Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/06/21

Sa të sëmurë k(j)emi ne shqipëtarët!

 Entila Cuka

Kritikat ndaj Shqipërisë nisin nga “koka” e saj dhe përfundojnë po aty.Ndërsa unë dua ta shikoj Shqipërinë nga gishti i vogël i këmbës dhe ta ngjis vështrimin lart mbi duart, kraharorin e kokën e saj. Është e dhimbshme të shikosh sesi enden nëpër rrugët e Tiranës të sëmurë psiqik, njerëz me çrregullime emocionale, të tjerë që kërkojnë të vetëvriten apo të alkoolizuar.

Është ditë e enjte, një roje me uniformë më tregon me duar qendrën spitalore ”Xhavit Gjata”. Janë një numër godinash pak të fshehura nga rruga kryesore “Kongresi i Manastirit”. Është mesi i ditës dhe në këtë qendër ku janë të shtruar të sëmurët psiqik, mbizotëron qetësia. Sheh shumë pak njerëz që çuditërisht ngjajnë të trembur dhe të heshtur. Futem në urgjencë, aty ku shkruan “konsulta” dalin 2 mjekë të pashëm, një grua dhe një burrë. Mjeku më tregon derën. Siç duket nuk i pëlqen të panjohurit. Ishte i ashpër. Ndoshta duhet të jesh i ashpër për të mbijetuar në një mjedis të sëmurësh. Kishte një shenjë të madhe në fyt. Po po,ishte shenja e një të prere. Të ketë tentuar një i sëmurë ta vrasë? Më bën përshtypje ulërimat e një gruaje në urgjencë. Zgjata shikimin në një dritare gjysëm të hapur por nuk arrija të shikoja asgjë.

Në anë të majtë të urgjencës ndodhet shërbimi i Psikiatrisë së fëmijëve dhe adoleshentëve. Aty një grua ka shtrirë të birin në tokë. Nuk guxoj t’i afrohem sepse ai është i zhveshur në pjesën e poshtme të trupit. Hedh vështrimin në godinën kryesore, aty dritaret e mbyllura me hekura qëndrojnë rregullisht njëra pas tjetës. Dua të zbuloj përse ulëret ajo zonjë në urgjencë. Por mjekja që doli nga konsulta qëndron jashtë e sikur më thotë: “Akoma nuk ke ikur ti?”

Tani dua ta ngjis shikimin mbi shoqërinë, mbi kraharorin e Shqipërisë, mbi qytetarët! Problemi i psikologjisë anormale nuk është trajtuar asnjëherë ashtu siç duhet. Autizmi është i vetmi nga psikologjitë anormale që gjen një vëmendje më të madhe nga shoqëria jonë. Ne nxitojmë t’i fshehim, t’ i përbuzim, t’ i lëmë pas dore të gjithë të sëmurët psiqik. Shpesh na vjen rëndë prej tyre, na vjen turp e bëjmë një vesh shurdh e të dy sytë qorrë. Ky është mentalitet “i sëmurë”. I trajtoj më si njerëz normal edhe njerëzit me çrregullime psikologjike. Deri sa ato vetë vriten ose na vrasin. Presim që këta të sëmurë të shërohen pas raftit të shembur të bibliotekës së burgut. Një i ri i vrarë para ca kohësh, të tjerë që vetëvriten, familjarë që keqtrajtohen vazhdimisht.

Dua të identifikoj me duart e vendit tonë: Median! Për fat të keq veç gishtërinjtë e saj janë të pavarur të lëvizin lirshëm. Dhe media është ”e sëmurë” kur bëhet fjalë për të sëmurët psiqik. Mediat mjaftohen të shkruajnë se filani u vetëvra për shkak të krizës financiare. Një tjetër vrau veten për shkaqe politike, kurse një burrë dhunon seksualisht një të mitur për arsye mentaliteti! Harrohet se misioni i saj është të gjej motive të sakta dhe të mos niset nga arsye sipërfaqësore.
Ndërsa koka e vendit tonë qëndron e krekosur me sytë drejt horizontit. Është fjala për politikanët, deputetët, opozitarët e pozitarët. Ajo është koka që kërkon të gjejë pafundësinë. Qeveritë tona kalojnë depresion nëse humbasin zgjedhjet. Këmbëngulin të kenë të njëjtët aktorë politik dhe pse zgjedhja për këta aktorë është e papërshtashme për epokën ku jetojmë. Konsumojnë pafund rryshfete e pastaj tentojnë t’ i nxjerrin ato. Këmbëngulin të kenë të njëjtët lider dhe pse lider të tjerë i shkojnë më shumë asaj. Nëse i hedhim një sy librit “Psikologjia anormale” e autores Fatbardha Osmanga do shikojmë se shembujt e mësipërm tregojnë se politika jonë ka një sjellje anormale që mund të jetë shenjë e një çrregullimi psikologjik.

Besoj se na nevojitet një kokë e re: të rinjtë! Të rinjë që të dinë ta hedhin vështrimin kudo. Ka ardhur koha që ta kapim kokën me duar e ta drejtojmë me forcë që të shikojë pjesët e tjera të trupit. Ka ardhur koha për një kokë të re që të dijë ta ulë vështrimin dhe mbi ne!

NDOTJA E BREGDETEVE SHQIPTARE, DURRЁSI


 Vasiliqi Kapino


Aty ku jetojnё njerёzit, mbeturinat mbizotёrojnё. Cdo ditё e mё shumё, bregdetet e Shqipёrisё po pёrmbyten nga njё oqean i pashterrshёm mbeturinash. Ky ёshtё njё fenomen tashmё mjaft i dukshёm, sidomos nё plazhin e Durrёsit. Aty ku “BOTA” lufton pёr tё mbajtur pastёr ambjentet e tyre, aty ku njerёz pёrpiqen nё mёnyrё vullnetare, apo organizata tё ndryshme tё merren me pastёrtinë e mjediseve tё jashtme, tё vendeve tё tyre, nё Shqipёri ende “luftohet” pёr politikë, cёshtje ekonomike, apo pёr kapjen e sa mё shumё fotove tё njerёzve te ashtuquajtur VIP.

Pastërtia ndaj ndotjeve të mjediseve Shqiptare ende nuk ёshtё aty ku duhet. Shkarkimet e ujёrave tё zeza sikurse ndodh nё zonёn bregdetare tё Durrёsit, si dhe numri i madh i vetё pushuesve, janё bёrё shkakёtarёt kryesor tё ndotjeve tё ujёrave bregdetare. Jo pak herё, kemi dёgjuar pёr investimet qё “do tё” bёhen mbi mbajtjen pastёr tё mjedisit tonё, por duket se kёto investime janё lёnё nё harresë.

Baranga, lokale, diskoteka me hapёsira tё mёdha apo tё vogla, kanё ezauruar me kohё bregdetin e Durrёsit. Janё bёrё pёrpjёkje herё pas here, pёr tё mbyllur kёto ambjente tё palicensuara, por ende njё pjesё e mirё e tyre vazhdojnё tё egzistojnё.

Ndёrtimet e jashtёligjshme ndonёse kanё filluar tё prishen, kanё lёnё pasoja tё rёnda, nё zonat bregdetare, duke ndotur detin dhe mjedisin pёrreth. Kёto dhe shumё tё tjera, na kane bёrё tё bashkёjetojmё me “ komshinjtё ” tanё, plehrat! Nёse mbetemi nё heshtje, duket se kjo bashkёjetesë do tё vazhdojё edhe pёr shumё gjatё.

Ndonёse Shqipёria mbahet ndёr vendet me mjediset mё tё bukura natyrore, mbajtja pastёr e bregdetit lё shumё pёr tё dёshiruar. Uji i papastёr, nga mbeturinat dhe mungesa e mbajtjes pastёr nga institucionet pёrkatёse tё higjenёs, kanё bёrё qё tё ulet numri i pushuesve, sidomos atyre Kosovar.

Plazhi i Durrёsit, ndonёse ka hapёsirё tё madhe dhe tё bukur, ka ngelur pa investime tё mёdha, pasi sipas tё dhёnave te Ministrisё sё Mjedisit ёshtё cilёsuar si vendi qё ka plazhet me cilёsi tё dobёt, gjё qё e rradhit atё ndёr plazhet mё problematike tё vendit.

Pjesa mё e madhe e bregdetit tё Durrёsit, nuk bёnё asnjё dallim nga ujёrat e zeza, pasi ёshtё unifikuar njёsh duke u bashkuar me ato. Mungesa e kanalizimeve tё ujirave tё zeza, kanё bёrё qё derdhjet me ujin e papastёr tё derdhen nё det, duke rritur kёshtu propabilitetin e infektimeve. Si tё mos mjaftonin kёto, njё faktor tjetёr i kёsaj problematike ёshtё mungesa e tualeteve publike.

Duke llogaritur se njeriu shkon pёr nevoja personale sё paku tre herё ne ditё, atёherë ёshtё e kuptueshme se njerёzit do tё gjejnё mjedisin natyrorё si zgjidhje. Tualetet publike, si njё domosdoshmёri, duhet tё vendosen sa mё parё jo vetёm nё Durrёs, por nё tё gjitha bregdetet e Shqipёrisё, nëse duam qё tё pakёsohet disi ndotja bregdetare.

Sipas të dhënave nga Ministria e Mjedisit dhe ISHP, Open Data Albania, 90% e plazheve klasifikohen si cilësi e dobët dhe 10% cilësi e mjaftueshme. Ajo qё konstatohet, ёshtё se premtimet pёr pastёrinë maksimale tё deteve, pёr hapjen e sezonit turistik vitё pёr vitё, nuk janё realizuar. Zona afёr Portit tё Durrёsit, Golemit, dhe jo vetёm, janё cilёsuar si zona me ndotje mё tё madhe se norma e lejuar. Disavantazh ky edhe pёr ekonominë e vendit, pasi propabiliteti tё bien intereset pёr pushuesit nё bregdetet Shqiptarë rritet. Sipas shkrimtarit Ben Stein “ Hapi i parё pёr tё pёrjashtuar gjёrat e padёshiruara nga jeta ёshtё kjo: “Vendos cfare do”. Ne, duhet tё vendosim cfarё duam. Njё mjedis ku tё mbizotёrojë ndotja, apo njё mjedis tё sigurt.

ABUZIMI SEKSUAL NDAJ FЁMIJЁVE

 Vasiliqi Kapino


Gjatё viteve te fundit, po konstatohet njё rritje e numrit tё abuzimeve seksuale me autorё tё mitur. Abuzimi ndaj fёmijёs ёshte njё ndёr shkeljet mё tё rёnda. Sipas Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё, abuzimi seksual nёnkupton: ”Të gjitha format e maltretimit fizik ose emocional, abuzimin seksual, mospërfilljes, trajtimit të pandërgjegjshëm ose tipit tjetër i eksploatimit, që rezulton me dëmtim momental ose potencial të shëndetit të fëmijës, të ekzistencës, zhvillimit ose të dinjitetit në kontekst të raportit ndaj përgjegjësisë besimit ose fuqisë”.

Me anё tё provokimeve apo marrifeteve tё tjera, shumё femijё bёhёn prehё e krimit seksual. Pavarёsisht masave qё janё marrё, “gjuetaret” e fёmijёve nuk kanё rreshtur sё gjuajturi. Deri në vitin 2006, duket se ky fenomen ka qenë ende jo shumё problematik, e ndёrsa nё 2007-ën, ishin rregjistruar njё numёr I madhё fёmijёsh tё abuzuar seksualisht.

Ndёr format mё tё shpeshta tё abuzimit ndaj fёmijёve, ёshtё ai penetrimit vaginal, anal dhe oral, i cili zё 37%. Ndёrkohё moshat 10 deri 13 vjec janё moshat mё tё rrezikuara ndaj veprave të abuzimit.

Nuk mund të dihet njё numër egzakt i atyre që janё abuzuar, pasi njё pjesё e mirё e tyre nuk kanё raportuar abuzuesin e tyre. Sipas OJQ- Megjashi,në vitin 2009 studimi statistikor si dhe studimi klinik, i cili u realizua nga psikiatrët pёrkatёs pёr trajtimin e fёmijёve viktima tё abuzimit seksual, vёrtetojnё se rreth 70 % tё fёmijёs 2 deri 14 vjec kanё pёsuar sё paku nga njё formё e dëmtimit fizik ose psikik.

Shifra kёto, tё cilat shёnojnё rritje nga viti nё vit. Kёto abuzime tё qёllimshme, lihen nё harresë, edhe pse bёhen shkaktar i shkatёrrrimit psikologjik dhe fizik i individit. Abuzimi është një problem që ende sot nuk ka gjetur zgjidhje dhe problematika mё e madhe kёtu, ёshtё se nuk po merret njeri me tё.

Duket se femrat janё mё tё prekurat e kёsaj ceshtjeje, por ndёrkohё abuzimi mund tё ketё efekte afatshkurtra dhe afatgjata, tё cilat kёto te fundit kanё pasoja edhe mё te rёnda.

Fёmijёt, shpesh bёhen viktima ndaj atyre qё u besojnё mё lehtё, sic janё pjestarёt e familjes, psh nga njё prind, apo nga njerezit e afёrt, apo edhe jashtё shtёpisё, nga shoqëria perreth. Dicka tё cilёn nuk e kontrollojmё dot. Ajo qё ёshtё mё e rёndёsishme janё pasojat qё u ngelen kёtyre fёmijёve nga abuzimi seksual.

Rreziku mё i madh ёshtё ai i rёnies nё depresion, i viktimave. Prirja pёr tё cuar veten nё vetёvrasje, apo shkёputja totale nga rrethi shoqёror, janё reagimet dhe sjelljet qё hasen mё shpesh.

Ndёrkohё, sipas raportimit tё UNICEF, 89% e fёmijёve tё regjistruar si viktima qё janё nё moshёn shkollore, ndjekin mёsimin nё mёnyrё tё rregullt, faktorё tregues ky qё sjellja e fёmijёve nё ambjentet shkollore nuk shihet si problematik.

Sipas tё dhёnave qё raportohen gjithsesj 63 % tё rasteve autori i krimit ose nuk ёshtё arrestuar, ose ёshtё liruar pёrpara se te merret vendimi gjyqёsor, duke u mundёsuar abuzuesve kёshtu, tё largohen nё mёnyrё qё tё mos burgosen.

Kёta fёmijё ёshtё e pamundur qё tё rehabilitohen vetёm nё saj tё ndihmёs sё familjarёve. Duhet njё ndihmё nga individ te kualifikuar pёr kёto raste dhe durim pёr njё trajtim afatgjatё.

Facebook hajduti i ftuar për të vjedhur kohën.

 Esmeralda Gjini


Ti sa miq ke?

Pyetja më normale që bëhet në ditët e sotme. Çdo ditë e më shumë po shtohet në botë numri i përdoruesve të Facebook-ut. Po arrin gjithmonë e më shumë shifra rekord. Është cilësuar si numri parë i kontakteve në botë, duke qenë edhe fjala më e klikuar nga motorët e kërkimit në internet. Por çfarë e bën Facebook-un kaq popullor dhe të kërkuar nga të gjithë? Facebook-u ose fb që jemi mësuar ti themi midis miqsh, na ka bërë të mundur të krijojmë sërish lidhje me miqtë e vjetër, por edhe na ka krijuar shoqëri të reja, të dhuron kënaqësi dhe nostalgji. Të bën të mundur të shkarkosh fotografi dhe video, të dërgosh mesazhe, të luash, të shkarkosh muzikë dhe mbi të gjitha të komunikosh në kohë reale me çdo njeri në çdo cep të botës.
Në mbarë botën Facebook-u është bërë një ritual i përditshëm. Po në Shqipëri? Shqipëria mban vendin e 66-të në renditjen botërore të përdoruesve dhe të 38-in në Europë. Nga 1.3 milion përdorues të internetit, 90% e tyre kanë një profil në fb. Nga këto 65 % janë meshkuj dhe 35% janë femra kurse 48 % e tyre janë të moshës 18-24 vjeç. Ç’ ka do të thotë se një në tre persona ka Facebook, të dhënat janë marrë nga “Social Backers” për Shqipërinë.
“Facebook-u më është kthyer në forcë zakoni, e hap atë orë e çast, për të parë nëse më ka dërguar dikush mesazh, ka komentuar në statuset e mija, fotot apo për të parë të rejat më të fundit të miqve”- thotë një përdoruese e rregullt e Facebook-ut. Por si kjo ka plotë të tjerë. ”Facebook-u është vetë bota, është e reja, e ardhmja, modernia. Po s’ pate fb je kot “ – shton një i apasionuar pas tij.
Çfarë je duke bërë? Çfarë ke në mendje? Janë pyetjet që i bëhen çdo përdoruesi sa të hape profilin e tij/saj. Çdo përdorues mundohet të tregojë atë që po bën. “Fb është një ditar publik”- thotë 18-vjeçarja e cila shton se është non-stop në fb dhe shkruan aty çdo gjë që bën në çdo moment të ditës. Kjo tani është e mundur nëpërmjet telefonit 3G. Në Shqipëri 1,2 milion njerëz e përdorin internetin nëpërmjet tij. “Teprimi me fb dhe qëndrimi non-stop para kompjuterit apo celularit shndërrohet në neurozë, në një fiksim dhe të shkëput nga miqtë dhe jeta e vërtetë” -thuhet në studimet e Institutit Shqiptar i Studimeve Sociale.
Shumë persona bien në kurthin e fb por të paktë janë ata që mund të dalin nga kjo “sëmundje” që po i tërheq njerëzit gjithmonë e më shumë brenda vetes. Prof. Zuhdi Dervishi, sociolog, pedagog në fakultetin e Shkencave Sociale e cilëson Facebook-un si një “demon të mashtrimit”, mbylljes në një guackë të vetë individit që është pjesë e tij. Duke folur në lidhje me privatësin ai përmend një fjalë popullore: “Fjala po doli prej dhëmbësh, bëhet 24 këmbësh” duke theksuar se privatësia është një nga mangësitë më të mëdha të fb. Ndërsa këtë e theksojnë edhe vetë përdoruesit të cilët shprehen se nuk mund të pretendosh për intimitet duke qenë se je bërë pjesë e tij me dëshirë. Ndërsa sociologu Dervishi e përfundon opinionin e tij duke thënë se Facebook-u është një zhvillim kompleks, një prurje e re e ditëve tona, e përkrahur sidomos nga rinia, por me kalimin e kohës ndikimi i tij mund të zbehet ose zëvendësohet nga shpikje të reja.


Adoleshentët të çmendur pas facebook-ut

Numri i adoleshentëve në Facebook po rritet çdo ditë e më shumë dhe janë të rrallë ato që nuk kanë dhe të shumtë ata që kanë më shumë se dy llogari të tyre. Sekreti i gjithë kësaj mund të themi se është shpejtësia, perzonalizimi i profileve dhe mundësia për të kontaktuar me shokët në çdo moment. “Isha gjithmonë kundër fb”- shprehet një gjimnaziste e cila thotë se para dy muajsh një shoqe i kishte hapur një llogarinë në emër të saj. “Në fillim hyja shumë rrallë, por me kalimin e kohës dhe shtimin e numrit të miqve gjithçka ndyshoi, dhe tani hapja e fb më është kthyer në një sëmundje”- shton ajo.

Shoqëri të reja, të njohur e të panjohur të gjithë janë aty, plot miq që të presin, plot gjëra të reja për të zbuluar. Kompjuteri dhe interneti mund të zëvendësojnë një mik, dashurinë, komunikimin me njerëzit e gjallë, por jo jetën reale sepse ai e deformon realitetin. Ka njerëz që numri i miqve në fb ju shkon nga 5 mijë deri në 8 mije, normalisht ai nuk i njeh të gjithë dhe këtu na shfaqet një anë tjetër negative e tij. Njerëz me të cilët mund të komunikosh por jo t’i takosh. Ata të njohin ty vetëm nga ajo sa ti u lejon të të njohin. ”Facebook-u është një realitet vitrinë ku individi vendos vetëm elementet pozitive”,- shprehet psikiatri, Clodio Mencocci,- “kjo bën që adoleshentët të bien në depresion, pasi nuk arrijnë të ndajnë dot realitetin nga iluzioni”.

Por çfarë është fb? Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange e cilëson fb si mjetin më të urryer të spiunimit. Disa e cilësojnë si një strehë që të drejton drejt vetmisë, ca një urë lidhëse, të tjerë e cilësojnë një mani, një virus, një sëmundje që nuk arrin të shkëputesh prej tij, disa e quajnë drogë, një humbje kohe që ja vlen, gjithçka përveç se politikë jo, një mënyrë për të komunikuar, dikush e cilëson si një faqe libri, një mënyrë për të shtyrë kohën. Secili ka një opinion të tij për të, por një gjë është e sigurt: Ai është një hajdut i ftuar për të vjedhur kohën. Të cilin do na duhet kohë që ta largojmë.

UNIVERSITET-O MANIA

 Ada Shehu

Shqipëria është një ndër vendet të cilat vuajnë papunësinë. 13.3% e popullsisë janë të papunë sipas INSTAT. Sidomos këto vite për shkak të krizës botërore, dhe pse Shqipërinë nuk e ka prekur thellë, vihet re ndjeshëm. Në nivelet e të papunëve hyjnë edhe shumë të rinj të cilët mbarojnë shkollën e lartë, diplomohen dhe nuk mund të gjejnë një punë për vite radhazi, edhe pse janë të kualifikuar për një profesion të caktuar. Në Shqipëri që pas demokracisë është vënë re tendenca për të pasur një shkollë të lartë nga të gjithë. Është kthyer në një tip “zakoni” që asnjë nuk quhet “i arsimuar” nëse nuk bëjnë ciklin e plotë 9 vjeçare plus gjimnaz plus universitet.

Por, nuk duhet të jetë kështu. Shqipëria është ndër vendet që ka përqindjen më të lartë të studentëve që shkojnë në universitete. Në vende të tjera të botës si përshembull: Itali ose Gjermani prioritet kanë Institute të formimit profesional, ku merr një çertifikatë për një studim kryesisht 2 vjeçar dhe për pasojë tregu i punës është më i shumëllojshëm. Arsimi i lartë shikohet si një privilegj, ku shkojnë vetëm ajka e nxënësve të shkollave të mesme. Ose jo vetëm kjo: një përqindje e konsiderueshme e shkollave të mesme janë profesionale, përshembull me përqëndrim turizëm.

Te ne nuk ndodh kështu. Përqindja më e madhe e të rinjve duan degët Ekonomik dhe Juridik. Disa prej tyre mund të kenë vërtet prirje për këto degë, por përqindja më e madhe drejtohen aty sepse shihen si fitimprurëse. E intervistuar një maturante në pritje për studente këtë vit u shpreh: “Do doja të fitoja ekonomikun, jo sepse më pëlqen po sepse gjithmonë gjen punë dhe fiton më shumë si profesion”. Një përqindje shumë e vogël kërkojnë vetë punët profesionale. Nuk është për t’i gjykuar apo nënvlerësuar siç ndodh rëndom në këto profesione. Tregu i punës ka nevojë për të gjitha, ekonomistin, juristin, mjekun, ashtu si edhe parukieren, estetisten, kamarierin etj. Pjesa më e madhe shkojnë në shkollat “trendy” dhe shumë profesione kanë ngelur pa profesionistë të vërtetë. Nëqoftëse do të kishte dëshirë nga brezi i ri për të studiuar në këto lloj profesionesh, ata do ta kishin menjëherë atë vend pune, sepse do të ishin të kualifikuar.

Në Shqipëri kjo është një mangësi e theksuar. Duke marrë një shembull më problematik, vendi ynë ka pasuri të shumta turistike, por ato nuk shfrytëzohen siç duhet. Nëqoftëse do të merreshin në punë menaxherë dhe specialistë të shkolluar në Universitete ose Institute, atëherë do të ishte një shtysë pozitive dhe në ekonomi. Sepse turistët kryesisht vendas dhe gjithashtu të huaj ankohen për cilësinë e shërbimit. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi kamarierë në bare ose dhe restorante nga ato të lagjeve deri tek më luksozet janë individë që nuk kanë gjetur punë, ose janë të pa arsimuar. Për pasojë, shërbimi nuk ka cilësi, dhe klienti nuk është i kënaqur. Gjithashtu dhe pronarët e hoteleve ose shtëpive të ndryshme të pushimit janë njerëz të thjeshtë shpeshherë pa asnjë shkollim drejt menaxhimit të cilët kanë kapital për t’i hapur, por jo për t’i mirë menaxhuar. Për të mos mjaftuar kjo, ata nuk drejtohen rreth menaxherëve të cilët do t’u sillnin suksesin.

Por, pse ndodh kjo? Është vetëm dëshira që u mungon të rinjve të marrin pjesë në keto shkolla/kurse profesionale apo universitete pak të kerkuara? Nuk mendoj që absolutisht të jetë vetëm kjo. Fillimisht ata janë “të trembur” nga mundësia e një pagese tepër të ulët ose më e keqja e mospasjes së një pune. Por, më kryesorja në Shqipëri mungojnë zyra të drejtimit të karrierës. Në të gjithë botën e qytetëruar, në gjimnaze dhe jo vetëm, bëhen testime për të parë se çfarë drejtimi dëshiron të marrë studenti, që të mos ndodhë siç ndodh rëndom tek ne, që nga 300 studentë që hyjnë në vit të parë në një degë vetëm 30 diplomohen. Nuk është vetëm kjo arsyeja, por është një ndër kryesoret. Një provim mature nuk është ai që të drejton se për çfarë profesioni je i prirur. Sepse, përshembull, një vit më parë me provimin e degës Biologji dhe Kimi hyje në degën e ekonomikut po të arrije një kuotë të caktuar pikësh. Lëndë këto të sipërpërmendurat pa asnjë lidhje direkte me ekonomikun. Nëqoftëse do të kishim një institucion të caktuar i cili do të bënte përcaktimin nëpërmjet testimeve të prirjeve të studentëve, sa të talentuar janë në një fushë të caktuar, një institucion i cili do ti drejtonte të gjithë në tregun e punës, do të ishte më mirë. Sepse të gjithë, pavarësisht talentit dhe njohurive, kanë nevojë për një shtysë në hapat e tyre të para.

Universitetet publike, një pikëpyetje e madhe

 Ada Shehu


*Shkrimi është bazuar në intervista me studentë të universiteteve të ndryshme publike

Kur janë në gjimnaz të gjithë mezi presin të ikin vitet e t’i prekin sa më shpejt ato ditë kur do të quhen “studentë”. Shumë nga ata që kam njohur kanë dashur me gjithë shpirt të bëhen pjesë e “studentëve të shtetit”. Është një mit që ende vazhdon dhe në ditët e sotme; po të jesh në shtet je studenti më i mirë, më i përgatitur, universitetet e tjera nuk vlejnë fare. Pa i hyrë temës së konkurrencës ndërmjet universiteteve do ishte mirë të flitej për ato momente që e bëjnë shumë shqetësuese të qënit student në një universitet publik në Shqipëri (duke marrë për bazë Tiranën si destinacioni më i kërkuar).

Ambjentet

Gjëja më bazike në një ambjent ku qëndrojmë për çfarëdolloj arsye është që ai ambjent të jetë i mirëkonstruktuar. Besoj, kjo gjë nuk është e vlefshme vetëm për anën vizuale , por lidhet dhe me ndryshimin e klimës stinë për stinë, me sëmundjet e ndryshme nga lagështia e në rastet më ekstreme deri në rrezikimin e jetës. Kam qenë në disa universitete publike (jo për të studiuar) dhe kushtet atje janë vërtetë “për të vënë duart në kokë”. Mure të palyera, të parregulluara, karrige të të gjitha formave e përmasave, shpeshherë të shkatërruara, tavane deri diku të frikshme. Në muajt e verës studentët e kanë të pamundur qëndrimin për shkak të temperaturave të larta, numrit të madh të studentëve e mospasjes së kondicionerëve. Por më e keqja është në muajt e dimrit ku ndryshimet klimatike, jo vetëm temperaturat e ftohta dhe mungesa e një sistemi ngrohës sjellin dhe reshje shiu që krijojnë lagështirë në godinat e vjetra të shumicës së universiteteve. Madje këto godina nuk janë as si ato domatet e rritura në mënyrë organike, të bukura nga jashtë e të prishura brenda, i kanë të dyja bashkë, nuk të mashtrojnë. Por arsyeja pse janë aq “të shitura” si “produkte” është emri i mirë. Një karakteristikë dalluese në kontabilitet për firmat ashtu si dhe një element plus kur ato shiten, por siç duket jo vetëm për to. Kushtet higjeno-sanitare gjithashtu mungojnë. Jemi njerëz dhe nevoja fiziologjike kemi të gjithë, por nëqoftëse je në universitete publike dhe në një moment “të vështirë” bën mirë të durosh e të shkosh në lokalin më të afërt pasi kushtet në tualete janë kritike. Dhe pastrueset siç deklarojnë studentët shihen aq rrallë në shkollë sa një pjesë e tyre thonë se nuk ka pastruese. Janë bërë goxha përmirësime gjatë viteve të fundit. Duke filluar nga reduktimi i numrit të studentëve për grup (30 studentë) deri tek interneti në shkollë. Por ky shërbim nuk dihet sesa mund të quhet publik pasi është me pagesë. Vërtet është ulur numri i studentëve në grup por minimumi dy herë në vit kur bëhen provime të prapambetura, studentët bëjnë disa ditë pushim sepse nuk ka salla. Godina e Fakultetit Ekonomik përshembull është shumë e vogël për të përballuar kapacitetet e studentëve që kanë.

Pedagogët

Duke u drejtuar nga pamja në brendinë e këtyre universiteteve gjejmë problematika nga më të ndryshmet. Çdo student i intervistuar të thotë diçka të re. Nga ato më të dëgjuarat si përshembull: “Pedagogu donte lekë për të më dhënë provimin” ose “Nuk arrita as sot të ulesha në bankat e para, kështuqë nuk dëgjova asgjë nga leksioni” e një kundërpërgjigje “Unë nuk arrita të ulesha fare” deri tek ato më të çuditshmet “Provimet u gjetën në koshin e plehrave të pakorrigjuara, notat janë vënë me kujt i bie dhjeta”. Komunikimi me pedagogët ende sot që jemi në 2012 mbetet një problem serioz. Studentët ankohen mes tyre po asnjeri nuk ka guxim ta bëjë publike, sepse presioni që ushtrohet është shumë i fortë. Ka pedagogë që të detyrojnë t’i blesh librin ose përndryshe nuk hyn dot në provim (e të mendosh që ka familje që nuk arrijnë dot fundin e muajit vetëm për ushqime), ka të tjerë që të ofendojnë në mes të 100 studentëve të tjerë, deri tek pedagogët që mungojnë gjysmën e semestrit. Një sondazh i bërë nga “Qendra për kërkim dhe zhvillim” ka treguar se 12 % e studentëve të “Universitetit Bujqësor të Tiranës” kanë deklaruar që pedagoget i kanë kërkuar raporte seksuale në këmbim të notës. Kjo përqindje ishte përqindja më e lartë, por dhe në universitetet e tjera ishte i pranishëm si fenomen. Anë tjetër e jetës studentore tingëllon e çuditshme dhe absurde por është e vërtetë.

Sekretaret

Gjithmonë flitet për këtë profesion si një profesion i thjeshtë, që nuk ka nevojë për shumë kualifikim dhe ndonjëhere i japin dhe konotacion negativ arsyes pse merren në punë. Janë të gjitha përralla urbane. Sekretaret janë kryesisht në moshë, autoritare, të frikshme, dhe në universitete nuk i gjen kurrë në vendin e punës. Nëqoftëse je aq me fat sa ti gjesh aty prapë nuk do të jesh me fat të marrësh informacionin që do. Studentët shprehen se nuk e kanë kuptuar kurrë se çfarë kënaqësie kanë ato të të sjellin minimumi tre herë në sekretari për të të dhënë një vërtetim të thjeshtë studenti, ose notash. Të gjitha këto që thashë anë jo të mira, por më e keqe akoma është heshtja e pjesës më të madhe të studentëve që pranojnë të mbeten të nënshtruar. Ky artikull ka qëllim tërësisht sensibilizues dhe nuk synon aspak të kritikojë universitetet publike të cilat vitet e fundit janë përmirësuar ndjeshëm. Por, siç duket, jo mjaftueshëm.

KORRUPSIONI

 Erand Bajrami

Prej kohësh korrupsioni, në format e tij të shumëllojta, është bërë një problem i mprehtë për opinionin mbarëkombëtar si edhe përfaqëson një gangrenë të vërtetë për funksionimin normal të shoqërisë së sotme shqiptare. Ndikimet e tij negative dhe të dëmshme në shoqëri nuk prekin vetëm sferat morale dhe etike, por kanë të bëjnë edhe me vetë ngecjen e dinamikave të zhvillimit të shoqërisë tonëqë ndodhet në hapat e parë të demokratizimit, si edhe të vetë fatit të individit në shoqëri. Të rinjtë përpara se të bëhen të tillë kanë një koshiencë të mirëfilltë të fuqisë së korrupsionit të trashëguar në një pjesë të mirë të rasteve edhe nga prindërit e tyre, dhe kështu ata bëhen pjesë e saj pa kushte duke e quajtur këtë, herë një betejë të humbur e herë një “përshtatje” me bërjen e gjërave këtu në Shqipëri. Në thelb krijohet një ushtri të rinjsh të demotivuar, pa ëndrra,pa sfidat e moshës,pa ambicie. Me gojën mbyllur,veshët bllokuar e sytë qorruar. Të rinj pa sensin e kenaqësisë së konkurrimeve të pamanipuluara e pa hile. Të rinj që në ato pak vende nuk arrijnë të shprehin talentin e tyre si çdo njeri i kësaj bote,dhe që e mbyllin sa herë e më fortë me kalimin e viteve. E këtu fillojnë të shajnë dhe të urrejnë përçart këdo që është më lart, më poshtë, më i mirë apo më i keq. Duke gjerbur cigare normalisht.

Tashmë jemi njohur mjaft mirë se, korrupsioni, në rradhë të parë, krijon grupe të fuqishme dhe individë që jetojnë përtej rregullave të së drejtës dhe kundër ligjit, duke u vënë në përballje direkte me shtetin dhe të drejtën. Për pasojë hap pas hapi kanë prirje të shkojnë edhe më tej,duke përdorur dhunën, presionet, krimet ndaj jetës dhe pasurisë private të personit,si mjetet e realizimit të veprimtarisë së tyre korruptive.

Nga analiza e shumë rasteve gjyqësore, del se në origjinë të veprave penale kundër personit,sikurse mund të jenë vrasjet, atentatet, plagosjet,ushtrimi i dhunës fizike,fyerjetetj., ka qëndruar edhe përfshirja e palëve, si e agresorëve por ndonjëherë edhe e vetë viktimave në veprimtari korruptive. Larja e hesapeve, mbyllja e gojës e tëdyshuarve për denoncime, eleminimi i kundërshtarëve dhe i rivalëve,goditja e kujtdo që i kundër vihet veprimtarisë korruptive,hapin të gjitha shtigjet që korrupsioni të nxisë dhe të mbajë gjallë të gjitha format e kriminalitetit në vend.

Por ndikimet negative të korrupsionit nuk përfundojnë me kaq.Është vërtetuar Se rrjetet e të korruptuarve nuk e duan as rregullindhe as shtetin.Personat që i përkasin këtij fenomeni janë shumë larg dhe do të qëndrojnë po aq larg së kthyeri në legalitet,duke kërkuar turbullira, pështjellime politike dhe dëshirë të madhe për mungesë stabiliteti. Sepse në një klimë pozitive,me një shtet ligjor,me procedura politike progresive dhe me stabilitet,rrjetet e të korruptuarëve nuk do të mbijetonin. Mosndëshkimi i shumë personave të implikuar me afera të mëdha korrupsioni tek ne,megjithëse ka patur prova të shumta filmike,alibi etj., veçse fryn me besim këto rrjete për të mbajtur shtetin pezull e deri në vazhdim në gjendjen kaotike dhe pa ligj që e ka kapluar.

Dëgjojmë se një pjesë e madhe e qytetarëve, sidomos të rinj apatikë që formojnë fjali me pjesëza disa të dëgjuara nga diskutime të ulëta kafenesh në lagje, e disa të dëgjuara nga televizori, dhe qëjetojnë në kushtemodesteekonomikedheqënukinteresohenshumë për politikën kanë të rrënjosur thellë në trurin e tyre një mendim kryekëput të gabuar, duke thënë se ata nuk kanë punë me luftën kundër korrupsionit. Se ata shohin hallet e tyre dhe se ajo që u intereson është vetëmpërmirësimi i kushteve të tyre të jetesës. Sa gabim bëjnë! Ata nuk e kuptojnë se gjendja e tyre ekonomike, diku e rrënuar e diku në mbijetesë mbetet e tillë dhe shkaktohet nga shkalla e lartë e korrupsionit në vend. Mekanizmi ekonomik korruptiv vepron në mënyrë direkte, duke i bërë të varfërit më të varfër dhe të pasurit më të pasur.Si ta kuptojmë këtë?Është shumë e thjeshtë: paraja e fituar lehtë, në mënyrë antiligjore, e grumbulluar me shpejtësi në xhepat e një pjese të vogël të shoqërisë, rrit kërkesën për mallra nëtreg,duke ndikuar qëçmimet e tyre të shkojnë në stratosferë qoftë sepse bizneset korruptive ndikojnë qëtë mbeten monopol në treg, qoftë sepse raporti midis kërkesës dhe ofertës në treg vendoset mbi bazën e parasë korruptive që qarkullon. Qytetari i ndershëm, ai që e fiton bukën e përditshme me djersën e ballit,njeriu me vlera morale, duhet të jetojë në kushtet kur çmimi i banesave për metër katror,çmimi i këpucëve, i shtëpive në plazh, i pllakave etj…, vendoset jo vetëm nga monopoli korruptiv në treg,por edhe nga fakti se ka në qarkullim në treg paratë e fituara lehtë dhe me shifra marramendëse. Me pak fjalë çmime të papërballueshme.Sikur edhe pagesat mujore të ishin më të larta një i ri jo më i sapodalë nga bankat e shkollës, por edhe në moshë më madhore nuk e ka në mënyrë absolute “luksin” tëblejënjështëpi pa kredi zhvatëse ndër vite. Mandej ka boll që vuajnë për një palë pushime të mirëfillta verore,apo të tjerë si i ndjeri ushtari Feti Vogli që vetëm para disa muajsh dha shpirt nëAfganistanin e largët,sepse donte të nxirrte paratë e ceremonisë martesore.

Kur flitet për korrupsion veç të tjerash lejohet edhe të thuhet se nuk duhet të shqetësohemi, sepse korrupsion në fund të fundit ka në të gjithë botën. Nuk do shumë mend për ta kuptuar se kjo tezë është një përpjekje për të forcuar mburojën e veprimtarisë korruptive në vendin tonë. Dhe nuk do të kishte dhe aq shumë dyshime që kjo shprehje të jetëpërhapur nga dikush apo disa që i shikojmë çdo ditë të javës në televizor apo gazeta.

Është e vërtetë që korrupsion ka në të gjithë botën. Sipas Adam Smith, një prej filozofëve më të njohur dhe më në zë të ekonomisë liberale klasike, shpjegon diçka interesante në veprën e tij “The Wealth of Nations” (Pasuria e kombeve). Analiza e tij bazohej në idenë se Anglia kolonizatore mbështetej në tregti të sforcuar me vendet koloniale e në rradhë të parë me Amerikën. Prej këtyre popujve apo kolonive Anglia në pozicionin e saj prej sundimtareje përfitonte shumë në produkte,minerale etj. Pikërisht këtu fillon kriza, thërriste Adam Smith. Duke qenë se importet ishin të tepruara sillte një prodhim të brendshëm të dobët, pra një eksport shumë herë më të vogël krahasimisht me importin. Nga ky model përfitojnë vetëm qeveritarët, doganierët dhe më pas tregtarët grosistë, nënvizonte Smith. Kjo treshe, vazhdonte autori, ruan monopolin në treg, dhe nga krahu tjetër pengon çdo degë të prodhimit, modernizim të industrisë dhe teknologjisë.

Kushdo që e lexon këtë paraqitje të shkurtër e kupton se ne nuk jemi shumë larg modelit ekonomik të disa shekujve më parë (kjo për të ardhur keq), që kritikonte Adam Smith. Ekonomia shqiptare prodhon sot në masë thuajse minimale në krahasim me qarkullimin e mallrave që vijnë nga importi dhe kalojnë nëpërmjet doganës, sigurisht “me duar të pastra”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...