Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/22

Kur ty te shane e te vrane Kosove




DETI ZOGU


ZGJOHU   KOSOVE

Kur ty te shane e te vrane Kosove
Me fjale te pista,te ndyra mallkime 
S'e ule koken te vajtoje me lot
Gjete force dhe u bere me trime.

Ne balle te luftes kishe djem e bija 
Per Zot te dolen,dje,sot e gjithmone
Ismet Qorraj,bashke me shoket e tij
Per idealin tend,gjakun e dhuron.

Nuk pyet per plumba,rrebeshe artilerish 
Zinxhiret e prangave ne toke I perplas
Te liron nga vuajtja,ne paqe te qendrosh 
Sepse historia,trimave u shkon pas.

Pra ngrehu Kosove,e vrenjtur mos rri
Dielli I paqes shkelqen ne horizont 
Per kete dite te bukur Decani te dha bij 
Ta gezojme lirine cdo dite e cdo mot.


                 Elbasan,11/03/2015.       


        
Deti Zogu ,u lind ne Gramsh ne nje date te shenuar,01 Maj 1980.Shkollen fillore dhe tetevjecare i kreu ne vendlindje,me pas ne vitet 1994-1998 qendroi ne qytetin e Elbasanit,ku kreu shkollen e mesme ne profilin Teknologji-Ushqimore.Ne kete kohe fillon te shkruaje dhe vargjet e para ne zhanrin e poezise.

Universitetin e perfundoi ne Korce,ne degen Infermieri,me pas punoi per disa vite ne Spitalin e qytetit te Korces.

Aktualisht eshte rikthyer serish ne Elbasan,ku jeton me dy femijet e saj.Poezia eshte njera nga pasionet e shumta,qe ze pothuajse mjaft nga koha e lire.Kjo eshte hera e pare qe ajo merr pjese ne nje konkurs letrar dhe prezantimi I pare zyrtar me publikun.Admiruesit e saj e ndjekin vazhdimisht ne postimet e saj ne Facebook.
Suksese Deti dhe Agjensioni Floripres qe ben te mundur kete event.

Tetëdhjetë e nëntë thyerje reflektuese....



Mentor Thaqi 

RRËFIM KOHE

u ça pasqyrë e fundshekullit
në tetëdhjetë e nëntë thyerje reflektuese,
mozaik gjithëfarësh, imZot ...
në mes sall kuq e zi

e bardha nga larg vinte,
largë ... shihnin largpamësit

kjesh vetë aty ... e pashë
para syshë, copë-copë u thy

djemtë dolen para zjarri,
flakëpërflakë ... me hapës varri

ah, heronjtë e mi,
ju që falnit, ipnit zemër, moral, dashuri ...

Ismeti i nënës, Agimi i vëllaut, Salihu i motres,
Ragipi, Syla, Muja ... Mentori tevona,
Djem të Votrës, që vrisnin zezona

atë ditë ... më tha vëllau Alberti
kur po kafshonte dhëmbë e dhimbje
... lëre plagën time, shëro plagı Kombi, vëlla,
koha e lëmëritjeve iku

fjalët vonojn, ne saora n´Kuvend t´Pajtimit,
Verrat e Llukës hapekrahë ...
për ata njëqind, duhej shpagim,
njëmij t´shpëtohen, dhjetëmij t´ruhen

për ty Shqipni, Dardani ...
po a nuk ishte ky kushtrimi,
a nuk ishte ky kthjellimi ... imZot
...
Mentor Thaqi VS., 04.03.2015



ME FËRFËLLAZËN

(tha Ismeti)

n´Legjendë, me fërfëllazën hyri,
elan, guxim, trimëri ... në shtatëpash gjerësi

Legjenda na mbet ne,
Ai dhe virtytet, me fërfëllazë shkuan n´Përjetësi

tha, Liria është nisur
shtigjeve të ngushta në ardhje,
e kthjelltë, e dielltë, e ngrohtë

paçka se e kuqe nga gjaku,
çmim s´ka kush që mi pret

dy gishta t´simbolikës drejtuar kah Qielli
në vetëdijësim ...
njërin aty për aty në dashuri paqeje,
tjetri në ruajtje t´ndërgjegjes e t´përgjegjes

... do t´jetë gisht çarku ... gjysmë harku

Saga jonë, ecjen muar, t´bëhet këngë
e kënga si gjithnjë kushtrim

Ai, zjarrin në bluarje ndër dhëmbë
n´këndim ... Dëshmori im

kishte vendosur, e vulosur ...
n´vetëflijim ... n´akt sublim
...
Mentor Thaqi VS., 15.03.2015

BRENDA DRITËS SË NJË YLLI



Vjollca Tiku Pasku


Vjollca Tiku Pasku 

BRENDA DRITËS SË NJË YLLI

Sot dua të thërras një emër, Ismet Qorraj!

Heshtja qëndron si ajri i frikësuar në gjurmët e vijës që përshkon plumbi , në gjoksin e të vrarit. Sot dua ti lutem qiellit të mos zemërohet nga skenat e kujtesës në tokë.

 Pikërisht në ditën e njëzetetetë Mars disa frymëmarrje u këputën. Rrotat e hekurta të tankeve serb shfrynë mllefin e zi rrugëve të Deçanit për të shtypur demonstratën e zemrave liridashëse kosovare.

Ismet o djalë, o bir, o martir, o dëshmor!

Plumbat e zinj ndalen orët e jetës tënde. Pranvera e Marsit veshi fustanin e zi. Vesa e mëngjeseve u bë e kripur. Zemrat e të dashurve të tu vajtuan me britma dhimbjesh, spërkatjen e tokës me gjakun tënd. Zëri yt heshti në thirrjen për liri.

Oh liri e larë me gjakun e jetëve njerëzore. Liri që qëndron e mbledhur brenda grushteve të cilat tunden në ajër dhe zanoreve në fytet rinore.

 Liri fjalë me konture të lulëkuqeve që i qëndrojnë përjetësisht kohës, fjalë me veshjen e argjend të hënës , fjalë e thirrur shumë herë si dallgët blu të detit që shkumëzohen në breg.

Ismet o djalë, o bir, o martir, o dëshmor!

Ju ecët në rrugët e Decanit të kapur dorë për dore të bëre gardh ndaj errësirës serbe , për të dhënë dritën e jetës tuaj mëmëdheut , me zemrën e mbushur plot e për përplot dashuri për Kosovën heroike.
Sytë tuaj shikonin hartën e Kosovës së lirë, në buzëqeshjen tuaj shkruhej e ardhmja , në zemrat tuaja çelnin trëndafilat e lirisë.

Ismet o djalë, o bir, o martir, o dëshmor!

Parafytyroje të ardhmen pa hijet serbe, parafytyroje lirinë e mësimit dhe gjuhës shqipe, një nga gjuhët më të lashta të botës, më e ëmbël ligjëruar nga fiset dardane.

Parafytyroje valëvitjen e flamurit shqiptar në flladitjen e stinëve. Ti parafytyroje si mund të puthje një copëz flamuri e të ndjeje shijen e lirisë.

 Ti parafytyroje si mund të ndihet zemra e lirë në vendin e shqiponjave. Ti parafytyroje të qeshurat e lumtura të fëmijëve dhe paqen e ëndërruar.

Ismet o djalë, martir,o dëshmor!

Ti je një yll i përjetshëm. Në heshtjen e kuqëlimit tënd , në paqen e misterit tënd nga sytë e qiellit ti sheh lirinë.

Por ah sikur kjo liri frytdhënëse të ishte e shoqëruar me buzëqeshjet dhe fjalët e sinqerta të ishte një liri e butë, e ëmbël dhe jo e egër, e varfër....

 Në dritën e yllit tënd të pavdekshëm emri yt do përkujtohet brezave për tu nderuar gjithmonë si Ismeti liridashës.

 Ngjyra e kuqe e yllit tënd dhe yjeve të tjerë që ranë për liri ndriçon Kosovën heroike. Lavdi veprës tuaj!


(Vjollca Tiku Pasku lindur ne Fier 1969. Mbaroi gjimnazin dhe vijoi per teknologji ushqimore. Aktivitetin letrar e ka filluar qe ne bangat e shkolles , panvaresisht se botimi i pare letrar "Fizarmonika e ndjenjave" i perket vitit 2013.Tre libra te tjere presin driten e  botimit ne  poezi dhe proze. Eshte  bashkeautore ne disa libra, dhe fituese e  cmimit te lexuesit  ne gazeten Telegraf.Jeton dhe vepron në  Fier).

SHQIPONJAT E MARSIT KU E KANË FOLENË( Kushtuar Ismet Qorrajt e trimave të Lirisë)


Fran Ukcama



Fran Ukcama


SHQIPONJAT E MARSIT KU E KANË FOLENË


( Kushtuar Ismet Qorrajt e trimave të Lirisë )

Kombi mbi krahnuar ka varë medaljonet,
Shekujsh janë shkruar me flakë e me gjak,
Sot po shungullojnë e nuk prajnë heronjtë,
Ata kanë folenë mbi flamur kombëtar..

Marsi i egërsuar, erdhi me duhamë,
Lulet pse nuk dolën, pse prani bilbili,
28 dita, motit 1989,
Kosova në kambë, për liri shpirti !

 Shpirti i lirisë, Kosova vullkan,
N`ball të armikut, me zjarr e me hekur,
Kala u banë zëmrat, kushtrim mbi Deçan,
Trimat shkruan legjënda, trëndafila të qeshur.

Yjet u ngritën në cikole qiellit,
Heronjtë qëndruan  nuk e njohën frikën,
Me shqiponja ngjitun  n`qerpik të diellit,
Nderin e Kombit, oh sa lart ngritën..

Ismet Qorraj i pari,  me duhi dragoni,
Trimat përbetuar si luaj rreth  tij,
Agim Kukleci, Sali Hadërgjonaj,
Mujë Mehmetaj, qe,  kreshniku i ri..

Trimat e Deçanit simbole atdhetari
Za i lshuan vatanit, kushtrim për qëndresë,
Afrim Bytyçi e Muhamet Kabashi,
Arbanës, të lindur , lidhun besa me besë!

Si dallgët e Drinit, ardhur mbas furtunës,
U lshuan armikut dy burra të Zhurit,
Xhylbehar, Hajri, Xhymshit Badallaj , fisi i pushkës
Nana i pat lindur, shqiponja maje gurit..

Kthehu Kosovë udhënajës, në kujtesës historike,
Pa mblidhi shqiponjat n`fushë, kodër e mal,
Trimat që vunë shpirtin në Piedestal lavdie,
Qielli i mban në krye, Kombi n` sy i ka !!

Po e lypi liria , liria kur ka grahmë,
Kosova e Shqipëria po t` qesin kushtrim,
Heronjtë e Marsit prapë ngrihen në kambë,
Vorri i tyre asht, asht te shpirti ynë !








POEZI NGA KOZETA NUSHI


                                                              

FLUTUR E BUKUR

Flutur e bukur!
Ta them
 në konfidencë.
Nuk është
Faji im
Që Zoti
Më ka dhënë
Një zemër
Të madhe
Të artë.
Nuk është
Faji im
Që fjalën
Urrejtje
E ndërroj
Me fjalën
Dashuri.
Nuk është
Faji im
Që më
Pëlqen
Të punoj
E gjumin
Të sakrifikoj.
Nuk është
Faji im
Që lexoj
Për të mos
Ngelur
Në errësirë.
Nuk është
Faji im
Që rri , hesht
Dhe di të fal.
Jam kjo që jam.
E dua botën
Që më rrethon,
si fëmijë,
me dashamirësi .

                        
  MBAS ASAJ NATE....

Mbas asaj nate
Plot shkëlqim,
Paritur
 Mu duk
 sikur ngela
në dyluftim
me shpirtin
Udhëve
Të fatit tim.
Në një moment
Ku përreth meje
Nuk dukej më
asnjë njeri
pikat e shiut
erdhën vet
e më bën shoqëri.
Nuk kishte më
Dyluftim.
Kishte strehëza
Paqeje
Pambarim.

NË FILLIM....

Në fillim
Vjen me
Optimizëm,
I sigurt se
do ndryshosh
botën.
Më vonë
Mban timonin
E jetës
Duke bërë
Atë që është më
E mirë.

                        
Kur i beson zemrës

Jeta është e bukur
Kur ndjek
Dhe i beson
Zemrës.
Edhe pse
Gjatë udhës
Vuan.

                 
 ATDHEDASHURI

Atdhedashuri
Sa herë
Më ke bërë
Pluhur.
Sa herë
Më ke
Djegur.
Sa herë
Më ke
Ringjallur.
Sa herë
Më ke
Varrosur.
Dhe unë
Prap
Nuk heq dot dorë
Nga ty.
Duke menduar
E rimenduar
Të gjthë
Duhet
Mendojnë
Për
Gjithë.


Sa për kujtesë bashkatdhetarëve të mi, në mbarë trojet etnike dhe në diasporë

Prof.dr. Eshref Ymeri


Në faqen internetike të gazetës “Dita” të datës 23 shkurt 2015, lexova një material mjaft interesant të zotit Bedri Islami, me titull:
“KOMENT: Pas një deklarate aspak rastësore. A do t’ia japë presidenti Nishani shtetësinë shqiptare z.Janullatos?”.

Katër ditë më vonë, më 27 shkurt 2015, në faqen internetike të gazetës “Tema”, lexova artikullin e Prof.dr. Skënder Gjonit, me titull: “Na “mjafton” një Shën Kozma”.

Ca ditë më vonë, dhe pikërisht më 10 mars 2015, në faqen internetike të gazetës “Dita”,lexova materialin me titull: “Replikë me gazetën “Dita” për shkrimet e Bedri Islamit e Skënder Gjonit: të paktën kini respekt për të vërtetën!”, me autorëprof. dr. Robert Andoni, prof. dr. Aleksandër Sallabanda, Atë Emanuel Lusha, Atë Ilia Mazniku.

Gjatë këtyre ditëve që kanë kaluar pas leximit të tre materialeve të lartpërmendura, kam përsiatur gjatë me veten time: neve, shqiptarëve, na ka goditur një fatkeqësi e rëndë kombëtare.

Ngrihet shqiptari kundër shqiptarit për qejfin e Janullatosit, i cili, gjatë këtyre gati 23 vjetëve të punës së tij, si guvernator faktik i Greqisë, i ka zbatuar me përpikëri të gjitha objektivat që shovinizmi grekokaragjoz ia pati vënë si detyrë, në kuadrin e misionit të tij politik në Shqipëri. Po si shpjegohet, xhanëm, që Janullatosi nuk po largohet nga Shqipëria? Nuk po largohet se ai gëzon mbrojtjen e tradhtisë brendashqiptare.

Tek po përsiasja për këtë problem, më erdhi ndër mend një deklaratë e një personaliteti të shquar ukrainas, të cilën e ka bërë publike pas rrëzimit nga pushteti të presidentit-tradhtar të popullit ukrainas, Janukoviçit.

Ky personalitet ukrainas quhetDmitri Vidrin(1949), politikan, politolog, publicist, këshilltar i katër presidentëve, deputet i parlamentit i sesionit të pestë:

Dmitri Vedrini ka formuluar në një mënyrë kuptimplote thelbin e idesë origjinale kombëtare të Ukrainës “së pavarur”, duke e kaluar në skaner klasën politike ukrainase.

Ai deklaron:

“Tradhtia përbën atë fundament mbi të cilin po qëndrojmë, mbi të cilin ne kemi ndërtuar jetëshkrimet, karrierat, fatet tona dhe gjithçka tjetër. Ne kemi tradhtuar gjithçka. Ne kemi bërë një betim dhe kemi puthur një flamur.

Pastaj e kemi tradhtuar këtë betim dhe këtë flamur, kemi filluar të puthim një tjetër flamur… Nga gjithë ky veprim tërësor, ku ka pasur mijëra tradhti të vogla, të mëdha dhe mesatare, në thelb, erdhi e lindi ky vendi ynë.

Erdhi e lindi politika ukrainase, erdhi e lindi botëkuptimi dhe morali ynë” (Citohet sipas: “Kujtime të një njeriu naiv në hartën e korrigjuar të qiellit. Janukoviçi nuk tradhtoi, atë e tradhtuan”. Marrë nga faqja e internetit “russkiy malchik”. 27 shkurt 2014).

E, pra, të nderuar dhe të respektuar bashkatdhetarë, a nuk ndodh e njëjta gjë edhe te ne? A nuk e ka bërë të vetin moralin e tradhtisë kombëtare klasa jonë politike?

Vallë a nuk është forca e moralit të tradhtisë kombëtare të klasës politike shqiptare ajo që vazhdon ta lejojë Janullatosin të kryejë detyrën e guvernatorit të shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri?

Për pasojat e rënda që e prisnin vendin tonë pas ardhjes së Janullatosit me mision të pastër politik në krye të Kishës Ortodokse Fanoliane, intelektuali i shquar Abdi Baleta dhe disa intelektualë të paktë, e patën ngritur zërin që në fillimet e viteve ’90. Por, fatkeqësisht, intelektualët shqiptarë dhe mjetet e informimit masiv heshtën.

Prandaj edhe Janullatosi e ka arritur qëllimin e vet: shqiptarët i ka përçarë në pro dhe kundër tij, kurse klasës politike ia ka mbyllur gojën hermetikisht. Domosdo, përderisa klasa politike noton në batakun e tradhtisë së interesave kombëtare.

Prandaj edhe Presidenti Nishani, nëse do t’ia japë shtetësinë shqiptare Janullatosit, “nuk do të bëjë ndonjë gjë të madhe”, vetëm do të shtojë një qëndismë tradhtie më shumë në “stolinë” e tradhtisë tradicionale shqiptare, duke filluar nga tradhtia e deputetëve që shkuan dhe i dorëzuan Viktor Emanuelit kurorën e Skënderbeut, duke vazhduar me tradhtinë e Enver Hoxhës në marrëdhëniet me Beogradin, duke ardhur te tradhtia e Ramiz Alisë më 13 janar 1991, kur në Tiranë pranoi kërkesën e Micotaqisit për ardhjen e Janullatosit në krye të Kishës Fanoliane, për ta përmbyllur me votimin e deputetëve tradhtarë të parlamentit shqiptar për ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë në territorin e Shqipërisë së Jugut.

Janullatosi po shkon drejt fundit të jetës së tij. Prandaj edhe Athina shoviniste (siç theksojnë me shumë të drejtë zotëria Bedri Islami dhe prof. Skënder Gjoni) kërkon që ai të marrë pasaportën shqiptare, në mënyrë që kur të iki në botën tjetër, të varroset në njërën nga kthinat e themeleve të kalasë ortodokse që ka ndërtuar në qendër të Tiranës, me qëllim që varri i tij të shndërrohet në simbol për mbarë Greqinë dhe mandej të shpallet “shenjtor”, me objektivin qëvendvarrimi i tij të shërbejë si kufiri verior i pretendimeve territoriale greke.

Sot Shqipëria ka nevojë të ketë në krye një president me dinjitet të lartë kombëtar që të nxirrte një dekret të posaçëm për largimin e menjëhershëm nga vendi ynë të të gjithë klerikëve të huaj, duke filluar nga Janullatosi dhe duke vazhduar me klerikët e fesë islame dhe të fesë katolike. Nëse nuk largohen klerikët e huaj, dyshoj se përçarja fetare në perspektivë ka për t’u shëndërruar në një rrezik serioz për vendin tonë.

Charlotte, Karolina e Veriut
21 mars 2015



Nga Zeqir Fazliu - Gacëza e kuqe...



Zeqir Fazliu


Nga Zeqir Fazliu

Gacëza e kuqe 

( Dëshmorit : Ismet A. Qorrajt)



Bashkë me ngjyrën e verdhë të gjetheve
në brendi të turmës
Nuk ishte vetëm fillimi i krismave

Tani karvani i bardhë i plisave
ngjitet përpjetë Alpeve të Namura
si pulëbardhat

Mungonte dielli mbi gjethe
për t'i mjekuar
ëndrrat biblike

Në portën e Kullës së madhe 
e hodhen shkrepsën në momente delikate
e zgjodhen më të mrekullueshmën
gacëzën e kuqe

Nga mrekullia e shkrepsës së verdhë
meteori shkëputet si hëna
shpërndahet ritmikisht nëpë gurë...

Gjithçka është tani me ngjyrën e bardhë
brenda shpirtit e shtëpisë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...