Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/11/25

Zgjidhet misteri i kufomës së dytë në spital

Zgjidhet misteri i kufomës që u raportua si viktima e dytë e aksidentit në Kërrabë. Burime zyrtare nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deklarojnë se kufoma tjetër e pajetë, që ndodhej pranë trupit të deputeti Olldashi në sallën e morgut, nuk kishte lidhje me aksidentin e mbrëmjes së 20 nëntorit.
Sipas procesverbalit të asaj dite, personi i vdekur ishte 73-vjeçari Vehbi Fortuzi dhe kishte ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” nga gjakderdhja në tru. Sjellja e trupit të deputetit Olldashi, koinçidoi në kohë me ardhjen e trupit të 73-vjeçarit nga ambulanca spitalore, e shoqëruar nga mjekja Rudina Nagjini dhe familjarët e tij. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Instituti I Mjekësisë Ligjore, trupi i pajetë i 73-vjeçarit është tërhequr nga nipi i tij me inicialet R.H.
Ndonëse u në atë aksident u fol për dy emra të tjerë të përfshirë në ngjarje, të cilët për fatin e mirë vijojnë të jenë në jetë dhe sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme nuk kanë qenë fare në vendin e ngjarjes, nga Mjekësia Ligjore hidhet dritë mbi një tjetër konfuzion, i cili natën e aksidentit thuajse nuk është skicuar në morinë e pafundme të informacioneve që dolën nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave saktësohet se vdekja e V.Fortuzit nuk kishte ardhur nga shkaqe aksidentale, por nga një sëmundje e rëndë. Mjekët ligjorë, nëpërmjet prokurorit që ka shoqëruar për në vendin e ekspertizës trupin e të ndjerit Olldashi, përjashtojnë kështu mundësinë se në morg nga ai aksident të jenë sjellë dy viktima.

Libri i Mujë Buçpapajt "Fitorja e padukshme", publikohet ne gjuhën kroate



Buçpapaj botohet në kroatisht pas Gjergj Fishtës dhe Visar Zhitit

“Libri është përkthyer prej anglishtes nga Pablo Blisoniç dhe redaktuar nga poeti i mirënjohur arberesho-kroat Tomislav Blisonic. Fitorja e padukshme është botim i Shtepisë Botuese Udruga ”3000 Godina ZADAR”- Zadar, 2013, e drejtuar nga njeri prej përsonaliteteve të shquara të artit bashkëkohor Kroat, P.Blisociniç, me recenzent dhe konsulent perkthyesin shqiptar Mustafa Spahiu.”
Pas një suksesi të njohur ndërkombëtar poeti shqiptar Mujë Buçpapaj është prezentuar këtë javë në Kroaci me një përmbledhje poetike e cila ka tërhequr mënjeherë interesimin e lexuesve dhe të vetë kritikës profesionale të këtij vendi.Libri është përkthyer prej anglishtes nga Pablo Blisoniç dhe redaktuar nga poeti i mirënjohur arberesho-kroat Tomislav Blisonic. Fitorja e padukshme është botim i Shtepisë Botuese Udruga ”3000 Godina ZADAR”- Zadar, 2013, e drejtuar nga njeri prej përsonaliteteve të shquara të artit bashkëkohor Kroat, P.Blisociniç, me recenzent dhe konsulent perkthyesin shqiptar Mustafa Spahiu. Buçpapaj vjen në kroatisht(Zarë) pas Gjergj Fishtës dhe Visar Zhitit dhe pritet të ndjekë një rrugë suksesi të garantuar për shkak të profilit të tij poetik universal dhe të gjithëkohshëm.
Libri shoqërohet nga parathënja e poeteshës Laura Bouers, e konsideruar si shpresa e poezisë bashkëkohore amerikane. Ajo e vlerëson M.Buçpapajn si një poet të kalibrit botëror, i cili sjell në poezinë e tij zemrën e thyer të atdheut , si dhe përmasat dramatike të Ballkanit. Ajo i bën një analize të gjatë librit të M.Buçpapajt duke e vlerësuar si një poet të klasit të parë. Poezia e tij ka edhe gjuhën e imazheve, që janë sa reale e të prekshme aq edhe "të largëta" si shiu që rigon. Portreti i bukur dhe i fshehtë i një kombi dhe i një vendi të copëtuar nga lufta. Por edhe ëndrra dhe "realiteti i ëndërrt", "ngjyrësuar" nga dashuria janë pjesë të komunikimit vargësor të Mujë Buçpapajt, shkruan ajo.


"Fitorja e padukshme", e M.Buçpapajt i botuar javën që shkoi edhe në Kroaci ka tërhequr këto vitet e fundit vemendjen e kritikës ballkanike dhe botërore.
Përkthyer fillimisht nga Ukë Buçpapaj dhe poeti amerikan Clod Freeman III, me 2008, libri ka ndjekur një sukses të fortë ndërkombëtar nga Maqedonia deri në SHBA, ku kanë shkruar edhe disa nga kritikët më të shquar bashkëkohorë, si Frederick Turner, Gjekë Marinaj, Dan Reed,Frederik Gracia, Susan Rushing Adams, Dino Kubati, Kosta Valeta etj.
Pas botimit nga "Marinaj Publishing" në Teksas, SHBA, revista më e madhe në botë për përkthimin nga gjuhët e tjera në anglisht, prestigjiozja amerikane “ Translation Revieë”, e cila botohet prej 30 vjetësh nga Universiteti i Teksasit, në Dallas të SHBA-së në një numër të sajin i ka kushtuar një shkrim të gjatë karakterit oigjinal të poezisë së Buçpapajt, ashtu si dhe disa revista letrare në shumë vende të botës.



Vlerësime:

"Poezia e Mujë Buçpapajt është si vetë Ballkani i tij: Deng i ngjeshur energjish tragjike. Në një kuptim, ai është
poeti i thjeshtësive të madhërishme: Imazhet gjakuese, thuajse sureale në thellësinë e tyre, i bëjnë thirrje botës së bukur të natyrës sonë të përbashkët, që të kthehet te qëllimi i tij fisnik dhe i moralshëm. Mirëpo, ndjeshmëria e tij është edhe ajo e evropianit të sofistikuar, në të vërtetë, më i lashti ndër evropianët: Aty gjendet zbulimi therës ironik i brutaliteteve të jetës, që mund të sjellë vetëm përvoja e luftërave. Kjo është vepër madhështore".
Frederick Turner


"Mujë Buçpapaj është poet i klasit botëror. Poezitë e tij janë gatuar me mençuri të skajshme, ku tonet ironike dhe elegjiake nuk burojnë thjesht nga zgjuarsia ose mendjemprehtësia, por nga urtësia e plotë, fund e krye e çlirët, e zemrës. Ato bashkërendojnë shëmbëlltyrën madhështore me inteligjencën e qartë dhe mahnitëse, për të hulumtuar dhe për të nxjerrë në shesh përbërësit e identitetit të një kombi të ndarë në dysh, të cilët edhe të tmerrojnë, edhe të gëzojnë e të japin zemër njëherësh".
Gjekë Marinaj

"Fitorja e padukshme na çon në mbretërinë e shqisave, në truallin e gjallë dhe kaotik të kënaqësive dhe të dhimbjeve tona. Këto janë lirika prekëse të jetëve në zgrip të botës së re". Dan Reed
"Mujë Buçpapaj sjell për lexuesit pamje të shpejta dhe të pashlyeshme të zemrës së Evropës Lindore, të zhyer nga lufta, si dhe të shpresave për paqe në atdheun e vet. Sikurse, T. S. Elioti, ai trazon kujtime dhe dëshira, duke i kundërvënë të porsalindurit e fshehur në pyje dhe të qarat e fëmijëve nga sjellja ndërmend e dashurive, e degëve të mollës dhe të shiut".
Susan Rushing Adams

-Në nëntor 2012 libri i fundit i poetit Mujë Buçpapaj “The invisible victory” fitoi çmimin e librit më të mirë i cili qarkullon ndërkombëtarisht nga Organizata Ndërkombëtare Kulturore “Kafeja e ideve” në Selaminë të Athinës. Arsyet e dhënjes së çmimit i referohen kontributit të tij në poezi. Shkrimtari krijon një shkollë të re poetike model në ndertimin e vargjeve dhe përshkrimit të përvojave të vështira, të cilat ndërthuren bashkë nëpërmjet vragjeve, që kërkojnë analizë të thellë në mënyrë që të bëhet e kuptueshme rëndësia e kuptimeve dhe vargjeve të cilat hapin rrugë të reja të shprehjes poetike.”




“ Mujë Buçpapaj e shakmis në vargje dhembjen shqiptare, e cila dikur ia ka shkatërruar shpirtin. Është Fitorja e padukshme e shpirtit dhe mëndjes, një fitore që i tejkalon zigzaqet e krisura të historisë ballkanike. E këtillë duket koha e tij. Dhembje, dhembje dhe vetem dhembje gjen përgjatë gjerësisë dhe gjatësisë së qenjes, në kohën kur vetmia e fushës mbetet e mbështjellë me gjethet e misrit të pjekur. Për kënd vallë? Për duart e fëmijëve të mençur, dhe të lagjes së përbaltur. As që ka kuptim të pyesim se si dhe për kend shkruan ky poet universal i letersisë europiane dhe botërore. Këtë herë është e qartë, nga momomenti kur nëpër moçale, e avujve të diellit, mendimet fluturojnë mbi ajrin e tufishtes të botes matanë.”
Daniel Marian, Rumani


“Me interesim të pafshehur ua rekomandojmë librin Fitorja e padukshme, të poetit të shquar bashkëkohorë shqiptar Mujë Buçpapaj, përkthyer në gjuhën maqedonishte nga mr. Jehona Spahiu dhe Mustafa Spahiu, si pjesë leximi, e cila bartë vështrime të guximshme, e ndoshta për ndokend provokative për gjendjet e shpirtit të njeriut të ngarkuar me barrën e luftës, perceptimet e pyetjeve të parashtruara dhe pritjet e, jo çdoherë, përgjigjeve të dëshiruara.”
Porositë e poetit M. Buçpapaj janë mirë të njohura. Secili mund t’i interpretojë kufinjtë e dukshëm dhe të padukshëm, të një poezie të përbotshme. Buçpapaj ka shkruar atë që e ka parë ose atë që ka dashur ta shohë si një poet i përmasave europiane dhe botërore duke u bërë një zë origjinal i poezisë shqipe në botë. Ai këlthet si një lajmës i botës, aq sa ngjan se nën hiri i Universit dhe poetikisht e rrumbullakëson rrëfimin për fitoren e padukshme. Megjithatë poeti shpreh dhimbjen e mosbesimit kur Thërret – të vdesim që të bëhemi të qartë”!

Prof.Dr. Bratisllav TASHKOVSKI / Shkup-Rjekë

RECENSIONE PËR LIBRIN "DIADEMË LETRARE " TË AUTORIT FLORI BRUQI

Thani Naqo:DO PRESIM MBRËMJEN GJERSA TË BJERË

DO PRESIM MBRËMJEN GJERSA TË BJERË

Mbetëm dashnorë që puthen n'errësirë,
Dritës i druhemi kur puthja s'është turp. 
Njëlloj, e dikur, me fshehtësirë,
Puthjet tona s'i pa kërkush.

Kërkush s'na e pa as puthjen e parė,
Paçka se unë kam qenė erë e stuhi.
Oqeanin trazoj e ai shfryn sot dallgė,
Oqean kam qenë edhe unë në rini.

Mbetëm, edhe sot, dashnorë me droje,
Dashuria, moj grua, s'është topsekret...
Ahaaa, shiko, e të tjerë, shëtisin për dore,
Ndërsa oqeani shuan dallgët në breg.

Hajt, çuçurisim edhe ne pėr dashurinė,
Ato që i kemi thënë, t'i themi e njėherė...
Si dashnorėt e tjerë qė puthen nė errėsirė,
Do presim mbrëmjen gjersa tė bjerė.

nėndor 2013

NË BKUK NË PRISHTINË ME 27 NËNTOR 2013- PROMOVOHET LIBRI I RAMADAN THAÇIT''LULET DHE HIJET''

Photo

Biblioteka Kombetare dhe Universitare e Kosoves, Prishtine


Ramadan Thaçi

Promovimi i librit "Lulet dhe Hijet" behet per ndere te Dites se Flamurit, me date 27 Nentor 2013, e merkure, ne Biblioteken Kombetare dhe Universitare te Kosoves ne ora 12:00. Te gjithe jeni te mireseardhur.




Me respekt,
                                      R. Thaçi,

2013/11/24

AGU E FRESKON BALLIN NË KROJET POETIKE TË FLORI BRUQIT


ZEF PËRGEGA

Kohë më parë një mik i imi në Tiranë, fisnik deri në thelb të shpirtit, penë e zgjuar dhe e talentuar e fjalës shqipe, më shkruante: “Të lutem falënderoje mikun tënd Flori Bruqi, për shkrimet që më dërgon. 

Nëpërmjet tij i them çdo ditë mirëmengjes Kosovës, i them poezisë së tij, më flladitë dhe më çelë sytë, i them përkushtimit të tij, se ku e merr këtë vullnet kaq të fortë…!”

Sa më tepër kalojnë vitet mbi rrudhat e ballit të njeriut, krojet e shpirtit gurrojnë dhe e ndezin motivin për të parë gurët e trojeve të të parëve.

 E mbi të gjitha, për t’i rënë në gjunjë lotit të gurit, që vajton pa britma.

       Kështu më ndodhi në vitin 1998, ku pashë muret e rrënuara të kalasë “Bassania” të stërgjyshit të lisit të fshatit tim. Ishte koha kur të rinjtë e fshatit luanin me simite të bardha të demokracisë e shkullonin coca-cola e mua më duhej me detyrim të dhunshëm të largohesha për në Amerikë.  

Lumi i fshatit nënqeshi dhe guri heshti, kur ia ktheva shpinën Kodrës “Pleshe”, ku i ka themelet kalaja e njëhershme me Lissusit e lashtë.  

Prej olimpit të një guri të madh me mbishkrime të quditshme u ngrit një fjalë e moçme e më lëshoj zë, kur po freskohesha në ujin e kthjellët të lumit Mat. “Në rrënojat e thella të gurëve, kërko se aty ka kroje të bardha dhe kyçen me shekujt e ndryshkur pavionet e lashta të historisë tonë!” 

Më tingëlloi kjo fjalë, sikur donte të thoshte se nuk duhej t’ua ktheja shpinën.

         Thonë se edhe pisha e ka shtatin e drejtë se me rrënjët e thella të saj në nëndheun e tokës kërkon burime, por Maxhun Bruqi, i cili në pëllëmbën e Shqipërisë Etnike dhe në folenë e gurëve të rëndë e shqiti dritën, që venitej nën pushtetin e territ të thundrave të shkelësit. 

Ai, kur rëndi gjeografisë së vendit të tij me kalin e bardhë të zanave, mbolli kudo filiza të njomë dhe i vishte me shajakun e kostumit tonë kombëtar, që t’i mbronte nga baroti djegës. Ata janë shenjat e tokës së vet në vend të piramidave.

         Poeti i lirisë së tokës martire të Kosovës, Naim Kelmendi në prag të 101 vjetorit të pavarësisë më dërgon një kartolinë. Në pasqyrën e saj janë disa njerëz që mbajnë mbiemrin e një trungu.

 Të duket një legjendë e kohës së re, që dritën e të vjetrës e përcjellë mes gjetheve të gjelbërimit, e Maxhuni i ka rrethur me dejet e pemës, anëtarët e familjes Bruqi.

          Në rrënjët e tyre ka një buzëqeshje familjare, por ka edhe kroje vargjesh, të cilat Flori Bruqi i ka mbledhur në kuvendin e madh të shekullit të shqiptarëve me shaminë e një ore mali, që e takoi për herë të parë në një krua të fshatit, kur vashat e tjera ishin larguar, e ajo e kishte pritur…ndaj familja e tij është e nderuar në gurin e fisit shqiptar.

        Flori Bruqi vjen në letërsine tonë kombëtare me krojet e kulluara të flirtit të shpirtit të tij. Kam vënë re se ai nuk bën kompromis me askënd që ka vënë firmën në balada, në mite, në legjenda, për t’u dukur baloz mbi detin e fjalës shqipe të valës tonë të kripur ëmbëlsisht, as me heronjtë e shpallur rrejshëm nëpër podiume, por ai si misionari i fjalës së lotit të qiririt, i pashuar dhe i patretur e ka projeksionin lart në qiellin e lirë në vlerën e të vërtetës. 

Aty poeti Bruqi frymëzohet, për njeriun, për nderimin, si dorë e besës së bashkimit, e në penën e tij, rrjedh krijimi me një shporte dhuratash me metafora.
     
  E lexova me ëndje , si çdo krijim tjetër, librin e ri në botim të Flori Bruqit “Diademë Letrare”,-(kritikë, gjuhësi, pikëpamje, poezi…)e shumë më shumë se kaq.

 Në krojet poetike të Flori Bruqit agu i parë e freskon ballin, për t’ia gëzuar ditën njeriut. Në këtë libër autori Bruqi shfaqet si vreshtar me shumëllojshmëri drurësh frurore, që i krasit  në mënyrë tradicionale, që shëndeti t’u kalojë mesazheve poetike. 

Flori është një aristokrat i kulturuar në kancelarinë e tij të studimeve, të denja për referenca shkencore, në krahasime e analiza të ndryshme. 

Shpirti i guximit të Flori Bruqit i shtron rrugët e së resë, duke rritur krenarisht gjeneratat që vijnë pas, për t’u përfshirë pa hezitim në maratonën krijuese.

          Një libër që na vjen në dorë e të mahnit me logjikën dhe argumentin shkencor, që e zbukuron kurorën e festës së letrave shqipe. Shembull pozitiv, bre bac, i lëmë për llogore mbrojtëse të kombit të tij dhe njëherësh i gatshëm dhe me zë të fortë të jetë tribun në katedrën e kulturës…e bash të afërt i ka Naimit aty ku këmba e ditës së re prek shqimet.

     S’ ka më bukur, kur librin Flori ia kushton babait, kopështarit të gjeografisë, duke na kujtuar se bota e vargut rrotullohet rreth vetes dhe kurorës së shenjtë të kombit.

Detroit, 20 nëntor, 2013.


Një mozaik në letërsi



Prof.dr.Rasim Bebo

Recension për librin e Flori Bruqit,"Dieademë letrare".


Mr.Sci.Flori Bruqi, morri rrugёn dhe ndaloi te zalli i lumit, këtu ulur filloi të zgjedh një e nga një gurë: të vegjël, të bukur, të shndritshëm, që të kthejnë spektrin e diellit në fytyr dhe të verbojnë aty për aty.
 I radhit në një mozaik të ngjashëm me atë të stërgjishit tonë pellazg që ndërtoi të parin në botë këtu e mbi 4000 vjet më parë Nekropolin e Athinës të zbukuruar më gurë të vegjël të lumit dyshemet dhe muret.

Prej këndej në të gjithë perandorin pellazge, që shtrihej në tre kontinente: nga Azia e vogël te Priami i madh, në Afrikën e Veriut, duke dalë në Europë te Baskët, dhe deri në veri për gjat rrjedhjes së lumit Danub me kufi.

 E gjëjmë kudo këtë mozaik dhe sidomos te Tempulli i famshëm i Dodonës, në Budrint, Durrës, Apolloni, Trojë, në Gjenevë të Zvicrës, si na e vë në dijeni Prof. Dr. Agim shehu dhe në shumë vende ë tjera.

Kur i shikojë këto mozaikë tej bukurisë që pasqyrojnë artin e mrekullueshëm të stërgjyshërve dhe gjyshërve tonë, ne mahnitemi që toka nënë - Demetra - i ruan për mijëra vjet. 

Syri i jon i përmbledh me një të parë. Mirëpo mozaiku i të nderuarit Bruqi, është bërë, në vend të gurëve të zgjedhur të lumit ai radhit gërmat e trashëguar të gjuhës shqipe, të konfirmuara nga Pema e 63 gjuhëve dhe nga pema qe pasqyron Mr.Sci.Flori Bruqi të 47 gjuhëve, që për vjetërsi i kalon të gjitha gjuhët e botës mbi 9.000 vjet përpara.

 Kështu kemi të bëjmë me këtë mozaik libër, “DIADEMA LETRARE”, që përmbledh: kritikë, gjuhësi, pikpamje, poezi.

Mozaiku liber që mund ta quaj të Mr.Sci.Flori Bruqi nuk mund ta përmbledhim me një ose dy të parë, por duhet koh për ta lezuar dhe studjuar. Ky grumbullim mareial i përgatitur nga autori zë vendin e Akademisë së Skencave Shqiptare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë. Sot ato janë në shërbim të kursit sllavo-rus-greke. Ndërsa Shqipëria është nën drejtimin e Këshitarit, Kolonelit, Akademikut, të asfalis (sigurimit) grekë Janullatos.

Elita e kulturës së ktyre vendeve janë të heshtur, të koruptuar, të politizuar, të friksuar dhe bëjnë: “Gjumin më të rëndë dhe më të gjatë, si murgjit e pergameve që janë mësuar me dhomat e errëta”. (Z. Prenga). Duke shfletuar “Diademn letrare” në faqen e parë shikojmë reshtat, që i dedikon babës s tij. “Babajt tim MAXHUN BRUQI, mësimdhënës, që tërë jetën evet intelektuale e atdhetare ia kushtoi gjeografisë kombëtare”.

Ai e gjeti shkabën dykrenëshe në themelin e shtëpis të bërë blozë.

Bregu i detit dhe Mesapliku i këndojnë Shqiponjës. Shkab’e madhe kasaba, / me dy krahë të mëdha, / nuk u dhe dhe nuk u fale.

 Flori Bruqi të zgjon historin e Dodonës. Ndër 1800 objektet e zhgroposura në Dodonë më 1875-1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si (ex-voto) etj. drejtpërdrejt, lidhen me mbretin e perëndive pellazge ZEUSIN.

Këtu u gjetën shumë shkaba dykrenëshe, që janë përhapur në Perandorin Pellazge. Një ndër ato mund të jetë dhe ajo që gjeti Prof. Maxhuni.

 Dodona ndodhet 16 km. në J. P. të Janinës në Çamëri. Të gjithë autorët e lashtë si Homeri, Hesiodi, Hekateu, Akusilao, Hellaniko, Herodoti, Tukididi etj.,si na i përmend eruditi Flori na bëjnë të ditur se, para mbëritjes së grekëve në shek e VII p.e.s. vendi banohej nga Pellazgët Hyjnor.

Dodona ishte vendi i kultit apo vendi i Shënjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi vend i njohur. Zeusin e trajtonin jo vetëm si pellazg por e cilësonin më tepr si Dodonas.

 Dodona është bërë disa herë blozë. Dodona u rrafshua në vitin 219 p.e.s. nga gjeneraili etolas, Dorimahu. U rindërtua nga pasardhësit e Burrit të Ledhezës Pirro.

Qëndroi e tyllë deri në vitin 167 p.e.s. kur vërshuan lukunitё e Paul Emilit. Dodona Pellazge pësoi edhe një rrënim tjetër vdekjeprurës në motin 88-87 p.e.s. prej trakasve aleatë të Mitridatit... Më 435 e.j. perandori i lindjes, Teodori urdhëroi “shuarjen e përhershme të Dodonës Pellazge si zjarrishte pagane dhe shndërrimin e saj në një nyje të krishtere më 475 e.j.

 Kur fillimisht vandalët dhe më pas (551), Totila me barbarët ostrogotë, të pasuar nga saraqenët e bullgarët etj., e fshinë përjetë të jetës nga faqia e dheut Dodonën, kryeqendrën europiane të pellazgëve, - populli më i lashtë në kontinent. (Dhimiter Pilika “Pellazgët”,f. 161).

 Flori  Bruqi te jep dhe te hap rrugë për të thelluar në “Kujtimet” e Ismail Qemali, që thotë: se, “Në vitin 1866, kur isha këshilltar politik i valiut të Janinës, gjatë një vizite tek pronat e një miku tim në fshatin Melingus, kisha dalluar disa rrënoja, që i lidha me tempullin antik të Dodonës. Dhjetë vjet më vonë ia tregova mikut tim në Vlorë Karapanos”.

 Ky filloi menjëherë gërmimet në Dodonë pas 1460 vjetësh, duke nxjerrë në dritë një sasi thesaresh arkeollogjike me vlerë të jashtëzakonshme. (P. xh. “Ilirira”, 6-2-2006, f. 24). Karapano, vllaho-grek, i shkathët, shumë nga këto thesare të Dodonës ua fali si dhuratë delegatëve të Anglisë dhe të Francës që ishin antarë të Kongresit Berlinit. Me qëllim, për të përkrahur kërkesat e qeveris greke në këtë Kongres.

Mr.Sci.Flori Bruqi, hynë në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar. Ai është trim , i pa politizuar, nacionalist i pastërt, me pak fjalë, të hap horizont për t’u futur thellë në ngjarjet historike.
 E gjeti shkabën dykrenëshe në themelin e shtëpisë të bërë blozë.

Ashtu si Dodona u be disa herë blozë, por prap u ngjall, se, “fara shqiptare nuk është delikate dhe që goditet lehtë, e cila rrezikon të zhduket. Eshtë e fuqishme, e ashpër, luftarake, që nuk mund t’i nënshtrohet të tjerëve.

Ajo i jep rëndësi kombit, ekzistenca e saj e mposht edhe kohen. Ajo mbizotëron aty, ku popujt e tjerë dështojnë. (A. Kola “Arvanitasit” f. 166). Një ndër plagët e mëdha është Shqipëria Londineze, që eruditi Flori e përmend dhe analizon shpesh në librat e tij të shumta. Prof. Dr. Eshref Ymeri thote: se Shqipëria nuk ka qënë 116.000 km2 por 134.000 km2, e marrë nga enciklopedia Ruse.


Lezuesin e shtinë Flori për të thelluar në problemet kardinale të popullit tonë që ka kaluar në luftra me pellgje gjaku.

 Kryengritja e madhe e vitit 1913, qe kishte perfshire gjithe trojet shqiptare qe e ktheu vendin ne shkaterrim dhe mjerim me pellgje gjaku?

 A. Baleta shkruan: “Kryengritjet shqiptare që u bënë në Kosovë më 1908 – 1910 – 1912, praktikisht ia shtrinë rrugën Sërbisë, u harxhuan, u grinë forcat me Turqinë. Sot nuk kemi të drejtë të mos i vlerësojmë ngjarjet si duhet që të mos i bëjmë të njëjtat gabime.

Është fakt i njohur tashmë se përplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911-1912 dobësoi ndjeshëm potencialet dy palëshe. Pikërisht pak jave pas mbarimit të kësaj lufte.

Më 18 gusht po të vitit 1912, filloi sulmi ndaj teritorreve shqiptare nga Mali i Zi, Sërbia dhe Greqia. Nëse lufta e shqiptarëve do të përqëndrohej kundër këtyre agresorëve, padyshim që dhe harta e sotme e Shqipërisë do të ishte ndryshe. Në faqen e parë të këtij “Mozaiku Letrar”, Kur Maxhuni gjeti shkabën dy krenore në themelin e shtëpisë bërë blozë të pa dëmtuar, e pastruan nga bloza dhe e vendosën te këndi si më parë.

 Shfletojmë librin më tej dhe shikojmë një fotografi familjare me tre breza dhe me 14 veta të grumbulluar si nje tufë trandafilash, që pasqyron një familje shtet mbrëda shetit. Sa bukur, gjyshërit, fëmijt e tyre dhe nipër e mbesa, të ulur dhe në këmbë me çiltërsi. Kjo është familja, Kosova sot e gjallë, dinamike, e lulëzuar, që e përshkruan biri i saj Flori Bruqi. Jo më larg se 14 vjet, Flori  Bruqi përshkruan: Populli i Kosovës – UÇK-ja dhe NATO = Liria e Kosovës.

Të ngjethet mishtë kur digjon dhe shikon kasaphanën sërbe, Gazeta “Iliria” shkruante në ate kohë: Kur shkova në zyrë, thotë Magdalena Ollbrajt dhe pashe mbi tavolinë gazetën, me fotot e masakrave sërbe në Kosovë, u trondita dhe morra Klintonin në telefon, NATO duhet të filloi sulmin për të ndalur këtë gjakderdhje të këtij populli trim të përmëndur në histori.

Presidenti Amerikan Bill Klinton shprehej në qershor të vitit 2002 se: “Nënë Tereza ishte e para që më bëri të dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyre morele ndaj saj të vlerave të lirisë”. Fjala është për shpalljen e Kosovës të pavarur. (Prof. Dr. Saimir Lojla ”Bota sot” 19-10-2004)
Tani vimë te fundi i shekullit që shkoi, të përshkrimi i luftës së Kosovës nga Mr.Sci.Flori Bruqi : ‘Lufta filloi më 12 shkurt 1998 deri në 23 mars 1999.

 Më 12 qershor 1999 hyri NATO në Kosovë. Në këtë luftë u dëbuan 800.000 shqiptarë, u vranë 15.000 persona, nga këta 2400 luftëtarë të UÇK, janë zhdukur rreth 5000 njerëz, janë përdhunuar afër 20.000 femra, janë rrëmbyer mbi 3000 shqiptarë, akoma nuk u dihet fati i 2087 të tjerëve, kanë djegur 1.100 vende banimi, kanë plaçkitur djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, objekte kulture, shkencore, fetare. Ky përshkrim do te mbetet si pjesë e kristomacisë historike për ta përdorur çdo person i kulturuar dhe sidomos çdo historian për reference. Kosova fitoi Lirinë.

Me ardhjen e titos së vogël në Shqipëri Miladin Popoviçi si udhëheqës suprem mbi Enver hoxhën, po ta zëje në gojë Kosovën dhe Çamërin, të ipnin karamelen e plumbit pas kokës. Grekët Çamërin e vranë,e therën, e dogjën, përdhunuan dhe e dëbuan, pa patur asnjë ndihmë nga shteti amë vetëm sabotim dhe diskriminim. Kosovën e tradhëtuan vetë udhëhqia shqiptare. Djemtë e Shaban Palluzhës rreth 40-50 mijë frymë dorëzoheshin te vllau shqiptar dhe ky vlla tradhëtar ja dorëzonte sërbëve, që i asgjësonte në masë si në masakrat e Tivarit etj.

Te gjitha këto ngjarje pikëllimi i gjen te libri Diadema Letrare te përshkruara në art.

Ndërsa Çamëria u tradhëtua nga qeveria shqiptare dhe Akademia e Shkencave, greku e shpalli Çamerinë, që nuk ekziston duke njoftuar institucionet ndërkombëtare për ta ligjëruar dhe u ligjërua. Arrinë, që Ministri i Jashtëm grek deklaroi serbes, pa u trembur fare se “Çamërinë unë nuk e njoh” dhe qeveria shqiprare hesht, se është bërë Tirana më keq se Athina për kombin shqiptar

Pikërisht për këtë historian sllav në Maqedoni, arriti të nxjerrë nga goja se maqedonasit e sotshëm ishin stërnipërit e Lekës së Madh dhe më tej, “Prof. Pollajanski” tha se Skënderbeu nuk ishte shqiptar. 

Ne e pyetëm: Profesor, për cilën Maqedoni flisni, sepse për ne historianët, ne kohën e Aleksandrit të Madh, bridhnit ende në stepat e Rusisë, kurse në viset e aleksandrit të madh ju keni ardhur 10 shekuj më vonë. Polljanski u përgjigj ...

 “Ne, -tha ai,- maqedonët, me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por për derisa u vendosëm në trojet e maqedonëve të lashtë, ne jemi pasardhësit e tyre, jo vetëm pasardhësit e tyre kulturorë por edhe gjenetik. Sot akademikët sllav të Shkupit, nuk duan të dinë fare për saktësite historike.

Për ta sllavo-maqedonët e ditëve tona, vellezërit e bullareve dhe të sërbëve, kur e do puna, janë sllavë, kur nuk e do puna nuk jane sllavë, por pasardhësit e maqedonëve të Aleksandrit të Madh.

 Ndërsa shqiptarët i quajnë disa “ashkla”, që kanë shpëtuar pa u zhdukur. (N. Muhameti “Maedonia...”, bot. 2009, f. 415). Te “DIADEMË LETRARE” shikojmë Flori Bruqin erudite, i prozës dhe i vargut, duke i zgjedhur gurët dhe duke i radhitur, si nacionalis në plejaden e njerëzve më të shquar të Kombit shqiptar.

ÇABEJ thotë: “Nuk mundet të shkëputet kërkimi gjuhësor pa patur parasysh faktoret hitorike.

 Flori Bruqi , me Diademën Letrare, zë venditn e Çabejt që ka vdekur, duke kritikuar “hartën e kulturës indoeupiane, pa e ditur tani se si do të konsiderohemi, në çfarë konteksi si gjuhë e humbur, e rregjuar, a po etni a popull i zhdukur.

Flori Bruqi, zuri vendin e dhjetërave Profesorëve që punojnë në Akademinë e Shkencave, për të vënë pikën mbi “I”., duke i argumentuar me duzina libra dhe tema te ndrushme të tij dhe duke grumbulluar shumë shkrime nga autorë të ngjashëm si veten e tij.

 Ai thote: “Të gjitha veprat e mija kanë si lajtmotiv çështjen Shqiptare.

Nuk është e rëndësishme çfarë mendon Qosiqi?!

Mr.Sci.Flori Bruqi shkruan: “Kam lexuar, po, e ç’nuk kam lexuar, madje ç’të lexuar se (!), nga autorë serbë, beogradas dhe jo vetëm, opinione nga më të neveritshmet dhe më përçmueset, nga më përdhosëset dhe më poshtërueset, nga më të përdalat dhe më të përçartat dhe jo vetëm, që të mos them edhe raciste - kundër shqiptarëve.

 Më vjen ndot edhe t’i kujtoj, e pale më t’i shkruaj a citoj, gjithçka u fol e u ç’përfol, gjithçka u shkrua e u nënshkrua, gjithçka u botua e u stërbotua, “nashke”, e jo pak edhe në gjuhë të huaja, që s’i zë ngoje asnjë i çmendur. Dhe as i ka edhe fjalori më i zi me sharje e fyerje, me poshtërime e ofendime, me mallkime e stërmallkime.

S’është nevoja të përbaltesh e të pisërohesh me andriqët e çubrilloviqët, sepse balta të baltëron, e pisi të pisëron. Mjafton të ndyesh gojën vetëm me një e të vetmin emër e mbiemër, me atë më “aktualin” dhe më të ziun nga aq të zinj, “babanë e kombit serb” – Dobrica Qosiqin”.

 Akoma më shumë: Kriminelët sërbë kanë bërë llamba me kafka shqiptarësh të vdekur ia kane prerë kokën, ia kanë zier në tenxhere, i hoqën katër dhëmbë ari, kafken e kane ngjyrosur e kane bere llambe tavoline ka thënë S. stojanoviç. Ata u vranë për Kosovën e lirë...

 Flori Bruqi shkruan: “Tridhjetë e një vjet më parë, në rrethin e Shtutgartit në Gjermani, Lëvizja politike për çlirim kombëtar mori një goditje të rëndë në atentatin kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, tri figurave të rëndësishme politike dhe organizative të lëvizjes kombëtare në emigracion. 17 janari 1982 ishte datë që tronditi zemrat e bashkombasëve të tyre si në trojet shqiptare, ashtu edhe në shtetet perëndimore, ku jetonte dhe vepronte një komunitet i tërë politik”.

 Dy vjet para të quajturës demokraci dhe 17 vjet para atentatit kundër tre djemeve Kosovar, dënohet me varje në litar për t’i këputur vargun politik, Havzi Nela nga Presidenti Ramiz Alia i komunizmit, qw kalon president i demokracisw me fjalën: “Enver Hoxha ka vetëm ditëlindje”.

 Addison ,Chikago, nëntor 2013 .










Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...