Agjencioni floripress.blogspot.com
2016/03/04
Del në dritë një informacion sekret i firmosur nga Klosi: Si po organizohet kryengritja në Veri
"Azemi drejton krahun e armatosur"
Raporti i SHIK: Ai ka gjetur armët dhe finacimet
--------------------------------------------------------------------------------
Azem Hajdari ishte drejtuesi i krahut të armatosur të PD-së. Kjo u përmend në shkresat sekrete të SHIK që u lexuan dje dhe u pranua nga ish-kreu i SHIK Fatos Klosi. Revolucion islamik", kështu është cilësuar nga Fatos Klosi ajo që ndodhi gjatë vitit 1998 në Shkodër dhe më pas në Tiranë. Klosi informonte Nanon për një kryengritje të armatosur dhe që do bëhej nga UÇT dhe UÇSHK në 10 shtator 1998. Këtë fakt e bëri të ditur një nga anëtarët e komisionit hetimor i cili lexoi një informacion të klasifikuar "sekret". Qendra ishte Shkodra, njoftonte SHIK.
Sipas kësaj dosje të quajtur "Rebelimi", kryengritja do niste në Shkodër dhe më pas me furgona njerëzit e armatosur do të vinin në Tiranë. Seanca e djeshme e dëgjimit në komisionin parlamentar ku ishte thirur Fatos Klosi nxori në shesh fakte që lidhen me ngjarje të katër viteve më parë. Emra agjentësh, plane kryengritjesh, deklarata kryetarësh partie për luftë të armatosur këto ishin ato që u dëgjuan pasi u hap një pjesë shumë e vogël e arkivit sekret të SHIK. Në fillim të mbledhjes Ngjela përmendi "Dosja 24 dhe dosja Rebelimi". Në këto dosje thuhej se kishte informacione për kryengiritje të armatosur. Rreth 500 njerëz të armatosur stërviteshin dhe drejtoheshin nga oficeri Ivzi Bushati; ata planifikohej që të sulmonin dhe çlironin Tiranën. UÇT (ushtria për çlirimin e Tiranës) dhe UÇKSH (ushtria për çlirimin e Shqipërisë nga komunizimi). Përgatitjet kishin nisur një vit më parë dhe Klosi tha se kjo u konkludua në 14 shtator të vitit 1998. Emrat që përmendeshin në informacionet e SHIK drejtuar Nanos që ishte kryeministër tregonin se në këtë kryengitje ishin emrat e deputetëve Mark Krroqi, Ferit Hoti, Ridvan Bode, Sali Berisha, Genc Pollo dhe Azem Hajdari, si dhe të Izet Haxhisë dhe Ivzi Bushatit. Këto informacione Klosi i justifikoi me faktin se bashkëpunëtorët e SHIK kishin dëgjuar njerëz të armatosur që thoshnin se në shtator do rrëzonin qeverinë dhe se lideri i tyre ishte Sali Berisha. "Pak muaj më parë Shkodra u dogj dy herë", tha Klosi. Në dosjet e SHIK thuhet se Azem Hajdari ishte një nga drejtuesit kryesorë që gjente financimet, armët dhe merrej me kryengritjet në Shkodër, Lazarat dhe Lushnje dhe kërcënonte rendin kushtetues. Klosi, sipas deputetëve të PD-së kishte nisur një informacion Kryeministrit ku thuhej se vendimi për kryengritje të armatosur ishte marrë nga ana e Berishës një vit më parë në një mbledhje të ngushtë. Emri i Berishës më pas përmendet edhe në një informacion në SHIK dërguar nga një bashkëpunëtor që mesa duket është shumë afër kryetarit të PD-së. Ai shkruante se më 13 shtator kishte hyrë në zyrën e Berishës dhe kishte parë se ai mbi tavolinë mbante në pistoletë dhe tha se "tani do e rrëzojmë këtë qeveri.Ju do sulmoni Kryeministrinë. Kush vret Kryeministrin ka 30 milionë lekë. Shoqëruam Berishën deri në Presidencë dhe ishin kthyer përsëri. Ne shkuam drejt parlamentit të vrisnim ndonjë deputet por si gjetëm dhe e dogjëm atë". Kjo ishte një nga shkresat e lexuara dje në komisionin parlamentar.
Sali Berisha: Fatos Klosi pengoi pajtimin PS-PD
Kryetari i Partise Demokratike flet perpara Komisionit Hetimor Parlamentar per hetimin e veprimtarise se sherbimit sekret. Ish-shefi i SHIK akuzohet per denimin me vdekje te Azem Hajdarin, trafik droge dhe abuzime financiare
Per te qartesuar, per te bere transparencen te asaj qe kundershtaret apo mbeshtetesit kerkojne me te drejte, eshte e rendesishme qe ju si komision hetimor keni nje detyre shume te rendesishme. E verteta eshte se te vetmen gje qe nuk keni per mendimin tim ne keto kushte, do te thosha eshte individualizimi apo personalizimi i problemit ndaj ketij apo atij, ndonese kjo ne nje shkalle eshte e pashmangshme. E rendesishme eshte qe te ngrihej komisioni dhe shqiptaret te marrin vesh. Kjo qe po ndodh tani nuk ndodhte me pare. Nuk ndodhi ne '98, '99, nuk ndodhi ne 2000. Nga ketu gjykoj une duhet te ishim me nje kerkese te pergjithshme, te ligjshme, te majte dhe te djathte, te qendres dhe te mbare Shqiperise, sikunder do te doja shume qe ju te dilnit me propozime konkrete qe situata analoge te mos mund te perseriten. Asgje me te rendesishme se suksesi i ketij komisioni mendoj une momentalisht nuk kemi. Une kam ardhur ketu per te deshmuar se ligji, institucionet kane qene dhe mbeten perkushtimi yne me sublim, me madhor i jetes sime politike. Mund te kem deshira, mund te kem vullnete, idera, por asnje prej tyre nuk do te me pengoj te respektoj ligjin dhe institucionet. Ne kete kontekst jam para jush ketu edhe si ish-kryetar shteti. Duhet te jem i hapur. Kam patur dhe kam nje vleresim te patundur per sherbimin e fshehte te shtetit, si nje insititucion absolutisht i domosdoshem per mbrojtjen e interesave publike kombetare te shoqerise dhe vendit. Kam patur dhe kam nje respekt te palekundur per ata qindra e qindra informatore, te cilet kredon, mencurine, perkushtimin e vene ne funksion te mbrojtjes te ketyre interesave dhe ata meritojne nderim te mbare shoqerise. Dhe per ata punonjes te ndershem te Sherbimit Informativ, te cilet ligjin, objektvitetin dhe sekretin e kane ne themel te punes se tyre. Por si shpjegohet do te shtronim pyetjen, pse ju, ish-Presidenti i vendit, kryetar i forces politike opozitare kryesore gjate 5 vjeteve, ke vene ne shenjester me shume se kedo tjeter Sherbimin e fshehte Informativ dhe kryetarin e saj? Sepse e kam bere kete me bindjen me te thelle te qytetarit, politikanit, shtetarit, se ky sherbim ishte organizatori numer nje i te gjitha akteve destabilizuese me madhore te vendit. Une jam ketu dhe kam qene ish-President. Ajo detyre me ka bere mua te njoh sekretin e shtetit. Me ka bere qe te jem nje para ligjit, si per ata qe i perkasin PD, ose forcave qe ishin ne opozite. Dhe i atille do te mbetem. Nuk mund te mos ngrija zerin, nuk mund te mos denoncoja kur shihja bashkepunetore te sherbimit te salduar te te gjitha kampeve, te cilat ndodheshin ne epiqender. Une ju them se ne te gjitha pa perjashtim. Ne rast se komisioni, por jo publikisht, se une publikisht une nuk kam ndermend te prononcoj, pasi keshtu eshte rregulli, as emrin e ketij apo atij informatori, sado e dhimbshme apo e padhimbshme se ky komision edhe nje here nuk ka qellim te ngjalle, por ka qellim nxjerrjen e nje te vertete te madhe. Dhe ky eshte sherbimi i madh qe po i beni vendit. Pra, kur une i shihja keta fatkeqinj ne rolin e organizatorit, ne rolin e provokatorit, ne rolin e informatorit, kjo ka qene edhe arsyeja qe une ish-kreu i shtetit te ketij vendi, detyrohesha te denoncoja policine sekrete. Kjo eshte e vertete per Shkodren. Do t'ju bej nje ftese. Gjate 5 vjeteve me shume se per integrim, ne Shqiperi u fol per kryengritje te armatosur. Kush eshte ne burg sot per kryengritje te armatosur? Mos beme ndonje amnisti? Jo nuk beme. Me z. Nano nuk beme asnje amnisti. Dhe ajo marreveshje qe beme nuk parashikon ndonje amnisti. Behet ne kuadrin e nje klime tjeter. Por a ka njerez qe duhet te ndeshkoheshin dhe penalizoheshin per aktet e dhunshme? Absolutisht po. Dhuna nuk eshte platforma jone. Ajo s'eshte platforme politike. Mirepo pse nuk jane. Jane arrestuar me qindra. Jane perdorur te gjitha llojet e akuzave. Edhe jashtetokesore, kur nje njeri i pafajshem akuzohet per krime kunder njerezimit. Por vendime gjykatash nuk ka. Une ju garantoj ju, jo se ka patur nje kryengritje, por se ka patur akte madhore destabilizuese ndaj te cilave shteti duhej te qendronte. Por nuk mund te qendronte, sepse ato i organizonte Sherbimi Informativ Kombetar. Sepse autoret e vertete ishin katerciperisht ky kontigjent. Une nuk po perdor epitet per ta, ushtaret e Fatos Klosit. Te cilet benin edhe informatorin, edhe provokatorin, edhe manipulatorin dhe organizatorin. Ju lutem rikthehuni ne rrethimin e Shkodres. Kujtoni te mjeruarit gazetare dhe deputete ne uren e Bacallekut. Ajo ishte skena me surrealiste. Per cdo njeri qe shkelte shihte nje skenar te flliqur, ku vetem heronj, ndonese nuk shkojne ne asnje ngjarje na futeshin dhe na e zgjidhnin nga brenda. Dhe dilte teza zyrtare se Berisha dogji Shkodren se i deshtoi mitingu. Por c'jane keto gjera qesharake mor zoterinj se nuk shkonte Berisha ne Shkoder. Askush nuk mund te djege nje qytet, nje qytetar i pergjegjshem i cilitdo spekter politik, nuk mund te djege nje qytet. Une s'mund ta imagjononj veten ne nje pozicion te tille. Por ndodh para djegies, pse u hoqen dokumentat e SHIK-ut. Ishte nje skenar dhe ky skenar eshte denoncuar ate kohe nga ne, brenda dhe jashte vendit. Ku jane personat te cilet ishin me te vertete pengmarres? Po jua them une ketu pengmarresi eshte terrorist ne te vertete. Dhe te tille e kam trajtuar te gjithe jeten time dhe te tille do ta trajtoj. Ku jane pengmarresit? Pra, problemi eshte se keto veprime u kryen te programuara, si pjese e nje skenari, i cili kulmon ne gusht-shtator.
Kam bere 21 ftesa mbasi Qeveria e Pajtimit Kombetar u zevendesua me qeverine e plote socialiste, me nje qellim te vetem. Dhe qellimi ishte ky: Ajo qe eshte akumuluar ne menyre progresive gjate ketyre 5 viteve t'i transmetohet vendit, edhe ne qofte se ky individualisht dhe si parti, ne me te pakten te zvoglohet. Por duhet ta pranojme se ai eshte investimi i shoqerise dhe i vendit dhe nuk mund te behet i paqete. Po ne kete fryme ishte ftesa qe une i cova Kryeministrit te asaj kohe, z. Fatos Nano per tryezen. Vetem dy dite me pare u hap drita jeshile per Shqiperine per negociata. Une ju garantoj se Kushtetuta ishte rasti me i shkelqyer i hapjes se kesaj drite jeshile dhe une, kur shume gushtin e konsumuan me pushime, e konsumova bashke me nje grup juristesh dhe bashkepunetoresh te mi, duke punuar me nje orar shume te zgjatur mbi nenet e nje projektkushtetute, qe me 30 gusht sebashku me perfaqesuesit e qeverise e te mazhorances do t'i konfrontonim. Pra, ne kohen qe Sherbimi Informativ me kupolen qe e drejtonte kishte sajuar dhe informonte per kryengritje te armatosur, mund te them me sinqeritet absolut se armet e mia, revolet, pushket dhe topat ishin amendamentet e Kushtetutes. Une po punoja qe vendi, haptas me nje pasion jo te paket, kam kaluar shume vite duke lexuar shume Kushtetuta, doja qe te gjenim nje Kushtetute te pranueshme nga te gjithe shqiptaret, forcat kryesore politike dhe ai tekst aty eshte. Por dikujt kjo nuk i interesonte. Dhe ai ne gare vuri hijen e zeze ne ate perpjekje, te ndershme padyshim, dhe kjo ftese per hir te ze vertetes ishte pranuar edhe nga pala tjeter dhe ishin ftuar eksperte te huaj ne ate tryeze. Dote firmosnim nje draft, nuk ishte per lavdi personale, por per te bere vendin me nje dokument themelor, per te ndertuar nje shtet modern, te bazuar ne ligje moderne. Ky ishte qellimi. Si hije mesnate ata arrestojne me metodat me staliniste 6 ish-zyrtare te PD. Kryetari i qeverise deklaron, qe per hir te se vertetes dokumentat aktuale provojne ate qe thote ai, se nuk kishte dijeni, megjithate komisioni e vertetoi. Te arrestosh ne mesnate 6 eksponente kryesore te opozites, cfare do te thote? Dhe t'i arrestosh per cfare? Jo per arme mbajtje pa leje, apo se shkelen nje ligj, apo nje rregullore te dikasterit qe drejtuan. Por me akuzen monstruoze per krime kunder njerezimit, e cila nuk ekziston kurre ne tentative ne asnje kohe. Dhe mos harroni se te gjithe ata kane marre pafajesine nga Gjykatat shqiptare. T'i arrestosh keta ne mesnate nje jave para tryezes, do te thote qe kishte qellimin e qarte te shtyje vendin drejt konfliktit civil. Ne histori vrasje dhe akte te tilla i kane sherbyer motiveve te shperthimeve te pakontrolluara dhe konflikteve civile. Keto jane te njohura. Dhe ishte fiksuar data 10. Une te them te verteten cdo dite lexoja gazetat dhe ndjehesha jashtezakonisht i mahnitur, por edhe i deshperuar nga ajo strategji dhune dhe tensioni qe montohej.
E kam akuzuar dhe do te ndalem pak se ka nje moment kur askush ne Shqiperi nuk mund te mohoje mohoje kontributin historik te Azem Hajdarit. Une e kam akuzuar z.Klosi per implikim dhe dua te ndalem ne fakte dhe argumenta qe me kane shtyre ne kete akuze. Eshet akuze shume e rende. Nuk e kam akuzuar se ka qene ne vendngjarje, sepse nuk ka qene ne vendngjarje, nuk ka qene ne Maqedoni. Me 11 dhe 12 shtator me makinen e tij ka larguar gjithe diten dokumenta. Dhe kete e kam denancuar ne ate kohe publikisht. Qe ne Gramsh, ne te kunder te asaj qe ai deklaroi ne kete komision te nderuar, se nuk ka qene ne muajin gusht shtator aty, ne fakt ka qene ne javen e fundit te gushtit. Nga kush me vjen informacioni? Nga punonjes te rendesishem te administrates shteterore shqiptare. Te cilet jane gati t'ia thone ne sy. Edhe oren edhe vendin. Pra, u angazhua me lirimin e dy prej personave per te cilet jo vetem opozita, por edhe zhvillimet e mevonshme treguan se kishin marre pjese ne vendngjarjen dhe ne skuadren e ekzekutimit te Azem Hajdarit. Do te shkoj pak me tutje. Kam nje deshmi. Radiot e ekzekutoreve te Hajdarit, ka deshmitare okulare, se kane qene radio te Sherbimit Informativ Kombetar. Se dyti, z.Klosi deklaroi para jush se ne qershor kishte njoftuar Perikli Teten se Azem Hajdari kercenohej. Ju e dini se Sherbimi Informativ ka per detyre parandalimin e akteve terroriste dhe ky sherbim e shpallte ate pak kohe me vone komandant te kryengritjes se armatosur. Do t'ju pyes ju se ne cilin vend demokratik komandanti i kryegritjes se armatosur nuk merr ate denim qe meriton. Rendi kushtetues mbrohet me te gjitha mjetet. Natyrisht duke e deklaruar komandant te kryengritjes se armatosur Fatos Klosi shpalli denimin e tij me vdekje. Nese nje politikan merr persiper te marre arme per te permbysur rendin kushtetues, Kushtetuta mbrohet me te gjitha mjetet. Faktikisht ne daten 12 u ekzekutua. Nuk eshte nje ceshtje individuale. Deklaroi para jush se 3 muaj me vone ka dorezuar listen e plote te vrasesve. Une po ju them se 11 muaj me vone ka liruar nga spitali i burgut dhe ka nxjerre ne Spitalin Ushtarak, bashke me Arben Rakipin dhe Agim Tiranen, vrasesin kryesor te Hajdarit, Fatmir Haklajn. Kjo qe do te them nuk perben ndonje sekret se ka lidhje me komunitein nderkombetar. Ne muajin nentor ketu vjen nje ambasador amerikan me te cilin une kam patur bashkepunim te hershem ne vitet '90 per probleme te rajonit dhe te te drejtave te njeriut, ambasadorin Frouik. Shprehu vullnetin per te kontribuar ne zgjidhjen e ketij problemi madhor per vendin. Dhe une i jap atij nje deklarate. E firmosem te dy, me te gjitha gjerat qe kisha bere publike deri atehere, por tashme merr nje karakter zyrtar. Me pyet: "A mund t'ia jap Prokurorit te Pergjithshem?. "Po", - i thashe, - "mund t'ia japesh derisa ju keni besim". Une nuk i besoj por nuk ju kerkoj juve te keni te njejtin besim ndaj tij. Ne ate kohe u organizuar prita ne Tropoje me mina. U ekzekutuan ne mesdite, rreth ores 11, nga Jaho Salihi, dy qytetare te pafajshem ne prani te dhjetra qytetareve te tjere. Ne Shqiperi kishin ardhur eksperte nderkombetar per vrasjen e Azem Hajdarit. Une bej nje takim me ta dhe u them ne bisede se kam nje problem qe eshte ky. Sepse e quaj te papershtatshem faktin qe une komunikoj me ju dhe jo me kryeprokurrin e Shqiperise, se une jam ish-kryetar shteti dhe kjo eshte nje gje shume e rendesishme. Por une nuk e bej kete se kryeprokurori i Shqiperise dhe kreu i Sherbimit Informativ jane bashkepunetor ne vrasje dhe ju do ta harroni kete derisa une t'ua provoj. I them ne pyetje perse nuk arrestohet Jaho Salihi per vrasjen e dy qytetareve? "Nuk pranon kryeprokurori se nuk e ekzekuton urdherin policia", thane ata. Por ministri i Rendit shprehej se "une e zbatoj urdherin por nuk me vjen urdhri". Tani kishte nje komision nderkombetar. Cfare ndodh? Por ne kemi nje akuze te forte. Kemi Fatmir Haklajn. Tani do te zbatojme ceshtjen. Arben Rakipi dhe grupi i prokuroreve dergoi deshmitaret ne spitalin e burgut. Une mund t'ju them se te gjithe te lidhur dhe te zgjidhur sic ishin u thone se "po", ky eshte, kete kemi pare. Njoftoj gjykatesit dhe u them kjo ka ndodhur. Nuk e dinte. Do ta njohin. Jo eshte e pamundur, u them. Nga aty e transferoje ne Spitalin Ushtarak. I them: "Po e cojne ne Spitalin Ushtarak per ta liruar. Aty i bejne gjyqin me nje trup gjykues dhe e liruan". Atehere u them gjykatesve nderkombetare: "A isha une korrekt me deklaraten time". Ai la detyren dhe iku ne pune te vet dhe une u ktheva ne zyren time. Pra, ky ishte njeriu qe deklaroi se une jam i lare, nuk kam nje lidhje. E kam akuzuar se ka pergatitur, se ka perpunuar vrasesit si deshmitare dhe ka bere kete duke perdorur leva familjare ne menyre te perseritur. Nje gje mund te them pas botimit dhe dorezimit te deklarates qe une kisha bere me ambasadorin Frouik, i mori data. Filloi ekzekutimi nje pas nje i autoreve te vrasjes se Azem Hajdarit. Por ata qe e kane bere ate kane bere nje krim te shemtuar. Ata ishin kriminele, por nuk ishin per t'u denuar pa gjyq. Madje ata nuk ishin per t'u denuar me vdekje se Shqiperia e ka hequr denimin me vdekje. Dhe une isha pyetur nga komuniteti nderkombetar se "a jeni dakort per heqjen e denimit me vdekje edhe pse vrasesit e Azem Hajdarit mund te mos denoheshin me vdekje". Une nuk mund te mbaja vendin peng me nje mase e cila eshte bere kriter standart i Evropes. Pra, filloi eleminimi i tyre dhe jo gjykimi. Dhe Fatos Klosi, sic pohon vete dy vjet me vone, takohet me Isamedin Haxhine, i cili e kishte shkruar me doren e tij, sic fakti pohoi ketu, ne grupin e pjesemarresve te vrasjes se Hajdarit. Atehere, mbetet te bejme pyetjen: "A mos keto skenare e mbajten ate ne kembe?" Qe ky ishte i implikuar ne keto edhe Klostaret me fanatike nuk jane ne gjendje ta mohojne kete. Por cfare ka ketu? Pse u mbajt ne detyre ky shef sherbimi mbas kesaj vrasjeje te shekullit per Shqiperine? Pse u mbajt shef sherbimi kur Kryeministrat socialiste njeri pas tjetrit kerkuan shkarkimin e tij?. Une gjykoj se ka vetem nje rrethane kur shefi i sherbimit mund te qendroje para Kryeministrit. Kur Kryeministri ka konsumuar tradhetine kombetare dhe eshte ne momentet e fundit para goditjes. Ne asnje rrethane tjeter nuk mund te prevaloje nje shef sherbimi para Kryeministrit, sepse ai Kryeminister ka mandat te Parlamentit dhe ka te drejten e krijimit te nje kabineti.
Mbijetoi me Kryeministrin Nano, Kryeministrin Majko dhe per hir te se vertetes mbijetoi dhe mori pjese aktive ne permbysjen e Kryeministrit Meta, sebashku me te tjere. Per llogari te Sali Berishes e beri? Jo per te te tjereve. Per llogari te kujt e beri? Eshte shume e rendesiehem t'i jepni ju pergjigje, se atehere do te kuptohen shume qarte zhvillimet politike te vendit. Pse Shqiperia mbeti vend, nuk po themi i damkosur, por me imazh te prishur? Dhe nuk mund ta mohojme. Nje dite nje deputet socialist tha se sesi ka mundesi qe keto trafiqe u rriten kaq shume. Shume thjesht. Sepse Fatos Klosi riktheu plotesisht Sigurimin e Shtetit ne sherbim. Por Sigurimi i Shtetit ishte nje shkolle qe bazohej ne principet cnjerezore, ishte instrumenti me i eger ne diktature, me i eger se gjykata, me i eger se prokuroria. Dhe ndaj te gjitha vendet ish-komuniste e shkrine ate sic beme ne ne vitin '91. Bashkarisht me mazhorancen e asaj periuedhe. Tani ai qarkulloi ne SHIK nje shifer 27 %. Eshte nje mashtrim. Jane 95 % ne sektorin operativ. Pastaj jane ne sektorin e pastrimit. Sektori operativ 90 % i ka ish-gjenerale te sigurimit te shtetit shqiptar, perfshi dhe 2 drejtoret e pergjithshem. Kur u thashe miqve te mi nderkombetar, ata nuk mund ta besonin. Por perse erdhen keta? Por fat te keq nuk them se i emeroi Kryeministri. Do te doja te akuzoja nje Kryeminister socialist, por s'mundem. Sepse c'beri Fatos Klosi?. Nga nje ligj, ne te cilin drejtoret e vartesit e tij i emeronte qeveria, e beri nje ligj me ndihmen e kryetarit te Parlamentit, te cilit i dergonte relacione speciale, sepse ashtu e kishte oreksin, e beri nje ligj ne kundershtim flagrant me cdo princip, ku drejtoret i emeronte vete. Vete Ali, vete Kadi. Me vjen keq, une si opozite, 5 vjet jam marre me qeverine dhe jo me kupolen, se mua me takon te merrem me qeverine dhe jo me kupolen. Por e verteta eshte se ata qeveria nuk i kishte emeruar. Perkundrazi ka patur nje perpjekje te themi hapur, madje ka patur nje kerkese nderkombetare per largimin e tyre. Une nuk jam per persekutimin e tyre. Rezoluta e Keshillit te Evropes, 750, e percakton ne menyre taksative se nuk mund te punesohen ne detyren e policise sekrete anetare te asaj policie, te cilat jane shkrire, jane larguar per shkak se policia ka perdorur medota jo humane.
Une e kam akuzuar per vrasje politike. Nuk eshte vetem Hajdari ne te cilen Klosi del ne rastet qe une paraqita ketu dhe lidhja me vrasesit e tij. Klosi ka kryer krime te tjera shume te shemtuara, me te cilat i ka vene nje damke te rende vendit, por nuk eshte objekt i ketij komisioni. Do te ndalem ne nje moment tjeter, Bujar Suli. Ju ftoj ju zoterinj te Komisionit te njiheni me deshmine publike te gjeneral Astrit Merjes, i emeruar nga Kryeministri socialist, shef komisariati i Fierit. Se cfare deshmon ai per veprimtarine direkte te Fatos Klosit ne destabilizimin e Fierit. Sepse duhej qe skenari i djegieve te kalonte nga qyteti ne qytet. Dhe tani ne Fier, meqe atje jeton nje komunitet kosovar qe ne vitet '20-'30, vetem ai mund te digjte Fierin. Dhe fillon beteja donkishoteske e turpshme, skenari i diegies se Fierit. Une do te vleresoja shume ta degjonit z.Mehja dhe te provoje se si shefi i Sherbimit Informativ te Fierit ndan te njejtat mendime per gjendjen dhe stabilitetin e rrethit. E verteta eshte se qyteti kishte dy muaj pa vrasje. E verteta eshte se z. Mehja vendosi rendin. Si nje polic me eksperience policie. Dhe une s'do te mbetesha i mahnitur kur deshtaket qe vinin nga Tirana benin fjale per nje diegie eminente. Me ne fund u detyrua te vihej ne kontakt direkt me z. Klosi. Dhe Klosi i tha: "Nuk di gje ti, i kam une informacionet". Kam nje foto ketu, ku shtepia e Bujar Sulit eshte gjuajtur me flakehedhese dhe nuk eshte gjuajtur nga policet e Fierit, por nga nje fallange e derguar nga Tirana dhe per fat te keq jane vrare dhe dy police. Kemi tre te vrare. Sot Bujar Suli eshte shpallur qytetar nderi i Levanit. U dogj me nje arme qe e kane kategorikisht te ndaluar policite e cdo vendi.
E kam akuzuar Fatos Klosin per trafik droge. Shoferi i Vladimir Laskut, per hir te se vertetes ish-bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit, aktualisht drejtor i SHIK-ut te Tiranes, ndiqet nga njesiti i antidroges per nje ngarkese droge ne makine. Pasi e con ceshtjen deri ne perleshje me arme ne njesitet e antidroges, shkon dhe futet ne strofkullen e tij. Para zyrave te Fatos Klosit parkon makinen. Arben Saliun, drejtor i kontrollit te SHIK-ut e njofton policia. Zbaton ligjin. I ve qe te dy ne arrest, shoferin dhe shqeopruesin. Ia bllokon makinen dhe ben detyren e shtetit. Arben Saliu e pagoi me largimin nga detyra dhe mbeti ca kohe pa pune. Fatos Klosi e liroi. Kur erdhi puna per shoferin e Adi Shamkut, telefonat e pare ne Shqiperi kane rene ne shtepine time se u arrestua shoferi i Monika Kryemadhit. Kurse per shoferin e Vladimir Laskut, i kapur para zyrave te Klosit, u lirua. Nuk po marr rastin e ndalimit te oficereve te SHIKU-ut me ngarkesa droge nga policia. Nepermjet Rakipit e liroi dhe njeri prej atyre oficereve iku ne Itali. Dhe kur e shpjegoi ne televizion e shpjegoi tamam si nje kapitan. Dhe ketu qendron dhe shkaku se pse ne u beme nje vater e trafiqeve.
Nje ceshtje tjeter eshte ana financiare. Ka dhunuar ligjin me dhjetra here. Cdo te thote te shpallesh tenderin e naftes akoma pa u miratuar buxheti i shtetit ne Kuvend. Nje ligj i detyrueshem per Kryeministrin, shtetaret dhe qytetaret, ben tenderin. Do te thote te mbushesh xhepat. Eshte marre nafta me 900 leke kur brenda pak muajsh u be me 800 dhe 600 e me poshte. Ka perlyer rende bashkepunimin e sherbimit. Sherbimet nuk e kane ndihmuar sherbimin. Ju ftoj te kontrolloni te gjitha donacionet, sepse bashkepunimi eshte delikat, kerkon ndershmeri dhe mirebesim. Shumat financiare shefi i sherbimit i ka inkasuar ne kasaforten e tij. Por nuk jane vetem nga nje drejtim, por jane nga disa drejtime. Ju ftoj te kontrolloni ketu ne dokumentat e mia qe nuk kam ndermend ti ashu...Ekzistojne shperblime per te justifikuar shperdorimet gjer ne 70 dollare diten dhe me afat te pacaktuar. Keta persona, - thote, - do te shperblehen me kaq per aq kohe sa atij do t'i duhet te mbuloje shperdorimet qe ka bere. Eshte pronar i paligjshem dhe komisioni mund te kerkoje pronat qe ka krijuar me emrat te tjere. Ka funksionuar si nje trafikant influencash dhe terrori ne institucionet shteterore dhe zyrtaret. Ka pasur nje bashkepunim te semure, te merdhire me kryetarin e Kontrollit te Shtetit. Dosjet para se te shkonin ne qeveri, kalonin tek Klosi. Ushtarit te tij nuk i mjaftonte besimi i Parlamentit. Per shkak te mosfunksionimit mbi bazen e ligjit te Kontrollit te Shtetit, Shqiperia u ngjit ne nivelet me te larta te korrupsionit.
Media shqiptare eshte kollone kryesore e demokracise, por perjetoi nje veshtiresi te madhe. Thuhet se gazetaret jane informatore te sherbimit. keto per mendimin tim jane shume te gabuara. Dua te deklaroj ketu se nuk ka sherbim ne bote qe nuk punon me gazetaret dhe anasjelltas. Investigues jane te dy palet. Katastrofe dhe e denueshme eshte percaktimi i politikave te botimit nga Sherbimi Infomativ. Ju garantoj se asnje gazetar nuk percakton politiken, por jane botuesit, kryeredaktoret, ndaj une ftoj komisionin qe ta injorojne totalisht kete kapitull, se ne vendet demokratike eshte normale qe investiguesit te bashkepunojne njeri me tjetrin. Ai heton nje ceshtje dhe gazetari heton per te njejtin qellim. Sa i lejohet sipas rregullave, por ajo nuk perben nje problem madhor. Natyrisht, askush nuk duhet te harroje se ajo qe quhet marreveshje e forcave politike, apo ajo qe quhet marreveshja Nano-Berisha, nuk eshte gje tjeter ne thelbin e saj me te thelle, pervecse zbatimi i ligjit dhe shtetit ligjor. Se kujt i vjen per shtat dhe kujt jo, kjo eshte nje ceshtje tjeter. Shoqerise shqiptare kjo i vjen shume per shtat. Ishte kjo nje nga faktoret kryesore qe dje u vendos hapja e negociatave. Kjo do te jete nje nga faktoret kryesore per firmosjen e kesaj marreveshje.
Jaho Salihi: Po të mos ishte Izet Haxhia, Azemi s'do ishte vrarë
21-vjeçari Jaho Mulosmani u vendos në detyrën e shefit të rendit në Komisariatin e Bajram Currit, duke bërë bujë, jo vetëm për moshën mjaft të re, por dhe për faktin se shumë shpejt u kthye në një personazh protagonist në problemet e shumta të trevës së Tropojës me krimin.
Ai nuk plotësonte asnjë kriter për të mbajtur një detyrë kaq të rëndësishme, për më tepër në prag të krizës së Kosovës. Por, Jaho rridhte nga një familje shumë e njohur në Malësinë e Gjakovës.
Mulosmanët kanë qenë vazhdimisht Bajraktarët e Krasniqes, bajrakut më të madh ndër katër bajraqet që përfshihen në rrethin e Tropojës. Në kullën e gurtë të Mulosmanëve është zhvilluar dikur konferenca e famshme e Bujanit nga data 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944. Mulosmanët kishin qenë flamurtarët e Krasniqes në çdo qëndresë të armatosur ndaj invazioneve turke apo serbo-sllave në veri të vendit.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, katër komandantë batalionesh të forcave partizane ishin prej Mulosmanëve. Jaho mban emrin e njërit prej tyre, Jaho Sali Mulosmanit, i vrarë në fundin e shkurtit 1944, gjatë një beteje me trupat naziste gjermane.
Ismet Haxhia, ish-shef i Rrugores në Tropojë, vëlla i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia, u dënua me 25 vjet burg për vrasjen e deputetit Hajdari, ka thënë më pas se ekzistonte një plan i fshehtë për ekzekutimin e Fatos Nanos. Ish-inxhinieri i minierave hedh poshtë kategorikisht thëniet se vëllai i tij Izeti tradhëtoi Azem Hajdarin

Pas kërcënimeve dhe përplasjeve të shumta të Azem Hajdarit me krerët e PD, menjëherë pas trazirave të ’97, ai i harron mëritë e vjetra me Berishën dhe vihet sërish në krah të tij... Por shpejt ai vritet në një pritë të ngritur fare pranë selisë së Partisë Demokratike me 12 shtator 1998. Kjo pjesë e tretë e rrëfimit të Hysni Bardhit, njeriut të afërt të Hajdarit, sidomos vitet e fundit të jetës së tij, zbardh shumë dyshime mbi vrasjen e liderit të dhjetorit dhe enigmat pse kjo vrasje nuk është zbardhur ende edhe sot.
Pas trazirave të ’97-ës Azem Hajdari u rikthye sërish në PD. Pse e latë në mes lëvizjen?
Pas trazirave të marsit ’97, u bë koalicioni i partive, dhe u formua një qeveri provizore. Më pas erdhën zgjedhjet. Kjo lëvizja jonë mbeti sepse Azemi u kthye prapë në PD, në fushatën elektorale. Fitoi Partia Socialiste dhe Azemin në datën 12 shtator 1998 e vranë.
Pa shkuar te vrasja, ndërkohë që ai u kthye në PD ju thoshte se si i kishte marrëdhëniet me Berishën, me njerëzit e tjerë të Partisë?
Jo. Shkonin bashkë me Azemin nëpër mitingje. Mbronte gjithnjë platformën e PD. Nuk dilte kundër sepse ishte kohë fushate. Shkonte në një vijë politike për të punuar për PD për të marrë vota. Sepse siç duket ato hapat e tjera ishin të mëvonshme, nuk ishin më momentin e fushatës.
Sipas jush pse e bëri këtë lloj pajtimi Azemi?
Shiko, Azemi kishte një debulesë të jashtëzakonshme për PD dhe Azemi donte që PD të shkonte si në formë dhe në përmbajtje ajo partia e idealeve të dhjetorit. Ishte i vetmi thuajse që luftonte brenda kësaj sepse s’kishte mbetur më asgjë kundër dhe nuk mund ta gjente Azemi veten gjetiu.
Pra ose do të luftonte aty ose do të largohej nga politika...Kështu?
Për Azemin nuk kishte më vend tjetër. Ose aty, ose do të hiqte dorë nga idealet dhe nga sakrificat që bëri dhe të mbetej një hiç siç kanë mbetur shumë të tjerë, ose do të luftonte me këmbëngulje. Ai më ka thënë në një bisedë që kemi pasur një herë duke pirë kafe bashkë, pasi i thashë që “duhet të ruhesh”, ishte pak ditë para se të binte qeveria: Hysni, unë e kam të qartë që 5 jetë të kem nuk di të vdes ndryshe. Mua do të më vrasin.
Por i lutem Zotit po të ketë mundësi të më japë dy gjëra, e para të lind një djalë sa jam unë gjallë dhe t’ia vë vetë emrin Azem, dhe e dyta të kem mundësinë, sepse e di që kur të vdes, të shkoj në varr, të gjithë këta hipokritët që më sulmojnë mua sot, s’lënë gjë pa thënë e pa më bërë, nesër do të vijnë te varri e do të më vënë një tufë ne lule), pra unë te kem mundësi të ngrihem, të ngrihem nga varri, dhe t’i pështyj këta hipokritë.
Siç edhe ndodhi...E kujtoni sot si e morët vesh lajmin e vrasjes së tij?
Ne kishim një shkëputje atë kohë. Azemi po merrej me fushatën, unë kisha ca probleme të miat. Kur është vrarë Azemi, me 12 shtator, unë nuk kam qenë sepse të mërkurën, një ditë përpara, unë varrosa motrën. Kur kthehem të shtunën pasdite në shtëpi marr vesh që Azemi ishte vrarë. E marr vesh nga lajmet. Zbres poshtë te PD, e gdhimë aty. Me 13 shtator kur është sulmuar kryeministria, do të shkonin edhe te Televizioni, kam qenë me të ndjerin Pjetër Arbnori dhe ndonjë tjetër që ishte përpara për t’i ndaluar njerëzit që të mos hynin në Kryeministri, gjë që nuk u arrit, sepse hynë njerëzit në Kryeministri, hynë në katin e parë, ushtarët të gjithë u tërhoqën. Pati disa të shtëna në ajër nga tarraca. Aty është vrarë vetëm Skënder Kalenja aksidentalisht, jo se u vra nga Garda, por u vra me plumb rikoshet, prapa Piramidës. 14 shtatorin e keni parasysh se si u bë.
Kush e organizonte këtë dhe për çfarë qëllimesh, sipas jush?
Janë probleme të thella, nuk mund të flas sepse s’kam qenë prezent. Por di që Jaho Salihi ka thënë një shprehje në hetim atë ditë që është kapur. Unë kisha të njohur edhe në polici. Ka thënë që po të mos ishte Izet Haxhia, Azem Hajdari edhe sot do të ishte gjallë. Izet Haxhia ishte shoqëruesi i Sali Berishës. Azemi ishte kundërshtar. Kishte kundërshtarë që nuk e deshën në PD. Plus që duhej bërë diçka që t’i faturohej Azemit. Dhe s’duhet harruar që dita e vrasjes së tij nuk qe përplasja e parë. Azemit ishte i 5-ti atentat që iu bë.
Në çfarë vendi dhe kohe ia kishin bërë atentatet e tjera? Mund ti rikujtojmë kronologjikisht?
Po. I është bërë në 91-shin atentati i parë në Fierzë.
U kap dhe u dënua me burg për plagosje sepse u plagos edhe një polic. Dhe mbas kësaj të Fierzës ka qenë atentati tjetër që iu bë Azemit në Parlament, atentati që iu bë në Tropojë, atentati që iu bë duke u kthyer nga Shkodra që ishte një atentat i përgatitur mirë.
Në çfarë kohe ishte ky i katërti?
Edhe ky ka qenë në fund shtatori. Azemi shkoi për të parë ndeshje. Ka qenë në 97-ën. Shtator ‘97. Azemi po kthehej nga Shkodra dhe ministër i Brendshëm ishte Ceka atëherë. Nuk ishte e vërtetë që Azemi vinte me armë etj., Azemi ka qenë me djalin dhe me dy shokë për të ardhur. Se cila makinë ishte mbrapa s’kishte të bënte me Azemin, i vinte mbrapa. Dhe në postbllokun në lezhë, ma ka treguar Azemi vetë, në postbllokun në Lezhë që kishte policë, ata ndalonin makinat dhe i kontrollonin, kur vjen makina e Azemit, shohin Azemin dhe ata nuk e kontrollojnë sepse s’mund ta kontrollonin sepse ishte deputet, dihej se kush ishte.
Dhe e lënë të kalojë. Në momentin që e lënë të kalojë siç duket ai që vëzhgonte lëshon një breshëri armësh në ajër, duke krijuar idenë se makina theu postbllokun dhe nuk ndaloi. Dhe vjen postblloku tjetër në Urën e Milotit. Në deklaratat e qeverisë, edhe të Ministrisë së Brendshme edhe të qeverisë është thënë që Azemi, pasi theu postbllokun e Lezhës, ne me forca nga Burreli dhe nga Tirana, i ngritëm një postbllok të dytë në Urën e Milotit.
Është profane ta mendosh se si mundet kjo? Makina e Azemit nga Lezha tek Ura e Milotit mund të vinte për 10 minuta. Tani të çosh forcat nga Burreli dhe nga Tirana, të ngresh dhe postbllokun dhe të jesh gati kur vjen Azemi, është një absurditet nga ana profesionale. Ata s’mund ta ngrinin këtë postbllok të dytë brenda 10 minutave. Fotografuan një armë aty në rrugë dhe thanë që iu gjet Azemit, gjë që s’ishte e vërtetë.
Dhe vijmë pastaj tek 12 shtatori. Ato janë thënë e stërthënë.
Po ju a keni një version tuajin për 12 shtatorin?
Unë kam një version timin për 12 shtatorin sepse thashë, që i duhesh faturuar dikujt. Vetë pjesëmarrja e Izet Haxhisë në atë konfliktin që u krijua në Tropojë atëherë dhe takimi me Azemin në zyrën e Azemit me Muharremin. Dhe Azemi i ka thënë aty në zyrë: Muharrem, ti të jesh i bindur, bëj be me çfarë të duash ti, që Azem Hajdari nuk ka gisht në vrasjen e djalit tënd. Por djali juaj është vrarë nga kjo godinë. Atëherë Muharrem Haklaj i thotë: Azem Hajdari, unë do të iki në Tropojë, sot dy javë më ke këtu dhe do të vish në besën time në Tropojë dhe do të lëvizësh nga të duash ti. Nuk arriti sepse pa kaluar 10 ditë Azemi u vra. Nuk e arriti dot dyjavëshin që të vinte ta merrte e ta çonte në Tropojë.
Megjithatë u tha që e vranë Haklajt...
Unë ju thashë, po të ishte atentati i parë, do ta pranoja. Unë kam pas bërë edhe një shkrim te “Koha Jonë”, bile shumë shokë më thanë që ti je i çmendur që bën këto shkrime sepse do të të zhdukin. Dhe titulli i shkrimit atëherë ishte kur e çoi dosjen Prokuroria në Gjykatë, “Prokuroria çoi ca letra në Gjykatë, jo autorët e vrasjes” dhe bëja përshkrimin pastaj që Azemin e vrau politika. Nuk është për hakmarrje siç pretendohet, sepse radhisja këto që nuk është atentati i parë, por është i pesti.
E vrau politika dhe citoja një thënie të marrë nga Shash, ku flet për veprimtarinë e Mafjas, që kur krimi është i lidhur me segmente të politikës, të pushtetit dhe të politikës, kjo është Mafja. Se ndryshe është një vrasje ordinere ose një krim, një korrupsion. Kur është politika është Mafje pastaj se ka një suport, një mbrojtje. Dhe vrasjet e këtij ishin Mafje, kishin një suport. Dhe mbasi radhis shkaqet dhe pse mbahej shef komisariati ai që duhej të ishte në burg, a mbahesh për t’u përdorur sepse duhej të ishte në burg ai se vrau një person.
Cili ishte ky?
Fatmir Haklaj. Ju mund ta keni dëgjuar këtë që vrau një person. Dhe ai duhej të ishte në burg, faktikisht ai ishte shef komisariati. Në deklaratën për shtyp kur gazetarët e pyesin ministrin e Brendshëm, thuhet që: Ju si e mbani një person me precedentë penalë në krye të komisariatit? (Komisariatit në Tropojë). Dhe përgjigja e Perikli Tetës është kjo: Unë kam kërkuar që të hiqet, por e vërteta është se ai mbrohet nga persona më të fuqishëm se unë. Kam propozuar thoshte për shkarkim, por mbrohet nga persona më të fuqishëm se unë. Kush ishte më i fuqishëm se sa ministri? Sepse ministri bën propozimin, kryeministri vendos. Pra, mbroheshin nga Kryeministri.
Kryeministri ishte Nano...
Po kryeministri ishte Nano. Si ka mundësi që atë natë kaloi makina, iku në Tropojë dhe s’u ndal kurrkund nga asnjë postbllok policie. Përballë Drinit ka qenë drejtoria e Arkivit të Policisë. Aty ka policë roje. Kaloi ajo pa asnjë postbllok, pa kurrgjë dhe iku shpejt në Tropojë.
Makina e vrasësit...?
Po makina e vrasësit. Bënë vrasjen dhe ikën për në Tropojë. Atë shokun tjetër që u vra, Naim si quhesh, e çuan në spital. Edhe ikën. Bënë gjithë ato lëvizje dhe kush s’i kapi. Si ka mundësi që të vijnë nëpër Tiranë, me uniformë, pa uniformë, me makinë policie, të lëvizin nëpër Tiranë gjithë ditën e premte, një ditë para vrasjes, të lëvizin po të shtunën, dhe qoftë SHIK-u qoftë të tjerët të mos kenë asnjë informacion se kush janë këta njerëz që shkojnë e vijnë, shkojnë nga Liqeni, bëjnë takime, hanë drekë e darkë me Izet Haxhinë. Kush janë këta? Atëherë të gjithë këta të lënë të mendosh që këtu ka pasur një mekanizëm.
Sa persona kanë qenë...?
Siç i kanë dhënë sepse unë s’kam qenë aty, kam dëgjuar, por që i kanë dhënë faktikisht kanë qenë dy vëllezërit Haxhia, ka qenë Haklaj me Jaho Salihin, ka qenë dhe një tjetër, ka qenë Naimi nga Fushë Kruja. Kjo ka qenë skuadra. Rrethimi i dytë ka qenë te Rruga e Elbasanit, përballë Parlamentit, ka qenë një godinë me xhama, dykatëshe. Ky ishte rrethimi i dytë, që nëse shpëton rrethimit të parë ta kapte rrethimi i dytë.
Hajdari u vra. Çfarë qëndrimi mbajti PD për këtë vrasje?
Qëndrimi i PD për Hajdarin ka qenë një qëndrim i dyzuar mbas varrosjes së Azemit me ngjarjet e 14 shtatorit. Por më vonë ka pasur probleme të tjera në lidhje me figurën e Azemit. Më kërkojnë ca shokë edhe ishte krijuar një degë e shoqatës së Azemit në Shkodër, por duhej edhe në Tiranë. Dhe në Tiranë ma kërkojnë që ta merrja unë përsipër si mik i Azemit, shok i afërt. Dhe e mora përsipër. Filluam, e krijuam degën e shoqatës. Shkoj në PD takoj Berishën. Thotë: shumë mirë. Thirri Vili Minarollin që ishte kryetar i PD së Tiranës, që të bashkëpunonte për të ndihmuar. Dhe filluam, nxorëm një gazetë “Nacionalisti”, por kishim një sulm nga PD të jashtëzakonshëm.
Pavarësisht se në dukje na përkrahnin. Dhe unë kam shkuar dhe kam takuar Berishën dhe i kam thënë që po na sulmojnë shumë figura të PD, funksionarë të lartë. Më thotë që nuk duhet të mërzitesh se e bëjnë për xhelozi. Po çfarë xhelozie, - i them, - ne s’kemi pushtet, as rrogë të madhe. Ne jemi vullnetarë. Mos u shqetësoni, - më tha. I kam thënë: Doktor Berisha, unë të kam prurë programin e shoqatës së Azemit, ku në fund përmblidhet me tre fraza. Shoqata Azem Hajdari është bartëse e përçuese e idealeve të Azem Hajdarit. Është me PD, por në momente të caktuara, është rebele dhe ndaj PD ashtu siç ka qenë Azemi kur PD nuk është në binarë të idealeve të dhjetorit.
Më tha mua: shoqata shoqatë është, ka strukturat e veta. I them: Doktor, shoqata e Azem Hajdarit është një shoqatë e Azem Hajdarit, jo shoqatë fermerësh domatesh. Megjithatë, unë ika, vazhdonte lufta dhe unë dhashë pastaj dorëheqjen nga shoqata e Azemit. Si kundërpeshë tonën se ne po vazhdonim aktivitetet me gazetën, me konferenca shtypi dhe kërkonim për të mbajtur gjallë frymën e Azemit dhe të idealeve tona dhe e vinim theksin, se ishte periudhë e freskët, të gjendeshin vrasësit dhe skenaristët e vrasjes së Azem Hajdarit. Kjo nuk u tingëllonte mirë. Ne na subvencionin biznese. Dhe ne kur nxirrnin gazetën e shkruanim që filani, me kaq lekë, ka subvencionuar këtë numër.
Tani, anëtarë të PD shkonin nëpër biznese dhe u thoshin që shoqata është e jona dhe lekët financojini në numrin tonë të llogarisë dhe ne ua japim atyre për gazetën. Për të sfumuar shoqatën dhe të gjithë lëvizjen, krijoi fondacionin Azem Hajdari, ku president ishte Pjetër Arbnori. U bë inaugurimin në Hotel Tirana dhe nga ne të shoqatës asnjë nuk ishte ftuar, asnjë nuk pati ftesë. Në këtë kohë dhashë dorëheqjen dhe u tërhoqa, s’u mora më me këtë.
Sot e kësaj dite nuk është zbardhur vrasja e Azem Hajdarit. Pse?
Nuk është zbardhur sepse jo të gjitha gjërat ose më saktë jo të gjitha faktet janë marrë parasysh ose është bërë një hetim real për vrasjen e Azemit. Sepse ai që ishte me Azemin, Neza, që mbeti gjallë, shoqëruesi i Azemit, ai dhe sot s’dihet se ku është. Ai është gjallë. Pas spitalit ushtarak u dërgua jashtë shtetit në Turqi. Është gjallë edhe sot por s’e di njeri se ku është. Prokurori i rrethit të Tiranës, kur në korrik të 98-ës, në Gramsh u kap Elez Haklaj me dy veta të tjerë me makinë me armë, i kapi policia, i arrestoi, dhe ishin në burg në Gramsh.
Prokurori i çështjes thotë se një letër që u ka shkuar në burg atyre thoshte se arrestimin e tyre e ka bërë Azem Hajdari sepse ai ka njoftuar që t’ju arrestojnë se jeni me armë. Kjo për ta drejtuar problemin gjithnjë tek Azemi. Prokurori thotë që këtë e kam bërë të njohur edhe Gjykatës. Pra këtyre të burgosurve, u shkon një letër ku thuhet se Azemi është shkaku që janë burgosur, gjithnjë kjo për të ndezur fitilin e sherrit dhe ndoshta edhe për të përgatitur skenarin e vrasjes së Azemit.
Dhe çuditërisht thotë Prokurori, ishte për t’u bërë gjyqi më vonë, u afrua data e gjyqit shumë shpejt, para 12 shtatorit, u bë gjyqi, dhe atë ditë që është afruar data e gjyqit ka qenë në Gramsh shefi i SHIK-ut dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, ministri Thimio Kondi. Dhe këta u liruan. Prej gjyqit dolën të pafajshëm, u liruan. Ata u arrestuan sepse u kapën me makinë me armë, për trafik armësh, për t’i shitur, pa dokumente.

I dënuari përjetë për vrasjen e Azem Hajdarit: E vërteta ime
Rrëfim nga qelia i Jaho Mulosmanit. Intervista e parë pas disa vitesh burg me të dënuarin përjetë për vrasjen e Azem Hajdarit
Kam dashur gjithmonë që si gazetare të mundja të intervistoja Jaho Salihi Mulosmanin. Një kuriozitet i pashpjegueshëëm ndaj këtij profili. Për herë të parë e kontaktova dy vite më parë, por përgjigja e tij ishte nje lajm i keq dhe një i mirë. Lajmi i keq ishte refuzimi. Por lajmi i mire ishte një premtim: Nëse do të vendos që të flas një ditë, do t’ju lajmëroj vetë. Jam tropojan që e mbaj fjalën e dhënë, më pat thënë ai. Para një jave u gjenda para nje telefonate e cila më çoi pas 3 ditësh në burgun e Burrelit. Jaho Salihi vjen i veshur me kostum të zi dhe një këmishë ngjyrë pink, i shoqëruar nga dy efektivë, të cilët thjesht bënin detyrën teksa e mbanin për krahu por që dukshëm silleshin me respekt ndaj tij. Ai ka fituar gjithë simpatinë e burgut. E përshkruajnë si të disiplinuar, të qetë dhe të distancuar nga të gjithë të tjerët. Në këtë rrëfim të parë para një kamere, ai shfaqet i qetë dhe i rrjedhshëm. Flet ngadale, ndonjëherë fshin djersën në ballë, sidomos ku fjala shkon të dy vajzat e tij, që i ka nga martesa me ish- Miss Tropojën, që nuk i ka parë prej 14 vitesh, që kur u arrestua dhe dënua me burgim të përjetshëm. Është arrestuar në moshën 24 vjeç dhe këtë prill ka mbushur 37. Në bisedën 60 minuteshe me të, ai flet për të djeshmen dhe të sotmen, por guxon të flasë edhe për të ardhmen. Thotë se në burg dinë shumë sekrete jo vetëm të Tropojës, por edhe të 21 Janarit apo të ngjarjeve të tjera që kanë ndodhur vitet e fundit në Tiranë. Çfarë di Jaho Salihi Mulosmani që ne të tjerët nuk e dimë? Pse ai beson tek pafajësia e tij. Pse Sali Berisha nuk u përball me të në sallën e gjyqit? Rrugës për në kthim, kameramani më tha se ne në Tiranë jemi ndoshta më të burgosur sesa Jaho. Nuk e kuptova mirë se çfarë donte të thoshte me këtë kolegu im, por me siguri kur të lexoni këtë intervistë do kuptoni më shumë. Nuk di nëse i mora të gjitha përgjigjet dhe bëra çdo pyetje që do donte kryeredaktori i DITA-s, Thano. Nuk e di as nëse duhet t’i besojmë gjithçkaje që thotë Jaho. Ndoshta intervistova një vrasës, ndoshta një njeri të pafajshëm. Shapin nga sheqeri thonë që duhet ta ndajë vetëm drejtësia. Vetë Jaho beson shumë tek një njeri në këtë vend. Cili është ai?
Mira Kazhani: Jaho Salihi, apo Jaho Mulosmani? Si t’ju drejtohem?
Jaho Mulosmani: Mbiemri im është Mulosmani.
Mira Kazhani: Pse ju njohim me mbiemrin Salihi?
Jaho Mulosmani: Ashtu më prezantoi Doktori…
Mira Kazhani: Kishte ndonjë qëllim të caktuar?
Jaho Mulosmani: Po besoj do ketë pas ndonjë arsye. Ne si fis jemi edhe të ndam’pak, dikush majtas e dikush djathtas, dikush nga mbreti. S’ka dash, ndoshta me dëmtu të tjerët. Sokolin (Mulosmanin) e kam kushëri dy herë edhe nga familja, por edhe babai e ka pas çun teze. Edhe kemi shkuar shumë mirë me të. Ndoshta s’ka dashur të dëmtojë atë. Ose, ashtu ja kanë thënë emrin. Ashtu është ai, po i tha dikush diçka e nxjerr fill, s’e mban. Them që kjo është arsyeja, por nuk e di jo… Nuk e di as sot arsyet pse ai më thirri kështu. Jaho Salihi është emri i xhaxhait të babës që ka vdekë në luftë në -44.
Mira Kazhani: Mulosmanët janë shtëpi pushke në Tropojë, janë bajraktarët e Krasniqës…
Jaho Mulosmani: Si rregull Krasniqa është dallu më shumë për mendjen sesa thjesht pushkën. Pushka është mjeti i fundit kur zgjidhen problemet…
Mira Kazhani: Keni qenë familje e madhe dhe e respektuar. Kjo është arsyeja që Fatmir Haklaj ju zgjodhi shef të antikrimit në moshën 21 vjeçare. Ishit kaq i ri për atë detyrë?
Jaho Mulosmani: Jo, jo, ka pas shumë abuzime me këtë histori. Me Fatmirin kemi qënë nip e dajë. Kemi qenë shumë të lidhur unë dhe ai. Por nuk më zgjodhi Fatmiri mua në atë detyrë…
Mira Kazhani: Kush ju zgjodhi?
Jaho Mulosmani: Më zgjodhën në një kohë që askush nuk e pranonte atë detyrë. Nuk më ka interesuar ndonjëherë të bëj karrierë në polici.
Mira Kazhani: Pse nuk e merrte askush përsipër këtë detyrë në atë kohë në Tropojë?
Jaho Mulosmani: Ishte lufta e Kosovës, plus ngjarjet që nisën në Tropojë, problemet familje me familjet… Mua ma lanë në derë atë detyrë në një farë mënyre. Kisha një moshë që nuk mendoja për të bërë karrierë, të jem i sinqertë isha shumë i ri për të menduar për karrierën aq më tepër kur nuk e ke në gjak atë.
Mira Kazhani: 21 vjeç… Duhej vetëm guxim dhe jo shumë mençuri për të thënë po?
Jaho Mulosmani: Bëmë atë që mundëm me bë… Bëra atë që munda me bë. Nuk po them se bëra më të mirën, po për kohën askush nuk e mori përsipër. Asnjë Ministër i Brendshëm nuk vinte në Tropojë në ato kohëra. Edhe ish-shefin e policise Fatmir Metaj e sollën me ndëshkim në Tropojë.
Mira Kazhani: Sa qëndruat në detyrë?
Jaho Mulosmani: 18 muaj.
Mira Kazhani: Çfarë mendoni se e bëtë mirë?
Jaho Mulosmani: Shmanga gjakderdhjen aty ku mund të shmangej.
Mira Kazhani: Ku nuk mundët ta shmangnit?
Jaho Mulosmani: Kishte raste ku nuk shmangej dot. Në Tropojë ishte çdo njeri me armë në brez, jo vetëm policia e shtetit. Nga ana tjetër ishte lufta e Kosovës dhe nuk kuptoje kush ishte ushtar i UÇK, kush civil. Mundëm atë që ishte e mundur me u bë. Ka dhe diçka që s’e injoron dot, hasmëritë mes familjeve në Tropojë nuk i zgjidhte dot policia. Mund të ndërhynte kur kishte një informacion, por asnjëherënuk e dije se kush do vriste, dhe ku!
Mira Kazhani: Sot një pjesë e mirë e tyre janë shuar… A ke informacion për Tropojën e sotme?
Jaho Mulosmani: Tani gjërat janë qetësuar atje, por e kam ditur si ka qenë dikur. Sikundër e dinë edhe strukturat e shtetit, edhe të qeverisë së majtë edhe të djathtë. E dinë ata se çfarë ka ndodhur me Tropojën. Tek e djathta e dinë se i ka nxit konfliktet vetë. Ku ka patur një konflikt, ata e kanë nxit edhe më shumë. Dihet ajo punë.
Mira Kazhani: Si është e mundur që Berisha e ka patur të vështirë të vij në Tropojë?
Jaho Mulosmani: Berishën s’e ka ndal askush të vijë në Tropojë. Ne e kemi shoqëruar ngado. Biles edhe në -97 kur ka ardh në Tropojë, hera e fundit deri kur u rikthye ne 2009 atje, e kemi shoqëruar.
Mira Kazhani: Ju shfaqeni në disa video të kohës në krah të tij…
Jaho Mulosmani: Në 97 unë dhë Fatmiri (Haklaj) e kemi pritur Berishën. Flas për kohën kur u prish mitingu dhe të jem i sinqertë mitingu nuk u prish me kast për Berishën, kishte diçka tjetër. Kish ndodh një fatkeqësi. Janë keqkuptuar vëllezërit e Fatmirit. Unë e kam ndërmjetësu nëpërmjet Sokolit dhe Halilit, ky i fundit vëllai i Fatmirit, për me ardh Berisha në qytet se kish ndal tek trageti. Madje kujtoj Halilin që i tha Fatmirit: – Si, ka hy ky dhe nuk ka hy Doktori? E kishte fjalën për Azemin se në atë çast kaloi makina e Azemit.
Mira Kazhani: Kush e pengonte atë të hynte në qytet?
Jaho Mulosmani: Frika. Mendoj që ja kishin interpretuar keq. Që gjasme do të pengojnë ty, do të ndalojnë. Nuk ka qënë në asnjë rast problem me hy Berisha në Tropojë. Kemi shkuar tek trageti atë ditë, unë, Sokoli dhe 2 çuna të tjerë. Kam qënë kaq afër siç jam me ty sot, kur Sokoli foli me të. Sokoli i tha: – Doktor nuk kanë punë me ty. – A je i sigurt, – e pyeti Berisha. A mund të hyj në qytet? – Doktor nuk ka askush punë me ty, – e siguroi Sokol Mulosmani.
Mira Kazhani: Kish frikë Berisha, është natyrë që ka frikë?
Jaho Mulosmani: Normal që ka frikë! Sidomos kur je njeri që e ndjen jetën. Aq më tepër kur e di që ke probleme. Familja e Fatmirit nuk është dosido në Tropojë.
Mira Kazhani: Ju e donit Berishën në atë kohë?
Jaho Mulosmani : Unë e kam respektuar shumë në fakt. Edhe për arsye personale. Atë ditë e di që e ka ndërmjetësu Sokoli, e kujtoj si sot kur ju mbushën sytë me lotë. Mendoj që në atë kohë Berishën e keqinformonin. Duhet ta kenë keqinformuar për atë ditë. Aty është manipulu dhe për fat të keq Berisha manipulohet kollaj.
Mira Kazhani: Kush e manipulonte?
Jaho Mulosmani: Nuk e di mendoj se kur doli në qytet e keqinformuan për prishjen e mitingut.
Mira Kazhani:Ka një percepetim se ka patur një konfrontim, provokim nga vëllai i Fatmir Haklajt në atë miting?
Jaho Mulosmani: Aty ka një keqkuptim. Atë ditë atyre u ishte vrarë djali i xhaxhait tek Ura e Milotit, në Lezhë, nga një bande grabitesish. Kanë dalë me i grabit dhe në përleshje e sipër nuk e kanë dit kush janë dhe i kanë qëllu. Nga kjo gjendje mendoj se është kriju edhe keqkuptimi. Kam dëgju shumë budallalliqe që kanë dash me prish mitingun, kanë dash me vra Berishën… Nuk janë të vërteta!
Mira Kazhani: Po çfarë ndodhte në Tropojën e atyre viteve? Më saktë kush ishte pikënisja e vrasjeve?
Jaho Mulosmani: Vrasja e vëllait të Fatmirit në një pritë me 17 persona ishte fillesa. Falë pozicionit që kisha, njohjeve shoqërore unë dija gjithcka ndodhte në Tropojë. Morem pjesë 17 veta për ta vrarë atë. 360 gëzhoja armë u gjetën në vendngjarje. Shumica ishin tropojanë. Interesant është fakti që është vrarë në orën 4 dhe në 4 e 5 minuta, jemi njoftuar. Tirana ka njoftuar Bajram Currin që është vrarë Shkëlqim Haklaj. Nga zyrat e PD në Tiranë u bë njoftimi…
Mira Kazhani: Dhe pas kësaj ngjarjeje ju gjendeni në 12 shtator në Tiranë. Pse para selise së PD? Kë kërkonit të takonit?
Jaho Mulosmani: Kërkonim të takonim një mik, i cili sot e kësaj dite është afër atyre (e ka fjalën për PD-në). Nuk ishim aty për të vrarë Azemin. Të gjithë flasin sot, Azemi, Azemi por kurrkush nuk e çon në fund atë. Askush nuk bën përpjekje ta zbardhur vrasjen e tij. Nuk ishim aty për ngjarjen që ndodhi as për ndonjë të mundshme sic aludohet ndonjëherë. Po kërkonim të sqaronim diçka. 10 ditë para babai i Fatmirit kish taku Azemin me kërkesë të këtij të fundit,. Babai i Fatmirit e ka regjistru të gjithë bisedën. Aty dëgjohet Azemi që ka lyp me ardh me jetu në Tropojë, dhe ka shfajësu veten për vrasjen e Shkëlqimit (vëllai i Fatmir Haklaj). Azemi në të gjitha mënyrat e mundshme ka shfajësu veten duke thënë se ai nuk kish lidhje me atë vrasje, dhe ka fol dhe disa gjëra të tjera për të cilat nuk është momenti me fol sepse kur nuk t’i merr askush për baze nuk kanë vlerë të thuhen…
Mira Kazhani: Ekziston ajo kasetë edhe sot?
Jaho Mulosmani: Po po, kaseta ekziston. Azemi ka fol plot gjëra edhe brenda zyrave të PD, po më së shumti ai donte të shfajësohej dhe të vinte i qetë në Tropojë.
Mira Kazhani: Ju nuk e tregoni emrin e mikut që donit të takonit atë ditë? E kurseni atë emër edhe pse vetë jeni i dënuar përjetë për një krim që nuk pranoni ta keni kryer. Kaq bujar jeni?
Jaho Mulosmani: Ai ka jetën e tij tashmë. Kur të vijë momenti dhe kur të kuptoj se duan vërtet ta zbardhin ngjarjen, normal që do ta them. Normal që edhe ai do të merret në pyetje. Kërkonim të merrnin nga ai një opinion sesa e vërtetë është fjala e këtij dhe sa ishte fjala e të tjerëve. Dhe që të jem i sinqertë për vëllain e vrarë të Fatmirit, dyshimet dhe akuzat kanë qënë për Berishën dhe Azemin. Janë akuzu zyrat e PD. Sepse në orën 4 ndodhi vrasja në Tropojë dhe ne atje, në Tropojë u njoftuam nga selia e PD në Tiranë. Fatmiri e mori vesh nga Tirana, kur ngjarja kish ndodhur 2 km larg qytetit në vijë të drejtë. Aq afër sa mund të ndiheshin edhe krismat!
Mira Kazhani: Kërkoi atë ditë Fatmir Haklaj të takohej me Berishën ose Azemin?
Jaho Mulosmani : Jo fare, as atë ditë dhe asnjë ditë nuk ka kërkuar t’i takojë. Unë e kam thënë edhe në sallë të gjyqit, ai për mua ishte një incident. Pse u desh që ne të vinim aty, me një makinë të bënim një vrasje dhe të shkonim në Tropojë? Unë isha shef krimesh, kisha një komisariat në dispozicion, pse u desh të vija të bëja një vrasje në Tiranë para PD? Nëse ishte diçka me paramendim mund të kishim gjet një mënyrë tjetër.
Mira Kazhani: Vinte në Tropojë Azemi lirisht?
Jaho Mulosmani: Po vinte krejt lirisht. Dhe sikur të mos vinte, ai lëvizte nëpër rrugët e Shqipërisë krej lirshëm, e kishe gjithë ditën rrugëve. Mua kush më ndalte të shkoja ta gjeja kudo?
Mira Kazhani: Atë ditë komunikuat, patët një bisedë me zotin Hajdari?
Jaho Mulosmani: Ky është një tjetër manipulim i madh. Një manipulim edhe në gjyq. Po për gjyqin e dinë të gjithë që ishte një manipulim. Ju do thoni, pse nuk i thatë në gjyq ato që dini? Nuk i thashë sepse e kam dit prej fillimit sesi do ishte fundi. Nuk e pashë të arsyeshme të flisja. Unë kam pa shumë e dëgjuar, por një emision për çështjen Hajdari më ka lënë shije të hidhur, një Opinion nga Blendi Fevziu. Kam shumë informacion edhe për mënyrën sesi dhe pse u bë ai emision. Por nuk dua të flas sot.
Mira Kazhani: Po pse të mos i themi sot? Cfarë informacionesh keni ju?
Jaho Mulosmani: Dalin kolegë të tu dhe bëjnë ekspertin e armëve, kur s’kanë mundur ta bëjnë këtë profesionistët, ekspertët më të mirë që ka pas prokuroria e përgjithshme, ta bëj një gazetar që s’ka prek armë me dorë?! Pak rëndësi ka… Se më vonë e kish pranuar edhe ai vetë me një të afërm timin, që nuk ishte e vërtetë si e tha ai historinë, por s’ka lidhje ajo punë. Gjërat sqarohen avash-avash. Aty lihej të kuptohej se ne kemi shkuar me paramendim. Por nuk është ashtu. Ne donim të takonim personin X, ta thashë nuk është etike t’i përmendim emrin tani që ai ka një jetë të përditshme, ka jetu e punu edhe gjatë kohës së pushtetit te atyre me ata. Ai ka qënë njeri dashamirës edhe i joni edhe i Azemit të tjerëve. Ai ka dash me bë ndërmjetësin për diçka të mirë. Ka dash të bëj diçka të mirë.
Mira Kazhani: Atëherë çfarë ndodhi?
…Azemi atë ditë ka dalë nga zyrat e PD dhe ka ardh drejt nesh. Ma thuaj ti… Ti je në makinën tënde, rri e pret dikë tjetër. Unë kam qënë civil sikur jam edhe sot. Po vetëm këmisha ka qënë blu në atë kohë, (sot ka veshur një këmishë ngjyrë pink). Nuk kisha as armë në trup, nuk e mbaja për shkak të kostumit atë ditë.
Mira Kazhani: Ju pa armë në ato kohë?! Si është e mundur?
Jaho: Jo pa armë, jo. E mbaja në makinë por nuk e kisha në trup. Fatmiri po, kishte armë në trup. Ai ishte punonjës i policisë. Vërtet ishte ulur në gradë por ka qënë punonjës dhe e mbante. Ai (Azemi) vjen me pistoletë silenciator. Tash çfarë duhet të mendonte Fatmiri, të ma tregojë dikush mua? Një person që deri dje e ke akuzu për vëllain dhe sot ai të drejtohet me armë? Për këtë them unë që aty ka qënë incident. A e thirri kush Azemin të dal? Ne s’e thirrëm! As miku i përbashkët nuk e ka thirrë…
Mira Kazhani: Pse doli Azem Hajdari. Kush e thirri? Çfarë informacionesh keni ju?
Jaho Mulosmani: Unë e di të vërtetën!
Mira Kazhani: Të vërtetën tuaj…
Jaho Mulosmani: Dihet ajo. E dinë të gjithë në PD dhe nuk flet askush me zë. Askush nuk tregon që atë ditë Azemi ka qënë në drekë në Lushnje. Ka ngrënë drekë me ca djem që mbaheshin si për të fortë në Lushnje. Ka qënë edhe me Genc Pollon atje. E ka thirrë Doktori në telefon. Fillimisht ka qënë me Doktorin ku kanë mbaru mitingun në Fier dhe janë nda, më pas krejt papritur Doktori e ka marrë dhe i ka thënë hajde urgjent në Tiranë. Pse nuk ja tha këtë në Fier? Ata ishin bashkë! Pse nuk ja tha dy orë përpara?
Mira Kazhani: Pse e thirri sipas jush?
Jaho Mulosmani: Atë e di ai. Kush e thuri intrigën? Këtë është dash me e zbulu prokuroria. Unë s’e kam mohu ndonjëherë se kam qënë në vendngjarje.
Mira Kazhani: Sa orë qëndruat aty?
Jaho: Gjysëm ore… Tani i rikthehem sërish pyetjes: çfarë duhet të mendonte Fatmiri kur dikush i vjen me armë në dorë gati me qëllue. Një deputet i parlamentit që mban pistoletë me silenciator dihet pse e mban. Pse nuk e kishim ne një të tillë me vete? Unë kisha në shtëpi 3 ose 4 copë po s’i mbaja me vete.
Mira Kazhani: Ju jeni shprehur se keni disa gjëra për t’i thënë zotit Berisha por do ja thoni vetëm në sallën e gjyqit. Ai nuk erdhi kurrë të dëshmojë, dhe sot që flasim ndoshta ajo seancë nuk do bëhët kurrë….
Jaho: Kurrë mos thuaj kurrë! Janë disa gjëra teknike që nëse nuk shqyrtohen nga hetues të mirë kot sa i thua se shumica thonë, po kërkon të shfajësohet. Ndoshta edhe kur të shikojnë këtë intervistë do thonë : – Asht ka shfajsohet! Unë nuk dua të shfajësohem. Kam bërë 14 vjet burg. Do të bëj edhe më. S’kam më interes të shfajsohem. Por të gjitha ata që e kanë dash vërtet Azemin, duhet me lyp me u hetu çështja. Kush u bë shkaktar me u vra Azemi?! Unë e kam thënë edhe në shoqëri e kudo që Fatmiri nuk do e kish vra Azemin!
Mira Kazhani: Por po thoni se atë ditë e vrau për vetëmbrojtje?
Jaho: Në ato momente çfarë do bënte tjetër?! Të vjen dikush me armë. Dhe është një person që mendon se mund të të këtë organizu vrasjen e vëllait, çfarë do bënte ai? Më thoni ju? Çdokush do mbronte jetën e vet. Prandaj këmbngul unë që atë ditë ishte incident vrasja, në çdo rrethanë tjetër mund të kish qënë e paramenduar. Por jo atë ditë!
Mira Kazhani: Nuk u vërtetua asnjëherë nga drejtësia por edhe nga të gjithë leximet që kam bërë para kësaj interviste nuk rezulton që ju të keni qënë qitësi. Pse nuk u akuzua asnjëherë Fatmir Haklaj por u akuzuat ju? Pse u përdor emri juaj, gjithmonë nëse kjo është e vërteta!
Jaho: E para njëherë, aty janë gjet vetëm një palë gëzhoja, që nënkupton se është përdorur vetëm një armë. Ato gëzhoja ose i ka qit Fatmiri ose i kam qit unë. Domëthenë të dy nuk gjuajmë dot njëkohësisht. Gjuan njëri dhe ja kalon armët tjetrit, kjo është e pamundur të ndodh. Nëse do më ishte rreziku jeta dhe mua, normal që ashtu do kisha vepru. Plus që ata që njohin Fatmirin e dinë që aty ka ndodh diçka e castit. Unë isha në timon dhe po flisja në telefon. Unë kam zbrit nga makina pasi ka ndodh ngjarja. Aty u desh të gjendej një fajtor, të dënohej dikush. U desh një kokë turku. Me Fatmirin nuk e bënin dot, se kishin frikë. Unë isha në marrëdhënie pune, shef i policise, kë do akuzonin? E shikon sot çfarë bëhet për një polic të thjeshtë? Dhe duhet përdor dhe një llogjikë të thjeshtë, kush ja pa hajrin vdekjes së Azemit? Ja pamë ne? Ja panë socialistët? Fatos Nano? Absolutisht.
Mira Kazhani: Thuhet se ishte një marrëveshja e juaj me Fatos Nanon, disa thonë me Shik-un e kohës dorëzimi juaj në këmbim të mbrojtjes së familjes e cila u dërgua jashtë. Me premtimin se gjatë rrugës do përfitonit amnisti dhe një ditë do e merrnit lirinë. Por jeni brenda. Kush ju tradhëtoi?Jeni penduar që u dorëzuat?
Jaho: Është mania me gjetë gjithmonë një tradhtar. Absolutisht. E para mundet edhe me më tradhtu por unë nuk besoj tek dikush që mundet të më tradhtojë një ditë. E dyta dhe më e rëndësishmja është se familja ime ka ik në mënyrë tjetër jashtë shtetit. Nuk ka qenë shteti shqiptar që më ka garantuar familjen, por është bërë në mënyrë private. Nuk ka asnjë lidhje shteti shqiptar me largimin e mbrojtjen e familjes time. Familja ime është largu nga Shqipëria nga miqtë e mi. Jetojnë jashtë dhe kanë jetën e tyre sot. Nuk ka asnjë dokument që vërteton se shteti shqiptar është angazhuar për mbrojtjen e familjes time. Mua më kanë arrestuar. Janë përralla ato që thuhen lart e poshtë. Nuk ka asnjë dëshmitar që të thotë se ndonjë strukturë e shtetit mbrojti familjen time.
Mira Kazhani: Megjithatë, ka një dëshmitar që implikon emrin tuaj. Është ish badigardi i Azem Hajdarit i cili ka dëshmuar se qëlluat ju ndaj Azem Hajdarit. Ai është në azil politik sot…
Jaho: Ah, ndaj them unë që duhet hetuar dosja Hajdari. Edhe gazetarët u morën më shumë me mua sesa me gjyqet. (M.K.: më poshtë ai i rikthehet dëshmisë së badigardit).
Mira Kazhani: Disa ju shohin si një hero e disa si një killer. Madje femrat ju shihnin në ato vite edhe si djalë të pashëm. Disa ju përshkruanin si gjimnazistin e urtë që u bë killer. Keni vrarë ju ndonjëherë, qoftë edhe për vetëmbrojtje?
Jaho: Nëse gjendesh në një situatë që jeta jote është në pikëpyetje gjithkush do vras. Çfarë mendimi duhet të jap unë, kur tani po vuaj një vendim gjykate. Si thotë Doktori mbi gjykatat nuk është askush. (qesh me ironi)
Mira Kazhani: Gjykata thotë që jeni vrasës…
Jaho: Ta provojmë. Të hapin dosjen, hetimet dhe jam gati të përballem. Dhe nëse gjykata do thotë diçka ndryshe duhet ta pranojnë të gjithë. Gjithmonë flas për një të ardhme.
Mira Kazhani: Për cfarë të ardhme e keni fjalën? Ku besoni tek ajo, kur edhe gjykata e Strasburgut e rrëzoi apelin tuaj! Dhe nga ana tjetër duket sikur politika ka frikë të prek këtë dosje, drejtësia gjithashtu…
Jaho: Nuk ka frikë, por në 2001 u bë një fill pazari me dosjen Hajdari. Ishte koha, politika, shumë faktorë me të cilët u bë pazar. Ndërsa Strasburgu bëri një lojë proçeduriale. Ata që njohin aspektin juridik e dinë çfarë loje bëhet. E dinë të gjithë të vërtetën.
Mira Kazhani: Zoti Mulosmani ajo c’ka dinë të gjithë është se ju jeni i dënuari i përjetshëm për vrasjen e deputetit Hajdari…
Jaho Mulosmani: Po thoja që në Strasburg janë bërë shkelje në atë mënyrë që të rrëzohej çështja…
Mira Kazhani: Po akuzoni Strasburgun?
Jaho Mulosmani: Jo jo më vjen keq… Por edhe sikur ta akuzoj nuk është diçka e re. Të gjithë mund të gabojnë. Të paktën dy libra i kam lexu që të kuptoj sesi funksionon shteti, si funksionon bota. Por po thoja, se kur u dërgua çështja ime në Strasburg, këta çuan paralel një çështje tjetër. Lojë proçedurash. Edhe normal cfarë do bëjnë gjyqtarët në Strasburg? Kur ju shkon një çështje tjetër ku thonë se ja edhe për këtë akuzohet ky, çfarë do bëjnë ata? Është bërë lojë proçeduriale. Avokati i shtetit… Avokati im, nuk është njoftuar fare.
Mira Kazhani: Ju cfarë mendoni për veten tuaj, ta lëmë mënjane botën se ç’mendon ajo për ju…
Jaho: Jam një njeri normal.
Mira Kazhani: Pa fat?
Jaho: Njeriu fatin e bën vet dhe mua rrethanat më sollën në këto kushte. Duhet të pajtohesh me fatin, s’ke ç’ben.
Mira Kazhani: Po të ktheheshit pas në kohë, në moshën 20 vjeç, do kishit bërë gjërat ndryshe?
Jaho: Do kisha dash me i bë më mirë, por të jem i sinqertë, ajo kohë ashtu ishte. Nuk kishe shanse me bë një jetë tjetër, me vepru ndryshe. Nuk i devijoje shumë, pak gjëra do kisha ndryshu….
Intervistoi: Mira Kazhani, DITA
Kush ishte Azem Hajdari?
Biografia e Azem Hajdarit:

- Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;

- I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;

- Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;
- Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;
- Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;
- Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;
- Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;
Aktiviteti Politik:
- Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;
- Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;
- 1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;
- 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;
- 22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;
- 26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;
- 29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;
- 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;
- Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;
- Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;
- 1995 – 1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale
Vlerësime për Heroin e Demokracisë:
- Urdhëri i Flamurit;
- Urdhëri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës;
- Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003;
- Urdhëri “Nderi i Kombit” (2002);
- Pishtar i Demokracisë;
- “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë

Ngrihem sot për të nderuar Azem Hajdarin! (Fjala e Eliot Engel në Kongresin Amerikan)
Nga Eliot Engel*
Zoti Kryetar, jam ngritur sot për të nderuar Azem Hajdarin, një udhëheqës demokrat dhe parlamentar shqiptar, i cili u vra në vitin 1998. Sot, në 12 shtator, mbushen 15 vite që nga vdekja e tij tragjike.
I lindur në vitin 1963, në një familje punëtore, Azem Hajdari u rrit në rajonin malor verior të Shqipërisë në Bajram Curri. Ai ishte student në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, kur rrëzimi i Bashkimit Sovietik frymëzoi lëvizje popullore në shtetet komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore.
Në Shqipëri, mijëra vetë iu vërsulën ambasadave të huaja për t’u arratisur nga vendi. Tensioni politik dhe social vijoi të përshkallëzohet, derisa në dhjetor 1990, studentët filluan të protestojnë për kushtet e tyre të jetesës.
Azem Hajdari ishte i vendosur për realizuar ndryshime demokratike në Shqipëri dhe shumë shpejt doli në pah si udhëheqësi i lëvizjes studentore. Demonstratat e studentëve sollën rrëzimin e regjimit, ndërsa Azemi u bë një nga bashkëthemeluesit e Partisë Demokratike, partisë së parë politike jokomuniste në Shqipëri, që prej Luftës së Dytë Botërore. Ai u bë kryetari i parë i Partisë Demokratike dhe u zgjodh në parlamentin e parë shqiptar, ku luftoi për reforma demokratike.
Në vitin 1997, Azem Hajadari u qëllua disa herë në mjedist e parlamentit shqiptar dhe u plagos rëndë. Megjithatë, ai refuzoi të frikësohej. Ai këmbënguli në për të vijuar misionin e tij të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri, pavarësisht prej përpjekjeve të tjera për t’ia marrë jetën. Por, në 12 shtator 1998, Azem i u vra ndërsa po dilte nga zyrat e partisë së tij në Tiranë.
Vdekja e Azem Hajdarit shokoi kombin shqiptar dhe ai u shpall Martir i Demokracisë pas vdekjes. Me fjalët dhe veprat e tij, ai u mësoi shqiptarëve se liria nuk vken vetë – ajo duhet fituar, me përpjekje, vendosmëri dhe besim.
Gjatë konfliktit në Kosovë, Azemi mbështeti gjithashtu Lëvizjen për Liri dhe Pavarësi të Kosovës, Ai ishte një mik i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova dhe i kushtoi kohë dhe energji të madhe çështjes kosovare.
Sot, Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj. Ka një sistem politik dhe është anëtare e NATO-s. Shqiptarët janë të lirë të udhëtojnë lirisht nëpër Europë. Edhe Kosova e lirë dhe një vend i pavarur, që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë duke ndërtuar demokraci të forta ashtu si kishte ëndërruar Azemi.
Azem Hajdari ka marrë shumë çmime pas vdekjes së tij, duke përfshirë edhe Urdhërin e Flamurit në Shqipëri, me rastin e 50-vjetorit të lindjes (që do të kishte qenë pak kohë më parë gjatë këtij viti) Është nderuar me çmimet “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Katriot Skenderbeu” (apo Urdhëri i SKënderbeut). Këto dekorime ia kanë bërë Presidenti shqiptar Bujar Nishani si dhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.
Në 15-vjetorin e vdekjes së parakohëshme të Azem Hajdarit, populli shqiptar do të nderojë edhe një herë një udhëheqës historik të lëvizjes demokratike të Shqipërisë. Në këtë ditë, në 12 shtator, shqiptarët nga mbarë vendi e bota, duke përfshirë edhe shqiptarë të Kosovës, do të mblidhen për ta kujtuar Azemin dhe do ta përcjellin për në banesën e tij të fundit, ku do të prehet në Varrezën e Dëshmorëve, në Tiranë.
Zoti kryetar, Azem Hajdari ishte një kampion i vlerave demokratike dhe bnjë hero për shumë shqiptarë. Ju kërkoj me plot respekt që ju dhe kolegët e mi të shquar të më bashkoheni për ta nderuar Azem Hajdarin për kontributin e tij në ndërtimin e demokracisë në Shqipëri.
*Fjala që do të mbajë sot ne Kongresin Amerikan, në 12 shtator, kur mbushen 15 vite që nga vrasja e tij në Tiranë
Robert Papa: Biseda ime me Azem Hajdarin para ekzekutimit
Publicisti i njohur Robert Papa, gjatë një interviste për Gazetën SOT, ka deklaruar se Sali Berisha përfitoi shumë nga vrasja e Azem Hajdarit, duke shtuar se duhet hetuar roli i Berishës në këtë ngjarje. Papa flet për një bisedë me Azem Hajdarin 10 ditë para se ta ekzekutonin në oborrin e Partisë Demokratike. Papa hedh gjithashtu dyshime se dikush e nxori në pritë Azem Hajdarin, pasi atentatorët mund të kishin në plan për të vrarë Sali Berishën. Ai pohon se Azemi ishte rivali kryesor i Berishës në PD dhe se kishte mbështetjen e demokratëve të zjarrtë. Ndërkaq, duke u ndalur tek zhvillimet aktuale, Robert Papa e konsideroi të turpshme drejtimin e Partisë Demokratike nga shoku i vajzës së Sali Berishës. -Z. Papa, në Tiranë është rikthyer debati për Azem Hajdarin. Ish-truproja e Azem Hajdarit, Marjan Gryka, pretendon se ka prova dhe dëshmi, që nuk janë marrë në konsideratë nga drejtësia. Ndërkaq, eksponentë të së majtës shqiptare, dikur të akuzuar nga Sali Berisha si të implikuar në vrasjen e Azem Hajdarit, kanë kërkuar publikisht që të hapet dosja e Azem Hajdarit, pas disa dëshmive që keni dhënë ju rreth rrethanave të “vrasjes së shekullit”. Cili është komenti juaj? Dosja duhet rihapur. Nuk mund të akuzoj askënd pa pasur prova. Na është thënë se e ka vrarë Fatos Nano, Fatos Klosi apo edhe Gjinushi. Nuk besoj se e ka vrarë Berisha, por ai përfitoi shumë nga ajo vrasje ndaj duhet hetuar edhe ai. -Z. Papa, çfarë dini ju rreth vrasjes së Azem Hajdarit? Unë kam qenë në SHBA. Më 4-5 shtator kam folur në telefon me Azemin. Trimat vinë këtu, më tha. Unë i kam thënë se aty jemi të rrezikuar se janë ringjallur kriminelët e kuq. Ai më tha: -"Jetën time dhe tënden e ka në dorë Zoti. Po deshën me na vra si ty aty, dhe mua këtu, na vrasin”. Lajmin e vrasjes ma ka dhënë Eduart Selami. Kam folur në telefon me shtëpinë dhe mora lajmin e keq. Azemi ishte kthyer në një simbol. Sot flasin shumë, duan edhe ta baltosin. Për mua Azemi përfaqëson gjithë dëshirat e një brezi për përmbysje. Vrasja është e ndërlikuar. Mbase ata shkuan të vrisnin Berishën, por dikush nxori Azemin në pritë, ndaj duhet rihapur dosja. -Mendoni se ka prova, dëshmi dhe fakte të reja që nuk janë marrë në konsideratë nga drejtësia, të cilat mund të rëndojnë pozitat e Sali Berishës në vrasjen e Azem Hajdarit? Nuk e di! Nuk ka rëndësi a rëndohet apo jo Berisha. -Pse Sali Berisha për tetë vjet me radhë nuk tha asnjë fjalë për rihapjen e dosjes së Azem Hajdarit, por u mjaftua me vendosjen e disa kurorave me lule tek memoriali? Azemi e hijezonte. Berisha ka qenë xheloz se Azemi kishte përkrahës dhe ndizte mitingjet. Azemi prishte ekuilibrat. Po të ishte Azemi gjallë, Berisha nuk do "martohej" me Nanon, nuk do "dashurohej" me Metën dhe nuk do bashkëjetonte me "liberalucët" dhe hajdutët e KOPI-t. Nuk do kishim qeverinë e Argitës e nuk do ndikoheshin nga përrallat e filxhanit të Nexhmijes "moderne", donatore dhe taksidare. -Ish-kreu i Shërbimi Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar se vrasja e Azem Hajdarit mund të parandalohej, nëse do të ishin marrë seriozisht informacionet e ardhura nga Tropoja për planin për ekzekutimin e tij. Cili është komenti juaj? Kam frikë se Klosi e di mirë se kush e vrau dhe pse. Duhet të flasë, dhe nëse ka gisht SHIK-u, duhet gjykim. -Çfarë mund të na thoni më tepër për lidhjet e Berishës me UDB dhe përgjimin e Azemit nga SHIK i Gazidedes? Hamendësime! Nuk besoj se Berisha vetë ka pasur ato lidhje, por familjarë të tij po. Sa i përket përgjimeve, në çdo vend Shërbimet përgjojnë. Rëndësi ka të jenë bazuar në ligj dhe të gjithë të jemi ta barabartë. -Ka pasur një deklaratë nga ish-truproja e Azemit, se një plak i Haklajve disponon një kasetë komprometuese për Berishën. Si qëndron e vërteta? Kaseta duhet bërë publike. -Keni folur për një rivalitet midis Berishës, Pashkos, Hajdarit dhe Kadaresë në vitet ’90 në SHBA. Si arriti Sali Berisha t’i hijezonte dhe nxirrte jashtë loje këto tre pesha të rënda? Berisha ishte energjik, dinak, manipulator, mbase edhe qejfli femrash, pra me vetitë për burrë shteti. Pashko ishte pijanec, kurse Kadareja i mefshtë për politikë. Ata i hante lehtë Berisha. Hajdari ishte i papjekur për kohën dhe mesa duket i dinte diçka. Berisha mbështetej nga gruaja e Sofokli Lazrit, pra kishe informacion dhe si ish-doktor i Hysni Kapos ishte në lojë. Ka mundësi që në Francë të jetë kontaktuar edhe nga shërbimet amerikane, përmes atyre franceze dhe jugosllave. Unë e di, përshembull se Berisha ka shkuar në një rast me makinë nga Beogradi drejt Francës. Kanë qenë duke vdekur në një aksident. Shofer ishte Kujtim Hysenaj, ambasadori në Beograd. Kujtim më ke shpëtuar jetën, do thoshte ai... Berisha futej kudo, as e diskutoj se e kanë peshkuar agjenturat e huaja. Normale, për të rrëzuar regjimin, ka pasur guxim. Mbase ka gisht edhe në helmimin e Hoxhës, bravo po ka pasur gisht bashkë me Kalon. Por për llogari të kujt? -Sot Partia Demokratike ka një kryetar të ri? Si e shihi të ardhmen dhe gjendjen e PD? Njësoj si të thuash se Rusia ka një kryeministër të ri. E vetmja meritë e atij mediokri, është shoqëria me “vajzën e mbretit". Turpi më i madh për demokratët, ofendimi më i madh. Berisha le të rijë vetë kryetar ose të lejojë zgjedhje reale se ka me dhjetëra demokratë që do e mbanin gjallë PD që po shkon drejt bunkerizimit të pakuptimtë. Më 1992 ishim mbi 1.2 milionë votues të PD. Ku ikën mbi 700 mijë votues?! Kush i largoi?! Shqiptarët nuk duan bijtë e kriminelëve, por ama t'i ofendosh duke vënë një dordolec, u ke vrarë shpresën. -Ka një pakënaqësi të elitës së vjetër të PD ndaj dyshes Berisha-Basha. Të paktën Fatos Hoxha, Mesila Doda, Ridvan Bode etj., janë shprehur publikisht kundër mënyrës se si Basha po e drejton partinë. Cili është komenti juaj? Hoxha mund të flasë, por vullnetarë të Enverit dhe këshilltarët e kryeminsitrit me mizor ndaj demokratëve, s’kanë shans të flasin. -Si i shikoni marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe SHBA? Amerika e shikon Shqipërinë për qindra vjet, ndaj si Berisha dhe Rama janë pika të vogla në politikën amerikane, por ne jemi tokë e ndikimit amerikan dhe jo atij rus. Diçka ka ndodhur, me i forti i botës nuk para ka qejf t’i thonë JO! Por e di, se ne jemi aleatët e tij përjetë. Për amerikanët nuk kanë rendësi emrat e përveçëm në politikën tonë. Ata duhet të pranojnë se diplomacia e tyre në Tiranë u mund nga ajo sovjetike. S’ka as kuptim dhe është turp, nuk duhej t’i thonin kurrë Jo Amerikës. Por, fakti që SHBA nuk e lejoi Berishën të bëjë trazira më 20 Shkurt, tregon se kjo status quou iu pëlqen. Ne jemi me fat se kemi Amerikën nga krahu ynë. A është Rama nga krahu amerikan? Do e shikojmë. Lus Zotin të mos na zhgënjejë edhe ai si Berisha!!
Mazhoranca kërkon hapjen e dosjes së Azem Hajdarit
Është konsideruar si vrasja e shekullit që tronditi politikën shqiptare, por edhe si dështim dhe gjunjëzim i drejtësisë para krimit, pas të cilit fshihej dora e zezë e autoriteteve më të larta shtetërore dhe politike. Bëhet fjalë për vrasjen e Azem Hajdarit në oborrin e Partisë Demokratike, funerali i të cilit u përdor nga Sali Berisha në 14 Shtator 1998 për të ardhur në pushtet me dhunë, me anë të një grusht shteti me banda të armatosura. Për 16 vjet me radhë, Sali Berisha, akuzoi Fatos Nanon, Fatos Klosin dhe Skënder Gjinushin për vrasjen e Azem Hajdarit, por nuk pranoi kurrë të sqaronte para drejtësisë rolin e tij në këtë ngjarje si dhe nuk lejoi kurrë që të hapej dosja e Azem Hajdarit. Ndërkaq, 10 muaj pas rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti, është e majta shqiptare, ajo që kërkon rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Nisur nga disa dëshmi që komprometojnë pozitat e Sali Berishës, mazhoranca qeverisëse i kërkon kryeprokurorit Adriatik Llalla të zbardhë vrasjen e Azem Hajdarit si dhe rolin e dyshimtë të Sali Berishës në këtë ngjarje. Ndërsa Berisha ka hedhur në lojë vrasjen e Flamur Pislit nga policia në vitin 1999, shumica në pushtet kërkon të rikthejë në vëmendje çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit. Kërkesa është artikuluar nga kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho. “Të hetojnë edhe vrasjen e Azem Hajdarit, thanë e vrau Fatos Nano, e vrau Fatos Klosi, ndërsa ai badigardi i Sali Berishës që është në emigracion thotë jo e ka vrarë Sali Berisha. Politika nuk i zgjidh këto çështje vetëm i ngatërron. Prokuroria punon në kushte shumë të vështira materiale, logjistike, financiare, sa të mungesës së reformave. Por kryesore është se Prokuroria është në presion të madh, prokurorët janë të dyzuar, janë të trembur. Politika gjatë këtyre viteve ka bërë punës e saj, njëri është i majtë, tjetri i djathtë. Prokuroria duhet lënë rehat, duhet siguruar pavarësia reale, që Prokurori të zgjidhet me 3/5, të mos ketë frikë nga ndërrimi i mazhorancave. Këta që ishin në pushtet deri tani e kthyen Prokurorinë në shtab politik. Prokuroria do mbështetur, nuk do trembur që të ecë pozitivisht. Ka ngadalësime në mjaft, çështje, janë bërë çështjet kapicë në prokurori”, ka deklaruar Braho.
Roli i Berishës
14 Shtatori i dha Sali Berishës dimensionet e një diktatori të vërtetë, i cili u identifikua ndërkombëtarisht si rrezik për stabilitetin e rajonit. Pasi u akuzua për eliminimin e kundërshtarit më të përbetuar të tij brenda Partisë Demokratike, Sali Berisha, e përdori vdekjen e Azem Hajdarit për të ardhur në pushtet me dhunë, duke pushtuar Kryeministrinë dhe institucionet me bandat e armatosura. Azem Hajdari, për 8 vite me radhë, ishte rreziku numër një për pushtetin e Sali Berishës. Fillimisht Berisha i hoqi imunitetin, e përjashtoi nga partia, e denigroi, i tha spiun i Sigurimit, vegël e Ramiz Alisë, vrasës, kriminel, trafikant etj., por Azem Hajdari shfaqej më i fuqishëm pas çdo sulmi. Në këto kushte e vetmja formë ishte eliminimi. Ish-truproja e Azem Hajdarit, Marjan Gryka, ka deklaruar se Haklajt erdhën për të vrarë Berishën, por ky i fundit u nxori në pritë Azemin. Azem Hajdari ishte në zyrë me Sali Berishën pak para se ta vrisnin. Azemi u ekzekutua në mbrëmje, me një breshëri plumbash, vetëm pak metra larg selisë së PD.
Fatos Klosi
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Kombëtar (Shtetëror), Fatos Klosi, i akuzuar nga Sali Berisha për ngjarjen, ka pohuar se duhet të zbardhet roli i Sali Berishës në rrethanat që çuan në vrasjen e Azem Hajdarit. Klosi ka pohuar se i vetmi që përfitoi nga vrasja e Azem Hajdarit, ishte Sali Berisha. “Personat në fjalë janë akuzuar për trafik armësh drejt Kosovës. Janë arrestuar pas informacioneve të mbledhura. Por, ata janë liruar nga gjykata dhe jo nga prokuroria. U liruan pasi armët ishin në duart e popullit. Institucioni që unë drejtoja nuk kishte asnjë lidhje me lirimin e dy personave në fjalë. Ndërkohë, kryeministri Berisha duhet të qartësojë dhe të sqarojë pozicionin e tij në këtë ngjarje. Berisha duhet të thotë se kush përfitoi nga vrasja e Azem Hajdarit. Pse u ngut të bënte atë deklaratë që bëri menjëherë pas ngjarjes? Kush i programoi dhe i zbatoi trazirat në zyrat e PD?”, ka deklaruar Klosi.
Çuko: Të rihapet dosja Hajdari, të gjenden vrasësit
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko, ka kërkuar rihapjen e dosjes së Azem Hajdarit. Deputeti deklaroi se duhet të gjenden vrasësit dhe bashkëpunëtorët e vrasëse të Azem Hajdarit, dhe të vendosen përpara drejtësisë. “Duhet të rihapet me patjetër dosja e Azem Hajdarit dhe të gjenden vrasësit dhe bashkëpunëtorët e vrasësve dhe të shkojnë para drejtësisë. Vetëm kështu do mund të vihet drejtësia në vendin tonë. dhe jo vetëm për këtë rast, por për shumë e shumë çështje të tjera të cilat janë lënë pezull, ose dosje të cilat janë zvarritur ose nuk janë hapur fare, duke i mbuluar pluhuri”, u shpreh Çuko.
Beqiri: Azem Hajdarin e nxori në pritë Sali Berisha
Kreu i PUK, Idajet Beqiri, ndërsa ka kërkuar rihapjen e dosjes së Azem Handarit, theksoi se më i interesuari për vrasjen e tij ishte ish-kryeministri Sali Berisha, për arsye se donte të bënte grusht shteti. Beqiri deklaroi se Azem Hajdarin e nxori në pritë Sali Berisha, pasi i piketuari për tu vrarë ishte pikërisht ky i fundit. “Më i interesuari për vrasjen e Azem Hajdarit ishte Sali Berisha sepse donte të bënte grusht shteti. Në pritë Azem Hajdarin e nxori Berisha, sepse në fakt ishte piketuar vetë ai, dhe çfarë bëri thërriti Hajdarin dhe aty u vra. Kur u bë gjyqi Berisha nuk e tha këtë”, tha Beqiri.
Dëshmia e Marjan Grykës, ish-truprojës së Azem Hajdarit
“Berisha kishte premtuar se do të bënte të pamundurën sa të vinte në pushtet për rihapjen e zbardhjen e çështjes së ish deputetit Azem Hajdari. Por nuk e bëri dhe nuk po e bën e nuk dëshiron ta bëj, mbasi hapja e dosjes “Hajdari” krijon shqetësime për Berishën. Kujtoj, që të njëjtën gjë kishte premtuar Sali Berisha dhe në vitin 1992, kur deklaroi se do të hapte gjoja hetimet për ngjarjen e 2 prillit në Shkodër, por nuk e bëri këtë akt. “Këtë e di më mirë zoti Berisha. Të gjithë shqiptarët kujtojnë atë ditë të 14 shtatorit, kur Berisha dhe gjithë lakenjtë e tij u vunë mbas shtratit që mbante Azem Hajdarin dhe po thërriste se ‘Nano dhe Gjinushi janë ata që e kanë vrarë liderin e demokracisë’. Koha tregon se në as një moment nuk u vërtetua kjo dhe kurrë as vetë Sali Berisha nuk u ingranua në një hetim të tillë. Përkundrazi, kryeministri, ish-shefi i opozitës në atë kohe, si për “çudi” të të gjithëve nuk mori pjesë fare në procesin hetimor dhe gjyqësor për vrasjen e Azem Hajdarit, por akuzonte kryeprokurorët, herë Arben Rakipin e herë Dhori Sollakun dhe më pas “laviren e bulevardit” (kjo e thënë nga z. Berisha), ish Silvia Konti! Sot Berisha ka në gjirin e tij pikërisht Neritan Cekën, atë që kur gëzonte postin e ish Ministrit të Brendshëm, i bëri atentat 7 here Azem Hajdarit (si në ngjarjen e Milotit, etj)”.
Provat e reja kundër Sali Berishës
“Sot mbas 16 vjetësh mendoj se ka ardhur koha t’i themi gjërat troç dhe pa as më të voglin ngurrim e komplikacion. Unë paraprakisht, dua të bëj me dije të gjithë opinionin publik dhe sigurisht në mënyrë të veçantë ish-kreun e PD, Sali Berisha se do të paraqes në kohën më të afërt 4 video filmime me fjalime, biseda dhe fakte që tregojnë prova “anti-Berishë” në lidhje me vrasjen e Azemit. Aty do të tregohet qartë fakti, se përse Sali Berisha nuk ka dashur kurrë ta zbardhë vrasjen e Azem Hajdarit, gjë e cila ndodh për shumë arsye, por arsyen e vërtetë dhe me domethënëse të këtij mbulimi e di vetëm Saliu. Shembujt janë në mendjen e njerëzve të thjeshtë, pasi vetë Azemi ishte në ballë të shumë demonstrimeve anti-Berishë që atëherë, deri sa u bë njësh me grevën e urisë së minatorëve në 1996 dhe me Sindikatat e Pavarura, për të rrëzuar qeverinë e PD, kur Berisha e përjashtoi Azemin nga PD, e shkarkoi nga funksioni i Kryetarit të Komisionit të Rendit e SHIK-ut, i hoqi imunitetin si deputet. Dhe Azemi u deklarua deputet i pavarur dhe me plot sulme te egra e survejime nga i ndjeri Bashkim Gazidede, derisa arriti kulmin dhe forcat e rendit ndërhyjnë në një takim me sindikatat në Korçë, për ta arrestuar, ku situata degjeneroi deri aty sa Azemi kaloi në përleshje fizike. Urdhri ishte dhënë nga lart, pra nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha i cili synonte të ‘asgjësonte” politikisht Azemin”.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...