25

(Ri)leximi dhe leximet konvencionale


Gazmend Krasniqi


Konsideratat e kritikës ndaj Migjenit duket se kanë ndryshuar me kalimin e kohës, nga këndvështrimi i periudhës para çlirimit te kritika marksiste-leniniste. Por a është sot Migjeni i anashkaluar në kritikën shqiptare?

Duket sikur ka bërë vend shqetësimi se sot flitet pak për Migjenin, se ai është mënjanuar nga studimet letrare. Ndoshta theksohet kjo “pak”, si për të thënë se për këtë poet dikur është folur shumë, duke u popullarizuar, gati duke u bërë një simbol i shkrimit të poezisë, saqë për dikë tjetër mund të ngrihet pyetja se mos ndoshta janë thënë aq shumë gjëra, pra nuk ka mbetur gjë për të thënë, apo se mos ndoshta kemi zgjimin e një qëndrimi të caktuar politik, sipas disa pretendimeve nga rrethe të tjera të caktuara.

Mendojmë se ky shqetësim përligjet nga shkrimet e shumta të bëra dikur për të e poezinë e tij, nga futja e vazhdueshme dikur e poezive të tij në tekstet shkollore dhe mënyra e komentimit të tyre – përgjithësisht sociologjik. Kjo është fizionomia më e popullarizuar e këtij poeti. Një anë tjetër e kësaj fizionomie është përdorimi politik dhe ideologjik i kësaj poezie si kundërvënie ndaj një letërsie të etiketuar për disa dekada si reaksionare, kryesisht ndaj emrave si Fishta e Koliqi.

Teksti “Historia e letërsisë shqiptare” (1983) ndoshta e përcakton këtë që thamë, kur shkruan: “Migjeni dhe vepra e tij u bënë objekt i vazhdueshëm studimi. Kritika dhe historiografia letrare borgjeze e vendit, para Çlirimit, dhe e jashtme, në ditët tona u orvatën ta paraqitin shkrimtarin si një “yll krepuskolar”, apo si një ithtar të rrymës borgjeze të “të zhgënjyerve” në prag të Luftës së Dytë Botërore; bile edhe ta nënvleftësonin vlerën e artit të tij. Kritika dhe historiografia jonë letrare, të mbështetura në metodologjinë dhe estetikën marksiste-leniniste, i kanë bërë veprës së Migjenit një vlerësim dialektik dhe i kanë dhënë poetit vendin që i takon në letërsinë shqiptare. Meritat e veprës së tij, tanimë janë çmuar në shkallë botërore”. Ky është një përfundim, por vetë trajtimi te zëri Arti i Migjenit, gjuha, ka nga këto shprehje kyçe: “…krahas paraqitjes së mjerimit të popullit, urrejtjes së grumbulluar te masat, protestës e revoltës së tyre, shkrimtari, në emër të forcave të reja shoqërore, bëri thirrje për përmbysjen e rendit të padrejtë politik, ekonomik e shoqëror”.

Duket qartë se, nën shtysat e pozitivizmit apo të realizmit socialist, asaj krijimtarie i kërkoheshin detyra shumë më të mëdha sesa mund të kërkohen nga një vepër arti. Kështu figura e tij të bëhej e përdorshme për qëllime jashtëletrare, siç kishte ndodhur edhe në esenë e një shkrimtari me shumë ndikim si Kadareja: Migjeni – një uragan i ndërprerë. E përmendim këtë, sepse eseja nuk ishte botim i rastit, por parathënie e botimit të plotë të veprës së Migjenit.

Shqetësimi i mësipërm na tregon që edhe pas kaq dekadash shohim se nuk është konsoliduar, sado përafërsisht, figura e një poeti si ai. Me një vështrim, sado sipërfaqësor, do të shohim se peshorja e studimeve rëndon nga studimi i jashtëm i kësaj poezie, gjë që e ka bërë të luhatshme figurën e këtij poeti dhe na nxit për vështrimin tjetër – atë të brendshëm.

Ka pasur një kohë përpara këtij studimi të jashtëm, kur Migjeni i nënshtrohej një studimi të brendshëm. Atë vit që vdiq Migjeni, kemi punimin e Dhimitër Shuteriqit të ri, që thotë se ai iu largua metrikës tradicionale, ritmeve dhe rimave të saj, pasi u bë dominante asonanca, e cila nuk qe pranuar më parë. Sipas këtij punimi, Migjeni ia dha asaj vendin e nderit në poezinë e vet, sepse “ajo asht ma delikate në tingull, se nuk ta vret as syrin as veshin, ngaqi asht ma e shpeshtë e ma e larme se rima”. Po si mund të ketë poezi pa ritëm e rimë, ngrihet pyetja. Autori i punimit e ngre pyetjen për t’iu përgjigjur po vetë. “Nji kësij pyetje e bajnë ata qi s’e dallojnë vargun metrik nga poezia. Tue përziem vargonim e poezi, ata harrojnë se ka vargje të përpikët pa farë poezie brenda, e prozë qi asht poezia vetë. Me fjalë të tjera, për Migjenin – si edhe për ne – poezia nuk asht as vargu, as proza, por diçka që shfaqet në to, tue u dalluem prej tyne. Prandaj nuk mund të themi se Migjeni s’asht poet, vetëm se të shprehunit e tij vesh nji rrobe që i përngjan hem vargut, hem prozës, qëndron në mes të të dyjave”. Në vazhdën e këtij trajtimi është edhe Qemal Draçini, kur thotë për Migjenin, “ka të simbolizmit paraqitjet e gjendjeve të brendshme shpirtnore me simbole të jashtme, pasqyrimin e shpirtit n’objekte të natyrës, ka vetë ‘vargun e lirë’ e krijimin e asonancës, tonin fonologjik të vjershës – por mungon në përgjithësi muzikaliteti i përkryem i vargut, stolisja metaforike, paraqitja trashendentale e fytyrimit”.

Këto teza nuk patën zhvillim të mëtejshëm, sepse u përcaktuan edhe nga e ardhmja e atyre që i hodhën. E para i takon një studiuesi që, i prirë për drejtime të reja letrare (kupto: përmbajtësore) kaloi në drejtim tjetër, duke u bërë kodifikuesi i realizmit socialist. E dyta nuk mund të gjente vend te studimet që kërkonin t’i paraqisnin shqetësimet e tij individuale vetëm si sociale. (Përveç të tjerash – një tjetër faktor jashtartistik – autori i kësaj teze vdiq si armik i regjimit.) I brendshëm është edhe gjykimi i Koliqit – edhe pse ka vend për të diskutuar gjatë prej njohësve për raportin migjenian me poetët “e zhgënjyer” serbë – kur shkruan për të: “Lidhet me grupimin e poetëve serbë të quejtun razocarani (të zhgënjyemit). I stolisi poezitë e veta me reminishenca që vijnë nga kjo rrymë. Veç të tjerash, poezia e tij tash asht shprehë me nji shqipe të pasigurtë e jo të njitrajtshme, qi nxjerr në pah mungesën intime të çdo zàmi idiomatik. Ai, i vlersuem nëpërmjet nji kriteri të pastër estetik, mundet me e ruejtë nji vend në letërsinë mikpritëse shqiptare, por jo aq falë poezisë së tij të vrudhshme me sfond social, sa falë do modulacioneve të thjeshta qi t’kujtojnë Corazzini-n….”

Është fjala për këto vargje të Corazzini-t, i cili së bashku me disa shokë të tij, ashtu si dhe Migjeni, qenë goditur nga sëmundja e pashërueshme e kohës – tuberkulozi: Oh, po unë jam, unë jam vërtet i sëmurë!/ E vdes pak nga pak, çdo ditë. Është e qartë se krahasimi duhet bërë me këto vargje të Migjenit: Dalngadalë po shof/ Si jeta një nga një/ Secilën ndjesi/ Me tradhti/ Po ma vulos. Me sa duket, ky mendim i Koliqit plotësohet nga Qemal Draçini, megjithëse ky e ka shprehur këtë ide shumë më herët. Draçini thotë se te vargu i Migjenit “shpesh mbresët, ngashërimet, ndjesit, me një fjalë bota e brendshme shpirtnore shpërthen jashtë me ashpërsin e një shprehjeje së mbledhtë me gjasë të një formyle logjike”. Apo idetë përmblidhen në një frazë si aforizma. Një ilustrim i mendimit të Draçinit do të ishte ky: Na, të birt’ e shekullit të ri,/ me hovin tonë e të ndezun peshë,/ ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë/ dhe për fitore kem’ me ra fli. Në fakt, pas kësaj shprehjeje së mbledhtë me gjasë të një formyle logjike, përgjithësisht në segmente të shkëputura të tekstit, kapeshin interpretimet themelore që i bëheshin leximit të Migjenit, duke u realizuar pikërisht ajo që i druhej ky pyet: propagandimi para artit. Ilustrime të tilla mund të gjejmë disa – deri të më të pakapshmet apo banalet – por ky interpretim, sigurisht, binte ndesh me mendimet e shprehura nga autori për këtë problem, kur te letra që i dërgonte redaksisë së revistës “Bota e re”, thoshte: “Mendoj se kryesorja në gjitha artet është artistikja. Sepse, pyet ai: A thua poezia qytetare sociale nuk ka të drejtë në përkryerjen artistike; apo detyra e saj është – të jetë vetëm pllakat?”

Koliqi kishte shqetësime konkrete të historiografisë shqipe kur sillte në vëmendje se “Në përshtypje të parë Majakovskij, Esenin, Pasternak e tjerë shkrimtarë të Kryengritjes së Tetorit duken kryekëput të shkëputun nga vija historike e zhvillimit letrar rus. Por, po të vrehet me vëmendje nënshtresa e veprave të tyne, shihet se ndjekin me trajta e frymë të re (ndoshta jo me art më të lartë) gjurmat e Pushkinit, të Tolstojit e të Dostojevskit”. Kjo bëhet më e qartë kur shikon se, herë drejtpërdrejtë, herë jo, ai kërkon të shpjegojë raportet e tij me Migjenin, për të cilat gjykon se në Tiranën zyrtare po spekulohet, duke ia kundërvënë atij vetë. Sipas tij, Migjeni

“u imitue nga nji varg i dendun shkrimtarësh të rinj, por nuk arriti me krijue nji shkollë pikërisht sepse u shkëput nga tradita letrare vendase”. Draçini e çon më tej këtë ide kur shprehet: “Me Migjenin çelet e mbyllet njiheri nji anë e veçantë e poezis së mendimit shqiptar. E njimend: Migjeni u imitue në trajtë e në formë të vargut, ndoshta edhe n’atë t’ekspresionit, por nuk u ndoq edhe në mendim rryma e tij”. Koha i dha të drejtë vërejtjes për mosarritjen e krijimit të shkollës letrare, megjithëse për shumë kohë ka ekzistuar si iluzion se çështja qëndron ndryshe.

Kjo mënyrë diskutimi për Migjenin merr vlerë të veçantë po të kujtojmë se, për gati pesëdhjetë vjet, duket sikur ndër poetët shqiptarë është parë si shenjë e bashkëkohësisë vargu i lirë, por po ta shohësh me vëmendje, kupton se shpesh kemi të bëjmë me një keqkuptim që lidhet me titullin e librit poetik të Migjenit, i cili, në të vërtetë, nuk ka aluduar për poetikë por për etikë, sepse në vargjet e tij të çlira kemi vetëm gjurmë të atij që duhet ta quanim varg të lirë. Pipa pohon se titulli “Vargjet e lira” lidhet ma pak me metrikën sesa me karakterin e protestës. Për fat, në studimet më serioze kjo është vënë në dukje: “I revoltuar në jetë dhe në art” – në këtë kuptim të dyfishtë duhet marrë titulli i përmbledhjes “Vargjet e lira”. Pipa është i mendimit se në një vend ku poezia shoqërore nuk është gjë e re, poeti i “Vargje të lira” nuk do të dallohej shumë prej grupit të shkrimtarëve të tjerë shoqërorë. Por në Shqipëri është një i vetëm, është një pionier; “Puna e pionierit mund të ketë qenë edhe vetëm nji kushtrim, edhe vetëm nji gjest. Por ky gjest asht fatidik, ky kushtrim ka randsi”. Arshi Pipa pajtohet me idenë se “Hymja e Migjenit në letërsin shqipe shënon nji datë. Kjo hymje asht e vrullshme dhe e then traditën”.

Sipas argumentit të tij, në atë çast historik të poezisë shqipe qe gjë e rrallë për një poet që të mos shfaqej me tetërrokëshin shqiptar, çka do të jetë karakteristikë e shumë poetëve shqiptarë pas tij, prandaj sot e dallojmë me zor këtë cilësi migjeniane. Këtë ia shikon si heterogjenitet kulturor, sepse një poezi që kërkon të jetë antitradicionale, kërkon të lëvizë lirisht. Si jo shqiptare, Pipa ia shikon edhe sensin e fortë të metaforës. Kalimet e dhunshme apo kontrastet e thella janë një gjë e re në poezinë shqipe.

Sipas tij, që të shihet në brendësi përplasja me tradicionalen, vlen të krahasohet me kujdes poetika migjeniane me atë që gjallonte më përpara: kështu do të dallojmë regjistrin e veçantë stilistik të këtij poeti. Vlen të përmendim analizat që i janë bërë figurave gramatikore (inversionit dhe elipsës), figurave të diksionit (sinekdokës dhe krahasimit), apo figurave të tjera (thirrjes retorike dhe hiperbolës), aliteracionit dhe ritmeve origjinale. Vlen të përmendet pohimi i ndonjë stilisticieni se “që me Migjenin në poezinë shqipe ka vend të qëndrueshëm vargëzimi i mbështetur në ritmin e të folurit emocional sipas stilit të gjuhës bisedore, me elemente të rrëfimit lirik dhe nëpërmjet pyetjeve ose dialogut, me shumë krahasime po ashtu të bisedës së gjallë, me përpjesëtimin më të madh të foljeve kundrejt epiteteve poetike etj”; se në këtë mënyrë vargu: Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, do të shihet ashtu siç do të niste çdo bisedë, pra me tiparet e ligjërimit bisedor. Por në këtë ligjërim, në fakt, fshihet edhe një metaforë e fortë, e cila flet për një ligjërim bisedor shumë të ngritur, duke bërë të qartë talentin e mirëfilltë të poetit.

Studiuesit vërejnë se Migjeni arrin të krijojë ritme të ndryshme ndër poezi të ndryshme. Ai arrin edhe të ndryshojë ritmin brenda një poezie, si tek “Baladë qytetse”. E përshkruan gruan: …një hije gruaje,/ një kens këso bote,/ një fantom uje… Por kur vjen puna për të folur për vallen e gruas së mjerë nëpër rrugët e qytetit, në mënyrë që sarkazma të dalë më e dukshme dhe therëse, menjëherë e ndryshon ritmin, ndërton vargje me aliteracione, me rima të pasura etj. …vallzonte valle në rrugë të madhe./ Dy hapa para, dy hapa prapa/ me këmbë të zbathun,/ me zemër të plasun…

Migjeni është i pari në poezinë shqipe që përdori rimën apofonike (konsonancën):

…therin qiellin kryeqat dhe minaret e ngurta,

profetent dhe shejtent në fushqeta të shumëngjyrta…

Është i pari, pas Poradecit, që përdori pauzën.

Përsëritja është një element artistik i përdorur me shumë efekt prej këtij poeti.

Na bëhet se nuk gabojmë, shkruan studiuesi Zheji, kur themi se zbulohet diçka e sensibilitetit muzikor të Migjenit dhe, në të njëjtën kohë, diçka që e lidh atë me vargëzimin dhe instrumentalizmin popullor…

Ky studiues përmend raste të shumta të përsëritjeve migjeniane, por le të marrim vetëm njërën prej tyre:

Kangë Perndimi, kangë njeri të dehun nga besimi në vete…

Kangë e tij nji fe tjetër…

Një mjet artistik i përdorur me mjeshtëri prej tij që, padyshim, dëshmon edhe shkollën e Mjedës, është bartja. Ja një epitet që përcillet me bartje:

…me fytyrë të zbehtë dhe me syt

të zez si jeta e saj..

Nga pikëpamja e poetikës është pranuar se ai ka pasur edhe afërsi me ekspresionizmin dhe ekspresionistët. Kanë tipare të shumta ekspresioniste: temat (mjerimi, papunësia, prostitucioni, fatalizmi); personazhet (fëmijët, gratë, murgeshat, mantenutat, studentët, intelektualët kundërshtarë të moralit patriarkal etj.); idetë (kritika e sistemit shoqëror dhe fryma antifetare); vizionet (vizioni i mbinjeriut dhe i botës së re, në njërën anë, por edhe i fundit të botës nën anën tjetër); mjetet shprehëse që përdor ky poet e prozator dhe format letrare që kultivon ai (poezia lirike dhe proza e shkurtër).

Këto që përmendëm, e të tjera si këto, na tregojnë se vërtet Migjeni nuk tregoi ndonjë shkollë të caktuar poetike, por megjithatë futi i pari shumë veçori që e përcaktojnë edhe sot zhvillimin letrar – vetëm një vështrim i vëmendshëm mund të përcaktojë se ato veçori janë kryesisht migjeniane, duke u përvetësuar e tretur me kohë në ligjërimin e poetëve të tjerë, që nga Kadareja apo poetë të tjerë, të rëndësishëm apo të parëndësishëm. Nëse në periudhën e realizmit socialist, apo edhe përtej saj, Migjeni ka ndikuar shumë me atë që Qemal Draçini ia shikon si vërejtje, pra me vargun që vuan nga “formyla logjike”, ky nuk është faji i tij.

Me këtë mënyrë qasjeje, mendojmë se arrijmë në përfundimin që studimi i brendshëm do të na e bënte më të qëndrueshme figurën e Migjenit: një nga “thyerësit” dhe, rrjedhimisht, një nga pohuesit e mëdhenj të traditës poetike shqipe. Megjithëse një nga autorët më të studiuar të letërsisë shqipe, Migjeni kërkon lexime të reja.

Serbi - Popullata pro marrëveshjes me Kosovën


Serbi - Popullata pro marrëveshjes me Kosovën
Më shumë se gjysma e votuesve në Serbi e mbështesin marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tregojnë të dhënat e një sondazhi të publikuar të enjten.
Marrëveshja e negociuar nga Bashkimi Evropian është përkrahur nga 57 për qind të respondentëve dhe kundërshtuar nga 29 për qind.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, afro 14 për qind të respondentëve nuk kanë dashur që të pozicionohen, për ose kundër.
Rreth 17 për qind të 1.180 njerëzve të pyetje nga agjencia Faktor Plus në Beograd, thonë se marrëveshja Kosovë-Serbi tradhton interesat kombëtare serbe.
Kurse 55 për qind pajtohen me liderët politik serb, se kjo ishte maksimumi që ata arritën të marrin nga kjo marrëveshje.
43 për qind e respondentëve janë përgjigjur se besojnë që marrëveshja e çon vendin e tyre më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kongresi Amerikan: Marrëveshja, synim ka pajtimin Kosovë – Serbi


Kongresi Amerikan: Marrëveshja, synim ka pajtimin Kosovë – Serbi
Në Kongresin Amerikan u mbajt një dëgjim për marrëveshjen Kosovë – Serbi, në të cilën përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit i dha mbështetje, ndërsa analistë dhe lobistë e quajtën jo të mirë për Kosovën dhe vështirë të zbatueshme.
Kryetari i nën-komisionit për Evropë si pjesë e Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve kongresisti Dana Rohrabacher, organizator i dëgjimit, ishte skeptik lidhur me suksesin e marrëveshjes, duke thënë se ajo ‘legalizonte statusin e deritashëm të serbëve në veri, ndërkohë që Kosova nuk fitonte asgjë me te’. Rohrabacher njihet si mbështetës i idesë së këmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë si një zgjidhje afatgjatë.
Johnathan Moore, ushtrues i detyrës së zëvendës ndihmës-sekretarit të Shtetit dhe Drejtor i Zyrës për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në fjalën e tij marrëveshjen e quajti ‘një zhvillim të rëndësishëm pas shumë vjet angazhimi të SHBA dhe partnerëve të saj evropianë’.
“Kjo marrëveshje thekson faktin se pajtimi, e jo ndarja apo këmbimi i territoreve është qëllimi i Serbisë dhe Kosovës. Ne e kemi bërë të qartë zotimin tonë për një Kosovë demokratike, sovrane, të pavarur dhe shumetnike në kufijtë e tanishëm të saj”, tha Moore. Ai tha se marrëveshjen nuk e quajmë ‘autonomi, por mendojmë se mënyra më e mirë e mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe të gjithëve në Kosovë është sundimi i rendit dhe ligjit’.
Kongresisti Eliot Engel tha se marrëveshja nuk ishte më e mira, ‘por është një marrëveshje e mirë për të dyja palët’, ndërsa Daniel Serwer e quajti ‘një marrëveshje për rendin e ligjin në gjithë Kosovën dhe për vetadministrim të serbëve’.
Këshilltarja për Ballkanin në Ligën qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloys DioGuardi tha se marrëveshja ishte ‘një zgjidhje afatshkurtër që nuk do të sjellë paqe të qëndrueshme’. Sipas saj, ‘paqja do të vijë vetëm atëherë kur Serbia të njoh Kosovën, të zhbëjë strukturat paralele dhe të njoh të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë’.
Serbo-amerikani Obrad Kesiq, lobist në Washington, mbajti qëndrimet zyrtare të politikës dhe diplomacisë Serbe rreth Kosovës, duke shfaqur dyshim për zbatueshmërinë e marrëveshjes, ndërkaq Roland Gjoni një analist i rajonit tha se marrëveshja shkonte përtej planit Ahtisaari dhe se me te ‘të drejtat e njeriut po merrnin konotacione të një qasje territoriale’.
Robert Churcher, ish drejtor i Grupit Ndërkombëtar të Krizave në Prishtinë, tha se marrëveshja mundësonte krijimin e një ‘Republika Srpska’ të dytë dhe se politika evropiane ndaj Kosovës dhe Bosnjës ka qenë vazhdimisht jounike. “Kjo marrëveshje kishte më shumë për qëllim të bënte të dukej mirë Ashton dhe synohej arritja e saj me çdo kusht”, tha Churcher./S.Gashi

Takim tripalësh në mes të Policisë , Prokurorisë dhe EULEX-it


Takim tripalësh në mes të Policisë , Prokurorisë dhe EULEX-it
Dje është zhvilluar një takim trepalësh në mes të Policisë së Kosovës, Prokurorisë Shtetërore dhe EULEX në ambientin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës. Zyrtarët policorë dhe prokurorët diskutuan mënyrat e ndryshme për të rritur bashkëpunimin e tyre në mënyrë që të luftojnë krimin. Takimi ishte organizuar dhe lehtësuar nga Divizionit i Fuqizimit i EULEX-it.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, dhe përfaqësuesit e lartë të Policisë përfshirë edhe Drejtorët e Drejtorive Rajonale, Aleksandër Lumezi Krye Prokurori i Prokurorisë së Apelit Prishtinë dhe prokurorë të Zyrës së Prokurorisë Themelore të Kosovës Prishtinë si dhe Kryesuesi i Divizionit për Fuqizim i EULEX, Peter Bach, këshilltarët policorë dhe të prokurime së EULEX-it morën pjesë në takim.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni në një fjalë rasti ju dëshirojë mirëseardhje pjesëmarrësve ku diskutimi i tij u fokusua kryesisht në ngritjen e bashkëpunimit në mes të Policisë dhe Prokurorisë në funksion të qasjes sa më efikase në luftimin e kriminalitetit në vend. Më tutje ai uroi që ky fillim t’u shërbejë të gjithëve, si bartës kryesor, sipas kompetencave pra edhe ligjore, për të përmbushë misionin tonë , e ai është luftimi dhe parandalimi i krimit. “Policia e Kosovës do të jetë në dispozicion dhe e hapur për të gjitha bashkëpunimet dhe në të gjitha nivelet, ashtu siç kërkohet”, tha Maxhuni.
Gjithashtu gjatë këtij takimi ka folur edhe kryeprokurori i prokurorisë së Apelit z. Aleksandër Lumezi i cili theksoi se bartësit e institucioneve prokuroriale tashmë janë të gatshëm të përballen me situata që kanë të bëjnë me konsolidimin e shtetit ligjor. Ai më tutje shtoi se këto takime të përbashkëta me policinë e Kosovës janë në atë frymë dhe konsideron se do të jenë të mirëseardhura për përmirësimin e veprimtarisë dhe punës së përditshme të prokurorisë dhe policisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, bashkëpunim ky i cili është në rritje.
Kryesuesi i Divizionit për Fuqizim i EULEX-it, Peter Bach, theksoi se bashkëpunimi në rritje është një kërkesë kyçe për në BE dhe liberalizimin e vizave. “Një nga kërkesat për liberalizimin e vizave është një luftë e mirë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot EULEX-i është duke ndihmuar Policinë e Kosovës dhe shërbimin Prokurorial të Kosovës për të lehtësuar këtë bashkëpunim në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira", tha Bach.
Ky takim do të pasohet nga takime të rregullta në nivel rajonal në mes të Policisë së Kosovës dheProkurorisë për të koordinuar një qasje të përbashkët për hetime dhe në zvogëlimin e krimit. Një rëndësi të veçantë do të jetë i dedikuar për trajnimin e prokurorëve dhe hetuesve të policisë duke futur ato me praktikat më të mira të bashkëpunimit të institucioneve të tilla si policisë, prokurorisë dhe agjencive të tjera të sigurisë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës s’janë vjedhur as dokumente, as para tha ministri Fehmi Mujota


Në Ministrinë e Infrastrukturës s’janë vjedhur as dokumente, as para
Fundjavën që kaloi në një nga zyrat e Ministrinë e Infrastrukturës të Ministrisë, ka ndodhur një vjedhje, e cila është vërejtur të hënën në mëngjes pas ardhjes në punë të zyrtarit që punon në të.
Sipas një komunikate të Ministrisë të Infrastrukturës, “me të vërejtur këtë janë njoftuar organet e hetuesisë të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bërë ekzaminimet e nevojshme,ndërkohë që po merren me hetimin e rastit”.
Lajmi është publikuar në disa media atë ditë dhe të nesërmen. Informacionet që janë transmetuar, janë jo të plota dhe janë bazuar në burime anonime brenda ministrisë duke pohuar se janë vjedhur mjete financiare, letra me vlerë, çeqe etj.
“Për hir të informimit të opinionit publik, në bazë të deklaratës së zyrtarit përgjegjës raportuar Drejtorit përgjegjës dhe Sekretarit të Përgjithshëm, njoftojmë se në kasafortën e tij kanë qenë 10-15 euro mbushje telefoni të operatorit Vala, dhe disa gjësende personale përfshirë Diplomën e tij dhe disa certifikata trajnimi dhe jo siç është raportuar për dokumenteve dhe mjete financiare siç është theksuar në raportimet e medieve”, thuhet në komunikatë.
Këto pohime i bëri sot para deputetëve edhe ministri Fehmi Mujota.

Presidentja e Kosovës z.Atifete Jahjaga priti Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë z.Aldo Bumçi


Jahjaga: Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës

Presidentja priti Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, z.Aldo Bumçi.
Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin që ka Republika e Kosovës me Republikën e Shqipërisë në sfera të ndryshme, duke thënë se këto marrëdhënie janë shembull për gjithë rajonin.
Presidentja theksoi se Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës në të gjitha vendet dhe institucionet ku Kosova nuk ka pasur qasje. Ajo nënvizoi se Shqipëria e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën në konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar, rritjen e njohjeve dhe anëtarësimin në organizatat e ndryshme rajonale dhe ato ndërkombëtare.
Presidentja Jahjaga vlerësoi se marrëveshja e arritur me Serbinë mbyll kapitullin e së kaluarës, ndërkohë që hap kapitullin e ri të së ardhmes euroatlantike të Kosovës. Ajo tha se kjo marrëveshje kontribuon në paqen dhe stabilitetin në rajon, por tani duhet të përqendrohemi në implementim e saj në praktikë, pasi që kjo do të ketë ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.
Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi e përgëzoi Presidenten Jahjaga për marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, të nënshkruar në Bruksel nga kryeministrat e të dyja vendeve. Ai theksoi se kjo marrëveshje është historike dhe hap perspektivën evropiane të Kosovës por edhe të Serbisë.
Ministri Bumçi vlerësoi se arritja e kësaj marrëveshjeje është shumë e rëndësishme për gjithë rajonin.

Stramastiku falsifikon dhe mashtron institucionet shëndetesore të Kosovës

SHKRUAN ENKAS PËR FLORIPRES:DR.SPEC.SAZIMIR ISMET SHABANI


Jane dy arsye kryesore pse nuk mund te gjenden keto informacione.

1. Distributoret e produkteve nga Serbia jane njerez te skenes politike te Kosoves dhe dihet se cilat mund te jene pasojat e gazetareve dhe mediave.

2. Kompanite qe merren me distribuimin e produkteve serbe ndajne shume mjete per marketing, te cilat shperndahen ne media te ndryshme. Nje kompanie mediale i kushton sa qimet e kokes prishja me ndonjerin nga keta biznismen. E humb marketingun (qe eshte burimi i vetem i te ardhurave) nga ajo kompani.

Zakonisht, keto informata i dijme nga bisedat qe i kemi me njerezit qe jane te informuar per kete segment te ekonomise. Nje rast me i fresket eshte birra Skopsko, e cila prodhohet ne dy linja te ndryshme. Linja e re per Maqedoni dhe Europe dhe linja e vjeter per Kosove.




Plagët e njerëzve qepen me penj për kafshë

vjetë më parë,vërejtja (F.B) qkuk-ja   bëri kontraktimin rreth furnizimit me penj kirurgjikal,ndërkaq alarmohet se lidhja e kësaj kontrate është bërë në mënyrë të jashtëligjshme, dhe se penjtë eofruar nga firma fituese “Koslabor”, nga Theranda, i takojnë kategorisë “ZH”, të cilët përdorën vetëm për shërbime në veterinë.

Shpallja e tenderit për këtë qëllim ishte bërë nga drejtoria e QKUK-së, përkatësisht Zyra e Prokurimit, më
26 qershor 2006, ku fitues kishte dalë firma e lartcekur, ndërsa pasi ishin vërejtur disa parregullsi
ishte anuluar ai tender, për të pasuar më vonë ritenderimi me datë 15 shtator, ku fitues del firma “Flomed”
nga Prishtina. Por kjo kishte mbetur vetëm në letër ndërsa tash një javë i është konfirmuar firmës së parë
që të fillojë detyrimet konform asaj që është paraparë në tenderin i cili ishte anuluar për shkak të
parregullësive të vërejtura.

Flori Bruqi, drejtor i “Flomed”, i tha gazetës “Iliria Post” se i ka njoftuar të gjitha instancat me këtë
parregullsi, ndërkaq pohoi se është të pritje të një përgjigjeje, e në rast të kundërt tha të marrë vendim
për të njoftuar me rastin edhe prokurorinë ndërkombëtare.

“Është interesant se këta në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KPRP) kishin qenë të njoftuar për
lendën, por dikush nga këta e ka aprovuar atë dhe nuk dëshirojnë t’i zbulojnë marritë e veta! Prandaj,
tjetër gjë nuk më ka mbetur përpos që ta njoftoj Prokurorin ndërkombëtar të Kosovës, sepse lëmshi i
kësaj pune është shumë i thellë”, theksoi Bruqi.

Ai i ka shkruajtur një letër drejtuesit të përkohshëm të Bordit Ekzekutiv të QKUK-së, Abdyl Krasniqit, në të cilën pos tjerash e ka informuar se penjtë kirurgjik të ofruar nga firma “Koslabor”, i takojnë klasës “ZH”,
dhe të cilët përdorën në Veterinë, por jo edhe në mjekësinë humane!

Bruqi shqetësimine tij ia ka paraqitur edhe KRPP-së, duke ua bërë me dije se kompanija e tij ka patur
çmimin më të lirë me preparate (penj kirurgjik) të kompanisë së njohur amerikane (D+G), ku çmimi ofertues
ka qenë 20.845 euro, i cili ka bërë që firma në fjalë të fitojë tenderin. Prandaj edhe kërkon nga QKUK-ja
dhe nga KRPP-ja që të zhvlerësojë njoftimin për dhënie të kontratës firmës “Koslabor”, që ka ofruar penj jo
adekuatë.

“Lajthitja dhe falsifikimi i dokumentave në fjalë është bërë me qëllim nga ish shefi i prokurimit, z. Gazmend
Ahmaxhekaj, i cili qëllimisht ka fshehur dokumentacionin e tenderit me mostra te penjve dhe CV-të e
firmës”, theksoi me pezm Bruqi, për të shpresuar se “gabimi dhe falsifikimi i qëllimtë të përmirësohet dhe të
njoftohet opinioni i gjerë lidhur me këtë “gabim” të qëllimtë”.

Përndryshe, ai ka theksuar se do ta njoftojë PSSP-në, Joakim Ryker, për siç ka thënë, shkeljen flagrante të
integritetit të firmës që drejton, për çka tha t’i ketë njoftuar edhe udhëheqësinë më të lartë të Qeverisë, si
dhe Bordin Ekzekutiv shkruan gazeta prishtinase “Iliria post”,date ,9.11.2006.(B.Krasniqi,gazetar)

http://lajme.dervina.com/archive/arkivi_.php?lajmi=3625-1820:810&printo=3625-1820:810




Kur doktorët bëjnë zhurmë e nuk ofrojnë argumente

 “Plagët e njerëzve qepen me penj për kafshë”, të botuar  në “Iliria Post”, duket ta ketë irrituar tej mase drejtorin e firmës“Koslabor”, dr. Hamëz Zeqiraj. Një reagimi i tij ka ardhur në redaksi pasi në artikull ishte prezantuar edhëna se Qendra Klinike Universitare kishte bërë kontraktimin rreth furnizimit me penj kirurgjikal, ndërkaqishte alarmuar se lidhja e kësaj kontrate është bërë në mënyrë të jashtëligjshme, dhe se penjtë e ofruarnga firma fituese “Koslabor”, nga Theranda, i takonin kategorisë “ZH”, të cilët përdorën vetëm përshërbime në veterinë.


http://www.facebook.com

“Unë lexova disa herë artikullin e gazëts suaj dhe u binda se me të vërtetë keni një gazetar të
papërgjegjshëm i cili nuk din të shkruajë ashtu siq i ka hije një gazetari, por lanson gjëra të paverfikuara
çka më dëmton, në rastin konkret mua si firmë dhe mua si pronar të firmës, që punoj, ka 7 vite, duke u
munduar të jem sa më korrekt”, thuhet ndër të tjera në reagimin e dr. Zeqirajt.
Pas kësaj, ai kërkon edhe sqarime për artikullin, dhe shpreh nevojën që të merren masa “ndaj gazetarit që
në të ardhmen mos të shkruajë gjëra të paverifikuara-gënjeshtra, të mos përhapë dezinfomata por t’i
përmbahet kodit gazetaresk dhe të hulumtojë të vërtetën para se të shkruajë për një rast”.

http://www.facebook.com

Regimet duken të kenë ardhur pasi në vetë QKUK-në janë alarmuar pasi kanë parë se më të vërtetë
procedura e kontraktimit nuk ishte në rregull. Burime brenda kësaj qendreje bëjnë të ditur se prej
publikimit të këtij artikulli është duke u shqyrtuar mundësia për rishikimin e procedurës së këtij kontraktimi.
Ajo që mund të themi është se gazeta ka në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm ku bëhet e ditur se
shpallja e tenderit për këtë qëllim ishte bërë nga drejtoria e QKUK-së, përkatësisht Zyra e Prokurimit, më
26 qershor të këtij viti, ku fitues kishte dalë firma “Koslabor”, ndërsa pasi ishin vërejtur disa parregullsi
ishte anuluar ai tender, për të pasuar më vonë ritenderimi me datë 15 shtator, ku fitues del firma “Flomed”
nga Prishtina. Dhe ky është një fakt bindës që përcakton fituesin. Të paktën kështu thonë dokumentat.
Po të jetë ndryshe, atëherë përse dr. Zeqiraj nuk paraqet ndonje argument që vërteton rregullësinë e
mbarëvajtjes së procedurës e cila e ka bërë atë fitues të tednerit?


http://dogana.rks-gov.net/Uploads/Documents/Koslabor_-_Suhareke.PDF


http://www.facebook.com

Sa i përket cilësisë së penjve nuk është gazetari ai që e vlerëson këtë. I gjithë artikulli është bazuar në
letra dhe deklarata të njerëzve, konkretisht mr. Flori Bruqit, dhe i cili i ka shkruajtur një letër drejtuesit të
përkohshëm të Bordit Ekzekutiv të QKUK-së, Abdyl Krasniqit, në të cilën pos tjerash thuhet se penjtë
kirurgjik të ofruar nga firma “Koslabor”, i takojnë klasës “ZH”, dhe të cilët përdorën në Veterinë, por jo
edhe në mjekësinë humane!

http://www.facebook.com

Prandaj, kjo është e vërteta. Madje, as edhe në reagimin e dr. Zeqirajt nuk kishte ndonjë argument që e
thoshte të kundërten që është shkruar në artikull. Nëse ka është dashur t’i prezantoi në reagimin e tij. Më
mirë do të ishte kështu se sa ai të lëshohej se çka është etike e çka jo për tu shkruajtur.



Sido që të jetë, asnjëri në redaksi nuk i ikën përgjegjësisë për atë që publikohet, prandaj edhe autori i
shkrimit mbanë përgjegjësi për shkrimin e bërë publik me 10 të këtij muaji, e që mbante titullin “Plagët e
njerëzve qepen me penj për kafshë”. Jemi këtu për të thënë të vërtetën, dhe vetëm të vërtetën,shkruan
gazeta prishtinase “Iliria Post”,date 12.11.2006(B.Krasniqi,gazetar ).

http://lajme.dervina.com/archive/arkivi_.php?lajmi=3625-1820:810&printo=3625-1820:810

Më rastisi  pas 7 vjetëve të mësojë edhe shumë gjëra për Stramastikun dr.Hamza Zeqiraj...

http://www.facebook.com

Sihariqi më I rinjë është se  firma e stramastikut në tregun farmaceutik është e njohur për shumë allashvereshe ...thuhet se Stramastiku ka plasuar në tregun shendetsëor reagensa pa afat (në shumë institucione shëndetësore kosovare!) bile bile ka plasuar edhe traka të EKG-ve të prera më sharrë në ca shtypshkronja të Kosovës(ato i ka "shitur" në QKUK,Spitale Rajonale ...etj.)..



Stramastiku ka shitur edhe dezinfektantë ...,pejë kirurgjikë   të klasës "ZhL " gjegjsisht të veterinës në mjekësinë humane "...Është i njohur për letra dhe kërcnime që ju bënë herë pasë herë menagjerëve të Prokurimit sië bëri kohë më parë në Spitalin Rajonal të Prizrenit,...Pejës...,e harron i mjeri se këto institucione kanë kuadro shkencore që dijnë të vlerësojnë ç'është dushku e gogla...apo ç,është ilaqi i mirë dhe i keq i Operatorëve ekonomikë!!! 


http://www.facebook.com

Në vend që të heshtë ai...shkruan letra....akuzon...dhe harron  se ...Autoritet Kontraktuese e dijnë se sa kushton një litër Ethanol 96 %...ku vetëm akciza për të njajtin është rreth 5 ,00 euro...+ TVSH-ja + Çmimi blerës...+...e ky ofron çmimin shitës fiks  5 euro...

Vallë athua Stramastiku a është i vetëdijshëm se e dëmton buxhetin e konsoliduar të Kosovës kur e shet Alkoolin 96% 5 euro!?Ku janë Doganat e Kosovës ?

Ku është policia e krimeve ekonomike ...që nuk e viziton një herë Stramastikun për këto allashvereshe  ...


  Alkooli dhe Pijet alkoolike

  Ligji per akcizat

Oferta e tij mashtruese ishte në Tenderin me nr.prokurimi :70300-12-060-121...ku sharra i hasi Stramastikut në gozhdë...
Stramastiku është i mësuar për dallavere edhe më produkte  stomatologjike  kineze...,ku po përfiton më mija euro...por është i njohur edhe për kundërvajtje të shumta doganore:
Aferat më të mëdha Stramastiku i ka në kohën e mbretëreshës Dr.Remzije Mumcu dhe në kohën e të famshmit Hanu Vuorit!!!!

Për marifetlleqët dhe mashtrimet e Stramastikut do të shkruajmë vazhdimisht derisa dikush të ka guximin ta vënë në Listën e Zezë...për mashtrime dhe manipulime !!!!

[PDF] 
dogana.rks-gov.net/.../1%20%20Evidenca%20mbi... - Translate this page
File Format: PDF/Adobe Acrobat - Quick ViewSep 17, 2010 – KOSLABOR - SUHAREKE kompresor ajri. 5,250.00 €. 5,000.00 €. 84. 18.02.2010 . XHEMAJL MUSAHU - PRESHEVE. Dhembzor per llamelle ...
[PDF] 
www.eulex-kosovo.eu/.../ ...
File Format: PDF/Adobe Acrobat - Quick ViewOct 8, 2012 – Koslabor invoices page 407, dated 17/12/2007 P-409 B32; Koslabor ...Arbenita Pajaziti's statement; Contract between MoH and Koslabor 9.1; ...
http://gazetajnk.com/index.php?cid=1,979,3060
gazetajnk.com/index.php?cid=1,979,3060 - Translate this page
“Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti dhe Ismet Hyseni kanë mbajtur kontakte të papërshtatshme me operatorët ekonomikë 'Lirimed', 'Exclusive' dhe 'Koslabor'. Përmes ...




Në ambientin e kinemasë ABC 1 i pari i cili dëshmoi ishte Lirim Mustafa, pronar i farmacisë “Liri-MED”, e cila në vitin 2007 kishte fituar një tender emergjent dhe kishte dorëzuar faturat para se të jetë në gjendje të bëjë dorëzimin e mallit si rezultat i vonesës. 

Për këtë vonesë “Liri-MED” nuk është ndëshkuar dhe pse në bazë të principeve themelore do të duhej, tha prokurorja. Kontrata është valide dhe në ditët e sotme.

Përgjatë tërë procesit të dëshmimit, Mustaf shumicës së pyetjeve  u përgjigjej me “nuk më kujtohet”. 

Lidhur me raportin që ka pasur me të pandehurin Tolaj, Mustafa u përgjigj se ky raport ka qenë vetëm profesional. 

Në këtë rast prokurorja Bamie shpalosi një letër që Tolaj i kishte dërguar Zehadin Gashit nga AKPM-ja, ku ka kërkuar që AKPM-ja të lëshojë licencën e importit për “Liri-MED”. 

Në seancë po ashtu dëshmuan edhe dr.Hamëz Zeqiraj firma e të cilit në vitin 2007 kishte fituar një tender emergjent dhe Fatime Aliu, drejtoreshë e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Shëndetësisë.



DISTRICT COURT OF PRISHTINË/PRISTINA - eulex


Fatime Aliu dëshmoi për periudhën kur “Jona-MED” kishte inicuar padi civile kundër Ministrisë së Shëndetësië dhe kjo dëshmitare në seancat gjyqësore është paraqitur si përfaqësuese ligjore e Ministrisë. 

Ajo tregoi se edhe përpos përpjekjes së gjyqtares së rastit nuk është arritur pajtim gjyqësor midis dy palëve, kurse vendimi final ka rezultuar me aprovimin e kërkesëpadisë së “Jona-MED”.  




Autoritetet e rendit kanë kapacitete të limituara për ta kontrolluar veriun e Kosovës, andaj kontrabanda dhe krimi i organizuar në atë pjesë mbesin shqetësim për institucionet e vendit.

Aktualisht, në brezin kufitar në veri të Kosovës, qëndron Polica e Kosovës, Doganat e Kosovës, policia e EULEX-it dhe KFOR-i.

Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme, thotë për Radion Evropa e Lirë se KFOR-i dhe EULEX-i e kanë përgjegjësinë më të madhe për të kontrolluar kufijtë në veriun e Kosovës.

“KFOR-i e ka prezencën më të madhe dhe përgjegjësia më e madhe i bie KFOR-it dhe EULEX-it, por edhe Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës në veri ka kapacitete të limituara dhe në të ardhmen sigurisht do të rriten edhe atje”, thotë Rexhepi.

Ndryshe, autoritetet policore tregojnë se në disa raste paraqiten vështirësi në kontrollim të mirëfilltë të kufirit, edhe pse, sipas tyre, Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme, që të mbajë nën kontroll gjithë territorin e Kosovës.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, jep më shumë hollësi:

“Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme që të mbajë nën kontroll gjithë territorin e Kosovës, por sa i përket veriut, atje është komponenta policore e KFOR-it dhe EULEX-it dhe bashkërisht kanë asete të mjaftueshme, por në disa raste paraqiten edhe vështirësi në kontroll të mirëfilltë të kufirit”.

Megjithatë, konsiderohet se me një kontroll më të madh të Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, në një farë forme gjatë këtij vitit janë zbehur aktivitetet e kontrabandës.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, bën të ditur, se me vendosjen e doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31, kanë rënë dukshëm hyrjet ilegale të mallrave nga Serbia.

“Ka informata që ka hyrje ilegale përmes rrugëve dytësore, por që janë dukshëm më të vogla se para vendosjes së doganierëve”, konfirmon Stavileci.

Sipas zyrtarëve institucionalë, mallrat më të kontrabanduara nga Serbia në rrugë ilegale janë produktet medicinale, për shkak të, siç thonë ata, vëllimit të vogël dhe vlerës së madhe që kanë.

http://www.lajmeditore.com/portal/index.php?option=com_content&view=article&id=2527:barnat-kontra&catid=51:economy&Itemid=136

Së fundmi edhe Shoqata Farmaceutike e Kosovës ka reaguar për moskontroll të barnave që futen nga rrugët ilegale, duke pohuar se Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale në veri të Kosovës deri më tash, nuk ka pasur qasje dhe nuk ka kontrolluar asnjëherë medikamentet që kanë hyrë nga Serbia.

Besim Muzaqi, kryetar i Shoqatës së Farmacistëve, thotë për Radion Evropa e Lirë, se secili medikament që shkëputet nga zinxhiri i transportit legal, është i dyshimtë dhe i dëmshëm.

“Barnat, të cilat shkëputen nga zinxhiri i transportit legal dhe hyjnë ilegalisht, nuk meriton as të quhen barna, sepse ato mund të mos jenë të sigurta dhe janë shumë të dyshimta. Andaj ne jemi kundër këtij fenomeni”.

“Pjesa veriore ka probleme të ndryshme politike dhe aty nuk kontrollohen pikat 1 dhe 31 nga Qeveria jonë, andaj aty ka shanse të mëdha të kontrabandohen barna”, thekson Muzaqi.

Mungesa e zbatimit të ligjit në veri të Kosovës, dhe vetë konfiguracioni i kufirit të Kosovës me Serbinë, bën që kontrabanda të mos ndalet në mënyrën e duhur, pohojnë vetë zyrtarë institucionalë.


Kontrabandimi në kufirin Kosovë- Serbi shënon "rënie"

Nebih Aliu drejtor në departamentin e policisë kufitare tha për se patrullat e policisë kufitare më së shumti ndeshen me grupet kontrabanduese që merren me shitjen e kafshëve, kontrabandim të mallrave si gjëra ushqimore, prerjen ilegale të pyjeve etj.


Aliu tha se policia kufitare ka dhënë një kontribut edhe në pengimin e zjarreve në vijën kufitare në Dobrosin ku ka lajmëruar përherë ekipet e zjarrfikësve në Gjilan. Policia kufitare sipas tij është e pranishme në çdo kohë në vijën kufitare Stublinë – Dobrosin dhe në perimetrin e saj në vijat Pograxhë dhe Miresh.
“Kontrabanduesit nuk zgjedhin situatat, madje ata edhe në këtë kohë të zjarreve e shfrytëzojnë rastin dhe bëjnë kalime të mallit në mënyrë ilegale nga Serbia” tha Aliu, njofton rajonipress.
Aliu nuk ishte në gjendje të jepte një vlerësim nëse ka ulje të kontrabandimit krahasuar me vitin e kaluar.
Por sipas tij kontrabanduesit më së shumti merren me kontrabandimin e kafshëve, kontrabandimin e mallrave dhe atyre ushqimore. Më pak vërehet kontrabandimi me emigrantët ose trafikimi me qenie njerëzore tha Aliu.
Pikat më frekuentuese ku policia ndjek kontrabanduesit mbeten vijat Stublinë- Dobrosin , ku kontrabanda është më e theksuar.


Aliu ndërkaq rreth kalimeve ilegale me emigrant tha se ka rënie drastike. “Migrimi ilegal ka rënie në vitin 2012 dhe mund të themi se është zero krahasuar me vitet e kaluara”. Sipas tij kjo rënie lidhet me shtimin e pranisë së policisë në zonat kufitare , por edhe bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtarë i cili kësaj dukurie i ka shpallur lufta globale.


Aliu tha se janë edhe banorët e zonave kufitare të cilët e kanë kuptuar peshën që ka ky lloj trafikimi dhe çdo ditë po vetëdijesohen duke refuzuar të merren me këtë zanat.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë në Gjilan tha se kontrabandimi i të gjitha llojeve ka shënuar rënie këtë vit. ”Ka rënie të kontrabandës në Anamoravë për faktin se policia është më aktive, si ajo e kufirit , por edhe patrullat tona” tha Hashani.



Produktet serbe, vdekjeprurëse!



Nuk eshte hera e pare qe Serbia plason ne treg produkte te rrezikshme per shendetin, madje vdekjeprurese. Kesaj rradhe jane barnat e kompanise farmaceutike Hemofarm. Keto barna, permes kontrabandimit, jane shume te pranishme ne tregun e Kosoves.



Barnat serbe të Hemofarm, vdekjeprurëse

Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA thotë se ka zbuluar në bimët e kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm, baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen, shkruajnë mediat serbe.

Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, ka thënë për Kosovapress se produktet e Hemofarm-it, për shkaqe dokumentacioni që nga janari i këtij viti janë ndaluar të importohen në Kosovë, mirëpo ai nuk e ka mohuar që produkte të tilla të ketë në barnatoret kosovare.

Megjithatë, ai ka thënë se presin vendimin e agjencisë amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA dhe nëse ata vërtetojnë se prodhimet e tilla janë të dëmshme atëherë do të ndalohet rreptësisht.

Sipas FDA-së, barnat e kompanisë farmaceutike “Hemofarm” kanë baktere vdekjeprurëse.

Agjencia në fjalë para dy javësh iu ka dërguar letër udhëheqësve të Hemofarmit dhe kërkon kontroll të cilësisë përmes trajnimit të ri të të punësuarve, pastaj ridizenjimin e hapësirave të caktuara, rritjen e pastërtisë etj.

Prodhimet e Hemofarmit gjenden në shumicën e farmacive të Kosovës. Ndërkohë që kontrolli i barnave në Kosovë është në nivele të ulëta, atëherë këto barna të rrezikshme janë lehtësisht të përdorshme nga popullsia në Kosovë.


QKUK publikon listën e barnave vdekjeprurëse!

Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka bërë të ditur emrat e barnave të produkteve të kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm që ndodhen në këtë klinikë, një ditë pasi një institut amerikan përi të ditur se bimët farmaceutike të kësaj kompanie përmbajnë bakterje të rrezikshme, të cilat shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen.

“QKUK njofton opinionin publik se bazuar në furnizimin e bërë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk figurojnë prodhime të kompanisë ‘Hemofarm’ dhe nuk ka nevojë të krijohen shqetësime dhe panik në mesin e pacientëve që trajtohen në QKUK”, thuhet fillimisht në komunikatë.

Por, më pastaj thuhet po ashtu se bazuar në Memorandumin që ka me Doganat e Kosovës dhe me AKPM, e që parasheh që barnat e konfiskuara të dorëzohen në QKUK në formë të donacionit. Në këto produkte që QKUK ka në dispozicion nga Hemofarm thuhet se përfshihen barnat si vijon:

Propafen 150 mg tableta;
Hidroklortiazid Amilorid 50 mg tableta;
Sinelip Gemfibrozil 450 mg tableta;
Redrirork ( dehidroergotoksinë) 1.5 mg tableta;
Diklofen retard 100 mg tableta;

“Këta artikuj janë përdorur që nga momenti i fillimit të zbatimit të Memorandumit dhe nga ana e mjekëve nuk janë vërejtur efekte anësore gjatë përdorimit tek pacientët”, thuhet në fund të komunikatës.

Bazuar në disa analiza që i ka bërë agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA, është zbuluar se bimët e kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm, kanë baktere të rrezikshme, të cilat shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen.

Autoritetet nga fusha e shëndetësisë kanë thënë se nuk duhet krijuar panik në lidhje me këto barna, pasi që ato nuk importohen në Kosovë që nga dhjetori i vitit të kaluar. Por, të njëjtit e kanë konfirmuar se nëpër barnatore ka ende barna të Hemofarm-it, ndërkaq nuk kanë paralajmëruar masa për tërheqjen apo konfiskimin e tyre.


Produktet e qumështit dhe ato të mishit të ngrirë janë të ndaluara të importohen nga Serbia pasi që Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK), i ka parë me dyshim. Ndërsa ka edhe dyshime për pjesën më të madhe të importit për produkte ushqimore elementare që vijnë nga Serbia, si mielli, vaji, sheqeri dhe produktet e tjera higjienike. Produkte këto të cilat në Serbi kanë linja të ashtuquajtura linja speciale prodhuese për Kosovën, të cilat nënkuptojmë një kualitet shumë më të dobët dhe që në pika kufitare të Kosovës kalojnë pa u bërë analiza fare. Importi i këtyre produkteve ka ngritur frikë tek konsumatorët, të cilët dyshojnë se shumë sëmundje të shfaqura kohëve të fundit në masë më të madhe mund të vijnë si pasojë e konsumit të produkteve të importuara nga Serbia. Zyrtarët e AVUK-ut thonë se analizat laboratorike për produkte behën sipas ankesave nga qytetarët dhe kur ka dyshime në pikat kufitare. Ndërsa analizat për produktet higjienike nuk mund të bëhen nëse mungojnë laboratorët përkatës. Organizata “Qohu” dhe mbrojtës të konsumatorit akuzojnë Qeverinë dhe politikanët që u lejojnë disa biznesmenëve të importojnë mallra nga Serbia me cilësi të dobët.

Selatin Kaçaniku, nga Organizata për mbrojtjen e konsumatorit, organizatë e cila për momentin e ka të ngrirë aktivitetin, tha se janë të informuar që Serbia ka linja të veçanta të prodhimit të produkteve për Kosovën. “Të njëjtat informata i kemi pasur po edhe shqetësimin tonë dhe sa ishte organizata aktive e pata ngritur edhe pata kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë masa të paktën të bëjë verifikime dhe të konstatojë gjendjen faktike“, tha Kaçaniku. Sipas tij, për këto gjëra as një Qeveri, asnjë legjislacion i asnjë qeverie nuk e ka bërë dhe kjo dëshmon për interesimin e dobët të Qeverisë karshi obligimeve që i ka rreth kauzës së konsumatorit. “Duke iu referuar lojës që Serbia gjithmonë e luan karshi tregut të Kosovës ata stimulojnë lloj lloj sëmundjesh përmes produkteve që importojnë në Kosovë”, tha Kaçaniku. Ai tha se Kosova fatkeqësisht nuk ka laboratorë të duhur dhe laboratorë të mjaftueshëm dhe nga ky aspekt ne Qeverinë e shohim fajtore që nuk i forcon mekanizmat e mbikëqyrjes së tregut....

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...