Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/03/23

ISMET (AVDI) QORRAJ (1968-1989)




ISMET (AVDI) QORRAJ     (1968-1989),lindi në fshatin Carrabreg të ulët të Deçanit me 21.01.1968 në një familje të varfër, por me traditë atdhetare. Pasi mbaroi shkollen fillore dhe të mesme në Deçan, Ismeti i vazhdoi studimet në shkollen e Lartë Pedagogjike në Gjakovë në degen Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Kontakti i përhershem me popullin dhe dashuria për të lexuar vepra nga letërsia kombëtare kultivuan të Ismeti urrjetjen ndaj diktatrures ushtarako-policore.

Ketë urrejtje e kishte trashëguar edhe nga prindërit. Babai Avdiu mezi i kishte shpetuar masakrës në Tivar me 1945, ndërkaq kishtë mesuar se çetnikët e Savë Batarës kishin masakruar me 1912 tëre fshatin Carrabreg, duke i vare tre veta, nder ta edhe Ose Qorrajn, sepse kishin bërë rezistencë për të mos e ndar kombin e as fenë.

Edhe nga kujtimet e nënës Zade, bijë e familjës se Xhemë Sadrisë nga fshati Malaj i Rugovës, kishtë mesuar se çëtniket e kishin masakruar fshatin dhe tëre familen e Xhemë Sadrisë.

Të gjitha këto ngjarje tragjike të lidhura me tragjedinë që e kishte pllakosur Kosovën nga viti 1981, e ketëj tanimë e kishin bindur Ismetin se, pa liri nuk ka kuptim as jeta.

Marsi i vitit 1989 ishte shpërthim i revoltës si një vullkan i zjarrtë i cili e kishte burimin në 700-800-900 metra thellësi të minierës se Trepçës ku minatoret vetëm një muaj më parë bënë grevën e urisë për tëtë ditë me radhë dhe ishin të gatshem të sakrifikohen për ta bindur botën se Kosova është e robëruar dhe roberinë s’do ta durojë me.

Me 28 Mars 1989 Serbia po festonte ditën e aprovimit të Kushtëtutës ushtarako- policore me të cilën edhe de jure suprimohej çdo element i Autonomisë së Kosovës, kurse tërë Kosova ishtë bërë barrikadë në përleshje fyta-fyt me xhelatët serbo-çetnikë, për t’ju treguar atyre që endrrën për Përandorinë e Car Dushanit e kanë të kotë.

Për katër orë rresht populli i gozhdoi aradhat e policise deri sa atyre nuk u erdhen përforcime të reja për të hapur zjarr mbi popullin e armatosur vetëm me gur.

Plumbai e armikut e goditën Ismetin për vdekje, por ai nuk kthehej prapa.

Fjalët e tij të fundit drejtuar shokëve ishin: “Përpara shokë, se shqiptari nuk tërhiqët përpara plumbave të armikut! Ja vdekje - Ja Liri! ”.

Në ora 15 e 30 minuta Ismeti i mbyll sytë përgjithmonë.

Rrugët e Deçanit u lanë me gjakun e martirëve të lirise: Agim Kukleci, Salih Hadërgjonaj, Mujë Mehmetaj dhe Ismet Qorraj.

Në varrimin e Ismet Qorrajt, në ndarjen e fundit nga martiri i lirisë, populli u betua me besa-besë, se gjaku i martirëve do të shpaguhet ditën e çlirimit të Kosovës e cila është në prag.

Babai Avdiu, nënë Zadja me të nëntë fëmijë ( 4 djemtë dhe 5 vajzat), bashkë me popullin e mbanin vetën krenar që Ismetin ia falën Kosovës.

Prof.Dr.Begzat Baliu dhe Prof.Bajram Kurti, huazuar nga ”Gjaku i lirisë”,1994)

2015/03/22

PRANVERË E PËRHUMBUR

Gentjan Banaj

Gentjan Banaj



PRANVERË E PËRHUMBUR

Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë
Gjaku i Kososvës vërshon ndër dej
Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë
Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej

Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan
I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë
Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit
Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap

Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi
E shpërthen bimëza të vogla loti
Pranverë e përgjunjur në tokë t` Deçanit
Me sytë drejt qiellit i luten zotit

S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet
Me hapin prej dreri dhe prushin në sy
Shtatëqind do vajtojnë tash kullat
Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi

Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët
Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë
Lojë e tyre në kundërmim lirie
Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë





https://www.youtube.com/watch?v=1zkdag40mlw&feature=youtu.be


Ja kush është Janullatosi dhe Vangjel Dule

Prof.Dr.Eshref Ymeri

Përsëri sa për kujtesë shqiptarëve atdhetarë,në mbarë trojet etnike dhe në diasporë

Më 16 gusht të vitit 2014, kur hapa kompjuterin, gjeta të botuar në faqen e internetit materialin e mëposhtëm:

SKANDAL KOMBETAR / Zbardhen përgjimet greqisht të Janullatosit me Vangjel Dulen: “Ne dhe Athina morëm garanci nga Rama”

Përkthimi i bisedës në shqip

Dule: Urime, Hirësi, për titullin qytetar nderi.
Janullatos: Biri im, ka 20 vite që pres më tepër se kaq.
Dule: Evërtetë, Hirësi, porshqiptarëtjanë të pafedhetë paudhë.
Janullatos:Vangjel, obir, atyku është imbushurtrupimemikrobe, aty është më elehtë që trupitë shembet.
Dule: Eshtë katranosur. Na është sosur durimi, Hirësi.
Janullatos:Nukkemiardhurpërtaadhjasur, porpërt’nakatosur.
Dule: Atdheu na thërret, Hirësi.
Janullatos: Misioni jot, bir, është të gatuash çorbën në enën që je futur.
Dule: Këtë mesazh e mora qartë edhe në Athinë.
Janullatos: Delja e shëndoshë qëndron brenda tufës.
Dule: Hirësi, nëse bariu e ndan tufën?!

Janullatos: Vangjel, bir, ki besim, ne dhe Athina morëm garanci prej tij (Citohet sipas: “Agjencioni Floripress”. 16 gusht 2014).

Ju, tënderuarbashkatdhetarë, kudoqëjeni, nëtrojetetnikeosenëdiasporë, hapenisotkomjuterindheshkoninëfaqen“Google”. Aty shkruani titullin e këtij materiali: SKANDAL KOMBETAR / Zbardhen përgjimet greqisht të Janullatosit me Vangjel Dulen: “Ne dhe Athina morëm garanci nga Rama”.

Do të shikoni se ky titull është botuar në dy faqe interneti: së pari në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot” dhe në faqen e “Facebook”-ut të“Ancient Illyria”.

Pra, të dashur bashkatdhetarë, biseda sekrete e Janullatosit meVangjel Dulen, është bërë publike në internet që më 16 gusht të vitit 2014. Por deri tani, askush nga klasa politike e Tiranës nuk është bërë i gjallë të reagojë.

Asokohe nuk e quajta të arsyeshme të reagoja në internet, sepse mendova se, të paktën, intelektualët që punojnë në mjetet e informimit masiv, me siguri që do ta thonin fjalën e tyre për atë bisedë sekrete.

Po ata heshtën. Por tani, kur Vangjel Dule i zbuloi faqe botës synimet e shovinizmit grekokaragjoz për pajisjen e Janullatosit me shtetësi dhe me pasaportë shqiptare, mendova se është momenti i duhur për të mos heshtur më.

Teksti i bisedës sekrete, në të tria faqet e lartpërmendura të internetit, i përkthyer në gjuhën shqipe, është shoqëruar edhe me tekstin e saj në gjuhën greke. Duhet theksuar me të madhe se ai që e ka regjistruar këtë bisedë dhe që ka bërë të mundur botimin e saj në faqet e internetit, ka kryer një akt të lart atdhetarie.

Normalisht, përpërmbajtjen antishqiptare të kësaj bisede, duhej të kishte reaguar e para opozita shqiptare në Tiranë, në mënyrë që t’i ngrinte sa më lart aksionet e veta në sytë e elektoratit shqiptar. Por opozita shqiptare e Tiranës nuk është bërë e gjallë.

Nga përmbajtja e kësaj bisede të Janullatosit me Vangjel Dulen, dalin disa përfundime mjaft domethënëse:

Së pari, Vangjel Dule është Kali i Trojës në politikën shqiptare dhe në parlamentin shqiptar, të cilit shumica parlamentare i ka besuar edhe postin e zëvendëskryetarit të parlamentit.

Ky përfundim, vetvetiu, të çon drejt pyetjes: deklaratat e Vangjel Dules, në bisedën sekrete me Janullatosin, a duhet të përbëjnë objekt hetimi për Prokurorinë e Përgjithshme?

Së dyti, misioni i Janullatosit në Tiranëështë një mision i pastër politik, sipas objektivave të qarta që i ka caktuar shovinizmi grekokaragjoz, mision që nuk ka të bëjë absolutisht me punët e fesë, të cilën ai e përdor djallëzisht si mbulojë.

Duke kryer njëmision të pastër politik në Shqipëri, Janullatosi ka ndërtuar një shtet shumë më të fuqishëm brenda shtetit zyrtar shqiptar, të cilit i ka zënë frymën dhe s’e lë të kuturisë për ndonjë kundërshtim të mundshëm.

Së treti, populli shqiptar nuk e di se çfarë premtimesh i ka dhënë zoti Rama Janullatosit dhe Athinës, por nga sa deklaron Janullatosi në bisedën sekrete me Vangjel Dulen, del që zoti Rama ka marrë përsipër rolin e Enver Hoxhës, i cili, për gjithçka, vendoste vetë dhe popullin shqiptar e trajtont si një material inert.

 Se edhe në Vashington, zoti Rama, me kokën e vet, vendosi që armët kimike të Sirisë të çaktivizoheshin në Shqipëri. Por është puna se kur u bë publik vendimi i Ramës, rinia shqiptare u çua peshë më këmbë dhe zotit Rama i dha një mësim të mirë se si nuk duhet vepruar në dëm të interesave kombëtare, pa dijeninë e popullit shqiptar

Së katërti, heshtja e opozitës demokratike dhe e shumicës socialiste për bisedën sekrete të Janullatosit me Vangjel Dulen, vërteton pa mëdyshjen më të vogël se të dyja palët janë solidare dhe kanë kohë që vazhdojnë të ecin në rrugën e tradhtisë kombëtare në qëndrimin ndaj emisarit politik grek Janullatos, si edhe ndaj shovinizmit grekokaragjoz në tërësi.

Mendoj se nga biseda sekrete e Janullatosit me Vngjel Dulen, të botuar prej kohësh në faqet e internetit, duhej të kishin nxjerrë mësimet e duhura mbarë intelektualët shqiptarë, analistët, gazetarët, moderatorët dhe krejt mjetet e informimit masiv.

 Por të gjithë keta, fatkeqësisht, kanë heshtur, duke u rreshtuar përkrah klasës politike, e cila, në raportet e veta me shovinizmin grekokaragjoz, i ka tradhtuar interesat tona kombëtare.

Sigurisht që nga ajo bisedë sekrete e Janullatosit me Vangjel Dulen, askush nuk pret që të nxjerrin mësime ata që kanë tradhtuar Veprën Fanoliane, interesat kombëtare dhe janë vënë tërësisht në shërbim të shovinizmit grekokaragjoz, siprof. dr. Robert Andoni, prof. dr. Aleksandër Sallabanda, Atë Emanuel Lusha, Atë Ilia Mazniku, të cilët, në artikullin e tyre të datës 10 mars, të botuar ne gazetën “Dita”, sulmonin aq paturpësisht zotërinë Bedri Islami dhe prof. Skënder Gjonin.

Charlotte, Karolina e Veriut
22 mars 2015






Kur ty te shane e te vrane Kosove




DETI ZOGU


ZGJOHU   KOSOVE

Kur ty te shane e te vrane Kosove
Me fjale te pista,te ndyra mallkime 
S'e ule koken te vajtoje me lot
Gjete force dhe u bere me trime.

Ne balle te luftes kishe djem e bija 
Per Zot te dolen,dje,sot e gjithmone
Ismet Qorraj,bashke me shoket e tij
Per idealin tend,gjakun e dhuron.

Nuk pyet per plumba,rrebeshe artilerish 
Zinxhiret e prangave ne toke I perplas
Te liron nga vuajtja,ne paqe te qendrosh 
Sepse historia,trimave u shkon pas.

Pra ngrehu Kosove,e vrenjtur mos rri
Dielli I paqes shkelqen ne horizont 
Per kete dite te bukur Decani te dha bij 
Ta gezojme lirine cdo dite e cdo mot.


                 Elbasan,11/03/2015.       


        
Deti Zogu ,u lind ne Gramsh ne nje date te shenuar,01 Maj 1980.Shkollen fillore dhe tetevjecare i kreu ne vendlindje,me pas ne vitet 1994-1998 qendroi ne qytetin e Elbasanit,ku kreu shkollen e mesme ne profilin Teknologji-Ushqimore.Ne kete kohe fillon te shkruaje dhe vargjet e para ne zhanrin e poezise.

Universitetin e perfundoi ne Korce,ne degen Infermieri,me pas punoi per disa vite ne Spitalin e qytetit te Korces.

Aktualisht eshte rikthyer serish ne Elbasan,ku jeton me dy femijet e saj.Poezia eshte njera nga pasionet e shumta,qe ze pothuajse mjaft nga koha e lire.Kjo eshte hera e pare qe ajo merr pjese ne nje konkurs letrar dhe prezantimi I pare zyrtar me publikun.Admiruesit e saj e ndjekin vazhdimisht ne postimet e saj ne Facebook.
Suksese Deti dhe Agjensioni Floripres qe ben te mundur kete event.

Tetëdhjetë e nëntë thyerje reflektuese....



Mentor Thaqi 

RRËFIM KOHE

u ça pasqyrë e fundshekullit
në tetëdhjetë e nëntë thyerje reflektuese,
mozaik gjithëfarësh, imZot ...
në mes sall kuq e zi

e bardha nga larg vinte,
largë ... shihnin largpamësit

kjesh vetë aty ... e pashë
para syshë, copë-copë u thy

djemtë dolen para zjarri,
flakëpërflakë ... me hapës varri

ah, heronjtë e mi,
ju që falnit, ipnit zemër, moral, dashuri ...

Ismeti i nënës, Agimi i vëllaut, Salihu i motres,
Ragipi, Syla, Muja ... Mentori tevona,
Djem të Votrës, që vrisnin zezona

atë ditë ... më tha vëllau Alberti
kur po kafshonte dhëmbë e dhimbje
... lëre plagën time, shëro plagı Kombi, vëlla,
koha e lëmëritjeve iku

fjalët vonojn, ne saora n´Kuvend t´Pajtimit,
Verrat e Llukës hapekrahë ...
për ata njëqind, duhej shpagim,
njëmij t´shpëtohen, dhjetëmij t´ruhen

për ty Shqipni, Dardani ...
po a nuk ishte ky kushtrimi,
a nuk ishte ky kthjellimi ... imZot
...
Mentor Thaqi VS., 04.03.2015



ME FËRFËLLAZËN

(tha Ismeti)

n´Legjendë, me fërfëllazën hyri,
elan, guxim, trimëri ... në shtatëpash gjerësi

Legjenda na mbet ne,
Ai dhe virtytet, me fërfëllazë shkuan n´Përjetësi

tha, Liria është nisur
shtigjeve të ngushta në ardhje,
e kthjelltë, e dielltë, e ngrohtë

paçka se e kuqe nga gjaku,
çmim s´ka kush që mi pret

dy gishta t´simbolikës drejtuar kah Qielli
në vetëdijësim ...
njërin aty për aty në dashuri paqeje,
tjetri në ruajtje t´ndërgjegjes e t´përgjegjes

... do t´jetë gisht çarku ... gjysmë harku

Saga jonë, ecjen muar, t´bëhet këngë
e kënga si gjithnjë kushtrim

Ai, zjarrin në bluarje ndër dhëmbë
n´këndim ... Dëshmori im

kishte vendosur, e vulosur ...
n´vetëflijim ... n´akt sublim
...
Mentor Thaqi VS., 15.03.2015

BRENDA DRITËS SË NJË YLLI



Vjollca Tiku Pasku


Vjollca Tiku Pasku 

BRENDA DRITËS SË NJË YLLI

Sot dua të thërras një emër, Ismet Qorraj!

Heshtja qëndron si ajri i frikësuar në gjurmët e vijës që përshkon plumbi , në gjoksin e të vrarit. Sot dua ti lutem qiellit të mos zemërohet nga skenat e kujtesës në tokë.

 Pikërisht në ditën e njëzetetetë Mars disa frymëmarrje u këputën. Rrotat e hekurta të tankeve serb shfrynë mllefin e zi rrugëve të Deçanit për të shtypur demonstratën e zemrave liridashëse kosovare.

Ismet o djalë, o bir, o martir, o dëshmor!

Plumbat e zinj ndalen orët e jetës tënde. Pranvera e Marsit veshi fustanin e zi. Vesa e mëngjeseve u bë e kripur. Zemrat e të dashurve të tu vajtuan me britma dhimbjesh, spërkatjen e tokës me gjakun tënd. Zëri yt heshti në thirrjen për liri.

Oh liri e larë me gjakun e jetëve njerëzore. Liri që qëndron e mbledhur brenda grushteve të cilat tunden në ajër dhe zanoreve në fytet rinore.

 Liri fjalë me konture të lulëkuqeve që i qëndrojnë përjetësisht kohës, fjalë me veshjen e argjend të hënës , fjalë e thirrur shumë herë si dallgët blu të detit që shkumëzohen në breg.

Ismet o djalë, o bir, o martir, o dëshmor!

Ju ecët në rrugët e Decanit të kapur dorë për dore të bëre gardh ndaj errësirës serbe , për të dhënë dritën e jetës tuaj mëmëdheut , me zemrën e mbushur plot e për përplot dashuri për Kosovën heroike.
Sytë tuaj shikonin hartën e Kosovës së lirë, në buzëqeshjen tuaj shkruhej e ardhmja , në zemrat tuaja çelnin trëndafilat e lirisë.

Ismet o djalë, o bir, o martir, o dëshmor!

Parafytyroje të ardhmen pa hijet serbe, parafytyroje lirinë e mësimit dhe gjuhës shqipe, një nga gjuhët më të lashta të botës, më e ëmbël ligjëruar nga fiset dardane.

Parafytyroje valëvitjen e flamurit shqiptar në flladitjen e stinëve. Ti parafytyroje si mund të puthje një copëz flamuri e të ndjeje shijen e lirisë.

 Ti parafytyroje si mund të ndihet zemra e lirë në vendin e shqiponjave. Ti parafytyroje të qeshurat e lumtura të fëmijëve dhe paqen e ëndërruar.

Ismet o djalë, martir,o dëshmor!

Ti je një yll i përjetshëm. Në heshtjen e kuqëlimit tënd , në paqen e misterit tënd nga sytë e qiellit ti sheh lirinë.

Por ah sikur kjo liri frytdhënëse të ishte e shoqëruar me buzëqeshjet dhe fjalët e sinqerta të ishte një liri e butë, e ëmbël dhe jo e egër, e varfër....

 Në dritën e yllit tënd të pavdekshëm emri yt do përkujtohet brezave për tu nderuar gjithmonë si Ismeti liridashës.

 Ngjyra e kuqe e yllit tënd dhe yjeve të tjerë që ranë për liri ndriçon Kosovën heroike. Lavdi veprës tuaj!


(Vjollca Tiku Pasku lindur ne Fier 1969. Mbaroi gjimnazin dhe vijoi per teknologji ushqimore. Aktivitetin letrar e ka filluar qe ne bangat e shkolles , panvaresisht se botimi i pare letrar "Fizarmonika e ndjenjave" i perket vitit 2013.Tre libra te tjere presin driten e  botimit ne  poezi dhe proze. Eshte  bashkeautore ne disa libra, dhe fituese e  cmimit te lexuesit  ne gazeten Telegraf.Jeton dhe vepron në  Fier).

SHQIPONJAT E MARSIT KU E KANË FOLENË( Kushtuar Ismet Qorrajt e trimave të Lirisë)


Fran Ukcama



Fran Ukcama


SHQIPONJAT E MARSIT KU E KANË FOLENË


( Kushtuar Ismet Qorrajt e trimave të Lirisë )

Kombi mbi krahnuar ka varë medaljonet,
Shekujsh janë shkruar me flakë e me gjak,
Sot po shungullojnë e nuk prajnë heronjtë,
Ata kanë folenë mbi flamur kombëtar..

Marsi i egërsuar, erdhi me duhamë,
Lulet pse nuk dolën, pse prani bilbili,
28 dita, motit 1989,
Kosova në kambë, për liri shpirti !

 Shpirti i lirisë, Kosova vullkan,
N`ball të armikut, me zjarr e me hekur,
Kala u banë zëmrat, kushtrim mbi Deçan,
Trimat shkruan legjënda, trëndafila të qeshur.

Yjet u ngritën në cikole qiellit,
Heronjtë qëndruan  nuk e njohën frikën,
Me shqiponja ngjitun  n`qerpik të diellit,
Nderin e Kombit, oh sa lart ngritën..

Ismet Qorraj i pari,  me duhi dragoni,
Trimat përbetuar si luaj rreth  tij,
Agim Kukleci, Sali Hadërgjonaj,
Mujë Mehmetaj, qe,  kreshniku i ri..

Trimat e Deçanit simbole atdhetari
Za i lshuan vatanit, kushtrim për qëndresë,
Afrim Bytyçi e Muhamet Kabashi,
Arbanës, të lindur , lidhun besa me besë!

Si dallgët e Drinit, ardhur mbas furtunës,
U lshuan armikut dy burra të Zhurit,
Xhylbehar, Hajri, Xhymshit Badallaj , fisi i pushkës
Nana i pat lindur, shqiponja maje gurit..

Kthehu Kosovë udhënajës, në kujtesës historike,
Pa mblidhi shqiponjat n`fushë, kodër e mal,
Trimat që vunë shpirtin në Piedestal lavdie,
Qielli i mban në krye, Kombi n` sy i ka !!

Po e lypi liria , liria kur ka grahmë,
Kosova e Shqipëria po t` qesin kushtrim,
Heronjtë e Marsit prapë ngrihen në kambë,
Vorri i tyre asht, asht te shpirti ynë !








Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...