2014-07-04

Përbërja e re e Kuvendit të Kosovës

Përbërja e re e Kuvendit të Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit. Ashtu siç qëndronte edhe me rezultatet preliminare, fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës në koalicion me disa parti më të vogla me 30.38 për qind.
Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.24 për qind, pastaj Vetëvendosje me 13.59 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9.54 për qind, Lista “Srpska” me 5.22 për qind dhe Nisma për Kosovën me 5.15 për qind. Kurse partia partnere e PDK-së në qeverinë në largim, Aleanca Kosova e Re nuk ka arritur të kalojë pragun prej 5 për qind.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka prezantuar rezultatet dhe numrin e ulëseve sipas partive politike dhe koalicioneve. Nga 120 ulëset në Kuvend, 100 vende i kanë fituar partitë e shumicës- shqiptare, kurse komunitetet pakicë kanë arritur të sigurojnë vetëm 20 ulëset e garantuara, të cilat ndahen 10 për serbët dhe po aq për komunitetet jo serbe.
“Partia Demokratike e Kosovës, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës së bashku kanë fituar 37 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka fituar 30 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje 16, pastaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 11, Lista “Srpska” i ka 9 ulëse, Partia Nisma për Kosovën 6 ulëse, Partia Demokratike Turke e Kosovës 2 ulëse, Partia Përparimtare Demokratike 1 ulëse, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës 1 ulëse, Partia e Re Demokratike 1 ulëse, Partia Liberale Egjiptiane 1 ulëse, Partia e Ashkalinjve për Integrim 1 ulëse, Koalicioni për Gorën 1 ulëse dhe Partia e Re Rome e Kosovës 1 ulëse”, ka thënë Daka, duke kumtuar ndarjen e mandateve në Kuvend sipas partive politike.
Pas shpalljes së rezultateve ka filluar edhe zyrtarisht të rrjedh afati ligjor për ankesa dhe më pas KQZ do të bëj edhe certifikimin. Me përmbylljen e këtyre procedurave, do të pasoj faza e konstituimit të institucioneve.
Fillimisht do të konstituohet përbërja e re e Kuvendit me organet udhëheqëse, kryetarin dhe kryesinë e re. Kurse më pas do të nisin negociatat politike për krijimin e qeverisë së re. Nga aspekti politik, blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma qysh një ditë pas publikimit të rezultateve preliminare janë deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicion me partinë fituese dhe kanë paralajmëruar se do të formojnë vet qeverinë e re.
Megjithatë, synimi i tyre politik ka mbetur të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese, nëse edhe partitë jo fituese të zgjedhjeve mbi bazën e koalicionit pas zgjedhor mund të formojnë qeverinë. Në zgjedhjet e 8 qershorit, morën pjesë mbi 42 për qind e votuesve. Ato u cilësuan si zgjedhje të organizuara mirë duke marrë vlerësime pozitive edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar.
Më poshtë, botojmë në tërësi listën prej 120 deputetëve që kanë fituar mandatin në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës

1. Hashim Thaqi
2. Kadri Veseli
3. Enver Hoxhaj
4. Elmi Reçica
5. Hajredin Kuçi
6. Memli Krasniqi
7. Rafet Rama
8. Arsim Bajrami
9. Raif Qela
10. Agim Aliu
11. Fadil Beka
12. Labinotë Demi – Murtezi
13. Sala Berisha – Shala
14. Bekim Haxhiu
15. Xhavit Haliti
16. Ramiz Kelmendi
17. Latif Gashi
18. Adem Grabovci
19. Azem Syla
20. Zenun Pajaziti
21. Agim Çeku
22. Naim Fetahu
23. Nuredin Lushtaku
24. Besim Beqaj
25. Nezir Çoçaj
26. Gëzim Kelmendi
27. Rrustem Mustafa
28. Mexhide Mjaku – Topalli
29. Flora Brovina
30. Blerta Deliu – Kodra
31. Edita Tahiri
32. Margarita Kadriu – Ukelli
33. Selvije Hakimi
34. Vlora Çitaku
35. Xhevahire Izmaku
36. Luljeta Veselaj Gutaj
37. Safete Hadergjonaj
Lidhja Demokratike e Kosovës:
1. Isa Mustafa
2. Vjosa Osmani
3. Teuta Rugova
4. Anton Quni
5. Ismet Beqiri
6. Nuredin Ibishi
7. Arben Gashi
8. Haki Demolli
9. Kujtim Shala
10. Sabri Hamiti
11. Armend Zemaj
12. Avdullah Hoti
13. Hykmete Bajrami
14. Njomza Emini
15. Naser Osmani
16. Lirie Kajtazi
17. Hatim Baxhaku
18. Shpejtim Bulliqi
19. Muhamet Mustafa
20. Fatmir Rexhepi
21. Ali Sadriu
22. Sadri Ferat
23. Adem Salihaj
24. Blerim Grainca
25. Agim Ademaj
26. Salih Morina
27. Alma Lama
28. Besa Gaxheri
29. Teuta Sahatqia
30. Doruntinë Maloku-Kastrati
Lëvizja Vetëvendosje:
1. Albin Kurti
2. Visari Imeri
3. Glauk Konjufca
4. Ilir Deda
5. Puhie Demaku
6. Dardan Sejdiu
7. Rexhep Selimi
8. Liburn Aliu
9. Aida Dërguti
10. Besnik Bislimi
11. Ismail Kurteshi
12. Albulena Haxhiu
13. Mytehar Haskuka
14. Salih Salihu
15. Besa Baftija
16. Shqip Pantina
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
1. Ramush Haradinaj
2. Daut Haradinaj
3. Pal Lekaj
4. Donika Kada Bujupi
5. Bali Muharremaj
6. Blerim Shala
7. Time Kadrijaj
8. Rrustem Berisha
9. Lahi Brahima
10. Teuta Haxhiu
11. Melihate Tërmkolli
Lista “Srpska”:
1. Bojan Mitiq
2.Velimir rakiq
3. Slavko Simiq
4. Slobodan Petroviq
5. Sasha Milosavleviq
6. Milka Vuletiq
7. Milena Miliqeviq
8. Jasmina Zhivkoviq
9. Jelena Bontiq
Nisma për Kosovën:
1. Fatmir Limaj
2. Jakup Krasniqi
3. Haxhi Shala
4. Shukrije Bytyqi
5. Zafir Berisha
6. Valdete Bajrami
Partia Demokratike Turke e Kosovës:
1.Mahiq Jaggjilar
2. Mufera Srbica Sinik
Koalicioni VAKAT:
1. Rasim Demiri
2. Duda Balje
Partia Progresive Demokratike:
1. Nenad Rashiq
Partia Demokratike e Ashkanlive të 
Kosovës:
1. Danush Ademi
Partia e Re Demokratike
1. Emilija Rexhepi
Partia Liberale Egjiptiane:
1. Veton Berisha
Partia e Ashkalinjëve për Integrim:
1. Etem Arifi
Koalicioni për Gorën:
1. Adem Hoxha
Partia e Re Rome e Kosovës:
1. Kujtim Paçaku

Në hartën e ISIS, shtete “islamike” edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova


Në hartën e ISIS, shtete “islamike” edhe Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova
Edhe Shqipëria është pjesë e synimeve të ISIS për të krijuar një shtet të madh islamik.
Një hartë që po qarkullon në internet menjëherë pasi grupi islamik ISIS shpalli se ka vendosur “kalifatin” në disa territore të pushtuara prej tij në Irak dhe Siri tregon se cilat janë synimet e kësaj organizate.
Harta që shihni tregon se Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Greqia, Maqedonia, Rumania dhe Bullgaria do të jenë pjesë e shtetit Islamik, por jo vetëm kaq kontrolli i ISIS do të shtrihet deri në Spanjë dhe Austri. Pjesë e hartës së publikuar nga anëtarë të ISIS janë vendet që njihen apo konsiderohen me popullsi myslimane.
Më tej harta vazhdon me Lindjen e Mesme, Afriken e Veriut dhe disa vende aziatike. Ndërkaq sipas prestigjozes “Daily Mail” Spanja pritet të jetë e para që mund të pushtohet dhe flitet për hapa e plane konkrete, sipas të cilave ky shtet do të jetë nën kontrollin e ISIS brenda vitit 2020. Synohet që brenda 5 viteve, apo dhe cika më shumë ISIS të shtrihet pothuajse në të gjitha kontinentet, me përjashtim të Amerikës.
Militantët islamikë u kanë bërë thirrje myslimanëve të pajtohen dhe të bëhen pjesë e kësaj aleance dhe të refuzojnë demokracinë e çdo politike tjetër të perëndimit.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një video e publikuar në youtube tregonte shtetasin kosovar, Lavdërim Muhaxheri, i cili po festonte “çlirimin” e Mosulit dhe marrjen nën kontroll të këtij qyteti nga ISIS.

Figura të njohura sot në protestën kundër procesit “Monstra”



lajme-ramadan_ramadani_664688764Për protestat e sotme në Shkup, është prononcuar edhe analisti Ramadan Ramadani për Almakos.
“Këto ditë ngrihet famë rreth protestave se mund të degjenerojnë në protesta jo të qeta, gjithë atyre që mund të kenë këtë shqetësim legjitim vetëm u përkujtoj se protestat e fundit për këtë gjë ishin të qeta po edhe ato paraprake para dy vjetëve.
Vetëm një protestë nga krejt protestat në tre vitet e fundit degjeneroi, por ajo ishte për tjetër gjë dhe kishte të bën me shumë tjerë faktorë, pa fokus, pa organizatorë, konotacione politike etj., e që nuk janë nesër.
Mendoj se masa më e mirë dhe kontributi vetanak për protestë të qetë dhe dinjitoze është prezenca vet neve të qetëve dhe dinjitozëve. Andaj edhe unë, si shumë qytetarë, sot protestoj kundër kësaj mënyre të gjykimit, pasi si qytetar i këtij shteti kështu nuk ndjehem i sigurt, sa do qofsha i urtë”, – thekson Ramadani.
Labinot Tahiri – Labi në protestat e sotme në Shkuplabi_685380952
Këtyre protestave, sot do t’u bashkangjitet edhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri – Labi.
“Neser ( sot ) unë me shokë do tē jemi te pranishem nē protestë,ne Shkupin tonë për ti perkrahur vellezerit dhe familjet Shqiptare,sepse ato familje i hapen dyert për ne Shqiptarët nga Kosova kur ishim ne kohen e luftes 1998. Ndjej obligim kombëtar që të marr pjesë ne atë protestë. Protesta ka tē beje me pakenaqesin e popullit Shqiptarë të Maqedonise,me denimin e 6 djemve Shqiptarê nga ana e prokurorise qē dhanë denimin e perjetshem atyre Burrave Shqiptarē! Dhe kur mendoj se janë shumë Shqiptarē të paknaqur me kete të padrejte ndaj të denuarve,dhe konsideroj se duhet te pakten te shprehim dhimbje per kete dhe te pakten tē jemi sebashku me ta diten e neserme ora 13:45.Shpresojë se nje ditë do të triumfojë Drejtesia,per Shqiptarët ne Maqedoni,Preshev,Plav e Guci,e Qameri”, – thekson Labinot Tahiri.

Incidente në protestën e sotme në Shkup

Incidente në protestën e sotme në Shkup – FOTO dhe VIDEO
Dhjetëra protestuesë të lënduar nga dhuna policore, dyqane dhe vetura të dëmtuara, xhama të thyer, protestues të arrestuar – kjo është në pak fjalë bilansi i protestës së sotme në Shkup.
Disa mijëra shqiptarë protestuan në Shkup kundër proceseve të montuara gjyqësore. Vetëm disa ditë më parë, 6 shqiptarëve nga Shkupi iu shqiptua dënimi burg i përjetshëm për një vrasje të pesëfishtë të kryer në Liqenin e Smilkovcit në Shkup. Procesi është ndjekur nga parregullsi të shumta, dhe mungesë dëshmish. Kryeprokurorja ka ndikuar në gjykim me mendimin dhe qëndrimin e saj personal. Të gjykuarit u quajtën terroristë dhe fajtorë që në ditën kur ata u privuan nga liria edhe atë nga ana e Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Protestuesit shqiptarë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre edhe kundër pjesëmarrësve shqiptarë në qeveri të cilët po dështojnë të mbrojnë interesat shqiptare dhe të sigurohen të shkojë në vend drejtësia.
***
Protestuesit janë afër Bit Pazarit nga ku duket një tym i zi. Të përkujtojmë, mijëra shqiptarë sot protestuan në Shkup kundër gjykimit të 6 shqiptarëve me burg të përjetshëm edhe përkundër mungesës së dëshmive për fajin që akuzoheshin.
Protesta eskaloi në dhunë, policia ka dhunuar qytetarë dhe gazetarë që kanë qenë prezentë, dhe ka përdorur shok bomba dhe gaz lotsjellës ndaj tyre. Mijëra qytetarët që sot dolën në protestë kundër gjykimit të padrejtë të 6 shqiptarëve në rastin MONSTRUM kanë përdorur parulla si: JANKULLOVSKA TERRORIST, SHTET MAFIOZ, ALI QENI – ALI QENI, etj. Përkujtojmë se protesta eskaloi dhe policia përdori dhunë ndaj qytetarëve që ishin grumbulluar të shprehin pakënaqësinë.
***
Me mijëra qytetarë shqiptarë janë duke protestuar para Gjykatës Themelore në Shkup për të shprehur pakënaqësinë nga gjykimi me burg të përjetshëm i 6 shqiptarëve edhe përkundër mungesës së fakteve. Përkujtojmë që shumë qytetarë sot paradite kanë pranuar SMS ku u është kërkuar mos dalin në protestë.
I gjithë kompleksi gjygjsorë në këto momente është i rrethuar nga forcat speciale të EBR, ndërsa në bulevardin Goce Delcev dhe Krste Misirkov jan hedhur shok-bomba dhe gazlotsjellës nga ana e policisë në tentim për të shpërndar masën e protestuesve të cilët hidhnin me gurë ndaj objektit të gjykatës.
Kordoni policor po tenton që masën e protestuesve ta shty drejt Bit Pazarit. Disa nga protestuesit janë arrestuar. Në terren jan disa automjete të Ndihmës së Parë. Sipas informatave nga terreni, janë lënduar disa policë, por edhe disa protestues./Shqipmedia
00000
0
0
0
0a
0b
0c
000
00
0
01
02
03
04
05
06
07
08
09
010
0a1
000
00
0
0
000
00
0
00
00000
01
02
0
0000


2014-07-03

Ka nisur ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani Elezit.

Refuzimi i ambasadores Jacobson për të folur në ceremoninë e përurimit të autostradës e ka nervozuar Hashim Thaçin. Në fotografitë e publikuara nga qeveria në largim, Thaçi është kujdesur që të mos duket edhe ambasadorja amerikane.
Në të kaluarën fotografitë me diplomatë perëndimore dhe veçmas ata amerikanë ishin më të preferuarat për shefin e qeverisë.
Në vend të kësaj, janë publikuar fotografi të Thaçit duke drejtuar makinerinë e Bechtelit.


Ambasadorja amerikane refuzon ftesën e Thaçit për të folur në përurimin e autostradës



Siç ishte paralajmëruar, në Uglar, afër  FushëKosovës, ky akt ka nisur me ceremoni dhe në prani të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, zv. kryeministrit të Maqedonisë, Musa Xhaferi, ambasadores së ShBA në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Ra në sy mungesa e përfaqësuesve të opozitës, aktualisht të bashkuar në një bllok për të marrë qeverisjen e vendit, e cila ka kundërshtuar ndërtimin e këtij objekti, si joracional për mundësitë e vendit.
Ambasadorja e ShBA në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, e ftuar që të marrë fjalën në këtë ceremoni haptas refuzoi, pa dhënë sqarime se pse e bënte këtë gjë.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri Thaçi bëri të ditur se kjo autostradë do të pagëzohet me emrin e politikanit nga më të shquarit të hapësirave shqiptare, Arbën Xhaferit.
“Rruga 6 do të lidhë kombet e dy vendeve, të Kosovës e të Maqedonisë” , u tha me këtë rast. “Ajo do të lehtësojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve në të dy anët e kufirit, por edhe të tjerëve në rajon”, tha zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi.
“Projekti i autostradës Prishtinë-Shkup është projekti më madhor i ynë që hynë në kuadër të pikave prej më të rëndësishme që kemi prezantuar në Misionin e Ri, para qytetare të republikës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Kjo autostradë parashihet të kryhet brenda 42 muajsh nga dita e sotshme dhe do të kushtojë 600 milionë euro.
Ndërtimi i Rrugës 6, që deri në kufirin me Maqedonin është rreth 55 kilometra, iu ka besuar kompanisë turko-amerikane, Bechtel-Enka, e cila ka ndërtuar edeh autostradën “Ibrahim Rugova”.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota ka thënë para të pranishmëve se, autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është një projekt madhor i Qeverisë Thaçi.
“Po vazhdiojmë historinë e suksesit në Kosovë. Vetëm disa muaj më herët përfunduam rrugën e 7, Autostradën e Kombit. Sot po fillojmë autostradën e re, projekt madhor për Kosovën dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Nehat SHAQIRI-Hajrullah Tërnava: Politikanët tanë fajtorë për gjendjen në veri të Mitrovicës

Tërnava: Politikanët tanë fajtorë për gjendjen në veri të Mitrovicës

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se është e dhimbshme që pas shumë bisedimeve që i udhëhoqi Qeveria në ikje me Serbinë, nuk po vërehet asnjë përparim në veri të Mitrovicës, dhe se në një situatë të tillë të krijuar është shumë e qartë që serbet të veprojnë ashtu si ju shkon për shtati situata në të cilën ndodhet Kosova jonë e mjerë.
“Për ta dëshmuar këtë si e thash më lartë normal që serbet sillen në mënyra të tilla dhe ndërprenë ndërtimin e shtëpive në Kroin e Vitakut e ishalla nuk ju shkon mendja edhe në vende tjera me ndërmarr vendime të ngjashme. Populli e ka thënien e vet se në një shpi ku s’ka maçorrë mijtë bëjnë dasmë. Edhe që nuk jemi në gjendje sepse na mungon baza ligjore dhe forca ekonomike financiare (Ushtria me armatim të fortë). Përfaqësuesit tonë politik, bëjnë politika të paqëndrueshme duke rrahur gjoks me fjalë të pamatura duke e thirrur popullin në protesta e duke ju premtua se nëse deri nesër nuk hiqen barrikadat do të shihet se çka ka me ndodhë”, vlerëson Tërnava.
Ai pohon se, të nesërmen ndodhë ma e keqja dhe protestuesit në mënyrë të pakontrolluar sulmojnë me gurë e gjësende të ndryshme policinë e cila është e detyruar për me e mbajt rendin dhe qetësinë sipas ligjit, ndërsa shumë prej tyre marrin edhe lëndime të ndryshme.
“Kryetari i cili e thërret popullin në protestë në ato momente s’dinë çka me bë e që kishte me qenë korrekte së paku me dhanë dorëheqje. Prandaj nuk është për me u çuditur pse serbet ndërpresin ndërtimin e shtëpive të shqiptarve, qesin barrikada nëpër rrugë etj”, thekson ai.
Sipas tij, në vend se Kryetari i qytetit të Jugut të Mitrovicës të është i përmbajtur dhe i vëmendshëm dhe ta thërret ndërgjegjëjen e faktorit ndërkombëtar që ka ndërmjetësua në bisedat serbo-shqiptare “(duke ja ditë hallin vetit) dhe me urtësi të mirë duke i lëvdua dy palët që mos të këtë pengesa nëpër rrugë se Evropa tani po hapet për të gjitha pjesët e saj dhe ne së bashku duhet të rrugëtojmë në atë drejtim dhe sa më parë të futemi së bashku aty ku e kemi vendin”.
Tërnava pohon se, serbët duke i pa paaftësitë e shqiptarëve, shumë e kuptueshme që marrin aso vendime që na turpërojnë para faktorit ndërkombëtar dhe vendor.
“Kërkesat e shqiptarëve për qetësimin e situatës dhe fqinjësisë së mirë tani kur nuk je i fort duhet të zhvillohen në përafrimin me fqinjët duke kërkuar garanci prej faktorit ndërkombëtar që të zbatohen marrëveshjet e arritura në bisedimet e zhvilluara mes dy qeverive nëse ka pas marrëveshje”, thotë Tërnava.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...