Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/20

Sindroma e syrit të tharë – a e dini pse duhet të kemi mjaft lotë?

Thatësia, të skuqurit, ndjenja e trupit të huaj, të kruarit dhe ‘rëra’ në sy, djegia, therja dhe ‘lodhja’ e syve na është bërë pothuajse përditshmëri e pashmangshme, por ndoshta është fjala për sindromën e syrit të tharë.

Syri i thatë është çrregullim i filmit të lotëve për shkak të mungesës apo avullimit të lotëve, që shkakton dëmtimin e sipërfaqes ndërmjet qepallave dhe pakënaqësi. Filmi i lotëve në shtresë të hollë e mbulon kornenë dhe pjesën e brendshme që qepallave, duke penguar tharjen e syrit, dhe njëkohësisht e ‘lubrifikon’ (lyen), mbron e pastron. Në qoftë se syri nuk lagët mjaftueshëm, thahet epiteli (shtresa sipërfaqësore) e kornesë, gjë që shkakton dëmtimin e qelizave, krijimin e ‘ishujve’ të thatë dhe shfaqjen e simptomave të përmendura.

Ndër simptomat e syrit të tharë është edhe ndjeshmëria në dritë dhe e ashtuquajtura ngushtim paradoksal kur syri, ndonëse i thatë, loton tej mase për shkak të baraspeshës së prishur të filmit të lotëve. Kjo, për shembull, ndodh në erë dhe të ftohtë apo gjatë qëndrimit në hapësira me ajër të thatë e të papastër.
syri
Pushoni sytë

Rreziku nga syri i tharë shtohet me moshë (75 për qind të njerëzve mbi 65 vjeç vuan nga sindroma e syrit të thatë) dhe sëmundjeve tjera (artriti reumatoid, diabeti, sëmundjet e gjëndrës tiroide…). Syrin e tharë më së shpeshti e kanë gratë për shkak të ndryshimeve hormonale (shtatzënia, dhënia gji, menstruacionet, menopauza) dhe personat që mbajnë lente kontakti.
Sindroma e syrit të thatë shfaqet tek njerëzit, të cilët përditë punojnë në kompjuter apo që për shkak të arsyeve të ndryshme duhet të ‘koncentrohen’ me shikim, p.sh., gjatë vozitjes. Për shkak të shtimit të koncentrimit më rrallë rrahim me çerpikë, kështu që sytë thahet më shumë.
Kur në kompjuter e përcjellin tekstin i cili nuk rri në një vend, gjithmonë duhet ta mprehim pamjen. Me rastin e leximit të tekstit që rri në një vend (gazeta, libri) na duhen 9 sekonda për të arritur deri në fund të rreshtit dhe rrahim me çerpikë, kurse duke shikuar tekstin i cili nuk është në qetësi provojmë që sa më gjatë t’i mbajmë sytë hapur dhe rrahim çepallat vetë çdo 16 apo 20 sekonda. E, që filmi i lotëve ta lagë kornenë dhe çerpikët t’i mbledhin trupat e huaj, duhet rrahur me çerpikë çdo 10 deri 12 sekonda.

Treptini më shpesh

* Më së miri është të vizitoheni te oftamologu, i cili nëpërmjet testeve të veçanta do të konstatojë se a po laget pak syri, ndërsa tharja mund të zvogëlohet me preparate në formë pikash (të ashtuquajturit lot artificialë) apo xhelësh. Është shumë me rëndësi edhe zgjedhja e duhur e syzave, në mënyrë që sytë të lodhen sa më pak.
* Gjatë shikimit të gjatë në kompjuter apo televizor, apo gjatë kohës së vozitjes së gjatë, provoni të kujtoheni të rrihni më shpesh me çerpikë, sipas mundësisë disa herë në vazhdimësi në mënyrë që të ripërtërihet filmi i lotëve.
* Po punuat me kompjuter, çdo gjysmë ore bëjeni një ndalesë të shkurtër ashtu që për pak kohë t’i mbyllni sytë apo të shikoni në drejtim tjetër.
* Shmangiuni hapësira me ajër të thatë e të tymosur. Jashtë mbroni sytë me syze dielli dhe shmangjuni rrymimit të fortë të erës.
*Pini mjaft ujë – kështu që nga brenda do t’i lagni mjaftueshëm sytë.

Kjo enigmë po i huton të gjithë. A keni zgjidhje?

Gjëegjëza


Në katin përdhes ndodhen tre ndërprerës identikë. Një prej tyre kontrollon poçin në tavan. Gjëegjëza është të gjesh se cili ndërprerës kontrollon poçin.

Rregullat janë si në vazhdim. Ju mund të manipuloni me ndërprerësit sa herë të doni por ju lejohet vetëm një udhëtim për në tavan. Si do ta gjeni?

Për ta qartësuar: Kur jeni në katin përdhes nuk mund të shihni asgjë në tavan, apo dritë që reflektohet na tavani. Me të shkuar në tavan, nuk mund të ktheheni te ndërprerësit.
Tre nderpreresit
Tre nderpreresit

Zgjidhja qëndron te fakti se kjo gjëegjëzë nuk është një problem nga logjika por nga fizika. Problemi ekziston në botën reale. Duhet të mendoni se çfarë ndodh kur e ndizni një poç. Po, ai bën dritë, por poçi gjithashtu bëhet i nxehtë dhe është pikërisht ky informacion shtesë që do të ju çojë te zgjidhja.
ZGJIDHJA: Ndizni ndërprerësit 1 dhe 2, prisni një minutë dhe fikni ndërprerësin 2.
Shkoni në tavan. Nëse poçi është i ndezur atëherë zgjidhja është ndërprerësi i parë. Nëse poçi është i fikur dhe i nxehtë atëherë është ndërprerësi i dytë. Nëse poçi është i fikur dhe i ftohtë, atëherë është ndërprerësi i tretë.
Për më tepër, shikoni videon e mëposhtme:

Sa gjatë agjërojnë për Ramazan muslimanët përreth botës? (INFOGRAFIK)

Ramazani


Muaji i shenjtë i agjërimit është një sfidë për të gjithë ata që e mbajnë Ramazanin, por disa muslimanë e kanë më vështirë se tjerët.
Njerëzit që agjërojnë zgjohen para namazit të Sabahut, për të ngrënë vaktin që do t’i mbajë për të gjithë ditën. Ata abstenojnë nga të gjitha ushqimet dhe pijet gjatë ditës, duke e prishur agjërimin me të përënduar të diellit dhe me thirrjen e namazit të Akshamit.
Twitteri e ka bërë më të lehtë gjetjen e kohëve të fillimit dhe mbarimit të agjërimit për çdo ditë, që ndryshojnë varësisht nga data dhe vendndodhja gjeografike.

 Nëse i cicëroni përdoruesit@AlArabiya https://twitter.com/AlArabiya me hashtagun #iftar dhe hashtagun e qytetit tuaj, ju do të merrni një përgjigje me kohën e iftarit.
Dritarja.net ka përkthyer një infografik të krijuar nga Huffington Post, i cili tregon se sa gjatë do të zgjatë agjërimi në qytete përreth botës, duke e llogaritur kohën ndërmjet Sabahut dhe Akshamit në ditën e parë të Agjërimit. Shihni më poshtë:



Ramazani

Çfarë kanë nxjerrë nga veshka e një njeriu

Mbi 420 gurë të vegjël janë nxjerrë nga veshka e një burri 55-vjeçar. Mjekët mendojnë se shkak i numrit aq të madh të gurëve është konsumimi i sasisë së madhe të proteinave.
Gur në veshka
Pas dy orësh, sa ka zgjatur operacioni, nga veshka e 55-vjeçari He Dong, janë nxjerrë rreth 420 gurë të vegjël.
Mjekët mendojnë se shkak i kësaj ka qenë sasia e madhe e proteinave, prej të cilave përbëhet ushqimi i tij, përkatësisht dieta.
Gurët në veshka
Gurët e nxjerrur nga veshka e He Dong
Gurë në veshka
Gurë tjerë të nxjerrur nga veshka e He Dong
Pacijenti nga Jinhua ka pranuar se çdo ditë ka hëngër një lloj tofuje, i cili përmban koncentrim të lartë të kalcium-sulfatit. Proodhimet nga soja krijojnë një proble, me të cilin është ballafaquar ky kinez 55-vjeçar, sepse teprica e kalciumit nuk mund të tajohet nga trupi pa futjen e sasisë së mjaftueshme të ujit në organizë

Shkenca pas orientimeve seksuale

Njerëzit që janë të tërhequr nga njerëz të tjerë të gjinisë së njejtë e formojnë orientimin e tyre para se të lindin. Kjo nuk është një zgjidhje. Dhe provat shkencore e demonstrojnë se as prindërit e tyre nuk janë përgjegjës për këtë gjë.

Kromozomet X dhe Y
Hulumtime që vërtetojnë se ka prova biologjike për orientimin seksual të njeriut janë bërë që nga vitet e 1980-ta. Lidhjet janë theksuar më tej nga hulumtime të reja shkencore, transmeton Dritarja.net.
Në 2014, hulumtuesit konfirmuan lidhjen mes orientimit homoseksual te meshkujt dhe njëregjioni specifik kromozomal. Kjo gjetje ishte e ngjashme me zbulime të botuara në vitet e 1990-ta, që, në kohën e tyre, prezantuan idenë se një “gjen gej” duhet medoemos të ekzistojë. Por ky argument kurrë nuk është arsyetuar, pavarëisht nga fakti se studimet kanë dëshmuar se homoseksualiteti është një tipar i trashëgueshëm.
Provat sugjerojnë se ekziston një bashkëveprim kompleks mes gjeneve dhe ambientit, elemente këto që janë përgjegjëse për natyrën trashëguese të orientimit seksual.
Këto gjetje janë pjesë të një raporti të lëshuar nga Akademia e Shkencës e Afrikës së Jugut. Raporti është rezultat i punës së kryer nga një panel i formuar në vitin 2014 me qëllim vlerësimin e të gjitha hulumtimeve të bëra 50 viteve të fundit në temën e orientimit seksual.
Ky vlerësim u bë në një kohë kur në Afrikë numri i ligjeve që diskriminojnë personat që janë të tërhequr nga të tjerët të së njëjtës gjini është në rritje e sipër. Puna u krye në bashkëpunim me Akadaminë Ugandiane të Shkencës.
Hulumtimet ekzistuese
Akademia shqyrtoi disa studime shkencore me fusha fokusi të ndryshme që kishin ardhur në përfundime të njëjta. Këto përfshijnë studime mbi familjet dhe binjakët. Studimet kanë treguar se homoseksualiteti ka një komponent trashëgimor si dhe një komponent mjedisor.
Studimet e familjeve kanë treguar se meshkujt homoseksualë kanë më shumë vëllezër më të moshuar sesa meshkujt heteroseksualë. Meshkujt homoseksualë gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë vëllezër që janë gjithashtu homoseksualë. Ngjashëm, studimet e familjeve kanë dëshmuar se gratë lezbike kanë më shumë motra lezbike sesa gratë heteroseksuale.
Studimet mbi binjakët identikë janë të rëndësishme sepse binjakët identikë trashëgojnë të njëjtat gjene. Kjo mund të hedhë dritë mbi një shkak të mundshëm gjenetik. Studimet mbi binjakët kanë vërtetuar se homoseksualiteti është më i përhapur te binjakët identikë (monozigotikë) sesa te binjakët jo-identikë (dizigotikë). Kjo dëshmon se homoseksualiteti mund të trashëgohet.
Megjithatë, shkalla e trashëgimisë mes binjakëve ishte më e ulët se që pritej. Këto gjetje i kontribuojnë nocionit se edhe pse homoseksualiteti mund të trashëgohet, kjo nuk ndodh sipas rregullave të gjenetikës klasike. Përkundrazi, ndodh përmes një procedure tjetër, e njohur siepigjenetika.
Epigjenetika, sipas të gjitha gjasave, një faktor i rëndësishëm
Epigjenetika ka të bëjë me ndikimin e faktorëve mjedisorë në gjene, ose në mitër ose pas lindjes. Fusha e epigjenetikës është zhvilluar pas zbulimit të metodave të reja për identifikimin e mekanizmave molekularë (epishenjave) që ndërmjetësojnë efektin e mjedisit në pasqyrimin e gjeneve.
Epishenjat zakonisht fshihen nga gjenerata në gjeneratë. Por në situata të caktuara, ato mund të kalohen te gjenerata e ardhshme.
Normalisht, të gjitha femrat kanë dy kromozome-X, njëri prej të cilëve është joaktiv apo “i fikur” në mënyrë të rastësishme. Hulumtuesit kanë vrojtuar se te disa nëna që kanë djem homoseksualë paraqitet një “shtrembërim” ekstrem i çaktivizimit të këtyre kromozomeve X. Te këto nëna, procesi nuk është më i rastësishëm dhe i çaktivizuar është i njëjti kromozom X.
Kjo sugjeron se një regjion në kromozomin X mund te jetë i përfshirë në përcaktimin e orientimit seksuale. Hipoteza epigjenetike sugjeron se njerëzit homoseksualë e formojnë një predispozicion ndaj këtij orientimi pasi kanë trashëguar këto epishenja gjeneratë pas gjenerate.
Faktorët mjedisorë të jashtëm si drogat mjekësorë, kimikatet, komponimet toksike, pesticidet si dhe substancat si plastifikuesit gjithashtu mund të kenë ndikim në ADN duke krijuar epishenja.
Këta faktorë mjedisorë mund gjithashtu të shkaktojnë ndryshime në sistemin hormonal të grave shtatzëna. Kjo ka efekt në nivelet e hormoneve të seksit në fetusin që është në zhvillim e sipër dhe mund të ndikojë në aktivitetin e këtyre hormoneve.
Studimet e ardhshme do të përcaktojnë nëse këta faktorë mund të kenë ndikim direkt në zona të trurit në zhvillim e sipër që lidhen me formësimin e orientimit seksual.
Këndvështrimi evolucionar
Prej një perspektive evolucionare, marrëdhëniet mes të njëjtit seks thuhen të përbëjnë një “paradoks Darvinian” sepse ato nuk kontribuojnë në riprodhim. Ky argument parashtron se meqenëse marrëdhëniet mes të njëjtit seks nuk kontribuojnë në vazhdimësinë e llojit, ato do të zhdukeshin përmes seleksionimit natyror.
Sikur ky sugjerim të ishte i saktë, numri i gjallesave me orientim seksual ndaj gjinisë së njëjtë do të zvogëlohej deri në zhdukje. Megjithatë, orientimet jo-heteroseksuale janë vazhdimisht të përhapura te shumica e popullsive njerëzore si dhe në mbretërinë e kafshëve.
Gjithashtu, duket të ketë faktorë kompenzues në atë që njihet si “hipoteza e seleksionimit balancues”, që merr në llogari riprodhimin dhe mbijetesën e llojeve. Në këtë kontekst, është demonstruar se të afërmit femra të meshkujve homoseksualë kanë mesatarisht më shumë fëmijë sesa femrat që nuk kanë të afërm homoseksualë.
Studimet e ardhshme
Akademia zbuloi se një mori studimesh shkencore kanë dëshmuar se orientimi seksual është i përcaktuar biologjikisht. Nuk ka një gjen apo faktor mjedisor të vetëm që është përgjegjës për këtë gjë — në fakt, është një grup i bashkëveprimeve komplekse mes të dyve që përcakton atë.
Sidoqoftë, prova të reja po i drejtojnë hulumtuesit te një regjion i caktuar i kromozomit X, dhe mundësisht te një regjion të një kromozomi tjetër.
Identifikimi i këtyre regjioneve kromozomale nuk nënkupton se homoseksualiteti është një çrregullim — as nuk nënkupton se në gjenet e këtij regjioni ndodhin mutacione që ende nuk janë identifikuar. Përkrundazi, për herë të parë, sugjeron se ekziston një regjion specifik në një kromozom që përcakton orientimin seksual
Edhe pse hulumtimet ende nuk kanë gjetur se si veprojnë mekanizmat precizë që përcaktojnë orientimin seksual — që mund të jetë heteroseksual, homoseksual, biseksual apo aseksual — përgjigjet sipas të gjitha gjasave do të vijnë nga hulumtimet e ardhshme. Këto gjetje do të jenë të rëndësishme për fushën e gjenetikës si dhe, më së rëndësishmi, për ata që janë të tërhequr nga të tjerët të së njëjtës gjini dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Zbulohet njeriu i lashtë, i cili e ndryshon pamjen e evolucionit

Homo



Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka zbuluar një lloj të ri, deri tash të panjohur, të afërm të njeriut të quajtur Homo naledi, i cili ka qenë i gjatë rreth 1,5 metra, ka peshuar më pak se 50 kg dhe trurin e ka pasur të madhësisë së gorillës

Gjatë gërmimeve në Republikën e Afrikës Jugore në vitet 2013 e 2014 janë gjetur rreth 1.550 mbetjesh fosile të pjesëve të skeleteve të së paku 15 individëve, si të fëmijëve, ashtu edhe të rriturish e pleqve.

Vendzbulimi, një shpellë e thellë e njohur si Rising star, rreth 50 km në veriperëndim të Johanesburgut, është cak i popullarizuar i speleologëve qysh nga vitet 1960. Por, zbulimi kyç ka ndodhur vetëm para pak vitesh, kur shpellarët Steven Tucker e Rick Hunter, duke hulumtuar disa kalime më të thella dhe hapësira në Rising Star, kanë hasur në grumbuj eshtrash. Fakti se eshtrat janë vendosur në një vend, tregon për mundësinë që ky paraardhës i njerëzve ka praktikuar varrimin ritual.
Ekspertët konsiderojnë se zbulimi i ri, i prezantuar në revistën eLife, do të ndryshojë të kuptuarit e paraardhësve të njeriut. Siç tregon emri Homo, qenia e lashtë i ka takuar të njëjtit grup si edhe njeriu bashkëkohor. Emrin naledi e ka marrë sipas shpellës, sepse kjo fjalë në gjuhën sesoto do të thotë yll.
Vjetërsia e gjetjes është vlerësuar në 2,5 e 3 milionë vite, që do të thotë se ka qenë njëri më të vjetërve i gjinisë sonë, të cilës i përkasin edhe llojet si Homo habilis e Homo erectus. Fosilet janë datuar dy herë, por vjetërsia përfundimtare do të përcaktohet vetëm më vonë.

Sipas prijësit të studimit, dr. Lee Berger, antropolog nga Universiteti Witwatersrand, naledin nuk duhet konsideruar si karikë e cila mungon, por më parë urë lidhëse ndërmjet primatëve primitivë dykëmbësh dhe njerëzve.

Berger përndryshe është njëri prej antropologëve të rrallë, i cili tash me vite beson se Afrika Jugore mund të jetë atdhe i paraardhësve më të hershëm të trungut evolutiv njerëzor. Shumica e hulumtimeve të tjera të tij janë bërë në pjesët veriore të kontinentit në Keni e Etiopi, kur është gjetur edhe Lucy e famshme.

Pjesëmarrësit e hulumtimit konsiderojnë se gjetja është shumë interesante edhe për shkak se përputhet ndër zbulimet e reja anembanë botës, të cilat gjithnjë e më qartë tregojnë se natyra ka eksperimentuar me zgjidhje të ndryshme të shumta, prej të cilave përfundimisht ka dominuar vetëm një – njeriu bashkëkohor.

Homo naledi është dukshëm më ndryshe nga hominidët tjerë primitivë të gjetur deri më tash në Afrikë. Disa eshtra i ka më primitivë se australopitecinët, të cilët konsiderohen paraardhës të lashtë të njeriut. Nga njëra anë ka pasur krahë dhe komblik primitiv dhe tru të vogël, me vëllim më të vogël se 560 cm3, dukshëm më të vogël se H. erectusi, i cili e ka pasur rreth 900 cm3. Nga ana tjetër, ka pasur formë mjaft të avancuar të kafkës, si dhe eshtrat e gishtave dhe nyjet e duarve. Ka pasur këmbë të gjata dhe shputa e femur gati bashkëkohor, kështu që skeleti shumë ngjan me skeletin e fëmijës. Pjesa e epërme e strukturës së skeletit më shumë ngjan me të majmunit se me të njeriut dhe anasjelltas

John Nash disa ditë para vdekjes i ka thënë se ka zbuluar zëvendësimin për formulën e Einsteinit të teorisë së relativitetit.




Miku i tij, matematikani i pranuar Cardic Villani ka deklaruar se Nash disa ditë para vdekjes i ka thënë se ka zbuluar zëvendësimin për formulën e Einsteinit të teorisë së relativitetit.
Xhon Nesh
Matematikani i famshëm dhe fitues i Çmimit Nobel John Nash, beteja e të cilit me shizofreinë është shfaqur në filmin e njohur holivudian ‘A Beautiful Mind’ (Mendja e bukur), në të cilin e aktronte Russel Crowe, ka zbuluar se është në prag të një zbulimi vetëm disa ditë para vdekjes tragjike në aksident komunikacioni.

John Nash  në moshën 86-vjeçare e ka pësuar me bashkëshorten e tij Alicia (82) në taksi nga aeroporti me rastin e kthimit nga Norvegjia. Miku i tij, matematikani i pranuar Cardic Villani ka deklaruar se Nash disa ditë para kësaj i ka thënë se ka zbuluar zëvendësimin për formulën e Einsteinit të teorisë së relativitetit.

Vilanni ka deklaruar për The Times se Nash ia ka sqaruar zbulimin e tij, për të cilin konsideronte se do të ndihmojë në shpjegimin e gravitetit kuantik. Teoria e relativitetit e Einsteinit shpjegon se gravitacioni është pasojë e lakueshmërisë së hapësirës e kohës

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...