Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/27

Muzafer Korkuti: Shqipja standarde nuk do të preket, “polici gjuhësore” dhe për ruajtjen e saj

Muzafer Korkuti: Shqipja standarde nuk do të preket, “polici gjuhësore” dhe për ruajtjen e saj
Akademiku Muzafer Korkuti është kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i cili vjen në këtë post pas atij në nënkryetarit që ishte për 4 vite. Gjatë kohës kur ka qenë nënkryetar i ASH-së, prof. Muzafer Korkuti ka qenë një ndër zërat më opozitar, i cili ka folur hapur për problemet e mëdha të ASH apo dhe ato që dolën gjatë manifestimit të 100 -vjetorit të Pavarësisë. Dy ditë pasi u zgjodh kryetar i saj, prof. Korkuti tregon se emergjente është rikthimi pranë Akademisë i 4 Instituteve, ai i Historisë, i Gjuhësisë e Letërsisë, i Arkeologjisë, i Kulturës Popullore, që sipas tij janë thelbësor për punën e ASH. Në intervistën dhënë për gazetën, kryetari i ri i Akademisë pranon se ky institucion është politizuar ndër vite, dhe tregon se tashmë ASH duhet të kërkojë pavarësi politike dhe ekonomike, që do ti shërbejë shumë kërkimit shkencor.
-Dy ditë më parë ju u zgjodhët kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Cilat janë hapat e para që ju do të nisni në drejtim të punës suaj?
Për 4 vjet unë kam qenë në funksionin e nënkryetarit të ASH dhe ne kemi punuar si staf akademik, mbështetemi mbi punën dhe përvojën që kemi punuar në katër vjet. Por natyrisht kjo na mëson dhe çfarë duhet të bëjmë në 4 vitet e ardhshme. Siç e kam vënë dhe në platformën ku konkurron çdo kandidat, në gjërat kryesore që unë jam përqendruar vëmendja ime është në rritjen e nivelit shkencor të të gjitha veprimtarive. Kur them këtë kam parasysh botimet e ASH, që është dhe objekti kryesor i punës së Akademisë. Ne kemi botuar sipas mundësive që kemi pasur, herë më shumë dhe herë më pak, por çështja e mbështetjes financiare mbetet. Çështja themelore për ne mbetet cilësia e botimeve shkencore, është prioritet. Në dy drejtime duhet parë cilësia, por jo rastësia të çojë te tema, por të ketë një ecuri të logjikshme të problemeve që trajtohen, më pas mbështetja dokumentare e temave, dhe duhet të preferojmë temat e tipit monografik, studime afatgjata dhe të thella. Kjo jo vetëm se çon në rritjen e cilësisë, por ka dhe një vlerë tjetër, që të mënjanojnë studiuesin nga pikëpamjet politike të momentit. Pra një studim i thellë nuk mund të bjerë lehtë në politizim, sepse humbet thelbin, dhe kjo duhet të jetë një nga drejtimet, që nuk mund të arrihet menjëherë, por gjithnjë duhet të jetë në plan të parë të veprimtarisë së ASH. Nga përvoja e këtyre viteve mua më ka shqetësuar shumë kjo gjë. E kam theksuar jo pak se në drejtimin e ASH do të kërkohet pavarësi dhe mbështetje financiare. Një studim i thelluar, i dokumentuar, i shpëton influencave politike. Nuk mund të kesh studim serioz të influencuar nga pikëpamjet politike.
-Në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës prej disa vitesh funksion një Këshill Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, i cili ka zhvilluar disa takime mes gjuhëtarëve. Ndërsa debati mbi drejtshkrimin e gjuhës shqipe ka sjellë jo pak reagime, cili do të jetë qëndrimi juaj në lidhje me kërkesën për të pasur ndryshime?
Që nga viti i kaluar, por dhe gjatë këtij viti është arritur në një mendim më të pranueshëm, që shqipja standarde është pranuar nga të gjithë, që me Kongresin e Drejtshkrimit të 1972 është arritur këtu. Sot ne duhet të zbatojmë standardin, kjo është detyra jonë. Këtë duhet ta bëjë arsimi, shkolla, shtypi, etj, duhet ta zbatojnë, siç ishte dhe deklarata e kryeministrit të ardhshëm, që duhet të ketë redaktorë gjuhësorë, por të ketë dhe korrektorë. Unë jam bashkuar me mendimin e prof. Jorgo Bulos, që deklarata e zotit Edi Rama i dha fund anarshisë në gjuhë. Ti zotëri sot do të zbatosh standardin, shkenca do të ecë. Këshilli Ndërakademik do ta studiojë gjuhën shqipe, ashtu si do të ketë dhe të tjerë studime si në fushën e historisë, etj, por shqipja standarde nuk do të preket dhe rëndësi ka që standardi të zbatohet. Në këtë ç’rregullsi që ka sot dhe në këtë liri të tepruar që ka secili për të shkruar duhet të ketë dhe kontroll.
-Pohuat se shqipja standarde nuk duhet të preket, kërkoni dhe kontroll në zbatimin e saj. Sipas jush, si duhet të jetë ky kontroll për gjuhën?
Instituti i Gjuhësisë që para 5-6 vitesh ka bërë projekt për një “polici gjuhësore”. Pse ju jeni të shqetësuar, që një ndërtim pa leje prish urbanistikën, dhe kur prish gjuhën shkruan si të duash ti? Cënon gjënë më themelore të kombit dhe unë të mos mbaj qëndrim? Jo. Duhet mbajtur qëndrim. Duhet patjetër që të ketë “polici gjuhësore”, kjo kërkesë është bërë me kohë. Për financat ka kontrolle nëse ka shkelje, vjen kontrolli dhe nuk të lejon, ka ligje, ndërsa me gjuhën mund të bësh ç’të duash? Gjuha është e shenjtë për çdo komb. Në çdo institucion siç duhet të ketë redaktorë duhet të ketë dhe një grup tjetër, që mund ta quajmë polici gjuhësore. Ky grup do të bëjë kontrolle dhe duhet të gjobisë nëse nuk zbatohet standardi, por dhe me masa të tjera. Askush nuk ka të drejtë që të mos zbatojë shqipen standarde. Të gjithë shtetet kanë rregulla, pse të mos i kemi dhe ne.
-Një tjetër debat që përfshiu studiuesit dhe historianët kanë qenë dhe ndryshimet në historinë e Shqipërisë. Cili do të jetë qëndrimi juaj edhe për këtë çështje?
Nuk doja të futesha në hollësira të tematikës. Kjo është një proces i gjatë dhe procesi të çon në rezultate. Nuk flasim për gjëra imediate. Nëse në atë tematikë që ka sot Instituti i Historisë ka bërë një studim fondamental dhe të mbështetur, kjo është rruga, pra çdo gjë e thelluar në studime dhe baza shkencore, ky është modeli.
-Reforma në Akademinë e Shkencave dhe kërkimin shkencor që u ndërmor 5-6 vjet më parë, nisi me krijimin e një komisioni qeveritar, nën drejtimin e z. Myqerem Tafaj. I përbërë nga një staf i gjerë profesorësh e specialistësh të fushave të ndryshme, të cilat në grupe pune e sipas fushave, bënë diskutime e tërhoqën mendimin nga shumë institucione e stafe akademike, por vendimet që u morën nga qeveria për riorganizimin e kërkimit shkencor ishin krejt tjetër nga sa ishte sugjeruar e propozuar nga specialistët. Sa ka ndikuar kjo në gjendjen që ka sot ASH, ku u shkëputen dhe institutet?
Pas një diskutimi shumë të gjerë që diskutoi atëherë komisioni që u mor me reformën në ASH dhe me shkencën në tërësi, arriti në konkluzione shumë të mira, dhe e kam thënë dhe më parë se për fat të keq nuk u zbatua asnjë nga porositë e specialistëve. Ky ka qenë defekti i asaj reforme. Tani pas 4 vitesh kjo reformë që u ndërmor tregoi se ka defekte, ku para 3-4 muajve dhe ata vetë e kuptuan. Sot, këtë po e kuptojnë dhe hartuesit e zbatuesit e reformës. Para disa kohësh qeveria mori vendim që Instituti i Fizikës Bërthamore të shkëputet nga Fakulteti i Shkencave dhe t’i japë status të veçantë. Por koha tregoi se ASH nuk mund të funksionojë pa institutet. Nuk e kam fjalën që të krijojmë po atë numër me 14 institute si dikur, por duke parë dhe duke vepruar, për të krijuar atë që është më emergjente.
-Me cilësinë e kryetarit të Akademisë së Shkencave, cilët janë institutet që ju i cilësoni si emergjente që të jenë në ASH?
Mendoj se janë Instituti i Historisë, i Gjuhësisë e Letërsisë, i Arkeologjisë, i Kulturës Popullore. Me këtë duhet të merret dhe Akademia, pasi këto janë pjesë të çdo kombi.
-Keni qenë nënkryetar i Akademisë së Shkencave, në shumë raste keni qenë dhe zëri më kundërshtues ndaj vendimeve apo politikave që ka ndjekur qeveria e mëparshme dhe jo vetëm në drejtim të ASH?
Pas heqjes së instituteve nga ASH, defekti më i madh ka qenë me fondet për ASH, pas kësaj Akademia nuk pati shumë mundësi për misionin e saj. Ne kishim dëshirë që pas botimit të Enciklopedisë në tre vëllime, për ti shërbyer opinionit të huaj që të bëhej një vëllim për Enciklopedinë me një material që përshtatej me lexuesin e huaj, të ishte në anglisht, por ne nuk kishim mundësi financiare që ta bënim këtë gjë. E theksoj këtë, sepse ishte një kërkesë për ti dhënë përgjigje Enciklopedisë Maqedonase apo dhe Enciklopedive të tjera. Prandaj botime të tilla si në gjuhën shqipe apo dhe në gjuhën e huaj janë po aq të rëndësishme. Ne sot kemi vetëm një revistë që del për shkencat teknike me numër të kufizuar dhe “Studio Albanika”, që del në frëngjisht dhe “ISBN” në anglisht. Këto janë të pamjaftueshme, është e domosdoshme që një shtet i vogël të botojë dhe në gjuhë të huaj. Dhe kur ishte 100-vjetori ne nuk patëm mundësi të realizonim disa botime, ndërsa qeveria i dha buxhet dhe Federatës “Vatra”. Qëndrimi i një qeverie ndaj Akademisë së Shkencave shihet në mbështetjen që i jep kërkimit shkencor, çfarë i jep. Pikërisht shembulli i 100-vjetorit kur mbështeti “Vatrën” me një shumë të konsiderueshme dhe në Akademinë e Shkencave nuk dha gjë, ky është një fakt që tregoi mbështetjen që i pat bërë qeveria ASH, tregoi qëndrimin dhe vlerësimin. Jo vetëm kjo, por dhe heqja e instituteve nga ASH ishin dëmet më të mëdha që iu bë ASH nga qeveria e mëparshme.
-Sipas jush si ka qenë deri më tani bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Kosovës dhe si do të vijojë?
Do të kemi bashkëpunim të ngushtë. Ka disa rezultate, por është e domosdoshme që mes dy akademive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës të përmirësohet ky bashkëpunim. Deri tani nuk ka qenë sa duhet dhe ka çështje që bashkëpunimi mes dy Akademive duhet të shkojë më mirë.
-Gjatë këtyre viteve ndaj ASH jo pak akuza ka pasur për punën që ka bërë. Si e komentoni këtë?
ASH është e Shqipërisë dhe lavdinë e saj ajo e ka fituar me historinë, nuk shikohet në një kohë të shkurtër. Kur flasim për kërkimet albanologjike shqiptare duhet ta nisim që kur filluan, Instituti i Shkencave më 1946 madje dhe më herët. Ne duhet të shikojmë ecurinë e saj, dhe nuk duhet të gjykojmë vetëm 4 vitet që kaluan. Intervistoi: Julia Vrapi

Faktorët e zhvilimit dhe devijimit të personalitetit tek njeriu


Mirësjellja konsiderohet ndër faktorët e tjerë të zhvillimit të personalitetit të njeriut. Njeriu është krijesa e vetme e cila duke kryer vepra dhe sjellje të mira mund të ndërtojë një personalitet të lartë. Në të vërtetë vepra e mirë ashtu si besimi është factor ngritës i cili e mbron njeriun nga devijimi në personalitet duke e ngritur në pozitë dhe gradë më të lartë.

Njeriu është krijesa më aftësi të shumta që mund të priret edhe drejt të këqijave por edhe drejt të mirave. Si rrjedhim njeriu e ka këtë mundësi që të bëhet më i mirë se engjujt por edhe më i keq se kafshët. Kur’ani famëlartë ka prezantuar disa faza dhe element për zhvillimin dhe lulëzimin e aftësive dhe kapaciteteve të njeriut të cilat mund të shërbejnë si shkallë ngritëse më afër Krijuesit. Këto faktorë largojnë pengesat e zhvillimit dhe ngritjes së njeriut dhe mundësojnë lulëzimin dhe shpalosjen e aftësive që fshihen brenda tij.
Një nga faktorët e zhvillimit dhe ngritjes së njeriut është besimi në Zot. Njeriu mund të shpalosë aftësitë e tij të brendshme dhe të fillojë lëvizjen drejt zhvillimit vetëm atëherë kur të zbukurohet me dritën e besimit. Në ajete të ndryshme të Kur’anit është vënë theksi mbi rolin konstruktiv të besimit në zhvillimin e personalitetit të njeriut dhe besimi është cilësuar si factor i zhvillimit dhe ngritjes së njeriut. All-llahu Fuqiplotë në ajetin 186 të sures Bekare, thotë: “ E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”.
Ndërsa në ajetin 11 të sures Muxhadele thotë: “ …. All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni”.
Haxheh Nasiruddin Tusi, dijetar Iranian, imanin e shpjegon si besim, qoftë ai besim në Krijuesin e gjithësisë, jetën pas vdekjes, shpalljen apo në ndonjë shenjtëri tjetër.
Është interesant fakti që besimet e shenjta dhe në vecanti besimi në Zot ka ndikim të mrekullueshëm në shpirtin dhe mendjen e njeriut. Besimi njeriut i shton forcën e durimit, shton fuqinë dhe shpirtin e bujarisë dhe shpresës, freskon dhe e bën të lumtur jetën, largon shqetësimin dhe qetëson zemrën e njeriut. Edhe në kur’anin famëlartë është porositur që duke përmendur dhe kujtuar Zotin, qetësoni zemrat tuaja.
Nëse i hedhim një vështrim jetës së disa Profetëve si Ibrahimi (as), Musai (as), Isai (as) dhe Muhammedi (savs) do të vërejmë që përballja e tyre me mosbesimin dhe devijimet e kohës ka rezultuar me fitoren e logjikës dhe bindjeve të tyre. Shkaku i fotres së Profetëve përballë mosbesimit ka qenë besimi i fortë i Profetëve që ka tërhequr drejt tyre ndjekës të shumtë. Madje në disa raste Profetët edhe me një numër të vogël ndjekësish kanë arritur që të dalin fitues përballë armikut shumë më të madh në numër. Ndër shembujt më konkret bashkëkohor të fitores së besimit përballë armikut është revolucioni islamik i Iranit. Besimi i palëkundur i popullit Iranian në një lider sic ishte Imam Khomeini (ra) u bë shkak për clirimin e Iranit Islamik nga sundimi i gjatë colonialist. Madje edhe në tetë vitet e luftës së imponuar nga regjimi i Sadamit kundër Iranit, luftëtarët Iranian me besim të palëkundur në All-llahun Fuqiplotë arritën që të mposhtin armikun e armatosur deri në dhëmbë.
Mirëpo dueht patur kujdes ndaj faktit që ashtu si besimi në Zot që ndihmon në ngritjen dhe zhvillimin e personalitetit të njeriut, mosbesimi con në shkatërrimin dhe rrënimin e personalitetit. All-llahu Fuqiplotë në ajetin 55 të sures Enfal, thotë: “ Krijesat më të dëmshme te All-llahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë ”. Kjo nënkupton se besimi në Zot nga njëra anë përcakton qëllimin e lëvizjes së drejtë dhe nga ana tjetër ndricon rrugën në të cillën duhet ecur. Si rrjedhim është e qartë se personi që nuk beson në All-llah, ai as e di qëllimin e as e njeh rrugën. Nga pikëpamja e Kur’anit, besimi nuk është vetëm me kuptimin e shprehjes vetëm me gojë të ekzistencës së Zotit Një dhe të Vetëm por ai duhet të shoqërohet me dorëzim të plotë përballë urdhrave Hyjnore. Në Kur’an, ata të cilët shprehin besimin kurse në praktikë nuk dorëzhen përballë urdhrave të Zotit, janë cilësuar jobesimtarë. All-llahu Fuqiplotë në ajetin 14 të sures Neml, në lidhje me hipokrizinë e Faraonit dhe popullit të tij thekson se ata në brendi besonin që mrekullitë e hz. Musait (as) si shkopi dhe gjarpëri ishin nga Zoti, mirëpo ata asnjëherë nuk u dorëzuan dhe nuk e pranuan një gjë të këtillë.
Gjha dhe zemra e të cilit nuk janë një në fenë islame konsiderohet hipokrit, ndërsa hipokriti nuk posedon shpirt dhe mendje të shëndoshë. Ndër fatkeqësitë më të mëdha me të cilat mund të përballet një shoëri është humbja e besimit ndaj njëri-tjetrit ndërsa shkaktari kryesor i një atmosphere të këtillë është dyftyrësia në fjalë dhe vepra. Njerëzit që fjlasin ndryshe dhe veprojnë ndryshme asnjëherë nuk mund ti besojnë njëri-tjetrit dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në halle dhe problem. Problemet e shoqërive të ndryshme në ditët tona dhe në vecanti në shoqëritë perëndimore janë rezultat i mungesës së besimit të vërtetë në Zot. Mungesa e besimit ua ka humbur qëllimin e drejtë të jetës këtyre njerëzve. Në kushte të këtilla njeriu vepron gjithcka duke mos nguruar të bëjë imoralitet dhe krime nga më të ndryshmet. Gazeta amerikane Uashington Post në një raport ka njoftuar se niveli i krimeve në SHBA është njëzetfish më i lartë se në vendet e tjera të përparuara të botës. Lajmet e fundit tregojnë se një i ri 22 vjecar amerikan gjatë një sulmi të armatosur në një shkollë fillore në Nju Toun në SHBA vrau 27 fëmijë dhe mësuesen e tyre. Padyshim edhe fëmijët e tjera të mbijetuar që ishin dëshmitar të një tmerri të këtillë, për vite me radhë nuk do të clirohet nga tmerri që i ka kapluar nga skena në fjalë. Krimet e këtilla nuk mund të jenë gjë tjetër përvec se mungesë e besimit në Zot dhe mosnjohje me qëllimin e krijimit dhe ardhjes në këtë jetë.
Ekspertët dhe dijetarët janë të mendimit se fenomeni i vrasjeve nëpër shkollat amerikane është rezultat i ndarjes së fesë nga mësimi dhe mungesa e besimit tek njerëzit. Mike Huckabee, ish kandidat presidencial në SHBA ka theksuar se vrasja e rreth 30 fëmijëve në një shkollë në Amerikë është rezultat i mungesës së mësimit fetar nëpër shkolla.
Një aspect tjetër i shkëlqyeshëm i njeriut është fuqia e të menduarit. Mendimi është ndër faktorët shumë të rëndësishëm në zhvillimin dhe ngritjen e njeriut në grada të larta. Duhet bërë përpjekje në kultivimin e mendjes dhe logjikës sepse kjo dhunti Hyjnore mund të luajë rol kyc në lulëzimin dhe ngritjen e njeriut në gradat më të larta. Në transmetime të ndryshme thuhet se cdokush që ka mendime labile ai mashtrohet shumë lehtë. Një ndër begatitë më të mëdha që All-llahu Fuqiplotë i ka dhuruar njeriut është fuqia e të menduarit, perceptimit të së vërtetës, zbulimit të sekreteve dhe bukurive të gjithësisë dhe kuptimit të madhështisë së gjithësisë dhe Krijuesit të saj dhe njohjes së vetvetes. Mendja dhe logjike kanë pozitë aq të lartë në fenë Islame saqë vlera e një ore mendimi dhe meditimi është caktuar si e barabartë me 70 vite adhurim dhe lutje. Shkenca dhe teknologjia që të cilën ne e posedojmë në ditët tona është rezultat i mendimit dhe logjikës së njerëzve të cilët kanë zbuluar secrete të shumta që fshihen në gjithësi. Mirëpo, shkenca dhe teknologjia të cilën e shikojmë është vetëm një pjesë e vogël e oqeanit të pafund të sekreteve që fshihen në gjithësi. Shumica e dijetarëve të botës në mesin e të cilëve edhe Abu Ali Sina (Avi Cena) kanë pohuar se shumica e arritjeve të tyre shkencore është rezultat i meditimit dhe thellimit në mendime. Nuk dyshim që nëse fuqia e mendimit dhe logjikës së njeriut orientohet në drejtimin e duhur, ajo mund të jetë në shërbim të zhvillimit dhe progresit të të gjithë njerëzimit.
Zhvillimi dhe progresi mund të arrihen vetëm me vullnet dhe punë dhe përderisa nuk ekziston vullneti dhe dëshira nuk do të ketë as shkencë e as dije të dobishme. Pra njeriu duhet vazhdimisht të mësojë, fitojë dije dhe me vigjilencë të hedh hapa në rrugën e jetës sepse cdo lëvizje pa dije dhe vigjilencë con në terr dhe devijim. Ndikimi i shkencës dhe dijes është aq i madh në zhvillimin dhe ngritjen e njeriut saë Kur’ani famëlartë informimin e ka cilësuar si faktorëin kyc të epërsisë së njeriut ndaj engjujve. Hz. Aliu (as) thotë: “ Dija njeriun e pavlerë e nre në gradat më të larta ndërsa mosdija njeriu më të ngritur e ul në gradat më të ulëta”.
Mirësjellja konsiderohet ndër faktorët e tjerë të zhvillimit të personalitetit të njeriut. Njeriu është krijesa e vetme e cila duke kryer vepra dhe sjellje të mira mund të ndërtojë një personalitet të lartë. Në të vërtetë vepra e mirë ashtu si besimi është factor ngritës i cili e mbron njeriun nga devijimi në personalitet duke e ngritur në pozitë dhe gradë më të lartë. Kur’ani famëlartë në ajetin 75 të sures Nahl ka përmendur rolin konstruktiv të veprave dhe ndikimin e tyre në jetën e kësaj botë për njeriun duke thënë: “ Cdokush që kryen ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, në kohën kur është besimtar, ne atë e mbajmë gjallë në një jetë të pastër dhe ua japim shpërblimin për punët më të vlefshme që kryejnë”. (numri i ajetit është gabim….rregulloni)

Shkrimtari i librit të parë për mësimin e gjuhës shqipe në Iran: Shqipëria ka lidhje të thellë me kulturën iraniane

Teheran – IRIB Vahid Parastesh, shkrimtari i librit të parë për mësimin e gjuhës shqipe në Iran, flet për lidhjen e thellë mes Iranit dhe Shqipërisë dhe të përbashkëtat gjuhësore mes gjuhës shqipe dhe asaj perse.

Shkrimtari i librit të parë për mësimin e gjuhës shqipe në Iran: Shqipëria ka lidhje të thellë me kulturën iraniane

Sipas një raporti të radios shqiptare të IRIB, z. Parastesh i cili po përpunon një tjetër libër kushtuar Ballkanit të quajtur “ Fati i Kosovës” pasi vuri në dukje se në bazë të arkeologëve shqiptarët përbëjnë popullin me racën më origjinale në rajonin e Ballkanit, tha se futja e islamit dhe ndikimi i tij në Shqipëri ka krijuar kushtet për zgjerimin e poezisë dhe gjuhës perse tek shqiptarët. Si shembull për të treguar ndikimin e madh të kulturës dhe letërsisë perse tek shqiptarët, z. Parastesh foli për organizimin e “ditës së verës”, ditës së Sulltan Nevruzit, mbi poezinë e Naim Frashërit, poetit mysliman dhe pers të gjuhës shqipe dhe për shumë fjalë të përbashkëta që ekzistojnë mes gjuhës perse dhe asaj shqipe, si dhe shumë shkrime dhe libra në gjuhën perse që gjenden në arkivën dhe bibliotekat e Shqipërisë. Z. Parastesh pasi rikujtoi se gjuha perse është shumë e përhapur dhe e njohur tek shqiptarët, foli për rëndësinë e radios shqiptare të – IRIB e cila është e vetmja urëlidhëse për përhapjen e kulturës dhe letërsisë perse tek shqiptarët. Shkrimtari i librit për mësimin e gjuhës shqipe në Iran lidhur me librin e tij thotë: Ky libër është i ndarë në tre pjesë që përfshin pjesën e mësimit të gjuhës, të flasësh shqip në 101 mësime dhe pjesa e tretë që përfshin fjalët e përbashkëta mes gjuhës perse dhe asaj shqipe si dhe fjalorin nga shqipja në persisht që përmbledh 1200 fjalë të përdorueshme. Në fund z. Parastesh tha se po punon për publikimin e dy veprave të tjera që janë “ Myslimanët e Ballkanit” libër që ka për qëllim prezantimin e myslimanëve në 10 vendet ballkanike dhe libri tjetër me titull “ Vuajtjet e Albanës” që përshkruan jetën e një vajze shqiptare nga Kosova e quajtur Albana përgjatë luftës së vitit 1990.

SHQIPJA DO TË FLITET PËRJETËSISHT


Pjesë e një studimi të ardhshëm gjuhësor mbi etimologjinë. Puna e Çabejt ishte vetëm fillimi. Shqipja do të shkojë aty ku e ka vendin. Neve na del detyrë ta lartngrejmë atë, që nesër të na lartngrejë ajo.



Duke qenë se gjuha është treguesi i vërtetë i ecurisë së një kombi, çdo shqiptari të ndershëm i del si detyrë themelore mirëmbajtja e gjuhës sonë të lashtë. Është koha e duhur që të krenohemi me gjuhën tonë, duke luftuar për t?i dhënë asaj vendin që meriton. Përmasat e saj të vërteta janë pluhurosur sot nga gremisjet e kohëve dhe gjenden mjerisht nën këmbët e ecurisë së disa kombeve evropiane dhe gjuhëve të tyre, ku këto të fundit mbahen për gjuhë të fisme. Por shumë shpejt historia e gjuhësisë do ta shohë të vërtetën në sy e ajo e ka emrin GJUHA SHQIPE.

Dega e gjuhësisë që studion prejardhjen e një fjale, ETIMOLOGJIA, nuk mund të bëjë dot pa Shqipen. Mjaft gjuhëtarë evropianë i kanë bishtnuar këtij fakti dhe sot nevojitet të bërit një ndryshim i madh në etimologji, për hir të së vërtetës. Gjithsesi, nuk kanë munguar gjuhëtarët që e kanë trajtuar rolin e shqipes në fjalëformime. Albanologë si Hahn, Vajgand, Majer, D?Anzheli, Myler, Zhak, Belushi, Falaski, Shuflaj, Kola, Çabej apo Demiraj kanë punuar, kush më shumë e kush më pak, në vazhdën e rilindasve shqiptarë, për të ngritur shqipen nga rrënojat mesjetare. Ka pasur debate shkencore, vazhdon të ketë dhe në të ardhmen debati do të bëhet betejë. Përfundimet janë të paparashikueshme, por një gjë dihet mirë: SHQIPJA DO TË FLITET PËRJETËSISHT !

Qëllimi parësor i këtij shkrimi është rritja e ndërgjegjësimit ndër shqiptarë për gjuhën e madhe që kemi folur e flasim. Si objekt, do të shohim disa rrënjë Shqipe në fjalë të huaja. Nuk do të përmendim këtu zëshmimin, rotacizmin a përngjashmimin për të lehtësuar gjuhën, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dëshmojmë pjesërisht se gjejmë gjurmë të shqipes në disa gjuhë të huaja. Sado i gjejmë sot shpesh mes nesh, ca edhe me tepri, italishtja, spanjishtja, gjermanishtja, anglishtja, rumanishtja, sllavishtja, greqishtja, turqishtja e latinishtja flasin një shqipe të heshtur. Historia tregon se fise ilire apo pellazge jetonin edhe në Italinë e sotme, veç Ballkanit, përshembull mesapët e japygët, ndërsa Herodoti përmend se venedikasit ishin me prejardhje ilire (Herodoti, pj.1, fq.196). Vërtet, venetët, paraardhësit e venedikasve mbajnë në emrin e tyre të lashtë fjalën e lashtë shqipe VEND, në dialekt VEN. Të jetë një rastësi? Ka shumë mundësi. Por edhe studiuesi Aristidh Kola pohon se ??shumë emra italianë sot tregojnë prejardhjen e tyre nga shqiptarët dhe? ilirët e lashtë përbënin hallkën lidhëse midis helenëve dhe romakëve.(?Arvanitasit?, A. Kola, fq. 231)?.

Në fakt, po të vëmë re fjalën italiane (dikur latine) GAMBA, do të shohim se ngjason disi me fjalën tonë KËMBË, në dialekt KAMBA. Gjithashtu, italianët i thonë GOLA fytit, ndërsa në Shqipe kemi fjalën GOJA, e cila duket më qartë në foljen INGOIARE të italishtes, që do të thotë GËLLTIS, FUS NË GOJË. Fjala MENTE e italishtes ngjason me fjalën MEND/MENDJE të Shqipes. Të jetë edhe kjo një rastësi? Por rastësi të tjera gjejmë edhe në shumë folje të italishtes, dikur të latinishtes. Kështu CREARE është e njëjta me foljen tonë KRIJOJ. Por ndërkohë që italianët kanë fjalën TESTA për kokën, sikurse latinët kanë CAPUT, shqipja ka fjalën KRYE, në dialekt KRE, që duket të jetë rrënja e vërtetë e fjalës së huaj CREARE. Njësoj ia nxjerrim kryet edhe foljes italiane LAVARE, që në shqip përputhet me foljen tonë të lashtë LAJ, me rrënjë LA-. Kujt t?ia ketë marrë kujt? Nuk e dimë, por shohim njëherë edhe foljen italiane DARE, që është JAP e Shqipes. Në kohën e kryer të thjeshtë folja jonë bën DHA, që është e njëjta rrënjë me italianen DA(-RE). Edhe folja APRIRE e italishtes bën HAP, në dialekt AP.

Pyesni veten, a ka mundësi që folja tjetër e italishtes LASCIARE [lexo: LASHARE] t?i jetë dhënë shqipes LËSHOJ? Duhet dyshuar se LËSHOJ e shqipes ka për rrënjë foljen LË. Po sikur të jetë e anasjellta? Edhe folja VESTIRE që i përgjigjet shqipes VESH, MBATH duket të ketë për rrënjë foljen tjetër të shqipes VË, në dialekt VE. Po kështu, një tjetër folje e italishtes, SMARRIRE (HUMBET, VYSHKET në shqip) duket të ketë foljen tone MARR (PRENDERE në italisht) në trup të saj, që i jep kuptimin HUMB DIÇKA, MARR NGA GJENDJA FILLESTARE. Këtu rastësitë rriten. Por sa rastësi gjejmë në fjalën latine VETERANUS që e paska prejardhjen nga VETER- dhe VETUS po të latinishtes, sipas fjalorit të njohur origjinë-shpjegues amerikan Merriam-Webster (botimi 1994). Edhe në shqip është fjala I VJETËR, porsi latinishtja VETER, por vitit në Shqip i thuhet VIT ose VJET, ç?ka formon edhe mbiemrin I VJETËR, kurse latinët e neolatinët kanë ANNUS për fjalën tonë VIT. Të tjera ?rastësi? gjejmë edhe në fjalët latine ANGUSTUS (- I NGUSHTË), ECCE (- QE, JA) e plot të tjera që nuk po i sjellim këtu.

Gjurmë të Shqipes gjenden edhe në mjaft emra krahinash apo vendesh në Italinë e sotme (se mos vetëm aty!). Rrethinat dhe qyteti i Barit në Itali, vendbanimi i japygëve dikur, është një fushë e tërë, dikur vetëm me? BAR. Aty nuk ka asnjë pllajë. Qyteti i Brindizit ndodhet sërish në bregdetin Adriatik. BRINDISI në italisht do të thotë DOLLI, por kemi përshtypjen që dollitë e kohëve të hershme nuk ngreheshin si sot, me gota apo shishe, por me BRI, ç?ka duket të jetë edhe rrënja e fjalës italiane për dollinë, BRINDISI. Si të shpjegohet fakti që në Itali gjendet një qytezë me emrin PULA (në Sardenjë) dhe por krejt njësoj gjendet edhe në bregdetin e Kroacisë, dikur dalmato-liburn (ilir). Për etimologjinë e qytetit të vjetër Trieste, Prof. Shaban Demiraj mendon se vjen nga bashkimi fjalor TREG-ËSHTË, dikur TRIEG-ESTE. Theksojmë këtu rolin tregtar që ka patur e ka ky qytet si pikë kyçe në Adriatik. Emërtimi TOSKANË që gjendet në Itali ngjason me atë TOSKËRI të Shqipes, ndërsa arsyetimin historik të kësaj pse-je e plotëson Prof. D?Anzheli.

Vullkani Etna në Siçili duket të ketë një emër të lashtë. Ky është një nga më vepruesit dhe nuk pushon edhe sot së shpërthyeri. Kur një trup është shumë i nxehtë, për të thuhet se KA ETJE, ËSHTË MJAFT I ETUR (që këtej dallohet dialekti E ETUNA, E ETNA). Rrënja ET e Shqipes formon edhe fjalë të tjera. Moria e fjalëve dyshkronjëshe e dytingujshe të Shqipes (si ERR, DHE, KA, PA, LË, VË, IK, etj.) sjellin zbulime aspak paqësore për gjuhët e sotme evropiane. Edhe fjala TERRORIST, aq e lakuar dhe ?e dashur? për veshët e sotëm botërorë, flet shqip! TERRORIST vjen nga latinishtja TERROR dhe TERR që do të thotë FRIKËSOJ. Por në Shqip është fjala TERR ose ERRËSIRË, që kanë rrënjë të përbashkët ERR. Kjo folje shqipe ka edhe kuptimin MBYLL, PRISH, DËMTOJ, NXIJ e gjëra frikësuese si këto, pikërisht dalluese për një? terrorist. Ndalemi këtu me italishten për shkak nxënësie, por gjurmë të shqipes gjejmë edhe në emra kafshësh, vendesh, sendesh dhe gjiri fisnor.

Latinishtja, gjithsesi ruhet ende më mirë në gjuhën spanjolle. Fjala spanjolle TREQUE [lexo TREKE] përkthehet TREG, SHKËMBIM, ndërkohë që fjala e zakonshme spanjolle për tregun është MERCADO. Spanjollët u thonë buzëve BOZO, ndërsa vajzës CHICA [ lexo ÇIKA], ashtu si një dialekt i yni që i thotë vajzës ÇIKË/-A?. Ndërkohë që në spanjisht ngjyrës së bardhë i thonë BLANCO, pulëbardhës i thonë PARDELA. Nga gjuhësia shohim se bashkëtingëllorja buzore P është e njëjtë me atë B, me përjashtim të zërit. Njësoj ndodh edhe me ato dhëmbore D e DH, nga ku rrjedh se PARDELA (në shqip PULËBARDHË) është e njëjta gjë me BARDHELA. Në spanjisht gjendet fjala MAS, që i përgjigjet shqipes MË, në dialekt MA. Kjo ?rastësi? spanjolle ka të njëjtat kuptime që ka edhe fjala shqipe. Ajo përdoret edhe si ndajfolje, edhe si pjesëz formuese e shkallëve të mbiemrit, njësoj si në Shqip. Sasia e fjalëve të spanjishtes që kanë lidhje me shqipen është krejtësisht e shpjegueshme sikur gjuhëtarët e historianët të marrin parasysh teorinë pellazgjike. Ndër të tjera, ajo thotë se ka pasur lëvizje pellazgësh nga trojet tona për në gadishullin Iberik të sotëm, ku një pjesë u ngul aty dhe një tjetër vërshoi drejt Britanisë së sotme (shih Kola dhe D?Anzheli).

Për të mbërritur te gjuha angleze, parathuhet se kjo është e formuar nga një sasi gjuhësh (kelte, gjermanike, nordike, frënge, etj.). Duke pasur gjurmë të latinishtes, në anglisht gjejmë lehtësisht fjalë që përmbajnë rrënjë të shqipes. Po përveç këtyre, gjenden edhe fjalë të tjera larg latinizmave e krejtësisht të ngjashme me shqipen. Demit apo buallit (në dialekt BULL) anglezët i thonë BULL, ndërsa LOPES (apo KAUT) i thonë COW [lexo KAU]?. Fjala VDEKJE haset në dialekt edhe DEKË, DEKA, kurse në anglisht gjendet si DEATH [lexo DETH]. A mund të jetë një rastësi që folja CRY e anglishtes është e njëjtë me QAJ të Shqipes? Po ta zbërthejmë, folja QAJ, siç e ruan gegërishtja, bëhet KLAJ dhe folja angleze CRY lexohet KRAJ. Njësoj gjejmë foljen KNOW [lexo NOU] që do të thotë NJOH dhe foljen SEE [lexo SI] që përkthehet SHOH (krahaso SHIH). Kështu vijojnë edhe folje si STRETCH [lexo STREÇ] që përkthehet SHTRIQ, SHTRIQEM. Gati të gjitha fjalët e lartpërmendura të anglishtes nuk hasen në gjuhët neolatine. Sërish, ndalemi këtu me anglishten.

Por edhe në gjermanisht, si një nga gjuhët e trungut të ashtuquajtur indoevropian dhe që ka formuar edhe gjuhën angleze, gjejmë fjalë si MILCH që është QUMËSHTI në Shqip. Në fakt, ky ushqim është pikërisht ai që njeriu ua mjel kafshëve, apo, më mirë të themi, ai që MILLET (krahaso foljen MJEL, MIL me MILCH). Në gjermanisht egziston edhe folja MELKEN që përkthehet MJEL. Gjejmë edhe folje të shumta, ku spikat folja RENNEN që përkthehet REND, d.m.th., VRAPOJ; po t?i heqësh mbaresën dalluese gjermane foljes RENNEN, përftohet forma dialektore e shqipes REND. Kështu kemi REN në shqip dhe REN në gjermanisht si folje të të njëjtit kuptim, duke kujtuar se kështu u bërtiste Frederiku i Madh ushtarëve të tij për në luftë.

Listës sonë të përciptë në këtë shkrim i shtojmë edhe foljet SPOTTEN [lexo SHPOTEN], DREHEN, KAPERN që përkthehen përkatësisht SHPOTIS, DREDH dhe KAP. Gjykojeni vetë ngjashmërinë. Për të cituar ndonjë mbiemër të gjermanishtes, po zgjedhim LEER, që përkthehet I LIRË. Kështu gjendemi në të njëjtin trung me gjermanishten, në atë që njihet si indoevropian, por teza pellazgjike nuk e përmban domosdoshmërisht njohjen e gjuhësisë indoevropiane. Sipas Kolës, gjuha e pellazgëve, etruskëve, helenëve (mos i ngatërroni me grekët e sotëm), ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve të sotëm, SHQIPJA, nuk ka të përbashkëta me ç?ka mund të quhet ?indiane?. Ai nuk pranon lëvizje të hershme popullsish nga India e sotme drejt Ballkanit perëndimor e Mesdheut të tilla që të kenë formuar trungun pellazgjik. Kurse të paktën historia dëshmon për pushtimin territoresh gjermanike nga Perandoria Romake, për përbërjen e së cilës i kemi do fakte. Sidoqoftë, enigmat janë të mëdha dhe dokumentet e njohura historike të pakta.

Kurse përsa i takon grekëve të sotëm, ata krenohen me perënditë e tyre të Olimpit, me historitë e Trojës apo me Odisenë. Se si ka përfunduar Greqia e sotme dhe greqishtja e sotme, këtë e dëshmojnë disa studime albanologjike të D?Anzhelisë, Kolës, etj. Se ç?fatkeqësi qe për popullin tonë historia e Greqisë dhe greqishtes së sotme, këtë nuk mund ta tregojmë në pak rreshta, faqe apo libra. QË TË VËRTETOSH SE JE GREK (D.M.TH., HELEN), MË PARË DUHET TË PROVOSH SE JE ARVANITAS, - pohon Aristidh Kola. Kjo thënie e dyshimtë në dukje është sa e vërtetë, aq edhe rrëqethëse për vetë faktin se si është shkruar (apo duhet thënë ?shkarravitur?) historia botërore. Vërtet, greqishtja ka pjesën e saj në formimin e latinishtes apo të anglishtes, por ç?është greqishtja e çfarë e ka formuar atë? Ç?e ndan greqishten e vjetër nga atë të re? Pse fjalori i Isiodit me fjalë homerike (shih Kola, 171-3) ngjan krejt me shqipen dhe aspak me greqishten e sotme? Pse D?Anzheli dhe Kola ranë në të njëjtat përfundime, pa ditur studimet e njëri-tjetrit, të tilla që të pohojnë se Shqipëria dhe Greqia e sotme duhet të ishin metafizikisht i njëjti shtet? Pse sot pjesa më e madhe e shkencëtarëve e kundërshton hipotezën pellazgjike, edhe pse mjaft cepa të Evropës flasin etimologjikisht shqip? Pse transformohen thëniet e Herodotit dhe shtrembërohet Homeri? Përgjigjet janë më në jug të Greqisë dhe diku më në lindje e veri të Ballkanit. Por që të kuptosh të gjitha këto vlerësime, teza e hipoteza, duhet së pari të kuptosh se ku e si gjendet shqipja, vlerat e saj dhe përmasat e saj.

Etimologjinë e fjalës PELLAZG d?Anzheli e shpjegon nga fjalët PJELLË + E BARDHË (?Enigma?, fq. 85). Më i ndërlikuar është versioni i Strabon-Mylerit, por më bindës. Etimologjinë e fjalës HELEN Kola e shpjegon në të njëjtën mënyrë që bën me fjalën ILIR, nëpërmjet rrënjës I LARTË në dialekt. Njësoj shpjegohet edhe emri tjetër i Trojës, ILION (krahaso ILIADA). Emërtimin ETRUSK d?Anzheli e shpjegon nëpërmjet fjalës së vjetër të shqipes DRU në njërin version dhe DUSHK në tjetrin. Këtu mund të shtojmë edhe të famshmit DRUIDË në Britani, që kanë lidhje etnografike me ETRUSKËT. Etimologjia e fjalës ARBËR shpjegohet nga e njëjta rrënjë e lashtë e fjalës pellazg. Ka variante që fjalën SHQIPTAR e nxjerrin nga EXIBERE e latinishtes dhe të tjera që e duan nga shpendi krenar, i lirë e i rrallë, shqiponja. Vazhdon të ketë debate mbi këtë, por disa studiues mediokër nuk duan t?i studiojnë edhe kriteret e këtij populli të lashtë, krahas fjalëve shqipe apo joshqipe.

Fjalori i njohur i përpunuar Merriam-Webster nuk e përmend fare Gjergj Kastriotin në fletët që ia kushton biografisë (njerëzve të shquar) botërore, ndërkohë që gjejmë aty lloj-lloj udhëheqësi filipinas apo kryetari indian. Mirë këtë, po as e njohura Nëna Terezë, që po shpallet edhe shenjtore? Kjo e shpjegon faktin që në origjinat e fjalëve që fjalori zbulon gjejmë shumë gjuhë përveç asaj shqipe; a thua se më lart ne dhe mjaft albanologë kemi parë ëndrra syhapur! Kuptojeni, pra, se disa ?gjuhëtarë? të sotëm ndikohen (apo duhet thënë ?paguhen?) nga politika të tilla që pësojnë shkatërrime sikur hipoteza pellazgjike të shndërrohet në tezë. Le të rrojë sot historia botërore dhe shqipja të quhet një gjuhë rrugicash e birucash?! Vetëm një mori shkrimesh, diskutimesh, kërkimesh e studimesh mbi gjuhën shqipe do të bëjnë një ditë të mundur një përmbysje të madhe. Andaj sot duhet nxitur kërkimi mbi gjuhën shqipe, dashuria dhe respekti ynë për këtë gjuhë dhe bërja e njohur botës për këtë gjuhë.

E mbyllim me disa emra trojanësh e helenësh, pasardhës të të cilëve ishin ilirët, etërit tanë. HEKTORI, komandanti trojan ishte njëkohësisht një bujk i shquar. D?Anzheli gjen foljen HEQ, HEK në emrin e tij (kupto: ?ai që hek barin, kositësi, heqtori?). Në fakt, këta janë emra që u kanë mbetur heronjve të lashtësisë dhe jo emra që u janë vënë në lindje, ashtu sikurse Gonxhe Bojaxhi u njoh më vonë si Nënë Tereza apo sikurse Migjeni, kur lindi, quhej Millosh Nikolla. Këtë e pohon edhe Kola teksa studion emrat e Aleksandrit të Madh apo Demostenit (fq. 124). ENEA, trojani që shpëtoi pa u vrarë në luftë dhe që u end nëpër Thesali, Epir e Itali para se të formonte atje një qytetërim, zbërthehet nga fjala shqipe END, ENDEM, në dialekt EN. Nuk po ndalemi te zbërthimet e Nestorit, Akilit, Kasandrës, Agamemnonit, Paridit, etj., por kini parasysh se të gjithë flasin shqip, njëri më bukur se tjetri.

E njëjta ?fatkeqësi? për pseudohistorinë e sotme dhe pseudogrekët e sotëm ndodh edhe me perënditë e Olimpit. Këta flasin shqip në një masë 99%! Kështu AFËRDITA nuk ka nevojë për spjegim, paçka se grekët e sotëm nuk ?arrijnë? ta shpjegojnë këtë fjalën e tyre ?të pakupimtë? AFRODITIS. As fjalori Merriam-Webster ?nuk e di? (fq.40)! Por do t?ua mësojmë ne shqiptarët, të tanishmit e atyre që i krijuan këto perëndi. Njësoj EFESTI flet shqip, teksa ishte farkëtari i të gjitha veshjeve e armëve për perënditë (krahaso me E VESH, E MBATH). ZEUSI, ati i perëndive, flet një shqipe të pastër, teksa duhet gjetur në emrin e tij fillestar DIAS, i cili vjen nga folja DI ASHT, shqyrtimin e së cilës e jep gjerësisht Kola (fq. 187-8). Kështu bën edhe HERA (nga ERA), ATHINA (nga E THEM, ASHT THËNË), e kështu me radhë.

Shqipen e hasim edhe në rumanisht, turqisht, arabisht e sllavisht, ndonëse në doza më të vogla. Shqipja flet shumë për ata që kanë sy e veshë. ËSHTË E PLOGËSHT MUNDËSIA QË TË GJITHA KËTO GJUHË TË KENË NDËRTUAR SHQIPEN; ËSHTË BASH E KUNDËRTA. Shembujt që sollëm këtu nuk janë maja e ajsbergut, por vetëm një gjethe peme. S?kishte se si të mos fliste kaq shumë gjuha e atyre burrave që ruajtën këtë Shqipëri, që luftuan për Greqinë, pavarësisht nga përfundimi, që luftuan mes tyre në Trojë, që u nisën drejt Indisë nën Aleksandrin e Madh, që mbajtën një perandori të tërë romake, që mbajtën ushtrinë e Napoleonit, Garibaldit e sulltanëve, drejtuan Egjiptin, perandorinë osmane e i ranë kryq e tërthor Mesdheut!



Përgatitur nga Vis Elbasani

2013/10/26

Shqipëria e pas perdes




Nga Fatmir Prof.dr. Terziu

Shqipëria është ende një skaj i ‘pashkelur’. Një skaj që e mbulon tisi i hollë dhe i trashëzuar i kohërave, paragjykimeve, edhe pse nga faktet dhe historia dimë dhe njohim mjaft. Janë jo pak ata që kanë shfaqur nga larg opinionet dhe më pas kanë dëshmuar se ishte ndryshe, ose kanë kërkuar falje publike. Por ky nuk është faji i tyre. Faji qëndronte, qëndron dhe besoj se do të qëndrojë mjaft kohë gjetkë. Kjo është në sitën e kohërave, kohës dhe kohërave që do të vijnë. Se kot nuk e thonë ‘ne jemi të mirët e botës dhe të këqinjtë e vetes’. Po pse ndodh kështu?


image


Reginald Uion, përpara se të shkruante librin e tij “Ballkani nga brenda” (1905) ai kishte botuar një artikull në revistën e asaj kohe “Blakvud” (Blackwood). Në këtë artikull që në titull e cilësonte Shqipërinë ‘të panjohur’. Dhe më tej ai vazhdonte se faji i kësaj qëndronte gjetkë. Kjo gjetkë, me sa duket është edne një enigmë. Një enigmë, që na krijon habi kur pyesim në rrugë se a e ‘njohin Shqipërinë, dhe a e dinë se nga bie’, në një kohë kur shekulli 21 ka prurë botën në të qindtat e sekondës në mjetin elektronik që e palosim në xhep. Kjo ndoshta më së shumti për skenat dhe skenarët televizivë të Parlamentit, Qeverisë apo... edhe zyrave me ‘jetë’ nga taksapaguesit shqiptarë. Ndoshta ky është thelbi? Apo pak paguhet për mediat dhe gazetat që janë jashtë Shqipërisë? Pak apo aspak bëhet për njohjen e Shqipërisë?





Shqipëria është ende një skaj i ‘pashkelur’. Një skaj që e mbulon tisi i hollë dhe i trashëzuar i kohërave, paragjykimeve, edhe pse nga faktet dhe historia dimë dhe njohim mjaft. Janë jo pak ata që kanë shfaqur nga larg opinionet dhe më pas kanë dëshmuar se ishte ndryshe, ose kanë kërkuar falje publike. Por ky nuk është faji i tyre. Faji qëndronte, qëndron dhe besoj se do të qëndrojë mjaft kohë gjetkë. Kjo është në sitën e kohërave, kohës dhe kohërave që do të vijnë. Se kot nuk e thonë ‘ne jemi të mirët e botës dhe të këqinjtë e vetes’. Po pse ndodh
kështu?
Reginald Uion shkruante tek “Blakvud”: “Ne kemi të bëjmë me një tokë të panjohur, të huaj dhe të mënjanuar. Harta e saj nuk është shumë e saktë. I ngjan vendeve të Afrikës qendrore. Për mjaft është një supozim. Një vend i luftëtarëve të ashpër dhe të pamatur”. Më tej shton se pse duhet të jetë kështu, kur ky vend është në zemër të Evropës dhe në një kohë kur “Mali i Zi ka pak shkolla, gjykatat e tij të ligjit, dhe gazetat e veta, Shqipëria nuk ka asnjë nga këto gjëra”. Dhe sot që ka me dhjetra e qindra gazeta në vend, me dhjetra e dhjetra të tjera në radhët e emigracionit, vazhdon të na shoqërojë kjo enigmë e mosnjohjes shqiptare. Atëherë pse?


Ndërsa Reginald Uion më vonë kërkoi falje dhe shpjegoi se “Unë sinqerisht pranoj se unë kisha paragjykime kundër shqiptarëve” ai tha se shqiptarët meritojnë respekt, njohje dhe madje bashkëudhëtim në jetën evropiane. Sot më në fund Shqipëria ka një kartë të hapur. U tha se është një vend kandidat dhe u duartrokit. Por a mjafton kaq? Qeveria e drejtuar nga Edi Rama duhet të kthejë sytë nga klasa e re shqiptare, klasa e integruar e emigracionit, se vetëm kështu, do të hapen fletë të reja njohjeje. Ambasadat janë vetëm disa strehëza ku taksapaguesit shtrydhin kursimet dhe shteti i bën nder mikut dhe militantizmit. Lutem bëni më shumë të zgjojmë më tej Shqipërinë dhe ta ndriçojmë atë në botë. Ndoshta sot më shumë se kurrë...



Adem Zaplluzha -DETI GATI SA NUK ISHTE ÇMENDUR

image


Unë eca deri në fund


Nuk di


A ishte fundi i errësirës


Apo ai i dritës


Por megjithatë ishte fundi





Kur desha të eci edhe pak


Para meje dolën milingonat


Një ushtri e përsosur luftëtarësh


Në një lafet prej shiu


Bartnin flokët e mbretëreshës





Binte edhe dëborë


Tani më nuk më kujtohet


Por shakullina i barte trupat e prerë të rrapeve


Barte çdo gjë


Që shkulej nga përgjumja e tokës





Frynte edhe një furtunë uji


Deti gati sa nuk ishte çmendur


Mbeta pa kapelën time të vjetër


Ia zgjata dorën molit


I cili luftonte me egërsinë e dallgëve








ISHTE KOHA E PËRSHTATSHME








Kjo tokë një ditë


Do thahet si lëkura e ime


Të çarat e dheut do dalin si sfinksat nga rëra





Në mundesh mos më beso


Por unë i përjetove këto ekzaltime


Kur binte shiu i hirtë i vjeshtës





Ishte koha e përshtatshme


Për këputjen e meteorëve


Dielli me xhelozi shikonte ylberin duke Pluskuar tej mjegullave





Në portretin e kulumbrive


Kishte zënë myshku


Dita fshihej pas një gjetheje të venitur





Nuk kuptova se si fishket gjelbërimi


Nga syri i dritës fluturoi një korb


Dhe dyqind vjet s’i ndali krakëllimat








KUR SHKOJNË SHIRAT








Këtu në qytetin tim


Lulet s’vdesin rastësisht


As vazot nuk thyhen


Vetëm portreti i mjegullave


Rri varur në degët e qiellit





Kur shkojnë shirat


Asnjë dallëndyshe nuk kthehet


Në atdheun tim


Dalin nuset te portat


T’i presin burrat e gjymtuar nga luftërat





Presin me vjet të tëra


Kur shakullin lotët nga rrënjët e barit


Çurgon një lloj eliksiri


Sa ora shërohen plagët e kuajve


Në mëgojëzat e fushëbetejës

Diana Lika Halili: Ditën dua ta mbyll me buzëqeshje

image


Pyetje: 1. Si e konsideroni jetën dhe arsyen e saj në krijimtarinë tuaj?


Jeta është vetë një arsye madhore për tu jetuar. Pasioni dhe ndjenja e të përditshmes është pjesë e krijimtarisë sime ,është refreni i jetës që më mbush ditët e mia. Çdo ditë, çdo hap që hedh, çdo minut që jetoj mundohem ti shikoj në mënyrë sa më domëthënëse, mundohem ta jetoj jetën me gjithë sfidat e saj dhe gjithmonë ditën dua ta mbyll me buzëqeshje.


2. Ku qëndron forca me të cilën ju keni arsyen e fjalës në krijimtarinë tuaj?


E jetoj jetën ashtu siç vjen dhe mundohem të gjej pozitivitetin tek çdo gjë, qoftë edhe tek një ditë e lodhshme, qoftë edhe në një ditë me shi, mbase dita fillon me “rrebeshe” por mundohem ta jetoj me më shumë dashuri.Më intrigon shumë mënyra se si bashkëjetojnë bashkë uria ,skamja ,papunësia,varfëria dhe nga ana tjetër shkëlqimi, pasuria dhe arroganca .Dhe kur shpirti im nuk duron më padrejtësi dhe pabarazi shpërthej me forcën e fjalës ,me forcën e vargut dhe e ngre zërin deri aty ku notat e vargut transformohen në thirrje të drejtëpërdrejta drejt pushtetarëve që duhet të heqin maskat ,të luftojnë korrupsionin dhe të zhdukin padrejtësitë.


3. E arsyeshmja a është diçka më kontradiktore në krijimtari?


Po mendoj se poeti e ndjen kur duhet të ngrejë zërin, kur diçka nuk shkon,sepse shpirti i poetit se duron tiraninë,se duron forcën e diktatit ,sepse poeti është shpirt i lire. Krijimtaria bashkëjeton me arsyen dhe është pjesë e saj, por nganjëherë nuk njeh arsye, sepse vërshon si llava e vullkanit dhe krijon male dhe stërmale krijimesh ashtu siç dalin nga shpirti i poetit .


4. Pse ndodh që krijimtaria dhe jeta janë paralele dhe infinite?


Asnjë poet ose shkrimtar nuk mund të ketë limite sepse kur jeta vazhdon ajo çdo ditë ka të papriturat e saj, labirinthet e saj, ndaj patjetër që jeta dhe krijimtaria shkojnë bashkë ,janë paralele. Nëse poeti është i hidhëruar lexuesi mund të lexojë shpirtin dhe mëndjen e tij ,sepse poeti e shpreh me vargje hidhërimin ose lumturinë. Është bukur kur krijimtaria i reziston kohës dhe lexuesi gjen gjithmonë diçka nga vetvetja.


5. A ka një mesazh konkret për arsyen?


Arsyeja mendoj që është e paarritshme dhe spontane,mendoj që ndjenja e momentit përbën çastin e arsyes.

Fjala e lirë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...