Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/08/17

Fati i librave është si fati i njerëzve



Libri qëmoti ka fituar shenjtërinë. Në këtë kuptim Borges ka të drejtë kur thotë se cilido libër për ne është i shenjtë. Nëse Malarme vlerëson se bota ekziston shkaku i një libri, fletë të tij janë edhe dy librat e djegur që trajton ky shkrim. Historia dëshmon se shpata dhe pena diktuan fatin tonë. Aleksandri i Madh çdo natë nën jastëk ka vënë shpatën dhe librin “Iliada” të Homerit. Megjithatë metaforën më të mirë të librit e bën objekti monumental në planetin tonë, Muri Kinez, i cili thuhet të jetë i vetmi objekt që shihet edhe nga një planet tjetër, përkatësisht nga Hëna. Muri Kinez u ngrit nga ndëshkimi që iu bë atyre të cilëve ishin të pasionuar në librin dhe nuk kishin përfillur urdhrin e perandorit Shi Huang Ti që t’i digjnin ato për ta shlyer kujtesën dhe për të filluar çdo gjë nga koha e tij. Giles thotë se ata që kanë fshehur librat janë dënuar duke u shënuar me një dangë të zjarrtë dhe me punë të dhunshme përjetësisht. Kështu ky objekt monumental del të jetë prodhim i librave, mallkimi i tyre vetë. Udha e historisë së librit është tepër rrënqethëse. Këtë na e dëshmon edhe ilirologu Aleksandër Stipçeviq në librin e tij “Historia e librit”.


 Djegia e librit ka përcjellë historinë e njerëzimit njësoj si flakët e luftërave. Mbase nuk është thënë kot se aty ku është djegur libri, aty i ka ardhur era mishit të njeriut. Nëse thuhet se para çdo lufte vritet e vërteta, kjo vetvetiu kupton se libri është viktima e parë. Megjithatë këtu fjala është për historinë e librit shqip, e cila ka një moshe fare të re krahasuar me letërsitë e vjetra. Pra fjala është për dënimin dhe shkrumbin e librit tek ne, si një histori tepër e veçantë për kulturën tonë, e cila ka mbijetuar nëpër shekuj duke përballuar prerje tepër të vrazhdë. E kam thënë dhe herëve tjera publikisht se rasti i djegies së librit me poezi “Katërmbëdhjetë autorët”, i botuar më 1986 në kuadër të klubit letrar “De Rada”, në Ferizaj, bën shembullin më të veçantë të djegies së librit në Evropën e shekullit të njëzet. Ky libër bën një rast emblematik siç bën dhe bifurkacioni si fenomen natyror në qytetin e Ferizajt. Megjithatë që të dyja këto fenomene kanë mbetur jashtë interesimeve tona, përkatësisht jashtë shfrytëzimit si fakt dhe si vlerë.


 Libri me poezi “Katërmbëdhjetë autorët”është i vetmi libër i cili me një vendim gjykate dënohet me zhdukje, përkatësisht me ekzekutim. Ç’është e vërteta shekulli njëzet është karakterizuar me flakë të mëdha librash, siç ishte rasti në Gjermaninë naziste, por nuk kishte një vendim gjyqi për këtë. Nuk ishte lehtë të dënohej një vepër arti, kaq vite pas kohës së njohur të Inkuizicionit. Pra nuk ka një rast tjetër që libri të digjet me një vendim gjyqësor, mbase ky vendim i ndikuar nga katërmbëdhjetë mbledhje të Komitetit Komunal të Ferizajt, të mbajtura vetëm për këtë libër, ku kishin marrë pjesë edhe anëtarë të kryesisë së Komitetit Krahinor. Librat digjeshin dhe zhbëheshin me urdhra ideologjik, por jo edhe me vendime gjyqësore. Historia e këtij libri kishte arritur deri edhe në Beograd. Gazeta “Borba”, organi më i lartë i partisë komuniste të Jugosllavisë, për ta ruajtur prestigjin e shtetit më liberal komunist në botë, ishte vënë në mbrojtje të këtij libri. Ky libër kishte ndikuar në hapësirat jashtë Kosovës për ta akuzuar partinë në pushtet dhe për të krijuar hapësira për pluralizëm, gjë e cila do të ndodhë vetëm pak kohë më vonë.


 Flaka e librit “Katërmbëdhjetë autorët” u bë parashenjë e asaj që ndodhi pastaj në Kosovë, kur edhe libri e pësoi bashkë me njerëzit. Autorët e saj, poetët e rinj ferizajas u diferencuan, u ndoqën dhe u burgosën. Populli shqiptar i Kosovës u dënua me ligj, përkatësisht me suprimimin e autonomisë. Të hënën e këtij dhjetori, kur shihja flakët e librit në sheshin e qytetit, nuk kisha si të mos sillja në mendje zyrtarin e Gjykatës Komunale, babanë e ansamblit “Kastriotët”, tanimë të ndjerin Hivzi Gungën. Sa herë rrëfente për librin e djegur në oborrin e Gjykatës Komunale, krijoja bindjen se ai ende në mushkëri ruante tymin e saj, ndërsa në sy flakën që ishte ngjitur frikshëm drejt qiellit. Hivziu kishte reaguar, por nuk kishte pasur forcë ta ndalonte djegien e tij. Si njeri i artit që ishte, kishte përjetuar një djegie që përjetë i kishte lënë vragë në zemër. Vetëm tash kur më duhet t’i referohem, kujtohem se ai kishte një mbiemër tjetër që kurrë nuk ia mësova. E quanim kështu, sepse kishte një gungë natyrale në kokë. Rrumbullak pas 22 vitesh sërish digjet publikisht një libër në Ferizaj.


Digjet libri pamflet “Një pamje tjetër”, i gazetarit dhe shkrimtarit Rrahim Sadikut, nga Ferizaj. Edhe ky rast është shumë i veçantë, së paku për rrethanat kosovare. Është një ndjenjë e veçantë të shohësh personazhin e librit si ndjekë autorin dhe si djegë veten, si provon ta bëjë shkrumb kujtesën e rrejshme që mund ta ruaj libri për të. Pasi kujton thënien e Kishit se shkrimtarët nuk janë ndërgjegjja e kombit, sepse në mesin e tyre ka shumë qelbanikë, në çast të dalin përpara personazhet e Fatmir Gjatës nga romani “Këneta”. Në këtë rast nuk ke si të mos shtrosh dilemën se po të ishin gjallë ata si do të silleshin me autorin e tyre. Çfarë do të bënin gjithë ata inxhinierë shqiptarë që autori i librit i shpalli sabotatorë, dezertorë dhe armiq të atdheut!? A do ta digjnin romanin “Këneta”, të cilin si fëmijë e kisha lexuar me pasion? Këtë libër edhe sot e lexojnë njerëzit dhe vazhdojnë ta besojnë të vërtetën në të, që koha tashmë e ka demantuar katërçipërisht. Interesant është bota e librave mbushur me të vërteta dhe gënjeshtra njëkohësisht. Njësoj është interesant të shohësh sesi autori i librit, nëpërmjet një marrëveshjeje gjyqësore, heq dorë nga autorësia dhe pranon të kërkoj falje publike për gënjeshtrat me të cilat ka veshur personazhin e tij kryesor, i cili edhe e ka dërguar në bankë të zezë. Kjo në një formë të kujton kohën e autokritikës, kur një gjë të tillë, në shenjë pendimi, për t’i ikur ndëshkimit, janë detyruar ta bëjnë krijues të ndryshëm. Këto dy libra kanë të përbashkët sallë aktin e fundit të tyre: kanë shkrumbin. Unë dëshmitari dhe personazhi i tyre ndjehesha si ata burrat nga Këneta e Maliqit. Në fakt tymi i këtij libri të fundit dilte nga një moçal tipik, kundërmimi i të cilit ka kohë që na e zë frymën. Sikur është e shkruar që nëpër moçale të bëhen libra të tillë! Edhe përvoja e njerëzimit dëshmon se nuk është e thënë që librat të përmbajnë sall të vërtetat, ato mund të jenë edhe arka gënjeshtrash. Megjithatë, në këso rastesh, mendja nuk ka si të të mos kthejë sërish tek Muri Kinez, kjo vepër monumentale e njerëzimit, dhe të besosh se ka të tillë që këtë libër pamflet ta kenë ruajtur dhe të mos e kenë përfillur vendimin e gjykatës që ai të tërhiqet nga bibliotekat dhe lexuesit. Kjo është në natyrën e librit. Ky është fati i librit. E fati i librave është si fati i njerëzve.

Është për t’u habitur se në këtë roman për autorin e librit, të mirë janë vetëm ata që u vranë në këtë luftë, ndërsa përdor fjalët më absurde për ata që mbetën gjallë.


Libri “Këmbët e gjarprit” i shkrimtarit dhe publicistit, Veton Surroi, është djegur dje (e mërkurë) nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.
Rreth 30 vjet më parë, në të njëjtin qytet, nga forcat serbe ishte djegur libri “Katërmbëdhjetë autorë”, pas lufte u dogj një libër i Rrahim Sadikut, ndërsa në fund të dhjetorit të 2011-s në Ferizaj është djegur libri i Blendi Fevziut.
Pasi kishin bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj, me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit, Nazmi Uksmajli, OVL e UÇK-së ka djegur librin e Surroit, që është bërë me pretekstin që autori i libri mohon luftën çlirimtare të UÇK-së, fyen dhe përgojon pjesëmarrësit e kësaj lufte.
”Është për t’u habitur se në këtë roman për autorin e librit, të mirë janë vetëm ata që u vranë në këtë luftë, ndërsa përdor fjalët më absurde për ata që mbetën gjallë.
Sipas këtij autori, në Kosovë nuk pati gjenocid, dhunime, pastrime etnike e shumë gjëra të tjera”, citohet të ketë thënë Nazmi Krasniqi, kryetari i OVL të UÇK-së për Ferizaj, derisa ka shtuar se kjo djegie e librit është simbolike por OVL-ja nuk do të ndalet dhe do t’i mbrojë vlerat e kësaj lufte të pastër që bëri UÇK-ja.
Veton Surroi, autori i librit “Këmbët e gjarprit”, ka reaguar përmes rrjeti social “Facebook”.
“...një herë i djegin librat, pastaj i veshin këmishët e zeza…”, ka shkruar Surroi në profilin tij në “Facebook”.
Bardh Frangu, shkrimtar, ka thënë se logjika e djegies së librit u instalua në vitin 1986, kur me një vendim gjyqi u dënua antologjia poetike e krijuesve të rinj ferizajas, pastaj u dogj një libër i Rrahim Sadikut, u dogj libri i Blendi Fevziut dhe tani ai i Veton Surroit.
“Fenomenin e djegies së librit e nisen titistët, e vazhduan enveristët dhe kjo stafetë e kobshme dhe barbare tani është në duart e thaçistëve. Kjo për faktin se u dogj në hapësirat e Varrezave të Dëshmorëve dhe nga pjesëtarët e OVL të UÇK-së, të cilët në këtë mënyrë shprehën zemërimin e papërmbajtur ndaj librit të Veton Surroit "Këmbët e gjarprit", që për personazh ka liderin e tyre Thaçi”, ka thënë Frangu, për “Zërin”.


Ai ka shtuar se është keq që ky akt barbar ka ndodhur në hapësirat e Varrezave të Dëshmorëve, sepse aty pushojnë eshtrat e Gursel Sylejmanit, Enver Topallit, Astrit Bytyçit.
KMDLNJ-ja ka reaguar ndaj djegies së librit të Veton Surroit. Në reagimin KMDLNJ-së thuhet se e drejta e fjalës së lirë dhe shprehjes, është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e garantuar me Kushtetutën e Kosovës, si dhe me të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
“Pavarësisht përmbajtjes së librit të Veton Surroit që dikujt mund të mos i pëlqejë, djegia e librit nuk arsyetohet me asgjë aq më parë që ka rrugë ligjore për kontestimin e përmbajtjes së këtij libri apo ndonjë publikimi në rast se vlerësohet se përmbajtja është e pavërtetë, fyese, përjashtuese apo nxit urrejtje racore, fetare etj.”, thuhet në reagimin KMDLNJ-së.
Përmes “Facebook”-ut ka reaguar edhe Adriatik Kelmendi, i cili ka thënë se lufta jonë ndodhi për shkak se regjimit serb i pengonte liria jonë, ajo që thuhej në librat tanë - ata na i kallnin librat, na i mbyllnin shkollat, na vandalizonin bibliotekat.
“Që vjen koha që ne që e bëmë luftën për liri t’i kallim vetë librat tanë vetëm se në to dikush prej nesh ka marrë lirinë të shkruaj diçka që s’i pëlqen dikujt prej nesh”, ka thënë Kelmendi, për të shtuar se nuk guxon as ta mendojë se ku mund të na çojë kjo rrugë.
Libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut, përveç se në Ferizaj, është djegur edhe në qytetet e Shqipërisë, si në Berat, Elbasan e Gjirokastër. Ndërsa 1986, kur ishte nën regjimin e Milloshoviqit, po në qytetin e Ferizajt është djegur libri “Katërmbëdhjetë autorë” i katërmbëdhjetë poetëve të rinj ferizajas.

Djegja publike re librit të publicistit Veton Surroi ""Këmbët e gjarprit", bëhet në shenjë pakënaqësie ndaj përmbajtjes së tij duke thënë se autori mohon luftën çlirimtare të UÇK



FERIZAJI QYTET I DJEGJEVE TË LIBRAVE!

Agim Gashi

Gjyqi Komunal i Ferizajit në kohën e monizmit serb, bie vendim që të digjet libri me poezi i poetëve të rinjë nga Ferizaji. Dhe u dogj publikisht ai libër, ndersa poetët i shpalli armiq, nacionalist e irridentist.



Në Komogllavë i digjen librat e Rrahim Sadikut nga vetë komogllavasit. Shkakun se di.

Digjet Libri i Ben Blushit sepse kritikonte Enver Hoxhen. Publikisht si në kohrat më të egra të fashizmit.
Tani digjet libri i Veton Surroit

Po të ishin në frymën demokratike dhe kombëtare, këta njerz që djegin libra e flamuj, do të dilnin me libër kunder librit e jo me zjarr.
Zjarri nuk është zgjidhje efikase askund sepse Zoti nuk thotë digjuni e hasmohuni. Nuk e di çfarë të ardhëme po ua servirim brezave të ardhshëm duke ju dhuruar skena me djegje librash.

Të cekim se edhe Enver Hoxha digjte libra.E filloi me At Gjegj Fishten.

Kah po shkon Kosova më flakë e tym, me djegje librash e flamuj, me vrasje, dhak e varre?

Djegja publike re librit të publicistit Veton Surroi ""Këmbët e gjarprit", bëhet në shenjë pakënaqësie ndaj përmbajtjes së tij duke thënë se autori mohon luftën çlirimtare të UÇK

Nga Flori Bruqi






















 Në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj, drejtues të OVL-së të UÇK-së, dega e Ferizajt, kanë bërë djegien e librit të fundit të publicistit Veton Surroi "Këmbët e gjarprit", në shenjë pakënaqësie ndaj përmbajtjes së tij duke thënë se autori mohon luftën çlirimtare të UÇK-së, fyen dhe përgojon pjesëmarrësit e kësaj lufte.

Kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së, dega e Ferizajt, Nazmi Krasniqi, ka thënë se është për tu habitur se në këtë libër, për autorin të mirë janë vetëm ata që u vranë në këtë luftë, ndërsa përdorë fjalët më absurde për ata që mbetën gjallë.

"Sipas këtij autori në Kosovë nuk pati gjenocid, dhunime, pastrime etnike e shume gjera të tjera.Kjo djegie e këtij libri është simbolike por OVL-ja nuk do të ndalet dhe do të i mbrojë vlerat e kësaj lufte të pastër që bëri UÇK-ja", ka thënë Krasniqi

Ndryshe, Ferizaj njihet si qyteti i djegies së librave, në kohën e ish regjimit komunist me një urdhër të Komitetit të atëhershëm të LKJ-së është bërë djegia e përmbledhjes së poezive "Katërmbëdhjetë autorët", ndërsa para dy viteve enveristët dogjën librin e Blendi Fevziut, "Enver Hoxha" /Kosovapress/
.....................................................

KMDLNj dënon djegien e librit “Këmbët e gjarprit” të Veton Surroit


Sipas informatave të KMDLNj –së e që tash janë bërë publike, OVL e UÇK në varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj i’a futi flakën librit të Veton Surroit “Këmbët e gjarprit” me arsyetim se autori i këtij libri e mohon luftën çlirimtare të UÇK –së, fyen luftëtarët dhe udhëheqësit e kësaj lufte duke e mohuar edhe vet ekzistencën e UÇK –së. Djegia u bë në mënyrë simbolike, si shprehje e pakënaqësisë me përmbajtjen e librit..

KMDLNj përkujton se e drejta e fjalës së lirë dhe shprehjes e shprehur gojarisht apo në formë të shkruar është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e garantuar me Kushtetutën e Kosovës si dhe me të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

KMDLNj e dënon këtë veprim të djegies së librit si sulm që e rrezikon lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes dhe kërkon nga organet përgjegjëse që menjëherë t’i nisin hetimet për këtë rast.

“Djegia e librit, qoftë edhe si simbolikë është porosi e keqe për demokracinë dhe përkujton kohën e Rajhstagut, djegien e veprave të Salmon Ruzhiesë nga ajatollahët si dhe rasti i djegies së librit të Blendi Fevziut.Pavarësisht përmbajtjes së librit të Veton Surroit që dikujt mund të mos i pëlqej, djegia e librit nuk arsyetohet me asgjë aq më parë që ka rrugë ligjore për kontestimin e përmbajtjes së këtij libri apo ndonjë publikimi në rast se vlerësohet se përmbajtja është e pavërtetë, fyese, përjashtuese apo nxitë urrejtje racore, fetare etj. Në një shtet ligjor duhet të sillemi në përputhje me ligjin dhe shkelësit e ligjit, si ata që shkruajnë edhe ata që “të drejtën mbi të vërtetën” e kanë privatizuar duhet të trajtohen në përputhje me ligjin”, thuhet në një reagim të KMDLNj-së.

Sipas të KMDLNj-së, të drejtat e njeriut janë të drejta universale dhe si të tilla duhet t’i respektojmë ndërsa përgjegjësia është individuale dhe si të tillë duhet ta trajtojmë!

Nëgjurmët e analizës së kolonelit DilaverGoxhaj

Image result for eshref ymeri

Prof.dr. EshrefYmeri



Në mëngjesin e 14 gushtit, bie zilja e telefonit.Një miku im i vjetër ngaVlora, që nga koha kur ishim nxënës në gjinmnazin“Ali Demi”të atij qyteti (1955-1959), më merr në telefon dhe, pas përshëndetjeve të rastit, më pyeti nëse e kisha ndjekur pasqyrën e shtypit.
-Jo, - i thashë, - se isha duke bërë ecjen e mëngjesit në Parkun e Madh.   
Image result for dilaver goxhaj
Dilaver  Goxhaj

Atëherë ai më njoftoi se në gazetën“Dita” ishte botuar një analizë mjaft interesante e kolonelit Dilaver  Goxhaj, me titull: “Këmbët e gjarprit të Veton Surroit”. 
GAZETA DITA
Duke qenë i bindur në dashurinë time për Kosovën, të cilën babai im i nderuar, Hasan Ymeri, veteran i Luftës së Vlorës, ma kafutur në gjak që nëmoshën e para rinisë (adoleshencës), miku ngaVlora më thotë:“Lexoje atë analizë dhe jam i bindur që do të më japësh të drejtë që të telefonova”. 

E falënderova me shumë kënaqësi mikun tim dhe s’e bëra të gjatë: shkova te qoshka e gazetave dhe bleva“Ditën”. 


E lexova me shumë kërshëri.Aq më tepër që analizat e kolonelit të nderuar Dilaver Goxhaj i kam ndjekur edhe herë të tjera në shtyp.
Mbresa shumë tëfuqishme ruajnë kujtesën time nga libri i tij analitik me titull“UÇK-ja dhe Kadareja”, i botuar në Prishtinë në vitin 2004.


Në analizën e vet, koloneli Dilaver Goxhaj kishte plazmuar në një mënyrë të shkëlqyer karakterin e Veton Surroit, i cili, në librin e vet me titull“Këmbët e gjarprit”, shfaqet para popullit shqiptartë Kosovës dhe para mbarë kombit shqiptar, ashtu siç është në tëvërtetë, në rolin e një“ambasadori”fuqiplotë të Serbisë nëKosovë.

Në librin e vet, Veton Surroi sulmon egërsisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilën nuk e quan“as ushtri, as çlirimtare, as kosovare”. Domosdo, si“përfaqësues”i Serbisë në Kosovë,Veton Surroi i përmbahet besnikërisht vijës ruso-serbe, si pas së cilës Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një “bandë kriminelësh”, radhët e së cilës “qenkeshin mbushur” me “muxhahidinë”.

Në periudhën korrik-dhjetor 1999, kam qenë disa herë me shërbim në Kosovë,dhe që prej Kaçanikut e deri në Pejë,që prej Prizrenit e deri në Podujevë, tokën shqiptare të Kosovës e pashë të qëndisur me varreza dëshmorësh, të stolisura me kurora plot lulëkuqe.

Në to preheshin kufomat e djelmoshave shqiptarë, të cilët, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare tëKosovës, sakrifikuan jetën
 në betejat e përgjakshme me ushtrinë kriminale të Millosheviçit, me bandat fashiste të Arkanit dhe të Sheshelit.





Për ekzistencën dhe luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, unë i besoj kolonelit sypatrembur Dilaver Goxhaj, i besoj komandantit trim Adem Shehu, të cilët, para disa muajsh, tek po i ndiqjanë një emision televiziv, ku po rrëfenin për ato vite lufte, përloteshin për trimat e rënë në beteja. 

Po për të njëjtën arsye,unë u beso jdeklaratave të Presidentit Klinton, të Komandantit të NATO-s Uesli Klark, të Ministrit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kohen. Prandaj shpifjet e ulëta të argatit të kultivuar të Beogradit, me emrinVeton Surroi, në adresë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk mundt’imarr për të vërteta.

Por mua nuk më bëjnë fort përshtypje deklaratat armiqësore të shqytarit të Beogradit në Kosovë,Veton Surroit,kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Mua më bën përshtypje ftohja deri në armiqësi e tij me HashimThaçin, udhëheqësin politik kobure ndryshkur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 
Si shpjegohet ky acarim i marrëdhënieve mes tyre? 

Aq më tepër kurdihet që Veton Surroi është një lake i kultivuar me kujdes në“serrën” e shovinizmit serbomadh që në vogëli, siç e ka sqaruar bukur mirë koloneli Dilaver Goxhaj, kurse HashimThaçi, sipas atdhetarit të mirënjohur të diasporës shqiptare në Gjermani, zotërisë Xhafer Leci, është rekrutuar nga një oficer francez përllogari të Beogradit dhe sot njihet si një puthador shembullor i Serbisë në Kosovë. 

Për HashimThaçin, zotëria Xhafer Leci shkruan:“Ka dëshmi të mjaftueshme për drejtësinë, e cila duhet sa më parë të hapë dosjet për veprimtari antikombëtare që ka bërë Hashim Thaçi në dëm të popullit të Republikës së Kosovës” (Citohet sipas: Xhafer Leci. 

Thaçi të hetohet për veprimtari antikombëtare”.Marrëngafaqja e internetit“Zemra Shqiptare”.23 qershor 2014).
Pra, si shpjegohet që dy këlyshë të të njëjtit aga,na qenkan acaruar me njëri-tjetrin? Ky acarim mes këtyre dy çirakëve tëBeogradit, të kujton qejfmbetjen e dy femrave qej flesha që gjejnë kënaqësi te ke i njëjti jaran, por që orë e çast i bren xhelozia për njëra-tjetrën se cilën prej tyre ai do ta ftojë mës hpesh në shtrat.

Prandaj populli shqiptar i Kosovës dh eveteranët e Ushtrisë Çlirimtare, le të mos imarrin seriozisht sherret e Surroit me Thaçin se, në thelb,ata nuk kanë asgjë kundër njëri-tjetrit. 

Ata ushqejnë ndaj njëri-tjetrit vetëm xhelozi mercenarësh dhe po mundohen se kush e kush më parë të demonstrojë më bukur shkallën e përsosmërisë së artit të servilizmit para ustait të Beogradit, servilizëm ky që, domosdo, lidhet drejt përsëdrejti edhe me masëne”ylefesë” që u takon.

Prandaj, kur mbarova së lexuari analizën e kolonelit Dilaver Goxhaj, thashë me vete: “Kush thotë se Serbia nuk e njeh Kosovën?

Ajo e ka njohur Kosovën që kur, se në Prishtinë atë e përfaqëson me kohë e me vakt“ambasadori” i saj VetonSurroi”.

Tiranë, 17 gusht 2014



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...