Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/29

Skifter Këlliçi - Murinjos së “Çelsit” i ka humbur…çelësi!

u3_u3_Skifter_KelliciA
-Fejton-
Rrëfejnë se këtu e një shekull më parë këtu në Boston, ku jetoj prej 16 vjetësh, një bos punësoi në argjendarinë e tij të madhe dhe luksoze një nga menaxherët më në zë, sepse me menaxherin e mëparshëm punët nuk po i vinim mbroth. Dhe, si thonë fjalës, e mbuloi me florinj. Sefte, menaxheri ndërroi më shumë se gjysmën e argjendarëve me të tjerë që ishin nga të të sprovuarit në Amerikë dhe pastaj të tërë i bëri zap. Tanimë punët, zunë të shkonin bukur mirë, por, ngaqë menaxheri ishte disi i vrazhdë e mendjemadh, krijoi ca pakënaqësi te argjendarët e vet, të rrahur në këtë zanat me vaj e me uthull.
Dhe ja një ditë ndodhi e papritura. Menaxheri në fjalë humbi çelësin e magazinës ku ruheshin xhevahiret që punonin argjendarët. Dhe, meqë edhe çelësin e parë e kishte humbur në një kafene, ku u mburrej miqve se ishte më i miri menaxher kudo në faqe të rruzullit tokësor, argjendarët mbetën pa punë. U nxeh atëbotë bosi dhe i dha ultimatum që, po të mos e gjendte çelësin për dy ditë, do ta flakte si limon të shtrydhur në mes të katër udhëve… Bash këtë menaexher të zot, por shumë hundëpërpjetë!…
Kështu duket po ndodh edhe me Murinjon, trajnerin famëmadh të ”Çelsit”, të mbiquajtur “Special One”, pra në gjuhën tonë – “specialisti njësh”. Edhe atij, sipas shtypit, të huaj, bosi i madh, multimiliarderi rus, Abramoviç, i ka dhënë ultimatumin se, në rast se deri të shtunën, nuk arrin të gjunjëzojë në stadiumin “Stemford Brixh” të Londrës, para tifozëve të vet “Liverpulin”, atëherë ka për t’i larë duart njëherë e mirë me të. Sidomos pasi të martën, “Çelsi” doli kokulur nga fusha e “Stok Sitit”, i mundur pas shtesës së lojës me 11- metërsha, (5-4), një nga të cilët për stokasit e shënoi edhe Shaqiri me gjak kosovar. Për më tepër, duke luajtur në shtesën prej 30 minutash me 10 lojtarë kundër 11-ëve të dunave të Murinjos, të mënjanuar kështu edhe nga Kupa e Anglisë.
11 pikë pas 10 javësh të kampionatit anglez, ka grumbulluar “Çelsi”, kur “Mançester Siti” dhe “Arsenali” që ndodhen në krye të renditjes, kanë rrumbullak nga 22 pikë. Katër humbje në kampionat, me “ManÇester Sitin” 0-3, “Kristal Palasin” 1-2, “Sauthhemtonin” 1-3, këto të dyja mu në Londër, ku Murinjo s’kishte njohur shijen e humbjes, dhe këtë të diel me “Uest Hemin” 1-3… Shtojini këtyre dështimeve të “Çelsit” edhe të martën humbjen në finalen e kupës “Komjuniti Shild” të “Çelsit”, si kampion i Anglisë, me “Arsenalin”, fitues i Kupës (0-1) dhe humbjen tjetër për Ligën e Kampioneve me “Sportingun” e Lisbonës (1-2), del se bilanci i Murinjos këtë sezon është me të vërtetë për të qarë me kuje “Oji, oji, vaj medet se ç’na gjet!”.
2DDAD1C500000578-0-image-a-18_1446028849367
Pra, mund të themi me plot gojë që “Çelsi” i multimiliarderi të madh rus, Abramoviç, i ka thënë lamtumirën titullit kampion dhe me këtë gjendje në të cilën është bitisur, nuk dihet si do t’i venë punët edhe në Ligën e Kampioneve, ku jo më fitorja, ose arritja në finale, por edhe në gjysmëfinalja mund të ishte një dritë ngushëllimtare për të tejshkuar këtë tunel kaq të gjatë dhe kaq të zymtë, para të cilit ndodhet Murinjo me skuadrën e tij zulmëmadhe.
Mirëpo nuk thotë kot populli “që kur të vjen e keqja, hapi derën”. Aq më shumë që kjo e keqe, siç e di fort mirë edhe hallku sportdashës anekënd planetit tonë, nuk është vetëm një, por disa.
Nuk po ndalem në 21 pezullimet e Murinjos nga që nga viti 2006 për sjellje harbutërore në fushë pas zënkave me gjyqtarët, mos o Zot, jo me grushta, por me fjalë, për të cilat është gjobitur me as më shumë dhe as më pak, por me 800 mijë euro dhe që për të cilat u cilësua këto ditë me fjalët: ”Murinjo njollos imazhin e Ligës së Futbollit”, të shqiptuara nga Kit Haket, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve Anglezë. Nuk po ndalem gjatë në zënkën pas ndeshjes “Real”-“Barcelona” në stadiumin Bernabeu vite të shkuara, kur këtë radhë nuk përdori grushta, por vetëm një gisht, por që ama që ia nguli pa teklif nga pas mu në sy zëvendës trajnerit kundërshtar, Vilanova, gjest që u pa dhe u përfol keqas nga qindra e qindra milionë shikues nga një cep, në cepin tjetër të rruzullit tokësor.
Nuk po ndalem as në grindjet e vazhdueshme dhe me trajnerët, sidomos me Vengerin fisnik,trajner i “Arsenalit”, të cilin e ka qesëndisur kur ka mundur dhe si ka mundur.
Meqë përmenda Vengerin, nuk po ndalem as në humbjen e “Çelsit” ndaj “Arsenalit” më 2 gusht për kupën Komjuniti Shild, që përmenda më sipër, kur medaljen e argjendtë, që iu dha nga drejtuesit e Federatës Angleze të Futbolli në tribunën qendrore të stadiumit “Uembli” të Londrës, ku u zhvillua ndeshja, ua flaku me neveri tifozëve kundërshtarë…
Por, gjithsesi, e gjej të arsyeshme të ndalem në minutat e fundit të ndeshjes “Çelsi”- “Suonsi”, të luajtur më 8 gusht të këtij viti, kur futbollisti Hazard, i dëmtuar, u detyrua të ulej në fushën e lojës.
Besoj se shumë nga sportdashësit që e kanë ndjekur këtë ndeshje nga ekranet e televizorëve, mbase ndërmendin se Eva Karneiro, doktoresha e “Çelsit”, vrapi menjëherë për t’i ardhur në ndihmë futbollistit të dëmtuar, i cili për pak çaste u detyrua të qëndronte jashtë fushës.
Atë çast Murinjo brofi nga stoli dhe ndonëse fjalët e tij nuk u dëgjuan, kuptohej se ai me gjeste të një njeriu të çakërdisur po i drejtohej doktoreshës bukuroshe, aq të dashur nga tifozët blu dhe publiku i gjerë.
Carneiro_1_3402381a













Murinjo nuk u mjaftua me kaq, por edhe kur doktoreshë Eva doli nga fusha, ai vazhdoi të vështronte vëngërthi dhe ta mbulonte me qortime. Përse? Sepse ajo sipas tij e tij, pasi një futbollist i “Çelsit” ishte dëbuar nga loja, po mbetej kështu më 9 lojtarë në fushë? Harronte i gjori se doktoresha u fut atje vetëm pas rekomandimit të gjyqtarit të ndeshjes.
Kaq i madh ishte zemërimi i Murinjos, që, kush e di, në ato çaste mbase e përfytyronte veten si Akili që kur pa mikun e tij, Patroklin, të vrarë trojanët, për hakmarrje ai vrau Hektorin dhe kufomën e tij e tërhoqi zvarrë, sa vendosi që ta pezullonte të mirakandshmen Eva. Nuk ngjalli kështu veçse habinë dhe indinjatën e opinionit sportiv, të shoqatave të grave dhe të drejtuesve të Federatës Angleze të Futbollit për seksizëm, pra përçmim dhe përbuzje ndaj seksit femëror.
Çuditërisht bosi i “Çelsit”, Abramovixc, nuk e pa të arsyeshme t’i dilte në mbrojtje doktoreshës Eva Karneiro, e cila më 22 shtator deklaroi se largohej një herë e përgjithmonë nga kjo skuadër. Siç dukej, që të mos trazonte ujërat që vorbullonin mërishëm poshtë rrogozit…
Nuk jam supersticioz, por, siç u shkrua atëherë gjerë e gjatë rreth këtij skandali, që nga ajo ditë Murinjon zunë dhe e ndoqën ndoqën pas prapësitë që përmenda më sipër.
Dhe tani pritet të mos ndodhë më e keqja, që varet në fije të perit nga përfundimi i ndeshjes së të shtunës në stadiumin ”Stramford Brixh” të Londrës me Liverpulin. Ndeshje “e qederosur”, po të kemi parasysh se të kuqtë liverpulas, të prirë prej tri javësh nga Klopi, ish-trajner i Borusias së Dortmundit, kanë futur në arkivin e tyre vetëm tri barazime në tri ndeshje. Dhe, duke e ditur se ndodhen para një “bishe të plagosur”, do të mësyjnë që ta godasin në ballë e ta vidhosin për tokë, ashtu si toreadorët vidhosin demat në garat e korridave.
“Mirë që na ngordhi gomari, por tani nuk na lenë rehat as mizat!?”,- thotë një fjalë e urtë popullore. Dhe në këta rast janë gazetarët ata që nuk po e lënë rehat Murinjon. Kësisoj i kanë përgatitur “nekrologjinë” skuadrës së tij dhe atij vetë. Bash si gazetar Vurkoja i komedisë së njohur “Pas vdekjes” të Çajupit tonë, që para se të linin këtë botë u bënte nekrologji njerëzve me nam, midis të cilëve edhe mësonjëses Lulushe, aq të lezetshme, për të cilën i dridhej zemra, dhe mjekut Adhamut, i shëmtuar, që këshillonte se nëse të dhëmb një sy, kërre tjetrin që të shërohesh(!?)
Shumë syresh e mbiquajnë Murinjon jo “special njësh”, por “antipatik njësh”, dhe e cilësojnë jo vetëm arrogant, pa tertip, e namuz, por edhe mendjemadh. Dhe në këtë pikë, të kam rixhanë, kanë edhe më shumë hak. Po si mundet që ai në konferencën e shtypit pas humbjes me “Sauthhemptonin”, ( 1-3) të thoshte për veten e tij: ”Mua le të më shkarkojnë, por duhet ta dinë se shkarkojnë trajnerin më të mirë që ka pasur ndonjëherë “Çelsi?!”
Nuk dua të zgjatem për të rrahur e shoshitur këtë thënie kaq bajate, por dua të kujtoj shkurt ato që kam shtjelluar në një shkrim të gjatë, botuar kohë më parë në faqet e kësaj gazete, me titull: ”Fitojnë trajnerët apo skuadrat?”, ku jam ndalur dhe të bëmat e Murinjos. Për mendimin tim, ai është dhe mbetet trajner që ka pasur sukses vetëm me lojtarë të huaj që i ka blerë me qindra milionat e eurove të presidentëve padronë të tij, Abramoviçit të “Çelsit”, Moratit të “Interit” dhe Perezit të “Real” Madridit. Pa ta ai mbetet trajner i zakonshëm, madje që me “Çelsin” nuk ka arritur deri tani të fitojë Ligën e Kampionëve, si modesti italian di Mateo më 2012 ose izraeliti Grant që e çoi këtë skuadër më 2008 deri në finale të kësaj kupe.
Edhe sikur të shkarkohet nga ”Çelsi” dhe të shkojë, siç përflitet te skuadra franceze PSG, te “Monako”, ose të rikthehet te “Interi”, Murinjo këtë do të kërkojë nga presidentët e tyre: Para, shumë, shumë para, për të blerë lojtarë nga më të mirët në botë. Rrugë tjetër nuk ka për të.
Në mbyllje të kthehemi te historia e menaxherit të asaj argjendarie në Boston, këtu e një shekull e kusur më parë, që u kërcënua nga pronari se po të mos e gjendte atë…çelësin, ai do ta flakte si limon të shtrydhur…. Menaxheri hundëpërjetë bëri, ç’bëri dhe e gjeti çelësin me të cilin hapi kasafortën dhe nxori xhevahiret mbi të cilat zunë e punonin argjendarët. E shpëtoi kështu lëkurën, uli kryet dhe u bë i urtë dhe i butë si kadife.
Po Murinjo ynë, a do të mund deri të shtunën të gjejë “çelësin” që i ka humbur që kështu ta përdorë për të hapur “kasafortën” ku ruhen të fshehtat e “Liverpulit” dhe kësisoj të shpëtojë veten nga halli i madh që i ka rënë në kokë?
Apo Abramoviçi, edhe sikur ai të humbë sërishmi, do ta lërë të vazhdojë punën, se duhet sipas kontratës që mbyllet më 2018 t’i paguajë Murinjos plot 40 milionë euro dhe ky i fundit kështu do të tundë peshqirin me kaq para që i mjaftojnë atij fëmijëve dhe nipave e stërnipave për plot e plot vjet, pa lëvizur as edhe gishtin e vogël! Shumë e koklavitur kjo mesele!

Testim apo poshtërim i mjekëve

Nga Çerçiz Loloçi
cerciz_lolociKa ca kohë që po flitet shumë për testimin e mjekëve dhe të infermierëve, si pjesë e një procesi që maxhoranca e re qeverisëse ka marrë për reformimin e sektorit të shëndetësisë. Testimi në këtë sektor si edhe në çdo fushë tjetër është një praktikë që përdoret rëndom në shoqëritë e stabilizuara, por mënyra se si do të kryhet ai në vendit tonë lë shumë për të dëshiruar.
Qysh kur u njoftua ky proces e deri më tani që ka më shumë detaje, më pak se t’i shërbejë synimit për të larguar mjekë apo personel ndihmës, dikasteri i Shëndetësisë gjen një pretekst për të larguar të emëruarit gjatë dy mandateve qeverisës të Partisë Demokratike dhe për t’i zëvendësuar me kontigjentin e vet.
Sepse në këtë testim apo në konkurrime të ngjashme si fjala vjen konkursi për Administratën Publike, megjithëse hyn për të provuar aftësitë e veta për një pozicion pune, asnjëherë nuk e merr vesh se pse konkurrenti tjetër ka dalë më i aftë dhe ka siguruar një vend në dikasteret qendrore.
Në shtete me demokraci të stabilizuar ekziston vërtet një start i barabartë për konkurrim, ku secili e di fare mirë se çfarë përgjigjet dhe çfarë nuk përgjigjet (secili prej konkurrentëve merr përgjigjet çelës dhe pa patur mëri për konkurrentin apo për administratën, është vetë në gjendje të dijë dhe ballafaqojë se çfarë pikavarazhi ka siguruar). Madje këtë proces e monitoron edhe publiku që është i interesuar dhe natyrisht media dhe shoqëria civile.
Po a ka vërtet mjekë dhe infermierë të paaftë? Natyrisht që ka, siç mund të ketë profesorë dhe mësimdhënës të kësaj natyre, avokatë, noterë, prokurorë dhe gjykatës; në çdo profesion mund të gjesh të tillë, por në asnjë prej tyre nuk përdoret testimi si mashtrim, por si një kërkesë e kohës, si një proces i hapur, i ndershëm, transparent dhe publik.
Në këtë valë testimesh të përdorura jo si mashtrim, por për të parë minimumin e njohurive të administratës së lartë publike, do të ishte me mjaft interes që, me iniciativën e shoqërisë civile, të kalonin në provë edhe gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e kabinetit aktual, çka do të kishim një firo të madhe ku zëvendëskryeministri nuk mund ta merrte këtë post vetëm sepse është kualifikuar për Elektronikë, Ministri i Shëndetësisë nuk do të ishte në këtë stad drejtimi se ka studiuar për Informatikë, se Ministri i Energjisë dhe Industrisë nuk ka fort lidhje me fakultetin Juridik, se Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është shumë larg nga gjuha angleze që ka studiuar dhe kështu me radhë.

Formimi shkencor i mësuesit kultivon tolerancën në shkollë

Formimi shkencor i mësuesit kultivon tolerancën në shkollë
Nga Fran Gjoka
Kultivimi i tolerancës, si vlerë i takon shkollës dhe përben domosdoshmëri, pasi ajo krijon klime të butë dhe të përshtatshme për punë në mjediset e shkollës, motivon stafet pedagogjike , pasuron botën e tyre emocionale dhe krijon kushte optimal për bashkëpunim ne dobi të modernizimit të procesit mësimor dhe të zgjidhjes se problemeve të shumta me të cilat përballet sot shkolla jonë.
Përvoja jonë e gjatë me nxënësit, bashkëpunimi me individë e grupe të ndryshme sociale, pjesëmarrja në nivele të ndryshme të drejtimit në arsimin parauniversitar, ballafaqimet e shumta me nxënësit dhe adoleshentët në tubimet e ndryshme edukative e sociale na kanë çuar në përfundimin se sa më komunikues , me eksperience dhe të formuar shkencërisht e profesionalisht, të jenë mësuesit, aq më tolerant dhe të besueshëm do të jenë ata me nxënësit dhe komunitetin prindëror.
Të jesh tolerant nuk do të thotë të bësh shaka e muhabet kohë e pa kohë dhe që nuk kanë lidhje me nxënësit dhe adoleshentet në orën e mësimit, ndonëse në momentin dhe kohën e duhur edhe ato duhen dhe i shërbejnë përvetësimit logjik e krijues të njohurive, çlodhjes dhe përqendrimit të vëmendjes në mësim, si dhe përmirësimit të gjendjes psikologjike të tyre. Ajo që kërkohet është që anektodat, ndodhitë, lojërat e shakatë të jenë funksionale, në dobi të mësimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes palëve mësues-nxënës- drejtues e punonjës pedagogjik. Kjo arrihet vetëm me mësues e drejtues që e kanë formimin e tyre profesional, që nënkupton zotërimin nga ata të një sasi dijesh të domosdoshme në fushën e psikologjisë e pedagogjisë, si dhe të degëve të shumta të tyre.
Nuk ka tolerancë në se mungon dialogu në mes palëve, në se sundon fryma e të diktuarit dhe autoritarizmit, si dhe imponimit të mendimit tjetrit me argumentin e më të diturit. Mungesa e tolerancës dhe vendimmarrjet e pamatura sjelljet delirante jashtë etikës bëhen burim konfliktesh në shkollë, çojnë në dështim të orës së mësimit dhe në prishjen e atmosferës në punë, bie ritmi i të nxënit dhe krijohet gjendje stresuese artificial e me pasoja, situate rendohet, nxënësit humbasin orë të tëra mësimi, pasi sipas tyre prindërit nuk kanë kohë të vijnë në shkollë. Pa u mbrojtur nxënësit për gabimet e tyre gjykoj se përgjegjës për situatë të tilla konfliktuale në shkollat tona që shoqërohen shpesh herë edhe me dhunë, së paku psikologjike, janë mësuesit, paaftësitë e tyre psikosociale e pedagogjike për ta menaxhuar situatën mungesa e theksuar e tolerancës për t’u dhënë zgjidhje problemeve të tilla që prodhon shkolla çdo ditë etj. Mësuesia është profesion i tolerancës, i të duruarit, i gjetjes së momentit për të lëshuar.
Vendimmarrja duhet të jetë e shpejtë dhe me sa më pak pasoja, të shuaj çdo konflikt që nuk I shërben askujt, as vetë mësuesit. Askush nuk ka të drejtë t’i fyejë të tjerët, pavarësisht se je më i madh, i veshur me pushtet, e mund të kesh dije edhe më shumë se nxënësit. Zhurma e papërballueshme në mësim është rrjedhojë e nivelit të ulët të mësimdhënies dhe e mungesës së gjithpërfshirjes së nxënësve. Mësuesi i suksesshëm duhet të përcaktojë me saktësi se çdo bëj vetë dhe ç’mund të bëjë nxënësi Brenda orës së mësimit. Sjelljet dhe veprimet tolerante e ulin intensitetin e konflikteve në shkollë e jashtë saj dhe krijojnë kushte normale për punë, kurse sjelljet, veprimet intolerante me kolegët, nxënësit dhe vartësit krijojnë situate pune acaruese, nxisin konfliktet dhe dëmtojnë rëndë misionin e shkollës. Në raste keqkuptimesh mes mësuesve e nxënësve, drejtuesve dhe që përbëjnë bazën e konflikteve mes palëve , është e domosdoshme që hapat të hidhen me kujdes dhe me mature. Të tolerosh do të thotë të dish të komunikosh, të dish të falësh, të kesh aftësi për t’i bërë për vete nxënësit dhe adoleshentet edhe atëherë kur ata mund ta kenë gabim. Çfarë fitoi mësuesi, nxënësi dhe klasa me nxjerrjen e nxënësve jashtë dhe me ”gjyqin” që shpesh herë u bëhet atyre! Asgjë, përkundrazi humbasin të gjithë duke nxjerrë nxënës jashtë orës së mësimit për arsye zhurme ose ardhje me vonesë cenohet dinjiteti,acarohet mjedisi pedagogjik, marrëdhëniet goditen dhe ora ë mësimit dështon. u hap një konflikt që mund të parandaloj,pra mësuesi mund të toleronte duke bërë argumentin bindes dhe sqarues. Në rastin kur nxënësit bëjnë zhurmë në mësim, përgjegjësinë e mësuesit duhet ta kërkojë tek vetja e vet, tek përgatitja e tyre e pamjaftueshme e tyre profesionale e shkencore. Nga takimi I vëzhguar në mësues të tillë që krijojnë probleme në shkollë dhe që çojnë në prishjen e marrëdhënieve, nuk e njohin mekanizmin e punës me tre nivelet objektivat që dihen fort mirë në çdo shkollë:Kemi kolektiva që formohen nga nxënës që kanë interesa për dijen, që pak a shumë njihen mirë me njeri tjetrin dhe që janë klasa homogjene. Në klasat e tjera është lehta ta realizosh misionin fisnik si mësues dhe mësimdhënës. Kemi klasa që përbëhen nga gupe difuze që janë homogjene dhe ku nxënësit kanë diferenca në formim dhe edukim. Puna me klasa të tilla duhet të jetë e kualifikuar, në të kundërt sherret nuk ndalen dhe dëmi është i madh. Kemi klasa me nxënës që kanë problem sociale dhe edukative, të prirura drejt sjelljeve devijante dhe intolerante, njeri grup hidhet kundër tjetrit duke krijuar problem të shuma sociale në shkollë. Një mungesë durimi në komunikim me ta dhe një trajtim i pakujdesshëm i tyre nga mësues e drejtues shkollash, mund të çojë në sjellje dhe veprime intolerante dhe me të papritura të paparashikuara. Shkurt aty ku mungon mendimi didaktik krijues si pa dashur lulëzon të mësuarit mekanik e riprodhues që ndrydh shpirtin e nxënësit dhe që mbyt mendimin e tij krijues.
Toleranca e vërtetë duhet dalluar e veçuar me konceptet e qëndrimet e tjera që I qëndrojnë përreth asaj. Ajo arrihet dhe qëndrimi është tolerant atëherë kur së bashku me të tjerët gjendet një zgjidhje e caktuar dhe e caktuar e një problem, mosmarrëveshje apo konflikti, që për formën përfundimtare të tij duhet të jetë të interesuar të gjitha palët e përfshira në të. Në të tilla raste zgjidhja jep rezultat vetëm kur njihet realisht konflikti, aktorët shkaqet dhe rrethanat. Varianti përfundimtar i zgjidhjes nuk duhet të jetë baras mbi ta ose konformist, por real dhe i paanshëm dhe që, në një farë mënyre i kënaq të gjitha palët. Zgjedhje të tilla kanë edhe një vlerë tjetër, pasi palët njohin mirë veten dhe interesat e tyre.
Edukatori i mirë vlerëson çdo veprim në sjelljet e tij më nxënësit, dhe fjalët që ju thotë atyre, mendon për çdo pasojë që mund të ketë në marrëdhëniet e tij me nxënësit një fjalë e nxituar dhe e pamenduar, natyrisht edhe reflekton. Kjo sepse ai niset gjithnjë nga parimi pedagogjik se në edukim nuk ka vogëlsira, se vogëlsirat e pavlerësuara krijojnë përplasje shterpë, e ndotin mjedisin dhe atmosferën dhe krijojnë klimë jot ë qetë në shkollë, duke i rënë ndesh idesë , që është provuar e thënë shpesh se klima e butë, tolerance e mirëkuptimi mes nxënësve e mësuesve forcon frymën e bashkëpunimit e zhvillimit, e motivon gjithë jetën dhe punën në shkollë.
Klima pozitive në tërësi në shkollë dhe ajo mes mësuesit dhe nxënësit ka edhe anën e vet sociale. Mësuesit tanë në shumë raste nuk e njohin dhe as bëjnë përpjekje për të njohur mjedisin familjar ku rriten, ushqehen dhe edukohen nxënësit e tyre. Nuk duan t’ia dinë për problemet e mprehta dhe të vështira që kalon familja shqiptare, marrëdhëniet e vështira në jo pak raste në çift, të cilat shfaqen dukshëm në mjedisin shoqëror. Ndodh që mëshuesit kujdestar nuk njohin nivelin e jetës së fëmijëve që kanë në patronazh dhe as diferencat në edukimin e tyre. Ky është element social, është domosdoshmëri për të hyrë në thellësi të tij nga mësuesit, në se dëshirojnë që puna e tyre të jetë më e frytshme, më e vlerësuar, më misionare, që marrëdhënia të jetë shumë bashkëpunuese, që nxënësi ta ndjejë veten në shkollë si në shtëpinë e tij. Ja pse ‘…njohja nga ana e mësuesit e kushteve të jetës së fëmijëve adoleshenteve jashtë institucionit shkollorë është e domosdoshme, për të kuptuar shkakun e disa prej reagimeve të nxënësve dhe për të përshtatur veprimin e tij edukativ. Për të dhënë vetëm një shembull, nuk mund te veprohet si me fëmijët e uritur ashtu dhe me ata që kanë ushqim të përshtatshëm”( Pedagogjia e Përgjithshme 1995,fq. 47). Vetëm një njohje e tillë e bën mësuesin më njerëzor, me emotive, në kuptimin më të mirë të fjalës, e formëson atë më mirë si mësues dhe edukator, i rrit me shumë dinjitetin në mjedisin social dhe pedagogjik, e bën më të ndjeshëm si njeri dhe ndihmon atë për të krijuar marrëdhënie bashkëpunuese, zhvilluese dhe nxitëse me nxënësit. Në këtë kuptim marrëdhënia pozitive zgjerohet mes palëve. Ajo shkon deri në familje, deri në komunitet dhe depërton në elementët që duhen korrigjuar dhe ndrequr, që në kushtet e punës vetëm në shkollë mësuesi nuk do ta arrinte një gjë të tillë. Oh sa ngrohtësi ndjen një fëmijë apo adoleshent, kur mësuesi dhe drejtuesi i shkollës i shkojnë atij për vizitë në shtëpi, kur atë e nxisin për të kapërcyer vështirësitë e shumta ekonomike e sociale me të cilat ndeshen prindërit e tij! Ja pse mësuesi duhet të jetë pak edhe psikolog, edhe sociolog edhe metodist i mirë. Gjithsesi në media, në shkollë në jetën e përditshme social kulturore e politike, në komunitet dhe institucionet e administratën publike të arsimit ballafaqohemi shpesh me fjalët tolerancë, tolerant, me shumë tolerantë, më tepër tolerancë, je tolerant ose nuk je i tillë, vepron, sillesh e komunikon me tolerancë etj. Jo vetëm në të shprehur, por më tepër në përmbajtjen e fjalës e në kuptimin e saj ka paqartësi, keqkuptime dhe interpretime jo të sakta në shkolla. Ndodh jo rrallë që koncepti tolerancë ngatërrohet me koncepte që janë të përafërta, por nuk janë të njëjta. Jo vetëm në kuptimin social por edhe në atë psikokulturor. Pra tolerance është cilësi e njerëzve të qytetëruar e kulturuar dhe që janë, njohës të mirë të punës së tyre. Zgjidhjet tolerante të problemeve të përditshme, brenda kuadrit ligjor I shërbejnë reformimit të shkollës, përparimit dhe modernizimit të saj. Ja pse kjo vlerë mendojmë se duhet bërë edhe pjesë e programeve trajnuese dhe kualifikuese të pandërprera të DAR-it dhe ZA-ve të vendit. Si përfundim , asnjë shkollë, asnjë standard nuk mund të arrihet, asnjë shkollë nuk mund të jetë e suksesshme, në se palët humbasin besimin tek njëra tjetra, në se mësuesit nuk krijojnë një klimë të përshtatshme që çlirojnë fëmijën nga ankthi. Rritja e personalitetit të mësuesit dhe figurës së tij realizohet vetëm në një mjedis besimi, simpatie, respektimit të rregullave të nevojshme për jetën në grup.
Këtu më vjen ndërmend një thënie e presidentit amerikan Barack Obama për ditën e parë të shkollës, shtator 2009 ku thotë: “Ne kemi nevojë që çdo njëri prej jush të zhvillojë më tej talentin, aftësitë dhe intelektin, në mënyrë që të mund të ndihmoni në zgjidhjen e problemeve më të vështira që kemi. Nëse ju nuk do ta bëni këtë –nëse ju do të hiqni dorë nga shkolla – ju nuk po hiqni dorë vetëm nga vetja juaj,ju do të hiqni dorë nga vendi juaj”

Sali Shijaku, piktor i jetës shpirtërore dhe shoqërore


Nga Ndini R. Bardhi 
6 001Piktori i artit figurativ tradicional shqiptar Sali Shijaku shfaqet para artdashësve të kulturuar shqiptar me një ekspozitë vetjake në institucionin e GKA, Tiranë, më datën 28 Maj- 28 Qershor 2015, edhe si qenia aktive, që në vetvete përbën për të një mënyrë të caktuar jetese shpirtërore dhe shoqërore në gjithë procesin e krijimtarisë artistike të derisotme.
“Piktori i Popullit” Sali Shijaku në këtë ekspozitë vetjake, nëpërmjet veprës dhe gjithë krijimtarisë artistike sjell mënyrën e tij të të menduarit, e të kuptuarit, të ndjerit, të interpretimit të fenomeneve të jetës, historisë, përpjekjeve, sakrificave, ekzistencës etj. Të shqiptarit, shoqërisë dhe popullit shqiptar në shekuj. Ai ka ecur sinkron si njeri dhe artist me ndryshimet e sistemit prodhues, kushtëzimit përmes qenies shoqërore, ndryshimet në jetën shpirtërore, në ndërgjegjen e psikologjinë shoqërore të ditës dhe kohës, etniko-kombëtare, klasore, në ideologjinë politike ekzistuese, shoqërisë dhe të klasave, të cilat të gjitha sëbashku kanë transmetuar deri më sot në kohën e demokracisë, përmbajtjen ideore të artit, në orientimin ideologjik, tematikë dhe subjektiv të kohës së realizmit socialist të kohës së kaluar. Arti i piktorit Sali Shijaku është i lidhur me jetën shoqërore shqiptare të dukshme e të drejtpërdrejt nëpërmjet jetës shpirtërore individuale, e cila i materializon artistikisht marrëdhëniet e tij me gjithë dukuritë e tjera të jetës së individit dhe vetë shoqërisë. Dinamika e jetës shpirtërore dhe artistike e piktorit Sali Shijaku është e sintetizuar në kompozim, portret, peizazh dhe lirizëm piktorik spontan.
KOMPOZIMI
Në veprat kompozicionale “Vojo Kushi” i 1969, vaj mbi kanavacë, “Artileria e Skënderbeut” i 1967, vaj, kanavacë, “Marathonomaku” i 1990, vaj mbi kanavacë, “Internacionale do të jetë botë e re”, 1979, vaj mbi fajazit, “Rozafa”, 1983, vaj, kanavacë, “Agimi i 8 Nëntorit 1941”, 1971, vaj, “Zjarre partizane”, 1979, vaj mbi kanavacë, piktori Sali Shijaku, evoluimin e jetës shpirtërore e shpreh në ndryshimin e këndvështrimit botëkuptimor, të interpretimit dhe psikologjisë së tij si artist, që do të thotë, se ai është i përfshirë në jetën e shoqërisë shqiptare të kohës, sinkron me përkatësinë e tij social-klasore, i përthithur në një botëkuptim ideologjik, politik, etniko-kombëtare, në një ideal të caktuar, që e kthen në objekt dhe subjekt, pikëvështrim dhe pikë interpretim tëgjithë materialit jetësor të ditës dhe realitetit, e që të gjitha si fenomene, i kompozon në krijimet e tij artistike. Kur shikoj (shikojmë) këto vepra artistike kompozicionale të fuqishme për idetë dhe vlerat bindemi plotësisht se përmbajtja e artit të tij përftohet nga shoqëria ekzistuese shqiptare e kohës dhe në të njëjtin sens krijues artistik është reflektim i jetës shpirtërore të saj dhe të tij. Natyrshëm, për artistin Sali Shijaku, udhëtimi krijues ka qenë i kushtëzuar me jetën e shoqërisë, epokës, sistemit politik, ideologjik e ekonomik, me traditën e popullit dhe brezave, që do të thotë, edhe bota shpirtërore, formimi kulturoro-artistik, edhe tematika, subjektet dhe psikologjia e tij si njeri dhe krijues vlerash artistike do të ishte apo do të jetë e tillë.
Krijimet artistike të “Piktorit të Popullit”, Sali Shijaku, pa mëdyshje reflektojnë sintetikisht botën shpirtërore të shoqërisë së kohës, të epokës komuniste e socialiste, të kombit shqiptar, të klasës punëtore dhe shpirtit revolucionar të njeriut shqiptar. Arti i Shijakut është shumë i fuqishëm emocionalisht dhe artistikisht sepse ka një vizion shumë të gjerë të dukurive ekzistuese të realitetit natyror, shoqëror, tradicional, ideologjik dhe social shqiptar. Në çdo vepër të kësaj ekspozite artistike përthyhet ndjenja, mendimi, përjetimi, emocioni njerëzor i artistit elitar, i afirmuar dhe dinjitoz, Sali Shijaku. Kompozimi në krijimtarinë e tij artistike përbën objektin preferencial të botës shpirtërore të drejtpërdrejt të njeriut të ditës, që punon e sakrifikon për të mirën e tij dhe të shoqërisë. Si një protagonist aktiv dhe krijues, edhe veprat artistike interpretojnë në mënyrë kompozicionale, gjithë dinamikën e shpirtit të shoqërisë shqiptare të kohës. Veprat artistike të piktorit Sali Shijaku kanë karakter dokumentimi të saktë revolucionar, patriotik, komunist, bolshevik, historik e patriotik, që artistikisht dëshmojnë për botëkuptimin dhe psikologjinë e tij, njeriut dhe shoqërisë shqiptare, për idetë dhe idealet, për preferencat dhe pasionet njerëzore. Kompozimi artistik në veprën “Rozafa”, 1983, vaj mbi kanavacë, “Nora Kelmendi”, 1980, vaj, “Mic Sokoli”, 1976, vaj mbi fajazit etj. me temë kreshnikësh na jep mjeshtërisht universin e jetës shpirtërore të bashkësive etnike të kohës së ilirëve dhe të arbërve mesjetar shqiptar. Në kuptimin e rëndësishëm të vlerave të këtyre veprave kompozicionale, arti i piktorit Sali Shijaku në vetvete dhe si përgjithësim historik shpreh ndërgjegjen e psikologjinë shoqërore të njeriut shqiptar, të shoqërisë dhe të epokës, që do të thotë, edhe e gjithë krijimtaria e tij bart frymën e kohës kur janë realizuar. Këtë vlerë jetësore, shpirtërore dhe shoqërore fenomenale e marrin madhërishëm këto vepra artistike të mjeshtrit Sali Shijaku, sepse ngjarjeve të asaj kohe, në mënyrë kompozicionale, ju jep një interpretim historik, ideor, konceptual dhe modern edhe për kohën e sotme. Në kompozimet e “Piktorit të Popullit” Sali Shijaku, artistikisht, dialektika e jetës shpirtërore të shoqërisë shqiptare përcillet me ndryshimin e përmbajtjes dhe të formës së artit. Veçoritë e jetës shpirtërore shqiptare në veprat kompozicionale të Shijakut, shprehen në veçoritë e artit tipik të tij.
PORTRETI
Një vend të ndjeshëm në këtë ekspozitë të piktorit Sali Shijaku e zë edhe portreti. Ai gjininë e portretit e prezanton artistikisht me autoportretin e tij, “Autoportret” 1952, vaj, kanavacë dhe në variantin e autoportretit të vitit 1960, vaj, kanavacë. Ekspresivitetin e botës së tij shpirtërore e çmon si vlerë të vetvetes, që do të thotë, me gjuhën e artit, sa njeh vetveten artisti nuk njeh askënd tjetër. Një koncept i tillë në procesin krijues artistik, natyrshëm bëhet bazë e shëndetshme për realizimin psikologjik të portretit të njeriut në veçanti dhe përgjithësi fenomenale në botën e artit.Në portretet e piktorit Shijaku “Portret punëtori”, 1964, “Portret gruaje”, 1983, vaj, “Pleqëri e bardhë”, 1976, vaj, “Aksionisti”, 1966, vaj, kanavacë, “Portret burri”, 1990, “Gesi me pushkë”, vaj, kanavacë, “Portret vajze”, vaj, kanavacë, “Piktori në hidrocentral”, 1953, vaj, etj., shikojmë tipe të ndryshëm punëtorësh e punëtoresh si një mishërim i gjatë në krijimtarinë e tij artistike. Midis tyre dallojmë portrete interesante për forcën përgjithësuese, mënyrën individuale të ndërtimit kompozicional, strukturën koloristike, gjetjen e tipave të veçantë. Me gjithë dialektikën e realizimit mjeshtëror të portretit nga artisti Sali Shijaku, të gjitha këto figura në këtë ekspozitë vetjake të tij i bashkon një vlerë e përbashkët, ajo e portretit të njeriut të kohës, jetës shpirtërore të tij dhe gjithë shoqërisë aktive shqiptare. Këto portrete përfaqësues të kohës të realizuar me mjeshtëri nga piktori Shijaku, ndiejnë në tërë qenien e tyre lirinë e brendshme, frymëzimin dhe kënaqësinë e natyrshme të punës së përditshme. Bukur dhe me frymëzim artistik është realizuar “Portreti i gruas” nga artisti Shijaku, i cili arrin të krijoj një vepër që mban vulën e origjinalitetit të tij artistik dhe portretist. Sfondi neutral gri në kafe evidenton format plastike të kokës së mbështjellë me shami të bardhë. Këndshikimi nga poshtë–lart i jep figurës më tepër emocion dhe vlerë artistike. Natyra energjike e fshatares vizatohet nëpërmjet fakturës profesionale të ngjyrës pastoze dhe raporteve grafike, koloristike, shumë artistike e harmonizuar me kontrastet e dritës. Kjo vepër portretiste e ekspozuar ndonëse e përmasave të vogla, të emocionon me fuqinë e madhe të botës shpirtërore dhe mjeshtërinë e rrallë artistike të piktorit Sali Shijaku. Ajo të bën për vete sepse është pikturuar guximshëm dhe ekspresive, që duket në penelatat e gjera, energjike dhe për ndjeshmërinë e formës plastike.
Në këtë ekspozitë vetjake të piktorit Sali Shijaku shohim pjekurinë e tij krijuese artistike, kompozicionale, portretiste dhe peizazhike. Nëpërmjet stilit tipik të tij krijoi duke ndjekur një rrugë krejt të veçantë. Për artistin Sali Shijaku, qëllimi i vërtetë i artit ishte dukuria sipas një konceptimi të paracaktuar figurativ ndaj idealit të vet artistik, shpirtëror dhe shoqëror në njësinë e kohës, që jetoi si njeri dhe artist.
PEIZAZHI
“Piktori i Popullit” Sali Shijaku radhitet në lartësinë e peizazhistëve më të mirë shqiptar. Ai bën pjesë në artistët që veprën e tyre ia kushtuan artit të së ardhmes, ndërsa jetën e ka bërë dhe e bënë modeste, të heshtur dhe të tërhequr. Kokulur dhe me bereqet të bollshëm kalorifik, i shkon më së miri temperamentit të tij artistik dhe sintetizon bukur si njeri dhe krijues vlerash shpirtërore dhe artistike, gjithë kuptimin e ekzistencës si vetvete, e jetës e të veprës së tij. Në peizazhet e freskëta, spontane, të frymëzuara nga mbresat e kontaktit të drejtpërdrejtë me natyrën tëmjeshtrit Sali Shijaku, shikojmë te ai gjetjen e vetvetes, dëshirën për t’u shkëputur nga arti akademik e shkollaresk e për t’u lidhur me peizazhin natyror shqiptar, kryesisht në atë të Tiranës. Vepra artistike ‘Në kodrat e Tiranës” para viteve 1990, vaj, karton, “Rruga “Enver Hoxha”, 1982, vaj, fajazit, “Savona”, 1990, vaj, kanavacë, “Kodrat me dordolec”, 1990, vaj mbi kanavacë, “Çatitë me të kuqe”, 1990, vaj, kanavacë, përcakton në vlerë krijuese artistike ecurinë e ndjeshme të tij në gjininë e peizazhit. Së bashku me kohën, jetën dhe dinamikën si vetvete dhe shoqërisë shqiptare, artisti Sali Shijaku ka udhëtuar në gjirin e natyrës për të kërkuar temën për tablotë e tij. Nën shkëlqimin verbues të dritës së fortë mesdhetare, që vjen e bëhet dukuria e parë shprehëse e pikturës së tij peizazhike, piktori Shijaku krijoi tablo të freskëta e realiste të njëkohshme. Ai u besoi instiktive të tij të brendshme që e drejtonin nga piktura realiste e përmbajtja natyrore e tablosë, të cilat i shikojmë dukshëm dhe emocionalisht në këtë ekspozitë vetjake të hapur në GKA- Tiranë.
Duke iu kushtuar tërësisht pikturës, Shijaku realizoi me shpirtin krijues peizazhe plot jetë, me figurën e njeriut gjithnjë të pranishëm në to dhe me bukurinë e natyrës të evokuar nëpërmjet ngarkesës emocionale, që po lind në shpirtin e tij si artist dhe të njeriut përreth tij, si qenie ekzistuese dhe punëtore. Në krijimtarinë e tij peizazhike, falë mendjes e shpirtit të tij si artist i vërtetë, pikturat në këtë shfaqje ekspoze, takohen natyrshëm me artin pararendës të kohës, aktual të ditës dhe atë të ardhshëm për brezat. Artisti Sali Shijaku mjeshtër i njollës së gjerë dhe e hedhur me funksion profesional, klasik dhe i qartë, rregull e harmoni, si dhe prirja ndaj kompozimeve peizazhike reale, të mirëpritura dhe të qëndrueshme. Fryma lirike e pikturës, e mbushur me një flladjete, që rrezaton nga tablotë e tij në këtë ekspozitë personale, e vendos në piedestalin e piktorëve realist shqiptar, ndërkohë që, me vërtetësinë e peizazheve, të portreteve e të kompozimeve, u përket atyre që dinë të bëjnë artin e vërtetë për kohën, njerëzit,shoqërinë dhe kombin. Në peizazhet e Sali Shijakut natyra shfaqet në gjendjen e saj të pastër, pa ngarkesa të tepruara dukurish. Ajo shprehet artistikisht nga Shijaku në ditët e qeta e të nxehta të verës shqiptare, në ato plot ngricë e akull në dimër, në mëngjes e në buzëmbrëmje gjirokastrite, në ditët plot diell, apo pas një shiu të rrëmbyer, në shtrëngatë, në erë e kudo. Kjo atmosferë e larmishme peizazhike natyrore është pikturuar mjeshtërisht me variacionet më të ndjeshme koloristike, në monokronin e të njëjtës ngjyrë. Në peizazhet e Sali Shijakut është prezente dhe figura e njeriut shqiptar, që jeton, punon dhe gëzohet për frutet e djersës së ballit, në mal, fushë, kodër e bregdet, në brezare dhe tarraca të aksioneve të rinisë në Shqipëri. Piktori Sali Shijaku në gjithë krijimtarinë artistike, më mirë se kushdo tjetër, përfaqëson me veprën e tij gjithë personalitetin, karakterin, shpirtin, ndjenjat dhe artin e vendit të tij, Shqipërisë. Ai ka qenë, është dhe do të mbetet në kohë, breza krijuesish një model i shkëlqyer për artin, se si krijohen vlera të vërteta artistike, shpirtërore dhe të gjithëkohëshme njerëzore.

Martesat dhe lindjet e emigrantëve shqiptarë në SHBA në vitet 1884-1946

Viron Prodani
Emigrantët shqiptarë, uronin nëpërmjet shtypit familje të ndryshme për martesat e djemve dhe vajzave të tyre. Në ndonjë rast, në njoftim nuk vihej emri i vajzës, por i babait, familjes së saj. Në martesat që është vënë në fund emri i një fshati, qyteti ose atdhe, tregon se vajza ose djali është nga ai vend dhe po martohet në Amerikë. Në martesat që nuk dihet mbiemri i vajzës është vënë mbiemri i djalit. Urime të shumta ka edhe për lindjet e fëmijëve. Ka raste që nuk vihet emri i fëmijës por thuhet vajzë ose djalë. Në lindjet e fëmijëve në familjet me besim ortodoks, emri i vihet fëmijës pasi të pagëzohet. Kjo është edhe arsyeja që nuk vihet emri i fëmijës mbasi në ditën e urimit nuk është pagëzuar akoma. Viti i saktë i lindjes është në pasqyrën e Lindjeve. Në vitet ‘30, disa fëmijëve të lindur ju vinin dy emra, shqiptaro-amerikane. Dita e martesës dhe pagëzimit, për shumë familje ortodokse shqiptare ishte ditë e shënuar prandaj këto ceremoni organizoheshin edhe në kishë. Martesat në këtë libër, janë vënë me qëllimin sepse tregojnë lidhjet midis familjeve të ndryshme ndërsa lindjet trashëgiminë e brezave dhe na afrojnë sa më shumë në kohë kur fëmijët rriten.
Nga dokumentat e shumta të kontrolluara, kanë rezultuar mbi 400 martesa dhe mbi 650 lindje. Numri më i madh i lindjeve mbi 270, ka qenë në periudhën 1931-1946.


Screenshot_1Screenshot_2

Sekretet e bandës së drogës: Si komunikonte me kodin nazist

Ushtarakët e lartë gjermanë nazistë gjatë Luftësë së Dytë Botërore ndërtun një makineri kodifikuese sekrete të quajtur “Enigma”, nëpërmjet të cilës komunikonin dhe jepnin urdhra pa u zbuluar nga aleatët perëndimore. Ishte shkencëtari Alan Tuning, ai i cili do shpikte makinerinë e emërtuar “Makina Tuning” që do të deshifronte më fund çdo komunikim gjerman dhe zbulimi i Turing ishte një ndër shkaqet fitimit të luftës nga aleatët. Pikërisht këtë kod alfanumerik, të bazuar tek kodi mors, ka përdorur edhe kapo i organizatës shqiptare, Altin Hajri, vëllai i tij Emiljano dhe kushëriri që bënte përcjellësin të mesazheve dhe deshifrimin e tyre në Padova të Italisë. “Hetimet teknike kanë treguar një cilësi të veçantë të grupit kriminal, i cili përdorte për komunikimin në distancë, një kod alfanumerik, periodikisht i rinovuar. Që këtu rrjedh emri “Enigma” për operacionin që i referohet kodeve që përdoreshin nga forcat e armatosura gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore”, thanë zyrtarët e Policisë së Shtetit për mënyrën se si u zbërthye organizata. Megjithëse prej disa vitesh në përgjim, agjentët e policisë italiane dhe prokurorët nuk arrinin të kapnin dhe deshifronin dot komunikimet me mesazhe apo biseda dhe kodet e përdorura. Derisa vitin e kaluar fal një kurthi të ngritur, arritën deri tek kapo Altin Hajri dhe mënyrën se si ai komunikonte me kodet e “Enigmës”.
Si funksiononte
Altin dhe Emiljano Hajrit nuk u duhej që prej vitit 2010 të shkonin në Itali. Kjo ka vështirësuar hetimet e Prokurorisë së Venecias. Ata rrinin të shkëputur nga anëtarët e organizatës, të cilët i kishin njohur prej viteve 2000 ku kishin punuar edhe vetë si shpërndarës fillimisht. Vëllezërit qëndronin në Shijak ku menaxhonin të gjitha punët. Ata lëshonin mesazhe me kodin “Enigma”, të cilat ia jepnin kushërinjve të tyre që vinin herë pas here në Shqipëri dhe këta ia përcillnin organizatës në Itali sipas porosive apo detyrave që thoshte mesazhi. Asnjë nëngrup i organizatës nuk e dinte çfarë bënte nëngrupi tjetër dhe kush ishin. Gjithashtu nuk e dinin as kush ishte drejtuesi. Vëllezërit Hajri gjithashtu kujdeseshin për blerjen e drogës nga Afganistani apo Turqia me 5 mijë euro kilogrami dhe në fund pesëfishonin apo dhjetëfishonin fitimet. Grupi i laboratorëve bënte përpunimin dhe ndarjen e saj, ai i shpërndarjes shitjen dhe më tej ai i mbledhjes së parave ia dorëzonte në Shqipëri vëllezërve Hajri.

Historia e Urdhrit të Vrasësve

SEKTI I ASASINËVE/ Cila ishte organizata terroriste më e lashtë në Lindjen e Mesme që tmerronte sulltanët dhe perandorët e botës. 
ASSASSINSlg
Jefferson M. Gray
Gjatë kryqëzatave, sekti mysliman i njohur si “Vrasësit” (Assassins ose Hashshashin) i zhduknin armiqtë e fuqishëm duke përdorur një metodë shokuese: vrasjen.
Për gati dy shekuj, nga viti 1090 deri në vitin 1273, Urdhëri i Vrasësve ka luajtur një rol të madh në Lindjen e Mesme. Një sekt i vogël shiit, që njiheshin si Vrasësit, ishin gjeografikisht të shpërndarë e konsideroheshin si heretikë nga mazhoranca sunite myslimane. Por në fund të shekullit të 11, Hasan Sabbah-u i pamëshirshëm e ktheu këtë sekt në një nga grupet terroriste më të rrezikshme në të gjithë botën. Edhe sundimtarët më të fuqishëm, sulltanët, vezirët, perandorët dhe krerët e shteteve të ndryshme jetonin të tmerruar nga të ashtuquajturit “Vrasësit”.
Fanatikë e të disiplinuar, Hasan Sabbah dhe pasardhësit e tij ishin praktikues të shkëlqyer të luftës asimetrike. Ata krijonin mjete sulmi që ishin në avantazh përballë kundërshtarëve të tyre, si dhe vinin në rrezik një numër të vogël të ushtrisë së tyre. Si një formë efektive e parandalimit, liderë politikë, fetarë e ushtarakë prodhuan një ekuilibër të qëndrueshëm mes pushtetit të tyre dhe të armiqve, duke e ulur nivelin e konfliktit dhe humbjen e jetëve nga të dyja anët.
Sot, 750 vjet pasi mongolët i shkatërruan ata, metodat e përdorura nga Asasinët, vrasjet sistematike për t’i dhënë fund një qëllimi politik, gjetën përdorim nga grupet terroriste si Hamas, Hezbollah dhe Al-Kaeda. Por për Hasan Sabbah, veprat e terrorit ishin një përgjigje legjitime për vetëmbrojtje pikërisht sepse në target të tyre ishin liderë fetarë, politikë e ushtarakë që sipas tyre kishin kryer veprime armiqësore kundër komunitetit. Me siguri Hasan Sabbah kishte për t’i parë me përbuzje taktikat e përdorura nga grupet terroriste të sotme në Lindjen e Mesme ku në target janë civilë të paarmatosur.
Pas vdekjes së Profetit Muhamed në vitin 632, bota myslimane u nda në dy grupe Sunnitët dhe Shiitët. Shiitët besonin se vetëm një imam i frymëzuar nga hyjnitë mund ta interpretonte e kuptonte Kuranin, që sipas myslimanëve përmban këshillat që Zoti i dha profetit Muhamed. Ndërsa sunitët besojnë se Kurani mund të kuptohet nëpërmjet studimit dhe drejtimit nga dijetarët. Ata pranojnë udhëheqjen e kalifëve. Me kalimin e viteve, komuniteti shiit u nda edhe më tej për shkak të keqkuptimeve. Në mes të shekullit të 8, komuniteti i quajtur Ismailët vendosën të ndjekin një imam, Ismail bin Jafar, i cili nuk pranohej nga shumica e shiitëve. Shiitët ismailianë, një minoritet brenda një minoriteti, dhe paraardhësit e Vrasësve, u shpërndanë në të gjithë botën myslimane.
Besimi i tyre karakterizohej nga sofistikimi teologjik dhe një barazi radikale që dënonte pasurinë dhe luksin e gëzuar nga kalifët suni që sundonin shumicën e tokave myslimane në kryeqytetin e tyre Bagdad. Grupi i tyre ishte kryesisht i pozicionuar në vendet ku ndodhen sot Irani, Iraku, Libani, Siria dhe Gadishulli Arabik. Duke qenë se ato ishin një grup i përbuzur e konsideroheshin si heretikët, ismailianët u bënë një sekt revolucionar që në bazë të misioneve sekrete kërkonin të përhapnin teologjinë e tyre.
Ubayd Allah i ismailianëve udhëhoqi një revolt të suksesshme kundër një dinastie sunni në zonën e Tunizisë moderne dhe themeloi kalifatin Fatimid (emër i marrë nga vajza e preferuar e Muhamedit) në janar të vitit 910. Kalifët e Fatimid pushtuan Egjiptin në vitin 969 dhe më pas u drejtuan më në lindje për të pushtuar Palestinën, qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, si dhe pjesë të Sirisë. Ata ëndërronin të merrnin Bagdadin dhe ta bashkonin të gjithë botën myslimane nën një sundim të vetëm. Si kryeqytet zgjodhën Kajron dhe zhvilluan një infrastrukturë për të mbështetur misionet e tyre jashtë vendit. Por në mesin e shekullit të 11, një grup i fuqishëm i ushtrisë sunnite nga Azia Qendrore, fitoi kontrollin e Persisë dhe Mesopotamisë. Në të njëjtën kohë kalifati Fatimid filloi të dobësohej për shkak të përçarjeve të brendshme dhe e humbën kontrollin e tyre në Siri, Arabi dhe në bazë e tyre në Tunizi. Kur kalifati e humbi të gjithë zellin e tij revolucionar, i përqendroi forcat për të mbrojtur territoret e mbetura.
Rënia e kalifatit Fatimid ishte në fazat e parë në vitin 1078 kur një ismailian i zjarrtë nga Persia, Hasan Sabbah, mbërriti në Kajro. Një figurë e rëndësishme e këtij komuniteti, Hasan lindi mes viteve 1040-1050 në Rayy, Teherani i sotëm. I ditur, aktiv dhe tepër ambicioz, ai u konvertua në ismailian kur ishte i ri pasi vuajti një sëmundje të rëndë pothuajse fatale. Për shumë vite ai punoi si agjent sekret ismailian në qytetin e tij.
Në vitin 1076 autoritetet u përpoqën ta arrestonin atë, por Hasan u arratis. Mentori i tij e konsideronte një pasuri të pazakontë Hasanin për grupin ismailian, për personalitetin e tij të pabesueshëm të kombinuar me zgjuarsinë dhe aftësitë në debat. Ai e dërgoi Hasanin në Kajro për udhëzime të avancuara.
Në vitin 1081, Hasan iu bashkua eprorit të tij në Isfahan. Për vitet e ardhshme ai ndërmori shumë misione në Persi. Përveç se të rekrutonte njerëz të tjerë, Hasan kishte një tjetër objektiv: të gjente një bazë të favorshme nga e cila ai mund të niste fazën e radhës së luftës së ismailianëve. Në fund të viteve ’80, ai gjeti një luginë të rrethuar nga male të larta në veri të lumit Shah. Pasi gjetën një bazë të përshtatshme, Hasani vendosi të vidhte kështjellën nga Selxhukët. Pasi dërgoi misionarët e tij në kështjellë për të infiltruar të tjerët, Hasani vetë u fut fshehurazi në kështjellë më 4 shtator 1090.
Kur komandanti i selxhukëve zbuloi se diçka nuk shkonte, ai u përpoq të dëbonte personat e konvertuar në ismailianë. Por zbuloi se pjesa më e madhe e garnizonit tani i përgjigjej Hasanit dhe jo atij. Komandanti u dorëzua. Hasani u tregua bujar duke i dhënë 3 mijë dinarë ari komandantit përpara se ta largonte atë. Pavarësisht se një selxhuk u përpoq t’i prishte punë Hasanit, duke shkatërruar disa shtëpi e duke vrarë disa të konvertuar, ai nuk arriti ta merrte kështjellën.
Pasi kishte përballuar disa kundërshtime, Hasani kërkoi të shtrinte autoritetin e tij në të gjithë qarkun e Rudbar. Kudo që ishte e mundur, Hasan fitonte në vende të fortifikuar nëpërmjet aktivitetit të tij misionar të quajtur “propagandë”. Por Hasani ishte i gatshëm të përdorte edhe grushtet e shteti apo sulmet e drejtpërdrejta, si plaçkitjet, gjakderdhje apo edhe luftën për të arritur atë që donte.
Një tjetër rajon të cilin Hasani e identifikoi si potencialisht të rëndësishëm për Ismailizmin ishte Kuhistani, një rajon i thatë në Persinë Lindore me male të ulët. Hasani që dikur strehohej në Alamut, nuk e la zonën shkëmbore për 35 vitet e ardhshme, prandaj i dërgonte vartësit e tij për misione në vendet e tjera.
Assassins-MAP-LG
Selxhukët fillimisht e panë ‘pushtimin’ e Hasanit si një problem lokal. Por sukseset e ismailianëve në Rudbar dhe Kuhistan bënë që ata të jepnin një përgjigje më të fortë. Sulltani selxhuk, Malik Shah dërgoi ushtri në Rudbar dhe Kuhistan për të parandaluar përhapjen e “infeksionit ismailian”. Kur selxhukët rrethuan Alamut-in në korrik të vitit 1092, ishin në dispozicion vetëm 60-70 luftëtarë ismailianë, dhe magazinat ishin pothuajse bosh. Hasani dhe burrat e tij shumë shpejt po vuanin për ushqim, dhe rënia e Alamut dukej e pashmangshme.
Por Hasani arriti t’i dërgonte një mesazh një prej njerëzve të tij që jetonte përtej maleve në Qazvin, rreth 150 milje në veriperëndim të Teheranit modern. Të ngarkuar me ushqim e armë, 300 vullnetarë ismailianë kaluan malet për të ardhur në Alamut, kaluan nëpër linjat e selxhukëve dhe arritën t’i dorëzonin furnizimet e tyre në garnizon. Kjo bëri që Ismailianët të mblidhnin forcat. Më vonë atë verë, garnizoni Alamut dhe aleatët e Hasan jashtë kështjellës nisën një sulm kundër selxhukëve.
Me fitoren që korri, Hasani ndërmori një sulm akoma më të fuqishëm ndaj shtetit selxhuk, një sulm që do të zinte vend në histori për keq si për të ashtu dhe për komunitetin që ai drejtonte. Në fillim ai identifikoi Vizier Nizam al-Mulk si armikun më të rrezikshëm.
Në fillim të tetorit, Bu-Tahir mësoi se Sulltani Malik Shah dhe shoqëruesit e tij, përfshi Nizam al-Mulk ishin nisur nga kryeqyteti selxhuk i Isfahanit për në Bagdad. Mbrëmjen e 16 tetorit 1092, Nizam al Mulk iu bashkua Malik Shah në tendën e tij për të festuar Ramazanin. Pas kësaj, shoqëruesit e çuan Nizam-in atje ku e priste haremi i tij. Bu-Tahir, i maskuar me veshjen e tij, tha se kishte kërkesë për shqyrtim të vezirit dhe mori një kamë dhe e qëlloi për vdekje në gjoks Nizman-in.
“Vrasja e këtij djalli është fillimi i lulëzimit,” tha Hasani pasi mori vesh për vrasjen e Nizam-it. Me vrasjen e Nizam al-Mulk, ismailianët kërkonin t’i tregonin myslimanëve sunni se tani ata përballeshin me një armik, që pavarësisht se më i pakët në numër dhe me mjete ushtarake më pak të fuqishme, ishte në gjendje të mbronte veten. Misioni i kryer me sukses nga Bu-Tahir shënoi fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet mes ismailianëve dhe armiqve të tyre.
Shumë shpejt, Hasan filloi të rekrutonte agjentë të rinj, si vezirë, gjeneralë, liderë fetarë dhe urbanë, madje edhe princa të krishterë u bën pjesë e tyre, duke formuan sektin e njohur me emrin “Urdhri i Vrasësve”.
Gjatë dekadave të vijim, “Vrasësit” përdorën terror politik. Hasani krijoi një lloj atmosfere intensive ideologjike që i bënte vullnetarët të gatshëm për të kryer misionet e tyre vdekjeprurëse. Këta vullnetarë ishin të rinj të zgjedhur për kurajon e tyre, shkathtësinë dhe ishin të gatshëm të linin mënjanë jetët e tyre për të qenë nën komandën e eprorit. Anëtarët më të mirë të “Vrasësve” kombinonin vendosmërinë e tyre për të t’i vetë-sakrifikuar si kamikazë, aftësinë luftarake për operacione të veçanta, dhe punën si agjentë të fshehur për kohë të gjata. Të gjitha këto cilësi i shtinin frikën kundërshtarëve të sektit.
Hasan Sabbah
Hasan Sabbah
Anëtarët e “Vrasësve” i sulmonin objektivët e tyre në vende publike, shpesh njerëz që faleshin e luteshin në xhami kryesore, madje edhe në prezencë të një numri të madh truprojash, kur e dinin që kishin pak shanse të arratiseshin edhe nëse sulmi do të ishte i suksesshëm. Kjo gjë ia rriste akoma më shumë panikun dëshmitarëve. Fakti që disa persona dilnin vullnetarë të vetë-sakrifikoheshin për të vrarë armiqtë e besimit të tyre i lemeriste të tjerët.
Metodat e vrasjes së “Vrasësve” zgjeronin tmerrin e viktimave të tyre. Ata vrisnin me thika, mjaftueshëm afër sa për të parë terrorin dhe dhimbjen e fundit në sytë e armikut dhe për t’u spërkatur me gjakun e tij. Sulmet e “Vrasësve” dërgonin një paralajmërim të qartë se liderët që lëndonin anëtarët apo interesat e sektit, duhet të prisnin vdekje të dhunshme, edhe nëse hakmarrja e tyre përmbushej pas disa vitesh. Një prefekt i qytetit të Aleppo-s, që nxiti një masakër në vitin 113 ku mbetën të vrarë disa qindra anëtarë të sektit, e zbuloi hakmarrjen dhe mungesën e mëshirës së “Vrasësve” gjashtë vjet më vonë. “Vrasësit” i zunë pritë atij dhe dy djemve të tij përgjatë një rruge lumi dhe i vranë të tre. Po të njëjtin fat kanë pasur edhe shumë udhëheqës të tjerë.
Një tjetër karakteristikë e rëndësishme e “Vrasësve” ishte se ata kurrë nuk vrisnin pa pasur një shkak. Ata kurrë nuk thernin civilë. Shumica e personave që kanë rënë pre e thikave të tyre ka qenë fakti se ata inkurajonin masakra kundrejt ismailianëve dhe urdhëronin ekspedita ushtarake kundër sektit të tyre. Hasan i konsideronte këta liderë si objektiva ushtarake të një lufte për jetë-a-vdekje. Të pafajshmit kurseheshin. Me kalimin e kohës, rritja e reputacionit të sulmeve të frikshme të “Vrasësve”, të kombinuar dhe me mbrojtjen e tyre të suksesshme në bazat e tyre kryesore, i pengonte gjithnjë e më shumë liderët Sunni për nxitjen e sulmeve të tjera. Kjo luftë mes “Vrasësve” persianë dhe armiqve të tyre sunni zgjati deri me ardhjen e mongolëve një shekull më vonë.
Numri i viktimave të “Vrasësve” filloi të binte që pas vrasjes së Nizam al-Mulk dhe vdekjes së Hasanit në vitin 1124. Dhe këto vrasje ndodhnin zakonisht jashtë Sirisë në vitet e mëvonshme. Politika e terrorit të “Vrasësve” justifikohej si mjet vetë-mbrojtjeje. Këto lloj taktikash kushtonin më pak jetë për të dyja krahët, më pak se sa operacionet ushtarake. Hasani ishte gjithashtu aq i zgjuar sa ta kuptonte se ndonjëherë ishte më mirë të pengonte një udhëheqës armik se sa ta ta vriste atë dhe të rrezikonte hakmarrje nga familja e tij. Prandaj, kur Sanjar Malik Shah, një pjesëtar i selxhukëve që udhëhoqi Persinë Lindore, dërgoi disa ekspedita ushtarake kundër ismailianëve në fillim të viteve 1100, Hasani korruptoi një anëtar të gjykatës së Sanjari-it dhe dha urdhër që në dyshemenë pranë shtratit të Sanjar-it të ngulej një thikë gjatë kohës që ai flinte.
Sanjari u tmerrua kur zbuloi armën mëngjesin e ditës tjetër, por ai nuk ia kishte idenë se kush ishte përgjegjës për këtë dhe prandaj me mbajti sekret incidentin. Më vonë Hasani i dërgoi një tjetër mesazh nëpërmjet një njeriu të tij: “Mbase thika që u ngul në dyshemenë e dhomës së gjumit, do të ishte më mirë të ngulej në gjoksin e butë të Sulltanit”. Sanjari i tmerruar menjëherë arriti një pakt armëpushimi me “Vrasësit” që zgjati për një çerek shekulli.
Vrasja e Nizam al-Mulk do të kishte sjellë një hakmarrje të egër. Por një muaj pas vrasjes së Nizamit, Sulltani 37-vjeçar Malik Shah u sëmur dhe vdiq në nëntor të vitit 1092. Vdekja e tij shkaktoi 12 vite luftë civile të brendshme. Kjo i lejoi Hasanit dhe “Vrasësve” të ndiqnin objektivat e tyre edhe për një dekadë tjetër. Një përfitim i menjëhershëm ishte dështimi i ekspeditës selxhuke kundër fortesave të “Vrasësve” në Kuhistan.
“Vrasësit” morën avantazh të madh nga lufta civile e selxhukëve për të vjedhur e pushtuar fortesa të tjera. Këtu përfshiheshin dhe zona Girdkuh, që lidhte Persinë me Kinën, kështjellën Lamassar, të cilën “Vrasësit” e pushtuan gjatë një nate sulmi në vitin 1102, si dhe fortesa të tjera jashtë kryeqytetit selxhuk, Isafahan.
Këto përparime vazhdonin pavarësisht zhvillimit të një përçarjeje mes ismailianëve persë dhe sundimtarëve të tyre në Kajro. Në vitin 1094, kalifi i Fatimid Ma’ad al-Mustanisr Billah, vdiq pas 60 vitesh sundim, dhe shpërtheu një luftë e shkurtër civile me dy djemve të tij, Nizar-it dhe al-Mustali-t. Lufta përfundoi me mposhtjen e Nizar, zënien rob të tij dhe vdekjen në burg.
Hasan Sabbah dhe liderët e tjerë ismailianë e kishin mbështetur Nizarin. Edhe pas vdekjes së tij, ata vazhdonin të insistonin se puna e imamit duhet t’i jepej një prej pasardhësve të Nizar, apo dikujt që ai kishte caktuar. Por besnikëria e tyre ndaj Nizar, e ndau lëvizjen ismailiane. Pas vitit 1094, sirianët, mesopotamët dhe persianët që e pranonin Nizarin si imam u njohën si ismailianët nizarë. Ndërsa kundërshtarët e tyre në Kajro, që e konsideronin Nizarin si uzurpues të paligjshëm u quajtën mustalianë.
Çuditërisht kjo përçarje pati pak efekt tek “Vrasësit”. Hasan Sabbah njihej gjerësisht nga komunitetet ismailiane në Siri dhe Persi si pushtetplotë. Por kur përfundoi lufta civile selxhuke në vitin 1105, sulltani fitimtar Muhamed Tapar, nisi një plan sulmues kundër “Vrasësve”. Selxhukët pushtuan fortesat e “Vrasësve” në jug-perëndim të Persisë, dhe rimorën kështjellën në Shahdiz pranë Isfahanit pas një luftë të ashpër.
Tapar më pas e ktheu vëmendjen në bazën origjinale të “Vrasësve” në Rudbar. Nga viti 1107 deri në vitin 117, ai dërgoi ushtri për pushtimin e kështjellave të “Vrasësve”. Hasani dhe ndjekësit e tij po vdisnin nga uria dhe i dërguan gratë dhe vajzat e tyre në Girdkuh, për të qenë më të sigurta. Sapo selxhukët ishin gati të pushtonin vendet Alamut dhe Lamassar pranverën e vitit 118, disa të dërguar nga Isfahan arritën me lajmin se Muhammed Tapar kishte vdekur. Selxhukët u larguan duke i lënë edhe njëherë Vrasësit të festonin triumfin e tyre.
Por Hasani e kuptoi se “Vrasësit” nuk mund të lulëzonin më në kushtet e një lufte të vazhdueshme, si ajo që kishte ekzistuar nga viti 1107 deri në vitin 1118. Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Hasan i fokusoi energjitë e tij në përforcimin e sigurisë së “Vrasësve” dhe jo në zgjerimin e tyre.
Udhëheqësi i madh i “Vrasësve” vdiq më 12 qershor 1124, pas një sëmundjeje. Hasani ishte një figurë e jashtëzakonshme, që të kujton Vladimir Leninin përsa i përket vullnetit të tij të hekurt, i pamëshirshëm në ndjekjen e objektivave të tij fetare e politike, i zgjuar dhe i kujdesshëm ndaj gjetjes së pikave të forta e të dobëta të armiqve të tij. Njerëzit e tij e nderuan atë, dhe bënë një vend të shenjtë për Hasanin në malet e Rudbar.
“Vrasësit” vazhduan të lulëzonin edhe disa kohë pas vdekjes së Hasanit. Ata madje e zgjeruan ndikimin e tyre në mesin e shekullit të 12 edhe në Siri. Në vitin 1103 ata kishin themeluar një komunitet në Alepo. “Vrasësit” sirianë e dinin se nuk do të ishin të sigurtë nëse nuk gjenin një bazë të fortifikuar, kështu që ato shpenzuan disa vite duke u përpjekur të imitonin vëllezërit e tyre persianë për gjetjen e një kështjelle. Pas disa dështimesh, ata arritën të marrin kështjellën e Qadmus në vitin 1132. Në dekadën që pasoi, ata fituan edhe gjashtë kështjella të tjera në rajon, një prej të cilave shërbeu si kryeqytet i degës së tyre në Siri për 130 vitet e ardhshme.
Kur gjenerali kurd, Saladin, ishte në prag të bashkimit me shtetet e tjera myslimane ndërmjet Kajrod dhe Alepos nën sundimin e tij mes viteve 1170, “Vrasësit” sirianë u përpoqën dy herë ta vrisnin atë, por pa sukses. Në fund ata arritën një marrëveshje me Saladinin dhe bashkekzistuan lehtë me të dhe pasardhësit e tij.  Një nga vrasjet më të rëndësishme të “Vrasësve” ishte eliminimi i Conrad-it të Montferrat. Conrad, një lord karizmatik e dinak nga Italia Veriore, që kishte shërbyer si komandant ushtarak i Saladinit, sapo ishte zgjedhur sundimtari i ri i mbretërisë së Akrës. Vdekja e tij e parakohshme në prill të vitit 1192 i dha fund çdo mundësie tjetër ringjalljeje të kristianizmit në Tokën e Shenjtë. Vdekja e tij, i solli “Vrasësit” në qendër të vëmendjes të botës perëndimore. Aty u pa që emri i sektit të tyre “Assassin” ishte sinonim me fjalën angleze “murderer” (Vrasës).
Në fillim të shekullit të 13, zelli misionar që i karakterizonte Vrasësit në kohën kur udhëhiqeshin nga Hasan, ishte zbehur. Megjithatë ata arrinin t’i bënin ballë armiqve. Në dekadën e tretë të shekullit të 13, një fuqi e re erdhi në Lindje të Mesme, ndaj së cilës “Vrasësit” provuan se ishin të paaftë ta frikësonin. Mongolët nën sundimin e Çingis Khanit shkatërruan të gjithë qytetet e pasura dhe të populluara të Azisë Qendrore. Mongolët arritën t’i mposhtnin lehtë “Vrasësit” gjatë sulmit të parë, por më pas lufta mes tyre zgjati një çerek shekulli.
Në fillim të viteve 1250, mongolët kërkonin t’i jepnin fund këtij sekti të rrezikshëm për të garantuar sigurinë e tyre. Në tetor të vitit 1253, Han Mongke, një nga nipërit e Çingis Khanit, urdhëroi vëllain e tij të dërgonte një ushtri në Persi dhe t’i eliminonte “Vrasësit” njëherë e mirë.
Ushtria mongole arriti në Persi në fillim të vitit 1256 dhe cilësia e “Vrasësve” nuk ishte më ajo e kohës së Hasanit. Udhëheqësi  i fundit i “Vrasësve”  ishte Rukn Din Kuhr Shah, një djalosh pa ndonjë inteligjencë, kurajo e forcë karakteri të madhe. Ushtria mongole shkatërroi shumë nga kështjellat e “Vrasësve”. Por megjithatë Khur Shah nuk u dorëzua. Mongolët e zunë rob atë, por e trajtuan mirë, duke i çuar shpesh mesazhe që të jepte urdhër që të gjithë kështjellat të dorëzoheshin. Pasi të gjitha u dorëzuan përfshi dhe atë të Alamut, mongolët i rrafshuan të tëra. Vetëm kështjellat në Lamassar dhe Girdkuh rezistuan deri në dhjetor të vitit 1270.
Edhe pse “Vrasësit” sirianë donin t’i injoronin mongolët, nuk e kishin forcën e duhur për të ruajtur pavarësinë e tyre. Ashtu siç historian Juvaini i përshkruan “ata mbetën një përrallë në gojët e njerëzve dhe të botës”. Kështu e morën dënimin e tyre, dhjetëra mijëra pjesëtarë të një sekti që ishte i përçmuar nga bota.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...