Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/03/15

REXHEP SHAHU : QYTETI I HIJEVE (Cikel poetik)





Një mijë vjet që pres

         (poemë)



Që kur ike ti
Qyteti në mbrëmje është i shkretë
Si në karantinë kolere.

***
Nga dritarja e botës në majë të Pikllimës
Shoh mos po vjen.

Ka një mijë vjet që pres në dritare.

Sa herë vishen xhamet e kohës me avull
Me gishtat e sosur vizatoj portretin tend.
                               
***
Retë që kanë marrë flakë atje në muzg
Ku po mbytet dielli
Janë flokët e tu.

***
Ai yll që po vjen fluturim drejt dritares time
Ta ka marrë ty dritën e syve për me pa udhën,
Me ardhë tek unë
Në këtë natë të zezë ku ëndërrat po çmenden.

Mos i çel sytë pa mbërri ai yll, mos,
Se ndryshe ylli ka me mbetë në terr,
Ka me ra në hon me gjithë dritë
E s’gjendet më i gjallë.

Mos i çel sytë pa ndjerë puthjen e tyre
Nga buzët e mia,
Se mbetesh pa dritën e syve
E s’ka kush mi bën dritë udhës
Time nëpër natë
Me mbërri tek ti.

***
E dëgjoj trishtimin e hapave tu
Kur kalon rrugës
Si vajtim i vjetër i zemrës së tokës,
E shoh qiellin e vrantë të ëndrrave tua
Dhe buzëqeshjen tënde që pi lotë.

E kuptoj çfarë thonë gjethet e rëna,
Që lëvizin me nderim për ty
Me të përshëndetë
Kur u kalon pranë.

***
Kam harruar si qan shiu në xhama,
Kam kohë që nuk di të lexoj
Çfarë shkruajnë a vizatojnë për fatin tim,
Pikat e tij tek rrjedhin me shqetësim
Dhe ngulmojnë të më thonë diçka për veten time të humbur.

Kam kohë që nuk ndalem pranë gjethes që loton,
As pranë gjethes së rënë e të shkelur që vajton fatin e saj
Dhe i fshihet erës të mos e trazojë,
Siç i fshihem unë vetes sime se nuk guxoj ta shoh në sy.

Kam harruar t’i gëzohem vallëzimit të shiut në liqen,
Kam harruar të vallëzoj nën ritmin e tij,
Kam harruar ta takoj veten time edhe pse kam shumë nevojë
Për të, qoftë edhe të vallëzoj një tango të sertë me veten.

Kam kohë pa trazuar muzgun e flokëve të tu,
Pa përkëdhelë gjinjtë e tu që fryhen kur i puth e shtërngoj,
Kam kohë pa provuar drithërimën e trupit tënd si gjeth
Në ujë, kur të puth dhe loz me gjuhë në qafën tënde.

Kam kohë pa qarë për një zog këmbëthyer,
Pa e ndihmuar për ta shëruar,
Kam harruar aromën e puthjes së tyre,
Të merrem me vetën time kam harruar.

***
Zbrit nga maja e dhimbjes së botës,
Kam hapë krahët e të pres me mall,
Zbrit e më ndihmo ta gjej veten time
Ta shoh veten, nëse është gjallë.

***
Ti je kaq e bukur
Ndërtuar me pasionet, përfytyrimet e mia të çmendura.
Në dejet e tua rrjedh gjaku i ëndrrave të mia,
Në sytë e tu, në të gjithën ty, është shpirti im i trazuar
Që ta dhashë ty, të jetoj unë.

Ti je kaq e bukur
Ndërtuar me të qeshurën dhe harenë time,
Me vrazhdësinë time lënduese dhe heshtjen,
Me nxitimin dhe ngutjen time të qortueshme,
Me padurimin tim me të pa çdo çast,
Me vuajtjen time të rëndë,
Pse çastet e mungesës tënde janë të gjata.

Ti je kaq e bukur,
Sa është shpresa e botës,
Sa shpresa e të verbërit për sy,
Sa shpresa e jetimit se do të takojë prindërit,
Sa shpresa e fëmijës se s’do t’i ndahen prindërit,
Sa shpresa e zogjve për t’ia dalë mbi det.

Je kaq e bukur,
Sa nuk e thotë fjala e gjuhës së njeriut,
Më e bukur se malli i fortë i nënës për djalin në luftë,
Më e fortë se malli i buzës për puthje,
Se malli i gruas për tu përqafuar e mbështetë në gji,
Se malli i gjethit për shi a tokës për ujë,
Se malli që tregon loti kur rrëshqet në sy.

Ti je kaq e bukur, o zot kaq e bukur,
Më e bukur se pritja,
Më e bukur se ardhja,
Je kaq e bukur sa të shiton me të pa.
 
***
Lejoje diellin zemër të derdhet në ty,
Të shihet në ty, të mburret me ty.
Mos u fshih në hije, mos u bëj hije,
Ti qesh me hare, lumturohet dielli si unë
Nga e qeshura jote prej dielli.
Le të lozin rrezet e tij me flokët e tua,
Le të ngatërrohen rrezet e diellit aty, 
Le të mbetet dielli balonë në qiell me litarët rreze,
Lidhur e ngatërruar në flokët e tu.

Lejoje shiun zemër të rrjedhë nëpër ty
Në fytyrën tënde, në qafë e në shpirt
Ku unë të puth, rrëzë veshit ku të pëshpëris
Se je më e bukur se mendimi i bukur.
Të rrjedhë nëpër gjinjtë e tu që kallen nxehtësisë
Prej mallit për duart e mia të mëdha.
Qesh sa mundesh në shi, lëshoja sytë qiellit
Bëja me dorë zotit, këndo nëse mundesh
Me melodinë e shiut, mbush grushtin me kristale,
Janë lot malli, beso, mall i qiellit për token,
Malli im për ty.

Lejoje erën të lozë me ty zemër,
Të t’i marrë flokët në hava,
Të t’i ngjeshë teshat për trupi,
Të knaqet me format e trupit tend,
Të knaqet te përkëdhelë gjinjtë e tu,
Të ta ngrejë fustanin lart mbi gju,
Ta mendosh se është përqafimi im i shpejtë,
Kur ti dëshiron të jetë i ngadaltë.
Lëre erën të këndojë këngën e saj,
Në mundsh vallëzo me të, fluturo,
Hip në krahët e saj dhe eja në mua.
Nga pritja jam bërë gur.
 


Më ka marrë malli  
          
           (poemë)

Më ka marrë malli për ty
Si për detin ku mbyten mendimet e mia,
Për valët e tij që lazdrohen në breg
Dhe shkruajnë ëndrra në rërë.
Dallgët nervoze godasin shkëmbin me ngulm
(sa herë më bije me grushte ijeve
më thoje i lig, i lig, se s’të lija të flije
e unë bija në tokë duke qeshë…)

Më ka marrë malli me qeshë e me heshtë,
Me paqtue botën në sytë e tu,
Me e vu kokën në supin tend,
Me heshtë aty me lot në sy,
Me e marrë dorën tënde në dorë,
Me u ngrohë, me marrë prej teje
Gjithë ç’i duhet zemrës time,
Me shpëtue prej zhurmave,
Me u mbushë me qetësi.

* * *
S’kam tjetër veç fjalës
Veç puthjes e heshtjes
Veç ngutjes.

***
U binda se të pëlqejnë dhe i mbron insektet e vogla,
Se nuk më le ta mbysja milingonën që ngjitej gotës time,
Tek digjnim me cigare dhe fjalë heshtjen fjalamane
Dhe shuanim zjarrin e ëndrrave që na digjte sytë.

Unë u binda se ti je diamant, jo gur që troshitesh lehtë
Në honet e mungesës që copton njerinë
Dhe një mijë copa të të bluajë deshpërimi
Ti prapë krenare lufton për lirinë.

Unë u binda se udha ty kurrë nuk të mund,
Nuk të lodh qëllimin fisnik ta mbërrish,
U binda nga ti për një të vërtetë të thjeshtë
Fitohet çdo betejë në jetë, qëllimin veç ta dish.

* * *
Nuk di ta spjegoj pse të dua, siç nuk di
Pse trëndafili ka aq petale sa ka,
Siç nuk di pse shiu ka aq shumë pika
Dhe derdhet në atë mënyrë nga qielli,
Siç s’di ku vlon loti që del i nxehtë,
Pse bora e ka lulen aq të bukur,
Siç nuk di pse ka ditë dhe natë,
Pse ditën nuk i shohim yjet,
Pse deti fle ndonjëherë dhe lumi s’fle kurrë.
Nuk di ta spjegoj pse të dua,
Siç nuk di pse ecim me këmbë e jo me duar,
Pse zogjtë fluturojnë në qiell dhe nuk ecin me këmbë atje,
Pse njerzit nuk fluturojnë edhe pse kanë krahë.

Lulet e fjalëve i merr era
Mos harro : të dua.
 
 ***
Malli për ty u bë si deti që pi lumenjtë e s’ngopet,
Si qielli i natës terr që s’i mjaftojnë yjet për dritë,
Si sytë e të verbërit që nuk ia di ngjyrën diellit,
Malli për ty u bë breg ku nxjerr dufin dallga,
Pritje që rri varë, gjeth që kalbet, udhë e braktisur
Që vajton mungesën e hapave e të hijeve
Buzë shkrumb për buzë si brigjet për urë.

Malli për ty më bën gjinkallë vere
Që plas prej këngës a vajit të vet.

 ***
Të dielën tek vrapoje nëpër det përmbi dallgë
Dridhesha nga frika e lumturohesha me ty.
Njëherë më bëheshe shpend i bardhë, njëherë i zi,
Pastaj bëheshe zemër, pastaj perendi.
Të pashë si i vije këmbët fluturake
Mbi supet e dallgëve te dallga tjetër,
Si nga njëri mal mbi malin tjetër,
Të pashë si kacavirreshe nëpër shpatet e thikta
Të dallgëve dhe s’bije në humnerën mes tyre,
Të pashë si lidheshe në rrezet e diellit,
Që përthyhej në supet dhe shpatet e maleve të dallgëve
Rrezet e diellit që laheshin në det, qeshnin bashkë me ty
Nga bregu më bëhej se rrezet dilnin prej syve të tu.
Të pashë që u kape fort në fijet e ëndrrave tona
U mbështolle me to dhe ma bëre me dorë që larg
Më thirre, më prit se mbërrita, më prit, mos ik
Ku të ikja unë, kur caku i ikjes dhe mbërritjes time je ti.

Zbërtheva brinjët në gjoks
Më lehtë se më zbërthen t’i kopsat e këmishës
Dhe prita plot ankth aty në breg të detit.
Duke qeshë hyre në vendin tënd në të majtë të tij
U nisa drejt fushës me ty në gji.

***
Si ta them verën sivjet,
si ta shkruaj verën pa ty?! 

 ***
Në gjithë ditët e heshtjes tënde 
Jam zgjua pa bletë, fole pa zogj,
Gëzhojë e ndryshkur predhe
Harruar në fushë nga lufta e fundit.

Buzët më mbetën në gojën tënde,
Duart në gjinjtë e tu kur më shkulën prej teje
Dhe më hodhën tej
Si zog pa krahë, pa gjoks, pa zemër.

***
Gjithë kohën që desha me të harrue,
U bëre mendimi im i çdo çasti.

Mungesa jote është e papërballueshme
Frika kur jam pa ty
Është fati i vetëm i keq që më ndjek.

* * *
Nuk e di çfarë shkruajnë sot rrezet e diellit në tokë,
Ç’mesazhe dielli lanë në fytyrën tënde e flokët e tu,
Ç’fjalë dielli sollën për ty.

* * *
Nuk e lexoj dot çfarë shkruhet në hapsirën bosh
Ku derdhet shikimi i syve tu,
Nuk di ta vizatoj veten në fushën e mungesës
Në shikimin tënd të turbullt,
Por di ta fotografoj çastin kur më le pa frymë,
Përfytyrimi se të kam pranë,
Çastin kur zgjat duart të më prekësh
Dhe shtangesh se nuk ke pranë as ajër…

* * *
Ti jë bërë ëndrra ime
A unë ëndrra jote, nuk di
Veç di se u bë kohë
Që s’ka ëndërr pa ty.
 
***
Mos më ler të fle,
Mos më ler të fle gjatë se kam frikë se nuk zgjohem më,
Dhe qaj e ulëras në ëndërr për ty,
Ulëras sa dridhet dheu kur s’të kam pranë,
Shpërthej si vullkan, bëj mal të ri
E jo më s’po hedh tej dy metër kub dhe që më hidhni përmbi,

Mos më ler të fle gjatë
Nuk mundem pa ty.

***
Gjithë ç’kisha për të thënë
I shkrova në diell.
Vështroje diellin në mundsh
Dhe lexoji në flakë fjalët e mia
Para se të bëhen shkrumb.

Fjalët që doja të thoja ty
I shkrova në qiell.
Retë e bardha a të murme janë njolla boje
I derdha nga idhnimi
Në letrën që ta shkrova ty,
Por ti plotësoji mendimet e mia,
Nëse s’ke harruar të jesh unë.

Gjithë ëndrrat që thura me ty
I derdha në pikat e shiut
E në flokët e borës
Të çelin lule në tokë,
Lotët i derdha në lumë
Për te deti i dhimbjes ku ti qesh,
Përqafon me deshpërim ujin mos jam aty,
Më sheh në pikat e ujit që mbeten në ty
Dhe kot më kërkon me sy nëpër det.

* * *
Ndërsa të pres në mëngjes
Me frymën e ngrohtë që ngrin sa e nxjerr,
Vizatoj fytyrën tënde në ajrin e ftohtë,
Vizatoj buzët, mjekrën, sytë.

E sa përkulem të vizatoj gushën
Sërish më duhet të t’i puth sytë.

***
Ëndrrat e mia i ruan qielli.
Një dorë e padukshme atje,
I shkruan në kujtesën e zogjve dhe yjeve.

Këtë ma thonë shpesh pikat e vjetra të shiut
Kur më bëjnë qull.
Ma thonë flokët e serta të borës
Dhe fishkëllima e erës kur statujën ma ngrijnë,
Udhëve të shkreta ku s’ka fëmijë të luajnë
Rreth njeriut prej bore të nxirë.

Ma thonë yjet e shuar                                      
Sa herë i vizitoj
Te varret.

Ëndrrat e mia një ditë
Do të çelin lule në tokë.

Por unë                                                                                                                                   
Do të jem bërë ëndrra jote.



Bulevardi i mbretit

Në qytetin tim jam sa hala e një pishe
Në bulevardin e madh që ndërtoi mbreti
Në kundërshtim me ata që s’e donin të madh
Bulevardin e të nesërmës së tyre të vogël.

Në qytetin tim, jam sa jehona e emrit tim të parë
Që me dhunë e për interes të parët ma ndërruan
Që unë të mbetëm me kokën pas nga emri im i parë
Dhe të mos shoh ku vë këmbën në udhën e të nesërmës.

Në qytetin tim piskama e minareve dhe meloditë e
këmbanave
Nuk më thonë asgjë, s’janë meloditë e shpirtit tim,
Nuk janë thirrjet e zemrës së tokës time, të malit tim
Të cilëve nëna ime u falet dhe u bën kurban.

Në qytetin tim gjurmët nuk shkruhen thellë në tokë
Që të mos i fshijë mbivendosja e gjurmëve të reja.
Në qytetin tim fshihet përditë dërrasa e zezë
Dhe shkrimi tretet ajrit në thërmija të pambledhshme.

Në qytetin tim gomari vihet para kalit dhe tërheq karrocën
Liliputët bëjnë hatanë urrejnë Guliverin
Sakatët rendin me vrap të jenë kudo të parët
Dhe urrejnë të shëndoshët pse nuk janë sakatë.

Në qytetin tim qiellin e bëjnë dysheme, e shtrojnë në rrugë,
Shkelin nëpër të. Toka dysheme përdoret si tavan a qiell.



Nga të shkoj



Ty po të pyes, nga të shkoj
Në këtë kryqëzim të frikshëm, më thuaj, nga të shkoj.

Dita kullon gjak para syve të mi
Në udhë matrapazët *
Tërheqin për flokësh nënat e tyre,
I zhveshin lakuriq, i ngrehin zvarrë në sheshe.

Nata e zezë vret pas shpinës time nga ana tjetër.

Në të djathtë duhet të shkel mbi veten time që jep shpirt,
Në të majtën time pushkatohen ëndrra dhe gra.
Ty askund nuk të shoh!

Më thuaj nga të shkoj në këtë kryqëzim të frikshëm,

Ose merre atë kryq udhësh e ma vë në gjoks,
Ta shohin ata që do të vijnë nesër
Dhe të dinë nga të shkojnë.

*Fjala “matrapaz”, sipas Eqerem Çabejt, vjen nga fjala perse mader bazë, që do të thotë, ai që shet nënën.




Parada e kufomave


Në paradën e sivjetme shkëlqeu parakalimi i kufomave
Lakuriqe, sup më sup, miq, armiq, kurva, vrasës e të vrarë
Pranga mbërthyer, kyçe prangash në duar
Brinjë e kafkëthyer, me dhëmbë e pa dhëmbë floriri.
Faraoni i vdekur me Zonjën në këmbë i prin solemnitetit
Mizëri eshtrash, përplasje putrash në bulevard.

Byroja politike gjithë shend pret urdhërin
E Faraonit që t’i vrasë prapë. Zonja e Zezë
Ruan harmoninë e të rivrarëve që duhet të jenë bashkë.
Kur Kuadrati më i rëndë i skeleteve i afrohet tribunës
Dridhet Faraoni, Arma e pafjetur e Dhunës së Shtetit
Flakëron kundër të gjithëve dhe vetvetes.


Vetja ime e çmendur më thotë

Vetja ime e çmendur më thotë
Mos më ndiq kot, lermë të shijoj lirinë e munguar,
Më ke ndrydhur një jetë. Lermë se
Do të bëj të gjitha gjërat që ke dashur t’i bësh ti e s’i ke bërë
Do t’i këpus prangat e moralit falls që të ka mbajtë lidhur,
Do të mësoj të qeshësh pa frikë, të fërshëllesh sa do,
Ta derdhësh të qeshurën tënde hokatare në bulevard,
Ta thuash gjithmonë të vërtetën, le të dalë ujë nga ajo,
Të mos mbetesh si gjarpëri nën gur,
Të mos gënjesh as para vdekjes, të vdesësh i bukur,
Të mos mbetesh rob i askujt, as i shëmtive tua,
T’i thuash mosmirënjohjes, mos t’i pafsha sytë,
Ik prej botës time, kolerë e njerzimit. Me emrat që kanë
T’i thërrasësh gjithë të kallaisurit, hajdut e kopukë gërdhu,
Të skuqen para teje. As Presidenti s’vjen nga planeti Mars,
Që të rëndojë mbi shpatullat e tua, deputeti, ministri
Nuk janë me frymë hyjnore,
Kujtova preshin sa herë të mos u kujtohet!
Vetja ime e çmendur më thotë
Bota s’është e ikanakëve, por e qëndrestarëve që s’pajtohen
Me dhunën, që duan pa frikë, çelin lule edhe mes acarit,
Preja hundët krekosjes së sigurimsave që kullosin
Tufën e bashkëpunëtorëve të tyre të vobektë,
Për të ruajtë frikën dhe dy breza njerzorë pas vetes,
Frikën dhe gjithë pasuritë e vendit
Që i vodhën kur u shemb diktatura.
Lëri lakuriq snobët që turpërohen për nënën e tyre,
Që e çojnë të vdesë në azile,
Që duan më shumë qentë se jetimët,
Hidhe në erë kujtimin e Faraonit dhe të piramidës së tij
Mes qytetit, të kullojë e liga dhe të shuhet shpresa spiune
Për varrin në themele.
Detyroi mediat të mos përqyrren nga kurvëritë e Byrosë Politike,
Por të vajtojnë qëndresën e burgosur që lëpinte
Kockat që hidhnin xhelatët në kanalin e ujrave të zeza,
Që hante morrat e vet të mos vdiste!
Nxirri në shesh me dhunë Përdhunuesit,
Të nderojnë monumentin e At Zef Pëllumbit,
Të gjithë hajnat- minj zyrash suvatoi me mut,
Bëji përmendore muti mu në mes të sheshit,
Deri sa të binden të gjithë se nuk është i pazoti
Ai që punon ndershëm në zyrat e shtetit.


Trishtimi yt

Kulm mbi Dri trishtimi i syve tu.

A nuk mjafton mungesa e cicërimave të zogjve
Mungesa dhe heshtja e tyre
(ç’tu ketë ndodhur vallë?)

A nuk mjaftojnë këto drurë pa gjethe e sytha,
Të fjetur, të trembur
A nuk mjafton plogështia e udhës, supet e kërrusura,
Buzët e vyshkura nga mosputhja të grave e vajzave
Që më kalojnë pranë,
Çapet e zvarrë të njerzve që bëjnë sikur ecin,
Sikur flasin e sikur qeshin,
Por që në fakt edhe sot ecin bythëmbrapsht.
(Ka kohë që njerzit ecin me shpinë para e kokë pas,
Duke parë me mall të shkuarën e tyre që i poshtëroi,
Gjithmonë duke pyetur nga vijmë e kurrë jo, ku shkojmë).

A nuk mjafton grija e errtë e qiellit të sotëm
Që bëj be se nuk ka parë e mbajtë kurrë diell në gji
Kurrë hënë në sy, yje përmbi.

Sot, ah të paktën sot, nuk e doja trishtimin në sytë e tu
Se zërat që dëgjoj ngado më ngjajnë
Me mjaullima macesh të pafuqi
Sytë e gjithkujt që takoj më duken galeri boshe.

Kurvat që më kalojnë pranë,
(disa që i njoh dhe ua di hamshorët)
Më thonë se janë perëndesha të gjithpushtetshme,
Mbretëresha të virtytit dhe nderit.

Më beso, të gjithë u tremben kurvave sot
Edhe ato që kanë shkuar me to
Edhe ato që s’kanë shkuar por kanë ëndërruar.

Kurvat të groposin dhe të marrin copën e bukës së fëmijëve
Ta plasin publikisht se i ke palluar.

Sot, jo, të lutem, mos loto trishtim
Edhe pse më sheh mes burrave kurva
Me ligësinë e tyre pa kufi,
Po ti mos loto, se unë do të hesht si shkëmb përballë detit
Se ndryshe burrat kurva të bëjnë horë
E të marrin erzin.

Sot, në këtë ditë shterpë, në udhën e shkretë plot njerëz
Trishtimin e syve tu nuk e mbaj mbi supe,
Pasi më shemb përdhe fytyra e ditës
Si e vajzës së pafaj kafshuar e nxirë prej maniakut seksual.

Shësht… dëgjo si derdhet e frikshme qeshja e kurvave
Derdhet kërcënuese nga kulla në kullë
Nga zyra në zyrë, nga selia në seli
Merr pastaj bulevardin bri tribunave të lehjes.


Çfarë të bëj me veten

Çfarë mund të bëj me veten, hijen time shtrirë në tokë,
Që duket e s’duket, por e shkelin të gjithë
Me këpucët ku është ngjitë muti.
Çfarë mund të bëj tani kur gjethet bien
Jo nga vjeshta a dimri,
Por nga dhimbja që ther në palcë të trungut
Dhe i flak era si shpirtra të vdekur.
Çfarë të bëj me buzët e mia që nuk qeshin,
Me sytë e mi që nuk shohin asgjë.
Hëna rri e fikur si në faj, dielli fshihet qiejve si tradhëtar.

Çfarë të bëj unë me shpresën e plagosur,
Që e mbaj në shpinë,
Ku ta lëshoj për pak t’ia pastroj fytyrën buzë burimit,
T’ia heq baltën fytyrës kur e kanë zhgërryer,
T’ia mëkoj plagët kur e kanë kafshuar,
Kur e kanë puthë kafshërisht dhe përdhunuar.

Çfarë të bëj unë me kujtimin tënd,
mungesën që më ther në palcë,
Tokën e shkretë ku krojet pa ujë tmerrojnë,
Ku s’mbin fije bari e s’ka shenjë jete,
Ku s’këndon qyqe, as gjinkallë.

Çfarë të bëj këtu vetëm me vdekjen në mes të fushës,
Të luftosh në luftë, e kotë thotë ajo
Njëlloj të jetosh si mes të gjallëve, mes të vdekurve.
Çfarë të bëj, më thuaj!
Teksa gjethet bien dhe i flak dhunshëm era e çmendur,
Dashuritë vriten nga frika e humbjes,
S’ka varrezë dashurie në këtë qytet.
Vrasja duartrokitet në tribuna, salla e sheshe
Kalërojnë kuajt e inatit dhe urrejtjes,
Tërheqin zvarrë kufomat e ëndrrave të mia të bukura,
Kufomën ende me shpirt të shpresave të përdhunuara
Nën ritmin e ulërimave që çmendin zhgënjimin tim
Tek shoh si vrasin njëri – tjetrin ata që fitojnë humbjet
Dhe kalërojnë kuajt e urrejtjes drejt humnerave të harrimit
Duke sharë me loçkë të shpirtit diellin.

Ti ishe det e unë gjithmonë i mbytur në ty
Në këtë qytet kaosi, që thith ajër urrejtje
Dhe gjithmonë më përzë
Me bandat e tij të hajnave, kurvave dhe maderbazëve
Mua endacakun e përjetshëm,
Që s’di nga të shkoj e ku të thej qafën.




A do t’i shesim varret


Kur të mos kemi ç’të shesim më nga stolitë tona,
Kur edhe trupat tanë në treg mos kenë më vlerë,
As trupat e vajzave tona yje, as grave tona diej,
As burrave tanë që përmirësojnë racat e tjera,
Do të shesim varret tona.

Kur prapë të mos kemi ç’të shesim më,
Shesim të gjitha përmendoret e ngritura
E të pangritura ende,
Permendoret e turpit dhe të lavdisë,
Përmendoret e tradhëtarëve dhe të heronjve
Që ende s’e dimë cili është hero e cili tradhëtar,
Shesim përmendoret e diktatorëve,
Dhe të atyre që ju vjen turp të jenë patriot,
Të atyre që bëhen altoporlantë të armiqve tanë
Përmendoret e frikës sonë madhështore në shëmti
Të ankthit tonë, të hijeve tona,
Përmendoret e spiunëve, ngjizës të frikës,
Të atyre që as me vdekjen e tyre nuk i shërbejnë atdheut,
Përmendoret e ikjeve, tkurrjeve, mundjeve tona,
Të kurvave që shpallen mis ndershmëria,
Të burrave kurva, mosmirënjohësve, sërvilëve, besëprerëve,
Përmendoret e atyre që shplojnë varret
Përmendoret e njeriut të ri duke ngrënë bar.

Do t’i shesim të gjitha këngët, gojëdhënat, legjendat sublime,
Trutë tona do t’i shesim taze për meze qensh,
Kafkat tona për kupa supe.
Sa shijon supa në kupa kafke!

Nëse prapë s’kemi ç’të shesim më
Do të shesim gjithë eshtrat e varreve tona
Eshtra pa fund, male me eshtra,
Miniera më e madhe në vend, ku bashkë me të huajt
Prehen vendasit, bashkë me heronjtë gjenden
Tradhëtarët, viktima e xhelatë duarpërgjakur,
Pranë pafajsisë së ndrojtur, zgërdhihen mëkatarët.


Vetëm halat i kanë mbetë atdheut tim


(E. Hemingueit)

Unë jam Entony Quin i pamposhtur,
Dashnor i çmendur i jetës,
Jam Heminguei i dëshpëruar, midis zotave, zot i njerëzve
Që shkruan me rrufe historinë e botës.

Atdheu im është peshku që ma shqyen peshkaqentë,
Të pangopur me mishin e bardhë të atdheut,
Të pangopur me gjakun e tij që skuq detin
Madërbazët në tokë, peshkaqenët në det
E pinë gjakun e tij për venë.

Vetëm halat i kanë mbetë atdheut!
Luftoj me dëshpërimin tim ta nxjerr
Të pacoptuar në breg të lirisë, po mishi shkoi
Dallgëve të luftës, pjesë-pjesë, madërbazët në breg
Me hala kruajnë dhëmbët e ndryshkur.




Pikturë e varur në mur

Shpesh më duket vetja qese e harruar mbeturinash
Të hedhura jashtë kazanit
Që nuk i merr as makina e plehrave
Dhe neverit njerzit që e shohin.

Shpesh ndjehem pikturë e pakuptimtë varur në mur galerie,
Përgojuar nga sy që bëjnë sikur dinë të më kuptojnë
A lexojnë nga gojë mashtruese
Që u shpjegojnë të dashurave përmbajtjen time,
Për t’u dukë të dijshëm e me kulturë gënjejnë të dashurat,
Gënjejnë e mashtrojnë fëmijët e tyre duke u shitë siç s’janë,
Ndërkohë që s’më kuptojnë dhe as sytë s’duan të mi hedhin,
Se në mua të varur në mur
Lexojnë si në pasqyrë shtirjen e tyre.

Shpesh më duket vetja qen i fyer
Që burra snobë më shëtisin me frikë

Udhëve të qytetit se mos ua kujton ndonjë i njohur i fshatit
Se ishin çobanë dhensh në fshat para pak vitesh,
Që të mos u thotë ndokush në bulevard ke të fala nga fshati,
Që të mos i thotë ndokush ç’e ke këtë zagar,
Kur ke në fshat alamet qen stani që e ke lënë zgjidhë,
Që të mos fërshëllejë ndokush në bulevard
Dhe trembet fshatari,
Se mos qeni i tij i stanit fluturon për tek i zoti për t’i dalë zot.

Qen i fyer ndihem, se s’më lënë të jem qen
Gratë e vajzat snobe të dëshpëruara
Që s’bëhen dot shpejt elitë e qytetit,
Që vuajnë më shumë mungesën e vëmendjes
Se sa të dashurisë,
Edhe pse kanë pafund pasuri të dyshimta, por jo dashuri,
Më mbajnë në krahë, më lidhin zinxhirë të shtrenjtë në qafë,
Më puthin e përkëdhelin në rrugë, në kafene,
Bëjnë ndonjëherë edhe seks me mua në divan,
Ndërkohë që gjithë kohës më përkëdhelin bolet
Dhe më kushtojnë mua më shumë dashuri se fëmijëve
A prindërve të tyre që jetojnë braktisjen dhe harrimin.



Atentat ndaj atdheut

Zoti President,
Poeti Qabban kish frikë nga qentë e Sulltanit
Që ia shqyenin rrobat,
Nga inkuizitorët që i silleshin rreth bythës
Dhe i shkroi Madhërisë për frikën e tij.

Unë, edhe pse s’jam arabi Qabban
Po guxoj të të shkruaj ty
Në pamundësi t’i shkruaj Zotit
Pasi e kam shfronësuar atë
Dhe e derdha tek çdo njeri.
Atributet për të bërë drejtësi ua dhashë njerzve
Gjykatës që cakton ti zoti President.

Na ndihmo të ketë fuqi gjykata, o Njeri,
Të zbatohet vendimi i gjykatës
Para se të ikin të gjithë
Dhe ta lënë atdheun si kullosë dhensh!



Vajtim për ish – burgosurit politik


Si korba sqepuam përditë,
Ua sosëm zemra e mushkëri.

Tash po ua thithim palcën e kockave
E shojet e këpucëve të burgut,
Gjë tjetër s’u ka mbetë.



Parada e fëmijëve të palindur

Armata e fëmijëve të vrarë, të paemër
Vjen nga kazanët e plehërave, nga gjirizet, kanalet e zeza.

Njerzit e ndershëm të qytetit të hijeve
Vetshpallen të virgjër.

Ditënatë tymojnë klinikat e vdekjes, shtohen
Parukeritë ku shëmtohet bukuria, pafajësia
Qep vaginën, lind krimi i moralshëm, helm trëndafili,
Përgjithmonë paguan jeta kamatën e shtirjes.

Qyteti fëmijëvrasës hesht. Dridhet. Nuk merr frymë
Nën plehra, mizëri pastruesish
Nuk e lajnë dot ndotjen e Shpirtit.

Mbretërisë së plastikës të palindurit kërkojnë më kot
Rob e zot me kohë kanë vdekur.


2014/03/14

Si nisi lufta e 14 marsit 2001 në Kalanë e Tetovës


Si nisi lufta e 14 marsit 2001 në Kalanë e Tetovës - Teuta Kamberi-Llalla

































Nga Teuta Kamberi-Llalla


Ishte 13 Marsi i vitit 2001, kur tre grupe të U.Ç.Kombëtare me nga 11-12 veta u ngjitën rreth kalasë së Tetovës e cila është një pikë strategjike. Kjo Kala e ndërtuar nga Ilirët, stërgjyshërit tanë ka shërbyer si një qëndresë e pamposhtur gjatë sulmeve të pushtuesve të ndryshëm të tokës arbërore.
Grupi i parë i luftëtarëve u vendos brenda në Kala dhe udhëhiqej nga Izair Samiu. Ndërsa grupi që udhëhiqej nga Daut Rexhepi-Leka, u pozicionua në krahun e majtë të Kalasë, në vendin e quajtur Stermoll. Grupi tjetër i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare i udhëhequr nga Hasim Bajrami u përqendrua në fshatin Gajre, që i bie të jetë krahu i djathtë mbrojtës i Kalasë Ilire të Tetovës. Po atë ditë në fshatin Sellcë u instalua njësiti i parë i Logjistikës së UÇK, që do të luante një rol të rëndësishëm. Këta tre grupe me nga 11-12 bijë të kombit shqiptar do të krisnin pushkën e parë paraditen e 14 Marsi 2001. Ajo pushkë nuk do të trondiste vetëm Tetovën, por të gjithë Maqedoninë. Jehona e kësaj krisme do të dëgjohej deri në Evropë.
Atë paradite të 14 Marsit 2001, do të luftohej rreth 60 minuta kundër forcave ushtarake dhe policore sllavo-maqedonase të cilët lanë pas 15 makina të djegura, midis tyre edhe një kombi-bus. Të tmerruar nga dëmet e mëdha dhe humbjet në njerëz dhe mjete ushtarake vetëm në një orë luftime forcat ushtarake-policore pasdite filluan granatimet duke qëlluar nga distanca e largëta, nga qyteti i Tetovës. Frika e madhe që kaptoj radhët armike bëri që të mos qëllonin nga afërsia Kalanë, por nga qyteti duke shfrytëzuar si mur të gjallë shqiptarët. Këto luftime të ashpra të rifilluara pasdite zgjatën deri vonë në mesnatë. Jehona e luftimeve bëri që trimave të Kalasë siç njihen ata 30 burra që nisën luftën më 14 Marsit tu bashkëngjiten dhjetëra djem e vajza shqiptare duke veshur uniformën e UÇK për bashkimin kombëtar me mëmën Shqipëri. Në zemrat dhe mendjet e tyre ekzistonte vetëm një dëshirë, një mendim, luftë kundër pushtuesve të tokave shqiptare, për të çliruar njëherë e përgjithmonë, për tu bashkuar me trungun amë.
Në të gdhirë të 15 Marsit filluan luftime shumë të ashpra, forcave armike u kishin ardhur në ndihmë mijëra ushtarë dhe policë nga anë të ndryshme të Maqedonisë. I gjithë arsenali ushtarak-policorë i Republikës FYROM ishte përqendruar në Tetovë dhe rrethinat e saj. Qëllimi dhe urdhri që kishin marrë këto forca me armatim të rëndë ishte që me çdo kusht të merrej Kalaja e Tetovës, por djemtë e shqipes krenare kishin vendosur që mos të dorëzoheshin. Ata ishin betuar se do të vdisnin në emër të Flamurit Shqiptar, në emër të Bashkimit Kombëtar. Atë ditë, kur dielli kishte dalë mbi mal dhe hëna ishte fshehur mbi re, ra heroikisht dëshmori i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Servet Ferati nga fshati Llacë. Djali që ju përgjigj thirrjes për liri do të mbetet përgjithmonë në Kalanë e Tetovës si simboli i mbrojtjes së tokës arbërore. Trupi i tij u varros me nderime ushtarake nga pjesëtarët e UÇK.
Për 6 muaj në pjesën më të madhe të Maqedonisë që banohen nga shqiptarët etnik pati luftime ndërmjet UÇK dhe ushtrisë së Republikës së FYROM-it. Në të njëjtën kohë politikanët evropian dhe amerikan ishin vënë në lëvizje për të arritur një kompromis paqësor midis palëve, pasi shqiptarët që tashmë kishin ushtrinë e tyre po i tregonin botës se të bashkuar, bashkë si një trup i vetëm, për të mbrojtur çdo gjë kombëtare duke sakrifikuar edhe jetën e tyre. Nuk kishte ushtri kundërshtare që mund tu bënte ballë.
Pas shumë kohë bisedimesh palët u ulën në tryezë më 13 Gusht 2001, nënshkruan Marrëveshjen Paqësore të Ohrit ku shqiptarët e Maqedonisë do të gëzonin të drejta të barabarta me sllavo-maqedonasit. Por, edhe pas kaq vitesh që nga nënshkrimi i marrëveshjes asnjë e drejtë nuk është realizuar. Sot gjuha shqipe nuk gjen përdorimin e gjerë dhe vendin që i takon, flamuri kombëtar ndalohet të përdoret, injorohen figurat kombëtare, mirëpo më e keqja është se qindra ish-ushtarë të UÇK janë të burgosur pa faj duke ju montuar akuza të pabaza. Për fat të keq shumica e ish-drejtuesve të UÇK që sot kanë veshur kostumin e politikanit dhe të qeveritarit heshtin para keqtrajtimeve që po ju bëhen ish-bashkëluftëtarëve të tyre. Familjet e dëshmorëve janë katandisur në një mjerim të plotë, pa asnjë ndihmë humanitare dhe përkrahje sociale si nga ana e pushtetit republikan ashtu edhe nga ana morale që mund tu ofronin ish-drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK. Në të njëjtën kohë pala kundërshtare e konfliktit të 2001, ish-branitellat kanë vite që janë rehabilituar duke gëzuar çdo privilegj si punësim, pension e deri në diplomimin e tyre në Universitetin Shtetëror të Tetovës pa paguar asnjë detyrim në të holla. 
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit shqiptarëve ju shtuan edhe më shumë keqtrajtimet dhe vrasjet nga ana e strukturave shtetërore siç janë rasti i Sopotit, rasti i Kondovës, vrasja e një studenti shqiptar më 2005 në dhomën e tij nga policia në Tetovë, Brodeci, vrasjet enigme të Harun Aliut dhe Shaban Zenun, rasti Mostra, rrahjet e nxënësve shqiptar nëpër autobusë, helmimi i nxënësve shqiptar në Gostivar etj.

Mercenarët serb në mbështetje të Asadit


Mercenarët serb  në mbështetje të Asadit

Në çastet kur e tërë bota është tmerruar për vrasjen e fëmije të pafajshëm gjatë luftimeve në Siri, dhe është duke u shqyrtuar mundësia e intervenimit të përbashkët të vendeve anëtare dhe aleate të SHBA-ve dhe NATO-së, serbët shprehin gatishmërinë gjithnjë e më të madhe për ti dalë “zot” pushtetit diktatorial  të basher el Asadit.
Ky vlerësim rezulton si i vërtetë, duke pas parasysh se përmes rrjeteve sociale ata kanë caktuar një tubim para ambasadës së Sirisë në Beograd, duke dhënë edhe sqarimet e duhura se ku ndodhet ambasada. Ky takim është caktuar të mbahet të hënën më 2 shtator në ora 13.30, para ambasadës së Sirisë në Beograd, raporton agjencia e lajmeve INA.
Në apelin drejtuar nga Stefan Stamenkovski,  përmes rrjeteve sociale, mes tjerash thuhet: “Me rastin e paralajmërimeve të agresionit të NATO-së ndaj Sirisë dhe popullit të sajë, Kuvendi serb i betimit, ditën e hënë më 2 shtator në ora 13.30 do të organizojë një tubim para ambasadës së Sirisë në rrugën “Aleksandër Stamboliski 13, (mbi stadiumin “Marakana”, në shenjë mbështetje popullit sirian dhe udhëheqësit të tij basher el Asad dhe ju ftojmë që të dërgojmë letër solidariteti të popullit serb që ka pasë një eksperiencë të tillë në vitin 1999. Për më shumë informacione, drejtohuni në tel:065 44 85 888 dhe 064 460 84 30”-thuhet në apel.
Deri më tani, nuk ka njoftime për qëndrimin e shtetit, Qeverisë dhe udhëheqësve serb lidhur me zhvillimet në Siri, por nga apeli i Stefan Stamenkovskit, dhe nga disa foto të publikuara në rrjetet sociale dhe nëpër portale të ndryshme, shihet qartë se pjesëtar serb janë krah për krah me pjesëtarët e ushtrisë vrastare të Asadit.
Supozohet se në masakrat ndaj fëmijëve të pafajshëm sirian, mund të jenë përfshirë pikërisht mercenarët serb, të cilët kanë “eksperienca” të mjaftueshme nga luftat në ish Jugosllavi, duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina e sidomos janë dëshmitë edhe të ndërkombëtarëve për krimet e bërë ndaj fëmijëve në Kosovë.
Serbët në Kosovë, fillimisht helmuan fëmijtë kosovar që u dëshmua botërisht ndërsa gjatë vitit 1999 edhe vranë shumë fëmijë të pafajshëm, ndaj për këtë lloj krimi të pashembullt ata janë të mirënohur botërisht. 

TURBULENCA ETNIKE NE BALLKANIN E TRAZUAR

OPINION -  FLORIPRESS

Nacionalizmi radikal përsëri është në ngritje në Serbi. Dështimi për ti arritur qëllimet e tij territoriale, gjatë luftërave të pamëshirshme në vitet e 90-ta, do të ishte dashur që ti ketë mësuar nacionalistët e linjës së fortë të Serbisë se ëndërra për një Serbi të madhe është e pakuptushme. Por kjo nuk ka ndodhur. Në zgjedhjet e fundit presidenciale, revanshistët serbë, të prirë nga Tomisllav Nikoliqi, fituan më së shumti votan të përbashkëta. Rezultatet ishin anuluar për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme të votuesve në këto zgjedhje. Por, ftesa e zotit Nikoliq për një shtet të madh serb shkaktoi rezonancë te një elektorat, që ende është i zemëruar në Perëndimin, për fushatën e bombardimeve të Natos në Kosovë në vitin 1999 dhe, poashtu, i zemëruar për dështimin e koalicionit prodemokratik në pushtet për ti përmirësuar standardet e mjera të jetesës. Krymeinistri reformist, Zoran Zhivkoviq është thellësisht i brengosur që Partia Radikale e Tomisllav Nikoliqit do të mund të dalë si forca më e fuqishme politike e Serbisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në këtë vend, që mbahen në fund të këtij muaji. Shefi i zotit Nikoliq, Vojisllav Sheshel dhe ish diktatori serb, Sllobodan Millosheviq, po e paraqesin vetveten si alternativë e volitshme kashi qeverisë properëndimore demokratike. Zoti Millosheviq po e kryeson listën e kandidatëve të Partisë Socialiste ndërsa zoti Sheshel e kryeson atë të radikalëve, përkundër faktit se të dytë gjenden në burgun e Hagës, të akuzuar për krime të luftës, të kryera nga ushtria e Serbisë dhe njësitet paramilitare serbe, gjatë shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Hulumtimet e opinionit tregojnë se Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit dhe ajo Socialist e Sllobodan Millosheviqit, mund të dominojnë në zgjedhjet e përgjithshme. Fitorja e ekstremistëve nacionalistëve do të kërcënonte dhënien e alarmeve në rajon, duke hapur rrugën për një rund të ri të mundshëm të luftës etnike. Popullariteti në rritje i Vojisllav Sheshelit dhe i Sllobodan Millosheviqit është simbol i refuzimit nga ana e shumë serbëve për tu pajtuar me të kaluarën e neveritshme të vendit të tyre gjatë luftave në Ballkan, në dekadën e fundit. Në vend se të marrin përgjegjësinë për fajësi në mbështetjen e regjimit të zotit Millosheviq, në fushatën e pastrimit etnik në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, pjesa më e madhe e serbëve e kanë përqafuar një konspiracion të viktimës, sipas së cilës, Serbia shihet si e tradhtuar nga Bashkësia ndërkombëtare dhe nga renegatët në shtëpi.

SHQIPERIA ETNIKE...DHE DIC METEPER?!!!

 

adriatik-kelmendi
Nga Adriatik Kelmendi


Perse sot, njesoj si te shqiptaret dhe Shqiperia, edhe te gjithe serbet nuk jetojne brenda kufijve te shtetit serb? Perse shqiptaret dhe serbet duhet ta pranojne se pa luftra te reja s’mund te jetojne te gjithe ne shtetet e tyre respektive etnike? Perse Kosova eshte kompromisi ndermjet Shqiperise Etnike dhe Serbise Etnike? Si mund te zgjidhet problemi i serbeve te veriut dhe shqiptareve te Lugines se Presheves?
TASHME NUK ESHTE vetem Shqiperia shteti i vetem ne Ballkan, i cili eshte i rrethuar me popullate etnike perreth gjithe kufijve te vet te shperndare ne shtete te ndryshme, megjithese kjo ka qene nje e vertete e pamohueshme pergjate pjeses me te madhe te shekullit te kaluar.

Ndonese thuajse krejt e anashkaluar dhe e patrajtuar ne hapesiren intelektuale shqiptare, kete fat tani e ka edhe Serbia.

Me shperberjen e Jugosllavise, Serbia ka humbur fuqine e te qenit republika dominuese brenda ish-federates, por edhe eshte bere realitet fakti qe jo te gjithe serbet te jetojne me brenda kufijve te nje shteti.
Ky realitet i ri gjithsesi se eshte krijuar ne menyren e bukur klasike te formimit te shteteve pergjate historise, qe i bie te jete si rezultatet i lufterave. Serbia, duke dashur qe te arrije synimin e Serbise se Madhe, ka zhvilluar dhe humbur kater luftera, ate ne Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosove, si dhe ka humbur pa lufte pjese te territoreve te banuara me popullate serbe, ne rastin e pavaresimit te Malit te Zi dhe te Maqedonise.

Pra, Serbia eshte humbese e lufterave qe ka zhvilluar. Ne kete kontekst kufijte e Serbise se sotme jane rezultat i kapitullimit te Serbise ne lufterat e zhvilluara gjate te ’90-ave, si dhe i vendimeve te konferencave, organizatave dhe shteteve te fuqishme te globit. Ky eshte realiteti i patjetersueshem i mijevjecarit te ri per Serbine, ashtu sic ka qene dhe mbetet ai i Shqiperise.

Perendimi i shekullit te lufterave

TASH, ME MESIMET e nxjerra nga shekulli i pergjakshem i kaluar ne Ballkan, duket se jane ndergjegjesuar edhe shqiptaret e edhe serbet.
Nga te dy popujt sigurisht me te hasmuar ne Ballkan, sot jemi deshmitare te deklarimeve te elitave politike se lufterat duhet te mos perseriten dhe se gjithcka duhet te arrihet me ane te dialogut.
Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe banoret e gadishullit, pasi qe jep shprese per normalizim te jetes dhe mireqenies se qytetareve qe jetojne aty.

E kompromisi me i madh i gjithe kesaj hasmerie te gjate shqiptaro-serbe eshte pikerisht shteti i Kosoves.
Ndonese nuk eshte pranuar ende si e tille nga Beogradi, Kosova sot eshte shtet i pavarur. Kosoven e kane njohur mbi 90 shtete, shumica prej te cileve jane demokracite me te medha boterore, me territor te garantuar nga NATO-ja dhe BE-ja, e njohur si entitet i vecante edhe nga OKB-ja me Rezoluten 1244, si dhe e kornizuar nga Tri Parimet e Grupit te Kontaktit, pjese e te cilit eshte edhe Federata Ruse. Keto fakte do te duhej te mjaftonin qe edhe shqiptaret e edhe serbet ta pranonin Kosoven e pavarur dhe integrale, si kompromisi i dakorduar i te gjitha forcave politike globale te mijevjecarit te ri, e cila perjashton idete e krijimit te Shqiperise Etnike ose “Shqiperise se Madhe”, respektivisht Serbise Etnike ose “Serbise se Madhe”.

Rreziku i luftes se re

MIREPO, EDHE TE kompromisi Kosove, serish shtizat shqiptaro-serbe thyhen per nje pjese te serbeve dhe te shqiptareve qe jane zene te jetojne jashte kufijve te shteteve qe konsiderojne se u takojne etnikisht. Serbet qe jetojne ne veri e qe kerkojne te jene pjese e Serbise dhe shqiptaret qe jetojne ne Lugine te Presheves e qe kerkojne te bashkohen me Kosoven.
Natyrisht se nje ndryshim i ketyre kufijve me vullnetin e vetem njeres pale dhe me kundershtimin e pales tjeter do te conte pashmangshem ne lufte te re.

Thjesht, ne qofte se serbet e veriut dhe Beogradi do te donin qe me force ta ndanin Kosoven, kjo s’do te mund te behej meqe territorin e Kosoves e garantojne forcat ushtarake te NATO-s dhe kjo me automatizem do ta fuste Serbine ne lufte me Aleancen Veriatlantike e edhe me shqiptaret.
Ne anen tjeter, e kemi pare se ne fillim te dhjetevjecarit te kaluar ne Lugine luftoi UCPMB-ja dhe kjo pjese nuk ia doli qe te bashkohej me Kosoven.
Pa dyshim, ky duhet te jete leksioni te cilin do te duhej ta kuptonte me se qarti kryeministri i tashem serb, Ivica Daciq, i cili eshte i vetmi lider institucional nga serbet dhe nga shqiptaret qe e kerkon ndarjen e Kosoves si zgjidhje te problemit.

Ndarja e Kosoves vetem me vullnetin e Serbise con ne lufte. Prandaj duhet kuptuar se jo te gjithe serbet dhe jo te gjithe shqiptaret mund te jetojne brenda shteteve etnike. Kete duket ta kene kuptuar me seriozisht politikanet kryesore shqiptare, por, sic po shihet, jo edhe te gjithe nga ata serbe.
Te rikujtojme se edhe shqiptaret ne Lugine te Presheves kane mbajtur nje referendum per “Autonomi politiko-territoriale me te drejte bashkimi me Kosoven” me 2002, ku shumica kane votuar Pro, mirepo mesazhi nga institucionet e Prishtines ka qene: “Nuk do te kete ndryshim kufijsh”.
Edhe serbet e veriut ne fillim te ketij viti votuan me shumice Kunder ne referendumin e tyre lidhur me pranimin e autoriteteve te Prishtines atje, mirepo edhe pse nuk u perkrah zyrtarisht nga Qeveria e atehershme serbe, mesazhi nga Beogradi nuk ishte se s’do te kete ndarje, gje qe po kerkohet tash haptas nga Daciqi.

Standardet per Kosove dhe Serbi evropiane

SI TE TRAJTOHET kjo ceshtje?

Besoj se ne qofte se edhe Prishtina e edhe Beogradi e kuptojne se Kosova dhe pavaresia e saj nuk jane vetem vullnete te shqiptareve dhe te serbeve, por se ka pasur lufte, se ka pasur humbes e fitues dhe ka pasur nje bashkesi nderkombetare qe ka marre pjese ne ate lufte, e ka vendosur paqen dhe ka treguar se ku jane kufijte - atehere do te ishte me e lehte. Formula per shqiptaret dhe serbet e pakenaqur do te ishte zgjidhja evropiane per te drejta te komuniteteve pakice ne shtetet ku jane.

Ne qofte se edhe Kosova, edhe Serbia jane te sinqerte se deshirojne te jene pjese e Bashkimit Evropian dhe te praktikojne vlerat evropiane, nuk kane se si te shprehen kunder te drejtave qe duan komunitetet pakice ne vendet e tyre, ne menyre qe qytetaret e ketyre komuniteteve ta ndiejne veten me te drejta te barabarta me popullin shumice e jo qytetare te rendit te dyte.
Ne kete fryme, ne baze te te drejtave te njeriut, do te mund te avancoheshin statuset e popullates serbe ne veri te Kosoves dhe te popullates shqiptare ne Lugine te Presheves.

Si do te mund te arrihej kjo?

Po ne nje Kosove evropiane do te duhej te kishte respektim evropian te te drejtave te komunitetit pakice serb, njesoj sic do te duhej qe ne nje Serbi evropiane te kishte respektim evropian te te drejtave te komunitetit pakice shqiptar.

Pra, me reciprocitet te plote.

Perndryshe, nuk do te ishte e kapshme se si serbet ne nje Kosove qe perbush standardet e BE-se per komunitetet pakice do te kishin me shume te drejta sesa shqiptaret ne nje Serbi qe permbush standardet e BE-se per komunitetet pakice. Standardet e BE-se do te duhej te vlenin njesoj e barabar per te gjithe, dhe te mos jene te dyfishta.

Reciprociteti mundeson edhe shkembim territoresh

SE KENDEJMI pastaj do te ishte shume e lehte qe te merren vesh ndermjet vete Prishtina dhe Beogradi per gjithcka qe ka te beje me shqiptaret e serbet ne veri dhe ne Lugine.
E nese do te pajtoheshin plotesisht ndermjet vete nje dite qe ne baze te reciprocitetit te plote te kete edhe shkembim territoresh, s’shoh ndonje problem qe kjo te mos pranohej nga bashkesia nderkombetare.
Deri atehere dhe ne ate mundesi duhet pranuar realiteti i sotem.
Ai flet qarte per te drejta te njeriut ne kufijte e tashem dhe pamundesi per krijim te shteteve njeetnike.

Ambasadori amerikan: Lufta Ballkanike u bë vetëm për portet e Shqipërisë




Nga Xhorxh Fred Uilliams

NGATËRRESAT E FUQIVE TË MËDHA

Djali im, ti nuk e di se me sa pak mëshirë qeveriset bota/Uksensherna, kryeministër i Suedisë, 1612



Shqipëria, një vend kaq i vogël e i prapambetur, pa kurrfarë qytetërimi, pse luan një rol kaq të madh në politikën e Europës? Është e nevojshme që t’i përgjigjem këtu kësaj pyetje, përgjigja e së cilës trajton përmbajtjen e ndërlikuar të diplomacisë Europiane. Përgjigja e shkurtër është se situata gjeografike e Shqipërisë paraqet probleme politike edhe më të gjëra se ato të parashtruara prej shteteve të tjerë të Ballkanit. Gjendja e Shqipërisë është një faktor kryesor i problemit të Lindjes, mbasi kjo është udha natyrale e kalimit prej Adriatikut në Lindje. Përveç kësaj është edhe pikërisht vendi për daljen e tregtisë së Ballkanit dhe së fundi ajo ka në dorë komandën e hyrjes në Adriatik në ngushticën e Otrantos. Portet e saja, me portin në detin Egje të Selanikut dhe të Bosforit, janë çelësat e dyerve të Europës Lindore për në detin Mesdhe. Për të marrë në dorë këta çelsa diplomacia e Europës ka punuar për dy shekuj rresht.

Përjashtimi i Rusisë nga deti Mesdhe

Përmbi të gjitha del e dukshme figura e Rusisë, qëllimi kryesor politik i së cilës ka qenë me patur kalim të lirë në detin Mesdhe. Për këtë qëllim ajo e pa të arsyeshme shkatërrimin e Turqisë. Në vitin 1711, Pjetri i Madh thirri në ndihmë shtetet sllave të Serbisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Bosnjës, Hercegovinës, Kroacisë dhe Malit të Zi për t’u bashkuar me të në një luftë fetare e racore për të liruar të krishterët ortodoksë dhe gjithë popujt që flasin gjuhën sllave nga zgjedha otomane. Që prej asaj kohe, Rusia dhe Turqia kanë qenë në një ndeshje të përhershme dhe Rusia është bërë mbrojtësja dhe ndihmësja e shteteve sllave. Këto kondita iu paraqitën parlamentit prej Sir Eduard Greit (Ministër i Jashtëm i Britanisë), parlament i cili ishte vendi i zakonoshem i diplomacisë Europiane në të kaluarën. Është për t’u shënuar se shtetet që emëroi Cari i Madh, bashkë me Hungarinë dhe Poloninë, formonin një rreth të fortë popujsh sllave kundrejt Austrisë Gjermane. Ëndrra për t’i bashkuar këta popuj në një perandori sllave qe një lumturi për Rusinë dhe Serbinë, por një tmerr për popujt Gjermane dhe për të gjithë Europën Perendimore. Nga frika e kësaj fantazme të një perandorie sllave, fuqitë e Europës kanë ndenjur të bashkuara për të mos e lënë Rusinë e as aleatët e saj sllave me zënë vend ose me krijuar ndonjë kalim për në detin Mesdhe.

Por fakti kryesor që i takon Shqipërisë është se fuqitë Enropiane e përkrahën sundimin turk në Europë dhe e mbrojtën atë kundra Rusisë për të vetmen arsye se zhdukja e Turqisë nga Adriatiku deri në Stamboll do të shkaktonte ndarjen e këtyre vendeve fqinjëve të tjerë, dhe në këtë mënyrë do të hapej çështja e madhe e sllavëve për të dalë në detin Mesdhe. Lufta Krimesë u bë prej Anglisë dhe Francës për të mbrojtur Turqinë kundra Rusisë dhe përfundoi me traktatin e Parisit në të cilin pavarësia e Turqisë u garantua dhe u sigurua. Ajo u pranua që të marrë pjesë në marrëveshjet e fuqive Europiane, kurse popujt e krishterë të Lindjes u lanë nën mëshirën e dobët të Sulltanit. Ishte përpara kësaj lufte kur Car Nikolla parashtroi që perandoria turke të mos njihej nga ana e Rusisë dhe Anglisë, por kjo e fundit nuk e pranoi këtë kërkesë.

Traktati i Berlinit

Në vitin 1878, Rusia pushtoi Turqinë dhe ndaloi në dyert e Stambollit. Traktati i Shën Stefanit u bë në mes të dy ndërluftuesve dhe me të cilin mjeshtërisht Rusia për të mirën dhe përdorimin e vet krijoi një shtet të madh Bullgar, që nga ana Jugore do të shtrihej deri në detin Egje duke përfshirë edhe portin e Selanikut. Kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të fuqive Europiane të cilat bënë traktatin e Berlinit. Ky traktat ndaloi formimin e shtetit Bullgar të projektuar dhe vuri në heshtje kërkesat e Rusisë për të pasë një port në detin Mesdhe. Serbia, Rumania dhe Mali i Zi u shpallën shtete të pavarura. Një hartë e kohës së fundit do të tregoje se traktati e la një copë të Ballkanit akoma nën sundimin turk, e cila shtrihej prej Adriatikut deri në Stamboll dhe përmblidhte Bosforin, Selanikun, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Shtetet sllave të Bosnjes dhe Hercegovinës në Adriatik iu dhanë Austrisë. Qe një këmbëngulje e vendosur për Europën që të mos lejonte shtet sllav të kishte një dalje në detin Mesdhe. Skllavëria dhe robëria e të shkretës Shqipëri nuk u bisedua; kjo ishte viktima e parimit të kësaj diplomacie të Europës.

Kërkesat e Serbisë në Adriatik

Lufta Ballkanike më 1912 nuk u prit me sy të mirë nga fuqitë Europiane. Historia e saj është e njohur por nuk është kuptuar krejtësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se dy gjërat më me rëndësi të kësaj lufte ishin marrja e portit të Selanikut dhe të porteve të Shqipërisë. Këta ishin vend-daljet natyrale të tregtisë së Ballkanit dhe vend-shkarkimet e hekurudhave të ardhshme. Edhe Austria priste me padurim ndonjë rast për të shtirë në dorë portin e Selanikut, por shteti serb kërkonte mbi gjithë të tjerat një port për lëvizjen tregtare të tij. Ajo ishte e mbyllur dhe e izoluar larg detit dhe në qoftë se shkeljes së tokave të huaja i jepte të drejtë, Serbia pa turp mund të kërkojë një vend-dalje në det. Grindja e shteteve të Ballkanit në mes tyre u bë shkak që gjashtë fuqitë e mëdha të Europës të marrin në dorë frenat dukë ndërhyrë që t’i pushonin këto grindje.

Austria dhe Italia rivale

Në këtë kohë duhet përmendur edhe një fazë tjetër trazimesh në Shqipëri. Austria dhe Italia urdhërojnë ose komandojnë detin Adriatik përveç ballit të Shqipërisë. Këta dy shtete kanë pritur me padurim vite me rradhë rastet për të shtirë në dorë portet e këtij vendi. Ata kanë shpenzuar të holla duke mbajtur në Shqipëri agjentë dhe shkolla për të shtuar ndikimin e tyre mbi këtë popull. Të dy këto kanë pritur ditën kur “i sëmuri i Lindjes” do t’u varrosej në anën tjetër të detit Egje. Mbi dy pika Austria dhe Italia qenë posaçërisht në marrëveshje: e para, që asnjëra prej tyre të mos sundonte Shqipërinë dhe e dyta që asnjë fuqi tjetër të mos vendosej në Adriatik. Nga pikëpamja diplomatike e përgjithshme, kjo nuk qe një gjë shume e pa arsyeshme. Pse, po të kish nën sundimin e vet Austria Shqipërinë, ajo do të gjendej vetëm 74 km larg bregut Italian në mes të Vlorës dhe Otrantos. Dhe, po të bëhej Italia sunduese e Shqipërisë, do ta kthente Adriatikun në një gji të Italisë duke e bërë “il mare nostra”, sikurse italianëve u pëlqen ta thonë. Në anën tjetër, çdo fuqi detare me zotërimin e Shqipërisë do të ishte një kërcënim e kanosje për të dyja, Austrinë dhe Italinë.

Perandoria sllave

Plani për një perandori sllave ushqehesh më tepër prej Serbisë nën emrin e krijuar “Serbia e Madhe”. Edhe Mali i Zi është bashkuar me këtë plan; që të dy duke qenë nën kujdesin e Rusisë, mbrojtëses së tyre të betuar. Me një perandori të tillë, provincat sllave, Bosnja, Hercegovina dhe Dalmacia, më lejen ose hapjen e Austrisë, do të bënin të mundur daljen e Malit të Zi dhe të Serbisë në Adriatik. Shumë u zemëruan këto shtete kur më 1908 Austro-Hungaria zgjeroi sundimin e vet mbi Bosnjen dhe Hercegovinën dhe i bëri kryekëput të vetat. Kur të gjashtë fuqitë e mëdha e patën mbaruar Konferencën e Londrës mbi ndarjen Ballkanike, ato ndoqën po ata parimet e vjetra për të mos lejuar shtetet sllave me takuar detin Mesdhe. Turqia pothuaj se qe tërhequr nga Ballkani dhe një problem i madh gjendej mbi tryezën e fuqive Europiane. Këto e zhvilluan këtë duke i dhënë portin e Selanikut Greqisë dhe duke krijuar shtetin e pavarur të Shqipërisë. Në këtë mënyrë varroseshin shpresat e Serbisë, e cila në këtë kohe është çuar në këmbe dhe ka shkelur Shqipërinë ndërsa Mali i Zi ka pushtuar Shkodrën.



Shqipëria dhe lufta botërore

Në këtë plan veprimesh Austria dhe Italia ishin pa kundërshtim fuqitë lëvizëse dhe princi trashëgimtar Franz Ferdinandi i Austro-Hungarisë shikohej si kujdestar i parimit të tyre. Serbia mjaft e zemëruar që prej vitit 1908, tani u tërbua dhe pa dyshim demonstratat e saja kundër Austro-Hungarisë qenë të rrepta dhe kërcënuese për hakmarrje. Qëllimi i gjallë i Europës për të përjashtuar Rusinë dhe aleatët e saj nga deti Mesdhe shihet edhe nga fakti se kur Austro-Hungaria mori Bosnjën dhe Hercegovinën për pak qe duke u shkaktuar një luftë Europiane dhe vepra e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar sigurisht qe duke ndezur një ndeshje të përgjithshme. Mëria e madhe kundra Austro-Hungarisë natyrisht iu drejtua princit trashëgimtar dhe vrasja e tij në Sarajevë keqësoi pa masë marrëdhëniet midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë. Mbas kësaj, ngjarjet rrodhën shumë shpejt. Austro-Hungaria i diktoi ultimatum Serbisë dhe me kundërshtimin e tij i shpalli luftë. Rusia qiti zërin se kjo ishte puna e saj dhe brenda pak ditëve pesë prej fuqive të mëdha u gjendën në ndeshje të vazhdueshme. Po të kish përmbushur Europa dëshirat e Serbisë për një skelë në Shqipëri, kjo klimë e tmerrshme nuk do të vinte. Zotërimi ose sundimi mbi Shqipëri qe pa dyshim shkaku që u shkaktua kjo luftë që po përfshin kontinentin e Europës. Kjo është historia e diplomacisë Europiane në Ballkan, me gjithë se shumë shkurt është përshkruar. Prandaj përshtatet posaçërisht titulli “Ngatërresat e Fuqive të Mëdha”.



Faji i diplomacisë Europiane

Në qoftë se me të vërtetë bashkimi sllav është një kanosje për qytetërimin Perëndimor, sigurisht historia e diplomacisë përkundrazi ndryshon kur Rusia të ketë siguruar aleatë të fuqishëm në Perëndim për shkatërrimin e Gjermanisë, pengesën më të madhe të triumfit të saj. Por në qoftë se ky bashkim është vetëm një përrallë e shpikur ose një arsyetim jo i vërtetë, atëherë diplomacia Europiane duhet të quhet fajtore ndaj krimit që bën duke mbajtur Ballkanet nën zgjedhën e dobët të Turqisë. Në njërën anë prej këtyre dy çengelave, që janë përgjigjja e këtij problemi, duhet të varet kjo lloj diplomacie. Edhe në qoftë e vërtetë se kanosja sllave qe një pretendim dhe që shtetet e mëdha deshën vetëm me gjetur shkak për të mbajtur Rusinë larg nga deti Mesdhe, vuajtjet dhe fatkeqësirat e Shqipërisë varen mbi duart e tyre sepse Shqipëria vuajti vetëm prej fajit të tyre. Me të vërtetë me sa pak mëshirë qeveriset bota! Po to kish prishur Europa një shekull më parë sundimin otoman në Europë, patjetër faqja e qytetërimit tonë do të ishte ndryshe. Shtetet e Ballkanit do të kishin tashmë një shekull vjetërsi në lirinë e tyre dhe mundet që në rrugën e paqes do të ishin më të përparuar në pasuri, në edukatë, në tregti dhe industri. Përkundrejt të sotmes që janë të varfër e të shkatërruar prej luftash të vijueshme, të cilat janë shkaktuar vetëm e vetëm pse kërkonin të liroheshin nga zgjedha. Shqipëria tani do të mund të ishte një shtet i lulëzuar e i përparuar. Ndoshta kur diplomacia e zezë, që ka rrënjët në shekujt e errët e që bën çdo shtet të shihet me tjetrin me një armiqësi të madhe, të jetë zhdukur dhe ndonjë mënyrë simpatie njerëzore dhe vllazërore të përdoret, atëherë do të kujtojmë faktin që suksesi i një populli nuk është nevoja të bëhet me humbjen e një tjetri. Atëherë sllavet, gjermanët, anglezet, turqit dhe Shqiptaret mund të përfitojnë shumë më mirë nga përparimi, lulëzimi dhe lumturia e njëri-tjetrit.



Diplomacia e shastisur e Europës

Ndërkaq Shqipëria, viktima kryesore e kësaj diplomacie, mbetet e lodhur, e kërrusur dhe e zhytur në gjak sepse, edhe mbas lirimit të shteteve tjera të Ballkanit nga zgjedha, kjo u la akoma nën Turqi. Bashkë me Shqipërinë mbeti nën zgjedhë edhe Maqedonia. Po të kishte mbetur ndopak simpati njerëzore në politikën e Europës dhe ndonjë ndjenjë për të shpaguar mëkatet që ka bërë gjatë shekujve, këto fuqi do t’u kishin dhënë rastin Shqiptarëve për të formuar një qeveri dhe për të zbatuar një statut të vetin. Edhe një dhenzë e truve të kalit do të kishte menduar që një popull trim dhe luftëtar si ky nuk do të pranonte një zgjedhë tiranie të re në vendin e së parës. Por diplomacia e shastisur vendosi të zbatojë forcën dhe tiraninë për të sunduar këtë popull; por ky vendim doemos do të binte poshtë sikurse u pa. Shtetet e Europës kanë bërtitur dhe kanë shpallur se Shqiptarët janë popull i pabindur, i egër e barbar. Por në anën tjetër deshën të krijojnë mbi ta një qeveri pa pyetur dëshirat e tyre, pa iu siguruar ndonjë farë lirie ose të drejta trashëgimore dhe biles pa asnjë këmbë ushtari për të vënë në zbatim programin e tyre: sollën vetëm disa oficerë, kurse ushtarë jo. Por, po të ishin të vërteta deklaratat e tyre, ata do të kishin sjellur fuqi të madhe të armatosur për të përkulur Shqiptarët; por këto të bërtitura ishin vetëm për të justifikuar sjelljet e tyre. Ata prenë copa me rëndësi nga toka Shqiptare dhe ia dhanë fqinjëve në Veri, në Jugë dhe në Lindje, duke shkaktuar kështu ngatërresa dhe luftëra të përditshme në mes të këtyre shteteve. Copën që mbeti nga gërshëra e tyre e quajtën shteti i pavarur i Shqipërisë.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...