Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/08/19

Gjykata e Sarandës dha masën e arrestit me burg për Agron Canen

171
Gjykata e Sarandës dha masën e arrestit me burg për Agron Canen, sekretarin e deputetit socialist Kokëdhima, i cili u përfshi në një skandal duke kërkuar favore seksuale nga një e mitur 14 vjeçare në shkëmbim të një vendi pune për nënën e saj.
Prokuroria e Sarandës ka ngritur akuzën ndaj 62-vjeçarit edhe për abuzim e ngacmim seksual ndaj të miturve gjithashtu për ushtrim të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune
Agron Cane u arrestua më 16 gusht, pasi u publikua një video-regjistrim ku gjatë një bisede Cane i kërkoi denoncueses të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14 vjece në këmbim të një vendi pune.
Cane u mbrojt nga avokati i tij Gjergji Imeraj, ndërsa prokurore e çështjes ishte Rita Gjati.

large_elvira1408283617
*************

Kërkesa e Prokurorisë Sarandë për caktimin e masës së sigurisë
Më datë 16.08. 2014 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë shtetasja E. G. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se kjo shtetase ka depozituar një kallëzim me gojë para policisë gjyqësore, duke sjellë fakte dhe rrethana në ngarkim të shtetasit A. Cane, i cili kryente detyrën e përfaqësuesit të deputetit të Sarandës, Koço Kokëdhima, në qytetin e Sarandës. Denoncuesja E.G ka pretenduar se shtetasi Cane në këmbim të një punë, kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale më atë dhe vajzën e saj të mitur.
Sipas Prokurorisë i dyshuari ka konsumuar elemente të veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 të Kodit Penal. A. Canaj, ka kallëzuar se, për shkak të kushteve ekonomike të vështira ka shkuar të kërkojë punë tek zyra e deputetit të zonës Sarandë. Aty ka kontaktuar shtetasin e quajtur Agron Cane, i cili njihet me këtë emër, por që në dokumentet zyrtare figuron me emrin Andon Cane.
Këtë shtetas kallëzuesja e ka kontaktuar pas muajit shtator të vitit 2013 dhe në vazhdim. Ajo i ka bërë prezent problemet e saj familjare, duke i kërkuar një punë të çfarëdoshme, mjaftonte të ushqente fëmijët jetimë. Kallëzuesja, pasi ka aplikuar pranë zyrës së deputetit të Sarandës ka mundur të sistemohet në një vend pune si, punëtore dhe pastruese në objektet, pronë të shtetasit K. L., ku ka punuar pranë kësaj firme për rreth shtatë muaj. Para rreth një muaj kallëzuesja për shkak të disa problemeve familjare që lidhen me shëndetin e saj dhe të një vajzë, por dhe të natyrës së vështirë të punës ka ndërprerë marrëdhëniet e punës.
Kallëzuesja ka pohuar se gjatë kohës që ka punuar pranë ambienteve të firmës së shtetasit K.L., nuk është ndjerë mirë, pasi se puna që bënte ka qenë e rëndomtë, ndaj pothuajse çdo javë ka takuar shtetasin A. Cane, për t’i kërkuar një punë më të mirë dhe më pagesë më të lartë. Ajo ka kërkuar të takohet edhe me deputetin e zonës, por i dyshuari i ka thënë që të mos kërkonte takim me deputetin pasi ai do ta ndihmonte personalisht, dhe në këmbim ka kërkuar marrëdhënie intime. Sipas dëshmisë së denoncueses, sjellja e të dyshuarit Agron Cane ka vazhduar për një periudhë rreth 6 (gjashtë) muaj.
Para afro një muaji, në momentin që kallëzuesja ka lënë punën tek firma e shtetasit K. L., së bashku me vajzën kanë shkuar dhe takuar shtetasin A. Canaj tek zyra e deputetit. Ai ka pyetur vajzën për moshën, shkollën dhe si shkonte më mësimet. Pas pak minutash nga kjo bisedë, vajza ka dalë jashtë, ndërsa denoncuesja E.G, sërish i ka kërkuar sekretarit A. Cane t’i gjente një punë më të përshtatshme.
Ai i ka premtuar se do ti gjente një punë të përshtatshme, ndërsa i ka thëne se gruaja kishte një shans më të madh për të fituar një vend pune dhe për të marrë shtëpi nga shteti, gjë të cilat së shpejti, do ti kishte ai në dorë. Në këmbim të punës dhe shtëpisë që do ti siguronte, kallëzuesja, sekretari Cane i kërkoi nënës së 14-vjeçares se duhet ti përgatiste vajzën e saj që ai ta bënte grua. Gruaja është shokuar nga kërkesat e të dyshuarit dhe i ka thënë se si mund ta kërkosh gjënë më të shtrenjtë që vajza kishte.
Nga ana tjetër i dyshuari Cane i ka thënë denoncueses se do të ishte më mirë, që vajza të kryente marrëdhënie me të pasi ai ishte i pjekur, se sa me një djalë të papërgjegjshëm. Gruaja është larguar nga zyra dhe është takuar me vajzën e saj që e priste jashtë. Vajza e ka pyetur nënën se përse ajo qe mërzitur kaq shumë? Ajo i ka thënë se kishte pasur ankth për punën, pra nuk ia shpjeguar vajzës bisedën e bërë me të dyshuarin. Pas disa ditësh, nga biseda e fundit, kallëzuesja është telefonuar nga shtetasi Agron Canaj në numrin e telefonit celular dhe që në fillim e ka pyetur për shëndetin e vajzës.
Më pas i ka kërkuar që nëna 42-vjeçare të shkonte tek zyra e tij në mënyrë që të flisnin më shtruar. Ajo ka shkuar tek zyra e shtetasit A. Canaj dhe këtë radhë, kishte marrë me vehte edhe vajzën e vogël, 6 vjeçe. I dyshuari Cane i ka thënë se, përse nuk e ke marrë vajzën me vete? Ndërsa shtetasja A. Canaj i ka thënë se vajza nuk mund të ecte dot gjatë. Gjatë kësaj bisede sekretari Cane i ka thënë se vajza nuk ka nevojë për ilaçe, por ka nevojë vetëm për marrëdhënie seksuale, sepse është e zhvilluar, dhe ka hormone.
Disa ditë më pas, kallëzuesja ka telefonuar shtetasin A. Cane dhe e ka pyetur se kur do të vijë deputeti i zonës? Ai i ka thënë se ti nuk ke punë me deputetin dhe se zgjidhjen për punën do tia jepte ai vetë. Para pak ditësh shtetasi A. Canaj e ka telefonuar sërish kallëzuesen dhe i ka thënë, se përse ajo nuk ishte interesuar. Shtetasi Cane i ka kërkuar nënës 42-vjeçare që ta merrte vajzën me vete dhe të shkonte me të në zyrë në orën 13 e 30’ pasi të iknin të gjithë njerëzit.
Gruaja i ka thënë se në atë orë nuk shkonte dot pasi kishte filluar një punë sezonale, por shtetasi Cane ka insistuar duke i thënë se gruaja duhet të shkonte sa më parë, tek ai, pasi ai se unë nuk duronte dot, dhe se do të tregohej me vajzën e mitur shumë i kujdesshëm kur ta bënte grua. Pas këtij moment kallëzuesja nuk ka vajtur më të takojë të dyshuarin, ndaj ka kontaktuar një gazetar për të regjistruar bisedën. Është takuar me gazetarin dhe ka biseduar për problemin që kishte me të dyshuarin.
Kështu ka biseduar me të dyshuarin më datë 14.08.2014 dhe e ka regjistruar bisedën. Po ashtu e ka takuar edhe në drekë dhe në darkë të datës 15.08.2014, ku e ka regjistruar bisedën me shtetasin A. Canaj, por që më pas ia ka dhënë gazetarit. Ajo ka sqaruar se në bisedën e regjistruar më date 14.08.2014 del qartë se ai kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, në këmbim të një pune për të.
Ai i ka thënë konkretisht se gruaja, duhet ta ndihmonte që të kryente marrëdhënie me vajzën, pasi sipas tij vajzës do ti pjelli kokoshi dhe familja e tyre do rronte me të gjitha të mirat. Më datë 14.08.2014, i dyshuari i ka kërkuar edhe vajzën në takim, nënës 42-vjeçare por që kallëzuesja nuk ia ka dërguar.
Më datë 15.08.2014, rreth orës 09 e 30’ i dyshuari ka telefonuar kallëzuesen, duke i thënë që ajo të shkonte në zyrë urgjentisht, por ajo i ka thënë se nuk e dinte për çfarë e kishte fjalën sekretari Cane. Ndërsa i dyshuari ka insistuar se gruaja duhet të shkonte që të flisnin nga afër. Shtetasja E.G nuk ka pranuar të shkojë në këtë takim, ndërsa ai ka insistuar edhe duke e telefonuar në numrin celular. Pas këtij momenti, shtetasja E.G. është paraqitur në Komisariatin e Policisë Sarandë ku ka depozituar një kallëzim me gojë para oficerit të policisë gjyqësore.
Në vijim është marrë deklarim ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Ushtrimi ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 të Kodit Penal shtetasit:A. Cane,. Ai ka shpjeguar në Polici se quhet A. Cane, ndërsa njihet edhe me emrin A Cane. Se ka punuar si përfaqësues i zyrës së deputetit të Sarandës deri më date 15 korrik të vitit 2014 dhe pas kësaj date figuronte i pa punë. Detyra e tij ishte të kontaktoja qytetarët, ti dëgjonte dhe ankesat e tyre ti përcillte tek deputeti.
Në deklarimin e tij Cane, ka deklaruar se si përfaqësues i zyrës së deputetit të zonës merrte pagën prej 49 000 (dyzet e nëntë mijë) lekë dhe i tërhiqte në dy banka. Lidhur me shtetasen E. G., ai ka sqaruar se e njihte prej janarit të vitit 2014, pasi ajo ishte paraqitur tek zyra ku ai punonte dhe ka paraqitur një kërkesë për t’u punësuar. Ai e ka dëgjuar dhe më pas edhe e ka kontaktuar me deputetin e Sarandës.
Në saj të interesimit të deputetit, ajo është sistemuar si punonjëse tek biznesi i shtetasit K.L. Ajo ka punuar pranë biznesit te lartpërmendurit deri para një muaji. Edhe gjatë kohës që shtetasja E.G. ishte në marrëdhënie pune, shkonte dhe takonte të dyshuarin, duke kërkuar ndihmë për të gjetur punë më të lehtë, apo për të përfituar ilaçe për veten e saj apo dhe për fëmijët. Herë pas here kjo shtetase është ndihmuar nga i dyshuari, sipas tij, në cilësinë e përfaqësuesit të deputetit të Sarandës.
Personi nën hetim ka sqaruar se edhe pas datës 15 korrik, megjithëse ishte larguar nga puna, përsëri shkonte herë pas herë për të ndihmuar punonjësen tjetër të zyrës. Gjatë kësaj kohe shtetasja E.G. e telefononte dhe kërkonte me insistim ta takonte. I dyshuari Cane, nuk pranon të këtë kërkuar marrëdhënie seksuale me kallëzuesen dhe vajzën e saj. Organi i procedimit ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me kryerjen e veprave penale te “Ngacmimit seksual’’parashikuar nga neni 108/a/2 i k.penal dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm “parashikuar nga neni 245 i k.penal.
Organi i procedimit vlerëson se ky arrestim është në përputhje me kushtet e kriteret që përcakton Ligji Procedural Penal në nenet 251 -259 të K.Pr. Për këto arsye, është kryer një vepër penale nga ato që përcakton K.Penal ku parashikohet dënim me burgim jo më të ulët në maksimumin 2 vjet. Personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprën penale të ”ngacmimit seksual” dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.
Ky fakt vërtetohet me aktet e hetimit paraprak që kanë të bëjnë me proces verbalin e kallëzimit të krimit dt.16.08.2014 me procesverbalin e këqyrjes së marrjes së provës materiale dt.17.08.2014, Në dosjen e Prokurorisë thuhet se procesverbalet e kallëzimit të veprës penale procesverbalet e deklarimit të së dëmtuarës dhe akte të tjera nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit.
Për këto shkaqe kërkoj
caktimin e masës së sigurimit për këtë shtetas “arrest në burg’’ për veprat penale ”Ngacmim seksual” dhe “ushtrimi të ndikimit të paligjshëm të detyrës.

KROJET E ZËRIT TËND BEKIM I BARDHË PERËNDIE

O ZË QË ZEMRËN PREKË ME ATA TINGUJT GJITHË MAGJI E GJITHË RRESHK BUKURIE, VALLË A NUK JANË TINGËLLIMAT E TUA: HERË SI GURGULLIMA BJESHKËSH E HERË SI KRUA, TË LUTEM A S’MË THUA, TEK LASGUSHËRON AI ZËRI YT DHE ATA TINGUJT-MAGJI E GJITHË RRESHK BUKURIE, A NUK JANË DËSHMIA MË E GJALLË PËR NJË BEKIM TË BARDHË PERËNDIE? 

Prelud:

Ekuinoksi pranveror pasi piu ujë nga valët e lumit të Eunosë, nga Beatriçja u kthye! (Dante Aligeri). Është një zë që botën e shndërron në bukuri! (Horhe Louis Borhes për Maria Kadoman). Nëse do ta dija që sot do të ishte hera e fundit që do të shihja duke fjetur, do të përqafoja fort, fort dhe do t’i lutesha Zotit që të bëhesha roje e shpirtit tënd…Nëse do të dija që kjo do të ishte hera e fundit që do ta dëgjoja zërin tënd, do ta regjistroja çdo fjalë tënden që të mund të të dëgjoja përsëri, përsëri…” (Letra e fundit e Gabriel Garsia Markezit). Përhapte zani i saj nji hare të panjoftun midis asaj lulishte ku uji i gurrës derdhte freskina e shushuritje. Edhe kur s’foli ma, heshtja e saj qe plot muzikë! (Ernest Koliqi). Kur engjëjt këndojnë për Zotin, ata këndojnë Bahun, por unë jam i sigurt kur ata këndojnë për veten e tyre, ata këndojnë Mocartin dhe lotët e Zotit! (Karl Barthi)

Edhe zëri yt, ashtu si engjëjt vetë, vallë a nuk lasgushëron ai zëri yt për lotët e Zotit?
Shiut shpirtin atje lart tek qielli e tek fron i Perëndisë, ia këputë ai zëri yt i butë!
E shiu pastaj e këputë dhembjen, e dhembja gurin!
I këputë yjet ai harku i zi i qerpikëve tu.
E Hëna e këputë mermerin e saj në ballin tënd ku bie të prehet sa herë që nata flet me zë zemre.
I këputë hojet e mjaltës ai zëri yt në magjinë dhe në bardhësinë e fjalës.
Gjithë krojet e kësaj bote rrjedhin aty tek buza jote!
E në zanoret e zërit tënd, engjëjt numrojnë shkallët prej nga ngjiten:
Parajsës.

Të shtatë zanoret e zërit tënd, shtatë palë qiej përkulin në butësinë e atij zëri.
E cili qiell nuk do të hapej dy herë - si për Beatriçen e Dantes, nën tingujt magjepës të lyrës së zërit tënd?
Dhe cila parajsë nuk do të hapte portat përpara zemrës sate?
ZEMRA JOTE, MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE!
Parajsa e zërit dhe parajsa e zemrës!
Për çdo mëngjes engjëjt e puthin atë zërin tënd që si krojet më të kulluara të parajsës, rrjedhë nga thelpinjtë më lirik të zemrës sate:

ZEMRA JOTE - MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE!

Për çdo ditë, për çdo mbrëmje në muzgjet e portokallta të Diellit që përcëllon, engjëjt i flasin dritës: me atë zërin tënd si Lira e Orfeut.
Për çdo natë engjëjt ngjiten në parajsë nëpërmjet zanoreve të zërit tënd: si shtatë palë qiej që flasin me gjuhë shiu e me gjuhë shpirti!
Engjëjt e puthin atë zërin tënd si një bekim i bardhë perëndie!
Sepse iu rrëfye engjëjve ai emri yt i bardhë:

EMËR ME ZEMËR DIELLI!

Fije mëndafshi e butësi trëndafilash ai zëri yt si mjaltë - ai zë i artë që rrjedhë në fyt; si rreze të rubinit e si filigran i argjendtë me ato flatrat e tij mbi të cilat engjëjt ngjiten qiellit, e hapësirave të pafundme të universit ia rrëfejnë të fshehtën e lumturisë së tyre.

U ngjitëm lartësive të kupës qiellore me flatrat që na fali:

ENGJËLL I ZOTIT!

Brezi i qiellit e polemi dritëbardhë në butësinë dhe në bardhësinë e zërit tënd si margaritar.
Yjet e qiellit kërkojnë hijen e qepallave tua për pelerineën që shtrinë nata, e majat e qerpikëve për cepat e tyre t’i kërkojnë!
E engjëjt i veshin rrobet e dritës me rrobet e tua: këmishën e kaltërt për blunë e qiellit!
Ca hije të kristalta vallëzojnë në një det qielli pa fund, pa mbarim.
Gëzojnë për një Shpirt të Bardhë:

MUZIKË QIELLORE!

Kështu i përshpërisin engjëjt providencës hyjnore për zërin tënd.
Të shtatë zanoret e zërit tënd si shtatë ngjyra ylberi.
Imazhet ylberore bien mbi gjuhën shqipe e nëpër zanoret dhe bashkëtingëlloret e zërit tënd, një melodi gjithë magji: qëndismat prej mermeri.

E në lentat e tyre më të përsosura alkemia e fjalës sate bie në vetminë e kësaj nate.

Rrjedhin ato kroje të zërit tënd siç rrjedhin dhe 53 Krojet e Velçës në tokën bujare të gjakut kur banonin prej motit:
Hyjnitë e Ujit!
Ndaj e dua zërin tënd sepse në të Zoti bekoi muzikën më të përsosur.
Operë në vete ai zëri tt!
Parlament i zogjve ai zëri yt!
Mjaltë që rrjedhë në fyt ai zëri yt!

Le t’i mbledhin të gjitha kryeveprat e muzikës klasike: të violinës së përflakur të Mocartit, dhe pentagramet e Bethovenit, e Princi i Gjuhës Shqipe le të pushojë në ritmin e melodive të muzikës së Rikard Vagnerit…

Asnjëra nuk e ka butësinë dhe magjinë e zërit tënd.

Sikur Princi i Gjuhës Shqipe ta kish dëgjuar zërin tënd, ai kurrë nuk do të kërkonte ta dëgjonte Muzikën e Vagnerit: për herë të fundit!
Gjenitë e muzikës na lanë thellësinë e akordeve të zërit.
Gjeniu i Universit na fali butësinë e zërit tënd!
Le të digjen të gjitha bibliotekat, Libri i Shenjtë i ka të gjitha!
Kështu është edhe me zërin tënd!
Le të digjen të gjitha kryeveprat e muzikës, të gjitha shtëpitë e operave, të gjitha akademitë! ...

Muzika është thellim i qiellit.

Orfeu u kërkoi hyjnive dy tela shtesë për Lirën e tij, se donte ta kthente Eurudikën nga bota e nëndheshme, sepse s’e thoshte dot as dhembjen e as mallin.

E zëri yt ka diçka më shumë se dy telat shtesë të Lirës së Orfeut.
Zëri yt ka flatra shiu.
Veshur me pelerinë shiu zëri yt, me skofi ari e me ca pejëza të shenjta drite.
Burim drite zëri yt!
Zëri yt një lirë me shtatë lenta ylberi rënë mbi të.
Lira e Orfeut donte të këpuste çdo gjë nga dhimbja, nga malli, nga përgjërimi, nga dashuria.

E zëri yt - shpirt i shiut. Zëri yt - shpirt i dritës e shpirt i luleve!

Zëri yt është muzika si thellim i qiellit, është vetë përsosja e qiellit, sepse as atyra dhe dhe as arti ndoshta nuk janë përkulur kurrë më shumë se në një marrëveshje krejtësisht paqësore, një pakt përjetësie në ata tinguj magjie që kanë zanoret e zërit tënd, flatra të florinjta mbi të cilat engjëjt ngjiten drejt kupës qiellore, kupës që ka të kaltërtën e syve tu, e sytë:

SYTË SI KOPSHTE TË PARAJSËS!

Muzika e zërit tënd: Tempull i Parajsës!
Muzika është Poezia e Zotit!

Dhe Zoti është Poeti më i Përsosur!
Muzika është Thellim i Qiellit.
Muzika më monumentale e zërit tënd merr të bardhën e mermerit: Pasqyra më besnike për lotët e fluturave rënë përmbi fletët e trëndafilave.
Prandaj edhe e dua zërin tënd, sepse edhe zëri yt - një mjaltë që të rrjedhë nëpër fyt, është si zemra jote:

Zëri yt është etja që digjet nëpër pikat e shiut. Dhe rrjedhin gjithë krojet e kësaj bote - atje thellë nga zemra jote (ZEMRA JOTE: MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE) e bien përmbi zërin tënd, e tingujt tek mbijnë kaq thellë tek zemra jote (ZEMRA JOTE: MË E SHENJTA E KËSAJ BOTE) i puthin Engjëjt, pastaj!...

Pastaj i raportojnë Zotit e i flasin me butësinë e zërit tënd, sepse në flatrat e tyre bardhësinë e zërit tënd e kanë!
Edhe më shumë: Bardhësinë e Shpirtit!
E në përgjërimin e engjëjve si në një imazh ylberor, pyetja iu fal providencës hyjnore:
Pse vallë, në parajsë nuk ka një zë kaq të butë dhe kaq margaritar?
E Poeti më i Përsosur, tha:

Sepse kur ua fala zërin si dhuratë nëpër kroje galdimi, engjëjt e lakmuan për një botë amshimi!
SEPSE KURRË S’KAM PËR TË FALË, NJË SHPIRT MË TË BARDHË!

Xhemail Peci 

RRËMBIMI I HELENËS

“A ishte kjo fytyra që fundosi me mijëra anije, dhe që dogji kështjella t’Ilionit me majat e tyre të pafundshme,  Helenë e bukur, më bëj të pavdekshëm: me një puthje!”
Kristofer Marlou: ”Dr. Faustus”

1.
Ç’dhunti e falur nga perënditë, shpalosur si n’një peng shpërblimi,
tagrin e xhelozisë seç e pagoi edhe befas nisi e u bë zi dëshpërimi,
në mes kujës e n’mes gjakut, në mes të lotëve dhe në mes të plojës,
po shkonte kaluar e n’krah t’Paridit rënë si Hënë: Helena e Trojës.

Oh sa gjak dhe sa dhembje tok përzier janë me mllefin e mbledhur,
nëntë vite rrjesht mëritë zier i kanë përbrenda e gati për t’u derdhur,
dhe në vitin e dhjetë vetë Parkat e mitologjisë fatin sa keq ua endin,
bukuri e nemur e Helenës me gjak dhe në plojë e lau gjithë vendin!

Një Hyjni e Olimpit bëhet sikur mjellmë, është Zeusi ai Zoti Mbret,
sa zog i mrekullueshëm i tha Leda, se zemrën ah sa fort zë e ia vret,
e gruaja e Tindarit, Mbretit të Spartës ç’iu lëshua pastaj tej pasionit,
lindet kështu Helena, dëshirë e hyjnive apo mallkim i ri prej fatit !?

Po vallë, përse qajnë Priami dhe Hekuba tej, e me lotët e tyre si shi,
Vetë perënditë Paridin ua kanë falë e pagëzimin e tyre për një fëmi,
ah sa ëndërr e tmerrshme, prindërve ç’ua shfaqë më tej një profeci:
Ai do të djegë muret e Trojës, ah ai do të ndjellë aty veç kob dhe zi.

Sa bari i pashëm që ishte Paridi! Edhe hyjnitë vetë dehte në dashuri:
e nimfa Oenone jepej në qejfe pas tij, shfaqej muzika e Panit magji,
ah sa keq i joshë mbret i pyllit me njëri-tjetrin, dhe tutje fijet e perit
i dredhin Parkat fatit, e prapë ç’e mbjellin tok n’mëri farën e tmerrit.

Mollë e sherrit qe e mallkuar apo zë i hyjnive klithja: Më të Bukurës,
harron Paridi Oenonë, e si për kob epitetin ia dhuron vetë Afërditës!
Dhe Afërdita di dredhi e ia premton gruan më të bukur në këtë botë,
e shkallët se ç’ia rrëfejnë n’ari Pallatin e Menelaut mbretit në Spartë.

Ah! Fytyra sikur drita e diellit ç’verbonte siç u verbua vetë Homeri,
e flokët si flakë yjesh, sytë e bukur sikur Deti Egje, një mollë sherri,
qafën si mermer e duart si zana vetë, vetullat më tej të zgjatura hark,
sfidë i bënin diademës ballit të Afërditës, dhe sfida seç u pikoi gjak.

2.
E molla e artë vallë kujt do i jipej, me mbishkrimin: Më të Bukurës,
n’logun e bjeshkëve a n’logun e fushës ajo si në vetë logun e luftës,
si në një log zanash kur shiu i njomë si një qiell lotësh-barin e rritë,
e keza gjethlare e fitimit, dridhur prej ngashërimit, rrinte duke pritë.

Dhe i tha Hera: Ah ma jep ti mua mbishkrimin, premtimin do kesh,
i tha ajo edhe e futi në lojë: se zot i gjithë Azisë vetëm ti do të jesh,
Athina e mençur i tha tej: bari i ri unë prore do t’bëjë fitues në luftë;
E Afërdita e di se: jo skeptër po zemrën Paridit me çka t’ia mbushë.

O bari i ri e i pashëm, bari i Malit Ida, o Paris, mollën e artë ti mua:
ma jep! Dhe unë s’të premtoj as skeptrin dhe as fronin, po një grua,
një më të bukurën që është në botë, por një yll që n’shqim vezullon,
ah buzëqeshje e ëmbël, ah magji e kurthë, ah mashtrim që i verbon.

Ti - fuqi që në tallje gjunjëzon zemra hyjnish dhe mortarësh njëlloj,
lajkat apo furtuna e fatit të pafat - që loznin edhe me njerëzit njësoj,
flakët e dashurisë ndezën pasionin, e zjarr i dhanë Trojës jo më pak,
e prenë Priamin plak! Në ankth e në lebeti zhytur mëritë la me gjak.

Prapa mbeti hija e Paridit me Helenën, kalorës dashurie magjepsur,
lëmsh legjendash a te vërtetash pa fund kur thanë se e kishte gjetur:
prapë burri i saj n’Egjipt, se me Akilin u bashkua n’Ishull t’Bekuar,
se e varën n’dru, urdhër i Mbretëreshës Polyxo a Amori mallkuar!?

Ç’mori vallë Paridi, kush humbi e kush fitoi kur gjaku e lau Trojën,
në re gjaku mbuluar qe Greqia e në shi t’përgjakur ata lanë epokën,
përgjakur heksametrat e Homerit, zemrat trandur si Toka e Olimpit,
trofe i luftës pru në Trojë, a fantazmë e Helenës në krah të Paridit!?

3.
Bukuri që verbon e dritë që dhe terrin e shpon, është vetë Helena,
s’ka parë jo Greqia femër më të bukur edhe as Homeri në rreshta,
të tillë s’ka parë as Zeusi, po Zot kjo flakë e ky gjak zie në zemër,
është Paridi vetë, verbuar prej bukurisë, Helenë ç’i thonë në emër!

Ah faj i zi, ah vaj e mëkat e rrënkim, a pasion i dehur në vërshim,
si Titania vetë në krahët e dashurisë Paridi, në afsh e në rrëmbim,
çante anije e tyre në mes dallgëve të detit, drejt Trojës ç’shkonin,
trazimin e gjakut përbrenda, dhe përpara: kobin që dot s’kujtonin.

Ç’dremitej Homeri nëpër epet e tij e tok me të po dremitej agimi,
e tutje brigjeve të detit, gishtërinjtë e trëndafiltë me vel trishtimi,
s’ish lëshuar si një shi i përgjakur Olimpit: Zeusi në vargje bardi.
e as Afërdita këmbëzbathur në det ecur, ishin Helena dhe Paridi!

Veshur i ka Helena rrobet e Greqisë, dheu i miteve edhe i arteve,
aty çdo nënë të birin e di si hyjni, e aty çdo krua nxjerrë Perëndi,
kujt më bukur ndenjur s’i kanë jo rrobet të mbërthyera për shtati,
ah ç’mynxyrrë dhe ç’lebeti - fushë e betejës për një qejf shtrati!?

Patkonjtë e kuajve u nxjerrin strall, dhe flegrat gjakun u nuhasin,
kujt do i mbajnë anën hyjnitë e ç’anmiq që as zotërat nuk i qasin,
Hënë e përgjakur ndrinë përmbi kufoma, s’po zbardhë dot agimi,
Pergament i Perëndive Helena, mallkim apo lot me zi trishtimi!?

Ah qejfi i një femre sa keq ka ndezur mëri zotërash në hakmarrje,
Kali i Drunjtë rri tek portat e Trojës, gaditur rri në luftën e madhe,
e ka ndjerë Helena dredhinë e Uliksit e zë t’i joshë si gratë e tyre,
po s’jepet Odiseu dot, shokët këshillon: kujdes sepse është yshtje!

O i ka endur pena e fatit penjtë e jetës, ç’ ogur i zi emër i Helenës,
Tezeut i lindi fëmijë, Menelaun e tradhtoi: Bir i Atreut t’Mikenës,
e ka lënë Hermionin foshnjë edhe joshur është në krahët e Paridit,
sa fat i zi e solli tek muret e Trojës e në gjak ç’u la toka e Olimpit!

Hutuar vështrojnë zotërat, gjaku rrjedhë rrëke, kufomat dergjen tej,
rrotull në betejë trima n’za: Agamemnoni, Idomeni dhe vetë Akili,
Patrokli e Menelau, Eneu edhe Hektori, trupa që heqen zi e zvarrë,
Hektorin e therrë Akili, Priami n’vaj e Andromaka e ve zemërvarr.

4.
Lotojnë sytë e bukur të Helenës për plagën kulluar gjak të Paridit,
Filoketa ç’e qëlloi me shigjetë hekuri ah tej për tej shpuar gjoksit,
Oenona s’ia heq dot, se shpagim i bën për shpinën që ai ia ktheu,
bariu i pashëm kur ate përbuzi dhe Helenën afshit kur e mbërtheu.

Lotojnë pallatit tej, Kasandra edhe Hekuba me lotët shkuar çurgë,
Paridi ka vdekur e ngjitaz është Hektori, gjaku gurrë, toka murgë,
e Pyrrusi, i biri i Akilit e ka mbytyr Piramin sulur mbi të n’egërsi,
kështu re e vdekjes shtrihet n’logun e luftës, si kob i zi mbi Greqi.

Gjaku i një gruaje ka ndjellë gjak dhe viktimat iu takojnë hyjnive,
ç’po dridhej si purteka zemra e Helenës n’mes fatit dhe dashurive,
Menelau dhe Uliksi e kanë çarë rrethimin e rrotull sundon vdekja:
Ajaksi vdes në duart e Akilit e Agamemnonin e vret Klitemnestra.

Fyta-fyt grekët me trojanët, ndezur keq mëritë e perëndive mbi ta,
mes Scillës dhe Haridbës bukuria që i verbon rri, rri në zi Helena,
e nëpër heksametra gishtërinjtë e saj të trëndafiltë ç’i pikojnë gjak,
si zemra vetë, mallkim hyjnish a bukuri vrastare n’Ballkanin plak!

Dashuri e verbër apo përgjërim i përshpirtshëm i zemrës së Paridit,
tundim a rrëmbim i afshit, apo Parkat që endur e kanë perin e jetës,
e mbushur mëkatit, zili e mëri a dënim i dhënë prej vetë Perëndive,
e bukur si yll: Helena e Trojës a enigmë me gjurmë të lashtësive !?

Xhemail Peci
“A ishte kjo fytyra që fundosi me mijëra anije,
dhe që dogji kështjella t’Ilionit me majat e tyre të pafundshme,
Helenë e bukur, më bëj të pavdekshëm: me një puthje!”

DITËT E MËRGATËS TË HARRUAR NGA MEDIAT

Gjatë muajve korrik-Gusht bakëkombsit mërgimtarë vërshuan atdheun me ndjenjat e krenarisë, me vullnetin e madh për t’i bërë pushimet në gjirin familjar, në vendlindjen, aty ku klithma e parë e tyre kishte shperthyer shqip, aty ku loti dhe malli bashkohen me dhimbjen dhe dashurinë për atdheun, që me nostalgji e kujtojnë përherë përmes kujtimit, vargut dhe këngës.

Fatbardhsishtë kësaj vere mërgimtarët,në veçanti bota krijues e mërgatës shqiptare, nuk u ndien të lënë anash dhe aq më tepër kishte gjetur një përkrahje të sinqertë nga Ministria e Diasporës, gjë që edhe ishte njëra ndër sponzorët kryesore të projektit që ua kishte ofruar LKSHM-së dhe kryetari i saj i palodhshëm, Hasan Qyqalla.
Takimi i sivjetëm rrodhi si një shtytje e përhershëm e mërgatës dhe poetëve të të gjitha trojeve të Shqipërisë Etnike që në të ardhmën të mbetet si një takimtradicional i botës krijuese letrare të mërgatës. Për këtë dëshmon edhe aktiviteti i sukësesëshëm i LSHKM-së, që më 05 gusht 2014 në Amfiteatrin e Kompleksit “Zahir PAJAZITI” në Orllan, nën mbikqyrjen e Ministrisë së Diasporës, z. Ibrahim Makolli dhe të Hasan Qyqallës u mbajtë orë e madhe letrare “Promenadë poetike mërgimtare” me që kjo orë letrare kishte edhe karakterin garues, ku në pranin e140 krijuesve shqiptar nga diaspora (që vinin nga Katër kontinentet e saj), Shqipëria, Dardania- Kosova e sotme, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës u ndan dhe tri çmime për poezinë më të mirë nga juria e përbërë prej pesë anëtarëve profesionale nga poetë të diasporës dhe të gjitha trojeve shqiptare poetëve: Pal Sokolit, Mentor Thaqit dhe Sëveme Fetiqit...

Po ashtu, më 06 gusht 2014, në Bibliotekën Popullore Universitare të Prishtinës, në pranin e komisionit vlerësues, u promovuan disa libra të poetëve mërgimtar, të shoqëruar me kitare, këngë e recitime, ku ndër këto libra u promovua libri i Fran Tanushit, Drita Koliqi-Binaj, Pal Sokolit, Mustafë Krasniqit, Ragip Dragusha, Neki Lulaj etj. Ndërsa në vazhdën e kësaj veprimtarie dhe vlerës poetike që po shfaqej nga krijuesit e mërgatës, në fshatin Kukaj krijuesve ju ndan edhe pesëdhjetë e shtatë mirënjohje.

Për këtë takim të përbashkët dhe për kushtuese të botës krijuese të mërgatës shqiptare ishte edhe motiv i kahershëm i krijuesve i të të gjitha Kontinenteve dhe shteteve ku jetojnë shqiptarët, të mërgatë, të bashkohen dhe të flasim me një gjuhë të vetëm, qoftë përmes asaj artistike, apo vizuale, ku përmes LKSHM-së, dhe kryetarit të saj Hasan Qyqallës të përçohej pasqyra reale e dritëzimit krijues dhe vargut shpërthyes me motive nga më të ndryshme të jehonte e sinqertë dhe e madhërishme në hapësirën e vendlindjes ku edhe frymëzimi i poetikës së mërgatës shprehet ndjeshëm me vargun për atdheun, simbolin e qëndresës, siç është kulla, heroi, nënëlokja etj. Kjo u pa edhe gjatë vizitës së premendorës së Heroit të Kombit, Afrim Zhitisë, që poeti me përqafimin e nënë Qamiles tregoi frymimin e sinqertë dhe dashurinë që ka për heroin, atdheun dhe vendlindjen.

Gjatë këtyre ditëve të takimit me bashkatdhetarët, krijuesit e mërgatës, sikur me injorancë, u mungoi prania e medieve, qofshin ato të shkruara apo elektronike e TV. E për fat të keq kjo, për krijuesit e mërgatës, ishte më tepër se zhgënjyese nga që imediat u treguan të njëanshme e aspak serioze ndaj aktiviteteve në përgjithësi të mërgatës, e në veçanti të krijuesve të saj. për këtë injorancë, apo njëanshmëri pati edhe zëra më të ndryshëm të kritikës së poetëve të mërgatës në adresë të të gjitha mediave që në të ardhmen të jenë sa më ta arsyeshme dhe të pranishme në ditët e mërgatës, qofshin ato kulturore apo poetike, e të mos përsëritet kjo e sivjetmes.
Ditët e mërgatës u festuan thua në të gjitha Komunat, ku pati edhe ndarje mirënjohjesh për Aktivistët e dalluar, qoftë në atë atdhetare, humanitare, e ato letrare-krijuese.

Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha

Në ceremoninë e hapjes të hënën në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik, dikush tha se derisa Shqipërisë as në kohën e komunizmit e as në transiocion nuk i ka rënë ndërmend të zhvillojë shkencën e albanologjisë si dhe të ndihmojë studiuesit e huaj që merren me këtë fushë, është Kosova ajo që nën rrethanat më të rënda, e ka themeluar Seminarin.

Prishtina e Albanologjisë. Për më shumë se 10 ditë, në kryeqytetin e Kosovës do të vijnë albanolog e studiues nga e gjithë bota për të marr pjesë në edicionin e 33-të të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Këtë vit seminari do të karakterizohet me shënimin e 200 vjetorit të lindjes së shkrimtarit arbëresh Jeronim De Rada. Me këtë rast do të prezantohet gjuhëtari i madh po ashtu arbëresh, Francesko Altimari.

Ndërkaq, tema e sivjetme e seminarit është “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”. E historia e këtij seminari është epike. Nëpër të kanë perfomuar studiues të ndryshëm gjatë 40 viteve. Por në kushte të pushtimit, e në rrethana kur Kosova përballej me ekzistencën e saj, nuk ka qenë fare e lehtë organizimi i një ngjarje të tillë.

Nga Prof. Murat Gecaj - HALIT NEZAJ, NËPËR “UDHËN E ËNDRRËS SË THYER”

Të gjithë njerëzit, nëpër udhët e jetës së tyre, ëndërrojnë dhe shpresojnë për një jetë më të mirë. Këto udhëtime mund të jenë të zakonshme, pra të natyrshme, por edhe të ndryshme, pra që diku ëndrra “thyhet” e, ndoshta, bëhet copë e thërime!… Kur po shkoja në përurimin e librit të bashkëkrahinasit nga Malësia e Gjakovës (Tropojë), Halit Nezaj po arsyetoja me vete, se titulli i tij kishte ngjashmëri me atë të librit tim jetëshkrimor, “Ëndrrat ‘e grisura’ të jetës sime”(Tiranë, 2010). Në fakt, ne nuk njiheshim më parë dhe as ia kisha dhënë atij librin tim. Por ja, që ndodhin afërsitë e mendimeve, të jetës së njerëzve dhe të shkrimeve rreth tyre.

1.
Në një sallë të Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit, sot erdhën shumë lexues të intersuar, bashkëkrahinas, miq e dashamirë të autorit, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, për të përuruar librin e ri, “Udha e ëndrrës së thyer”, me autor Halit Ismail Nezajn, tani me banim në Nju Jork të SHBA-ve. Një ditë më parë, ai kishte përjetuar kënaqësinë e përurimit të këtij libri në qytetin e Gjakovës, jo shumë larg vendlindjes së tij, Shipshan. Këtu ai e kishte kaluar fëmijërinë dhe, në vitin 1948, e kapërceu kufirin shtetëror e hyri në Kosovë. Donte të shpëtonte nga një regjim diktatorial dhe ra në një tjetër ende më të ashpër ose, siç thotë shprehja popullore, “nga shiu, ra në breshër”. Prandaj nuk qëndroi më tej atje dhe, në vitin 1969, emigroi në Nju Jork, sigurisht për një jetesë më të mirë.
Sa bukur, kur përurimi i librit jetëshkrimor shoqërohet me këngë popullore të krahinës!
Nuk e kishte menduar ndonjëherë Haliti, se një ditë do të ulej dhe të shkruante një libër, pasi edhe nuk kishte studiuar për gjuhë e letërsi. Por ja, që jeta shumëvjeçare larg Atdheut e mosha e thyer (lindur më 12 qershor 1933), sikur ia “diktuan” nevojën që të ulej e t’i shkruante kujtimet e jetës së tij, duke u nisur që nga traditat atdhetare të paraardhësve të tij.
2.
Me këtë libër në dorë, dhuratë për pjesëmarrësit, na priti sot autori Halit Nezaj. Takimin përurues e hapi redaktori dhe autori i parathënies së tij, Hamit Aliaj. Pastaj publicisti e shkrimtari Mujë Buçpapaj shpalosi para dëgjuesve vlerat kryesore të këtij botimi. Ai nënvizoi se vërtet libri është jetëshkrimor, por në vetëvete ngërthen vlera dhe mesazhe përgjithësuese. Një nga ato, është edhe malli e dashuria për vendlindjen, për truallin e të parëve. Nëpër faqet e librit, ai shprehet plot dhimbje: “Lamtumirë ti, moj kullë, a thua bashkë shihemi kurrë?”, “E lëshuam tokën, për të shpëtuar kokën!”, “Udha e emigrimnit, me kryet e kthyem mbrapa” etj. Në periudhën e qendrimit në Kosovë, ai u njoh e pati lidhje me disa persona, të cilët i mbetën në kujtesë, si: Fadil Hoxha, Zekerija Rexha, Gjon Lekë Buçaj, Zef Përndocaj e tjerë.
Gjatë veprimtarisë…
Rreth këtij libri diskutaun e folën disa veta, me radhë: juristi e publicisti Agron Gjedia, i cili e quajti këtë libër përmbledhje e kompozim vlerash, jo vetëm familjare, por edhe krahinore e më gjerë. Gjithashtu, fjalë vlerësuese thane: poeti Bajazit Cahani, Bahri Myftari, Vasil Bozo e Murat Gecaj. Secili në mënyrën e vet, e përgëzoi autorin për pasurinë dhe larshmërinë e fakteve dhe dëshmive të paraqitura, thjeshtësinë e rrëfimit, fotrografitë shprehëse që janë publikuar e tjerë. Ndërsa studiuesi Nuredin Lushaj recitoi një vjershë për traditat atdhetare e liridashëse të krahinës së Bytyçit, me të cilën autori i librit është i lidhur ngusht. Me mjaft interes u ndoqën edhe këngët e interpretuara nga Gjin Pepkolaj, me djalin Dardan, tematika e të cilave ishte ajo atdhetare, por dhe lirike.
3.
Duke kaluar nga një faqe në tjetrën, në mbi 500 që ka gjithësej ky libër, sigurisht lexuesit i tërheqin vëmendjen edhe fjalët përmbyllëse të tij. Ndër të tjera, aty shprehet se “nxitës” për t’i shkruar kujtimet e jetës së tij u bënë: djali i dytë, Afrimi dhe nipi 9-vjeçar. Për këtë të fundit, jep bisedën e mëposhtme:
Kur Dilleni po kthehej nga një ceremonial përkujtimi për të rënët në luftë, nga Kombi Amnerikan, më pyeti:
-Gjysh, më ke thënë se edhe axha yt ka rënë në një luftë. A je krenar për të dhe kur do të më tregosh detaje për jetën e tij?
-Po, jam krenar,-iu përgjigja.-Një ditë do ta mësosh realitetin e do të ndjehesh edhe ti krenar!”
Në mbyllje të përurimit, autori i këtij libri i falënderoi nga zemra, si “nxitësit” për ta shkruar këtë libër dhe ata që e ndihmuan për ta botuar atë, si dhe folësit e vlerësuesit e tij, gjatë këtij përurimi.
Kopertinat e librit të Halit Nezajt
Ndërsa, na mbeten në mendje edhe pak radhë nga autori, në përfundimim e këtij libri: “Kombi ynë ka shumë për të thënë e për të shkruar. Mos lejoni që harresa t’i marrë me vete, të pathënat dhe të pashkruarat tona, që janë të mbushura plot drama e lavdi!”
I urojmë nga zemra transmetuesit të këtij mesazhi të bukur, Halit Nezajt: jetë sa më të gjatë, me begati, gëzime dhe lumturi familjare!

Kënaqësia estetike që të jep poezia e poetit tët alentuar Përparim Hysi

Përparim Hysi.jpg

Në foto:Përparim Hysi 

Përparim Hysi ka lindur më 21 janar të vitit 1943, në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar si mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arësimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, ““Luftë” me dashurinë” etj.. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë.(Floripress)

Shkruan:Prof.dr. Eshref Ymeri

Me poetin e talentuar Përparim Hysi jam njohur përmes faqeve të internetit kur unë ndodhesha në Kaliforni, kurse ai në Florida.Në internet lexoja shpeshherë krijimet e tij poetike që më mahnisnin me origjinalitetin e vargëzimit.Më pas ai u kthye në vendlindje.

Kur u kthevanë Tiranë, i bëra një ftesë për takim. U takuam në kafenenë“Tajvan”, bri rrugës përballë pallateve të Shallvares.Ishte data 28 qershor 2014.

Në bisedë e sipër, Përparimi nxori nga çanta dy përmbledhje poetike që m’i dhuroi me një mbishkrim miqësor. Përmbledhja e parë titullohet“Kurthi i Mallit”, kurse përmbledhja e dytë - “Mbeta dashurive”.

Me sa duket, këto përmbledhje Përparimi i ka shkruar gjatë kohës kur ka jetuar te djali i tij në Florida.

E bukur është jeta në Florida, ku ngrohtësia e rrezeve diellore vjen e kapërthehet me freskinë e rrymave ajrore që enden mbi hapësirat e saj mes Gjirit të Meksikës dheOqeanit Atlantik.

Por edhe në ato kushte, rënkata e shpirtit të poetit Përparim Hysi ushton në çdo faqe të përmbledhjes poetike për atdheun e largët, për tëcilin e djeg një mall përvëlues që s’e lë të gjejë shfrim.

Poezia në penën e këtij poeti me një origjinalitet të veçantë krijues, është arti i fjalës.Në të bien në sy një shpirt plot ndjesi, një përsiatje e plagosur, ca ndjenja dhe ca mendime prekëse deri në dhembshuri.

Kur lexon këto dy strofa nga poezia“Kurthi i Mallit”, bindesh menjëherë se ç’mall i patreguar vlon në shpirtin e poetit zemër përvëluar për atdheun që e ka lënë atje larg, matanë Oqeanit:

Ashtu si kujtes aqë kapërdin çastet e hidhura,
Sa, pak nga pak, gjatë kohës i harron,
Kështu dhe malli të lidh si me zinxhira
Që janë aq të trashë, sa zor se shpëton.

Kur them kështu, e kam për mallin përAtdhenë
Që ngrihet mbi çdo mall, më i lartë se Everesti.
Këtë mall e kupton kush lë si unë Atdhenë,
Nga kurthi i këtij malli s’shpëton derisa të vdesi.

Të dyja përmbledhjet e Përparimit të emocionojnë me elegancën e metrikës, me muzikalitetin e rimës, me ëmbëlsinë e rrëfenjave të magjishme që ai ia përcjell lexuesit me aq art poetik. Prandaj jam i bindur se kushdo që e lexon poetin e talentuar Përparim Hysi, me siguri që do të përjetojë një kënaqësi me të vërtetë estetike.

Tiranë, 18 gusht 2013

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...