2013-05-29

Samiti dështon për shkak të bojkotit për mosftesë Kosovës



Është anuluar Samiti i vendeve të përfshira në procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Njoftimin e ka bërë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov pas vendimit të disa shteteve si Shqipëria, Greqia, Bullgaria dhe Kroacia për të bojkotuar këtë Samit rajonal.

Ai tha se Republika e Maqedonisë ka vepruar në përputhje të plotë me dokumentet dhe rregullat si kryesuese e përgjegjshme me këtë proces.

“Për fat të keq paragjykimet e vjetra ballkanike sërish erdhën në shprehje para mbajtjes së Samitit. Nuk do të lejoj që pas shpinës së Maqedonisë të thyhen këto paragjykime ballkanike. Sfidat duhet të zgjidhen me dialog jo me bojkot”, deklaroi presidenti Ivanov, transmeton REL.

Ai theksoi se vendimi për anulimin e Samitit ka të bëjë edhe me shmangien e manipulimeve të mundshme.
"Këtë vendim e solla që të mos manipulohen qytetarët e Maqedonisë si dhe qytetarët e shteteve të rajonit. Përfundimisht erdhi dita kur dikush duhet haptazi të pranojw se bashkëpunimi rajonal ndodhet para një sfide serioze”, deklaroi Ivanov.

Samiti i shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të përfshira në procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ishte planifikuar të mbahet të shtunën, më 1 qershor në Ohër.

Kosova, nuk kishte qenë e ftuar të marrë pjesë në këtë Samit, me arsyetimin se ajo nuk është anëtare formale e kësaj nisme.

Në njoftimin e mëhershëm të lëshuar nga kabineti i presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, thuhej:

“Në formatin e vërtetuar deri më tani, në të gjitha Samitet e proceseve për bashkëpunim në Evropës Juglindore, Kosova nuk figuron si anëtare formale. Republika e Maqedonisë po përcjell zhvillimin dhe implementimin e marrëveshjes së arritur kohë më parë mes Prishtinës dhe Beogradit dhe pas konsultimeve do të ketë një qëndrim përfundimtar rreth kësaj çështjeje”.

Ivanov: Samiti dështon për shkak të bojkotit për mosftesë Kosovës

i Maqedonisë ka konfirmuar edhe zyrtarisht vendimin për anulimin e Samitit të Ohrit.
Në daljen e tij përpara mediave, Ivanov ka theksuar se shkak për këtë vendim është bojkotimi nga presidentet e vendeve fqinje, si pasojë e mungesës së ftesës për presidenten kosovare, Atifete Jahjaga.

Presidenti i vendit i ka uruar ndërkaq shumë sukses kryesuesit të radhës së Procesit të Vendeve të Evropës Juglindore, një forum rajonal ky ku aderojnë vendet e Ballkanit.

Paraprakisht, presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë, bënë të ditur mospjesëmarrjen e tyre, për shkak të mospërfshirjes së Kosovës në këtë takim rajonal në nivel presidentësh.

Ivanov anulon zyrtarisht Samitin e Ohrit

Presidenti maqedon, George Ivanov ka bërë të ditur se Samiti i presidentëve e kryeministrave të rajonit që duhej të mbahej në fundjavë, është anuluar.

Në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, Ivanov ka thënë se Maqedonia nuk dëshiron të bëhet pjesë e proceseve ku ka veto dhe bojkote. Ai ka pohuar se dështimi i mbajtjes tregon realitetin e mosbashkëpunimit rajonal.

FIASKOJA SLLAVO-MAQEDONE!




Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka cilësuar dështimin e Samitit të Ohrit si dëmtim të imazhit të shteteve të rajonit dhe të vet Bashkimit Europian.

Në një dokument të siguruar nga Gazeta Express, Ministria e Jashtme ka përshkruar në detaje se si ka rrjedhur i tërë procesi i përgatitjes së Samitit të Ohrit e deri te dështimi i sotëm.

Aty thuhet se është vërtetuar se pa Kosovën nismat rajonale nuk kanë karakter kuptimplotë.

“Po dëshmohet edhe njëherë se bashkëpunimi rajonal pa Kosovën është i paplotë, dhe i papërfunduar”, thuhet në dokumentin e MPJ’së.

MPJ konsideron se mos-përfshirja e Kosovës në këtë Samit, përkatësisht dështimi për të siguruar ftesë zyrtare për Presidenten e Republikës së Kosovës, Kryetarin e Kuvendit dhe Ministrin e Jashtëm, janë karakteristikë e trashëgimisë së vjetër të tendencave përjashtuese dhe paragjykuese për popujt dhe shtetet e caktuara në Ballkanin Perëndimor.

“Tendenca e Serbisë për të mbajtur peng rajonin, përmes metodave të bllokimit dhe mungesës së bashkëpunimit rajonal mbi parimet europiane, tashmë është dekonspiruar dhe si e tillë duhet dënuar ashpër. Pretendimet hegjemoniste të ndërtuara mbi doktrina ideologjike dhe anti-demokratike të Serbisë nuk guxojnë të jenë në shërbim të frymës së bashkëpunimit rajonal”, thuhet në dokumentin e MPJ’së, dërguar shteteve mike të Kosovës.

Samiti është paraparë të mbahet në fillim të qershorit, por është anuluar sot nga Presidentit i Maqedonisë, për shkak se Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia kanë anuluar pjesëmarrjen me arsyetimin se mungon përfaqësuesit e Kosovës.

Sidoqoftë, përgatitjet për Samitin kishin nisur më 5 prill, ku Republika e Kosovës kishte shprehur kërkesën e saj përmes letrës zyrtare drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki që të jetë pjesëmarrëse në takimet e SEECP.

“Me këtë rast, është shprehur vullneti politik që pas anëtarësimit të Republikës së Kosovës në RCC, të sigurohet pjesëmarrja e plotë e Kosovës në premisa të barabarta nën ombrellën e SEECP. Letra e drejtuar nga Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga Kryesuesi i radhës të fasilitoj pjesëmarrjen e delegacionit të Kosovës në takimin e formal të Ministrave të Punëve të Jashtme”, thuhet të dokumentin e MPJ’së.

Por, më 11 maj, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj kishte lëshuar një njoftim, pasi kishte folur me Kryediplomatin maqedon, se Kosova do të marrë pjesë në Samit si shtet i pavarur dhe i barabartë me të gjitha vendet e rajonit.

Në fakt, Hoxhaj, sipas dokumentit, ftesën për të marrë pjesë në Samit e kishte marrë dy ditë më herët, përkatësisht me 9 maj.

“Më 9 Maj 2013, MPJ ka pranuar ftesën zyrtare nga Ministri i Jashtëm Poposki, duke theksuar se Samiti i radhës i SEECP-së bazohet mbi parime të gjithëpërfshirës, si një ndër shtyllat e bashkëpunimit rajonal. Më tutje, Ministri Poposki ka ftuar Ministrin Hoxhaj në kapacitet të Mysafirit Special, datë 31 Maj 2013”, thuhet në dokument.

Mirëpo, krejt situatë është përmbysur para dy javësh, në takimin e Drejtorëve Politik të Ministrive të Punëve të Jashtme të SEECP të mbajtur më 15 Maj 2013 në Shkup.

Aty Serbia nuk ka lejuar që kërkesa e Ministrit Hoxhaj të jetë në agjendën e takimit, duke propozuar procedurën e aprovimit me heshtje.

“Më datë 17 Maj 2013, Sekretariati i Kryesuesit të radhës ka kërkuar nga Drejtorët Politik të shteteve anëtare të SEECP përmes komunikimit elektronik që shtetet anëtare të deklarohen rreth ftesës dërguar për Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, duke ju referuar Charter on Good Neighbourly Relations, Stability, Security and Cooperation in South-eastern Europe si dhe Annex Procedural përmes procedurës së aprovimit me heshtje deri më datë 23 Maj 2013. Vlen të theksohet se kjo kërkese është bërë vetëm për ftesën e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, duke mos u praktikuar në ftesat tjera nën kapacitetin e Mysafirit Special, siç është rasti me Vuk Jeremic, President aktual i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.

“Serbia dhe Bosnje Hercegovina kanë thyer procedurës e aprovimit me heshtje në mënyrë të shkruar duke u shprehur kundër pjesëmarrjes së Ministrit të Jashtë të Republikës së Kosovës në këtë takim”, thuhet më tej në dokument.

Në këtë takim, Serbia ka deklaruar se Kosova nuk është shtet dhe nuk mund të pranoj pjesëmarrjen.

“Për dallim nga Serbia, Bosnje Hercegovina ka shprehur mos-pajtimin e saj për praninë e Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, si rezultat i mosnjohjes nga Bosnje Herzegovina”.

KUSH TALLET ME EDI RAMEN NË DRENICË

REXHEP SHAHU
 

 
Nga rrjetet sociale mësova se Edi Rama është bërë Qytetar Nderi i Komunës Skënderaj në Kosovë. Për ata që nuk orientohen, Skenderaj është qendra e Drenicës, Drenica është krahinë e Kosovës, Kosova sipas një libri të rekomanduar për nxënësit e cilklit të ulët të Shqipërisë është “fisi ynë i madh…”.

Gëzimin për dhurimin e këtij titulli z. Rama e shpreh kështu :
“Mirënjohje e thellë për kë e propozoi & votoi në komunë këtë titull kaq të lartë për mua! Uroj ta përqafoj shpejt në liri mikun Sami Lushtaku” shkruan z. Rama. “Çfarë suprize fantastike për mua : Qytetar Nderi i Skenderajt, vatra e shenjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës ku ra heroikisht Adem Jashari”.

“E pas 23 qershorit do të hapim një faqe të re historie shqiptare e rajonale në bashkëpunim me Kosovën. Shqipëri – Kosovë model i ri zhvillimi” përfundon teksti i shkruar nga z. Rama për vetën e tij.
E para gjë që më shkoi në mendje kur lexova këtë gallatë është se skenaristët dhe regjizorët e kësaj gallate janë treguar të pashpirt dhe cinikë.

Sepse gjëja më e paduhur, më e panevojshme, gjëja që nuk ngjit, që nuk ka ku rri, gjëja për të cilën më e pakta qesh njerzia, është të shpallet Edi Rama qytetar nderi i Drenicës. Kjo nuk ka bythë ku të rrijë.
Sepse në historinë e re të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri Edi Rama nuk ka lidhje aspak me Drenicën, përveçse në ia ka mundësuar ndokush, ndonjë komunist i vonë me xhepa plot të hajë ndonjë drekë apo darkë.
Aq lidhje ka Rama me Drenicën sa kam unë me Pekinin apo sa ka Rexhep Qosja me komunën e Tropjës.
Këtë tallje Rama nuk duhet ta kishte pranuar. Ose të paktën të ushtronte gjithë pushtetin e tij që e ka ndaj mediave dhe të heshtej ky biçim lajmi. Dhe ta përbuzte të paktën me heshtje “dashurinë” e madhe që kanë treguar ndaj ti që duke dashtë ta puthin e kanë përjargë dhe kafshuar.

Dimensioni apo përmasa e munguar patriotike e Edi Ramës kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë nuk kompensohet apo plotësohet në mënyra të tilla qesharake.


Kosova dhe gjithë shqiptarët e dinë se z. Rama është i paqasur në Kosovë, i paqetë, i parehatuar, i papranuar. Për të mos u treguar i vrazhdë, është i refuzuar.

Sepse z. Rama as nuk lodhet të jetë patriot e nacionalist, dashnor i Kosovës.
Këtë përmasë të munguar ai deshi ta plotësonte me sorrat e tij që dikur i shpalli shqiponja e në fund i gjuajti me çifte se kujtoi se mos vertetë sorrat po bëhën shqiponja, se mos Niku po bëhet vërtetë Kreshnik...

Z. Rama është i paqasur në Kosovë, i papranuar atje, se pavarësisht llogjeve që flet në fushatë, pavarësisht çfarë shkruan në adresat e tij në rrjetet sociale, ai në programin politik të Partisë Socialiste, Kosovës i ka kushtuar vetëm 54 germa, ose gjysmë fjalie dhe saktësisht ka shkruar vetëm kaq : “Ndërtimi i një partneriteti me shtetin e ri të Kosovës”.

E kam strëthënë këtë gjë por duket nuk i han palla askujt ta analizojë këtë përmasë “dashurie” të Partisë Socialiste për Kosovën, këtë mungesë vemendje të Partisë Socialiste për Kosovën në dokumentin më kryesor të kësaj Partie (programi politik i botuar) për gjysmën e kombit shqiptar. Program që ia ka dhuruar me mburrje dhe pa asnjë vrasje ndërgjegje kryeministrit Hashim Thaçi, për të cilin nuk di si do të jetë ndjerë, nëse e ka lexuar.

Z. Rama është i paqasur apo i refuzuar në Kosovë sepse dy herë që ka shkuar për aktivitete politike atje ka shkuar dhe është strehuar në një dhomë në bibliotekën e Prishtinës sikur ai të mos ishte kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë por sikur të ishte një shkrimtar apo poet që shkon të promovojë veten dhe librat e tij në mjedisin e duhur.

Z. Rama është i paqasur dhe i refuzuar në Kosovë se Kosovës ia ka sharë Udhën. Z. Rama nuk e din çdo  të thotë me të sha udhën… Ia ka sharë dhe mallkuar Udhën e Kombit, që edhe qorri e budalla e din se Berisha e ndërtoi për ta bashkuar fizikisht Kosovën me Shqipërinë dhe që Kosova të jetë edhe përmes kësaj udhe krejt e pavarur dhe ta marrë hisen e vet të detit…

Sado bojë të hedh unë, një kile mjafton se boja tjetër tepron dhe nuk tretet.

Por nuk më rrihet pa i kujtuar z. Rama dhe pushtetarëve të Drenicës trime, jo vetëm të Adem Jasharit si mbret i trimave dhe qëndrestarëve, se Drenica nuk do t’i jepte asnjëlloj titulli Edi Ramës që para pak ditësh u përqafua me ish presidentin serb Tadiç në Shkodër dhe u bekua prej Tadiçit si Enveri prej Miladin Popoviçit e Dushan Mugoshës për ta qeverisë Shqipërinë…

Ma merr mendja se të ishte gjallë Adem Jashari do të troshitej duke ikë prej Drenice Edi Rama bashkë me Sami Lushtakun e çdo titull shitës tjetër.
 

Bojkotohet samiti i Ohrit

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, nuk do të marrë pjesë në Samitin e presidentëve të vendeve të rajonit, i cili do të mbahet më 1 e 2 qershor 2013 në Ohër, raporton rtk. Për shkak të mosftesës së Kosovës në këtë ngjarje, samiti do të bojkotohet edhe nga Shqipëria dhe Bullgaria, ndërsa ka reaguar ashpër edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.



Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Kryetarëve të shteteve të Evropës Juglindore.

Ai do të shkoj një ditë më parë në takimin e Ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore që do të mbahet më 31 maj në Ohër dhe menjëherë në mbrëmje do të udhëtojë drejt Brukselit, pa takuar pjesëmarrësit e Samitit të Ohrit.

Presidenca maqedonase paraprakisht kishte paralajmëruar edhe pjesëmarrjen e Fyles në Samit, por mund të jetë vendimi i shtetit maqedonas për mos të ftuar Kosovën, që i ndryshoi mendjen në momentin e fundit diplomatit Fyle.

Samiti do te bojkotohet edhe nga Shqipëria. “Fakti se presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë eveniment, në kundërshtim me frymën e bashkëpunimit dhe të dialogut që mbizotëron në rajon dhe që lehtëson arritjen e synimit të përbashkët, atë të integrimit evropian”, theksohet si shkak për vendimin e presidentit shqiptar, Bujar Nishani, për të bojkotuar Samitin.


Samitin e Ohrit e ka bojkotuar edhe presidenti i Sllovenisë Barut Pahor.

Klan Kosova, merr vesh nga burime ndërkombëtare, që slloveni nuk do të marr pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Ohër të Maqedonisë, i cili po organizohet nën ombrellën e organizatës rajonale SEECP.

Në rast, se ky samit mbahet, Sllovenia do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Shkup.

Por, Zhurnal njofton se kjo ngjarje është anuluar krejtësisht.
Presidenca ka anuluar takimin, pas lajmit se ai do të bojkotohet nga presidentët e Shqipërisë dhe të Kroacisë, si rezultat i mungesës së ftesës për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, pritet të dalë para medieve në orët e pasdites.




Burime nga Zagrebi konfirmojnë se tash në orët e fundit, edhe Presidenti Kroat Ivo Josipovic ka vendosur të mos marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve në Ohër të Maqedonisë, i cili po organizohet nën ombrellën e organizatës rajonale SEECP.

Vizita e Josipovic ka qenë paralajmëruar edhe si një fitore diplomatike e Maqedonisë pasi planifikohej të takonte edhe Presidentin serb, Tomislav Nikolic.

Pas mosftesës së Presidentes Jahjaga nën presionin e Presidencës serbe, Maqedonia tani është para dështimit total të Samitit. Serbia që vitin e kaluar e ka bërë të qarte vendimin se Kosova kurrë nuk do të mund të marrë pjesë për shkak se nuk është shtet-anëtar i SEECP, por BE ka pritur se një vizitë e Jahjagës dhe Ministrit Hoxhaj do të jetë e mundur pas arritjes se marrëveshjes së Brukselit.

Përndryshe, në Samitin e Ohrit, nuk do të marrë pjesë as Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria.

Burime të Express nuk kanë mundur të tregojnë nëse Kroacia, megjithatë, do të përfaqësohet në Samitin e Ohrit me Ministren e Jashtme, Vesna Pusic.

TAKIM PROMOVUES LIBRI




E diel me 2/06/2013 ne ora 7-te pas dite ne “The Imperial Hause”

Diten e diel me 2 qershor 2013 ne The Imperial Hause organizohet takimi promovues i librit te fundit “ORA E RODIT” i krijuesit te komunitetit te Detroitit, Z. ZEF PERGEGA



Ky liber eshte botuar nga shtepia botuese “Albin” ne Tirane dhe qarkullon ne librarite e Tiranes dhe ne eliten krijuese te Kosoves. Ne kete botim permblidhen ne formatin e nje libri te vecante PRILLI NE BRONX me 35 tregime nga jeta e veshtire e emigracionit, PERTEJ LOTIT ku perfshihen 29 poezi te zgjedhura me nje tematike te larmishme, VALESI I DELFINEVE, me 24 fabula dhe vete ORA E RODIT me publicistike te kohes.
Gazetari Zef Pergega, si nje vezhgues e vemendshem i jetes se emigracionit dhe pjesmarres aktiv, ka patur prurje te reja persa i perket gjinive te letersise artistike, duke i kushtuar nje kujdes temes se historise se vjeter te mergates, per te ndricuar sa eshte e mundur kontributin e pazevendesueshem te diaspores dhe te eksponenteve te saj per ceshtjen kombetare, ne vecanti ate te Kosoves e Camerise.




Zef Pergega ka botuar keto libra:


Vigan ne Krisht e vatan-monografi kushtuar Mons. Dr. Zef Oroshit.
Kembana e Mergimtarit-publicistike
Dheui i Atit -poezi
Deti dhe Peshku-fabula
SARAJAT -veshtrim per kullen e Gjonmarkut te Mirdites
Kallnori ne Detroit-poezi
Djepi i Thyer - veshtrim per treven e vendlidjes se autorit
Ylberet e Shejzave- kushtuar Ernest Koliqit dhe revistes se tij Shejzat
Lereni Kohen te Flase-poezi
Zjarri Shqip Regetin-publicistike
Zeri im Prishtine-publicistike


Dy libra te Pergeges jane perfshire ne librarine e Kongresit Amerikan. Zef Pergega ka dhe dy libra ne proces botimi. Njeri i kushtohet veprimtarise letrare dhe krijues te Dom Prek Ndrevashes dhe tjetri kontributit te shqiptaro-amerikaneve per ceshtjen came.

Ne kete takim jane te mirepritur si gjithmone krijuesit, dashamiresit e librit dhe te kultures, aktiviste dhe kontribues te komunitetit ndaj ceshtjes kombetare.
Me kete rast revista online Albdreams e falenderon Pergegen per kete dhurate te re te krijimtarise dhe per angazhimin e tij me shkrime te njepasnjeshme qe botohen ne kete reviste.

2013-05-28

Misionarja e dashurisë botërorer-Nëna Terezë shqiptare

Nёnë Tereza iu përkushtua si askush tjetёr dashurisë pёr tё afёrminNё Kalkutё ajo u mor me mё tё varfёrit e tё varfёrve, me tё sёmurët nga lebraAjo nderohet nga njerёzit anembanё botёs. Pёr shumё vetë, ajo është njё shenjtore moderne: "The Saint of the Gutters". Angazhimi i saj pёr dinjitetin njerёzor u nderua nё vitin1979 me Çmimin Nobel pёr Paqe. Ndёrsa kritika e saj radikale kundёr çdo forme tё abortit e bёri atё edhe person tё kontestueshёmUrdhëri i themeluar nga Nёna Terezё"Misionaret e Dashurisёpёrfaqёsohet nё shumё vende tё botёs.



Jeta dhe vepraNjё biografi e shkurtёr pёrshkruan stacionet kryesore nё jetёn e Nёnё Terezёs.
Citate dhe fjalimePёrveç fjalimit me rastin e pranimit tё Çmimit Nobel dhe citateve tё shkurta, nё kёtё faqe mund tё gjeni edhe njё pёrmbledhje me lutje.
SfondVarfёria nё Kalkutё është sfondi i veprёs sё Nёnё Terezёs.
MaterialeNekrologji dhe raporte shtypi pas vdekjes sё Nёnё Terezёs nё vitin 1997sqarojnё rёndёsinё e saj.
Linklista: Për të lehtësuar kërkimin në internet, nё kёtё faqe pёrshkruhen burime tё ndryshme informative nё internet mbi Nёnё Terezёn.
Citat
"Ajo nxit paqen nё mёnyrёn mё rrёnjёsore, nëpёrmjet pёrforёcimit tё patjetёrsimit tё dinjitetit njerёzor." [John Sannes, fjalimi Nobel1979]

Njohja e tё drejtave tё popujve indigjenё-Rigoberta Mençu

Rigoberta Mençu nga Guatemala fitoi nё vitin 1992 Çmimin Nobel pёr Paqe si e para përfaqësuese e popujve indigjenë dhe fituesja mё e re nё historinё e dhënies sё tijDhёnia e Çmimit indianes Quichéishte shumë i kontestueshёmQёndrimi i saj mbi rezistencёn e dhunshme nё vendlindjen e saj Guatemalёshtet i cili bёn pjesё nё vendet me shkelje mё tё mёdha tё tё drejtave tё njeriutpёr disa kritikё nuk ishte i qartё sa duhetSuksesi i autobiografisё sё saj tё publikuar nё vitin 1983 "Yo, Rigoberta Menchú" jo vetёm qё ka tёrhequr vёmendjen e bashkёsisё ndёrkombёtare mbi gjendjen katastrofike nё Guatemalёpor ajo shёnoi edhe fillimin drejt njohjes sё tё drejtave tё popujve indigjenё nё të gjithё botёn.

Jeta dhe vepraPrindёrit dhe njёri vёlla u vranë nga ushtriady vёllezёr vdiqёn tё rinj nga varfёria - Rigoberta Mençu u arratis nё Meksikё.
Citate dhe fjalimePёrveç fjalimit me rastin e ndarjes sё Çmimit Nobel, nё kёtё pjesё është nё dispozicion ndёr tё tjera edhe njё intervistё me Rigoberta Mençu.
SfondHistoria e Guatemalёqё nga kolonizimi spanjoll e deri nё regjimet e padrejta moderne pёrbёn sfondin e jetёs dhe veprёs sё Rigoberta Mençusë.
MaterialePortrete tё shkurtra dhe raporte shtypi, kryesisht të vitit 1992, bёjnё tё qartё rёndёsinё e indianes quiché, e cila edhe sot lufton pёr tё drejtat popujve indogjen.
LinklistaNё kёtё faqe pёrshkruhen burime tё zgjedhura informative nё internetmbi Rigoberta Mençu Tum, pёr t'ju lehtёsuar kërkimin nё internet.
Citat
"Rigoberta Mençu angazhohet nё vendin e sajnё kontinentin amerikan dhe nё të gjithё botёn pёr paqe dhe pajtim, pa marrё parasysh linjat ndarёse etnike, kulturore dhe sociale." [Sejersted, kryetar i Komitetit tё Çmimit Nobel 1992]

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...