2013-07-02

Mërgimtarët në shekullin e pavarësisë

m-rgimtar-t-n-shekullin-e-pavar-sis






















Nga Gani Qarri 



Diaspora shqiptare,ishte dhe mbeti përherë,pjesa më e sinqertë e kombit me themele të forta atdhetarie,e cila shkëlqeu në të gjitha kohët për patriotizmin e saj të kulluar. Ndaj me meritë dhe plot të drejt,sot mërgata jonë hynë ballëhapur, faqebardhë dhe më krenare se kurdo herë më parë, në jubileun e 100 vjetorit të pavarësisë. Ajo ishte dhe mbeti gjithmonë e përkushtuar deri në fund kombëtarisht e cila kurrë nuk pyeti se si atdheu asnjëherë nuk arriti të bënte sa duhet për diasporën tonë,por përkundër gjithë kontributit që dha dhe përpjekjeve të pareshtura që bëri për vendin e saj ndër vite e dekada, diaspora gjithmonë jetoi me brengën se ndoshta nuk mundi të bënte sa duhej për kombin dhe atdheun e varfër e të vuajtur nën robëri e sundim regjimesh që populli ynë i shumëvuajtur, nuk i meritoi çdo herë. Mërgata jonë, si shkollimin në gjuhën shqipe, ashtu edhe kulturën kombëtare,i ruajti dhe zhvilloi me angazhime të veta përmes organizimeve në lidhje e shoqata atdhetare,me kontributet vetanake financiare dhe pa asnjë ndihmë shtetërore,të cilat vetëm shqiptarëve u mungonin, kurse të gjitha kombet tjera i kishin. Me të shkelur në vendet e huaja, shqiptarët ndër të parët do ta kuptonte shpejt dhe me kohë -, se çdo gjë që dëshirohej, ajo nuk falej por duhej fituar dhe merituar me punë, angazhim e përpjekje të pareshtura, luftë e sakrifica të pa ndërprera deri në arritjen e saj, siç bën edhe popujt e tjerë në të gjitha kohët dhe vendet e Botës kudo. Ndaj, për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare e njerëzore ata seriozisht duhej organizuar dhe mobilizuar sa më mirë në vend dhe diasporë, për të sensibilizuar institucionet shtetërore ku ata jetonin e punonin dhe opinionin publik ndërkombëtar gjithandej, për realizimin e të drejtave të tyre që u mungonin dhe arritjen e lirisë së atdheut të ndarë e të robëruar. Kështu do ti dilnin zot atdheut- shqiptarët kudo dhe në të gjitha kohët që nga Naum Veqilharxhi i cili për të vepruar kombëtarisht qysh në ato mote u dashtë të shpërngulej në Rumani, ku shkroi edhe Abetaren (Alfabetaren) e parë dhe të dytë. Andon Zako Çajupi i cili studimet e larta i mbaroi në Zvicër ku do të merrte edhe titullin e doktorit të drejtësisë prej nga u zhvendos në Egjipt, nga atje punoi e u angazhua në dobi të kombit deri në vdekjen e tij më 1930,pra edhe ai larg atdheut.Asdreni, Himnin e Flamurit kombëtar me titullin "Betimi në Flamur", për herë të parë do ta botonte më 21 prill të vitit 912 në të përditshmen "Liria e Shqipërisë" që atëbotë  dilte në Sofje, kohë kur ai punonte dhe vepronte në Rumani. Faik Konica,themeluesi i kritikës letrare shqiptare,veprimtar poliglot, gazetar publicist, politikan,diplomat e njeri me kulturë të lartë i cili edhe do të bëhej shembull i mendësisë së re shqiptare,pothuajse gjatë gjithë kohës, jetoi dhe punoi në vende të huaja duke u angazhuar për Shqipërinë, deri më vdekjen e tij në vitin 1942, në Uashington. Po ashtu, Mit`hat Frashëri,i biri i Patriotit Abdyl Frashëri i cili do të studionte historinë e Shqipërisë dhe në shenj dashurie e respekti ndaj atdheut, më 4 Prill të vitit 1929, me testament do ti dhuronte shtetit shqiptar të gjithë pasurin që kishte, për krijimin e institutit albanologjik, atdheu i tij i dashur-nën regjimin komunist,edhe atë do ta dëbonte për të vdekur në rrethana të dyshimta më 1949 në Nju Jork të SHBA-s. Atdhetarët në diasporë, shumica prej të cilëve ngjashëm do të vepronin e disa nga ta edhe do të përjetonin fate të njëjta me mërgimtarët paraardhës të kombit,sidomos atdhedashësit e diasporës së kohëve tona nga Kosova dhe viset tjera shqiptare nën pushtimin sllav. Angazhimin e gjithanshëm dhe punën e palodhshme të mërgatës shqiptare edhe pse ajo vepronte jashtë dhe në distanca mijëra-kilometërshe nga vendlindja, asnjëherë nuk arritën ta ndalonin vrasjet, atentatet kërcënimet as largësia me vendin, që ajo të ndërpriste përpjekjet e pareshtur me vite e dekada, për lirinë e atdheut dhe kombit për të cilin ndjente krenari,vuante dhe e çmonte atë shumë, si të gjithë mërgimtarët paraardhës e patriot dikur. Për aq më tepër, intelektualët,politikanët dhe aktivistët e ndryshëm kombëtar,jo rrallë u detyrua që në vendet ku punonin dhe jetonin të luanin edhe rolin e shtetit i cili ndër vite shqiptarëve u mungonte, duke angazhuar personalitete të shquara nga lëmi të ndryshme veprimtarie në diasporën tonë kudo, si; shkrimtar, publicist, gazetar e analist nga të gjitha lëmit dhe mbarë trojet tona etnike, për ti dalë zot kombit që vuante nën pushtim,çlirimit të atdheut dhe lirisë së popullit që i takonte. Duke u bazuar në afrinë që krijonte ideali kombëtar në mes të mërgimtarëve, përveç kontributit fizik e financiar, diaspora shqiptare jo rrallë dha edhe heronj e dëshmorë të kombit edhe në kohët më të reja, disa nga të cilët u vranë në atentatet e organizuara nga UDB-a, serbosllave në vendet ku ata vepronin,si Vehbi Ibrahimi e Ali Hadri në Bruksel, kurse Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në Gjermani. Vehbi Ibrahimi,i lindur me 23 maj të vitit 1938 në fshatin Uglar të Gjilanit, njihej si patriot i flakët dhe nip i familjes së të famshmit Idriz Seferi, i cili për veprimtarinë kombëtare të tij,do të bëhej viktima e parë në mërgim duke u qëlluar për vdekje më 10 tetor të vitit 1981,nga UDB-a serbosllave, në Bruksel të Belgjikës, si anëtarë i BESËLIDHJES KOMBËTARE ,për të mos u zbuluar më kurrë vrasësi i tij. Të njëjtin fat dhe në të njëjtin vend,vetëm disa vite më vonë, do të vritej edhe Enver Hadri,i cili pas vrasjes së Babait që kur ishte fëmijë nga pushtuesit serb dhe rritjes e burrërimit të tij para kohe, edhe ai në vitin 1972 do të arratisej nga Peja, për tu vendosur në Bruksel,ku për shumë vite do të punonte deri në vetëmohim për të drejtat dhe liritë kombëtare të shqiptarëve duke nxjerr për herë të parë edhe gazetën "Zëri i Kosovës" në mërgim dhe vepruar për kombin deri në rënien e tij, atje. Për kontributin e madh patriotik ai do të zgjidhej udhëheqës i organizatës "Rezistenca Kombëtare e Shqiptarëve të Kosovës" në kuadër të së cilës do të bënte një pune shumë të frytshme për kohën,pa përjashtuar iniciativat e tij personale shumë aktive, për çuarjen përpara të çështjes sonë kombëtare. Ndaj, ai përgjohej e përcillej pa ndërprerë nga policia e fshehtë jugosllave, e cila vetëm një ditë para se Enver Hadri  të arrinte që në Parlamentin Evropian t`ia dorëzonte Komisionit për të Drejtat e Njeriut me seli në Bruksel, listën e përgatitur me emrat e 32 shqiptarëve të vrarë nga regjimi serb në Kosovë,  me tu ndalur në semafor makina që bartte atë, Enveri do të plagosej rëndë në rrugë të hapur,duke u qëlluar me dy plumba në kokë nga një makinë tjetër prapa tij, në vendin e quajtur Saint Gilles- (Sent Zhil) afër Brukselit, për të vdekur në Spital, si pasojë e plagëve të marra nga UDB_a serbosllave më 25 shkurt të vitit 1990, në moshën 49 vjeçare. Për kontributin e tij të pa zëvendësueshëm atdhetar, në vitin 2006, patrioti i dalluar Enver Hadri me meritë dhe të drejt do të dekorohej nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,me Urdhrin e Artë "Hero i Kosovës" i cili u ndahet figurave historike në shenjë nderimi ndaj përpjekjeve të bëra për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Përveç Vehbi Ibrahimit dhe Enver Hadrit të vrarë në Bruksel të Belgjikës, edhe Isuf e Bardhosh Gërvalla nga Duboviku i Deçanit si dhe Kadri Zeka nga një fshat i Dardanës, për shkak të kontributit të tyre kombëtar,po ashtu do të vriteshin një atentat të organizuar,nga UDB,jugosllave më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë,vrasësit e të cilëve deri më sot, nuk u zbuluan kurrë. Kontributi i diasporës shqiptare nuk kufizohej vetëm me rënien e atdhetarëve të devotshëm të kombit nga atentatet e UDB-s,në perëndim por ajo do ti falte atdheut edhe ushtar e udhëheqës të njohur lufte e pushke edhe gjatë përpjekjeve vendimtare të Kosovës për liri si Agim Ramadani, që në frontet e luftës do të shkonte nga Zvicra kurse Sali Çeku nga Gjermania, të cilët pas hyrjes në histori për thyerjen e parë me luftë, të kufirit shqiptaro-shqiptar, nën udhëheqjen e tyre, do të binin dëshmor që të dy. Të gjithë këta patriot dhe shumë luftëtar të tjerë nga dëshira e flakët për bashkimin e shqiptarëve,si moto të luftës së tyre,do të përdornin slloganin: Pa Kosovë e Çamëri nuk ka - Shqipëri! Ata vdiqën me mallin e pashuar për të gëzuar lirin e Kosovës dhe çlirimin e viseve tjera shqiptare nën okupim si dhe dëshirës së tyre të pa epur por të pa realizuar për bashkimin e të gjitha trojeve kombëtare në SHQIPËRINË ETNIKE.Përveç pjesëmarrjes së mërgimtarëve nga diaspora në të gjitha luftërat dhe përpjekjet e kombit për liri,falë prirjeve të tyre për krijime dhe aktivitete tjera publike,si para lufte edhe pas saj shumë sish do të organizoheshin në aktivitete kulturore dhe kombëtare duke formuar klube e shoqata dhe lidhje të ndryshme intelektualësh, shkrimtarësh,artistësh e krijuesish të ndryshëm shqiptar, për të punuar gjithmonë në frymë kombëtare. Megjithëse në një shkrim të tillë është e pa mundur që të përfshihet e gjithë veprimtaria e mërgatës sonë në diasporë,për hir të së vërtetës duhet cekur se një kohë jo të shkurtër edhe në Zvicër do të vepronin disa organizma artistik, intelektual e kulturor,si p.sh. BISHZ,(Bashkimi i intelektualëve shqiptar në Zvicër),por edhe shoqata të ndryshme në vendet tjera evropiane, e deri te lidhja e shkrimtarëve në Amerikë. Para mëse 16 vitesh, kur vendi përjetonte ditët më të vështira nën pushtim, diaspora e cila gjithmonë frymoi dhe bashkëjetoi me hallet e kombit dhe vuajtjet e atdheut,me iniciativën e Xhevat Mazrekajt dhe disa intelektualëve në perëndim për informim sa më të mirë dhe të përditshëm të bashkëkombësve në Zvicër, Gjermani,vendet tjera evropiane e deri në Amerikën e largët,në Cyrih të Zvicrës do të fillonte botimi i përditshëm i kombëtares "Bota Sot" e cila vazhdon të bashkëjetoj me bashkatdhetarët dhe hallet e mërgatës në Evropë dhe  kudo në Botë edhe sot.Në diasporën shqiptare vazhdojnë të jetojnë edhe "Rilindësit" e rinj, trashëgimtarët e penës dhe të punës kombëtare të ish Rilindësve të vjetër Shqiptar,të cilët  në mërgim nuk janë të pakët, në vendet ku ata për shumë kohë punojnë dhe veprojnë me dinjitet,duke nderuar kombin dhe atdheun,e që me këtë rast do ta veçoja poetin, shkrimtarin, kritikun, publicistin, kineastin dhe profesorin e nderuar  Elbasanas me qëndrim në Angli, Dr.Fatmir Terziun i cili me aktivitetin e tij të gjithanshëm,krijimtarinë cilësore dhe produktive si dhe punën e palodhshme që bën, ai dëshmohet jo vetëm një herë si Rilindës i vërtetë i ditëve tona me të cilin krenohen të gjithë shqiptarët pa dallim. Mërgata shqiptare është e organizuar edhe në shoqata mjaft aktive siç është Shoqata e shkrimtarëve shqiptar në Amerikë e formuar para mese 11 vitesh e cila në mesin e saj ka emra të nderuar, publicist e aktivist të dalluar dhe mbështetës të sinqertë si Editori i mirënjohur i gazetës Dielli, z. Dalip Greca, i cili çmohet për elanin kombëtar dhe kontributin intelektual të tij. Shoqëri dhe emra të respektuar nga të gjitha trojet tona etnike,na kujtojnë edhe sot emigracionin aktiv shqiptaro-amerikan të fillim shekullit njëzetë, veprimtaria e të cilëve njihet që nga 28 prilli i vitit të famshëm 1912, kur në Amerikë do të vepronin si grupe politiko-lobiste për mbrojtjen e interesave të kombit dhe arritjen e pavarësisë së Shqipërisë,për tu shkrirë dhe formuar Federatën më të vjetër panshqiptare në botë "Vatra" e cila nga Bostoni, pas një kohe do të "atëdhesohej" në Nju Jork. Kurse sa i takon mërgatës shqiptare në Evropë, ajo që kohët e fundit bie më shpesh në sy dhe tërheq vëmendjen e opinionit për punë e aktivitete të dalluara në perëndim,duhet theksuar se sidomos në këtë vit jubilar, për angazhim- veçohet Lidhja e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani. Pra përveç Shoqatës ekzistuese të Shkrimtarëve Shqiptar në Amerikë, më 9 dhjetor të vitit 2006, në Wupertal të Gjermanisë,do të themelohej edhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptar në këtë vend të madh evropian, nga intelektual të të gjitha lëmive pa dallime dhe me të drejta të barabarta për secilin. Edhe pse historia e saj filloi ngadalë dhe pa shumë zhurmë e bujë të madhe,krijimi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, ndihmon në vazhdimësi që atje dhe kudo në diasporë të ruhet më mirë gjuha dhe kultura jon, të mos harrohet as anashkalohet ajo, por të vijoj të shkruhet dhe kultivohet me krenari edhe në vendet e huaja nga shkrimtarë,mësues, nxënës dhe pasardhës të mërgatës sonë. Aktivitetet e saj jetojnë dhe gjejnë shprehje e mbështetje tek shqiptar dhe gjerman duke u bërë kështu shembull sublim që zgjeron jo vetëm kufijtë e respektit e bashkëpunimit të ndërsjellë letrar e kulturor por edhe frymëzon afrimin dhe bashkimin ndërshqiptar, në këtë vit historik dhe jubilar të kombit tonë. Mërgata shqiptare, ishte dhe mbeti kurdoherë një zë i fort dhe i pazëvendësueshëm i lobimeve më të fuqishme e të pareshtura për liri dhe të drejta kombëtare në të gjitha kohët dhe për të gjitha trojet tona etnike , si dhe arritjen e pavarësisë së Kosovës,e që atëbotë shprehej si dëshirë dhe ekzistonte vetëm si ide, e cila falë luftës e përpjekjeve gjithëkombëtare, gjakut të derdhur dhe jetës së dhënë të dëshmorëve, për fat të mirë çlirimi dhe shteti i Kosovës u bën realitet i pamohueshëm, si ky që sot ekziston. Ndaj mërgimtarët në diasporë, jo vetëm se u bënë bashkë për të punuar dhe krijuar, por ata i bashkuan edhe sakrificat, mundin dhe aktivitetin e tyre të palodhur patriotik duke u bërë kështu pjesa më sublime e "federatës" së të gjitha përpjekjeve të mëdha kombëtare e njerëzore dhe të arriturave më të shkëlqyera të shqiptarëve, që nga fillimi i luftërave për liri e pavarësi kombëtare e deri në këtë 100 vjetor të lavdishëm të historisë sonë.Për qëllimin madhor të kombit,brenda mundësive që kanë,mërgimtarët edhe në këto kohë nuk pushojnë së përpjekuri,duke mos u kufizuar vetëm në mbrojtjen e të drejtave "minoritare" për pjesët e kombit të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë, por për çlirimin e të gjitha trojeve tona etnike dhe bashkimin e tyre me shtetin amë, ku të gjithë shqiptarët do të ndiheshin të lirë e të barabartë dhe më të lumtur e më të sigurt se në çdo vend tjetër në botë. Ngase, nuk duhet harruar as në këto çaste gëzimi si ky 100 vjetor i pavarësisë së Shqipërisë, se me gjithë respektin kjo nuk u pranua për të gjithë shqiptarët. Nisur nga ky fakt ne edhe me këtë rast duhet ti kujtojmë me nderim trojet tona që ende nuk e gëzojnë lirinë, si; Çamërinë e shpopulluar nga shqiptarët, Iliridën pa të drejtat themelore kombëtare, Malësin dhe pjesët tjera kombëtare nën Mal të Zi, si dhe Kosovën lindore të cilat deri më 1912, ishin toka tonat. Ndaj, edhe pse ngjarjet pasuese me vendimet e fuqive të mëdha,  prenë padrejtësisht shpresat e shqiptarëve në mes, dihet botërisht nga kombi ynë dhe bota mbar se Shpallja e Pavarësisë, ishte e menduar edhe për këto troje dhe të gjithë shqiptarët kudo. Pra ata mbeten luftëtarë të dalluar  të cilët nuk e ndaluan asnjëherë luftën për vendin dhe popullin e tyre si dhe arritjen e pavarësisë për të gjithë shqiptarët kudo, nderuan atdheun dhe kombin gjatë gjithë historisë njëshekullore dhe si atdhetarë të devotshëm nga diaspora,ata hynë sot faqebardhë dhe me krenari,në shekullin e lavdishëm të pavarësisë. Mërgimtarët janë pjesa më dhembshme e kombit  në të gjitha kohët të cilët gjithmonë u dalluan për patriotizëm të vërtetë dhe besnikëri të sinqertë e pa asnjë shtytje egoiste dhe interesa personale në kurriz të atdheut. Ata bashkë me vitet bartin në zemër edhe ndjenjën e mallit ndaj atdheut dhe vuajtjen e tëhuajësimit të përhershëm në shpirt edhe pse dhanë shumë shembuj të çmuar atdhedashurie gjatë gjithë historisë, për tu bërë kështu pjesa më sublime e këtij jubileu festiv gjithëkombëtar si dhe pishtar- shkëlqyes i 100–Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

ARTISTI PËR ARTISTËT

(Remzi Limani, “21 Shprehje artistike”, monografi, botim i shtëpisë botuese “Forumi i krijuesve të artit”, Prishtinë 2012) 

Kadri Metaj, filozof - estet

 Ka më shumë se dy decenie qe e njoha Remzi Limanin dhe shqetësimin e tij prej artisti. Në kohën qe u njohëm, ai ma pati dhuruar një pikturë të cilën e kishte titulluar “Djegia e truallit”, ku vërejta një shqetësim  gati  me përmasa paranoje për vitet e krizës, në të cilën po hynte Kosova e viteve nëntëdhjetë. Kjo pikturë e ka mbajtur të gjallë miqësinë  tonë, ndonëse kontaktet tona nuk ishin të rregullta. Fakti më mbresëlënës në lidhje me Remziun, për mua, ishte mënyra se si ai me intuitën artistike parandiente, si dramat e tij personale, po ashtu edhe ato kolektive, të  cilave ka arritur edhe t’u bëj ballë mrekullisht. Kohë pas kohe kam përcjell krijimtarinë artistike të Remziut dhe e veçanta e tij prej artisti, për ndryshim nga shumë kolegë të tij, ishte edhe dëshira që të komentojë veprat e artit në shumë fusha të krijimtarisë artistike, si në atë të dramës dhe të filmit, të arteve figurative, të muzikës dhe të letërsisë.
 


Remziu është një shpirt i vërtetë prej artisti dhe, duke qenë i tillë, ai dëshiron që ndjeshmërinë e vet artistike ta komunikojë me të tjerët, qoftë përmes ngjyrës kur pikturon vetë, qoftë përmes fjalëve kur komenton dhe inkurajon punën krijuese të kolegëve të tij artistë. Në lëmin e arteve figurative, ndër të preferuarit e tij janë: Nebih Muriqi, Afrim Spahiu, Faik Krasniqi, Adem Rusinovci, Fatmir T. H. Gjakova, Hajrush Fazliu e të tjerë, për punën e të cilëve Remziu shprehet me tekste e komente, me rastin e ekspozitave personale. Ai shpalos kryesisht opinione pozitive dhe inkurajuese për veçoritë krijuese të tyre dhe për kontributin që ata i kanë dhënë konfiguracionit të jetës artistike, apo më konkretisht - arteve pamore në Kosovë. Në vrojtimet e tij eseistike për artistët e kësaj monografie, Limani u referohet një serë tiparesh e komponentesh, si biografia krijuese, stili dhe shkolla artistike, me të cilat dëshiron ta skalisë veç e veç profilin artistik të secilit krijues. Tipari themelor që i karakterizon këto shkrime te Remziut, është përpjekja për të depërtuar në individualitetin krijues të secilit veç e veç dhe për t’i ikur rutinës tekstore, të cilën e hasim te shumë kritikë të artit dhe me këtë rast Remziu, sikur edhe në krijimtarinë e tij artistike, po ashtu edhe në komentimin e punës së të tjerëve, shfaq një respekt të skajshëm për individualitetin dhe stilin e secilit syresh, duke veçuar, bie fjala, talentin prej vizatuesi te Muriqi, tredimensionalitetin te Rusinovci, njohjen e teorisë së hapësirës te Fazliu, spektrin diellor shtatëngjyrësh te Spahiu e kështu me radhë, me çka dëshmon prirjen e tij prej artisti, të kërkimit të veçorisë estetike, e cila lidhet me problemin e subjektives, që në krijimtarinë artistike përbën  pikën e dallimit të artit dhe të krijimtarisë artistike, nga fushat e tjera si shkenca, teknika, prodhimi etj. I prirë nga ndjenja e mirëkuptimit, më parë sesa nga prirja e  “kritikës”, do të thosha  se grumbullimi i shkrimeve të Remzi Limanit për punën krijuese të kolegëve të tij të arteve pamore në një botim të veçantë, përbën një gjest njerëzor komunikimi  intelektual, të artistit me artistët, ku sendërtohet ajo thënia latine “Nihil humani a me alienum puto” (Asgjë njerëzore nuk më është e huaj), të cilën Hegeli e konsideronte moto për krijimtarinë artistike.

Pse Serbia duhet të heshtë ose çka Serbia duhet të pranoj?




  Nga Fahri Xharra 

“Shqiptarët do ti fitojnë të gjitha  luftërat, posa ta kenë përfunduar betejën e fundit mes vete”(Mit'hat Abdyl Frashëri) Pse Serbia duhet të heshtë? 


Kur e bëjë këtë pyetje e di edhe përgjigjen. Kjo është në nderin e saj që përfundimisht të bindet, t`a bindë popullin e vet se që të gjithë kanë qenë të mashtruar dhe të gënjyer në mënyra të ndryshme për Historinë e tyre. Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit, udhëheqësi i Kryengritjes së parë serbe, ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Këlmendi, thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur”. Autorët e librit janë; Milorad Boshnjak, gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi, inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt i Jakob Obrenoviqi, djali i axhës së Knezit Serb Milosh Obrenoviqit, (Obrenoviqët, nipat e Karagjorgjeviqëve). Libri është bazuar në “Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” -1910, numër 22 që tregon ardhjen e Këlmendasve dhe të familjes së Karagjorgjeviqëve nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Novi Pazarit, rreth vitit 1737. Autorët Boshnjaki dhe Obrenoviqi thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit të viti 1937, ku thotë: “Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Këlmendin) e Romës, të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët”. Autorët theksojnë që i biri, Aleksandri dhe nipi Petri, e ndërruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij, prej shqiptari, por e din edhe Mbreti i Serbisë në mërgim, Aleksandri i sotit. Letrari dhe kryetari i Akademisë së shkencave dhe arteve të Duklës (Malit të Zi), Jevrem Bërkoviqi, e vërteton të njëjtën gjë për përkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve dhe shton se Akademia Serbe “SANU” gjithmonë e mohon këtë, por nuk mundet ta dokumentoj. Ekzistojnë bile edhe thënie se Karagjorgje iu fliste shqip bashkëluftëtarëve të tij në Peshter në Kryengritjen e parë Serbe 1804, kundër turqve, ose që fliste shqip në familje dhe se serbishten nuk e dinte mirë. Me këtë kryengritje filluan themelet e shtetit serb. Edhe shkrimtarja amerikane Ana Di Leilo, e vërteton prejardhjen shqiptare të Karagjorgjeviqëve, në librin e saj: “Lufta e Kosovës”. Të kthehemi pas, Vladimir Çoroviq, një historian serb shkruan: “Dushani krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët). Qëllimi i tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhej trashëgimtarë i Imperatorisë Bizantine. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë, e Car Dushani- arbanas ortodoks.)”. Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe. Serbia duhet të heshtë gjithashtu, sepse themelet e shkrimit të tyre vijnë gjithashtu nga një shqiptar (për ne, shka); themeluesi i alfabetit të tyre ishte Vuk Karaxhiqi, i cili i kishte rrënjët  në Vasojeviqët e ata nga Këlmendët. Viti 1804, viti tërbimit turk mbi Beogradin.Çka është nënçmuese për Serbët për tu përmendur ky vit si dhe këtë tërbim turk? Qëllimi i shkrimit nuk është që të kërkoj vëllazëri prej gjaku prej Serbëve; larg e shumë larg nga ajo! Por, që serbët të mbyllin gojën dhe se t’ju rikujtojmë se shqiptarët janë ata që i formuan si shtet dhe si komb... Historia punon me fakte dhe dokumente, me gjurma tekstesh të cilat së bashku vendosën në një tërësi koherente dhe e cila e prodhon të Vërtetën. Qëllimi i sintagmës i krishteri në ushtrinë turke, pra nuk është në ajo që të zbuloi por në atë që të fshehë dhe të heshtë prejardhjen kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” thotë: “Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve, në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit”. Edhe historianit serb më proserbi i së “vërtetës serbe”, Vladimir Stojançeviqit, në librin e tij, ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot: “Se në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit”. Kush ishte Kondo Bimbashi pra?  Në natën në mes të 5 dhe 6 gushtit 1804 pas një lufte të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga  turqit, pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe. Kryengritjen e përmendur jo vetëm që e udhëhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke edhe shqiptarët e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe të Nishit e ndihmuan kryengritjen serbe, kurse Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore (cilën, shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon ( Kondo Bimbashin), me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon. Kështu serbët, në vend se t`i korrigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën universale paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përhershëm, një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre sa që iu është e pamundur të mendojnë diçka tjetër apo diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos dhe logjika serbe e urrejtjes shkon aq larg që meqenëse Shqiptarët janë armiqtë të serbëve kurse Kondo mik i tyre; Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte ,sipas mentalitetit serb,kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë, ose sikur mos t`ë kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur ti mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin- armikun, çlirimtarin e Beogradit “Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët sepse ishte shka ( shqiptar ortodoks), por as nga serbët sepse ishte shqiptar. Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rruge; ai s`është për krenarinë e serbëve. Në pllakë shkruan: “Kondo Bimbashi, i krishteri në ushtrinë turke, në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806 (?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit”.Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata, por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por të iu bëjmë të ditur (edhe pse e dinë fort mirë) se familjet e Lekiqëve, Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks. Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije falë skizmës.

 Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim?Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqiptar?

 Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën veten diku tjetër, me të njëjtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoks, të viseve të përmendura më lartë) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë, në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shohim se një rol të madh luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjigje herët a vonë. Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Dëshira dhe instinkti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse në një moment historik, gjatë kohës së 'çlirimtareve' otoman, popullata jonë, ka pasur vetëm dy mundësi: të mbetet ortodoks, ose të sllavizohet ose të islamizohet, 'turqizohet', që kinse të shpëtoj nga sllavizmi (F. M). Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve: “Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend, në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe... Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman. Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në mysliman-turk. Metodat ishin nga më të ndryshmet, nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë. Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe Krala, të turqit me vezirë, pashallarë e Sadri Azema. Pra, si thashë edhe më lartë, me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes, dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb; e tjetra nëpërmjet myslimanizmit, në myslimanë e vonë turq. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda, plugu i tërhequr me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit;  lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata. Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë  të vërtetës. Historia, e më këtë edhe e vërteta është fhsehur. Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe mençuria e popave të kishës serbe, të cilën ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën, edhe sot sikur Kisha Serbe të pranonte të vërtetën historike të tyre ,gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e saj natyrore. Serbia duhet ose të heshtë ose të pranon të vërtetën e krijuesve të shtetit të tyre.  

Peizazhi ekspresiv me frymë rurale

Peizazhi ekspresiv me frymë rurale Çdo art i vërtetë, ngjizet dhe lind i veshur me tipare të veçanta dhe frymën dalluese, e cila na dhuron begatitë etnografike, me të cilat, artistja respektive, Ormira Lulani, ndërton veprën e saj të mbështjellë me vlera pikturale të cilat flasin për motivet, jetën rurale dhe konfiguracionin e pasur tokësor.

peizazhi-ekspresiv-me-frym-rurale
 Nga Remzi Limani


Kur flasim për artet pamore, e në veçanti për femrën krijuese, pa dyshim, vend të veçantë në panoramën kulturore zë vend krijimtaria artistike e artistes sonë Ormira Lulani. Kjo krijesë fine, me të gjitha lakmitë e saja, sikurse lindi për të qenë krah nesh, e cila me artin e saj na bënë ta kuptojmë forcën krijuese të një qenie sensibël me të gjitha tiparet e një artisteje të edukuar për t`na dhuruar të bukurën artistike. Arti i Ormires dhe shprehja e saj ekspresive në fushën e pikturës, përveç talentit të padiskutuar, ajo nxjerrë në sipërfaqe guximin dhe ashpërsinë e këndshme në realizimin e veprës së saj pikturale. Ky guxim i Ormires, nuk është rastësi por predispozitë hyjnore e dalë nga shpirti i saj i vërtetë artistik. Andaj, ajo, pa drojë, me saktësi dhe virtuozitet lëvizë penelin e saj mbi kanavacë, duke e ndërtuar figurën dhe konfiguracionin e pasur tokësor, ajo shkrinë spektrin e ngjyrave të një palete të pasur tonalitetesh, për ta gatuar të bukurën tonë në hapësirë, nëpër kohë me mote të ndryshme historike... Në tablotë pikturale me motive rurale, të formuluara nga artistja respektive, njeriu dhe rrugët kanë një kuptim filozofik, ngase, njeriu ynë, gjithnjë ishte në lëvizje kohe deri në shpëtimin e tij të vërtetë... Kjo qasje kuptimplote e një kohe të vrarë dhe lufta e njeriut për gjallimin e tij, në veprat e Ormira Lulanit, na japin një pasqyrim lucid mbi peripecitë e jetës rurale sa të ëmbël aq të hidhur në kuptimin e ndërtimit të jetës dhe të yrtit familjar. Në të gjitha këto pasqyrime artistike, mrekullisht të realizuara dhe të konceptuara me tamam artistikisht, përveç konfiguracionit të pasur tokësor me një fiziografi interesante dhe të veçantë, këto vepra artistike na flasin edhe për vlerat etnografike, të cilat, Ormira i potencon së bashku me figurën e njeriut, mbi të cilin e veshë të kaluarën tonë historike me të gjitha vlerat folklorike si elemente figurative, të traditës, dokeve dhe zakoneve shqiptare. Së këndejmi, nga opusi figurativ i artistes sonë, jo me vështirësi vërehet edhe autoportreti i saj, i begatuar me elemente shtesë figurative, të cilat e përmbushin teorinë e duhur të hapësirës pikturale, me çka konceptin e hapësirës e vë në pikën dhe planin e duhur, pa ndonjë ngarkesë të tepruar figurative, gjithnjë, duke e inkorporuar portretin me natyrën, herë – herë e kumbisur diku për t`u çlodhur nën hijen e ndonjë rrapi shekullor. Pra, sikur tek portreti, po ashtu edhe në tablotë e mbushura me natyrë të qetë, vërehet i njejti guxim i shprehjes ekspresive, me çka, piktorja flet me të njejtën gjuhë figurative, e cila e bënë të veçantë dhe të njohur që nga shprehja dhe vlerat e kreacioneve artistike mirëfilli të realizuara. Në përmbyllje të këtij vështrimi modest, pa drojë, duhet të themi: se artistja Ormira Lulani, ka një dell të veçantë dhe shumë të lakmueshëm në realizimin e veprave pikturale, të cilat janë të gatuara dhe të arrira me gjithë pjekurinë e duhur profesionale për ta ndërtuar të bukurën artistike dhe për të qenë e lakmuar nga të gjithë...


ormiraArtistja, Ormira Lulani

Piktura
                                 Pikturë nga, Ormira Lulani

Ka ardhur koha të mësohet e vërteta historike dhe jo sajimet politike




Nga Fatbardha Demi 


 “Ne nuk jemi të veçantë. E dashurojmë vërtet vendin tonë, por akoma më shumë dashurojmë të vërtetën dhe drejtësinë ” – Pashko Vasa 


Shpesh, kam lexuar nëpër shkrime të ndryshme se “viti 2012 është viti i kombit shqiptar”. Sigurisht, shumica e lidhin këtë shprehje me rastin e 100-vjetorit të formimit të shtetit tonë, më 1912. Dhe ku ka më bukur se sa këtë përvjetor, ta nisësh me një ngjarje madhore në një Institucion si Universiteti i Sorbonës, siç qe mbrojtja e doktoraturës nga historiani shqiptar, Arif Mati, “Kërkime mbi pellazgët, origjinën e civilizimit grek” (3 janar 2012). Na erdhi keq vetëm për Ambasadën e Shqipërisë në Paris, së cilës nuk i kishte ardhur akoma viti 2012 dhe, rrjedhimisht, nuk morën pjesë. Pa u nisur nga titulli, siç mund të duket në pamje të parë, problematika e trajtuar nga historiani, nuk ka të bëjë thjesht me paraprijësit e “civilizimit grek”, një popullsi që, pa mëdyshje, nga të gjithë historianët është emërtuar “më e lashta në Europë”, por të trajtuar si “të zhdukur”, “të mjegullt” dhe “që nuk na ka lënë historinë e tyre të shkruar”. Disa, këto studime shqiptare mbi pellazgët, i gjykojnë “për qëllime politike” (1) apo i hedhin poshtë, sepse “nuk janë pranuar përgjithësisht”.pella Rëndësia e studimit të Arif Matit, qëndron jo vetëm tek vlerësimi i trashëgimisë së gjithanshme të lënë nga këta pellazgë hyjnorë, por edhe sepse lidhet me ORIGJINËN dhe GJUHËN e kombit shqiptar (trajtuar edhe tek libri “Shqipëria ose historia e një populli parahelen”. Ky studim dëshmon që pellazgët nuk janë zhdukur si popull, por janë asimiluar, tjetërsuar dhe mbijetuar në ditët e sotme, tek popullsia e kombit arbër. Se, në studimin e trashëgimisë të popullsisë arbërore, gjendet material i bollshëm, për të zbuluar mendësinë, deshifruar shkrimet, emërtimet dhe domethënien e shumë simboleve “misterioze” apo fakteve historike të Lashtësisë së hershme. “Përkrenarja e famshme kelte me brirë (cjapi apo dashi) që mbante Pirro II (319-272 p.k) ishte e ngjashme me atë të Aleksandrit të Madh. Të njëjtën përkrenare mbante edhe heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti (1405-1468). Kjo vërteton zanafillën e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët, në veçanti nga ata me zanafillë thrako-ilire (2). Po, kush ishin këta pellazgë, që u “sorollatën” si zot të deteve (deti Jon) dhe iu dhanë atribute të Perëndive, Mbretërve të tyre të famshëm? (shiko Niko Stillo “Etruskishtja Toskërishte”). Këta banorë të parë europianë, që u shtuan në shumë “fise” dhe “fara”, i lanë jo vetëm një arkiv të pasur gjuhësor, por edhe të zbulimeve shkencore, kulturore dhe fetare, shoqërive të mëvonshme në Europë dhe bashkëkohëse në Afrikën Veriore, Azinë e Afërme dhe të Largët e deri përtej Oqeaneve. Gjithashtu, krijuan modele të drejtimit të shtetit dhe të edukimit të elitave të ardhshme, që frymëzuan edhe intelektualët e Rilindjes europiane të shek. 18-19. (3) Një trashëgimi kaq e pasur e lashtësisë europiane, e krijuar gjatë 50 000 – 150 000 viteve, sepse gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar gjatë kësaj periudhe kohore (4) nuk mund t’i mbanin vetëm shpatullat disa shekullore të Greqisë, që fillon me shek. 6 p.k. me botimin e poemave të Homerit. pelazgeNga shtjellimi i fakteve, autori pohon se “Gabimi më i madh i kryer ka qenë, sepse Greqia është vendosur në qendër të të gjitha studimeve historike dhe gjuhësore”, (5), megjithëse nga Homeri “Helenët nuk janë cituar kurrë si popull apo si komb”. (6) Ky është thelbi i punimit prej 798 faqesh duke shfrytëzuar 338 autorë dhe të dhëna nga shumë fusha të tjera shkencore, të paraqitur nga historiani Arif Mati. Në këtë studim, sillen dëshmi të autorëve të Lashtë, të papërfillura nga studiuesit e dy shekujve të fundit e, për rrjedhojë, të papasqyruara në librat e Historisë që studiohen sot. Gjithashtu, paraqiten fakte të deformuara, me të cilat çdo lexues do të mund të njihet me daljen në botim, në frëngjisht dhe në gjuhën shqipe, të librit të ri të Arif Matit. Studimi dëshmon se ka ardhur koha të mësohet nga brezi i ri, e vërteta historike dhe jo sajesat politike, të autorëve të lashtë e të ditëve tona. Për këtë qëllim, është e domosdoshme të rishikohet SKEMA e trajtimit të lashtësisë, nga ana e historiografisë europiane dhe asaj botërore. Dhënia e titullit “Doktor në shkencën e historisë së Antikitetit (Greqia parahelenike) e Universitetit të Sorbonës”, dëshmoi vlerësimin më të lartë të punës së A. Matit, e nëpërkëmbur dhe e shpërfillur nga Albanologjia zyrtare shqiptare dhe një profesionalizëm shkencor të akademikëve francezë, Dominique Briquel, Charles Guittard dhe Guillaume Bonnet. Përse duhet rishikuar skema e trajtimit të historisë së lashtësisë? Pa njohur historinë ekonomike dhe politike të shekullit 18-19, nuk mund të kuptohet skema e ndjekur për hartimin e historisë së lashtë që studiohet sot, e cila bie ndesh me faktet historike. Çfarë shënoi shekulli 18-19 në Kontinentin Europian? Kjo periudhë emërtohet si koha e krijimit të shteteve-kombe, që “kishin një qëllim të dyfishtë: të ngrinin një fuqi ekonomike për të forcuar shtetin, dhe duke përfituar nga fuqia e shtetit, të favorizohet rritja ekonomike për ta pasuruar shtetin. “Fitimi dhe pushteti duhet të trajtohen së bashku” shprehej tregtari dhe politikani anglez i shek. 17, Ser Josiah Child (7). Në këtë periudhë, midis mbretërive kishte një kundërshti të ashpër, shpesh të përgjakshme, për monopol tregtar, europian dhe ndërkombëtar, për zgjerimin territorial të shtetit dhe zotërimeve koloniale.Mat “Fitimi i kolonive ku ndodheshin minierat e metaleve të çmuara ishte qëllimi kryesor i zbulimeve dhe kolonizimeve” (8) Mjeti i vetëm për arritjen e këtyre synimeve ishte: një ushtri e fortë dhe një popull i motivuar, për të sakrifikuar jetën “për Atdheun”. Këta shekuj, shënuan kulmin e Rilindjes Europiane. Disa historianë e përcaktojnë si një “revoltë” kundër kulturës mbisunduese franceze në Europën e asaj kohe. Një veprim, i nxitur si kundërveprim i pushtimeve të Napolonit (1769-1821). (9) “Lufta kundër kulturës unike (shek. 18) kalon nëpërmjet mohimit të modelit francez” – shprehej Laibnici – është më mirë të jesh një origjinal i gjermanishtes, se sa një kopje e frëngjishtes” (10). Disa të tjerë e komentojnë si një nevojë për të krijuar një shtet-komb, që të kishte origjinën, gjuhën, folklorin dhe heronjtë e vet legjendarë, të cilët do ta lidhnin emocionalisht, popullatën shumetnike brenda kufijve të tij. Një nga nacionalistët gjermanë të shek. 18, Fredrich Ludëig Jahn, theksonte kuptimin politik të idesë kombëtare: “Shteti nuk është asgjë pa popullin dhe një qeveri e mençur, nuk e vendos shtetin mbi popullin, por popullin brenda shtetit” (11). Pavarësisht arsyeve të shumta, që sollën këtë lëvizje, fillimisht politike dhe intelektuale, e më vonë patriotike dhe çlirimtare, që të gjithë synonin të dëshmonin se sa “të lashtë” ishin dhe se meritonin të vlerësoheshin dhe të nderoheshin nga të tjerët apo të përligjej krijimi i shteteve të reja. Historia e Lashtë që mësohet në të gjitha nivelet e shkollës, për popujt europianë, nuk është edhe aq “e lashtë”. Ajo është hartuar me materialin e mbledhur dhe studimet e folkloristëve, gjuhëtarëve, arkeologëve, historianëve dhe intelektualëve të fushave të ndryshme të shek. 18-19. Për t’u përfaqësuar me një histori, duhej gjendur pasuria kulturore dhe origjina, e trashëguar. Veprat e Homerit, të figurave të politikës dhe kulturës më në zë, të Greqisë së Lashtë dhe Perandorisë Romake, përbënin materialin mësimor edukativ europian dhe ishin përfaqësuesit e vetëm të lashtësisë. (12) Në periudhën e Rilindjes, filozofi C.F. Chasseboeuf-Volney, paraprijës i shkencave të etnologjisë, antropologjisë dhe sociologjisë së shek. 20, më 1795 pohon: “Duhej të kërkoheshin burime të tjera kulturore, të ndryshme nga ato të Greqisë dhe Romës” (13). Në 1800, Universiteti i Kopenhagenit shpalli konkurs për të zëvendësuar mitologjinë greko-romake, me atë gjermane ose kelte (14). Intelektualëve iu kërkua, të rizbulonin nga “goja e popullit” poemat “homerike” të vendit të tyre. I pari qe skocezi James Mancpherson, që më 1761, botoi “Fingal, Poemë e Lashtë Epike, në 6 vëllime, shkruar nga Ossian, i biri i Fingalit”, që “dëshmoi” se ekzistonin tradita të tjera në themel të kulturës europiane.pelaPor gjuhëtarët e kohës, faktuan se Mancpherson “nuk ka mundur të gjente epopenë e shek. 3, veçse në përfytyrimin e vet” (15). Përpjekje të tilla u bënë edhe në vende të tjera. Këto përpjekje poetike nuk shkonin më herët se mesjeta dhe dështuan me “vërtetësinë” e tyre historike. Ishin gjuhëtarët gjermanë, që dhanë provat e para shkencore të lidhjes midis popujve “të vjetër” e “të rinj”, duke bërë krahasimin e fjalorit dhe strukturës gjuhësore të gjuhëve. Filologu gjerman, Friedrich von Schlegel, pohon se: “Sanskritishtja ishte një gjuhë farefisnore me gjuhën latine, greke, persiane dhe gjuhët gjermanike”. (16) Në këtë mënyrë, u gjend “filli” gjuhësor dhe historik, për të lidhur lashtësinë e popujve të shek 18-19, me po atë model “greko-romak”, nga i cili synuan të shkëputeshin dhe doli në dritë Historia e Lashtësisë së fiseve Ariane apo e popujve indo-europian. Në “Fjalime mbi nocionin gjerman”, Fichte (filozof gjerman i shek. 18) vërente se vlera thelbësore e identitetit gjerman qëndronte në vijimësinë e jashtëzakonshme gjeografike dhe gjuhësore dhe vetëm gjermanët, “nga të gjithë nacionet e tjera të Europës moderne” kishin “mbetur në vendbanimet e tyre të origjinës së popullit nga rridhnin”, nga të cilët kishin “ruajtur dhe formuar më vonë, gjuhën origjinale”. (17) Lashtësia greko-romake u quajt “djepi” i qytetërimit europian të shek. 18-19 dhe hyjnizohet deri në atë shkallë, sa mbreti bavarez Ludovik, në Mynih ndërton kopjet e monumenteve të Antikitetit të Athinës, duke përfshirë edhe Panteonin e famshëm. Skema e “popujve arianë”, mohoi faktet historike, të qenies së një “Europe Pellazgjike” të lashtësisë Në rast se Bashkimi Europian synon në një unifikim të politikave ekonomike, ushtarake dhe drejtuese, atëherë mund të themi në mënyrë figurative, se ai po shkon drejt modelit të “Europës” së popujve pellazgë, që shtrihej jo në kufijtë e sotëm kontinentalë, por në atë, që ne e emërtojmë “Hapësira Mesdhetare”. Kjo hapësirë përfshinte pjesën më të madhe të Kontinentit Europian, Azisë së Afërme dhe pjesën veriore të Afrikës. Niveli shoqëror, kultura fetare, zbulimet e shumta: në ndërtim, në përdorimin e pasurive natyrore, njohjes së ligjeve të natyrës, etj. e kësaj Europe Pellazgjike, rrezatohej në hapësira shumë më të largëta, nëpërmjet rrugëve tregtare (“rruga e mëndafshit” u fillua prej tyre) dhe pushtimeve koloniale (Veriut të Europës së sotme, të Azisë së Mesme dhe të Largët), duke u bërë një burim grumbullimi të pasurive marramendëse të dinastive të tyre.historia Në këtë hapësirë (që shtrihej në tre kontinente), gjallonin shumë fise dhe fara, të një gjaku dhe gjuhe, që kishin faltoren e tyre “Dodonën” në Thesproti, tek e cila vinin e faleshin nga çdo cep i Perandorisë. Në këtë “Europë Pellazgjike”, komunikimi – “Fjala” ishte “masmedia” dhe “Morali” – garancia e Konventave të Europës së sotme dhe përbënin bazën e edukimit të elitave të ardhshme drejtuese. Fillimisht, në “Veriun” e Europës së Lashtë, (nga Danubi e deri në Jon), ku praktikuan metalurgjinë dhe nisën shpikjet e tyre të para, që i bënë “superfuqi” ushtarake, bujqësore dhe detare, më pas “qendra” u spostua në Afrikën Veriore, ku vijoi të lulëzojë shkenca dhe besimet, që i dedikohen Perëndisë-Thotë, si mjete të sundimit dhe të drejtimit, e për këtë arsye, i mbanin në kasafortën e padepërtueshme të pushtetit të priftërinjve. Vetëm njeriu me aftësi të dallueshme, mund t’i merrte këto dijeni në formën e mësimeve gojore, duke ushtruar në maksimum memorien, përmes një periudhe të gjatë kohore prej 15-20 vitesh. Ata u bënë më vonë “mësues” dhe drejtues të fiseve të tyre të origjinës (Greqi, Romë, bregun e Azisë së Afërt) apo të grupimeve “të reja” (Kristianizmit dhe Islamizmit, etj). “Të gjithë udhëheqësit e mëdhenj fetare, prej Moisiut deri te Krishti, kanë qenë Initiates të Mistereve Egjiptiane (të shkollës së Thotit pellazg – shën. im). Kjo shpjegon se përse të gjitha fetë, në dukje të ndryshme, kanë një bërthamë të përbashkët ngjashmërie, besimin tek Zoti, besimin te pavdeksia dhe kanë një kod etik (18) Në shekujt që pasuan “qëndra” e kësaj “Europe Pellazgjike” shkëlqeu në politikë , shkencë dhe kulture në jugun ballkanik (Athinë, Spart), bregun perendimor te Azise se Afert dhe gadishullin italik (Perandorinë Romake) pothuaj me po atë territor gjeografik. Në këtë hapësirë Pellazgjike, komunikimet tregëtare, kulturore, fetare apo fushatat pushtuese midis fiseve dhe farave të një gjaku (siç ndodhi në Trojë), nuk u shkëputën asnjëherë, dhe sot i befasojnë dhe i çoroditin studiuesit me ngjashmëritë e dukshme ndërtimore, të poçerisë, perëndive dhe sidomos toponimeve, të aritura deri në ditët tona. Kudo në këtë hapsirë, ata ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Kudo gjenin fise të ngjashme, me po atë gjuhë të folur në dialekte të ndryshme, por shumë të qartë për të gjithë.perendi"Nje gje eshte e sigurt, se pellazget dhe etrusket kuptoheshin midis tyre: sintaksa dhe struktura e gjuhes etruske rigjendet ne shqipen e sotme, prej me shume se 2000 vjetesh me pas, pa folur per toponime dhe antroponime te shumta te cilat shpjegohen fale kesaj gjuhe“ (29) Sulmet e popullsive të huaja, të cilët ishin në kërkim të vëndeve të begata dhe të përshtatshme klimaterike, nga Veriu dhe Lindja, gradualisht e shkatëruan “Europën Pellazgjike. Këtu, tretet Historia dhjetra-mije vjeçare e “Europës Pellazgjike” dhe ndërtohet Historia e Lashtësisë dymijë vjeçare e Europës Indo-Europiane, që studiohet sot. Kjo histori ,në tekstet mësimore, fillon me pushtimin e Kontinentit nga fiset “indo-europiane”nga Azia e Largët. Ne studimin e tij “Gjuhesia Ballkanike” Pr. Shaban Demiraj pohon se :“Të dhënat arkeologjike dhe historike dëshmojnë se Gadishulli Ballkanik ka qenë i banuar nga popuj të ndryshëm edhe para ardhjes së fiseve i.e. (=indoevropiane), që e kanë “indoevropianizuar” atë prej kohësh të hershme (20) Ky është edhe “blloku”i parë që duhet shëmbur nga “muri” i Historisë së sotme të Lashtësisë. Arif Mati deshmon se“Nuk ka patur pushtim të Europës nga Azia, përpara atij të Hunëve, të Alainëve, të Avarëve , në shk 4/5 e të bullgarëve në shk 6/7 apo të magjarëve (hungarezëve) në shk 9 pas Krishtit. ( 21)  “Europa Pellazgjike” u flijua në shk 18-19 “Shumë njerëz habiten kur mësojnë se Modeli Arian (Historia e sotme e Lashtësisë –shën im) , që shumica prej nesh ka arritur ta besojë, është zhvilluar vetëm përgjat gjysmës së parë të shk19 (22). Lashtësia , ku gjetën burimin artet, shkenca, filozofia, format drejtuese të shtetit dhe lindën ideologjitë politike, ju atribuan tërësisht jugut të gadishullit ballkanik, të emërtuar më vonë Greqia Antike. Nga shqyrtimi i fakteve Arif Mati ju drejtohet studiuesve te lashtesise: “A nuk është lajthitje të këmbngulish të emërtosh pa prova të prekshme, sikur të jetë “greke” gjithshka që në të vërtetë nuk ka qënë e tillë? Fraza “përpara mbritjes së grekëve”, e përmëndur nga autorët antike, (Hekate i Miletit dhe Herodoti etj)…do të jetë shpërfillur nga autorë të shumtë moderne” (23)“Nëse ne kerkojmë në legjendat e lashta, mitet historike apo shkrimet më të lashta greke, nuk do të gjejmë asnjë gjurmë të emrit grek, apo Graikos, Helenëve apo Dorianëve!” (24)zeus Arësyet e mohimit të “Europës Pellazgjike” janë të shumta :  E para - për faktin e thjeshtë se gjatë Rilindjes(shk 18-19), “lashtësia greko-romake ishte burimi i vetëm i kulturave bashkohore”(25) dhe shkencat gjuhësore dhe arkeologjike, ishin në hapat e tyre fillestare. E dyta - se Historia e Lashtë e shekujve para dhe pas lindjes së Krishtit, “u ndërtua” sipas ideollogjisë së “njeriut progresist” (të Fuqive industriale dhe ushtarake europiane) të shk 18-19 për interesat e shtetit që përfaqësonte, i cili pretendonte një “lashtësi” që nuk e kishte si popull. Historiani francez Leon P. Homo (1872-1957) në librin e tij “Italia zanafillore” vëren se:”kjo nuk është e gjtha, (lashtësia) jo vetëm është shpikur, por edhe është shtrëmbëruar. Një numër ngjarjesh bashkohore projektohen në të kaluarën, e cila kësisoj gjëndet e sajuar me imazhin e të sotmes…Shpërfytyrohet ose të paktën shuhet sensi i historisë, pra duke e përpunuar rrëfimin e ngjarjeve të lashta për shkak të prirjes për krenari kombëtare “(26) Së treti se “Historia” e këtij “njeriu progresist” që i përkiste “Rendit të Ri”, simbol i zhvillimit (industrial dhe tregëtar) dhe pushtetit (kolonial) ishte e pamundur të lidhej me “Europën Pellazgjike”, që përfshinte pjesë të kontinenteve të tjera, ku në shk 18-19 jetonin akoma “popuj të pazhvilluar” , e për këtë arësye duhej çpërfillur. Rilindja ka mësuar shumë nga tradita greko-romake, në trajtimin e Historisë. “Dionisi i Halikarnasit…ka bërë gjithshka për t’i ndarë të dy etnitë: duke i bërë Etruskët (fis pellazge-shën im) barbarë dhe Pellazgët, (i kthyen –shën im) në grekë të ardhur nga Greqia për të kolonizuar Italinë, dhe si rrjedhojë t’i kthejë romakët në pasardhës të denjë të një populli të qytetruar siç janë grekët, (27) Për t’i bërë të besueshme këto teza, “studiues të famshëm kanë qënë të përfshirë në përdorimin e së shkuarës për qëllime politike” (28) Se katërti, “Europa Pellazgjike” me misteret, gjuhën dhe botkuptimin e saj fetar dhe kulturor, ka mbetur e pazbërthyeshme në ditët e sotme.“Për fat të keq për Modelin Arian, gjatë 160 vjetëve të shkuara, filologjia indo-europiane dështoi në dhënien e ndonjë ndihme për shpjegimin e miteve dhe të fesë greke” (29) Kjo edhe për shkak të çpërfilljes së historisë, traditës kulturore dhe gjuhës së popullit arbër, për aresye ideologjike dhe politike.ArifArif Mati sjell fakte te shumta se “Shqiptaret jane jo vetem pasardhesit direkt te Ilireve, por njëkohësisht edhe “të një gjinie” me vëllezerit e tyre të gjakut Thrake, Frigjasit, Getët, Dakët, Epirotët dhe Maqedonasit, të gjithë të dalë nga populli i pamatë etnik pellazgjik” (30) E gjithë ngrehina e Lashtësisë së vetë Greqisë (e ndertuar në shekullin 18-19) , u bazua gjithashtu tek “filli” gjuhësor i “greqishtes së lashtë”, tek epopeja e Homerit dhe zbulimi i teksteve të “Linearit A” dhe “Lineari B” . Në fakt, pohon studiuesi Arif Mati, ajo “është më afër dialektit geg (të shqiptarëve) të sotëm , se sa ndaj gjuhës së sotme greke! (31) Ajo që duket të jetë “greqishtja e lashtë” apo dialekti “miken” nuk është gjë tjetër veçse “pellazgjishtja e lashtë” (32) Në periudhën e Rilindjes pati shumë studime të gjuhëtarëve gjermanë, por edhe atyre arbëreshë, për gjuhën shqipe, por qëllimisht u lanë jashtë teksteve historike. Studiuesi arbëresh Xhuzepe Krispi, pohon se “duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është gjë e bukur të vëresh se ajo të kthen ,në pjesën e saj më të madhe, te shqipja…gjuha me të cilën flitej në shekuj para Homerit “ (33). Por, “njëriu progresist” i shk 19, nga maja e Olimpit të politikës europiane të asaj kohe, kishte vendosur ta fshinte jo vetem nga Historia, po edhe nga harta Europiane këtë popullsi, megjithëse kishte “ një gjuhë autoktone që ngjitet më tej se Neolitiku»(34) “Ky studim mbi Pellazgët, – shprehet në mbrojtjen e doktoraturës, historiani Arif Mati- na çon për të menduar dhe për të bërë pyetje në lidhje me origjinën e Greqisë, të grekëve ,të historisë së tyre, të kulturës dhe gjuhës së tyre.”Vetëm atëhere, Historia e Arbërve, do të zëre vëndin që i takon, në Historiografinë e Lashtë Europiane dhe atë Botërore. Vetëm atëhere, Historiografisë së Lashtësisë, do t’ikthehet MORALI i saj shkencor, dhe kjo, në saj të një pune shumëvjeçare, metodikës shkencore dhe një përkushtimi të palëkundur ndaj së vërtetës historike , si ajo e studiuesit Arif Mati.kokorja (1) - Anthropological Journal of European Cultures, 2009. PELASGIC ENCOUNTERS IN THE GREEK-ALBANIAN BORDERLANDBorder. Dynamics and Reversion to Ancient Past in Southern Albania .Gilles de Rapper (2) - f478 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008. (3) - f193 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “ 55” ,2009 (4) - Saimir Lolja “Gjenet, Popuj, Gjuha” Shekulli 20-05-2004 (5) – f38 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008. (6) – f. 579 Arif Mati “Shqiperia ,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007 (7) - f207 Rondo Cameron – Larry Neal “Historia ekonomike e botes,nga prehistoria deri ne shk 17” , 2009 ( 8) - f212 po aty (9) – f38,39 Patrick J.Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009 (10) - f 33,42 Annë-Marie Thiesse “Krijimi i identiteteve kombëtare” Prishtinë, 2004 (11) – f 74 po aty (12) – f31 po aty (13) – f60 po aty (14) – f59 po aty (15) – f27, 29, 31 po aty (16) – f41 Patrik Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009 (17) - f39,40 po aty (18) - f 297,298 George James “Trashegimi e vjedhur”, 2009 (19) – f125 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad ,2008 (20) – Shaban Demiraj“Gjendja gjuhësore e gadishullit ballkanik në lashtësi” tek ‘Gjuhësia Ballkanike” Kap II (dielli.net/pdf/historia/GjuhesiBallkanike.pdf ) (21) – Arif Mati, intervista 2007 “Deri më sot, nëpër shkolla mësohet një Histori e cunguar” (22) - f29 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “ 55” ,2009 (23) - f35 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008. (24) - f.41 po aty (25) – f31 Annë-Marie Thiesse “Krijimi i identiteteve kombëtare” Prishtinë, 2004 (26) – f 127 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008 (27) – f123 po aty (28) – f25 Patrik Geary “Il Mito delle Nazioni” , 2009 (39) – f379 Martin Bernal “Athina e zeze” shtepia bot “ 55” ,2009 (30) – Arif Mati, intervista 2007 “Deri më sot, nëpër shkolla mësohet një Histori e cunguar” (31) – f235 Arif Mati “Shqiperia ,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007 (32) – f22 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Plejad,2008. (33) – f11,12 Xhuzepe Krispi “Shqipja nënë e gjuhëve”2009 (34) – f 281 Arif Mati “Shqiperia ,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen” Plejad, 2007 Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=1321

Lundrimi nëpër Iliri-Histritët

Nga Fahri Xharra

Gjakovë


 Sa e këndshme është kur ke ku të shkosh. Ç`farë krenarie të mbërthen  kur lundron nëpër historinë e të parëve; dhe nuk je i “zbritur” nga paramendimet dhe sajimet e të pa origjinëve... Kemi me çka të krenohemi. Kemi për çka e për kë të flasim. Pas vizitës së Lapodëve dhe Labeatëve me lundrën time po i ngjitem Adriatikut përpjetë dhe mbërrijta tek Histritët. Po e madhe paska pas qenë Iliria! Të gjithë e njohin tokën e rrethuar në të tri anët nga Deti Adriatik në veri të këtij uji që dinë të lagë tokat e të parëve tanë- Histria (sot Istra) Të mirat gjeografike të Istres përbëhen nga mali Uçka, e cila është maja më e lartë e vargmalit Çiçaria, lumenjëve Drqagonja, Mirna, pazinçica dhe Rasha (sa keq që nuk iu di emrat ilir) si dhe  gryka detare e Limit. Istria e sotit shtrihet ne tri shtete: në Kroaci, në Itali dhe në Slloveni, por 80 % e kokës së histritëve (banorëve të parë Ilir ) i takon Kroacisë. Qytetet e njohura të Histrisë sot janë Pula, Poreçi, Rovinji, Pazini, Labini, Motovuni, Buzeti dhe Buja... Kurse Histrisë “sllovene” i takojnë Piari, Izola, Kopri dhe Kozina. Në veri-perëndim të “Istrisë sllovene” është ajo Italiane ( medet!) Në gadishullin e Istrias, njeriu e filloi jetën e tij (sipas gjurmëve të gjetura) shumë herët në histori. Banorët e hershëm jetonin në shpella. Zbulimet e fundit në shpellën e Shandalit afër Pulës treguan se u gjetën mbetjet e eshtrave te njeriut. Edhe kjo e dokumenton që edhe banorët e Histrisë ishin “Homo Erektuset” që e filluan ndërtimin e Europës. Shënimet tregojnë se Istria që nga shekulli i XI para Krishtit banohej nga Histritët, fis Ilir sipas të cilëve edhe Histria mori emrin. Koha e hekurit (Një millennium para Krishtit ), Histria pra banohej nga Ilirët histrit.Istri-harta Të shëtisim pak në të kaluarën e largët të Istrias së sotit: Evidenca e pranisë së Homo erectusit të vjetër 1 milion vjet u gjet në shpellën e Shandalit, pra. (Leonhard Schmitz, A manual of ancient geography, pg. 131, The British Library (2010) Po, gjetjet e punimeve nga dheu i pjekur të kohës së Nelitit (6000-2000 vjet prK) tregojnë qartazi për vazhdimësinë tonë andej pari. Veglat e ndryshme të punës të gjetura në ato anë ishin të ngjashme me ato të gjetura rreth Danubit në Dardani. (Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992) “Llojllojshmëria, madhësia dhe begatia e gjetjeve ishin parakusht  për angazhimin e madh të Muzeut Arkeologjik, Muzeut Historik, Muzeut Etnografik, Muzeut nativ të Kroacisë për ruajtjen e monumenteve unike dhe të pasurisë se civilizimit në këto anë, në trashëgimi për brezat e ardhshëm ( Shtypi kroat)” E na, ku jemi, çka punojmë për ruajtjet e krenarisë sonë? Po brezat tonë të ardhshëm? Në shpellën e Shandalit afër qytetit Pula u gjet një guri nga koha e hershme e Paleolitikut, punëdore e njeriut parahistorik 2 milion e 800 mijë vjet e vjetër  ,kurse ne qendrat tjera arkeologjike si Shandala II dhe Shpella e Romualdit në kanalin e Limit u gjetën gjurmët e vjetra 40.000-10.000 vjet. ( burime kroate)istri
Shpella e Shandalit.
Me qëllim që të pikturojmë qartë bukurinë e Istres duhet shkojmë larg në të kaluarën e saj, dhe nga udhëtimi i Trenit te Historisë shohim se biletat e natyrës na ishin dhënë shumë herët në parahistori. Në fillim të Kohës së Bronzit, banorët e këtyre anëve u larguan nga shpellat e tyre dhe e filluan strehimin e tyre për afër dhe për rreth detit. Ata e bënë Pulan, histritët në gjuhën e tyre e quajtën Qyteti i të Larguarve-Polai. Por, me sharje të zakonshme të pushtuesit se Histritët ishin kusarë deti, Romakët e pushtuan gadishullin e Histrisë rreth vitit 177 para Krishtit. Kufijtë e zotëruesve të Histrisë ndërronin shumë herë gjatë historisë Thuhej se ishte e Romës e Venedikasve, e Austro Hungarisë. Gjurmët e tyre janë edhe sot; të gjashtë amfiteatrot më të mëdhenj në Botë dhe Tempulli i Augustit janë në Polia (Pula) që datojnë nga viti 27 prK- 68 psK. Ndërtime e bukura venedikase gjenden po aty Imperatoria Austro -hungareze i ka lënë edhe ajo gjurmët e saj në mënyrë të shkëlqyer, ( E, si nuk e patëm fatin të ishim së paku 200 vjet ndër Austro-Hungari; dhe do të ishim ndryshe.) Fatet e njerëzimit, ardhjet, shkuarjet, luftërat, lakmitë, mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karriget tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrige historike janë ulur ardhësit, na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit të historisë. Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonëve të parë të klasit të parë; ardhësit po mundohen që ato të na i shqyejnë dhe këto vende që me zi i kemi ruajtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurrë nuk ndalet.  Pula
Qyteti më i rëndësishëm është Pula
Romakët i përshkruanin Histritët si piratë të egjër të mbrojtur nga bregu i tyre shkëmbor i detit Adriatik. E po gjatë mileniumeve na quajtën edhe piratë edhe vandal edhe barbar sepse luftonim për të mbrojtur vetveten. Po sot?

Fisi Ilir i Lapodëve !

  Nga Fahri Xharra 
 Gorski Kotari është një regjion malor i Kroacisë në mes të Karlovacit dhe Rijekës, ku 60% e kësaj ane mvishte me pyje të cilat edhe quhen “mushkëritë e Kroacisë” apo “Zvicra Kroate”.Delnice, sot është qyteti më i madh i kësaj ane ,kurse banorët e regjionit merren me pylltari, tregti, metalopunim, bujqësi dhe turizëm. Banorët e pare të kësaj aneje ishin fisi Ilir, Lapodët të cilët njihen në këto anë që nga shekulli i nëndët prK. Gjatë shekujve Vi-të dhe VII- të psK ishin “mikpritës “ të sllavëve të cilët i pushtuan këto toka. Dhe dalëngadalë filloj humbje tyre, duke u përzier me ardhacakët dhe duke u tretur në pafundësinë e humbjes së tyre fisnore, të gjakut dhe gjuhës.Deti Një gjë interesante me këtë trenin e historisë i cili nuk ka të ndalur dhe në të hypin dhe zbresin nga më të ndryshmit, nga më të... por të fundi i fundit  të gjithë janë udhëtarë dhe duhet të kryejnë një mision natyror . Neve ,natyra na i kishte pas pasë dhënë biletat për në vagonët e parë me numra të caktuar të ulëseve... Dhe udhëtonim. Fatet e njerëzimit , ardhjet ,shkuarjet ,luftërat, lakmitë ,mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karrikat tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrika historike janë ulur ardhësit , na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë  biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit  të historisë. Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonëve të parë të klasit të parë; ardhësit po mundohen që ato të na i shqyejnë dhe këto vende që mezi i kemi ruajtur të na i zënë dhe të na gjuajnë të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurrë nuk ndalet. Sidoqoftë! Sot fjalën e kam për Lapodët apo Japodët Ilir, që banonin dhe mbijetonin  përkrah fiseve tjera gjithashtu ilire; Labeatëve, Histrianëve,r, Dalmatëve etj. Kush ishin Lapodët? “Popull indo-europian të vërejtur historikisht që nga shek. IX-të prK. të klasifikuar si Ilir, që e banonin Likën, Gackon, Kërbavskon (Kroacia perëndimore), në Una afër Bihaqit ( Bosna perëndimore) dhe Notranjska( Carniolia -Sllovenia e sotit). Ishin pjesë e Conventus Scardonitanus së provinces së Illyricumit. Zermanja dhe  malet e Velebitit, i ndanin në jug nga Labeatët. Historiani Strabo i klasifikonte si përzierje të Keltëve dhe Ilirëve ,në librin e tij “Barbarët e Illyricumit. Edhe G. Alfody i shihte si përzierje kelto-ilire në librin e tij:ilir“ Bevölkerung und Gesellsckaft der römiscken Provinz Dalmatien (Budapest 1965); më vonë shiheshin si ilir të ndikuar nga kultura kelte, por kurrsesi të përzier me ta (J. J. Wilkes, The Population of Roman Dalmatia) Është një ndryshim në qasjen e shoqërive antike. Me mënyrën metodologjike kanë mbërritur në përfundime më të sofistikuara. Studiuesit e Imperatorisë Romake tani janë shumë të vetëdijshëm në studimin  e kohërave imperiale dhe kopmleksitetin e identiteteve së individëve ashtu edhe të grupeve duke i shikuar ndryshe. Shprehjet ‘romake” dhe “greke” e kanë filluar të humbin kuptimin e singularitetit si kulturor ashtu edhe etnik dhe se shkallë shkallë po zbulohen të gjitha kompleksitetet kulturore dhe etnike që ishin nën ta. (G. Woolf, Beyond Romans and natives, World Archaeology). Lapodët, përmenden në dy pjesë të ndryshme të Gjeografisë. Edhe mendimi i Strabos vjen nga dy burime të ndryshme që datojnë nga dy periudha të ndryshme. Identiteti i Lapodëve, në të vërtetë ishte më i përbërë se sa nocioni i Strabos si etnitet i përzier. Duke u bazuar në zbulimet arkeologjike dhe interpretimin e atyre zbulimeve atëherë shohim shumë ngjashmëri të Lapodëve me fqinjët e tyre fisnor Liburnët, Histrianët dhe Venetët, të cilët së bashku e kishin ndërtuar habitusin e tyre të gjerë kulturor. dhe se i ruanin shumë mirë lidhjet e tyre ndërveti. Kjo pra, ndodhë kur të tjerët ta shkruajnë historinë ! Lapodët i kishin edhe elementet e tyre unike kulturore e cila edhe njihet si” Kultura arkeologjike Lapode”. Studiuesit modern shënojnë  se kishte ndryshime në vet ” kulturën arkeologjike Lapode” të cilat e rritnin  kompleksitetin e miltantizmit, konzervatizmit edhe egalitarizmit të tyre. Përkundër këtij ” fragmentarizmi” Lapod ata e kishin identitetin e tyre që para pushtimeve Romake. Përkundër të gjitha kërkesave ;treni i historisë e vazhdën rrugëtimin e tij; dhe e jona është ruhemi që të mos  na gjuajnë jashtë nga ai vagoni i fundit në të cilin kemi ngelur.RMret ilirrush

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...