Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/27

“Ditari i tranzicionit ekonomik” i Prof. Dr Anastas Angjelit, portreti i Shqipërisë pezull mes të shkuarës dhe të ardhmes

“Ditari i tranzicionit ekonomik” i Prof. Dr Anastas Angjelit, portreti i Shqipërisë pezull mes të shkuarës dhe të ardhmes










“Ditari i tranzicionit ekonomik” është libri më i fundit i Prof. Dr Anastas Angjelit, i cili vjen në bashkëpunim me UMSH Press dhe Shtëpinë botuese TOENA. Në promovimin e librit merrnin pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, akademikë, përfaqësues të medias, studentë etj. Promovimin e hapi z. Lorenc Vangjeli i cili bëri një përshkrim të përmbajtjes së librit dhe të specifikës së tij si një libër ku analiza ekonomike ndërthuret me historinë 20 vjeçare të tranzicionit shqiptar. Në vazhdim mori fjalën Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, i cili pasi përgëzoi Profesor Angjelin për kontributin e tij të vyer në reformimin e ekonomisë shqiptare në vite vlerësoi librin e tij të fundit si një vlerë e shtuar në fushën e studimeve ekonomike. Në vazhdim, z. Meta duke marrë shkas edhe nga përmbajtja e librit u fokusua në problematikën aktuale ekonomike të Shqipërisë. Më tej, fjalën e mori Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, znj. Lindita Nikolla. Duke ju referuar librit, znj. Nikolla tha se ky studim përmban të gjithë eksperiencën profesionale, akademike dhe sigurisht edhe politike të një njeriu që për njëzet e më shumë vite ka dhënë dhe fatmirësisht vazhdon të japë kontributin e tij nga shumë pozicione, si nga ai i profesorit, ministrit, i akademikut dhe tani i deputetit. Për këto arsye, ajo e cilësoi librin “Ditari i krizës ekonomike”, një vazhdimësi të kontributit të Profesor Anastasit, një kontribut që do ti vijë në ndihmë jo vetëm specialistëve dhe studiuesve të shkencave ekonomike por edhe lexuesit të thjeshtë. Ndërsa Kryetari i Bordit të Toena, z. Jorgo Bulo dhe Prof. Dr. Sulo Hadëri në përshëndetjet e tyre vunë në dukje rëndësinë që studime të tilla kanë jo vetëm për botën akademike dhe studiuesit e shkencës ekonomike por edhe për lexuesin e thjeshtë që pas mëse 20 vitesh është i interesuar për një analizë objektive të tranzicionit shqiptar. Akademik Anastas Angjeli, pasi falënderoi të pranishmit si dhe Shtëpinë Botuese “Toena”, ndër të tjera tha se kur kishte nisur të punonte për “Ditarin e tranzicionit”. Ishte kthyer pas në kohë, në fund të viteve ’80, kur era e ndryshimit sapo kishte filluar të ndihej edhe në vendin më të izoluar në Evropë. Dhe dalëngadalë, kishte filluar të vëzhgonte një realitet shumë të ndryshëm nga ky i sotmi, i ndryshëm nga aspekti ekonomik, politik dhe social. Për të, ishte pikënisja e një rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm të cilin po e vazhdojmë ende sot dhe që do të vazhdojmë pafundësisht. Një rrugëtim drejt një demokracie funksionale, që në qendër të saj ka qytetarin. Drejt një tregu të lirë por në funksion të mirëqenies sociale. Drejt një shoqërie të lirë, të hapur dhe solidare. “Dhe pikërisht siç ndodh në jetën tonë personale, ashtu edhe në rrugëtimin tonë të përbashkët shpeshherë më shumë rëndësi se destinacioni përfundimtar ka vetë udhëtimi. Pavarësisht se a do të arrijmë apo jo në destinacion, e rëndësishme është të mësojmë nga ky udhëtim...”, u shpreh Prof. Dr. Angjeli.
Ilir Meta: Libri, një shirit fotografik për Shqipërinë dhe shndërrimin e saj

Në promovimin e “Ditarit të Tranzicionit” të Prof Dr. Anastas Angjelit ishte i ftuar dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Teksa vlerësoi punën e Angjelit si ekonomist dhe politikan, Meta pohoi gjithashtu se libri i sapopromovuar i kujtonte vitin 1990, ndërsa e cilësoi atë jo vetëm si një ditar të çdo shqiptari, por dhe si një shirit fotografik i ditë mbas ditës, stinë mbas stinës dhe vit mbas viteve të vetë Shqipërisë, e shndërrimit të saj dhe të shoqërisë së saj, në diçka krejt të ndryshme nga ajo që lamë pas. “Shiriti fotografik i tranzicionit ekonomik të vështirë dhe të gjatë që Anastasi na sjell në këtë libër është në fundin e tij. Një fazë e re me sfida të reja na pret përpara. Ato janë të zhvillimit funksional të demokracisë, të konsolidimit të institucioneve të shtetit dhe të ekonomisë së tregut, të ndërmarrjes së reformave të thella strukturore në ekonomi, në dobi të përmirësimit të jetesës së çdo shqiptari, të bashkimit të vendit tonë me familjen e madhe europiane, etj”, u shpreh Meta, duke vlerësuar më tej se në vazhdim duhet vepruar me kurajo, bashkëpunim dhe guxim, duke lënë mënjanë përjashtimin, ngurimin dhe stepjen. Kreu i Kuvendit nënvizoi më tej se vështirësitë ekonomike, të punësimit, të përballjes me varfërinë, të tronditjes së financave publike me të cilat po ndeshet vendi ynë, do të kapërcehen përmes një harmonizimi më të mirë e eficent të vizionit të ri dhe aksionit konkret, mobilizimit dhe shfrytëzimit të të gjithë kapaciteteve dhe resurseve që ka vendi, zbatimit të një modeli të ri zhvillimi e punësimi, zbatimi të një politike fiskale efikase dhe mbështetjes më të madhe kredituese nga sistemi bankar, krijimit të një klime më të mirë dhe tërheqëse për biznesin vendas dhe të huaj, bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare dhe zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe në fushën e investime me vendet dhe ekonominë rajonale, europiane dhe globale.

Prof. Dr Angjeli: Libri, një ditar i një lloji krejt të veçantë
“Është një lloj ditari i jetës sime. Jo si individ. Jo vetëm si ekonomist, por edhe si politikan. Si i tillë, ai ka dritë hijet e mia si individ, kufizimet si ekonomist dhe anësinë time politike, të cilës nuk i shpëtoje dot”. Kështu e nis përkufizimin rreth librit të tij më të fundit, Prof. Dr. Anastas Angjeli. Për akademikun Angjeli, ky libër është një ditar, i një lloji krejt të veçantë. Ai konsideron se një ditar shpesh është një rrugëtim mbrapsht në ditët e jetuara dhe se atëherë kur ditari ka një datë fundore dhe lexohet nga fillimi drejt fundit, atëherë ngjarjet, ndodhitë, përjetimet e së tashmes, japin përjetimin e një mozaiku, çdo ditë është një copëz e tij, që veç e veç duket si pa kuptim dhe të gjitha së bashku, afrojnë portretin e gjithë ditëve. Në këtë ditar politik si “Ditari i tranzicionit ekonomik”, Angjeli thotë se ka tentuar të japë portretin e ashpër, shpesh të çuditshëm të personazheve që kanë kushtëzuar jetën e dy dekadave të fundit në vend, të japë, sipas mënyrës së tij, portretin e vetë Shqipërisë së mbajtur pezull mes të shkuarës dhe të ardhmes së saj. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në promovimin e librit, Angjeli vuri në dukje më tej se nëse ka një fjalë që është përsëritur deri në mërzi në shqipen politike të këtyre viteve, ajo është fjala tranzicion. Është përdorur herë për të përshkruar e herë për të analizuar, herë për të gjykuar e herë për t’u justifikuar, herë si alibi e herë si mallkim. Si të gjitha bashkë, fjala tranzicion është edhe kryefjala e këtij libri, që siç shprehet Angjeli, të lë me lutje në duar. Libri i është fokusuar kryesisht në aspektin ekonomik të tranzicionit shqiptar, por kuptohet që tranzicioni ekonomik në Shqipëri por edhe gjithkund tjetër nuk mund të analizohet i shkëputur nga dimensionet e tjera të tij, politike, financiare, juridike, sociale dhe kulturore. Për këtë arsye të gjitha këto aspekte gjenden në sfond të analizës, por thelbi i saj mbetet aspekti ekonomik. Duke ruajtur rrjedhën kronologjike të fakteve, autori ka dashur të përcjellë në kohë, siç ka menduar në një kohë të caktuar atë çfarë ka shkruar. Një pjesë e tyre janë shndërruar në politika, akte ligjore dhe nënligjore, janë zbatuar apo kundërshtuar, janë pranuar apo mohuar, me të drejtë dhe pa të drejtë, por në shumë raste, kanë ndikuar, në zhvillimin ekonomik e social të vendit në jetën e qindra e mijëra shqiptarëve.
Botime të profesor Angjelit:
• Financa dhe kredia (1988)
• Financat e sektorit tregtar (1988)
• Bursa (1991)
• Financat publike në Shqipëri (1992)
• Si t'i investoni paratë tuaja (1 993)
• Financat publike (1994)
• Marrëdhëniet ekonomiko-financiare ndërkombëtare (1995)
• Ekonomia bankare (1998)
• Ligjëratat Nobel në Ekonomi (4 vëllime, 2003-2004)
• Albania-Economic Development Aspirations and Endeavors for a Regional and Euro-Atlantic Integration (2004)
• Tranzicioni dhe liria ekonomike në Shqipëri (2007)
Fitues i çmimit special në edicionin e 1 3-të të Panairit të librit, "Tirana 2010", për librin "Tranzicioni dhe liria ekonomike në Shqipëri".
• Hyrje në ekonomi (2010)
• Makroekonomiks (2010)
• Transition and Economic Freedom in Albania (2011)
•"Në ethet e krizës" (2013)
• “Ditari i tranzicionit ekonomik” (2013)

Muharrem Xhafa: Enveri heroi i luftës, Zogu vrau baballarët e kombit dhe ia mbathi -

Muharrem Xhafa: Enveri heroi i luftës, Zogu vrau baballarët e kombit dhe ia mbathi









Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa, ka deklaruar se Ahmet Zogu ka qenë dhe do të mbetet tradhëtar i kombit shqiptar. Xhafa kujton se Zogu ka vrarë baballarët e kombit për pushtet dhe më në fund ia mbathi. “Ai ka qenë dhe mbetet një tradhtar i interesave të atdheut dhe të kombit shqiptar. Glorifikimi që i bëhet atij është i padrejtë, antihistorik dhe antikombëtar, është baltë që hidhet mbi heronjtë e vërtetë të pavarësisë dhe të progresit të kombit shqiptar. Sot çështja shtrohet shumë qartë: O me Ahmet Zogun, o me ata që vrau Ahmet Zogu si Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Avni Rustemin, Hysni Currin etj. Nuk është nevoja të jesh komunist a simpatizant i socializmit për të thënë këtë gjë. Mjaft të reflektosh në ato që thotë e krahason akademiku i madh i kombit tonë, Rexhep Qosja për figurën e regjimin e Ahmet Zogut, për Enver Hoxhën, për LANÇ-in dhe socializmin”, tha ai. Sekretari i Parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Muharrem Xhafa, ka pohuar gjithashtu se populli duhet të reflektojë mbi dimensionet e dy figurave të kundërta siç janë Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. “Populli le të reflektojë se ç’i ka dhënë Ahmet Zogu Shqipërisë dhe popullit shqiptar! Populli le të krahasojë se çfarë i ka dhënë Enver Hoxha atdheut tonë dhe të gjithë shqiptarëve. Zogut iu ndërtua edhe monument, edhe mauzole, do t’i bëhen nderime nga klani i tij me 28 Nëntor. Enver Hoxha nuk ka nevojë për ndonjë monument nga ata që ai i përmbysi me revolucion. Nderi dhe monumenti i Enver Hoxhës është populli ynë, janë veprat e mëdha që ai la, me të cilat mbahet në këmbë edhe pas 20 vitesh regjimi i sotëm kapitalist”, tha Xhafaj.

Adriatik Alimadhi-Balli Kombëtar, rol kryesor në 100 vite pavarësi

Alimadhi: Balli Kombëtar, rol kryesor në 100 vite pavarësi









Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, deklaroi se figurat kryesore shqiptare në 100 vite nuk kanë kontribuar në ndërtimin e shtetit. Në një prononcim për gazetën “Sot”, Alimadhi u shpreh se luftëtarët e vërtetë të kombit shqiptar kanë dalë nga radhët e Ballit Kombëtar. Alimadhi u shpreh se të vetmit që kanë dhënë kontribut në ndërtimin e shtetit shqiptar ka qenë Balli Kombëtar. “Asnjë prej katër figurave kryesore të qeverisjes së Shqipërisë në 100 vite, nuk ka dhënë kontribut për ndërtimin e shtetit. Askush, as Zogu, as Enveri, as Ramizi dhe as Berisha nuk kanë kontribut për ndërtimin e shtetit. Vetëm Balli Kombëtar ka kontribuar për këtë gjë. Të tjerët vetëm gënjejnë. Njerëzit më të shquar dhe luftëtarët e përparimit të vërtetë të kombit tonë kanë dalë pikërisht nga radhët e ballistëve. Mjafton të kujtoj këtu emrat e nderuar të Abaz Ermenit, Mit’hat Frashërit, etj, që janë kthyer në simbole të trimërisë, urtësisë dhe mençurisë shqiptare”, deklaroi Alimadhi. Më tej, kreu i PBK, lidhur me figurën dhe qeverisjen e Enver Hoxhës u shpreh se do të mbahet mend në histori për krimet e tij gjakatare. “Enveri dhe kupola e tij kanë vrarë 4000-6000 shqiptarë në ‘43-44 e deri në ‘45. Enveri ka qenë kriminel. Për ne ai do mbetet kriminel dhe gjakatar. Në asnjë vend të botës nuk janë vrarë kaq shumë njerëz, sado komunist të ketë qenë ai sistem. Meta e Rama, që duan ta vlerësojnë, vijnë nga Partia e Punës, që sot është PS”, u shpreh Alimadhi. Ndërsa zërat për ngritjen e bustit të Enver Hoxhës, Alimadhi tha se nuk mund të nderohet një kriminel. Më tej Alimadhi u shpreh se shqiptarët duhet të heqin dorë nga këto kërkesa të çuditshme, të cilat kanë në qendër nderimin e kriminelëve që kanë kryer krime antinjerëzore ndaj popullit të tyre. Alimadhi deklaroi se populli shqiptar duhet të bëjë kujdes për të mos rënë ‘pre’ e kërkesave të tilla, të cilat kërkojnë të nderojnë kriminelin më të madh të Evropës, siç e cilësoi ai Enver Hoxhën. “Shqipëria është vendi i çudirave dhe shqiptarët gënjehen dhe besojnë përralla shumë shpejt. Të mos harrojmë se Hoxha ishte diktatori dhe krimineli më i ndyrë i Evropës”, tha Adriatik Alimadhi.
 

Dashamir Shehi: Zogu figura kryesore e 100 viteve, Enveri, Ramizi dhe Berisha e gjetën shtetin e ndërtuar

Dashamir Shehi: Zogu figura kryesore e 100 viteve, Enveri, Ramizi dhe Berisha e gjetën shtetin e ndërtuar









Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një prononcim për gazetën “Sot”, u shpreh se Ahmet Zogu është figura kryesore e 100 viteve në Historinë Shqiptare. Sipas Shehit, figurat si Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Sali Berisha e gjetën shtetin shqiptar të ndërtuar nga Zogu. “Ahmet Zogu është i vetmi që dha më shumë kontribut për shtetin shqiptar. Më pas, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Sali Berisha e gjetën shtetin e ndërtuar sepse ua kishte lënë gati Zogu. Vetëm Ahmet Zogu bëri shtet dhe është e vetmja figurë që i mbetet Historisë Shqiptare”, deklaroi Shehi. Figura e Ahmet Zogut është vlerësuar edhe nga kryetari i Partisë Rruga e Lirisë, Kurt Kola, i cili u shpreh se Zogu krijoi shtet duke mos pasur shtet. Sipas tij, Zogu është një ndër figurat kryesore të qeverisjes së vendit në këto 100 vite, që diti të krijonte një shtet modern të asaj kohe. “Ahmet Zogu erdhi në krye të shtetit shqiptar pas 500 vjet perandori turke. Nuk kishte gjuhë, nuk kishte ekonomi. Zogu krijoi shtet duke mos pasur shtet. Bëri një shtet të përshtatshëm me Evropën. Filloi arsimi, u hapën gjimnazet dhe filloi të dërgonte studentë në Evropë, zhvilloi ekonominë. Nisi krijimin e një shteti modern të kohës. Çdo politikan në mënyrë që të mbajë pushtetin do bëjë dhe gabime dhe do sakrifikojë jetë njerëzish. Gabimi i vetëm i Zogut ishte ekzekutimi i 4 figurave politike shqiptare, por mbi të gjitha mbetet burrë shteti”, u shpreh Kola.
Qeverisja
Kryetari i Partisë Rruga e Lirisë, theksoi se qeverisja e Enver Hoxhës dhe kontributi që ai ka dhënë në ndërtimin e shtetit shqiptar ka qenë zero. Kola deklaroi se Enver Hoxha nuk ka asnjë vlerë politike dhe njerëzore. Sipas tij, as Ramiz Alia dhe as Berisha nuk kanë nota pozitive për të mbetur në histori. “Qeverisja e Enver Hoxhës është zero, se zhvillimet që u bënë, i kushtuan popullit shqiptar mijëra të pushkatuar, të internuar. Sa mijëra fëmijë vdiqën në kampet e internimit? Sa grupe vuajtën për 50 vjet? U pushkatuan rreth 100 mijë qytetarë shqiptarë për vetëm 50 vite. Enveri ka sakrifikuar 1/10 e popullsisë. Enveri nuk ka asnjë vlerë politike dhe njerëzore. Ndërsa Ramiz Alia gjatë qeverisjes nuk bëri terror, por bëri krimin më të madh sepse e mbajti Shqipërinë të mbyllur dhe e la në varfëri ekstreme. Po kështu, Sali Berisha pati një mision të ngarkuar nga Ramizi që të drejtonte të djathtën shqiptare. Është e habitshme që një komunist me 25 vite qeverisje të kërkonte që Berisha të udhëhiqte te djathtën shqiptare. Berisha gjatë qeverisjes së tij nuk bëri reformë radikale në sistemin shqiptarë, të hiqte nga administrata ata që kanë kryer krime si janë: policët, prokurorët, gjyqtarët, duke na lënë të fundit për t’u integruar”, theksoi Kola.
Figurat kryesore në 100 vite qeverisje
1.    Ahmet Zogu
2.    Ramiz Alia
3.    Enver Hoxha
4.    Sali Berisha
Roshi: Enver Hoxha, xhelat i popullit
Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, deklaroi se Enver Hoxha është xhelati i popullit shqiptar. “Enver Hoxha është xhelati i popullit të tij. Enver Hoxha përfaqëson antivlerat e kombit të vet, që vazhdojnë të na ndjekin akoma”, u shpreh kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat. Artur Roshi thekon se duhen vlerësuar ato figura që kanë dhënë vlera kombëtare dhe jo Enver Hoxha që do të mbahet mend për krimet e mëdha të komunizmit. “Unë mendoj se ka ardhur koha që shqiptarët të kthejnë sytë nga vlerat e vërteta kombëtare, të cilat janë mohuar dhe vazhdojnë të mohohen në historinë e tij. Përsa kohë me forcën e pushtetit do të shmangen vlerat dhe kontributet e Mit’hat Frashërit, Ali Këlcyrës, Lec Kurtit etj në shërbim të kombit, shqiptarët nuk do të kenë një demokraci reale dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, por një demokraci false dhe interesa ekonomike klanore të pushtetit”, u shpreh Roshi.
Dajti vlerëson figurën e Enver Hoxhës
Kryetari i Partisë së Punës së Shqipërisë të Riorganizuar, Marko Dajti, lidhur me katër figurat kryesorë në 100 vitet e fundit në Shqipëri, vlerësoi figurën e Enver Hoxhës. Dajti u shpreh se qeverisja e Enver Hoxhës dhe kontributi që ai ka dhënë kundrejt kombit shqiptar ka qenë tepër i madh. Sipas tij, Enver Hoxha ka mjaft vlera historike dhe njerëzore. Kreu i PPSHR, depozitoi një kërkesë në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Tiranës për të rivendosur në qendër të Tiranës bustin e diktatorit komunist Enver Hoxha. Në letrën drejtuar këshillit, Dajti u kërkoi anëtarëve të tij ta miratojnë këtë kërkesë për të bërë të mundur reflektimin dhe ekuilibrin e shoqërisë shqiptare. “Shtatorja e Enver Hoxhës, edhe kundrejt 'nxehtësisë' së debateve e diskutimeve rreth periudhës komuniste, mendojmë se do të ishte së paku një moment reflektimi drejt një ekuilibri real të gjithë shoqërisë shqiptare me të kaluarën”, shkruan Dajti. Joana Tafa

Antenat celulare shkaktojnë kancer, duhen larguar nga qendrat e banuara

Antenat celulare shkaktojnë kancer, duhen larguar nga qendrat e banuara










Edhe pse institucionet ligjore, qeverisëse e ato të shëndetit publik vazhdojnë të mohojnë dhe të mbulojnë me raporte fiktive, efektet dëmtuese reale të antenave celulare, duke u bërë palë me kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri, mjekë specialistë që nuk kanë asnjë lidhje me këto interesa konfirmojnë për gazetën “SOT”, se antenat celulare “vrasin” në mënyrë të heshtur e të vazhdueshme shëndetin dhe jetën e njerëzve. Në fakt, shqiptarët janë nën efektin dëmtues të këtyre antenave, të cilat janë vendosur brenda qendrave të banuara dhe madje majë pallateve, institucioneve e qendrave prodhuese dhe social-ekonomike. Lidhur me këto efekte shkatërruese të shëndetit të njerëzve prej antenave, ne zhvilluam një bisedë me mjekun specialist të ndotjeve rrezatuese Dervish Hoxha.

- Si e vlerësoni prezencën e antenave celulare në mjediset e banuara?
Shqetësuese, madje tepër problematike për shëndetin e njerëzve. Dhe jo vetëm të njerëzve, por me ndotjen e gjithë mjedisit ku jetojmë. Unë si mjek specialist që e njoh mirë efektin e rrezatimeve prej 40 vjetësh si mjek, mund të them se kompanitë celulare na kanë futur në jetën tonë një vrasje komode. Ne flasim me celular, por nuk vlerësojmë faktin që futim brenda vetes “vdekjen” tonë të ngadalshme. Ne lejojmë vendosjen e antenave mjak pallateve e institucioneve apo në mjedise të tjera publike, por heshtim përballë dëmtimit të shëndetit. Tashmë këto antena i kemi jo vetëm në qytet, në fshat, në lagje e në rrugë, por edhe në shtëpi, pra mbi majën e pallateve. Është një skandal i rënë që nuk ka lidhje me estetikën, por me jetën tonë. Sipas mendimit dhe vlerësimit tim si mjek e qytetar, vendosja e antenave në mjediset e banuara është një “krim”. Kush mendon dhe thotë ndryshe, nuk bën gjë tjetër, veçse mbron këtë krim.
A ka mjekësia shqiptare monitorim të efektit dëmtues të këtyre antenave?
Të themi të vërtetën: nuk ka. Jo se nuk mundet të ketë një monitorim të tillë, qoftë edhe minimal, por sepse nuk i intereson askujt prej institucioneve kontrolluese, monitoruese e ligjvënëse që ta bëjë këtë gjë. Fundja, lidhur me antenat celulare, nuk ka nevojë për monitorim, mbasi shkenca fizike, kimike e biologjike, konfirmon me prova shkencore një fakt, që tashmë e dinë gjithë institucionet e specializuara në botë: Antenat celulare e jo celulare, kanë Brenda tyre lëndë radioaktive, pra kanë bërthama nukleare në përbërje të tyre, tamam siç i kanë dhe raketat e satelitët që shkojnë në hapësirë, tamam si aparatet rontgen e madje si gjithë antenat e tjera që thithin, përpunojnë dhe shpërndajnë valë. Dhe për rrjedhojë, ato lëshojnë rrezatim që nuk prodhon tjetër efekt, veç efektit dhe veprimit kancerogjen mbi organizmin e njeriut.
- Flitet se mungon teknika për monitorimin e emetimit prej antenave, si mendoni ju?
Nuk mendoj se mungon personeli për të matur efektet shkatërruese të antenave celulare, por mungon interesi për ta caktuar këtë personel. Personel administrativ ka me shumicë në institucionet mjedisore e shëndetësore, por nuk lejohen dhe nuk angazhohen zyrtarisht prej drejtuesve qendror shtetëror, për të bërë këtë monitorim që nuk po bëhet qëllimisht. Vetëm një shifër mund të përmend: në mbarë vendin janë 2810 inspektorë mjedisorë të paguar prej ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mjedisit. Këta quhen “specialistë” të matjes së ndotjeve të të gjithë llojeve e shkallëve dhe paguhen si të tillë. Çuditërisht, këta nuk marren vetëm me matjet e ndotjeve prej antenave celulare, por vetëm bëjnë raporte fiktive sa për efekt dosjesh e raportesh zyrtare dhe në favor të kompanive celulare. Madje nuk mungojnë as aparaturat e specializuara për këto matje, sepse nëse këto aparatura do mungon, nuk duhet të pranoheshin as kompanitë celulare të vepronin në Shqipëri, mbasi kushti i parë për çdo shërbim mjedisor, madje dhe për furrat e bukës është pajisja me mjetet matëse të ndotjes. Unë e di mirë, që këto pajisje ekzistojnë jo vetëm tek kompanitë celulare, por edhe në institucionet mjedisore e shëndetësore shqiptare, por nuk përdoren për të deklaruar nivelin e ndotjeve prej antenave. Sipas dijenisë time si mjek specialist, deri tani ka mjaftuar ekspertiza dhe raportet e publikuar nga katër kompanitë celulare, të cilat sipas analizave mjeko-mjedisore janë fiktive, pra sa për të përligjur lejen e vazhdimit të aktivitetit të tyre përfitues. Duhet thënë e vërteta ashtu siç është: antenat janë burim kanceri, sidomos për fëmijët dhe gratë, të cilat janë më të mundshme për t’u prekur prej rrezatimit të tyre, për shkak të  strukturës fizo-biologjike që kanë ndryshe nga meshkujt, sidomos nënat shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji. Në gazetën “SOT” kam lexuar që në Tiranë janë mbi 260 antena të vendosura në tarracat e pallateve. Kjo quhet një dyndje rrezatimi, mbasi të bashkuara në çlirimin e rrezatimit, ato krijojnë fushë të zgjeruar e të rrezikshme rrezatimi radiokativ gjatë aktivitetit të tyre.
Sa mendoni se është ky efekt kancerogjen?
Pikërisht me masën e efektit kancerogjen abuzohet. Kompanitë celulare psh, deklarojnë në faqet e tyre zyrtare se antenat nuk dëmtojnë. Rrezatimi jo jonizues nuk ka rrezikshmërinë e rrezatimit jonizues. Por edhe ky rrezatim ka efekte negative në organizmin e njeriut nëse është mbi vlerat e caktuara. Faktikisht, në Shqipëri ky efekt është 10 herë mbi normat e lejuara, pra mbi ato norma që thonë standartet e OBSH dhe të institucioneve qendrore mjedisore të BE. Në disa seminare e konferenca që kemi marrë pjesë në Shqipëri, në SHBA, në Francë, Gjermani etj, kur kam qenë drejtor i Shëndetit Publik në qarkun e Beratit, jemi informuar në lidhje me disa fakte mbi efektet kancerogjene të shkaktuara prej antenave celulare. Sipas informacioneve, kemi mësuar se janë bërë eksperimente mbi kavie të ndryshme dhe mbi to ka patur efekte vdekjeprurëse, kur rrezatimi ka qenë tepër i lartë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka caktuar disa nivele të vlerave të rrezatimit. Megjithatë edhe kjo nuk është e prerë. Mund të ketë efekte negative edhe brenda një niveli i cili konsiderohet i parrezikshëm. Vlerat e lejuara nga OBSH dhe BE-ja janë maksimumi 10 W/ m2(vat për metër katror). Nëse kalohet ky kufi atëherë rrezatimi futet në nivele kritike dhe mund të shkaktojë çrregullime të njeriu. Këto janë një rrezik prezent dhe shkatërrues për shëndetin e njerëzve, ndaj dhe institucionet e specializuara shkencore konfirmojnë rrezikun mbi shëndetin, bazuar matjet dhe provat konkrete të rasteve kur njerëzit që banojnë atje ku vendosen antena, kanë përfunduar si pacientë me sëmundje të rënda, ose siç njihet me kancer. Këtë fakt e konfirmon dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Këshilli i Shëndetësisë i Holandës (HCN), Autoriteti Suedez për Sigurinë ndaj Rrezatimit (SSM), Autoriteti Suedez për Mbrojtjen ndaj Rrezatimit (SSI) si dhe Agjensia e Mbrojtjes së Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (HPA).Sipas kushtit teknik, antenat celulare duhet të vendosen 10 kilometër larg qendrave të banuara me njerëz dhe 5 kilometër larg komplekseve e rezervateve me shpendë e kafshë. Sa për dijeni, një nga kushtet është edhe ky: nëse në një mjedis pyjor ose shkurresh ka çerdhe shpendësh, këto antena nuk duhet të vendosën. Por në realitet ndodh e kundërta. Unë mund të them se në Shqipëri antenat celulare kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, pavionet e onkologjisë dhe të sëmundjeve kancerogjene kanë shumë pacientë që kanë në qendër të sëmundjes dëmtimet prej antenave celulare, sidomos tek fëmijët dhe gratë shtatzëna
Çfarë mendoni se duhet bërë?
Ka vetëm një zgjidhje: largimi i antenave celulare prej qendrave të banuara, madje prej majave të pallateve. Unë këtë gjë e kam kërkuar në shumë institucione, por askund nuk më kanë përfillur. Ka mbetur tashmë, të veproj komuniteti, mbasi shteti është palë me kompanitë celulare. Intervistoi: Përparim Halili

Kompanitë celulare faturojnë pagesa bisedash sipas interesave, qeveria nuk i kontrollon -

Kompanitë celulare faturojnë pagesa bisedash sipas interesave, qeveria nuk i kontrollon









Qytetarët shqiptarë janë tepër të shqetësuar, për faktin që financiarisht shpenzojnë shumë pagesa për shërbimet e telefonisë celulare edhe pse paguajnë sipas tarifave të përcaktuara në tabelat e çmimeve, të miratuara nga AKEP. Këto pagesa, arrijnë deri në dy herë vlerën e shpenzimit gjatë bisedave që konsumojnë qytetarët shqiptarë, në raport me kuotat e shpallura të vlerës së bisedave të telefonisë celulare. Shqiptarët psh, blejnë 200, 300, 500 ose 1 mijë lekë impulse rimbushje kartash telefonike prej kompanive celulare dhe realisht, kjo pagesë u zbret në 600-700 lekë bisedë reale, mbasi kompanitë celulare abuzojnë me këto shpenzime, duke zhvatur qytetarët.
Konsum financiar impulsesh, sipas interesave të kompanive celulare
Katër kompanitë celulare që veprojnë në Shqipëri, konkretisht “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, zhvillojnë biznes impulsesh telefonike, duke operuar në tregun e konsumit sipas interesave të tyre, duke mos iu nënshtruar ligjit mbi të ardhurat dhe fitimet e deklarueshme. Këto kompani, kanë tashmë fuqinë e plotë, të lirë e të pakontrollueshme, për të përcaktuar se sa impulse konsumojnë qytetarët shqiptarë. Edhe pse ka tarifa të përcaktuara prej AKEP për koston e një impulsi bisede, kompanitë celulare nuk e respektojnë këtë normë, përkundrazi abuzojnë me të, duke rënduar dhe rrënuar financat e konsumatorit. Të vërtetosh këtë gjë nuk është aspak e vështirë. Mjafton të rimbushësh kartën e celularit në katër kompanitë “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus” me vlerë 200 lekë, 300 lekë, 500 lekë e 1000 lekë dhe pasi nis bisedat, rezulton se nuk ke zhvilluar aq bisedë sa është vlera reale e kartës rimbushëse, por shumë më pakë se vlera e saj. Këtë zhvatje të “padukshme” të lekëve q paguan për kartë rimbushëse telefonie celulare e organizojnë kompanitë celulare, me ndërhyrje në asgjësimin e impulseve që në fazën e nisjes së bisedës, asgjësim që në fakt janë vlera financiare të paguara nga konsumatorët. Afro 1 muaj më parë, këtë abuzim e ka denoncuar dhe shoqata e konsumatorit shqiptar, duke publikuar mënyrën dhe sasinë e vjedhjes së impulseve të bisedave prej kompanive celulare. Por pas këtij denoncimi, nuk ka patur asnjë reagim as prej kompanive dhe as prej institucioneve qeveritare që monitorojnë shërbimin e këtyre kompanive. Praktika e kompanive celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, tashmë njihet se cila është: ato zhvasin qytetarët shqiptarë me vlerën e konsumit të impulseve të kartave rimbushëse, pa llogaritur këtu taksën 20% TVSH.
Qeveria nuk kontrollon abuzimin ndaj qytetarëve
Në unison të plotë me njëra tjetrën, kompanitë celulare, kanë vendosur standard “format” abuzimi në vjedhjen e vlerës financiare të konsumatorit shqiptar nëpërmjet pagesë-shpenzimit të vlerës financiare të bisedave telefonike. Kjo tashmë nuk është diçka e panjohur, përkundrazi është një “rregull” që qytetarët e njohin, por që nuk kanë asnjë fuqi vepruese për ta ndalur. Në drejtim të katër kompanive celulare, qytetarët shqiptarë kanë dërguar shumë ankesa e denoncime, por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje, mbasi kanë “trokitur” tek abuzuesit. Dhe sipas provave, abuzues janë kompanitë celulare, të cilat vazhdojnë të zhvatin qytetarët shqiptarë pa asnjë shqetësim e kontroll prej institucioneve ligj-zbatuese, duke u përgjysmuar vlerën reale të masës financiare, të paguar për njësi kohë bisede. Siç e theksuam, nëse në kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus” paguan psh., 1 mijë lekë kosto e kohë bisede, realisht rezulton të realizosh vetëm 600-700 lekë kosto kohë bisede. Sipas llogarisë, rezulton që 300-400 lekë të “humbasin” gjatë bisedës, por që në fakt kanë si destinacion llogarinë fitimprurëse vjedhëse personale, të kompanive celulare. Kush mban përgjegjësi për këtë vjedhje? Në kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, nuk të jep askush shpjegime, madje të shpërfillin sikur të mos kesh të drejtë. Këtë shqetësim, qytetarët e kanë përcjell dhe në organet qeverisëse shqiptare, por siç dihet, prej andej, tamam si prej kompanive celulare, vazhdon të manifestohet indiferencë dhe shpërfillje e plotë. Sipas logjikës ekonomike dhe praktikës së biznesit, qeveria duhet të kontrolloj konsumin real të shërbimit telefonik celular të katër kompanie “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, ashtu siç kontrollon dhe bizneset e tjerë që veprojnë në Shqipëri, madje deri tek shitësit e farave e bananeve. Psh, dje ne ishim në një nga fabrikat e birrës në Tiranë. Atje kishin zbarkuar shërbimet tatimore, të cilët kontrollonin sasinë e prodhimit, sasinë që dilte në treg dhe sasinë e shitur të këtij produkti. Madje, inspektorët, arritën deri aty sa të numëronin dhe shishet e birrës që mbusheshin me birrë, shishet që dilnin skerco, shishet e thyera dhe ato të që gjendeshin në magazinë, si prodhim i depozituar dhe si prodhim i mbetur stok. Pra, kontrollonin bilancin prodhim-skarco-treg. Ndërsa për katër kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”, po ky sektor tatimor e monitorues, nuk ka asnjë kontroll se sa impulse tregtojnë këto kompani, sa impulse mbeten, sa impulse hidhen në treg etj. Këtë mungesë kontrolli dhe matjeje të vlerës prodhim-shitje e paguajnë qytetarët shqiptarë, me abuzimin që këto kompani bëjnë në unison me njëra tjetrën në lidhje me vjedhjen e impulseve që shesin dhe vjedhin.
Reagime
Ardit Nazeri
Kompanitë celulare na zhvasin në impulset që blejmë nëpërmjet kartave rimbushëse telefonike, por dhe në numrat që prenotojmë me kontratë mujore. Unë psh., kam katër numra telefoni, në të katërta kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”. Të katërta kompanitë celulare, po më vjedhin impulse telefonike, pra me po zhvasin vlerë lekësh. Një kartë rimbushëse me 1000 lekë, më rezulton në fund me 700-800 lekë kohë bisede.
Vehbi Abedini
Gjendemi përballë një vjedhjeje të organizuar e të pakontrolluar nga shteti. Kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus” nuk janë kompani shërbimi, por qendra abuzimi në kohën e bisedave dhe në vlerën e mesazheve. Kemi dërguar ankime në këto kompani, por nuk na vjen asnjë përgjigje. Ne ankohemi deri në institucionet qeveritare, kompanitë celulare vazhdojnë të na vjedhin, ndërsa shteti hesht dhe bëhet palë me vjedhjen e tyre.
Sefedin Kola
Vetëm se numrat e telefonit celularë më nevojiten për komunikim, se ndryshe do t’i kisha mbyllur fare numrin e telefonit. I kam provuar të katërta kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus” dhe të katërta me kanë rezultuar me abuzime në vlerën e kartës për kohën e bisedës. Unë paguaj psh 300 lekë kohë bisede, por flas vetëm për 150 lekë kohë bisede. Troç, po na zhvasin dhe askush nuk ndërhyn edhe pse ankohemi për këtë vjedhje publike.
Dritan Belo
Kjo vjedhje e unifikuar mes të katërta kompanive celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus” duhet të marrë fund. Është detyrë e qeverisë shqiptare që të nis kontrollin dhe të frenoj këtë abuzim. Nuk kemi gjetur asnjë mbështetje deri tani, përkundrazi jemi shpërfillur, sikur të jemi ne hajdutët dhe jo kompanitë celulare “AMC, “Vodafon”, “Eagle” dhe “Plus”. Është skandaloze, që të paguash 1 mijë lekë kohë bisedë dhe të bisedosh vetëm 600 ose 700 lekë! Nga: Përparim Halili

Antenat celulare, prej 12 vjetësh “prodhojnë” 23% të rasteve të kancerit tek njerëzit

Antenat celulare, prej 12 vjetësh “prodhojnë” 23% të rasteve të kancerit tek njerëzit









Tashmë janë dy palë të përfshira në konflikt interesi, në lidhje me antenat celulare: nga njëra anë janë katër kompanitë “AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus”, të cilat synojnë të fitojnë sa më shumë prej shërbimit telefonik që kanë instaluar në Shqipëri dhe nga ana tjetër, janë qytetarët e sulmuar prej këtyre kompanive me antenat e vendosura pranë qendrave të banimit, të cilët kundërshtojnë vendosjen e tyre brenda mjediseve ku ata banojnë, mbasi janë dëmtuese dhe madje në shumë raste shkatërruese të shëndetit, me pasojë fatale për jetën. Lidhur me këtë realitet tronditës për jetën e shqiptarëve, të ofruar prej qeverisë nëpërmjet kompanive celulare, prononcohet dhe mjeku specialist, Vladimir Kumaraku:

- Gazeta “SOT” po trajton rrezikun prej antenave celulare, duke i konsideruar “vrasëse” të jetës, cili është qëndrimi juaj për këtë apel që po bëjmë?
Më vjen shumë keq, këtë apel që po bën gazeta “SOT”, nuk po e bën gjithë media dhe shoqëria civile shqiptare. Unë i bashkohem këtij apeli aktual të gazetës “SOT”, duke e bërë shqetësimin pjesë të qëndrimit tim, si qytetar dhe si mjek, por dhe të kolegëve, të shqiptarëve e bashkëqytetarëve të mi. Kemi të bëjmë me një shqetësim të madh social e jetik. Pse? Sepse antenat janë një rrezik potencial shkatërrues i përhershëm për shëndetin e njeriut. Si mjek, kërkoj që shteti të ndërhyjë urgjent, mbasi po bëhet palë në një krim të shkaktuar prej këtyre kompanive, të cilat “vrasin” jetë shqiptarësh, për të shtuar fitimet e tyre. Po kështu, nisur prej faktit që antenat celulare dhe jo vetëm ato, nuk prodhojnë shëndet të pastër për njerëzit, por ndotje shumë të rëndë, kërkoj që vendosja e antenave celulare të bëhet larg qendrave të banuara dhe larg gjithë mjediseve publike, duke respektuar distancat e instalimit dhe parametrat e lejuar rrezatues të tyre. Këtë gjë, katër kompanitë celulare që veprojnë në Shqipëri “AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus” nuk po e respektojnë as në aspektin e standardit të mbrojtjes mjedisore, as në detyrimin e largësisë së instalimit të antenave, as në bashkëveprimin me komunitetin, i cili është faktor kryesor vendim-marrës në këtë proces dhe as ankesat e qytetarëve, as në përputhje me “hartën” e përcaktuar prej pushtetit lokal. Madje mund të them se në qarkun Berat ku unë jetoj dhe punoj si mjek, pushteti lokal nuk përfillet fare në këtë aspekt.
- Disa mjekë e specialistë të fushës së rrezatimeve radioaktive, deklarojnë që këto antena nuk kanë rrezik për shëndetin, ju si mendoni?
Alarmi që shkaktojnë antenat celulare është fakti që këto antena, kanë rrezatim jonizues dhe radioaktiv të çliruar në mjedisin ku ato ndodhen, rrezatim ky që shkakton “vrasje” të jetës së njerëzve, të kafshëve, ndotje të rëndë të mjedisit si bimësinë, ujin, tokën dhe shkatërrim të oksigjenit. Edhe pse ky alarm, kalohet në heshtje prej institucioneve shtetërore të mjedisit dhe shëndetësisë, në fakt është një realitet që ekziston dhe vepron, duke shkaktuar qindra pacientë në vit me kancer, pa llogaritur mijëra të tjerë që rezultojnë me pasoja të shumta në organizëm që nga gjaku, mushkëritë, kockat, tensioni, mëlçia e deri në sistemin nervor. Ata që i thonë vetes mjekë e specialistë rrezatimesh radioaktive dhe që deklarojnë publikisht, se antenat celulare nuk shkaktojnë dëmtime të shëndetit dhe rrezikim të jetës, nuk thonë të vërtetën. Ata bëhen palë me kompanitë në fshehjen e efekteve shkatërruese që krijojnë antenat celulare. Këta “modele” mjekësh e specialistësh të fushës fizike-biologjike-kimike-radioaktive që deklarohen kështu, dihet se përse bëhen aleatë me kompanitë celulare dhe me institucionet e shëndetit publik e ato shtetërore, që kanë përgjegjësi kontrolli e parandalimi të kësaj masakre shëndetësore. Por ka një institucion qendror botëror, që quhet OBSH, prej të cilës janë përcaktuar standarde në lidhje me instalimin dhe përdorimin e antenave celulare me kuota të nivelesh të fuqisë së rrezatimit radioaktiv, jonizues e jo-jonizues. Tashmë e dinë të gjithë mjekët, specialistët e fushës së radioaktivitetit, ministria e Mjedisit, ministria e Shëndetësisë, agjencitë rajonale të mjedisit në pushtetin lokal dhe vetë kompanitë celulare, që vlerat e lejuara nga OBSH janë në masën 10 Ë për 1 m2. Nëse kjo masë kalohet edhe me 00000.1% atëherë kemi shkatërrim të organizmit dhe jetës së njeriut. Në fakt, pavarësisht raportit kualifikues e publikues të kompanive, vlera reale e antenave të vendosura në Tiranë e në rrethe është e tillë: sistemi komunikimeve të lëvizshme, nëpërmjet frekuencave E-GSM 900MHz, GSM, 1800MHz dhe UMTS 2100MHz e kalon normën 10 Ë për 1 m2. .Unë personalisht dhe të gjithë ata që janë specialistë të fushës për të cilën po flasim, nuk ka asnjë dyshim që e kuptojnë mirë se çfarë do të thotë kjo fuqi rrezatuese, që shpërndahet prej antenave celulare në mjedisin e banuar, si valë e padukshme, por që në fakt shkatërron oksigjenin dhe jetën e njerëzve e të gjithçkaje. Vetëm një fakt: nga antenat celulare që janë majë pallateve dhe në zonat ku janë burimet ujore që furnizojnë qendrat e banuara, ndotja e ujit rritet me 29% ndotje me pasojë rrezatim radiokativ, që do të thotë: vrasje e shëndetit.
- Nëse ju do të ishit në krye të një institucioni mjedisor, çfarë do të bënit?
Së pari do të denoncoja publikisht këtë situatë skandaloze. Së dyti do të jepja provën e parë të guximit si mjek për të ndaluar këtë masakër shëndetësore të shkaktuar prej antenave, që në gjuhën tonë quhen “vrasëse të padukshme e të pazhurmëshme”. Së treti, do jepja shembullin e parë për të larguar forcërisht këto antena nga mjediset e banuara.
Kanceri nga antenat, realitet alarmant në Shqipëri
Në Ditën Botërore të Luftës kundër kancerit, mjekët dhe institucionet shëndetësore shqiptare dhanë alarmin, duke theksuar se përhapja e kësaj sëmundje në vendin tonë ka kapur shifra stratosferike. Sipas statistikave zyrtare, viti 2012 u mbyll me afro 7 mijë raste të reja kanceri, ku 2500 prej tyre i përkasin vetëm qarkut të Tiranës. Sipas institucioneve shtetërore të shëndetësisë, shkaqet e shtimit të sëmundjeve të kancerit janë obeziteti, ndotja, pirja e duhanit apo alkoolit. Por mjekët, si të ishin në gjuhë mirëkuptimi me kompanitë celulare dhe me Ministrinë e Mjedisit, nuk përmendën faktin që një nga shkaqet kryesore të kancerit masiv në Shqipëri janë dhe antenat celulare. Edhe pse nuk bëhet publik, ka një realitet alarmant me kancerin që shkaktohet nga antenat celulare. Sipas evidencave të fshehura në dosjet e qendrave spitalore në Tiranë e në rrethe, por edhe sipas burimeve nga qendrat spitalore e klinike private, rezulton se antenat celulare, shkak i 23% të rasteve të kancerit në gjak, në tru, në kokë e mushkëri.
Kompanitë celulare nuk përfillin komunitetin
Që të kryesh një shërbim telefonik me antena celulare në Shqipëri, sipas ligjit në fuqi, duhet që së pari të nisësh, të zhvillosh dhe të konkludosh komunikimin e detyrueshëm me komunitetin. Kompanitë celulare AMC”, “Vodafon”, Eagle” dhe “Plus” kanë detyrim të plotë ligjor që përpara se të nisin përgatitjen e raportit te VNM-së për projektin e instalimit të një antene celulare në mjedis publike, brenda, pranë ose afër një zone të banuar, duhet të marrim miratimin e banorëve, ose kategorive të tjera sociale që gjenden në këtë zonë ku do të vendoset antena. Mbështetur në VKM Nr. 805, datë 04.12.2003, kur projekti në vlerësim klasifikohet në listën e veprimtarive që ndikojnë në mjedis, në baze te VKM, nr.994, datë 02.07.2008 “Për tërheqjen e mendimit te publikut në vendimmarrje për
Mjedisin”, ministria e Mjedisit nëpërmjet Agjencisë rajonale, duhet të sigurojë pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje, duke zbatuar këto procedura:
a. Brenda 5 ditëve pas marrjes së kërkesës nga ARM-ja për t’u pajisur me leje mjedisi, i kërkon Kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, ku do të zbatohet projekti, të organizojë diskutimin me publikun e ndikuar.
b. Dërgon në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore dokumentat e projektit, a të veprimtarisë, për t’ ia vënë në dispozicion publikut.
d. Njësia e qeverisjes vendore dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, me mjetet e mundësitë, që kanë, njoftojnë publikun e ndikuar, brenda 5 ditëve.
e. Njoftimi hartohet me shkrim dhe publikohet vazhdimisht gjatë 20 ditëve, pa ndërprerje:
1. në radio e tv vendore;
2. në faqen e internetit të organit;
3. në botime apo publikime të përditshme apo periodike, nëse është e mundur;
4. detyrimisht në tabelën e njoftimeve të njësisë të qeverisjes vendore.
Sipas bisedave që kemi bërë me banorët dhe me njësi të pushtetit lokal në disa rrethe të vendit, ky ligj nuk zbatohet, kjo procedurë bëhet formalisht në zyrat e pushtetit qendror me letra fiktive, duke mbledhur deklarata false të komunitetit. Intervistoi: Përparim Halili

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...