Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/10/27

Shqiptarët e Sanxhakut në Serbi

Banorët e Sanxhakut në Serbi, edhe pse kanë kaluar përgjatë historisë në pushtime të shumta, dhunë , presione e kërcënime të ndryshme kanë mundur edhe sot të mbajnë një pjesë të identitetit të tyre... 

Për ta flitet pak ose aspak e megjithatë, shqiptaret e kesaj zone janë ende aty edhe pse të deklaruar më së shumti nëndetyrim boshnjakë.

Edhe pse në presion të vazhdueshëm të gjendur në një situate izolimi të plotë, banorët e këtushëm kanë mundur ta ruajnë gjuhen shqipe, sigurisht duke e kaluar brez pas brezi sepse për shkolle shqipe këtu nuk bëhet fjalë.
1a134d5a2b6476e4a24cd40712d46833
 « Zorr është me e ruajtur gjuhën sepse nuk e kemi shkollën. Nuk na lejn neve. Kush martohet me boshnjake e nuk din gruaja gjuhën, fëmija nuk mund me e dit », të thotë me një gegërishte të pastër Latif Huka, një prej banorëve të kësaj zone.

Të jesh shqiptar këtu nuk është e thjeshtë. Pëerkundrazi, këtu shqiptarët janë komuniteti që gëzon më pak të drejta me pak mundësi. Për më tepër këto të drejta nuk mund t’i kërkojnë ose më mirë nuk kane ku t’i kërkojnë...

Të moshuarit vazhdojne të ruajne shqipen, ndërsa për të rinjte gjërat janë më të vështira.

“Jam gëzu që keni ardhur ju. Ne në Serbi keq po gjallojmë. As kemi rrugë, as kemi me shku te jeku, më ngushte sa jemi s’mund me qenë. Rrugën se kemi hiç, shkollën e kemi vetëm serbisht », ankohet Abaz Huka, një tjetër shqiptar i Sanxhakut.

Jo larg ketyre fshatrave shtrihet edhe Stari Ras, vendi ku serbët pretendojnë se janë hedhur themelet e shtetit të parë të tyre.

Por, ndryshe flasin faktet pasi sipas studiuesve, rënojat e mbetura i përkasin një qyteti ilir që ngrihej këtu shekuj më parë se sllavet të dyndeshin në Ballkan..../ Top Channel

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade: Deklarata e Erdogan, çështje e Kosovës

cbee8778aadcb06c9579c0e3a21001aa




Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, vlerëson Italinë dhe Greqinë si partnere strategjike në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Sipas saj, deklaratat e bëra në Prizren nga Kryeministri turk Erdogan, kanë të bëjnë me raportet e shtetit të Kosovës me Turqinë, dhe jo me Shqipërinë.

"Unë nuk dua të flas për terminologjinë, sepse terminologjia në politikën e jashtme lë hapësira për interpretime të ndryshme. Dua t?i referohem asaj çka PS ka shprehur në programin e saj themeltar, elektoral e qeverisës, që partnerët strategjikë, duke iu referuar fqinjëve tanë, janë Italia dhe Greqia dhe në një rrafsh më të gjerë përcaktohet se me Turqinë Shqipëria do të ketë marrëdhënie strategjike. Nisur nga kjo, nuk ka asgjë të keqe nëse ne do të intensifikojmë përpjekjet tona lidhur me diplomacinë ekonomike dhe duke shfrytëzuar çdo hapësirë që investimet e huaja, përfshirë dhe ato turke, jo vetëm të jenë të pranishme në vend, por edhe të konsolidohen mbi bazën e interesit e përfitimit të ndërsjellë", ka thënë Dade për raportet me Ankaranë zyrtare.

Ndërsa në lidhje me deklaratën e kreut të qeverisë turke në Prizren se "Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë", deputetja e PS-së deklaroi: "Lidhur me këtë deklaratë të Kryeministrit Erdogan në Kosovë, që ka të bëjë me kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe Turqi-Kosovë, të cilat përcaktohen nga vetë shtetet respektive, komentet tona do ishin të tepërta. Kosova, si një shtet i pavarur, ka artikulimin e saj në përparësitë e saj në politikën e jashtme, si integrimi në strukturat euroatlantike. Sigurisht, kam ndjekur një numër analistësh për këtë çështje, por praktikisht kjo ka të bëjë me shtetin e Kosovës, dhe jo me Shqipërinë. Unë si kryetare e Komisionit Parlamentar për Politiken e Jashtme, që kam ndjekur dinamikën e zhvillimeve rajonale dhe posaçërisht dhe për Kosovën, do të kisha dëshirë që Kosova të vazhdojë me ritme më të shpejta drejt angazhimeve të saj për integrimin në BE dhe në strukturat euroatlantike. Ishte një lajm i mirë për gjithë shqiptarët që Komisioni Europian ka propozuar që Kosova të nisë negociatat për MSA-në dhe sigurisht kursi i këtij shteti është drejt BE-së"

Alma Lama i shkruan Erdoganit, axhenda islamike është helm për ne


085c31f252b8ae169bb2b62b70de5152

Letër e hapur kryeministrit të Turqisë, me rastin e vizitës së tij në Kosovë
I nderuar z. Erdogan: Po ju shkruaj këtë letër të hapur me rastin e vizitës suaj në Kosovë. Prej ditësh këtu është proklamuar vizita juaj, me rastin e inaugurimit të Aeroportit të Prishtinës, ku firma e cila e ka marrë këtë aset është turke dhe ka qëlluar që pronari i saj të jetë edhe dhëndri juaj. Gjëra që ndodhin në politikë, por unë do ta lë me kaq këtë çështje, pasi nuk është objekt i kësaj letre të hapur.
Më lejoni fillimisht, përpara se të hyj në temë, t’ju falenderoj për mikpritjen që shteti juaj më ofroi mua, si pjesë e delegacionit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjatë një vizite që zhvilluam rreth një vit e gjysmë më parë. Mbeta e impresionuar në fakt me gjithë gatishmërinë e krerëve më të lartë të shtetit tuaj, përfshirë Presidentin dhe ju, për të na rezervuar kohë, takime. Patëm edhe mundësinë të shohim edhe pjesë të kulturës së vendit tuaj, historinë, zhvillimin etj. Më kujtohet që ju z. Kryeministër sapo kishit kaluar një operacion dhe shëndeti juaj nuk ishte në gjendjen më të mirë, por megjithatë na e rezervuat më shumë se një orë, në pallatin qeveritar në Stamboll, dikur pallat i sulltanit. Dhe këtë akt tuajin, unë dhe delegacioni në të cilin bëja pjesë e çmuam dyfish, pasi tek e fundit nuk ishte as takim në nivel të kryeministrave.
z. Erdogan,
Përtej mikpritjes suaj, gjuhës “vëllazërore”, përtej atmosferës që përpiqet të krijojë diskursi se ne si popuj jemi të afërt sepse na ka lidhur historia, unë personalisht u ktheva në Kosovë me një shije jo fort të mirë. Disi u hidhërova. E kam mbajtur për vete këtë hidhërim, mirëpo sot, pas zhvillimeve që do t’i shpjegoj më poshtë, jam e bindur se fjala ime e hapur shërben më shumë se fjala e ruajtur në dry, për hir të diplomacisë.
Mbeta e hidhëruar sepse gjatë takimit me ju, prej më shumë se një orë, çështja kryesore e cila u diskutua ishte xhamia në Prishtinë. Ndërtimi i xhamisë për të cilën u bë shumë zhurmë në Prishtinë, më së shumti nga radikalët dhe profiterët e fesë, erdhi e rierdhi disa herë në bisedë, në formën e pyetjes dhe kërkesës nga ana juaj.
Kreu i delegacionit u detyrua të shpjegojë se toka për këtë ishte ndarë. Natyrisht ju nuk kishit detaje për këtë çështje, sepse jeni kryeministri i një vendi tepër të madh, por edhe vetë xhamia në Prishtinë, unë mendoj se do të duhej të ishte një detaj që nuk duhet t’ju interesonte fare.
Pritshmëria ime lidhej me tema të tjera në fakt, si p.sh thellimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, lufta e krimit të organizuar dhe rrugëve të trafiqeve, bashkëpunim në fushën e legjislacionit edhe pse ne modelet i marrim nga BE-ja, e po kështu si shtet i madh e me ndikim në rajon pse jo një influencë më e madhe diplomatike në raport me fqinjin tonë problematik, Serbinë, që është një partner goxha i rëndësishëm për Turqinë, së paku sipas deklarimeve tuaja dhe të bilancit tregtar që zhvilloni me të. Në fakt, ne i jemi mirënjohës kujtdo që punon sado pak, apo ushtron influencën e tij për të na e hequr qafe Serbinë.
Nga ky takim mora vesh gjithashtu se edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava kishte ardhur tek ju dhe ishte ankuar për punën e xhamisë. Nuk kisha se si të mos ndihesha e çuditur dhe e tradhtuar nga ky njeri, i cili ka shkuar të ankohet tek kryeministri i një vendi tjetër, për një punë që duhej të zgjidhej me Komunën e Prishtinës.
Përveç pamaturisë dhe gafës së madhe të Tërnavës, me thënë të drejtën unë kërkesën tuaj apo parashtrimin tuaj për ndërtimin e xhamisë e përjetova edhe si ndërhyrje nga ana e shtetit tuaj në punët e brendshme të Kosovës.
Le të më korrigjojë dikush nëse e kam gabim.
Por, sikur të mos kishte mjaftuar ky takim me kryetemë xhaminë, në takimin e radhës me kryediplomatin e Turqisë, z. Davutoglu, një intelektual i shquar në vendin tuaj, por me teoritë e të cilit për neo-otomanizmin, e thënë e zeza mbi të bardhë në librin e tij “Thellësia Strategjike” apo edhe në disa fjalime në vendet e rajonit, çështja e xhamisë na mbiu sërish.
Fillimisht ministri i Jashtëm përshkroi gjerë e gjatë dashurinë e tij për qytetin e Prizrenit. Përshkroi rrugët dhe ndërtesat me një hollësi sikur të kishte kaluar fëmijërinë në to, duke shënuar e nuancuar me admirim hiret e këtij qyteti, një pikturë të madhe të të cilit e mbante pikërisht në zyrën e tij, bashkë me një pikturë të një qyteti tjetër të preferuar, atë të Mostarit.
Ndjeva xhelozi për Prizrenin, njëjtë si për të dashurin, kur dikush tjetër kërkon të ta marrë. Askush i huaj nuk mund ta dojë Prizrenin më shumë se unë. Kurrë!
Në këtë takim xhamia jo vetëm që doli në tryezë, por u shoqërua edhe me shkaqet e ekzistencës së katedrales, e cila “nuk mund të mbushet nga besimtarët.”
z. Erdogan,
Ne në Kosovë por shqiptarët edhe më gjerë jemi shumë të interesuar të kemi raporte të mira me shtetin e sotëm turk, pavarësisht nga e shkuara jonë e hidhur. Krijimi i raporteve të mira do të thotë në radhë të parë respekt reciprok, do të thotë respektim i kulturës dhe traditës së tjetrit.
Ne, si ish-pjesë e perandorisë turke, të pushtuar prej saj jo vetëm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para një shekulli bëmë përpjekje të jashtëzakonshme si komb për të rilindur vetveten. Ia dolëm. Sfida numër një për ne ishte pikërisht feja. Vendosëm që asaj të mos i jepnim rëndësi të dorës së parë, por kombi të ishte formula jonë e ekzistencës. U përcaktuam për këtë dhe ecëm përpara. E kundërta do të na kishte fundosur. Ashtu sikurse mund të na fundosë tani, nëse ne nuk tregohemi të vëmendshëm.
Ne nuk kemi asnjë të drejtë t’ju gjykojmë ju dhe partinë tuaj për axhendën islamike të cilën e keni proklamuar hapur, i takon popullit të Turqisë ta bëjë këtë vlerësim, mirëpo unë personalisht dhe si unë ka me mijëra shqiptarë, nuk mund të heshtnim nëse këtë axhendë ju apo kushdo tjetër do të përpiqet ta sjellë edhe në Kosovë. Unë i kam parë shenjat, diçka e tillë po ndodh, islami politik ka nxjerrë kokën edhe në Kosovë dhe po bëhet gjithnjë e më agresiv.
Prandaj po ju shkruaj për t’ju thënë se axhenda islamike për ne është helm. Ky helm e kontaminon botëkuptimin tonë për fenë, bashkëjetesën që e kultivuam prej shekujsh, respektin për fenë e tjetrit. Dhe në rast se ju na konsideroni vëllezër, ashtu siç jeni shprehur, mos na e sillni atë helm këtu.
Përkundrazi, unë nga shteti juaj, të cilin e konsideroj sot shtet mik, pres ndihmë në betejën që ne vetë duhet të ndërmarrim për të luftuar organizatat dhe fondet e dyshimta, që nën petkun e humanizmit sollën në Kosovë pas luftës edhe rrymat më fanatike e ekstreme të islamit, që për mua dhe jo vetëm, janë në kundërshtim me vetë këtë fe. Sot ata po na indoktrinojnë të rinjtë, po shfrytëzojnë varfërinë tonë ekstreme, mungesën e edukimit të mirëfilltë dhe dobësitë e shtetit të ri të Kosovës, i cili nuk ka kapacitete të mjaftueshme t’i luftojë.
E në fakt, një shtet i fuqishëm si i juaji, do të mund të na ndihmonte më shumë se kushdo tjetër, sepse unë besoj se e keni dijen, eksperiencën dhe mundësitë për ta bërë këtë.
Unë dhe gjithë shqiptarët jemi të interesuar për raporte të mira me Turqinë e sotme, edhe pse ajo është trashëgimtare e një perandorie që ne na mbajti nën pushtim rreth 500 vite. Ju mund të keni një qëndrim tjetër për pushtimin, por unë personalisht jam rritur me rrëfime për vajzat tona të reja që dikur hidheshin nga shkëmbinjtë për të mos rënë në duart e ushtarëve turq, se si kullave të të parëve të mi iu është vënë flaka disa herë nga këta pushtues, se si mijëra shqiptarë merreshin e dërgoheshin nizam, duke lënë shkretë shtëpi e katandi, e duke luftuar nëpër toka të huaja për interesa të perandorisë.
Ne nuk mund t’ju akuzojmë ju për atë që kanë bërë paraardhësit tuaj, por në momentin që na kërkoni që ne të ndërrojmë historinë, që të zezës t’i themi të bardhë, të përgjakshmes lulëzim, në momentin pra kur ju nuk distancoheni nga prapësitë e paraardhësve tuaj, por përkundrazi na kërkoni që edhe ne t’i shohim me sytë tuaj, atëherë mos pritni prej nesh mirëkuptim.
Ne si komb kemi luftuar shumë hegjemoninë e të tjerëve, dhe tani që po shijojmë lirinë, kurrsesi s’mund të pranojmë që dikush, sado i fuqishëm, të na e shkruajë historinë sipas qejfit të vet. Asnjë shtet perëndimor, as ata që na çliruan nga pushtuesi tjetër Serbia, nuk na ka ardhur me një kërkesë të tillë primitive. Primitive pasi së pari historinë e shkruajnë historianët, jo politikanët, aq më tepër politikanët e vendeve ish-pushtuese; dhe së dyti, sepse bie tërësisht ndesh me fondamentin tonë, iluminizmin dhe të vërtetat që burojnë nën dritën e tij.
Sado i fuqishëm të jetë, askush nuk mund ta ndryshojë të shkuarën, ajo është arbitrare, edhe kur dikush palon fletë mbi të, një ditë ajo i shqyen pa mëshirë, madje edhe në shoqëritë e mbyllura.
E ne në Kosovë po përpiqemi të ndërtojmë diçka tjetër, një shoqëri të hapur, ku logjika e absolutizmit shpesh e mishëruar edhe tek feja, ia lë vendin logjikës kritike, konkurrencës së ideve dhe dekonstruktimit të ideologjive.
Prandaj, duke ju uruar mirëseardhje në Kosovë më datë 23 tetor, si kreu i një shteti me të cilin na lidhi një e shkuar fatkeqe, shpresoj që kjo vizitë të bëhet me qëllimin për të ndërtuar një të ardhme fatmirë.
*Deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës

Vendi ku gratë rrihen me vetdëshirë për të arritur perfeksionimin dhe kulmin e tyre!

Në botë ekzistojnë kultura të shumta, nga cilat ka rituale nga më të ndryshmet. Mirëpo në Etiopi ekziston një ritual për të cilin me siguri deri tani nuk keni dëgjuar.

805f68f32a4c9f3a8e84c62d94dbe62d
Ky rit, i cili zanafillën e ka shekuj më parë, pretendon se nëpërmjet rrahjes sistematike gratë do të perfeksionohen edhe më shumë dhe nga rrahja ato arrijnë kulmin e fuqisë së tyre, transmeton Albtime.
Sipas këtij riti është e zakonshme që gratë dhe vajza të rrihen me thupra të mprehta dhe objekte tjera deri në momentin kur lëkura të çahet dhe gjaku të bie mbi tokë. Femrat që rrihen po ashtu e kanë të ndalur të bërtasin gjatë ritualit./albtime


Kur dhe si u bë i "mistershëm" trekëndëshi i Bermudës - Zhdukjet më të mëdha në histori!

Trekëndëshi i  Bermudeve gjithmonë ka qene nje zone e rrezikshme dhe e mistershme, nga qe  zhdukja e marinareve, piloteve dhe turistave asnjehere nuk ka qene e zgjidhur. Elementet e  informacionit rreth kesaj zone jane intriguese: ne nje ane te oqeanit Atlantik  oksidental, ne forma pak a shume trekendeshe, ndermjet Bermudeve, Florides dhe  meridianit 40 , kane ndodhur zhdukje gjate 30 vjeteve te fundit te shume  avioneve , anijeve pa lene asnje gjurme nga to, dhe qe kurre nuk janw gjetur  pjese apo te mbijfdccvxdet qe te tregonin ekzistencen e saj si psh veshje  shpetimi, vaj ne uje etj.Asnjehere nuk eshte gjetur asgje e tille ne kerkimet e  tyre. Mesazhet e disa avioneve , para zhdukjes nuk jepnin asnje shenje  anormaliteti;ne fakt ne nje moment te caktuar çdo gje shkonte normal dhe nje  minute me vone çdo gje ishte zhdukur pa me te voglin lajmerim. Numri i  zhdukjeve eshte impresionant dhe i tmerrshem.Me misterioze eshte qe nuk ndodhen  ne nje uragan o ciklon sepse shumica e zhdukjeve ka ndodhur ne kohe te  mire.Sipas te dhenave te diteve te lundrimit me vela, Bermudet dhe zona me ne  jug u braktisen nga lundrimi per rreth 100 vjet nga qe kishin ndodhur shuem  zhdukje anijesh dhe mendohej qe ndodhte nga anijet pirate.Vetem ne shekullin e  19 dhe me shume ne shekullin e 20 u qartesua qe ndodhte diçka e pashpjegueshme  nga qe nuk gjendej asnje gjurme nga zhdukjet. Per me shume nje numer i  zhdukjeve prekte vetem pasagjeret dhe gjallesat e tjera ; dhe anijet ngeleshin  te braktisura por ne gjendje perfekte dhe ne rregull, çdo gje ne vendin e saj.  Trekendeshi i Bermudeve gjithmone do jete nje burim i pashpjegueshem frike dhe  enigme misterioze.Atehere nqse anijet, avionet dhe barkat nuk u zhduken nga  faktore natyror klimatik , atehere ç'fare ndodhi?Ku kane shkuar  gjallesat?Ç'fare ka ndodhur me reston e anijeve dhe avioneve qe jane zhdukur  totalisht ? Dhe pyetja me e rendesishme eshte : Ku jane ?

ba2fcc85193b53ba08a9086560783c32
Faktikisht Trekendeshi i Bermudeve eshte nje qender energjetike , ajo nuk eshte  thjesht nje trekendesh por shihet ne formen e nje piramide , shume afer  trekendeshit te Bermudeve eshte gjetur nje vend ku personat zhdukeshin  fizikisht dhe shfaqen kohe me vone, eshte i njejti rast i personave qe zhduken  ne trekendeshin e Bermudeve , hyjne ne tjeter kohe hapsinore ndryshe nga jona.  Dhe mendohet se kjo piramide kohore perdoret nga universe te tjera (dmth UF  ANIJET E ZHDUKURA NE TREKENDESHIN E BERMUDES !
1- Rosalia- u zhduk ne 1840 ne  rrugen midis Havanes dhe Evropes. Ishte nje anije franceze qe u takua e  abandonuar ne brendesi te trekendeshit duke lundruar normalsht, me velat te  hapura me ngarkesen te pa prekur , por ishte zhdukur çdo gje e gjalle. 
2- Mari  Çeleste - u zhduk rreth muajit Nentor 1872, pasi doli nga porti i N. Yorkut u  takua ne 4 dhjetor te po atij viti ne trekendesh pa asnje ne bord Kishte pasur  10 persona ne bord. 
3- Atlanta- u zhduk ne janar 1880. Ishte nje fregate  britanike qe shkonte nga ishujt Bermude ne Angli. U zhduk bashke me 209 persona  ne bord shume afer ishujve Bermude. 
4- Freja- u zhduk ne 4 tetor 1902. Ishte  nje anije e madhe gjermane me tre direke qe u takua ne po kete muaj afer  Manzanijes , ne Kube, nga ku kishte dal ne daten 3 te po atij muaji.Ishte  zhdukur gjithe ekipi. 
5-Ciklopi-u zhduk ne 4 mars 1918, Ishte nje anije e madhe  e marine amerikane, 150 m  gjatesi .U zhduk me 309 pasagjere pa leshuar asnje mesazh ndihme. Lundronte mes  ishujve Barbados dhe Noorfolk kur u zhduk. 
6-Raifuku Maru- u zhduk ne  1924.Ishte nje anije mallrash japoneze qe lundronte midis ishujve Bahamas dhe  Kubes kur u zhduk. Kerkoi ndihme me radio. 
7-Cotopaxi- u zhduk ne 1925. Ishte  nje anije qe udhetonte midis Çarlestonit dhe Havanes. U zhduk afer Kubes.  
8-Stavenger- u zhduk ne 1931. Ishte anije tregetare qe nodhej afer ishullit  Cat, ne Bahama , kur u zhduk me 43 persona ne bord. 
9- John and Mary- U zhduk  ne prill 1932. Ishte nje anije prej dy direkesh qe u shfaq duke lundruar pa  asnje ne bord dhe rreth 80 km  ne jug te ishujve Bermude. 
10-Anglo-Australian- u zhduk ne mars 1938. Ishte nje  anije qe leshoi mesazhin e fundit te saj nga ishujt Azore. U zhduk me 39 njerez  ne bord. 
11- Gloria Colite - u zhduk ne shkurt te 1940. Ishte nje jaht i San  Vincent ne ishujt Antillas angleze. U shfaq pa asnje ne bord, por me te gjitha  gjerat ne rregull, duke qene 320   km ne jug te Mobile, Atlanta. 
12-Rubicon- u zhduk ne 22  tetor te 1944. ishte nje anije kubane qe u zhduk ne qender te Trekendeshit. Me  vone u takua nga rojet detare amerikane perbale brigjeve te Floridas pa asnje  njeri ne bord, kishte shpetuar vetem nje qen qe ishte deshmimtari memec i  drames. 
13-Sandra-u zhduk ne qershor 1950. Ishte anije prej 106 m gjatesi qe lundronte  nga Savanah, Giorgia, ne portin Cabello , Venezuela. Ishte ngarkuar me 302  tonelata insekticidesh pe plantacionet. Kaloi ne portin e Agustines ne Florida  dhe me vone u zhduk me gjithe ngarkesen dhe ekuipazhin. 
14-Connemara IV- u  zhduk ne shtator 1955.Ishte nje yaht privat qe u shfaq complet vetem , pa asnje  gjurme te asaj qe mudn tekishte ndodhur.U shfaq 640 km ne lindje te  Bermudeve. 
15-Sulphur Queen- u zhduk ne 4 shkurt te 1963. Ishte nje anije  tregetare prej 130 m  qe shkonte nga Beaumont, Texas, ne Norflok, Virginia. U zhduk pa leshuar asnje  mesazh ndihme, me gjithe ekuipazhin.
16-SNO'Boy- u zhduk ne 1 korrik 1963.  Ishte nje peshkarexhe e vogel , vetem 20 m dhe me 40 peshkatar ne bord. Shkonte nga  Jamaica ne Cayo ne verilindje kur u zhduk me gjithe ekuipazh. 
17-Witchcraft-u  zhduk ne 24 dhjetor 1967.Ishte nje anije qe bente udhetime turistike (crocero).  Eshte nje nga rastet me te çuditshem te trekendeshit. U zhduk papritur me  pronarin dhe nje pasagjer ne bord, kur bente shetitje ne det jo me larg se 1600 m nga Miami, ne  Florida. 
18- Anita- u zhduk ne mars te 1973. Ishte nje anije tregetare me  20.000 tonelata ngarkese dhe lundronte nga Newport News per ne Gjermani. U  zhduk ne trekendesh me 32 veta ne bord. 
19-Milton Latrides- u zhduk ne prill  1973. Ishte anije qe udhetonte nga New Orleans per ne El Cabo
AVIONET E ZHDUKUR  
1- Super Contellaton- u zhduk ne 30 tetor 1945. Ishte nje avion i flotes  amerikane . U zhduk me 42 persona ne veri te trekendeshit. 
2-Martin Mariner- u  zhduk ne 5 dhjetor 1945. Ishte nje hidroavion bombardues PBM i armates amerikane  me 13 persona ne bord.U zhduken te gjithe pas 20 minutash udhetim. 
3- C-54- u  zhduk 1947. Ishte avion ushtarak i ushtirse amerikane .U zhduk me te gjithe  njerzit ne te 180 km  nga ishujt Bermude. 
4- Tudor IV-u zhduk ne 29 janar te 1948.Ishte nje avion  tregetar katermotoresh Star Tiger. U zhduk me 31 pasagjer dhe tre personel 600 km ne veri te ishujve  Bermude. 
5- DC-3- U zhduk ne 28 dhjetor 1948. ishte nje avion privat ne nje  udhetim tregetar qe u zhduk me 32 pasagjer dhe ekipin e tij ne nje pike te  papercaktuar midis San Juan (PUerto Rico) dhe Miami. 
6-Tjeter Tudor IV- u zhduk  17 janar 1949. Ishte nje avion tregetar i quajtur Star Ariel (binjak i Star  Tiger). U zhduk midis ishujve Bermude dhe Jamaica, 600 km nga Bermudet. 
7-  Globemaster-u zhduk ne mars 1950.Ishte nje avion tregetar amerikan qe  fluturonte per Irlande. 
8-York- u zhduk ne 2 shkurt 1952. ishte nje avion  tregetar britanik dhe fluturonte per Jamaika.U zhduk me 33 pasagjer ne bord ne  veri te trekendeshit. 
9-Martin P-5M- u zhduk ne 9 nentor 1956. Ishte nje avion  amfib nga patrullat e marines amerikane. U zhduk me 10 veta ne ekuipazh shume  afer Bermudeve. 
10- Chase YC-122- u zhduk ne 11 janar 1957.Ishte nje avion  tregetar me 4 pasagjer. U zhduk mes Palm Beach dhe Gran Bahama. 
11- KB-50- u zhduk  ne 8 janar 1962.Ishte nje avion tank i Forcave Ajrore Amerikane. U zhduk duke  kryqezuar trekendeshin nga Virgina per ne Azore. 
12-Stratotankers KC-135- u  zhduk ne 28 gusht 1963.Ishin 2 avione katermotoresh totalisht te rinj t Forcave  Ajrore Amerikane.Shkonin ne nje mision sekret nga Bazen Homestead, ne Florida ,  ne nje baze tjeter sekrete ne Atlantic, por nuk harriten kurre , u zhduken 480 km ne verilindje te  ishujve Bermude. 
13-Cargomaster C-132-u zhduk 22 dhjetor 1963 duke shkruar per  Azore. 
14- Flyng Boxcar C-119-u zhduk ne 5 qershor te 1965.Ishte nje avion  tregetar me 10 pasagjer nebord.U zhduk ne juglindje te ishujve Bahamas.

Udhëtimet e shpresës që shpesh kthehen në tragjedi, nuk kanë të ndalur në Itali.

2530e45e36077288070e407ad27595b1

Mendohet se rreth 200 janë të vdekurit, mes tyre gra dhe fëmijë, pasi një anije mori flakë dhe u përmbyt në afërsi të ishullit të Lampedusës.
Kjo ka sjellë edhe njëherë në vëmendje tragjeditë e shumta të ndodhura në këto ujra. Agjencia e lajmeve “Ansa” ka sjellë një album fotografik të udhëtimeve të shpresës kthyer në tragjedi, ku nuk mungojnë edhe shqiptarët./panorama

















Nga FLORI BRUQI:Bill Klinton: Erdogan është Diplomati më i madh në Botë


2aba9cf840210518b073a8dbef1994fb




Miku im Erdogan për mua personalisht, është diplomati më i madh sot në botë
Ish-presidenti Bil Klinton foli për rëndësinë, Bashkëpunimin dhe Aleancën  në mes SHBA-së dhe Turqisë dukë theksuar se  bashkëpunimi është më i fort së kurrë.
Por u mjaftua vetëm me një fjali, kur u pyet nga gazetarët se çfarë mendon për  Kryeministrin Islamik të Turqisë Erdogan të cilin e njeh që shumë vite.
Klinton u përgjigje se Erdogan është miku im dhe diplomati më i madh sot në gjithë botën.




Vizita e Erdoganit në Prizren ka bërë bujë të madhe në Kosovë, Shqipëri por edhe në Ballkan. Së fundmi edhe mardhëniet Serbi - Turqi janë prishur dhe Serbia është duke pritur nga ana e kryeministrit turk të kërkojë falje për deklaratat e tija në Kosovë. Për këtë problem është shprehur edhe publicisti i njohur nga Shkupi Kim Mehmeti i cili mes tjerash ka shkruar:



“Dëgjuat: shkaku i fjalimit të Erdoganit në Prizren, Serbia i ka ngrirë marrëdhëniet me Turqinë! Me çka u gjetën në të njëjtën anë burrështetasit serb me disa “intelektualë” tanë si dhe me disa përfaqësues kishtarë të Kosovës. Pra, ja edhe një shembull se jo vetëm në të kaluarën, por edhe sot, ne shpesh i ngatërrojmë miqtë që na vijnë nga larg me armiqtë që kemi pranë dhe, mbetëm me shikim të drejtuar o nga perëndimi, o nga lindja, duke mos shikuar thellë në vetvete, ku do shohim sa lehtë përçahemi mes veti, duke u bërë pjesëtarë të ushtrive të perandorive të vdekura!”



Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan po qendron ne Prizren se bashku me homologet e tij shqiptar Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Erdogan eshte duke mbajtur fjalim ne prani te dhjetera mijera mbeshtetes te mbledhur ne sheshin kryesor te Prizrenit.
Turma te rinjsh po mbajne pllakata mireseardhjeje per kryeministrin turk, i cili mbeshtet fuqimisht shqiptaret dhe Kosoven qysh prej kur ka ardhur ne pushtet. Kryeministri turk para disa oresh peruroi terminalin e ri te aeroportit nderkombetar Adem Jashari, ku Erdogan u prit me nderime te medha shteterore.
---------------------------------------------------------------------------------------- 


Erdogan pritet me nderimet më të larta, inaugurohet terminali në aeroportin Adem Jashari 
Temë kryesore në të gjitha mediat shqiptare sot është takimi i tre kryeministrave në Kosovë me rastin e inaugurimit të terminalit të ri në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. 
Në vijim do t'u paraqesim edhe foto galerinë me pritjen e kryemisnitrit Erdogan si dhe me momentin e prerjes së shirit të terminalit. 

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ka arritur sot në mëngjes në Kosovë, ka sjellë me vete një delegacion 600 anëtarësh në Kosovë për çka janë nevojitur 4 aeroplanë.
Numrin e jashtëzakonshëm të delegacionit turk e ka zbuluar Zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi i cili ka shkruar në Twitter se bashkë me Erdogan ka udhëtuar edhe gjysma e kabinetit të tij.
Delegacioni do të udhëtojë drejt Prizrenit ku do të vazhdojë takimet me Kryeministrin Thaçi dhe atë të Shqipërisë Edi Rama.
Por institucionet e Kosovës e as Ambasada turke nuk kanë njoftuar se çfarë do të bëjë delagcioni kaq i madh,pos përurimit të terminalit.












Jo vetëm Serbia u nda e pakënaqur me vizitën dhe deklaratat e Erdoganit për kultivim të shkëlqyer raportesh ndërmjet dy vendeve tona. Ishin edhe shumë të tjerë, në mesin e të cilëve edhe Ipeshkvi i Kosovës, i cili, për dallim prej të gjithëve, që kultivimin e raporteve me Turqinë po e shohin si “rrezik” për kinse të ardhmen evropiane të Kosovës, lëshoi akuza tepër të rënda dhe ekstremisht fyese në adresë të Kryeministrit Erdogan. Atë dhe fjalimin e tij i krahasoi me Sllobodan Millosheviçin dhe fjalimin e tij në Fushë Kosovë, i cili nënkupton edhe fillimin e pushtimit të egër të Kosovës.


f13920ec30cd19a1f465472140ad9061


 Këtu e ka “frikën” Ipeshkvi. Ai është i trembur nga qasja neo-otomane e Erdoganit, i cili, me krenarinë më të madhe mburret ngado që të shkon, jo me osmanët si njerëz, por me kauzën e tyre. Osmanët nuk kanë qenë vetëm turq. Kanë qenë grup popujsh që kanë patur një ideal të përbashkët: përhapjen e Islamit. Kjo i dhemb Ipeshkvit, i cili jo rrallë na e përkujton këtë plagë të Islamit, që i kullon ende gjak. Ai nuk e do Sllobodan Millosheviçin, por kredoja e tij fetare serbët ortodoksë i konsideron vëllezër. Këtë ia ka thënë edhe Vatikani, i cili, ndonëse ka këtë mini-minoritet katolik në Kosovë, këtë të fundit e sheh djep të Kishës Ortodokse Serbe. Kjo do të duhej ta brengoste më tepër Ipeshkvin. Ndoshta do të duhej shkëputur nga Vatikani për shkak të këtyre qëndrimeve antishqiptare.


Ipeshkvi, jo vetëm që ka treguar injorancën e tij të thellë, për shkak se slogani ‘Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë’ nuk nënkupton në asnjë rrethanë okupimin, të cilin ai e ka frikë, porse na është shfaqur edhe tepër ogurzi dhe përbuzës. Ndonëse Erdogani na përkujtoi disa të mira të Turqisë, të cilat po shfrytëzoj rastin t’ia rikujtoj përsëri: është ndër vendet e para që na ka njohur, ka investuar me qindra milionë euro në Kosovë, ka mundësuar udhëtimin pa viza të kosovarëve në kohën kur gati e tërë bota na ka izoluar, ka lobuar për njohjen e Kosovës, megjithatë, këto për Ipeshkvin nuk janë të mirëseardhura.
Fakti se Turqia është një vend islam, ndikimi politik dhe ekonomik i të cilit po shtohet dita ditës, është duke e vënë në siklet Ipeshkvin. Sikur që në siklet dhe dridhje e kanë vënë edhe qasja dhe afrimi gjithnjë e më shumë i kosovarëve kah Islami.


Edhe sikur të mos thirrej fare në fe, të paktën nga aspekti human, Ipeshkvi do të duhej të solidarizohej me myslimanet, të cilat Presidentja kategorikisht dëshiron të mos i sheh nëpër shkolla. Edhe në krishterizëm mbulesa e femrës është e obliguar. Do të duhej të merrej me këtë e ta linte Erdoganin ngase atë nuk mund ta ndal.
Apo, mos ndoshta reagimi i BIK-ut kundër Presidentes ka shkaktuar këtë turbulencë shpirtërore të Ipeshkvit aq sa ka përjetuar një makth dhe është ngritur i përgjumur e ka thënë këto fjalë për Erdoganin, liderin të cilit bota ia ka zili.


------------------------

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit të Turqisë, Racep Tayip Erdogan, të bëra dje në Prizren, duke e quajtur fjalimin e tij “me përmbajtje të shkapërcyem dhe fyes, me zâ padroni dhe me një performancë dalldisjeje politike, ishte ogurzi, në kundërshtim me të vërtetën historike, me realitetin e sotëm dhe pa një propozim pozitiv për të ardhmen përderisa ka thënë se ai dëshiroj që me prezencën e tij dje në Prizren të bëhet edhe padron i shqiptarëve”.

Në reagimin e ipeshkvit Dodë Gjergji thuhet se, dje në Kosovë, që në agim, ishte një ditë e bukur me diell, e thuajse po e përgatiste ngjarjen e mesditës, kur pritej inaugurimi i terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, një ngjarje që duhet të na gëzojë të gjithëve. Prania e autoriteteve të larta shtetërore të Kosovës, të Shqipërisë, të shtetit të kompanisë investuese, dhe autoriteteve tjera politike, kulturore dhe ekonomike, vetëm sa e rritën solemnitetin e kësaj ngjarje të rëndësishme. Kjo ngjarje edhe njëherë dëshmojë se Kosova përditë e më shumë po arrin të krijojë marrëdhënie të mira ndërshtetërore me shumë shtete, pa kompleksin lindje-perëndim.

Dihet tashmë, se, në vendin tonë, në të kaluarën, janë përplasur qytetërime dhe kultura, janë “matur” forca dhe janë ndarë përfitime. Është mirë që tani Kosova të jetë një vend ku qytetërimet takohen, ku kulturat gërshetohen, ku dominon forca e ideve dhe ku formësohen qëllimet e së mirës së përbashkët, për gjithë popujt.

Mirëpo, sikur në fund të çdo dite bie muzgu dhe errësira i vë nën pushtetin e vetë gjitha gjërat, ashtu ndodhi dje pasdite në Prizren, ku doli në pah ligështia nostalgjike e disa shqiptarëve, ambiciet neotomane të miqve (“vëllezërve të disave”) dhe dëshira e kryeministrit turk Erdogan që të jetë padroni i shqiptarëve. Kjo e la një hije të keqe mbi bukurinë e ditës së djeshme.

Ka një kohë prej kur autoritetet e ndryshme të Turqisë, provokojnë me ide neootomane, të cilat më ngacmojnë mendësinë dhe më prekin sedrën e të qenunit shqiptar. Mirëpo, me fuqinë e arsyes dhe me pasurinë shpirtërore, gjithnjë gjeja forcën për të heshtur.

Porse, fjalimi i djeshëm i z. Erdoganit në Prizren, me përmbajtje të shkapërcyem dhe fyes, me zâ padroni dhe me një performancë dalldisjeje politike, ishte ogurzi, në kundërshtim me të vërtetën historike, me realitetin e sotëm dhe pa një propozim pozitiv për të ardhmen.

Derisa dëgjoja këtë fjalim, mu kujtue fjalimi i ngjashëm ogurzi në Fushë Kosovë, para më shumë se dy dekadave, ku me një dalldisje e tillë triumfaliste, nxitej masa me shpresa të rrejshme. Por, ne e dimë dhe jemi dëshmitarë se sa të këqija dhe sa mjerime ka bartë në vete koha dhe përvoja jonë njerëzore, që atëherë e deri te liria jonë.

Mbi të gjitha dua t’i them tri gjëra:

Popujt vëllazërohen dhe miqësohen, personat krijojnë vëllazëri dhe miqësi, por secili rri zot në shtëpi të vet. Ne mund të quhemi vëllezër, por kur vëllezërit e teprojnë, dinë t’i thonë njëri-tjetrit “ti n’shpi tane, unë n’shpi teme”;

Është e vërtetë që e ardhmja duhet të mësoi nga e kaluara, si “magistra vitae” (mësuese jete), që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. Në anën tjetër, është më se e vërtetë, se popujt e qytetëruar, po edhe populli ynë në tërësi, e di fort mirë, se askush s’ka arritur të ndërtojë të ardhme të ndritur, me të kaluarën. E sidomos kur e kaluara ka qenë e hidhur, e dhimbshme dhe e padrejtë. Kthimi i verbër në të kaluarën, nuk është gjë tjetër veç se fundi i ecjes drejtë së ardhmes;

Vetëdija e shqiptarëve dhe prijësve të urtë të këtij populli, sakrifica shumëshekullore e popullit në përgjithësi, qëndresa stoike dhe konsekuente e shumë prelatëve, pas shumë përpjekjeve të paraardhësve të Erdoganit, s’kanë lejuar kurrë që Kosova të jetë Turqi, por e kanë nxjerrë nga aty. Edhe nëse hipotetikisht do të ndodhte një gjë e tillë, jam i sigurte që këto forca, të akumuluara ndër shekuj, prapë do ta nxjerrin nga atje. Nëse z. Erdogan dëshiron ta bëjë Turqinë të jetë si Kosova, europiane, demokratike dhe tolerante, vend ku etnitë gëzojnë të gjitha të drejtat, ku toleranca mes besimtarëve është e bollshme, ku .... edhe mund të bëhet. Bile ajo edhe duhet të jetë e tillë, por Kosovë s’mund të bëhet kurrë;

Në fund të fundit, e gjithë kjo ishte dje. Sot, prapë është një ditë e mirë dhe me diell, e, pasi dimri po afrohet, duhet të bëhemi gati ta përballojmë atë deri në pranverë!, thuhet në reagimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.


-------------------

(u186u)fotojaa


Përkthyesi për një kohë të gjatë i kryeministrit turk, Bekim Muftarevic ka thënë se deklarata e Rexhep Tayip Erdogan “Kosva është Turqi dhe Turqia është Kosovë” është përkthyer gabimisht.

Muftarevic ka shpjeguar se çfarë realisht kanë nënkuptuar fjalët e Erdoganit është se “Ai e ndjenë veten si në shtëpi në Kosovë dhe beson se një qytetarë i Kosovës do të ndihej si në shtëpi në Turqi”.

“E njëjta gjë do të mund të thuej edhe në Serbi, ku serbët në Turqi do të mund të ndiheshin si në shtëpi dhe anasjelltas”, ka thënë Muftarevic.

Ai ka shtuar më tutje, se nëse Erdogani do të thoshte se “Kosova është Turqi” atëherë në Turqisht do të thuhej në këtë mënyrë, ““Kosovo Turk topragidir ili yurdu” që do të nënkuptonte “Kosova është territor i Turqisë”.

Fjalët sipas përkthyesit të Erdoganit janë përkthyer në mënyrë letrare e jo substanciale.

a723798e30c3153eb57aeba118b88e74


Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan po vjen i shoqëruar jo veç nga meshkujt e gjatë dhe trup gjerë që i shkojnë pas çdo herë. Ai do të ketë në krah bashkëshorten e tij, zonjen Emine Erdogan.

Zonja Erdogan, është një grua që ka një reputacion ne vendin e saj por edhe në shumë vende të lindjes. E mbuluar me shaminë, sipas rregullave islame, ajo evokon shpesh për barazi gjinore. 

Në Kosovë ajo do të bëj vizitë në monumente kulturore, fetare e historike në Prizren dhe Prishtinë.

Emine Erdogan ka lindur në Stamboll dhe në jetën e saj kryesisht është përpjekur që të fuqizojë rolin e gruas në shoqëri dhe politikë. 

Emine kishte qenë pjesë e një iniciative shumë vite më parë, "Shoqata e Grave Idealiste" dhe gjatë kësaj kohe e kishte takuar Recep Tayyip Erdogan. Ata u martuan në vitin 1978 dhe kanë katër fëmijë.
Pakistani e ka nderuar gruan e kryeministrit turk me çmim shtetëror, për kontributin që ajo kishte dhënë në mbledhjen e fondeve për të kaluar gjendjen pas përmbytjeve në këtë vend në vitin 2010.

Një vit më vonë në Forumin "Crans Montana" ajo merr çmim. Kësaj here për rolin në emancipimin e gruas. Ceremonia ishte mbajtur në Bruksel. 

"Ne besojmë se të gjitha gratë në botë meritojnë mundësitë maksimale sociale dhe politike. Të drejtat e grave në gjeografinë tonë nuk duhet të sakrifikohen për bilancin e fuqisë dhe shqetësimet e sigurisë të disa regjimeve. 

Ne kemi parë gra të shumta të cilat përjetuan momente të vështira, qoftë nga fatkeqësitë në Pakistan, varfëria në Bangladesh, apo humbjet e burrave të grave në Palestinë, Irak. 




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...