2014-07-04

Trafiku i sofistikuar i drogës

Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike mendohet se në një vit kap një shifër prej më shumë se 330 miliardë dollarësh. Nga kjo e dhënë, mendohet se rreth 100 miliardë është vetëm vlera e kokainës, sipas raportit të 2010 të zyrës së Kombeve të Bashkuara për lëndët narkotike. Por me kalimin e viteve, paralelisht me shtimin e sasive që hidhen në tregun me pakicë, është sofistikuar edhe mënyra e trafikimit të tyre.
Trafiku i sofistikuar i drogës
Një nga mënyrat më të përdorura kohët e fundit në Amerikën e Jugut është trafikimi i kokainës në formë të lëngshme, në brendësi të transformatorëve të mëdhenj të energjisë. Një ngarkesë e tillë prej 2 tonësh është sekuestruar së fundi në Argjentinë. 8 persona u arrestuan nga forcat e rendit, mes të cilëve edhe punonjës policie. Destinacioni i kësaj ngarkese ishte tregu i Shteteve të Bashkuara dhe ai europian. Autoritetet po hetojnë më në imtësi rrjetin e trafikantëve, i cili besohet se ka dërguar edhe ngarkesaj të tjera më parë, nëpërmjet edhe territorit të Meksikës.

Një mënyrë tjetër e transportit të lëndës narkotike është edhe ajo e gëlltitjes në stomak. Në gusht të 2010 policia spanjolle, në një pyll pranë Malagës, zbuloi kufomën e një të riu kolumbian të mbështjellë me qese dhe me një të çarë të madhe në bark. Pas hetimeve 4-vjeçare u vërtetua se ky person kishte transportuar një kg kokainë, ndërsa dërgusi i drogës kishte arritur që ta merrte atë nga stomaku i viktimës dhe ta shiste në tregun me pakicë. Ky person u arrestua nga policia spanjolle.


Spiunët iranianë kanë krijuar faqe të rrejshme në Internet

Një firmë e inteligjencës në Internet thotë se hakerët iranianë kanë krijuar faqe të rrejshme në Internet dhe adresa të rrejshme në rrjetet sociale, për të spiunuar kundër zyrtarëve më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

internet spying

Firma ISight Partners, që e ka zbuluar operacionin trevjeçar iranian, tha se caqe të tij ishin një admiral i Marinës amerikane, një ligjvënës dhe personeli në Afganistan, Britani, Irak, Arabi Saudite dhe Siri.

Tiffany Jones, zëvendëspresidente e kësaj firme private në Shtetet e Bashkuara, e cilaa përpiqet të zbuloj kërcënime në Internet, i tha agjencisë Reuters se nëse ky program është zhvilluar për një kohë të gjatë, atëherë “qartas, ata kanë pasur sukses”.

Kompania tha se e ka alarmuar agjencinë FBI, e cila ka refuzuar të bëjë komente.


Mediet ruse ribotojnë hartat që pasqyrojnë dëshirat e Putinit

Mediat ruse në korrik të vitit 2012 kanë publikuar harta të Evropës të cilat kanë shkaktuar reagime të bujshme në opinionin ndërkombëtar. Kurse sërish kanë publikuar një hartë të re pas ndryshimeve të kufirit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia.
Mediet ruse ribotojnë hartat që pasqyrojnë dëshirat e Putinit
Në harta mund të shihet pikërisht Krimeja si pjesë e Rusisë, si dhe bashkëngjitja e Donbasit (ku tani po zhvillohen luftime të ashpra midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë), por edhe krahina të njohura me emrin “Nova Rusia” (Rusia e Re) në jug të Ukrainës, të cilat të ndërlidhura me Pridniestrin (pjesën lindore të Moldavisë) dhe në këtë mënyrë Ukraina do të mbetej pa dalje në Detin e Zi.

Gazeta “Foreign Policy” shkruan se hartat do të duheshin lexuar si ilustrim hartografik i listës ruse të dëshirave, të cilat reflektojnë shpresat dhe frustrimet e një segmenti të opinionit rus. Sipas kësaj harte, shumëkujt në Rusi i duket që Evropa e vitit 2035 do të duket e fragmentarizuar, e islamizuar, ndërkohë do të vuajë edhe nga Gjermania gjithnjë më e fuqishme. Sipas “Ekspres gazete”, e tërë kjo nuk do të ndodhte sikur në vitin 1991 të mos ndodhte shkatërrimi (shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik).

Sa i përket Ballkanit, harta ruse do të dukej kështu: Bosnjë e Hercegovina më 2035 nuk do të ekzistojë, pasi do të jetë e ndarë midis Serbisë e Kroacisë. Deri atëherë do të jetë Shqipëria e Madhe, së cilës i janë bashkuar Kosova dhe pjesë të Serbisë jugore (Lugina e Preshevës) dhe Maqedonisë perëndimore. Hungarisë do t’i ktheheshin territoret që i anë copëtuar pas Luftës së Parë Botërore, Vojvodina e Serbisë dhe Transilvania e Rumanisë.

As Franca nuk do të kalojë shumë më mirë. Një pjesë të territorit të saj në vitin 2035 do ta kenë baskët, kurse shumë imigrantë do të zhvendosen në Piemontin Arab, me kryeqytet Marsejën (Marseille), ndërsa do të ndahen edhe Korsika (bëhet e pavarur) dhe Alzas e Loren (bashkohen me Gjermaninë). Belgjika ndërkaq është zhdukur nga kjo hartë, derisa Italia do të ndahet në dy shtete Veriu dhe Jugu, kurse më pas nga Jugu ndahen edhe Sardenja dhe Sicilia.

Sipas këtyre hartave do të humbin territore edhe Polonia (në dobi të Gjermanisë), por edhe shtetet e Baltikut, Estonia dhe Letonia, kurse Bullgaria do të duhet të dorëzojë Burgasin në favor të Turqisë.


Islami feja e dytë në 20 shtete në Amerikë

1506234332kK8DN
Të dhënat e reja të publikuara nga autoritetet e regjistrimit në SHBA kanë publikuar se Islami është feja e dytë më e madhe në njëzet shtete amerikane pas krishterimit që u shfaq si besim dominues në të gjithë vendin.

Të dhënat e reja u shpallën nga Shoqata e Statistikave, Organet Fetare Amerikane, e cila e kryen regjistrimin Fetar në SHBA për çdo 10 vjet, sipas OnIslam.net.

Islami doli si besimi më i madh, pas Krishterimit, në 20 shtete, kryesisht në Amerikën e Mesme-Perendimore në atë Jugore.

Sipas regjistrimit, gjithashtu, Krishterimi është feja më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tri të katërtat e amerikanëve identifikohen si të krishterë.

Regjistrimi i mëhershëm i publikuar nga ASARB në nivel kombëtar, dëshmon se Islami është rritut me një milion ndjekës në mes të viteve 2000 dhe 2010, sipas regjistrimit të popullsisë, pas Mormonizmit, i cili ka një rritje prej 1.9 milionë anëtarë.

Islami u rrit 67 për qind, ndërsa Mormonizmi u rrit me 46 për qind.

Rritja e popullsisë myslimane i atribuohet emigracionit, sidomos nga refugjatët, në veçanti, nga Somalia, Iraku, Afganistani dhe Bosnja, sigurisht rritja vjen edhe nga lindjet dhe konvertimet nga besimet tjera në Islam.

Edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare, SHBA është shtëpia për 7 deri -8 milion muslimanë.

Sipas një studimi të vitit 2011 nga Forumit Pew për Fenë dhe Jetën Publike, rreth 20 për qind e myslimanëve amerikanë kanë pranuar Islamin nga besimet tjera. Prej të konvertuarëve që kanë përqafuar Islamin, rreth 54 për qind janë meshkuj dhe 46 përqind janë femra.


Profesorët amerikan kërkojnë luftë të re botërore

Shokuese: profesorët amerikan kërkojnë luftë të re botërore, që të zgjidhet kriza ekonomike, shkruan New York Times.

Sa do që të tingëllojë si e pabesueshme, kapitali është më i rëndësishëm se njerëzimi. Ekspertët e Nju Jork Tajms konsiderojnë se është e nevojshme një luftë e madhe botërore për t’u parandaluar një krizë e re botërore.

Kërkesa e dobët, rritja e dallimeve shoqërore, si dhe zhdukja e klasës së mesme, kontrollimi i madh i tregëtisë, konkurenca e Kinës, mungesa e ideve… këto janë shkaqet që me vite ekspertë ekonomik të ndryshëm i përmendin duke u përpjekur t’i shpjegojnë rritjet e dobëta ekonomike si dhe kërcënimet e vazhdueshme për një krizë të re botërore.
ukraine-war_wide
Megjithatë, kohëve të fundit po vërtetohet se paqja në botë është shkak i stagnimit ekonomik. Kaluan shumë vite, shkruan për Nju Jork Tajms profesori dhe eksperti ekonomik Tajler Koen, dhe gjatë kësaj kohe popullata po rritet dhe nuk ka rishpërndarje të burimeve dhe pasurisë. Edhe pse lajmet nga Sudani, Lindja e afërt, Afganistani… flasin për luftë dhe viktima, kjo gjë as që i afrohet kërcënimit të paqës në botë, si dhe numri i viktimave është i parëndësishëm në krahasim me Liftën e Dytë Botërore ku vetëm në Europë, jetën e humbën mbi 80 milion njerëz. Tajler Koen, i cili ligjëron ekonomi në Univerzitetin Xhorxh Mejson, thotë se ky argument nuk duhet të jetë i lidhur drejtëprdrejtë, se secila luftë e madhe pa rezerva më pas shkakton një rritje të madhe ekonimike në botë dhe rritje të punësimit dhe pasurisë… por se historia ka treguar ndërsa përvoja ka konfirmuar, kur shfaqen stagnime të gjata ekonomike, luftërat më saktësisht periudhat pas tyre kanë qenë lëvizëse dhe produktive për ekonominë. Ai thekson se kërcënimet për luftë, dhe situatat luftarake, i detyrojnë qeveritë që të përqëndrohen në shkencë, teknologji dhe prodhimtari. Përvojat e SHBA-së, thotë profesori Koen, se të gjitha shpikjet dhe teknologjitë e mëdha, nga interneti e deri tek aeroplanët, përparimet mjekësore në shkencë, fizika dhe ekonomia…kanë ndodhur gjatë periudhave të luftërave dhe pas tyre. Të gjitha kompanitë e mëdha në SHBA, dhe zgjerimi i tyre, futjet dhe rritjet e tyre në treg e kanë falë kontratave me ushtrinë, apo përdorimi i shpikjeve të cilat janë të bëra për ushtrinë, ndërsa pastaj janë transformuar në produkte dhe shërbime për përditshmërinë.

Bota është shokuar nga koncepti i këtij shkencëtari amerikan, dhe konsiderohet se kjo është një shprehje publike për strategjitë e fshehura të Uashingtonit të cilat tashmë i hsohim në shumë vende të botës. Parashtrohet pyetja, kur professor Koen mendon se janë të nevojshme luftërat, a do të thotë se luftë do të ketë edhe në territorin e SHBA-së apo vetëm në vendet tjera të Botës, ku SHBA në dhe pas Luftës së Parë dhe Të dytë Botërore të marin pjesë në vendet e tjera si bashkëpunues luftarak, dhe më pastaj të shesin tepricën nga tregu amerikan dhe me këtë ta përmirësojnë ekonominë e tyre.


Rrëfimi i agjentit anglez i cili ka jetuar si ekstremist musliman në Britani

mkd-132979
Për “vëllezërit” e tij ekstremistë, Morten Storm ka qenë Murat Al Danmarki, një i konvertuar në islam dhe vëlla-xhihadist, i cili ka dashur të kryejë krime në Perëndim. Megjithatë, danezi Storm në fakt ka qenë agjent i kundërzbulimit anglez MI5, dhe së fundmi ka shkruar një libër në të cilën zbulon detajet nga jeta e dyfishtë e tij e tmerrshme, shkruan Daily Mail.mkd-132980
“Nxitonin nëpër shkretëtirë nëpër mjegulla prej pluhuri, nëpërmjet shtetit të Jemenit në gadishullin Arabik ku mbretëronte paligjshmëria; me kallashnikov në dorë, vozitja njërin prej njerëzve më të rëndësishëm të Al-Kaedës në një mbledhje, Naser Al Vuhajsi, për të cilin fliteshte se do ta zavendësojë Bin Ladenin. Më pas po atë natë, në janar të vitit 2012, isha i përshëndetur si një mik i besuar dhe mora ftesë për të bërë hapin e rradhës në islam, për të bërë betim ndaj Al-Kaedës dhe Vuhajsit. Pa mos pasur zgjedhje tjetër, thashë; “Do t’i jem besnik udhëheqësit të besimtarëve dhe do të luftoj për All-llahun, i kujton ai ato momente në librin e tij.
mkd-132981
Në këtë mënyrë ky delikuent i mitur danez, motorist dhe i burgosur, dhe pastaj si një person i sinqertë kthehet në musliman dhe bëhet anëtar i përbetuar i Al-Kaedës, i dorëzuar në luftën kundër pabesimtarëve, para së gjithash në Britani dhe SHBA.

Mirëpo normalisht, e gjithë kjo është një maskë, pas së cilës me sukses ka vepruar si një spiun dhe ka punuar për shërbimet perëndimore të intelegjencës.

“Pashë shumë ekzekutime brutale nga ana e Al-Kaedës për të qenë i vetëdijshëm për fatin tim në rast se më zbulojnë. Më priste prerje e kokës në mënyrë të ngadaltë dhe të egër, ku trupi me ditë do të më qëndronte në kryq” shpjegon ai “rreziqet e profesionit”.
mkd-132982

Për të shmangur një fund të tillë, nuk ka guxuar të zbulohet për asnjë moment, sidomos nëpër rrugët e Londrës, Luton dhe Birmingem, ku më shpesh kanë “operuar” të cilat janë të mbushura me ekstremistë. Identitetin e tij të vërtetë nuk e kanë ditur as gruaja e tij Fadija e as fëmijët e tij që i ka patur me të.

Vazhdimisht ka ndryshuar rrobat, pasaportat dhe identitetin, gjithmonë i koncentruar dhe i vëmendshëm në një situatë ku një vendim i gabuar apo spiunim në telefon do t’i kushtonte jetën. Me vite të tëra ka punuar si spiun dhe ka arritur të parandalojë shumë plane terorristësh./

ISIS: Sot Iraku, nesër Jordania?


Kombet e Bashkuara thonë se së paku 1,075 njerëz janë vrarë në Irak në periudhën 5 qershor – 22 qershor, derisa militantët sunitë kanë pushtuar territore në provincën Anbar dhe në veri të Bagdadit.

OKB thotë se shumica e viktimave janë civilë, të cilët kanë pësuar nga shpërthimet dhe ekzekutimet. Zëdhënësi i OKB-së, Rupert Colville, ka thënë se shifrat duhet të shihen si minimum. Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti, grup i lidhur me Al Kaidën, ka thënë se ka ekzekutuar mbi 1,700 rekrutë shiitë të ushtirsë, pasi ka marrë kontrollin e qytetit Mosul, pak javë më parë.

Në qytetin verior të Irakut, Irbil, të martën ka qëndruar sekretari amerikan i shtetit, John Kerry. Ai ka takuar atje presidentin e rajonit autonom kurd, Masud Berzani, në përpjekje për të inkurajuar formimin e një qeverie të re, më gjithëpërfshirëse.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, një shiit i cili është kritikuar për nxitjen e tensioneve sektare, pasi nuk u ka ofruar pozita adekuate përfaqësuesve sunitë dhe kurdë, i ka thënë Kerryt të hënën se do të japë dorëheqje nga posti më 5 korrik.

Kerry, gjatë bisedimeve me Berzanin dhe zyrtarët e tjerë kurdë, ka thënë se sfida e formimit të qeverisë është sfida kryesore në Irak. Ai po ashtu ka lavdëruar bashkëpunimin e forcave kurde në siguri, duke thënë se ka qenë vërtet e rëndësishme që t’iu ofrohet ndihmë forcave irakiane të sigurisë, në luftën kundër militantëve. “Sfida e formimit të qeverisë është sfida kryesore me të cilën përballemi. Në ditët e fundit, bashkëpunimi në siguri midis forcave këtu, në rajonin kurd, ka qenë vërtet i rëndësishëm”, ka thënë Kerry.

Militantët e Shtetit Islamik të Irakut dhe milicitë finsore kanë vazhduar edhe sot luftimet në përpjekje për të konsoliduar kontrollin në territoret që kanë uzurpuar së fundmi, në perëndim të provincës Anbar dhe në veri të Bagdadit. Zyrtarët e ushtrisë irakiane kanë hedhur poshtë pohimet e militantëve se kanë marrë nën kontroll të plotë rafinerinë më të madhe në vend, Baiji, e cila ndodhet pranë Mosulit.

Kjo rafineri është nën rrethimin e militantëve që dhjetë ditë. Forcat qeveritare kanë thënë sot se kanë kryer një seri sulmesh ajrore kundër militantëve, duke pretenduar se kanë vrarë disa prej tyre. Por, këto informacione nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.



Grupi terrorist ISIS dhe milicitë aleate po zgjerojnë sferën e tyre të ndikimit në Irak. Ndërkohë ata kanë nën kontrollin dhe kalimin e vetëm kufitar për në Jordani. 

Iraq_ISIL_11_june__2938342b

Kufiri jordanezo-irakian është një vendkalim i vetmuar diku në shkretëtirën e pafund të verdhë-kafe në mes të kryeqytetit jordanez Aman dhe Bagdadit. Në fakt këtu duhet të gjendeshin doganierët e qeverisë qendrore të Irakut dhe të kontrollonin hyrjet dhe daljet. Por qeveria qendrore e Irakut nuk e ka më nën kontroll kufirin jordanezo-irakian. Milicë sunitë, aleatë të grupit terrorist ISIS e kanë vënë nën kontroll postën kufitare.

Ky është vetëm një tjetër hap tjetër në marshimin e ISIS në Irak. Në Aman lajmi për pushtimin e postës kufitare shkaktoi shqetësim të madh. Ministri i Brendshëm jordanez tha se vendi i tij është “i rrethuar nga ekstremistët.” Qeveria i vuri trupat e saj në kufi me Irakun në gatishmëri. Mbretëria ka mobilizuar dhjetëra organizata përgjatë kufirit, u tha nga burime ushtarake.

Edhe SHBA është e shqetësuar. Presidenti Barack Obama paralajmëroi se ofensiva e xhihadistëve nga Iraku mund “të përhapet në Jordan.” Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha, ISIS është “një kërcënim për të gjithë rajonin.” Asnjë vend nuk është i sigurt nga ky lloj terrori. Jordania është një aleat kyç i SHBA-së në rajon.
Irak: Mbi 1,000 të vrarë në qershor
Aparat i fortë sigurie

André Bank ekspert i Lindjes së Mesme në Institutin Giga të Hamburgut mendon se qëllimi i ISIS është që të krijojë një shtet islamik në Irak dhe të ashtuquajturin Siri e Madhe. “Kjo do të thotë jo vetëm Siria e sotme por edhe pjesë të mëdha pjesë të Irakut, Libanit, të Palestinës dhe të Jordanisë.”
Ky pretendim reflektohet në një video propagandistike që ISIS përhapi javën e kaluar në internet. Në të shihen pesë luftëtarë, gjoja nga Britania e Madhe dhe Australia. “Ne nuk njohim kufij,” deklaron njëri nga burrat. “Ne kemi luftuar në Siri, për pak ditë do të shkojnë në Irak, dhe do të shkojnë në Jordani dhe Liban. Kudo që na dërgon udhëheqësi ynë.”
Por ndoshta të paktën tani për tani kjo është vetëm propagandë. André Bank mendon se për momentin nuk ka gjasa që luftëtarët e ISIS të depërtojnë në Jordani. Sepse ndërsa në Irak ata kanë përballë një ushtri të demoralizuar, e cila i dërëzoi thuajse pa luftë pjesë të tëra të vendit, ushtria jordaneze konsiderohet si aftë për të luftuar. “Aparati jordanez i sigurisë është një nga më të fortët në rajon. Pikëkalimet kufirtare ruhen shumë fort.”

Kërcënim i shtuar prej terrorit

Por ISIS mund të përpiqet ta destabilizojë Jordaninë përmes sulmeve terroriste. Nuk është hera e parë që Jordania është objekt i sulmeve terroriste. Në vitin 2005 prej tri sulmeve në hotele luksoze, gjetën vdekjen më shumë se 50 vetë. Pas këtyre sulemeve ishte grupi terrorist “Al-Qaida në Irak”, paraardhësi i ISIS. Udhëheqësi i tyre: jordanezi Abu Musab al-Zarkaui.
Ramzy Mardini është një ekspert për sigurinë në Këshillin Atlantik dhe jeton në Aman. Ai beson se grupet radikale mund të kenë ndërtuar tashmë celula terroriste në Jordani. Në Jordani ka një numër në rritje xhihadistësh, thotë Mardini. Kjo u duk të premten e kaluar (20.06.2014), kur rreth 200 përkrahës të ISIS dolën në rrugë në qytetin e Maan në jug të Jordanisë. Në parullat që mbanin në dorë ata e deklaruan qytetin e tyre “Falluxhën e Jordanit”. Qyteti irakian Falluxha është bastion i islamistëve radikalë.
Por shumica e popullsisë është kundër ekstremistëve të ISIS, beson Marvan Muasher, ish-ministër i Jashtëm i Jordanit, sot zëvendëspresident i institutit Carnegie Endowment. Sipas tij “rreziku që paraqet ISIS për Jordaninë nuk mund të krahasohet me rrezikun që përbën kjo organizatë për Sirinë apo Irakun.” ISIS është një kërcënim për sigurinë, por jo “kërcënim ekzistencial”.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...