Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/07/24

Kur mali shembet mbi plazh


Një masivi i tërë shkëmbor u shkëput papritmas në brigjet e plazhit Saint Jouin Bruneval në Francë, duke u përplasur mbi pjesën e plazhit, fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Masivi shkëmbor prej 30 mijë tonësh u shkëput për shkak të erozionit. Në moment brigjeve të detit ndodheshin dhjetëra pushues, njëri prej të cilëve dokumentoi me pamje filmike të gjithë skenën, si dhe panikun që përfshiu pushuesit e tjerë.

Fatmirësisht, njoftuan autoritetet franceze, nuk raportohen viktima apo të lënduar.








Faturë e kripur dhe pushime masive nga puna

PD denoncon strukturën qeverisëse të Ramës: Faturë e kripur dhe pushime masive nga puna
Pas prezantimit të strukturës së re të qeverisë nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, Partia Demokratike denoncoi atë që e quajti faturë të kripur të qeverisë
Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama se me projektin e tij qeverisës parashikon pushime masive nga puna të administratës dhe një faturë të kripur, që sipas saj do të rëndojë në kurriz të shqiptarëve.
Në një deklaratë për shtyp, pas prezantimit nga Rama të strukturës së qeverisë së re, Gerti Bogdani nga selia blu, tha se Rama është i vetmi kryeministër,që nis punën jo duke ulur shpenzimet por duke rritur kosto financiare të qeverisjes që në ditën e parë.
Sipas Bogdanit, me strukturën e re, Rama konfirmoi edhe spastrimin e administratës publike, duke iu kthyer vesit të vjetër, si i vetmi politikan që e nis punë duke projektuar pushime masive të punonjësve.
PD, tha Bogdani, denoncon fshesën dhe fryrjen e ministrive, duke qenë e vendosur të mbrojë me çdo mjet ligjor çdo qytetar.

Edvin Kristaq Rama paraqet strukturën e Qeverisë së re, shkurtime drastike

Rama paraqet strukturën e Qeverisë së re, shkurtime drastike
Kryeministri i ardhshëm Edi Rama prezantoi strukturën e Qeverisë së re për vitet 2013-2017, duke theksuar se do të ketë reformim, ristrukturim dhe ndarje të fokusit të punës, me qëllim efikasitetin e lartë dhe shkurtimin e shpenzimeve.
"Struktura e re është e ndërtuar mbi bazën e një analize të hollësishme të strukturës ekzistuese dhe të gjithë degëzimeve të strukturës ekzistuese, që në këndvështrimin tone përbëjnë një trupë më shumë parazitë dhe kërkojnë shkurtim. Struktura e Qeverisë së re është ndërtuar mbi bazën e prioriteteve, por edhe të disa nevojave që ka vendi, duke konsultuar shumë struktura qeverish në vendet e reja të BE, dhe duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të kemi një qeveri, e cila të ketë shumë më tepër fokus, shumë më tepër përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetareve", tha Rama.
Ja struktura e Qeverisë së re:
Ministria e Brendshme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Mbrojtjes, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Jashtme, nuk ndryshon në kompetenca, por do të ketë një reforme të thellë strukturore
Ministria e Integrimit
Ministria e Drejtesisë
Ministria e Zhvillimit Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
Ministria e Energjise dhe Industrisë
Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
Ministria e Shëndetesisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë
Ministria e Kulturës
Ministria e Mjedisit
Një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike
Një ministër për Çështjet Vendore
Rama gjatë prezantimit premtoi risktrukturim të plotë dhe të thellë në organikën e Kryeministrisë dhe një shkurtim të ndjeshëm të saj.
"Komitetet që do të drejtohen nga Kryeministri do të shkurtohen në mënyrë drastike dhe do të jenë komitete të mirëfillta pune për prioritetet dhe koordinimin e të gjitha energjive qeverisëse", tha Rama. Kryeministri i ardhshëm sqaroi se për detaje të tjera të Qeverisë së re duhet të pritet fundi i këtij muaji dhe fillimi i muajit të ardhshëm.
Ndërsa pas daljes publike, Rama njoftoi në Twitter se në përbërjen e Qeverisë së re do të jetë numri më i madh i grave në historinë e vendit.

Ata, përçarësit...

Rexhep Shahu



Ata që kanë qenë në vorbull, në grumbull ose përrreth gardhit kur u formua PD, ata që e lëpinë e molën e ropën e puthën e kafshuan e shqyen e shkërdhyen, ata që u pasuruan prej saj duke shaluar shpesh poste për shkak të servilizmit dhe lehjes së padurueshme, ata që u bënë dikushi pa qenë askushi, ata që e shaluan PD sa herë ajo ishte në pushtet dhe e shtynë drejt zhbërjes dhe e tradhëtuan sa herë ajo ra nga pushteti, ata që nuk dinë se ku e kanë teserën e PD sepse kanë dy-tre a katër tesera partish të ndryshme, ata që u bënë spiunë, sharlatanë, sekserë në pushtete të tjera, ata që nuk dinë të jetojnë pa pushtet, pa përfitime, pa rryshfete e ndërmjetësime rryshfetesh, ata që ju vjen turp prej emrit e mbiemrit te tyre dhe ndërrojnë emra e mbiemra dhe ndërrojnë edhe emrat e baballarëve të tyre, (pse bëni sikur nuk e dini se kush ka ndërruar emrin e mbiemrin apo emrin e babës apo origjinën…, hë mor pse bëni sikur nuk e dini? Po ju që I keni ndërruar për tu fshehur apo maskusr, pse nuk tregoni dhe gënjeni veten sikur nuk e din askush frikën tuaj prej identitetit tuaj? E di njerzia e di për ju emra e mbiemra ndërrues…), ata që edhe pse jetojnë larg, shumë larg atdheut dhe hiqen se e dinë më mirë se sa e di luga se çfarë ka vorba, ata që urrejnë të sukseshshmit e pazhurmshëm që s’rendin të mbushin duart me privilegje dhe të fusin turinjtë në tortën e pushtetit, ata që nuk dinë të ngihen kurrë, që nuk dinë kurrë të thonë boll, që nuk dinë kurrë të falenderojnë që nuk dinë kurrë të jenë mirënjohës, ata që tremben nga vetja e tyre, nga bëmat e tyre të shëmtuara, ata që u shëmtuan nëpër burgje dhe kanë harruar vuajtjen por shëmtinë nuk e harrojnë dot kurrë se vetja e tyre e shëmtuar u del parasysh orë e çast, ata pra ose këta pra quhen përçarës që do të ndjeheshin mirë vetëm nëse shuhet PD që ata serish të rrinin rreth gardhit kur të krijohej një opozitë e re, pasi opozitë do të ketë dosmosdo në këtë vendin tonë të lirë...

Kulmi i guximit të verës politike

Deri këto ditët e fundit kam dëgjuar shpesh deklaronjës të shumtë që me kurajo kanë thënë se e kanë themeluar Partinë Demokratike. Pastaj ia kanë thye tjegullat me gurë inati. A është e mundur që ai që ndërton shtëpinë vetë t’ia thejë tjegullat apo ta djegë shtëpinë që ka ndërtue vetë. Sa shumë themelonjës mor aman. Sipas vetë petritave të PD, na del se PD-në e kanë themeluar jo 200 por mbi 2000 petrita…
Ma shënoni dhe mua emrin si themelonjës se nuk bëhet kiameti për një emër më shumë në listën e atyre që kanë pasë qejf të ishin themelues pasi të themelohej...

Të jesh te gardhi i themeluesve të Partisë Demokratike, të vetshpallesh themelues ani se nuk e ke firmën te akti sepse pate dalë me ble cigare…, ta shalosh PD me dhe pa samar a shalë, ta këpusësh në kërbishte me peshën e rëndë të abuzimeve dhe poshtërsive të tua, t’ia bësh nënën PD, të bëhesh i madh në PD dhe të ulësh si i babëzitur në sofrën e parë të saj e të hash me të dyja duart, me të dyja anët e nofullave a fulqive si i babëzitur, të ikësh nga PD dhe të shalosh gomar për kalë se PD më në fund t’u vjell dhe ti nuk bën pa hypë në kurriz të dikujt, të të hedhë gomari nga samari dhe të të thyjë brinjët se është e keqe rënia nga gomari, të ngrihesh dhe të sulesh prapë për ta shaluar PD pasi e ke këputë në kërbishte me zullumet e tua, nga lakmia për kohën tënde të artë kur PD të bëri dikush në këtë vend nga askush në katundin tënd, nga uria për para e pasuri që ia more si hajn zgjebarak pushtetit të PD dhe mendon se nuk e di askush se sa e çfarë ke vjedhë e përfituar në mënyrë abuzive, tani të hash gishtat e tu; pra të kesh guxim përsëri të bëhesh i pare, të vish nga barku I kalit për tu bërë I pari në PD, apo të ulesh sërish në sofrën e parë të PD, ky është kulmi i guximit dhe poshtrimit të kësaj vere politike…
Si magjypi. Magjypi pasi lypi bukë e strehë për një natë, dhe vari xhaketën në një gozhdë, i tha pas ca ditësh të zotit të shtëpisë i cili e sajdiste magjypin, që të dilte nga shtëpia i zoti i shtëpisë sepse tashmë shtëpia ishte bërë e magjypit. Kështu bëri magjypi…

Hienat hanë kufoma, ushqehen me kufoma.

A do të ndalet ndonjë ditë kafshimi i kufomave të heronjve nga hienat që i konsiderojnë heronj vetëm pjesëtarët e familjeve apo fisit të tyre, pra a do të heqim dorë nga gradimet e marrja e meritave në mënyrë të padrejtë dhe nuk do ta konsiderojmë meritë faktin që filan apo fistek hero është nga familja ime, nga fisi apo farefisi im.
Na e morën fytyrën ata që lëpijnë e kafshojne heronj dhe i shalojnë gomerët e vathës së tyre dhe u rren mendja se kanë shaluar kuaj e lavdisë.
Ia morën shpirtin heroit. I vënë këmbët në supet e tij sa herë ndjehen pa vemendje dhe pëllasin që ti dëgjojë e shohë njerzia. Kërkojnë t’ua marrin të gjallëve taksën për bëmat e heroit të familjes, pasi njerzia nuk e di që është hero i familjes.
E ndjej se aq shumë është mërzitë heroi sa është gati me dalë prej fotografie dhe me i vra të afërmit e tij që i shkojnë pranë dhe lëpijnë e hanë kockat e tij si qentë e udhëve, që ia këputën shpatullat duke vënë këmbët në supet e tij.
Heroi është gati me shpërthye e me dalë prej mermerit sepse nuk po duron dot më pshurjet e përmjerrjet që ia bëjnë te këmbët e në qafë të afërmit dhe farefisi i tij. Pasi verës, i vjen edhe më shumë erë e keqe shurrës…

Përgjigjet publicisti vlleh Fatos Lubonja: Mjaftë me heronj që abuzojnë me pushtetin




Mediat e Beogradit transmetojnë sot shkrimin e publicistit shqiptar, Fatos Lubonja, sipas të cilit “Prishtina e Tirana kanë mbajtur mbyllur sytë ndaj krimeve të UÇK-së” nga frika. Këto medie përmendin fyerjet dhe kërcënimet që i janë bërë Lubonjës “nga zyrtarë të Kosovës e të Shqipërisë”.

Ato citojnë gazetën serbe me pikëpamje ekstremiste nacionaliste, “Vjesti”, që botohet në Frankfurt, sipas të cilës Lubonja ia ka konfirmuar asaj se “elita ka mbyllur sytë para krimeve të UÇK-së për shkak të retorikës nacionaliste, përvetësimit të legjitimitetit dhe të kontekstit të arsyetimit të krimeve të UÇK-së kundruall krimeve serbe”. Po ashtu Lubonja citohet të ketë thënë se kjo ka ndodhur edhe si efekt i glorifikimit të udhëheqësve popullariteti dhe pushteti i të cilëve është ngritur mbi luftën. “Në kombinim me frikën prej tyre, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm ndaj serbëve e romëve, por edhe ndaj vetë shqiptarëve, është temë tabu”, citohet Lubonja, shkruan Koha.

Duke u deklasrtuar rreth kërcënimeve që ka marrë, sidomos ajo “Serb që flet shqip”, më shumë e paska fyer “bir bushtre”, një identifikim me armikun, që do të thotë thirrje për mënjanim nga shoqëria e paramenduar si etnike, që është edhe më keq, sipas tij.





Fatos Lubonja ka dhënë një interevistë për emisionin “InfoMagazina” të televizionit Klan Kosova, sot pasdite. Intervista është realizuar përmes linjës telefonike, kurse në studion e Kushtrim Sadikut ka qenë i pranishëm edhe Ernest Luma, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Express sjell përgjigjet e publicistit të njohur shqiptar, Fatos Lubonja dhe sigurisht ndërhyrjet që i bënte atij nga Prishtina Ernest Luma i partisë së Ramush Haradinajt.

KlanKosova: A jeni në dijeni për debatin që po zhvillohet në Kosovë rreth shkrimit tuaj?

F. Lubonja:Jam pjesërisht në dijeni sepse kam qenë i zënë me punë tjera, jam në dijeni që shkrimi është botuar në “Panorama” fillimisht, por pastaj - siç veprojnë gazetarët në përgjithësi - jo vetëm që e marrin pa leje dhe pa kërkuar asnjë të drejtë të autorit, por edhe titujt i vënë si ia ka qejfi e të bëjnë debat si i ka qejfi shqiptarëve.

Titulli që kam vënë unë është “Nën qiellin e Europës”, ndërsa titulli që kanë vënë autorët sepse shkrimi është botuar në gjermani në një revistë gjermane me një titull të gjatë, diçka si “Shfajësimi i Haradinajt”...

Ndërsa titujt që i vënë shqiptarët i vënë sipas oreksit, sepse unë nuk jam gazetar investigativ e para e punës dhe unë nuk mund të vë tituj ‘ky është vrasës’. Unë kam bërë një analizë atje dhe jo një akt të gazetarisë investigative.

Por, është drejtë e secilit që shkruan të kuptojë dhe interpretojë atë si të dojë.

KlanKosova: Pra po thoni se ju kanë keqcituar mediat?

F. Lubonja:Tani juve po përsëritni të njëjtën gjë që unë thashë, do të thotë që nuk e lexoni me kujdes artikullin dhe kam bindjen që ju as vetë nuk e keni lexuar sepse gazetarët shumicën erasteve nuk i lexojnë artikujt. Atëherë në artikull thuhet shprehimisht që shqetësimi kryesor i artikullit është që si është e mundur që politikanët shqiptarë, intelektualët shqiptarë, bota gazetareske shqiptare pret në mënyrë triumfale një njëri që gjithsesi ka qenë i akuzuar për krime lufte dhe e pret në mënyrë triumfale ndërkohë që ka bajagi të dhëna, nëse jo për të qenë i bindur, për të pas dyshime se mjaft nga ato akuza qëndrojnë. Ky është thelbi që kam thënë unë dhe ka të bëjë me dobësinë e gjendjes shqiptarëve, e politikës shqiptare e shoqërisë civile shqiptare për të qëndruar kritikues ndaj të vërtetës...

Në këtë rast ndërhynë Ernest Luma, anëtar i Kryesisë së AAK’së. Ai i thotë Lubonjës se nuk ka të drejtë t’i akuzojë heronjtë e luftës dhe luftën e pastër çlirimtare të Kosovës. Njëherësh, sipas Lumës, Lubonja ka fyer shqiptarët duke i quajtur “popull skizofrenik”.

Kurse Lubonja është përgjigjur: Ajo që unë kam thënë skizofreni shqiptare është një skizofreni që ne e kemi vuajt në kurriz gjatë i them zotërisë, prandaj është një skizofreni midis botës virtuale dhe përrallave dhe ëndrrave të një pushteti dhe mjerimi që shkakton ky pushtet dhe këtë e kemi provuar në kohën e Enver Hoxhës ku njerëzit që përdorin mitin e luftës goxha mirëmjeruan popullin për 80 vjet.

Skizofrenia ka kuptim që të jetosh midis këtij virtualiteti dhe mjerimit real të realitetit dhe për t’u shliruar pra nga kjo pikërisht duhet të shlirohemi nga të ashtuquajturit mite dhe heronj dhe duhet të shikojmë të vërtetën në sy ky është një nga ato që vë në pah artikulli. Për sa i përket asaj që quhet shpifje, unë kam cituar dhe nuk kam thënë diçka nga mendja ime, kam cituar libra që kam lexuar veçoj librin e Carla Del Ponte, veçoj edhe librin që u botua nga dy gazetarë italianë për Kosovën, “Kosova midis mafias dhe SHBA’së”, pra kam cituar nuk kam shpifur, por kam cituar dhe aty ku është për të hedhur dyshim, hidhet dyshim dhe aty ku thuhet qëndron diçka që është e vërtetë, thuhet që është e vërtetë, por ka edhe të vërteta dramatike me të cilat Kosova duhet të ballafaqohet mendoj unë ashtu si edhe shumë shqiptarë që janë të vërtetat e të zhdukurve që s’mund të mohohen dhe për të cilët nuk ka as fajtorë dhe as nuk është vënë gishti diku dhe mendoj që në qoftë se flasim, sepse përmendëm më parë Fulen që ka ardhur në Kosovë, dhe në qoftë se flasim për një Kosovë dhe një Shqipëri që bëhet e denjë për të hyrë në popujt me vlera evropiane atëherë ajo është një Kosovë që nuk mund të jetojë ku në njërën anë flitet për vlera evropiane dhe një tjetër i fryhet urrejtjes ndaj miqve dhe ndaj fqinjëve dhe urrejtje ndaj çdo kujt që ka mendim të kundërt nga pushtetarët. Pra kjo lloj shoqëria nuk mund të jetë demokratike pra thelbi i artikullit tim nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën por ka të bëjë edhe me atë se sa mund të ndërtohet një shoqëri demokratike në një vend ku ka aq shumë dhunë, ka aq shumë akuza për vrasje, ka aq shumë dhunë që e prodhon edhe qëndrimi i kundër që dëshmon kjo se si kanë reaguar ndaj artikullit tim.

Ndërhyn Luma sërish: Ju po tentoni me linçuar personalitetet e luftës dhe liderë politik që janë dëshmuar në të gjitha periudhat...z. Haradinaj përveç që s’ka bënë krime ka mbrojtur pengjet dhe civil...Projekti i UÇK’së është krenari mbarëkombëtare dhe ka dalë fituese.

Fatos Lubonja ripërsërit prapë argumentet që sipas tij, shtrojnë nevojën për një debat rreth mitizimit të figurave dominuese në jetën e shqiptarëve.

Tani, unë e përsëris edhe njëherë që nuk mundet kurrsesi që në merr të një lufte, që padyshim që ka pjesën e vetë të rëndësishme për çlirimin e Kosovës, të krijohen heronj dhe këta heronj të mund të abuzojnë me pushtetin etyre. Këtë e kemi provuar në kurriz e përsërit në kohën e Enver hoxhës dhe jo vetëm ne dhe nuk duhet të përsëritet pra shoqëriaduhet gjithmonë të mos maskoetohet me heronj. Fakti është që, përveç akuzave për luftën për të cilat flitet, flitet edhe për dëshmitarë të zhdukur, pra procesi më shumë është mbyllur për shkak të mungesës së provave përveç kësaj fakti është që po të ndjekësh edhe shtypin kosovar por jo vetëm shtypin kosovar ka shumë akuza për një klasë politike që po të ishte aq patriote siç pretendon nuk do të ishte pasuruar në mënyrë megalofante në kurriz të popullit me korrupsion dhe ne një situatë që nuk është aspak e denjë dhe këta heronj duhet ta tregojnë dashurinëe tyre jo vetëm në një moment por gjithë që është dashuri e vërtetë ndërkohë që siç shikojmë dhe lexojmë, akuzat për korrupsion që i vihen një klase politike, e që janë aq të mëdha thotë se këtu kanë lidhje me njëra me tjetrën sepse ai miti i ndërtuar mund të përdorët dhe të abuzohet me të, kaq kisha.


ALBANSKI PISAC PODIŽE BURU NA KOSOVU

Luma: "Fatos Lubonja - Srbin koji govori albanski"

Albanski pisac Fatos Lubonja oštro kritikuje lidere u Albaniji i na Kosovu zbog reakcija na ishode haških suđenja. Političari na Kosovu bijesni. On je Srbin koji govori albanski, tvrdi portparol Haradinajeve partije.

Luma: "Fatos Lubonja - Srbin koji govori albanski"
Kosovske vlasti su na udaru albanskog pisca Fatosa Lubonje, koji piše da su političke elite i na Kosovu i u Albaniji zatvorile oči pred kriminalom Oslobodilačke vojske Kosova.

U članku objavljenom u majskom broju magazina "Sudosteuropa" Lubonja je pisao o reagovanjima albanskih vlasti na oslobađajuće presude bivšim komandantima OVK i Ramushu Haradinaju u Hagu.

Lubonja je naveo da je Haradinaj oslobađen uprkos tome što je bilo dovoljno dokaza da su optužbe u Hagu bile tačne. Podsjeća i da su Haradinaja, elite u Prištini i Tirani veličale kao heroja, prenosi portal"BalkanInsight".



Haradinaj je Lubonjin komentar ocijenio kao klevetu i nagovjestio da bi mogao da tuži tog albanskog pisca, navela je Radio-televizija Kosova.

Haradinaj je novembra 2012. godine oslobođen svih optužbi za ratni kriminal tokom kosovskog konflikta devedesetih godina, nakon ponovnog suđenja Međunarodnom krivičnom sudu za bivšu Jugoslaviju.

Tužioci su tvrdili da je Hadinaj zajedno sa još dvojicom otuženih mučio i ubijao etničke Srbe, ali i Albance za koje su mislili da sarađuju sa Srbima u logoru OVK u Jablanici 1998.

Sudsko vijeće je presudilo da Tužilaštvo nije dokazalo ni jednu tačku optužnice, uključujući i one o udruženom zločinačkom poduhvatu, uspostavljanjem kontrole OVK kroz logore na zapadnom Kosovu.

Prema Lubonji, reagovanja na oslobađajuću presudu Haradinaju u Albaniji i na Kosovu pokazuju licemjerje političkih i kulturnih elita, koje koriste nacionalističku ideologiju da bi ljudima isprale mozgove.

"Tako su u vrijeme komunizma Albanci hranjeni idejama da kao pojedinci nisu ništa naspram nacionalnih interesa, i da treba da se žrtvuju za svoju otadžbinu, zatvarajući oči za sve počinjene zločine u to ime", pisao je Lubonja.

Takvo ispiranje mozgova, tvrdi Lubonja, stvorilo je oblik šizofrenije, jer Albanci istovremeno veličaju junake koji se žrtvuju za svoju zemlju, a osuđuju krađu i ubijanje - što je jedno te isto.

Piščeve tvrdnje naljutile su članove Haradinajeve partije Alijasa za budućnost Kosova.

Portparol te stranke, Ernest Luma napao je Lubonju na društvenim mrežama nazvavši ga "kučkinim sinom".

Lubonjino prezime zvuči kao srpsko, napisao je Luma, nazivajući ga Srbinom koji govori albanski.

Ministarka za evropske integracije Vlora Çitaku rekla je da je "šokirana" i da je "ostala bez teksta" u vezi sa Lubonjinim pisanjima.

Ministar kulture Memli Krasniqi optužio ga je za izdaju i "bolesne kometare o osloboditeljima Kosova".

O zločinima OVK se ćuti zbog straha

Albanski pisac Fatos Lubonja, koji je nedavno istrpeo brojne napade i uvrede predstavnika kosovskih vlasti zbog izjava da je politička elita u Prištini i Tirani zatvorila oči pred zločinima OVK, smatra da su ti zločini prećutani iz straha.
On je, u intervjuu frankfurtskim „Vestima“, kazao da je elita zatvorila oči zbog dominacije nacionalističke retorike u političkom diskursu i njegove upotrebe za osvajanje legitimiteta, zatim zbog čuvanja slike Kosova u kontekstu opravdavanja zločina OVK-a u odnosu na srpske zločine nad Albancima, kao i zbog glorifikacije vođa čija je popularnost i vlast izgrađena na mitologiji rata.
fatoslubonja
„U kombinaciji sa strahom od njih, pitanje zločina OVK-a ne samo nad Srbima i Romima, već i nad samim Albancima, je tabu tema“, podvukao je Lubonja.
„Kažnjavanje zločina ne vidim toliko kao sudski proces, koliko kao jedan kulturni i psihološki proces. Prvi problem je što se ove stvari moraju priznati kao zločini, ne od strane Haga, već od strane onih koji zločine nazivaju heroizmima, a počinioce herojima, a koji su, na žalost, još uvek većina u regionu. Da bi započeo proces pomirenja, ne treba čekati zatvaranje istraga i kažnjavanje. Naprotiv, proces katarze i kulturnog preporoda, pogotovu kod mladih, može da pomogne i istragu i kažnjavanje zločina u budućnosti“, istakao je on.
Vezano za pretnje koje je dobio, posebno da je „Srbin koji govori albanski“, Lubonja je kazao da je više nego uvreda “kučkin sine”, to je identifikacija sa neprijateljem, što će značiti i poziv za udaljavanje iz društva koje je zamišljeno kao etničko, što je još gore.
„To je pokazatelj koliko nam je još rada potrebno da u regionu sagradimo društvo pojedinca koji imaju svoju individualnost i klimu ljubavi i saradnje među različitim narodima Balkana“, poručio je on.
Kada bih oformio sud za sve oni koji su me psovali i vređali, spao bih na nizak nivo iz kog bih izašao uprljan, rekao je Lubonja.
Lubonja je kazao da je sa Kosova primio puno čestitki za tekst, čak je dobio i javnu podršku od kolega novinara.
„Poruka i za Albance, i za Srbe, i za Makedonce je ista: da izađemo što pre iz izolacije, mržnje i uterivanja etnonacionalizma gde želi da nas zadrži manjina političara. Ako je nekada ovo stanje najviše bilo tragično, danas je najviše smešno“, zaključio je albanski pisac.
http://www.rtvbn.com/news/o-zlocinima-ovk-se-cuti-zbog-straha/

Haradinaj: Takimet me Millosheviçin në burg, qelia ime me pamje nga deti

















Ish  kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj rrëfeu dje në "Tonight" te gazetares Ilva Tare detaje interesante nga jeta e tij në qelitë e Hagës. 

Kur ju them "Hagë", çfarë ju vjen ndërmend? 
- Një vend i bukur… 

Një vend i bukur? Keni qenë, e keni vizituar dot Hagën? 
- Nuk kam pasur rast, por mendoj të shkoj një fundjavë kur të më jepet mundësia, për qejf. 

Ke kuriozitet të shikosh qytetin? 
- Jo kuriozitet. Po kam jetuar atje, është një vend ku kam qëndruar 4 vite. 

Po keni jetuar i mbyllur në burg... 
- Prapë edhe ajo ishte një lloj jete. 

Keni pasur dritare me pamje nga deti? 
- Po. 

Si ishte të qenët në një qeli që ka pamje nga deti në Hagë? 
- Mirë ishte, se ishte ajri i mirë, me aromë deti realisht. I pastër dhe me aromë deti. Kuptohet që, ta shikosh kur s'e shijon, të mungon. Kur s'mundesh, ajo molla e ndaluar e bën të vetën, por megjithatë, njeriu kur e di… T'i thuash dikujt, 'nuk e ke një këpucë', ai detyrohet të gjejë zgjidhje me tjetrën. Si t'ia bësh? E njëjtë është edhe kjo situatë. Edhe pse duken shumë të vështira, por nga momenti që ndodhin, ambientohesh me to. 

E keni ndjerë mbështetjen e shtetit të Kosovës, të paktën nga momenti që u shpall shtet, në gjykimin që ju kishit në Hagë? Ndiheshit i mbrojtur që kishit pasur shtetin, se në fund të fundit për këtë shtet keni luftuar? 
- Jo, shteti ka qenë në hallet e veta, s'ka mundur të mbërrijë deri tek mbështetja për mua. 

Por do të kishit dashur që shteti të ishte pas jush, t'ju mbështeste? 
- Kam pasur nevojë, jo vetëm që kam dashur, por kam pasur nevojë. Por nuk janë krijuar rrethanat që ta kisha një përkrahje shpirtërore. 

Në kuptimin financiar? 
- Të gjitha, të gjitha. 

Si e kalonit kohën në qeli? 
- Unë kam jetuar si ushtar atje, d.m.th. kam bërë një orar për vete. E kam ndarë kohën sikur të isha në një plan pune. Zgjimin e kam pasur deri në orën 7, nuk ka qenë obligativ. Nga ora 7 jam zgjuar, jam larë, jam rruar sikur të kisha për të dalë në punë. Orarin ia kam përshtatur orarit të rregullit ditor. Kur ishte koha e sportit, koha e muzikës, koha tjetër; pauzat i kam respektuar. Pjesën tjetër ia kam organizuar vetes. Kuptohet, aty ka pasur edhe pjesë për të ndenjur, për të pirë kafe, por shumicën e kohës e kam organizuar dhe kam funksionuar në bazë të orarit. Në orën 11 të mbrëmjes kam rënë në gjumë, me përjashtim ose të premten ose të shtunën, sikur të isha në punë, dhe në fundjavë për shembull edhe rrija më tepër. Kam ruajtur ciklin dhe ritmin. Një pjesë të madhe të kohës e kam pasur sport. Minimumi 3 orë në ditë deri në 6 orë brenda ditës. Por dita atje është diku 16 orë, sepse nuk e ke një punë dhe 8 orë të detyruara në punë. Pjesën tjetër e kam pasur media. Televizion, CNN, BCC. 'Francë 5', 'Euronews', mediat e Ballkanit. Një pjesë lexim. Një pjesë muzikë ose kënaqje si të thuash. 

Nuk bënit biseda për luftërat...? 
- Ka ndodhur edhe kjo, si jo?! Por kam ikur, prej bisedave të ndjeshme, sepse s'kam dashur të lëndohem ose të krijohet ndonjë situatë tjetër. Kam ikur, nuk i kam pranuar si partnerë për të biseduar kështu. Me zotin Gotovina kemi pasur simpati të madhe, edhe si shqiptarë, por ka qenë reciproke. Edhe ai ka pasur kujdes të jashtëzakonshëm ndaj nesh, edhe ndaj meje, dhe kemi një miqësi të përjetshme me të, të cilën edhe ai e ka ndihmuar realisht. 

Millosheviçin, e keni parë? 
- Herën e parë kur kam qenë, po. Dy herë. 

Komunikuat me të? 
- Jo ndonjë komunikim, por ka ndodhur edhe interesimi i tij. 

Si ishte momenti? 
- Po ai ishte…, nuk e njoha në fillim të them të drejtën. Shkoja në sallonin e vizitave, dhe duke pritur, prisje të hapej një derë xhami për të ndërruar vendin, të shkoje tek vendi i vizitës, dhe ata më thirrën, më thanë: "zoti Haradinaj", ndërkohë pashë një person përballë dhe ai më tha në anglisht 'zoti Haradinaj'. Unë e këqyra dhe i thashë "po", dhe ai më tha "jam Millosheviçi", në anglisht. 

Nuk më bëri përshtypje gjë. Po! S'munda ta besoja që ishte ai, dukej shumë i vogël, me pantallona të shkurta dhe një jelek si të peshkatarëve, me shumë xhepa, por vetëm hundën njoha, se ka pasur një hundë karakteristike kur dilte në televizor. I thashë: "O, po". "Si është gjendja në Kosovë?", më tha. 

Ju pyeti për gjendjen në Kosovë? 
- Po. I thashë "mirë". I thashë se "bashkësia ndërkombëtare po sillen keq me ne". "Po pse?" - tha. "Po ne duam të bëjmë një ushtri sipas dëshirës sonë dhe ata duan ta bëjnë si të vetën, të amerikanëve". Cinizëm ishte. Në fakt kjo ka qenë hera e dytë. Herën e parë më tha: "Oooo, mirë se ke ardhur, si po të duket këtu?" Isha duke kaluar, dhe i thashë: "S'e di"; i thashë "po ti je më herët dhe duhet ta dish më mirë". "E merr vesh vetë", më tha. Kuptohet, në distancë, ishim dy-tre veta, kishte roje, ato që ishin prezent. 

S'pati tension? 
- Jo tension. Cinizëm pak, por s'ishin rrethanat, s'pati shtrëngim duarsh ta zëmë, dhe as kontakt fizik. Po ishte në distancë dhe pak cinizëm pati. 

Ishte i rënë, i penduar? 
- Jo jo jo, hiç fare. 

Të erdhi instinkt ta pyesje pse u solle ashtu me Kosovën? Pse e bëri spastrimin etnik? 
- Jo, përse ta pyesja?! Dhe nuk e mendoj as tani. Ti e di kush është ai, pse ka vepruar ashtu, çfarë ka bërë. Si t'i bëj llogari atij?! Po të ishin rrethanat, ai e meritoi krejt ndëshkimin, por llogaria atij s'i bëhet. 

Do ta njohë ndonjëherë Serbia Kosovën? 
- Po. 

Kur? 
- Nuk mund ta them. Nuk ia jap vetes… 

Brenda këtij 10-vjeçari? 
- Po, shumë më shpejt. 

Edhe më shpejt? 
- Po. 

Pashë një deklaratë tuajën, ku thonit se do të donit të kishte fituar zoti Berisha, por e respektoni votën e shqiptarëve, dhe përmendni faktin se Berisha ka bërë liberalizimin e vizave, Rrugën e Kombit. A mjaftojnë këto, zoti Haradinaj, në ditën kur Kroacia u pranua anëtare me të drejta të plota në BE? 
- Asnjëherë nuk mjafton. Të flas nga këndi im. Nuk e kam thënë më herët, tani po e them. Kur ka disa mandate, e di që është e ligjshme. Po ashtu në përcaktim politik disa argumente vlejnë. Nuk mundesh me u ik disa momenteve kyçe. E gjithë Shqipëria ka ndihmuar në ndryshimin nga komunizmi në demokraci. Nuk është vetëm një forcë e vetme, por është identifikuar si ajo që është mbartëse e proceseve të ndërrimeve. Kjo është e vërtetë për Shqipërinë e re, për Shqipërinë e 23 viteve. E gjithë Shqipëria ka ndihmuar në anëtarësimin e saj në NATO. Ne e dimë gjendjen e ushtrisë shqiptare si ka qenë më përpara, ndoshta tani nuk është aq e mirë. Dhe së fundmi liberalizimi i vizave. Unë e kam quajtur kështu: Kjo forcë politike - e kam nga një aspekt personal - lidhet me kryeministrin Berisha, respektin që më ka bërë ai. 

Respekt që i bëtë edhe ju. Pavarësisht se në '97-tën, vëllai juaj Luani është vrarë në Shqipëri dhe ju u burgosët më pas. Pati shumë komente në Shqipëri. Nuk i mbajtët mëri zotit Berisha? 
- E vërteta është pak më ndryshe. Unë e di, një pjesë e jona, e UÇK-së, janë bij të afërt, ta zëmë me zotin Nano, me Pandeliun, me Ilirin, dhe nuk kam ndonjë vërejtje. Edhe sot kanë simpati; le të kenë! Luani është vrarë në kufi të Kosovës. Dhe, populli nuk e di asnjëherë se unë jam penguar shumë nga po këta shokë të mi me hyrë në atë kohë, këta që e duan këtë krahun që fola; kemi pasur pengesa të jashtëzakonshme prej tyre. Jo prej shtetit shqiptar të atëhershëm. Shteti shqiptar ka qenë në kaos. Nuk mundesh me ia atribuuar fajin Sali Berishës në '97-tën; në maj e dini si ka qenë shteti shqiptar. Kurrkush nuk e ka pasur në kontroll shtetin shqiptar. Kush ka qenë atëherë kryetar qeverie apo kushdo qoftë. Luanin e vranë në territorin e Kosovës, jo në territorin e Shqipërisë, u vra nga forcat serbe. Kur jam kthyer mbrapa tek komisariati i atyshëm, as lidhje nuk ka pas, nuk mundesh me i quajtur fajtorë ata për kurrgjë. Një kryetar policie aty që i vjen dikush me një të vdekur. Ai në fund e ka për obligim derisa ta vërtetojë se çfarë ka ndodhur. A e ke vrarë ti, a ta ka vrarë dikush? Kush jeni ju? Por është një detaj që ne nuk po e harrojmë. Të mos harrojmë ne bazën kryesore, unë personalisht…. Nuk e them vetëm se është Berisha dhe tani ai ka hup dhe nuk është në zgjedhje dhe nuk është më, por bazën kryesore të logjistikës, të armatimit. Unë kam pasur shtab në shtëpinë e tij në Shqipëri. Shtabi ka qenë në kullën e Sulejman Berishës, axha i tij. Po në atë familje. Në shtab kanë qenë me qindra djem, kemi kaluar me ditë, jemi ngarkuar. I kemi nxjerrë prej shtëpie ata në fakt, se nuk kishin se si me jetu prej nesh. Prandaj edhe ndonjëherë njerëzit shikojnë për interesat partiake, politike. Ashtu si na kanë ndihmuar gjithë shqiptarët, na kanë ndihmuar njerëzit e Ramiz Alisë së asaj kohe, në stërvitje etj. Na kanë ndihmuar oficerët e Shqipërisë, që kanë pasur bindje të majta, por nuk ka lidhje. Ai ka ardhur si shqiptar. Gabojmë kur interesat partiake shpesh i kthejmë deri në luftë. Askënd nuk e ka penguar asnjë profil partiak, asnjë bindje mos me përkrah UÇK-në
.

Media serbe citon ish shpijunin e Sigurimit komunist Koço Danaj: Ja Shqipni te Madhe, ja lufte



Mediat serbe "Kurir" dhe "In Serbia" kanë publikue deklaratat e Koço Danajt, botue të Diellen ne mediat austriake mbi 'Shqipnine Natyrale". Media serbe raporton per  nenshkrimet që po mblidhen për "Shqipnien Natyrale", si e quen Danaj, ose bota le te pregaditet per nji lufte te re.
Ne momentet kritike dhe finale per arritjen e paqes mes Kosoves dhe Serbise, nji ish sigurims i Enver Hoxhes, lanson nji iniciative per krijimin e nji "Shqipnie Natyrale". Dhe kete iniciative ky person e nis askund tjeter pos ne Gjermani, ne vendin i cili asht insistuesi ma i madh qe Serbia me i permbush te gjitha kushtet e marreveshjes me Prishtinen dhe te kushteve te Uninonit Europian per me marr date per nisjen e neogociatave per anetaresim. Ashtu si e zberthejne kete moment kritik kur lansohet iniciativa e Danajt analistat ne Kosove, ky person me emnin Koço Danaj po nderton argumentim te mjaftueshem per Serbine nacionaliste qe Gjermanise, e cila asht ma e zashmja ne kerkesat ndaj Serbise, me ja heq argumentin e presionit sepse, shqiptaret, njisoj si Serbia nacionaliste e Milosevic'it, jane per shtete te medhaja etnike ose 'natyrale' si i quen Danaj. Bile edhe me kusht te luftave te reja, si kercenon rrejshem Danaj.
"Politikani shqiptar Koço Danaj tha se Mali i Zi duhet me u tërheq nga pjesët lindore të territorit të tij, i cili asht i banuem kryesisht nga popullsia shqiptare dhe në këtë mënyrë ky territor me i takue "Shqipnisë Natyrale". Kështu raportoi e përditshmja serbe "Kurir".
"Në qoftë se nuk krijohet 'Shqipnia Natyrale', atëhere në Ballkan ka me pase luftë të re", ka thanë Danaj, e citojne mediat serbe. 


Mediat serbe citojne Danaj nga intervista qe kishte dhane për agjencinë DPA, ku ka deklarue se të gjithë shqiptarët duhet me jetue në nji shtet të vetëm.
"Sot na kërkojmë bashkimin e të gjithë shqiptarëve, pa luftë", asht shpreh Danaj. Kur u pyet se çfarë lloj efekti ka me shkaktue formimi i "Shqipnisë së Madhe", ai tha se ata (shqiptarët) në fakt pëlqejnë me quejt "Shqipni Natyrale", sepse termi "Shqipni e Madhe" vjen nga nazistat gjatë Luftës së Dytë Botnore. 


"Efekti asht garanci se nuk ka me pase dhunë në Ballkan. Përndryshe, mundet me u prite nji luftë e re ballkanike. Në qoftë se na kemi me  pase Shqipninë në kufijtë e saj natyror, kjo luftë nuk ka me  ndodhë", ka deklarue Danaj, citojne mediat bulevardeske serbe.  (Burimi: "Kurir", Beograd)

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...