Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/21

REAGIM I FAMILJES GËRVALLA PËR INCIDENTIN QË I KA NDODHUR VAJZËS SONË, DONIKA GËRVALLA, NGA KREU I LDK-së TË ISA MUSTAFËS

​Familja Gërvalla: Isë, as UDB-ja serbe e jugosllave nuk kanë zbritur në nivelin tënd

Përmes këtij komunikimi me media, familja Gërvalla shpreh shqetësimin e madh për ngjarjen e ndodhur dje në nisje të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku vajzës së familjes Gërvalla, kryetare e LDK-së për Gjermani, Donikës, iu ndalua qëndrimi në këtë takim të udhëhequr nga lideri i saj, Isa Mustafa.
Më poshtë po e publikojmë të plotë reagimin e familjes Gërvalla, në shenjë proteste ndaj incidentit të, siç thuhet në komunikatë, parapërgatitur nga klani Mustafa.
REAGIM I FAMILJES GËRVALLA PËR INCIDENTIN QË I KA NDODHUR VAJZËS SONË, DONIKA GËRVALLA, NGA KREU I LDK-së TË ISA MUSTAFËS
Familja jonë Gërvalla në Kosovë, në Shqipëri dh në diasporë jemi tepër të shqetësuar për incidenti e mbrëmshëm që i ka ndodhur vajzës sonë, Donika Gërvalla, nga struktura klanore e Isa Mustafës, kryetar i LDK-së.
Bija jonë mbrëmë po insistonte të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, si kryetare e degës së kësaj partie në Gjermani.
Elementë të klani të Mustafës, duke e ditur qëndrimin e Donikës për t’ia kthyer dinjitetin kombëtar kësaj parti, ashtu si e kishte në kohën e dr. Ibrahim Rugovës, jo vetëm që nuk e kanë lënë të marrë pjesë në mbledhje, por fizikisht, duke e tërhequr zvarrë, nuk e kanë lënë të hyjë në sallë.
Ky incident i parapërgatitur, tepër i rëndë jo vetëm për një femër, na e ka kujtuar kohën e regjimit pushtues serb, për të cilën ka luftuar e tërë familja jonë, duke dhënë madje edhe dy heronj.
Ky incident jo vetëm që ka nëpërkëmbur dinjitetin njerëzor të vajzës sonë, por është edhe një sulm i rëndë kundër fjalës dhe mendimit të lirë, të cilat janë vlera themelore dhe universale të një shoqërie demokratike, për të cilën trumbeton se po punon ve të klani i Mustafës. Këto vlera qytetëruese, për të cilat punon bija jonë, janë shkelur aq brutalisht në kohën kur e tërë bota ka sytë të kthyer kah shoqëria jonë dhe nga të gjitha veprimtaritë shtet ndërtuese të kësaj fryme.
Ne si familje me tradita kombëtare me frymë të mendimit të ri shtetëror, kombëtare dhe demokratik, e dimë mirë se kjo frymë është në kundërshtim të thellë me ideologjinë të komunizmit sllav, të cilën e ka në shpirt, si tani, si më herët, e njëjta strukturë që ka sulmuar vajzën tonë, ashtu si ka sulmuar edhe tani edhe më parë vlerat e lirisë të Kosovës, duke përfshirë të gjitha lëvizjet kombëtare dhe çlirimtare, prej viteve të ’80-ta e deri më sot.
Ne familja Gërvalla, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi, do të mbështesim edhe më tutje mendimet dhe veprimet, që kanë vlera kombëtare, shtetërore dhe demokratike, kundër të cilave ka ndodhur ky incident. Vetëm me këto vl era mund të shkojmë përpara për të ndërtuar shtetin dhe shoqërinë demokratike, në të cilën ka vend shprehja e mendimit të lirë, e pranueshme për tërë qytetërimin evropian dhe botëror.
Edhe diçka Isë: Në identitetin tonë kombëtar dhe atë historik, femra ka qenë institucion dhe vlerë e paprekshme e shoqërisë sonë.
Isë, siç e di edhe ti, familja jonë gjatë gjithë historisë është persekutuar, bastisur, kontrolluar, burgosur, syrgjynosur, terrorizuar me qindra herë nga UDB-ja serbe dhe ajo Jugosllave, por edhe ata asnjëherë nuk kanë zbritur në nivelin tënd dhe të klanit tuaj.

Sqarohet LDK, incidentin e djeshëm e quan instrumentalizim të partisë


​Sqarohet LDK, incidentin e djeshëm e quan instrumentalizim të partisë
Nëpërmjet një komunikate dërguar mediave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka sqaruar incidentin e djeshëm gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku Donika Gërvalla u tërhoq zvarrë nga sigurimi duke mos e lënë brenda kësaj mbledhjeje.
Sipas LDK-së, kjo është një fushatë dhe instrumentalizimi i partisë për motive të errëta.
Gërvalla ka shprehur pakënaqësi me procesin zgjedhor të Degës së LDK-së në Gjermani, derisa LDK-ja thotë se Gërvalla nuk është kryetare dhe nuk e përfaqëson LDK-në në këtë degë.
Më poshtë gjeni të plotë sqarimin e LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të sqarojë anëtarësinë dhe opinion publik rreth mbledhjes së djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Dje ishte një mbledhje, në një frymë, krejtësisht konstruktive dhe punuese e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën morën pjesë anëtarët e Këshillit dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët nuk janë anëtarë të Këshillit. Për rreth katër orë, sa zgjati mbledhja, pjesëmarrësit përkrahën plotësisht politikat e LDK-së të prezantuara nga Kryetari si dhe qëndrim et për çështjet aktuale politike në vend. U miratuan unanimisht edhe dokumentet e përgatitura për Konventën e LDK-së e cila do të mbahet më 28 maj 2016. Këshilli i Përgjithshëm dje reflektoi unitet të plotë në ballafaqimin me sfidat e reja dhe me orientimet programore të LDK-së.
Për habinë tonë, gjatë mbajtjes së mbledhjes së Këshillit u dëgjuan zhurma jashtë sallës dhe më vonë kuptuam se kishte tentim për të hyrë nga znj. Donika Gërvalla, edhe pse nuk ka qenë e ftuar, nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe nuk u përket strukturave, të cilat ftohen në mbledhjen e këtij organi të lartë të LDK-së. Ne jemi të habitur me motivet për një veprim të tillë.
LDK-ja sqaron se gjatë procesit zgjedhor në LDK, në degën në Gjermani dhe Zvicer, nuk janë mbajtur procese të rregullta zgjedhore, rrjedhimisht znj. Gërvalla, nuk është kryetare dhe nuk përfaqëson Degën e LDK-së në Gjermani, ashtu sikur edhe z. Dibrani nuk përfaqëson degën e LDK-së në Zvicër. Kjo u është bërë me dije nga organet kompetente të LDK-së dhe u është tërheqë vërejtja se nuk mund të thirren në pozita, për të cilat nuk kanë legjitimitetin e votës në LDK.
LDK-ja shpreh keqardhje për këtë instrumentalizim dhe keqpërdorim të LDK-së për motive të errëta.
LDK-ja është parti institucionale, ku rregullat dhe procedurat respektohen, dhe nuk lejon që ndokush përmes improvizimeve të skandaleve të instaloj logjikën e dhunës.
Ata që janë pjese e LDK-së dhe ndajnë vlerat dhe përgjegjësitë me ketë parti nuk bëjnë shfaqje të tilla dhe nuk e sulmojnë LDK-në, prandaj LDK nuk do t'i lejoj askujt që për çfarëdo motivi dhe interesi të krijoj përçarje dhe të tentoj të instaloj logjikën e dhunës.
LDK-ja fton të gjithë anëtarësinë e saj, që mos të bie pre e fushatave dhe sulmeve ndaj LDK-së të cilat kanë për synim dëmtimin e imazhit t ë saj duke pas parasysh forcimin dhe rezultatet që LDK po arrin në kuadër të qeverisjes së vendit, me zhbllokimin e proceseve vitale në pushtetin lokal, në veçanti në Komunën e Prishtinës, si dhe me rolin vendimtar në fuqizimin e tërësishëm të vendit.
LDK-ja konsideron se Kosova është në një fazë të zhvillimit, në të cilin duhet tejkaluar sjelljet anakronike, urrejtjet e brendshme, etiketimet dhe logjikën e dokeve provinciale, por duhet ndjekur rrugën e përkatësisë së një familje të madhe evropiane dhe të kultivojmë vlerat të cilat thellojnë miqësinë me SHBA-të.
LDK-ja i siguron të gjithë anëtarët e saj dhe qytetarët e këtij vendi se me përkushtimin dhe përgjegjësinë më të madhe do ta qeverisë vendin dhe do të krijoj kushte që qeverisja e koalicionit me sukses të përmbushë programin e saj, se do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe do ta mbajë agjendën evropiane dhe euroatlantike, si alternati vë të vetme të perspektivës sonë.

Kusari-Lila: Mbeta e mpirë kur pashë që Donika Gërvalla u tërhoq zvarrë

Sipas kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, skenat e tërheqjes zvarrë të Donika Gërvallës dje nga Këshilli Përgjithshëm i LDK-së janë aq të trishta sa të sjellin mosbesim se mund të jenë të vërteta.


Kusari-Lila thotë se mbrëmë kishte mbetur e mpirë teska shikonte raportimet mediale lidhur me zhvillimet e djeshme në këtë Këshill.
Ju sjellim të plotë reagimin e kryetares së Gjakovës:
Mbrëmë mbeta si e mpirë duke e shikuar atë video në mosbesim se dikush që e urdhëron atë skenë është përgjegjës për më shumë në vendin tonë”, ka shkruar ajo.
Me sa u pa Donika Gërvalla nuk paraqiste kërcnim fizik për askënd, nuk kërcnoi me asgjë Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së përveq se me mendimin ndryshe, qoftë i drejtë apo i pa drejtë ai mendim. Fjala e lirë është themeli i demokracisë, fjalë që e ka LDK në akronim, por që duket se ka pushuar se funksionuari shumë kohë më parë. Nëse debati dhe mendimet ndryshe në demokraci nuk sjellin vlerë, atëherë asgjë nuk ka vlerë në atë demokraci.
Përndryshe, është totalisht i pakontestueshëm fakti se me Donikën, bijën e Jusuf Gërvallës nuk do të silleshin kështu sikur të ishte mashkull, sikur të quhej Donik dhe të vinte me shokë apo përcjellës në mbledhje. Ndyshe do të kalkulonin ata që urdhëruan dëbimin e saj nga takimi. Do të llogaritnin se mund të vinte deri tek përleshja fizike, se do të bëhej edhe një takim i "karrikave" dhe partia mund të humbiste para opinionit publik.
Partia u tregua e dobët, shumë e dobët, shumë e ultë, të tërheq zvarrë një grua me roje sigurimi e cila në dorë mbante vetëm letra.
Instituti Demokratik Kombëtar nga SHBA-të i udhëhequr nga ish-Sekretarja e Shtetit Madelein Albraight ka nisur kampanjën për ndalimin e dhunës ndaj gruas në politikë. Kampanja ka slloganin ‪#‎NottheCost‬ (Jo me Çmimin), se gratë nuk duhet të paguajnë çmimin e gjinisë që i përkasin për të mbetur në politikë.
Donika dhe familja e saj kanë paguar çmimin e marrjes me politikë, e kanë paguar shumë shtrenjtë bi le, por sot në Kosovën e lirë nuk ka arsye që çmimi për gratë në politikë të jetë dhuna, nënçmimi dhe përbuzja.
Unë edhe mund të jem ndryshe me bindjet politike me gratë tjera në subjekte tjera, por nuk pajtohem që gruaja të paguajë çdo çmim për mendimin dhe aktivizimin politik.
Sot, të gjitha duhet të jemi Donika që i kundërvihemi dhunës së shprehur ndaj fjalës së lirë. E më së pari kjo ju takon femrave të Lidhjes Demokratike të cilat dje bashkë me Donikën janë kërcënuar dhe personalitetet e tyre janë tërhequr zvarrë.
Atyre qartë iu është përcjellë mesazhi: nëse ka mendim ndryshe, ju tërheqim zvarrë nga mbledhja.
A jeni të vlefshme për të pasur këtë trajtim, vlerësojeni vetë të nderuara zonja dhe zonjusha.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj nga Strellci : Vendimi në kundërshtim me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut

Deputeti Zemaj: Vendimi në kundërshtim me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut
Deputeti i Kosovës, Armend Zemaj thotë se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese që legjitom bartjen e pronave të ndërmarrjeve "Iliria" dhe "Apiko" në pronësi të Manastirit të Deçanit, pikërisht është një vendim i cili bie në kundërshtim me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
“Legjitimimi i vendime të padrejta që kanë ndodhe në 100 vjeçarin e kaluar në dëmtim të pronave të shqiptarëve është jo i drejtë dhe krijon precedent të rrezikshëm në shumë raste tjera. Edhe pse ligjërisht jemi të hendikepuar të komentojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese personalisht mendoj se ky vendim nuk është ne harmoni me të drejtat elementare. Ftoj për qetësi publike dhe mbi të gjitha ftoj institucionet vendimmarrëse të shqyrtojnë sa më shpejt mundësin e korrigjimit të shumë padrejtësive që ka ndërmarrë pushtuesi ne disfavor të interesave të përgjithshme të qytetarëve shqiptar të Kosovës.

EKSKLUZIVE! Limaj kujton Hagën: Milan Babic na i fshinte dhoma...

Limaj kujton Hagën: Milan Babic na i fshinte dhomat e shqiptarëve për pak ushqim (Video)
Në emisionin n’Kosovë Show, i ftuar këtë javë ishte kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Për herë të parë rrëfehet publikisht për jetën e tij prej para luftës e deri në ditët e sotme.
Në njërin nga rrëfimet, Limaj tregon për organizimin e shqiptarëve në Hagë, si kolektiv, e jo si serbët që ishin individualistë.
Hajredin Bala mbante kuletën për të burgosurit shqiptar dhe kujdesej për ushqimin e tyre.
Kurse Milan Babic, serbi i Kroacisë që ishte ish-kryetar i “Srpska Krajina”, i leqitur atë kohë nga të burgosurit tjerë serbë, e bartën në pavilonin e shqiptarëve dhe për pak ushqim u fshinte dhomat shqiptarëve.
https://www.facebook.com/firstchannel/videos/1007652035969828/

Earthquake.com: Dridhje të Tokës kishte edhe në Gjilan dhe Pejë

Earthquake.com: Dridhje të Tokës kishte edhe në Gjilan dhe Pejë
Disa lëkundje të njëpasnjëshme të Tokës u ndjenë pas orës 18:00 në disa vende të Ballkanit. Sipas faqes earthquake.com dy lëkundje të Tokës janë regjistruar edhe në Kosovë.
Dy tërmete të vogla kanë janë regjistruar në Kosovë në orët e pasdites.
Sipas faqes earthquake.com në ditën e sotme lëkundje toke janë dëgjuar në rajonin e Gjilanit dhe Pejës në vendin tonë.
Tërmetet janë qenë të lehta dhe nuk është regjistruar shkalla e tyre. Për lëvizje të tokës në rrjetet sociale kanë shkruar edhe shumë qytetarë.
Ndërkohë lëkundje toke janë dëgjuar edhe në Shqipëri dhe Maqedoni.
Nuk raportohen dëme as njerëzore, as materiale.

Tërmet në Prizren

Disa dridhje të tokës janë dëgjuar sot pasdite në qytetin e Prizrenit.
Mediat kane marrë vesh se një pjesë e këtij qyteti është përfshirë nga një tërmet, i cili sipas informatave të deritanishme nuk ka sjellë dëme të dukshme.
Disa qytetarë kanë shkruar nëpër rrjetet sociale, me ç’rast edhe kanë njoftuar se ka pasur dridhje të tokës nëpër ambientet ku ata kanë qenë.
Për hollësitë e mëtutjeshme, GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar me kohë.

Hapet arkiva e Marshallit jugosllavë ,Josip Broz Titos, ja thesaret dhe sekretet e gjetura



Hapet arkiva e Titos, ja thesaret dhe sekretet e gjetura
Komisioni Kombëtar i Serbisë ka hapur sekretin më të madh të Jugosllavisë për 33 vjet.
Është hapur kasaforta personale e Josip Broz Titos, liderit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe ish-federatës.
Pas vdekjes së Josip Brozit më 4 maj 1980, sipas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, të gjitha gjësendet personale të Titos mbetën të mbyllura.
Medaljet e Titos, sipas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, pavarësisht nga vlera e saj, nuk i ka ruajtur Banka Kombëtare e Serbisë. Duke pasur parasysh se disa prej këtyre medaljeve kanë vlera të mëdha materiale, është propozuar që familja të mbante kopjet duke u kompensuar edhe me vlerë monetare, ndërsa medaljet origjinale të mbeteshin në vende publike.
Në thesarin e Titos ja çfarë u gjet:
1. 29 kilogramë e 366 gramë ari në shufra dhe pluhur
2. 2663 monedha ari dhe dukatë
3. 1271 copë monedhash numizmatike
4. 26, 219 dollarë amerikanë
5. 36 mijë marka gjermane
6. 149 copë bizhuteri (që i përkisnin familjes Karagjorgjeviq)
7. Safir i kaltër i familjes Romanov
8. 18 komplete pjata të argjendta, argjendtë të praruar
9. 83 copë mansheta, pako cigaresh, medaljone, zinxhirë, shenja etj.
Megjithatë edhe pse 34 vjet pas vdekjes, Tito ende mbetet enigmë për studiuesit. Mbet mister, biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit, shpatarit, pianistit dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij. Ai është deklaruar si kroat, gjë e cila mungon tek certifikata e gjetur se fundmi ne arkivin e tij personal. Në këtë arkiv janë zbuluar edhe shumë sekrete tjera.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...