Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/05/20

Pierre-Pandeli Simsia-“Nuse në derën e hasmit”

Shkrimtari poeti ,publicisti, Pierre Pandeli Simsia,eshte lindur me 21 qershor 1960,ne qytetin e lashte historik dhe antik ,ne qytetin e magjishem,2400 vjecar,te Beratit.

Ne ate qytet ku cdo vizitor i huaj,qe e viziton,i krijohet iluzioni,sikur ndodhet brenda nje dekori te ngritur per te luajtur film,ne ate qytet ku shtepite e ndertuara njera mbi tjetren,i kane dhene emerin:"Qyteti i nje mbi nje dritareve.

Te paret e tij,Petro Simsia,ne vitin 1878,ne shekullin e 19, dhe me vone Jani Simsia,me 1906,ngriten sherbimin mjeko-farmaceutik,,ne qytetin e Beratit.Pierre -Pandeli Simsia eshte dashuruar me letersine qysh ne shkollen tetevjecare nen perkujdesin e mesueseve te talentuara,Parashqevi Sahatciu dhe Elpiniqi Papa.

Ne shkollen e mesme,dashurine e tij,per letersine e ushqyen dy mesuese te tjera te talentuara Zyma Berisha nga Kosova dhe Liri Zaka.Ne ate kohe disa nga poezite e tij,u kompozuan ne kenge,,dhe u kenduan ne festivalet e femijeve ne rrethe.Pas shembjes se komunizmit ,ne Shqiperi,emigroi ne Europe.

Ka shkruar dhe shkruan rregullisht ne shtypin e diaspores dhe ne shtypin e pavarur ne Shqiperi.Qe nga viti 1997,jeton dhe punon ne New York,SHBA.Ai i dha lexuesit shqiptar ,librin e tij "Le te jem une Zamira".

Ka ne dore librin e tij te dyte dhe nje liber me poezi.Shkruan ne fushen e publicistikes,te botuara ne median shqiptare ,diaspore .lista interneti,dhe ne shume Website-,bashkeatdhetaresh.Edhe shume prodhimtar,ne artin dhe kulturen shqiptare..Eshte i martuar me dy femije...


Pandeli-Simsia-ftese-1


Pierre-Pandeli Simsia prej vitesh i është kushtuar shkrimit. Prej SHBA-së ku ka vendosur jetën ai ka sjellë vitet e fundit një sërë librash si vëllimin me tregime “Le të jem unë Zamira…”, “Dashuri e vrarë”, dhe së fundi romanin “Nuse në derën e hasmit”. Temat e librave që ai shkruan janë nga Shqipëria. Dhe pse i është dashur të shkëputet prej vendit të tij shumë herët, realiteti shqiptar është pjesë e letërsisë që ai shkruan. Libri i ri i autorit do të promovohet më 21 maj ora 11.00 në ambientet e Ministrisë së Kulturës ku do të referojnë dy shkrimtarët Gaqo Bushaka dhe Bardhyl Xhama.

Erik Larson- “Djalli në qytetin e bardhë”


530386_4919408111969_1699896664_n

« …Unë do të tregoj historinë e këtyre dy burrave dhe kësaj ngjarjeje; dua t’i shtoj këtu një shënim: Sado të çuditshme apo makabre mund të duken disa prej incidenteve këtu, kjo nuk është një histori e trilluar. Gjithçka brenda thonjëzave vjen nga një letër, kujtim, apo ndonjë dokument tjetër i shkruar. Ngjarja zhvillohet më së shumti në Chicago, por do t’ju kërkoj falje lexuesve për kapërcimet me raste të kufijve shtetërorë, si në rastin kur detektivi i shokuar, Geyer, futet në atë qeli skëterrë të fundit. Gjithashtu, kërkoj falje për udhëtimet e dhimbshme të kërkuara nga zhvillimi i ngjarjeve, përfshirë ekskursionet në morgjet e spitaleve apo përdorimin korrekt të barbarozave Black Prince në peizazhet Olmstediane”.

Gi de Mopasan, Gratë e pasditeve të së dielës

“Është mesditë. Familja drekon nën hijen e dardhës së mbjellë para portës: babai, nëna, katër fëmijë, dy bujkesha dhe tre argatë. Gjatë ngrënies pothuajse nuk kuvendohet. Hahet supa pastaj mbushet pjata nga pjatanca plot me patate të skuqura në dhjamë. Herë pas here, një nga shërbyeset çohet dhe shkon në qilar për të mbushur një kanë me sidër. Babai, një burrë rreth të dyzetave, sodit hardhinë para shtëpisë së tij, një hardhi me një trung të zhveshur e që ishte i dredhur si një gjarpër nën qemer gjatë gjithë murit. Ai e çau heshtjen dhe tha: – Hardhia e babos lulëzoi shpejt këtë vit, mund të japë dhe fruta.
guy_de_maupassant_0
E shoqja u kthye nga hardhia, e pa, por nuk tha asnjë fjalë. Kjo hardhi ishte mbjellë pikërisht aty ku e kishin pushkatuar Babo Milonin….” Kur Kristaq Kotolika lexoi “Babo Milonin” një prej novelave më të njohura të Gi De Mopasan, ndjeu të njëjtën ndjesi që e kishte përshkruar gjithnjë në prozat e lexuara prej tij. Për një të dashuruar pas librit, tregimet e Mopasanit janë gjithnjë një stol në një park të mbushur me blirë, ku ti ke dëshirë të ulesh, sa herë që do të shohësh thellë jetën tënde. Rrëfimet e Mopasanit të bëjnë të shohësh thellë në jetën tënde dhe secila prej historive të tij, duket sikur i jep zgjedhje një mëdyshjeje që e mbart prej kohësh. Por, teksa endej në faqet italisht të “Babo Milonit” Kotonika e gjeti veten duke përkthyer në shqip këtë histori. Nuk ka shpjegim pse një përkthyes zgjedh të përkthejë një vepër të caktuar. Shpjegimi i takon një momenti që është vetëm midis tij dhe leximit, që ka një fuqi të papërshkrueshme që e shtyn drejt artit të përkthimit. Kështu, nisi dhe aventura e Kristaq Kotonikës me Mopasanin për të sjellë në shqip një prej novelave të tij më të bukura “Babo Milonit”. “Për përkthimin e këtij libri kam përdorur dy vepra. Përkthimin e botuar më Itali dhe më pas botimin e plotë të Mopasanit në gjuhën ruse më vitin 2007 “Vepra të përmbledhura”. Në këtë libër përfshihet dhe një komedi, i vetmi shkrim i Mopasanit në gjininë e dramës”, thotë përkthyesi. Teksa endesh në letërsinë e një shkrimtari, gjithnjë je i tërhequr për të menduar më shumë për jetën e tij. Ndaj, Kotonika mund të flasë gjatë për këtë emër të madh të letërsisë botërore, proza e të cilit vazhdon të magjeps në të gjitha gjuhët ku është botuar. Anri– Rene-Alber-Gi de Mopassant ka lindur afër Kështjellës së Miromensnil-it, pranë Dieppe-së në Normandi të Francës, më 5 gusht të vitit 1850. Ai rrjedh prej një familje fisnikësh të rënë e të shpërngulur nga Lorena në Normandi nga mezi i shekullit të 19-të. Vitet e fëminisë Mopassani i kaloi në Normandi. Kur ai mbushi 13 vjet, nëna e çoi në seminarin fetar të qytetit Yvetot. Të riut Gi, nuk i dukej e drejtë disiplina e hekurt në seminar. Ai jo njëherë u largua prej këtij seminari për në shtëpi dhe me çdo mënyrë kundërshtonte e shkaktonte poterë. Në vitin 1875, ai botoi me pseudonimin Zhozef Prunje novelën e tij të parë “Dora e trupit”. Ndërsa në mars të 1876-s me miratimin dhe të mësuesit të tij, në revistën “Letërsia Republikane” u botua poema e parë e Mopassanit “Në breg” nën pseudonimin Gi de Valmar. Me po këtë pseudonim më 22 tetor 1876 botoi po këtu artikullin e parë për krijimtarinë e Floberit. Poema “Në breg” u ribotua në nëntor 1879 tashmë me emrin e vërtetë të autorit, por me mbititullin arbitrar “Beqarka” të vendosur nga vetë redaksia e revistës “Kronika natyrore e kohës” dhe kjo rrethanë e papritur bëri që të përdorej si shkak për të çelur një proces gjyqësor për autorin nën akuzën për pornografi. Mopassan-i u thirr më 14 shkurt 1880 në prokurorinë e Etamp-it, – qyteti ku botohej kjo revistë. Kjo e shqetësoi shumë shkrimtarin. Kjo gjë u bë dhe shkak për ta larguar nga puna, që për të ishte i vetmi burim jetësor. Letër këmbimi me Floberin në këtë kohë ishte me shumë indinjatë e shqetësime. Por në sajë të Floberit u botua më 21 shkurt në gazetën “Galua”(Le Gaulois) letra e hapur e Mopassan-it së bashku me materialin e mbrojtjes së tij si shkrimtar, në kohën kur tashmë po hetohej autori lidhur me “Madam Bovarinë” e tij, prandaj dhe ndjekja gjyqësore për të u ndërpre. Mbas vdekjes së Floberit, Mopassan-i e ka renditur këtë letër në botimin e tretë të përmbledhjes se tij nën titullin “Poezi”. Bashkëpunimi me revistën “Letërsia Republikane” i dha mundësi autorit të njihej me një grup shkrimtarësh të rinj, ndër të cilët: Leon Enik, Zh.K.Gusman, Anri Sear, Pol Aleksis, e Oktav Mirbo. Afrimi më vonë me të riun Emil Zola, prozatori me preferencë, bëri që në fund të viteve “70, Mopassan-i të kalonte gjithnjë e më mirë nga poezia në prozë. Suksesi që pati me “Bullafi qet” bëri të mundur ftesën për të nga gazeta “Galua” në të cilën shumë shpejt doli cikli i novelave – skica, “Shëtitjet e së dielës të borgjezisë parisiene”. Në shtator të vitit 1880, ai kreu një udhëtim në Korsikë, përshtypjet e të cilit, u pasqyruan në një sërë skicash e novelash dhe në një nga romanet e tij kryesore “Një Jetë”. Në vitin 1881 udhëtoi nëpër Algjeri, ku vazhdonte ndërkohë kryengritja e popullsisë vendase-indigjente- kundër zgjedhës së kolonizatorëve francezë. Shënimet e këtij udhëtimi do t’i botonte në vitin 1884 në formën e një libri me titullin “Nën diell”. Në verën e vitit 1883 udhëtoi për të dytën herë në Britani. Në vitet 1881 – 1883 Mopassan-i u lidh ngushtë me Turgenievin që i krijoi mundësinë në shqyrtimin e krijimeve të reja, me të cilin qëndroi në anëtarësinë e komitetit për ngritjen e përmendores së Flober-it, të cilin e patën vizituar së bashku kur ishte i sëmurë, në javët e fundit të jetës së tij. Femrat, kanë luajtur një rol shumë të madh në jetën e Mopassan-it. Ai ka shumë romanca e lidhje të rastit me emra shumë të njohura në atë kohë, si dashnore, bile është i njohur dhe rasti që ai në vitin 1883 pati me një syresh për të cilën pat menduar edhe seriozisht për martesë, por më pas kjo punë u prish dhe ai mbeti për tërë jetën beqar. Më mirë këto ndodhi të jetës së tij bëhen të njohura prej librit që shkroi shërbëtori i tij, Fransua Tasara, nën titullin “Kujtime mbi Gi de Mopassan”-in, botuar në vitin 1911 i përkthyer edhe në gjuhën ruse në vitin 1915. Ky libër i thjeshtë, pa pretendime, por shumë i saktë në përmbajtje, ngre perden e jetës private të shkrimtarit mbi të cilën u patën thurur shumë thashetheme e legjenda të papërfytyruara.

Puna e rregullt, amaneti i Flober-it mbeti gjatë gjithë viteve “80 kushti i parë i krijimtarisë së shkrimtarit. Duke punuar çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në 19 të mbrëmjes, ai arriti të shkruante mesatarisht gjashtë faqe në ditë, ndërsa në mbrëmje shkruante përshtypjet e tij të ditës. Suksesi letrar i Mopassan-it u rrit libër pas libri që ai nxori në dritë. Në vitin 1881 u publikua volumi i parë me tregime nën titullin “Shtëpia Telier”, e cila për dy vjet pati 12 ribotime. Më 1882 u botua përmbledhja me novela nën titullin

“Madmazel Fifi”, më 1883 përmbledhja “Tregimet e Voldshipit”

dhe romani “Një Jetë” i vlerësuar nga I.S.Turgenievi dhe Leon Tolstoi dhe që e vunë Mopassan-in në rreshtin e parë të shkrimtarëve francezë të njëkohshëm. Në vitin 1884 u botuan përmbledhjet: “Drita e hënës”,

“Motrat Rondoli”, “Miss Harieta” dhe libri “Në diell”. Më 1885 u botuan: “Iveta”, “Përralla të ditës e të natës”, “Tuan” dhe në të njëjtën kohë me këto romani “Bel Ami” që e bëri Mopassan-in të njohur në botë.

Librat, nga të cilët mësoj


Beqë Cufaj

beqe cufajShkrimtari nga Kosova që është bërë i njohur në botën gjermanofolëse me librin e tij “Shkëlqim i huaj” dhe së fundmi me romanin “Projekt@party”, botuar nga “Secession verlag” zgjedh tre libra si më të mirët që ka lexuar këtë vit. “Është romani ‘Rrëfime paralele’ i Peter Nadas dhe romani ‘Harta dhe territori’ i  Huellbecq dhe romani ‘2666’ i Roberto Bolano”. Për Cufajn këto libra janë projekte gjigante në të cilët autorët kanë punuar me vite që të dalin me to si autor. “Nga këto lloj librash mund të mësoj, për natyrën e punës serioze, që bëjnë shkrimtarët e mirë”, thotë Cufaj

Në Paris lexoj shqip…

ylljet alickaj

Ylljet Aliçkaj nuk e ka pasur vështirë të zgjedhë autorët e dashur në libraritë e Parisit, ku iu desh të jetonte gjatë vitit të kaluar për shkak të detyrës së tij si ambasador i Shqipërisë në këtë vend. Përtej angazhimeve të detyrës, ajo nga e cila ai s’mund të heqë asnjëherë dorë është leximi… “E vërteta është se gjatë këtij viti kam lexuar më shumë në frëngjisht… ndërsa për sa u përket librave shqip që do të veçoja nga moria e leximeve të 2012-s janë: Libri me kujtime i Elena Kadaresë, librat e Visar Zhitit, Ben Blushit, Spartak Ngjelës, apo Blendi Fevziut.

“Nuk do resht së menduari për ta…”

virion graci
Virion Graci



Ashtu si në letërsinë që shkruan dhe në lexime, Virion Graci nuk mund të largohet nga proza. Romani amerikan i Roth apo Bolanjos janë libra që ai i veçon mes librave që ka lexuar gjatë vitit që shkoi. “Nga leximet në gjuhën shqipe për vitin e kaluar do të veçoja disa kulme: Dy romanet e Philip Roth ‘Del Hija’ dhe ‘Inati’, ‘Ylli i largët’ dhe ‘Nokturnet e Kilit’ të Roberto Bolanjos (prej tij lexova në anglisht dhe ‘Detektivët e egër’ dhe ‘2666’, nobelisten Herta Muller, kujtimet e jashtëzakonshme të një mjeku italian që kishte ngelur në Shqipëri deri në vitin 1948, ‘Lufta ime shqiptare’. Këtë vit kam rilexuar shkrimtarin Koço Kosta, me romanin ‘Ata të dy dhe të tjerë’, si dhe lexova romanin e tij më të ri ‘Absurd’, një roman brilant”, thotë Graci. Librat që ai përmend janë ato që kanë qëndruar gjatë në mendjen e tij… “Librat e sipërpërmendur janë me të vërtetë ndër ngjarjet më të bukura që kam përjetuar unë si lexues, në krejt jetën time. Dhe, për nder të këtyre librave të mrekullueshëm detyrohem të shtoj, përderisa i përmend si ngjarje në jetën time shpirtërore, se prej disa dhjetëveçarësh lexoj, madje lexoj me etje. Janë libra që nuk do resht së menduari për ta”, thotë ai.

Natasha Lako: 11 librat që më ndryshuan…

Natasha Lako

Poetes Natasha Lako i pëlqen t’i rendisë librat që lanë gjurmë në ditët e saj gjatë vitit 2012 sipas kuptimeve. Janë 11 libra të cilat kanë ndryshuar diçka tek ajo… “Libri që më bën të kuptoj më mirë ditën time është ‘Josef Anton’, i Salman Rushdie. Libri i misterit, vizionar dhe erudit ‘Varrezat e Pragës’ i Umberto Ekos. Libri që jep shqiptarin e sotëm drejt botës personale ‘Sytë e Sofisë’ i shkrimtarit Nasi Lera. Libri më i freskët poetik ‘Te era e kam shpëtimin’ i Archibald Ammons. Libri i interpretimit filozofik ‘Historia e Filozofisë’, shkruar nga Gadamer, ku dua të falënderoj botuesin dhe përkthyesen Aida Muklini.

Libri, të cilit nuk e di cili drejtshkrim i ka privuar rr-në e fortë, siç është dhe vetë ky autor, romani ‘Thertorja pesë’ e Kurt Vonnegut. Libri ku në jetën e përditshme shqiptare, interferon arti kinematografik ‘Ekrani është ëndrra’ nga Mevlan Shanaj. Libri i një prej krijuesve më antikompromis, që ka frymëzuar djalin tim, Joni Shanaj ‘Mendime mbi artin kinematografik’ i Robert Bresson. Libri i një qytetari që kërkon të lërë dëshmi për një kohë të gabuar ‘Njeriu i padukshëm’ i Kostandin Lekës. Një autor i cili kërkon të lërë dëshminë e një kohe të gabuar, e cila edhe pas 20 vitesh po vazhdon të përdoret politikisht sikur të ekzistojë ende. Libri i trajtimeve divulgative të meditimit ‘Mos e lër mendjen të ikë’ i Mirela Sulës”, nënvizon Lako. Për të, një supertakim do të quhej jo libri por “Formula e re e pagëzimit”. Është fjala për ditarin e Rrezes 9-vjeçare, e cila gjatë luftës së Kosovës është ulur të shkruajë një ditar të mrekullueshëm. “Për mua ky është çasti ku edhe për ne si shqiptarë fillon një epokë iluminizmi e re. Jam e lumtur që vajza tashmë e rritur, mban emrin e rrallë të një prej personazheve të mia”, thotë Lako.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...