Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/07/22

Xhevahiret e trashëgimisë kulturore pejane

"Peja tani ka një adresë të qartë të një qyteti të kulturës, me xhevahiret e saj të shumta të trashëgimisë kulturore. Falë një përkushtimi me një fanatizëm dhe dashuri të pashoqe për këto vlera, nga dita në ditë, këtij qyteti po i kthehet shkëlqimi për të cilin shumë breza kontribuan me krijimtarinë e tyre ndër shumë shekuj e dekada", thotë drejtoresha e Drejtorisë për kulturë, rini dhe sport, Shpresa Gjonbalaj.

Xhevahiret e trashëgimisë kulturore pejane


Manifestimet kulturore ndërkombëtare

Në një bisedë ekskluzive për "Kosova Sot", Shpresa Gjonbalaj kujton se për të arritur objektivat e saj në fushën kulturore, çati të kulturës pejane ku kultivohet krijimtaria artistike pa dyshim se janë Teatri profesional "Istref Begolli", Biblioteka ndërkomunale "Azem Shkreli", Kino-teatri "Jusuf Gërvalla", Shtëpia e Kulturës, Galeria e arteve, Muzeu etnologjik, Mulliri i Haxhi Zekes, Shtëpia e Kulturës-Vitomiricë, Qendra Kulturo-rinore-Zahaq, Qendra Multi-Profesionale-Novosellë, Arkivi regjional dhe Instituti për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturo-historike në Pejë me afro 250 objekte të trashëgimisë kulturore, që janë thesar me vlera të pafundme historike të këtij nënqielli.

Në Pejë organizohen gjashtë festivale dhe evente kulturore ndërkombëtare, ku artistë të vendeve të ndryshme të botës përpos këmbimit të vlerave artistike dhe avancimit të kulturës, njihen nga afër edhe me potencialet tona natyrore e kulturore dhe atë Festivali ndërkombëtar i monodramës "Monoakt", Festivali ndërkombëtar i filmit "Shqip-Film-Fest", Festivali botëror i karikaturës "Kosova Award", Festivali ndërkombëtar i animacionit "Anibar", Festivali ndërkombëtar i muzikës, trashëgimisë kulturore dhe ambientit "Into the park". "Këto manifestime tanimë janë tradicionale dhe xhevahire në gjerdanin e kulturës së qytetit të Pejës këtu rrëzë Alpeve shqiptare", vlerëson Gjonbalaj.

Përpos këtyre manifestimeve kulturore me karakter ndërkombëtar, vend të rëndësishëm zënë edhe manifestimet tanimë tradicionale të qytetit, siç janë: shënimi i manifestimeve të Flakës së Janarit, përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, festat e marsit, Dita e Dëshmorëve të Kombit, Dita e çlirimit të Pejës, Ditët e diasporës, Dita e Flamurit Kombëtar, si dhe Simpoziumi shkencor "113 vjetori i Kuvendit Lidhja e Pejës Besa-Besë dhe 100-vjetori i shtetit shqiptar". Vetëm në kuadër të 100- vjetorit të Shtetit Shqiptar përgjatë gjithë vitit që shkoi janë shënuar qindra aktivitete e manifestime kulturore.

Po ashtu organizohet edhe kolonia tradicionale ndërkombëtare e artistëve "Bjeshkët e Bardha", e shumë ekspozita individuale e kolektive të arteve pamore. Në artin muzikor janë realizuar një varg koncerte recitale, e koncerte të të gjitha zhanreve të muzikës, si dhe Festivali rajonal i muzikës origjinale për fëmijë "Hareja".

Formimi i Orkestrës popullore

Si të arritur të konsiderueshme gjatë këtij mandati vlerësoj formimin e Orkestrës popullore të qytetit, si dhe promovimet artistike të orkestrës. Në vazhdimësi organizohen javë kinematografike të vendeve të ndryshme evropiane, ku është bërë edhe promovimi i kinematografisë dhe kulturave të ndryshme, si dhe shfaqja e filmave, si Java e filmit turk tani këto ditë, etj.

Manifestimet "Kultura pejane ndër vite" dhe "Takimet tradicionale Azem Shkreli" kanë një vulë të autoktonisë kulturore pejane dhe për shumëkënd janë xhevahire të këtij nënqielli, mendojnë qytetarët pejanë.

"Është e padiskutueshme jetëgjatësia e këtyre eventeve kulturore, tradicionale. Ne do të angazhohemi në vazhdimësi që aktivitetet të kenë inovacione organizative dhe cilësi, gjithnjë duke llogaritur në partneritetin e dendur me artistë dhe asociacione artistike pejane", premton Shpresa Gjonbalaj.

Nga Flori Bruqi:Kush eshte Alban Kraja




Gazeta “Rimini” për rastin e senatorit Umberto Boss-it kundër shkrimtarit shqiptar Alban Kraja


Gjykata italiane hedh poshtë aktakuzën kundër shkrimtarit Alban Kraja


Pas 8 vjetësh gjykata italiane i ka dhënë fund çështjes duke e cilësuar si të pabazë aktpadinë e senatorit Italian Umberto Bossi për fyerje kundër shkrimtarit shqiptar Alban Kraja,shkroi të shtunën gazeta italiane “RIMINI”.


Për 8 vjet rresht senatori Umberto Bossi i inatosur dhe i shoqëruar nga një sere avokatësh të njoftun italian,akuzonte shkrimtarin e njoftun shqiptar Alban Krajën,për fyerje publike përpara qindra miliona shikuesve dhe dëmtim të prestigjit të tij si politikan për rrjedhojë të të cilit senatori ka pasoja.


E tërë historia e kësaj ngjarje fillon në vitin 1997 më shpërnguljen e mijëra shqiptarëve nga Shqipëria në shtetin fqinjë-Italinë.


Tetë vjet më pare gjendja në Republikën e Shqipërisë ishte e katandisur,ku mijëra shqiptarë kishin tentuar që të strehoheshin ne Italinë fqinje.


Asaj kohe Partia Lega Nord,e kryesuar nga senatori Umberto Bossi,deklaronte: “T’i qëllojmë dhe t’i vrasim në det shqiptarët që kërkojnë të vijnë në Itali”.


Pikërisht pas këtyre shprehjeve raciste antishqiptare e antinjërzore,sjkrimtari dhe pubicsti Shkodran më vendbanim në Itali ,Alban Kraja,i ftuar në emisionin “Moby Dick” gjatë një transmetimi drejtpërdrejtë të televizionit “ITALIA 1”,në mes të tjerave,duke ju referuar këtyre kërcnimeve të Bossit e kishte quajtur senatorin Italian: “Umberto Bossi,është pijanec që nuk di se ç’thotë”.


Gjithsesi,pas 8 vjetëve,Alban Kraja i mbrojtur mjeshtërisht nga Studioja Ligjore “Giunchedi”e Bolonjës,por i mbështetur edhe nga zgjuarsia e tij prej eruditi,i mbeshtetur edhe pa rezerva edhe nga qindra mijëra shqiptarë me banim në Siudhesën Apenine,arrijti të hedhë poshtë dhe t’i gjunjëzoj aktakuzën ndaj tij në gjykatën italiane.


Kush është shkrimtari ALBAN KRAJA?



Lindi më 1970

U lind në Shkodër. Ka kryer dhe studimet e larta ne degën Gjuhe shqipe – Letërsi ne Universitetin “Luigj Gjurakuqi” në Shkodër. Është një nder pionieret e shtypit te pavarur Shqiptar.

Qe nga viti 1993 banon ne Rimini te Italisë ku ka botuar disa libra ne gjuhen shqipe dhe italiane.


Tituj e veprave nga letërsia:

24 perandorë e 4 pape shqiptar në krye të Romës - (italisht dhe shqip) “24 imperatori albanesi alla guida di Roma”(2004)
Kosova - mbijetesa e një populli - (italisht) ”Kosovo la sopravvivenza di un popolo”-1999.
Skenderbeg - fushata e Italisë - (italisht) “Skenderbeg -La campagna d'Italia”-2003.

Historia e Jasharajve...



E „KUJDES DHE BESE KURRKUJT“, ME THA BABA SHABAN KUR MË PERCOLLI TE DERA E OBORRIT

http://flori-press.blogspot.com/2005/09/flori-presshistoria-e-jasharajve.html

Murat Jashari: Po tregoj diçka qe me ka thene babagjyshi kur u nisem per ne Shqiperi dhe qe me ka prekur shume. Ishte i fundit qe na pershendeti te dera e oborrit dhe me tha:“Kujdes dhe bese kurrkujt“. Me mendjen time, ate kohe analizoja:“Pse me tha babagjyshi keshtuuu ?“. Mirepo, me kohe ndodhen te gjitha ato qe u lidhnin me fjalen e tij. I riu ben veprime te ndryshme, sepse mendon qe u krye gjithçka...., dhe ne mendonim se e kryem punen me Kosoven dhe puna do te ecen mire. Por nuk shkoi ashtu. Edhe sot shpesh mendojme ashtu dhe hajt... Ne e filluam rrugen per ne Shqiperi dhe diten kur arritem ataje ishte ora 9 ose lO e mbremjes. Ishte kjo rruge e gjate dhe e mundimshme, pastaj edhe valet e detit prej Italise ne Shqiperi derisa kalonim me anije nneper det ishin te medha. Pergatitja nuk ishte edhe bash ne nivel, por askush nga ne nuk i kushtonte rendesi kushteve se a jane ne nivel apo jo, sepse ishtse ne pyetje nje diçka me e madhe, me madhore.



 Cka ju thoshte Ademi gjate rruges?



Murat Jashari: Derisa udhetonim me autobuse na pat thene:“Djema, duhet te jeni krenare me ate se çfare rruge po e fillojme, qe kemi fatin te bejme nje diçka te ketille“. As sot e kesaj dite nuk e di kush ka qene peroni kryesor ne krye te ketij organizimi. Une e di se Baci Adem ka shkuar atje(ne ushtrime ushtarake ne Shqiperi) ne marreveshje me institucionet qe kane ekzistuar ne ate kohe, ka qene Zyra e Kosoves ne Shqiperi dhe njerezit te cilet i kane prire asaj levizjeje, atyre institucioneve. Per kete kane qene ne dijeni edhe Rugova edhe Bukoshi. Keto kane qene ato fjalet e tij qe na kane frymezuar dhe qe na kane dhene edhe force. Ishte nje rruge e gjate dhe nganjehere njeriu mund edhe te binte ne depresion nga frika se mos po deshtojme. Dhe, edhe kur kemi qene ne zorin me te madhe, fjalet e tij na kane frymezuar. I lidhte ngjarjet dhe na thoshte: „A e keni pare filmin per Cerçiz Topullin?“, pastaj e permendte ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali, fliste per Isa Boletinin....Qe, thoshte ai, na erdhi koha edhe neve te bejme prape nje lidhshmeri te Kosoves me Shqiperine. Ky eshte fillimi qe te bejme diçka madhore, e do te bejme shtetin shqiptar. Keto kane qene fjalet e tij rruges duke shkuar per ne Shqiperi.



 Thate se Ademi e permendur Cerçiz Topullin. Thuhet se ai ka pasur nje simpati te veçante ndaj kesaj figure kombetare?



NGJASHMERITE MES ADEMIT E HAMZES DHE CERCIZ TOPULLIT E MIHAL GRAMNEOS



Murat Jashari: E shte e vertete. Bile thone se shpirtrat rilindin. Ka qene nje ekip kineastesh nga Shqiperia per te bere nje dokumentar per Bacin Adem ne Prekaz ndersa une u kam thene atyre:“Percillni filmin e Cerçiz Topullit, ngjarjet dhe figurat qe kane levizur ne ate film dhe ne pozicione te ngjashme eshte gjetur Adem Jashari me shoke gjate luftes“. E njejta ngjarje ka ndodhur, e njejta lufte. Cerçizi ka pasur pak fjale. Edhe Ademi ka folur shume pak. Anen dipddlomatike ne filmin e Cerçiz Topullit e ka udhehequr Mihal Grameno. Ate rol nderkaq, te ne e ka pasur Baci Hamze. Atij i kane interesuar reagimet rreth Kosoves per ngjarjet qe zhvilloheshin ketu. Per nje levizje te vogel ne Kosove, eshte dashur te analizohen edhe reagimet nderkombetare. Per keto gjera ka qene Hamza. Dhe, te kkthehemi te Shqiperia. Pas te gjitha atyre ushtrimeve qe kemi pasur, nga oficeret e rinj shqiptare, prej tyre na eshte thene se kush e perfundon prej neve kursin me sukses dhe qe kishte moshe te re, do te regjistrohej ne akademine ushtarake. Ne ushtrime, une pata reguar sukses dhe pas dy javesh duhej ta fillonim akademine ushtarake. Ndersa , te tjeret qe e kryenin kursin, duhej te ktheheshin ne Kosove. Cdonjeri prej tyre ka pasur per detyre qe t`i aftesoj dhjete te ri te tjere, te te cilet duhej prehapur dija ushtarake e perfituar ne Shqiperi.





„PER USHTRIMET USHTARAKE TE ADEMIT DHE TE GRUPIT TE TIJ NE SHQIPERI, KANE DITUR PREJ RUGOVES, BUKOSHIST SE POSHTE....“



Si u zbulua nga policia serbe grupi qe kishte ushtruar ne Shqiperi me te kthyer ne Kosove? A luajten me fatin e djemev e qe i derguan per ushtrime ushtarake ne Shqiperi ata qe organizuan ate pune? Si vendosen Adem Jashari me disa shoke ne Drenice te rezistojne dhe te mos e leshojne Kosoven? Cka u thoshte Adem Jashari atyre qe i sugjeronin t`i fshehte armet dhe te shkonte vete ne Perendim? Kush duhej te mbante lidhjen mes Adem Jasharit dhe kreut te Qeverise se Kosoves ne ekzil? Cka bisedoi Adem Jashari ne Tirane dy ore sy me sy me Bujar Bukoshin, cila ishte marreveshja nga ai takim dhe a u realizua diçka nga ajo?



D.m.th. ideja ka qene qe secili qe e mbaron kursin ushtarak ne Shqiperi, te kthehet ne Kosove, dhe te zgjeroje rrjetin, dudke trajnuar dhjete te tjere?



„MBAJANI KAH TE DONI“, U KISHTE THENE DJEMVE QE KANE KRYER USHTRIMET NE SHQIPERI NDONJE NGA ORGANIZATORET



Murat Jashari: Po. Ka pasur edhe njerez te tjere te cilet eshte dashur te shkojne ne Shqiperi pasi grupet e para tashme i kishin perfunduar ushtrimet. U zbulua rrjeti ne te cilin ishin edhe Ademi dhe shoket e tij. Kush ka dashur te shkoje dhe te qendroje ne Gjermani e Zvicer ka mundur ta beje kete, ndersa ne Kosove kane qendruar kryesisht Grupi i Drenices, nje pjese e ketij grupi: Adem Jashari, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Ilaz Kodra dhe shoke te tjere qe ne ate kohe iu kane bashkegjitur ketyre. Askush nuk mori pergjegjesi pse deshtoi ky organizim dhe pse ndodhi ajo qe ndodhi. Atehere kane qene dy synime: e para, çdo person i cili e perfundon kursin ushtarak ne Shqiperi, ka pasur per detyre qe kur te kthehet ne Kosove, duke i rene trup kufirit kembe e jo te shkoje per ne Zvicer apo Gjermani. Detyra e secilit ka qene qe ne Kosove te hyje i ngarkuar me arme aq sa ka pasur mundesi te barte: kallashnikove, pushke gjysmautomatike, municion, etj dhe te stervite njerez te tjere ne Kosove.

Ne Shqiperi eshte punuar sipas nje strategjie ushtarake dhe qellimi i kursit ka qene qe pjesemarresit te aftesohen si duhet te behen sulmet e armatosura, si behet mbrojtja, etj, ndersa ne Shqiperi ne kemi pervetesuar edhe anen teorike, por edhe anen praktike te ketyre taktikave luftarake. Kemi mesuar gjiithashtu si behet hyrja dhe leshimi me konop neper objekte te ndryshme, pastaj perdorimin e armeve...Aty kemi ushtruar perdorimin e armeve te lehta e deri ne armet kunderajrore, efektin e tyre dhe natyrisht pikat e dobeta te mjeteve ushtarake qe i perdorte policia serbve, si tanku e shume taktika te tjera, ne mesin e te cilav e edhe taktikat per zenien e pozicioneve, hyrjen ne kazerma usshtarake, marrjen e ndonje aeroporti ushtarak apo civil etj. Me nje fjale, ka qene nje kurs i pervetesimit te nje taktike ushtarake. I mbaruam keto ushtrime dhe bashke me disa djem te tjere, pas dy javesh, une duhej ta filloja Akademine Ushtarake ne Shqiperi.



Ne nderkohe, shfrytezova nje pauze dhe shkova ne Gjermani, per te qendruar dy jave, meqe babai Rifati e kishte pushimin dhe pas disa diteve duhej te kthehej ne Kosove. Une pastaj duhej te kthehesha ne Shqiperi, ndersa djemte qe i kishin kryer kurset ushtarake, u kthyen ne Kosove bashke me armatimin qe kishin marre me vete, kryesisht automatike dhe municion.



Ky grup pasi kthehet ne Kosove, shume shpejt zbulohet nga pushteti serb?



Murat Jashari: Si ka ndodhur qe grupit t`i bien ne gjurme ser bet, per ne eshte e panjohur. Mund te ndodhe qe ndonjeri prej djemve te grupit te kete rrahur gjoks nga pakujdesia dhe te kete folur ne ndonje vend te panevojshem per ushtrimet e bera ne Shqiperi, duke zbuluar ndoshta pa vetedije veten dhe grupin e tij, sepse ne e dime se sherbimet sekrete serbe s`kane pushuar se punuari kurre ne Kosov e dhe i kane pasur njerezit e tyre kudo, dhe i bien ne gjurme rrjetit.

Pasi jane zbuluar grupet, shumica prej djemeve te diteve te para te ushtrimeve ushtarake ne Shqiperi, kane ikur ne Perendim dhe une kam pasur rast te takohem me shumicen prej tyre. I kam pyetur pse ka ndodhur kjo?

Ata trgonin se pasi grupeve u ka rene ne gjurme pushteti, u jane drejtuar njerezve nen mbikeqyrjen e te cileve ata edhe kishin shkuar ne Shqiperi, dduke i pyetur se çka duhet te bejne me tej pasi qe disa prej djemve kishin rene ne burg?Duke mos ditur si te veprohet me tej, ata djem kane mbetur ne udhekryq pa ditur çka te bejne me tutje dhe kane bere zgjidhje individuale ne ate situate. Per mua, ata kane qene djem te mire, sepse nuk ka qene e lehte ne ate kohe te veprohet dhe jemi bindur se ata punen rreth pergatitjeve ushtarake ne Shqiperi s`e kane pasur me dy mendje. Por, secili prej tyre ka pyetur pergjegjesin e vet qe e ka pasur, duke i thene „mbajani kah te doni“. Dhe keshtu, deshtim pas deshtimi , ka ardhur perfundimi. Disa djem trima ne Drenice, megjithate kane vendosur te mos dalin jashte Kosoves dhe kane vendosur te rezistojne. Me nje fjale, organizimi dhe ajo lidhshmeria qe ishte u shkeput. U zbulua rrjeti ne te cilin ishin edhe Ademi dhe shoket e tij dhe, e vetmja rezistence per te mos ikur jashte, ishte rezistenca e Ademit dhe grupit te tij ne Drenice, Atyre u ka mjfaftuar vetem ai kursi ne Shqiperi, pergatitja e mehershme psikike dhe mbeshtetja familjare per te sakrifikuar. Pjese e kesaj rezistence ishte edhe familja jone. Kur ka ardhur puna e rezistences per atdheun, babagjyshi nuk ka njohur pengesa perpara dhe s`ka pyetur per asgje tjeter.



 Po ju çfare benit ne ate kohe, me çka merreshit?

 Murat Jashari: Pasi shkova ne Gjermani, babai Rifati u nis per ne Koso ve, ndersa une mbeta edhe me tej atje. Prija qe ne nderkohe te kthehesha ne Shqiperi per te filluar Akademine Ushtarake apo qe , ne diten e caktuar, te marrim ndonje aksion dhe te luftojme.



 Kush ka qendruar prapa ketij organizimi?



Murat Jashari: E kam theksuar me heret se nuk kam qene ne rrjedha dhe nuk di kush i ka bere keto organizime, por qe ka qene nje Immer Berisha qe ishte ne Zvicer, njeri nder kryesoret e ketyre organizimeve .Immer Berisha eshte nga Majaci i Podujeves, eshte pikerisht ai qe e kishte ndihmuar ne Turqi baben Rifat dhe Hamzen rreth pamfleteve qe pergatiteshin atje pas demonstratave te vitit l98l dhe silleshinpastaj ne Kosove. Ai nje dite me tha:“djali i mire, pritem kete dite ne kete vend“, sepse une kisha per t`u kthyer ne Shqiperi, ka ndodhur kjo dy-tri dite, pasi qe babai kishte udhetuar per Kosove. Por, gjerat nuk ecen si ne i kishim menduar, u peshtoll organizimi dhe nuk ndodhi ajo qe ne prisnim te ndodhe, pra te ecin punet si duhet dhe organizimi te zgjerohet.



 Si zhvillohen ngjarjet pastaj?



ADEM JASHARI ME GRUPIN E DRENICES VENDOSI TE REZISTOJE DHE TE MBETET NE KOSOVE



Murat Jashari: Duke pasur parasysh se pushteti kishte nuhatur organizimet e asaj kohe, nuk vonon shume dhe pas tri javeve qe grupet ishin kthyer ne Kosove, pason sulmi i pare i 3O dhjetorit te vitit l99l ne Prekaz me ç`rast sulmohet familja jone.Mua me behet dhe mendoj ses ne ate kohe, ndodh nje deshtim komplet i atij organizimi qe ishste. Djemte qe ishin trajnuar ne Shqiperi ia mbajten ne drejtime te ndryshme sepse ata duhej qe te gjendeshin vete si te munden dhe kah te munden. Kush ka dashur te shkoje dhe te qendroje ne Gjermani e Zvicer ka mundur ta beje kete, ndersa ne Kosove kane qendruar kryesisht Grupi i Drenices, nje pjese e ketij grupi: Adem Jashari, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Ilaz Kodra dhe shoke te tjere qe ne ate kohe iu kane bashkangjitur ketyre. Kurse te tjeret, kane kerkuar fatin e vet ku kane mundur. Askush nuk mori pergjegjesi pse deshtoi ky organizim dhe pse ndodhi ajo qe ndodhi. Keso gjerash natyrisht qe ndodhin dhe nuk ishte ndonje katastrofe, sepse kjo ka ndodhur edhe me njerez te pushteteve te tjera, te cilet kane pasur ndihme edhe shumeme te forte se ky grup i shqiptareve te Kosoves, mirepo per deshtimin e organizimit tone te asaj kohe, d.m.th. te grupeve kosovare, mendoj se eshte dashur qe te jape pergjegjesi dikush.



 Cka thoshte Ademi ne ate kohe rreth ketyre gjerave?



Murat Jashari: Sigurisht qe Baci Adem u ka çuar fjale atehere njerezve me te cilet ka qene ne kontakt per kete deshtim, por sa kam kuptuar nga ai, ata e kane larguar fajin prej vetes per deshtimin. Deri ku kane shkuar gjerat dhe kush kane qene fajtore, ne nuk mund ta dijme, por gjerat nuk mbeten sekret gjithmone. Megjithate, une mendoj se njerezit te cilet kane qene ne krye te ketij organizimi, jo vetem qe kane luajtur me fatin e njerezve, por kane luajtur edhe me fatin e kombit. Ndersa djemte qe kane shkuar ne Shqiperi, kane rrezikuar dhe kane qene ne gjendje qe ne ate kohe t`ia qesin gjoksin armikut. Ata qe shkuan ne Shqiperi per ushtrime ushtarake, per mua jane shtylla te forta te vendit tone dhe me keta njerez eshte luajtur ndersa askush nuk ka dhene as nje lloj pergjegjesi, qofte edhe morale para tyre. Kur e pa se pas atij deshtimi mund te ndodhe shumeçka, Ademi me disa shoke te tjere kane vazhduar rrugen dudke angazhuar njerez te ri brenda rrjetit te tyre sepse faktikisht ne kete kohe edhe filloi lufta , sepse armiku kishte identifikuar rrezikun nga i vinte. Mund te them se permes angazhimit ne kete çeta, edhepse jo me emrin „UCK“, te cilin e kane marre me vone , fillon organizimi i nje ushtrie te re te Kosoves.

Ata qe kane qene ne organizime ushtarake ne Shqiperi, punen e kane marre shume seriozisht dhe nuk i kane marre njohurite teorike dhe praktike qe me vone me to te tregojne mendjemadhesi para dikujt, por thjesht per te rezistuar. Ademi madje e ka thene disa here:“Nuk e kam marre pu shken per t`ia dhene Serbise, por per ta luftuar ate“. Ai ka punuar ne keto organizime pa nderprere dhe nuk ka bere pauza, por ka vepruar. Ademi me ka treguar se Bukoshi i kishte thene:“Do ta keni armatimin dhe perkrahjen time dhe çdo gje tjeter qe duhet per lufte“. Por per fat te keq, Ademi s`e pati as njeren e as tjetren. Zyrtaret e qeverise ne ekzil kane insistur qe Ademin ta qesin jashte Kosoves, por ai nuk pranoi duke ju thene se „une nuk kam hyre ne kete rruge per te dalur jashte Kosoves sepse askush s`me ka ndalur te dal, por s`kam pse te dal jashte dhe e kemi nisur nje rruge te cilen duhet ta çojme deri ne fund“. Ademi ka pase filluar pastaj edhe lidhjet me qeverine e atehershme te Kosoves, te cilat do te duhej te mbaheshin permes nje Muje Krasniqit. Edhe rreth kesaj lidhjeje jemi dudke mbledhur te dhena per te mesuar si ka funksionuar kjo lidhdje dhe si ka perfunduar ajo.



Dini ju Baci Rifat me shume rreth ketyre lidhjeve te Ademit me Qeverine e Kosoves ne ate kohe?



„DO TA KENI ARMATIMIN DHE PERKRAHJEN TIME DHE CDO GJE TJETER QE DUHET PER LUFTE“, I KISHTE THENE BUKOSHI ADEM JASHARIT GJATE BISEDES SY ME SY



Rifat Jashari:Ketu nuk ka ndonje fshehtesi, sepse keto gjera i kane ditur prej Rugoves, Bukoshit e poshste, sepse askush nuk e ben nje pune siç ishte ajo e shkuarjes se djemve ne Shqiperi dhe organizimeve luftarake, duke shkuar krye ne vete. Ushtrimet e djemve ne Shqiperi jane bere ne kontakt me njerez te cilet atehere e kane udhehequr Kosoven. Shembull, Ali Aliu ka qene atehere ne Zyren e Shqiperise. Ai sa di une sot ndodhet ne Shkup. Bile as nuk eshte marre ne pyetje kurre per keto pune dhe as qe eshte mbyllur kurre nga pushsteti. Ndersa Muje Krasniqi te cilin e permendi Murati, ka qenje nje lidhje permes Bukoshit dhe permes tij kane pasur te shkojne edhe lidhjet e Ademit dhe shokeve te tij me Qeverine e Bukoshit. Disa gjera kane mbetur te paqarta sikur edhe roli i disa njerezve ne keto pune.



Po Ademi vete a ka pasur kontakte me kreun e qeverise se Bukoshit?

Rifat Jashari: Po. Une e di se Ademi ka biseduar per dy ore rreshte sy me sy me Bujar Bukoshin ne Tirane. Ka qene kjo dikund me l992 apo l993 dhe sipas fjaleve te Ademit, te cilat ai m`i ka thenen permes telefonit menjehere pas atij takimi, iu kishte premtuar gjithçka, prej armatimit e deri ne mbeshtetjet e tjera.



Deshtimi i institucioneve qe moren per barre udheheqjen e atyre djemve, beri qe Ademi me shoke, jo vetem nga Drenica, por edhe nga Llapi, Dukagjini dhe nga te gjitha trojet shqiptare, ta fillojne punen dhe ta formoje Ushtrine Clirimtare te Kosoves (UCK) dhe si rezultat i luftes se saj dhe sakrifices se popullit, jemi sot ketu ku jemi. Sapo e ka perfunduar takimin me Bujar Bukoshin, Ademi me ka thirrur ne telefon dhe me ka thene:“Nese nuk deshtojne fjalet, premtimet jane shume te mira“. Megjithate, me vone dodli se ato premtime deshtuan.



Per çka kane biseduar ata, çfare i ka premtuar Bukoshi Ademit?



Rifat Jashari: Ne ate bisede, Ademi me ka treguar se Bukoshi i kishte ofruar çdo gje dhe i kishte thene:“Do ta keni armatimin dhe perkrakhjen time dhe çdo gje tjeter qe duhet per lufte“. Por per fat te keq, Ademi s`e pati as njeren e as tjetren. Premtimet qe iu kishin dhene Ademit, ishin premtime per mbeshtetjen e rruges qe ai kishste nisur me te gjitha format.

Por, duke qene se premtimet qe iu kishin dhene nuk u mbajten, zyrtaret e qeverise ne ekzil kane insistuar qe Ademin ta qesin jashte Kosove, por ai nuk pranoi duke iu thene se“une nuk kam hyre ne kete rruge per te dale jashte Kosoves, sepse askush s`me ka ndalur te dal, por s`kam pse te dal jashte dhe e kemi nisur nje rruge, te cilen duhet ta çojme deri ne fund“. Nje pjjese e atyre djemve qe ishin me Ademin ne Shqiperi dolen jashte Kosoves me shprese se pas nje periudhe te shkurter do te bejne nje organizim si duheet dhe do te kthehen prape ne Kosove per te vepruar, por ajo nuk ndodhi. Mund te them se pjesa dermuese e atyre djemve nuk iu ka pergjigjur me vone luftes çlirimtare, sepse une i njoh shumicen prej tyre.

Deshtimi i institucioneve qe moren per barre udheheqjen e atyre djemve, bere qe Ademi me shoke, jo vetem nga Drenica, por edhe nga Llapi, Dukagjini dhe nga te gjitha trojet shqiptare, ta fillojne punen dhe ta formojne Ushtrine Clirimtare te Kosoves (UCK) dhe si rezultat i luftes se saj dhe sakrifices se popullit, jemi sot ketu ku jemi....

NË BURGJET E HOXHËS

Nga Franco Benanti


....Hetimi i parë

Ditën e dhjetë të burgimit ia mbërriti një berber. Nuk është vështirë të përfytyrohet një të rruar që kryhet me një brisk pa teh, pas një sapunimi të shpejtë me sapun rrobash, mbi një mjekër tetëditëshe! Atë natë, sapo mundohesha të shkëputesha nga realiteti cfilitës ku isha zhytur, me sytë mbyllur për të fjetur, më thërritën për hetimin e parë. Pas një labirinti të ngatërruar korridoresh që lajmohej në çdo kthesë nga zëra gardianësh, u ndodha përballë një kapiteni të policisë ushtarake rreth tridhjetepesëvjeçar, fodull e i fryrë. Më bëri shenjë të ulesha para skrivanisë së tij.
“Më jepni”, tha, “të dhënat personale: emrin, mbiemrin, atësinë e të tjerat. Më tregoni jetën tuaj, nga fëminia deri më sot. Eprorët e mi kërkojnë mbi të gjitha një portret të vërtetë, konkret, të saktë të personit tuaj”. M’u desh t’i recitoja autobiografinë time, ndërkohë që ai mbante shënime mbi një letër. Dëshironte t’i mësonte të gjitha: çfarë bënte babai, ku banonte familja ime, si i kisha kushtet ekonomike, përse kisha zgjedhur profesionin e mjekut, ku kisha studiuar etj. Donte ta dinte arsyen e çdo veprimi tim. Vazhdoi kështu për më shumë se tri orë. Kur u lodh, i ra ziles.
“Mjafton tani”, tha. “Po sjell t’ju shoqërojnë”.
“Një moment, zoti kapiten. Dëshiroj të di se përse akuzohem”.
“Tani për tani nuk më duhet gjë tjetër, mund të shkoni”.
Sapo dëgjoi zilen, xhandari u shfaq në dhomë. Kapiteni u çua në këmbë dhe doli, pa më dhënë as kohën t’i përgjigjem.
Më thërriti sërish në orën dy të natës. Ia filloi me të njëjtat pyetje të përgjithshme. Fliste qetësisht, me ton të përzemërt. Më pyeti se ç’mendoja për ata njerëz që kishin shpërthyer luftën, kërkoi mendimin tim për De Gasperin. Iu përgjigja me qetësi: “E urrej luftën. Unë vetëm kam vuajtur prej saj. De Gasperin nuk e njoh”. Hetuesi i shënoi pyetjet e mia. Buzëqeshte. Deri aty ai s’pat bërë ndonjë hetim për fajet e mia, por kishte pyetur për pikëpamjet dhe mendësinë time. U ngrit, sikur ta kishte mbaruar hetimin.
“Zoti kapiten”, i thashë duke u ngritur edhe unë në këmbë, “më lejoni t’ju pyes, përse ndodhem këtu. U bënë dhjetë ditë që pyes për këtë gjë, e ndiej trurin të lodhur”. Këto fjalë vetëm sa e xhindosën. M’u afrua duke më hedhur një vështrim të tërbuar:
“E paskeni trurin e dobësuar, ë? Mashtrues, shërbëtor i priftërinjve dhe i reaksionit! Keni akoma shpresë se do ta shikoni familjen tuaj? Quajeni veten të vdekur për të, se kurrë nuk do ta shihni më! Mund të bëjmë me ju atë që duam!” Tek fliste, tundte duart para fytyrës sime. Pastaj i ra ziles me forcë dhe e urdhëroi gardianin të më shoqëronte në qeli.
Më në fund e kisha kuptuar se ku donte të dilte. Në fillim i kishte rënë qark e qark, por tani kishte folur qartë: priftërinjtë, reaksioni. Akuza të mjaftueshme për një dënim me vdekje. Po më torturonte mendimi i lirisë së humbur, i njerëzve të dashur që nuk do t’i shikoja më, i vuajtjes së tyre, i së ardhmes të panjohur.

Vazhdojnë hetimet

Të nesërmen, pak para se të shpërndanin supën, më thërritën sërish për të më marrë në pyetje. Këtë herë hetuesi hyri drejt e në kokë të akuzave:
“Kemi verifikuar”, më tha si hapje, “se keni spiunuar në favor të priftërinjve. Në qoftë se nuk doni ta rëndoni situatën tuaj, ju vjen më mbarë të flisni hapur e gjerësisht. Veç kësaj jeni lidhur me reaksionin ndërkombëtar. Na bëni pra një rrëfim të hollësishëm të veprimtarive tuaja kriminale, na jepni emrat e personave, shqiptarë e të huaj, të cilët ju kanë ndihmuar të bëni spiunazh. Po ju dëgjoj”.
“Nuk kam spiunuar ndonjëherë, për asnjeri. Nuk kam ç’të tregoj asgjë e aq më pak emra personash”.
“Aha, kështu ë?” ma priti komisari, duke përplasur grushtin mbi tryezë. “Nuk dini asgjë! Nuk njihni askënd, a si? E di çfarë jeni? Një tradhtar, maskara, njeri pa nder e pa cipë”. Shtoi edhe sharje të tjera, që etika nuk më lë t’i riprodhoj këtu.
“Më fyeni më kot”, iu përgjigja duke u përmbajtur me zor, “sepse unë nuk mbrohem dot. Mirëpo duke qenë që nuk keni asnjë motiv, fyerjet tuaja nuk zënë vend”.
Si u vendosën këto pozicione, që nga ajo ditë e më mbas hetimet u përsëritën gjithmonë e më të dendura. Më thërrisnin në mëngjes dhe më kthenin në orën e supës; më thërrisnin sërish aty rreth orës 15 dhe më mbanin tri ose katër orë. Aty nga ora 2 e natës hetuesi më thërriste edhe një herë, duke më mbajtur dy a tri orë e duke përsëritur të njëjtat pyetje, me këmbënguljen e një manjaku. Mundohej të mos më linte të flija, që të më mpinte krejt e ta mposhtte mbrojtjen time
I trullosur nga mungesa e gjumit, me sytë e kërcyer nga rraskapitja, arrija të rezistoja me një përpjekje sipërane të vullnetit. Për habi, nuk më rrihnin, nuk më torturonin. Mjaftoheshin vetëm me atëfarë lavazh truri. Hetuesi ngulmonte në çështjen e marrëdhënieve të mia me priftërinjtë. Thoshte se e dinte që unë shkoja shpesh në meshë, “adhuroja” grazhdin e Jezuit, kisha folur keq kundër komunizmit së bashku me priftërinjtë. Më kërkonte hollësi lidhur me veprimtarinë tonë të përbashkët subversive, i përsëriste pyetjet pafundësisht. Një natë, gjatë një hetimi, ndjeva se si më erdhi mendja rrotull, m’u errësuan sytë dhe humba ndjenjat. Kur u përmenda e pashë veten ditën në qeli: berberi, që të më sillte në vete, ma kishte lyer fytyrën krejt me sapun!
Ishte e qartë që hetimi nuk synonte aspak të nxirrte në shesh ndonjë të vërtetë, por vetëm të mblidhte sa më shumë material për të më fajësuar. Për këtë qëllim kishin bërë edhe një bastisje të imtë të bagazheve të mia, që i kishin marrë nga hoteli po atë ditë që më kishin arrestuar. Hetuesi filloi të më vërë përpara disa “prova fajësie”, sikurse thoshte, që i kishte gjetur në valixhen time. Bëhej fjalë për disa fotografi ku shihesha unë së bashku me një prift, atë Angelo Raffaele Muccinon, që e kisha njohur në Korçë, dhe për një qeskë ku gjendeshin, gradat, sumbullat dhe yjet që ishin hequr nga uniforma ime, qyshse isha bashkuar me partizanët. Këto objekte u kthyen secila në një akuzë më vete kundër meje. Pas disa orësh diskutimesh asfiksuese, arrita ta bind bashkëbiseduesin se nuk ishte fjala aspak për emblema fashiste.
Në vijim zuri të ushtrojë një trysni të paprerë ndaj meje, me qëllim që unë të nënshkruaja një deklaratë ku pohohej se ushtria italiane kishte kryer krime të egra ndaj popullsisë shqiptare. Dëshironte të mbështeste, me nënshkrimin tim, një seri akuzash shpifëse kundër divizionit ku pata bërë pjesë. Qëndresa që i bëra këtyre kërkesave shkaktoi një egërsim të sjelljes së tij. I dukej e pamundur që të mos i nënshtrohesha vullnetit të tij pas gjithë keqtrajtimit të përditshëm.
Tani, sa herë që gardiani më çonte në nevojtore duke përshkuar korridorin, takoja të tjerë të burgosur: ishin burra të mbuluar me shenja e vurrata nga druri që kishin pësuar. M’i nxirrnin t’i shikoja për të treguar se kërcënimet e hetuesit nuk ishin fjalë boshe.

Akuzat

Në krye të dy javëve të këtij hetimi kafkian, hetuesi më deklaroi zyrtarisht akuzat që më bëheshin. Paditesha se kisha ushtruar spiunazh në favor të Vatikanit dhe se kisha pasur marrëdhënie me reaksionin e brendshëm. Hetuesi shtoi edhe se kishte dëshmi të shkruara kundër meje. U xhindos fare kur i thashë se isha i pafajshëm.
“Jepuni fund gënjeshtrave tani”, ulëriti. “Kush ndodhet këtu brenda është me siguri fajtor”. Mësova kështu se për drejtësinë shqiptare çështja e fajësisë ose pafajësisë është gjë pa kuptim: janë përkohësisht të pafajshëm ata që ende nuk janë arrestuar dhe të fajshëm ata që ndodhen në burg. Hetuesi kërkonte me çdo kusht emrat e bashkëfajtorëve të mi.
“Nuk se s’dua të flas”, mundohesha t’ia shpjegoja, “por njerëzit që më kërkoni të përmend nuk mund t’i përmend ngaqë nuk ekzistojnë”.
“Ca më keq për ju. Deri tani nuk desha të përdor mjetet e forcës, tani boll më. Hiqeni kapotën. Do të provoni birucën. Pakëz fresk, pak agjërim kanë për t’jua kthyer kujtesën në vend. Kur t’ju kujtohen gjërat që i keni harruar sot, do të rishihemi”. Si tha këto fjalë, më sekuestroi kapotën dhe, si thirri gardianin, i dha urdhërat e duhur.
Më çuan nëpër një shkallë të ngushtë e të lagësht, që të nxirrte në një si guvë të ndriçuar dobët nga një llampë. Në njërin prej mureve rreshtoheshin disa porta hekuri, secila me nga një vrimë spiunimi. Njëri nga rojat më futi në një kuti prej afër tre metrash katrorë, pa asnjë lloj hapjeje përveç derës. Përreth vrimës së vëzhgimit dera kishte disa vrima të tjera nga duhej të hynte ajri, e pak më poshtë një sportel që hapej nga jashtë dhe shërbente për të kaluar ushqimin. Në tavan një llampëz e mbrojtur me një rrjetë hekuri. Muret kullonin ujë, dyshemeja prej çimentoje ishte e lagur qull, nuk kishte as tavolinë e asnjë send tjetër. Ashtu pa kapotë, fillova shumë shpejt të kërcëllis dhëmbët nga i ftohti i lagësht që më depërtonte deri në asht. U ngrita, u përpoqa të rrah duart e të eci poshtë e përpjetë në hapësirën e ngushtë për t’u ngrohur. Pak më vonë u hap sporteli i derës dhe që nga jashtë dikush foli: “Buka”.
E mora bukën, i hëngra koren, kurse tulin e përdora për të zënë hapësirën mes fundit të derës dhe dyshemesë, prej nga hynte ajri i ftohtë që më godista sa herë që shtrihesha përtokë kur mundoheha, me sa arrija, të pushoja pak.
Kështu kaluan dy ditë e dy netë në birucën ndëshkimore. Ditën e tretë më thërriti hetuesi. Më priti me një përzemërsi të papritur, më ktheu kapotën, më ftoi të ulesha pranë tryezës së tij, më ofroi një cigare. Pastaj më tha duke më zgjatur disa fletë të daktilografuara:
“Më tregoni se cilët nga këta emra i njihni, se cilin keni njohur e keni takuar nga personat këtu”. Mora fletët në dorë, kalova me vështrim listën e gjatë të emrave që ishin shkruar aty dhe iu përgjigja që nuk njihja asnjeri.
“Kaq? Vetëm kaq ju kujtua? Kokë më të fortë krimineli nuk kam njohur ndonjëherë. Por i kemi mjetet e duhura për t’i thërritur ndër mend edhe monstrat e sojit tuaj”.
Në fund të bisedimit më çuan te fotografi, i cili më bëri poza përballë dhe në profil, e pastaj më mori me bojë gjurmat e të gjithë gishtërinjve.

Drejt pushkatimit

Natën e së nesërmes hetimi mori një kthesë të papritur. Aty nga ora 2 më zgjoi një gardian. Kishte ngut të madh. Më tha se më kërkonte shumë shpejt hetuesi dhe më zgjati të vesh kapotën. Kur mbërrita në dhomën e hetimit, gjeta aty hetuesin të shoqëruar nga tre oficerë të tjerë të policisë ushtarake. Të gjithë rrinin në këmbë, me kapota dhe kapela, sikur të bëheshin gati për të dalë që aty. Sapo më pa, hetuesi mori nga tryeza e tij disa fletë duke thënë:
“Nuk deshët të flisnit, nuk donit ta linit mënjanë armiqësinë tuaj ndaj regjimit popullor. Mirë pra, ca më keq për ju. Kemi këtu urdhërin për t’ju pushkatuar menjëherë. Kuptuat? Menjëherë!” bërtiti, duke i ndarë rrokjet prerë. “Kemi deponime të nënshkruara nga dëshmitarë që pohojnë se jeni spiun i Vatikanit. Lexojini!” I mora fletët në dorë dhe ndjeva se si po më hipte gjaku në kokë.
“Jam i sigurt”, u përgjigja, “që këto deklarata janë të rreme, të sajuara. Sikur të ekzistonin vërtet këta persona, përse nuk më keni ballafaquar me ta?”
“Nuk kemi më kohë për diskutime. Në qoftë se nuk na i jepni menjëherë emrat, të cilat jua kam kërkuar kaq herë, do të vazhdojmë me ekzekutimin”.
Në pak sekonda peshova gjendjen time. Ato çaste, që mund të ishin të fundit të jetës sime, truri im punonte me një ritëm marramendës. Isha i vendosur që të mos shtyhesha në pohime nga frika e momentit të fundit.
“E pra”, foli hetuesi, “keni tri minuta kohë për të folur, nxitoni!” Vazhduan tri minuta heshtjeje. Po kafshoja buzët, ndërkohë që të pranishmit më hidhnin disa vështrime të tërbuara.
“Tani boll më” briti hetuesi, duke i rënë ziles, “do ta shihni se nuk bëmë shaka”. Pas një çasti dhoma u mbush me ushtarë të armatosur me automatikë. Më vunë prangat në duar dhe më tërhoqën nëpër oborrin e burgut. Para portës kishin ndaluar dy xhipe. Më ngjitën në makinën e parë. Në krah tim zuri vend hetuesi dhe oficerët e tjerë. Ushtarët hipën në xhipin tjetër: ata që nuk zunë dot vend brenda, hipën nëpër parafango. Makinat u nisën menjëherë, duke e shtuar shpejtësinë. Ishte ndoshta ora 3 e natës. Rrugët e Tiranës ishin të zbrazura. I ftohti të priste mishtë. Pas disa minutash udhëtim, xhipet ndaluan përpara murit të varrezës. Zbritëm, bëmë nja njëzet hapa derisa mbërritëm te muri.
Dikush më kapi për krahu dhe më vuri me shpatulla mbas murit. Ushtarët u renditën rresht përballë, gati pesëmbëdhjetë metra larg meje. Kaluan disa minuta heshtjeje, çaste pa fund. Nëpër mend më vërshonin mendimet e gjërave që doja dhe atyre që duhej të lija. Kalova praptas gjithë rrugën e jetës sime. E kisha trurin plot me copëra kujtimesh nga rinia, nga gruaja ime, nga djemtë. Pastaj, pak nga pak, shpirti nisi të më qetësohej përballë sigurisë së vdekjes: nisa të lutem me zjarr.
Pas një hopi, hetuesi m’u afrua dhe më tha:
“Po ju ftoj të flisni për herë të fundit. Mjafton të thoni disa emra dhe shpëtoni”.
“Më vjen keq që nuk ju kënaq dot, sepse, e përsëris, nuk i njoh emrat që kërkoni ju. Nuk e keni kuptuar akoma, pas kaq hetimesh, se jam i pafajshëm?”
Në këtë pikë ndodhi një ndryshim i papritur e i pabesueshëm i skenës.
Hetuesi më hoqi prangat dhe, duke më shtrënguar dorën, më tha:
“Tani ju besoj, por na duhej të siguroheshim që vërtet nuk fshihnit gjëra të rëndësishme”.
Komedia kishte mbaruar. U ngjitëm përsëri në xhip dhe u kthyem në burg.....

VIRTUALITETI “ON LINE” DHE MSN-MESSENGER-I

OPINION HULUMTUES MBI FJALËN E FOLUR APO TË SHKRUAR



Kur kafepirësit e ndonjë forumi mendojnë mbi brenga dhe i mbajnë ato në vetvehte,në kafepirësit krijohet një tendosje të madhe emocionale dhe nervore.


Për këtë duhet që brengat këta kafepirës t’i ndajnë me të tjerët(personat e njofshëm,nofka apo ata të panjofshëm).


Kafepirësit virtual duhet të kenë ndjenjën se ekziston dikush në botë i cili më dëshirë do të na dëgjojë dhe të na kuptojë…


Mjeti më i mirë sherues për shumë devijime (çrregullime) mendore është biseda(komunikimi) “ON LINE” në “ MSN” me njeriun (kafepirësin virtual të njofshëm)mbi atë se ç’ju mundon me njeriun( personin virtual të njofshëm) të cilit i keni besim.Unë një gjë të tillë e quajë shkencërisht ‘katarzë”.


“Pacientët”(të shumtët kafepirës virtual të art-café-së) gjerë dhe gjatë diskutojnë për të gjitha problemet,dhe qëllimi i diskutimeve të tilla për mua ishte t’ju lehtësojë shpirtin e tyre dhe t’i zbrapsi brengat nga koka e tyre.Kur kafepirësit mendojnë mbi brengat dhe i mbajnë ato në vehte; në mua(apo ne)krijohet një tëndosje e madhe emocionale dhe nervore ,për këtë sipas mendimit tim duhët që brengat kafepirësit virtual ti ndajnë në mes vedi,pra edhe më të tjerët.


Duhet të kemi ndjenjën se ekziston dikush në botë i cili më dëshirë do të na dëgjojë dhe të na kuptojë.


Këtë më së miri e tregon shembulli i im më një kafepirëse të art-café-së(gruaje),në shumë nga bisedat mbi brengat e saja “on line” më “msn”…


Në fillim të bisedës kjo kafepirëse ishte e nemitur,nga dhembja dhe mëllefi në të gjithë kafepirësit e art-café-së.


Ajo të gjithë kafepirësit virtual i urrente,ju dërgonte e-maila privat kërcnues qoftë si nofkë apo më emër të vërtetë…


I kërkonte në vete fjalët dhe me dhe më vështërsi i lidhte fjalitë”sallatë fjalësh”(fliste siq thonë kosovarët për hitha e fshisa…apo sa për Shkup e Shkodër…)…Të gjithë kafepirësit për të ishin njerëz të sëmurë psikik…abnormal,qen interneti…


Shpesh në msn “on line” më fyente edhe mua…Më vonë (pas disa ditëve) “on line” në “Skype” kërkonte falje…


Falje kërkonte edhe më e-mail apo direct “on line” në komunikim më “Messenger”…


Gjatë bisedës (pas disa ditësh) filloi të vjen në vete,dhe në fund aq shumë,u qetësua saqë edhe filloi të qeshë më të madhe “on line” në “Skype”…


Natyrisht bisedat e shkurtëra nuk ia zgjedhi asaj problemet.Nuk është kjo aq e thjeshtë!


Megjithatë ,biseda me njeriun tjetër,një kafepirës që ndrron nofkat sipas kuvendit dhe i cili në internet njifet si njeri diskutabil i cili ishte në gjendje që brenda ditës ti dërgonte nga 40 e-majla ofendues ;unë më këshilla dhe mirëkuptim të sinqertë,njerëzor,e qetësova dhe në në fund kërkoj falje për ofendimet e tij virtuale nëpërmes linjës ….@aol.com…


Bisedat e mia “on line” me mikun virtual (here nofke e here- here me emër dhe mbiemër të tijë) shkaktoi të ai ndjenjën se nuk është i vetëm,më çka ndryshoi edhe qëndrimi i tijë ndaj problemit që e mundonte(atë e mundonte që virtualisht të jetë çdo here i pari më shkrime në art-café dhe forume të tjerë).


Të të dytë ,ajo që në të vërtetë i ndihmoj atyre,ishte forca shëruese e fjalës së shkruar dhe të folur-barrës time personale të ndarë më dëgjuesin(kafepirësin) që ka qëllime miqësore.


Asnjeri prej nesh(kafepirëseve) nuk bëri ndonjë hulumtim (opinioni) lidhur më këtë temë dhe ja tash është koha pa nxehje të diskutojmë lidhur më këtë që shtrova për forumistët tone…


FLORI BRUQI

Iljaz PROKSHI Gjithçka për një ëndërr



Në çastin kur kënduan xhelat e parë, më iku ëndrra. Në një cep të kullës së gurtë, të rrënuar tashmë, jo shumë larg rrugës, e pashë nga dritaret se si përftoi një korb. Ç’ nuk do të jepja të dija përse ishte mbrëmë mbi lagjen time, në ishte për të mirë apo për të keq. Asaj nate të bekuar ta ndanim pikëllimin me ditën bashkë, ishte shumë me zor. Pikërisht kur ai fluturoi, m’u kujtuan shëtitjet tek Fusha e Mollës, ato kujtime që nisën të më përzihen lëmsh një nga një. Është një sagë e madhe për t’ thënë të gjitha. T’i hedh dosido nuk mundem. T’i fshij ndiej siklet. A t’i hedh mënjanë apo jo?, thashë me vete. Në dhomë isha fill i vetëm. Dyshemeja ishte shumë e çrregulluar, nga jashtë ndiheshin vaje të rënda, pikëlluese. Në këtë farë ëndrre të mbrapshtë m’u përzien të gjitha. Nxora një letër të shkruaja së paku diçka, por edh dora nuk më bënte. Një poemë të gjatë e kisha në plan që, në njëfarë mënyre do t’i mbulonte të gjitha dhembjet e njeriut. As kjo nuk më qetësoi. Si mund të bëhet që vëllai im M., të humbasë aq shpejt jetën, të ndahet nga ne aq papritur, pa lamtumirë Vajet s’pushonin. Të nesërmen nuk guxova t’ia rrëfeja askujt ëndrrën, ngaqë të gjitha ishin bërë një realitet. ,,Je ti që të deshëm aq shumë...je ti apo unë po trilloj?” Ai ishte kthyer dhe heshte në qoshen e kullës. Nuk bëzante. Një zë më tha: ,,Po buzëqesh”.Unë pyeta: ,,Ai?” Por nuk mora përgjigje. Çfarë? Çfarë? Lotët më shkonin fytyrës teposhtë, saqë më dukej se po hiqeshin copa mishi nga trupi im. Dhimbja dhe ëndrra u bënë njësoj; ishin të pambarim. Një natë e kobshme dhe tejet e mërzitshme, që nuk mund ta shpjegoj dot kurrë të tërën. As të qetësohem. Nuk do ju bezdis. Gjithë ëndrra më bëri copë-copë. Megjithatë, vdekja është gjithmonë e vetmuar, ndërsa dhembjen e ndiejnë të gjithë. Fatkeqësisht ëndrra pas disa ditësh u bë realitet...

15.9. 2005

Hipokrizia


Nga: Arlind Boshnjaku


http://flori-press.blogspot.com/2005/09/hipokrizia.html

Është mahnitëse të lexosh tanimë një kohë të gjatë deklarata nga intelektualë të ndryshëm islamë shqiptarë dhe arabë në të cilat hidhen poshtë si të pasakta dhe të gënjeshtërta akuzimet e opinionit ndërkombëtar për praninë e fundamentalizmit islamik në vendet ku jetojnë myslimanët anekënd botës. Fundamentalizmi islamik, thonë ata, është pjellë e propagandës perëndimore anti-islame për t’i shtuar masat represive kundër botës islame, por edhe si nocion është i gabueshëm, pasi kuptimi i tij gjuhësor nuk shënon ndonjë gjë negative.

Është e vërtetë se disa mediume ndërkombëtare synojnë ta paraqesin Islamin si një fe anakronike dhe jokompatibile me trendet bashkëkohore, duke njëjtësuar kështu fundamentalizmin islamik me vetë Islamin. Është gjithashtu e vërtetë se disa janë të interesuar të shndërrojnë Islamin në një gogol të ri për të njëmendësuar planet e tyre ekonomike dhe gjeo-politike. Mirëpo injoranca e madhe për Islamin ose paragjykimet të formuara nëpërmjet prizmit medial duke parë myslimanët gjithandej botës si mendojnë e veprojnë ‘në përputhje’ me Islamin, kanë kontribuar në krijimin e një imazhi të tillë për Islamin si fe parake dhe intolerante. Ç'është e vërteta, nuk është edhe aq vështirë të kesh mendime të këqija për myslimanët kohëve të fundit.

Mirëpo, është gjithashtu e vërtetë se nga shumë qarqe politike dhe mediume ndërkombëtare, termi fundamentalizëm islamik përdoret për të nënkuptuar ekstremizmin islamik e jo vetë Islamin. Kjo dukuri është pjesë e botës islame që nga fillimet e saj. Secesionistët (hawarixh) janë shembulli më i mirë për këtë. Ndonëse Aliu i kishte luftuar ata, të menduarit radikal harixhit mbijetoi ndër shekuj në forma të ndryshme. Edhe sot ai është prezent te një numër i madh grupesh militante dhe të ashtuquajturish intelektualë islamë, madje edhe tek ata që njihen si ndjekës të vijës së moderacionit. Mirëpo si mund të shquhen idetë e tilla te një çfarëdo njeri?

Deri në një masë të madhe, thotë Ziauddin Serdar, të gjithë myslimanët janë 'fundamentalistë' në kuptimin se besojnë që Kur'ani është fjalë e drejtpërdrejtë e Zotit. Por fundamentalizmi i tradicionalizmit militant është i një lloji të veçantë ngase insiston në një interpretim të vetëm të Islamit që mund të manifestohet në formë të një 'shteti islam'. Si rrjedhojë, botëkuptimi i integruar, holistik i Islamit i përqendruar te Zoti është zëvendësuar me një rend botëror totalitar dhe teokratik, ndërsa Zoti moral është zëvendësuar me një Zot të dhunshëm, politik.

Ç'është e vërteta, fundamentalizmi si një të kuptuar dhe mendësi radikale është i mirënjohur në botën e krishterë, sidomos te disa kisha evangjeliste amerikane. Përveç interpretimeve sipërfaqësore të shkrimeve të shenjta jashtë kontekstit tekstual dhe historik, ato i karakterizon edhe psikologjia e supremacisë ose e ndjenjës së superioritetit karshi kishave ose besimeve të tjera. Ngase shpëtimi është i sigurt vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shpirtit të Shenjtë, dhe të gjithë ata që vendosin të besojnë ndryshe do të përfundojnë në Ferr. Një bindje e tillë paraqet, në të vërtetë, mbeturinë të mendësisë puritane të shekujve të mesjetës. Mirëpo rregullimi shekullar dhe demokracia e lartë kanë mundësuar margjinalizimin e ideve të tilla, edhe pse predikuesit e tyre janë të përgatitur mirë dhe të mbështetur me donacione të shumta nga mbarë bota.

Fundamentalizmi ose ekstremizmi islamik është një mendësi e pranishme dhe tejet aktive sot rreth e qark botës islame. Realiteti post-kolonialist: ekonomia e shkatërruar, sistemi i vdekur arsimor, demokracia e mbytur nga diktaturat arabe kanë mundësuar zhvillimin e pseudointelektualizmit dhe mekanizmave të tjerë "mbrojtës" që kanë trajtësuar kompleksin e inferioritetit dhe pafuqisë ndaj 'armikut' të jashtëm shumë më superior. Prandaj e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur është getoizimi intelektual, që krijon imazhin e një bote ku të gjithë përveç myslimanëve janë armiq potencialë, madje të gjithë këta janë jobesimtarë (kuffaar) dhe armiq të Zotit.

Geto-mentaliteti i tillë përshkon ndoshta edhe institucionet më të larta të botës islame. Prandaj sot nuk është edhe aq e çuditshme të dëgjosh myftiun e El-Ezherit të nxjerrë fetva (gjykime juridike) për lejueshmërinë e sulmeve vetëvrasëse kundër fëmijëve e njerëzve të pafajshëm, ngase edhe Kur'ani e justifikon një gjë të tillë!!

Retorika e tillë 'islame' për përligjjen e nacionalizmit arab është sot tipar edhe i diktatorëve më të mëdhenj në botën arabe.

Radikalizmi mendjengushtë në mendimin bashkëkohor islam dhe ekstremizmi militant islamik është produkt i mu një ambienti të tillë obskurantist anti-intelektual ku mungesa e lirisë së të menduarit ose frika nga të menduarit pluralist ka bërë që Islami të jetë peng i 'dijetarëve të shtetit' dhe i lëvizjeve të ndryshme puritane që i përmbahen një interpretimi të vetëm anakronik dhe të shtrembëruar të teksteve islame. Për këto lëvizje, e vërteta e vetme absolute është interpretimi i tyre i shkrimeve dhe çdo mendim tjetër është heretik. Sipas tyre, është fare lehtë të dallosh të udhëzuarin nga i lajthituri, ngase i pari u përmbahet në mënyrë strikte formave të jashtme të adhurimit, ndërsa i dyti u bën lak atyre. Kështu, i udhëzuari falet, ndërsa i lajthituri jo; i udhëzuari ka mjekër, ndërsa i lajthituri jo.

Po kështu, këta puritanë kërkojnë t'u kthehen burimeve duke reduktuar Islamin në shekullin VI dhe në hapësirën arabe dhe në kulturën arabe, duke shpërfillur plotësisht strukturën multikulturore, multipsikologjike dhe multitradicionale te civilizimit njerëzor. Ata shpërfillin plotësisht vlerat universale dhe kompleksicitetin e qenies njeri që zhvillohet dhe modifikohet në kohë e hapësire. Dhe konsiderojnë se kodi i vetëm i vlefshëm ligjor është ai i ndërtuar mbi interpretimet e gjeneratave të para islame. Një jetë e tillë e përkushtuar këtij kodi ligjor konsiderohet në mënyrë të qenësishme më superiore karshi të tjerave, dhe ndjekësit e çfarëdo rruge tjetër konsiderohen ose jobesimtarë (kuffar), hipokritë (munafikun), ose të amoralshëm dhe të dëmshëm (fasikun).

Një ideologji e tillë puritane është karakteristikë e të gjitha lëvizjeve neo-harixhite. Qëndrimet e këtyre puritanëve, të bazuara në teologjinë e tyre, janë fundamentalisht në kundërshti jo vetëm me mënyrën perëndimore të jetës, por me vetë idenë e një shoqërie ndërkombëtare ose me nocionin e vlerave njerëzore universale. Ata shfaqin një veqim intolerant dhe ndjenjë agresive të superioritetit karshi të tjerëve. Meqenëse shumica eventualisht do të përfundojë në Ferr, atëherë është detyrë e të 'udhëzuarve dhe të shpëtuarve' t'i nënshtrojnë masat popullore të prira për heretizëm me një sistem politik të teokracisë despotike. (Me ide të ngjashme shquhej edhe revolucioni socialist i Leninit. Për pionierët e komunizmit totalitarizmi është mjet për përmirësimin e masave popullore, pra ushtrohet për të mirën e shoqërsië, për hir të Njeriut të Ri. Por këtu teokracia despotike zëvendësohet me diktaturën e proletariatit socialist). Prandaj, ndjekësit e lëvizjeve të tilla udhëhiqen nga dyzimi artificial i botës, islame dhe joislame, në të shpëtuar dhe të lajthitur. Të shpëtuarit zakonisht jetojnë nëpër getot e tyre të strukturuara nga mendësia utopike, ndërsa të gjithë të tjerët jashtë getos shikohen si kafshë që i pret mallkimi i Zotit dhe shpëtimi i tyre i vetëm është nëse pendohen dhe u nënshtrohen rregullave të getos. Për geto-myslimanët e tillë që jetojnë në një botë bardhë e zi, çdo mënyrë tjetër e të menduarit dhe e të jetuarit konsiderohet pjellë e Satanit. Prandaj rregulli kryesor i getos është: Duaje geto-myslimanin për hir të Allahut dhe urreje jo-geto-myslimanin për hir të Allahut. Ngase të gjithë të tjerët janë bij të Dreqit.

Ideologjia e tillë ka qenë mjaft e margjinalizuar në të kaluarën kur institucionet islame në përgjithësi toleronin mendimet divergjente dhe nxisnin debatin etik ndërmjet grupeve të ndryshme. Qytetërimi islam veçohej nga të tjerat mu nga ky pluralizëm social dhe religjioz. Mirëpo sot, sklerotizimi filozofik, mungesa e kreativitetit intelektual islam, despiritualizimi i teologjisë, veprimi me koncepte të vjetëruara, humbja e të kuptuarit të vërtetë të Tehwidit si një besim dinamik, kanë krijuar ambient të përshtatshëm për zhvillimin dhe operimin e lëvizjeve të tilla të cilat kryesisht brumosen nëpër shkollat saudiane.

Si rrjedhojë, Islami sot është peng i diktatorëve dhe militantëve islamikë, ndërsa xhamitë nga tempujt e paqes dhe mëshirës janë shndërruar në burime të intolerancës, urrejtjes dhe ekstremizmit. Kurse Allahu, nga një Zot i dashurisë dhe mëshirës është shndërruar në një zot të terrorit dhe urrejtjes.

Mirëpo, siç thotë Khalid ebul-Fadl: “Leksioni qenësor i mësuar nga historia islame është se grupet ekstreme janë gjithmonë të refuzuara dhe të përjashtuara nga Islami ortodoks; janë të margjinalizuara, dhe përfundimisht të trajtuara si devijime heretike nga porosia islame.”

Por shikoni se çfarë bëjnë hebrenjtë në Palestinë! Shikoni si veprojnë amerikanët! - thërrasin plot mllef myslimanët.

Një zë i vetmuar arab në Shark el-Eusat pyet: "Çfarë do të kishte ndodhur sikur çdo vend arab, që nga viti 1948, do të kishte përqendruar vëmendjen në ndërtimin e vetes nga brenda, pa e bërë Palestinën çështje kryesore? Çka do të ndodhte sikur çdo shtet arab do të ishte fokusuar në edukimin e qytetarëve të vet, dhe në përmirësimin e shëndetit të tyre fizik dhe emocional dhe të nivelit të tyre kulturor? Unë mahnitem me klerikët që bëjnë poterë për Xhihadin kundër Izraelit dhe konkurrojnë me njëri-tjetrin në nxjerrjen e gjykimeve juridike në mbështetje të vetëvrasjeve, por nuk inkurajojnë qytetarët e vet të ushtrojnë xhihad shpirtëror në ndërtimin e vendeve të tyre.”

Prandaj shtrohet pyetja thelbësore: A është modeli ynë i drejtësisë ai i Sharonit dhe i Bushit, apo ai kur'anor? Ndërsa Kur'ani thotë: Shikoni se ç'keni bërë me veten tuaj dhe çfarë jeni duke bërë. Shikoni në pasqyrë! Aty është e vërteta.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...