2013-07-22

Xhevahiret e trashëgimisë kulturore pejane

"Peja tani ka një adresë të qartë të një qyteti të kulturës, me xhevahiret e saj të shumta të trashëgimisë kulturore. Falë një përkushtimi me një fanatizëm dhe dashuri të pashoqe për këto vlera, nga dita në ditë, këtij qyteti po i kthehet shkëlqimi për të cilin shumë breza kontribuan me krijimtarinë e tyre ndër shumë shekuj e dekada", thotë drejtoresha e Drejtorisë për kulturë, rini dhe sport, Shpresa Gjonbalaj.

Xhevahiret e trashëgimisë kulturore pejane


Manifestimet kulturore ndërkombëtare

Në një bisedë ekskluzive për "Kosova Sot", Shpresa Gjonbalaj kujton se për të arritur objektivat e saj në fushën kulturore, çati të kulturës pejane ku kultivohet krijimtaria artistike pa dyshim se janë Teatri profesional "Istref Begolli", Biblioteka ndërkomunale "Azem Shkreli", Kino-teatri "Jusuf Gërvalla", Shtëpia e Kulturës, Galeria e arteve, Muzeu etnologjik, Mulliri i Haxhi Zekes, Shtëpia e Kulturës-Vitomiricë, Qendra Kulturo-rinore-Zahaq, Qendra Multi-Profesionale-Novosellë, Arkivi regjional dhe Instituti për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturo-historike në Pejë me afro 250 objekte të trashëgimisë kulturore, që janë thesar me vlera të pafundme historike të këtij nënqielli.

Në Pejë organizohen gjashtë festivale dhe evente kulturore ndërkombëtare, ku artistë të vendeve të ndryshme të botës përpos këmbimit të vlerave artistike dhe avancimit të kulturës, njihen nga afër edhe me potencialet tona natyrore e kulturore dhe atë Festivali ndërkombëtar i monodramës "Monoakt", Festivali ndërkombëtar i filmit "Shqip-Film-Fest", Festivali botëror i karikaturës "Kosova Award", Festivali ndërkombëtar i animacionit "Anibar", Festivali ndërkombëtar i muzikës, trashëgimisë kulturore dhe ambientit "Into the park". "Këto manifestime tanimë janë tradicionale dhe xhevahire në gjerdanin e kulturës së qytetit të Pejës këtu rrëzë Alpeve shqiptare", vlerëson Gjonbalaj.

Përpos këtyre manifestimeve kulturore me karakter ndërkombëtar, vend të rëndësishëm zënë edhe manifestimet tanimë tradicionale të qytetit, siç janë: shënimi i manifestimeve të Flakës së Janarit, përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, festat e marsit, Dita e Dëshmorëve të Kombit, Dita e çlirimit të Pejës, Ditët e diasporës, Dita e Flamurit Kombëtar, si dhe Simpoziumi shkencor "113 vjetori i Kuvendit Lidhja e Pejës Besa-Besë dhe 100-vjetori i shtetit shqiptar". Vetëm në kuadër të 100- vjetorit të Shtetit Shqiptar përgjatë gjithë vitit që shkoi janë shënuar qindra aktivitete e manifestime kulturore.

Po ashtu organizohet edhe kolonia tradicionale ndërkombëtare e artistëve "Bjeshkët e Bardha", e shumë ekspozita individuale e kolektive të arteve pamore. Në artin muzikor janë realizuar një varg koncerte recitale, e koncerte të të gjitha zhanreve të muzikës, si dhe Festivali rajonal i muzikës origjinale për fëmijë "Hareja".

Formimi i Orkestrës popullore

Si të arritur të konsiderueshme gjatë këtij mandati vlerësoj formimin e Orkestrës popullore të qytetit, si dhe promovimet artistike të orkestrës. Në vazhdimësi organizohen javë kinematografike të vendeve të ndryshme evropiane, ku është bërë edhe promovimi i kinematografisë dhe kulturave të ndryshme, si dhe shfaqja e filmave, si Java e filmit turk tani këto ditë, etj.

Manifestimet "Kultura pejane ndër vite" dhe "Takimet tradicionale Azem Shkreli" kanë një vulë të autoktonisë kulturore pejane dhe për shumëkënd janë xhevahire të këtij nënqielli, mendojnë qytetarët pejanë.

"Është e padiskutueshme jetëgjatësia e këtyre eventeve kulturore, tradicionale. Ne do të angazhohemi në vazhdimësi që aktivitetet të kenë inovacione organizative dhe cilësi, gjithnjë duke llogaritur në partneritetin e dendur me artistë dhe asociacione artistike pejane", premton Shpresa Gjonbalaj.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...