2016-04-26

Vajza shqiptare kërkon punë si operatore, por kushti që i vënë e bën të heqë dorë menjëherë




Vajza shqiptare kërkon punë si operatore, por kushti që i vënë e bën të heqë dorë menjëherë
U ka ndodhur ndonjëherë që si kusht për të fituar vendin e punës t’ju kërkojnë diçka që nuk ka aspak lidhje me punën?
Epo, kësaj vajze i ka ndodhur një gjë e tillë.
Ajo ka parë një njoftim, ku kërkonin operatorë dhe ka kontaktuar me djalin që ka nxjerrë njoftimin. Ky i fundit ka dalë menjëherë në temë, duke i thënë se për të fituar vendin e punës, ai ka një kusht.
Dhe kushti nuk ka të bëjë me njohjen e ndonjë gjuhe të huaj, mjafton që vajza të bëjë bisedë hot dhe e fitonte vendin e punës automatikisht.
Fatmirësisht, vajza nuk e ka pasur emergjente çështjen e punës, duke hequr dorë menjëherë pas një kërkesë të tillë.
Megjithatë, është për të ardhur keq që njerëz të cilët kanë në dorë diçka, përfitojnë në këtë mënyrë.
Epo, ç’mund të themi tjetër veçse kini kujdes nga tipa të tillë!/



Rrëfimi i ushtarit Derek Maude “Degga”,16 vjeçar britanik që luftoi në Kosovë




Rrëfimi i ushtarit 16 vjeçar britanik që luftoi  në Kosovë (Video)
Një ish pjesëtar i Green Howard i njohur ndryshe edhe si regjimenti i Yorkshire i Britanisë së Madhe i cili ishte ushtari më i ri me shërbim në Kosovë ka rrëfyer për mediat britanike se si ushtria ia ndryshoi jetën.
Derek Maude “Degga”, 34 vjeçar, nga Roseworth, Stockton të Anglisë, ishte vetëm 16 vjeçar dhe sapo kishte përfunduar shkollën kur ishte dërguar të luftojë në Obiliq, në luftën e Kosovës të vitit 1999.
Fillimisht ishte planifikuar që ai të dërgohej në një mision paqeruajtës në Irlandën Veriore, mirëpo kishte marrë vlerësimin që ishte shumë i ri , gjë që nuk e ndaloi dërgimin e tij në një zonë lufte, shkruan portali britanik gazettelive.co.uk.
“Para se t`i bashkohesha ushtrisë isha i humbur në jetë, duke u futur në telashe shumë shpesh dhe duke u shoqëruar me persona të gabuar” ka deklaruar Derek, baba i tre fëmijëve.
“Ikja nga shkolla dhe shoqërohesha me persona më të moshuar të cilët më fusnin në telashe. Kuptova që duhej të disiplinoja veten dhe vendosa që t`i bashkohesha ushtrisë; isha vetëm 16 vjeç i sapodal nga shkolla”.
“Ishte e çuditshme që ushtria nuk më lejoi të shkoja në misionin paqeruajtës në Irlandën Veriore, megjithatë ishin shumë të lumtur të më dërgonin në Kosovë. Nëna ime ka firmosur pëlqimin që unë të shkoj në luftë”, ka rrëfyer ai.
Në pesë javët e para, Derek ishte i vendosur në Maqedoni, e më pas kaloi kufirin për në Kosovë ku ishte i vendosur për gjashtë muajt e ardhshëm.
“Ishte shumë e rrezikshme, kishte periudha ku bënim kërkim nëpër shtëpi dhe kishte të shtëna – ishte shumë e vështirë për disa kohë. Kam parë gjëra të tmerrshme të cilat nuk do t`i harroj kurrë megjithatë e dija që ishte pjesë e punës”.
“Isha i vetëdijshëm që kam qenë ushtari më i ri atje mirëpo të gjithë më kanë trajtuar me respekt dhe kam bërë miq të jetës aty. Në përgjithësi e kam dashur ushtrinë dhe e kam dashur ndjenjën që ma ka ofruar”.
Derek ka qëndruar katër vite në ushtri, që e ka lënë për t`u martuar dhe tani ka një profesion tjetër.
Pasi që ka parë një fotografi të tijën në një artikull sa i përket Green Howards, në Maqedoni, ai vendosi të kontaktojë shokët e tij të ushtrisë.
“Kam mbajtur lidhje me disa nga shokët të vendlindjes mirëpo me shumicën prej tyre kemi humbur kontaktet. Pasi që pashë artikullin dhe fotografitë në “The Gazette”, filluan të më kujtoheshin emrat. Përmes Facebook kam kontaktuar me të gjithë shokët nga ajo kohë dhe kemi vendosur që të takohemi së shpejti”, ka thënë ai.
“Dy prej tyre janë ende në shërbim, dhe disa të tjerë janë larguar mirëpo do të jetë shumë mirë të takohemi sërish”.
Për më shumë ai ka shtuar.
“Do të doja që qëndrimi im në ushtri të ishte më i gjatë ngaqë më ka ndryshuar pozitivisht. Nëse ka të rinj që kanë humbur rrugën në jetë, do t’ju rekomandoja qe t`i bashkohen ushtrisë ose rezervave ushtarake. Më ka bërë ky që jam sot”.

Ministri i Drejtësisë,Prof.Dr. Hajredin Kuçi,flet për “çarjet brenda partisë” dhe “vijat e kuqe” të PDK-së

Kuçi flet për “çarjet brenda partisë” dhe “vijat e kuqe” të PDK-së
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në emisionin Info Box të RTV Dukagjinit, ka theksuar se më nuk do të jetë ministër i Drejtësisë.
Ai ka thënë se ka ardhur koha që të bëjë një lëvizje, jo jashtë skenës politike, por në një ambient tjetër.
Kuçi ka folur edhe për zgjedhjen e ri të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se “PDK-ja është shembull i mirë i tranzicionit”.
“Të gjithë ne jemi angazhuar që Thaçi të jetë president i vendit. Mbetet e veçantë detyra e kryetarit të partisë të cilën deri më tani e ka ushtruar Hashim Thaçi. Me rëndësi është se brenda PDK-së nuk ka çarje dhe dilema nga anëtarët e partisë”, ka thënë ai.
Sipas tij, me rëndësi është se ndërrimi i kryetarit ka kaluar pa trauma, duke shtuar se “unë jam i bindur që gara për kryetar do të jetë fer dhe demokratike”.
Kuçi ka folur edhe për vijat e kuqe ndaj partive politike, duke thënë se PDK-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike.

Sponsored by Revcontent

From The Web

Luftë e “ashpër” ndërmjet Prof.Dr.Hajredin Kuçit dhe biznismenit Ramiz Kelmendit, për postin e zëvendëskryeministrit


Luftë e “ashpër” ndërmjet Kuçit dhe Kelmendit, për postin e zëvendëskryeministrit
Pak kohë pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit të Kosovës, pasi u zgjodh president i shtetit, ka filluar një “luftë” e ashpër në mes Ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe deputetit të PDK-së Ramiz Kelmendi.
Kështu kanë thënë për media, burime të afërta me dyshen e PDK-së.
“Të dy po e duan postin e zëvendëskryeministrit, ka nisur një luftë e fortë midis tyre”, kanë potencuar këto burime.
Madje, emri i Hajredin Kuçit nuk po përmendet më as në Kryesinë e ngushtë të partisë, si kandidat i mundshëm për postin e zëvendëskryeminsitrit, duke i dhënë përparësi Ramiz Kelmendit.
Sipas tyre, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, bashkë me deputetin Kelmendi, janë përafruar jashtëzakonisht shume.
“Kadri Veseli dhe Ramiz Kelmendi i kanë shpeshtuar mjaft shumë takimet dhe me aq sa shihet, Kelmendi do ta fitojë luftën ”, kanë theksuar burimet.
Kujtojmë se akoma pa u zgjedhur president Hashim Thaçi, PDK-ja i kishte caktuar me njëfarë forme pozitat në të cilat do të jepte dorëheqje Thaçi: Kadri Veseli për kryetar të PDK-së, kurse Hajredin Kuçi për postin e zëvendëskryeministrit.
Në anën tjetër, para pak javësh Ramiz Kelmendi kishte paralajmëruar dorëheqje na PDK, por që në momentet e fundit kishte vendosur që të qëndronte në parti. Ai ishte ankuar edhe publikisht, se në PDK kur kishte hyrë, ishte marrë vesh që ai do ta merrte postin e zëvendëskryeministrit.
Mirëpo, edhe Hajredin Kuçi para pak ditësh në një intervistë të dhënë për medie ka theksuar se ai do të largohet nga ministria e Drejtësisë, por që nuk e kishte theksuar publikisht që po e synonte postin e zëvendëskryeministrit.
Publikisht ndërkaq, askush nga PDK nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets :Shpresoj që shumë shpejt t’ju uroj për vizat

Ambasadorja gjermane: Shpresoj që shumë shpejt t’ju uroj për vizat
Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets sot ka marr pjesë në ceremoninë e themelimit të fondit kosovar për garanci kreditore.
Viets shfrytëzoi këtë rast që në fjalën e saj të flas edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo para se të nis fjalimin e saj, tha se shpreson që shumë shpejt të jetë në atë pozitë ku do të uroj kosovarët për liberalizimin e vizave pasi që e din se kjo është tema më e rëndësishme për Kosovën aktualisht.
“Shpresoj që të vij këtu së shpejti dhe të ju uroj edhe për liberalizimin e vizave sepse e di që është në mendjen e secilit dhe çështja më e rëndësishme për Kosovën aktualisht”, ka thënë Viets.
Ndërkohë pikërisht sot kryeministri Mustafa do të udhëtoj për në Bruskel pasi që nesër do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Juncker Jean-Claude Juncker e ku do të flitet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Policia e Kosovës e gatshme të jetë pjesë e Interpolit

Maxhuni: Policia e gatshme të jetë pjesë e Interpolit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka pritur në një takim një delegacion të lartë nga Gjermania, i kryesuar nga Johannes Schütze, i cili ishte i shoqëruar nga stafi i zyrtarëve të lartë të ardhshëm policor, nga provinca e veriut Rhine Westphalia.
Drejtori Maxhuni falënderoi Schütze për vizitën e delegacionit nga Gjermania dhe njëkohësisht gjatë takimit paraqiti një prezantim rreth historikut, organizimit, aktiviteteve dhe objektivave të Policisë së Kosovës.
Përveç tjerash në këtë takim të pranishmit u njoftuan edhe rreth bashkëpunimit policor rajonal e ndërkombëtar, migrimit ilegal, luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Maxhuni njoftoi delegacionin, se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, si Interpol-i, Europol-i etj., që do të ndikonte edhe më shumë në parandalimin, luftimin e kriminalitetit, si në vend, rajon dhe më gjerë dhe se kjo mbetet ndër objektivat kyçe të Policisë.
Johannes Schütze falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen e bërë si dhe për pasqyrimin e prezantuar të funksionimit, aktiviteteve dhe punës së Policisë së Kosovës.
Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Maxhuni dhe Schütze u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen.

Sejdi Thaçi nga Klina, i zhdukur që 17 vjet, kthehet i gjallë në shtëpi


E jashtëzakonshme: Sejdi Thaçi nga Klina, i zhdukur që 17 vjet, kthehet i gjallë në shtëpi (Video)
 Djali i vëllaut të Sejdi Thaçit, i zhdukur në vitin 1999, Hysen Thaçi ka thënë ai është kthyer me 6 janar 2016  pasi është zhdukur në Pejë pas rastit Panda.
“Kemi kërkuar përmes organizatave ë ndryshme, por nuk kemi informacione të ndryshme. Për fat të mirë personi është kthyer i gjallë, rreth orës 20:30. Gjendja e tij nuk është e mirë, as psiqikisht as fizikisht, nuk ka njohur ku ka gjeneruar apo kush e ka mbajtur, veç i kujtohet kur është arrestuar”, ka thënë Thaçi.
Image result for pecki slucaj panda

Ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore po ia pamundëson që të tregoj në detaje ku ka qëndruar, a ka të tjerë apo jo, meqë nuk mund të tregoj për një temë deri në fund.
“Nuk mund të lidhet në tema deri në fund. Por ka ardhur përmes veriut të Mitrovicës. Edhe një person e përmend, por që ka vdekur para pesë muajve. Nuk mund të them se ka ende persona”, theksoi ai.
Ai tha se sot kanë njoftuar komisionin e të pagjeturve sepse më herët nuk kanë dashur ta bëjnë duke mos dashur që të tjerët të kenë shpresë.
***
Një lajm i jashtëzakonshëm vjen nga Klina. Sejdi Thaçi nga fshati Zajm të kësaj komune, i cili konsiderohej i zhdukur nga viti 1999, është kthyer i gjallë në shtëpi.
Familjarët kanë thënë se ai ishte marrë nga forcat serbe dhe mendonin se është vrarë, por i njëjti është kthyer në shtëpi para shtatë ditësh.
Sejdi Thaçi ishte marrë nga forcat serbe në janar të vitit 1999, ndërkohë që familjarët kanë deklaruar se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë.
Lidhur me këtë rast të gjithë janë shokuar por edhe janë habitur e gëzuar pasi një gjë e tillë është e vështirë të besohet.
Sidoqoftë, pritet që pak më vonë të jepen më shumë informacione në lidhje me këtë rast.
Vrasja e 6 të rinjve serbë në kafeterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, është krim, faktet e zbardhjes dhe autorët e të cilit janë fshehur rreth 15 vjet nga shteti i Serbisë, vlerësojnë përfaqësuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në Serbi.
Image result for pecki slucaj panda
Krimin, i cili është kryer më 14 dhjetor të vitit 1998, autoritetet e atëhershme të shtetit serb e patën quajtur akt terrorist dhe për të i patën fajësuar shqiptarët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Autoritetet e tanishme të larta të Serbisë kanë paralajmëruar se lidhur me krimin në Pejë, nuk ka argumente se e kanë bërë shqiptarët dhe se opinioni në Serbi do të ballafaqohet me lajme të tmerrshme lidhur me këtë rast.
Image result for pecki slucaj panda

Vrasja e të rinjve në kafeterinë “Panda” në Pejë, ka qenë një krim i shumëfishtë i shtetit të Serbisë, për shkak se vrasjen e kishte organizuar shteti i atëhershëm, i cili i kishte fshehur autorët dhe i kishte fajësuar shqiptarët.
Image result for pecki slucaj panda
“Ky është krim i shtetit, sepse këtë krim nuk e ka bërë ose nuk e ka bërë planin për të, pa e marrë pëlqimin nga kreu politik. Për këtë krim ka qenë i njoftuar një rreth shumë i ngushtë i personave me ndikim atëherë në Serbi dhe ky është krim i shtetit, pa asnjë dyshim”.
“Po të mos ishte i tillë, shteti nuk do ta zbulonte fare. Në këtë mënyrë, këta po mundohen ta bëjnë një distancim prej Milosevicit dhe të tjerëve, prandaj s’ka asnjë dyshim që është krim i shtetit”, thotë Shala.
Ai shton se që në vitin 1998 kur kishte ndodhur krimi në Pejë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirisë së Njeriut në Kosovë, ka shqyrtuar indikacionet që kanë treguar se krimin nuk e kanë bërë shqiptarët.
“Ne, atëherë, në asnjë mënyrë nuk e kemi pranuar se atë vrasje mund ta kenë bërë shqiptarët. Ne e kemi identifikuar shumë mirë. Nuk kemi ditur krejtësisht në formën se prapa kësaj kanë qenë (Radomir)Markovici dhe (Milorad Ulemek) Legija”.
Rupe od metaka u kafiću Panda nakon što je ubijena grupa srpskih mladića
“Për ne s’ka pasur dilema, por ne s’kemi pasur argumente për ta mbështetur atë se kush e ka kryer krimin. Mirëpo, ne atëherë kemi sugjeruar shumë qartë se shqiptarët nuk kanë lidhje me këtë vrasje dhe tash po del se ne kemi pasur të drejtë”, shton Shala.

Në anën tjetër, Natasa Kandic, e cila për shumë vjet ishte drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, pati qëndruar në Pejë, pas krimit në kafeterinë “Panda”.
Image result for rasta panda
Në dhjetorin e vitit 1998:

“Selia e ish-‘Beretave të kuqe’, gjegjësisht, njësiteve për Operacione Speciale ka qenë në pushimoret që gjendet afër Manastirit të Deçanit. Ata, me automjetet e tyre ‘hamer’ në vazhdimësi janë vozitur nëpër rrugët e Pejës. Ka qenë njësia lokale ‘Vetëtima’… Kjo ka ngjallur frikë të tmerrshme në qytet. Pas orës 16, asnjë shqiptar nuk ishte nëpër rrugë. Flitej se për këtë vepronte ‘Dora e zezë’ dhe se njerëzit zhdukeshin dhe se automjetet shëtisnin pa tabela regjistrimi”.
Ajo shton se që atëherë, në mesin e shqiptarëve në Pejë, flitej se krimin nuk e kishin kryer shqiptarët. Në këtë mënyrë, sipas saj, mund të shikohej edhe porosia e prindit të Zoran Stojanivicit, i vrarë nga sulmi në Pejë, i cili u kishte thënë kolegëve të tij shqiptarë me të cilët punonte, se janë të mirëseardhur në shtëpinë e tij për t’i shprehur ngushëllime dhe se ai e dinte se kush ia kishte vrarë djalin.
Radomir Marković, Milorad Ulemek Legija,
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Njësia për hetimin e krimeve të luftës, duhet të japin përgjigje se kush e ka bllokuar hetimin dhe kush ka thënë se nuk guxohet të nxirren argumentet”, thekson Kandic.
Megjithëkëtë, Shala thekson se është mirë që rasti për krimin në kafeterinë “Panda” është hapur dhe po zbardhet, për faktin se hap dyert për zbardhjen edhe të krimeve tjera, të cilat kanë mbetur të pasqaruara dhe krime, të cilat më pas kanë prodhuar efekte shumë negative për shqiptarët.

Shala shpreh mendimin, se as rasti i krimit në Pejë, nuk do të fillonte të zbardhej pa presionin ndërkombëtar, i cili më pas ka prodhuar efekte, që, siç thotë ai, mbase edhe nuk janë pritur nga shteti serb.

“Bashkësia ndërkombëtare i ka bërë presion Serbisë dhe ajo e ka pasur si kusht që të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës për arrestimin e atyre që janë përgjegjës për krime lufte apo për krime kundër civilëve. Kjo ka rezultuar me disa arrestime”.

“Pastaj, ata të cilët janë arrestuar, fillimisht kanë pasur premtime nga shteti se nuk do të qëndrojnë në burg për kohë të gjatë, por do të lirohen shpejt. Por, kur ka kaluar një kohë dhe ata nuk janë liruar, por janë dënuar me dënime maksimale, siç u dënua Markovici me 40 vjet burg, atëherë ata kanë filluar ta kërcënojnë shtetin dhe kanë filluar t’i nxjerrin detajet, të cilat kanë çuar në zbardhjen e disa krimeve”.

Ndryshe, autoritetet e larta të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar se ka informata që çojnë drejt dyshimeve se hetimet lidhur me krimin në kafeterinë “Panda” në Pejë, nuk janë bërë në mënyrën profesionale të dëshiruar dhe se këto autoritetet janë duke punuar lidhur me këtë çështje.

ISTINA IZAŠLA NA VIDELO ! VUK I DANICA DRASKOVIC NARUCILI UBISTVO SRPSKE DECE U KAFICU ” PANDA” U PECI – Pise: Slavica Jovanovic





Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...